Kategori
Uncategorized

Kush është “Studentin”, i cili vazhdon vesin e spiunit edhe sot në një shërbim të huaj, në dëm të shtetit shqiptar.

NJË PYETJE PËR ISH PUNËTORIN OPERATIV TË SIGURIMIT – GANI ZENELIN

(Nga cikli “Portrete famëkëqinj sigurimsash në poste të larta shtetërore të Rilindjes”)

Së fundmi i është drejtuar gjyqit për të vërtetuar se nuk ka qenë oficer Sigurimit, edhe sivëllai i Xhavit Shalës, Gani Zeneli, aktualisht nëndrejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës.

Punëtor operativ nga viti 1982, anëtar i Partisë së Punës nga viti 1989, Gani Zeneli nga fshati Larush i Krujës ka një karrierë të gjatë sigurimsi.

Ka qenë punëtor operativ në disa lagje të Elbasanit, përfshi edhe atë që mbulonte Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”.

Pikërisht këtu është bashkuar ylli i tij me atë të sivëllait të tij Xhavit Shala.

Në bazë të ligjit të vetnigut të policisë, as Gani Zeneli nuk duhet të jetë më pjesë e strukturave policore.

Padia e fundit e Gani Zenelit, ka shastisur edhe gjyqtarin e çështjes i cili ishte habitur se çfarë kërkonte paditësi, pasi fakti se ka qenë 9 vjet oficer Sigurimi figuron edhe në vitet e vjetërisë së tij në polici.

Por, meqë Gani Zeneli, koordinohet për çdo me sivëllain e tij, ia vlen një pyetje publike:

A ka njohje me ish studentin Aristotel Spiro apo jo?

Mban mend ndonjë bashkëpunëtor me pseudonimin “Studenti” në atë kohë në institutin në fjalë?

Pyetjes duhet t’i përgjigjet drejt, përndryshe e ballaqojmë me dokumentet e tij për “Studentin”, i cili vazhdon vesin e spiunit edhe sot në një shërbim të huaj, në dëm të shtetit shqiptar.

Lini një koment