Kategori
Uncategorized

Gota e Aluminit.

Qaf Bari kampi i tmerrit ku çdo gje ishte ideuar nga krimineli Edmond Caja dhe Ludovik Cali…këta bastardë që morën jete njerzish te pa mbrojtur, si ne galerite e vdekjes, keq trajtimet çnjerezore, apo dhuna direkt ndaj te denuarve te ndergjegjies,viktimat të diktaturës.

Duke u dridhur nga i ftoti i acartë, gjysëm të xhveshur ata kishin kohë në rresht para derës së mencës.

Prisnin urdhërin për tu futur brënda, futja në mencë bëhej në rresht….

Dy policët e turrnin prisnin komandantin, ai do e jepte atë urdhër.

Asnjë fjalë, asnjë levizje.

Dhjetra të dënuar të këthyer nga galeritë prisnin kokulur në dëborë para deres se mencës ne atë fund dhjetori të acartë 1989.

Zhurma e celsave dhe zinxhirave te dhjetra portave jepnin sinjalin e ardhies se kryexhelatit.

Me mjë pamje xhelati, i veshur me Qillotat ushtarake, ndersa çizmet e llustruara bënin refleks përballë dëborës dhe këpucëve të vjetra të grupit armik.

Bashkë me te vinte edhe urdhëri.

Futuni.

Duke u dridhur, në rresht pa zhurmë futeshin në mencë, gatitu para tavolinave të drunjta gotave dhe pjatave gjysëm të shtrembëruara të aluminit.

Prisnin urdhërin për tu ulur.

Një zhurmë prishi heshtien monotone të vdekjes,

Një gotë alumini pa dashur ishte rrezuar në cimento.

Zhurma e saj acaroj nervat e komandant Ludovikut.

Askush nuk merrte guximin te ulej per ta marrë gotën, por dhe sikur dikush të donte të ngrinte atë gotë nuk mundej, nuk lejohej…të gjithë prisnin ate qe nuk do e deshironin,

Nxjerrjen jashtë.

Ludoviku sheh në sy Noen, barkderrin polic nga Iballa, dicka i beri shenjë duke dalë nga menca.

Jashtë bertet bark derri polici kelysh i komandantit që veç raportimeve për të dënuarit, nuk linte as kolegët pa i raportuar tek Ludoviku.

Normal i instaluar gjithmone me sherbim ne regjimin e kampit, në ambjentet e ofiçinës apo zdruktarisë duhej të ishte syri dhe veshi i komandës për gjithkënd dhe gjithshka.

Jashtë.

Trupat gjysem te vdekur nga puna mbas nje turrni te c’filitshem nëpër galeritë e vdekjes, duke u dridhur moren drejtimin ne rresht drejt deres jashte.

Ata duhej te rreshtoheshin përsëri, e përsëri para mences. Po ne rresht duhej tju drejtoeshin tavolinave, gatitu para tyre derisa xhelatet ne nje qetesi vdekjeje duhet te jepnin urdherin.

Uluni.

Askush nuk fliste, askush nuk belbezonte, duke u dridhur për rreth gjysëm ore, prisnin ne rresht para deres se guzhines.

Ajo ditë vërtet qe me sfilitëshme se të tjerat

Ne ate debore dhe të ftohtë komanda kish vendosur kontroll gjeneral të të denuarve.

Kontrolli për rreth një orë mbas daljes nga galeria dhe dusheve me ujë të ftotë ne shkallët ndërmjet tranverbangut ku shkarkoeshin vagonat në depozitat, dhe regjimit të fjetjes të rrethuara me tela me gjemba…anash dhe lart e kishin bere ate largesi rreth 30 metro nje tunel ferri.

Për orë të tëra aty bëhej kontrolli personal mbas kthimit nga puna.

Të xhveshur me rrobat pertoke mes temperaturave shume te ulta, debores dhe acarit armiqte e partise prisnin të ç’veshur gjysem lakuriq ne radhe, kontrollin policor.

Nën drejtimin dhe mbikqyrjen e Ludovik Calit, shefit të policisë B. Shkodra, operativit….Grupi special i xhelateve gardianë (te ardhur në qaf bari bashkë me viktimat e tyre) nga kampet e tjera fillimisht më 1982 nga ai i Bulqizës (ku transportin e tyre bashkë me të denuarit e bëri reparti special 326 kompania e 3_të) bënin kontroll special ne rrobat dhe trupat gjysem të vdekur, a thua do gjenin…..

Mjerë ai që belbëzonte apo kundërshtonte duke pritur radhën gjysem i xhveshur mes debores,

Birucat ishin gati…

Jo më krevat druri, jo më dyshek kashte.

Por vetem çimento gjithë egrasi.

Një pjatë supë (veç ujë)…..

Nje batanie te ronitur nga koha, mola, dhe perdorimet shumevjecare, e cila iu jepej armiqve të partisë vetem ne mbremje dhe ju merrej nga polici ne mengjes heret.

Mos realizimi i normës ishte skëterre me vete, 5 apo 6 vagona për njeri, kur material skish…

Të denuarit detyroheshin te riketheheshin me dhune ne galeri per te plotesuar normen, ata qe rezistonin i priste biruca, thyerja drurit ne kurris… nje gabinë (kasolle druri e vogel) perballë dusheve te te denuarve ishte vëndi ku te denuarit thirreshin nga Pashku i Zi prej Fusharrsi qe mbasi ja u lidhte duart ju thyente drurin mbi kurriz dhe gjithe trupin.

Sishte një, ishin disa Pashkë…ndersa ata qe ishin apo me mire s’ishin polic Pashkë i çonin me sherbim ne galeria 14, nje dhomë biruc e hapur ne mes të nje tuneli nga ku futeshin materialet.

Magazina e rrobave te te denuarve, nje raft i madh me kuti te mbyllura me celes ku te denuarit ruanin mdonje rrobe te re apo triko leshi, pak ushqim (sheqer, oris apo ndonjë biskotë) qe ju sillte familja kur mundej…ndonje fotografi, bllok, silolaps….dhe rralle ndonje presese thonjsh.

Çelsat e ketyre kutive i mbante policia, ajo i hapte dhe i mbyllte, i denuari shenonte vetem emrin mbi çelës.

Ndodhte here here qe te denuarve gjate kontrollit ju mungonin gjerat e tyre, dora e gjate e policit depertonte gjate kontrollit, sic kish ndodhur me fotot e femijve dhe presren e thonjve të V…. ish atashe tregetar ne Çekosllovaki…..apo biskotat….

Dritaret e fjetores nje apartament 3 katesh te zena me llamarine, nga jashte..qe “armiqte” te mos shihnin asgje qe mund te kalonte ne rrugicen perballe ku ishte godina e komandes.

Takimi me familjaret një dramë.

Ludoviku dhe shefi i tij Caja i linin familjaret edhe 24 ore duke pritur per takim njeriun e tyre, dhe takimin e zhvillinin disa minuta ne mbremje, megjithse leja per takim ishte marre nje muaj para.

Kjo behej qe familjaret te detyroheshin te kalonin naten jashte, per te mos ardhur me….

Nje banese e vjeter e braktisur pa dyer dhe dritare në dalje të kampit ishte e vetmja strehe ku mund te strehoeshim familjaret e ardhur nga larg.

Nata dhe ne vere ishte e veshtire jo me ne dimer.

Kampi mes maleve i rrethuar me tre rreshta telash me gjemba te larte rreth 3 metra, tel i holle i lidhur me pistolete sinjalizuese ne mes tyre, gabinat e ushtareve si kerpudha, mbi kamp ishte instaluar dhe nje repart ushtarak i MB… i gatshem per ç’do gjë.

Kampi i ferrit ishte rreth 15 km nga F.Arresi shume here rruga behej me kembe, fale shofeteve te transportit te piritit ata mundeshin te hipnin mbi karrocerite e ngarkuara ne mes te debores dhe te ftohtit te pa perballueshem.

Aq shumë mineral Pirit nxirrnin te denuarit ne kampin e Qaf Barit sa 70% e mjeteve te parkut të F.Arresit (nje nga parqet me te medhenj) punonin vetem ne transportin e piritit nga ky kamp, 24 ore ne 24 ore.

Karrocerite e kamioneve megjithe se ishin metalike mbas nje viti fillonin dhe shkaterroshin nga Acidi i Piritit….

Po me mushkerite dhe trupat e ketyre njerzve viktima të diktaturës të pa mbrojtur…ç’farë beri ky mineral vdekjeprures.

Po jeta e drejtuesve te ketij kampi famoz si ishte?

Një pallat sporti i vertete ishte ndertuar nga të dënuarit, mjeshtrit e punimit te drurit, fushe vojlebolli dhe basketbolli me parket special, ku keta (xhelatët) kalonin kohen e lire.

Zyra lluksoze të ndertuara me duart e ketyre te denuarve, tavolina dhe karrike moderrne, kolltuke qe rrotulloheshin… salla leximi…. gjithshka që jeta e tyre te ishte si jo më e mirë.

Përballë kesaj skëterre……….

Burreli ishte më i mirë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s