Sherim të shpejtë Aleks Janaqi.

4 /11 /2020
Aleks Janaqi. Familjar , qytetar, intelektual korife i pa pertuar në hallet, problemet, dhe bashkimin e emigracionit shqiptar qysh në fillim- vitet e para dhe të vështira për emigrantët në Greqi.
Aleksi si emigrant, është iniciatori i fillim bashkimeve të para të emigrantëve shqiptarë.
Ai është kontributori ne krijimin e shoqates se pare shqiptare (Progresi) ne qarkun e Selanikut, kjo si perpjekja e pare per bashkimin e emigrantëve shqiptarëve atje.
Por kush nuk e ka njohur, takuar, dhe ska krijuar respekt për ish ushtarakun emigrant në Selanik, Aleks Janaqin. (Ismet Hoxholli) me origjinë nga fshati Pocestë i Korçës.
Aleksi, ky intelektual aktivist, ky human, ky zemër gjërë, i pa përtuar i emigracionit shqiptar nuk ishte vetëm ne qarkun e selanikut, por dhe më gjërë, duke i shërbyer emigrantëve, emigracionit, miqesise e bashkpunimit mes dy vendeve, dhe kombit.
Kontributi i këtij njeriu të mirë, si themelues ne krijimin e shoqates se pare shqiptare ne qarkun e Selanikut, vazhdoi dhe në bashkimin e shoqatave shqiptare ne greqi, dhe krijimin e lidhjes se shoqatave shqiptare atje (Greqi)
Aleksi në foto poshtë, në nje takim me perfaqsuesit vendore ne qarkun Korçë, dhe komandantin e UÇK-së, Deputetin shqiptar në Parlamentin e Maqedonise se veriut, Daut Rexhepi.

I zgjedhur me unanimitet në detyrën e sekretarit të pergjithshem i lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi, Aleksi dha një kontribut të çmuar në bashkimin dhe bashkveprimin e punes dhe aktiviteteve te lidhjes, në mbrojtje dhe ndimë dhe zgjidhjes të halleve dhe problemeve të shumta të emigrantëve shqiptarë atje.
Gazeta Tribuna e z.Goro, e para medie apo dritarja që percoi zerin emigrantëve shqiptarë në Greqi ishte dhe mbetet dritarja e madhe nga ku Aleksi me penen e tij të hollë, shkruante e shkruan, jo vetë publicistikë, por mbronte e mbron me dinjitet emigrantet.

Iniciator dhe kontribues i hapjes së të parave klasa të mesimit të gjuhës shqipe ne Selanik.
Publicist, dhe autor i disa librave në emigracion.
Sot megjithse ne pension, Aleksin perseri e sheh të ndihmojë me kontributin e tij vullnetar, në aktivitetet kulturore, në mes të poeteve emigrantë të klubit ”Dega e Blertë” në Selanik, e sheh mes emigranteve duke kontribuar sado pak per ta.
Në sytë e Aleksit sheh lot, por i lumturuar tek dëgjon leximin e Abetares apo recitimet në gjuhën shqipe të fëmijëve emigrantë shqiptarë, në klasat e gjuhes shqipe të ngritura dhe mbajtur me kontributin e shoqatës “Progresi” në Selanik, themelues dhe drejtues i te ciles ka qênë vet Aleksi, por që tani drejtohet me dinjitet nga kontributori tjetë i emigracionit në veriun e Greqisë, Sinicari, Thodhori Miho, apo siç dhe i thërresin ndryshe Labi nga Senica, i cili është nje atdhetar dhe bizesmen i suksesshëm ne Selanik .
Gjithsesi, Aleksi mbetet një kontribues dhe kryetar nderi i kësaj shoqate.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse dhe më gjërë për emigracionin shqiptar në Greqi ….
Respekti per keta Ambasadorë të kombit. Korifej, intelektualë, kontributore të emigracionit shqiptar ne Greqi.


















