Kategori
Uncategorized

Cilët janë dhe kë përfaqsojnë këta diasporistë (pa shtetësi shqiptare) që flasin në emër të diasporës që nuk e përfaqsojnë !?

Nga Avokate Adriana Kalaja,- Aktiviste e shoqërisë civile .

Kushtetuesja dhe…… Ambasadorët……

Bashkë me mikun tim Milaim Nela, kemi qënë ndër të parët, mbase dhe të vetmit që kemi denoncuar mashtrimin e madh me vendimin e Kushtetueses për votën e Diasporës dhe sidomos me mega mashtrimin e Presidentit të kësaj shoqate, me cilësinë e kërkuesit në këtë gjykatë, lidhur me shtetësinë e tij.

Madje, pothuaj në të gjithë mediat, n’a u bë një bllok aq i madh sa konkuronte edhe vetë bllokun e banditëve Rama – Veliaj në mediat që kontrollojnë e i kanë në shërbim të tyre.

Sesa të drejta ishin konstatimet dhe denoncimet tona, koha po i vërteton dita ditës.

Për të qenë korrekt me ligjin, miqtë dhe veten, kam deklaruar në çdo denoncim se, vendimi lidhur me votën e diasporës:

  1. Është puç kushtetues.
  2. Është vendimi më i errët, i turpshëm dhe më antikushtetues që nga viti 1992.
  3. Nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, përveç se e ka bërë më konfuze këtë çështje.

Po kështu, kam deklaruar në menyrë sistematike se vota e diasporës:

  1. Është e garantuar me Kushtetutë.
  2. Është e garantuar me ligjet organike.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet një gafë aq e madhe kushtetuese sa të kalohet për shqyrtim dhe pranohet pjesërisht kërkesa e:

1 Një shoqate të huaj.

2 Një shoqate me President që nuk kishte shtetësi shqiptare.

Pra, për t’a bërë më të qartë:

• Kërkon të votojë dikush që nuk i lejohet se nuk ka shtetësi shqiptare 😉

Edhe kur e ka bërë në prill 2021 (foto 4-5), ka kryer vepër penale se, ndërkohë që ishte në dijeni të faktit se me vullnet të lirë e të plotë kishte hequr dorë nga shtetësia shqiptare, paiset me kartë identiteti ?????? dhe voton???????

Vendimi i Kushtetueses (foto 7), paraqet qartë dhe pa ekuivok se 2 pikat e mësipërme, janë shumë të qarta dhe të kuptueshme, duke na bindur në përfundimin logjik dhe ligjor se:

  1. Ky vendim është “qepur” për interes të Edvinit të Kristaqit.
  2. Sesa i ulët, i pisët dhe tip “Griselde”, ishte mashtrimi publik i Presidentit të shoqatës se shtetësinë “i’a kishin hequr kur kishte fituar gjyqin ne Kushtetuese” ;), ndërkohë që Dekreti i Presidentit është botuar edhe në Fletoren Zyrtare (foto 6).

Po kështu, nëse marim në konsideratë, se në këtë vendim u investua në mënyrë aktive alias proaktive Marsida Xhaferllari alias bashkëjetuesja e Enkeled AliBashës, tregon se çdo denoncim lidhur me këtë vendim, është i bazuar në prova dhe në ligj.

Kushtetutë po e po.

Pse e risolla këtë denoncim lidhur me vendimin për votën e diasporës sot?

Dje bëra një status ironik (se unë kur të “qepem”, nuk ndalem derisa t’a çoj deri në fund), lidhur me mungesën e reagimit të Ambasadorëve që përgëzojnë për çdo gjë, edhe kur Veliaj ndërron një llampë, por edhe kur Edvini shkon në tualet, e nuk “gjejnë kohë” kur shohin se monstra Edvin që krijuan vetë, nuk zbaton vendimet e Kushtetueses.

Jo më kot zgjodha tre vendime, atë të:

  1. Teatrit Kombëtar.
  2. Mandatit të Olta Xhaçkës.
  3. Ligjit për Studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

Tani pyetjes që ju mund të bëni lidhur me faktin se pse nga katër (4) vendime unë zgjedh vetëm tre (3), përveç se unë e konsideroj vendimin për votën e Diasporës si puç kushtetues dhe turpin e kësaj gjykate, po i përgjigjem me një pyetje që sqaron gjithë denoncimet dhe akuzat e mia dhe të mikut tim të nderuar, Doktor Milaimit se:

PS: Besoj është e qartë për këdo ashtu si shkresa që Ju paraqes më poshtë.

PS 1: Po vijohet me gabimin e bërë prej kohësh, që ashtu si nga forcat politike, por edhe nga njerëz që duan të mashtrohen që ecet me tezën:
“Është çun i mirë” & “Është çun i bukur” ;), ndërkohë që aktivisti dhe politikani maten nga kontributi.

PS 2: Janë të njëjtët që edhe për Lulzim Bashën thonin të njëjtën gjë edhe ndaj Ambasadorëve mbanin dhe mbajnë të njëjtin qendrim.

Lini një koment