
Një pritje tejet entuziaste i eshte rezervuar sot liderit historikt te demokrateve Sali Berisha në Lushnje.
Salla ishte e mbushr plote, ndersa jashte saj qendrojnë me qindra qytetarë.

Berisha: Qytetarët s’do ta pranojnë më diktaturën e krimit dhe korrupsionit.
‘Foltorja’ do ta kthejë PD-në në fitore

Berisha tha qeveria Rama do të përmbyset.
“Foltorja do ta kthejë PD-në në një forcë vigane të lirisë, deokracisë dhe fitores.
Kohërat janë kritike., por secili prej jush që na mbëeshtet ne, po shkruajnë me duart e tyre një kapitull të ri në historinë e Shqipërisë.
Po hapin një faqe të re në historinë e demokracisë.
Sistemet demokratike janë delikate. Historia që ato kanë njohur vendnumëro dhe prapaktheu.
Mjerisht nga demokracisë fragjile kanë lindur edhe diktaturat. Kjo është e vërteta e historisë, por këtë të vërtetë e shohim ne në kurriz.

Në Shqipëri u ngrit një diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin., Bazohet në vjedhjen e votës, varfërimin e qytetarëve, largimin e tyre masivisht nga Shqipëria.
Ky narkoshtet apo diktaturë e bazuar mbi krimin, drogën dhe korrupsionin, jo vetëm ka shkelmuar votën tuaj por ia doli në këto 8 vite të rrëmbejë të gjitha pushtet. Dhe të shndërrojë partinë e martirëve të lirisë, PD-në, partinë që përmbysi diktaturën komuniste ta shndërrojë siç do më thoshte dje në një mesazh të saj, një zonjë e nderuar, një sekretare e një dege të Tiranës, në një ministri të narkoqeverisë së Edi Ramës.
Por ne jemi këtu për t’u zotuar se këtë nuk e pranojmë kurrë dhe së bashku me këtë ne do të përmbysim Edi Ramën”, u shpreh Berisha.
