Kategori
Uncategorized

Kriminelët dhe trafikantët i duam, terroristët Jo

Skerdilajd Zaimi

Atentati i Vjenës ka nxjerrë në pah se një ndër autorët është shqiptar me origjinë. Ky është një fakt që ka vënë në siklet elitën politike-mediatike në Tiranë e më gjerë, që nuk dihet për cilën arsye kanë rendur të sqarojnë një pozicion të shqiptarëve në raport me këtë situatë.

Është apo jo shqiptar atentatori?

Ai është me origjinë shqiptare për disa, nuk bën pjesë në narrativën e shqiptarëve. Disa të tjerë thonë se nuk ka pse ta konsiderojmë si turp kombëtar këtë ngjarje, duke mos sqaruar megjithatë se ku u pa se dikush pati turp nga ajo që ngjau në Vjenë. Nuk është për t’u çuditur që të kemi edhe ndonjë të ashtuquajtur debat në studio me gazetarë të kronikës, profesionistë të thashethemit dhe shumëpërdorimësh malinjë të cilët flasin e gjullurdisin për terrorizimin dhe aksionet që priten.

Vështirë të imagjinohet një rol më i pështirë sesa ky i një pjese të medias kur vjen puna për trajtimin e temave të nxehta, pse jo vetëm ka paaftësi flagrante për të sjellë në vëmendje me profesionalizëm çështje si kjo, por aty manifestohet më së qarti i gjithë frustrimi ynë si shoqëri.

Për ta kuptuar këtë mund të sjellim si shembull mënyrën sesi llagëmi mediatik trajton lajmet e shumta me burim kriminalitetin shqiptar në botë. Për këtë kata-komb tasteriash dhe myku trunor, krimineli shqiptar, trafikanti më ordiner, mjafton për të qenë shqiptar që të jetë Kapo, që të trajtohet si një lloj heroi që ka bërë namin dhe ka çuditur të gjitha policitë e botës.

Ky venerim është mënyra sesi media shqiptare flirton me krimin, sesi gazetarë të saj lëpijnë jargët e admirimit të krimit sikurse shoqëria jonë sheh një të vërtetë për të cilën ka rënë dakord. Krimineli ka kartëvizitë të lirë në Shqipëri, sepse ai përfaqëson mënyrën e vetme me të cilën shqiptarët mendojnë se u afirmuan me sukses në Perëndim. Nuk dihet se pse integrimi ynë në Perëndim, suksesi ynë andej shikohet si një lloj zotimi ndaj historisë, si një shpagim për rreckamanërinë tonë gjysmëshekullore. Kriminaliteti nuk e konteston sistemin, ai thjesht e shfyrtëzon atë, ndaj edhe media shqiptare pikas aty një shans për të prodhuar skenarin e vet kinematografiko-gazetaresk. Terroristi përkundrazi e vë në pikëpyetje sistemin dhe këtu gazetari shqiptar – që dallon që tutje që është perëndimor – nuk të fal.

Ai të bën të zezën, të nxin e të nxin sepse një maskara shqiptar po përpiqet të shqyejë teshat perëndimore që kemi veshur tash 30 vjet, edhe pse ca me të lypur, ca me të vjedhur, përherë duke iu fshehur identitetit tonë. I keni parë sesi të ashtuquajturit gazetarë lumturohen në fotografi me ambasadorë të huaj prej nga ku mesa duket marrin çertifikatat virtuale të profesionalizmit, që në fakt nuk janë asgjë më shumë sesa begenisje diplomatike për qëllime që duken që larg. Ndaj ta kuptojmë drejt vendimmarrjen e elitës gazetareske: ajo ia jep menjëeherë pasaportizimin një krimineli, mjaft që të jetë i zoti. Një terroristi Jo. Radikalja është diçka që nuk përtypet mirë në këto anë ku kanë sukses

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s