Kategori
Uncategorized

Deri kur ambasadorë të SHBA, për të cilët ne paguajmë taksa, do të përpiqen të’i trajtojnë shqiptarët sikur të ishin fëmijë, duke u treguar se cilin duhet të ketë kryetar një parti politike?

Mjaft është mjaft, por deri kur?

Nga Beqir SINA

Mjaft është mjaft! Që kjo situatë duhet të ndalet, besoj se është në interesin e çdo shqiptari e sidomos në të mirë të marrëdhënieve të shkëlqyera të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çështja është deri kur? Deri kur do të luhet me vizita të kalkuluara, me deklarata dhe intervista, që nuk janë gjë tjetër, veçse një spektakël politik pa brumë dhe pa efekt përpara shqiptarëve?

Deri kur ambasadorë të SHBA, për të cilët ne paguajmë taksa, do të përpiqen të’i trajtojnë shqiptarët sikur të ishin fëmijë, duke u treguar se cilin duhet të ketë kryetar një parti politike?

Përtej kësaj, një pyetje e rëndësishme që kërkon përgjigje të ngutshme është: A bën Departamenti i Shtetit analiza se si kanë shkuar marrëdhëniet Amerikë-Shqipëri gjatë vitit 2021? A e ka në Shqipëri administrata e tanishme e SHBA mbështetjen që gëzonte më parë?

Druaj se jo. Ka shumë shenja që tregojnë se marrëdhëniet (jo ato shtetërore) janë në një pikë të ulët, më të ultën në këto 30 vjet që nga rënia e komunizmit në Shqipëri.

Një sërë hapash të Ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kanë sjellë pasoja që, në qoftë se nuk riparohen me shpejtësi, mund të bëhen të pakthyeshme. Është treguar jo vetëm arrogancë dhe padurim, por sidomos një mosnjohje e skajshme e realitetit shqiptar.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Shqipëri ishin një katastrofë. Ato u vodhën në mënyrë brutale nga Edi Rama, i njëjti njeri që kishte fituar edhe dy zgjedhje të mëparshme dhe që ka shfaqur hapur synimin për të qëndruar në pushtet edhe për shumë vite, njëlloj si Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë.

Edi Rama është tashmë një autokrat tipik i një vendi të prapambetur. Ai është njeriu që, në mënyrë të paskrupullt dhe pa iu dridhur qerpiku, justifikon me propagandë skandalet e qeverisjes së tij. Qeveria e tij është opake, aty nuk hyn dot drita e diellit. Ai është i vetmi kryeministër në Evropë që ka një televizion personal, pasi beson se me një propagandë të efektshme personale mund të arrijë të dominojë gjithçka. Dhe nuk mund të thuhet se nuk ka patur sukses. Pikërisht ky është njeriu ku Amerika i ka varur të gjitha shpresat në politikën e saj për Shqipërinë.

Zgjedhjet e 25 prillit i humbi i njëjti njeri që kishte humbur edhe dy të mëparshmet, Lulzim Basha. Ky humbës i përjetshëm i opozitës është gjithashtu njeriu që mbështetet sot hapur dhe fuqishëm nga Amerika.

Ambasadorja Kim tregon kujdes të veçantë që në vizitat e tyre në Shqipëri, senatorë, kongresistë, apo zyrtarë të ndryshëm të qeverisë amerikane si Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, më parë se ti drejtojë te Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëron për te dera tashmë proverbiale e zotit Basha. E vetmja gjë që duhet të bëjnë ata është të japin një deklaratë ose ndonjë intervistë të mirëpërgatitur në një nga televizionet pro-qeverisë, të cilat ambasadorja i pëcjell me zell të madh në llogarinë e saj në Twitter apo në faqen e Ambasadës në Facebook.

Më shumë se tre dekada të shkuara, regjimi komunist në Shqipëri dhe Enver Hoxha, deri ditën që e tërhoqën zvarrë në rrugët e Tiranës, u tregonte shqiptarëve se ata mund të hanin edhe bar por kurrë nuk do të dorëzoheshin para armiqve të jashtëm, Imperializimit amerikan dhe Nato-s.

Anti-amerikanët e asaj kohe e përdornin me krenari këtë punën e barit. Sot shqiptarët pothuajse e kishin harruar dhe as u shkonte mendja se do ta dëgjonin në një kontekst të ri. Për fat të keq e dëgjuan nga askush tjetër veçse nga goja e Ambasadores Kim disa muaj më parë, kur ajo i bëri një vizitë Lulzim Bashës, për të sfiduar kundërshtarin e tij të ri, Sali Berishën, të shpallur non grata nga SHBA. Sugjerimi i saj ishte një fyerje e inteligjencës së demokratëve, kur kërkoi që Partia Demokratike, forca e parë anti-komuniste në vend, “të mos hajë bar” për interesat e një njeriu të vetëm, Sali Berishës, por të përcaktohet për Lulzim Bashën.

Kjo lëvizje sa naive aq edhe e pajustifikueshme nga një ambasador perëndimor, la një shije të hidhur te shqiptarët. Mund të quhet edhe gafë diplomatike, por çështja është se zonja Kim nuk po ndalet në këtë shteg që s’të çon askund.

Periudha kohore së cilës i referehet vendimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për Berishën, përkon me një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur zoti Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden. Në atë kohë Blinken e vlerësonte Berishën jo për gjë tjetër, por pikërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë shqiptare të asaj kohe, ruajtur në faqen Keshilli i Ministrave thuhet se “zoti Blinken vlerësoi lart suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj”. Kjo është lehtësisht e provueshme.

Ne të gjithë e kuptojmë tashmë se vendimi i Uashingtonit zyrtar për Berishën ishte i nxituar, doli jashtë kontrollit dhe shkaktoi një efekt të pa menduar nga ata që e morën. Kjo është për të ardhur keq.

Përsa i përket procesit se si u mor vendimi, këtu ka shumë pikëpyetje. DASH ka burimet e veta të informacionit, të cilat ai nuk i tregon për të ruajtur konfidencialitetin dhe kjo mund të mirëkuptohet. Departamenti thotë ndërkohë se këto informacione përputhen edhe me raportimet e mediave dhe të organizatave joqeveritare në Shqipëri.

Ky është një formulim mjaft i debatueshmëm që DASH ka përgjegjësinë ta rishikojë, sepse e ashtuquajtura media e pavarur në Shqipëri ka në skalionet e saj të para disa nga ushtarët më të bindur të Edi Ramës, si Sokol Balla , Frrok Çupi, dhe Mero Baze, për të përmendur vetëm disa. Për nga stili i propagandës, këta snajperë politikë nuk i lënë gjë mangut ndihmësve të Vladimir Putinit. Për të mos e ulur nivelin e bisedës, le të mos flasim për OJQ-të në Shqipëri, këto vemje majtiste, të paafta për të belbëzuar qoftë edhe një fjalë kundër arrogancës dhe arbitraritetit të padronit Rama. Thua vërtet Departamenti i Shtetit i mbështet gjetjet e veta te këta njerëz?

Çfarë po ndodh realisht në terrenin shqiptar? Ambasadorja Kim ka shpallur bllokadë ndaj Sali Berishës, i cili ka shumicën në Partinë Demokratike. Për të luftuar Berishën dhe shumicën e tij, ambasadorja ka zgjedhur të mbështesë zotin Basha, një njeri pa karizëm por që të impresionon me pamjen e e një xhentëlmeni dhe me anglishten e kuruar. Në mënyrë të gabuar, zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit, si zoti Escobar po përdorin kredibilitetin e tyre për t’u zhytur më thellë në këtë betejë pa kuptim, që mbi të gjitha po dëmton marrëdhëniet amerikano-shqiptare.

Mjaft është mjaft!

Lëreni Partinë Demokratike t’i zgjedhë vetë udhëheqësit e saj. Sali Berisha është 77 vjeç, nuk ka poste politike dhe nuk besoj se në të ardhmen do të ketë të tilla. Nuk kishte nevojë që ai të kryqëzohej dhe të turpërohej publikisht. Por tani që kjo ndodhi, askush nga jashtë nuk ka arsye të ndërhyjë edhe më tej në punët e kësaj partie.

Është vendi të përmendim se Amerika i është gjendur gjithnjë pranë Shqipërisë. Gjatë shumë dekadave, që nga Presidenti Woodrow Wilson, ndihma e saj ka qenë e domosdoshme, në mos jetike, për fatet e shqiptarëve. Sidomos në 30 vitet e fundit, Amerika e ka ndihmuar Shqipërinë të drejtojë kurrizin, të fitojë dinjitet, të rimëkëmbet ekonomikisht.

Askush nuk e di se sa para amerikane është derdhur në Shqipëri për të ndihmuar institucionet dhe për të zhdukur gjurmën e shëmtuar dhe të përgjakur që la komunizmi, por duhet të jenë miliarda, pa dyshim miliarda dollarë.

Më kryesorja e kryesoreve është mbështetja e Amerikës si partnere strategjike e Shqipërisë në Ballkan. Aty ku Evropa ka hezituar, Amerika ka vepruar dhe madje me shumë forcë. Kur ke Amerikën me vete, Zoti është me ty. Kjo nuk duhet të harrohet.

Disa zëra anti-amerikanë në Shqipëri i kanë rritur tonet dhe kjo nuk i pëlqen aspak autorit të këtyre rradhëve, që e ka vuajtur vetë në kurriz komunizmin dhe propagandën e tij kundër Amerikës.

Është koha të analizojmë se si erdhëm në këtë pikë dhe si duhet të dalim nga ky makth ku kemi hyrë. Ka shumë rëndësi që disa zyrtarë të DASH të bëjnë analizën e tyre, bazuar në realitetin e Shqipërisë si vend autoritar dhe me një elitë thellësisht të korruptuar. Le të reflektohet thellë, le të shihen gabimet që mund të jenë bërë. Le të ulen tonet dhe të harrohet krenaria, le të lihet mënjanë retorika dhe propaganda boshe.

Sot kërkohen në mënyrë urgjente dy gjëra: E para, të ndihmohet me mënyra konstruktive për të rimëkëmbur opozitën shqiptare dhe e dyta të bëhet çmos për të ndalur dhe riparuar të çarat shqetësuese që janë hapur në marrëdhëniet amerikano-shqiptare.

Enough is enough, but until when?

By Beqir SINA

Enough is enough! That this situation must stop, I believe is in the interest of every Albanian and especially in the good of the excellent relations of Albanians with the United States of America.

The question is until when? How long will it be played with calculated visits, statements and interviews, which are nothing but a political spectacle without dough and without effect in front of Albanians?

How long will US ambassadors, for whom we pay taxes, try to treat Albanians as if they were children, showing them who should be the leader of a political party?

Beyond that, an important question that requires urgent answers is: Does the State Department analyze how US-Albania relations have gone during 2021? Does the current US administration in Albania have the support it once enjoyed?

Fear not. There are many signs that relations (not state ones) are at a low point, the lowest in these 30 years since the fall of communism in Albania.

A series of steps taken by the US Ambassador to Tirana, Yuri Kim, have had consequences that, if not repaired quickly, could become irreversible. Not only arrogance and impatience have been shown, but especially an extreme ignorance of the Albanian reality.

The elections of April 25, 2021 in Albania were a catastrophe. They were brutally stolen by Edi Rama, the same man who had won two previous elections and who has openly expressed his intention to stay in power for many years, just like Alexander Lukashenko of Belarus.

Edi Rama is already a typical autocrat of a backward country. He is the man who, unscrupulously and without flinching, justifies with propaganda the scandals of his government. His government is opaque, sunlight cannot enter there. He is the only prime minister in Europe to have a personal television, as he believes that with effective personal propaganda he can dominate everything. And it can not be said that it has not succeeded. This is exactly the man where America has hung all hopes in its policy for Albania.

The April 25 elections were lost by the same man who had lost the previous two, Lulzim Basha. This lifelong opposition loser is also the man who today is openly and strongly supported by America.

Ambassador Kim pays special attention to the fact that during their visits to Albania, senators, congressmen, or various US government officials such as Gabriel Escobar, Deputy Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs, before directing them to the President of the Republic, Ilir Meta accompanies them to the already proverbial door of Mr. Basha. All they have to do is give a well-prepared statement or interview on one of the pro-government televisions, which the ambassador diligently follows on her Twitter account or on the Embassy Facebook page.

For more than three decades, the communist regime in Albania and Enver Hoxha, until the day they dragged him through the streets of Tirana, showed Albanians that they could eat grass but would never surrender to foreign enemies, American Imperialism. and NATO.

The anti-Americans of that time proudly used this grass work. Today, Albanians had almost forgotten it and did not even think that they would hear it in a new context. Unfortunately they heard it from no one but the mouth of Ambassador Kim a few months ago, when she paid a visit to Lulzim Basha, to challenge his new opponent, Sali Berisha, declared non grata by the US. Her suggestion was an insult to the Democrats’ intelligence, when she demanded that the Democratic Party, the first anti-communist force in the country, “not eat grass” for the interests of a single man, Sali Berisha, but be determined for Lulzim Basha.

This move, as naive as it was unjustifiable by a Western ambassador, left a bitter taste in the Albanians. It can be called a diplomatic blunder, but the point is that Ms. Kim is not stopping on this path that leads you nowhere.

Like any leader at the head of a country that has just emerged from dictatorship, Sali Berisha has his share of mistakes. But any observer who has respect for the truth knows a few things about him: He is the only Albanian president and leader to be greeted with a “red carpet” in the White House; is the Prime Minister who signed Albania’s entry into NATO and achieved visa liberalization. He is the prime minister who magnificently received US President George W. Bush when he visited Tirana, who announced from the Albanian capital that Kosovo would soon become independent.

The time frame referred to by Secretary of State Antony Blinken’s decision on Berisha coincides with a meeting between the two at the White House in 2009, when Mr Blinken was Vice President Joe Biden’s National Security Adviser. At that time, Blinken praised Berisha not for anything else, but precisely for the fight against corruption and organized crime.

An announcement of the Albanian Prime Minister of that time, preserved on the website of the Council of Ministers, states that “Mr. Blinken praised the success of the Albanian government in the fight against organized crime, corruption, economic reforms, etc.” This is easily provable.

We all already understand that the official Washington decision for Berisha was hasty, got out of control and caused a thoughtless effect from those who took it. This is unfortunate.

Regarding the process of how the decision was made, there are many questions here. DASH has its own sources of information, which it does not disclose to maintain confidentiality and this can be well understood. The department says that this information is in line with the reports of the media and non-governmental organizations in Albania.

This is a very controversial wording that DASH has the responsibility to review, because the so-called independent media in Albania has in its first ranks some of the most convinced soldiers of Edi Rama, such as Sokol Balla, Frrok Çupi, and Mero Baze, to name just a few. In terms of propaganda style, these political snipers leave nothing short of Vladimir Putin’s aides. In order not to reduce the level of conversation, let’s not talk about NGOs in Albania, these leftist caterpillars, unable to stutter even a word against the arrogance and arbitrariness of Mr. Rama. Do you really say the State Department bases its findings on these people?

What is really happening on the Albanian ground? Ambassador Kim has announced a blockade on Sali Berisha, who has a majority in the Democratic Party. To fight Berisha and most of him, the ambassador has chosen to support Mr. Basha, a man without charisma but to impress you with the appearance of a gentleman and with curated English. Wrongly, other senior Department officials, such as Mr. Escobar, are using their credibility to plunge deeper into this senseless battle that is, above all, damaging US-Albanian relations.

Enough is enough!

Let the Democratic Party elect its own leaders. Sali Berisha is 77 years old, he has no political positions and I do not believe that there will be any in the future. There was no need for him to be crucified and publicly shamed. But now that this has happened, no one from outside has any reason to further interfere in the affairs of this party.

It is worth mentioning that America has always been close to Albania. For many decades, since President Woodrow Wilson, her help has been necessary, if not vital, to the fate of Albanians. Especially in the last 30 years, America has helped Albania to turn its back, to gain dignity, to recover economically.

No one knows how much American money has been poured into Albania to help institutions and eradicate the ugly and bloody trail left by communism, but it must be billions, no doubt billions of dollars.

The most important is the support of America as Albania’s strategic partner in the Balkans. Where Europe has hesitated, America has acted and even with great force. When you have America with you, God is with you. This should not be forgotten.

Some anti-American voices in Albania have raised their voices and this is not at all to the liking of the author of these lines, who himself has suffered at the expense of communism and his propaganda against America.

It is time to analyze how we got to this point and how we should get out of this nightmare we entered. It is very important that some DASH officials make their analysis, based on the reality of Albania as an authoritarian country and with a deeply corrupt elite. Let it be deeply reflected, let’s see the mistakes that may have been made. Let the tones be lowered and pride forgotten, let the rhetoric and empty propaganda be set aside.

Two things are urgently needed today: First, to help in constructive ways to revitalize the Albanian opposition, and second, to do our utmost to stop and repair the troubling rifts that have opened up in US-Albanian relations.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s