Nga Ylli Manjani /

Sa për idenë se po luftohet korrupsioni, kjo pastaj është qesharake.
”Nongratat” e tjerë kanë qenë e janë nën akuza direkt për dhënie e marrje tenderësh e koncensionesh.
Fakti që nuk ndihen i bën ata “burra të mirë” ose “qingja të urtë”.
Dhe “qingjat” vazhdojnë të bëjnë biznes privat me tendera e koncensione.
Ambasada nuk merret me ta!
Pra bëj para me pasurinë publike sa të fryhesh e s’të thotë kush gjë. Po u more me politikë, je “i korruptuar”! Luftë kundër korrupsionit, jo shaka!!!
Në këtë moment hyjnë në lojë amerikanllëqet shqiptare. “U bë Berisha të hedhë në gjyq Amerikën”!!! “Berisha është më i korruptuar se çdo tenderxhi..” etj, etj…
Amerikanllëqet shqiptare i japin të drejtë vetes të shajnë e shpifin se ndjehen amerikanë.
Më amerikanë se amerikanët madje.