Kategori
Uncategorized

Varfëria si makineri politike !

“Ne ishim keq, jemi keq, dhe keq do të jemi përsëri.
Vota ime, e jotja, nuk ka vlerë, sepse sido që unë të votoj, asgjë nuk do të ndryshojë. Askush nuk më mbron mua dhe votën time nëse unë refuzoj t’ia jap atë Edi Ramës ose Tom Doshit.”

E vërteta është një dhe vetëm një – ne jemi mes një mjerimi të pa anë moral, sa kohë që pranojmë në krye të vendit një pleh si Edi Rama.

Varfëria si makineri politike

Në Shqipëri, vota ka humbur kuptimin e saj demokratik dhe është shndërruar në një mall që blihet e shitet hapur.

Ky nuk është dështim moral i individit, por pasojë e drejtpërdrejtë e varfërisë ekstreme dhe e një shteti që ka braktisur qytetarët e vet më të dobët.

Kur 500,000 njerëz nuk arrijnë të sigurojnë bukën e gojës, demokracia bëhet luks dhe zgjedhjet kthehen në një ritual hipokrit.

Shitja e votës ushqehet nga një realitet brutal: njerëz të uritur, të pambrojtur dhe të padukshëm, të cilëve politika u shfaqet vetëm ditën e zgjedhjeve, me para në dorë.

Në këtë terren lulëzon krimi dhe konsolidohet pushteti i korruptuar. Moralizimi i kësaj situate është i kotë; nuk mund të luftosh mafien me predikime, as varfërinë me slogane boshe.

Varfëria nuk është thjesht problem social; ajo është mekanizmi kryesor përmes të cilit prodhohen kriminaliteti, dhuna dhe kapja e shtetit. Një shoqëri që pranon këtë realitet dhe vazhdon ta injorojë, po hap vetë humnerën ku rrezikon të bjerë.

Demokracia nuk shpëtohet me retorikë, por me politika që rikthejnë dinjitetin njerëzor. Pa këtë, zgjedhjet mbeten vetëm një farsë e shtrenjtë.

Lini një koment