Hajro Çini /

Nga 1919, kur President Wilson na mbajti në hartë e deri më sot, USA ka ndihmuar që Shqipëria të jetë e mbrojtur nga copëtimi. Në 2008 na futi në NATO dhe ndihmoi Kosovën të shpallë Pavarësinë të cilën e njohu menjëherë.
Nga 1933 e në vazhdim, Gjermania ka qënë shtet shumë dashamirës ndaj kombit shqiptar dhe sa herë i ka ardhur rasti e ka ndihmuar me të gjitha mundësitë.
Më 1943 na bashkoi si komb, na njohu Pararësinë, Sovranitetin Relativ, por më të madhin që Kombi Shqiptar ka njohur në historinë e tij, si dhe Neutralitetin. Nga vitet 1980 e në vazhdim ka ndihmuar Dr. Rugovën dhe Kosovën.
Ishte efiçensa e Gjermanisë dhe fuqia e USA që panorama politike në Kosovë u pastrua, brënda dy vitesh nga krimi i Organizuar, ku të gjithë pushtetarët e akuzuar për krime dhe vrasje janë të arrestuar në Hagë, dhe të gjithë të korruptuarit u përgjysmuan elektoralisht dhe janë pa pushtet.
Edhe Shqipëria e ka këtë shans më 25 prill, dhe shqiptarët nuk duhet ta humbin mëndjelehtësisht.