Avokate Adriana Kalaja /


Nuk doja ta filloja vitin e ri më këtë status, por më bënë përshtypje dy momente në prag të këtij viti:
- Deklarata e datës 30 dhjetor e Lulzim Bashës se Porti i Ri i Durrësit është afera më e madhe korruptive e Edi Ramës, por nuk tha që ne do e ndalojmë.
- Vajtja me nxitim më 31 dhjetor në darkë e Edi Ramës (pasi na nxori ne të Aleancës gishtin e mesit më datë 30 dhjetor), bashkë me investitorët (ata që na i shet neve) për vizitë në Portin e Durrësit.
Ashtu si e kam analizuar në statusin e datës 18 dhjetor, në emër të z. Kunat të Lulzim Bashës figurojnë 9 kompani (pa llogaritur ato të z. Vjehërr).
Njëra që të tërheq më shumë vëmëndjen është ajo me emrin tregtar “Moveo Albania Technology” sh.p.k me NUIS L91525009E, rregjistruar me 25.03.2019 (kur ishin djegur mandatet), me ortakë z. Kunat me 20 % të kapitalit, z. Vjehërr me 20 % të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 % të kapitali.
Ajo që bie në sy është fakti se me këtë shoqëri, ka TRE koençidensa fatlume për z. Kunat dhe z. Vjehërr:

- Elda Llambi.
- Ergisa Hasanbelliu.
- Andi Shyti.
- Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit edhe 3 pjestarë të personelit të z. Kunat punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?
Pastaj, se mos na mërzitet Rama, me pagën minimale i paguan z. Kunat këta që punojnë në dy kompani që “nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”?
Që me këtë aferë korruptive shite zgjedhjet, ne e kemi të qartë po kë pate seksere Lulzim, Kimin apo Belën?
Të gjithë ne donim dhe luftuam që ti të bëheshe Kryeministër.
Vetëm ti nuk deshe.
As z. Kunat dhe as z. Vjehërr.
Pse?
Janë më mirë kështu.
Mbushin xhepat, në kurrizin tonë pa firmën tënde por me karrigen tënde.
Deri më 8 janar.
Vijon…..












