Kategori
Uncategorized

“SË FUNDMI EDHE PEJKAMBER”.

Iftari-i-Rames-2013-1

 

PIKTOR, BASKETBOLLIST, DIZENJUES, PËRKTHYES…DHE SE FUNDI…EDHE PEJGAMBER.

Kryeministri Edi Rama shtroi dje darkën e iftarit, ku, përveç përfaqësuesve të komuniteteve fetare, kishte të pranishëm dhe personalitete të tjera.

Ajo çfarë bie veçanërisht në sy, është fjalimi që ka mbajtur kryeministri. I gjithë fjalimi shfaqet si biçim përpjekje për të kapur citate nga libri i Kuranit, sa për t’u dukur interesant por me qëllimin final për të kaluar në fund tek tema e reformës në drejtësi.

Pas pasioneve dhe shfaqjeve si piktor, basketbollist, përkthyes, autor, dizenjator etj, tashmë kryeministri po shfaq simptomat e të dërguarit të ‘Atij Lart’.

Më poshtë gjeni disa pjesë të zgjedhura nga fjalimi i Ramës:

  • Sigurisht, ky është sot e kurdoherë, oborri i brendshëm i një institucioni kyç të Republikës, por për një mbrëmje si kjo, krejt e posaçme e iftarit, mëton t’i përngjajë Mekës shpirtërore të shumëkujt ndër ju këtu, duke u bërë simbol i një tjetër Republike, pra e një të mire të përbashkët të të gjitha besimeve dhe praktikave shpirtërore e filozofike që kanë dhe duhet të bëjmë çmosin që të kenë kurdoherë në një vend si Shqipëria, të drejtë të barabartë qytetarie.

 

  • “Meka ka formën e një paralelogrami dhe gjendet në fund të një lugine të rrethuar me male” – a thua se po flet për Tiranën – “kush shkon drejt saj, e dallon qendrën pothuajse vetëm kur ndodhet brenda saj” – a thua se po flet për Kryeministrinë.

 

  • Nëse ekuilibri i natyrës dhe i përshpirtjes është Drejtësia, sipas zëdhënësve të Zotit, ç’mund të themi atëherë për ekuilibrin e drejtësisë në shoqërinë tonë, për ata që e garantojnë dhe për ata që e zbatojnë? Mos o Zot, është e para fjalë që të vjen këtu, ku jemi mbledhur, ndërmend.

 

  • Sprovë mbeten në të gjitha herët, dihet kjo, për cilindo nga ne që ka barrë dhe përgjegjësi për qytetarin, padrejtësitë e vogla e të mëdha ndaj tij, në vuajtjen e përditshmërisë, të cilat kthehen në atë që Bibla e quan “mëkate dhe faje që i klithin Qiellit”.

 

  • Mes atyre që duan dhe dinë të shkojnë në thelb të drejtësisë dhe mes atyre që e kanë këtë fjalë në gojë dhe jo ndër vepra, qëndron dallimi i madh i mënyrës se si zbatohet gjygjësia dhe kujt ajo i jepet si barrë dhe si privilegj unik.

 

  • Ky është në thelb dhe dallimi mes Shqipërisë që ne kemi sot dhe asaj që mund të kemi nesër falë rrugës së mundimshme, por të vetmes rrugë, drejt Bashkimit Europian. Unë hyj ndër ata që besoj fort se rruga në këtë rast është mishërimi i qëllimit tonë të madh për të pasur edhe ne më në fund një shtet të vërtetë të së drejtës, pavarësisht se cili do të jetë fati nesër i Bashkimit Europian, çka nuk është aspak në dorën tonë.

 

  • Ndërsa sot në Shqipëri, drejtësia ka fytyrën e gjykatësit që një ditë ia kushton punës mbrapsht dhe një ditë numërimit nga e para të parave që i shtohen, duke përfituar nga padrejtësia. Ndërkohë që, njerëz të zotë dhe të ndershëm në sistemin e drejtësisë përçmohen dhe pengohen të kryejnë punë e tyre, të ngjisin shkallët sipas meritës së tyre dhe mbeten të penguar dhe të përçmuar duke lëpirë lotët e hidhur të poshtërimit.
Kategori
Uncategorized

Anglia, mësim kombëtar dhe integrues.

Belgium EU Britain

 

Referendumi britanik u dha të gjithë shqiptarëve leksionin se sovraniteti kombëtar është i panegociueshëm dhe interesi i tyre më i lartë. Ky mësim kombëtar duhet të lexohet mirë në Tiranë nga të gjithë faktorët që e kanë shndërruar Evropën si një gjethe fiku që u mbulon të pabërat në dogana, tatime e investime, duhet të lexohet nga të gjithë ata që po durojnë hanxharin e qeverisë, vetëm se u thuhet se ky hanxhar ka leje nga Brukseli dhe Uashingtoni. Në Britaninë e Madhe 60 milionëshe asnjë votë nuk u intimidua, e rrjedhimisht askush s’mund të besojë në Tiranë se grishja për të blerë votat e deputetëve është një certifikatë evropiane

 

Rezultati i referendumit të djeshëm në Britaninë e Madhe ka kapur gafil analistët e mbarë burokracisë së Brukselit, e cila po flinte mbi dafina dhe po mendonte se interesat e saj gjithsesi do të prevalonin mbi vullnetin e anglezëve, skocezëve, uellsianëve e irlandezoveriorëve. Pasojat e para politike janë dorëheqja e kryeministrit britanik si dhe pasiguria që ka mbërthyer kancelaritë e mbarë BE-së. Por interesi kryesor i shqiptarëve në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin e gjetkë është i orientuar drejt leksionit demokratik që dha Britania e Madhe si demokracia më e vjetër e qytetërimit perëndimor. Anglia u dha të gjithë shqiptarëve (edhe evropianëve – por secili nxjerr mësim për vete) leksionin se sovraniteti kombëtar është i panegociueshëm dhe interesi i tyre më i lartë. Ky mësim kombëtar duhet të lexohet mirë në Tiranë nga të gjithë faktorët që e kanë shndërruar Evropën si një gjethe fiku që u mbulon të pabërat në dogana, tatime e investime, duhet të lexohet nga të gjithë ata që po durojnë hanxharin e qeverisë, vetëm se u thuhet se ky hanxhar ka leje nga Brukseli dhe Uashingtoni. Jo, asnjë realitet i keq rajonal s’ka izëm nga asnjë autoritet evropian. As prishja selektive e ndërtimeve pa leje, as shndërrimi i Shqipërisë në një burg gjigant me afro 50 mijë të ndaluar në vit dhe as shndërrimi i maleve e kodrave tonë (të cilat fatmirësisht i kemi me shumicë) në plantacione kanabisi nuk ka asë izëm perëndimore. Referendumi i djeshëm i Anglisë duhet të lexohet si një mësim i madh kombëtarist për shqiptarët. Interesi i tyre është interes primar, prandaj edhe kur Shqiptaria është mirë, edhe Evropa do të jetë më afër. Dhe shqiptaria është mirë kur në familjet tona jemi më mirë, kur pak e nga pak do dalim nga dara e varfërisë (të cilën çdo raport e nxjerr në një nivel edhe më të lartë) e kur shteti na tregon dorën e përkujdesit dhe jo hanxharin e ndëshkimit. Ky lexim sovranist solli edhe votën që tronditi burokracinë e Brukselit, e cila s’po kuptonte se interesat e saj fati e desh të mos ishin edhe interesat e anglezëve, e siç po duken bathët nuk janë të përputhshme fort as me interesat e holandezëve, suedezëve, etj.

Prej këtij leximi sovranist, mund të kuptojmë se asnjë reformë në drejtësi s’mund të jetë në favor të shqiptarëve, nëse ajo do t’i jepte Edi Ramës të drejtën të bëhet edhe kryehetues, edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës i Shqipërisë. Izma që mund t’i jepet një reforme të tillë prej ndonjë burokrati që Brukseli ka sjellë në Tiranë s’është izma e BE-së, e bile edhe në qoftë izma e konfirmuar e burokracisë së BE-së, natyrisht që s’është një leje për të shkallmuar edhe atë pak rrugë që institucionet e shtetit shqiptar kanë kryer në rrugën drejt integrimit në Evropë. Ky lexim i gjendjes në Shqipëri ndihmohet shumë nga guximi që anglezët përçuan përmes ushtrimit të votës së lirë. Në Britaninë e Madhe 60 milionëshe asnjë votë nuk u intimidua, e rrjedhimisht askush s’mund të besojë në Tiranë se grishja për të blerë votat e deputetëve në parlamentin shqiptar është një izëm evropiane. Ky artikulim është thjesht një mjerim i burokratëve që Brukseli ka dërguar në Tiranë dhe një përpjekje për të mos i prerë rrugën babëzisë së kryeministrit për sa më shumë pushtet.

Referendumi i djeshëm i Britanisë së Madhe është jo vetëm një mësim kombëtar, por edhe integrues. Hapësira shqiptare në Ballkan mori një leksion për forcën e votës së gjithsecilit për të kryer reforma, reforma që afrojnë bashkimin mes tyre, por edhe përshpejtojnë rrugën e tyre drejt hapësirave euroatlantike. Çdo reformë, sado evropiane qoftë, buron së pari nga vullneti i shqiptarëve, prandaj, sado paradoksale ngjan, vota e Brexit, është në fakt një votë që reformat e mëdha të shqiptarëve të gëzojnë një konsensus sa më të gjerë e mundësisht të certifikohen me demokracinë e drejtpërdrejtë dhe jo atë përfaqësuese.

Ilir Nikolla

Kategori
Uncategorized

Selam alekum shoku Enver…

Xhafa i shkruan shokut Enver per reformen..(leterkembim nga ferri..)

nga Basmir Çollaku.

Selam alekum shoku Enver…
U bene kohe pa ndenjur, por na mbyti puna. Kjo drejtesia qenka me e bukur se ma ke mesonjur ti.

Qe ta ngas llafin, ta qendisem kete reformen ne drejtesi ne shoku Enver, ashtu siç na ke lene mesimet, nuk kemi lene kusur pa bere, çorap dynjane. Se keta kujtojne qe ka ardhur demokracia ne Shqiperi, dhe ne bijte e tu, sdo ishim, apo jemi ne pushtet.

Ne nuk ikim pa vdekur, ministra, kryeministra, opozitare, ketu do vdesim deri sa te behe,mi 100 vjeç. Keta perrallat me demokraci qe ushqejme popullin, pa prona e biznese i kemi ne vete siç i kemi pasur nga 44 e ketej. Dhe shoku Xhafa mendon se…dhe tani si kryetar i komisionit per kete draftin e reformes per çdrejtesi, sikur te kam per krahu shoku Enver..Edhe ate nenin per ta ndryshuar Kushtetuten, per keto dylberet e futem dhe akush sndihet, çte thone, per do pune jemi ne nje mendje, siç na ke mesuar te gjitheve..Jane do shoqata por do jua hedhim dhe atyre.dhe ia fusin kot ata Gjermanet qe denuan para pak ditesh nje burre 94 vjeçar se kishte qene roje ne kampet e shfarosjes se hebrenjve, disa mijera thone ne ato vite lufte.

Ne kemi zhdukur nga Shqiperia me shume shqiptare se sa kane mbetur brenda saj, mbi 2 milione e gjysem, dhe prape na duan dhe ketu jemi.. Djali i Kristaqit po ben pune te mire, te gjitheve ne te dashurit e tu ideologjike na ka mbajtur prane. Ne fakt e kemi mbajtur ne ate, por keshtu na e do mideja ta themi, per hater te popullit..

Iken nga njehere nga binaret, po prape ia gjejme fillin dhe e kthejme ku duhet. Ashtu siç ti thoje edhe ia ia ka qendisur letra Amerikes dhe Evropes. Te gjithe po i kritikon perdite, duku sherbyer si lider global, ashtu siç te kishim ne ty, fanar e shkuar fanarit.

Tani keta imperialistet kane nisur te thone se ky eshte pak i shkrehur, po ku pyesim ne aman. Le te kete ikur nga fiqiri boll te beje porosite tona. Me veprat e tua, librat e tu, shokete shoqete tua, do ia dalim ta telendisim kete vend edhe shume vite te tjera.

Me ruset i kemi tilluar punet perseri. Kane marre prona e jane futur ne biznese, sigurisht bashgke me ne. Jemi ribere vellezer, se gjaku nuk harrohet, kemi shkembyer shume se bashku, na thoje dikur. Po edhe me vellane e madh kinez i kemi punet mbare e mire. Ja i kemi afruar, madje edhe vellezerit tane kineze po marrin koncensione, nuk kishin dale keto marifete kur ishim bashke ne ate ballkon si ne foto perkrahu, por jane njelloj sikur partia dikur, i kishte te gjitha. Çuni Taqit ka bere leks apo na i kalon ne disa vende, por sna bie ne qafe ne me punet tona.

E kemi tepruar pak me drogen, po çdo kohe ka biznesin e vet. kete ia kemi lene si brigadier Sajes, atij djalit qe beri nje fondacion per Qemalin, shokun tend qe i dhe bilete per parajse. Do e rregullojme dhe ate punen e nipit tend te arrestuar demek per droge, se na u futen keta imperialistet e kapitalistet gjermane, se ne sdo e arrestonim. Po do e lirojme shpejt.

Keshtu shoku udheheqes, keta perendimoret dhe amerikanet na besojne ne. ke pare ti. Madje thone se ne jmei per demokraci t ekulluar. Tani, holle holle edhe ne i kemi sajdisur me erze, qoka, ndere, e dhurata qe trashin shume pune, por ama keta ta dine.. Cte te them. Rri i qete atje ne ferr nga gjendesh. Do te te shkruaj prape. Pres leter nga ti…

Mbetem yti dhe i partise…

Kategori
Uncategorized

Spiuni i kundërzbulimit Sllavo-Maqedon, Kryetar Bashkie.

Kryetari i Bashkisë së Pustecit Edmont Themelko, që drejton prej shumë viotesh këtë bashki që banohet kryesisht nga qytetar shqiptar me kombësi maqedonase gjatë plotësimin të formularit nuk ka deklaruar se është në hetim në Maqedoni nga Prokuroria Speciale që drejtohet nga Katrica Janeva.

Edmond Themelko ka shtetësi të dyfishtë, atë të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe njihet si njeri i besueshëm i partisë VMRO-DPMNE.

Nga Prokuroria Speciale e Maqedonisë ai akuzohet për manipulim të disa zgjedhjeve, ku ka organizuar me letërnjoftime të dyshimta votuesit maqedonas të bashkisë së Pustecit në Shqipëri.

Edmond Themelko akuzohet gjithashtu edhe për karta shëndetësore fallco për votuesit e Pustecit.

Këto akuza juridike të ngritura tashmë prej disa muajve nga Prokurorja Speciale Katica Janeva, në bazë të ligjit të Republikës së Shqipërisë, Edmond Themelko nuk i ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit. Prandaj do të ishte e udhës që KQZ dhe Prokuroria e Republikës së Shqipërisë ta thërrasë Themelkon në hetime për fshehje të fakteve reale.
Sipas banorëve të bashkisë së Pustecit Themelko nuk merret me punët për menaxhimin e bashkisë së Pustecit, por me propagandë të VMRO-DPMNE dhe bizneset që ai ka në Maqedoni.

Disa herë Edmond Themelko është akuzuar nga shtypi opozitar në Maqedoni se bashkëpunon ngushtë me shërbimin e zbulim dhe kundërzbulim në Maqedoni që kontrollohet prej disa vitesh nga partia në pushtet VMRO-DPMNE.
Nga të gjitha këto akuzat që janë ngritur kundër Edmond Themelkos në Maqedoni institucionet shtetërore të Shqipërisë heshtin ose e kanë harruar se ky njeri ka një post të lart shtetëror në Shqipëri dhe duhet të japi llogari për akuzat e lartpërmendura si dhe për fshehje të fakteve në Formularin e Dekriminalizimit.

https://plus.google.com/106518131937434503325/posts/1AKNuQZHqrj

Kategori
Uncategorized

Por tani që Britania u largua çfarë mbetet më Evropën?

ben blushi - brexit

Nga Ben Blushi

Sikur të ndjekim historinë, mund të themi pa frikë se britanikët kanë qenë evropianët më inteligjentë. Ata e kanë kuptuar të parët rrezikun që vjen nga ideologjitë e ngurta. Dhe prandaj gjithmonë kanë lëvizur. Britanikët kanë qenë gjithmonë likuid. Siç iu takon.

Si të krishterë u larguan nga kontrolli i Vatikanit dhe formuan Kishën e tyre. Si demokratë e mbajtën monarkinë, kur gjithë Evropa u bë republikane dhe shfarosi mbretërit në emër të barazisë. Si ishullore, nuk u bënë kurrë fashistë dhe e luftuan atë duke shpëtuar gjithë Evropën. Si antifashistë nuk u bënë kurrë komunistë dhe e përçmuan atë.

Britanikët nuk kanë patur kurrë një ideologji përveç Britanisë. Ata bëjnë gjithçka për të shpëtuar Ishullin. Mbrojtja e Britanisë më çdo kusht ka qenë i vetmi qëllim i një populli që ka besuar se rreziku vinte gjithmonë nga kontinenti. Nga Evropa. Dhe përgjithësisht kanë patur të drejtë. Historia është më ta.

Nëse frikën nga Evropa e kishin zgjidhur në të gjitha mënyrat, më kryq, më armë dhe më para, dje e bënë edhe më vota. Britanikët votuan për ta lënë Evropën.

Si evropian jam i dëshpëruar. Si shqiptar jam i shqetësuar.

Dikush thotë se rrugë tjetër nuk kishin. Ndoshta është më llogjike të thuhet se rrugë tjetër për Europën nuk kishte.

Unë besoj se pas kësaj dite, çështja nuk shtrohet se çfarë Britanie do të kemi, por çfarë Europe do të kemi.

Jam i bindur se, më shumë se Britania e Madhe, ka humbur Evropa. Sot ajo nuk është më e madhe. Ikja e Britanisë së Madhe e ka zvogëluar.

Natyrisht që ka disa arsye për Brexit, por kryesorja është e njohur.

Britania e ka shikuar Evropen si një projekt tregtar dhe jo si një projekt politik siç kanë bërë Franca dhe Gjermania. Ditën që tregtia më Evropën nuk sillte më fitimet e mëparshme, Britania iku. Në histori, Britania ka qenë një ishull i lëvizshëm. Njëlloj anije që sjell mallra dhe merr para ose anasjelltas. Kur mallrat pakësohen dhe për këtë shkak paratë zvogëlohen, anija ikën në brigje të tjera. Ky ka qenë raporti i ishullit më kontinentin dhe i Britanisë më Evropën. Ky ishte argumenti më i fortë i brexiterëve këto ditë: bota ka shumë tregje dhe Evropa është vetëm njëri prej tyre.

Megjithatë nuk është vetëm kaq.

Nëse ka një arsye të madhe për Brexit, Britania dhe interesat e saj tregtare nuk janë të vetmet. Sipas meje arsyeja e dytë e madhe është Gjermania.

Gjermanocentrizmi është kthyer në një shqetësim për të gjithë evropianët që nuk janë gjermanë. Francezët rrëzuan një president përpara katër vitesh sepse menduan se ai ishte kukulla e Merkelit. Kryeministri i parafundit italian mendonte se Gjermania i bëri puç për ta larguar atë nga pushteti. Grekët shkuan në falimentim duke besuar se ishin bankat gjermane ato që i zhytën në krizë.

Në përgjithësi rritja e ndikimit gjerman i ka ftohur evropianët. Evropa nuk është krijuar si një bashkësi, ku njëri është më i madh dhe më i pasur se të tjerët. Ky projekt është ndërtuar mbi bazën e barazisë së të drejtave dhe jo diferencave të pasurisë.

Gjermania e dhjetë viteve të fundit e shkatërroi më ndërgjegje dhe megallomani këtë traditë duke i shkëmbyer të drejtat më para. Kjo është hera e dytë që e bën brenda një shekulli: herën e parë më armë, herën e dytë më para.

Sa herë Gjermania forcohet, Evropa dobësohet dhe dy luftëra botërore si dhe Brexit i djeshëm mjaftojnë për të na bindur se kështu ka qenë dhe kështu do të jetë.

Vërtet gjermanët dhe të gjithë gjermanofilët mburren se punojnë, shpikin dhe shesin më shumë se të tjerët por, siç ndodhi më Britaninë, kjo nuk i pengon të tjerët të ikin nga gjermanët. Ti mund të shesësh, por nëse unë nuk dua të blej, ti nuk shet. Ky është parimi i tregtisë së lirë që gjermanët nuk duan ta njohin. Sipas të gjthë atyre që nuk e shijojnë forcimin e Gjermanisë, euro sot ka vetëm një funksion: të nxisë shitjen e prodhimeve gjermane në Evropë. Kjo është arsyeja që Britania nuk ishte kurrë në euro dhe Zvicra nuk do të jetë asnjëherë në euro. Kjo është arsyeja që besimi tek Evropa është relativizuar absolutisht.

Unë mendoj se pas Brexit nuk qëndronte nevoja e britanikëve për të dobësuar Evropën por nevoja e Gjermanisë për të dobësuar të tjerët. Kancelarja Merkel e ka refuzuar brutalisht kërkesën e David Cameron për të rinegociuar kushtet e anëtarësimit dhe të tregtisë me BE. Kush ishte pasoja e këtij refuzimi: forcimi i atyre që kërkonin Brexit dhe që fituan dje referendumin.

Por tani që Britania u largua çfarë mbetet më Evropën?

Evropa si projekt politik nuk ka mbaruar, por Bashkimi Evropian është pothuajse duke u shpërbërë. Pas britanikëve, do të jenë të shumtë popujt, sidomos në veri të Evropës, që do ta rishikojnë qëndrimin brenda BE. Po ashtu, varfëria dhe borxhet në jug të Evropës, si në Greqi, Itali, Portugali dhe Spanjë, pra në Evropën Mesdhetare, do ngrejë krye. Qeveritë e këtyre vendeve do kenë më pak arsye t’u binden bankave gjermane dhe do kërkojnë kushte më të favorshme tregtie për të garantuar shitjen e mallrave të tyre. Tashme të gjithë kanë në dorë një kërcënim: ose na jepni më shumë ose ikim. Kjo do t’i forcojë opozitat antievropiane kudo në Evropë, duke nisur me Francën e cila pa dyshim do kryesojë frontin antievropian në gjithë kontinentin.

 Po ne çfarë fitojmë nga dobësimi i Evropës?

Në parim asgjë. Ne humbim.

Elitat tona politike dhe financiare do të gëzojnë më shumë autonomi për të kufizuar liritë dhe të drejtat tona civile, për të shtyrë të gjitha reformat e domosdoshme si dhe për të refuzuar kërkesat që vijnë nga Bashkimi Evropian.

Pesha e fjalës që vjen nga BE do jetë më e lehtë dhe tingulli i saj shumë më i dobët. Imagjinoni sa vlerë ka sot kërcënimi i BE: bëni reforma se nuk ju pranojmë në BE.

Një shqiptar cinik, që do doja ta kisha njohur, dikur ka thënë se ditën që Shqipëria do hyjë në Bashkimin Evropian ky nuk do të ekzistojë më. Shakaxhiu i përparimit ka patur të drejtë.

Ne jetojmë me fatalitetin se çdo gjëje të bukur që i afrohemi e shëmtojmë: ishim komunistët më të dhunshëm dhe jemi evropianët më të rraskapitur. Sa më shumë po përpiqemi të afrohemi aq më shumë largohemi dhe ndërkohë që s’ka kohë, vetë Evropa dobësohet.

Kaluan 25 vjet dhe anëtarësimi ynë s’po ndodh.

Shumë shqiptarë do kenë të drejtë t’i bëjnë pyetjen vetes: a ia vlen më të presim? A na duhet më BE? Ata që mendojnë se Evropa nuk vlen më do shtohen. Sidomos në radhët e elitës: politikanë, bankierë, mendimtarë dhe të pasur. Unë i quaja izolatrikë. Izolatrikët janë njerëz që e shijojnë dhe e nxisin izolimin. Izolatrikët do të shtohen. Kështu ka ndodhur gjithnjë. Dhe kështu do të ndodhë. Jemi në një fazë të historisë kur e ardhmja është sakrificë. E shkuara është garanci. E sotmja është fitim. Kjo do të thotë të rrish aty ku je pa lëvizur. Dhe ne aty po rrimë. Prej disa vitesh.

Por siç ka ndodhur gjithmonë në histori, sa herë jemi larguar nga Evropa, këtu kanë fituar otomanët, komunistët, të fortët dhe të paligjshmit. Nëse Evropa është një kopsht zoologjik më rregulla, ne jemi një xhungël e lirë. Këtu kafshët e egra nuk mendojnë se janë të barabarta më kafshët e buta. Në këtë fazë kemi hyre prej disa vitesh dhe vështirë të dalim shpejt. Kjo është koha e artë për të jetuar në xhungël. Liria e atyshme ka shije, hapësirë dhe fitim. Xhunglën e rregullon natyra, kopshtin zoologjik e kufizon njeriu. Në këtë kuptim ne jemi më shumë natyralistë të pjekur se humanistë amatorë.

Prandaj them se, si evropian nuk jam optimist. Si shqiptar jam pesimist. Prej disa kohësh.

E megjithatë kjo që po ndodh nuk është histori. Është një kalim nga një pjesë e historisë në një tjetër. Edhe nëse Bashkimi Evropian për fatin tonë të keq, do të rrezohet, çka nuk e besoj, Evropa do të mbetet.

Liria, demokracia, konkurrenca dhe toleranca do të tronditen, por nuk do të shkëmbehen më parime të tjera. Evropianët mund të ndahen por prapë do mbeten të lirë, çka është monedha kryesore që ofrojnë në shkëmbim. Liria dhe barazia janë monedhat e tyre. Askush nuk ua merr dot. As më luftë as më para.

Prandaj kam shpresë. Edhe pse britanikët dolën nga BE ata do të mbeten evropianë. Edhe pse ne shqiptarët nuk hyjmë dot në BE, ne jemi evropianë. Siç ndodh në xhungël, kafshët janë të prirura të ndjekin diellin.

Dielli i Evropës do të na ngrohë ngadalë, por ne gjithmonë do ta shohim.

Kategori
Uncategorized

Mamatë!!

Ferdinand Veliu

Mamatë!!
Të forta këto mamatë e rilindasve qeveri, po po të forta.Ja dolën të na servirin një gjeneratë të mrekullueshme.Njërës djali i vetëm me një kobure vrau 4 katër,një tjetri arriti ti bënte me pensionin e saj një dasmë që do ta kishin zili edhe sheikët e Arabisë,.Në kala 600 të ftuar mes tyre edhe disa ambasadorë supaxhinj që gdhihen moteleve,Një mami tjetër arriti dhe e çoi me studime në Francë…..eh Franca e shtrënjtë e bukur jetova pak muaj aty si emigrant,flija në një hotel të lirë por që më kushtonte 60% të asaj që fitoja nga puna.S’ishte gjë,u largova.Por vajza e mamit të rilindjes qëndroi….një vit,dy,tre,katër ajo studion,dërgon sms,mami krenohet.Edhe Delina ishte në Francë bashkë me çunin e Anetës.U kënaqën plazheve lakuriq,eksperimentuan metoda,mënyra,ndërsa unë vazhdoja të punoja.Një ditë u kthyem.Unë populli dhe gjenerata e bijve të mamave.Të përkëdhelurit s’ishin më burra ishin kthyer në bura.Mamatë e tyre prapë ja kishin dalë të hiqnin mënjanë qindra milionë euro.Filluan të blejnë pushtete duke ndërtuar me një përsosmëri të habitshme një staturë ku gogoli popull filloi tu besoj.Pas çdo çmëndurie na servirnin mamatë si tutorët kurvat nëpër semafore dhe motele.Kopilët e pabesë dhe të paskrupuj e dinin shumë mirë se ky popull Nënën e ka të shënjtë.I shfrytëzuan dhe po i përdorin mizorisht,madje po ja edukojnë edhe të pjellve të tyre.Unë revoltohem në heshtje,ju kujtoni se me këta dobiçë dhe kurva?Jo dhe jo.Unë revoltohem me ty o popull që lejon këtë shpurë të degjeneruar të tallet pambarimisht.E kanë ngritur në sistem arrogancën,poshtërimin dhe kur ngelen keq nxjerrin përpara mamatë.Ndërtojnë pallate,hapin numra llogarie,i kanë çuar bubuzhelët e tyre tejkanjozë në universitetet më të shtrenjta në botë,ndërsa në anën tjetër,shtohen fëmijë që qajnë nga uria,nga dhuna,nga i ftohti,errësira dhe etja.Po vërtet ju keni ato mamatë o rivdeksa ashtu siç i kanë këta të gjorë në çdo cep të Shqipërisë.Mamatë tuaja janë të zonja po vërtet shumë të zonja sepse mirëqënien tuaj dhe të kopilëve tuaj e kanë ngritur mbi dhëmbjen e qindra mijra nënave që jo në pak raste prej dëshpërimit dhe pamundsisë janë vetflijuar.Kuptojeni këtu ndahet rruga.Ju nuk jeni si populli.Ato që ju kanë bërë janë buçe sepse nënat e vërteta janë ato që përmes sakrificës dhe ndershmërisë luftojnë çdo ditë që fëmijët të jenë të mbrojtur të kenë për të ngrënë të jenë të mbarë dhe të ndershëm.Ti Kryeministër,ministër,Kryetar Bashkie mund të mburresh dhe të shesës mëndje me luksin tënd në botën e mjerimit,por mos harro shpagimin do ta marrësh në mos në këtë botë në atë tjetrën.Mamatë i keni shpërfytyruar aq shumë sa ky popull po shikon tragjikisht se si erdhët deri këtu.Tragjeditë e panumërta njerëzore që prodhuat dhe po prodhoni çdo ditë janë akuza dhe dënimi më i i keq për ju.Kopshti parajsës që keni ngritur për vete dhe gjeneratën tuaj një ditë do bëhet sarkofagu juaj.

Kategori
Uncategorized

Fatmir Mediu sulmon: “Në emër të popullit u vranë ata që ishin armiqtë e partisë” .

fatmir-mediu

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, ka kritikuar qeverinë dhe kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhaga për reformën duke e krahasuar me parullën e njohur të diktaturës së proletariatit “në emër të popullit”

“Për 45 vjet kemi folur në emër të popullit, – tha Mediu. –  Në emër të popullit dilnin turmat dhe thërrisnin “Tradhtarët në litar!”

Po në emër të popullit morët pronat.

Po në emër të popullit i shpallët pronarët, kulakë.

Po në emër të popullit i morët pronat në 1991!

Nuk është çështje populli. Populli kërkon një reformë, një pushtet që i shërben për të drejtën e tij, po kë pushtet doni ju atë? Atë që dhunoi atë  gruan që u dhunua në Vlorë se po mbronte pronën e vet?! Kjo është marria e interesave të veçanta korruptive!

Kjo është drejtësia juaj që të përcaktoni me dorë kush është gjyqtar dhe prokuror, për të mbledhur këshillat e lagjeve.

Në emër të popullit janë burgosur 29 mijë gra e burra, u internuan 59 mijë dhe u pushkatuan dhjetra klerikë në emër të popullit. Le të mësojë njëhërë deputetë popull këtu si është ky draft

E sa për atë që thotë Majko nëse jemi me amerikanët apo me Evropën, ne e kemi provuar se jemi me ata po nuk ecim symbyllur,  na erdhi një draft që ta votojmë pa e leëxuar. Nuk jemi këtu për të ngritur vetëm dorën, kukulla të pavlera, se ndryshimet kushtetuse kërkojnë konsesus politik edhe sikur të kishit 2/3, prapë ju duhet konsesus se ndryshime janë për tërë kohën.”

“Drejtësia”, Topalli: S’mund ta bëjnë ndërkombëtarët, por shqiptarët, ndryshe nuk e votoj kurrë!

jozefina-topalli

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli deklaroi sot në Kuvend se nuk do të pranojë dhe nuk do të votojë kurrë që reforma në drejtësi dhe procese të tjera të rëndësishme kushtetuese të bëhen nga ndërkombëtarët.

Topalli theksoi se ndërkombëtarët duhet që të asistojnë dhe të japin ndihmën e tyre, por jo që ndryshime kushtetuese të bëhen prej tyre, por nga klasa politike shqiptare. Ish-kryeparlamentarja kritikoi edhe deputetë të mazhorancës, por pa përmendur emra, të cilët janë shprehur se do votojnë çdo propozim të ndërkombëtarëve edhe pa e lexuar fare fillimisht draftin.

Sipas deputetes demokrate, nëse ndodh që të tilla procese të rëndësishme të bëhen nga ndërkombëtarët, atëherë klasa politike shqiptarë ka “kapitulluar” dhe të gjithë duhet të largohen.

“KLGJ, KLP, GJK, kush e di se çfarë janë këto? Kjo është reforma. A duan shqiptarët këtë apo duan mos të ketë korrupsion. Kush i ka propozuar ato anëtarët e Gjykatës Kushtetuese? Me kë talleni? Kujtoni se shqiptarët nuk i dinë? A kemi ne një sistem meritokracie? Pse shitet cdo vend pune, pse shitet vendi në administratë? Sepse çdo gjë bëhet me të njohur, me para.

Problemi më i madh është se Shqipëria është bërë Lazarat në çdo cep, në çdo qoshe, ka vetëm drogë. Ku do e çojmë këtë vend? Të turpërojmë të gjithë shqiptarët, t’i vrasim ata me njëri-tjetrin? Po do ndërrohen qeveritë, do ndërrohen politikat fiskale. Droga është luftë, droga është mafie, prandaj nuk besoj te reforma në drejtësi. Sepse shtet ligjor me mafie që bën politikë nuk ka.

Unë mbështes atë që tha ish-Kryeministri Berisha, nuk do të votoj kurrë që në Kushtetutë të ketë një nen që të shkruhet se procese të ndryshme të bëhen nga ndërkombëtarë. Këtë proces nuk mund ta bëjnë ndërkombëtarët para shqiptarëve. Nëse e bëjnë ndërkombëtarët do të thotë që sistemi politik ka rënë. Nëse sistemi politik ka rënë, atëherë të ikim të gjithë në sekondë. Nuk bie kurrë dakord me ato kolegë që thonë ma kanë sjellë këtu dhe unë e votoj pa e parë. Bashkë me të huajt po, vetëm të huajt kurrë!”, u shpreh ish-kryetarja e Parlamentit.

 

Kategori
Uncategorized

Rusi që sfidoi Kim Jong-un.

Bloggeri rus Alexander Belenkiy udhëtoi 300 milje përgjatë kufirit Kinë – Kore e Veriut, duke rrezikuar dhe vetë jetën e tij,  për të fotografuar realitetin e hidhur të jetës brenda shtetit diktatorial te Kim Jong-ut. Ai e përshkruan këtë udhëtim si një nga eksperiencat më të vështira që ka kaluar por mjaft të vlefshëm.

Në çdo moment Belenkiy ka rrezikuar të kapej nga rojet e regjimit si spiun, ose madje më keq të vritej, por ai e ka cuar deri në fund mision duke siguruar imazhe unike.  Në një pamje të parë ndërtesat  afër kufirit, të rregulluara dhe të lyera me ngjyra të forta, të japin përshtypjen për standarte të pranueshme të jetës, por kjo është vetëm një fasadë e bukur që Kim Jong do tu tregojë syve të kinezëve kureshtarë, për të fshehur realisht mjerimin e njerzve të thjeshtë në Kore.  Ndërtesa të vjetra dhe të rrënuara, rrugë plot baltë, njerëz kokëulur që detyrohen të lajnë rrobat e tyre në ujrat e një lumi të ndotur, tym dhe smog, fëmijë që punojnë si punëtorë në orar shkolle, janë këto disa nga pamjet që blogeri rus ka arritur të sigurojë.

Show town: This stunningly decorated residential complex, with huge colourful murals depicting North Korean heroism, was built to show off, and a childrens' playground takes pride of place in front of the main building, bottom left 

False impression: The brightly painted houses closer to the border give the impression of a well maintained and almost affluent nationIcons: Even the railway stations in the secretive Communist nation carry ostentatious portraits of leaders current and past, and the bright colours are only reserved for those buildings that can be seen from the border 

 

Bleak: Houses further away from the border clearly show signs of disrepair but are ruthlessly uniform in a sign of the straitjacket by which the secretive society is bound 

So poor: The 'spy', who travelled 300 miles along the border to capture incredible images of the secretive state, saw 'comrades' forced to do their laundry in a dirty river 

Teaching: These schoolchildren were observed helping to build a block during a physical education lesson in a chilling sign of how everyone in North Korea must work 

Filthy: A factory belches out noxious fumes into the houses of this small village clinging to the side of hill by the border with China 

Small: The pictures give a glimpse into the rural dwellings of ordinary people in North Korea, who are not normally seen because visits are carefully supervised 

Russian support? Railway engines from Putin's Russia are seen returning from North Korea in an image that suggests the former Soviet state may be aiding the regime in some ways 

360al.

 

 

 

 

Kategori
Uncategorized

Edukimi në “udhën e ujqërve”

albano1

Nga Dr. Albano Zhapaj

————————————————————————————————————————

Nuk është ndonjë gjetje e madhe, sot, të thuash se arsimi shqiptar, në këto tre vitet e fundit, e ka shkelur, kaluar dhe tejkaluar vizën e kuqe, dhe është kthyer në mall fitimprurës për klane të caktuara pushtetarësh dhe privatësh të lidhur me pushtetin.

Edukimi i grupmoshave parashkollore, ai i çerdheve dhe i kopshteve, ka qenë gjithmonë i konsideruar si i “shenjtë” si nga procesi, ashtu edhe nga përmbajtja, aq sa gjithë shoqëria ka mbetur e shokuar nga pamjet e dhunës së ushtruar mbi vogëlushin tre vjeçar, dhe gjithkush është revoltuar, duke sharë e mallkuar dhunuesen, në të gjitha format dhe mënyrat. Për të qenë korrekt dhunuesja nuk ishte një edukatore, por ato edukatore që ishin, zëre se nuk ishin.

Pëfundimisht mund të jemi të gjithë dakord, se vija e kuqe e edukimit të fëmijëve u shkel, dhe analiza që duhet të bëjmë, është se deri ku fenomeni është i shtrirë në sistem, pasi nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, po dalin raste të tjerë nga prindër fëmijësh të dhunuar. Ky është tregues i qartë se në këtë vend, mbas shkatërrimit të arsimit të mesëm dhe atij të lartë, edhe edukimi parashkollor ka marrë “udhën e ujqërve”, siç e thotë populli në fjalën e urtë.

Ç`është edukimi?

Edukimi nuk është thjesht arsimim, pasi ai lidhet ngushtë me ato aktivitete, që në periudha të ndryshme historike të ndikuar nga kultura të ndryshme, kanë për qëllim rritjen, zhvillimin dhe transmetimin e njohurive dhe aftësive mendore, sociale dhe sjelljen e njeriut.

Fjala “Edukim” vjen nga folja latine “Educere”  që e shqipëruar do ishte “të nxjerrësh jashtë”, ose të “sjellësh në dritë” atë që është brenda një njeriu, pra aftësitë e tij, talentin, dhuntitë që mund të ketë, apo ato cilësi të tjera që përveç se sociale, mund të jenë edhe individuale.

Ndërkohë që edukatori është personi i formuar dhe përgjegjës, që shoqëron fëmijën në këtë proces, përgjatë gjithë fazës së nevojshme të përgjegjësisë së tij. Është thelbësore dhe duhet theksuar se edukatori përveç armatosjes me dije, duhet patjetër të jetë i armatosur me përgjegjshmëri, me  dashuri të vërtetë për profesionin dhe fëmijët, dhe me vëmendje personale për secilin prej fëmijëve, për të krijuar një ambient që favorizon rrijten e shëndetshme të fëmijëve, edukimin dhe socializmin e tyre mes njëri tjetrit, në pritje për të kaluar në fazat më të larta të edukimit dhe arsimimit, e më vonë për tu bërë pjesëtarë të denjë e të vlefshëm për shoqërinë.

Edukimi në këtë këndvështrim, me sa u pa në videon e emisionit “Stop”, ka dështuar, është kthyer në arsimim, biznes fitimprurës, duke u mbështetur vetëm në përmbylljen e detyrimeve institucionale përkundrejt fazave e proceseve moshore e ligjore të parashikuara nga ligji.

Kush mund të quhet edukator?

Misioni i edukatorit është sa i rëndësishëm aq edhe delikat. Janë edukatorët, ata të cilët hedhin bazat mbi formimin e fëmijës, njeriut, pjesëtarit të ardhshëm të shoqërisë sonë demokratike. Për këto arsye edukatorët, sot më shumë se kurrë, duhet të bëhen përgjegjës të procesit edukativ, pasi efektet e nesërme jo të kënaqshme, mund të rezultojnë rrjedhojë e një procesi edukativ jo efikas të sotëm.

Çdo fëmijë ka mënyrën dhe format e tij mendore, organizuese dhe konceptuese të të njohurit të realitetit. Për këtë arsye edukatori duhet të jetë një njeri i mirëshkolluar dhe të jetë në gjendje të njohë mirë fëmijët dhe psikologjinë e tyre moshore, me të përbashkëtat dhe të veçantat e tyre,  të jetë në gjendje organizojë dijen, procesin edukativ dhe komunikimin “edukator-fëmijë”.

Komunikimin me fëmijët, edukatori duhet ta kuptojë dhe zhvillojë, jo thjesht si transmetim të dijes nga vetë edukatori tek fëmija, por duhet ta zhvillojë e kuptojë si komunikim të dyanshëm me fëmijën, si bashkëbisedim, aktivizim dhe pjesëmarrje të fëmijës në procesin edukativ e parashkollor. Askush nuk mund të improvizohet edukator, në qoftë se nuk është i pajisur me dijet e nevojshme, të certifikuara, të shkencës së pedagogjisë, pasi pedagogjia është ajo që pregatit formimin e edukatorit, si person njerëzor në tërësi, por edhe në zemër, shpirt dhe vullnet, dhe jo vetëm intelekt. Pedagogjia është ajo që mëson se si edukatori të respektojë aftësinë e fëmijëve në nivele të ndryshme të zhvillimit të tyre, ku i tërë procesi zhvillohet në një ambient edukativ të një vëmendjeje, respekti dhe besimi të veçantë, në të cilin të gjithë mund të përballojë ndershmërisht angazhimin shpesh të lodhshëm, atë të të qenit njerëz për të tjerët.

Edukatori nuk mund të ndalet kurrsesi vetëm mbi fëmijën që ja dorëzojnë tek dera e kopshtit, por duhet të njohë edhe situatën familjare të fëmijëve që ai ka nën përgjegjësinë e tij, në mënyrë që të gjejë mënyra trajtimi pedagogjike të përshtatshme për fëmijën. Edukatori duhet të jetë një njeri i durueshëm dhe të dijë t`i kalojë disa  gabime të fëmijës, kur mendon se ekzistojnë këto gabime, dhe të shtyjë për më vonë një qortim të mundshëm, deri në momentin psikologjikisht më të përshtatshëm . Të jetë më i gatshëm në lëvdatat se sa në sharjet, dhe nëse duhet të qortojë ta bëjë pa ashpërsi. E gjitha kjo do të favorizohet nga një klimë miqësore e ushqyer nga këshilla modeste.

Kush e ka të drejtën të ketë një institucion edukativ?

Një godinë kopshti, jo gjithmonë mund të jetë një ambient edukativ, ashtu si një godinë shkollë apo universiteti nuk mund të jetë gjithmonë një ambient arsimor apo akademik.

Situata ekonomike e sociale që po kalon Shqipëria, këtu e 25 vjet, ka bërë që shumë familje, ta përqëndrojnë vëmendjen e tyre tek sigurimi i bazave të nevojshme ekonomike të familjes, dhe në shumë raste i`a besojnë fëmijët e tyre, institucioneve arsimore private, ndonjëherë më tepër për faktin se aty brenda i kanë më të sigurtë, se sa për faktin se janë apo nuk janë institucione cilësore nga ana edukative. Shumë institucione arsimore private në procesin e marketingut të tyre, faktin që kanë ambiente komode dhe rregulla të rrepta në mbikëqyrjen e fëmijëve, e reklamojnë si ambient edukativ, ndërkohë që edukimi dhe edukatorët, janë shumë larg këtij koncepti.

Institucionet arsimore private, e kanë kuptuar mirë këtë situatë të familjeve shqiptare, dhe si çels të tyre të komunikimit social, kanë sigurinë dhe komoditetin që ofrojnë. Askush dhe asnjëherë ska dëgjuar ndonjë reklamë të ndonjë kopshti apo institucioni arsimor privat, ku të prononcohet emri i ndonjë edukatoreje apo mësueseje më përvojë, me profesionalistet dhe integritet të njohur social. Marketingu përqëndrohet kryesisht tek ambientet e bukura dhe komode, pozicioni strategjik i institucionit, tranporti i garantuar për fëmijët, si dhe çmimet konkurruese në treg.

Ideali i një institucioni edukativ duhet të jetë një vend ku besohet në njerëzit, ku fëmija respektohet e për fëmijën përkujdesen; ku dhuntitë dhe aftësitë krijuese të fëmijës, pamvarëssht diversitetit të aftësive që mund të kenë, të jenë të njohura e të çmuara; ku secili fëmijë trajtohet me drejtësi dhe paanësi; ku ndihma dhe sakrificat e edukatorit në favor të fukarenjve, të braktisurve e të disfavorizuarve nga pikëpamja edukative janë gjë normale; ku secili nga fëmijët gjen ftesën, nxitjen dhe mbështetjen për të cilën ka nevojë për të arritur në një vetërealizim të të shkëlqyerit; ku fëmijët mësojnë e punojmë së bashku me entuziazëm. Ato institucione që nuk i përmbushin këto kritere, duhet të ndihmohen, orientohen, monitorohen, por edhe të mbyllen në rast se meritojnë të mbyllen. Dhënia e licencave të hapjes së kopshteve duhet të kalojë nëpërmjet një procesi të rreptë verifikimi procedurash, programesh dhe përmbajtjesh, dhe jo të mbetet vetëm në rang verifikimi strukturor e fizik të godinës.

Institucionet edukative sidomos ato private, të monitorohen rreptësisht për sa i përket personalit të kualifikuar nga ana pedagogjike dhe arsimore. Askush që nuk është i certifikuar pedagogjikisht nuk duhet të merret apo të ketë kontakt me fëmijët.

Edukimi ka marrë “udhën e ujërve” dhe familjet, komuniteti, media, apo dhe shoqëria civile, të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre, dhe të jenë pjesë e monitorimit dhe e denoncimit të çdo rasti abuziv dhe jo edukativ, dhe jo tja lënë në dorë vetëm ekzekutivit të arsimit dhe strukturave të tij burokratike, të cilët për monitorim, shpesh herë, dërgojë njerëzit e gabuar, jo specialistë të fushës, por “specialistë” të rektuar ndërmjet militantëve që duartrokasin në oborret e selive të partive në pushtet, që monitorimin dhe inspektimin e institucioneve problematike e shikojnë si mundësinë e radhës për përfitim personal.

Kategori
Uncategorized

Kur ‘amerikani’ takoi ‘komunistin e fundit’. 25 vjet nga vizita historike e Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker në Tiranë.

bej 1

“Në emër të Presidentit Bush dhe popullit amerikan, unë kam ardhur këtu sot për t’iu thënë: Liria punon. Të paktën tashmë ju jeni të lirë të mendoni. Të paktën ju tashmë jeni të lirë të flisni ashtu si e mendoni. Të paktën ju jeni të lirë të zgjidhni liderat tuaj. Të paktën ju jeni të lirë të luftoni sipas mënyrës tuaj. Mirëserdhët qytetarë të lirë të Shqipërisë, në liri”- është kjo pjesa më domethënësë e një fjalimi drithëruar që 25 vjet më parë, ish sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker, mbajti në 22 Qershor 1991 në Sheshin Skënderbej.

I pari zyrtar i lartë i SHBA-ve që prekte tokën shqiptare në të gjithë historinë e kësaj toke e që nuk do të ishte i fundit. Në një Shqipëri kaotike, të sapodalë nga një regjim gjakatar, absurd dhe shkatërrimtar për fatet e popullit të vet, SHBA-të dërguan 25 vjet më parë numrin 2 të tyre për ti thënë shqiptarëve se ju nuk jeni vetëm.

Xhejms Bejker ndoshta ishte vula përfundimtare se fatet popullit tonë do të ecnin që atëhere e tutje vetëm në drejtim të lirisë, dhe sot 25 vite më pas ne jemi dëshmitar për këtë. Sot është kështu, liria është e padiskutueshme pavarësisht kostove që ajo bart në vetvete. Sot 25 vjet më pas ne mund ta kuptojmë më qartë nocion gjeo-politik që përdoret shpesh “SHBA-të janë miku më i shtrenjtë i shqiptarëve”.

Sot 25 vjet më pas, ne jemi “jetimët” e Europës ndoshta më të përkëdhelur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e Sekretarit Amerikan Xhejms Bejker, për këdo që e mban mend ka qenë një nga ngjarja më drithëruese që kombi shqiptar ka përjetuar, për mënyrën sesi ajo vizitë e shënoi rrugëtimin e historisë së kësaj toke në këto 25 vite.

Ka qenë gazetari i njohur Elez Biberaj i cili asokohe e shoqëronte sekreatin Bejker, i cili ka sjellë edhe njëherë në vëmendje këtë ngjarje historike, edhe si një nga dëshmitarët më të afërt të asaj dite.

bej 4

bej 3bej 2

SHPËRNDAJE NË:
Kategori
Uncategorized

Stanislav Petrov, historia e heroit të harruar që shpëtoi botën nga apokalipsi bërthamor.

Stanislav Petrov, historia e heroit të harruar që shpëtoi botën nga apokalipsi bërthamor

Është njeriu që ka shpëtuar botën, por nuk jeton aspak si i tillë. Ai jeton në një pallat parafabrikat të stilit Hrushovian dhe po shkon për të mbushur një bombol gazi. Kur i thonë se ai është heroi i globit marrin këtë përgjigje: “Joo! Çfarë kam bërë unë? Asgjë të veçantë, thjesht kam bërë punën time”. Pastaj përsërit atë që ka thënë në fillimin e viteve 1990, kur u publikua për herë të parë historia e tij: “Isha njeriu i duhur në vendin e duhur”.

Por duke lënë mënjanë modestinë e tij, planeti i duhet t’i ndihet borxhli kolonelit sovjetik, Stanislav Petrov, i cili nuk ishte një ushtarak i zakontë.

Ai ishte një analist, i cili atë natë u gjet rastësisht duke bërë rojen e turnit. Një tjetër ushtarak, thjesht do kishte kontrolluar sinjalet që i vinin (gjë që ai e bëri) dhe do ishte mjaftuar duke zbatuar vetëm protokollin, duke informuar eprorët e tij me mesazhin: “Po vijnë raketat termonukleare amerikane. Do të godasin territorin e Bashkimit Sovjetik brenda 25-30 minutave”.

Por në këtë moment, ai reagoi ndryshe. Petrov nuk besonte se SHBA-ja do të godiste me të vërtetë. “Dhe po ta kishin bërë, nuk do na hidhnin vetëm disa raketa”. Mendoi se mos bëhej fjalë për një avari në sistem, kështu që nuk raportoi asgjë dhe shpëtoi planetin.

Nata për të cilën po flasim është ajo e 26 shtatorit 1983 dhe për të qenë të saktë ora 00:15. 25 ditë më parë, më 1 shtator, një avion sovjetik kishte rrëzuar një “jumbo jet” korean me 269 persona në bord, i cili ishte hyrë në hapësirën ajrore të BS-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Jurij Andropov, ndodhej përkohësisht në spital dhe në ato momente ai që kontrollonte radarët ishte Petrov, i cili raportoi se një avion spiun amerikan kishte dhunuar hapësirën ajrore e nënës Rusi.

Gjeneralët dhe politikanët zbatuan rregulloren. Në pak minuta, majori Genadij Osipoviç, i cili po shoqëronte avionin civil me Sukhoin e tij, merr urdhërin për ta rrëzuar. “Nuk i thashë bazës se bëhej fjalë për një ‘Boeing’, sepse askush nuk ma kërkoi”, u justifikua atëherë piloti.

Ishin minuta tensioni dhe alarmi se raketat amerikane ishin drejtuar nga Moska erdhi shumë shpejtë. Dhe ndaj një sulmi amerikan, përgjigja e Moskës do të ishte me një tjetër sulm që do të shkaktonte reprezalje dhe që për globin do të ishte fundi.

Petrov ishte në qendrën e kontrollit “Serpukhov-15”, pranë Moskës kur erdhi sinjali që të gjithë kishin frikë: “U ndez një dritë e kuqe, sinjal që ishin nisur raketa. Të gjithë u drejtuan drejt meje, duke pritur urdhrin. Unë isha totalisht i paralizuar. Nisëm të kontrollojmë operativitetin e sistemit. Pak minuta më vonë u ndez një tjetër dritë, më pas një tjetër dhe nuk kishte asnjë dyshim. Sistemi thoshte se po niseshin raketa njëra pas tjetrës nga e njëjta bazë. Një komunikim i yni do të kishte ngritur në këmbë vendin për maksimumi 12 minuta dhe pastaj do të kishte qenë tepër vonë”, tregon Petrov.

Ai thotë se ishte i sigurt që sinjalizimi ishte i rremë. “Unë isha një analist dhe e dija që bëhej fjalë për një gabim, por këtë e thosha me intuitë. Kështu që raportova se bëhej fjalë për një defekt në sistem. Ato 15 minuta ishin më të gjatat e jetës time. Po sikur të kisha gabuar? Asnjë raketë nuk e goditi Bashkimin Sovjetik”, thotë Petrov, i cili mendonte se do të shpërblehej, por pas kësaj historie atij nuk i dhanë as gradën e kolonelit.

Petrov ka marrë mirënjohje nga jashtë Rusisë, por kurrë në atdheun e tij. Dhe sot e kësaj dite që është 76 vjeç, vazhdon ende të bëjë jetën e tij të thjeshtë në pallatin “Fryasino”. Askush nuk kujtohet për njeriun që shpëtoi botën… /360 grade

Kategori
Uncategorized

Ndryshimet që sjell reforma në drejtësi

Nga Exit.al

Dy qëllimet kryesore të reformës në drejtësi janë rritja e pavarësisë të sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni e paaftësia.

Reforma e propozuar është shumë e thellë dhe prek, pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Për të krijuar një ide të përmasave të saj, më poshtë janë disa të dhëna rreth shtrirjes së reformës:

Ndryshimet prekin, pa asnjë përjashtim, çdo kategori dhe çdo nivel të institucioneve të sistemit të drejtësisë—sistemin e prokurorisë; sistemin e gjyqësorit; dhe institucionet e tjera që sigurojnë mbarëvajtjen e sistemit, përfshi Presidentin dhe Kuvendin.

Nga 26 nene të Kushtetutës që i përkasin sistemit të drejtësisë, reforma ndryshon 21 prej tyre—mbeten pa ndryshuar vetëm pesë nene që kanë të bëjnë me elementë dytësorë.
Neneve të Kushtetutës në lidhje me sistemin e drejtësisë u shtohen të paktën 23 pika të reja.
Shkrihen tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe krijohen të paktën 13 institucione të reja.
Zbatimi i reformës, perveç ndryshimeve kushtetues, do të kërkojë ndryshimin apo hartimin edhe rreth 50 ligjeve të tjera dhe dhjetra akteve nënligjore.

Përveç ndryshimit rrënjësor të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë, reforma parashikon një sërë masash kalimtare, të cilat kanë për synim pastrimin e sistemit aktual nga individë të korruptuar dhe të paaftë. Këto masa janë përfshirë në një aneks të veçantë të draftit të reformës, nën titullin Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në këtë artikull të parë, të një serie prej tre artikujsh shpjegues mbi reformën, ne po sqarojmë në mënyrë të përmbledhur ndryshimet kryesore institucionale që propozon reforma. Masat për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe luftimin e korrupsionit do t’i shpjegojmë në një artikull të dytë, ndërsa disa komente tona rreth reformës do t’i përfshijmë në një artikull të veçantë.

1. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED)
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë, do të ushtrojë rolin kryesor në emërimet në sistemin e drejtësisë,

Përgjegjësitë kryesore të KED do të jenë:

Vlerësimi i përmbushjes së kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale nga kandidatët për emërimet në gjithë sistemin e drejtësisë.
Për të gjitha emërimet që bëhen nga Kuvendi, KED bën renditjen e kandidaturave të cilat do të votohen për të zgjedhur me tre të pestat e anëtarëve (84 deputetë) kandidaturën që do të emërohet. Kur Kuvendi nuk e arrin shumicën, atëhere kandidatura e renditur e para prej KED konsiderohet e emëruar.
Kjo formulë zbatohet, ndër të tjera, për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pesë anëtarëve jogjyqtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, dhe pesë anëtarëve joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KED do të behet si më poshtë:

KED do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar, nga 1 janari më 31 dhjetor të vitit përkatës.
Anëtarët përzgjidhen, çdo vit, me short, sipas këtij përfaqësimi: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e gjykatave të apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative.
Anëtarët mund të shërbejnë për më shumë se një mandat, nëse ju bie shorti më shumë se një herë.

2. Gjykata Kushtetuese (GJK)
Anëtarët e GJK-së, aktualisht, zgjidhen me propozim të Presidentit dhe miratim me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi (71 deputetë).

Anëtarët e GJK-së do të zgjidhen si më poshtë:

3 anëtarë do të emërohen nga Gjykata e Lartë; 3 anëtarë do të emërohen nga Presidenti; dhe 3 anëtarë nga Kuvendi.
Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi duhet të përzgjidhen vetëm nga lista e kandidatëve të hartuar dhe renditur për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Gjyqtarët e emëruar nga Kuvendi do të zgjidhen me tre të pestat e Kuvendit. Nëse në votimin e parë në Kuvend nuk arrin të sigurohet kjo shumicë, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Shkarkimi i anëtarëve të GJK-së, aktualisht, bëhet nga Kuvendi me dy të tretat e anëtarëve të tij (94 deputetë).

Shkarkimi i anëtarëve të GJK-së do të bëhet me vendim të vetë Gjykatës Kushtetuese.

3. Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD)
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të shkrihet. Në vend të tij do të krijohen dy institucione—Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (shih më poshtë)—të cilët do të kenë përbërje dhe përgjegjësi të ndryshuara nga ato të KLD-së.

Për referencë, funksionet më të rëndësishme të KLD-së aktuale janë:

KLD propozon emërimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë dhe apelit në vend, të cilët pastaj emërohen me dekret të Presidentit.
KLD përbëhet nga 15 anëtarë që e ushtrojnë mandatin për pesë vjet. Anëtarë të KLD-së janë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë të votave, dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve që zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare (shoqata e gjithë gjyqtarëve të vendit).

4. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ)
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë—së bashku me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ai do të zëvendësojë KLD-në aktuale.

KLGJ do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor.

Përgjegjësitë kryesore të KLGJ-së do të jenë:

KLGJ emëron gjyqtarët e të gjitha niveleve, me përjashtim të atyre të Gjykatës Kushtetuese (shpjeguar më sipër);
Në rastin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, emërimi duhet të dekretohet nga Presidenti, i cili mund ta refuzojë vetëm një herë, për arsye ligjore. KLGJ ka të drejtë ta emërojë kandidatin, edhe pas refuzimit të Presidentit, me votimin e shumicës së anëtarëve të tij.

KLGJ vendos për masat disiplinore, përfshi shkarkimin, e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, përjashto anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Përbërja dhe përzgjedhja e KLGJ-së do të jetë si më poshtë:

KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare; 5 anëtarë janë nga jashtë sistemit (dmth nuk janë gjyqtarë) dhe zgjidhen sipas këtij përfaqësimi:

1 anëtar nga rradhët e avokatëve; 1 anëtar nga rradhët e noterëve; 1 anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë; 1 anëtar nga rradhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës; dhe 1 anëtar nga shoqëria civile.

Pesë anëtarët nga jashtë sistemit zgjidhen nga Kuvendi dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sipas kësaj procedure:

Për një vend anëtari, propozuesi përkatës i dërgon tre kandidatura Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). KED i verifikon veçant tre kandidaturat e secilit propozues, në bazë të kritereve ligjore, profesionale dhe morale dhe i rendit ato nga më i miri tek më i dobti.

Tre propozimet për secilin vend bosh i dërgohen Kuvendit, i cili zgjedh me votim të veçanë brenda treshes anëtarin përkatës të KLGJ-së me shumicë tre të pestat e deputetëve (84 vota).
Nëse Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestat, e gjithë procedura përsëritet mbi bazën e tre propozimeve të reja nga propozuesi përkatës.
Në rast se edhe votimin i dytë nuk nxjerr fitues, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur i pari në dy renditjet e KED-it.

5. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP)
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë. Së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, ai do të zëvendësojë KLD-në.

KLP do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin e prokurorisë.

Të gjitha përgjegjësitë, përbërja dhe përzgjedhja e anëtarëve të KLP-së janë identike me ato të KLGJ-së, përshtatur për sistemin e prokurorisë.

6. Gjykata e Lartë

Reforma ndryshon vetëm mënyrën e zgjedhjes dhe shkarkimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë.

Zgjedhja e anëtarëve të GJL-së, aktualisht, bëhet me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi, me shumicë të thjeshtë votash.

Zgjedhja e anëtarëve të GJL-së do të do të bëhet me propozimin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe me miratim formal nga Presidenti. Presidenti ka të drejtë të mos pranojë propozimin e KLGJ-së vetëm një herë dhe vetëm për arsye të përmbushjes së kritereve ligjore, por edhe në këtë rast KLGJ, me votën e shumicës së anëtarëve të tij, e detyron Presidentin ta dekretojë propozimin e tij.

Shkarkimi i anëtarëve të GJL-së bëhet nga Kuvendi, me votimin e dy të tretave të anëtarëve të tij (94 deputetë).

Shkarkimi i anëtarëve të GJL-së do të bëhet me vendim të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

7. Prokurori i Përgjithshëm (PP)

Prokurori i Përgjithshëm (PP) aktualisht shërben për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi.

Prokurori i Përgjithshëm do të shërbejë për një mandat 7 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Zgjedhja e PP-së, aktualisht, bëhet me propozim të Presidentit dhe miratim nga Kuvendi me shumicë të thjeshtë votash (71 deputetë).

Zgjedhja e PP-së do të bëhet si më poshtë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje publike për paraqitjen e interesit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Nga kandidaturat e vetëparaqitura, KLP përzgjedh tre më të mirat, të cilët i rendit nga më i miri tek më i dobti.

Tre kandidaturat i dërgohen Kuvendit, i cili duhet të zgjedhë mes tyre Prokurorin e përgjithshëm me votimin e tre të pestave të anëtarëve të tij.
Nëse asnjë nga kandidaturat nuk arrin dot të marrë tre të pestat e votave të anëtarëve të Kuvendit, kandidatura e renditur e para nga KLP konsiderohet e emëruar.
Prokurori i Përgjithshëm, aktualisht, shkarkohet nga Presidenti me propozimin e shumicës së Kuvendit (71 deputetëve).

Prokurori i Përgjithshëm do të shkarkohet nga Tribunali Disiplinor i Drejtësisë.

8. Gjykatat e posacme të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Reforma urdhëron krijimin e dy gjykatave të posaçme—gjykatën e posaçme të shkallës së parë dhe të apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Funksionarët e lartë që do të jenë objekti i saj janë: Presidentin dhe ish presidentët; Kryetarin dhe ish Kryetarët e Kuvendit; Kryeministrin dhe ish Kryeministrat; deputetët e Kuvendit; ministrat; ministrat që kanë shërbyer gjatë dy mandateve të fundit; Prokurorin e Përgjithshëm; Inspektorin e Lartë të Drejtësisë; kryetarët e bashkive; zëvendësministrat; anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë; anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të pushojnë së ekzistuari pasi funksionet e tyre do të merren nga gjykatat e mësipërme.

9. Prokuroria e Posaçme

Reforma urdhëron krijimin e dy institucioneve të reja të hetimit dhe prokurorisë: Prokurorinë e Posaçme për ndjekjen penale, dhe njësinë e posaçme për hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë.

Të dy institucionet janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe krijohen me ligj. Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet pranë gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Njësia e posaçme hetimore raporton vetëm tek Prokuroria e Posaçme.

Prokurorët e prokurorisë së posaçme shërbejnë për një mandat 9 vjeçar. Ata emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zgjidhet për një mandat 3 vjeçar, pa të drejtë riemërimi, me votën e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

10. Inspektori i Lartë i Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë.

Përgjegjësia kryesore e ILD-së është verifikimi i ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm; hetimi i shkeljeve të tyre; dhe fillimi i procedurave disiplinore ndaj tyre.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës, gjithashtu, për inspektimin institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë.

Përzgjedhja e ILD-së do të bëhet si më poshtë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai gëzon statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.
Për zgjedhjen e ILD-së, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përgatit një listë me kandidatura, të cilat ai i rendit nga më e mira tek më e dobta, dhe ja dërgon për votim Kuvendit.
ILD zgjidhet nga kjo listë me votimin e tre të pestave të anëtarëve të Kuvendit.

Në rast se Kuvendi nuk arrin shumicën prej tre të pestave për asnjë prej kandidatëve, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i emëruar.

11. Tribunali Disiplinor i Drejtësisë (TDD)

Tribunali Disiplinor i Drejtësisë është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë. TDD shërben për gjykimin e ankesave në lidhje me masat disiplinore ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ankimet kundër vendimeve të Tribunalit shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

Tribunali përbëhet nga nëntë anëtarë: Kryetari i Gjykatës së Lartë; 1 gjyqtar i Gjykatës së Lartë, i zgjedhur me short; 1 gjyqtar nga gjykatat administrative, i zgjedhur me short; 2 gjyqtarë nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 2 prokurorë nga gjykatat e apelit, të zgjedhur me short; 1 gjyqtar nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me short; 1 prokuror nga gjykatat e shkallës së parë, i zgjedhur me short.

Kategori
Uncategorized

Historiani grek trondit Athinën: Sollëm grekët nga Anadolli dhe dënuam çamët

 

“Sollëm grekët nga Anadolli dhe dënuam çamët”. Kështu u shpreh për “CNN”-in grek më 12 qershor, Konstandinos Tsitselikis, eksperti i pakicave etnike dhe profesor i historisë ballkanike, sllavëve dhe të lindjes në Universitetin e Maqedonisë në Selanik.
“Gjërat janë tensionuar tej mase pas viteve 1925-1926, kur qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Venizelos sekuestroi pronat e çamëve pa i kompensuar. Kështu, shpërtheu vala e dhunës midis grekëve (të ardhur nga Anadolli) dhe çamëve. Pika kulmore arrin, kur një pjesë e çamëve bashkëpunuan me italianët dhe gjermanët. Është artificiale ideja se të gjithë çamët ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve, pasi pati një pjesë u rreshtuan në luftën antifashiste me ELAS mbi 500 çamë. Në vitet 1943-1944 forcat e EDES të udhëhequr nga Napoleon Zerva dëbuan me forcë për në Shqipëri rreth 20.000-25.000 çamë. Nga ky dëbim i dhunshëm u vranë rreth 3.000 njerëz, pjesa tjetër arriti të shpëtojë duke ikur në Shqipëri.
Kjo është padyshim përvoja më dramatike për çamët dhe pasardhësit e tyre, sepse ata humbën pronat e tyre dhe nënshtetësinë greke. EDES e udhëhequr nga Zerva nuk ishte ushtri shtetërore greke, por ata kryen krime lufte.
Greqia nuk duhet ta fshehë këtë temë nën rrogoz. Pala greke duhet të ulet dhe të diskutojë politikisht këtë temë për t’u mbyllur. Ajo po e vendos këtë temë nën rrogoz, kur ajo duhet ta hapë për të diskutuar se çfarë ka ndodhur atë periudhë. Për fat të keq kanë ndodhur ato që ndodhën. Dakord, por që atëherë kanë kaluar tre breza. Kjo është më tepër një çështje e të drejtës morale për të njohur atë që ka ndodhur më parë.”, tha Tsitselikis. / Nacionalalbania.al.
Grekët:
Ja propaganda e gënjeshtërt shqiptare për “çështjen Çame”

“Me sloganin ‘Nga Epiri Shqiptar në Prevezë’, çamët bashkëpunuan me Gjermaninë dhe Italinë fashiste në vitin 1942, duke krijuar njësi të armatosura kundër popullsisë greke”. Kështu e nis një shkrim të saj gazeta “Protothema” pas rikthimit të “çështjes çame” në vëmendjen e diplomacisë shqiptare, gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias në Tiranë.
“Çamët ishin një grup etnik shqiptarësh myslimanë, që në fillim të shekullit XX u vendosën në rajonin e Thesprotisë dhe specifikisht në Igumenicë, Margariti, Paramithi dhe Filiates. Propaganda shqiptare e quan këtë rajon, Çamëri. Emri Çam, vjen nga Thiamis, siç njihej në antikitet lumi Kalamas. Çamët e sotëm janë pasardhës të të krishterëve të islamizuar në Epir nga Perandoria Osmane në shekullin XVII. Edhe pse me firmosjen e Traktatit të Lozanës (1923) me Turqinë, ku çamët myslimanë u konsideruan bashkëpunëtorë me okupatorin, ata nuk u larguan nga qeveria diktatoriale e Theodoros Pangalosit dhe mbetën në Thesproti. Por siç rezultoi më vonë, çamët myslimanë u përdorën nga regjimi fashist për qëllime propagandistike, ndonjëherë edhe në udhëheqjen e sulmeve të përgjakshme në kufirin greko-shqiptar, në mënyrë që të justifikonin agresionin ndaj vendit tonë në tetor 1940. Në fakt, 3 nga 14 batalionet shqiptare që morën pjesë në operacion së bashku me italianët, përbëheshin nga çamë”, shkruan autori i shkrimit, Panajotis Savidhis.

“Gjatë pushtimit gjerman, çamët bashkëpunuan me forcat pushtuese kundër autoriteteve greke. Në vitin 1942, slogani “Nga Epiri Shqiptar në Prevezë” i lëvizjes KSILIA (Sistemi administrativo-politik shqiptar), me 14 batalione, objektivin kryesor kishin të shfarosnin popullsinë greke në rajonin e Thesprotisë. Kreu i KSILIA-s, ishte Nuri Dino Bej, dhëndri i kryeministrit shqiptar, Shefqet Verlaci. ‘Dedikimi im dhe në më shumë se 40 vite shërbime për Italinë ishte t’iu informoj juve për atë që po ndodh së fundmi në Çamëri, Greqi dhe jugun e Shqipërisë’, shkruan Dino në një letër dërguar Benito Musolinit në shkurt 1943 dhe që gjendet sot në arkivën italiane dhe është një dëshmi e parefuzueshme e rolit të çamëve kundër popullsisë greke”, vijon më tej shkrimi i Protothemës.

Profesori i Universitetit Pedagogjik, Athanasios Ioanina Gotovos, i cili është një studiues i arkivave gjermane, nxjerr dokumente në dritë, të cilat dëshmojnë se ekzekutimet e civilëve grekë në Paramithi, janë bërë sipas një liste të hartuar emrash nga udhëheqja çame në rajon. Në gusht 1944, njësitë e armatosura çame vuajtën shumë nga grupet e rezistencës kombëtare të Napoleon Zervës (EDES). Qindra çamë, të vetëdijshëm për pasojat e masakrës së tyre ndaj popullsisë greke, u larguan drejt Shqipërisë, duke marrë me vete edhe familjet e tyre. 18 mijë çamë llogaritet të jenë larguar në fund të vitit 1944.

Në vendimet e mëvonshme të gjykatave greke, për t’u hequr atyre nënshtetësinë, u vendos gjithashtu edhe shpronësimi i tyre, duke ua kaluar tokën banorëve vendës. Në vitin 1945, Gjykata Speciale e Janinës dënoi në mungesë me vdekje 1.930 çamë kolaboracionistë dhe përgjegjës për krime lufte.
“Këto 25 vitet e fundit, ‘çështja çame’ është shndërruar në një parametër e irredentizmit shqiptar’, i cili i ka intensifikuar përpjekjet për ta sjellë në qendër të vëmendjes prej vitit 2000, pas krijimit të shtetit të Kosovës. Për arsye shkëputjeje të vëmendjes nga e drejta e grekëve të ‘Epirit të Veriut’, por edhe për qëllime elektorale, dy partitë më të mëdha në pushtet në Shqipëri, e ngrenë shpesh pyetjen se kur do iu rikthehen pronat çamëve, madje përmendin edhe rikthimin e pasardhësve të tyre në Greqi. Por pozicioni i palëkundur i Athinës zyrtare, ndaj kërkesave shqiptare, ka qenë i prerë dhe se nuk mund të ketë dialog me kriminelët e luftës që janë dënuar nga gjykatat”, e mbyll shkrimin e saj e përditshmja greke. / 360 grade

Kategori
Uncategorized

FRANC KAFKA, KOLAZH PERKTHIMESH LETRARE

FRANC KAFKA, KOLAZH PERKTHIMESH LETRARE

N i s j a.

Urdhërova të më sillej nga stalla kali im. Shërbëtori nuk i kuptoi urdhërat e mia. Prandaj unë shkova vetë në stallë, e mbreha kalin tim dhe i hypa. Nga larg dëgjova burinë; pyeta shërbëtorin se c’kuptim kishte kjo. Ai nuk dinte asgjë dhe nuk kishte dëgjuar asgjë. Në prag, ai më ndali dhe më pyeti: “Ku po shkon im zot ?” “Nuk e di”, thashë “ thjesht jashtë këtij vendi, jashtë këtij vendi. Vetëm po të iki jashtë këtij vendi mund të arrij qëllimin tim” “Domethënë, e ditkeni qëllimin tuaj?” më pyeti “Po” ju përgjigja “Sapo jua thashë. Jashtë këtij vendi— ky është qëllimi im.

Pekini dhe perandori.

Ne se nga nje paraqitje e tille e fakteve, ndonje do te arrinte ne perfundimin se ne fakt, ne s’kemi perandor, ai nuk do te ishte larg nga e verteta. Herepashere, duhet te perserisim: Nuk ekziston, ndoshta, popull me besnik ndaj Perandorit, sesa populli yne jugor, e megjithate Perandori s’ka ndonje perfitim nga besnikeria jone. Vertet qe dragoni i shenjte qendron mbi shtyllen e vogel ne ane te fshatit tone, dhe qe nga fillesa e kujteses njerezore ai e ka drejtuar frymen e tij te zjarrte ne drejtim te Pekinit ne shenje nderimi- por vete Pekini eshte shume me i huaj per banoret e fshatit tone, sesa per boten. A mund te quhet fshat nje vend ku shtepite ngjiten pas njera tjetres, dhe mbulojne te gjithe fushen deri ne nje distance me te larget se c’mund te shihet nga kodrat tona, dhe njerezit mbushin hapesirat ndermjet tyre dite e nate? E konsiderojme me te veshtire pershkrimin e nje qyteti te tille, sesa te besojme se Pekini dhe Perandori jane nje send i vetem, te themi nje re qe udheton paqesisht nen diell gjate epokash.

Dhe perfundimi i ketyre opinioneve eshte nje jete teresisht e lire , pa sforcime. Megithate, ne asnje menyre s’mund te quhet imorale; gjate udhetimeve te mija, veshtire te kem gjetur moral aq te paster sa ne vendlindje. Prapseprape, nje jete qe nuk i nenshtrohet asnje ligji bashkekohor, dhe qe i bindet veç shtysave dhe paralajmerimeve qe na vijne nga kohe te shkuara…

Ky qendrim natyrisht nuk eshte i virtutshem. Me e çuditshme akoma, pikerisht kjo dobesi duket se eshte nje nga faktoret me te medhenj te unitetit per popullin tone; vertet, po qe se guxojme te perdorim kete shprehje, ajo perben vete truallin mbi te cilin banojme. Ne se ne do ta konsideronim kete si defekt themeltar, atehere do te minonim jo vetem ndergjegjet tona, por c’eshte me e keqja, kembet tona.

Muri i madh(i gjatë,kinezçe) dhe kulla e babelit

Se pari, duhet thene se ne ato dite, punet u kryen vec pak me pak se sa ndertimi i Kulles se Babelit, megjithese persa i perket miratimit hyjnor, te pakten sipas llogaritjes njerezore, kishin mjaft ndryshim nga kjo pune. Kete e them sepse gjate diteve te para te ndertimit, nje intelektual shkroi nje liber, ne te cilin ai e beri krahasimin ne menyren me perfundimtare. Ne kete liber, ai u perpoq te provoje se Kulla e Babelit nuk e arriti qellimin e vet, jo per shkak te arsyeve te mirenjohura universale, por sepse mes ketyre arsyeve te njohura, me e rendesishmja e te gjithave nuk mund te gjendej. Provat e tij nuk vinin vetem nga dokumente te shkruara dhe raporte; ai pretendonte te kishte bere hetime ne vendngjarje, dhe te kishte zbuluar se kulla deshtoi, apo ishte e destinuar te deshtonte, per shkak te dobesise se themeleve te saj. Por, ne kete drejtim, koha jone ishte shume superiore ne krahasim me kohen e lashte. Pothuajse cdo i arsimuar ne kohen tone eshte murator profesionist, madje i pagabueshem persa i perket hedhjes se themeleve. Megjithate, kjo nuk ishte ajo qe kishte qellim te provonte i arsimuari yne; sepse ai kembengulte se vetem Muri i Madh mund te siguronte, per here te pare ne historine e njerezimit, nje themel te sigurte per nje Kulle Babeli te re. Prandaj, se pari muri, e pastaj kulla. Libri i tij gjendej ne dore te gjithkujt ne ate kohe, por une e pranoj se edhe sot une s’e kam plotesisht te qarte se si e konceptoi ai kete kulle. Si te ishte e mundur qe muri, qe s’formonte dot as rreth te plote, por vetem nje cerek apo nje gjysem rrethi, te mund te perballonte themelin e nje kulle? Prandaj, kjo duhej te kuptohej vetem ne sens shpirteror. Por atehere pse duhej te ndertohej konkretisht muri, qe ishte, ne fund te fundit, dicka reale, rezultat i punes se nje jete te tere te sa e sa njerezve? Dhe pse atehere, na ishin neper libra planet, pak a shume te turbullta, kjo duhet pranuar, per kullen, dhe propozimet e hollesishme per mobilizimin e energjive te njerezve per punen e re madheshtore?

Ne ate kohe, kokat e njerezve kishin mjaft ide te cmendura- ky liber qe permendem eshte vetem nje shembull- ndoshta vetem sepse aq shume njerez po perpiqeshin te bashkonin forcat me te gjitha mundesite, per te arritur nje qellim te vetem. Natyra njerezore, thelbesisht e ndryshueshme, e paqendrueshme si pluhuri, nuk duron asnje kufizim; kur lidhet, ajo fillon te nduke lidhjet me terbim, deri sa te coptoje gjithshka, murin, prangat lidhese, madje dhe vetveten.

Greva e urisë.

Njerëzit më të pangopur janë ca asketë, të cilët bëjnë greva urie në të gjithë sferat e jetës, duke menduar se në këtë mënyrë menjëherë do të arrijnë:

1) të dëgjojnë një zë të thotë:mjaft agjëruat,tani hani si të gjithë të tjerët, se të gjithë do të mendojnë se akoma po agjëroni

2) të dëgjojnë të njëjtin zë në të njëjtën kohë të thotë:aq gjatë agjëruat nga e keqja, sa që tani e tutje do të agjëroni me gëzim, agjërimi do të jetë më i shijshëm dhe më ngopës se ushqimi(ndërkohë, në fakt, sidoqoftë, ju edhe do të hani)

3) të dëgjojnë të njëjtin zë në të njëjtën kohë të thotë:E pushtuat botën, po ju çliroj prej saj, si edhe nga e ngrëna dhe nga agjërimi( ndërkohë, sidoqoftë, ju edhe do të hani, edhe do të agjëroni).

Veç kësaj, dëgjohet dhe një zë tjetër, që ju flet gjatë gjithë kohës:megjithëse nuk agjëroni plotësisht, ju e keni vullnetin e mirë për ta bërë këtë, dhe kjo mjafton.

Mbrritja ime.

Unë dhashë urdhra që kali im të më sillej nga stalla.Shërbëtori nuk më kuptoi. Unë vetë shkova në stallë, e mbreha kalin tim dhe i hypa.Nga larg dëgjova burinë; e pyeta atë ç’kuptim kishte kjo.Ai nuk dinte asgjë dhe nuk kishte dëgjuar asgjë.Tek pragu, ai më ndali dhe më pyeti:”Ku po shkon me kalë im zot ?” “Unë nuk e di”, thashë,”veç larg prej këtej, larg prej këtej. Gjithnjë larg prej këtej, vetëm kështu mund të arrij mbrritjen time.” “Pra ju e ditkeni mbrritjen tuaj?” pyeti ai.”Po” u përgjegja”nuk jua thashë? Larg-Prej-Këtej, kjo është mbrritja ime.””Ju nuk po merrni nozullime”, tha ai.”S’kam nevojë” thashë unë”rruga është aq e gjatë sa që do të vdes urie po qe se nuk gjej diçka gjatë saj.Kurrfarë nozullimesh s’mund të më shpëtojnë. Sepse për fat, ky është vërtet një udhëtim vigan.”

Perktheu, renditi dhe titulloi kolazhin:Lluka Qafoku.

Kategori
Uncategorized

“Rama është sëmurë në mënyrë të pashërueshme”

Nga Andi Bushati


Të gjithë ata që kanë përqeshtur, ironizuar dhe tallur Sali Berishën që përveçse kryeministër donte ti shfaqej shqiptarëve si rekordmen noti, alpinist lartësish, apo thjeshtë si një djalosh i paplakshëm, tani kanë një motiv më shumë për të vënë duart në kokë. Përsëri kanë një delirant mbi krye.
Sigurisht të një lloji tjetër, por më narciz dhe më të sëmurë.
Dje Edi Rama me anë të këshilltarëve të tij, arriti të infiltrojë një lajm në Top Channel sikur ishte ai që e kishte dizenjuar fanelën e personalizuar të kombëtares së futbollit, me shqiponjën mbi gjoks.

Gjatë tërë ditës, dje dhe sot, këshilltarët e tij për media kanë lobuar për botimin e këtij lajmi në portale

Por, ndoshta i pakënaqur, me efektin mediatik, Rama ka vendosur të dalë vetë me zë dhe me figurë, për të shpallur se është ai piktori i bluzës së suksesit

Natyrisht, ka shumë pak gjasa që kjo histori të jetë e vërtetë.
Burimet tona thonë se studioja dizenjatore i ka paraqitur tre variante kompanisë sportive Macron dhe anëtarët e komitetit të FShF-së kanë vendosur, për variantin më të mirë, atë që futbollistët e kuq mbajnë të veshur në Euro 2016. Pra gjithçka është bërë sipas rregullave, me garë dhe me vendim kolegjial të të gjithëve. Dy modelet e tjera të propozuara, as nuk e kishin të përfshirë shqiponjën e stilizuar, të cilën sipas kryeministrit tonë e ka vendosur ai.
Natyrisht këtu nuk përjashtohet fakti që presidenti Duka, ashtu sikurse ka konsultuar, njerëz të njohur, gazetarë, personalitete nga biznesi dhe sporti, ti’a ketë treguar modelet edhe kryeministrit.
Por konsultimin nga dizenjimi e ndan një hendek i madh.
Por le të marrim të kundërtën.
Le të imagjinojmë për një moment sikur kjo fabul e gatuar në zyrat e kryeministrisë të qe e vërtetë.
A do të qe normale?
A nuk do të qe për të shkulur flokët që ky njeri që është votuar për të luftuar krimin, për të reduktuar varfërinë, për të bërë drejtësi, për të sjellë investime të huaja dhe për të prodhuar rritje ekonomike, ta shpenzojë kohën duke vizatuar ndryshimet mbi kryeministri, duke caktuar se ku vendoset kërpudha, markiza, reja, se ku duhet ngritur bunkeri, tani të na shitej edhe si stilisti i bluzës së kombëtares?
Po ka edhe më?
Edhe nëse do ta kishte bërë këtë, a nuk përbën publikimi i këtij fakti, një vanitet të pamatë, një narcizizëm ekstrem, një mani protagonizmi të denjë për psikologë?
Ky është vërtet një rast që duhet studiuar.

Pasi ai nuk ngërthen vetëm sëmundjen e pashërueshme të Ramës për të qenë në qendër të vëmendjes.

Në këtë rast, kjo patologji është e ndërthurur fort me një kalkulim të menduar politik.
Sepse ky piktor që i është kthyer artit pas të 50-ave, duke hapur ekspozita vetëm pasi u bë kryeministër, po e përdor delirin e tij për të krijuar një alter ego të reme.

Ai po kërkon ti imponojë shqipëtarëve dhe të huajve profilin e arrtistit, njeriut që e mbushi kryeqytetin me vepra të autorëve modernë kontemporanë, njeriun që madje i vuri aftësitë e tij krijuese edhe në shërbim të suksesit më të madh të shqiptarëve këto kohë: arritjeve të kombëtares së futbollit.
Këtë profil të sëmurë, delirant e prandaj dhe të remë ai po kërkon ta mbivendosë mbi portretin e tij të vërtetë, atë të njeriut të lidhur me kriminelët që futi në politikë, atë të xhepistit që prodhon tendera pa garë, atë të shtetarit që shpërndan koncesione për miqtë dhe klientët, atë të kryeministrit që do të mbahet mend jo për punët por vetëm për fjalimet që mbajti këto katër vite.

Pikërisht për këtë i duhej edhe fabula e shpikur e stilistit të fanelës së kombëtares. Një fabul që na tregon se sa larg ka shkuar deliri i tij. Një fabul që na bën të qajmë dhe të qeshim, kur kujtojmë se Rilindja na shërbeu vetëm për të ndryshuar një plak që pasi vriste shkonte të notonte, me një narciz që pasi vjedh shkon të vizatojë

Kategori
Uncategorized

Sot është dita e Shën Shqiptarit: St. Albani, 22 qershori.

Screenshot_1

Shën Shqiptari ((Lat. Villa Sancti Albani or Villa Albani) është një qytet në Herdforfshirin jugor , Angli, nja 35 km në veri të qendrës së Londrës; një sipërfaqe e madhe e urbanizuar që quhet Qyteti dhe Komuna e Shën Albanit.

Shën Shqiptari , zyrtarisht i ka dy emra , si Verulamian dhe Albanian . Shën Albani i quajtur lbani ishte vendbanim para romak i quajtur në anglishten e vjetër Verlamion ose Verulam , emër ky nga fisi Catuvellauni.

Me pushtimi romak bëhet qyteti i dytë i rrugës Romake, Watling (Albanum egregium fecunda Britannia profert. (“Lo! fruitful Britain vaunts great Alban’s name.”) (“Carmina”, VII, iii, 155).) Festa e tij ,sot e gjithmonë festohet që nga fillimi në të gjithë Anglinë. Tregimi mbi Shën Albanin fillon që nga koha e fillimit të besimit të Krishter në Britani Thuhet se ishte qytetar Romako -Brit i shekullit të III-të , i cili në qytetin Verulamium e përhapi krishterimin , një fe deri në atë kohë e ndaluar dhe dënuar nga Romaket Ishte pra Shën Albani që guxoi të bënë hapat e parë të krishterimit. Ishte i pa-emërtuar dhe më vonë e quajtën Amphibalus .

Sipas literaturës së shënuar më poshtë ; autoriteteve të kohës iu deshtë shumë kohë për ta gjetur e burgosur. Shen Albani u zu dhe u soll para magjistratit të qytetit. Ai refuzoi të përkulet para zotërve dhe perëndive Romake , dhe para se t`i pritej koha ai tha: : “I am called Alban and I worship and adore the true and living God, who created all things “ “Unë quhem Alban , e adhuroj të drejtën dhe zotin që i krijoi te gjitha gjërat” Albani , thuhet se është varrosur në varrezat romake, qe tani janë në jug të Katedrales se sotme> Kishat e para ishin të thjeshta , ishin mbi varrin e Albanit e më vonë Shën Albanit që e filluan vazhdimësinë e krishterimit në Britaninë e Madhe, pra që 1700 vite.

Kategori
Uncategorized

Letra prekëse e prokurores amerikane për Spartak Ngjelën.

Shkreli ngjela

Zoti Sparkat Ngjela si jeni?

A shtyhet ndopak tani që ika unë apo fare? Meqë ju kenë qenë i interesuar se çfarë bëra unë në Tiranë po të dërgoj gjithë interierarin e 5 ditëve të përmbledhur shkurtimisht.

Në fakt në Shqipëri erdha se e kishte marrë malli shumë gjyshen dhe u bë pothuajse 1 muaj që më merrte çdo ditë në telefon. Por qëlloi që ndodhën dhe nja dy trajnime dhe mendova një rrugë e dy punë.

Ditën e parë shkova tek shtëpia e gjyshes se kishte gjithë ditën që po bënte një gatim suprizë për mua. Se di nëse më ndikoi për keq klima dhe mbeta pothuajse gjithë kohës në tualet. Vinte gjyshja e më pyeste çdo gjysëm ore tek dera e banjës: Suzana gjallë je moj?

Ditën e dytë vajtëm të bënim pazar me gjyshen paradite, ndërsa pasdite kemi shkuar tek teta Zyrihaja për vizitë sepse gjyshja tha që ajo di të shikojë filxhan, por nuk më gjeti asgjë ç’është e drejta.

U kthyhem nga Zyrihaja dhe gjyshja më futi në supermarket dhe më bleu kos frutash, pastaj pritëm për darkë ca kushërinj të e gjyshes që ishin nga shtresa e lartë e popullsisë.

Shkoi si shkoi dhe ajo ditë dhe të nesërmen kisha takim zyrtar të rëndësishmëm dhe nuk e dija ça modeli të bëja flokët. I mora një mendje gjyshes dhe gjyshja më tha t’i lë flokët dhe të marr bukë me vete.

“Në ato konferenca moj e zezë vetëm ujë pa gaz të nxjerrin për të pirë”, – më tha gjyshja. Mu fut frika pale sa e fshikshme do ishte situata.

Vajta përsëri tek supermarketi dhe mora ca banane që t’i kisha për vete dhe për Fatmirin, më pas hipa në taksi-taksi.

Taksixhiu më pyeti se nga isha. Pastaj filloi të shajë qeverinë. Më vonë u shpreh se nuk ka si koha e Enverit pasi tani janë të gjithë pa punë ndërsa në atë kohë po të rrinte qoftë edhe një njeri në kafe quhej parazit.

Unë i shpjegova që nuk po dilja për kafe.

Ai ma ktheu: Po pse qenke pispillosur atëherë?

I thashë që do takoja Fatmir Xhafën.

Mbaroi dhe takimi i asaj dite duke i dhënë fund dhe konferencave të mia zyrtare por më duhet të pranoj se kam takuar në kafe, në taksi dhe në supermarket disa persona të rëndësishëm dhe kemi diskutuar plot detaje të reformës.

Gjatë kafes zakonisht kam porositur kapuçino me bustinë dhe me sheqer diabetik, se më bën alergji sheqeri normal.
Ditën e katërt ika nga tezja e gjyshes ndërsa ditën e pestë nga xhaxhi i gjyshes.

Ditën e gjashtë u nisa për SHBA, pasi e putha gjyshen tek gusha.

Siç dhe vetë e shikoni z.Ngjela, aktiviteti im në Tiranë këto 5 ditë ka qenë tepër i ngjeshur dhe ju jeni i vetmi që keni kuptuar rëndësinë e vizitës time në kuadër të reformës në drejtësi.

Para se të shkruaja këtë letër, i hodha dhe një sy Facebook-ut tuaj dhe kuptova se jemi të dyja shumë të ngjashme sa i takon mënyrës së pozimit në foto.

Një tjetër tipar ky që përforcon betejën e përbashkët për të reformuar drejtësinë shqiptare.

Të puth Sparkat.

Me respekt Suzana.

Kategori
Uncategorized

…pa formë është Edi Rama!…

RAMAMAMAMA

Shikojani fytyrën!…

Ka marrë formën e një njeriu që e ka shkëputur kontaktin me realitetin.

E një njeriu që beson se ajo çka vizaton kuturu tek studio e tij sekrete afër Kryegjyshatës Bektashiane në Shkozë (ndërsa mban veshur një përparëse bojatisur nga bojërat e një pikture që përfundimisht as atij vetë nuk i thotë asgjë), vlen! Në daljen më hapsaq (term tifozerie për lojtarët që gabojnë gjuajten) në media, ai, Edi Rama bëri atë që ndoshta nuk e kishtë bërë deri më sot.

Mori në intervistë veten. Të gjithë ata që e kanë lexuar dhe e kanë ndjekur selfie-intervistën që Rama ia çoi sot Baton Haxhiut të Klan Kosovës, kanë vënë re të paktën dy gjëra (gjithmonë nëse i kanë hequr syzet me ngjyra politike). Sëpari një njeri që është kapluar përfundimisht nga mania e protagonizmit, deri në patologji, dhe sëdyti një kryeministër qesharak.

Të një fëmijë të parritur dhe të pamësuar me dështime, të një fëmijë që ndoshta edhe është rrahur nga edukatroja e kopështit se thyente pjatat, por që dhuna si atëhere edhe tani është e pajustifikueshme të kuptohemi. Të një të riu që qante sa herë shkonte në stërvitje dhe dikush ia kishte zënë gozhdën ku varte rrobat, por që ngushëllimin e vetëm e gjente tek i njëjti shok i pafuqishëm si ai, e që ishte Ilir Beqja. Të një intelektuali i cili ditën që vuri këmbën në politikë, pushoi se darkuari me intelektualë si ai, dhe nisi të shoqërohej me të fortë që dikur edhe ia grisnin bluzën (në një rrëfim të tij Izet Haxhia që sot Rama e ka po aq aset mediatik të shtrenjtë sa Meron, tregonte sesi në vitet 95 e kishte hasur dikur pedagogun e arteve në rrugë, e kishte kapur për bluze dhe ia kishte shqyer atë, ndërsa më pas e kishte përzënë me shumë gjasë duket e dërguar në atë “vend”).

Sot Edi Rama ka shfaqur një tjetër fytyrë jo krejt të panjohur, por  të treguar ashiqare si asnjëherë para shqiptarëve që nuk po arrijnë ta mbledhin veten nga skandalet që prodhon nga mëngjesi në darkë kjo qeveri me veprimet dhe mosveprimet e veta. Sot Edi Rama realisht ka dalë keq fare si një gënjeshtar i pashoq, që nuk ka turp po fare që edhe “rrejë” ditën për diell edhe për të paimagjinushmen.

Në tentativën për ti atribuuar vetes ideatorin e imazhit të bluzës që veshin kuqezinjtë në Euro 2016,  Rama po tenton në një tentativë të dëshpëruar të skalavaret tek ato bluza, fiks si francezët që ia shqyen katër fanella helvetëve. Një zot e di se përse kishte nevojë Edi Rama ta nxirrte kokën edhe si stilist bluzash kombëtareje, megjithëse një ide e ka gjithëkush. Në një kohë të errët skandalesh, në një finish qeverisës 3 vjeçar që prodhoi vetëm regres ekonomik dhe tkurrje investimesh për shqiptarët, dhe miliona euro për Vilma&Co që mban Rama rreth vetes, piktori ka ende një shpresë se mund ta zbukurojë këtë tablo të errët duke hedhur aty ca bojë të kuqje e të zezë.

Në tentativën për t’u fshehur si përherë në në strehën e fundit që ofron nacionalizmi, Rama u kap pas bluzës së kombëtares që bëri historinë, me shpresën se diçka do të tepronte edhe për të. Pak lavdi, pak histori edhe për mua, o mik, o vlla!…

Por, as Armando Duka, as Pik. Creative (kompania që realisht ka ideuar bluzat e kombëtares, ide që kërkon të grabisë Rama), as Loriku me shokë e askush tjetër nuk ka ndërmend t’ia falë atij për asnjë arsye. Madje as Bekim Balaj i cili në kohën që një grup kuqezinjsh ulërsin rreth një celulari “Edi, Edi, Edi…” nuk duroi dot, por aty për aty ngriti dy gishtat lart.

Në absurdin e tij të vanitetit të një shtetari pa busull por në hall, sot Edi Rama është fiks si poezia e Ismail Kadaresë “Pa formë është qielli”.

Pa formë është qielli, si tru idioti,
mërzitshëm trotuaret shiu i qull
Një kalimtar, një ombrellë, gjëmon moti
një biçikletë kthesën merr me vrull …………..

Pa formë është qielli, si një mendim idioti.

 

Kategori
Uncategorized

Dhuna ndaj një fëmije dhe Morali nga Ku……t.

delina-533x400

Në kuadrin e fajit që është i gjithëkujt, por jo i institucioneve shtetërore për skandalet që kanë mbuluar vendin, është rreshtuar edhe Delina Fico.

Ajo është pak nga të gjitha, por që në fakt nuk bën asgjë. Ajo është aktiviste e të drejtave të njeriut (kështu pretendon të paktën), është ish e dashura e Edi Ramës dikur, dhe bashkëshortja e ministrit Blendi Çuçi aktualisht, por nuk do të flasim për këtë.

Ajo ka reaguar sëfundi për atë që ngjau me skandalin e dhunimit të fëmijës në kopshtin privat “DIREN”, por për të fajin nuk e asnjë institucion shtetëror, por fajin e kanë shqiptarët që janë të tmerruar me horrorin që kanë parë një ditë më parë.

Duke marrë shkas nga një qytetar që shkruan në rrjetet sociale “Më fal, bir që të rrita në këtë vend”, për gruan e ministrit nuk ka vend për kaq pesimizëm pasi sipas saj ka edhe më keq.

Ky është reagimi i saj:

“Më fal, bir, që të rrita në këtë vend” , shkruante njëri. Vërtet???? Po c’është more kjo urrejtje ndaj Shqipërisë? Pse e gjithë bota do të jetojë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, SHBA dhe Kanada – se përveç këtyre tri hapësirave, të gjitha vendet e botës kanë të njëjtat probleme që ka Shqipëria, së paku, pas vitit 1997, madje edhe mëkeq.

A duhet ta bej një listë? A ta nis nga Lindja e Mesme apo Afrika e Veriut? Nga Serbia apo Greqia (kjo e fundit është edhe në BE)? Të protestosh ndaj padrejtësive, të kërkosh llogari nga qeveria dhe politikanet në përgjithësi, të luftosh për ta përmbysur qeverinë përmes votës, të kërkosh më shumë nga jeta dhe shteti, janë te gjitha ne rregull, por s’ka perse qe çdo hall qe vëmë re, te na shtyje te themi se këto halle janë vetëm ne Shqipëri e duhet te varim te gjithë nje gur ne qafe dhe te mbytemi ose te emigrojme ne BE, SHBA, ose Kanada. Po sikur te themi me shume: C’mund te bej une qe Shqiperia e fëmijëve tanë te jete me e mire se kjo qe jetojme ne? U turren te gjithe kunder Anjezes e mire bene, por rasti i saj eshte tipikisht rasti i paaftësisë se çdonjërit nga ne per te marre pergjegjesi personale: Kur ishte gazetare, denonconte te keqen qe benin te tjeret. Kur kishte vete pergjegjesi ne dore per edukimin e femijeve, i zhdepte ne dru. “Beni si them une, por mos beni si bej une” – kjo eshte ajo qe praktikojme shpesh ne shqiptaret, nga me i madhi deri tek me i vogli. Kur te mos e jetojme me jeten dhe angazhimin tone qytetar ne kete menyre, behet me e mire Shqiperia. Duke share tere diten te tjeret e Shqiperine, behet vetem nje vrime e madhe ne uje. Dhe villet vrer qe nuk i ben mire askujt, as atij qe e vjell. Shqiperia nuk eshte e politikaneve. Shqiperia eshte e jona dhe e atyre me te mireve prej nesh qe nuk vjellin vrer tere diten, por punojne, prodhojne, krijojne, ndihmojne te tjeret, nuk bejne ndertime e biznese pa leje, dhe i duan plote gjera te mira qe ka ky vend”

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i oficerit: Si përgjonim pa leje.

Një nga 5 oficerët e trajnuar nga policia italiane me përgjuesin e paligjshëm ka treguar detaje të reja që konfirmojnë se kjo pajisje u përdor për përgjime dhe aksione policore.
Agjenti i policisë ka treguar para hetuesve rastin kur së bashku me dy ekspertët italianë dhe të shoqëruar nga përgjegjësi i IT-së, Ention Xhelilaj kanë zbarkuar në Seman të Fierit për hetime operative, sipas “Abc News”. Ai ka thënë se në atë zonë kishte dyshime se persona ende të paidentifikuar trafikonin lëndë narkotike me avionë të vegjël. Për të identifikuar dhe gjurmuar numrat e personave të dyshuar si trafikantë, efektivi i policisë ka treguar se kanë kryer disa veprime operative në atë zonë duke tentuar zbardhjen e numrave të tyre. Ai ka thënë se në një moment, ekspertët italianë kanë kërkuar që efektivët e policisë shqiptare të largoheshin nga makina dhe për disa minuta kanë qëndruar vetëm, pa ditur se çfarë është bërë në atë kohë.
Agjenti ka shpjeguar me detaje edhe për rastet e gjurmimit dhe identifikimit të numrave të të dënuarve në burgje mes të cilëve edhe Vladimir Gjuta, i dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm, por që më pas doli i pafajshëm.
Po ashtu është përgjuar edhe burgu i Peqinit dhe zyrtarë të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Provat për Semanin

Pajisja përgjuese “IMSI Catcher”, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet, dyshohet se është dërguar në zonën e Semanit pak javë më parë. Pas sinjalizimeve se në këtë zonë po ulen avionë me drogë, drejtuesit e policisë dyshohet se urdhëruan përdorimin e “IMSI Catcher”. Hetuesit kanë dyshime se pajisja e përgjimit u dërgua një ditë në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël në Seman.
Dyshohet se të pranishëm kanë qenë policë shqiptarë dhe punonjës të Interforce. Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit mësohet se është pranuar se ka ndodhur edhe nga efektivë të policisë shqiptare, që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI Catcher”. Pavarësisht këtij fakti, nuk është e qartë nëse pajisja përgjuese është dërguar në zonën e Semanit për arsye hetimore, pra për të skanuar IMEI-t në zonë vërtet apo për arsye trajnimi. Zyrtarët e akuzës thanë se po hetojnë të dyja variantet, pra mundësinë që pajisja të jetë përdorur për përgjime në lidhje me çështjen e avionit, por edhe mundësinë që në situatën e dhënë, pajisja të jetë përdorur për trajnim me qëllim lokalizimin e personave të dyshuar në zonë.
Në të dyja rastet, sipas Prokurorisë, ka dyshime se pajisja është përdorur me kapacitetin e saj skanues të celularëve dhe me programe përgjuese. Më 21-22 maj 2016, disa qytetarë raportuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit. Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve, për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Policia i hodhi poshtë këto raportime dhe tha se atë ditë në itinerare që përfshijnë Semanin kanë fluturuar tre avionë sportivë, me leje, për qëllime turistike. Nga ana tjetër, Prokuroria bën me dije se veç hyrjes së pajisjes pa kaluar në doganë dhe pa autorizim nga Prokuroria, një tjetër shkelje është gjetur në procedurën e ndjekur. Sipas akuzës, policia nuk ka njoftuar AKEP-in në lidhje me ndërhyrjet që mund të bëheshin në rrjetin e telefonisë celulare nga pajisja “IMSI Catcher”, qoftë edhe për arsye trajnimi.
Edhe në këtë rast, sipas Prokurorisë, organi që ka sjellë pajisjen në Shqipëri duhej që minimalisht të njoftonte Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP. Sipas Prokurorisë, në çdo rast pajisja ndërhyn në rrjetin e telefonisë celulare duke u sjellë si antenë valësh e rreme e duke nxjerrë jashtë funksioni antenat e vërteta.

Kategori
Uncategorized

Dede Kamberi, historia e një shenjtori që ndërroi jetë në qeli.

Kush e njeh Tomorr Alikon kujton kalvarin e gjatë të persekutimit të tij në diktaturën komuniste, burgjet, internimin dhe persekutimin, mirëpo jo shumë e njohim Tomorr Alikon si Dervishin e Nderit të Kryegjyshatës Botërore.

Ka kaluar 91 vitet dhe Tomorri nuk ndalet. Ecën, ngrihet dhe lufton në të njëjtën mënyrë mbi parimet e tij të shenjta. “E kam bekim këtë jetë të gjatë nga Dede Kamberi”, thotë Tomorri. Ai kujton një histori në Spitalin e Burgut, ku fati e solli të jetë në të njëjtën dhomë-qeli me të shenjtin Dede Kamber Prishta. “Unë isha shumë i sëmurë me turbekuloz. Kisha kriza të forta. Baba Kamberin e kisha tek koka. I them, Baba do të vdes se jam shumë sëmurë. Dede Kamberi, pasi e dëgjon, buzëqesh ëmbël dhe thotë; jo bir ti nuk do të vdesësh, ti do të vuash, por do të jetosh gjatë dhe do të shohësh botën, ai që do të vdesë jam unë”. Tomorr Aliko nuk i harron kurrë bisedat me Dede Kamberin në burg dhe sot në moshën 91-vjeçare i kujton me të njëjtin pasion. “Dede Kamberi dha shpirt mbi duart e mia në qelitë e burgut. Kurrë nuk do të harroj mirësitë e tij edhe nga ajo qeli burgu”, thotë Aliko.

Ai kujton më pas një mrekulli personale familjare të tij, të cilën ai ia dedikon Zotit dhe Dede Kamberit. “Nëna ime ishte e sëmurë shumë rëndë në atë kohë. Ishte me kancer. Shkoi në spital u operua dhe mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë. Dede Kamberi më shikon të mërzitur dhe më pyet; çfarë ke bir? I them nëna është shumë e sëmurë dhe do të vdesë se është me kancer. Mjekët e kanë operuar dhe nuk i kanë dhënë asnjë shpresë. Dede më përgjigjet pas pak minutash heshtje; nëna jote do të shpëtojë, por duhet ta dërgosh edhe një herë që të futet në operacion. Pas operimit të dytë vërtet nëna shpëtoi nga sëmundja e kancerit.

Kohët në burg bashkë me Dede Kamberin e lidhën shumë Tomorrin me shenjtorin bektashi. Dje, Tomorri trokiti në dyert e gazetës pikërisht për Dede Kamberin. Nuk ishte asnjë përvjetor Dede Kamberi, por një paçavure gazetë si “Dita” kishte botuar javë më parë një shkrim kundër  Dedeit me mashtrime dhe spekullime të rëndomta dhe banale tipike të regjimit diktatorial. Tomorri thotë se nuk mund të heshtë se e ka detyrim përpara Dede Kamberit që të thotë të vërtetën dhe askush nuk mundet që ta denigrojë figurën e atij shenjtori. “Është e njëjta metodë e ateistëve komunistë kundër fesë që po përdoret edhe tani”, thotë Tomorri.
Tomorri kujton edhe një tjetër histori me Dede Kamberin dhe që për të është mjaft domethënëse. “Dede Kamberi kishte mundur që të gjithë pasurinë e Teqes t’ia kalonte myhibit të tij Mehmet Kasmi si amanet që atë t’ia kalonte Kryegjyshatës Botërore. Bëhej fjalë për 200 napolona ari. Mehmeti në vitin 1945 arrestohet me akuzën e kulakut. E gjithë pasuria e Mehmet Kasmit sekuestrohet nga regjimi, ndërsa 200 napolonat e floririt ishin të ruajtura në një qilar dhe Mehmet Kasmi mundi t’i shpëtonte ato. Duke përmbushur amanetin e Dede Kamberit, Mehmet Kasmi i merr napolonat e floririt dhe bashkë me djalin e tij të madh Ademin më 17 mars 1956 i dorëzojnë në Kryegjyshatë tek Kryegjyshi Botëror, Dede Ahmeti.

Kujtime të hershme

Në fillim të vitit 1942 në moshën 17-vjeçare për të ndihmuar familjen ndërpreva studimet dhe punësohem në kafe Hotel “Europa” Tiranë që frekuentohej më shumë nga beratas, skraparlinj, gjirokastritë. Pronar ishte Muharrem Neviri nga Libohova, i cili më trajtonte si djalin e vet.
Në një dhomë të hotelit në katin e parë shpesh mblidheshin besimtarë bektashinj ( Baballarë, Dervishë e Muhibë)
Më i moshuari dhe më i respektuari që nderohej nga të gjithë ishte “Baba Kamber Prishta”, i cili më shpesh e në veçanti takohej me dy myhibët e tij, me Met Kasmin tregtar dhe Muharrem Nevirin. Baba Kamberi këtu vinte çdo 10 ditë, kështu që kafe Hotel “Europa” u kthye në një qendër të bektashinjve. Unë shërbeva atje gati tre vjet dhe respekti e dashuria për Baba Kamberin shtohej nga dita në ditë. Flitej se Nëna e Mbretit Zog dhe dy motrat e tij kishin marrë dorë te Baba Kamberi.
Kishin kaluar tre vjet kur në prill 1946 arrestohem dhe torturohem në birucat e Kalasë së Gjirokastrës. Torturohem nga hetuesit shpirt katranë të Sigurimit të Shtetit. I lutesha Zotit të mishëroftë për të më dhënë kurajo me ndershmëri të përballoja situatën. Shpesh më dilte para syve Baba Kamberi, duke më thënë: “Tomor o Bir ki besim te i madhi Zot”.
Dola në gjyq më dënuan 20 vjet. Më çuan në burgun e vjetër të Tiranës i sëmurë rëndë me temperaturë 40. Më çuan në dhomën ku ishin shtruar disa të sëmurë. Atje ishte shtruar dhe  Baba Kamberi i cili vuante nga diabeti. Urgjent më shtruan në të ashtuquajtur infermieri të Spitalit Nr.1. në një dhomë të rezervuar për të sëmurët rëndë. Mbas disa ditë për çudinë time më sjellin me barelë Baba Kamberin.
Nuk do të zgjatem më, por do të botoj vjershën time dedikuar Baba Kamberit, i cili mbas 10 ditë ndërroi jetë në duart e mia.

Reagimi i Tomorr Alikos

Në përgjigje të artikullit botuar në gazetën “Dita” dt.27 prill 2016, autorët e shkrimit të cilët synojnë të denigrojnë figurën e Kamber Prishtës (Meço), duke e quajtur “turpin e klerikëve bektashinj, tradhtarë, bashkëpunëtorë me pushtuesit e tij. Gjithçka që thuhet janë të pabazuar me gjithatë do të mundohem të jap një përgjigje sqaruese si lexuesve të gazetës “Dita” dhe më gjerë.
Baba Kamberi është nderi i Kombit , vlerësim i dhënë nga populli i krahinave ku ai ka shërbyer përfshirë këtu edhe popullit patriot të Skraparit, i cili e ka mbiquajtur “Prishta”, por i vlerësuar edhe nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Ai që në muajin nëntor 1942, kur u formua organizata e Ballit Kombëtar në Qarkun e Beratit, është zgjedhur në shtabin e saj.
Përsa bëhet kjo përpjekje sot për të njollosur këtë njeri aq më tepër një kryegjysh Botëror të Bektashizmit dhe vetë Bektashizmit. Dhe akuzat vazhdojnë…Baba Kamberi që në nëntor 1942 kur u formua Balli Kombëtar në Berat u zgjodh në shtabin e tij. Eshtë gënjeshtër në stilin e propagandës komuniste. Tani nuk dënohet njeri pa fakte, bile ata që shpifin dënohen me ligj.
E thërret Ali Bej Këlcyra bashkë me Teki Xhindin dhe u ngarkon detyra, njërit të punojë me mehypët dhe tjetri me masën tjetër në shërbim të Ballit. Eshtë graduar me gradën Kolonel nga fashizmi.
Sa për Ali Këlcyrën që e akuzoni se bashkëpunonte Baba Kamberi këtë e sqaron vetë Baba Kamberi. ”Ali Këlcyrën e kam takuar vetëm një herë ku fjeti një natë. Nuk kemi biseduar për çështje politike. (Arkivi MB dosja Kamber Meço).
Thoni se Baba Kamberi ka bashkëpunuar me pushtuesit se ai ka qenë eksponent i fashizmit me gradën kolonel. Absurditete. Është shumë e rëndë të thuash një gjë të tillë pa pasur asnjë fakt dhe asnjë dokument. Në arshivën e shtetit janë gjithë bashkëpunëtorët e fashizmit, por emri i Baba Kamberit nuk figuron gjëkundi, bile as në gjyq që u dënua me 15 vjet burg nuk ju tha një gjë e tillë.
Në gazetën e lartpërmendur është shkruar se Kamber Prishta ka qenë kundër kryengritjes së Fierit në vitin 1935, Fete dhe veçanërisht bektashinjtë kanë qenë dhe janë në çdo kohë “Vatra  Atdhetarizmi”. Edhe Baba Kamberi i tillë ka qenë.
Sa për urdhërin e “Skënderbeut” dhënë nga Mbreti Zog ne e konsiderojmë si vlerësim nga Kreu i Shtetit (jo nga palo Mbreti siç thuhet në shkrim).
Dervish Kamberi mori pjesë aktive në organizimin e Kongresit të parë Bektashian në 17.1.1921 me teqenë e Prishtës Skrapar.
Në këtë Kongres, Dervish Kamberi u emëruar Baba dhe Gjysh i Teqesë së Prishtës nga Baba Ahmet Turani i Tepelenës, i cili drejtonte Kongresin. Sipas këtyre të dhënave ku është turpi dhe tradhtia e Baba Kamberit?
Dervish Kamberi në vitin 1910 shoqërohej për në Haxhi Bektash Baba Ahmet Turanin dhe Baba Sulejmanin e Teqesë së Gjirokastrës.
Në 1914, Dervish Kamberi shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbledhur ndihma për Teqetë, Mirëpritet nga Federata VATRA dhe nga At Fan Noli dhe Faik Konica.
Në 1912 u shpërngulën dhe u vendosën në ullishtat e Vlorës me mijëra njërëz midis tyre dhe familja e Meçove ku humbën jetën 13 frymë. I ati, motra dhe nipa e mbesa, të Baba Kamberit, i cili u prek vetë nga kjo sëmundje. Falë kujdesjes së të vëllait të madh dhe Baba Ahmet Turunit shpëtoi nga vdekja.
Shenjtëria e tij, Baba Kamber Prishta drejtoi Kongresin e III Bektashian në Turan të Korçës 1929, ku u mundësua dhe ardhja e Kryegjyshit Botëror në Shqipëri, Sali Niazi Dede. Ne këtë Kongres historik morën pjesë 55 delegatë klerikë dhe laikë nga e gjithë Shqipëria ku u vendos që Gjysh Kamberi të drejtonte punimet e Kongresit.
Me këtë rast theksojmë miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë të Kryegjyshit me Gjysh Kamberin, të cilin e mbante gjithmonë në krahun e djathtë.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane iniciativën e kryegjyshit Dede Reshat Bardhi një vit para se të kalonte nga jeta 2010 u organizua në hotel “Tirana” 60-vjetori i kalimit nga jeta të Kryegjyshit Botëror Kamber Prishtës dhe Baba Muços, ku referuan klerikë dhe laikë për aktivitetin e tyre në shërbim të bektashizmit. Artikulli i gazetës “Drita” ka më se një muaj që u botua. Eshtë për të ardhur keq që askush nuk mori guximin që t’i përgjigjej.
Ja çka thënë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Reshat Bardhi: “Jeta dhe vepra e Shenjtërisë së tij Dede Kamber Prishtës “Meço” ka qenë dhe do të mbetet shembull i shkëlqyer për të gjithë Islamin. Ai u mëkua me dashurinë në Zot dhe në rrugën e ndritur të Haxhi Bektash Veliut”…
“Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit me Seli ne Tiranë e çmon Shenjtërinë e tij Kamber Prishtën për përkushtimin dhe besnikërinë e tij. Ai refuzoi arratisjen nga Shqipëria në 1944, kur Dervish Rexhepi e të tjerë e lutën, por ja cilët ishin fjalët e fundit të tij. “Unë kam qenë dy herë në SHBA në 1914 dhe 1918 me shërbim. Por çdo të thonë besimtarët“. Iku për të shpëtuar kokën. Unë gjithë jetën kam qenë kundër të pafeve. E dija që do të më arrestonin dhe ashtu ndodhi.

Baba Kamberit

Zot i Madh dhe fuqiplotë
Që krijove këtë botë
Si e le gjysmë shekull
Shqipërinë në tym e mjegull

Ishte viti pesëdhjetë
Vetëm shpirti na kish mbetë
Lëngonim në një gërmadhë
Rrallëkush dilte i gjallë

Për ne s’kishte kush mëshirë
Prisnim vdekjen n’errësirë
Po kujtoj Baba Kamberë
Që e sull me barrelë

E hodhën në shtrat, me fjalë e fyen
Mbyllën derën, qafën e thyen
Dridhej i tëri, ishte mesditë
Rënkoi thellë, mezi hapi sytë

Më njohu menjëherë, më thirri pranë
Më shtrëngoi dorën, më pyeti ku jam?
Rri i qetë i thashë, jemi në spital
Buzëqeshi ëmbël nuk tha asnjë fjalë

Dhjetë ditë lëngoi, s’bëri oh kurrë
I digjej trupi, kish temperaturë
S’kish oreks, me zor e ushqeja
Kosi i pëlqente, por me zor e gjeja.

Tre ditë, para se të ndërronte jetë
Ju çel fytyra, m’u duk më i qetë
Donte Baba Muçon, ta kishte pranë
Dervishin e Tij, që nga ay e ndanë

Po atë ditë, Babajt i qava hallë
Pse na mundon Zoti, ç’kemi bërë vallë
Jeta më ish mërzitur, humbur çdo shpresë
Kur lëngon njeriu, më mirë të vdesë

Bir më tha: Të mirët vuajnë, në këtë botë
Edhe foshnja kur lind, nuk qesh por qan me lotë
Nga ferri komunist, një ditë ke për të dalë
Për fakirët e shokët, shkruaj nja dy fjalë

Gjendja po rëndohej, ishte dit e dhjetë
I filloi gërhitja, ky sinjal i shkretë
Mori frymë thellë, hapi pak sytë
Diçka do t’më thoshte, ju sosën fuqitë

E mbajta në gjoks, gjersa e kuptova
Që shkoi në atë jetë, nurin ia mbulova
Atë natë e gdhiva, gjersa u bë ditë
Gjer në momentin që e muar jezitë

Tomorr Aliko
Infermieri i Spitalit të Burgut
Dhoma e vdekjes
Gusht 1950

Kategori
Uncategorized

Elvira Dones kundër Ramës: Gjeje një popull tjetër që të kënaqësh dëshirat e tua.

Elvira Dones kundër Ramës: Gjeje një popull tjetër që të kënaqësh dëshirat e tua

 Elvira Dones kundër Ramës:

Shkrimtarja Elvira Dones, e cila ka qënë një kritikuese mjaft e ashpër e qeverisë Berisha, nuk kursen as kritikat por edhe mënyrën se si Edi Rama po drejton vendin.

Shkrimtarja shprehet se “Shqipëria nuk është në shëtitje dhe as pronë e një grupi mashtruesish”.

Në facebook, Dones shkruan:

“l’Albania NON e in vendita. Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish.Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme:të dëgjojë dhe të respektojë atë që populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi. Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh pa mend, të manipuluar, të paditur, atëherë kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij.
Elvira Dones, e cila prej vitesh jeton në Amerikë, u përfol në rrethin mediatik e më gjerë si kandidaturë kyçe për drejtimin e Radio Televizionit Shqiptar pasi dorëzoi plaformën vitin e shkuar.

Dones ishte një prej mbështetset kryesore të Edi Ramës për drejtimin e vendit. Në shumë intervista, Dones shprehte me bindje se Rama ishte drejtimi i duhur për Shqipërinë por mënyra e qeverisjes dhe premtimet e pambajtura, duket se Dones është zhgënjyer nga miku i saj Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

Paria e Tiranes eshte e varur nga interesa te huaja dhe nuk punon per shqiptaret:

2016-06-20 14.53.36

PO KALOJME NJE MOMENT STRATEGJIK… DHE PO SHKOJME DREJT NJE DESHTIMI TJETER HISTORIK.

Shenasi Rama, USA.

Ne shtypin shqiptar po kalon krejt ne heshtje vizita shume e rendesishme e Presidentit te Kines ne Serbi; pak a shume si kaloi edhe vizita e presidentit te Rusise ne Greqi.

KA nje arsye te forte pse ndodh keshtu:

Paria e Tiranes eshte e varur nga interesa te huaja dhe nuk punon per shqiptaret; ende mendojne me mendesine e mileteve e te sekteve. Si edhe e kam thene shume kohe me pare, ekzistenca e shteteve dhe e kombeve varen jo vetem nga strukturat politike, shoqerore dhe te vlerave brenda kombit, por edhe nga situata strategjike. E ne kete pike, ndermjesht shume te tjerash, jane te pakten pese elemente qe duhen vene re dhe qe nuk duhen anashkaluar:

1. Marreveshjet e pershkallezuara te Serbise dhe te Greqise me Kinen dhe me Rusine jane tregues te pamohueshem se Ballkani eshte nje gadishull ku interesat strategjike te Fuqive te Medha jane perjashtuese te njera tjetres. Edhe ne mos paste Lufte te Ftohte boterore, ka Lufte te Ftohte Ballkanike ku ne jemi ne ane te kunderta me shtetet fqinje e jomiqesore.

2. shtet-kombet me baze etnike jane struktura mbizoteruese e fitimtare nw gadishullin Ballkanik. Ne kete drejtim kemi qene e jemi te humbur por duhet te punohet per te ndryshuar rruge.

3. projekti integrues europian per Ballkanin ka deshtuar, ashtu si ka deshtuar edhe sistemi i protektorateve te deklaruara apo te nenkuptuara. kjo kerkon, ndermjet te tjerash, ne menyre imperative nje shtrim te ri te ceshtjes kombetare shqiptare.

4. Paria e Tiranes dhe strukturat e saj themeltare jenicero-bizantine janw fajtore dhe mbajnw pergjegjesi te jashtezakonshme politike pwr mbajtjen peng te shtetit dhe te luftes se pameshirshme qe iu bejne interesave kombetare shqiptare.

5. Koha dhe nevoja historike eshte per nje fillim te ri per shqiptaret. Ky fillim duhet te nise me nje kuptim te qarte te shkaqeve te vazhdimit te deshtimit tone historik, me nje mirekuptim te gjendjes strategjike, me nevojen e venies ne plan te pare te interesit kombetar mbareshqiptar dhe me vetedijen e thelle se, ne fund te fundit, vetem ne shqiptaret mund ti zgjidhim punet e shqiptareve, ashtu si duhet e si e meritojme.

Ne perfundim, koha eshte per te nisur nje debat serioz politik i cili duhet te perfshije te gjithe shqiptaret, dhe pakicat qe jetojne me ta, ne mos tjeter, sepse keshtu e kerkon gjendja strategjike. Nuk ka zgjidhje te Ballkanit pa zgjidhje te duhur te problemit kombetar shqiptar. nuk ka integrim ne struktura nderkombetare pa pasur nje here integrim te shqiptareve si komb dhe si shtet. Dhe, qe te mos vije puna tek “Shqiperia e Shqiptareve, Vdekje Tradhetareve,” kjo kerkon nje kthese te forte drejt interesit kombetare dhe trajtimit me seriozitet te tij nga te gjithe ne qe e duam ate vend me shume se keta qe e mjelin e shfrytezojne dhe qe na urrejne si komb e si etni.

Kategori
Uncategorized

NËSE NUK SHLYEN DOT KREDINË, PRONËN TA SHESIN ME 1/3 E VLERËS.

falimentimi-foto-e-madhe_1Është ky thelbi i ndryshimeve të fundit në Kodin e Procedurës Civile të ndërmarra me iniciativën e mazhorancës së majtë, që synon të favorizojë me ligj bankat.

Sipas ndryshimeve ligjore, bankat kanë të drejtë të shesin pronën e lënë si kolateral prej debitorëve deri në 30% të vlerës së përcaktuar nga vetë ekspertët e bankës.

Kjo do të ndodhë nëse prona nuk arrin të shitet në dy ankandet e parë.

Një masë e tillë duket diskriminuese ndaj debitorëve shqiptarë, ndërsa favorizon hapur bankat, pothuajse të gjitha të huaja.

Investitorët shpesh detyrohen të hyjnë në marrëdhënie kreditimi me bankat. Është një biznes në të cilin ata vendosin si kolateral pjesë të pasurisë, shpesh edhe bizneset e tyre, duke marrë nga bankat një borxh për të cilin paguajnë edhe interes.

Nuk e bëjnë për bamirësi, por për të fituar.

Por edhe bankat nuk i japin paratë ‘kuturu’. Ato vlerësojnë planin e biznesit, aftësinë shlyerse të kreditorit dhe pasurinë e lënë prej tij në kolateral.

Në këtë mënyrë, bankat kanë marrë rriskun e investimit. Për këtë rrisk ato kërkojnë edhe përqindjen e tyre të interesit.

Ndryshimet e fundit ligjore duket se favorizojnëpozitën e bankave në këtë marrëdhënie privatësh, duke i favorizuar për të marrë paratë e tyre, ndërsa dënojnë me falimentim shqiptarët që kanë hyrë në borxh ndaj bankave.

Edhe në ditët e veta më të këqija, bankat raportojnë qindra milionë euro fitime brenda një viti. Atëherë përse duhet t’u garantojmë një fitim edhe më të madh?

Një ndryshim i tillë në ligj duket si shmangie nga detyrimi i një qeverie që të mendojë së pari për qytetarët e vet dhe pastaj për bankat e huaja.

Kategori
Uncategorized

Thirrja e një emigranti.

nga Fehmi Tançi emigrant USA.

“ALI BABA ME 40 HAJDUTE” i Rilindjes siç nuk kanë lënë gjë pa vjedhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto tre vite do të tentojë ta vjedhë/përvetësojë edhe fitoren e djeshme të kombëtares dhe të gjithë shqiptarëve.
Siç bëri në rastin e kualifikimit të kombëtares nê europian, duke ju ngjitur festimeve të sportdashësve si “m…i pas këpuce”.
Do të organizojë ceremoni duke e ditur ndjeshmërinë e shqiptarëve dhe do të marrë të gjithë ekskluzivitetin e saj.
Sepse ky sharlatan as nuk është parë të inagurojë ndonjë metër rrugë të shtuar, apo investime të tjera, as nuk do ta shihni.
Ky është shumë i zënë çdo ditë të shesë ferrin për parajsë, dhunën e pushtetit për ligj dhe demokraci, opozitën ta shpallë armike, popullin e “vet” ta fyejë, fukarenjtë në burg dhe banditët në karrige, etj., etj.

Kështu që thirrja ime është:
Me neveri bojkotojani këtë përvetësim dhe vjedhje të radhës.
Çdokush prej jush/nesh e ka festuar atë gëzim të madh dje në shtëpi, lokal, stadium, rrugët e qytetit të tij apo të botës, kudo kemi qenë.
Mos ja jepni atij antishqiptari atë shans.
Më e shumta lereni të bëjë atë fjalimin e tij të famshëm para kamerave në zyrën e tij “alla LGBT” dhe të thyejë qafën.

Nëse bie dakort me mua, larg çdo lloj bindje politike, por thjeshtë si një patriot, botoje.

Kategori
Uncategorized

Pushtete dhe pushteti.

ArtanFuga

Pushteti i mbretit, a kryeministrit, madje edhe i Padishahut të madh nuk hynte e ndërhynte lehtë në pushtetet e tjera. Edhe Padishahu i madh ishte detyruar të pranonte ekzistencën e Kanunit, të Kishës ortodokse, të katolikëve, edhe pashallarët shqiptarë.

Ishte i detyruar ta përmblidhte pakëz veten.

Kjo bënte që njerëzit të mos vareshin nga pushteti politik edhe për bukën e gojës, edhe për punë, edhe për të mbjell rrush dhe për të ndërzyer bullicat, edhe për ilaçet.

Ishin më dinjitozë, më pak servilë ndaj pushtetit, më autonomë, më zotër të vetes. Edhe vetë pushteti politik ishte më i matur edhe më i mënçur sepse kishte përballë tij pushtete të tjera që nuk e linin të livadhiste, me një fjalë e mbanin brenda arsyes.

Por, ishte mirë edhe për shoqërinë sepse kur binte pushteti politik, shoqëria nuk rrëzohej sepse e mbanin pushtetet e tjera.

Ishte pushteti i babës në familje, ishte pushteti i klerikut në bashkësinë e besimtarëve, ishte pushteti i bajraktarit mbi klanin, ishte pushteti i fisnikut të krahinës, ishte pushtet i pronarit kur njeriu ishte i punësuar, ishte edhe pushteti politik.

Po tani?

Tani baba ka celësat e kashtës se nuk ka çfarë t’u japi trashëgim bijve, klerikun s’e pyet njeri se besimtarët kanë marrë rrugën e mosbesimit, burrat e mençur të krahinës janë zëvendësuar nga kryetarët e bashkive që dihet se çfarë autoriteti moral kanë mbi njerëzit, zero, pra nuk ka më pushtete të tjera.

Ka ngelur vetëm pushteti politik i qeverisë.

Nëpunësit nuk ka status të pavarur, i dridhen leqet mos e godet politika, pushteti administrativ ka rënë.
Gjykatësi varet nga politika sot e mot, nuk ka as pushtet gjyqësor të pavarur sikurse do të duhej.
Ekspertët janë militantët më servilë. Ju japin kopje në dorë dhe u thonë : Lexojini o ekspertë!
Edhe pushteti i ekspertit ka rënë në ujë.
Profesori ka celësat e kashtës. Ka fuqi vote sa edhe më i riu.
Ra edhe autoriteti i mësuesit dhe profesorit, lëre më ai akademikut që po e bëjnë leckë.
Pronarët e mëdhenj shtrijnë dorën te tenderat. Ku ka ekonomia pavarësi nga politika???
Median politika e vdes brenda dy ditësh. Ra edhe pushteti i pavarur i medias.

Ka ngelur vetëm pushteti politik.
Vetëm.
Në vetminë e tij.

Ky është ai që quhet tranzicion shqiptar që nga ’90 e këtej. Edhe sot keq e më keq.

E cfarë doni, ju që të mos i duket vetja si krijues i universit në gjashtë ditë pushtetit politik?

Mendoni se ai mund të mbahet dhe përmbahet!!!

Mendoni se Shqipëria mund të qendrojë në këmbë po u lëkund pushteti politik???

Binin Perandoritë po Shqipëria mbahej sepse e mbanin pushtetet të tjera.

Kjo është edhe forca e pushtetit politik: Po rashë unë ju zura brenda o të mjerë, prandaj kujdes!

Kishte dikur pushtet politik, por edhe individi kishte dinjitet sepse mbrohej pas pushtetesh të tjerë.

Tani shqiptari i vetmuar, halabak, neve pra, dhe pushteti politik për herë të parë në histori, prej mijra vjetësh, jemi përballë njeri tjetrit, vetëm, vetëm ai, vetëm Qenan K., individ si një krimb, dhe pushteti politik një Leviathan gjigand, një kafshë deti stërmadhe që e gëlltit.

Ne qytetarët mund të marrim fymë vetëm në një hapësirë të përthyer nga shumë pushtete, kurse kështu në shkretëtirë përballë sfinksit, gjithçka është e pamundur.

Kategori
Uncategorized

Ngordhi qëni i Kryetarit.

2016-06-19 13.09.50

 QËNI KRYETARIT

(Satirike)

Qyteti…ja dha të qarit,
Ngordhi qëni kryetarit!
Iku qëni i shtëpisë.
Kryetari i bashkisë!

Ç’na bëre mor i uruar,
Ditën e ujit bekuar!
Le fëmijët të pikëlluar,
Me celular nëpër duar!

Sa për Fe ishte i ndjerë,
Mysliman dhe i krishterë!
Vetëm duke bërë ca – ham;
Hante pashkë dhe barjam!

Sa për politikë e qante,
Partit e mëdha i ruante!
Të tria testat i mbante,
Her i lyente, herë i lante!

Ishte qëni më me fatë
Njëzet vjet elektoratë,
Buçet s’i linte rehatë,
Socialist dhe demokratë!

Për nga fisi derë e madhe,
Qën bir qëni ish për stane,
E jëma buçe me halle,
Babai si dihej fare!

Ç’na bëre more lanet!
Me ty erdhëm në pushtet.
Ç’far deshe t’a zuri dhëmbi,
Përrmirrje në majë të gjëmbit.
@cana

@@@@@@@@@@@@@@@@@

Natyrisht poezia satirike eshte marre nga faqja e mikut tim poetit nga Labëria Danel Cana ndersa fotomontazhi eshte i imi.

Kategori
Uncategorized

Qente e Kryetarit.

 

QËNI KRYETARIT
(Satirike)Qyteti…ja dha të qarit,
Ngordhi qëni kryetarit!
Iku qëni i shtëpisë.
Kryetarit të bashkisë!

Ç’na bëre mor i uruar,
Ditën e ujit bekuar!
Le fëmijët të pikëlluar,
Me celular nëpër duar!

Sa për Fe ishte i ndjerë,
Mysliman dhe i krishterë!
Vetëm duke bërë ca – ham;
Hante pashkë dhe barjam!

Sa për politikë e qante,
Partit e mëdha i ruante!
Të tria testat i mbante,
Her i lyente, herë i lante!

Ishte qëni më me fatë
Njëzet vjet elektoratë,
Buçet s’i linte rehatë,
Socialist dhe demokratë!

Për nga fisi derë e madhe,
Qën bir qëni ish për stane,
E jëma buçe me halle,
Babai si dihej fare!

Ç’na bëre more lanet!
Me ty erdhëm në pushtet.
Ç’far deshe t’a zuri dhëmbi,
Përrmirrje në majë të gjëmbit.
@cana Shiko më shumë

 

Kategori
Uncategorized

Bylykbashi i përgjigjet Majkos: Ke shkruajtur si në vitin 1946 … dhe një histori me gozhdën e Nastradinit.

oerd bylykbashi - pandeli majko

 

Nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, njëkohësisht deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki i është përgjigjur kolegut të tij socialist, Pandeli Majko në lidhje me debatin për nenin 88 të draftit të Reformës.

Reagimi i Oerd Bylykbashit:

Sot lexova reagimin e një politikani të mazhorancës ku, në një përpjekje që ai vetë e konsideronte sinqerisht naive, kërkesën e opozitës për moskapje politike të drejtësisë nga Kryeministri, e krahasonte me një gozhde.

Me kujtoi ky krahasim atë historinë e gozhdës së Nastradinit, i cili pasi shiti shtëpinë, kërkoi të ruante vetëm një gozhde në murin e dhomës së ndenjes. Pronari i ri ia lejoi, se fundja një gozhde ishte. Por u pendua hidhësisht sepse, që prej asaj dite, Nastradini nuk i shqitej nga shtëpia, me sebepin e gozhdës ku kishte të drejtë të varte pallton e tij.

Pikërisht, kjo është ajo gozhda që kërkon të ruaje Kryeministri tek Reforma në Drejtësi: kontrolli mbi vetëm dy institucionet e vetingut. Që t’ua themi troç e thjeshtë shqiptarëve: Kërkon vetëm të emëroje ai vetë ata persona që do të vendosin cilët gjyqtarë dhe prokurorë do të largohen dhe cilët do të qëndrojnë në detyrë. Kaq pak, asgjë me shumë. E ku qëndron problemi për kaq gjë?!

Duhet naivitet i sinqertë për të krahasuar këtë hanxhar në dorën e Kryeministrit me një palo gozhdë! Ose me keq se aq, duhet vendim i sinqertë, por me bindje për të mos lexuar e kuptuar atë që po firmos dhe të krekosesh se po bën reformë në drejtësi! Por duhet paturpësi të thuash që kur i emëron Kryeministri institucionet e drejtësisë kjo e fundit nuk u politizoka!

Kam një pyetje për të gjithë, përveç naiveve të sinqertë: nëse Kryeministri do të kontrollojë emërimin e atyre që do shkarkojnë apo lënë në detyrë gjyqtarët dhe prokurorët, a ka ndonjë shans që ministrat që kanë dhënë koncesione skandaloze me lekët e shqiptareve të hetohen, arrestohen dhe dënohen me burg për korrupsion? Shanset janë afër zeros.

A ka investim me afatgjatë në padënueshmeri sesa ky për Kryeministrin? A ka imunitet me efektiv se ky? Jo, nuk ka!

Dhe dy fjale për kolegun. Tonin e reagimit e kishte sikur po shkruante për draftin e Kushtetutës së 1946, as si atë të 1976. Pushteti buron nga gryka e pushkës! Madje edhe me një koncept brezhnjevjan brenda: “ajo që është e imja është e imja. Ajo që është e jotja mund ta negociojmë”.

Reforma në Drejtësi nuk është e asnjë politikani, aq më pak e 33 firmëtareve të draftit të Ramës. Kushtetuta është themeli dhe çatia e të gjithëve. Duhen patjetër së paku 2 kolona për ta mbajtur, ose do të rrezohet në kokën e të gjithëve.

Tensionimin e procesit dhe të politikes në fakt po e nxit Kryeministri që po përpiqet të blejë e trafikojë mandate. Dhe zhurma e tymi i duhet të hutojë publikun.

Lufta për të garantuar moskapjen e drejtësisë nga politika, sot dhe nesër, ia vlen çdo përpjekje, kosto apo mjet demokratik. Nëse opozita nuk qëndron sot, nqs nuk flasim sot, nesër nuk do të ketë mbetur njeri për të folur kur të mos ketë zgjedhje të lira, kur i korruptuari të arrestojë denoncuesin, apo trafikanti i drogës të hipë e zbresë nga Mercedesat e zinj qeveritarë.

Kategori
Uncategorized

Largohuni për të mirën e atdheut dhe të popullit!

 Nga  Skënder MULLIQI…

  Kjo klasë politike, është klasë që po manipulon më popullin, klasë që theu rregullat e demokracisë, klasë qe e pruni vendin në një kolaps politik dhe në  kolaps ekonomik, klasë politike që vrapon pa pra pas të mirave materjale , klasë politike që e varfëroi popullin…Kur shikon lajmet në televizion , apo kur lexon në gazeta e portale, apo pastime ne fb,   nuk të  lënë aspak  të qetë.Nuk është njeriu i qetë nga rrenat e tyre të mëdha e të vogla së në këtë muaj apo në atë muaj , në këtë vit apo në vitin vijues, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave, e shumë rrena të çdo ditshme së si gjoja do të bëhët mirë, së si situata politike dhe rrjedhat ekonomike janë në ngritje e sipër, e përplot rrena të tjera  irituese. Kjo aq më keq kur po  vien nga zyrtarët më të lartë të shtetit, nga ata që ishte dashur tu besojmë. Unë kërkojë falje nga lexuesit e ndëruar së po merrem edhe kësaj radhe më veprimet e pa mira  të këtij estabilishmenti politik, i cili më së paku ka lidhje më politikbërje. Këta mund të punojnë në ndonjë profesion tjeter , por jo edhe në profesionin e shejtë të politikanit .Opinioni i gjëre public gjithmonë po bombardohet më rrena   të pa fije turpi,  vëtem pse dojnë më çdo kusht të mbesin  në pushtet, për ti vazhduar hajnitë,  manipulimet ,  matrapazllëqet e ndryshme në kurriz të popullit. Këta janë bër aktorë të mirë në skenë , janë bërë mashtrues dhe shtrembërues të realitetit të hidhur më të cilin po përballemi tash e shumë kohë .Këta thua së kan harruar që ka Zot, ose nuk po e din Zotin për Zot! . Për këta nuk po vlen përgjegjësia politike. Nuk po vlen përgjegjësia morale , nuk vlen akti i dorëheqjës…  jo nuk vlen së këta kan instaluar një sistem despotik , krejtësisht përjashtues.  Këta janë shëndrruar ose kanë qenë njerëz të cilët kan ardhur më qëllime të caktuara, për të grumbulluar të gjitha të mirat materjale për vete dhe për njerëzit e caktuar të tyre. Kanë ardhur që rregullisht të manipulojnë më popullin i cili i ka votuar . Turpi nuk ka brirë dhe nuk qelë varrë askënd, thotë një fjalë e popullit. Këta dinë të shantazhojnë dhe kërcënojnë nese pushteti u vihet në rrezik nga kushdo qoftë ai. Për këto grupacione politike të tipit klientelist dhe despotik, nuk ka gazetarë të mirëfilltë , nuk ka intelektualë të  mirë  nese nuk mendojnë më kokat e tyre. Këta janë bërë njerëz të  foteleve , njerëz të cilët  nuk  kan fare taban politik. Janë shëndrruar ose kan qenë njerëz të pa vlerë, pa vetëdije për shtetndërtim dhe të pa vetëdije për vatan. Nese edhe dikush nga ta ka qenë meritor , këtë meritë e kan tretur si fluskë sapuni duke vrapuar pas pasurimit të paligjshem . Atdhetarizmi nuk ka lidhje  me zhvatje dhe më  abuzime karshi pronës shoqërore dhe karshi  shtetit .Duken të mirë për nga pamja e jashtme , por në mbrendi  janë si mollat e kalbura të futura në një  thes. Po paraqiten si do njerëz superior, si njerëz që duhet tu bëson populli, si njerëz   meritor , e nuk e kan asnjërën nga këto tipare .Paraqitjët  e çdo ditshme në mjetet e informacionit public, po ju behën dita- ditës më të zbehta , së pak kush është duke iu bësuar më. Edhe ato media të cilat i keni vu nën kontroll sigurisht së nuk po ju bëjnë më punë , sepse e keqja e ka mundur moti  të mirën . Mos na humbni më kohë , mos na zëni dritën e diellit ,mos na e ngushtoni hapësirën e veprimit…nuk i interesojnë më këtij populli të lodhur broqkullat e juve të pa kripëta…Do të ishte e ndërshme dhe e moralshme që më në fund të largoheni nga pozitat e larta shtetërore që i keni .Do të ishte e mirë që populli të marr më në fund frymë lirshëm, së mjaftë e keni ngulfatur jetën. Sigurisht së këtë edhe e meriton ky popull ,i cili  më ditë , më muaj dhe më  vite  i “duroj”  të gjitha këto të “rëna” nën brez…

Kategori
Uncategorized

Pse mashtroj policija me vrasesin e Nard Muratit.

haki cako inspektim

Policia e Durrësit ka shpërndarë sot nje njoftim për shtyp, duke theksuar se ka kapur vrasësin e 50-vjeçarit Leonard Murataj, një personazh i njohur në qytetin bregdetar.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës… kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Bedri  Haka 22 vjeç, banues në Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po në të njëjtin njoftim shpjegohet edhe arsyet e kapjes së 22-vjeçarit:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Penal Nr.1014, datë 23.11.2014, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale” Vrasja me paramendim” dhe ”Prodhim  dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 78 /1 dhe 278/2 të Kodit Penal. Haka, më datë 18.11.2014, në një lokal në qendër të qytetit në Durrës,  dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Leonard Murataj 51 vjeç, banues në  Durrës”, njofton policia.

Por nga një verifikim i HashtagAL rezulton se historia është ndryshe nga sa e përshkruan policia.

Bedri Haka është gjykuar në mungesë jo si autor i dyshuar për vrasjen e Leonard Muratajt, por për përkrahje të autorit të krimit dhe është dënuar me 6 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë në Durrës.

Gjykimi është bërë në mungesë, ndërsa prokuroria duket që ka ndryshuar akuzën me të cilën është mbrojtur masa e arrestit nga “vrasje’ në “përkrahje të autorit pas vrasjes”.

Ndërkohë, avokatët e 22-vjeçarit e kanë apeluar këtë vendim, në kushtet kur Bedri Haka ishte i shpallur në kërkim dhe Gjykata e Apelit të Durrësit ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Ky vendim ka marrë formën e prerë dhe Bedri Haka aktualisht as nuk është i akuzuar dhe as i dënuar.

Në këto kushte, arrestimi i tij duket i paligjshëm dhe aq më shumë amplifikimi i “suksesit’ në mëdia.

Po si ka mundësi një lajthitje e tillë (ose mashtrim) i policisë së Durrësit?

Duket se policia është nën presion pas ngjarjeve të fundit dhe sidomos pas akuzave të opozitës se po bëhet mburojë e kriminelëve dhe trafikantëve.

Qoftë ky një gabim njerëzor, qoftë kjo një lajthitje e prokurorisë që nuk ka njoftuar për të hequr Bedri Hakën nga lista e personave të shpallur në kërkim, qoftë një ngutje e drejtuesve të policisë për të ‘dhënë sihariqin’, nga mënyra se si u njoftua arrestimi duket se policia ka nevojë për suksese, qofshin edhe imagjinare. / HashtagAL

Kategori
Uncategorized

Jo cdo gjë Amerikane, është e mirë për tu ngrenë.

Suzanna-Shkreli-4

Suzana Shkreli është një prokurore amerikane, me origjinë shqiptare. Ajo ishte të premten në Rinas dhe udhëtoi drejt SHBA-ve, pasi kishte qëndruar rreth 5 ditë në vendin tonë.

SI U MANIPULUA VIZITA E PROKURORES AMERIKANE NË TIRANË

Ishte një vizitë rutinë, krejt e zakonshme, ku znj.Shkreli ishte pjesëmarrëse në ca seminare dhe tryeza të rrumbullakëta, aktivitete që shpesh janë mediokre dhe krejt formale.

Por dy ditët e fundit, në media janë shitur disa histori ‘si me lezet’, sikur mbërritja e znj.Shkreli në Tiranë ishte në kuadër të reformës në drejtësi, duke synuar që publiku të perceptonte mbërritjen në Tiranë të ndonjë ekipi special amerikan që do përvishte mëngët me hetime të rënda.

Përthyerja që i është bërë të vërtetës duket flagrante, pasi prokurorja amerikane Suzana Shkreli ka ardhur si një lektore, për disa seminare dhe tryeza të rrumbullakëta ku do flitej për viktimat e trafikimit ose të dhunës.

Seminare dhe trajnime të rëndomta, për viktimat e dhunës, nga ato seminaret që realizon çdo muaj dhe Ministria e Brendshme në ‘Hotel Tirana’.

Mediet proqeveritare sidomos ishin tepër aktive në manipulimin e vizitës së prokurores amerikane, duke synuar t’i japin kësaj vizite të rëndomtë peshën e një aksioni që lidhej me ndonjë skemë të amerikanëve për reformën në drejtësi.

Një mashtrim, arbitrar, duke keqpërdorur madje dhe imazhin e OPDAT dhe të ambasadës së SHBA, në funksion të kulisës politike të ditës dhe bërrylave për reformën.

Ndoshta dhe Spartak Ngjela nuk ka faj kur deklaron nëpër televizione se FBI-ja ka ardhur në Tiranë, me sa duket dhe ai lexon lajme të ngjashme, ku tryezat e rrumbullakëta dhe seminaret shiten për publikun si ‘bëma’ të amerikanëve të lidhura me reformën në drejtësi.

Kategori
Uncategorized

J cdo gje Amerikane eshte e mire per tu ngrene.

Suzanna-Shkreli-4

Suzana Shkreli është një prokurore amerikane, me origjinë shqiptare. Ajo ishte të premten në Rinas dhe udhëtoi drejt SHBA-ve, pasi kishte qëndruar rreth 5 ditë në vendin tonë.

SI U MANIPULUA VIZITA E PROKURORES AMERIKANE NË TIRANË

Ishte një vizitë rutinë, krejt e zakonshme, ku znj.Shkreli ishte pjesëmarrëse në ca seminare dhe tryeza të rrumbullakëta, aktivitete që shpesh janë mediokre dhe krejt formale.

Por dy ditët e fundit, në media janë shitur disa histori ‘si me lezet’, sikur mbërritja e znj.Shkreli në Tiranë ishte në kuadër të reformës në drejtësi, duke synuar që publiku të perceptonte mbërritjen në Tiranë të ndonjë ekipi special amerikan që do përvishte mëngët me hetime të rënda.

Përthyerja që i është bërë të vërtetës duket flagrante, pasi prokurorja amerikane Suzana Shkreli ka ardhur si një lektore, për disa seminare dhe tryeza të rrumbullakëta ku do flitej për viktimat e trafikimit ose të dhunës.

Seminare dhe trajnime të rëndomta, për viktimat e dhunës, nga ato seminaret që realizon çdo muaj dhe Ministria e Brendshme në ‘Hotel Tirana’.

Mediet proqeveritare sidomos ishin tepër aktive në manipulimin e vizitës së prokurores amerikane, duke synuar t’i japin kësaj vizite të rëndomtë peshën e një aksioni që lidhej me ndonjë skemë të amerikanëve për reformën në drejtësi.

Një mashtrim, arbitrar, duke keqpërdorur madje dhe imazhin e OPDAT dhe të ambasadës së SHBA, në funksion të kulisës politike të ditës dhe bërrylave për reformën.

Ndoshta dhe Spartak Ngjela nuk ka faj kur deklaron nëpër televizione se FBI-ja ka ardhur në Tiranë, me sa duket dhe ai lexon lajme të ngjashme, ku tryezat e rrumbullakëta dhe seminaret shiten për publikun si ‘bëma’ të amerikanëve të lidhura me reformën në drejtësi.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti sekret/ Skandalet e të rinve në komunizëm: Imoralitet, pornografi, arrati e vjedhje.

 

komunizem

Në vitin 1974, ndërsa e gjithë Shqipëria ishte në një fushatë të pashembullt kundër modernizmit, dukej normale që drejtuesit e  Bashkimit të Rinisë (KQ i BRPSH) të hetonin e të denonconin çdo shfaqje të huaj apo skandale mes të rinjsh zbuluar në çdo cep të vendit.

PPSH nga KQ i BRPSH flet për “disa ngjarje të jashtëzakonshme të kryera nga të rinj individë ose grupe të rinjsh në disa rrethe në drejtim të imoralitetit, vagabondazhit etj”.

Nga një histori intime mes të rinjve në konvikt, tek një ngjarje disi komike në Fier ku një mësues i kishte maskuar nxënësit e tij me mjekër e favorite të gjata, kishin pirë raki e më pas kishin bërë fotografi, apo zbulimi i disa revistave me vajza gjysmë të zhveshura dhe disa poezi dekadente…, këto ngjarje “të rënda kishin shqetësuar gjithë instancat e partisë në rrethe e deri në Komitetin Qendror. Ngjarjet e dënueshme ishin renditur në këtë raport informativ për Komitetin Qendror dhe me shumë gjasa sipas praktikave të kohës, këta të rinj guximtar duhet ta kenë paguar shtrenjtë.

Dokumentin e plotë, e sjellim më poshtë si një shembull mbi presionin që është ushtruar mbi të rinjtë në kohën e regjimit për t’i formuar ata me çdo kusht sipas modelit të “Njeriut të Ri”.

Dokumenti i plotë

KOMITETIT QENDROR Të PPSH

(Sektorit të Edukimit)

TIRANË

Kohët e fundit, disa komitete të BRPSH na kanë informuar për ngjarje të këqija të kryera nga të rinj të veçantë ose grupe të rinjsh.

Në Tiranë:

Në Universitetin Shtetëror, në Fakultetin e Inxhinierisë tre djem dhe një vajzë e vitit të tretë mekanik kanë kryer veprime imoraliteti, duke qëndruar gjithë natën, të mbyllur në një dhomë të konviktit. Për këto veprime kishin qenë dakord të gjithë bashkë. Komiteti i Rinisë së Universitetit i përjashtoi nga organizata e rinisë dhe propozoi përjashtimin nga Universiteti.

Tre të rinj të moshës 15-16 vjeç, nxënës shkolle, kanë marrë një veturë dhe kanë vajtur deri në Durrës. Po nga nxënës të shkollave ka pasur raste vjedhjesh të sendeve nëpër shtëpi, në shkolla dhe në ndonjë dyqan librarie.

Në Gjirokastër, dy të rinj nga Derviçani, njëri student në Institutin Pedagogjik dhe tjetri nxënës në shkollën e mesme janë përjashtuar nga shkolla për sjellje të këqija dhe mbetje në klasë. Organizata dhe komiteti i rrethit i këshilluan të shkojnë në kooperativë e të punojnë mirë. Ata nuk iu nënshtruan punës dhe vazhduan të sillen keq; dhe organizata e fshatit i kish këshilluar dhe kritikuar. Të dy këta të rinj arrestohen për veprimtari armiqësore. Pas kësaj mblidhet organizata e rinisë, dënon qëndrimin e tyre dhe vë theksin në nevojën e rritjes së vigjilencës revolucionare. Komiteti i BRPSH të rrethit ka caktuar të punojnë me rininë e Dropullit tema për demaskimin e mënyrës së jetës borgjeze e veçanërisht në Greqi.

Në Elbasan. Në Institutin Pedagogjik dy të rinj nga Selenica e Vlorës kishin sjellë një material me përmbajtje pornografike, fotografi vajze gjysmë lakuriq, një bllok me poezi dekadente, këto i kishin kaluar nëpër duar 11 studentë, 7 nga të cilët sapo i panë njoftuan organizatën e rinisë. Çështja e tyre u diskutua në organizatat përkatëse dhe në mbledhjen e përgjithshme të rinisë. Rinia e revoltuar i kritikoi rreptë këta elementë, vuri theksin në shkaqet dhe pasojat ideologjike të këtyre veprimeve, kërkoi llogari edhe pasi dëgjoi autokritikën e tyre vendosi t’i përjashtojë nga organizata e rinisë. Po në këtë shkollë, një student nga Durrësi ka folur me simpati për jetesën në Jugosllavi, duke treguar për një kushëri të tij, me katër klasë fillore se jeton mirë e po shëtit botën, se kosovarë gëzojnë të drejtën e flamurit e të gjuhës shqipe, duke dhënë të kuptojë se atje jeta është e mirë. Ka folur mirë për një mësues që është dënuar në Durrës për veprimtari armiqësore. Në organizatën e rinisë e kanë kritikuar dhe e kanë paralajmëruar për ta përjashtuar.

Komiteti i Rinisë i Institutit ka ndërtuar një program me tema edukative për përsosjen e figurës morale të rinisë.

Në Fier. Disa nxënës të Shkollës Industriale, të nxitur nga një mësues i tyre (inxhinier) bëjnë një ekskursion në Pojan. Mësuesi gjen disa bereta të kuqe, merr bojë dhe atje i lyen nxënësit, u bën mjekra, favorite të gjata, u jep nga një thikë dhe pastaj u bën poza me aparat fotografik. Atje kishin pirë edhe raki. Komitetin e Rinisë së rrethit e informon një i ri nga fshati, ndërsa nxënësit dhe mësuesi jo vetëm nuk informojnë, por nuk tregonin edhe kur i kërkohej shpjegim. Thoshin: “e bëmë nga budallallëku se na dukesh se kështu do ecte më mirë ekskursioni”. Të gjithë ishin fëmijë komunistësh, edhe mësuesi me xhaxhanë dëshmor. Mbi veprimin e tyre diskutuan organizatat e rinisë, zhvilluan kritikën dhe i propozuan këshillit pedagogjik që mësuesi të kalonte në prodhim, ndërsa nxënësve t’u thyhej një notë në sjellje. Këshilli pedagogjik i aprovoi. Organizatat i paralajmëruan për përjashtim nga BRPSH.

Në Shkollën e Mesme të Përgjithshme të qytetit, një i ri me prindër nga Jugosllavia, por që ka marrë nënshtetësi shqiptare ka thënë: “Këtu në Shqipëri nuk ka disiplinë, vetë shoku Enver e thotë këtë për punëtorin gjerman, mallrat tona janë me cilësi të keqe”. Propagandonte filmat jugosllavë, ishte i padisiplinuar. Qëndrimin e tij e diskutoi organizata bazë e rinisë dhe e përjashtoi nga organizata.

Në Shkollën e Mesme Bujqësore, një maturant nga rrethi i Vlorës përpiqej të bënte shokë të tjerë me vete dhe së bashku të shpërdoronin mushamatë në mensë, të thyenin xhamat, të prishnin bazën materiale në shkollë. Një shokut të tij i merr një deklaratë që të vepronin për të sabotuar në shkollë. Ky i fundit e denoncoi në shkollë. Organizata e rinisë e përjashtoi nga radhët e saj, e demaskoi publikisht, kërkoi përjashtimin nga shkolla dhe kështu u veprua.

Në Durrës, tre të rinj, dy prej të cilëve kanë qenë të dënuar si vjedhës dhe i treti ka pasur të atin të dënuar për veprimtari armiqësore, futeshin në zonën e pyllëzuar me pisha, zinin qytetarë me forcë, u merrnin ç’kishin nëpër xhepa, i rrihnin e i kërcënonin që të mos tregonin duke i thënë se “po treguat, do veprojë grupi i xhunglës me ligjet e tij”.

Shënim: Pas tërheqjes së vëmendjes që u kemi bërë komiteteve të BRPSH-ve për të vlerësuar çdo shfaqje negative në radhët e rinisë, si dhe për të treguar më shumë vigjilencë e për të mbajtur lidhje të ngushta me komitetet e organizatat bazë, vëmë re që ata po tregojnë më shumë kujdes, kanë forcuar informacionin brenda rrethit dhe na informojnë herë pas here.

Në masën e rinisë është i ndjeshëm qëndrimi dhe reagimi pozitiv kundër akteve armiqësore apo të rrugaçërisë e të vagabondazhit, shumica dërrmuese e rinisë revoltohet kur mëson akte këtilla dhe ngul këmbë për masa të rrepta, sidomos për t’i përjashtuar nga radhët e Bashkimit të Rinisë. Gjithashtu edhe të rinj të veçantë, kur bien në kontakt me raste të tilla nuk po ngurrojnë, por po i denoncojnë në organizatë. Megjithatë mbetet përsëri problem solidariteti i sëmurë dhe indiferentizmi që përsëri duket në një pjesë të të rinjve që i kanë dëgjuar dhe kanë heshtur.

Po na tërheq vëmendjen veprimi me materiale pornografike, për të parë e kaluar nëpër duar copa nga revista të huaja të gjetura, që kanë në përmbajtje femra lakuriqe etj. Këto bisedohen e tregohen në fshehtësi në rrethe të ngushta. Ndonëse gjenda e përgjithshme pozitive në radhët e rinisë nuk i lejon të flasin hapur, elementë të shkëputur i vazhdojnë bisedat dhe tregimet e materialeve të këtij lloji.

Ne i porositëm Komitetet e BRPSH të rretheve të forcojnë propagandën për të demaskuar mënyrën e jetesës në vendet borgjeze e revizioniste, sidomos në vendet fqinje, dhe të rrisin vigjilencën e organizatës së rinisë ndaj kësaj lloj veprimtarie, që të ngjallin në rini urrejtje dhe neveri ndaj propagandës me materiale pornografike etj.

Po insistojmë që organizatat tona të merren më shumë me elementet që kanë marrë rrugën e vagabondazhit, të mos u rrinë larg, të kujdesen që t’i fusin në punë, t’i mbajnë nën kujdesin e organizatës, të bëjnë gjithçka për ti larguar nga rruga e keqe. Këta janë elementët më të predispozuar për veprime të shthurura./shqiptarja.com/

SEKRETARI I PARË I KQ TË BRPSH

(Jovan Bardhi)

(vula, firma)

Kategori
Uncategorized

Kjo është Shqipëria, jo ajo e xhihaditësve dhe politikës së korruptuar.

Kategori
Uncategorized
Kategori
Uncategorized

KOKËDHIMA? – TRE PISTA PËR DEKLARATËN SURPRIZË.

Kokedhima rama meta
(Ish)Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka bërë sot një deklaratë zyrtare surprizuese.

Ai është shprehur se reforma në drejtësi nuk duhet të miratohet pa konsensusin e opozitës. Kokëdhima është shprehur kundër lobimit apo blerjes nominale të deputetëve të opozitës duke kërkuar një konsensus politik të menduar mirë.

Po cili është motivi dhe shtysa e kësaj deklarate të Kokëdhimës?

Disa media e kanë interpretuar këtë qëndrim të Kokëdhimës si një afrim të tij me LSI-në. Ky është vetëm njëri prej tre opsioneve logjike.

Një tjetër mundësi është që Kokëdhima ta ketë bërë këtë deklaratë në koordinim me Edi Ramën, për të nisur tërheqjen nga pozitat aktuale dhe për të pranuar kushtet e PD-së.

Alibia e socialistëve se PD-ja po bënte kapriço bllokuese me nenin 88, në fakt rezultoi e pavërtetë, pasi tashmë është sqaruar teknikisht se PD-ja po kërkon thjesht një garanci që ja ka njohur dhe Komisioni i Venecias. Kjo situatë mund të justifikojë një tërheqje të Ramës dhe Kokëdhima mund të jetë ngarkuar prej kryeministrit që të nisë skemën e tërheqjes graduale.

Opsioni i tretë, mund të jetë se Kokëdhima e ka qëndrim personal të pandikuar nga askush. Edhe më herët Kokëdhima ka dhënë prova për të tilla qëndrime, duke i pasur të gjithë kundër.

Siç ishte rasti kur në vitin 2011 Edi Rama kandidoi për të katërtën herë për kryetar bashkie në Tiranë dhe humbi. Kokëdhima këmbënguli që Rama të mos kandidonte vetë, madje u ftoh me Ramën për disa muaj për shkak të debatit të ashpër që ata patën me njëri-tjetrin.

Të treja opsionet janë potencialisht të mundshme, por pavarësisht kësaj, qëndrimi i Kokëdhimës, thyen pa kushte, tabunë që ekzistonte në PS për të vënë në dyshim pagabueshmërinë e liderit Edi Rama me qëndrimin e vetë për votimin e kësaj reforme pa konsensus. / HashtagAL


STATUSI I PLOTË I KOKËDHIMËS NË FACBOOK:

Shqipëria ka nevojë për një reformë të suksesshme të drejtësisë, ashtu siç ka nevojë për reformimin e institucioneve të tjera kushtetuese, me qëllim që sistemi ynë politik dhe kushtetues të dalë nga agonia 25-vjeçare. Nevoja ulëritëse për një drejtësi funksionale dhe të besueshme, nuk duhet t’u shërbejë si alibi palëve të përfshira, vendase dhe të huaja qofshin, për të bërë secila interesat e veta dhe për t’i imponuar vendit gabime të reja, po aq të rënda sa ato që janë bërë në të shkuarën. Reformën në drejtësi, ne nuk mund ta miratojmë në parlament jashtë konsensusit me opozitën, apo duke menduar për të rekrutuar deputetë të saj. Qeveria dhe opozita duhet të merren vesh me njëra-tjetrën.

Është e pashëndetshme dhe e papërshtatshme për Shqipërinë, që shumica jonë parlamentare ta çojë reformën për drejtësi në Parlament, me idenë se do t’i “kaparosim” dy-tre deputetë besëthyer nga grupi i opozitës. Reforma për drejtësi duhet të shkojë në parlament me konsensus të opozitës dhe vetëm pasi drafti i ndryshimeve të kushtetutës të jetë në përputhje me standardet e kushtetutave të demokracive të tjera parlamentare të BE-së. Kjo do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe integrimit real të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rruga që kërkojnë disa për ta bërë reformën pa opozitën, është rruga e rrezikimit të paqes së vendit dhe e shkatërrimit të bashkëpunimit dhe dialogut politik. Kështu do të komprometohej edhe arsyeja e supozuar se, urgjenca e miratimit të reformës është e lidhur vetëm me hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Reforma duhet të bëhet në rrugë kushtetuese dhe legjitime. Kjo nuk do të thotë se Saliu dhe PD-ja kanë të drejtë të mbajnë peng vendin. Kur ka vullnet dhe strategji për t’i bërë gjërat si duhet, dhe kur palët u dalin për zot, secila përgjegjësive të veta, janë ose gjenden edhe rrugët e mira për ta realizuar edhe reformën në drejtësi, edhe reformat e tjera. Drafti i reformës së drejtësisë duhet të jetë në përputhje me kriteret e mirëpranuara ndërkombëtarisht për ndërtimin e kushtetutave të vendeve demokratike dhe në respekt të kulturës, përvojës, traditës dhe të sovranitetit të vendit.

Kategori
Uncategorized

“Pse ambasadorët nuk dënuan kërcënimet e Tahirit ndaj gjyqtarit”. Zbardhen diskutimet në mbledhjen e KLD.

keshilli-i-larte-i-drejtesise
Jepni legjendë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë bëri padi penale disa ditë më parë ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për kërcënimet dhe deklaratat e bëra në adresë të gjyqtarit Arjan Aliaj që pezulloi nga detyra kryepolicin Haki Çako. Pas disa deklaratave e sulmeve të njëpasnjëshme të Tahirit, KLD u detyrua të bënte një mbledhje urgjente dhe pas diskutimeve vendosën që të padisnin ministrin.

Anëtarët e KLD-së dënuan njëzëri deklratata e ministrit të Brendshëm dhe kërkuan nga politika që të mos ndërhyjë vendimet e Gjykatave, e aq më tepër të bëjë kërcënime e shantazhe.

Diskutimet në mbledhjen jashtë radhe të KLD janë zbardhur nga gazeta ‘Panorama’:

DEBATI NE KLD

XHEZAIR ZAGANJORI: Në rastin konkret unë mendoj që deklaratat që janë bërë, kryesisht nga pushteti ekzekutiv, janë të papranueshme dhe sigurisht që ne kemi për detyrë si Këshill i Lartë i Drejtësisë, por edhe si Konferencë, por edhe Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar, që të mbrojmë gjyqtarin, të mbrojmë statusin e gjyqtarit, sepse përndryshe, sigurisht që nëse nuk do ta bënim një diçka të tillë, sigurisht që komuniteti i gjyqtarëve do ta ndienin veten të vetmuar, por sigurisht që ata nuk do të ishin në gjendje të ushtronin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

NERITAN CENA: Sinqerisht këto ditë kam pritur, vëzhguar, qoftë edhe një qëndrim të miqve të Shqipërisë, si zotit Lu dhe zonjës Vlahutin, që të dilnin me një qëndrim zyrtar, nëse ka vërtet shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve në ato deklarimet, qoftë të ministrit të Brendshëm, qoftë të Kryeministrit. Reagime që nëse mendojmë që mund t’i bëjë një zyrtar, atëherë çfarë mund të mendojmë që mund të bëjë një njeri që minimalisht nuk ka kulturë juridike? Nuk e di, mbase politikanët tanë, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, nuk dinë akoma ta respektojnë njëherë e mirë që kur flet gjykata, palët heshtin dhe që kontrolli i vendimeve gjyqësore bëhet vetëm në rrugë gjyqësore dhe nuk janë komentet ato që do zgjidhin problemin. Sikurse e thatë edhe ju, ne nuk kemi absolutisht asnjë lloj të drejte t’i hyjmë çështjes në fjalë nëse ekzistonin kushtet për t’u dhënë ajo masë sigurimi, a nuk duhej dhënë ajo masë sigurimi. E pafalshme, e patolerueshme mendoj unë është qëndrimi jo etik dhe i theksuar politik nga ana e përfaqësuesve të ekzekutivit. Unë nuk di që ne gjyqësori të jemi pjesë e ndonjë partie politike të caktuar, qoftë pozitë, qoftë opozitë. Di që jemi pushtet i pavarur.

ASTRIT HAXHIALUSHI: Vendimi i gjykatës nuk është vendim përfundimtar që çmon provat dhe për rrjedhojë duke u bërë një objekt i tillë nga ana e ministrit të Brendshëm i kritikave, por edhe i kërcënimeve, them se ka cenuar në themel pushtetin gjyqësor. Ndoshta ne na ka rënë kjo barrë në një kohë të vështirë, duke qenë objekt i këtyre kritikave dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por njëkohësisht na jep edhe njëfarë krenarie që t’i dalim zot kësaj pune, sidomos trupës gjyqësore.

ARTAN BROCI: A është tejkaluar viza e kuqe e ndarjes midis këtyre dy pushteteve dhe a kemi ne mënyra dhe mjete për të mbrojtur një gjyqtar, i cili në kushtetutshmërinë e tij dhe në ligjshmërinë e tij ka dhënë një vendim? Apo do mjaftohemi vetëm me deklaratën? Në pikëpamjen time unë gjykoj që ajo vija e kuqe që ndan dhe balancon pushtetet është shkelur dhe nuk është shkelur nga pushteti gjyqësor, është shkelur nga një individ, i cili është përfaqësues i ekzekutivit, është shkelur nga ministri i Brendshëm – ka një emër dhe një mbiemër konkret dhe nuk kemi pse i fshihemi – i cili ka dalë dhe ka kërcënuar hapur gjyqtarin.

RIDVAN HADO: Deklarata e fundit e funksionarëve të lartë të ekzekutivit, Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, janë të papranueshme. Janë deklarata fyese. Kanë kaluar, ashtu siç tha edhe zoti Broci, kanë kaluar vijën e kuqe. Intimidojnë gjyqtarin. Fyese për gjyqtarin Arjan Aliaj, por edhe për të gjithë trupën gjyqësore. Kanë intimiduar familjen e gjyqtarit, familjet tona, gjithashtu nderin dhe dinjitetin e familjeve dhe cenojnë funksionet kushtetuese të gjyqtarit, dhënien e drejtësisë.

NERITAN CENA: Nëse ne reformën në drejtësi do ta kuptojmë pastaj që të vejmë ca njerëz aty që t’i shtypim me buton si t’i duam, vendimin si ta duam, pastaj vetëm pavarësi gjyqësori s’ka më domethënë. Marr shkas nga deklaratat që bëri zoti ministër që, “të shohim, se do vijë koha, do t’i fusim në veting (vetting)”, “a do ta kalojë njëri vetingun apo s’do ta kalojë tjetri vetingun”. Këto janë kërcënime haptazi dhe tentativa për kapje të pushtetit gjyqësor. Prandaj them që unë uroj sinqerisht dhe shpresoj sinqerisht që mos të jetë kjo arsyeja e bërjes së reformës në drejtësi, sepse s’ka më… edhe qytetari i thjeshtë që do vijë të kërkojë drejtësi, s’ka për ta gjetur më me gjyqtarë të kapur.

GJIN GJONI: Është detyrë e këtij Këshilli të Lartë të Drejtësisë, ashtu siç edhe zoti Broci e deklaroi më përpara, që ne nuk duhet të mbetemi në kuadrin e deklaratave, por duhet të kalojmë edhe në veprime ndoshta të karakterit ligjor, në mbrojtje, jo vetëm të këtij gjyqtari, por të çdo gjyqtari tjetër në Republikën e Shqipërisë, kur kemi kërcënim apo denigrim të tij.

BRUNILDA KADI: Ajo që dua të theksoj unë, duke qenë se këto mbledhje janë publike dhe çdokush mund t’i aksesojë është, t’i drejtoj një pyetje ministrit apo edhe Kryeministrit: Nëse për këta persona gjyqtari është një kriminel – nuk dua të përsëris fjalët e tjera që janë thënë – atëherë ku është përgjegjshmëria ligjore e atyre që e kanë lënë këtë gjyqtar të japë vendime në emër të republikës? Sepse është përgjegjësi ligjore, detyrim ligjor për çdo shtetas, aq më shumë për këto pozicione, që të bëjnë kallëzim penal në organin kushtetues për këtë person që për më tepër është gjyqtar. Dhe ideja është që pse ky moment ose kjo dijeni e tyre del në momentin që jepet ky vendim. Sepse nga deklaratat del që këtë status, ky gjyqtar, e ka pasur më përpara, nuk e mori në këtë moment. Që është kriminel dhe termin tjetër që është përdorur “killer”. Është një problem tjetër që gjyqtari në fjalë është gjyqtari hetues i çështjes, dhe ai, sipas ligjit procedural, do hetojë çdo kërkesë të Prokurorisë në lidhje me këtë çështje dhe këto veprime që janë, jo në kufi, por që e kanë kapërcyer kërcënimin, janë një ndikim i hapur i paligjshëm në dhënien e drejtësisë dhe në punën e këtij gjyqtari në dhënien e vendimeve nga ana e tij.

BUJAR NISHANI: Ajo që do t’i propozoja Këshillit do ishte që t’i drejtohemi Prokurorisë së shtetit shqiptar, me një kallëzim ndaj ministrit të Brendshëm, për kërcënimet dhe fyerjen që i ka bërë gjyqtarit konkret. Dhe pa dyshim, në qoftë se ky Këshill do ta miratojë, unë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit do t’i drejtohem pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proceduralisht organit të Prokurorisë, për të verifikuar dhe për të hetuar nëse ka shkelje të Kushtetutës, të ligjit dhe ka vepër penale në rastin konkret.

Kategori
Uncategorized

Kisha katolike në trevat shqiptare dhjetë shekuj histori .

Gjatë historisë së vet shumëshekullore, viset, me shekuj të banuar nga shqiptarët, shpesh kanë qenë territore heroike në Ballkan në raport me Evropën. Këto vise janë të vendosura në pikëtakimin e dy civilizimeve, atij perëndimor dhe lindor.
Viset shqiptare, duke i takuar pjesës perëndimore dhe besimit romak që nga fillimet e krishterimit, në shek. e VII, u përfshinë nga shtrëngata e Lindjes Bizantin dhe sllavo-ortodokse, duke mbetur për shekuj me radhë nën hijen e gjysmëhënës orientale. Gjatë një periudhe të gjatë, nën trysninë e ortodoksizmit bizantin dhe, nga shekulli XIII, nën presionin e Kishës serbe, e cila ishte edhe bartëse e idesë së shtetit serb, Kishës katolike në këto vise nuk i qeshi fytyra pothuajse asnjëherë.

Me ardhjen dhe forcimin e perandorisë Osmane në shekullin XV, në këto vise fillojnë vështirësi të reja dhe më të rënda. Në fillim Osmanlinjtë nuk e detyruan popullatën që të islamizohej dhe as tu nënshtrohej plotësisht. Mirëpo, me kalimin e kohës, kjo taktikë ndryshoi dhe filluan diskriminimet e mëdha ndaj popullsisë katolike. Vendoset sistemi i ri feudal (i spahinjve) dhe tatimet e ndryshme, marrja e fëmijëve pengë, torturimet dhe vrasjet e klerikëve, mbyllja e shkollave, shkatërrimi dhe tjetërsimi i objekteve fetare etj. Me fjalë të tjera, pushteti osmano-turk shpërfaqet me fytyrën e vet të vërtetë. Nga ana tjetër, edhe vetë Kishën Katolike Shqiptare robërimi osman e gjeti të papërgatitur, pa një hierarki të organizuar dhe të qëndrueshme, me një numër të pakët priftërinjsh, shpeshherë edhe të paaftë për thirrjen e vet; me besimtarët e paaftë shpirtërisht për të përballuar tundimin e presioneve të ndryshme.

Si pasojë e islamizimit në masën 70 % dhe prapambetjes në shumë drejtime, Konferenca e Berlinit në vitin 1878, duke identifikuar shqiptarët me nacionalitetin turk, shpërndau trojet stërgjyshore shteteve fqinje: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Periudha në rrugën e çlirimit të shqiptarëve nga zgjedha turke ishte ajo që shtrihet në harkun kohorë mes viteve 1840 dhe 1912. Në këtë periudhë popullata shqiptare në Shqipërinë Veriore dhe në Malin e Zi të sotëm, e udhëhequr nga klerikët katolikë dhe krerët e fiseve malore, në orvatjen e përgjithshme për çlirim, ka qenë jetësisht e lidhur me popullatën shqiptare në viset e tjera të Shqipërisë. Kjo lidhshmëri i ka dhënë një shtytje të fortë të gjithë popullsisë që më 28 nëntor të vitit 1912 të ngrejë flamurin kombëtar dhe të shpallet pavarësia, kah mot e dëshiruar, e Shqipërisë.

Jeta e popullsisë, nën presionet e pandërprera të strukturave shoqërore dhe pushtetit armik të përbetuar ndaj katolicizmit, shfaqi një prapambetje të zbehur në kulturë nga aspekti social – ekonomik dhe shoqëror – politik.
Shqipëria post-otomane e viteve 1920-1930 ishte krejtësisht e varfër; analfabete, mbisundonte fanatizmi fetar dhe sistemi shoqëror mesjetar bazuar në feudalizëm.
Ja se çfarë thoshte Mit’hat Frashëri për Shqipërinë post-otomane: “Pesë shekuj shkuan mbi ne si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë… dhe kështu, shekulli i nëntëmbëdhjetë, kjo kohë e dritës, e qytetërimit dhe e zgjimit të ndjenjave kombëtare, na gjen, neve shqiptarët, krejt në gjumë, pa njësi, pa bashkim, pa literaturë, sa dhe pa alfabet”.

Shqipëria e viteve 1920-1930, për italianët që e vizituan atë për motive politike apo ekonomike, dukej vend shumë i prapambetur – thuhet nga një Italian, gjë qe vihet re dhe ne fotografitë e kohës. Madje, diplomati italian Pietro Quaroni thoshte se Shqipëria duket si një vend i vitit 1000.
Katolicizmi shqiptar mbarte me vete vulën e një kulture perëndimore që e diferenconte në mënyrë të dukshme dhe të prerë nga bashkësitë e tjera fetare. Por, as ai nuk i shmangej karakterizimit të fortë, të shkaktuar nga rrënjosja e tij në një popull që ishte jashtëzakonisht krenar për traditat e veta kulturore dhe për identitetin e vet etnik. Flaka morale e përbashkët për gjithë klerin shqiptar ishte ajo e zellit apostolik, e bashkangjitur pazgjidhshmërisht me ndjenjën patriotike

Shkatërrimi i Kishës Katolike në Shqipëri
Partia Komuniste e Shqipërisë, e cila erdhi në pushtet më 1945, me ndihmën e partisë motër të popullit sllav, ishte partia me famëkeqe në gjithë lëvizjen komuniste botërore. Ajo, me një rigorozitet të jashtëzakonshëm, propagandonte dogmatizmin marksizëm – leninizëm dhe ateizëm në Shqipëri. Për 45 vjet ruajti pa ndërprerje regjimin e modelit sovjetik – kinez, i cili ishte rrënjosur në të gjitha fushat e jetës.
Shumë shpejt filloi përpjekja e bashkërenduar për të shkatërruar organizatat fetare të vendit dhe për të fshirë gjithë ndikimin fetar në vend. Në këtë drejtim, partia në pushtet, për të rrënuar gjithçka me vlerë që ishte arritur, sidomos pas pavarësisë e në vazhdim, luftën kundër Kishës katolike në Shqipëri e nisi me persekutimin e klerikëve katolik, të paparë në historinë e kombit tonë. Persekutimi i klerit, i filluar në vitin 1945 dhe i zhvilluar në mënyrë sistematike deri në vitin 1980, solli me dhjetëra burgosje, internime, vrasje të pa mëshirshme të klerikëve intelektualë dhe laikëve katolikë.

Regjimi i ri shqiptar, komunist e ateist, përveç mbylljes së shkollave të Jezuitëve dhe të Françeskanëve në viti 1946, me frymëzimin e revolucionit ideologjik kulturor, shkatërroi në vitin 1967 objektet fetare dhe i tjetërsoi në magazina e stalla, vatra kulture e depo ushtarake, duke i shndërruar në gërmadha të kthyeshme. Pastaj pushkatoi, burgosi, torturoi dhe fshiu nga të gjitha emërtimet 93 klerikë katolik, figura të shquara të kombit tonë dhe të Kishës Katolike në Shqipëri.
Sipas një statistike mësohet se gjatë periudhës (1945-1980), që kur regjimi komunist erdhi ne fuqi, kishin vdekur nëpër burgjet e shtetit 2 argjipeshkëv, 5 ipeshkëv, 1 abat, 65 priftërinj dioqezanë, 33 françeskanë, 14 jezuitë, 10 seminaristë dhe 8 murgesha.

Mos të harrojmë! Ishin rreth 200 klerikë që, të marrë së bashku, kishin kryer 500 vjet studime në 25 universitete të Evropës do të vuanin mjerisht tani, në Shqipërinë e tyre edhe mbi 900 vite të tjera, gati dhjetë shekuj burg.
Mos të harrojmë! Vetëm ata, të pushkatuarit, bënë rreth 300 muaj, rreth 25 vjet tortura e hetuesi. Afro 70 muaj, 6 vjet hetuesi e tmerr, bënë ata tjerët, të mbyturit ndër tortura.
Mos të harrojmë! U shfarosën të gjithë. Ndoshta s’kemi prapë gjenocid. Le ta studiojnë në të ardhmen historianët, pasi ta kenë korrigjuar fjalorin gjuhëtarët.

Ringjallja e Kishës
Erërat e ndryshme të kohës, të cilat filluan të frynin në Evropë pas rënies së Murit të Berlinit 1989, sollën ndryshime edhe në tokën e vuajtur shqiptare. Ky fllad i verës solli rigjallërim në lëvizje e aktivitete në kishën katolike e cila kishte përjetuar shkallën më të lartë të persekutimit gjatë regjimit komunist.
Kisha katolike në Shqipëri, e cila për 45 vite me radhë qëndroi nën tokë, do të ringjallej pikërisht më 4 dhe më 11 nëntor 1990, data kur do të kremtohej mesha e shenjtë nga Dom Simon Jubani në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër. Kjo ngjarje do të risillte lirinë e ushtrimit të fesë, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes Shqipërisë dhe Vatikanit me 18 shtator 1991, emërimin e Nuncit Apostolik mons. Ivan Dias dhe ardhjen e Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993 i cili, pas një errësire të gjatë shuguroi të katër ipeshkvijtë e parë në po këtë datë: Imzot Frano Illian, Imzot Rrok Mirditen, Imzot Zef Simonin dhe Imzot Robert Ashten. Kështu, pas një shkëputjeje të gjatë, me emërimin e këtyre katër ipeshkvijve do të niste organizimi administrativ i Kishës Katolike në Shqipëri.

Shqiptarët, të lenë në vitin 1913 jashtë shtrirjes administrative të Shqipërisë, janë ballafaquar me problemet të natyrës tjetër. Shteti i Jugosllavisë Monarkiste dhe asaj socialiste ka tentuar me çdo kusht t’i asimilonte shqiptarët, duke bërë presione në forma të ndryshme, nga ngecja e zhvillimit ekonomik në trojet e banuara me shqiptarë, deri tek projektet për shpërnguljen e tyre për në Turqi, me pretekstin se janë mysliman. Shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e Mal te Zi, në masë të madhe i bënë ballë këtyre trysnive, falë vetëflijimeve, rritjes së bashkëpunimit mes tyre dhe punës së zellshme për ngritjen e standardit jetësorë dhe kulturor. Ndihmesë për ruajtjen e identitetit të tyre ka dhënë dhe diaspora shqiptare e shpërndarë në Evropë dhe Amerikë. Ndihmesë në ruajtjen e identitetit gjithashtu kanë dhënë klerikët shqiptar të Kryedioqezës së Tivarit përkundrejt kushteve politike jo të favorshme që mbretëronin në Mal të Zi. Shqiptarët e grumbulluar rreth dioqezës se Shkup-Prizrenit nga vitit 1970 dhe në vazhdim kanë pasur një avokat të fortë, ipeshkvin Nikë Prela dhe sekretarin e tij, Dom Lush Gjergjin, si dhe një çetë të klerikëve të tjerë që punuan fort në ruajtjen e çështjes nacionale dhe zhvillimit kulturore të shqiptarëve në Kosove pa dallim besimi. Ky angazhim i Kishës katolike në Kosovë ishte me i theksuar, në veçanti gjatë luftës serbe në Kosovë, në vitet 1989- 1999.

Kisha Shqiptare, me përvojën e saj shumëshekullore në tokën arbërore, do t’i paraprijë gjithmonë popullit të saj të martirizuar në misionin historik që ka pasur dhe ka në përjetësi si mësuese, ngushëlluese dhe udhërrëfyese e jetës së besimtarëve të saj pa dallime besimi. Ajo kundrejt sfidave të shumta që pati gjatë lindjes së shtetit shqiptar në vitin 1912, krijimit të shtetit të ri shqiptar në Kuvendin e Lushnjës në vitin 1920 dhe përballjeve qe pati gjatë regjimeve të më vonshëm, arriti t’i qëndroj besnike misionit të saj  të përmbledhur në trinomin e njohur të Kolegjit të Shën Françesk Saverit: “Për Zot, Atme e Përparim”.

E gjithë kjo la vulën e vet në gjurmët e historisë së lavdishme të popullit shqiptar, i cili duke pirë ujë nga burimet e heronjve të vet, duke u freskuar në zakonet popullore dhe traditën shumëshekullore, dalëngadalë, por me një qëndrueshmëri të pashoqe u rrit duke lëshuar shtat në rrugën e vet të zhvillimit, të civilizimit, të zgjimit dhe rilindjes kombëtare.
Në këtë rrokopujë ballkanike të mbushur me furtuna dhe shtrëngata nga më të mëdhatë, populli Shqiptar, arriti edhe me ndihmën e Kishës Katolike ta ruaj identitetin e tij kombëtar, duke përjashtuar një pakice që nuk arriti të ruajë fenë e të parëve të vet.

Kategori
Uncategorized

10 diktatorët më të çmendur në botë, Enver Hoxha në vendin e tretë.

largea_1459786191
  1. Në vendin e dytë renditet ish – udhëheqësi i Republikës demokratike të Kongos Mobutu, Sese Seko i cili ndaloi shfaqjen e personave të tjerë në tv dhe përdorte konkordet për udhëtimet tregtare.
  2. Në vendin e tretë, renditet Enver Hoxha, komunisti shqiptar. Ndërtimi i 750 mijë bunkerëve për një popullsi vetëm 3 milionë banorë konsiderohet një paranojë që diktatori shqiptar e shihte si mbrojtje të ndonjë sulmi nga jashtë.
  3. Në vendin e katërt renditet ish – udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jon Il.Ky i fundit harxhonte 700 mijë dollarë në vit për konjak dhe 20 mijë dollarë për video kaseta si një adhurues i madh i Elizabet Taylor.
  4. Vendi i pestë zihet nga ish – udhëheqësi i Brumas, Në Ëin i cili ndryshoi renditjen e numrave sepse besonte në disa numra me fat.
  5. Në vendin e 6 renditet Yeadema i Togos i cili e rrethoi veten e tij me 100 gra të cilat duhet t’i këndonin atij lavdërime.
  6. Në vendin e 7 qendron Idi Amin I Ugandes i cili në 1977 i dha vetes së tij titullin si president i shkëlqyer për jetën.
  7. Në vendin e 8 renditet Papa Doc Duvalier i Haitit. Në 1963 besohet se një kundërshtar politik e etiketoi atë në një qen të zi dhe për këtë arsye urdhëroi vrasjen e të gjithë qenve të zinj.
  8. Në vendin e 9 – te është diktatori Ferdinand Markos i Filipineve, i cili u përmbys në 1986 dhe iku ne Haëai duke përvetësuar mbi 35 miliardë dollarë.
  9. Vendi 10 mbahet nga udhëheqësi i republikës së Afrikës Qendrore, Jean Bedel Bokassa. Ai harxhoi 1/3 e buxhetit për ceremoninë e kurorëzimit si perandor, ku asnjë nga liderët e huaj nuk mori pjesë.
Kategori
Uncategorized

Dosja sekrete e SHISH: Ja ku qëndroi pajisja përgjuese italiane IMSI Catcher dhe kush është përgjuar.

pergjimi-rama-tahiri

Prokuroria e Tiranës ka në dorë një raport të ri për pajisjen e përgjimit “IMSI Catcher” të futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme dhe të dyshuar se është përdorur për të përgjuar drejtues të shtetit, deputetë, diplomatë, prokurorë, gjyqtarë, gazetarë e biznemenë.

Ky raport është hartuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe përveç Prokurorisë së Përgjithshme i është dërguar për dijeni Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe Kryeministrit Edi Rama.

Agjentët sekretë shqiptarë japin informacione mbi zonat ku ka lëvizur dhe është stacionuar makina që ka të instaluar pajisjen e përgjimit, shkruan Panorama.

“IMSI Catcher” ka patur lëvizje intensive në zonën pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Për disa ditë me radhë ajo është stacionuar pranë organit qendror të akuzës, në qendër të Tiranës. Raporti i SHISH duket se përmban edhe materiale filmike të makinës tip MBË me targa italiane në të cilën gjendet aparatura përgjuese.

Veç Prokurorisë së Përgjithshme pajisja ka qëndruar gjithashtu për disa kohë pranë Bashkisë së Tiranës dhe disa ministrive të tjera pranë saj. Ajo është parë edhe pranë rrugës së Elbasanit dhe pranë Televizionit Publik Shqiptar ku gjithashtu gjenden zyrat e disa personaliteteve dhe selive diplomatike të huaja si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky fakt ka ngritur dyshime se drejtuesit e institucioneve pranë të cilave ka qëndruar pajisja, mund të jenë përgjuar.

SHISH, saktësohet në raport, është vënë në ndjekje të pajisjes së përgjimit prej muajit prill kur agjentët kishin marrë për herë të parë informacion se ajo ishte futur në Shqipëri pa u regjistruar më parë në doganë dhe pa marrë lejen e Prokurorit të Përgjitshëm, siç e kërkon ligji.

Përpara se të jepte alarmin, SHISH e ka verifikuar informacionin duke mbledhur prova të tjera. Më pas vetë kreu i SHISH ka sinjalizuar Prokurorin e Përgjithshëm, për të kryer hetime në lidhje me rolin e aparatit që mund të kryente përgjime të të gjitha llojeve të komunikimit telefonik.

Raporti i SHISH përmban të dhëna edhe mbi personat që kanë qenë në makinën ku ndodhej pajisja e përgjimit gjatë lëvizjes së saj nëpër Tiranë.

Që me zbulimin e faktit se pajisja ishte futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, Prokroria e Përgjithshme ka kërkuar sekuestrimin e saj. Por autoritetet italiane e kanë mbajtur atë të fshehtë. Pajisja iu fsheh prokurorëve edhe më 13 maj kur ata shkuan ta sekuestronin në zyrat e Forcës Operacionale të policisë. Kur prokurorët hynë në zyrat e Forcës Operacionale, specialisti Entiol Xhelilaj doli me makinën e “IMSI Catcher” edhe pse ai ligjërisht nuk kishte të drejtë ta lëvizte atë.

Prokuroria ka ngritur akuzë ndaj tij, ndaj eprorit të tij dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos. Ky i fundi u pezullua nga detyra, por një ditë më parë Gjykata e Apelit e ktheu në detyrë, duke pranuar si provë një shkresë të policisë italiane, në të cilën thuhet se “IMSI Catcher” nuk ka kryer përgjime.

Prokuroria shqiptare dyshon që përgjimet janë kryer nga punonjës të policisë shqiptare që janë trajnuar nga italianët për ta përdorur pajisjen dhe jo nga efektivët e policisë italiane. Për të vërtetuar të gjitha dyshimet e ngritura nëse është përgjuar apo jo me pajisjen, prokurorët thonë se është e domosdoshme që ajo të sekuestrohet.

Sipas disa të dhënave të siguruara nga lapsi.al, makina me pajisjen gjendet në ambasadën italiane dhe nuk e ka lënë territorin shqiptar. Ndonëse nga prokuroria shqiptare është kërkuar me shkresa zyrtare që ajo t’i vihet në dispozicion, italianët refuzojnë, për arsye që ende nuk i kanë bërë të qarta. Edhe pse dy drejtues të policisë italiane kanë deklaruar zyrtarisht se nuk janë kryer përgjime, autoritetet fqinje nuk pranojnë t’ua vënë në dispozicion pajisjen hetuesve për të provuar realisht që ajo nuk ka kryer përgjime.

Drejtues të policisë së shtetit, të marrë në pyetje gjatë hetimeve, kanë pohuar se një pajisje e tillë është e aftë të kryejë përgjime. Sipas tyre, një pajisje e këtij lloji është pëdorur në qershor të vitit 2015 për të kapur Vladimir Gjutën, i cili kërkohej për vendosjen e triitolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Fshehja e pajisjes i ka shtuar dyshimet se ajo nuk është përdorur vetëm për qëllime trajnimi, siç thuhet nga policia italiane dhe ajo shqiptare. Këto dyshime përforcohen nga fakti se ajo iu mbajt e fshehtë edhe autoriteteve doganore shqiptare dhe Prokurorit të Përgjthshëm, të vetmit që mund të autorizojë përdorimin e saj, qoftë edhe për trajnime. /Lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Martesat e homoseksualëve, Forumi Mysliman letër 140 deputetëve të Kuvendit: Mos e votoni nenin 18, shkatërron themelet e familjes!

Martesat e homoseksualëve, Forumi Mysliman letër 140 deputetëve të Kuvendit: Mos e votoni nenin 18, shkatërron themelet e familjes!

 

Forumi Mysliman i është drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit me një letër, që të mos votojnë nenin 18 të ndryshimeve kushtetuese sa i përket ligjit për LGBT pasi sipas tyre kjo do të sjellë probleme në familjet shqiptare.
Ky forum në fakt është kundër togfjalëshit ‘Orientim seksual” dhe ata paralajmerojnë se nëse ky ndryshim do të votohet në Kuvend, ai do të kundërshtohet dhe do ti propozohet popullit që të japë përgjigjie përmes referendumit.
“Jemi kundër këtij ndryshimi kushtetues, i jemi drejtuar kryetaëve të grupeve parlamentare dhe deputetëve. Në thelb ne e shohim si shumë të dëmshme futjen e këtij togëfjalëshi, pasi familja ka boll probleme. Ndryshimi i kushtetutës në këtë nen është një problem shtesë për familjet shqiptare. Lëvizjet tona do të vijojnë për të kundërshtuar këtë nen, nëse do të ketë miratim të këtij neni, do e rrëzojmë me lëvizjet juridike. Referendum për hedhjen poshtë të këtij neni do i propozojmë qytetarëve shqiptar’ tha një nga përfaqësuesit e Forumit Mysliman.
Kategori
Uncategorized

Kastriot Islami sulmon Servet Pëllumbin: Spiun i sigurimit, keqardhje që s’ke më frena të ndalosh hidhërimin tënd!

 Kastriot Islami sulmon Servet Pëllumbin: Spiun i sigurimit, keqardhje që s’ke më frena të ndalosh hidhërimin tënd!

Kastriot Islami ka sulmuar socialistin Servet Pëllumbi, pasi ky i fundit publikoi në media një ditar ku përfshinte dhe deputetin demokrat.

Në reagimin e tij, Islami e ka cilësuar Pëllumbin një spiun të sigurimit. Ndërsa ka shprehur keqardhje për të, pasi sipas tij, nuk ka më frena për të ndalur hidhërimin.
“Pëllumbi ka një hidhërim të thellë, që vjen nga humbja e mundësisë për t’u bërë President i vendit, dhe këtë nuk ja ka bërë PS. Unë nuk kam folur fare në atë miting, ndaj dhe bie besueshmëria e fjalëve të tij. Ai është një spiun i sigurimit. Kam një ndjenjë keqardhjeje për atë njeri, që tani nuk ka frena për të ndalur hidhërimin e tij”, ka thënë Islami.
Kategori
Uncategorized

“Demokracia në rrezik! Rama-Tahiri po e çojnë vendin drejt destabilizimit dhe përplasjeve sociale, koha të veprojmë”!

 “Demokracia në rrezik! Rama-Tahiri po e çojnë vendin drejt destabilizimit dhe përplasjeve sociale, koha të veprojmë”!

Postuar: 16/06/2016 – 22:19

Deuteti demokrat tepër kritikë i qeverisë “Rama”, Kastriot Islami, ka vënë alarmin në rrjete sociale se demokracia është në rrezik.
Duke marrë shkasë nga ngjarjet e ditëve të fundit dhe posaçërisht ato të sotmet, Islami ka deklaruar se kjo qeveri po e çon vendin drejt destabilizimit dhe përplasjes sociale. Për këtë arsye, deputeti ka bërë thirrje për veprim, pasi sipas tij, vonesa do të çojë në rritjen e frikës së drejtuesve të këtij regjimi.
Ja reagimi i plotë mi deputetit Islami në Fb: 
Demokracia ne Shqiperi ne rrezik…ne fazen e saj terminale… Vellazeria e Vesit apo Vellazeria e se Keqes eshte hedhur ne sulm per te kercenuar dhe nenshtruar drejtesine…Nga frika e deshtimit dhe himbjes se pushtetit po reagon egersisht..
Parlamentin e ka nxjerre jasht loje…Shumicen e thjeshte e moren me vota te blera dhe kercenime…Maxhorancen e 3/5 e arriten me blerje te mandateve…Maxhorancen kushtetuese po tentojne ta arrijne po me blerje…Hetimi i qeverise eshte i pamundur… Fjala eshte ose e kercenuar nga dhuna e krimineleve…
Opozita eshte kercenuar deri fizikisht…Kundershtaret luftohen per cdo mendim te tyre ne kuvend, media dhe rrjetet sociale…
Bizneset dhe media jane vene nen kontroll…Shoqeria civile eshte ne sherbim te oligarkise… Vetem drejtesia i ka mbetur pa u kapur plotesisht nderkohe qe eshte e kercenuar…Ky eshte preludi i kapjes se drejtesise qe Rama synon ta vendose nen kontroll total permes reformes ne drejtesi…
Dhe ky do te ishte fillimi i diktatures oligarkike, pra diktatures se krimineleve, banditeve, te korruptuarve, manjateve, perverseve…
Eshte momenti per veprim… vonesa do te coje ne rritjen e frikes se drejtuesve te ketij rregjimi te cilet do te beje deme te medha proporcionalisht me friken qe ndjejne nga humbja e pushtetit…. Po e cojne vendin drejt destabilizimit dhe perplasjeve sociale….
Kategori
Uncategorized

ABC News del në shitje, nga presioni i Kryeministrit?

Burime të 360grade.al, informojnë se prej disa muajsh Abc news, televizion informativ, në pronësi të Aleksandër Frangajt dhe që ka si drejtor gazetarin Armand Shkullaku, po negociohet për tu shitur.

Ky televizion informativ, që nuk e arriti dot shikueshmërinë e News 24, është sidoqoftë një ekran me peshë në botën audiovizuale shqiptare, që u forcua posacërisht, në vitet e qeverisë Berisha 1.

Linja editoriale e këtij televizioni, me gjithë zbutjen e kohëve të fundit, është aktualisht gjithësesi shumë opozitare dhe shumë acaruese për Kryeministrin Rama, gjë të cilën ai e ka shprehur disa herë edhe publikisht.

Krejt ndryshe nga TV Klan që mbas fitores së Koalicionit Rama-Meta, pati një zbutje dhe një afrim me Kryeministrin Rama, si edhe një largim nga simpatitë e Kryeparlamentarit Ilir Meta.

Janë disa, pretendentët që janë afruar të blejnë ABC neës tv dhe mësohet se sipërmarrësit janë kryesisht nga bota e biznesit që po lulëzon nën qeverisjen Rama.

A është kjo një porosi e drejtëpërdrejtë e Ramës, ndjeshmëria e të cilit ndaj mediave është e njohur, që të neutralizohet një televizion opozitar dhe në mjaft raste objektiv?

Nga Abc neës nuk flet askush për këtë, por pritet që për disa javë të ketë ndryshime pronësie. Madje edhe drejtori Shkullaku, është parë disa herë në shoqërinë e disa biznesmenëve të interesuar për blerjen e këtij televizioni, për ti bërë kështu një qokë Edi Ramës.

Është i paqartë në këtë rast se cfarë do të bëhet me Armand Shkullakun, i cili besohet se, nëse televizionin e blejnë miqtë e kryeministrit, nuk do të mund të përshtatet me linjën e re editoriale pro qeveritare.

Me sa duket, mbas pushtimit brutal të RTSH duke ndryshuar edhe Ligjin konsensual  që egzistonte, mbas joshjes se suksesshme të televizionit Klan dhe mbas marrëdhënieve tradicionalisht të mira me Top Channel, mbas mështetjes së vazhdueshme që merr nga Neës24 dhe plot gazeta e portale dytësore, do të bëhet kështu “mbreti fuqiplotë” dhe gjithëkontrollues i mediave shqiptare!…

Duke hyrë kështu në procesin Zgjedhor krejtësishti përkëdhelur nga kori i mediave kombëtare.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri nënshtron Gjykatën e Apelit?

 

360 Grade360 Grade GRADE.AL

Nga Artur Zheji

Mbas sulmeve të njëpas njëshme kundër gjykatësit Arjan Aliaj, fotove tendencioze dhe përbaltëse, për vilën e tij dhe hulumtimin në jetën private, duket se efektet e presioneve të gjithëanëshme,politike, mediatike dhe jo vetëm, nuk kanë vonuar.

Shkalla e Dytë e të njëjtës Gjykatë, ktheu në detyrë kryepolicin Çako, duke vlerësuar si të pamjaftueshme provat kundër tij, të vëna në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme.

Padyshim askush nuk dëshiron që kryepolici Haki Çako, të dënohet padrejtësisht dhe as të persekutohet me pa të drejtë.

Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, zhvilluan një sulm 360gradë, kundër “Këshillit të Lartë të Kënetës” dhe kundër gjykatësit “vrasës me pagesë” si edhe u cilësua Arjan Aliaj dhe krejt trupa gjykuese e Gjykatës së Tiranës, Prokuroria, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe çdo qelizë e këtij sistemi.

Sigurisht sistemi i Drejtësisë shqiptare, ka 1001 defekte dhe pisllëqe, në gjirin e vet. Janë bërë mijëra falsifikime pronash, me vendime të rreme gjykate dhe janë dhënë pafajsira të bujshme dhe skandaloze. Dhe gjithshka është bërë nga ky Sistem, nën efektin e presionit apo ryshfetit të majmë. Këtë e dinë dhe e kanë vuajtur të gjithë shqiptarët.

Mirëpo në rastin e Krimit Shtetëror të Përgjimeve, që shkatërron çdo grimcë demokracie në Shqipëri, çdo shpresë për të rifilluar një Kohë të Re, në jetën tonë të përditshme, çdo pandehmë pozitive se një Drejtësi më e mirë do zërë një ditë fill, zvenitet nga kjo që po shohim këto ditë dhe këto orë.

Ku humbi deponimi që Haki Çako bëri se aparati i përgjimit, ishte përdorur përveçse për “trajnime” edhe për përgjimin e çështjes “Gjutaj”?

Apo mos vallë Shkalla e Dytë e Apelit, e ka humbur këtë deklaratë, që rrëzon në themel, çdo dyshim se Prokuroria e ka gabim?

Avokati mbrojtës i famshëm, Maks Haxhia, që mbron kryepolicin dhe pjesën më gri të shoqërisë njëkohësisht, që kryepolici dhe Policia duhet të zbulojë dhe të hedhë në pranga, tha për publikun se: “u vërtetua që Pajisja e Përgjimit, ishte përdorur vetëm për trajnime”, duke përgënjeshtruar klientin e tij të sinqertë, Haki Çako, në deponimin që kish bërë disa ditë më parë.

Tani sigurisht do të thuhet nga kryeministri apo shpura e tij, se “Drejtësia u vu në vend!”, se ja u vërtetua që gjykatësi Aliaj ishte një “vrasës me pagesë”, urdhëruar nga Sali Berisha dhe të tjera si këto.

Por cila Drejtësi?

Ajo e Kënetës apo ajo e Rilindjes? Që ha presion dhe ul kurrizin, nga frika e pushtetit dhe nga frika e zbulimit të pisllëqeve të veta?

Pra “Drejtësia” që bindet ndaj pushtetit, është “Drejtësia e Mirë”, ndërsa ajo që guxon, në kushte të një trysnie të përbindshme politike dhe mediatike, të zhvillojë akuza kundrejt të pushtetshmëve, është Drejtësia e Kënetës!

Është e vërteta se Sistemin e Drejtësisë e ka kapur Frika e Vetingut! Që do të thotë filtri apo sita, ku pasuritë dhe biografitë e tyre, do të kalojnë në skaner dhe në “përgjim”.

Skanerin dhe Përgjimin mund ta kenë në dorë, njerëzit e Qeverisë dhe vetë Kryeministri, kështu që karjerat rrezikojnë të fluturojnë në ajër dhe madje edhe më keq, mund të ketë persekutime ligjore, ndaj gjykatësve të pabindur,të pa nënshtruar dhe sado pak kundërshtarë.

Reforma në Drejtësi, e vizatuar në këtë formë, është Deformimi i Ri i Drejtësisë.

Një Terror dhe Diktaturë Shtetërore, në emër të Shtetit të së Drejtës, ndaj të cilës, të gjithë ndjehemi të frikësuar.

Dhe Ambasadori Lu dhe simpatikja Vlahutin, rrinë e vështrojnë dhe nuk thonë asnjë fjalë për këtë Mega Skandal të Përgjimeve, që do të varroset shpejt e shpejt në Kënetën e Frikës dhe të dhunës së paparë ndaj vetë gjyqësorit, nga ana Pushtetit?

Nëse ndodh kështu, Reforma në Drejtësi, është një foshnje që po lind e vdekur.

Kategori
Uncategorized

EKSKLUZIVE/ Ana e “errët” e Reformës. Ja sa herë e ka rrëzuar Komisioni i Venecias Edi Ramën për ‘Drejtësinë’ .

Sot, mazhoranca dhe opozita janë në betejën finale për Reformën në Drejtësi, dhe llogorja e fundit është përqendruar tek Rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias. Kjo pikë kërkon përfaqësim proporcional të palëve në institucionet e reja të drejtësisë, jo si mundësi kontrolli, por si qëllim parandalimi të kapjes së sistemit si nga njëra palë apo nga pala tjetër.

Por si erdhën forcat politike deri në këtë pikë. Si ka mundësi që pikërish Edi Rama që bënte be “për kokën e Venecias” deri dje, sot thotë se përtej Venecias në fakt është BE dhe SHBA. A ka ndonjë arsye që Rama, ka lëvizuar nga insitikami i njeriut që nuk luantë hapën pa marrë miratimin e Komisionit të Venecias ndërsa sot e sheh thjeshtë si një qytet gondolierësh?

Sigurisht që ka!..

Janë një mori rekomandimesh falë të cilave Edi Ramës i është dashur të heqë dorë nga një mori ëndrrash me sy hapur që do ti mundësonin atij kapjen e sistemit. Duke filluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit që Rama donte ta vendoste në varësi të Saimir Tahirit e deri tek ndërprerja antikushtetuese e mandatit të Prokrurorit të Përgjithshëm.

Kjo eshte nje listë me të gjitha momentet, kur Komisioni i Venecias ka rrëzuar Edi Ramën, dhe kjo të bën të kuptosh pse sot kryeministrit kërkonë ta anashkalojë këtë arbitër ndërkombëtar të panashëm.

Lista e vendimeve të  Komisionit të Venecias kundër pretendimeve të Kryeministrit Edi Rama!…

Për komponentin antikorrupsion:

  • Është qartësuar pavarësia nga politika e Prokurorisë së Posacme Antikorrupsion (SPAK),
  •   I është dhënë fund cdo përpjekjeje për të patur Njësinë e Posacme Hetimore (BKH) nën varësinë e Qeverisë (Ministrisë së Brendshme). Gjithashtu, është parashikuar që Njësia e Posacme Hetimore (BKH) do të raportojë vetëm tek Prokuroria e Posacme (SPAK).
  • Është hequr roli i Kryeministrit në emërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.
  • Është qartësuar modeli i organizimit të prokurorisë.
  • Janë parashikuar shprehimisht rastet e shkarkimit të prokurorëve nga detyra.
  • Është hequr mundësia e ndërprerjes së pajustifikuar ligjërisht të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.
  • Është përmirësuar ndjeshëm procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve/prokurorëve, në funksion të mbrojtjes së përshtatshme për gjyqtarët/prokurorët e ndershëm.
  • Është parashikuar shprehimisht që kufizimi i të drejtave të gjyqtarëve/prokurorëve të bëhet vetëm në masën që lejon zbatimin e procesit të rivlerësimit dhe jo apriori.
  • Është parashikuar krijimi i Këshillit Përzgjedhës për kandidaturat për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posacëm të GJK, ide e cila kërkon të elaborohet dhe përmirësohet më tej.
  • B. Për komponentin e institucioneve të përhershme:
  • Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në mbledhjet e KLGj-së dhe KLP-së, si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr rolin e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) në veprimtarinë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (merrte pjesë si vëzhgues në mbledhje), si dhe e drejta për të kërkuar fillimin automatik të hetimit të shkeljeve disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
  • Është cmontuar tentativa për kontrollin politik të sistemit të drejtësisë, duke hequr kompetencën e Qeverisë (Ministrit të Drejtësisë) për të kontrolluar punën e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.
  • Është parashikuar mundësia e ankimit të vendimit të ILD për mosfillimin e hetimit apo pushimin e procedimit ndaj gjyqtarëve/prokurorëve.
  • Është bërë një përpjekje për të mundësuar një kontrolli të jashtëm të balancuar ndaj ILD, i cili ka nevojë të shqyrtohet më nga afër.
  • Është zhveshur drafti nga përcaktimi i kritereve selektive në institucione të ndryshme të sistemit të drejtësisë, që synonte paracaktimin e funksionarëve dhe emërimin në këto funksione të juristëve të periudhës së komunizimit.
  • Është ndryshuar përbërja politike e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë, ku parashikohej më parë të kishte rol edhe Qeveria (Ministri i Drejtësisë).
  • Është qartësuar roli pa të drejtë vote i Ministrit të Drejtësisë në mbledhjet e KLGj dhe KLP, ku do të diskutohen cështjet buxhetore dhe planifikimin strategjik.
  • Është parashikuar shprehimisht mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të gjykatës së posacme dhe shkarkimi i tyre me shumicë të cilësuar nga KLGJ-ja. Janë përmirësuar procedurat dhe kriteret e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
  • Është qartësuar imuniteti i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe procedura disiplinore ndaj tyre.
  •  Janë parashikuar rastet e pezullimit nga detyra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
  • Janë qartësuar rastet e papajtueshmërisë në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe të gjithë funksionarëve të sistemit të drejtësi.
  • Është zgjidhur situata e mosmarrëveshjes së kompetencave midis GJL dhe GJLA.
  • Se fundmi eshte terhequr edhe nga arkitektura e sistemit qe propozonte (ka rene dakord te ikin 2 intitucione), si dhe nga shumica 3/5 per emerimin e funksionareve.
Kategori
Uncategorized

PSE PD-NË S’E DËGJON ASKUSH?

Kategori
Uncategorized

Papunësia mbizotëron në Tiranë e 5, që Rilindja i ka më “për zemër”…

Kategori
Uncategorized

Ryerson, ish-ambasadori i parë amerikan, letër deputetëve: Votoni Reformën në Drejtësi.

27144B93-E622-4042-A6F0-785BBA1FCA92_cx0_cy0_cw0_w800_r1

Ish-ambasadori i parë i SHBA-së në Shqipëri, William Ryerson, i ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të votojnë Reformën në drejtësi.

Në një letër publike, botuar sot në gazetën “Illyria” të Nju Jorkut nën titullin: “Mesazhi i një miku të vjetër nga Amerika” dhe drejtuar redaktorit të gazetës “Illyria”, Reyrson shkruan:

“Është shumë zhgënjyese të lexosh që partia e opozitës në Parlamentin Shqiptar po tregohet kaq pak elastike.

Shpresoj të paktën se disa nga anëtarët e PD-së në këtë institucion do të gjejnë guximin për të votuar në favor të kësaj reforme, të vojnë në favor të përparimit të vendit dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre.

Nëse do ta bëjnë këtë do t’u dhuroja përgëzimet e mia më të përzemërta!

Sinqerisht,
William E. Ryerson
Ish-Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri” – përfundon letra.

Para 25 vjetësh, William Ryerson erdhi në Shqipëri si shef i zyrës së Shteteve të Bashkuara pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranës, për një qëndrim prej 30 ose 60 ditësh.

Ai u bë Ambasadori i parë pas përmbysjes së komunizmit.