U largua Lefter Çipa, princi i polifonisë shqiptare, Nder i Kombit.

KËNGA E LAMTUMIRËS
Lefter Çipa
SHPIRTI IM NË AMANET
Ikinën zogjtë, ika unë,
Lamtumirë o miq e shokë!
Do shkoj atje ku kam punë,
Do shkoj në një tjetër botë.
Ndaj mos pyesni për mua,
Se kështu kanë ardhur kohët,
Do largohem dua s’du,
Dhe lundër do të bëj lptët.
Andej do të jem për vite,
S’dihet sa vite do largohem?!
Veç mos më thoni që vdiqe,
Se një ditë, prapë do kujtohem
Do kujtohem të vi prapë,
Tu takoj me ju të çmallem,
Dhe në mbetsha m’atë anë
Do ngjallem, për ju do ngjallem.
Dhe një mal të kem mbi vete ,
Do të kem një mal me gurë,
Shpirti im me amanete,
Do vi shpejt të puth flamurë.
Të shikoj shtizën e lartë,
Që kanë merak kurbetëllinjtë,
Prandaj shokë do të vi prapë,
Do vi prapë, … ndonjë ditë.