Kreu i LZHK, deputeti Dashamir Shehu /

“Unë kam vite që e them hapur, e kam thënë dhe para disa viteve në parlament, se gjykoj që prezenca turke në politikën, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare është e tepruar. Dua t’i kujtoj shqiptarëve disa detaje, për ta bërë situatën më konkrete, për të treguar se Shqipëria jonë e vogël e ka dhënë të gjithë kontributin e nevojshëm në këtë lloj raporti.
Raporti është aq disproportional sa ne cdo vit kemi një bilanc tregtar me Turqinë, i cili minimalisht shkon rreth 50mio në favor të Turqisë.
🔺Imagjinoni në 30 vite?
– Ne blejmë 70mio në Turqi dhe shesim 20mio, ku 50mio të parave të shqiptarëve i shkojnë Turqisë.
E dyta, shumë sektorë strategjik në Shqipëri janë të dominuar nga turqit.
Telekom, Banka Tregtare e cila është 40% e tregut, industritë minerare, industria energjitike, spitalet, sistemin arsimor e shumë sektorë të tjerë të biznesit në Shqipëri.
Më duket se kemi paguar goxha para për Turqinë, prandaj duhet të reflektojmë më ndershmërisht për këtë realitet ekonomik.” – shkëputur nga live i ditës së sotme për rubrikën “Java politike” në bashkëpunim me platformën PO Për Shqipërinë.