Që mos ikësh më për në greqi malit dhe mos marrësh rrugët e azilit.

2 Marsi nuk është një protestë politike, por bashkim qytetar për të mbrojtur kushtetutën dhe institucionet e pa varura.
2 Marsi është një protestë popullore për të shpëtuar atë pak liri, atë pak dritë, atë pak ajër që na ka mbetur akoma.
Ti , unë, ne.
Morëm dhe po marrim rrugët e emigracionit, azileve, dhe mbetëm, nëpër çadra, poshtë urave, kampeve, dhe rrugëve të botës, për të zezën tonë.
Ne ikëm sepse atje vërtet funksionon shteti i mafies, dhe jo ai ligjor.
Ne ikëm sepse atje nuk ekziston dhe jo më të funksionojë drejtësia.
Ne ikëm dhe ikim, sepse atje ligji është në dorën e “maliqit” Kriminelit,trafikantit, dhe hajdutit.
Ne ikëm sepse atje nuk ka politika, punësimi dhe mbrojtjeje të qytetarëve.
Ne ikëm sepse ai shtet, me ata politikanë na përzuri.
I dashur emigrant, apo azilkërkues.
Asistentët e emigracionit ku ti ankohesh, dhe kërkon azil, nuk të pranojnë.
Ata të tundin para syve të tu ca letra për demokracinë, dhe shtetin ligjor. Marveshjen dhe firmën e ish ministrit trafikant Tahiri, për këthim dhe mbrojtje nga shteti atje.
Ata të tundin të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën shqiptare, atë kushtetutë që veç kapakëve të saj, asgjë tjetër si kanë lënë, si ka mbetur.
Ata nuk e dinë (ose bëjnë sikur) se në atë palo-shtet-pushtet, kushtetuta, drejtësia dhe pushteti është marrë peng nga një bandë kriminale “rilindase” e përbërë nga trafikantë, vrasës, hajdutë dhe mashtrues.
Palo shtet-pushtet, që jo vetëm nuk të mbron por të dhunon, përndjek, dhe të përzë si një qen të rrahur, jo si qytetar i lirë dhe autokton i atij vëndi.

Njerzit po ikin.
Azilet po mbushen çdo ditë.
Të gjithë ankohemi, qahemi, lutemi, lëpiemi nëpër zyrat e huaja, për të marrë një ndimë, apo një copë kartë.
Bëhemi shërbëtorë, martohemi me arabë, afrikanë, plaka, pleq, sakatë, e për dreq, duke lënë gjithshka kishim, vetëm e vetëm për të mos u këthyer kurrë më atje.
Atje ku shteti të vret.
Ne ikim, ikim, dhe vetëm ikim pa kthim.
Ikim por harrojmë se pas po lemë familjet, ëndrrat, varret, kockat e të parëve tanë, dhe një tokë të djegur në dorën e disa maskarenjve dhe horrave, me kostum parlamentari dhe pushtetari.
Ne ikim dhe nuk mendojmë se nuk jemi ne ata që duhet të ikin, por ata, dhe banda e tyre kriminale, ata që kanë marrë peng një popull dhe komb të tërë.
Ne ikim por harrojmë.
Ne emigrantët që e kemi votuar masivisht, këtë narkoqeveri, duhet të këthehemi…
Të këthehemi dhe ti bashkohemi protestës popullore, për të protestuar bashkë me qytetarët shqiptarë atje.
Ne emigrantët i jemi borçli popullit tonë…
Vota e jonë e emigrantëve dje e solli “rilindjen” në pushtet…
Sot mos i dëgjoni, por i përzini me dru kokës të paguarit, sekserët dhe emisarët e saj “rilindas” të kamufluar si drejtues shoqatash, apo forumesh, në mesin tuaj.
Ata ju vodhën votën dhe lirinë tuaj, duke ju mashtruar.
Ndaj sot bashkimi dhe vendosmëria e jonë duhet të mbrojë të drejtat tona, kushtetutën dhe ta largojë nga pushteti këtë narko-qeveri.
2- Marsi ishte protestë popullore për të mbrojtur lirinë tonë.
2- Marsi ishte protestë qytetare për të shpëtuar Kushtetutën.
2- Marsi ishte bashkim i shqiptarve kundër së keqes së madhe.
Bashkou edhe çdo Marsi, Prilli, Maji, deri në rrezimin e kesaj kaste kriminale në pushtet.
Bashkohu kunder se keqes.
Bashkoju Presidentit të Republikës.
Bashkoju Partisë Demokratike.
Bashkoju opozitës Shqiptare.
Bashkoju intelektualëve,artistëve, dhe çdokujt që kërkon ndryshim dhe shpetimin e shoqerisë dhe kombit.
