Kategori
Uncategorized

Nëse misjoni dhe detyra e juaj është lufta kundër Berishës. Do Dështoni.

Nga Pr/Enver Bytyçi

🩸Manipuluan me Kuvendin e PD-së së 11 dhjetorit!

🩸Manipuluan opinionin duke u thënë se ata mbështeten nga 97 apo 99 përqind e demokrateve!

🩸Pas çdo dështimi “i nisen” përsëri betejat nga e para!

🩸Mbajtën me dhunën e dyerve të blinduara e ndihmën e pushtetit vulën e logon e partisë!

🩸Akuzuan historinë e partisë se tyre me gjuhën, skenarët dhe tekstet e formuluara nga Edi Rama dhe Endri Fuga!

🩸Folën për “nongratat”, sic flet vazhdimisht Edi Rama!

🩸E shpallën veten “kampionë të miqësisë me Amerikën”, pasi e shkelen ligjin amerikan!

Absurdi nuk paska kufi! Basha që blindoi dhe ishte i gatshëm të qëllonte plumba mbi demokratët, bëhet pjesë e një projekti për ta larguar fituesin e 6 marsit!

Pasi u tha demokratëve “llum”, kërkon të diktojë!

Duket qartë se misioni i tij nuk ka mbaruar! Soros, Rama, Juri Kim i kanë dhënë atij detyren e shkaterrimit të plotë të Partisë Demokratike!

Mos e lejoni ta kryeje këtë mision!

Behuni të gjithë bashkë pa përjashtim dhe nxirreni nga ajo seli, sepse Shqiperia ka nevojë për Partinë Demokratike!

Lini një koment