
Nga Admir Malaj
Mendoj se burrat dhe gratë e drejtë sot nuk duhet të merren shumë me nostalgjikët e komunizmit.
Vetë fjala nostalgji do të thotë se ato, nostalgjikët, kërkojnë kthimin në një periudhë që tashmë është e pakthyeshme.
Pra komunizmi, ose më mirë të themi, komunizmi pansllav, e humbi luftën me shtetet perëndimore evro – atllantike, duke marrë me vete edhe komunizmin perëndimor që shfaqej në forma enklavash brenda shoqërive liberal – demokratike.
Pra, pse të merresh me ta? Ato janë të humbur, madje dhe sot janë të këputur, përderisa i rri koka pas dhe kërkojnë dinjitet në të shkuarën.
Njerëzit e drejtë sot duhet të merren me të tjera sfida. Sfida kryesore është të mos lejohen burrat dhe gratë e këqinj, kriminelët, banditët, shenjtanët pra, që të ngjisin shkallët e shoqërisë, politikës, administratës, ekonomisë.
Shenjtanët nuk kanë as din as imam, pra u bën nder t’i qasësh me ndonjë ideologji, apo fe, apo krahinë. Recetë e vjetër/Antibiotiku natyror më i fuqishëm, kuron infeksionet dhe vret viruset dhe parazitët
Shenjtani është veçse shenjtan dhe zakonisht bashkohet në tufa dhe nga mëngjesi në darkë mendon si të bëjë keq në kurriz të të tjerëve. Shan, rreh, përdhunon, vjedh, vret, djeg çdo gjë që mban era njeri, qoftë burrë, grua, fëmijë.
Fatkeqësisht vendi jonë është mbushur me shenjtanë, plot e për plot. Disa nga këto shenjtanë janë komunistë, por disa shenjtanë janë zogistë, ballistë, demokratë, socialistë, oligarkë, analistë, feministë, ambientalistë, ca syresh dhe drejtues fetarë.
Prandaj, njerëzit e drejtë sot duhet të rrinë gjithnjë me një gur në njërën dorë dhe një thes në tjetrën dhe sa herë që të shohin një shenjtan ta godasin me gurë dhe ta fusin në thes dhe ta hedhin në lumë e në det, që ta marri e mira, e ky vend të shpëtojë.
Ps, fotot janë të blogspot Al In Sveden.