Kategori
Uncategorized

Co- 19, Fari, dhe unë…rebelja.

Nga Rebelja, Anila, Nila Rrezhda.


Ndriçon dritarja ime si dritë Fari dhe lajmëron këdo se jam këtu, ende rroj dhe ju imponon të ktheheni mbrapsht, të bëni atë që bëj unë sepse Nuk duhet të më takoni! Çfarë kuptimi ka të më presni? Ku i dihet kur do zbres poshtë e qeshur dhe e lumtur me tempo të re zëmre për dashuri? Pra jam në Farin-shtëpi për këdo ju dhe ju paralajmëroj me dashuri te ruheni nga stuhi që të mbyt, të merr frymën, të bën të jesh thjesht një datë Lindje dhe një datë Ikje. Kujt i kish shkuar mëndja se një ditë shtëpitë tona do njgjanin me Fari, kujt?!
Në këtë shtypje hunde në xham natë e ditë, me këto miliarda sekrete shtetesh që po na plasin nën shtrat ngaqë flinim si në hambar me barqe të dhjamosura, u mundova të gjej diçka që më njgjan dhe është si unë. Nuk mund të ishte njeri se vështirë të merren me mua dikush në këto kohë. Objekt duhet të ishte dhe ja për mrekulli seç mu kujtua Fari, një ndërtesë e gurtë, rezistuese…


Ai ndrin gjithmonë që të shpëtojnë vaporët nga përplasja me shkëmbenjtë dhe që të mos vriten njerëzit në të. Ai i paralajmëron marinarët që të ruhen. Unë nuk kam mbrojtës, mua më thanë mbro veten!!! Por ja sa lumturi mund të të japi në një vetmi të dhimbshme një objekt guri që Kurrë se morre mundimin të shkosh të fotografohesh në të! Mua më dha gëzim kjo gjetje dhe e ndjeva më e lehtë në këtë vuajtje sepse disa njerëz si ne jetojnë gjithmonë në Fari për të shpëtuar jetë njerëzish!

Si Fari njgjan edhe mretëresha Penelopi duke pritur Odisenë plot 20-të vjet. Shumë i vinin vërdallë dhe donin të martoheshin me të sepse donin vulepsin e tyre, do shpalleshin zotër të Ithaca. Në fillim i injoroi por më pas presioni u bë i padurueshëm. Atëherë u detyrua të thotë se sapo të thuri savanë për vjehrrin e saj Leartin do zgjidhte njërin prej tyre. Por ajo nuk donte të martohej ajo donte Odisenë. Ndaj atë që thurte ditën e shthurte natën. Kjo vazhdoi për vite gjatë të cilave kandidatën vidhnin dhe shpartallonin pasurinë e Odisesë. Një ditë një nga shërbëtoret e tradhëtoi. U detyrua të shpalli ndeshjen me harqe dhe fituesi do martohej me Të. Ora që shtiza përçoi 100 unazat rrënjqethi trupin e saj të izoluar mjerishëm pa burrin që dashuronte…por e njohu dhe e dinte që vetëm Ai mund ta bënte këtë! Penelopi dhe Odisea pas asaj pritshmërie të gjatë jete gjetën një lumturi të paimagjinuar! Pra ka të drejte populli që thotë: “ I duruari i fituari”.

Me Fari njgan dhe burgu Chateau , një ishull-burg i izoluar ku burgoseshin ishin të dënuarit politik më të rrezikshëm. Një histori tjetër magjike dashurie kjo! Edmondi, personazhi kryesor i Aleksandër Dumas. Nuk u martua dot me të bukurën Mercedes, me të dashurën e zëmrës së tij. Kundërshtarët e tij të betuar zhdukën dokumentat vërtetues të pafajsësisë së tij dhe e dënuam me burgim. I ri, i bukur, i pafajshëm, do hidhet si një cop mish pa vlerë në Chateau, ishull nga ku asnjë i burgosur nuk kish dalë gjallë. Donte të vriste veten duke u shkrirë pa ngrënë dhe pa pirë ndaj e hidhte ushqimin. Mbas gjashtë muaj dëgjon jë gërvishtje taktike, i lind shpresa, fillon të haje dhe konstaon se një i burgos përtej atij muri gërmonte që të arratisej dhe të gjente udhën drejt lirisë. Filloi të përdori tenxheren që hante dhe gërmon goxha mur duke arritur tek një plak Italian me emrin Faria “ Prifti i Çmëndur” i cili vërtet përpiqej që të arratisej. U bënë miq jete dhe Prifti i mësoi Edmondit ekonominë, filozofinë, gjuhët, histori, matematikë. Bashkë konkluduan kush e tradhëtoi Edmondin dhe hartuan hakmarrjen. Bashkë gërmuan dy vjet rresht por Faria i mjerë vdes.

Në fjalët e Tij të fundit i jep hartën e ishullit Monte Cristo ku fshihej një thesar. Atë natë Edmondi futet në thesin e të vdekurit. Guardianët e hedhin në det duke menduar se ishte Prifti i Marrë. Ai me një thikë çan thesin, noton dhe kur kalon një anije piratësh ai ju thotë se është i mbijetuari i një anije që u mbyt. Sëshpejti ai propozon një ndelesë në ishullin Monte Cristo në të cilin vërteton se ekzistonte thesari i Faria. Më pas ai bëhet milioner dhe fiton jetën e humbur, çon atje ku duhet gjithë kundërshtarët e tij dhe takon Merecedesin e bukur të cilën e gjen të martuar me djallin e jetës së tij…U desh të izolohej, të takonte rastësisht një Faria në një ishull burg që të kapte qiellin e 7 të lumturisë!!! Çështë jeta!

Koka e një të burgosuri në natë të larë nga Hëna thua të njgjajë me një Fari?! Gjeniu Nelson Mandela i burgosur 27 vjet!!! Sa hoqi Ai përpara se të bëhej të bëhej Presidenti i parë i zi i Afrikës së Jugut! Ai ka një vend nderi në historinë njerëzore të shekullit të 20-të si luftëtar kundër sistemit të fundit racist të botës perëndimore. U dënua në vitin 1964 me burgim të përjetshëm. Mandela u lirua në 11 shkurt 1990. Merr Nobel për Paqen dhe zgjidhet nga Parlamenti i ri, Presidenti i parë i Afrikës së Jugut.

Ai e shikonte Farin por Nuk mund të dëgjonte Më dallgët! E kush mund të ishte tjetër veç Hyjnisë së muzikës klasike Ludwig van Beethoven. Kompozitori Gjerman, figura më e shquar e muzikës klasike që nga periudha e romantizmit e deri më sot. Jeta e tij tepër e vështirë. E jëma i sëmuret rëndë, vdes, i jati zhytet në alkoolizëm, i duhej të kujdesej për dy vëllezërit më të vegjël. Rreth vitit 1801 Beethoven-i filloi te humbasë dëgjimin. Ishte vetëm 26 vjeç!!! Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që ia vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zënë gjumi gjatë punës.

Ai vdiq shumë i varfër nga një sëmundje në veshka në vitin 1827. Si mund të shikosh pa dëgjuar? Sa orë dhe netë dhe ditë humbiste Ai në humbëtirën e qetësisë së përjetshme?! Ku e gjente atë burim shpirti që kompozonte?! As unë nuk dëgjoj më tani zhurmat që më zgjonin dhe kur nuk munda Më, ja gjeta këtë shpirt njeriu si bashëvuajtësin tim që u torturua kaq i ri dhe rezistoi fatit! Dhe në atë torturë jetë që kalonte Ai njgjyrosi qiellin tonë me nota shpirti, me muzikë, me atë sinfoni që po dëgjoj tani duke shkruar…

Carlo Collodi do i fali njerëzimit personazhin e vyer të Pinokut. Marangozi Xhapeto i shkretë në atë vetmi vdekëse krijon një fëmijë druri për gëzimin e shpirtit të tij dhe tonit që ta ketë në pleqëri. Dhe i vë emër të vërtetë fëmije, Pinokio. Aventurat e tij do i japin jetë jetës tonë në fëmijëri që është me rregulla dhe përkufizime diçka e njgjashme me këtë që sot po jetojnë fëmijët tuaj. Unë Pinokun e kam në sirtar në zyrë, në guzhinë të varur në mur, në makinë, miniaturë në xhep çante, e kam kudo si fëmijë të bukur druri që të më shoqërojë në pleqëri…
“Novela e Shahut” është një libër magjik që vjen të na tregojë se çfarë mund të bëjë njeriu që të mos shkallojë nga izolimi sepse ai ka lindur të jetë i lirë. (Pjese nga libri)
“Kur i hodha librit vështrimin e parë, ndjeva dëshpërim dhe u pezmatova aq sa s’bëhet. Ky libër, të cilin e kisha vjedhur me rrezik të madh e që prisja ta lexoja me padurim, nuk ishte tjetër veçse një tekst shahu që përmbante njëqind e pesëdhjetë lojëra të zhvilluara nga shahistët më të përmendur. Po të mos isha i mbyllur brenda katër mureve do të më kapte zemërimi e do ta kisha hedhur librin nga dritarja. Mbase do të kem mundësi të formoj në qelinë time një lloj fushe shahu dhe do të përpiqem t’i përtërij këto lojëra. Çarçafi m’u duk me katrorthe dhe sikur ishte një dhuratë qiellore. E palosa me mjeshtëri çarçafin e m’u bë sikur pashë një fushë të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorthe.

E grisa faqen e parë dhe librin e fsheha nën dyshek. Pastaj, me tulin e bukës që e hiqja nga goja zura të ngjizja mbretin, mbretëreshën dhe figurat e tjera të shahut, të cilat morën trajtë qesharake, e më në fund, pasi kapërceva vështirësi të mëdha munda të formoja mbi çarçafin me katrorthe pozicionet që ishin shënuar në këtë libër. Ditët e para nuk ia dola dot mbanë, në vend të lojës u bë një rrëmujë: m’u desh ta filloja lojën nga e para, pesë, dhjetë, njëzet herë. Po kush kishte më shumë kohë të lirë se unë skllavi që jetonte në zbrazëtirë? Kush, mund të kishte dëshirë dhe durim aq të madh?”.
Ai fitoi lirinë, famë, para… dhe atë që të më njgjajë mua sot si një Far shpëtimi dhe shprese se dhe unë do dal fitimtare nga ky izolim…

Migjeni jonë i dashur do të sëmuret rëndë nga një pandemi e asokohe, nga tuberkulozi. Ndrron jetë duke mos e fituar dot luftën me vdekjen. Shkrimet dhe aspiratat e Tij janë kaq të vyera edhe për ne sot. Janë dritë në humbëtirën e shpresës tonë sot që qan, rënkon dhe Nuk aspiron ditën që do vijnë më pas. Migjeni jonë në veprat e Tij: “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?” na jep mijëra mesazhe jete! E duam Migjenin tonë që na mëson si të durojmë urinë dhe skamjen, e duam paraprirësin tonë që jetoi dikur këtë situatë dhe e marrim shëmbull!

“Emigranti peshkatar dhe Fari”,
kështu vendosa ta titulloj esse-në letrare që çova në konkursin letrar: “Qëndro pranë meje nga larg – 2020” të shpallur për idenë më të bukur rreth formave që morri dashuria në ditët e vetmisë tonë për t’u revolucionuar kundër COVID-19. Gjuha e shkruar: Greqisht. Shpresoj që me bekimet tuaja t’ja dal mbanë dhe të lë gjurmë në këtë koleksion letrar pa përfitim ekonomik.Koleksion letrar shitja e të cilit do shkojë për kontribut ekonomik kundër Covid-19.
Nuk e di pse besova se edhe Emigranti ka plot ditë dhe netë tundimi në jetën e tij/saj duke qënë larg sa Hëna dhe Yjet nga të gjitha ato që do dhe dëshëron shpirti i tij…pra Emigranti di …të jetë pranë duke i qëndruar larg dikujt❤️
Si thoni? Me dashuri per Ju, ❤️NilaR

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s