Kategori
Uncategorized

Eurodeputeti Lega: Zgjedhjet në Shqipëri kyçe, shit-blerja e votës, korrupsioni dhe Rasha.

Eurodeputeti suedez, David Lega në një intervistë për ”ABC”, flet lidhur me amendamentet për Shqipërinë që do votohen nesër nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.

Lega shpjegon pse zgjedhjet e 25 prillit janë kaq të rëndësishme për BE-në dhe zbërthen amendamentin e grupimit të partive popullore lidhur me shitblerjen e votës.

Për Reformën në Drejtësi, Lega përshëndet hapat e bëra, por tërheq vëmendjen për pavarësinë e SPAK.

Sipas tij, asnjë gjyqtar nuk do të guxonte të paraqesë akuzë përsa kohë ka presion nga qeveria. Kjo pavarësi është e rëndësishme për t’u siguruar për çështjet e zyrtarëve të lartë, duke qenë se ish-ministra përballen me akuza për korrupsion dhe drogë.

Lega thotë se grupimet politike kanë dhënë mbështetjen e tyre për një amendament lidhur me vrasjen e Klodian Rashës. Lega thekson se Shqipëria ka nevojë për një strategji të re dhe plan aksioni të ri për luftën kundër drogës.

Lini një koment