Kategori
Uncategorized

Kryemadhi: Komision hetimor për drogën, ndërkombëtarët gisht në kanabizimin e vendit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net, pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e quan ‘kanabizimin e Shqipërisë’ dhe që sipas saj, nisi pas aksionit të policisë së Lazarat.

Sipas Kryemadhit, ka ndërkombëtarë që kanë qenë ‘pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë’.

‘Ne kemi pasur dikur një fshat që quhet Lazarat, që cilësohej për çështjen e kanabizimit dhe shihnim që paratë e Lazaratit shtriheshin deri në qytetin e Fierit. Me politikën e ‘Policisë që duam’, e cila u përkrah edhe nga ndërkombëtarët, gjë që ngjalli edhe shumë dyshime dhe do të ishte shumë mirë që në një moment që do të kishim një sistem drejtësie të pavarur, të drejtë, një parlament të pahapur, një klasë politike të përgjegjshme, pavarësisht pozicionimeve dhe ideologjive politike, do ishte shumë e rëndësishme hapja e një Komisioni Hetimor për të investiguar edhe ndërkombëtarët dhe rolin e tyre në këtë gjë.

Sepse prishja e Lazaratit e ktheu të gjithë Shqipërinë në një Lazarat të tërë. Por, po ta kapësh në logjikën financiare i bie që shqiptarët duhet të ishin të pasur. Jo vetëm shqiptarët nuk janë të pasur, por shqiptarët u varfëruar shumë më shumë. Domethënë këto paratë ku shkuan? Ose kanë vajtur në xhepat e Edi Ramës dhe 5 trafikantëve të tij, ose kanë vajtur në xhepat e ndërkombëtarëve, sepse Edi Rama thotë unë s`kam’, tha Kryemadhi gjatë intervistës së saj përballë gazetarit Çim Peka në në SYRI.net.

Video Player

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

00:00 | 49:09

‘E kam diskutuar me ndërkombëtarët kur kam qenë në Shtetet e bashkuara të Amerikës, që kjo gjë duhet investiguar sepse jam shumë dakord që në shumë komisione hetimore, çështja e kanabisit nuk është problematike, pra sepse shumë vende e kanë liberalizuar, e kanë licencuar kanabisin si kanabis medicinal, por nga ana tjetër këto para në një farë mënyre nëse do shkoje drejt një legalizimi të kanabisit, ishin paratë që duhet të shkonin në xhepat e fshatarëve, që kanë tokën, që e kanë mbjellë dhe kanë korrur e përpunuar.

Këto para nuk kanë vajtur faktikisht sepse njerëzve jo vetëm që nuk u është dhënë paraja, jo vetëm nuk janë paguar, por njerëzit dhe janë vrarë më pas. Dhe nga ana tjetër, shikojmë që këto para nuk janë injektuar më pas në ekonominë shqiptare, se nuk po them të injektohen koncesionet, që janë prapë 2 njerëz. Por është injektim që ti e vendos tek shishja e ujit, çokollata, libri, tek bluza, tek mënyra si po funksionon.

Në fakt, këto para nëse nuk janë në Shqipëri, ku janë? Nëse Edi Rama i ka çuar këto para jashtë Shqipërisë, nëpërmjet kujt i ka çuar? Transaksionet nëpërmjet kujt janë bërë? Pra, këtu nuk është çështja për të vetuar apo hetuar klasën politike, që mori vendime për ta kanalizuar Shqipërinë, por këtu çështja është për të hetuar dhe investiguar edhe këta ndërkombëtarë që kanë qenë pjesë e këtij komploti dhe kësaj skeme të kanabizimit të Shqipërisë.

Paratë e kanabisit tashmë nuk janë më para kanabisi, por janë kthyer në para kokaine, heroine, armësh dhe para segmentesh të cilat janë shumë të rrezikshme që rrezikojnë jo vetëm sigurimin e Shqipërisë, por janë edhe rrezik për në Bashkimin Evropian’, shtoi kryetarja e LSI-së.

Kategori
Uncategorized

Pse KM-ja, ish piktor, fiton gjithmonë dhe është 3 hapa para?

Nga Artur ZHEJI

Në rradhë të parë ai njeh mirë kundërshtarët, të cilët një e nga një, nuk janë dot konkurues ndaj tij, jo thjesht për nga gjatësia, por nga njohja dhe përvetsimi i dobësive të tyre thelbësore.

Dobësia e parë që KM-ja ju a njeh mirë është, politikëbërja e tyre tradicionale sipas parimit: “Mishit të piqet dhe helli mos të digjet!…”

Ky parim që ndjekin verbërisht kundërshtarët e tij politikë, lidhet pra me mos sakrifikimin e asgjëje të dhimbshme që lidhet me jetën e tyre të përditshme, me të afërmit e tyre dhe me partitë e tyre politike, ata mendojnë rrejshëm se “mishi”, pushteti i tyre i ardhshëm pra, do të piqet vetvetiu një ditë, por deri sa të vijë ajo ditë, e rëndësishme është për kundërshtarët e KM-së, që “helli”, e pra, rehatia dhe ekuilibrat e privilegjeve të tyre ekonomike, apo që lidhen me stilin e jetës, të mos preken e të mos lëndohen.

Ironia e kësaj situate lidhet përshembull në marrëdhëniet me biznesin e madh dhe shumë të madh, që kanë lulëzuar fort dhe qartësisht, në periudhën e ish qeverive Berisha dhe Berisha-Meta.

Ata sot, kanë kaluar të gjithë në zonën e influencës së KM-së, sepse duan të vijojnë të bëjnë sa më shumë para, dhe sepse e kanë fituar lirinë e tyre shumë shtrenjtë me qeveritarët e mëparshëm. Por titullarët e Opozitës, në asnjë rast as nuk guxojnë të përmendin këta “tradhëtarë”, që përlajnë çdo ditë konçesione qeveritare, tendera dhe lehtësira biznesi në kurriz të taksave, në kurriz të OSSHE-së, në kurriz të deklarimeve të bilanceve të rreme, ku i zhvasin arkës së Shtetit miliona euro në muaj, me mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e funksionarëve përkatës. Dhe në shumicën e rasteve me “Leje” nga lart.

Të paktën 3 arësye janë të qarta përse Opozita vepron kështu:

–E para, sepse jo pak individë të saj, duhet të kenë aksionet e tyre në këto biznese të majme, nga ku edhe marrin dividente të majme dhe ku janë sot, ortakë në të njejtat biznese, me “individët” e pushtetarëve të sotëm. E pra, ruajnë edhe shëndetin e aksioneve të tyre ose të miqve të rëndësishëm, shëndet që lidhet më mbarvajtjen e Kompanive të mëdha. Nga ana tjetër, Kompanitë e mëdha, derdhin “kontribute vullnetare”, në të gjitha krahët e politikës kur afrohen fushatat elektorale.

–Arsyeja e dytë, lidhet me KM-në. Ai i ka kapur ata më të “Mëdhenjtë” e Kompanive, përmes joshjes faktike, më të madhe se sa paraardhësit, është treguar në disa raste edhe më shumë “zemërgjerë”. Opozita dhe kupola e saj, ka frikë nga armiqësia me ta, sepse kontrollojnë media, blejnë e shesin politikanë edhe në grupet e tyre rast pas rasti, kanë influencë të madhe në votimin e nesërm dhe disponojnë asete të rëndësishme.

E pra, po të sulmohen, Kompanitë multmilionere dhe bosët e tyre, që mbështesin sot fort KM-në, nund të “inatosen” dhe mund të hidhen aktivisht në tregun e politikës, përkrah KM-së, duke dëmtuar akoma dhe më shumë peshoren e brishtë të numrave në disfavor të Opozitës.

–E treta, në filozofinë varileshtë, “Mishi të piqet dhe Helli të mos digjet”, KM-ja, di të lëshojë pe rast pas rasti dhe dërgon përmes Kompanive të stërmëdha mike, peshqeshe të majme dhe ftesën e përhershme të formuluar pakashumë: “Politika është një lojë, kjo është rradha ime, nesër rradha juaj, mos më prekni këtu dhe unë nuk ju prek gjithashtu, madje ju mbaj mirë e shëndoshë se kështu më duheni…”

Mesazh ky që herë pas here nuk bie në veshë të shurdhët, përkundrazi, e mpreh dëgjimin e mjaft prej tyre.

Në të gjithë këtë panoramë, KM-ja është tre hapa para, sepse ka rubinetin e influencave, rubinetin e financanve dhe sëfundmi edhe kërbaçin e “Prokurorisë së pavarur” që është ende me sytë nga e kaluara, madje nga e kaluara sa më e largët të jetë e mundur.

Derisa nuk ndjehet fryma e dëshpëruar e njerëzve që shpresojnë te një ndryshim rrënjësor, rotacioni nuk mund të ndodhë. Përderisa Opozitarët të ecin me biçikleta apo me makina të thjeshta dhe jo me makina super të shtrenjta, të vishen firmato e të mos reklamojnë jetën marramëndëse të familjarëve të tyre anembanë botës, KM-ja i sotëm do ta ketë në terezi dhe do ti mbylli me lehtësi skandalet e veta, që shpërthejnë e digjen si flaka e kashtës, pasiqë mediat kanë urdhër të mos gërmojnë, por të bëjnë veçse vizatime në rërë

Kategori
Uncategorized

Çfarë ka Doktori më shumë se gjithë të tjerët?

Nga Namir Lapardhaja/

Autoritetin. Doktori (Sali Berisha) është një autoritet i padiskutueshëm.

Mjafton të shohësh se kush e viziton zyrën e tij private dhe, pavarësisht propagandës kundër tij, ai shërben si vend rrëfimi. Autoriteti fitohet ndër vite, me Eksperiencë dhe Seriozitet.

Vitet nën supet e krusura dhe vragat në fytyrë kanë shenjuar autoritetin e tij.

Doktori është sot politikani aktiv më me eksperiencë.

Tek ai i gjen të gjitha. Fitoret dhe humbjet. Ngjitjet dhe rëniet.

Ndonjëherë edhe rrokullimat.

Serioziteti i tij duket tek fjala.

Thonë se “JO-ja” e tij është jo, po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për “PO-në”. Çuditshëm ndodh me Doktorin se ndaj tij ke të njëjtin respekt kur të thotë jo, imagjino se kur të thotë po.

Doktori nuk është “rritur” me hormone. Rrugëtimi nga malet e Viçidolit për në “Pallatin e ëndrrave” në kryeqytet nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi ka qenë tejmase i vështirë.

Por ai ia ka dalë.

I vetëm, me një xhaketë të vjetër dhe një valixhe të drunjtë dhe me hapat e tij prej malësori, jo vetëm që kapi kohën, por e tejkaloi atë.

Doktori di se çfarë është Vuajtja.

Dhe kush di se ç’është vuajtja, kam përshtypje se din gjithçka.

Doktori është Intelektual i kalibrit të lartë i mbrujtur me të gjithë llojet e baltës së natyrës njerëzore. Ai di se ç’është shoqëria e lartë aq mirë sa njeh edhe tabanin popullor. Ai flet gjuhën formale, aq mirë sa ç’zotëron atë informale me të gjithë variantet e saj.

Së fundmi, Doktorit i vlon gjaku në fytyrë. Ai nuk është homos-mecanicus. Ulje-ngritjet e zërit të tij, emocionaliteti i imazhit, mimika, toni dhe intonacioni janë armë të forta të tij. Fjala e Doktorit të godet, ajo ngjit, lë shenjë thellë dhe gjatë. Ai e mbështjell fjalën me magji. Është një lloj magjistari i fjalës.

Kaq për sot për Doktorin. Sigurisht që Doktori, përveç anës së ndritshme, ka edhe hijet e tij, por meqenëse Doktori i përket historisë tashmë, me këtë pjesë le të merren historianët në të ardhmen.

Kategori
Uncategorized

Një zot e di sa do më dënojnë për atë që do bëj dhe mbase nuk do kemi më rast të të takoj.

FATI I EMIGRANTIT SHQIPTAR PA ATDHE?…

Teleskopi.al-Nga Niku Ramollari

(Denoncimi i rrallë i një shoku të fëmijërisë,për gazetarin e portalit ”Teleskopi.al”,Niku Ramollari)

E sjellim fjale per fjale pa redaktim.

Artani-ku je o bosi kaubojseve te Librarazhdit? E ke me ate makinen qepse?

Une-jam ne Lushnje me shtepi ka dy vjet. Nuk qep me.

Artani- e di ,e di more andej më dukesh se merresh me ndonjë parti?

Une- jo jo, punoj per nje gazete.

Artani- o Nik ke nevojë për ndonjĕ lajm të freskët?

Une- ma thuaj por te jete i besuar.

Artani-më të besuar nuk ka.

Jam unë personalisht.

Kam katër ditë me solli policia greke dhe më kanë thyer dy brinjë.

Kërkoj nëpër spitale këtej nga Tirana dhe u dukem si i huaj.Shkoj nëpër televizione dhe nuk kam folur deri tani me asnjë gazetar.

Denoncimin e kam bërë në polici.

A jeton robi me dy brinjë të thyera.

Ngela nëpër oborret e spitaleve si tek ushtaraku dhe tek nënë Tereza

Të lutem Nik mos u thuaj robve të mi se nuk dua ta marrin vesh.

Unë- mi thuaj si vajte në spitale e nuk të pranuan.

Artani-sa arrita në doganën shqiptare që më solli policia greke të gjithë u tmerruan sa ishin prezent.

Kam ikur në këmbë nga dogana në Bilisht të gjithë këtë rrugë gjith gjak e brinjë të thyera e kam bërë pë katër orë.

Pasi vajta në spitalin e Bilishtit ata më mjekuan e më nxorrën me dy brinjë të thyera e dëmtime të tjera.

Unë-mi thuaj spitalet me rradhë.

Artani-pastaj vjen policia në spital për të bërë denoncimin .

E tregova të gjithë ngjarjen e më cojnë në spitalin e Korcës

Une-vazhdo.

Artani- në urgjencë aty më mbajnë vetëm një natë dhe të nesërmen një infermjere vjen e më thotë se nuk ke gjë.

Duhet të lësh spitalin. U siguruan qe nuk kisha leke. Më pyetën disa herë.

Nga aty me dhimbje shumë të mëdha i thash një taksixhiu që : të lë pasaportën peng vetëm më co në Tiranë.

Më mori duke i lënë pasaportën peng.

Sa arrita u drejtova tek Top Chanel.

Rojes i kërkova një gazetar por në gjëndjen që më pa me përzuri duke më thënë qe, nuk ka gazetar ķëtu.

Une- waw, sështë e mundur.

Artani- nga aty shkoj tek shtpia e Taulant Ballës si deputet i zonës dhe bashkfshatarin tim.

Te stacioni i trenit e ka shtëpinë.

U ngjita dhe i bie derës.

Nuk u përgjigj njëri.

Del një komshie dhe e pyes por më thonë qe janë me pozitë dhe nuk japim informacion.

Dhe unë i përgjigjem të thjeshtë jemi te gjithë , bij të zotit.

Une- hahaha ta bëjmë film Artan.

Artani- më vonë pash se në shtëpi kishte

Njerëz por nuk donin të më prisnin.

Nga aty situata sa vjen dhe rëndohet.

Pa ngrënë dy ditë, brinjë të thyera e kokë të carë shkoj tek nënë Tereza.

Tek nënë Tereza vinë dhe policët që u them hallin.

U them që vij nga greqia.

Unë- në spitale si të pritën?

Artani-më thanë që duhet të shkosh në spitalin ushtarak.

Shkoj tek spitali ushtarak dhe u them si e kam hallin.

Askush nuk e vuri ujin në zjarr.

U them me adresoi inspektori i policisë dhe dua një mjek specialist.

Bëra dhe denoncim që të më përcaktonin dhe diagnozat.

Sportelistja me tha : do specialist ti?

Po unë cfarë jam këtu? Nesër do takosh Doktorin pra.

Aty nuk kisha duqi më dhe mu duk sikur po vdisja.

Humba llogjikën dhe u them; ju nuk jeni njerëz por kafshë.

Aty ndërhyn nje polic duke më thënë fol mirë.

I kthehem Policit; mos të rëntë ty si jam unë sot se atëhere do e kuptosh rrobën që ke veshur.

O Nik, u shtriva tek lulishtja e spitalit dhe zoti më dha forcë atë natë te duroja dhimbjet, stresin dhe urinë. Nuk kisha shpresë më për asgje.

Kudo që shkoja asnjë ndihmë.

Asnjë shpresë.

Aty mes dhimbjeve e pashpresës mora një vendim,

Të bëja dicka të keqe e të shkoja në burg.

O Nik jam vetëm

Jetoj vetëm.

Unë- cfarë justifikime nxirrnin ata të spitalit.

Artani- e kuptova nga pyetjet që bënin, thjesht siguroheshin që nuk kisha lek.

Shkoj në një kishë të krishtere dhe vjedh një bicikletë të mirë dhe e shes për 20 000 lek të vjetra.

Nuk kisha ngrënë asgjë.

I kërkoj faljè mijra herë të zotit të bicikletës.

Isha pa shpresë.

Nuk kisha fuqi të bëja gjëra më të mëdha që të përfundoja në burg.

Kjo është e gjitha Niku nuk kam ctë të them më. Jam pa shpresë.

Me njerëz përreth dhe i braktisur nga shteti.

Une- pra pse nuk të kapnin me dorë nëpër spitale?

Artani- nuk kisha lek Niku.

Janë bërë profesionista ata i nuhasin njerzit.

Me mbaroi koha e internetit Niku.

Aq kisha për te paguar në në internet kafe.

Të përshëndes për herë të fundit Niku.

Një zot e di sa do më dënojnë për atë që do bëj dhe mbase nuk do kemi më rast të të takoj.

Të përqafoj Niku.

Mirëupafshim……….

http://www.teleskopi.al

Kategori
Uncategorized

Ish-ambasadori Maxhun Peka: Mjeku Pol Miliez më tha se Mehmet Shehun e kanë vrarë.

Maxhun Peka, ish-ambasadori i Shqipërisë në Vietnam, Francë dhe Kinë, ka rrëfyer për herë të parë momente interesante dhe të panjohura nga misioni i tij i gjatë diplomatik, thuajse 50-vjeçar, në shërbim të vendit.

Në një intervistë të gjatë për gazetarin Roland Qafoku në emisionin ‘Debati në Channel One’, Maxhun Peka ka rrëfyer nga karriera e tij e gjatë diplomatike:

Zoti Peka, keni shërbyer në 13 vjet si diplomat në Vietnam, gjatë kohës së luftës, keni shërbyer nga vitit 1982 deri në vitin 1988 në Francë dhe nga vitit 2006 deri në vitin 2013 në Kinë. Pas 50 viteve shërbim në diplomaci, a jeni i kënaqur me atë që keni bërë?

Kur bëj konkluzione të tërë veprimtarisë sime në fushën e diplomacisë, mendoj se në të gjithë vendet ku kam punuar, kam patur sukses. E kam ndier veten dhe e ndiej në përgjithësi, të kënaqur. Në këtë detyrë kam patur moton që ‘je përfaqësues i shqiptarëve’. Ambasada kurrë nuk ka qenë e imja. Ambasada është e shqiptarëve dhe gjithmonë jam përpjekur t’u shërbej shqiptarëve.

Sapo keni botuar librin ‘Një jetë në diplomaci’. Përse vendosët ta shkruanit këtë libër?

Unë në fakt gjithmonë kisha mbajtur shënime, por asnjëherë nuk e mendoja se do të shërbenin për të shkruar një libër. Në vitet e fundit mendova: ‘Unë kam një jetë të tërë. Kam punuar në kushte të ndryshme. Mendova, po shkruaj edhe unë kujtimet e mia. Para disa vitesh, më kujtohet – unë kam vetëm një nip – dhe po i bëja pak moral. Po i tregoja vitet e vështira të fëmijërisë sonë dhe po i tregoja se kemi hequr keq për t’u shkolluar apo për varfërinë; ai më shikoi dhe më tha: ‘Gjyshi, unë jetoj me të ardhmen nuk jetoj me të shkuarën’. Dhe i thashë: ‘Darli, ti jeton me të ardhmen, sepse nuk ke të shkuar. Por gjyshi jeton me të shkuarën sepse nuk ka të ardhme’. Por i bindur se pa të shkuar nuk mund të ketë kurrë të ardhme, mendova që t’i hedh shënimet e mia dhe kur nipi të jetë rritur, do të thotë: ‘ Ky ishte gjyshi im!’

Çfarë ndodhi që u futët në diplomaci?

Unë studiova në Vietnam për letërsi. Kur u ktheva në Shqipëri, isha i bindur që ishte gjuhë e papërdorshme. Por ndodhi ajo që dihet. Vietnami u përfshi nga luftë dhe u bërë vendi i lajmeve në tërë botën. Ishte koha kur delegacione të shumta nga Vietanimi i Veriut dhe Vietnami i Jugut vinin në Shqipëri dhe unë luaja rolin e përkthyesit. Më pas u hap ambasada. Punova atashe, sekretar dhe më pas ambasador.

Jn jeni nga Kruma e Hasit. Familja Peka njihet në atë zonë. Më ka bërë përshtypje që babai juaj ka qenë në Brigadën e 5-të dhe një bisedë e tij me Enver Hoxhën.

Familja ime ka qenë një familje modeste në Has. Babai ka qenë në Brigadën e 5-të. Vëllai i madh ka qenë më interesant. Ka marrë pjesë në ato që u quajtën provokacionet e gushtit në vitin 1949 në kufi me Greqinë si ushtar i dalluar. Ai kishte bërë një shkollë elementare në zonën tonë dhe për kohën quhej i shkolluar për ato vite dhe e futën në parti. Kur u kthye në fshat gjyshi mësoi se nipi ishte bërë komunist. Por gjyshi e urdhëroi të dilte nga partia. Dhe vëllai e dëgjoi dhe doli nga partia pas lutjes që bëri me shkrim. Duhet të jetë e rrallë kjo. Kur unë hyra në parti më thanë: ‘Mos edhe ti më pas do bësh lutje që të dalësh nga partia?’ Përgjigja ime ishte: ‘Gjyshi tashmë ka vdekur’.

Filluat punën si përkthyes. Kë keni përkthyer?

Në 1964 ka qenë delegacioni i parë që erdhi nga Vietnami dhe unë e kam përkthyer. Mbaj mend që ka qenë zëvendëspresidenti i Bashkimeve Profesionale. Për herë të parë kam përkthyer kryeministrin Mehmet Shehu dhe një javë më vonë Enver Hoxhën.

Si ishin Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha? A mund të na i përshkruash? Besoj ju si një djalë i ri në moshë dhe profesion, kishit shumë emocione kur punonit për ta?

Çfarë është e vërteta unë nuk i kisha parë asnjë nga afër. Kisha emocione. Kisha shumë kujdes. Por bëja punën si robot. Përktheja. Kur mbaroi takimi, Mehmeti më dha dorën dhe më pyeti: Ku e ke mësuar vietnamishten? i thashë se kisha studiuar atje. ‘Na ke përkthyer shumë mirë’.

Si e kuptoi ai që ju kishit përkthyer shumë mirë?

Shiko, më tha, ne na ke përkthyer shumë mirë. Se si i ke përkthyer atyre, nuk e dimë.

Po me Enver Hoxhën?

Ndërsa me Enver Hoxhën ka qenë më ndryshe. Në hyrje të sallës ku ishte delegacioni na dha dorën me radhë. Më pyeti: Po ju, përkthyesi? Po, iu përgjigja. Nga origjinali apo nga frëngjishtja? Pas takimit me delegacionin Enver Hoxha më takoi dhe më tha: Po ti more qerrata ku e ke mësuar vietnamishten? i tregova se kisha studiuar atje. Ai vazhdoi: Interesant sa mirë e ke mësuar. Mora guximin dhe i thashë se është gjuhë pa perspektivë. Por ai më tha jo. Ka shumë perspektivë madje. Ne do të hapim ambasadën tonë atje. Duket se këtu nisi karriera ime. Më pas kam përkthyer shumë herë të tjera te Mehmeti dhe Enveri.

A dukeshin të frikshëm Mehmeti dhe Enveri?

Në fillim është emocioni, por pastaj kur futesh në bisedë, kalohen. Pastaj unë vetëm përktheja një herë për këtë palë dhe një herë për palën tjetër. Nuk ekzistonte më kurrkush aty. Ishte vetëm biseda që bëhej.

Si ishin 13 vitet që shërbyet në Hannoi? Si e përjetuar luftën? Nga atashe, në sekretar, sekretar ambasade dhe më vonë si ambasador, si ishte të shërbeje atje kur luftohej dhe në çdo kohë kishte bombardime??

Lufta në Vietnam kishte kohë që kishte filluar që në marrëveshjen e Gjenevës që Vietnami ishte ndarë më dysh. Amerikanët u angazhuan për atë që quhej procesi ‘domino’. Donin të ndalonin shtrirjen e komunzmit në vende të tjera të Azisë Juglindore. U angazhuan në fillim me bisedime dhe më pas situata shkoi në luftë. SHBA ka patur mbi 550 mijë trupa ushtarake që shkuan dhe luftuan në Vietnam.

Nga këta 60 mijë u vranë.

Po, pak a shumë. Por për vietnamezët shifra shkon mbi 3 milionë.

Pra nga kjo luftë u vranë 60 mijë amerikanë dhe 3 milionë vietnamezë?

Po.

A mund të na tregoni një moment si e keni përjetuar luftën. Në libër ju përshkruani një histori kur shkuat në postë të postonit një letër për familjen dhe aty nisën bombardimet. Me sa di unë të dy fëmijët tuaj kanë lindur në Hannoi?

Po. Ka qenë prilli i vitit 1972. Bombardimet po bëheshin në paralelin 22. Isha duke ecur drejt postës. Kisha bërë 10 minuta rrugë kur fillojnë sirenat e alarmit. Nisën bombardimet dhe të shtënat e kundërajrorëve. Unë vazhdova rrugën ,ndërsa vietnamezët më thoshin kthehu sepse në ambasada jeni më të sigurtë. Po unë vazhdova rrugën dhe e postova letrën. Më pas filluan përsëri bombardimet. Hyra në strehimin e një hoteli dhe nga kjo shpëtova. Aty ka qenë edhe Jane Fonda.

Për atë që nuk e dinë, artisja amerikane Jane Fonda ka qenë kundër luftës në Vietnam dhe shkoi madje vetë në Hannoi.

Po është e vërtetë. Ajo vinte shpesh në Vietnam sepse ishte kundërshtare e luftës dhe pritej shumë mirë. Bombardimet vazhduan deri më 11 tetor 1972. Qemal Rrahmani ishte i Ngarkuar me Punë në ambasadën shqiptare në Vietnam. Kishte lënë takim më 11 tetor në orën 11 në ambasadën Franceze. Mbërriti në 10.58 dhe futet në sallonin e pritjes te ambasadori. Në këtë kohë një avion bën pikatën dhe lëshon bombën. Nga 7 veta që ishin në ambasadë, 6 vdiqën. Për fat Qemali arriti të dalë në aktin e parë nga xhamat por me plagë shumë të rënda. Damarët e qafës ishin prerë. Për fat shpëtoi. Më pas ishin dy shoferët tanë, njëri që kishte ardhur një ditë më parë dhe tjetri që do ikte pas një dite. Të dy ishin bashkë dhe u fshehën pas një peme të madhe. Njëri mori një cifël në qafë dhe tjetri në këmbë. Me makinë gjysmë të shkatërruar, por arritën të shkonin në spital dhe shpëtuan. Ky ishte bombardimi i fundit deri më 18 dhjetor 1972.

Ju keni qenë në atë kohë kur ishte rob lufte edhe ushtari amerikan që më vonë u bë senator, John McCain?

Po. E di këtë histori se kam qenë pikërisht aty. Ushtaraku McCain ka qëndruar rreth 5 vjet rob lufte në Hannoi. Ishte mes 400 ushtarakëve të tjerë amerikanë. Madje në shumë momente thuhej se do ti vrisnin. Por nuk ndodhi kështu.

Cili ka qenë momenti më i vështirë juaj që e keni përjetuar vetë?

Po. Në fakt të gjithë familjet e ambasadave të tjera ishin larguar. Ne shqiptarët i mbanim atje familjen tonë. Porosia e Tiranës ishte që në ditë gëzimi dhe hidhërimi ne jemi me popullin vietnamez. i kemi mbajtur atje fëmijët. Ishte interesante se sa herë që ngjisja shkallët e ambasadës në mëngjes, në orën 7.0 komunikoja me një nëpunës të ministrisë së Jashtme të Vietnamit e cila ishte shumë afër godinës së ambasadës. Ai më përshëndeste: Mirëmëngjesi shoku Peka! Unë ia ktheja: Mirëmëngjesi shoku Çu! Ai: i keni larguar gratë dhe fëmijët? Dhe unë ia ktheja: Në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Ai vazhdonte: Po ne i kemi larguar fshatrave gratë dhe fëmijët! Dhe unë vazhdoja refrenin: Shoku Çu , në gëzim dhe hidhërim jemi me popullin vietnamez. Kjo bisedë përsëritej çdo mëngjes. Kjo ishte porosia e Tiranës.

Përse Tirana e mbështeste Vietnamin?

Në atë kohë Shqipëria kishte një qëndrim me të gjithë vendet e Lindjes. Lufta ndaj imperializmit amerikan dhe solidaritetin me Vietnamin ishin terma dhe politika e ditës.

Si e ka mbështetur Shqipëria Vietnamin vetëm me fjaë apo e dhe materialisht?

Jo vetëm me fjalë. Me sa di unë ndihma e Shqipërisë për Vietnamin ka qenë 3 milionë dollarë në vit.

Vërtët?! Si ka mundësi? Shqipëria e varfër ndihmonte me 3 milionë dollarë në vit Vietanim!

Ka qenë ndihmë e kësaj natyre. i dërgonim tekstile, uniforma ushtarake, produkte farmaceutike, tela bakri etj.

Dhe kjo ishte 3 milionë dollarë në vit?

Po. Mendohej se lufta në Vietnam ishte luftë edhe për Shqipërinë. Sipas vijës së kohës amerikanët që kishin hapur front në Vietnam ndoshta ai front mund të ishte në Shqipëri. Pra vietnamezët luftonin edhe për ne. Detyra jonë ishte ta ndihmonim.

Pas vitit 1990 në disa gazeta kanë dalë fakte dhe janë dhënë dëshmi që disa ushtarakë shqiptarë kanë marrë pjesë në luftë në Vietnam për marrje eksperience dhe deri në luftime. Ju kishit dijeni si atashe, sekretar dhe më vonë si ambasador?

Ka patur grupe ushtarakësh që kanë ardhur për të marrë përvojë në Vietnam. Thuhet që në vitet 60- kanë qenë ushtarakë atje, por unë nuk kam qenë në ambasadë. Në vitin 1972 ka patur një grup ushtarakësh që erdhën për përvojë. Në të gjitha takimet që kanë patur unë kam përkthyer për ta. Po rata që kanë qenë në vitet 60 për përvojë në Vietnamin e Jugut unë nuk kam qenë në ambasadë dhe bëhet fjalë për një kohë më të hershme. Atëherë nuk kishim ende ambasadë. Unë do doja madje t’i takoja sot ata ushtarakë dhe t’i nijihja.

Në vitin 1982 ju u emëruan befas ambasador i Shqipërisë në Francë. Nga Hasi në Vietnam unë e kuptoj, por nga Hannoi në Paris nuk e kuptoj. Enver Hoxha mund të kishte emëruar në ambasadën më të rëndësishme të Shqipërisë një gjirokastrit, një korçar, por jo nga Hasi. Çfarë ndodhi?

Edhe unë jam habitur. Kur më njoftoi shifranti mendova se ishte shaka, por me njoftime të tilla nuk bëhej shaka. Lexova radiogramin: Me vendim të Byrosë politike jeni emëruar ambasador i Shqipërisë në Francë. Unë nuk e kisha menduar se do të isha ambasador atje. Çdo diplomat e ka ëndërr të jetë ambasador në Paris. U çudita.

Kujt i kishte shkuar ndër mend|?

Këtë nuk e di, por patjetër që Enver Hoxha ka propozuar. Kurrkush tjetër nuk mund të propozonte. Interesante është se Franca ndoshta mund të mos jepte agrementin. Unë kisha studiuar në Vietnam, ish-koloni franceze, kisha punuar në Algjeri ish-koloni franceze dhe po shkoja ambasador. E vërtetë, ishte e rëndësishme dhe diçka e madhe.

Megjithatë kur ju u emëruat ambasador në Francë, Shqipëria kishte kaluar tronditje tektonike në politikë dhe jo vetëm. Kryeministri Mehmet Shehu ishte gjetur i vdekur dhe ajo që ju keni dhënë në libër që ai është vrarë dhe jo vetëvrarë. Madje në çdo frazë që keni shkruar për Mehmet Shehun e keni shkruar vetëvrasje, por në kllapa vrasje. Pas tij u zbulua ai që u quajt grup armiqësor me në krye Kadri Hazbiun. Si e morët këtë detyrë? Vërtetë në Vietnam ishte luftë, por në Paris do ishit në qendër të ciklonit?

Ku punon në diplomaci je në sistemin e ministrisë së Jashtme. Drejtohesh nga ministria e Jashtme dhe politika e jashtme. Politikën e jashtme e vendosnin të tjerët kongreset dhe komiteti qendror. Kështu në punën tonë zbatonim porositë e ministrisë së Jashtme.

Zoti Peka, si arrinit ta ndanit ju shërbimin ndaj shtetit shqiptar dhe shërbimit ndaj ideologjisë. Si e ndanit këtë?

Ne bënim detyrën që duhet kryer. Ne ndanim literaturën që na jepej. Bëja një krahasim. Ambasada e Koresë së Veriut dërgonte n Shqipëri veprat e Kim Ir Senit. Askush nuk i lexonte dhe i hidhnin poshtë. Edhe ne kur dërgonim në Francë veprat e Enver Hoxhës nuk i lexonte kush. I hidhnin poshtë. Ishte revista ‘Shqipëria e re’. i jepnim falas në gazeta, shoqatave etj. Ata nuk kishin nevojë sepse e njihnin mirë realitetin këtu.

Ju vetë i keni bërë pyetje vetës kur ishit ambasador në Francë që si ka mundësi që profesori i frëngjishtes Enver Hoxha u bë diktator?

Kjo është pyetje për çdo shqiptar. Të gjithë e dinë pak a shumë jetën e tij. Profesor i frëngjishtes që u bë diktator? Pothuajse të gjithë diktatorët e Afrikës i kishin bërë studimet në Francë. Kur unë shkova në Paris në 1982, Franca e dinte jetëgjatësinë e Enver Hoxhës. Mjekët shqiptarë që vinin në Francë bënin konsulta dhe mjekët francezë që duhet thënë se dy tre kanë ardhur në Shqipëri, e dinin mirë gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës. Ka qenë kryetari i shoqatës së miqësisë Pol Miliez. Miliez ka qenë intelektual i niveleve shumë të larta. Një person me shumë autoritet në të gjitha shtresat e Francës edhe në gazetari. Për mjekësinë ishte kreu i mjekësisë franceze. Në këtë kohë ai nuk e ushtronte profesionin, por ai kishte mjekuar dhe kuruar deri mbretër. DMTH ishte një nga personat shumë të përmendur në Francë. Dhe ishte kryetar i shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri. Kur mbërrita në Francë më priti në një vizitë kortezie. Ishte takim interesant. Biseduam për Vietnamin. Në një moment më tha; Lexova librin ‘Titistët’ të Enver Hoxhës. Ishte i bukur si një roman. Por aty thuhet se Mehmet Shehu ka qenë poliagjent. Mua nuk më impresionon aspak. Të jesh i bindur, zoti ambasador që edhe politikanët e niveleve më të larta në Francë, me përjashtime të rralla, nuk arrijnë në këto nivele nëqoftëse nuk kanë mbështetje të shërbimeve të fshehta. Më tha jam borgjez, jam katolik, antikomunist dhe e dua Shqipërinë. Më tregoi se Shqipërinë e kishte njohur nëpërmjet Mehmet Shehut. Kishte një simpati tepër të veçantë për Mehmet Shehun. E ka shkruar edhe në libër. Një libër që nuk u përkthye kurrë në Shqipëri.

Në atë libër që Pol Miliez thotë që Mehmet Shehun e vranë, jo u vetëvra?

Nuk merret me atë çështje, por shkruan se është enigmë. (Në libër shkruhet: Ka gjithashtu krime të maskuara si vetëvrasje, ka edhe vdekje për shkak bindjesh. Një nga miqtë e mi-shkruan ai pa i përmendur emrin e Mehmet Shehut,-personazhi lartë i një republike në Evropën Lindore, vdiq kështu dhe unë nuk mund të dhe as që shpresoj kurrë të mësoj të vërtetën. Familja e tij, nga turpi, dhimbja apo nevoja, edhe ajo është zhdukur. Unë e njihja mirë atë. Me të zhvillonim biseda të gjata filozofike, në mos teologjike, të cilat janë padyshim, të palejueshme në parti.)

Zoti Peka si ka mundësi që ky borgjez dhe katolik i madh dhe po aq antikomunist i madh mjekonte një diktator komunist?

Ai është interesuar dhe me herën e parë që ka ardhur në Shqipëri ndoshta ka vizituar Enver Hoxhën por asnjëherë tjetër. Ai merrej me mjekë të thjeshtë që vinin në Shqipëri dhe i thërriste në shtëpinë e tij mjekët për konsulta mjekët më të mirë të Parisit, kur vinte grupi i mjekëve shqiptarë njoftohej nga ambasada Pol Miliez dhe ata pastaj bënin konsulta për shëndetin e Enverit. Aq ishte puna e ambasadës. Në Francë shtypi shkruante se Miliez ishte doktori i Hoxhës, ndërsa shqiptarët thoshin se asnjëhërë nuk e ka vënë stetoskopin në trupin e Enverit. E vërteta është se nuk e ka vënë stetoskopin për të vizituar Enver Hoxhën por ka qenë prezent në çdo konsultë për shëndetin e tij.

Domethënë ka qenë mjeku i Enver Hoxhës?

Në dhjetor të 1983 erdhi në Shqipëri një neuro kirurg që të vizitonte Enver Hoxhën. E vizitoi dhe kur u kthye e prita në aeroport dhe më thotë: Nëse ai (Enveri) nuk punon më por rri krejt i qetë mund t’i zgjatet jeta ndryshe është i mbaruar.

Domethënë ju jeni nga njerëzit e parë që pak a shumë e dinit jetën e Enverit…

E dinin dhe francezët që jeta e tij ishte e shkurtër , ata prisnin ndryshmin pas vdekjes së Enver Hoxhës. Në Francë ka ekzistuar mendimi se ndoshta Ramiz Alia do ishte një Gorbaçov i Shqipërisë.

Sipas rregullit të asaj kohe njerëzit e thjeshtë për kurime jashtë shtetit çoheshin në Hungari, anëtarët e komitetit Qendror në Romë dhe në Vienë, ndërsa byroja politike në Paris. Ka ardhur gjithë byroja politike në Francë?

Një numër shumë i madh i Byrosë Politike ka qenë në Paris. Adil Çarçani, Manush Myftiu , Simon Stefani, Lenka Çuko etj.

Ishte e bezdisshme kjo që merreshe me të gjithë?

Ishte ngarkesë.

Si ishte vëmendja e medias franceze ndaj Shqipërisë?

Me gazetarët më me emër të Francës kam pasur marrëdhënie shumë të mira. Një diplomat nëse nuk do të kishte marrëdhënie të mira me shtypin do të kishte mangësi. Dërgonin gazetarë në Shqipëri, bisedonin probleme politike, ishin burim i jashtëzakonshëm për punën e një diplomati. Edhe ne mbanim qëndrimin tonë, kur takoheshim bisedonim me ta. Iu thoshim që Shqipëria ka hije dhe dritë. Andre Fonten kërkoi të vinte të intervistonte Enver Hoxhën. U bë gati, pala shqiptare preu dhe biletën e avionit dhe disa ditë para se të vinte në Shqipëri i thanë: Ju mund të vini në Shqipëri, mund të vizitoni çfarë të doni por Enver Hoxhën, nuk do ta intervistoni. Ndaj ai e anuloi udhëtimin. Unë i thashë që biletat i ke të tuat, kur të të mbushet mendja që të vizitosh Shqipërinë mund të vish. Në vitin 1984 donte të vinte në Shqipëri por mesa duket dikush nuk donte që intervista të bëhej… Ai e mori si një fyerje këtë… Enver Hoxha nuk pranonte të jepte intervista. Gazetarët francezë kërkonin shumë ta intervistonin .

Pol Miliez ka thënë: Kur e pyeta Enverin kush ishte arsyeja që po e mbante Shqipërinë të izoluar ai u përgjigj: ‘Doktor unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet sepse nëse i hap kufijtë shumica dërmuese do të emigrojnë siç kanë bërë në shekujt. Shqiptari është i aftë të japë maksimumin në tokë të huaj ndërsa për vendin e vet nuk kontribuon.’ Jeni në dijeni të kësaj?

Jo nuk jam. Ndoshta është bërë në bisedën që është bërë në vitin 1984. Atëherë Pol Miliez ka qenë në Shqipëri për 40 vjetorin e çlirimit. Kur u kthye doktori në Francë kërkoi që ti sillnin procesverbalin e bisedës së tij me Hoxhën.

Zoti Peka, ju e kuptonit që sistemi komunist po binte në Shqipëri?

Fenomeni Gorbaçov ishte tepër i njohur dhe tepër i mirëpritur . Shpresonim por deri në 1988 asnjëherë në Francë nuk është menduar se Perandoria e Lindjes do të binte. Takimi i Rejkjavikut mes Gorbaçovit dhe Ronald Regan për raketat, e tronditi Europën. Sepse një farë mirëkuptimi midis këtyre superfuqive Evropën e linte të pasigurt. Ka pasur mjaft probleme në atë periudhë, një farë përpjekje për të krijuar polin e tretë.

Lëvizja e Nëntorit 1990, sa vlerë reale kishte?

Ishte lëvizja e fundit në vendet e Evropës Lindore. Ishte dominoja e fundit.Guri i fundit i dominosë ishte Shqipëria. Sido që të jetë, ishte e destinuar të binte. Shqipëria nuk ishte as në lindje as në Perëndim.

Kategori
Uncategorized

Krushqia e Xhafës

Kategori
Uncategorized

Arkeologu: Më pushuan nga puna, objektet ilire më thanë t’i bëja helene

TIRANE – Nuk ka pranuar të shënojë në kartela përkatësi helene për objektet arkeologjike ilire dhe është pushuar nga puna. Ky është pretendimi që ngre në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, arkeologu sarandjot Halil Shabani. Autor i më shumë se dhjetë librave kushtuar arkeologjisë dhe kulturës kombëtare shqiptare, përgjatë vitit të fundit ai ka punuar si përgjegjës sektori i arkeologjisë në Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Sarandë.

“Më dt.01.04.2013, drejtori i DRKK, Panajot Gunari, më pushon nga puna me motivacionin e ardhjes së strukturës së re, prej së cilës, nga 13 vende pune, DRKK-ja bëhet me 12 të tilla. Drejtori pushoi dy persona, mua dhe ing. Grigor Marton”, – shpjegon Halil Shabani. Po atë ditë, sipas tij, është emëruar në punë në detyrën e përgjegjësit të Sektorit të Artit, Arkitekturës dhe Arkeologjisë, zoti Vangjel Zafirati, me specialitet ekonomist.

Ankesa.

Me gjithë shpjegimin që i është dhënë, ai nuk beson se arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna ka qenë struktura e re e DRKK-së. “Arsyeja e vërtetë, është refuzimi im për të hedhur në kartelat dhe pasaportat e monumenteve të kulturës informacion joprofesional dhe që bie ndesh me kërkimet shkencore”, – deklaron z.Shabani.

Sipas tij, në shumë prej këtyre kartelave që Drejtoria e Monumenteve përgatit për çdo monument apo objekt që ka në mbrojtje, ai, sipas studimeve të tija apo fakteve të përcaktuara nga arkeologët tanë dhe ata të huaj, ka shënuar përkatësinë kulturore iliro-epirote.

“Por, ndërkohë që studimet të çojnë drejt kësaj origjine, drejtori i Monumenteve në Sarandë, inxhinieri Panajot Gunari, së bashku me personin që ka punësuar si përgjegjës të sektorit të Artit dhe Arkitekturës, Z.Vangjel Zafirati, më kanë kërkuar që në këto kartela unë të shënoj përkatësinë e tyre helene”, – thotë ai. Arkeologu, shton me bindje se kjo kërkesë bie ndesh me parimet e tija profesionale dhe për këtë arsye ka refuzuar ta zbatojë këtë urdhër të drejtorit Gunari.

Z.Halil Shabani bën me dije se si eksponent i Partisë Demokratike lokale dhe si anëtar i saj, ka kërkuar të drejtën e tij në hierarkinë partiake dhe atë institucionale.

“Kam parë se askush nuk më ka ndihmuar në të drejtën time dhe përgjigjja e dhënë ka qenë se, ish-shefi i urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, aktualisht drejtor i DRKK-së së Sarandës, z.Pano Gunari mbrohet nga deputeti Astrit Patozi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë”, – shprehet për “GSH” Shabani. I pyetur se kush është Vangjel Zafirati dhe pse i ka kërkuar të ndryshojë përkatësinë e objekteve ilire, arkeologu tha se ai është pjesë e të ashtuquajturit “komunitet grek në Sarandë” dhe është i angazhuar me PBDNJ-në.

Karriera.

Halil Shabani është autor i disa studimeve e librave, ndër të cilat do të veçonim: “Muharrem Rushit”, “Shalësi ynë në Jug”, “Trashëgimia Kulturore e Konispolit”, “Prasajbët e periferisë”, “Vendbanimi Shpellor Konispolit”, “Haki Rushiti me derte”, “Konispoli – guidë turistike”, “Arhondi i fundit i Butrintit” dhe “Foinike – guidë turistike”.

Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën Histori-Gjeografi dhe është diplomuar në vitin 1973. Ka punuar si mësues historie dhe që nga viti 1976, është marrë me studime dhe gërmime arkeologjike në krahinën e Konispolit dhe në rajonin e Delvinës e Sarandës. Punimet e tij, i ka pasqyruar edhe në botimet e revistës periodike e shkencore “Iliria” dhe organe të tjera të shtypit të përditshëm.

Është zbuluesi i dhjetëra sajteve arkeologjike me rëndësi kombëtare, si vendbanimi shpellor i Konispolit, Kalaja e Dishatit, vendbanimi i antikitetit i Vastroit, sajti i nëndheshëm i gdhendur në gur në Manet (Konispol), sajti i Bregut të Seterrës, skulptura e Perëndisë së Panit e derdhur në bronz etj. Ndërkaq, ka kryer disa gërmime arkeologjike me rëndësi kombëtare e ndërkombëtare, si ekspedita e bashkëpunimit shqiptaro-amerikan me Universitetin e Teksasit – SHBA në vitet 1992-’94, si dhe bashkëpunimi me arkeologë grekë në vitet 1995-96, ekspedita e vitit 1982 në Butrint etj. Për këtë aktivitet të dendur shkencor, nga Qendra e Kërkimeve Arkeologjike Tiranë është shndërruar në bashkëpunëtor të jashtëm shkencor.

Kategori
Uncategorized

Azil kërkuesit, këta ambasadorë të së vërtetës shqiptare.

Ambasadoret Shqiptare ne kampet e refugjateve.

Janë ambasadorë, janë e vërteta e asaj ç’ka është në fakt “shqipëria demokratike” në gjithë këto vite demokraci. Edhe pse nuk janë të dekretuar si të tillë nga Shteti Shqiptar, ata janë barometri i të vërtetës.

E bëjnë punën pa pagesë, udhëtojnë me shpenzimet e tyre, nuk kanë letra kredenciale, apo valixhe diplomatike, nuk kanë marrë udhëzime nga ndonjë ministër i jashtëm, apo titullarë të lartë të Shtetit.

Nuk i pret askush atje ku shkojnë dhe nuk gëzojnë imunitet diplomatik.

Por gjithsesi ata janë “ambasadorë”

Sepse, si askush tjetër, përcjellin mesazhet e vendit të tyre në vendet ku “i zë nata” dhe janë “të vërtetë” për vërtetësinë e këtyre mesazheve, krejt më ndryshe nga ato të ambasadorëve të dekretuar dhe të paguar të Shtetit.

Janë këta ambasadorët apo fytyra e vërtetë e Shqipërisë së krimit, trafikut, korrupsionit e kondrabandës, varfërisë e pa barazisë,keq qeverisjes, urisë dhe frikës për të jetuar.
Këta janë ata që po i tregojnë botës atë që qeveritaret tanë mundohen tja fshehin me pafytyresine. tyre.

Edhe pse në vitin 2018, edhe pse një vën me burime ujore nga më te miret ne ballkan gjithë diten mungon uji i pijshëm;

Një vënd ku, për një copë bukë, vidhen pusetat e kanalizimeve, ku në mes të kryeqytetit, një racë banorësh jetojnë duke rrëmuar në kazanët e plehrave;

Eshtë një vend ku pensionet janë kaq të ulta saqë ndjehesh më mirë të mos i hysh llogarisë se si do të jetohet me to.

Ku njerëzit ende blejnë ushqime “me listë” dhe ndihma sociale është vetëm me “bukë me domate” dhe jo më të paguash edhe energjinë elektrike vetjake;

Ku fëmijët për të qenë në shkollën e tyre të fshatit, ku “të vjen për të qarë”, shpesh udhëtojnë më shumë orë sa ç’udhëtojnë qeveritarët e këtij vendi për të qenë në kryeqytetet dhe qytetet e Europës;

Ku taksapaguesit çdo vit paguajnë shpërdorimet dhe pa-aftësitë e administratës shtetërore;

Ku po të ra një hall, më shumë dërrmohesh nga mosmundësia e zgjidhjes së tij se sa nga vetë halli;

Ku krimi dhe korrupsioni qeveritar ka zënë për gryke shtetin.

Ku droga kultivohet si ne vënd të duhanin dikur.

Ku policija merr pjesën e saj për cdo rrënjë hashashi.

Ku ministri i rendit sillet si gangëster me qytetarët, dhe bashkpuntor apo mik me kultivuesit e droges dhe kriminelët.

Ku banditët, trafikantët e drogës apo mishit te bardhë kane zaptuar gjithshka ne ate shtet, ata tani janë deputetë, ministra, kryetarë bashkish, drejtorë drejtorish ne ministri apo në polici.

Ku jeta e një bagëtie është më e shtrenjte se jeta e një qytetari.

Që është një vend, edhe i çuditshëm madje, ku numërimi i parasë nuk bëhet, si kudo në botë, me atë çka shkruhet në kartëmonedhë, apo në monedhën metalike, por me dhjetëfishin, edhe pse të gjithë e dinë se kjo s’është aspak e vërtetë.

Këto mesazhe, por edhe shumë-e-shumë të tjerë, i përcjellin botës ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë-

Azilkërkuesit shqiptarë të 2018 dhe janë ata që, realisht dhe me guxim, po bëjnë që “bota” të mos kujtojë më që “Shqipëria” është “Tirana” dhe ajo çka shijohet në udhëtimet këtu!

Respekt për misionin e azilkërkuesve shqiptarë, e këtyre ambasadorëve të vërtetë të Shqipërisë!

Kategori
Uncategorized

Ku katandisem, ku na katandisen.

KU KATANDISEM.

Nuk eshte nje cader ciganesh,ata (ciganët) tani jetojnë ne shtepi te levizeshme.

POR.

Nje nga cadrat ku jetojnë shqiptaret ne Stokolm.

Nuk eshte reklame por nje e vertete e hidhur.

Ku katandisem keshtu.

Ku na katandisi politika dhe politikanet e krimit.

Ku na katandisi vota e deleve të zgjebosura.

Ku na katandisi idealizmi i sëmurë.

Te vjen keq ti shohesh, jane edhe me dite te tera pa bukë.

Greqia ishte lule para ketyre kushteve ç’njerezore ne te cilat jane katandisur shqiptaret ketu.

Mos harrojme temperaturat e uleta dhe debora qe se shpejti do te mbuloje keto cadra..

Shumica kane ardhur me leke borc, por tani nuk kane leke as te kethehen, disa dhe te semure nga fjetja ne toke.

Ne azil kane frike te regjistrohen.

Negativi dhe ekspulsi që i vjen i ben qe te mos ju afrohen zyrave te emigrimit.

Sot takova njerin prej tyre, pime kafe, ai me coj ne cadra ku flene 7 shqiptare, gjeta pune sot me tha por deri ne dreke ika, e lashe nuk mundesha dot.

Mu erren syte tha, kisha 3 dite pa buke.

Ku katandisem, ku na katandisen o ju vravftë perëndia.

Kategori
Uncategorized

Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi.

Atëbotë Milosheviçi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.

Nga Albin Kurti –

U bënë një javë nga fjalimi i Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk e tha asnjë fjalë për atë fjalim.

Fjalimi i Vuçiçit ishte fjalim vajtues. Mirëpo, kur vajton një njeri i fuqishëm situata është e rrezikshme. Ky fjalim i 16 shtatorit 2018 në Mitrovicë nuk i përngjante fjalimit të Milosheviçit në Gazimestan më 28 qershor 1989, por shumë më tepër fjalimit të Milosheviçit në Fushë Kosovë më 24 prill 1987.

Atëbotë Milosheviçi do t’u thoshte serbëve “askush nuk guxon t’ju rrahë”. Me këtë ‘mbrojtje’ të serbëve pat nisur asokohe sulmi i madh mbi shqiptarët dhe Kosovën.

“Ju premtoj se askujt nuk do t’i lejojmë të përdorë armët e municionin kundër jush. (…) I lus të gjithë në anën tjetër që të më kuptojnë shumë seriozisht dhe të më pranojnë shumë seriozisht – për asnjë çast nuk do të kem mëdyshje në nevojën për ta mbrojtur popullin tonë, nëse në cilëndo pjesë të Kosovës dhe Metohisë populli ynë do të sulmohet.” – kështu tha Vuçiç sot një javë në Mitrovicë. Ky është gjithsesi një kërcënim, sepse në Kosovë nuk ka më krim ndëretnik. Edhe vetë serbët thonë atë që e dinë: Oliver Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët, por Beogradi.

Vuçiç lavdëroi Milosheviçin duke thënë që “Milosheviçi ka qenë lider i madh serb, qëllimet i ka pasur patjetër më të mirat, por rezultatet i patëm shumë më të këqija. Jo pse ai ose kushdo tjetër e ka dëshiruar këtë, por për shkak se dëshirat nuk kanë qenë reale dhe interesat e tendencat e popujve të tjerë i kemi shpërfillur e nënçmuar, dhe për këtë kemi paguar çmimin më të lartë e më të rëndë.

” Vëreni se si ai jo vetëm që lartëson qëllimet e mira të Milosheviçit, por edhe identifikohet me rezultatet e këqija për të cilat flet në veten e parë shumës (sic.). Madje, Vuçiç nuk lë pa kritikuar kundërshtarët e tij politikë (ndonëse pa e përmendur këtu me emër ish kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjingjiq) të cilët në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës i kanë dorëzuar Slobodan Milosheviçin dhe gjeneralët e ushtrisë e të policisë serbe: Ojdaniqin, Vladimir Llazareviqin, Nebojsha Pavkoviqin e Sreten Llukiqin.

Pastaj, në njërën anë, presidenti serb thotë “Faleminderit miqve tanë nga Rusia që kanë qenë politikisht me Serbinë, edhe kur askush nuk ishte.”, ndërkaq, në anën tjetër, shan NATO-n: “Ka luftuar Serbia kundër NATO-s me nder dhe trimëri në vitin 1999, ka mbrojtur veten, por kemi humbur, ata ishin shumë më të fuqishëm e shumë më të pasur, ishin qyqarë të mëdhenj, prandaj u duhej të hidhnin më shumë bomba nga ajri në popullin tonë. Humbëm si 610 vjet më parë…”

Vuçiç edhe vajton për serbët që kanë rënë për Kninin, Sarajevën dhe Prishtinën, por, edhe flet me nostalgji për kohën para 30 vjetëve kur serbë paska pasur 3 herë më shumë në Kosovë sesa tani. Përveçse gënjen meqë në Kosovë kurrë s’ka pasur 400 mijë serbë (pasi që sot janë 132 mijë), atij nuk i intereson se ndoshta në mesin e serbëve në Kosovë kishte kolonë, që zaptuan tokat e shqiptarëve, aso të reformës agrare midis dy luftërave botërore, të Rankoviqit apo edhe vetë Milosheviçit.

Vuçiç njëmend e kritikon idenë e spastrimit etnik por me renditje të qartë raciste: e quan vizion deluzor atë të Kosovës pa shqiptarë, ose, edhe më keq se kaq, atë të Kosovës pa serbë (sic.). Pas vajtimit për luftërat e humbura, fshin lotët, dhe thekson:

“Nuk jemi bërë më të mëdhenj. Tash pa asnjë pikë gjak, të askujt, po bëhemi më të mëdhenj.” Mbase kjo ishte përgjigje ndaj atyre që mendojnë se ai do ta ndryshojë synimin për Serbinë e Madhe. E, kur Vuçiç ju referohet investimeve nëpër fshatrat e komunat me shumicë serbe në Kosovë, ai flet si të ishin ato në Serbi e jo në Kosovë, dhe, sikur paratë po i nxirrte nga xhepi i vet.

Vuçiç flet jo pak për ardhmërinë mirëpo citon sundimtarin serb dhe pushtuesin e Kosovës Stefan Nemanja nga shekulli XII, depotin serb Stefan Llazareviq nga fundi i shekullit XIV e fillimi i atij XV, peshkopin serb Nikolaj Velimiroviç nga fillimi i shekullit XX, që njihej për nacionalizmin pansllavist e antisemit, si eminencë gri dhe bekues i vullnetarëve të organizatës fashiste serbe “Zbor”, e i cili u kanonizua si shenjt njëzëri nga Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe vetëm një javë pasi që u vra Zoran Gjingjiç, më 19 mars 2003.

Ndërkaq, nga të gjithë intelektualët bashkëkohor serbë, Vuçiç arrin të citojë vetëm gazetarin e njohur Aleksandar Tijaniç i cili gjatë sundimit të Milosheviçit, në vitin 1996, kishte qenë katër muaj ministër i informatave (post që do ta marrë vetë Vuçiç dy vjet më vonë).

Sigurisht se ajo që kujtdo i bëri përshtypje, jo vetëm nga ky fjalim por nga e gjithë vizita e tij, është se si Vuçiç në Kosovë fliste si demograf, për natalitet e moshë mesatare, për vitalitet popullsie gjithnjë mbi baza etnike. Veçse kur kreu nacionalist i një shteti flet si demograf kjo do të thotë se ai tashmë ka përqafuar pikëpamje naziste.

Pas këtij fjalimi mbi 40 minutësh që përveçse ishte i cekët kishte edhe shumë redundancë, të mendosh se mund të merresh vesh a pajtohesh me Vuçiçin, do të thotë që ke rënë në pozitat e nacionalizmit serbomadh (dhe këtu pak ka rëndësi se a nga frika prej lepuri apo naiviteti prej struci ke besuar të jetë vegjetarian krokodili).

Vetëm një frikacak a idiot si Thaçi mund ta shpëtojë një shovinist si Vuçiçi.

Kategori
Uncategorized

Mesazhet e koduara që na vijnë nga Dr Berisha.

Nga Roland Bejko

Po e them që në krye të herës se kur u mora me organizimin dhe nxitjen e rebelimit të studentëve në dhjetor-shkurt ’90-’91 në universitetin e Gjirokastrës së bashku me një grup studentësh dhe pedagogësh kryesisht të rinj, kundër diktaturës komuniste, më kujtohet se as unë dhe askush nga kolegët e afërt studentë a pedagogë nuk ishte BIR a BIJË e ndonjë ATI me pushtet të fortë në hierarkinë komuniste.

Fëmijët e tyre na qëndruan larg. Ndonjë që guxoi të na bashkohej në dhjetor, në shkurt se pamë më sepse “ATI” e largoi menjëherë prej nesh.

Madie gjatë shkurtit 91 kur në Tiranë studentët ishin ngujuar në grevë urie dhe ne në Gjirokastër tuboheshim gjatë gjithë ditës në auditor, befas na u shfaqën aty “bijtë” që “etërit” e nomeklaturës lokale i kishin marrë nga Tirana në shtëpitë e tyre me urdhër të Partisë së Punës.

Natyrisht,nuk mar përsipër të flas për situatën si ishte në Tiranë.

Por, shumica jonë vinim nga familje populli.

Dhe Dr. Berisha besoj se këtë e di mirë.

Po atëherë, përse ai tha se “revolucioni i atyre ishte rebelim i bijëve kundpr etërve”… ” dhe “nuk ishte një revolucion i të deklasuarve…?!

Pse tani 27 vjet pas asaj kohe?!

Për ta mirëkuptuar arsyen e vërtetë të lëshimit të kësaj deklarate do të ishte mirë që mesazhi të lexohej në kontekstin e realpolitikës shqiptare, duke mbajtur parasysh faktet në të cilat ndodhet PD dhe Shqipëria që po zbrazet nga populli i saj, e cila, ajo pra që e braktis atë, është në shumicë votuese e së djathtës të cilëve qeveria e Ramës i ka mbyllur hapësirat jetike.

Edhe pas paraqitjes brilante të Berishës në Opinion, te tv Klan, ku tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, dhe klika duhet përmbysur me revolucion demokratik të popullit, për mirë a për keq, shumica e portaleve dhe komentuesve u fokusuan te raporti sasior i dominimit absolut në audiencë i Dr. Berishës që ishte rreth 3 herë më shumë se ajo e Edi Ramës që te Top Channel dhe jo në brendinë e ligjërimit të tij.

Të paktë ishin ata që u morën me shpjegimin e përmbajtjes së mesazheve të koduara të lëshuara me inteligjencë nga Sali Berisha si në Opinion, ashtu edhe te përvjetori i Azem Hajdarit.

Në këtë rast mer vlerë ajo fraza që përdoret rëndom në disa raste, ” po dale more se nuk ishte ashtu siç duket”.

Në fakt më shumë se sa ti shpjegohet përmbajtja e tyre publikut, është e nevojshme që çkodimi i mesazheve të bëhet dhe të lexohet brenda PD nga kushdo që ka një rol drejtues në të gjitha nivelet.

Mendoj se një lexim të drejtë duhet të bëjnë edhe partitë apo organizatat e tjera politike pranë PD, por edhe ndërkombëtarët. ( Këta në PD mund ti gjejnë të dy profilet, edhe radikalin, z. Berisha, edhe të moderuarin, z. Basha. Pra njëra dorë lan tjetrën,të dyja lajnë fytyrën)

Leximi i drejtë, i arsyeshëm, racional, dhe mirëkuptirs do ta ndihmonte shumë kualicionin e djathtë që të siguronte një kohezion të brendshëm të qëndrueshëm.

Me sa kuptohet Z. Berisha vazhdon të besojë se që PD të fitojë zgjedhjet duhet të dalë para shqiptarëve si një PARTI POPULLORE ku shumica e qytetarëve të gjejë të mishëruara në programin e saj qeverisës interesat e veta.

Kryetari i PD z. Basha prej kohësh gjendet nën presion ku:

Antikomunistët i kërkojnë që ata të jenë shtylla që PD duhet të mbështetet.

Pronarët e shpronësuar nga komunizmi dhe të zhgënjyer nga “demokracia” mendojnë se PD duhet të mbështetet tek ata duke ndryshuar edhe programin.

Ish të përndjekurit mendojnë se PD me votat dhe mbështetjen e tyre mund të vijë në pushtet.

Konservatorët mendojnë se ajo është e vetmja ideologji që PD duhet të përkrahë.

Liberalët janë të shqetësuar për tregun dhe paranë.

Të gjitha këto kur statistikat na thonë se shqiptarët janë të majtë në shumicën e tyre edhe pse e kanë votuar masivisht PD në vitin 1992.

Dhe më pas PD i ka fituar zgjedhjet parlamentare për shkak të sistemit dhe jo se ka marrë më shumë vota se e majta.(2005, 2009)

A ka të drejtë Dr.Berisha kur na bën të nënkuptojmë se PD duhet të jetë një parti popullore pa një ideologji të vetme.

Secili është i lirë ta gjykojë dhe të mendojë si të dojë, por unë do sugjeroja që leximi dhe gjykimi të bëhej i ftohtë duke parë përtej majës së hundës dhe interesave tona.

Brenda një partie popullure evropiane psh, te Republikanët francezë bashkëjetojnë golistët, social-kristianët, social-liberalët, neoliberalët, konservatorët, etj. Lideri i PR franceze është i ri dhe e ka të vështirë të krijojë një profil, një idenditet atraktiv të partisë. PR franceze është e dobët tani, është në opozitë, sepse segmentet ideologjikë të saj janë përfshirë në beteja të zjarrta për dominim, Ajo ishte në pushtet (UMP) kur Sarkozi apo më parë edhe Shirak kishin siguruar një farë kohezioni të brendshëm të qëndrueshëm midis palëve duke dalë para zgjedhësve me profilin e një partie popullore të qendrës së djathtë.

Pra, më shumë se për të pohuar një fakt historik me deklaratat e ditëve të fundit z. Berisha lëshoi mesazhet se PD duhet të përafrohet në aksionin e saj politik me pritshmëritë dhe gutin e shumicës së elektoratit që ka mbetur në Shqipëri i cili për hir të së vërtetës, duhet pranuar, se më shumë se antikomunist, ballist, zogist, i persekutuar, ish pronar, demokrat, konservator, liberal etj, pra më shumë se idealist, është pragmatist.

Cila është ideologjia psh e kësaj gjeneratës së re të tekologjisë dixhitale që eret dhe gdhihet me smartphon nën jastëkun që fle?!

Kategori
Uncategorized

19 persona të zhdukur në Vlorë për tri vitet e fundit

Janë 19 persona që rezultojnë të zhdukur në rrethana ende misterioze në harkun e rreth tri viteve. Pas denoncimit të familjarëve, Policia ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre.

Ngjarja më e rëndë e zbuluar ndodhi kur një trup i masakruar dhe me kokë të ndarë u gjet më 24 janar të 2017-s në fshatin Romës të Vlorës. Ishte një çoban që zbuloi kokën e dekompozuar dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Ksandro Imeraj, i zhdukur.

Kjo e fundit mbërriti në vend dhe po në këtë fshat, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar, gjeti edhe një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme dhe pjesë të legenit. Këto pjesë skeleti u gjetën rreth 40 metra larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup. Por që prej asaj dite, nuk ka të dhëna që viktima të jetë identifikuar.

Ariseld Maze, i zhdukur.

Ndërkaq, disa prej ngjarjeve të bëra publike nga të afërmit e tyre janë edhe zhdukja e biznesmenit Adriano Jaho, 52 vjeç dhe ndihmësit të tij, Ariseld Maze, 28 vjeç. Jaho dhe Maze kanë dalë më 3 korrik të 2017-s në mëngjes nga Porti i Vlorës për të provuar një skaf dhe nuk janë kthyer më që nga ajo ditë. Familjarët e tyre bënë apel për ndihmë dhe denoncuan rastin në Polici.

Ksandro Imeraj, 32 vjec, është një tjetër i ri, që zhdukja e tij është denoncuar nga të afërmit, edhe nëpërmjet medias.

Albano Xhaferri

Ai u zhduk në ditët e fundit të marsit të këtij viti teksa dyshohet se është mbytur në rrethana të paqarta në det ku ishte nisur drejt Italisë me mjet lundrues. Ndërkohë që ende e mistershme mbetet vetëvrasja e vëllait të tij dy muaj më pas. Albano Imeraj, 26 vjeç u gjet pa jetë pranë monumentit të Pavarësisë.

Veç rasteve që janë denoncuar nga vetë familjarët në media, Policia e Vlorës nuk bën të ditur emrat e personave të tjerë të zhdukur. Por, sipas të dhënave zyrtare, nga personat e humbur, 4 dyshohet se janë zhdukur në det.

Dyshohet se ata ishin nisur drejt Italisë për të transportuar lëndë narkotike apo për t’u larguar nga Shqipëria.

15 të tjerë rezultojnë të zhdukur në mënyrë misterioze, për të cilët dyshohet se mund të jenë vrarë ose janë larguar nga banesat e tyre dhe për shkaqe sigurie kanë humbur gjurmët.

Vetëm në këtë vit janë shtatë denoncime për të zhdukur në Qarkun e Vlorës.

Mes personave të zhdukur janë edhe dy emigrantët e ardhur së bashku nga Belgjika, Albano Xhaferri dhe Ervis Troqe. Ata rezultojnë të zhdukur prej dy muajsh dhe nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tyre.

Kategori
Uncategorized

Kombi ne rrezik me shume se kurre! Shqiptaret nuk duhet te legalizojne tradhetine.

Nga Gjeneral Hysen Arapi/

Lidhur me kufijte e Kosoves ndoqa prononcimet e ish Kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit Rama.

-Berisha ishte plotesisht i kjarte , i vendosur dhe bindes ne deklarimet e tij.

Kryeministri Rama , konfuz , i pasinqerte, ndonese tha nje te

vertete te madhe se me kufijte e Kosoves luhet fati i kombit.

Por ne se eshte keshtu a mund te prese Kryeministri shqiptar se çfare do gatuaje Vuçiçi dhe i kompleksuari i tij ne Prishtine ? Ne marredhenie me Kosoven Shqiperia nuk duhet te sillet fjala vjen si Greqia, Franca, Austria apo qofte dhe SHBA, sepse mbrojtja e kufijve te Kosoves eshte interesi me madhor kombetar, interes i sanksionuar ne Preambulen e Kushtetutes se Shqiperise. Te qendrosh indiferent e te presesh se çdo te gatuaje Beogradi , do te thote te pajtohesh me politiken e faktit te kryer e te lash duar me çeshtjen me fundamentale si Ponc Pilati. Jo, kjo sduhet te ndodhe. Institucionet e shtetit shqiptar kane te gjithe te drejten kushtetuese, morale e kombetare te nderhyjne energjikisht, per te ndaluar nja akt tradhetie kombetare, nga kushdo qe te behet, te ndalojne me te gjitha forcat copetimin e metejshem te trojeve shqiptare nga serbe e greke qofte dhe me mbeshtetjen e ketyre te fundit nga segmente te politikes europiane. Kombi ne rrezik me shume se kurre! Shqiptaret nuk duhet te legalizojne tradhetine.

Kategori
Uncategorized

Ju nuk jeni fitues, por vjedhës të pushtetit.

Ju nuk jeni fitues, por vjedhës të pushtetit.

Unë do ju votojne kundër këtu në Parlament, ashtu siç ju voton kundër edhe populli i Devollit.

Deputeti I Devollit, Hekuran Hoxhalli

Një nga themeluesit dhe qëndrestarët e Partisë Demokratike.

Kategori
Uncategorized

RI-ERDHI KOHA E SPIUNEVE.

RI-ERDHI KOHA E SPIUNEVE.

Dëgjo, më tha qytetari, aty te kthesa e filan ndërtese, një qytetar (më tha edhe emrin) po prish një mur se kushedi se çfarë do të ndërtojë, ndaj shko dhe pezulloje.

Po gjithashtu, vazhdoi me një lloj egërsie qytetari i moshuar, edhe në rrugicën tjetër një qytetar po hap një dritare, ndërsa në afërsi tek tregu fshatar, më duket se një tjetër po suvaton shtëpinë nga jashtë. Dhe të gjithë i ke nga ata të Saliut ndaj merrjua shpirtin”.

U habita pa masë, kur qytetari më tha se “po nuk vajte ti, do të shkoj unë tek drejtori i policisë.

Nuk u ndjeva mirë për zellin e një qytetari që më solli ndërmend një kohë që edhe unë si polic e kam urryer simptomat e tij po na rikthehen si pa dashur, pikërisht nga njerëz të tillë që e ushqyen me këtë lloj mënyre sjelljeje, që mund të jetë gjithçka, por shërbim ndaj shtetit nuk është, aq më tepër në një sistem demokratik”.

Ky ishte rrëfimi i policit që kishte një mërzitje të madhe për faktin se nuk i pëlqeu kjo lloj sjelljeje qytetare që troç do të thotë spiunllëk pa para si në kohën e diktaturës, që sot përkthehet në raportim.

koha e spiuneve. http://wp.me/p4z4nV-Fg via @wordpressdotcom

Kategori
Uncategorized

GRAVATA E FSHATARIT.

GRAVATA E FSHATARIT

Nga Genci Shehaj/

Në një dit pazari, një fshatar dhe nje qytetar po hanin inat ne mes te mexhilisit se ku eshte diferenca mes tyre.

Fshatari i krekosur me kostum dhe gravate, fliste me duar e këmbë, ndërsa qytetari e shikonte dhe buzeqeshte hidhur.

A mund te me thuash dot zoti qytetar ku eshte dallimi mes nesh sot ne demokraci ?

–Kostum une, e kostum ti.

–Gravat une, e gravate ti.

–Makine une, e makine ti.

–Vile une, e vile ti.

Biles….

–Drejtor une e punetor ti.

Qytetari mbasi e dëgjoi me vëmëndie duke qeshur i pergjigjet:

–Mire o mire.

–Sot te gjitha njesoj i kemi, nga kostumi e deri tek makina.

Ndoshta ti sot ke dhe dicka me teper

–Unë libra lexoj, shkoj edhe në teatër, por per dru me gomar nuk shkoj dot ne mal.

–Sa për ate gravatën e shtrenjtë, nje gje duhet te dish o miku im fshatar.

Se unë qytetari, po ta zgidha, gravatën ti zoti fshatar do e përdorësh vetëmsi kapistall, se as per 200 vjet ti nuk e lidh dot më …

😉

Argenc Shehaj.

Kategori
Uncategorized

37 vjet, 10 muaj e 7 ditë në burgjet e kampet e komunizmit.

Nga Kastriot Dervishi

Hasan Mustafa Dida (1915-1998) ngë Pobregu i Kukësit është personi i dytë në listën e rekordmenëve të vuajtjes në regjimin komunist, pas Sami Dangëllisë. Ai është dënuar dy herë, duke vuajtur dy dënime të gjata. Vetëm 4 vjet ishte largësia midis dy dënimeve.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

Vitet 1948-1963, 15 vjet, 1 muaj,

Vitet 1967-1990, 22 vjet, 9 muaj, 7 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 32 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74vjeç

Dënimi i parë

Arrestohet më  30.8.1948. Paraburgimi zgjati jashtëzakonisht shumë.

Akuzohej se “ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të ashtuquajtur parti të Muharrem Bajraktarit” që drejtohej nga Cen Sejdia dhe në vitin 1948 ishte bërë pjesë e saj. Në mbledhje, sipas akuzës këta kishin “shtruar situatën politike” dhe kishin dalë në përfundime se Shqipëria “duhet të sulmohet” nga jashtë (sikur kishin gjë në dorë).

Duke qenë i paraburgosur, më 29.8.1948 arrin të arratiset, por kapet pas një dite. Me vendimin nr.45, datë 26.1.1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e deklaroi fajtor pjesëmarrje në organizate kundër pushtetit dhe në bazë të neneve të ligjit nr.372, datë 12,12,1946 për fajet kundër popullit e shtetit, e dënoi me 20 vjet burgim nëpërmjet punës së detyruar. U lirua nga kampi nr.309 Rubik më 8.10.1963.

Dënimi i dytë

Në kushtet e jetës së keqe pas një burgimi të gjatë, katër vjet pas mbarimit të dënimit, Hasan Dida u arrestua përsëri. Këtë herë për orvatje arratisje së bashku me shtetasit: Kamber Petku, Mine Dida, Ismail Hasan Dida, Qemal Kamber Petku, Hajrie Petku, Xhafer Muja (ky “për moskallëzim krimi”).

Më 27.4.1967 ata mundën të kryejnë arratisje, por më 6.5.1967 autoritetet jugosllave i rikthyen në kufi.

Gjykata e Rrethit Shkodër, i deklaroi fajtorë kryesisht në bazë të nenit 64 të Kodit Penal. Hasanin dhe Kamberin i dënoi me vdekje, pushkatim. Të tjerët u dënuan me nga 10 vjet burgim, ndërsa Qemal Petkun me 5 vjet. Vendimi u modifikua nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.91, datë 6.6.1967, e cila Kamber Petkut ia ktheu dënimin në 25 vjet burgim. Hasan Didës iu kthye dënimi në 25 vjet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Pas shumë viteve vuajtje, u lirua nga burgu në shkurt 1990 .

Kategori
Uncategorized

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari. Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Nga Agron Bala/

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!

* *

Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!

*

Ne kete bote rolet ishin ndare:

Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!

Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!

*

Ripublikim!

PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!

U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!

*

Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) : nese ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!! ( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!

*

Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit dhe, se dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!

*

Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!

*

Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit! Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!

*

Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin! Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!

*

Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)! Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq! Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!

* *

Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!

Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Kategori
Uncategorized

Vettingu në politikë’; që Parlamenti të mos jetë ‘shpellë cubash’  

Gentian Gaba

Kur e tashmja jonë do t’i përkasë historisë, dhe këtë vit do ta analizojmë në qetësinë, që koha e kaluar i fal ngjarjeve, nuk do ta kujtojmë për radhët e qytetarëve për t’u pajisur me dekodera, për vijat e kuqe të biçikletave në kryqytet, drekat e Kryeministrit nëpër fshatra, apo kotësira të ngjashme.

Me shumë gjasa do të rrëfehet si momenti në të cilin Shqipëria po përballej me sfidën më të rëndësishme të tranzicionit të saj të gjatë, luftës kundër krimit.

Por, kur flasim për krim, duhet të lirohemi nga stereotipet e letërsisë, filmografisë apo disa rrëfimeve gazetareske, të cilat e përshkruajnë fenomenin vetëm në rrafshin e keqbërjes, të kontrollit të dhunshëm të territorit dhe të tregjeve të paligjshme.

Duke bërë këtë rrezikojmë të harrojmë çdo dimension tjetër që ai merr në Shqipëri; si për shembull ambicia dhe aftësia që ka treguar vitet e fundit për ta “qeverisur” hapësirën politike dhe ekonomike nëpërmjet pranisë së drejtpërdrejtë në organet përfaqësuese.

Me ndërhyrje të drejtpërdrejtë në shpenzimet publike, jo thjesht nëpërmjet korruptimit dhe kushtëzimit të administratës; por me një gërshetim me pushtetin politik.

Rastet janë të shumta, duke nisur nga ata që ranë në rrjetën e dekriminalizimit, e për të vijuar me Tahirin, Xhafën, Çyrben dhe së fundmi Ballën. Të gjithë gishtat në një “plagë” që do të çonin edhe më mosbesuesin, edhe vetë shën Tomën, të mos refuzonte mëkatin në të cilin ka rënë kjo mazhorancë, që djajtë i ka veshur me kollaro dhe i ka futur brenda Parlamentit. Fatkeqësisht, shërimin nuk e gjen dot te togat e zeza, apo ato speciale të SPAK dhe BKH, që tashmë i përkasin kalendave greke; por, si fenomen me një natyrë të qartë politike, zgjidhjen duhet ta gjejë pikërisht nga vetë politika.

Në këtë frymë, dhe në përgjigje të imperativit kategorik të kësaj kohe, hyn edhe propozimi i Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve; që është edhe kryefjala e këtij sezoni të ri politik. Deri më tani mazhoranca parlamentare është përgjigjur me ironi dhe me më të keqen e propogandave opozitës; duke pretenduar se Reforma në drejtësi do të garantojë pastrimin e politikës.

Mirëpo, vetingu në politikë dhe Reforma në Drejtësi nuk janë aspak përjashtues, madje mund t’i quajmë komplementarë. Për më tepër, nëse mazhoranca do të përdorte të njëjtën logjikë me të cilën hedh poshtë vetingun për politikën, nuk do të kishte nisur një proces vetingu në radhët e policisë, pa përfunduar

Reforma në Drejtësi. Komisioni i Jashtëm i vlerësimit, Komisioni Qendror i Vlerësimit, Komisioni Vendor dhe i Posaçëm janë organet e reja, që sipas ligjit të Vetingut në Polici, do të kalojnë në sitë 11 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Pse të mos ketë të njëjtin standard, dhe komisione të ngjashme edhe për politikanët? Përgjigjia se pala propozuese nuk është e besueshme nuk mund të ketë vlerë. Me këtë propozim Basha nuk e ka vendosur veten thjesht në pozicionin e atij që ka kuptuar rolin e liderit për të cilin Shqipëria ka nevojë në këtë moment; por njëkohësisht të një politikani që i nënshtrohet vetingut si çdo gjykatës, prokuror apo polic.

Kur Mateu përshkruan në Ungjillin e tij dëbimin e tregtarëve nga Tempulli, thotë se Jezusi u tha atyre: “Shtëpia ime do të jetë shtëpi lutjeje, ndërsa ju po e shndërroni në shpellë cubash!”.

Sigurisht, përtej rolit mesianik që mund të ketë vetingu në politikë në historinë shqiptare, nuk mund të themi se Basha është Jezusi; as që Parlamenti ynë është Tempulli biblik; por bindshëm mund të pohojmë se e dimë kush janë ‘tregtarët’ që e kanë kthyer atë në shpellë cubash.

Aleluja!Fotot janë të Blog Al in Sweden.

Kategori
Uncategorized

Dega e PD_së, Selanik-Greqi (foto)

Respekt për gjithë emigrantët kontribues të degës së Partisë Demokratike në Selanik-

Respekt per gjithe antaret dhe simpatizantet e deges se PD Athine.

Respekt per gjithe antaret dhe simpatizantet e deges së PD Kretë.

Respekt për grupin nismëtar, dhe drejtuesit e parë të degës ne greqi PD Selanik.

llll

Medi Bazelli, Llambi Gjikuli,Alfons Bazelli, Agron Salia, Kastriot…Romi Bazelli. Urim Gjata, Besnik Bazelli, Valter Malelli, Llambro Çipa, Pëllumb Bici, Ramiz Datja. Islam Datja.Mitat Mersinllari.Fredi Jubani. Klevi Milo, Dornil Milo. Dashmir Zaçe. Valter Qirjako. Dhimitër Kapia. Ana Kapia.Skënder Mesarea (Qinami) Dodë Lleshi. Çuman Ibrahimi. Idriz Tabaku. Alma Thano, Androniqi Dushku. Gjergji Dushku. Rexhep Dollapi. Gëzim Kolonjari. Alfons Pashollari. Alma Thano Floqi, Piro Mërkuri. Elton Llënga. Mehmet Muçollari (Mekja). Cuman Ibrahimi.

Drejtuesit e parë të zgjedhur me votë të fshehtë dhe të lirë.

Besnik Bazelli Kryetar i grupit nismetar të degës.

Pëllumb Bici N/Kryetar i degës.

Llambi Gjikuli Sekretar i degës.

Urim Gjata nuk kandidoj për organet drejtuese dhe u zgjodh kordinator ndërmjet PDSH dhe Degës së PD Selanik Greqi.

&&&

Ideatori dhe mbështetësi i krijimit të degës,së PD në Selanik Greqi, ishte Kryetari i P D SH. z. Sali Berisha.

Mbështetësit e Degës së PD Selanik.

Gazeta Rilindja Demokratike.

Sekretari i pergjithshem Ridvan Bode, deputeti Sokol Olldashi

Deputeti dhe kryetari i deges së PD Tiranë, z. Vili Minarolli, i caktuar nga kryesia e PD për funksionimin e degës.

—Gjergji Lezhja—Flamur Shehu—Astrit Memia—Albert Avdyli—Alfred Olli—Hekuran Hoxhalli—Thoma Nini—llia Milo, dhe Zini Tollizhina.

Intelektualët që kemi bashkpunuar dhe që na kanë dhënë ndihmesë në Selanik.

Luan Zyka/Profesor.

Lidhjen e shoqatave Shqiptare në Greqi (Kryetar Rudi Mezini)

Ana Kapia, Filologe,

Arben Llalla historian,

Ollga Vasiliu, perkëthyese,

Evis Qaja Gazetare,

Aleksandër Gjoni gazetar,

Bejk Trungaj.

Mimoza Dako mesuese dhe kryetare e shoqatës Shqiptaret e Selanikut.

Shoqata e Kavallës me drejtues Aleko Zeqja.

Rexhep Kupi kr/shoqata Kalikratja.

Bujar Muca Klubi “Dega e Blertë”

Thimi Grinjoti.

Thodhori Miho.

Mishela Dervishi.

Drejtori i Gazetes shqiptare “Tribuna” në Greqi Robert Goro.

Autoritetet greke me të cilët kemi pasur bashkpunim kanë qënë.

Demokracia e Re qëndër Athinë,

Demokracia e re Selanik, Kostur.

Në Selanik.

Nikos Vakalis Euro Deputet dhe kryetar i Demokracisë së re në qarkun e Selanikut.

Dimitris Avramopulos

Deputet Demokracia e Re Selanik.

Dhimitër Garrufa.

President i Avokatëve të veriut të Greqisë

Panajoti Psomiadhi.

Prefekt Makedonia Thraki.

Vasilis Papageorgopulos.

Kryetar Bashkia qëndrore Selanik.

Jakovos Fruxhis.

Kryetar Demokracia e re Qarku Selanik.

Vasilis Tulikas.

Dr/arsimit Selanik.

Jakovos Tsakalidhis Prefektura Selanik.

Kristina Patulidhu N/kryetare Bashkia Kostur.

Kosta Polikroniu Demokracia e Re Kostur.

Pjesmarrës në takimet e deges se PD Selanik.

Sali Berisha takim me kryesinë e degës në aeroporti Makedonia Selanik.

Vili Minarolli, kr/PD Tirane Deputet.

Ridvan Bode sek/pergjithshëm Deputet.

Sokol Olldashi Deputet.

Fatmir Mediu, Deputet kr/Partia Republikane.

Besnik Mustafai deputet Sek/Pol jashme PD

Astrit Memia Zyra e shtypit PD.

Azgan Haklaj Deputet.

Fatmira Hajdari (Bashkshorte e A Ajdarit)

Alfred Olli Kr/PD Korçë.

Ilia Milo sek/PD Devoll,

Ilirjan Fatkoja regjizor,

Hekuran Hoxhalli Kr/PD Devoll.

Zini Tollizhina Kr/PD Pogradec.

Valentina Duka Profesore Un/Tiranes.

Luan Malltezi Pr/Doktor.

Flamur Shehu Antar i kryesisë PD qëndër .

&&&

Nje bashkpunim te ngushte dega e PD_Selanik pati me degen e PD Athine me drejtues Alfred Fizi…

Dega e partise demokratike shqiptare ka pasur nje aktivitet të larmishem si ne organizim, bashkpunim me autoritetet e partise simoter Demokracia e Re, shoqatat shqiptare, dhe intelektualet shqiptare atje.

Veç organizimeve me emigrantet dhe grupseksioneve te saj, ajo pati takimeve me drejtuesit e Demokracise se re duke bashkrenduar punen per takime mes perfaqsuesve te larte te dy forcave politike ( Tiranes dhe Selanikut )

Takimi i pare qe u realizua nga kjo dege ishte ai mes Deputetit z.Minarolli, me Euro deputetin z. Nikos Vakalis, president i institutit nderkombetar Karanmali, me z. Jakovos Fruxhis, drejtues i demokracise se re ne qarkun e Selanikut, Vasilis Garufa president i dhomes se avokateve ne Makedoni Thrakis.

Gjitheshtu te deguarve nga partia demokratike ju organizuan veç takimeve me antaret dhe simpatizantet e partise demokratike ne greqi edhe takimet me autoritetet politike dhe shteterore qe vepronin ne veriun e greqise (makedonia thraki)

Nga kjo dege në bashkveprim me Tiranën dhe degen e korçes dhe devollit u be i mundur organizimi dhe mundesimi i emigranteve per te shkuar dhe shprehur vullnetin e tyre te lire ne votimet parlamentare 2005 dhe 2009.

Nje pune e madhe dhe e mire per problemin e emigranteve (ne legalizimet e dokumentacioneve dhe lejeve te qendrimit) u be ne bashkpunimin e konsullates shqiptare selanik (konsullit Thoma Nini) dhe autoriteteve shteterore greke , gjithashtu eleminuan abuzimet, radhet, dhe sekseret, qe ishin bere semundje e pa sherueshme per konsullaten dhe emigrantet.

Ndersa nje ndihme te madhe ne arshivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit te kesaj dege e beri z.Petrit Hajdari, sekretar ne degen e PD Tiranë.

Dokumenti i Pëlumb Bici, nismetar dhe N/kryetar i deges së PD Selanik.

o

m

n

Kategori
Uncategorized

Miqtë e Edi Ramës, veçse trafikantë, janë edhe paramilitarë të Arkanit.

Ish kryetari i komunës Rrethina në Shkodër, KLEVIS MUJA ishte është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, në kuadër të operacionit “Shah Mat” i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali dhe i shtrirë në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri.

Gazeta italiane “La Republica” të botuar më 29 janar 2010 me titullin “Serbi-Bari, korridori i drogës” organizata përshkruhej si një ndër më të fuqishmet, madje gazeta citonte prokurorin e antimafias italiane Piero Graso i cili shprehej se shtetasit serbë dhe malazezë të implikuar ishin në fakt ish antarë të paramilitarëve serbë “Tigrat e Arkanit” të drejtuara dikur nga Zhelko Raznatovic ( pseudonimi Arkani) një prej figurave më të implikuara të krimit në ballkan, i vrarë në vitin 2000 në Beograd.

Hetuesit mundën të sekuestronin plot 84 kilogramë kokainë të pastër të sapombërritur nga Kolumbia.

Plot 30 persona u arrestuan ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine.

Mes të arrestuarve ishin disa shtetas italianë të stacionuar infrastrukturë në Bari, serbë, malazezë, shqiptarë dhe një shtetas kolumbian. Mes personave të shpallur në kërkim ishte dhe Kleves Muja, të cilit autoritetet italiane i referoheshin me emrin Klevis.

Përveç Mujës ishin dhe dy shqiptarë të tjerë të hetuar Gazmend Iljazi dhe Enver Karaj. Në një shkrim të gazetës italiane “La Republica” të botuar më 29 janar 2010 me titullin “Serbi-Bari, korridori i drogës” organizata përshkruhej si një ndër më të fuqishmet, madje gazeta citonte prokurorin e antimafias italiane Piero Graso i cili shprehej se shtetasit serbë dhe malazezë të implikuar ishin në fakt ish antarë të paramilitarëve serbë “Tigrat e Arkanit” të drejtuara dikur nga Zhelko Raznatovic ( pseudonimi Arkani) një prej figurave më të implikuara të krimit në ballkan, i vrarë në vitin 2000 në Beograd.

Për këtë operacion të zhvilluar në vitin 2010 nuk kanë qëndruar indiferente as mediet serbe dhe ato malazeze. Mes shtetasve serbë të arrestuar në këtë operacion spikat emri i Dusko Micunovic (I njohur me pseudonimin “Duka i Beogradit”). Ai u arrestua në Malin e Zi në janar të 2010 në kuadër të hetimeve të nisura në Itali, asokohe policia malazeze deklaroi se kishte bërë identifikimin e tij me shumë vështirësi për shkak të të dhënave të pakta. Duka Micunovic rezulton nga hetimet e kryera prej prokurorisë së Barit si kreu i organizatës ndërkombëtare. Ai është përshkruar nga prokurorët italianë dhe mediet serbe si një ish bashkëpuntor i Arkanit në korridoret e kontrabandës së cigareve ndërsa që prej fundit të vitit 2008 kishte nisur të ndërtonte një rrjet të ri për trafikimin të kokainës direkt nga Kolumbia.

Nëpërmjet bashkëpunimit me një shtetas kolumbian të quajtur Patino Trochez i njohur si kontakti i Micunovicit me bosët kolumbianë, miku i Arkanit nisi në vitin 2008 importin e kokainës direkt nga Kolumbia në sasi të mëdha drejt Evropës. Hetimet italiane përfshinë fashikuj voluminozë, mbi 300 persona të përgjuar dhe 120 mijë minuta biseda telefonike, e pikërisht në këto biseda hetuesit kanë interceptuar dhe Klevis Mujën dhe dy shqiptarët e tjerë të dyshuar si antarë të kësaj organizate. I pyetur në lidhje me këtë operacion, avokati i Mujës Ardian Visha i tha dje gazetës se : “Të gjitha pretendimet e prokurorisë italiane janë rrëzuar me vendim të Gjykatës së Apelit” dhe sipas tij kërkesa për ekstradim e Mujës është tërësisht e pambështetur në ligj.

Kategori
Uncategorized

Themelimi i Lidhjes Shqiptare (23-29 janar 1899) Kuvendi i Pejës

Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më 23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja e Pejës…

Në këto rrethana të ndërlikuara rifilluan përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për bashkimin e gjithë popullit dhe për krijimin e një lidhjeje të re, e cila, sipas shembullit të Lidhjes së Prizrenit, do t’i udhëhiqte shqiptarët në luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe për çlirimin e saj. Vatër e përpjekjeve të tilla për formimin e një lidhjeje të re, ashtu si në vitet e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) edhe tani, më 1899, u bënë përsëri qytetet e vilajetit të Kosovës dhe sanxhaku i Dibrës, të cilat kërcënoheshin drejtpërdrejt nga qarqet shoviniste të Serbisë, të Bullgarisë e të Malit të Zi. Lidhja e re shqiptare u krijua pas një pune të madhe përgatitore, organizative e politike, që atdhetarët shqiptarë brenda vendit, të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe shoqëritë patriotike jashtë atdheut, sidomos ato të Bukureshtit dhe Komiteti Shqiptar i Stambollit bënë në fundin e vitit 1898 dhe në janar të vitit 1899.

Gjatë kësaj kohe u mbajtën mbledhje të gjera të përfaqësuesve të popullsisë së qyteteve e të rrethinave, si në Pejë, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Vuçiternë, në Drenicë e në qendra të tjera të vilajetit të Kosovës, ku shqiptarët dhanë besën dhe shprehën gatishmërinë për të formuar lidhjen. Këto mbledhje të njëpasnjëshme të popullsisë shqiptare, si edhe letërkëmbimi i dendur i Haxhi Zekës me qendrat e ndryshme të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, tregojnë se organizatorët e Lidhjes kishin ndërmend të thërrisnin një kuvend të përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe të të gjitha besimeve, myslimanë, katolikë e ortodoksë. Edhe përfaqësuesit e popullsisë së Shkodrës, të Dibrës, të Prishtinës, të Pazarit të Ri, si edhe të Shqipërisë së Jugut , kërkonin që të thirrej sa më shpejt kuvendi që po përgatitej për organizimin e shqiptarëve në një lidhje të përgjithshme.

Në këtë periudhë përgatitore udhëheqësit e lëvizjes shqiptare përcaktuan edhe programin e këtij kuvendi, i cili, i përpunuar tanimë që në kohën e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe në memorandumet shqiptare të viteve 1896-1898 përmbante dy çështje themelore: ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit dhe formimin e një Shqipërie autonome, ku të përfshiheshin të katër vilajetet shqiptare.

Fryt i këtyre përpjekjeve ishte thirrja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, i cili i zhvilloi punimet e tij në Pejë më 23-29 janar të vitit 1899, ku morën pjesë përfaqësues të parisë dhe të popullsisë së vilajetit të Kosovës, si dhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të Manastirit e të Janinës. Këtu u shpall formimi i lidhjes së re shqiptare që, sipas shembullit të Lidhjes të Prizrenit të vitit 1878, u quajt Lidhja e Pejës.

Kryetar i Kuvendit dhe i Komitetit drejtues të Lidhjes u zgjodh Haxhi Zeka. Kuvendi i zhvilloi punimet e tij në formën e mbledhjeve të ngushta, ku merrnin pjesë një numër i vogël delegatësh, ose duke organizuar tubime të gjera, me 450-500 pjesëmarrës, përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullsisë së vilajetit të Kosovës dhe të vilajeteve të tjera shqiptare. Ndërsa 36 delegatët, që gëzonin të drejtën e votës, vinin nga qytetet e vilajetit të Kosovës dhe ishin përfaqësues të shtresave të mesme qytetare e fshatare, mësues të shkollave gjysmë të mesme dhe të medreseve turke, nëpunës të administratës lokale, çifligarë të mëdhenj, nëpunës të lartë, klerikë etj. Midis tyre ishin Haxhi Zeka, Halil Hasan pashë Begolli, Myderiz Ismaili, Myderiz Abdullahu, Myfti Salihu, Bajram Curri, Myderiz Mehmet Hamdiu, Mehmet Aqifi, Zenel Beu, Ali pashë Draga nga Rozhaja, Ismail Haki pashë Tetova, Abdyl Halimi, Mehmet Sherifi, Myderiz Abdyli, Naxhi Mehmet Sulejmani, Mehmet Aqifi, Mehmet Tahiri, Mehmet Murati nga Senica etj.

Përveç 36 delegatëve të vilajetit të Kosovës, që kanë vënë nënshkrimet e tyre në vendimet e Kuvendit të Pejës, në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësues të veçantë të vilajeteve të tjera shqiptare, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës. Sanxhaku i Dibrës i vilajetit të Manastirit u përfaqësua nga Selim Rusi, intelektual dhe atdhetar i shquar i kësaj treve. Mjaft delegatë nga qytetet e vilajetit të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, që nuk mundën të shkonin në Kuvendin e Pejës për shkak të pengesave që u nxorën autoritetet osmane, i kumtuan Kuvendit se i miratojnë vendimet e tij dhe se ruajnë të drejtën për të marrë pjesë në Lidhjen Shqiptare. Kuvendi i janarit të vitit 1899 u quajt nga organizatorët e tij si një tubim i parë, paraprak, i cili do të pasohej nga një kuvend ose kongres më i përgjithshëm shqiptar.

Kuvendi i Pejës mori vendime të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, siç ishin Rezoluta (Kararnameja) prej 11 pikash dhe Akti i Besës prej 12 pikash, që u miratuan në mbledhjen me dyer të mbyllura të Kuvendit më 28 janar dhe u shpallën publikisht më 29 janar 1899. Në vendimet e Kuvendit u shpall formimi i Lidhjes ose, sikurse quhej në Rezolutë, i Ittifakut dhe u vendos Besa ndërmjet shqiptarëve. Lidhja shihej si një organizatë e përgjithshme dhe unike kombëtare, që do të bashkonte në gjirin e saj gjithë shqiptarët, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë. Për të arritur këtë bashkim u vendos që të ndaloheshin gjakmarrjet, armiqësitë e grindjet dhe parashikoheshin dënime të rrepta si për këto, ashtu edhe për veprimet e tjera që cenonin rendin publik.

Lidhja përcaktoi si detyrë kryesore e të dorës së parë mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë kundër çdo orvatjeje që Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia do të ndërmerrnin për copëtimin e trojeve shqiptare. Kuvendi e vuri theksin sidomos te rreziku i aneksimit të vilajeteve shqiptare të Kosovës e të Manastirit dhe shprehu gatishmërinë për të mobilizuar gjithë shqiptarët në rast se atdheu sulmohej nga cilado anë qoftë dhe veçanërisht në rast se sulmoheshin këto vilajete, që shtetet fqinje dhe Fuqitë e Mëdha i përfshinin në të ashtuquajturën Maqedoni. Në rast lufte ishte vendosur të bëhej një ndarje e tillë e forcave shqiptare, që do të mbronin atdheun: ato të sanxhakut të Prishtinës, të Pazarit të Ri e të Dibrës do të ruanin kufijtë verilindorë kundër Serbisë, forcat e Pejës, të Plavës dhe të Shkodrës kufirin me Malin e Zi dhe ato të vilajetit të Janinës (të Shqipërisë së Jugut) do t’i kundërviheshin Greqisë.

Por në luftën për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë ishte e interesuar edhe Porta e Lartë, që përpiqej të ruante paprekshmërinë e Perandorisë Osmane. Atdhetarët shqiptarë përfituan nga ky interesim i Stambollit, për ta organizuar, nëpërmjet një veprimtarie legale, popullin dhe për ta bashkuar në një lidhje të re, e cila mori përsipër mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare. Prandaj me frazat “për besnikërinë ndaj sulltanit”, “për gatishmërinë për të jetuar në suazat e pushtetit të tij”, që përfshiheshin në hyrjen e Rezolutës së Kuvendit të Pejës, drejtuesit e Lidhjes nuk kishin aspak ndërmend të përjetësonin sundimin osman në Shqipëri, por të shprehnin synimet e tyre për të mbrojtur paprekshmërinë territoriale të Shqipërisë, për të mos lejuar që ajo të kalonte nga sundimi osman, i cili ishte në kalbëzim e sipër dhe po shkonte dita-ditës drejt fundit, nën një robëri të re edhe më të rrezikshme të shteteve ballkanike ose të ndonjë prej fuqive evropiane.

Në Rezolutën e Kuvendit të Pejës bëhej një dallim i përcaktuar qartë ndërmjet Perandorisë Osmane, “shtetit osman” dhe “atdheut të shqiptarëve”, Shqipërisë. Forcat vullnetare të Lidhjes, siç thuhej në këtë dokument, do të përdoreshin pikërisht për mbrojtjen e “atdheut të shqiptarëve”, “në rast të një sulmi mbi Maqedoninë (ku shtetet ballkanike përfshinin edhe vilajetet shqiptare të Kosovës e të Manastirit) dhe mbi atdheun tonë”. Shprehja e besnikërisë së Kuvendit ndaj fesë islame, që përfshihej gjithashtu në Rezolutë, ishte padyshim rrjedhojë e ndikimit te popullsia myslimane shqiptare e fesë islame.

Nuk mund të mohohet ndikimi negativ që një deklaratë e tillë ushtronte në përpjekjet për bashkimin e shqiptarëve pa dallim feje, aq më shumë kur edhe qeveria e sulltanit nxiste fanatizmin mysliman për t’i përçarë shqiptarët. Megjithatë, këto shprehje nuk cenonin përmbajtjen themelore të Rezolutës, që mishëronte synimin e atdhetarëve për të bashkuar, nën drejtimin e Lidhjes, gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë. Prandaj edhe shtypi shqiptar i kohës e sidomos revista “Albania” e Faik Konicës, duke kundërshtuar pikëpamjet e atyre që synonin ta paraqitnin Kuvendin e Pejës si një “kongres fetar mysliman”, e quajti atë “një asamble kombëtare, që u mbajt në Shqipëri, ku u diskutua në gjuhën shqipe rreth mjeteve për mbrojtjen e truallit shqiptar, që kishte një karakter me të vërtetë kombëtar dhe do të sillte si rrjedhojë forcimin e idesë së atdheut shqiptar”.

Në Kuvendin e Pejës, sidomos në mbledhjet e tij të fshehta, ashtu siç ishte parashikuar, u diskutua edhe çështja e autonomisë së Shqipërisë. U arrit në përfundimin që Lidhja të kërkonte autonominë dhe, si masë e parë drejt saj, do të ishte emërimi i Haxhi Zekës si guvernator i pavarur i Shqipërisë, që të vendosej një administratë e veçantë kombëtare dhe të formohej një ushtri shqiptare nën sovranitetin e sulltanit. Por, nga njëra anë rreziku i jashtëm, që kërcënonte tërësinë e Shqipërisë dhe, nga ana tjetër prania në Kuvendin e Pejës, krahas ithtarëve të autonomisë të grupuar rreth Haxhi Zekës, edhe e përfaqësuesve të forcave konservatore, prosulltaniste, siç ishin Halil pashë Begolli, Zejnel Efendiu, Zajmët e Pejës, Ismail Haki pasha etj., që kundërshtonin çdo ndryshim në marrëdhëniet e shqiptarëve me Stambollin, bënë që kërkesa e autonomisë të mos formulohej haptazi e të mos përfshihej në Rezolutën e atij Kuvendi.

Megjithatë, Rezoluta e Kuvendit të Pejës e janarit të vitit 1899 shprehte synimin e shqiptarëve për të vetëqeverisur vendin e tyre, parashikonte zbatimin e masave të tilla, të cilat do të çonin gradualisht në vendosjen e një statusi autonom për katër vilajetet shqiptare. Në Rezolutë parashikohej që Lidhja ta shtrinte veprimtarinë e vet në vilajetet shqiptare të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës, ku do të formoheshin komitetet e saj. Organizimi i Lidhjes si një institucion shqiptar, me komitetet e pajtimit dhe të sigurimit që u ngritën në qytete të ndryshme të Shqipërisë, shprehte synimet e shqiptarëve për një administrim autonom, veçanërisht për të arritur vetë bashkimin kombëtar dhe për të organizuar mbrojtjen e atdheut.

Rëndësi të veçantë kishte krijimi nga ana e Lidhjes i ushtrisë shqiptare, në radhët e së cilës menjëherë pas Kuvendit hynë më shumë se 15 mijë vullnetarë. Njësi të tilla vullnetare ushtarake, të përbëra nga mijëra veta, u vendos të formoheshin edhe në kuvendet e tubimet, që u mbajtën në vilajetet e në sanxhakët e tjerë shqiptarë. U vendos që komandantët e të gjitha trupave ushtarake në Shqipëri dhe në krahinat kufitare të ishin shqiptarë. Në Rezolutën e Kuvendit u kërkua gjithashtu që të përqendroheshin në duart e komiteteve të Lidhjes kompetenca të tilla të organeve lokale qeveritare, si lufta kundër hakmarrjes, pajtimi i gjaqeve, ndalimi i keqbërjeve, sigurimi i qetësisë publike, dënimi i atyre që do të kryenin veprime dhune mbi qytetarët, duke përfshirë edhe nëpunësit turq që do të shtypnin popullin e do të bënin padrejtësi.

Komitetet e Lidhjes do të merrnin përsipër të mbronin të drejtat e gjithë banorëve të Shqipërisë, pa dallim feje dhe krahine. Në këto kërkesa të Rezolutës shprehej haptazi synimi i Lidhjes për të përqendruar pushtetin shtetëror në duart e komiteteve të saj. Konsulli austriak në Shkodër, Ippen, duke parë në vendimet e Kuvendit të Pejës aspiratat autonomiste të shqiptarëve, vetëm katër ditë pas përfundimit të punimeve të tij i shkruante Vjenës se ato janë të ngjashme me kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878-1881) dhe se mbështeten në të njëjtin program. Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Pejës nuk përbën aktin e vetëm të saj. Po më 29 janar 1899, në ditën kur ky Kuvend mbylli punimet dhe shpalli vendimet e tij, një Komitet Ekzekutiv Shqiptar me qendër në Bukuresht, që ishte në dijeni të punimeve të Kuvendit të Pejës e bashkëpunonte me organizatorët e tij, botoi në gjuhën turke thirrjen “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën!”. Thirrja ishte hartuar nga Dervish Hima.

Titulli i thirrjes, koha kur u publikua dhe përmbajtja e saj dëshmojnë se ajo ishte hartuar posaçërisht për Kuvendin e Pejës dhe përbënte në vetvete një dokument programatik të Lidhjes së re. Ideja qendrore që zotëron në këtë dokument është ajo e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, gegë e toskë, myslimanë e të krishterë, nën drejtimin e Lidhjes ose të Besa-Besës. “Ajo që do ta shpëtojë kombin dhe atdheun tonë, – thuhet në thirrje, – është bashkimi, një Besëlidhje e përgjithshme, një Besa-Besë”. Shtrohej si kërkesë kryesore shtrirja e Lidhjes në vilajetet e Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, “të cilët formojnë vendin që quhet Shqipëri”, kërkohej bashkimi i tyre nën drejtimin e Lidhjes, thirrja e një Kuvendi të Përgjithshëm ose e një Pleqësie, që do të miratonte një statut (rregullore) a një kushtetute të veçantë për administrimin e vilajeteve të bashkuara.

Zbatimi i këtyre kërkesave do të çonte në formimin e një njësie të vetme territoriale-administrative shqiptare, të qeverisur nga vetë shqiptarët, ndërsa Lidhja do të kthehej në një organizatë të përgjithshme, e veshur me atribute shtetërore. Ndër masat më të para dhe më të domosdoshme për kombin, që duhej të përmbushte Lidhja Shqiptare, ishte edhe hapja e shkollave shqipe dhe mbyllja e shkollave të huaja, “që qenë shndërruar në fole intrigash”, formimi i ushtrisë shqiptare ose i një garde kombëtare, pajtimi i gjaqeve, zhvillimi i bujqësisë, i transportit etj. Zbatimi nga Lidhja i kërkesave të tilla do të çonte dora-dorës në përmbushjen e programit themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në ruajtjen e tërësisë së territoreve shqiptare dhe në bashkimin e tyre në një shtet autonom.

Megjithëse Kuvendi i Pejës i kaloi caqet e “lejuara” (shfaqi synimet e shqiptarëve për vetëqeverisjen e vendit), Porta e Lartë në ditët e para pas formimit të Lidhjes nuk guxoi të dilte haptazi kundër saj dhe nuk mori masa të menjëhershme ushtarake për shtypjen e saj. Ky qëndrim diktohej, padyshim, nga interesimi i Stambollit për mobilizimin e forcave ushtarake shqiptare në luftën kundër rrezikut të një sulmi nga jashtë mbi Turqinë Evropiane. Porta ishte e detyruar të vepronte përkohësisht kështu edhe për shkak se nuk ishte në gjendje ta shtypte menjëherë Lidhjen që mbështetej te shqiptarët e armatosur. Por pak ditë pas mbledhjes së Pejës, me shtrirjen e komiteteve të saj në qytete të tjera dhe me zgjerimin e me thellimin e veprimtarisë së tyre kombëtare, kontradiktat e Portës së Lartë me shqiptarët u acaruan dhe ajo ndryshoi qëndrimin ndaj Lidhjes.

Duke qenë edhe nën trysninë e Rusisë e të Austro-Hungarisë, që shikonin te lëvizja shqiptare një rrezik për prishjen e status quo-së në Ballkan, qeveria e sulltanit nxori një varg urdhëresash për t’i çarmatosur shqiptarët dhe për të asgjësuar Lidhjen. Qysh në shkurt të vitit 1899, sulltani urdhëroi valinjtë e Shkodrës e të Kosovës, që të mos lejonin në të ardhmen asnjë mbledhje të shqiptarëve dhe të ndalonin çdo orvatje të Lidhjes për të organizuar kuvendet e saj. Në fazën e parë sulltani, për të paralizuar Lidhjen, në vend të forcës ushtarake përdori politikën e përçarjes, duke nxitur kundër saj disa nga përfaqësuesit e parisë konservatore me prirje turkomane. Porta u mbështet sidomos te Riza bej Kryeziu, i cili që në fillim i ishte kundërvënë Lidhjes.

Por qëndresa e shqiptarëve bëri që të dështonin këto orvatje të para të Portës së Lartë. Shtrirja e Lidhjes në viset e tjera të Shqipërisë (Shkurt-Qershor 1899) Redakto Në përputhje me vendimet e Kuvendit të Pejës, Haxhi Zeka dhe atdhetarët e tjerë, menjëherë pas përfundimit të tij, iu vunë punës për të ngritur organet e Lidhjes në të katër vilajetet shqiptare. Më 27 shkurt 1899 u mbajt në Prizren, në lokalitetin Zojzë (Suharekë), një tubim i gjerë, ku morën pjesë rreth 2 000 veta, qytetarë e fshatarë të atij sanxhaku. Këtu u shpall bashkimi i popullsisë së sanxhakut të Prizrenit me Lidhjen, u miratua Rezoluta e Kuvendit të Pejës dhe u vendos Besa ndërmjet shqiptarëve deri në nëntor 1899.

Në këtë tubim u zgjodh Komiteti i Lidhjes për sanxhakun e Prizrenit, i kryesuar nga Myderiz Halim Efendiu, i cili njihej si përfaqësues i krahut radikal të lëvizjes shqiptare dhe u kërkua që të thirrej një kuvend i përgjithshëm shqiptar. Në fillim të marsit morën pjesë në tubimin e Prizrenit edhe përfaqësuesit e popullsisë së kazasë së Lumës, që u bashkuan me Lidhjen Shqiptare të Pejës. Më 9 mars vendimet e këtij tubimi u shpallën publikisht dhe iu bënë të ditura edhe popullsisë katolike të këtij sanxhaku, që u ftua të merrte pjesë në Lidhje. Me Lidhjen Shqiptare të Pejës u bashkua gjithashtu popullsia e vilajetit të Shkodrës. Kjo u arrit pasi forcat atdhetare të lëvizjes kombëtare në Shkodër sprapsën kundërshtimin e krerëve turkomanë, që nuk e përkrahnin Lidhjen. Kuvendi i Shkodrës i filloi punimet në mesin e shkurtit dhe i vazhdoi deri në fillim të marsit.

Këtu morën pjesë përfaqësues të popullsisë së këtij sanxhaku dhe të krahinës përreth, të Malësisë, madje edhe nga krahinat që i ishin shkëputur Shqipërisë, nga Ulqini, nga Podgorica, nga Shpuza etj. Në Kuvend ishin të pranishëm përfaqësues të tillë të krahut autonomist, si Dedë Gjo Luli, Isuf Tabaku, Selim Çoba, Mehmet Beci, Haxhi Alush Dibra, Haxhi Haki Lohja, Halil Mandiqi, Shaqir Shabani, Hysen Dragusha etj., disa prej të cilëve kishin qenë veprimtarë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si edhe përfaqësues të grupit konservator prosulltanist, si Bektash agë Kazazi, kryetar i bashkisë së qytetit dhe disa bajraktarë të tjerë. Kuvendi i Shkodrës përfundoi më 5 mars, kur pas tri javë diskutimesh u miratua Vendimi (Rezoluta) prej 7 pikash, në të cilin, në emër të banorëve myslimanë e të krishterë të vilajetit të Shkodrës, u shpall bashkimi i popullsisë së kësaj province me Lidhjen Shqiptare të Pejës të udhëhequr nga Haxhi Zeka dhe u zgjodh Komiteti i Lidhjes për Shkodrën.

Me vendimet e Kuvendit u bashkua edhe popullsia katolike e ortodokse e Shkodrës, përfaqësuesit e së cilës, së bashku me ata të popullsisë myslimane, nënshkruan më 6 mars, në emër të të gjithë banorëve të vilajetit të Shkodrës, Rezolutën prej 7 pikash, të hartuar në gjuhën shqipe. Ndikimi i Lidhjes u përhap gjithashtu në Shqipërinë e Mesme dhe në radhë të parë në sanxhakun e Dibrës të vilajetit të Manastirit. Pa marrë parasysh urdhëresat e valiut të Manastirit, Abdyl Kerim pashës, për të ndaluar mbledhjen e Lidhjes në këtë sanxhak, atdhetarët dibranë thirrën Kuvendin e tyre. Punimet e Kuvendit të Dibrës u çelën me mitingun e madh e të hapur, që u mblodh më 27 shkurt 1899 në një nga sheshet jashtë qytetit dhe në të cilin morën pjesë përfaqësues të popullsisë së Dibrës së Sipërme e të Poshtme, së bashku me malësitë përkatëse (Gryka, Reka, Mati, Golloborda, Klenja, Vleshta, Dardha, Lura etj.).

Më 28 shkurt Kuvendi i Dibrës i vijoi punimet në mbledhje të fshehta, në të cilat, megjithatë, pati një pjesëmarrje të gjerë. Vetëm nga sanxhaku i Dibrës erdhën 31 delegatë. Kuvendi i kaloi caqet lokale, u kthye në një tubim të përgjithshëm shqiptar, ku morën pjesë delegatë edhe nga viset e tjera të Shqipërisë së Veriut e të Mesme, nga Shkodra, nga Tirana e nga Elbasani. Kuvendi u përshëndet edhe nga qytete të tjera të vendit. Në këtë Kuvend u miratua formimi i Lidhjes, u shpall bashkimi i popullsisë së sanxhakut të Dibrës me Lidhjen Shqiptare të Pejës dhe u miratua Rezoluta prej 22 pikash, që u publikua në mitingun e dytë të madh (mbajtur më 16 mars), me të cilin u mbyllën punimet e tij.

Në Rezolutë u konfirmua bashkimi i popullsisë së këtij sanxhaku me Lidhjen Shqiptare të Pejës, u shpall ndalimi i armiqësive, i gjakmarrjeve dhe i grindjeve që pengonin unitetin e shqiptarëve, si edhe i çdo dhune dhe arbitrariteti mbi banorët myslimanë e të krishterë. U shpreh gjithashtu gatishmëria për të grumbulluar forcat ushtarake vullnetare shqiptare, të cilat, ashtu si në Pejë, do të përdoreshin vetëm për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë nga një sulm i mundshëm sllavo-rus. Për këtë qëllim u vunë në dispozicion të Lidhjes 15 mijë vullnetarë. Kuvendi zgjodhi Komitetin e Lidhjes për sanxhakun e Dibrës me 18 anëtarë, midis të cilëve ishin Selim Rusi, Shaqir Jegeni, Nuredin (Nurçe) Pustina, Shaqir Daci, Beqir Tërshana, Kurtish Aga, Xhafer Noka, Hasan Zajmi, Bajram Markja, Shaban Dema, Hasan Kaloshi, Memo Alia, Shaqir Pilko, Alush Pustina, Mustafa Gryksahija, Haxhi Ibrahim Atila etj.

Komiteti e vijoi veprimtarinë e tij edhe pas mbylljes së Kuvendit, për aq kohë sa jetoi edhe Lidhja, deri në fundin e vitit 1900. Në përputhje me klauzolat e Rezolutës së Kuvendit, Komiteti veproi krahas qeverisë dhe përqendroi dora-dorës kompetenca të tilla të organeve shtetërore, ushtarake e civile, si organizimi i mbrojtjes së atdheut, mbajtja e rendit dhe e qetësisë publike, funksionet gjyqësore, fiskale etj. Komiteti punoi gjithashtu për përhapjen e mësimit shqip dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe, për çeljen e shkollave, në të cilat mësimi të zhvillohej në gjuhën amtare shqipe. Për këto qëllime, si edhe për të ndihmuar shkrimtarët atdhetarë, u themelua një Arkë Kombëtare ose një fond financiar i veçantë. Kuvendi i Dibrës dhe Komiteti që doli prej tij miratuan gjithashtu thirrjen e kryetarit të Lidhjes, Haxhi Zekës, për organizimin e një kuvendi të madh kombëtar dhe zgjodhi delegatët e këtij sanxhakut.

Vendimet e Kuvendit të Dibrës u miratuan edhe nga popullsia e Elbasanit, e Tiranës, e Beratit, e Starovës, e Korçës, e Ohrit, e Manastirit, e Kërçovës, e Përlepit etj., që shprehu gatishmërinë për t’u bashkuar me Lidhjen Shqiptare. Në mars të vitit 1899, me gjithë pengesat e kajmekamit, në Ohër u mbajt mbledhja e fshehtë e përfaqësuesve të popullsisë së kësaj kazaje, në të cilën u miratua vendimi i Kuvendit të Dibrës dhe u shpall bashkimi me Lidhjen Shqiptare. Po në mars, me nismën e Hasan Blloshmit nga Bërzeshta, të Iljaz Kokodeshit e të Hajdar Kokodeshit, u mbajt mbledhja e përfaqësueve të popullsisë së kazasë së Starovës e të Pogradecit, që miratoi Rezolutën e Kuvendit të Dibrës dhe shpalli bashkimin me Lidhjen. Në fillim të majit pushteti i Lidhjes u shtri edhe në sanxhakun e Elbasanit, ku ishin përhapur gjerësisht idetë kombëtare. Popullsia e këtij qyteti miratoi Rezolutën e Dibrës dhe shpalli Besën e bashkimin me Lidhjen Shqiptare.

Në pranverën e vitit 1899 u bashkua me Lidhjen popullsia e Shpatit të Elbasanit, e cila ishte dalluar për atdhetarizmin e saj dhe kishte kërkuar në mënyrë të vazhdueshme hapjen e shkollave shqipe në këtë krahinë. Menjëherë pas kësaj Porta e Lartë shtypi me egërsi lëvizjen shqiptare në këtë zonë, arrestoi drejtuesit e saj, Mehmet Merxhanin, Omer Gaxhon, Tom Topuzin e Braho Kadinë. Më 18 qershor popullsia e Çermenikës shpalli gjithashtu bashkimin me Lidhjen Shqiptare e miratoi vendimet e saj dhe ato të Kuvendit të Dibrës. Hynë në Lidhje edhe krahina e Babjes, e Mokrës së Sipërme dhe gjithë nahija e Qukësit, që formuan një Komitet, me qendër në katundin Bërzeshtë. Me shtrirjen e pushtetit të Lidhjes në krahinat e ndryshme të vendit, ajo filloi të shndërrohet në një organizatë mbarëshqiptare.

Duke bërë fjalë për këto arritje, Sami Frashëri shkruante në mars të vitit 1899: “Lidhja po bëhet në Shqipëri, Besa po forcohet, bashkimi po zgjerohet. Nga një çip’i Shqipërisë u zu Lidhja edhe ditë më ditë po përhapet nëpër tërë Shqipërit”. Qëndrimi i mendimtarëve rilindës ndaj Lidhjes Shqiptare Redakto Qysh në formimin e saj Lidhja e Pejës pati përkrahjen e rretheve patriotike shqiptare brenda e jashtë atdheut, të cilat, nëpërmjet artikujve të botuar në shtyp dhe thirrjeve drejtuar popullit, propagandonin idenë e bashkimit të shqiptarëve nën drejtimin e Lidhjes, nevojën e shtrirjes së veprimtarisë së saj në të gjithë vendin dhe të luftës për autonominë e Shqipërisë. Në mars të vitit 1899, kur Lidhja vijonte të shtrihej në qytete të tjera të Shqipërisë dhe po përgatitej një kuvend i përgjithshëm i saj, u botua në Bukuresht nga Shoqëria “Dituria”, pa emrin e autorit, vepra e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” Në këtë vepër Sami Frashëri përcaktoi rrugën që duhej të ndiqte Lidhja e Pejës dhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në tërësi, në luftën kundër zgjedhës osmane.

Samiu e quante formimin e Lidhjes një ngjarje të rëndësishme në lëvizjen kombëtare dhe shprehte besimin e shpresën se Lidhja do të arrinte bashkimin e çlirimin e popullit shqiptar nga zgjedha osmane dhe do të garantonte tërësinë e trojeve shqiptare. “Kjo Lidhje, kjo mbledhje e kjo Besë që po bëhet sot në Shqipëri, – shkruante ai, – do të jenë krej’ i shpëtimit të Shqipërisë…”. Samiu argumentonte domosdoshmërinë e shtrirjes së Lidhjes në mbarë Shqipërinë dhe të bashkimit nën drejtimin e saj të të gjithë shqiptarëve, myslimanë, ortodoksë e katolikë. “Më parë se çdo gjë, – theksonte ai, – shqiptarët duhet të lidhin një Besë të madhe e të përgjithshme në mes tyre e të bëjnë një lidhje e një bashkim, që të pushtojnë të tërë Shqipërinë”. Sami Frashëri kërkonte nga atdhetarët shqiptarë që ta shndërronin Lidhjen në një qeveri shqiptare, në një organ të përhershëm shtetëror, që “të jetë gjithnjë e kudo sa t’u jepen shqiptarëve ato që duan dhe të shpëtonjë Shqipëria nga rreziku”, “të qëndronjë e të mbanjë vent qeverie në Shqipëri se qeveri e turqve s’është një qeveri për ndërtime, po për prishje”; prandaj “Lidhja e shqiptarëve të zërë vendin e saj” dhe të plotësojë vetë ose të detyrojë me forcë qeverinë turke të plotësojë kërkesat e lëvizjes shqiptare.

Samiu përcaktoi edhe strukturën organizative të Lidhjes së re Shqiptare: në çdo sanxhak do të ngrihej një këshill i përhershëm, që do të përbënte organin lokal të Lidhjes, ndërsa në kryeqendrën e saj do të vendosej këshilli i përgjithshëm, që do të mblidhej një herë në vit ose kur të lindte nevoja. Ky do të ishte organi qendror legjislativ i Lidhjes Shqiptare dhe do të nxirrte nga gjiri i tij këshillin e përhershëm, i cili do të luante rolin e organit më të lartë ekzekutiv të Lidhjes, të një qeverie shqiptare. Në veprën “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” ideologu i shquar i Rilindjes nuk u kufizua vetëm me mendimet që parashtroi për Lidhjen, por përpunoi më tej programin e tërë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në themel të të cilit vendosi formimin e një shteti kombëtar autonom shqiptar që në kushte më të favorshme do të shndërrohej në një shtet të pavarur. Vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” pati ndikim të madh në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës dhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare; ajo mbeti një nga dokumentet kryesore programatike të kësaj lëvizjeje.

Një muaj pas botimit të veprës së Samiut, në prill të vitit 1899, u publikua në Bukuresht, në formë broshure në gjuhën turke, në emër të një Komiteti a Shoqërie Shqiptare thirrja “Të zgjohemi!” (“Ujanallëm!”). Ky Komitet, i përbërë nga Dervish Hima, Ibrahim Temo, Mehmet Frashëri, Pandeli Evangjeli, Dhimitër Ilo Unezi etj., vepronte pranë Shoqërisë së Bukureshtit. Thirrja “Të zgjohemi!”, po ashtu si dokumenti tjetër “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën!”, që u përfshi edhe në këtë broshurë, është hartuar nga Dervish Hima. Ideja qendrore që përshkon thirrjen “Të zgjohemi!” është ajo e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në Besa-Besën, në Lidhjen e Pejës. “Bashkimi dhe drejtësia, – thuhej në këtë dokument, – mbajnë në këmbë një komb. Uniteti i mendimit dhe i veprimit përbën një nga kushtet më të rëndësishme për të siguruar lumturinë e një kombi”.

Grisheshin gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë, gegë e toskë, që jetonin në vilajetet e Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës që të jepnin Besa-Besën, të linin mënjanë përçarjet e dasitë fetare dhe të bashkoheshin nën udhëheqjen e Lidhjes për mbrojtjen dhe për çlirimin e atdheut. Vetëm të bashkuar në Lidhjen që sapo ishte formuar, theksonin autorët e thirrjes, shqiptarët do t’u bëjnë ballë sunduesve osmanë (që cilësoheshin si armiq të brendshëm) dhe lakmive pushtuese të armiqve të jashtëm, të shteteve fqinje. Bashkimin atdhetarët rilindës e shikonin gjithashtu si një mjet për afirmimin e shqiptarëve si komb në Ballkan e në Evropë. “Po të bashkohemi, – thuhej në këtë dokument, – edhe Evropa do të bindet se ne meritojmë të kemi vendin tonë si komb i lirë në gadishullin e Ballkanit”.

Në këtë dokument atdhetarët shqiptarë e orientonin Lidhjen e Pejës drejt luftës për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar, u bënin thirrje udhëheqësve të saj të kërkonin nga qeveria e sulltanit dhe nga shtetet evropiane zbatimin e programit të përgjithshëm të lëvizjes shqiptare: ndryshimin e sistemit ekzistues të qeverisjes së Shqipërisë; vendosjen e një regjimi kushtetues, në të cilin pushtetin legjislativ do ta kishte një këshill i pleqve që do të vihej në krye të vendit, ndërsa pushtetin ekzekutiv një guvernator i zgjedhur nga ky këshill; guvernatori (valiu) do të vihej në krye të katër vilajeteve të bashkuara, të cilat do të përfshiheshin në kufijtë e Shqipërisë; emërimin në Shqipëri vetëm të nëpunësve shqiptarë, të krishterë e myslimanë; barazinë për të gjithë shqiptarët pa dallim feje; hapjen në çdo qytet të Shqipërisë të shkollave shqipe; vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, që do të kryhej vetëm në Shqipëri; përdorimin e të ardhurave të përgjithshme për përparimin e Shqipërisë; amnisti për të gjithë shqiptarët e burgosur dhe të internuar etj.

Përmbushja e këtyre kërkesave do të çonte në formimin e një shteti autonom e kombëtar shqiptar, i cili, ndonëse do të mbetej ende nën sovranitetin e sulltanit, do të kishte kufijtë e tij të përcaktur qartë dhe një regjim demokratik, të mbështetur në traditat shtetërore të shqiptarëve dhe në parimet më të përparuara të kohës. Veprimtaria e Lidhjes Shqiptare të Pejës u përkrah gjithashtu nga organet e shtypit atdhetar shqiptar, si “Albania” (Bruksel-Londër, 1897-1909), “Kalendari Kombiar” (Sofje, 1897-1912), “La Nazione Albanese” (“Kombi Shqiptar”, Kantazaro-Pallagorio, 1897-1912 e në vazhdim) etj., botuesit e të cilëve i bënë të njohur opinionit evropian programin e saj kombëtar. Përpjekjet për thirrjen e një kuvendi të përgjithshëm shqiptar (Prill-Qershor 1899) Redakto Vendimi për thirrjen e një Kuvendi të Përgjithshëm, që u mor menjëherë pas themelimit të Lidhjes, gjeti përkrahjen e plotë të komiteteve që u formuan më pas në qytetet e ndryshme të vendit. Duke qenë i vendosur për të bashkuar në Lidhje gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë, Haxhi Zeka theksonte, në ftesat që u shpërndau drejtuesve të komiteteve të saj dhe atdhetarëve të tjerë, se në Kuvendin që do të thirrej ishte e domosdoshme të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e popullsisë katolike e ortodokse.

Nisma për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm u miratua nga popullsia e Shkodrës dhe e rretheve të saj, nga popullsia e Mirditës, e Pukës, e Prizrenit dhe e gjithë qyteteve të Kosovës, e sanxhakut të Dibrës, e Ohrit, e Starovës, e Elbasanit, e Tiranës, e Durrësit, e Beratit, e Vlorës etj. Në shumë nga këto qendra u zgjodhën edhe delegatët për në Kuvend. Një veprimtari e dendur politike dhe organizative për mbledhjen e tij u zhvillua në sanxhakun e Dibrës, ku punonte një grup i tërë atdhetarësh, si Selim Rusi, Halit Bërzeshta, Kadri Fishta (Dibra), Fehim Zavalani etj. Duke përgatitur Kuvendin e Përgjithshëm, Haxhi Zeka dhe pasuesit e tij synonin që nëpërmjet tij të forconin Lidhjen e Pejës dhe ta shtrinin atë në tërë Shqipërinë. Gjatë ditëve të përgatitjes së kësaj mbledhjeje të përgjithshme u përpunua më tej edhe programi kombëtar i Lidhjes së Pejës.

Qysh në prill-maj të vitit 1899 atdhetarët shqiptarë u morën vesh që në Kuvendin e Përgjithshëm, përveç vendimit për zgjatjen pa afat të Lidhjes Shqiptare, të miratonin edhe kërkesën për të futur shkallë-shkallë gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e vendit, për të themeluar shkolla kombëtare dhe për të emëruar nëpunës shqiptarë në të gjitha viset me popullsi shqiptare. Haxhi Zeka e përfaqësuesit më të përparuar të forcave atdhetare shqiptare vendosën gjithashtu të shtronin për miratim në këtë mbledhje bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një njësi të vetme administrative, që do të përbënte hapin e parë drejt autonomisë së Shqipërisë. Ishte parashikuar që Kuvendi i Përgjithshëm t’i përmblidhte të gjitha këto kërkesa kombëtare në një memorandum të përbashkët, të cilin do t’ua paraqiste, në formën e një ultimatumi, sulltanit dhe Fuqive të Mëdha. Por këto përpjekje të Haxhi Zekës dhe të atdhetarëve të tjerë shqiptarë ndeshën në kundërshtimin e hapur të qeverisë së sulltanit.

E shqetësuar përpara zgjerimit e thellimit të veprimtarisë së Lidhjes së Pejës, me një urdhëresë të veçantë që iu dërgua guvernatorëve të të katër vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit e të Janinës, Porta e Lartë ndaloi thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm të shqiptarëve, që ishte caktuar të mbahej në fund të majit të vitit 1899. Në këtë kohë u përmirësua disi edhe pozita ndërkombëtare e Perandorisë Osmane. Konferenca e Hagës e Fuqive të Mëdha “për çarmatimin dhe paqen”, që u mblodh në maj të vitit 1899, tregoi se këto fuqi nuk kishin ndërmend të ndërhynin në atë kohë për ta detyruar Turqinë të bënte “reforma” në Maqedoni. Në kushte të tilla Porta e Lartë përqendroi gjithë vëmendjen në shtypjen e lëvizjes shqiptare që vazhdonte ende. Në maj të vitit 1899 në mjaft vise të Shqipërisë, si në Shkodër, në Gjakovë, në Mitrovicë, në Prishtinë, në Tetovë dhe në sanxhakun e Dibrës kishin shpërthyer përleshje të armatosura të popullsisë kundër masave ndëshkimore të ushtrisë osmane. Luftime të ashpra u zhvilluan në Glivicë, afër Prishtinës, ku kryengritësit zunë e mbajtën për disa ditë përfaqësuesit e pushtetit lokal.

Po në muajin maj mijëra kryengritës të sanxhakut të Tetovës, qytetarë e fshatarë, u grumbulluan në një fshat afër Shkupit, ku krahas protestave kundër arbitraritetit të çifligarëve vendas, shtruan edhe kërkesën për të mbledhur Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes. Përpjekjet për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm u përkrahën edhe nga atdhetarët e kolonisë së Bukureshtit. Më 9 gusht u shpall në emër të komitetit “Bashkimi Shqiptar”, i përbërë nga doktor Ibrahim Temoja, Dervish Hima e Jorgji Meksi dhe i kryesuar nga Mehmet Frashëri, vëllai i Abdylit, i Naimit e i Samiut, manifesti “Kërkimet e shqiptarëve”, në të cilin u bëhej thirrje gjithë shqiptarëve, që nën drejtimin e komiteteve të Lidhjes të mblidhnin në Prizren Kuvendin e Përgjithshëm të saj, i cili do të kërkonte nga Porta e lartë dhe nga Fuqitë e Mëdha autonominë e Shqipërisë. Kur qeveria osmane filloi të përdorte dhunën për të ndaluar mbledhjen brenda në Shqipëri të Kuvendit të përgjithshëm, Komiteti Shqiptar i Bukureshtit vendosi që të mbahej në këtë qytet, më 27 shtator 1899, një Kongres i Përgjithshëm shqiptar, ku të merrnin pjesë përfaqësues nga popullsitë shqiptare brenda vendit dhe nga kolonitë e mërgimit.

Kongresi do t’i paraqiste Portës së Lartë e Fuqive të Mëdha kërkesën për formimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit, me asamblenë e vet kombëtare, me një guvernator të përgjithshëm, të caktuar nga Shtetet e Mëdha dhe të miratuar nga sulltani. Por edhe kjo nismë, për shkak të ndalesave që qeveria rumune nxori nën presionin e Stambollit, nuk pati sukses. Lufta e Lidhjes kundër administratës osmane dhe shtypja e saj (Tetor 1899 – Dhjetor 1900) Redakto Në vjeshtën e vitit 1899 lëvizja kombëtare, e udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Pejës, hyri në një fazë të re, filloi lufta kundër administratës osmane në tërësi për të vendosur një administratë shqiptare.

Kjo luftë u gërshetua me qëndresën e armatosur të masave kundër përpjekjeve të Portës së Lartë për të shpërndarë komitetet e Lidhjes dhe për të rivendosur autoritetin e organeve shtetërore osmane në viset ku qeveriste Lidhja. Sado që kjo qëndresë nuk u shtri në mbarë Shqipërinë, ajo ishte një përpjekje për të përmbushur programin e Lidhjes dhe të lëvizjes kombëtare në tërësi, për formimin e një Shqipërie autonome. Vatër kryesore e kësaj lëvizjeje u bë sanxhaku i Dibrës.

Në shtator të vitit 1899 Porta e Lartë ndërmori këtu një varg masash, siç ishte rivendosja e gjykatave osmane, të suprimuara nga Lidhja etj., që kishin për qëllim të zhvishnin Komitetin e Dibrës nga kompetencat shtetërore dhe ta asgjësonin atë përfundimisht. Këto masa shtypëse të qeverisë u bënë shkak për shpërthimin e kryengritjes popullore, të udhëhequr nga Komiteti i Lidhjes për Dibrën. Më 17 tetor mijëra malësorë zbritën nga fshatrat dhe u bashkuan me popullsinë qytetare të Dibrës e të qendrave të tjera të këtij sanxhaku.

Kryengritësit dëbuan nëpunësit osmanë, izoluan mytesarifin dhe shtinë në dorë postë-telegrafën. Përveç Selim Rusit, Nurçe Pustinës dhe drejtuesve të tjerë të Komitetit, me organizimin e qëndresës së armatosur në këtë sanxhak merrej edhe Hamdi Ohri, i cili sapo ishte liruar nga internimi pas kërkesës këmbëngulëse të Lidhjes.

Për katër muaj me radhë, nga fundi i tetorit 1899 e deri në janar 1900, pushteti faktik në sanxhakun e Dibrës u përqendrua në duart e shqiptarëve, të udhëhequr nga Komiteti i Lidhjes, ndërsa qeverisë dhe autoriteteve lokale nuk u mbeti asnjë fuqi.

Më 6 nëntor, në emër të Komitetit Arsimor Shqiptar të Dibrës, që vepronte si organ i Lidhjes Shqiptare, iu dërgua sulltanit një promemorje, në të cilën kërkohej të themeloheshin shkolla shqipe në këtë sanxhak.

Promemorja qe nënshkruar nga Shyqri Çoku (nipi i Iljaz pashë Dibrës), Hamdi Ohri dhe nga atdhetarë të tjerë, gjithsej 31 veta. Meqë edhe kjo kërkesë nuk u miratua nga qeveria, më 8 dhjetor kryengritësit rifilluan veprimet e tyre, sulmuan selitë e administratës lokale, dëbuan ushtritë osmane nga qyteti ose e izoluan atë në kazerma.

Në Dibër u përqendruan edhe 1 500 shqiptarë të armatosur, që zbritën nga Malësia e Dibrës së Poshtme, nga Mati, nga Luma e nga Selishta. Duke marrë zemër nga lëvizja kryengritëse në Kosovë, që po në këtë kohë përfshiu Prishtinën, Pejën, Gjakovën e Drenicën, popullsia e Dibrës i zgjeroi veprimet e saj. Në javën e parë të dhjetorit këtu qenë grumbulluar 3 000-3 500 kryengritës, që shtinë në dorë thuajse të gjitha lagjet e qytetit.

Sulltani u detyrua t’u bënte lëshime kryengritësve dibranë, të tërhiqte nëpunësit e gjykatave osmane dhe të njihte pushtetin gjyqësor të vendosur nga Lidhja, ndërsa në shkurt pushoi edhe mytesarifin e sanxhakut të Dibrës.

Në një kohë me qëndresën kundërosmane atdhetarët dibranë Selim Rusi, Hamdi Ohri, Halit Bërzeshta etj., në bashkëpunim me Haxhi Zekën, vijuan përpjekjet për të zgjatur afatin e Lidhjes, për të forcuar pushtetin e saj në këtë sanxhak dhe për të thirrur një Kuvend të Përgjithshëm.

Por, për shkak të ndjekjeve të autoriteteve osmane, përpjekjet që u bënë në nëntor të vitit 1899 për të mbajtur një mbledhje të përgjithshme të Lidhjes në sanxhakun e Dibrës nuk dhanë rezultat.

Më 16 shkurt, pa marrë ende fund kryengritja e Dibrës, atdhetarët kosovarë, të drejtuar nga Idriz Gjakova, një nga atdhetarët më me ndikim në këtë trevë, organizuan një manifestim të fuqishëm në Shkup, që u kthye në një kryengritje të armatosur. Kryengritësit kërkuan pushimin e valiut të Kosovës, Mehmet Hafiz pashës, të kryetarit të bashkisë dhe të funksionarëve të tjerë të administratës osmane në Shkup.

Atdhetarët shqiptarë synonin ta kthenin Shkupin, kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në vatër të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në tërësi dhe nëpërmjet kryengritjes që organizuan në këtë qytet të përmbushnin kërkesat autonomiste të saj.

Për këtë qëllim u formua edhe Komiteti i Shkupit, që doli nga gjiri i kryengritjes dhe që merrej me udhëheqjen e saj. Kryengritësit e Shkupit, si edhe të viseve të tjera të Shqipërisë, shtruan si kërkesë themelore autonominë e Shqipërisë nën sovranitetin e sulltanit.

Në fillim të marsit në Shkup u mblodhën 2 000 shqiptarë të armatosur, që iu kundërvunë ushtrive osmane, të cilat mbronin selitë e administratës lokale. Me kryengritësit shqiptarë u bashkua edhe popullsia sllavo-maqedone e Shkupit.

Pushimi nga sulltani më 13 mars të vitit 1900 i valiut të Kosovës, Mehmet Hafiz pashës, ndonëse përbënte një fitore të kryengritësve kosovarë, nuk mund të sillte përmbushjen e programit kombëtar të lëvizjes shqiptare.Porta e Lartë, megjithëse kishte shpallur amnistinë, arrestoi më 18 mars udhëheqësit e kryengritjes së Shkupit, Idriz Gjakovën, Haxhi Raufin e të tjerë, që u dërguan në Bitlis. Këto masa u bënë shkak për një manifestim tjetër, që u organizua më 20 mars, në të cilin morën pjesë 3 000 veta; ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Idriz Gjakovës dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes.

Manifestimet që shpërthyen në Shkup në mars të vitit 1900, vijuan pa ndërprerje deri në vjeshtën e atij viti. Në ditët e fundit të shkurtit dhe në fillim të marsit qëndresa kundër administratës osmane u shtri në Mitrovicë e në krahinën e Drenicës. Në krye të kësaj lëvizjeje ishte vënë Komiteti i pajtimit, i Lidhjes Shqiptare për Mitrovicën e për Drenicën.

Po në fundin e shkurtit dhe në fillim të marsit ndodhën përleshje të armatosura në rrethet e Prishtinës, ku qindra kryengritës, që kishin zbritur nga Çyçavica, u përleshën në hyrje të qytetit me trupat osmane. Populli kërkonte largimin e mytesarifit dhe të funksionarëve të tjerë osmanë nga Prishtina.

Lëvizja përfshiu edhe sanxhakun e Prizrenit, ku popullsia myslimane e katolike ngriti krye duke kërkuar gjithashtu largimin e mytesarifit e të nëpunësve të tjerë. Në Prizren u rimëkëmb Besa dhe u vendos të mbahej një tubim i përgjithshëm për të konsoliduar Lidhjen Shqiptare. Masat shtypëse të Portës së Lartë dhe futja e një shtese të re të taksave u bënë shkak që të shpërthente (në mars të vitit 1900) lëvizja kundërosmane në Mitrovicë, në Senicë dhe në Pazarin e Ri, e cila vijoi deri në verën e atij viti, kur mori formën e një kryengritjeje të armatosur.

Në korrik-gusht shpërtheu kryengritja në Pejë e në Gjakovë, që e detyroi qeverinë të pushonte mytesarifin e sanxhakut të Pejës. Në qershor Porta e Lartë hodhi ushtri të shumta, të komanduara nga Shemsi Pasha, të cilat kaluan përmes Shkupit në Mitrovicë dhe prej andej në Pazar të Ri e në Senicë. Vetëm në pjesën veriore të vilajetit të Kosovës u përqendruan 14 batalione ushtarësh, 8 000 kalorës e 36 topa, që shtypën me egërsi kryengritjen në Senicë e në Pazarin e Ri. U arrestuan, u burgosën dhe u internuan 573 udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në këtë trevë. Masat shtypëse të Shemsi Pashës shkaktuan zgjerimin e lëvizjes së armatosur në Pazarin e Ri.

Në peticionin që iu dërgua sulltanit, në fundin e gushtit të vitit 1900, me nënshkrimet e 2 000 kryengritësve të Pazarit të Ri, kërkohej lirimi i të burgosurve politikë dhe largimi i funksionarëve të administratës osmane. Në verën e këtij viti shpërthyen konfliktet e armatosura në kazanë e Gjilanit, në jug të Prishtinës; u forcua qëndresa kundërosmane në Shkup, në Ferizaj, në Mitrovicë, në Mat, në Dibër e në vende të tjera të vilajeteve të Kosovës e të Manastirit.

Në këto rrethana, sulltani u detyrua të largonte nga vilajeti i Kosovës Shemsi Pashën, të pushonte mytesarifin e Pazarit të Ri dhe të hiqte shtesën e taksës në të gjithë sanxhakët e Kosovës. Megjithatë, konfliktet e shqiptarëve me autoritetet osmane në vilajetin e Kosovës vazhduan deri në shtatorin e vitit 1900.

Në pranverën e vitit 1900, duke përfituar nga gjendja e krijuar pas shpërthimit të kryengritjeve në Dibër e në Kosovë, Haxhi Zeka bëri një përpjekje të re për të mbledhur një kuvend tjetër shqiptar, ku të kërkohej autonomia e Shqipërisë.

Për këtë, qysh në mars të vitit 1900, ai shkoi në Dibër, ku idetë e Lidhjes ishin ende të fuqishme. Në bisedimet që u zhvilluan në Dibër u arrit në përfundimin që Besa të vendosej për një kohë të gjatë, të paktën për një periudhë pesëvjeçare.

Në fundin e prillit Haxhi Zeka arriti të mbajë në Fushë-Kosovë, afër Prishtinës mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Prishtinës, të Pejës, të Mitrovicës, të Shkupit, të Tetovës, të Gjilanit, të Rozhajës, të Shkodrës, të Hasit, të Gjakovës, të Dibrës, të Senicës e të Pazarit të Ri. Këtu u diskutuan çështjet që kishin të bënin me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe u vendos të thirrej Kuvendi i ri i Përgjithshëm, që do të mbahej në Prizren ose në ndonjë qytet tjetër. Por edhe këtë herë atdhetarët shqiptarë nuk mundën të mblidhnin Kuvendin e Përgjithshëm, për shkak të pengesave që nxori valiu i Kosovës, Reshat Pasha. Edhe sulltani, kur mësoi se Kuvendi do të parashtronte kërkesa kombëtare, urdhëroi valinjtë e Shqipërisë që të mos e lejonin mbajtjen e tij.

Po kështu dështuan edhe përpjekjet, që atdhetarët dibranë bënë, në muajt prill-qershor të vitit 1900, për të përforcuar dhe për të zgjeruar Lidhjen Shqiptare. Qeveria e sulltanit, e nxitur edhe nga Fuqitë e Mëdha, të cilat qenë çliruar nga lëvizja maqedone, që tanimë kishte rënë, kundërshtoi çdo kërkesë të shqiptarëve dhe kaloi në sulm të hapur kundër lëvizjes kombëtare në Shqipëri. Në shtator të vitit 1900 Porta e Lartë vetëm kundër vilajetit të Kosovës hodhi 40 mijë ushtarë. Goditjen kryesore Stambolli e drejtoi kundër qëndresës popullore në Shkup, Tetovë, Dibër, Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë e në qendra të tjera. Për shtypjen e kryengritjes në Shkup u ngarkua komandanti i sapoemëruar i xhandarmërisë së kryeqendrës së vilajetit, Mehmet Pasha. Pas përleshjeve që u bënë në Shkup më 15 shtator, komanda e ushtrisë osmane arrestoi edhe 30 veprimtarë të tjerë të lëvizjes shqiptare.

Në nëntor u arrestua një nga udhëheqësit e kryengritjes së Shkupit, Haxhi Raufi, me 22 pasues të tij. Terrori dhe arrestimet në Shkup vazhduan deri në fundin e vitit 1900. Nga Shkupi Mehmet pasha u drejtua për në Tetovë dhe prej andej në Dibër, ku mori gjithashtu masa të ashpra për shtypjen e qëndresës popullore dhe për shpërndarjen e komiteteve të Lidhjes. Për të shtypur kryengritjen në qytetet e Kosovës, sulltani dërgoi përsëri Shemsi Pashën, i cili në krye të ushtrive të shumta osmane, gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 1900, goditi në fillim kryengritësit e Prizrenit dhe shpërndau Komitetin e Lidhjes së këtij sanxhaku. Prej këtej Shemsi Pasha u hodh në Prishtinë, në Pejë, në Gjakovë, në Mitrovicë e në qendra të tjera. Për të vendosur “rendin dhe qetësinë” ai shtypi lëvizjen shqiptare kudo ku shkeli.

Këto masa, krahas disa lëshimeve të pjesshme që iu bënë kryengritësve dhe krahas dhuratave e posteve që iu dhanë krerëve konservatorë e turkomanë, përmirësuan përkohësisht pozitat e Perandorisë Osmane në vilajetet e Kosovës e të Manastirit. Në këto kushte Lidhja e Lëvizja Kombëtare Shqiptare në tërësi pësuan humbje të rënda, që çuan në rënien e tyre dhe të luftës për autonominë e Shqipërisë. Në fundin e vitit 1900 Lidhja e Pejës u shtyp pa arritur të përmbushte detyrat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithatë, ajo la mbresa të thella në ndërgjegjen e popullit dhe ushtroi një ndikim të fuqishëm në organizimin e mëtejshëm të luftës së armatosur kundër sunduesve osmanë.

Kategori
Uncategorized

Nesër, dita e Azemit.

20 vjet më parë, krimi ngriti krye ndaj udhëheqësit të lëvizjes studentore dhe më pas popullore për rrëzimin e diktaturës, Azem Hadari. Ai u qëllua përpara selisë së PD me breshëri automatiku nga njerëz me unformën e policisë, ndërsa shkrimtari i madh Ismail Kadare e quajti atë, Vrasja e Shekullit.”

Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë, kur doli në krye të protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën kur thuhej se, do të vritej njeriu me xhupin e zi. Që nga Lëvizja Studentore e deri më 12 shtator 1998, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatë fushatës elektorale.

Nesër në orën 11 e 30, homazhe për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari Partia Demokratike njofton të gjithë anëtarët, militantët, dhe simpatizantët e saj si dhe mbarë qytetarët se nesër në orën 11:30 do të zhvillohen homazhe në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, pranë memorialit të tij në rrugën Abdi Toptani. Heroi i Demokracisë Azem Hajdari u vra 20 vite më parë nga dora e krimit të lidhur me pushtetin. Demokratët dhe mbarë qytetarët janë të ftuar nesër në nderimin e liderit të Lëvizjes së Dhjetorit, simbolit të demokracisë, Azem Hajdari. Idealet dhe aspiratat e Azemit, kauza për të cilën ai luftoi, janë sot më aktuale se kurrë.

Azem Hajdari u përball me vdekjen që në momentin e parë, kur doli në krye të protestave të studentëve. Të gjithë shqiptarët e kujtojnë kohën kur thuhej se, do të vritej njeriu me xhupin e zi. Që nga Lëvizja Studentore e deri më 12 shtator 1998, Azem Hajdari ka kaluar disa prita, pa llogaritur provokimet e shumta gjatë fushatës elektorale. Mjafton të kujtojmë vetëm faktin, që në periudhën e zgjedhjeve të 22 marsit ’92, në shtëpinë ku banonte Azem Hajdari, tek Rruga e “Kavajës”, përballë PD-së, tek Kisha Katolike, 10 ditë para fitores së 22 marsit, i vjen një pako në shtëpi, në të cilën ndodhej një kokë gjeli e prerë dhe një letër e shkruar me gjak: “Azem Hajdari, je i dënuar me vdekje”. Kjo letër nuk ishte gjë tjetër, veçse një vazhdim i paralajmërimeve dhe i vendimit që ishte marrë për vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit, e cila u realizua me ekzekutimin e tij më 12 shtator 1998, para selisë së Partisë Demokratike. Ekzekutimi u krye pas pesë atentateve të bujshme gjatë një viti të rikthimit të së majtës në pushtet.

Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.

Në gusht të vitit 1997 në Sarandë, në Qafën e Buallit, bandat e krimit i zënë pritë.

Më 18 shtator të vitit 1997, nga njerëz që përdorën deputetin socialist Gafurr Mazreku, Azemi goditet për vdekje me 5 plumba në Kuvend.

Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, duke qëlluar me breshëri plumbash në makinën e tij, ku përveç 14 vetëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.

Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, me një grup deputetësh si Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli etj., Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Qindra plumba derdhen nga armët e zjarrit mbi makinën e tij. Ai njoftoi qendrën, por nuk i erdhën në ndihmë, ndonëse ishin në dijeni për veprimet. Azemi i shpëton një prite ku dhjetëra policë goditën me mitraloza e armë nga më të ndryshmet deputetin Azem Hajdari dhe grupin e tij të shoqërimit, duke ngelur i plagosur ish-drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Bardhyl Pollo.

Më datën 12 shtator 1998, pas një mitingu të fuqishëm në Fier, i cili dha sinjalin e fitores, pasi kthehet në Tiranë, rreth orës 21.15, përballë selisë së PD-së, vritet pabesisht nga dhjetëra breshëri plumbash, i rrethuar nga disa makina policie.

Në këtë atentat morën pjesë 125 vetë, nga këta 25 me uniformë policie. Dy prej tyre, megjithëse të deklaruar e dënuar për vrasje, madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë 4 muaj më parë, qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje.

I pashpjegueshëm qe fakti se, edhe pas vrasjes së heroit të demokracisë, nuk u ngrit asnjë postbllok në të gjithë Shqipërinë. Lajmi për vrasjen e heroit të demokracisë, Azem Hajdari, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

Vlerësimet nga më të ndryshmet për figurën e këtij heroi, që në moshën 28-vjeçare përmbysi një nga regjimet më diktatoriale në botë, përmbyllen me cilësimin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si “Vrasja e shekullit”.

Kush ishte Azem Hajdari

Lindi më 11 mars 1963.

Ishte i martuar, me tre fëmijë: Kiriadi, Rudina dhe Azemi i vogël.

1993- Mbaroi studimet në degën filozofi në Universitetin e Tiranës.

1995- Diplomohet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Tiranës.

1993-1994, Studion gjuhën angleze dhe për filozofi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1996 – Diplomohet në studimet e Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes, në Gramish të Gjermanisë, në Universitetet e Organizuara nga Organizata e Atlantikut të Veriut.

Aktiviteti Politik

Dhjetor 1990-shkurt 1991, Udhëheqës i Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri.

Kryetar i Komisionit Drejtues të Partisë Demokratike Shqiptare, partia e parë opozitare pas 50 vjet diktaturë.

1991-1993 Zv/kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe anëtar i Kryesisë së saj.

31 mars 1991, deputet i PDSH për Shkodrën.

22 mars 1992, deputet i PDSH për Shijakun.

26 maj 1996, deputet i PDSH për Bulqizën.

29 qershor 1997, deputet i PDSH për Tropojën.

1992-1996, Kryetar i Komisionit parlamentar për Rendin Publik dhe SHIK.

Qershor 1997, Kryetar i Komisionit parlamentar për Mbrojtjen Kombëtare.

Prej vitit 1995 deri 1998, President i Klubit të Futbollit Vllaznia të Shkodrës.

Kategori
Uncategorized

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.

TAKIM MBAS PUSHKATIMIT.

Mos me vra te lutem, jam nje vella mbas gjashte motrave, ata qe vrate pak përpara ishin axha dhe daja im.

Mos me vra te lutem.

Përjashta një shi i ftohtë sikur e kishte ftohur më shumë

atmosferën në atë makinë ushtarake që me zor merrte

të përpjetat e asaj rruge të lodhur që mbaronte te qafa

e të vdekurve afër një humnere. Nik Vladi shikonte i

trishtuar tre viktimat e radhës që pa dalë as në gjykim

po shkonin për ti pushkatuar. Një trishtim i shkonte

dhe vinte nëpër ndjenja kur shikonte fytyrën e njërit

prej tyre që akoma s’i kishte mbushe të

shtatëmbëdhjetat. Heshtja e varrit qëndronte pezull në

atë natë dimri ku drita e mëngjesit me zor po mundohej

të dilte.

– Oh zot! Ishalla prishet kjo makinë mortjeje që

pothuajse çdo muaj ngjitej në këtë të përpjetë, nuk dua

të vras fëmijë, djalli e marrtë këtë komunizëm.

Si arritën afër vendit të pushkatimit i zbritën të lidhur në

pranga dhe i nisën në të përpjetë të kodrës. Poshtë

humnerës së thepisur dëgjohej vajtimi i zakonshim i lumit,i vetmi deshmitar i përjetshëm i të pushkatuarve. Iu

dhanë lopatat që të hapnin varrin e përbashkët.

Agimi një shok shkolle i Nikës i hodhi një vështrim tërë

inat dhe iu afrua afër veshit duke i pëshpëritur me të

madhe.

– Po të dhimbsen armiqtë e popullit, të gjithë në plumb

do ti çojë kjo Parti, kulakët e dreqit.

Nika nuk bëri zë. I hodhi një vështrim tërë inat dhe u

nis drejt të dënuarve.

– Ku po shkon o Nikë?

– T’iu heq prangat se me duar të lidhura do të vonojnë

shumë të hapin varrin dhe është gjynah ti pushkatojmë

ashtu.

– Jo, jo ktheu të thashë. Ashtu të vuajnë minutat e fundit

të jetës maskarenjtë e komunizmit…

– Eshtë gjynah o të vrafte zoti!

Ha ha ha! – qeshi me të madhe Agimi, – ku është zoti o

Nik, apo ka ardhë andej nga fshati juaj? !…

Nik Vladi nuk u ndal. Shkoi tek ata dhe nisi t’iu hiqte

prangat kur dëgjoi një krismë dhe një fishek i fluturoi

afër tij. Ktheu kokën kur pa se shokët e tij ishin ulur në

pozicion luftimi dhe i thirrën me forcë.

– Mos ia hiq prangat se do të vrasim dhe ty bashkë me

ta se na ikin dhe ec të gjejmë vrimë ku të futemi.

Nika u step disi dhe nisi t’iu flasë me zë të lehte të treve

të cilët e vështruan tërë dhembshuri në minutat e fundit

të jetës me shpresë të kotë se ndoshta shpëtonin.

– Më vjen keq, por… nuk mundem. Ju do te vdisni pa

dalë dielli, ndaj kur unë t’i afrohem atyre, kush të

mundet të hidhet në humnerë, të vdekur se të vdekur

jeni provojeni fatin e fundit.

– Në rregull! – bërtiti Nika me të madhe dhe u nis drej

togës së pushkatimit, – mos qëlloni se nuk po i zgjidh.

Sa hap e mbyll sytë u dëgjua një zë korbi që u bashkua

me krismat e panumërta që u lëshuan drejt tyre. Një

mjergull e hollë si me porosi erdhi dhe në atë majë mali

çdo gjë e mbuloi trishtimi. Më pas ra një heshtje varri,

Agimi e rimbushi pushkën dhe u nis drejt të

pushkatuarve. Kur u afrua afër gropës të mbushur tërë

gjak, mes rënkimeve të të vrarëve që jepnin shpirt nisi

të qëllojë përsëri kur në një moment u shtang. Në gropë

ishin vetëm dy veta. Hodhi një vështrim habie dhe iu

bërtiti me forcë shokëve.

– Ejani shpejt, ejani shpejt.

Toga e pushkatimit iu afrua varrit ku trupat e dy të

vrarëve me një shenjë lutjeje për jetë kishin vdekur me

sy të hapur. Nika i shikoje tërë dhembshuri dhe shau

vehten se pse dreqin kishte zgjedhur atë zanat.

– Më mirë bari në fshat se sa të pushkatosh njerëz, – i

foli vehtes, – por është tepër vonë sepse nuk ka më

kthim prapa. Çdo pendesë, dhimbje për kulaket apo

kthim prapa shpërblehet me një plumb pas koke.

Ashtu duke menduar dëgjoi një zë si thikë pas koke.

– Luaj vendit or dreq, ta kërkojme kulakun se na ka

ikur.

Iu afruan humnerës por ajo ishte shumë e thepisur sa të

tërëve iu morën mendët.

– Nga na iku! – bërtiste tëri inat dhe ironi Agimi, – apo

e mori zoti yt Nik Vladi!

– Mbylle gojen, maskara me kë tallesh ti!

– Me zotin tënd, por mos u mërzit një ditë do të të kem

edhe ty në vend të tyre.

Nika i inatosur mbushi pushkën dhe i bërtiti me të

madhe.

– Mos luaj o Agim Karadaku! Në djall do shkosh dhe

ti!

– Mosss Nikë, më fal, mos më qëllo, të hëngsha m…,

po bëja shaka, jemi shokë shkolle e pune.

Shokët e tjerë iu afruan dhe e qetësuan situatën. Si ra

një paqe e lehtë mbuluan të vraret dhe u nisën në kërkim

të të tretit që as vetë nuk e dinin se nga kishte ikur.

Nika kaloi nga Shtegu i Dhive. Pas një shkurreje shikoi

një njeri që dridhej. Iu afrua, kur pa vocërrakun që në

momentin e pushkatimit ishte hedhur në humnerë.

– Mos më vrit të lutem, jam djalë i vetëm pas nëntë

motrave…

– Jo, jo nuk do të vras!

Nika iu afrua dhe i hoqi prangat.

– Rri këtu sa të bjerë nata pastaj kalo lumin dhe pas atij mali do të arrish në Selitë ku në të majtë të Lakut të

Krojit është një fshat dhe ka një kullë të madhe. Eshtë

e Bushpepajve aty shko dhe thuaj se më ka dërgu Niku

i dajës Zef. Merr njërin nga djemtë e tyre dhe nisu për

Lurë. Atje do të të ndihmojnë dhe ik nga Shqipëria. Në

rregull!

– Po po! – foli me gjysëm zëri Mark Gega që dridhej

nga të ftohtit dhe nga frika . U nis pa marrun frymë

drejt një kaçubeje të madhe që as ujku nuk kishte

mundësi të hynte…

Hapja e derës së kafes bëri që Nik Vladi të kthente

kokën pas. Nga larg dalloi një burrë disi të shëndoshë

që po afrohej drejt tij tavolines ku po rrinte me Gjonin.

Si jeni !- i përshëndeti ai shqip.

– Mirë, – ja ktheu Gjoni.

– Gjon cfarë kemi ndonjë të re?

– Asgjë për tu shënuar. Po pret ndokënd apo do ulesh

me ne.

– Jo askënd, po ulem.

– Çfarë do të pish.

– Një kafe.

– Çfarë kafje?

– Ekspres!

– Sigurisht, kjo është një kafe e fortë, kafe për ne

shqiptarët që mijëra vjet kemi luftuar me vdekjen e prapë gjallë jemi.

Hynë ngadalë mbrenda kafes e u ulën.

Si vështruan njeri-tjetrin në sy një habi u qëndronte të

dyve pezull.

– Ke kohë në Florida? – theu heshtjen Marku.

– Nja dy vjet.

– Si ka mundësi që nuk të kam parë? Këtu e pin kafen?

– Rrallë shumë rrallë sepse këtu vijnë ca shqiptarë nga

ato që duan të zgjidhin hallin e politikës shqiptare pas

rrëzimit të diktaturës komuniste ku një pjesë e

baballarëve të tyre i kanë lyer duart me gjak.

– Pse ti nuk i do shqiptaret?

– Eh more bir, si nuk i dua a jam edhe unë shqiptar? A

nuk duhet ta dua vetëvehten por koha që shkoi na ka

lënë shumë probleme .

– E di ishte kohë e tmerrshme, komunizmi që e përgjaku

Shqipërinë e ndërroi shumë edhe shqiptarin.

– Po ti si quhesh? – s’iu durua Nikës dhe e pyeti me një

frymë.

– Mark.

– Ta gëzosh.

– Faleminderit.

– Mark kush?

– Mark Gega. Po ty sikur të kam parë diku.

– Ndoshta.

– Ç’farë ke punuar në Shqipëri?

– Vrasës!

– Ç’farë?

– Pushkatar. Vrisja njerëz me gjyq e pa gjyq.

Mooosss! – bërtiti Marku me të madhe ti je ai që më

ke shpëtuar jetën kur më pushkatuan dajën dhe axhën

tek Shtegu i Dhive, oh zot kot s’kanë thanë se mali me

malin nuk takohen ndërsa njeriu me njeriun po…

Kur nata e zezë pus mbuloi tërë bjeshkën Marku duke

u dridhur nga të ftohtit doli nga kaçubja dhe u nis drejt

lumit. Si piu ujë mirë e mirë hyri në të dhe kaloi në anën

tjetër. U ngjit ngadalë në majë të malit dhe sa kaloi

Lakun e Kroit shikoi një dritë të lodhur që vinte nga

kulla që i kishte thënë polici. Duke ecur tërë frikë u nis

drejt kullës.

– Si t’ia them! – nisi të belbëzojë me vehte, – më dërgoi

Zefi i dajës dhe…

Pa e ditur kishte arritur para derës shekullore të kullës

ku një kryq i gdhendur sikur ia treti frikën. Iu afrua afër

dhe trokiti në derë.

– A doni miq o burra.

– Mirësevjen dhe mirë se të pruni zoti!

Një plak i Bushpepajve me krenarinë e bjeshkëve hapi

ngadalë derën me një kandil të vogël të ndezur në dorë.

– Eja ore bir mbrenda se qenke bërë si lugat.

– A keni besë se…

– Bushpepajt s’kanë pre askënd në besë tash sa shekuj

e jo të presin një fëmi.

– Faleminderit në besën tuaj dhe të zotit.

U ul në krye të oxhakut në një post deleje. Ngrohtësia

e shtëpisë e bëri ta merrte vehten. Si i bënë një kafe, i

sollën për të larë duart dhe e ulën në sofër për të ngrënë.

– Ç’e mirë të solli në këtë natë në mes të bjeshkëve e të

ujqve.

– Më ka dërguar një njeriu juaj, më tha t’iu them se

ishte djali i dajës Zef dhe të më dërgoni sa më shpejt në

Lurë.

Si mesoi hallin e tij, plaku i Bushpepajve mori pushkën

dhe bashkë me djalin e tij dhe Markun u nisën nëpër

natë për në Lurë…

– Po në Lurë ku shkove? – e ndërpreu Markun Nika.

– Nuk e di emrin, mbiemrin më duket e kishte Vladi,

por…

Si kaluan Kurbneshin dhe u nisën luginës së Krejës për

në Lurë një kokrrizë bore ia nisi të binte. I ftohti

mundohej të na lodhte por malësorët gjithmonë e kishin

trembur të ftohtin dhe armikun. Pak pa dalë drita arritëm

në një fshat të Lurës.

– O i zoti i shtëpisë, – bërtiti plaku i Bushpepajve, – a

doni miq.

– Eja dhe mirë se ju pruni zoti në këtë natë me borë që

edhe vetë nata lodhet dhe kërkon ndonjë shpellë të

rrije disi ma ngrohtë.

Si hynë mbrenda i zoti i shtëpisë iu lëshoi kutinë e

duhanit. Pa vonaur shumë erdhi një grua e vogël por

me një fytyrë të rreshkur dhe na solli katër kafe.

– Ç’farë e mire të solli kaq herët or mik? Na e kena

ndarë ditën për dasmën e vajzes, a mos jeni penduar?

– Jo ore i pari i Vladit, tjetër hall më ka sjellë sonte ndaj

kam marrë edhe dhandrin tand me vehte. Unë e di

Kanunin por kur hyn besa e burrit dhe e zotit kanuni

gjithmonë thotë je në rregull.

– Po more, vazhdo, si e keni hallin.

Plaku i Bushpepajve nisi të flasë ngadalë dhe i tregoi fill

e për pe historinë e këtij fatkeqi.

Si hëngrën mëngjesin lanë Markun aty dhe u nisën nga

kishin ardhur…

– Mark! – ia ndërpreu kujtimet Nika, – gëzohem që je

gjallë, ajo ish një ëndërr e keqe që na lodhi shumë.

– Ajo ishte jeta ime që falë teje dhe besës së shqiptarit

që sot nuk jam në gropë si daja dhe axha por kam

familje dhe fisi i Gegajve ka pesë djem.

– I paç me jetë.

– Faleminderit, por zoti i madh të solli ty këtu sepse

kam kërkuar shumë në Shqipëri dhe e di se ka vdekë

plaku zemërmirë dhe i besës i Bushpepajve por nuk di asgjë për plakun e Vladit e as për një djalë nga Kacorri

i cili për të më shpëtuar mua, u arratisëm bashkë.

– Edhe plaku i Vladit ka shumë vite që ka vdekur…

– Ashtu? – tha me keqardhje, – ku e di ti?

– Sepse ishte babai im!

Marku iu hodh në qafë dhe niste të qante. Lotët nuk i

ndalonte dot saqë të gjithë kthyen kokën të shikojnë se

ç’farë po ndodhte.

– Qetësou sepse jeta kështu është, me lindje, dashuri,

të papritura, vdekje trishtim.

– E di por nuk do ta kisha besuar kurrë që në Florida

do të takohesha me ty pas pushkatimit, që ti më dërgove

tek gjaku yt për të më shpëtuar. Por jeta është jetë që

duhet jetur, ndaj jetoj me dhimbje në shpirt që për faj

të një diktatori komunist për shumë vite shqiptarët nuk

e shijuan dot jetën dhe mijëra të tjerë i vranë.

Jashtë një erë e lehtë u duk jo vetën si dëshmitar i këtij

takimi por sikur edhe asaj iu rrënqeth trupi nga kjo histori

e dhimbje jete.

Lek Gjoka

Marre nga libri me tregime

“Përroi i Djallit”

Tiranë 2013

Kategori
Uncategorized

Vizita e Vuçiçit në Kosovë, një vizitë e mirëdirigjuar nga diplomacia serbe…

Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar

REFLEKSION nga Kryetar i Forumit” Imah & Media”, Prof. Asoc. Dr. Astrit Memia

Vizita e Vuçiçit në Kosovë, një vizitë e mirëdirigjuar nga diplomacia serbe…

Vuçiçi, u paraqit dje, si ” pronar” i Kosovës…

“Politika në Ballkan, është bërë kaq e rëndësishme, sa s’ ka më” rëndësi”, por”?!…( A. M).

Vizita, u krye në disa kohë…

Në artin e negociatave, dihet se faza përgaditore eshtë ndër më të rëndësishmet.

Në këtë fazë të takimeve të herë pashershme të Vuçiçit e Hashimit, të palës serbe e asaj kosovare, në Bruksel, pala e Vuçiçit ishte në çdo takim superiore.

Së pari, edhe për hirë të statusit juridik të dy shteteve.

Së dyti, për hirë të supermacisë, të ekspertizës dhe diplomacisë profesionale të delegacionit serbë.

Së treti, për hirë të përvojës dhe dy standarteve, që e karakterizojnë prej shekujsh politikën e diplomacinë serbe.

Së katërti, përdorimi i herë pas hershëm nga Vuçiçi, i teorisë së balancës mes dy kombeve tona, mes serbëve e shqiptarëve, me qëllimin djallëzore që ta zvogëloi ndikimin e shtetit të pavarur e sovranë të Kosovës në bisedime.

Dihet, se teoria e” balancës”, është teori e shprehur nga Kardinali Reshelje e rrezuar tashmë nga teoria Wuillsoniane;” E të Drejtës Universale, të vetëvendosjes së kombeve të vegjël, në fundshekullin XIX dhe fillimshekullin XX.

Së pesti, herë pas here, Vuçiçi vishte e të linte në dorë lëkurën e bollës dhe jargët e gjurmët e kërmillit.

Së gjashti, herë pas herë në takime dhe në Imazh paraqitej si naivë dhe i pazoti, që t’ i jap e t’ i fali megallomani Hashimit. ( dhe pak presh siç thote populli).

Së shtati, herë pas here Vuçiçi, shkonte me vonesë në takim, si për t’ i treguar Hashimit supermacinë. ( Të sjellim në vemendje takimin e F. Nanos me S. Millosheviçin, në Kretë. Millosheviçi, e la pas dere Nanon, që të priste 1:30 minuta për t’ i dhënë” dorën”.).

Së teti, Vuçiçi, në të gjitha takimet fliste me një zë dhe përfaqësonte qendrimin e konsoliduar qindravjeçarë të mos njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, Hashimi ishte i pavendosur, i pa përgaditur, si për kufijtë, si për nocionin dhe konceptin negociata, si për kerkesat maksimaliste dhe vijen e kuqe…

Së nënti, jo më pak e rëndësishme, mos përputhja juridike e niveleve në përfaqësim.

Pra, Vuçiçit si President i takonte niveli i Kryeministrit të Kosovës pasi është Republikë Parlamentare, ( Një anologji me Merkelin e Gjermanisë), ose Hashimi, me fuqinë e Parlamentit të Kosovës, por jo në këtë nivel të paplotë e të pafuqishëm.

Së dhjeti, dhe pothuajse më e rëndësishmja; Imazhi, Diplomacia Publike, dhe opiniini publik, vendas, lokal, i brendshëm dhe ndërkombëtar….

Këtu, Vuçiç dhe stafi i tij realizoi, trukimin e fabrikimin para institucioneve ndërkombëtare përmes masmedias e lobingjeve në Rusi, Austri, Angli( me pinjollët e ish- mbretërisë serbe( serbo- krote).

Kurse, Hashimi, ishte konfuz dhe faktori politik shqiptar në Kosovë, ç’ thoshte në mengjes s’ e thoshte në darkë. Secili donte të dukej nacionalist para popullit të vet dhe internacinalist e moderne i paqes, prosperitetit e stabilitetit para faktorit ndërkombëtar…

Opinioni publik, masmedia u ç’ orientua fare në mbarë shqiptari, kurse në Beograd gjithçka dirigjohej me skuthllik, nuhatje e”kandar formacie”…

Kjo ishte situata para takimit, që pritej, më 07 Shtator në Bruksel, mes Hashimit e Vuçiçit.

Vuçiçi, shkonte buzagazë, pasi kishte kohë që kishte anonçuar vetem një fjali lapidare për përsonalitetin e tij politik, se vizita dhe fjalimi në Kosovë do jenë historike…

Kurse, Harshimi, shkonte i vrenjtur, i pagjumshëm e i pafjetur për t’ i sfiduar të gjithë me motivimin absurd, se do i korigjojmë kufijtë, se s’ pranojmë dhuraten e Alenksandër Rankoviçit dhe Titos… ( kur dihet që krejt Ballkani është ilirik dhe Dardania antike, tashmë e argumentuar shkencërisht, po revenons à nos moutons).

I ç’ orientuar deri ç’ përfytyrim

, pas një interviste servile në Tiranë, do nisej me ” atlete”, imitues i sivllait të tij( Edushka), për Bruksel, për takimin e shumë pritur me Vuçiçin, që do” paqësonte”, jo vetem boten shqiptare, por boten mbarë…

Mos funksionimi profesional i Diplomacisë Publike, i opinionit publik dhe i masmedias, shoqerisë civile, institucioneve shkencore e akademike, nuk sqaroi të gjitha alternativat dhe variantet negative e pozitive, që nga Çubrolloviçi, Pasiçi, Akademia e Shkencave të Beogradit, Despiçi, Titoja, Sllobodani, Xhinxhiqi, Drashkoviçi, Tadiçi, Vuçiçi e deri në këto momente…

Asgjë, tymnajë, errësirë, terr informativ, konspiracion, dallavere në pazarin politik shqiptarofobë etj.

Çdo emër, mund t’ i vësh përveç profesionalizmit…

Dy liderët, shkuan në Bruksel për t’ u takuar, por ç’ ndodhi?

Ndodhi, ajo që pritej, që Vuçiçi, eshtë tutori dhe kryenegociatori i negociatave.

Si pa pritur u largua pa e takuar Hashimin!!!…

Shkelje protokolli?!, u “sëmur”?! ishte i” pishëm”?! ishte?!…

– Jo, asnjëra nga këto. Iku dhe s’ bëri negociata, si për të treguar supermacinë e tij në politikë e diplimaci, dhe për t’ u përgatit për vizitën e fjalimin e tij” më të rëndësishëm”, të jetës së tij politike…

Akti i fundit i teatrit politik…

Telepolitikanët(të gjithë), bënin” karate politike”, herë sulm, herë në mbrojtje, herë në mësymje, si të babëzitur për plotësuar ngapak atdhetari, ngapak, shqiptari, ngapak internacionalizëm, ngapak globalizëm, ngapak paqe, stabilitet, demokraci, solidaritet, NATO, BE, OKB përmes “dialigut”.

Fjala leksikore më me shumë inflacion , që u përdor në këto negociate ishte-” dialog”.

Tek pala shqiptare idetë, mendimet, gjykimet, obsionet kalonin imazh(gj)inaten e politikës përmes fluturimeve pindarike, nga; ndryshim, korigjim, rregullim, definicion kufijsh deri te Shqiperi e Madhe, Shqiperi Etnike, Bashkim Shqipëri- Kosovë, shkëmbim territoresh, zëvendësim qielli, ndryshim ajri, uji, toke e marrëzira të tjera, si të ishin politikan ufo…

Kurse, nga ana tjetër pala serbe levizte me çdo milimetër të mirëhedhur hapin.

Erdhi për vizitë në Kosovë, Vu- ÇIÇI…

Që në togfjalshin e parë, hodhi posht me status juridik përmes terminologjisë, Pavarësinë e Kosovës, duke iu drejtuar shtetasve e qytetarëve të Kosovës me kombësi serbe me togfjalëshin-” Kosova dhe Metohia”, pra siç vazhdon të jetë dejuro në Kushtetuten e Serbisë dhe ka qënë, që në kohën e Titos e të Ish- Jugosllavisë.

Ky, ishte qëllimi i parë i tij. Këtë e realizoi. Populli shqiptar, thotë; si nëpër vorre, ose n’dorë grashë…

Këtë e arriti, biles nën duartrokitjet e të pranishmiëve të shumë ngjyrave e shumë emocioneve etnike, ideologjike e fetare…

Qëllimi i dytë i vizitës së Vuçiçit, ishte propagandimi i vlerave ekonomike, që gjoja i përkasin Serbisë. Për të përmbush këtë qëllim, Presidenti serb, vizitoi Veriun e Kosovës dhe përkatësisht Ujmanin, liqenin jetik për furnizimin me ujë të Kosovës. Sipas tij, ujëmbledhësi i hidrocentralit të ndërtuar, më 1981 shfaq peshën e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve….

“Gazivoda, flet për betejat e rënda, që i kemi me shqiptarët. Por shpresoj që do të merremi me shfrytëzimin e ujit, pasi shumica e Kosovës e merr ujin nga këtu. Ky është proces pa kthim, të cilën nuk do të mund ta përfundojë as kjo gjeneratë e politikanëve, e as tjetra dhe gjenerata e tretë mund ta përfundojë”, do shprehej mes të tjerash Vuçiçi.

Njëkohësisht, haptas u shpreh edhe për Trepçen si pasuri ekonomike me të ardhura të jashtzakonshme, e që i përket Serbisë.

Qëllimi i tretë, e më i rëndësishmi në jetën e tij politike ishte fjalimi në Mitrovicë.

Aty, Vuçiçi kërciti dhëmbët;

a.- Deklaroi, se nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

b.- Deklaroi, se nuk do të anëtarësohet në NATO, do ketë një status neutral ushtarak.

c.- Deklaroi, se Serbia është bërë e madhe, në sajë të mbështetjes Ruse. Pra, e deklaroi haptazi, e jo (par hasard) rastësisht, drejtimin lindor dhe ” Yllin” polar të Serbisë në veçanti e të sllavizmit në përgjithësi me ndonjë përjashtim.

d.- Qëllimi tjetër e më i rëndësishme për kohën ishte reabilitimi i Kasapit e Gjakatarit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit. Përmes tij, Ai synoi reabilitimin e kriminelëve të luftës e makinës së tij gjakatare të paramilitarëve, Harkanit, Mlladiçit e kriminelëve të tjerë të genocidit serb në ish- Jugosllavi.( Masakra e Serbenicës dhe genocidi ndaj popullit Kosovarë).

Në fjalimin e tij, Vuçiçi, ndër të tjera u shpreh, se Sllobodan Millosheviçi, ishte një lider i madh, por dëshirat e Serbisë në atë kohë nuk ishin realiste….

e.- Qëllimi tjetër, ishte injorimi dhe nënvlerësimi i lidershipit të Kosovës…

Ai, i quajti si të paqënë, duke e vlerësuar rrenacak Hashimin dhe duke e etiketuar si” njëfarë Hashimi” & Hajredini….

Pra, thënë shkurt e shqip” Kërrkushi”.

f. Qëllimi tjetër, ishte- prishja e Imazhit të shtetit të Kosovës përmes vetë pusht- etarëve të korruptuar, që jo gjoja s’ dinë e nuk zbatojnë protokollin dhe as s’ janë gati të ndërtojnë shtet ligjorë, as Liri- Demokraci.

Këtë e arriti ta realizojë me 2- 3 zjarre partizane si në kohën e luftës guerile, në një fshat të Komunës Skënderaj….

g.- Qëllimi i fundit, ishte paraqitja e kësaj vizite në masmedian e Beogradit dhe para opinionit publik ndërkombëtar, si vizitë historike….

Nëse, Diplomacia Publike, hapi Traktatin e Shën Stefanit dhe marrëveshjet e fshehta ndaj Kombit Shqiptar, Vuçiçi erdhi në mes të ditës me diell( për dy ditë), e deklaroi, se ai ishte” Mbreti Diell”, i Kosovës, se ai ishte shteti, pronari, tutori i gjithçkaje në atë hapsirë…

Si dikur, Hitleri, përmes doktrinës së “hapsirë jetike”, për të mbrojtë gjermanët e rracen “gjakun blu” kudo në Evropë e botë, edhe sot, në Evropën e Re, e në kohët moderne, Vuçiçi shkel me këmbë, me fjalë e vepra të ashtuquajturën” tokën e shenjtë”, e “djepin e kulturës”, serbe- Kosovën…

Po, në të vertet a ishte vizitë historike siç e propogandoi masmedia gebelsiane serbe e shqiptarfobë?

Për Vuçiçin ishte kthim në” identitet” tek Jugosllavia e vjetër e Sllobodan Millosheviçit.

Po si mund të realizohej një vizitë historike në Kosovë nga Presidenti Serb?

Së pari, po mos të ishte President Vuçiçi dhe gjithë shpura e lidrshipit shovinist serb të S. Milloshevicit.

Së dyti, nëse do ishte një lidership u brymosur me idetë e iluminizmit Francez, Didero, Volter, Montejkje e Zh. Zh. Ruso se para se të jesh francez , je njeri, humanist.

Po, të ishte i edukuar e trajnuar me idete e humanizmit universal të Gëtes,

Po, të ishte mbështetës e implementues i vizioneve të 14 pikave Wuillsoniane” Mbi të drejten Universale të Vetëvendosjes së Kombeve të Vegjel”,

Po, të ishte euro- atlantikas,

Po, të ishte qytetar globalist e hyjnor e besimtar,

Po, të ishte një lidership pro- perendimor,

Po, të ishte një lidership, që nuk pret tri gjenerata si Vuciçi, po mendon, vepron për brezin e gjeneratat e sotme dhe për të ardhmen drejt paqes universale…

Po, të ishte një lidership pa paragjykime, pa komplekse, me retinë syri të hapur, me shikim e vizione përtej gardhieve, e mureve të Ballkanit plak e fukara të konceptit bizantinë..

Po, të ishte një lidership, që e ka pastruar trurin e mendjen nga koncepti sllavo- komunist se Ballkani vazhdon të jetë” fuçi baruti”,

Po, të ishte një lidership serb që s’ do pargjykonte rracën, ngjyren, fenë, ngjyrën, idenë, krahinën, kulturen e vlerat,

Po, të ishte një lidership, që gjykon të implementoi idetë hyjnore të humanizmit të Krishtit, Muhametit, Gandit, Dr. Munit, Nanë Terezës, e hyjnorëve të tjerë për paqe e një planet nën Një Zot,

Po të ishte një lidership, që vlerson njerëzoren, vuajtjen, sakrificen, djersen e gjakun e derdhur të dardanëve per Liri- Pavarsinë do të organizonte Një vizitë historike.

Çfarë quhet vizitë historike?

Nëse, ky lidership i imagjinuar vjen nesër në Kosovë dhe deklaron:

1.- Pavarësinë e Kosovës de jero, pa kushte.

2.- Falje shtetërore për krimet shekullore mbi 1000( një mijë), vjeçare të sllavëve ndaj dardanëve shqiptarë.

3.- Heqjen e kufijve mbështetur në përvojen e shteteve të BE-së.

4.- Deklarimin e shkëputjen përfundimtare nga ndikimi lindorë dhe rreshtimin pa kushte në civilizimin anglo- saksion.

5.- Deklarimi përfundimtar se s’ do kenë perjetësisht pretendime territoriale.

6.-Nënshkrimi, votimi, i gjitha marreveshjeve e rezolutave bilaterale e ndërkombëtare që i shërbejnë miqësisë e bashkëpunimit reciprok.

Po, të vazhdojmë enumeracionin e të mirave në këtë vizion atëherë vizita do quhej historike. Sigurisht, kjo do gjente miratimin e cdo shqiptari dhe nuk do shkonte për vizitë në Shqipëri Presidenti i Kosovës( pavarësisht, se kush do qe).

Meqë, kjo s’ funksionon dhe Vuçiçi u shpreh me hipokrizi, që s’ merrem me mitet, historinë e legjendat, por e mbylli me një përshwndetje të vjetër serbe, edhe unë po e mbyll me një argument të etimologjisë shkencore gjuhësore të shqipes;

Në gjuhen shqipe fenomeni i” Rotacionit”. Kur – n- ja mes dy zanoreve ne gegnisht ka dhenë- r- ne toskerisht, konkretisht- Ranë- rërë,( ranisht), është më i rëndësishmi në studimet albanologjike e antropologjike. Ky fenomen gjuhesor ka ndodh para pushtimeve sllave, ne shekujt V- VII. Kjo tregon autoktonine e lashtesine e shqiptareve… etj, etj…

Për fund t’ mbram me e mbyll me optimizimin, siç na karakterizon ne Forumit Imazh & Media:

“Jemi NISH(Nisma e Imazhit Shqiptar), për t’ u kujtuar,

Dhe Jo, Njësh për t’ u harruar”!

Kombi Shqiptar, Imazhi Im!

T’ Lir, Ilirët!

Jam Shqypni, ku i thonë Pellazgji, nga Iliria në Dardani, “Ekspansionist” i Paqes e Liri- Demokracisë!

P.s. Që të jem transparent e sinqert me ty qytetar globalist, u lodha si daktalografist, sot, për herë të parë… Pse e bëra???

Më motivoj, mbyllja e fjalimit të Vu- viçit( çiçit), si triumfator me 2( dy), grushte duke i lëkundur lart…

Ai, i lëvizte si në tv montazh me pëseritje, Ai, i lëvizte si një i sëmurë,

Ai, i lëvizte grushtat posht e perpjete si rrobot, Ai, i lëvizte grushtat si mumje, Ai, i ngrinte grushtët si një kufom e pakallur,

Ai, i tundte grushtat në mënyrë të pavetëdijshme,

Ai, ishte ai, që është- Një hiç, një pinjoll i Sllobodan Millosheviçit…

… Erdhi në Kosovë për t’ u vetëshpërlarë nga mëkatet e hipokrizisë mijëravjeçare, E MEGHITHATË DËSHTOI, por tani s’ ka spital, as hotel shqiptarofobë që e shpëton…

Lum si Ai, që e kupton se Nji ditë do bëhemi, pavarësisht shqiptarofobëve e andarteve…

Zoti, i bekoft hyjnorët e shqiptarët!

Faleminderit për mendimin e opinionin Tënd!

Përkushtimisht Astrit Memia, Tiranë- Shqipëri, më 10. 09. 2018!

Kategori
Uncategorized

Mirvjen Kaceli: Kur e mora vesh se ma pushkatuan babain… isha 6 vjeç dhe nuk e njihja fjalën ekzekutim

“E pashë kur e shtynë dhe e plasën brenda asaj makine, pastaj u nisën me shpejtësi. Qëndrova për disa minuta deri sa makina u zhduk nëpër errësirë. Ndenja aty duke qarë dhe kur nuk pashë njeri në rrugë, u ktheva. Nënën e gjeta aty në prag të derës, e përkulur dhe e mbytur në lot… Ishte nata e fundit që e shihja babanë”.

Nga Luljeta Progni

Mesnatën e 20 shkurtit  të vitit 1951, në oborrin e shtëpisë së Kacelëve, kishte zbarkuar Sigurimi i Shtetit. Mes britmash e kërcënimesh, shqyen portat e shtëpisë sepse kërkonin Jonuz Kacelin, tregtarin e famshëm të Tiranës, të cilin e kishin caktuar si një ndër fajtorët për bombën në ambasadën sovjetike, që kishte plasur pak ditë më herët.

Mirvjeni, i biri i Jonuzit ishte asokohe vetëm gjashtë vjeç. Po flinte në dhomë bashkë me vëllain e motrat. Ishte zgjuar nga thirrjet e frikshme të oficerëve të Sigurimit të Shtetit. “Ashtu siç isha në përgjumje, dëgjova trokitje të forta në portën e jashtme. Kishte dhe shumë zëra para portës. Doli babai dhe hapi portën. Disa zëra e pyetën kush është Jonuz Kaceli? Ishin dy oficer sigurimi dhe dy përfaqësues të lagjes që ngrinin supet. Unë jam, u përgjigj babai. Ata e shtyn mënjanë dhe filluan kontrollin. Unë isha te cepi i shkallës, i tmerruar shihja ata të huaj që bastisnin shtëpinë e kishin mbërthyer babain pas hekurave… Nëna ime, Merjemja rrinte si e hutuar dhe vetëm qante…”.  Janë përjetimet e një fëmijë 6-vjeçar tek sheh babanë e tij të lidhej dhunshëm nga disa njerëz të panjohur… pa kuptuar se ç’faj kishte bërë… E kishte pyetur e ëma, Merjemja: çfarë ke bërë Jonuz?! “Asgjë s’kam bërë, mos u mërzit” i ishte përgjigjur Jonuzi.

Pasi kishin bastisur shtëpinë përmes ulurimash kafshërore para 7 fëmijëve, oficerët e sigurimit e kishin marrë Jonuz Kacelin, të lidhur me pranga për t’u larguar nëpër natë nga rrugica e Kacelëve drejt rrugës “Tefta  Tashko”.

Amaneti

“Kujdes fëmijët! Amanet!” Ishte fjala e vetme dhe e fundit që la pas Jonuz Kaceli, atë natë të ftohtë shkurti duke marrë me vete imazhin e të shoqes Merjemes dhe të birit  6-vjeçar Mirvjenit, që e ndiqte i hutuar nëpër rrugën e errët. Gjashtë fëmijët e tjerë nuk kishin guxuar të dilnin nga dera e shtëpisë, të tmerruar prej britmave të oficerëve të sigurimit. Mirvjeni gjendej aty, ndoshta edhe se ishte më i vogël e nuk po e arrinte të kuptonte dot as frikën, ndoshta edhe se kishte qenë kaq shumë i lidhur me të atin… Guxoi ta ndiqte nëpër natë babanë e prangosur, të rrethuar nga njerëzit e panjohur, që e shtynin dhunshëm të ecte drejt fundit të rrugës, atje ku i priste një makinë.

“E pashë kur e shtynë dhe e plasën brenda asaj makine, pastaj u nis me shpejtësi. Qëndrova për disa minuta deri sa makina u zhduk nëpër errësirë. Ndenja aty duke qarë dhe kur nuk pashë njeri në rrugë, u ktheva. Nënën e gjeta aty në prag të derës, e përkulur dhe e mbytur në lot… Ishte nata e fundit që e shihja babanë”.

Mirvjeni nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte në Shqipërinë komuniste sepse ishte shumë i vogël, por nuk i hiqet kurrë nga kujtesa ajo natë e frikshme, lotët papushim deri në mëngjes, sepse nuk do ta shihte kurrë më të atin.

“Kështu e gdhimë me lot deri në mëngjes, ku na gjetën komshinjtë, ishim të gjithë bashkë në atë dhomë me nënën, motrat e vëllain tim Osmanin. Komshi kishim një njeriun tonë që ishte martuar me një italiane. Ata morën nënën duke i dhënë kurajo që të mund të përballonte situatën për hir të fëmijëve. Na u gjendën shumë afër, sepse e mbaj mend mirë se na jepnin kurajo gjatë gjithë kohës. Ishin kohë të vështira”.

Pushkatimi

Mirvjeni nuk e kishte dëgjuar kurrë fjalën ekzekutim. Nuk e dinte çfarë do të thoshte. E dëgjoi për herë të parë mesnatën e 27 shkurtit, ku dy oficerë të sigurimit kishin mbetur në derën e shtëpisë për të dhënë lajmin se Jonuz Kaceli ishte ekzekutuar. Këtë fjalë nuk e  kishte kuptuar as e ëma, Merjemja.

“Ju lutem mund të më thoni çfarë do të thotë ekzekutim, pyeti nëna oficerët, por ata nuk u përgjigjën dhe u larguan me shpejtësi nga dera. Ekzekutim! Na u duk si një fjalë e huaj shumë e pakuptueshme. Nëna shkoi menjëherë tek familja e Hamdiut që ishim komshinj, edhe ne fëmijët e ndoqëm pas. Sa na pa në oborr Hamdiu, na doli para. Hë Merjeme, si është puna?!,  e pyeti nënën i shqetësuar. Nëna i tha që më thanë e kanë ekzekutuar, por se di çdo të thotë kjo fjalë. Ai uli kokën. Ndenji si i hutuar. Për disa çaste nuk foli. Ne e shikonim në dritë të syve. Përgjigja e tij do na jepte forcë nëse do ishte pozitive.  Eh tha ai, dmth e kanë pushkatuar… Ne shtangëm. Nëna lëshoi bërtima e tmerruar”, rrëfen Mirvjen Kaceli.

Pas pushkatimit të Jonuz Kacelit, do të ishte shumë e vështirë jeta për shtatë fëmijët e tij dhe bashkëshorten Merjeme. I priste internimi dhe përndjekja gati 40 vjet, deri në fundin e vitit 1990, kur u rrëzua sistemi komunist. Në gusht të vitit 1991, pak muaj pas rrëzimit të diktaturës, eshtrat e Jonuz Kacelit u gjendën bashkë me disa të tjerë të pushkatuar të ngjarjes së bombës në ambasadën sovjetike. “ I gjetëm eshtrat e babait në gusht të vitit 1991. I gjetëm në bazë të dëshmive të fshatarëve që ishin aty rrotull në atë pushkatim. Madje, ishin shumë vetë që e dinin pak a shumë vendin. Pikërisht në këtë vit, me një vendim të veçantë, babai jonë u shpall i pafajshëm. Kur gjetëm kufomat, pamë se kafka e babait tonë, ishte ndryshe nga e të tjerëve. Ajo kishte një të çarë në mes të ballit. Kjo e çarë është ashtu si më kanë thënë ata që kanë parë torturat e babait. Pra, atë e ka bërë Mehmet Shehu me qytën e revoles, para se të shkonte dejt pushkatimit, ai kishte vdekur nga torturat. Këtë e kanë rrëfyer dy punonjës të ministisë së Brendëshme pas vitit 1991. Kur Mehmet Shehu kishte parë babanë në korridor të Ministrisë kishte thënë: Ja, Jonuz, erdhi dita të jemi përballë. Më zgjidh dhe të flasim si burrat… Por nuk kishte pritur asnjë çast më shumë dhe e kishte qëlluar babanë me qytën e revoles në ballë. Ndaj kafka e babait tonë ndryshonte nga të tjerat… atë ditë kur iu gjetën eshtrat”. Rrëfimi i Mirvjen Kacelit, është marrë nga një intervistë që ai ka dhënë për gazetarin Albert Zholi, për gazetën Telegraf, pak vite më parë. Më poshtë shfaqet fotogafia e Jonuz Kacelit, bashkë me miqtë e tij në vitin 1940. Nga e majta: Mehmed Tugu, Masar Hema, Selman Begeja dhe Jonuz Kaceli. Foton e ka publikuar i biri Jonuzit, zoti Osmon Kaceli.

Kategori
Uncategorized

Urdhri i Partisë: Hiqni nga puna gjithë armiqtë e regjimit, edhe ata në dyqane e kooperativa

PARTIJA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QËNDROR

Drejtorija e Kuadrit

Tiranë, me 11/X/1950

Nr. 423/104 F. 732

Tepër Rezervat

KOMITETIT PARTISË RRETHIT DHE MINISTRAVE (Personale)

Mbledhja e përbashkët e pleniumit VIII-të të K.Q. dhe e Qeverisë tregoi se në aparatin e shtetit kanë depërtuar elementë armiq, të cilët me punën e tyre armiqësore përpiqen të dëmtojnë dhe të sabotojnë punën. Nga kjo del se nuk është zbatuar drejtë direktiva e Partisë mbi ruajtjen e aparatit të shtetit nga elementët armiq dhe se ka munguar vigjilenca e antarëve e kandidatëve të Partisë për të mos lejuar hyrjen e elementave armiq n’aparatin e shtetit.

Mbledhja e përbashkët e pleniumit të VIII-të të K.Q. dhe Qeverisë vendosi që të bëhet spastrimi i këtyre elementave armiq dhe me qënë se në këtë drejtim munt tëketë keq kuptime dhe shtrëmbërime, për t’ju orientuar drejtë në këtë punë, apim këto udhëzime.

I.- Për spastrimin e aparatit të shtetit ngarkohen përgjegjësit kryesorë në pushtet, që me anë të organeve të kuadrit të marrin këto masa:

1) Të pushojnë nga puna me njëherë të gjithë ata elementë armiq, që bëjnë punë të thjeshta në dyqane shteti, kooperativa, zyra etj. dhe të zëvëndësohen me njerz të thjeshtë nga populli dhe në radhë të parë me gra kur punët janë të përshtatëshme për ato. Këta elementa të rinj të ndihmohen çdo ditë në punë nga drejtuesit e tyre që të fitojnë sa më parë eksperiencën e punës.

2) Të pushojnë nga puna menjëherë elementët teknik armiq, puna e të cilëve munt të zëvëndësohet nga njerzit t’onë pa ulur kualitetin dhe sasin e punës.

3) Për teknikët që mbajnë qëndrim armiqësor e që nuk kanë asnjë perspektivë përmirësimi, por që nuk mund të zëvëndësohen me një herë, të pregatitet një plan i studjuar mirë se deri në ç’afat do të zëvëndësohen. Caktimi i afatit do të mvaret nga përvehtësimi e zotërimi i profesionit nga ana e komunistave ose njerzve të ndershëm pa parti, që duhet të vihen pranë këtyre teknikëve për të përfituar nga teknika e tyre. Zëvëndësimi i këtyre teknikëve nuk duhet të bëhet menjëherë, por dora dorës në mënyrë që të mos dëmtohet puna.

4) Elementët që do të pushohen nga puna si armiq, nuk duhet të pranohen më në punë në asnji sektor tjetër t’aparatit të Shtetit. Për çdo njeri të ri që hyn në punë duhet të veprohet rigorozisht simbas instruksionit të K.Q. mbi mbajtjen e dosjeve të kuadrit datë Qershor 1950 (shif kapitullin VIII gërmat ë dhe f.) dhe kur shihet e nevojshme kur është pa parti, kërkohen të dhëna nga organet e sigurimit mbi të kaluarën e të tanishmen e tij dhe, kur është antar ose kandidat Partije, nga Komiteti i Partisë.

II.- Puna për spastrimin e aparatit të Shtetit të organizohet në këtë mënyrë:

1) Spastrimi i elementave armiq nga aparati i shtetit të kryhet me anë të organeve të luadrit në Dikastere, ndërmarrje e Komitete Ekzekutive, nën përgjegjësinë e titullarit të atij institucioni. Organet e kuadrit duhet të bëjnë gjithë punën pregatitore.

2) Organet e kuadrit duhet të marrin në shqyrtim dhe të mbledhin informata të sakta dhe të hollësishme vetëm për ata kuadro që paraqiten të dyshimtë për veprimtari armike ose për mungesë garancie, tue analizue mirë të kaluarën e të tashmen e tyre dhe natyrën e sektorit të punës ku punojnë. Gjith’ashtu të meren në shqyrtim elementët që munt të sugjerohen nga dega e mbrëndëshme e rrethit ose nga Komiteti i Partisë. Nuk ështëe nevojshme të merren në shqyrtim simvjet arsimtarët, përveç ndonji rasti flagrant, mbasi ndër ta u-bë njëspastrim aqë sa na lejonin mundësitë dhe nevojat.

3) Informatat organet e kuadrit duhet t’i marrin: a) nga studimi i dokumentave të nëpunësave d.m.th. i autobiografive, fletë-biografive, karakteristikave e shënimeve tjera me të cilat është pasuruar dosja e kuadrit, b) duke kërkuar informata nga Antar Partije që punojnë në sektor së bashku me këta elementë, c) duke pyetur Komitetet Ekzekutive të rretheve prej nga janë, kur këta nuk njifen nga ai rreth dhe d) duke kërkuar informata nga organet e sigurimit (këjo e fundit do të bëhet vetëm nga Komitetet e Partisë e jo nga Ndërmarjet).

4) Këto informata, që duhet të mblidhen me shumë kujdes dhe me konspiracionin më të math, organet e kuadrit duhet t’ia paraqesin në formë karakteristike përgjegjësave të tyre në pushtet (Drejtorit të Ndërmarjes për kuadrin e Ndërmarjeve dhe Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv për kuadrin e Komitetit Ekzekutiv e të Ndërmarjeve Lokale) dhe mbasi të shqyrtohen nga ata t’i paraqiten për aprovim Byros së Komitetit të Partisë të Rrethit përkatës ku merr pjesë edhe Drejtori i Ndërmarjes përkatëse. Të gjithë kuadrot e ndërmarjeve që aprovohen nga Komiteti i Partisë për t’u pushuar nga puna me njëherë ose për një periudhë të caktuar, i dërgohen dikastereve përkatëse me anë të Ndërmarjeve së bashku me karakteristikat përkatëse. Kurse K. Partis për kuadrot që aprovojnë për t’i spastruar si të Komiteteve Ekzekutive, të Ndërmarjeve Lokale ashtu dhe të Ndërmarjeve Nacionale që gjënden në rrethin e tyre, do t’i a dërgojnë direkt për aprovim Drejtorisë Kuadrit.

5) Dikasteret e Institutet Qëndrore marrin në shqyrtim kuadrot e aparatit të tyne për të cilët dyshojnë si dhe propozimet që u vijnë nga rrethet dhe, mbasi shqyrtohen nga Ministri, i paraqiten Drejtorisë së Kuadrit të K.Q. për aprovim.

6) Karakteristikat që përpilohen për këta elementë duhet të jenë të plota sikundër që bëhen karakteristikat për propozime kuadrosh dhe të përmbledhin të shkuarën e tij politike e shoqërore, origjinën dhe rrethin e tij familjar dhe qëndrimin e tanishëm në punë duke faktuar mirë e konkretisht punën e tij armiqësore për të cilën dyshohet. Të mos shkohet në bazë opinionesh e të dhënash por të gjykohen në bazë të fakteve. Në karakteristikë të shënohet vendimi i Komitetit të Partisë ose Dikasterit për t’u pushuar me një herë ose për të zëvëndësuar në një datë të caktuar, duke shënuar edhe si do të zëvëndësohet dhe me cilin.

7) K.Q. (Drejtorisë Kuadrit) propozimet nga Komitetet e Partisë e Dikasteret do t’i vijnë për të gjithë kuadrot e nomenklaturës pa përjashtim në bazë të formularëve Nr. 1 e Nr. 2 që ju bashkangjiten pa ju dërguar karakteristikat; prandaj në motivacion të shpjegohet qartë arësyeja e pushimit. Formularët të përcillen në një relacion të hollësishëm ku të shënohet numëri ui atyre që do të zëvëndësohen me afate të caktuara, duke kategorizuar sipas motivacionit të pushimit në ish tregtar të mëdhenj ose të tatuar, ish bashkëpuntor të okupatorit e tjerë.

Qëllimi i K.Q. është që të formojë një ide të përgjithëshme për të gjithë pushimet që do të nevoiten me u bë në të gjithë vendin dhe pastaj t’autorizojë pushimet në masën e mënyrën që do t’u njoftohet. Prandaj të përpilohet plani i punës në mënyrë që deri ë 30 Nëntor t’i kenë ardhur K.Q. (Drejtoris Kuadrit) të gjitha propozimet t’uaja. Këtu nuk përjashtohen raste speciale, flagrante dhe urgjente kur me aprovim të Komitetit Partis të pushohen me një herë nga puna pa pritur aprovimin e K.Q., por edhe për këto raste të njoftohet K.Q. duke shënuar në formular që është pushuar. Gjith’ashtu lehet në kompetencën e Komitetit Partisë t’aprovojë pushimin e menjë herëshme pa aprovimin nga K.C. për elementë armiq në punë të thjeshta që flet pika I/1 tue i dërgue një pasqyrë statistikore K.Q. sipas formularëve bashkangjitur. Këtu të kihet kujdes që për nëpunësira të thjeshta të kuptohen shitësa dyqani e tjera të kësaj kategorije dhe jo funksione me karakter përgjegjësije dhe teknie si llogaritar etj.

Porosisim edhe një herë që të kini parasysh të mos egzagjerohet në këtë drejtim duke marrë si armiq edhe elementin indiferent ose të lëkundur që me punën edukative të Partisë dhe organizatave të masave do të përmirësohen dhe do të punojnë ndershmërisht me pushtetin popullor. Prandaj Komitetet e Partisë dhe Dikasteret ngarkohen me përgjegjësi të madhe për të mos lejuar gabime në këtë drejtim që do na dëmtonin politikisht tue hedhë në pozita armike elementë që përkundrazi kanë mundësi të ndjekin udhën t’onë.

E gjithë puna për spastrimin, duhet të bëhet në mënyrën konspirative, mos shkaktojë alarm të plotë që sjell demobilizimin e njerzve në punë nga friga se mos i kap masa e pushimit. Kjo nmuk duhet kuptuar si një fushatë për të spastruar aparatin shtetnor, prandaj edhe K.Q. e përqëndron punën dhe ushtron njëkohësisht një kontroll më të afërtë për të mos ndodhë egzagjerime, por as edhe lëshime. Të punohet me takt për të mos u transformue ky veprim në një fushatë për revizjonimin e gjithë aparatit të shtetit.

Këjo letër të punohet në Byrot e Komiteteve të Partis ku të marrë pjesë edhe Shefi i Kuadrit të K.P. dhe ngarkohen Ministrat tua komunikojnë verbalisht Drejtorave të Ndërmarjeve, sa më parë, në mënyrë që më datën 30 Nëndor të k.v. të jetë mbaruar gjithë puna nga ana e juaj.

PËR KOMITETIN QËNDROR TË P.P.SH.

Sekretari për Kuadrot

(Tuk Jakova)

(vula, firma)

Kategori
Uncategorized

Si e vranë vajzën e Abas Kupit me burrin.

Inagurimi i kampit terrorist te Tepelenes.

Naten e 15 prillit 1949, rreth 100 kamione ushtrie me te internuar te bashkuar Jug–Veri nje muaj me pare ne Berat, kalojne mbi uren e Gorices drejte Jugut….

Komandanti e komisari, Xhafer Pogaci e Syrja Bajrami, njeri printe autokolonen e gjate, tjetri ne kamionin e fundit. Majori, arqitekt i ketij kampi, Niqit Andoni, me nje grup oficere te MB. hipur ne nje kamjocine, kontrollonte, here para, here mbrapa autokolonen….

Pertej mesnate, kur njerzit e lodhur dremisnin mbi makina, kamiini ku ishte komisari mori rrokullimen teposhte rrepires se malit…

Komisar Syrjaj dhe shoferi ushtarak, pasi kishte drejtuar kamionin nga rrepira, kishin zbritur dhe shikonin te qete viktimat, duke rene neper shkurre!!…..

Te internurit zbriten e turren te gjejne viktimat…..

I mblodhen neper dushknaj dhe i sollen ne xhade…

Dy te vdekur:

Fadil e Zyra Petrela ( Kupi) bija e Abas Kupit… 26 te plagosur, me thyerje kembesh, krahesh e brinjesh…..

Zoti i Madh kishte ruajtur pa asnje gervishtje 4 djemte e bashkeshorteve te vdekur, te moshes 2 deri 12 vjec!!!!

Pas kembenguljes te internuarve u thye majori kriminel

Niqit Andoni qe donte nje varr te perbadhket!

Me mjete rrethanore te internuarit hapen dy varre dhe varrosen bri njeri-tjetri burr e grua ne moshe rreth 40 e 35 vec!!

Kategori
Uncategorized

Reagimi i fortë i deputetit të PS ndaj Ramës: Ti socialist tendrash, unë me njerëzit.

Deputeti i Laçit, Gjetan Gjetani është përjashtuar nga Edi Rama gjatë një fjalimi live të tij.

Vetëm një ditë më parë, Gjetani ka akuzuar policinë e shtetit për paaftësi dhe ka kërkuar që qytetarët të dalin në protesta.

Pas një reagimi të shkurtër në mesditë, deputeti Gjetan Gjetani i është përgjigjur publikisht Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Gjetan Gjetanit në Facebook

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte.

Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje.

Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin.

Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.

Kategori
Uncategorized

Shteti i Edi Ramës një “Ramokraturë”, një model despotik, satrapik e sulltanesk…

Delet dhe Pulat.

Nga Edmond Tupja.

Jam gati i sigurt që lexueset dhe lexuesit e rregullt apo të çrregullt të kësaj rubrike të përjavshme po pandehin, nisur nga titulli i saj, se do të jem frymëzuar nga ndonjë fabul e frëngut La Fonten, mjeshtërisht të shqipëruar nga Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi ose Vedat Kokona, siç më ka ndodhur herë pas here. Mjerisht, sot nuk është kështu, jam frymëzuar vetëm nga realiteti gjithmonë e më i zymtë shqiptar, por vetëm në fund do t’u referohem dy kujtimeve me dele e pula që ruaj nga fëmijëria e largët.

Për gjithë bashkatdhetarët e mi që kanë sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe tru për të arsyetuar, çdo ditë e më tepër një gjë është veçanërisht, kryesisht e pashmangësisht e qartë: në Shqipërinë tonë verbërisht, shurdhërisht e mendërisht të çoroditur është vendosur diktatura e NJËSHIT që nuk i jep llogari askujt, sepse na qenka i PAGABUESHËM!

Nga demokraci, shteti i zotit Rama, tashmë i kthyer në demokraturë, po merr tiparet e një kriptodiktature me prirje totalitarizuese, të cilën, pa u trembur se gabojmë, mund ta quajmë ramokraturë, një model despotik, satrapik e sulltanesk (mungon vetëm haremi, se ndryshe do të thuhej “sulltanseks”) që ndoshta mund ta gjejmë vetëm në shtetet e tipit demokraturial të Afrikës. Gjithsesi, duke u mbështetur me të dyja duart (shyqyr që nuk ka tri, katër a më shumë të tilla!) te timoni dhe tepsia me ndihmën (apo nën hyqmin?) e mafionarkoligarkëve – të paktën siç thonë e shkruajnë disa analistë ende të ndershëm e objektivë – zoti Kryeministër po e zhvesh popullin e vuajtur, të përvuajtur e të stërvuajtur shqiptar edhe nga ato pak virtyte që nuk arriti t’ia zhvlerësonte as pushtimi anadollak, as sundimi enverak, as tranzicioni demoturak.

Përballë një opozite të hallakatur që rrezikon të kthehet në një shportë karavidhesh, zoti Rama e sheh veten në pushtet edhe për shumë mandate të tjera në stilin më të pastër perandorak falë varfërimit të mëtejshëm ekonomik e shpirtëror të shumicës së shqiptarëve që ëndërrojnë vetëm të largohen një orë e më parë nga atdheu i tyre i mjerë, me çdo kusht e çdo çmim, ose që, për një dorë para, shesin shpirtin duke shitur votën.

Ky nënshtrim i detyruar i shumicës së shqiptarëve ka në themel pasigurinë për jetën, ankthin që ajo ngjall dhe frikën e papërballueshme nga e tashmja dhe e ardhmja e tyre, një frikë gërryese sidomos kur ata mendojnë për të ardhmen e fëmijëve. Kjo frikë trumati zuese më solli në kujtesë pikërisht ato dy kafshë tejet paqësore, emrat e dy prej të cilave i kam vënë si titull të këtij shkrimi.

Sidoqoftë, lexueset e lexuesit e mi mund të pyesin me të drejtë: “Po përse pikërisht këto kafshë që na japin dy nga prodhimet, pa të cilat, të paktën në Shqipërinë e sotme bujqësore e blegtorale, nuk mund të konceptohet të ushqyerit normal?”

Përgjigjja ime është e thjeshtë dhe thuajse aspak befasuese: Sepse, siç e shkrova më lart, nga fëmijëria ime e largët ruaj dy kujtime që lidhen me to.

Së pari, me delen:

Kur kam parë për herë të parë sesi qethnin një dele, e cila përpëlitej me të katër gjymtyrët, ndërkohë që qethësi e zhvishte nga leshi e butë, sesi ajo e vuante, deri edhe me shikimin e saj, atë dhunë të pamerituar, pra, teksa isha i pranishëm në atë skenë, nisa të qaja.

i

Së dyti, me pulën:

Shtëpia ku ishim qiraxhinj, kishte një kopsht me pemë frutore dhe si pronarët, ashtu edhe familja ime, mbanim ca pula.

Një ditë pashë sesi e zonja e shtëpisë po vraponte për të kapur një pulë të bardhë; vrapo ajo, vrapo edhe pula, por erdhi një moment kur kjo, duke dihatur e me një shikim ku shquhej vetëm frika, qëndroi në vend dhe shtriu krahët duke i lëshuar deri në tokë; e zonja e shtëpisë e kapi nga krahët me njërën dorë, kurse me tjetrën i fryu te prapanica dhe – një tjetër dhunë – i rrasi atje gishtin tregues: unë, krejt i shtangur, e pyeta përse po vepronte ashtu: “Për të parë nëse do të bëjë vezë sot a nesër”. Më erdhi shumë keq për pulën e përdhunuar asisoj dhe, me siguri, duhet të jem ndier i lumtur që nuk isha pulë.

Sot që i kam kapërcyer të shtatëdhjetat, vërej me dëshpërim të pafund se të shumtë janë ata e ato midis nesh që tulaten e nënshtrohen sepse e kanë të rrënjosur thellë frikën ekzistenciale ngaqë Kryebariu i kopesë dhe njëherazi Kreu i pularisë po i qeth si delet dhe po u fut gishtin si pulave për t’u marrë edhe vezën e fundit.

Oh, nuk e mora vesh se si, në çastin që po i vija pikën përfundimtare këtij shkrimi, m’u kujtuan këto vargje të Çajupit: “Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar / Shqipërinë e mori turku, i vu zjarrë!

Ps/fotot janë të blokspotit Al in sweden.

Kategori
Uncategorized

Plasin protestat në Guine: “Mos e ktheni vendin në Shqipëri të Afrikës”.

Punëtorët e Portit të Konakrit në Guine, kanë protestuar kundër dhënies me koncesion të këtij porti një shoqërie turke.

Duke qenë se drejtoresha e portit refuzoi t’i presë ata në një takim për këtë çështje, ata vendosën t’u drejtohen Presidentit të vendit, me akuzën se po e kthen vendin në Shqipërinë e Afrikës.

“Vetëm nën sundimin tuaj ja arritët ta shndërronit Guinenë në Shqipëri të Afrikës!

Shitët shumë asete, madje dhe policinë e qytetit dhe po bëheni gati të shisni edhe tregun e Nigerit”, u shprehën ndër të tjera punëtorët e portit.

Port de Conakry : les travailleurs accusent Alpha Condé « bientôt le marché Niger sera vendu »

Accueil A LA UNE

A LA UNENEWSPOLITIQUESOCIÉTÉ

Port de Conakry : les travailleurs accusent Alpha Condé « bientôt le marché Niger sera vendu »

Par LIBREOPINIONGUINEE.COM

Mobilion des travailleurs du Port Autonome de Conakry ce lundi 3 septembre, devant les locaux de la Direction générale. Ils réclament des explications sur la concession du port Conventionnel à une société Turque. Mobilisé devant la Direction du Port, ces travailleurs attendaient en vain la Directrice générale. Celle-ci a préféré bouder.

« La Directrice dit qu’elle ne pourra pas descendre aujourd’hui. Elle demande à reporter la rencontre à demain », dit l’émissaire des travailleurs.

Mécontent de l’indifférence de la Directrice, ces travailleurs s’en sont pris au président Alpha Condé, qu’ils accusent de transformer la Guinée en Albanie d’Afrique.

« La Guinée n’est devenue l’Albanie de l’Afrique, qu’au règne de Alpha Condé. La SOTELGUI vendu, AREDOR vendu, Cité police vendu, les tours jumelles de Boulbinet vendu. N’est-ce pas? » interroge t-il.

Avant de poursuivre, « bientôt le marché Niger sera vendu, le marché Gninguèma vendu, Ah camarade Fofana!« , déclare Cheick Touré, Secrétaire général de la délégation syndicale des travailleurs du Port.

Les employés du Port ont aussi dénoncé la traîtrise des remorqueurs, qui se sont désolidarisés du mouvement et ont repris le travail. Le secrétaire général de la CNTG ont annoncé une forte mobilisation, le 13 septembre prochain.

Kategori
Uncategorized

Frika e papritur që ngjalli Lulëzim Basha.

Veting në politikë!

Basha pra, rrezikon të mbiquhet shpejt, i marrë ose budalla, konspirativ dhe i lig, vetëm se guxoi të nënvizojë diçka që populli e thotë nën zë nga mëngjesi në darkë…

Deklarata për vettingun në politikë dhe përjashtimin nga politika e të lidhurve me krimin, shkaktoi një stuhi tërmetesh në mediat e kryeministrit, tek vetë ai, dhe në kupolën përreth.

Madje e mbiquajtën si kontradiktor e si burrë pa mend, që e futi gishtin në plagë aq thellë, te xhepat e thellë dhe te paraja e madhe e të korruptuarve, që aktrojnë esnafin në politikë.

Kjo furtunë e ka emrin: Frikë!

Frikë se mos dikush nga ndërkombëtarët, por edhe shqiptarët e vëmendshëm, mos e marrin seriozisht këtë nismë.

Basha pra, rrezikon të mbiquhet shpejt, i marrë ose budalla, konspirativ dhe i lig, vetëm se guxoi të nënvizojë diçka që populli e thotë nën zë nga mëngjesi në darkë…

Kategori
Uncategorized

Shanset janë për Moderatët.

ULF VANN DEBATTEN – GÖR HONOM TILL STATSMINISTER.

Vetëm një në katër suedezë dëshiron që Stefan Löfven të vazhdojë si kryeministër. Në të njëjtën kohë, Ulf Kristersson është udhëheqësi i partisë që shumica e suedezëve kanë besim.

Ulf Kristersson vann sin fjärde raka seger mot Stefan Löfven, enligt tittarna.

3,56. 3,29. 3,12. Så ser tittarnas betyg på Ulf Kristersson ut i de senaste tv-sända debatterna och duellerna. I samtliga fall har han slagit statsminister Stefan Löfven.
Och i lördagskvällens slutduell i TV4 fick Moderatledaren den högsta noteringen i Demoskop hittills: 3,65, att jämföra med Löfvens 3,18.

Bara en av fyra svenskar vill att Stefan Löfven ska fortsätta som statsminister. Samtidigt är Ulf Kristersson den partiledare som flest svenskar har förtroende för.

Nu avgörs det.

Rösta på den statsminister du vill ha – om du inte vill ha fyra år till med Stefan Löfven.

💙 GILLA och DELA för att ta ställning för en ny regering!

Kategori
Uncategorized

Izet Haxhisë, ju mbyll llozi i birucës përfundimisht.

E përdorë, U vet-përdor, e keqpërdorë, e mashtruan, e sollë në shqipëri, dhe i mbyllën përfundimisht llozin e birucës.

Kur Izeti e mori vesh, ishte tepër vonë, tani…….

Kaq ishte historia e Izet Haxhisë.

Ata që mburreshin me bëmat e Izetit nga Turqia, për interesat e tyre politike, sot e akuzojnë tmerresisht………

$$$$$$$$$$

Avokati Romeo Kara i çjerrë maskën “mikut-armik” Izet Haxhia: Një përgjigjie e detyruar për Erjona Parrucën dhe Izet Parruca Mourlon!

Nga Romeo Kara

Mbasi kupa mbushet, cdo pike e metejshme natyrisht qe do te derdhet.

Keshtu ndodhi edhe me misionaren e se liges Erjona, si dhe Don Kishotin Izet.

Vleresimet per Izetin mu rriten kur ai u pendua publikisht per cfare ai kishte bere pergjate kohes qe i sherbente Berishes.

Mesa duket qeni kthehet gjithmone tek i zoti, keshtu qe ka disa kohe qe heroi i pendeses Izet, eshte bere pishman pse u pendua.

Izet Parruca Mourlon nuk mund te shije dhe te mashtroje kedo.

Izet Parruca eshte në hall te madh, se do te perballet me Berishen, dhe ne perballje me te, do te inkriminohen patjeter qe te dy.

Do thoni ju: cfare thua more? Izeti erdhi vete për t’u perballur me te. Keshtu mendoja edhe une, kur me telefonoi dhe me tha me zë te dridhur qe: une po direzohem, por te lutem komuniko me median. Dhe une mendova: Ky qenka me trim dhe me i drejte se une, se Ky qe dorezohet vete nuk ka asnje gjynah etj.

Por jo, Izet Parruca Mourlon eshte arrestuar ne nje lokal në Kusadasi, dhe pikerisht aty ku eshte arrestuar dhe heren e pare.

Pra, Ky trimi shqiptaro-anadollo-francez na genjeu te gjitheve duke na thene se eshte vetedorezuar.

Bazuar ne kete mashtrim te tij, u angazhova maksimalisht ne media qe se pari te siguronim mbrojtjen e jetes se tij, dhe se dyti rihapjen e procesit te tij qe per mua eshte procesi Tropoja.

Edhe pse u arrit te rihapej nje proces i pamundur, ku nje nga kontribuesit me te medhej ishte vellai i tij Ismeti, pasi kishte bere 15 vjet burg dhe e njihte shume mire ceshtjen, Izeti nepermjet te dashures se tij virtuale, na ofendoi duke kerkuar largimin tone.

Arsyet per kete i di ai, por i dime edhe ne.

Izetit dhe Saliut nuk i duhet nje proces ne drite te diellit dhe gjitheperfshires.

Izeti eshte mburrur shume me denoncimet e Saliut, por kurre nuk ka folur per ceshtjen Hajdari.

Pse do te thoni ju?

Se i djeg dhe i pervelon.

Minimumi ky trimi virtual le te thote: kush e njoftoi Berishen per kaseten qe Azemi ju dha Haklajve?

Ne cilin furgon ishte naten e vrasjes se Azemit?

Ku ishte pas vrasjes se Azemit?

Kush i zhduku armet apo armen e vrasjes se Azemit?

Kush e njoftoi Berishen per pranine e Jaho Salihit aty etj?

Ja pra qe paska shume arsye qe ceshtja te mos hapet.

Jane vrare rreth 200 bij nenash dhe kjo ceshtje nuk i takon vetem Izetit dhe Berishes.

Ka ardhur nga Turqia pa asnje leter, pa asnje prove dhe pa asnje rrobe me vete.

Si u be i mundur rihapja e procesit?

Apo i fryu sopranoja e Parisit?

Ndau gruan publikisht dhe denigroi femijet e tij ne FB ky burri trim, dhe kur e pyeten pse e bere kete, ma kerkoi Erjona tha.

Propozoi Erjonen për martese nga burgu dhe perseri tha ma kerkoi Erjona, nderkohe qe Erjona lozi rolin publik si e surprizuar.

Kerkoi qe dosja ti dorezohej Erjones sepse ajo do tia jepte babait te saj.

Ismeti takoi babane e saj dhe ai e mohoi kategorikisht nje gje te tille.

Ku do t’a conte dosjen Erjona?

Kujt i sherbeu Erjona me denigrimet ne FB?

Pse te gjithe familjaret e Izetit me motra e vellezer papritur e pakujtuar u etiketuan si armiq?

Pse Izet trimi kercenon me burg vellain e tij?

Pse Erjona merr ne telefon motrat e Izetit dhe i urdheron qe te mos i shkojne ne burg atij?

Kur ato i shkojne dhe ai nuk i pret, ve kujen ne FB se familjaret e kane braktisur Izetin.

Pse nuk flet vete Izeti ne telefon me familjen dhe me mua, nderkohe qe shpenzon 100 mije leke ne dite biseda telefonike me Erjonen?

Pse shprehet Izeti qe po mban burgun e shokeve te tij?

Erjona po na thote se ai eshte hero se eshte ne burg dhe ne te tjeret te pabese.

Po pse nuk shkon t’a takoje e te rrije Erjona në burg me te?

A e ka takuar ndonjehere Erjona kete trim?

Si ka mundesi qe ky heroi shkaterroi publikisht familjen e tij reale per Erjonen virtuale dhe feston si i shapllamosur ditelindjen e djalit te Erjones?

Do t’a kurseja Izet Parrucen nese a nuk do te ishte ne dijeni te situatave, por Ismeti i ka derguar 18 faqe leter në burg duke e sqaruar per gjithshka dhe sot ai nuk mund te justifikohet.

Izeti nuk eshte hero pse u pendua, por pse premtoi perballje publike me Berishen.

Le te mbaje ate qe ka thene, se e ka harruar Berishen dhe po merret me familjaret dhe miqte.

As qe e konsideroj mik nje burrec te tille dhe as kam ndonje kompleks tja perplas si te doje ai trim ate qe meriton ai.

Si gjithmone qeni kthehet tek i zoti.

P.s Burreci ka permendur trimerine time.

Me ka marre nga Turqia ne telefon duke me thene se kriminele ne burgun ku ai po rri tani, jane paguar per te me vrare mua, dhe kane dale në darke per kete qellim dhe jane kthyer ne mengjes.

Ka permendur ish gruan time te pare.

Po Izet Parruca, ajo ishte dhe eshte, por ti nuk ke si ta kuptosh se kurre nuk ke pasur familje dhe grua.

Ajo eshte nena e dy femijeve te mi, dhe dyshohej per nje tumorr ne kurriz, por shyqyr qe doli tjeter gje.

Mendova se do mund t’i beja nje vizite mjeksore ne Stamboll, por ti e di mire qe devijova nga plani.

Une nuk e kam denigruar kurre ish gruan time dhe nenen e djemve te mi, por perkundrazi do ta respektoj perjete per aq sa kam jetuar me te, dhe per aq sa i takon.

Folë prap se po të pres Izet Parruca/

&&&&&&&&&

Mesazhe tepër të rënda mes Ismet Haxhisë dhe të dashurës së Izetiti, Erjona Parruca.

Ismet Haxhia vëllai i Izetit ka pohuar botërisht se nuk është dakord dhe se nuk e honeps dot të dashurën e e Izetit, Erjona Parruca për shumë arsye.

Por mosmarrveshjet dhe urrejtja reciproke mes Ismetit dhe Erioneës e kapërcen çdo kufi.

Në mesazhet e mëposhtme lexohet qartë se në çfarë tendosje janë mardhëniet e tyre . Deri tani Izeti nuk është prononcuar se me cilin kahë është ,kjo edhe sepse autoritetet e burgut ja kane ndaluar komunikimin me mediat.

http://ekskluzive.al/avokati-romeo-kara-i-cjerre-masken-mikut-armik-izet-haxhia-nje-pergjigjie-e-detyruar-per-erjona-parrucen-dhe-izet-parruca-mourlon/

Mesazhe tepër të rënda mes Ismet Haxhisë dhe të dashurës së Izetiti, Erjona Parruca

Fol prape se po te pres Izet Parruca.

Kategori
Uncategorized

“Paç dorën e mbarë”.

Kjo është shprehja e çdo qytetari gramshjot pas vjedhjeve të shumta në këtë qytet. Shkak për këtë reagim është vjedhja e radhës në fshatin Tunjë.

Që nga viti 2016 e në Vazhdim, në Gramsh janë bërë mbi 50 vjedhje të llojeve të ndryshme” si bisnese, markete, makina, shtëpi, dyqane, etj. Dhe 5 % e tyre janë zbuluar nga policia që duam.

Çdo banor i qytetit bën dy pyetje:

#-Kush i bën keto vjedhje?

#-Pse policia nuk i zbulon, me cfar merret ajo?

Për pyetje e pare te vjen në mend shprehja e vjeter e pleqëve “E ke kallausin nga brenda”.

Si ka mundësi që policia e gramshit nuk i zbulon këto vjedhje, se për ti kapur në flagrancë as bëhet fjalë.

Lusim mos të jenë pjese e këtyre vjedhjeve!

A e dinë këta shefa, se paguhen me taksat e këtyre bisneseve që vidhen ???!!

Me se po merret policia qe duam ne Gramsh?

Se, hashashi të kundërmon në çdo cep të qytetit, tashmë kanë filluar edhe drogat e forta (urojmë përsëri qe të mos jenë pjesë e trafikut të drogave).

Hajdutët vjedhin sipas qefit dhe s’u hyn gjëmb në këmbë.

“Mbjellja e hashashit edhe këtë vit nuk ishte keq”.

Trafiku i lëndës drusore, vazhdon por me lejen e tyre.

Në fshehjen e ngjarjeve te ndryshme policia e Gramshit mban vendin e pare në vend.

Ndërtimet pa leje janë pjesa ku policia e Gramshit “shkëlqen”.

– Sa fillon një fshatar të bëjë një kasolle aty gjendet policia.

-Sa fillon një qytetar të bëjë një mur mbajtës apo riparim banese aty gjendet policia.

Këtë shkelje të ligjit e zbaton me korrektësi, njofton avokatin e saj dhe zbaton “proçedurat”, natyrisht kush e lyen qerren, i shpëton burgut, të tjerët i kalojnë prokurorisë.

Kjo është policia më e paafte, më korruptive, më nepotike ndër vite në Gramsh, dhe natyrisht s’mund të jetë ndryshe, kur në krye të saj është një person #social komunist i paaftë.

PD Gramsh është shqetësuar për situatën e krijuar në Gramsh dhe i bën thirrje këtyre xhambazëve se do të përgjigjen para ligjit për të gjitha veprimet abuzive që kanë kryer.

Zoti i ruajttë qytetarët e Gramshit.

Kategori
Uncategorized

NENA QE U VARROS ME KAFKEN E TE BIRIT NE GJI.

Drande Stakja.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit Gjon Marashin.

Kafkën e shpuar nga plumbat e katilëve pa gjyq më 18 maj 1956.

Kafkën qe e nxorri fshehur nga varri dhe e mbajti me vete në një trastë gjthë jetën e saj.

Ja vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Oj Zojë Gjeloshi

A din të më tregosh varrin e djalit tim të dashur?

Sapo ishte liruar ,i kishte ba të plota tetë vitet e burgut.

Nane Dranden e dënuan se guxoi t’ia hiqte pushkën nga dora e policit, që po gjuante në drejtim të nuses së re.

Për këtë veprim e dënuan 8 vjet heqje lirie. Gjyqin ia bënë në Tiranë dhe dënimin e mbaroi në burgun e grave në TIranë.

Po nanë Drane

Une e di vendin ku e varrosën Gjonin tënd.

Qëndrova me turmën deri në mbrëmje dhe u ngulita mirë në kujtesë vendin ku i varrosën, në një përrua.

Ditën e Shenkollit, shkoi natën, e hapi vetë varrin e të birit, I ka marrë kafkën. E gjora grua, në një çantë të vogël kishte future kafkën e të birit dhe një varëse medaljon me fotografinë e tij, I qëndronte në gjoks.

Ecte e ecte nanë shkreta, që njerëz të pashpirt ia shkatërruan jetën, e lanë pa të ardhme, ia vranë shpresën, dritën e jetës.

Ajo ecte, ecte ku e zente nata.

I hapej një derë mikpritëse e njerëzve me zemër të madhe, të dukagjinasve të saj, ato që e deshën aq shumë deri sa u fik në moshëm mbi 80 vjeçare.

E varrosën bashkë me kafkën e të birit, ia vendosën te zemra e saj, atë që kishte qenë jeta e asaj nane.

Autore e shkrimit, “Gruaja qe u varros me kafken e te birit” Eshte ish nusja e djalit te Drande Stakja.

Zoje Gjeloshja banon në Hot të Ri, Shkodër.

“Kalvari i grave në burgjet e komunizmit”,

Një botim që përfshin tre libra nga dëshmitë e rrëfimet e grave që vuajtën kampet dhe burgjet komuniste.

Fatbardha Saraçi (Mulleti) vendos kontributin e jetës së saj në zbardhjen e këtyre dëshmive të fundit në 500 faqe libër. Rrëfime pa angazhim letrar, por me qartësinë e ngjarjeve të vërteta duke u dhënë jetë mijëra vajzave dhe grave që mbajtën të fshehura vuajtjet në kampet e diktaturës.

Saraçi sjell shifra:

10% e ekzekutimeve nga diktatura ishin gra, 308 prej tyre humbën ekuilibrin mendor, 7 mijë gra u dënuan politikisht, dhe mbi 10 mijë të tjera u internuan. Më poshtë kemi shkëputur një nga rrëfimet më tronditëse të librit, bashkë me shijen e dashurisë për mënyrën se si autorja e shihte jetën e saj në diktaturë

Kategori
Uncategorized

Politikanët shqiptarë para 100 viteve ishin më të shkolluar se ata që i kemi sot! (Foto)

Asnjë kryeministër shqiptar nuk njihte më pak se katër gjuhë të huaja

Kryeministrat e parë shqiptarë ishin zë i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve, bartës të proceseve të mëdha, ndërtues të marrëdhënieve ndërkombëtare të shqiptarëve me shtetet tjera perëndimore, të ndjekur nga komunizmi, themeluan alfabetin dhe shkollat shqipe…

Ata njihnin disa gjuhë të huaja, kurse kishin mbaruar studimet në qendrat më të njohura universitare të asaj kohe si: në Itali, në Austri, në Zvicër, në Stamboll, në Romë…

Kryeministri i parë shqiptar Ismail Qemali u diplomua në gjimnazin Zosimea në Janinë. U arsimua në Paris për Shkenca Juridike dhe Ekonomike. Me këtë edukim ai ishte një nga më të arsimuarit në administratën turke të asaj kohe, transmeton “Zeri.info”.

Njihej si një poliglot, një armë që atij i shërbente në të gjithë aktivitetin e tij politik për çështjen shqiptare. Ai njihte shkëlqyer gjuhën shqipe, osmanishten, turqishten e re, greqishten e vjetër, latinishten, italishten dhe frëngjishten.

Ai u vlerësua nga qeveria turke si një diplomat, deputet, udhëheqës shteti, mendimtar, ndërsa mbajti disa pozita të rëndësishme e larta në qeverinë turke.

Asnjë kryeministër shqiptar nuk njihte më pak se katër gjuhë të huaja

Kryeministri i 2-të shqiptar Turhan Pashë Përmeti rridhte nga familjet e mëdha të qytezës së Përmetit në vilajetin e Janinës.

Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Athinë, ka marrë mësim nga disa pedagogë privatë njohuri mbi të drejtën ndërkombëtare, të drejtën romake, mbi historinë e hartimit dhe të nënshkrimit të të gjitha marrëveshjeve duke filluar nga Paqja e Vestfalisë (1648) e deri në vitin 1815 Kongresi i Vjenës dhe njohuri mbi ekonominë ndërkombëtare, përcjell “Zeri.info”.

Njihte turqisht, frëngjisht, greqisht , italisht…

Ndër postet që ai ka pasur në perandorinë Otomane ishte Guvernator i Kretës në vitet 1895 dhe 1896 dhe ambasador në Shën Petërsburg.

Delvina, kryeministri që vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja

Një kryeministër tjetër ishte Sylejman Delvina ishte politikan i shquar shqiptar, kryeministër për periudhën 30 janar 1920-14 nëntor 1920 dhe pjesëtar i qeverisë së Fan Nolit…Studimet i ka kryer në Stamboll në vitin 1898, Universitetin “Mylkie”.

U emërua atashe në MPB-në Osmane dhe më pas sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeministrisë, si dhe profesor në liceun e Gallatasarait e në gjimnazin e Vefa-s.

U bë shef seksioni në MPB dhe drejtor i përgjithshëm i vilajeteve. Ishte një ndër figurat qendrore të klubit shqiptar të Stambollit. Ishte zë i mbrojtjes dhe zhvillimit të të drejtave të shqiptarëve. Ishte një nga nënshkruesit e thirrjes së 18 nëntorit dorëzuar përfaqësive të Fuqive të Mëdha në Stamboll ku kërkohej të njiheshin të drejtat kombëtare të popullit tonë, transmeton “Zeri.info”.

Në prill 1919 kolonia shqiptare në Turqi, e dërgoi atë në Konferencën e Paqes në Paris, për të mbrojtur në emër të saj interesat e Shqipërisë…

Qeveria Delvina njihet se drejtonte në atë kohë pjesën më të madhe të vendit dhe u përpoq që të kishte jehonë edhe në fushën ndërkombëtare, duke vendosur marrëdhënie diplomatike me shtetet e huaja, me kusht që të respektohej tërësia territoriale e Shqipërisë.

Kryeministri që Franca e dekoroi dhe komunizmi ia humbi varrin

Një tjetër kryeministër është dhe Iliaz Vrioni, tre herë kryeministër nga 1921 deri më 1925, ishte i biri i Mehmet Ali Pashë Vrionit, nën-kryetarit të Lidhjes së Prizrenit, ndërsa vet ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar së. Shërbeu tre herë si kryeministër i Shqipërisë dhe disa herë si Ministër i Jashtëm dhe si Ministër i Plotfuqishëm i Shtetit Shqiptar në Paris, Francë. Shërbeu gjithashtu për një kohë shumë të gjatë si Deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Vrioni, për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare, është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhrin e lartë Grand Officier de la Légion d’Honneur, përcjell “Zeri.info”.

Në vitin 1946, regjimi dikatorial ia zhvarros eshtrat e ish kryeministrit Iliaz Vrioni, siç thuhet për t’i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat e e tij vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende pa marrë ish kryeministrin shqiptar.

Evangjeli, kryeministri që përpiqej të hapte katedrën e shqipes në qendrat evropiane

Një nga 33 kryeministrat shqiptar Pandeli Evangjeli që ishte katër herë kryeministër luajti një rol të jashtëzakonshëm në forcimin e ndërgjegjes kombëtare dhe në konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar.

Si anëtar i shoqërisë “Dituria” në Bukuresht do të jap kontributin e tij në botimin dhe përhapjen e librit shqip në gjithë trevat ku jetonin shqiptarë, me qëllim që ata të mësonin të lexonin dhe të shkruanin gjuhën e tyre.

Nën drejtimin e Pandeli Evangjelit, shoqëria “Dituria” botoi abetaret e para shqipe, gjithë librat e Naimit e të Sami Frashërit, si dhe shumë të tjera. Librat shpërndaheshin falas në të gjitha trevat shqiptare, transmeton “Zeri.info”.

Pandeli Evangjeli, ishte autodidakt, i kulturuar, që njihte shumë mirë greqishten, rumanishten, frëngjishten. Ai kishte kontakte dhe letërkëmbime me shumë personalitete të huaja, si dhe akademik që lobuan për çështjen shqiptare si akademikun e shquar rumun Vasil Urechea, filologun e shquar francez, doktor Louis Benloew, dekan në Universitetin e Dijonit, ndërsa në bashkëpunim me E.

Legdrand (studiues i njohur francez), që në atë kohë Pandeliu u përpoq të hapte një katedër të gjuhës shqipe në Paris. Këto përpjekje patën rëndësinë e tyre sepse në vitet 1896-1898 bënë të njohur problemin shqiptar në qarqet shkencore evropiane.

Hasan Prishtina, shqiptari i pasur që shkriu pasurinë për kombin

Një nga kryeministrat që shumë pak i zgjati mandati por dha kontribut të madh në pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit shqiptar është edhe Hasan Prishtina përndryshe llogaritet kryeministri i 8-të shqiptar. Prishtina ka mbaruar gjimnazin grek të Selanikut ku mësoi edhe gjuhën frënge, në Stamboll u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike.

Ishte ithtar i ideve të Revolucionit Francez (1789-1794). Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. Brenda një kohe të shkurtër zuri pozita të rëndësishme në administratën turke dhe arriti të bëhet edhe kryekonsull në shtetin e Turqisë.

Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, transmeton “Zeri.info”.

Në parlament luftoi për të drejtat e shqiptarëve, për njohjen zyrtare të kufijve të Shqipërisë, për hapjen e shkollave shqipe, për administratën shqiptare në Vilajetet shqiptare, që ushtria shqiptare të shërbejë në Shqipëri me oficerë vendas, etj.

100 vjet më parë diplomati dhe ideologu shqiptar Hasan Prishtina, shqiptari i pasur që shkriu pasurinë e tij, si dhe mblodhi të holla për të çuar në Shkollën Normale të Elbasanit djemtë shqiptarë nga Kosova.

Kryeministri i 10-të shqiptar Xhafer Ypi ishte ishte një politikan shqiptar, i edukuar në një universitet në Stamboll. Në 1920-1921 ai ishte ministër i Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Drejtësisë.

Ai gjithashtu ka mbajtur postin e Ministrit të Rendit Publik. Si udhëheqës i Partisë Popullore, në fund të dhjetorit 1921 ai formoi një qeveri ku Fan S. Noli ishte Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ahmed Zogu ishte Ministri i Punëve të Brendshme….

Kryeministri i 14-të Mehdi Frashëri u diplomua në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative.

Ndërsa Edi Rama është kryeministri i fundit me vetëm institutin e fiskulturës……

Kategori
Uncategorized

Katër përkime të përrallës arabe me atë ‘rilindase’.

Zef Zefi

1.  Shi para një viti, shefi i Qeverisë emëroi në krye të Punëve të Brendëshme ministrin actual, Fatmir Xhafa. I njohur për natyrën e tij flegmatike, ndryshe nga sanguinët e spektakleve rilindas, neoministri i sapo emëruar u përfshi në narrativën e 40 bandave.

Kjo ndoshta edhe i shtyrë nga kontestimet e forta opozitare e më gjërë. Ndonëse predikatin narrativa rilindase e vendos si gjithmonë në të ardhmen hipotetike, opinionit nuk i shpëtoi asocimi me përrallën, që bën pjesë në silogjën e përrallave persiane “Një mijë e një net, Ali Baba dhe 40 hajdutët”. Kjo për faktin se shumica e elementëve të përrallës, së redaktuar, (e rilindur në gjuhën e tanishme), përkon çuditshëm.

-Përkimi i parë është se njëmijë e një net, është koha e konsumuar nga ministri Tahiri në detyrën e ngritjes së bandave (shtator 2013- Mars 2017 duke hequr pushimet, të dielat dhe shoqërimet “turistike…” të tij me banditët). Ministri i njëmijë e një netëve, ose një mijë e një të zezave, u shkarkua siç dihet e është komunikuar zyrtarish, jo për arsye morale, politike, ligjore penale, po per arsye jashtë-qeveritare. Ndryshe këtë shkarkim nuk do e i-lustronin dhe avokatonin falenderimet kryeministrore, të paprecedentta që ndodh vetëm me politikanët e intimiduar, rrethuar ose të marrë peng nga mafia.

-Përkimi i dytë: numri 40 i bandave të Xhafës, me 40 hajdutët e përrallës. 40 bandat na paskeshin ekzistuar dhe kontrolluar territorin për katër vjet. Ndoshta kjo akuzë ishte drejpërdrejt për Qeverinë Rama 1, por këtu s’u ndal askush. Gjithsesi, neoministri bashkë me qeverinë e rinovuar Rama 2, i kishin identifikuar, rajonizuar dhe do t’i arrestonin brenda pak kohe, duke u sekuestruar atyre edhe megapasuritë.

-Përkimi i tretë:

Vëllai i Ali Babës së përrallës Kasemi, u kap dhe mbeti në vendin e krimit brenda shpellës, sepse ky harroi formulën magjike për arsye të mahnitjes nga pasuria. Vëllai i Ali Xhafës edhe ky (si gjithë rilindasit me shumë emra) “u gjet” në vendin e gabuar në kohën e gabuar, ndaj mbetet në burg për të njëjtat motive si vëllai i Aliut të përrallës.

-Përkimi katërt: Rilindja duke shkelur mbi Kushtetutën e vendit, emëroi Morganën e Përkohëshme të Prokurorisë. Ali Xhafa me “Forca e ligjit” do t’i zinte 40 banditët e do t’ja sillte asaj mbyllur brenda fuçive të vajit…, Morgana do t’i ekzekutonte ata duke u hedhur vaj të nxehtë në vesh. Populli u mahnit aq sa duhej, pastaj përralla në lesh, shendetja prej nesh…

2.   Më 13 Shtator, ministri Xhafa mbush një vit në detyrën e Ministrit të Brendshëm të Republikës. Dhe përpara se të dalë bilanci i tij i sukseseve përrallore, kundër 40 bandave, është e domosdoshme që përveç përkimeve, të verifikojmë në menyrë të paanshme edhe çfarë ka stonuar nga narrativa e Ali Ramës dhe Ali Xhafës, ndryshe nga përralla e “Ali Babës” përgjatë vitit. Prej më shumë se 10-11 muajsh nga fjalori i kryeministrit, qeverisë dhe Ministrit të Brendshëm, është zhdukur shifra 40 banda dhe grupe kriminale. Nuk pëmendet më. Ndoshta për arsye të ndonjë kodi, apo arsyeje sekrete, punë qeverie…, por këtu tradhëtojnë raportimet zyrtare në dinamikë të Policisë së Shtetit gjatë vitit, ku rezulton se janë kapur e proceduar 7 banda. Vetëm duke u besuar këtyre statistikave (40 – 7=33), për një vit janë goditur vetëm 17% e bandave të evidentuara e rajonizuara. Ndërsa me gjuhen teknike, do të thotë se Shqipëria vazhdon të mbetet nën kontrollin e 33 bandave, asociuar Qeverisë, ose anasjelltas. Dhe, asgjë nuk shton apo heq opozita e Shqipërisë në ligjërimin e saj, këtij pohimi zyrtar.

Kategori
Uncategorized

Homazh mbi Jeten e Vepren e R.S.Dr. Mun!

Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar

Pr/Astrit Memia.

Është viti i 6-të tashmë që Rev. Dr. Son Mjong Mun, Babai i Vërtetë, themeluesi i Federatës së Familjes për Paqe Botërore, Federatës së Paqes Universale, Federatës së Gruas për Paqe Botërore dhe qindra organizatave të tjera për paqen botërore, ka ndërruar jetë duke lënë pas një trashëgimi të pasur nga e cila ka përfituar i gjithë njerëzimi, dhe patjetër që brezat që do vijnë do përfitojnë akoma më tepër. Kombi ynë gjithashtu ka për çfarë të jetë mirënjohës në lidhje me atë çka ka marrë dhe përfituar nga mësimet dhe investimet e Atit Mun për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët.

Me këtë rast, më datë 3 shtator 2018, në ambientet e Hotel Tirana International, Salla Balsha, u organizua një aktivitet përkujtimor mbi jetën dhe veprën e Atit Mun me temë: “Hapat e një Personi, Prindi dhe Pronari të Vërtetë”. U vlerësua edhe një herë puna misionare dhe e pashoqe e ‘Qytetarit Global Paqedashës’, mishëruesit të mësimeve më të thella të të gjithë profetëve të të gjitha kohërave dhe përcjellësit të gjallë të të vërtetës dhe dashurisë hyjnore të Zotit.

Bashkëthemeluesja e Federatës së Familjes për Paqe Botërore, Federatës së Paqes Universale, Federatës së Gruas për Paqe Botërore dhe bashkëshortja e Atit Mun, Hak Xha Han Mun ose Nëna Mun, ka udhëzuar që përvjetori i ngjitjes së Atit Mun të festohet në çdo komb në formën e një festivali.

Ky aktivitet mbreslenes u organizue ne menyre shembullore ne Tirane.

Përkushtimisht Astrit Memia, Tirane- Shqiperi, më 03 Shtator 2018!

Kategori
Uncategorized

NY REGERING SOM STOPPAR HEDERSFÖRTRYCK OCH MORALPOLISER.

NY REGERING SOM STOPPAR HEDERSFÖRTRYCK OCH MORALPOLISER

Integrationen är Sveriges ödesfråga och den framväxande hederskulturen är det enskilt största hotet mot jämställdheten i Sverige idag.

Moderaterna tänker aldrig låta klanvälden eller självutnämnda moralpoliser diktera hur flickor och unga kvinnor ska göra sina livsval!

Moderaterna kräver:

❌Kriminalisera ”moralpoliser” som inskränker kvinnors liv.

❌Polisen ska kunna ge tillträdesförbud till allmänna platser åt “moralpoliser” så att de inte kan inskränka kvinnors och andras frihet.

❌Skärpt lagstiftningen mot månggifte och tvångsäktenskap.

❌Förbjud oskuldskontroller – både läkare som utför dem och släktingar som tvingar fram dem ska straffas.

❌Skärpa kraven på kunskaper i svenska och om vårt samhälle för nyanlända.

RÖSTA PÅ MODERATERNA FÖR ATT STOPPA HEDERSFÖRTRYCK OCH MORALPOLISER.

GILLA och DELA om du också vill stoppa moralpoliser i utanförskapsområden!

QEVERIA E RI QE NDALON HEDERS PRINT DHE POLITIKAT MORALE

Integrimi është fati i Suedisë dhe kultura pagane në zhvillim është kërcënimi më i madh për barazinë gjinore në Suedi sot.

Konservatorët nuk mendoj se e le zotërimet klanore apo vetë-emëruar i policisë morali diktojë se si vajzat dhe gratë e reja për të bërë zgjedhjet e tyre të jetës!

Moderuarit kërkon:

▐ Kriminalizohen “politikat morale” që kufizojnë jetën e grave.

❌Polisen të jetë në gjendje për të siguruar ndalime qasje në vende publike për të “policisë moralit”, në mënyrë që ata nuk mund të kufizojnë gratë dhe lirinë e të tjerëve.

❌ Legjislacioni i mprehtë kundër martesave të shumta dhe të detyruara.

❌Förbjud kontrolle virgjërinë – dy mjekë të cilët kryejnë ata dhe të afërmit të cilët janë të detyruar ata të dënohen.

❌ Shndërroni kërkesat për njohuri në suedisht dhe për shoqërinë tonë për të sapoardhurit.

VOTO MBI MODERATET PËR TË NDALUAR HEDERS PRINT DHE POLITIKAT MORALE.

GILLA dhe DELA nëse doni të ndaloni edhe policinë morale në fushën e përjashtimit!

Kategori
Uncategorized

Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Nga Lulzim Basha

Vetting per politikanët. Basha shpall 4 objektivat e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi.

1 – Dekriminalizimi i plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.

2 – Çlirimi I drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin

3 – Zgjedhje të lira të ndershme, demokratike ku qytetarët të jenë ata që vendosin

4 – Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Risia kryesore e platformës që po diksutohet në grupin parlamentar të opozitës është vettingu për politikanët, njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur. “- tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

“Rama është me krimin, ne jemi me njerëzit!”- u shpreh Basha, i cili vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për t’u kthyer qytetarëve mundësinë të vendosin vetë për fatin e tyre, për zgjedhjet e lira e të ndershme, për një ekonomi të çliruar nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive, nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjve, që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë, duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në rradhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur.

Në këtë mënyrë u kthejmë qytetarëve, mundësinë për të vendosur për fatin e tyre, mundësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme duke u ofruar një platformë dhe një plan pune që çliron ekonominë nga oligarkët, nga monopolet, nga tenderat korruptivë, nga lejet abusive. Nga shtypja e të drejtit, e të voglit, të zakonshmit dhe favorizimi I të mëdhenjëve që nuk ngopen kurrë nga privilegjet, zhvatja dhe grabitja që bëjnë duke nisur nga paradhoma e Edi Ramës.

PD shpall nismën kushtetuese për vettingun në politikë

Kërkesa e PD për vetting në politikë po firmoset nga deputetët e opozitës.

PD: Vettingu ndaj politikanëve mundësi për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Basha: Vettingu jetik sepse kryeministri është kukull në duart e krimit

Nisma e PD për vettingun e politikanëve njësoj si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

Basha: Ndryshimet kushtetuese për vettingun në politikë largojnë politikanët e lidhur me krimin.

Partia Demorkatike do të depozitojë në Kuvend disa amendamente kushtetuese që mundësojnë zbatimin e procesit të vettingut edhe për politikanët dhe zyrtarët e lartë publikë.

Niveli i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri në rradhët e zyrtarëve të lartë publikë, është në nivele alarmante. Procesi i vettingut, përfshirë vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, zbatohet sot vetëm për gjyqtarët, prokurorët dhe punonjësit e policisë.

Partia Demokratike beson se zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën

• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin

• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale

• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Për Partinë Demokratike, kapja e qeverisjes nga krimi, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike, për sigurinë kombëtare dhe është rrënim për jetën e përditshme të qytetarëve.

Ligji i propozuar nga Partia Demokratike për realizimin e vettingut edhe ndaj deputetëve, Kryeministrit, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të institucioneve kushtetuese, është një mundësi reale për fillimin e çlirimit të qeverisjes nga krimi. Ai zgjidh fenomenin e hasur pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, atë të zëvendësimit në institucionet shtetërore të vetë eksponentëve të botës së krimit, me individë të lidhur drejtëpërdrejtë, në shërbim apo të caktuar prej tyre.i

Opozita kërkon miratimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë, me qëllim zbatimin e menjëhershëm, duke i hapur rrugë kështu procesit të vettingut për të gjithë politikanët në detyra shtetërore dhe zyrtarët e tjerë të lartë publikë.

Partia Demokratike kërkon që ligji të përkrahet nga të gjitha forcat politike në Kuvend, si një tregues i vullnetit të tyre të sinqertë për dekriminalizimin e plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funkisonari kushtetues, dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin.

Shqiptarët meritojnë një përfaqësim dinjitoz, jo nga politikanē të lidhur me krimin e organizuar, por nga politikanē që punojnë në interes të tyre dhe luftojnë krimin e organizuar.

Kategori
Uncategorized

.

Kategori
Uncategorized

1990/Biseda e Ramiz Alisë me Nënë Terezën. Alia: Nuk ju jap dot shtëpi, nuk ma lejon kushtetuta

Nga Kastriot Dervishi

Ramiz Alisë-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor u takua me Nënë Terezën pak ditë para se të shpallje zyrtarisht plurazmi politik. Në procesverbalin përkatës të datës 4.12.1990 shënohet takimi me “bamirësen e njohur me origjinë shqiptare”. Në rendin e ditës së takimit ishte sjellja e 4 motrave për të hapur misionin bamirës. Misioni bamirës i Nënë Terezë kishte këtë kohë në 94 shtete të botës: 2 mijë motra, 440 shtëpi, por asnjë në atdheun e saj të helmuar nga komunizmi. Ramiz Alia nuk i jepte një shtëpi për misionin e saj. Gjoja e pengonte kushtetuta. Në shtetin më antikushteures të Europës, Ramiz Alia fliste për kushtetutë e ligje. Interesant është se Nën Tereza mbante mend në gjuhën shqipe shprehjen “lutu për mua”.

Ekstrakt nga biseda e Ramiz Alisë me Nën Terezën

Ramiz Alia: Ju kam ndjekur vazhdimisht sepse jeni jo vetëm Nën Tereza e Kalkutës, por edhe Nënë Tereza e Shqipërisë.

Nënë Tereza: Unë jam shqiptare dhe në të njëjtën kohë, lidh Shqipërinë me Indinë. Kam 62 vjet që jetoj në Indi dhe kam shtetësinë indiane. Kam shkuar atje që në moshën 18 vjeç.

Ramiz Alia: Po Shqipërinë nuk e keni harruar.

Nënë Tereza: Shqipërinë nuk e kam harruar, por atje nuk kam me kë të flas shqip.

Ramiz Alia: Fjalë shqip dini?

Nënë Tereza: Di, për shembull “lutu për mua”, etj. Ju kam shkruar juve disa fjalë në gjuhën shqipe për herë të parë pas kaq vitesh.

Ramiz Alia: I kam marrë letrat. Ju falënderoj shumë. Ishin letra plot dashuri e ngrohtësi për popullin shqiptar edhe për mua.

Më tej debati zhvillohet rreth kërkesës së Nën Terezës për të çelur misionin e saj bamirës. Ajo i kujton Ramiz Alisë se në Moskë kishin organizuar një mision ku i shërbenin 600 të moshuarve apo gjymtuarve. Alia ia kthen përgjigjen se në Shqipëri shteti i bënte të gjitha se kishin kushte, doktorë, infermierë, shëndetësi falas, etj. Vijimi i bisedës:

Nënë Tereza: Thjesht për t’u kujdesur e për t’i shërbyer këtyre njerëzve (të sëmurët e fatkeqët-shënim). As para, asgjë tjetër nuk kërkojmë. Jam shumë e lirë.

Ramiz Alia: Edhe ne nuk kemi (të sëmurë e fatkeqë-shënim), jemi të lirë. Prandaj i thashë nënës, më do për president të mirë apo për president të keq?

Nënë Tereza: Unë lutem për ju!

Ramiz Alia: Që të jem president i mirë unë nuk kam rrugë tjetër.

Nënë Tereza: Po të më jepni mua një shtëpi, ju do të jeni një president i mirë, jo i keq. Populli i Shqipërisë, shqiptarët, më duan shumë.

Ramiz Alia: E di, por bie në kundërshtim me ligjet.

Nënë Tereza: Për punë të tillë bamirësie, dashuria nuk ka ligje.

Ramiz Alia: t’jua them unë ligjin. Sot që u mor vesh që ka ardhur Nënë Tereza në Shqipëri, islamikët e Arabisë Saudite kërkuan të vijnë në Shqipëri të ndihmojnë për hapjen e xhamisë. Si të bëj unë?

Nënë Tereza: T’ju them unë, do t’i jap Nën Terezës një xhami për një kishë.

Ramiz Alia: Jo, nuk i them do ashtu se nuk më lejon kushtetuta, nuk më lejojnë ligjet. Unë do t’u them atyre kur të ndryshojë ligji. Pse ju thashë juve për më 4 mars, sepse parashikoj që në shkurt do të kemi zgjedhjet dhe do të ndryshojmë kushtetutën. Kështu që edhe ligjërisht unë jam ballëhapur përpara të gjithëve dhe të parën gjë që do e bëj, do të jetë për Nënë Terezën. Domethënë i pari favor do të jetë për Nënë Terezën.

Nënë Tereza: Është kohë e gjatë shumë deri në mars.

Ramiz Alia: Janë vetëm 3 muaj. Do ta rregullojmë, ne kemi një institucion për fëmijë e të rritur, të hendikapuar. Ne kemi mjekë e infermierë, po motrat tuaja mund të japin një ndihmë atje. Kjo do të jetë gjë e mirë.

Kategori
Uncategorized

Si i përçau dhe i izolojë partitë politike kombëtare Edi Rama.

Urim GJATA

Edi Rama me forcën që i jep posti i kryeministrit të Shqipërisë mëmë jo vetëm tentojë të zhdukë Çështjen Çame dhe izolimin e PDIU, por ai tentojë dhe arriti të përçajë partitë kombëtare shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë. Rama 2, deklarojë në media para disa kohësh se më 2015 i acarojë qëllimisht dhe artificialisht marrëdhëniet me Greqinë. Në zgjedhjet e 2017, Edi Rama punojë fort që kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi të mos zgjidhej deputet, dhe të gjithë jemi dëshmitar se si ju vodhën votat e PDIU në qarkun e Tiranës. Më tej deputetët e mbetur të PDIU me anë të presioneve dhe favoreve të tenderave të rreshtohen përkrah PS duke e lënë këtë parti pa asnjë zë kombëtar brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri Rama bëri aktin më të ulët duke shkatërruar partitë shqiptare në Maqedoni BESA dhe ASH e Selës. Kontributi i Edi Ramës për të përçarë këto dy parti është primar. Të gjithë jemi dëshmitarë kur Edi Rama thirri partitë politike shqiptare të Maqedonisë për një Platformë të përbashkët kombëtare, dhe i vetmi që nuk ju përgjigj kësaj ftese dhe ia përplasi në fytyrë karrigen në Pogradec për këtë tavolinë, ishte kryetari i PDSH Menduh Thaçi i cili i njeh shumë mirë lojërat e pabesa të Ramës. Pas disa takime të Ramës në tavolinën e rrumbullakët me kryetarin e BDI Ali Ahmeti, Zijadin Selën e ASH, dhe Bilal Kasamin e BESËS, mediat ballkanase shkruajtën gjoja për një Platformë Kombëtare të partive shqiptare në Maqedoni. Por askush nuk foli apo i ofrojë njerëzisë qoftë edhe një faqeje të kësaj Platforme. Si pasojë e propagandës së Platformës Kombëtare erdhi nxitja për rrahjen dhe tentimin për të vrarë Ziadin Selën. Nuk kaloj asnjë vit dhe partia e dytë më e madhe shqiptare e cila po njihte rritje tek votuesit shqiptar në Maqedoni BESA të përçahet në dy grupe dhe po shkon drejtë shpërbërjes.

Edi Rama e zgjati dorën e tij përçarëse edhe tek partitë kombëtare në Kosovë. Pas disa vitesh do mësojmë se Rama ka gisht në ndarjen e VV të Albin Kurtit me anë të grupit të Shpend Ahmetit me të cilin Rama ka lidhje të vjetra dhe i përkasin të njëjti grupacioni politik globalistë. Radhën për përlyerjen dhe shkatërrimit e ka partia e Ramushit dhe e Limaj, kjo është vetëm çështje kohe, ndërsa historia do flasë për figurën shkatërrimtare të Edi Ramës i cili e ka mësuar në klubet e Parisit ku UBD serbe ka patur bazën kryesore në Evropë për goditjen e elementëve kombëtarë shqiptarë. Shqipëtarët e Ish-Jugosllavisë e dinë shumë mirë rolin e rëndësishëm të degës së UDB që ka vepruar në Parisë.

Kategori
Uncategorized

Rösta på Moderaterna. Votoni për Moderaterna.

SVERIGE BEHÖVER EN NY REGERING

Regeringens och Löfvens förtroende är förbrukat. Nu är det dags att ta tag i Sverige – och den uppgiften är vi redo att ta oss an!

⛔️ Sverigedemokraterna har sagt att de kan stödja en socialdemokratisk statsminister och en socialdemokratisk budget.

Ⓜ️ Moderaterna kommer att rösta emot Stefan Löfven som statsminister i den obligatoriska omröstningen, om han inte avgår självmant.

Ⓜ️ Moderaterna kommer inte att medverka till att en ny socialdemokratisk regering tillträder.

En röst på Moderaterna är en röst för regeringsskifte.

Vill du också byta statsminister?

Chansa inte.

Rösta på Moderaterna.

Rösta på Moderaterna.

SUEDIA ka nevojë për një qeveri të re

Besimi i qeverisë dhe i Lidhjes është i rraskapitur. Tani është koha Suedi – dhe ne jemi gati për t’u kujdesur për të!

⛔️ Demokratët suedezë kanë thënë se mund të mbështesin një Kryeministër Social Demokrati dhe një Buxhet Social-Demokratik.

Ⓜ️ Moderatorët do të votojnë kundër Stefan Löfven si kryeministër në votimin e detyrueshëm, përveç nëse ai largohet.

Ⓜ️ Moderatorët nuk do të kontribuojnë në miratimin e një qeverie të re socialdemokratike.

Një zë mbi Moderatorët është një zë për ndryshimin e qeverisë.

A doni edhe ta ndryshoni kryeministrin?

Mos shko.

Votoni për Moderatorët.

Kategori
Uncategorized

E majta ra nga maja e pompozitetit, në flluskë.

E majta ra nga maja e pompozitetit, në flluskë.

Të gjithë elementët që nga arroganca, oligarkia, dinastia, shkelja e individit, elita liberale… deri te flluska- kjo është rruga e rënies.

Nga Frrok Çupi/

…Për këtë arsye po bëhet gjithë kjo zhurmë në botë. E majta nuk dorëzohet kollaj, edhe e mbytur- diku kapet… te rrënjët e pemës. Po kur vjen koha- vjen, rezistenca në shekullin e ri të demokracisë institucionale është një marrëzi. Hillary Clinton ku kulmoi drama e të Majtës, me aktin e fundit thuajse krijoi një film pak minutash ku u simbolizua rënia. Siç tregoi media amerikane: Pas humbjes, hyri në sallën ku e prisnin anëtarët e stafit më të ngushtë.

Shpërthyen të gjithë në lot, anëtarët e stafit, John Podesta, Bill Clinton dhe vetë Hillary. Ish- sekretarja e Shtetit mblodhi pak veten, porositi stafin që ta mbajnë të gjallë idenë e tyre (të majtë), “shkoni në shtëpi”-iu tha, dhe “nxirrini qentë shëtitje… kush të ketë”.

Kjo është e tëra.

E majta ra nga maja e pompozitetit, në flluskë. Të gjithë elementët që nga arroganca, oligarkia, dinastia, shkelja e individit, elita liberale… deri te flluska- kjo është rruga e rënies.

Tani po bie e Majta në Europë, njësoj.

Në Austri: Zgjedhjet presidenciale që zhvillohen më 4 dhjetor, pritet të sjellin në pushtet Norbert Hofer. Norbert Hofer, kandidati i Partisë së Lirisë (FPO) që ka në qendër program anti- emigracion, sipas sondazheve, do të fitojë zgjedhjet. Fushata ndodhet nën efektin e fitores së Trump dhe të rënies së të Majtës.

Në Francë: Kriza e emigrantëve dhe rënia e fortë e popullaritetit të presidentit socialist François Hollande kanë ngritur rolin e liderit të Frontit Nacional, Marine Le Pen.  Pas zgjedhjes së Donald Trump edhe vetë kryeministri Jean-Pierre Raffarin, pranon: “Po, Zonja Le Pen mund të fitojë në Francë”. Në prill zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Në Gjermani pritet që një Parti e re e krijuar para katër vjetësh, por me program të djathtë (AfD), “Alternativa për Gjermaninë”, të fitojë shumicë parlamentare. Në Itali, kryeministri majtist, Renzi, ka thërritur një referendum Konstitucional me idenë për të grumbulluar më shumë pushtet për vete. Efekti i rënies së të majtës dhe zgjedhjes së Trump, mund t’i kushtojnë shtrenjtë.

Njeriu më naiv mes majtistëve u tregua Jens Stolenberg, një ish- anëtar i Partisë së Punës, sekretar i NATO-s që bëri të njëjtën trajektore si Hillary: U ngrefos, sulmoi egër kandidatin Trump, dhe tani qahet se “Trump mund të mos na shikojë me sy”. Edhe ky në flluskë.

Cilat kolona i ranë të Majtës?

1.

Paketimi i pasurisë publike në një zarf ku shkruhet: “Elita liberale”.

Fjala korrupsion u bë sa një thërrime para grumbullimit pa fund të parave në duar të “elitës” ose oligarkisë në pushtet. Etiketimi “elitë liberale” u krijua si një mashtrim i butë për masat, por në fakt copëtoi edhe vetë të majtën. Me masat njerëzore që këta e quajnë “popull” ose “populizëm”, krijuan hendek të thellë, ose “moçal” për të cilën Donald Trump lëshoi parullën “ta thajmë kënetën”! U kapen te “elita” dhe harruan klasën punëtore. Ndërsa brenda të të Majtës kanë krijuar splitin mes korporatave dhe majtistëve real. Në Partinë e Clinton tani po ndahen realët nga korporatat, dhe po krijojnë parti të Tretë. Në vendin tonë, e Majta ka miliarderët në kupolë dhe majtistë të varfër, të egërsuar kundër të pasuruarve. Presin që të fitojnë përsëri duke blerë votues.

Hera e parë në histori që paratë nuk e blenë dot pushtetin, u aplikua në Amerikë. Clinton mblodhi para pa fund; por pa fund. Megjithatë nuk e mori dot pushtetin. Edhe pse ky ishte një revolucion.

2.

Mashtrimi me nacionalizmin, me racat dhe me fenë. E majta, tradicionalisht ateiste, iu drejtua fesë për të mashtruar masa. Parullat e të majtës amerikane gjatë presidencialeve u ndalën fort në sulmin “fetar” kundër konservatorit Donald Trump. “Është kundër Myslimanëve!”, “Mjerë gratë shtatzëna se do t’u hapë barkun e t’i abortojë!” (dmth., kundër Vatikanit), “Trump me të bardhët!”, “Të shpëtojmë racën me ngjyrë nga rreziku Trump”, etj. Këto ishin parullat. Demagogjia e të Majtës nuk ka skrupuj; ndoshta kjo është arsyeja pse i lodhi njerëzit me inondata demagogjike.

Nacionalizmin e kthyen në ideologji. Ideologjia mbush barkun e uritur; kështu e përdorën edhe nacionalizmin, për të mbuluar vjedhjen e pasurisë dhe qeverisjen e keqe. Deri edhe në qeverisjen e majtë të vendit tonë e shikoni sa i shëmtuar shfaqet nacionalizmi. Qeveria hyn në konflikt me Greqinë “në emër të çamëve”, dhe vëllazërohet me Serbinë “në emër të kosovarëve”. Deklaron “problem zero” me fqinjët, dhe krijon “zero” në problemet e vendit.

Shumë të vjetruar, me nacionalizmin e para tre dekadave. Këtu ranë. Se ndërsa të majtët thërrasin “nacion”, të djathtët me Nacionalizmin fituan Brexit , Amerikanët me Nacionalizmin fituan  “America great again”. Nacionalistët po fitojnë në Francë, në Austri, në Gjermani, etj. Por ky është Nacionalizmi i ri, nacionalizmi i epokës së Internetit. E Majta është larg tij.

3.

Majtistët jetojnë jashtë realitetit, o me realitetin e kaluar, o me realitetin virtual të krijuar prej tyre. Në shtetet e Bashkuara akoma po mashtrojnë njerëz se “kemi fituar, por po numërojmë”. Kanë nxjerrë në sheshe “protestues”, i paguajnë diçka dhe iu fryjnë sedrën revolucionare. Po përdorin artistët si mjete idioteske. Më i fundit që nuk po pranon se u mashtrua, ka mbetur De Niro: As në Kanada, as në Itali, as te Hillary… Të majtët aktualë po dështojnë duke u përpjekur që ta kthejnë shoqërinë nga homogjene në heterogjene. Dështimi i historisë. Nuk e keni parë “Rilindjen” këtu? Me paratë tona hap ekspozita në studiot më të shtrenjta. Lajnë  në flori zyrat e qeverisë. Opozitën dhe opozitarizmin i bëjnë nul; ka veç një forcë- sipas tyre. Mediat i kanë futur në bark dhe i ushqejnë aty përbrenda.

4.

Goditja mbi Perëndimin.  Majtistët përdorën disa ideologji për të “thërrmuar” planetin “The West”. Me multikuturalizmin u fshehën nga mbështetësit e tyre dhe i tradhtuan “për arsye globaliste”. Idetë e tolerancës pa kuptim shkatërruan qytetërimin perëndimor; ndërtuan shkolla me “pushtet minorancash” kundër shumicës, shartuan sjelljet dhe traditat e disa civilizimeve në mikstura monstra, hapën kufijtë që të hyjnë e të dalin pa kontroll…

Perëndimi nuk mund të falë më.

Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës: Afro 45 gazetarë të kërcënuar po përgatiten të lënë Shqipërinë

12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen”

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë bëri sot të ditur se mbi 45 gazetarë nga media të ndryshme kanë kërkuar azil ose nënshtetësi të shteteve të tjera në përpjekje për tu larguar nga vendi prej kërcënimeve që marrin gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtuesi I Unioni të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017-18 janë shtuar më tej gazetarët e kërcënuar në detyrë, që kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, dhe shumë të tjerë kërkuar shtetësi në vende të tjera.

“12 gazetarë kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rreziqeve të punës, ndërsa 34 të tjerë kanë kërkuar shtetësi në vende të tjera. Pothuajse të gjithë këta kanë plotësuar dosjet me prova dhe dokumenta për kërcënime në detyrë dhe po përgatiten të largohen” – tha zoti Çipa.

Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj gazetares së njohur të kronikës së krimit, Klodiana Lala, një tjetër reporter vendor u kërcënua në Lac, ngjarje për të cilat shprehu shqetësimin e tij edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Ruajtjen e të Dhënave Personale Besnik Dervishi.

“Solidarizohem me të dy gazetarët e kërcënuar së fundi dhe me të gjithë gazetarët që dhunohen apo kërcënohen për shkak të detyrës dhe misionit të tyre. Sidomos zonjën Lala kam patur rastin ta njoh dhe vlerësoj kurajon e saj në punën e vështirë të gazetares. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto ngjarje të shmangen e të mos ndodhin” – tha zoti Dervishi.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë protestoi disa herë për breshërinë e plumbave të hedhura mbi banesën e familjes së gazetares Klodiana Lala.

Zoti Çipa thotë se edhe kjo ngjarje e rëndë për jetën e gazetares dhe familjes së saj rrezikon të mbetet pa zbardhur ashtu si shumë kërcënime të kolegëve të tjerë.

Persona të panjohur sulmuan me armë zjarri në breshëri banesën e prindërve të gazetares së televizionit “News 24”, Klodiana Lala më 30 gusht në periferi të kryeqytetit. Gazetarja Lala tha se dyshonte se sulmi lidhej me punën si gazetare.

Klodiana Lala është një ndër gazetaret më të njohura me përvojë shumëvjecare në mbulimin e kronikës së krimit.

Për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve, ku gjendeshin vëllai dhe fëmijët e saj, reaguan me forcë autoritetet politike e shtetërore të vendit si dhe shoqatat e gazetarëve. Pas kësaj shumë gazetarë shkruan në rrjetet sociale se edhe atyre u kanë ndodhur shumë kërcënime për shkak të detyrës, ndaj edhe jo pak prej tyre po largohen nga vendi. VOA

Kategori
Uncategorized

“Rroftë Leshi,Niko-Filo Peleshi”

“Rroftë Niko Peleshi”

Nga Ilir Myftiu/

Mos u çudisni miq, kjo është ajo çka solli vota e deleve të zeza, vota që solli banditët, trafikantët, vrasësit, dhe hajdutët në pushtet.

Ju deshët të shpëtonit (simbas jush) nga një vesë shi, dhe përfunduat në rrebesh.

Ku jeni…..ngriheni zërin, protesto, dhe realizo mosbindjen civile….përndryshe kë vampirë do ju grabisin edhe pllakat e varreve.

Miliona euro të vjedhura për restaurimin e pazarit të korçës

Miliona të tjera për ri restaurimin mbas disa muajve të pazarit të Korçës.

Miliona euro në xhepat e hajdutëve të rilindjes në pushtet.

Kjo është fasada e qeverisjes “rilindase” në Korçë, ky është mashtrimi me lekët e shtetit, kjo është e vërteta jo pallavrat, apo paçavure emisjonet për rilindjen e pazarit të Korçës.

Hajdutët me çizma Niko Peleshi dhe Sotiraq Filo si fytyrë e vërtetë e vjedhjes dhe mashtrimit “rilindas” në korçë.

Kategori
Uncategorized

Një tendë e sajuar me plastmas e llamarinë pas shkollës ‘Servete Maçi’ në Tiranë është ngushëllimi i vetëm për dy motra beqare Miranda dhe Flora Ademi. Për të larë sytë në mëngjes shërben kjo govatë me ujë ndërsa për nevojat personale u falen komshinjve ose lokalit që kanë pranë.

“Jam këtu që më 31 korrik, dhe asnjeri s’ka ardhur një herë të pyesë. Nga shteti, nga kjo qeveri, që të thotë cfarë krimi keni bërë që jetoni këtu. Falje nëse flas kështu, falje publikut të gjithëve, se më dhemb shpirti. më dhemb shpirti. Kaq di të them.”

Sa vite kishit që jetonit në atë shtëpi?

“40 vite, që në ’78. Kam ardh fëmi 10 vjeç, sot jam 50 vjeç. Para një viti e gjysëm kemi humbur edhe nënën. Jemi të dyja beqare. Kemi punuar gjithë jetën me drejtësi, nuk i kemi marrë borxh kurrë njeriu. Edhe me shtetin kemi qenë gjithë jetën në rregull. Kjo është një padrejtësi. Të vuash në mes të Tiranës, dhe askush mos të interesohet..”

Mes lotësh dy motrat Ademi tregojnë sesi pronarit të vërtetë të shtëpisë i kishin paguar në vitin 2000 një shumë prej 6.2 milion lekë të vjetra si kapar, gjithcka e firmosur para noterit, dhe ishte rënë dakord me të që objekti të blihej me këste në vlerën 25 milion të vjetra. Por pas kësaj pronari s’ishte bërë më i gjallë deri në korrik të këtij viti kur në derën e tyre është paraqitur komshiu i cili u ka kërkuar të boshatisin banesën me pretendimin se e kish blerë si pronë.

“Në 95, i del pronarja dhe e shet shtëpinë tonë me njerëz brenda, ndërkohë që ka marr kapar edhe nga ana jonë. 6 mln e gjysmë një herë, 6.2 një herë dhe 500 euro më pas. Se aq i kishim mundësitë dhe për më mbrapa do mblidheshim do bënim çmos do i gjenim. E kam marr me autorizim shtetëror, me autorizim banesash e kam paguar qeranë muaj për muaj. Ajo ma kaloi në shitje. Bëmë kontrata kapari, dhamë 7 mln lekë dhe më pas ajo u zhduk fare. ”

Kaq ka mjaftuar që mes dy familjeve që kishin jetuar në miqësi pranë njëra tjetrës të nis konflikti, pasi Familja Ademi i ka kërkuar pronarit të ri aktin e noterizuar të pronësisë ose tapinë e shtëpisë dokument që në asnjë rast thotë se nuk i është vënë në dispozicion, madje as ditën kur dhjetra policë të rendit dhe bashkiak bashkë me IKMT rrethuan shtëpinë duke u kërkuar 10 anëtarëve të kësaj familje të largonin plackat në një kohë që brenda banesës ndodhej nipi i sëmurë paraplegjik.

“Kemi patur edhe gjëra me vlerë brenda. Kanë bërë sikur kanë nxjerrë raftet dhe pastaj gjërat e nënës tonë.. më ranë të fikët erdhi ambulanca i thash vëllai Beni motra jote po vdes.”

Dy gratë thonë se kërkojnë vetëm drejtësi dhe se nuk duan të marrin pronën e askujt porse pretendojnë se prona po u vidhet pa asnjë dokument. Këtë shqetësim thonë se ia kanë përcjellë të gjitha strukturave të shtetit madje edhe drejtpërdrejt kryeministrit përmes portalit qeveritar, por pa përgjigje.

“Nuk dimë c’të bëjmë. Motra është ankuar. I kemi drejtuar në portale asnjë përgjigje nuk kemi marrë. Kërkoj drejtësi edhe nga shteti.. Na hapin komshinjtë derën për në tualet. Turp kush e dëgjon!” /BW/

Kategori
Uncategorized

Prof. Erion Kristo Thirrje deputetëve: individe të paskrupullt shesin ushqime të skaduara, madje për femijët e çerdheve

Thirrje per deputetet e Kuvendit!

Emisioni Stop ne sezonin e ri e nisi me denoncimin e nje situate ku individe te paskrupullt shesin ushqime te skaduara, madje per femijet e cerdheve.

Ju si deputete duhet te ushtroni atributet qe u jep ligji, qofte ne kontrollin e veprimtarise se institucioneve, qofte ne pergatitjen e nismave ligjore. Para pak ditesh AKU bllokoi nje sasi prej 33 tone ushqimesh te skaduara dhe ceshtja u mbyll me nje gjobe. Kjo eshte teresisht e papranueshme. Duhet te rishikohet urgjentisht legjislacioni. Kjo nuk eshte shkelje administrative, por genocid, terrorizem, vrasje e shumefishte. Ky krim i rende konsumohet rendom ne vendin tone ku fallsifikohet cdo gje. Ate pune qe ben nje institucion mediatik mund ta beje shume mire nje institucion i specializuar. Emisioni i djeshem tregon deshtimin total te shtetit.

Personalisht kam shume vite qe reagoj, protestoj, shkruaj e flas per nje ceshtje te tille, prandaj askush nuk mund te me akuzoje si i ketij apo atij. Jam thjesht i shqetesuar per femijet e mi dhe veten time. Kete ndjenje duhet ta kene te gjithe njerezit.

Ne e dime qe ka deputete te padenje per kete emer, por nese te gjithe jeni te tille, me mire te mos ju kemi fare.

Edhe ju njerez duhet te ndani prerazi dashurine per femijet tuaj nga dashuria per partine. Nga reagimi juaj varet reagimi i shtetit

Mos qendroni indiferente. Ushtroni presion mbi gjithe perfaqesuesit tuaj qe i keni zgjedhur me vote. Duhen zgjidhje urgjente.

Shperndajeni!