Kategori
Uncategorized

A është Zëri i Amerikës edhe Zëri i Trump

Revista ‘New Republic’ shkruan se Zëri i Amerikës po bëhet Zëri i Trump. Kjo jo pa bazë, pasi drejtori ekzekutiv nuk do të zgjidhet më nga një bord i pavarur dhe biparizan, por direkt nga presidenti.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha që mundon opinionin publik në Shqipëri ditët e fundit lidhet me rolin dhe ndikimin e Zërit të Amerikës në vendin tonë. Transmetimi i disa kronikave investiguese nga ky kanal mediatik ka bërë që shumëkush të ngrejë vetullat: A është kjo politika e re amerikane kundër qeverisë shqiptare?

Shumëkush kujton kohën kur Zëri i Amerikës ishte i vetmi zë i rëndësishëm për shqiptarët.

Thuajse çdo vit është folur për mundësinë e shkurtimit të fondeve të Zërit të Amerikës, çka do sillte edhe mbylljen e shërbimit në shqip. Kjo nuk ka ndodhur deri më tani, madje VOA është rikthyer fuqishëm në jetën e shqiptarëve.

Për ata që nuk e dinë, VOA financohet nga qeveria amerikane dhe shërben për transmetime jashtë vendit. VOA është ngritur në vitin 1942 dhe qëllimi i saj është transmetimi i informacioneve të sakta, të balancuara dhe gjithëpërfshirëse. Deri vonë, VOA nuk transmetonte në SHBA, por vetëm jashtë vendit. Tashmë ky rregull është thyer dhe mediat e majta e kanë parë me shqetësim situatën.

Revista ‘New Republic’ shkruan se Zëri i Amerikës po bëhet Zëri i Trump. Kjo jo pa bazë, pasi drejtori ekzekutiv nuk do të zgjidhet më nga një bord i pavarur dhe biparizan, por direkt nga presidenti.

“Gjëja më e rëndësishme e Zërit të Amerikës është besueshmëria,” thotë eksperti i medias, Frank Sesno, duke dyshuar se ajo mund të minohet pas ndërhyrjeve nga republikanët.

Për shqiptarët, VOA është e besueshme, por nëse ajo është një armë në duart e Trump, kjo nuk dihet. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur deri më tani ‘kazan’ duke ia rrëzuar besueshmërinë, ndërsa ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA i ka të rregulluara direkt me Shtëpinë e Bardhë.

A është kështu? Mbetet për t’u parë, ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu na sjell punimin e radhës që ka në qendër pikërisht këtë diskutim.

Kategori
Uncategorized

“Më morën nga materniteti e më futën në qeli”

Historia rrënqethëse e Qerime Bomes, e burgosur nga regjimi komunist ditën që lindi vajzën. Me gjak e gjinjtë që i kullonin qumësht, e mbajtën në qeli për ta dënuar me 15 vjet heqje lirie, vetëm se ishte e bija e Ramo Bomes, aktivist i Ballit Kombëtar, i arratisur në SHBA me Mid’hat Frashërin

Të gjithë kemi historitë tona të vogla që nënat na i kanë treguar për ditën e lindjes, por Çiljeta Bome, mund ta quajë pa frikë ditën e saj të lindjes, si ditën më ogurzezë për nënën e saj, Qerime Bome. Ishte viti 1972 në Shqipërinë komuniste. Pikërisht atë ditë kur duhej të gëzohej, për sjelljen në jetë të vajzës së saj, Qerimja u mor përdhunshëm nga shtrati i spitalit nga sigurimi i shtetit dhe u dërgua në qeli, duke mos i dhënë mundësinë të ushqente me gji foshnjen e saj. Edhe pse lehonë, regjimi komunist nuk e kurseu, por e torturoi në  mënyrën më çnjerëzore dhe e dënoi pa bërë asnjë krim.

Çiljeta nuk e ndjeu dashurinë e nënës në vitet e para të jetës së saj, por e ka ndjerë dhimbjen e saj deri në palcë. Ajo do që ta ndajë këtë histori me të tjerët, si një kujtesë për vuajtjet e nënës së saj e nënave e vajzave të tjera, në atë regjim të egër.

Dëshminë e saj, duke iu referuar tregimeve të nënës, ajo e publikoi për kujto.al, arkivën online të krimeve të komunizmit, dhe vjen i plotë më poshtë:

“Historia e nënës time është nga më tragjiket e kohës së regjimit diktatorial. Të gjithë të persekutuarit meritojnë respekt për vuajtjet e tyre, por kjo e nënës time është më tepër se e dhimbshme.

Nëna ime, Qerime Bome rrjedh nga një familje e ndershme, atdhetare kolonjare! Babai i Qerimes (Ramadan Bome) ishte një tregtar kolonjar, atdhetar, nacionalist, por regjimi komunist pas 1944, i bën gjyqin në mungesë dhe e dënon me vdekje si armik, tradhëtar. Gjyshi shkon në Amerikë dhe aty ka qenë gjithmonë i aktivizuar tek Vatra, sepse ishte mik dhe shok besnik i Mid’hat Frashërit.

Këto m’i ka treguar gjyshja ime Selvi Bome, që më ka rritur. Aty fillon kalvari i vuajtjeve të familjes Bome. Gjyshja me shtatë vajzat që mbetën pas, u internuan dhe iu konfiskua e gjithë pasuria. Familja kryen dënimin në internim me tela në 1945-1950 dhe kur mbaron internimin, me ndihmën e disa kolonjarëve të njohur, familja vendoset në një lagje në Tiranë, me qera. Vajzat martohen dhe mami im, si më e vogla, qëndron me gjyshen. Mami im njihet me babin tim, i cili kishte ardhur nga Gostivari, ishte student muzike. Mami ka mbaruar degën për pikturë dhe arti i ka bashkuar të dy. Këtu fillon lufta akoma më e ashpër. Mami martohet me babain, Daut Mustafai, por pa celebrim, sepse babai ishte nënshtetas i huaj.

Pas martese i japin një hyrje në Lushnje, sepse u hap një artistike atje dhe mamin tim e vendosën të bëhej shefe e prodhimit, të mësonte punëtoret. Në 1972, erdhi koha që do lindja unë, mamaja ishte në muajin e nëntë të shtatzanisë dhe kishte ardhur tek gjyshja në Tiranë, që të lindte. Kur po priste që të vinte babai ta merrte e ta çonte në maternitet, mëson se atë e kishte arrestuar sigurimi disa ditë më parë në tren, duke ardhur për Tiranë. Kishin arrestuar Dautin si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, nipin Robert Burimi, tezen Afërdita Hajrullai (Bome), ca kushërinj e farefis që nuk dua t’i lëndoj duke i përmendur.

Në fund, kur Qerimeja (mamaja) paraqitet në maternitet të lindë, vjen sigurimi i shtetit dhe i thotë: Kemi një pyetje për ty, dhe e marrin mamin në hetuesi. Aty asaj i fillojnë krizat e lindjes, pak presion, frika, dhe pas shumë ore krize, vendosin ta çojnë në maternitet për të lindur. Por sigurimi e priste jashtë dyerve të spitalit. Pas një lindjeje të vështirë, mamin e marrin ashtu me gjak nëpër këmbë dhe me gjinj të fryrë nga qumështi dhe e fusin përsëri në qeli, në hetuesi. Siç më tregonte ajo, vetëm në një qeli 1 metër katrorë të errët, ku kishte vetëm një dritare të vogël shumë lart.

Aty në qeli, vinte doktori dhe i lidhte gjoksin mamit për t’i hequr qumështin nga gjiri. Mamaja më ka thënë që muret e qelisë ishin lyer me qumështin e saj… një tmerr i paimagjinuar për një grua lehonë. Aty vinte hetuesja Dolorez Velaj dhe hetuesi Helam Gjika dhe e akuzonin; Ti je armike, ke dashur të përmbysësh pushtetin popullor, kemi fakte për këto. Kjo Dolorezi ia ka tërhequr flokët nënës nëpër qeli, duke i thënë fjalë fyese. Helami, hetuesi e provokonte duke i thënë: kemi burrin tuaj këtu, nipin, motrën dhe ata pohojnë se ti je shkaktare e burgut të tyre. Çfarë nuk i kanë ngarkuar përsipër në hetuesi. Në ballafaqim me Dautin (babin), i cili qe mbuluar në gjak, ai i pëshpërit mamit në vesh: “Më fal Qerime në kam thënë diçka, shpirti ma di, siç më shikon, çfarë kam hequr”. I nxjerri, nipin, Robertin, asokohe fëmijë rreth 18 vjeç, që mezi rrinte në këmbë, pastaj i nxjerrin dhe motrën Afërditën.

Mami u shkatërrua psikologjikisht kur i pa njerëzit e vet e bërtiti; “Lironi Afërditën se është me diabet, ma kaloni mua dënimin e saj”. Aty Qerimeja mori veten dhe tha: “Ju jeni kriminela, nuk kam bërë politikë deri tani, po tani po më mbushet mendja që ju jeni kafshë, vrasës, kriminelë. Poshtë ju të gjithë dhe do e firmos aktakuzën, se ju urrej deri në vdekje.” I japin një laps e letër të firmosë dhe ajo thyen majën e lapsit me forcë (ata e kuptuan mesazhin e thyerjes se lapsit). E pyetën se si do e quante foshnjes e saj të sapolindur dhe ajo tha: Ju më mbyllët jetën në moshë të re, ndaj unë do e quaj fëminë tim Çil Jetë – Çiljeta.

Qerimeja u dënua me 15 vjet si kryetare e grupit armiqësor me gjyq ushtarak. Tezja, nipi, e babi kryen nga 5 vjet burg secili. Unë qëndrova në maternitet nja dy muaj dhe erdhi gjyshja, firmosi dhe më mori. Një doktor aty,  e lajmëroi gjyshen; hajdeni merrni foshnjen se është bërë një plan për ta zhdukur dhe s’keni për ta gjetur më. Qerimeja u dërgua në burgun e Qytetit Stalin si fillim, pastaj në Kosovë Elbasan në repartin 318.  Aty ishte dhe tezja, Afërdita. Babi im, Dauti ka qenë në burgun e Burrelit, nipi po ashtu.

Mami im doli në vitin 1983 me dekret të veçantë, se amnistia nuk e zuri, pasi unë dhe gjyshja nuk lamë letra pa bërë. Unë dhe gjyshja që më rriti, mbetëm dyerve të burgjeve, sa në Kosovë, Elbasan dhe në Burrel. Qerimeja ka pasur një sjellje të shkëlqyer në burg, shoqërohej me gratë ruse të dënuara, pasi ajo më ka thënë “kishe ç’mësoje prej tyre”. Mami ka qenë shumë shoqe (motër) me Nadjeshda Sidorovën në burg.

Mami im ka vdekur në 1992, nga një sëmundje e rëndë, ishin pasojat e burgut. Babi po ashtu, ka vdekur pak vite më vonë, në 1997. Të dy shumë të rinj. Unë u rrita si u rrita, ku me bukë e ku pa bukë, se gjyshja s’kishte pension.

Ishim të terrorizuar, gjithmonë kontrolloheshim nga ata të frontit dhe të degës. Mua gjithmonë më thërrisnin reaksionare, kjo fjalë më është ngulitur në kokë. Ne fëmijët e të persekutuarve kërkojme drejtësi morale, që shpirti i atyre që ikën nga kjo jetë me kaq dhimbje, të qetësohet, të prehet në paqe. E kemi për detyrë t’i tregojmë më të rinjve se çfarë i bëri terrori diktatorial, çfarë i bëri intelegjencës shqiptare diktatura terroriste bolshevike”.  /kujto.al

Kategori
Uncategorized

Koha që Partia Socialiste të kalojë në opozitë.

Red Varaku

”Një shoqëri bëhet totalitare atëherë kur struktura që e mban në këmbë pushtetin bëhet krejtësisht artificiale”,shkruan Orwell .”Kjo gjë ndodh në momentin kur klasa sunduese e ka humbur funksionin e saj, por vazhdon të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe mashtrimit”.

Qeveria shqiptare e ka të qartë që struktura që e mban në këmbë pushtetin e saj, tashmë është kalbur përfundimisht. Denoncimi i fundit që bëri departamenti i Shtetit nëpërmjet ‘Zërit të Amerikës’, e dëshmoi hapur kalbëzimin e strukturave të pushtetit. Së fundmi, konfirmimi në prokurorinë e krimeve të rënda i Donika Prelës tregon  degradimin e madh të gjendjes ku ndodhen institucionet. Mosfunksionimi dhe degjenerimi i institucioneve demokratike ka krijuar kushtet, siç shkruan Orwell, “për një regjim me një prirje të frikshme totalitare”.

Ideologjia e “rrugës së tretë”, me të cilën Rama erdhi në pushtet është tashmë e diskretituar plotësisht si një prej mashtrimeve më të mëdha. Për shkak të këtij diskretitimi, atë e kanë braktisur të gjithë aleatët, duke i lënë aleat të vetëm krimin dhe falangat e tij, i cili fatmirësisht nuk ka nevojë për ideologji. Ndyrësia e kësaj aleance po del në pah pikërisht tani që kriza është ulur këmbëkryq në të gjitha familjet shqiptare dhe po bie si kamzhik në formën e saj më të egër mbi qytetarët e pambrojtur.

Në qendër të çdo idelogjie me prirje totalitare qëndron persekutimi i grupeve, të cilat regjimi i paraqet si përgjegjësit kryesorë për rrënimin e vendit. Me retorikën e tij prej sundimtari tall dhe përqesh cilindo që guxon të kundërshtojë, ndërsa çdokush që kundërshton konsiderohet tradhtar ose i shitur nga makineria e propagandës, e cila duhet thënë që ka marrë përmasa të frikshme.

Situata është në kufijtë e groteskes. Dhuna përdoret si justifikim. Faktet as që merren në konsideratë. Gjuha politike reflekton vetëm frustracion. Kriza ekonomike ka sjellë pasiguri dhe paranojë kombëtare.

Oligarkët, ashtu si në të gjitha shtetet e falimentuara, jetojnë të izoluar, por duke shijuar luksin , në “blloqet” e reja aq të ngjashme me bllokun e famshëm gjatë kohës së regjimit. Shqipëria është kthyer sërish në një vend ku persekutohen të dobëtit pra fëmijët, gratë, të moshuarit dhe adhurohen të fortit.

Media flet çdo ditë për arritjet e mëdha të qeverisë si dhe përpjekjet që bëhen për t’i mohuar këto arritje nga “armiqtë dhe tradhtarët” e Saliut, duke i kthyer kështu thashethemet politike dhe planet konspirative në lajme qëndrore. Ajo vazhdon dhe flet për një Shqipëri tjetër, për rritje ekonomike dhe refuzon të adresojë problemet e vërteta të vendit. Roli i saj kryesor është ndërtimi i një iluzioni vezullues me qëllim mbulimin e realitetit të shëmtuar.

Ndërsa detyra parësore e qeverisë është vetëm mbledhja e taksave që perceptohen si gjoba, si dhe hartimi i një plani për të vjedhur çdo qindarkë të taksave të popullit më të varfër në Europë. Por, babëzia nuk ka të sosur. Me qindra janë projektet që synojnë zhvatjen e pasurisë së shqiptarëve. Kjo është Shqipëria që ndërtoi Rama. Shqipëria që duam. Një Shqipëri ku nëpërmjet mekanizmave ligjore kryhen vjedhjet më barbare. Një Shqipëri ku axhenda kriminale është shndërruar në strategji kombëtare.

Kalbëzimi i brendshëm gjithashtu, është po aq kapilar sa edhe ai i jashtëm. Ndodhemi përballë një  situate dramatike. Pothuajse kudo vërehet pesimizëm dhe humbje e besimit. Ndërkohë diskursi politik nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Izolimi i Shqipërisë nga aleatët e saj tradicionalë si dhe paaftësia për të artikuluar një vizion politik të qartë ka sjellë vetëm kaos .

Rama, i tmerruar nga një kolaps politik dhe ekonomik i mundshëm, për shkak të krizës së rëndë në të cilën ndodhet vendi, po ndërmerr masa të jashtëzakonshme për të kontrolluar protestat, që po shpërthejnë me shpejtësi.

Ai shfaqet i gatshëm për të bashkëqeverisur me qytetarët duke fshikulluar opozitën në çdo dalje të tij dhe propozon vetëreformim. Por, harron që reformimi i një force politike bëhet vetëm kur kalon në opozitë, sepse mundësia për të reformuar veten kur je në pushtet është rrugë e sigurt drejt falimentit dhe kapitullimit.

Nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur të gjitha pushtetet përqëndrohen në dorën e një njeriu të vetëm. Ndaj është e domosdoshme, që për të dobësuar pushtetin si dhe për të trembur zagarët e tij, të kalohet në një mosbindje civile të organizuar. Është e domosdoshme, që ashtu si me jelekëverdhët në Francë, të bëhet një rezistencë e organizuar popullore. Vetëm një rezistencë e atyre përmasave mund ta dobësojë makinerinë gjigande të dhunës dhe represionit. Koha nuk pret. Rama është i thellësisht i tronditur nga knock down-i studentor. Nuk duhet t’i jepet kohë makinerisë së dhunës,që ai artistikisht ka krijuar, të marrë veten. Sa më shumë të shtyhet agonia, aq më shumë pasoja do të ketë largimi i tij.

Kategori
Uncategorized

Drania e diktaturës po dënon gazetarët.

Publikimi përgjimeve të Dakos tek VOA/ Gazetarja: Po hetohem penalisht, nuk i trembem dënimit!

Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka qënë sot e ftuara e parë në emisionin “A Show” në News 24 për të folur mbi ngjarjen që trazoi ditët e fundit ujrat e politikës shqiptare. Lala foli për shkrimin që bëri bujë në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, lidhje të cilën ajo tha se e kishte vërtetuar përmes dokumenteve të prokurorisë. Ndërsa me dokumente faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.

Adi Krasta: Pse u shkaktua gjithë kjo zhurmë?

Klodiana Lala: E prisja këtë zhurmë, kjo ndodhi kur unë dhe BIRN u përpoqëm t’i shpjegonim opinionit publik se grupe të caktuara kriminale kishin manipuluar rezultatin e zgjedhjeve, se si i kanë shtrirë thellë tentakulat në shoqërinë shqiptare dhe se krimi ka lidhje me zyrtar jo vetëm të nivelit lokal por edhe qendror.

Adi Krasta: Në 2017 u fol se në dy rrethe, Durrës dhe Peshkopi pati shitblerje të votës, pati ndërhyrje nga figura kriminale dhe në atë kohë qeverisja u tall me reporterët me shqetësimet. Ishte e mjaftueshme kjo për t’i mbyllur hetimet?

Klodiana Lala: Janë dy hetime paralele në Prokurorinë e Kriemve të Rënda, njëra që ka të bëjë me një grup kriminal që vepron në zonën e Durrësit, i kapur gafil në shitblerjen e votës dhe nga ana tjetër një hetim penal për zgjedhejt vendore në 2017 në Dibër ku fitues doli kryebashkiuk socialist Muharrem Rama. Shitblerja e votës një fenomen shqetësues që nga viti 2005, kam konstatuar problematika. Për ta vërtetuar më duhet të kisha dokumente të Prokurorisë.

Adi Krasta: Klodi vazhdon prokuroria t’ju hetojë?

Klodiana Lala: Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më heton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zurtar jam e qartë në atë që kam shkruar Prokurioria ka punën e saoj por para se të hetojë gazetarët për burime,t që e them me bindje të plotë nuk i nxherr asnjëher,ë do të duhet të hetojnë ato dhjetra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.

Klodiana Lala: Përgjimet reale, nuk i trembem dënimit!

Si autore e artikullit të bujshëm në “Zërin e Amerikës”, gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “A Shoë” në Neës 24 tha se nuk i trembej as faktit se mund të dënohet për këtë çështje, duke besuar fort tek burimet dhe tek vërtetësia e publikimeve të saj.

Adi Krasta: Nëse prokurorët do të marrin ndonjë urdhër, ose thjesht ju ka ardhur inat që ua ke nxjerrë ato dokumentet sidomos në Zërin e Amerikës që i shqetëson shumë, nëse e vazhdojnë përballjen me ty, të të thërresin ose të të ballafaqojnë me një dënim në fund…

Klodiana Lala: Një dënim do ta pranoja me kënaqësi nëse me të vërtetë kolegët dhe opinioni do të vlerësonin se shkrimi im ia ka vlejtur dhe ka treguar me fakte dhe prova të pakundërshtueshme që krimi i organizuar dhe zyrtarë të lartë të një force të caktuar politike, nuk ka rëndësi cila është ka bashkëpunuar me krimin për të blerë vota. Ajo që deklaroj me siguri të plotë është se asnjëherë nuk i tregoj burimet e mia, pasi do të minohej integriteti im si gazetare. Prokurorët nëse merren me mua, unë kam dëshmuar dhe do vazhdoj të dëshmoj që jam një gazetare që punoj fort për të gjetur dokumente për t’i verifikuar ata dhe për t’i thënë opinionit të vërteta.

Adi Krasta: Janë shqetësuar burimet e tua?

Klodiana Lala: Në fakt burimet janë një punë titanike dhe e lodhshme për gazetarët, nuk më shqetëson shqetësimi i tyre por fakti nëse shkrimi im do të etiketohej për pasaktësi. Ajo që nuk pranoj është që në asnjë rrethanë dhe formë nuk do e ekspozoja burimin, qoftë edhe përmes ndonjë vendimi gjyqësor. Jam e vendosur që të gjej lajme që i shërbejnë opinionit publik.

Kategori
Uncategorized

Maskara e 4 Shkurtit, skenari sllavo-komunist që nisi me vrasjen e djalit të Isa Boletinit

Tanush Mulleti, nipi i Qazim Mulletit, gjatë një interviste për “Fokus TV” të Robert Papës, ka theksuar se regjimi komunist ka manipuluar historinë për ngjarjet e 4 Shkurtit. Sipas tij, komunistët kanë marrë listat e njerëzve që janë vrarë nga bombardimi anglez në 1944, dhe i kanë përfshirë në numrin e të vrarëve në masakrën e 4 Shkurtit. Tanush Mulleti ka mohuar implikimin e Qazim Mulletit në masakrën e 4 Shkurtit, ndërsa ka folur edhe rreth rolit të Xhafer Devës, ish-komandanti i Xhandarmërisë, si protagonist kryesor i kësaj ngjarjeje.
-Çfarë ka ndodhur më 4 shkurt 1944 në Tiranë, në atë që është quajtur masakra e komunistëve?
Historia duhet të shkruhet siç ka ndodhur, sepse historia jonë është deformuar, jo vetëm gjatë komunizmit por edhe më parë ka pasur shenja që nuk është shkruar e vërteta, por sidomos gjatë regjimit komunist kjo është deformuar krejt. Më 4 Shkurt është e vërtetë që janë vrarë njerëz në Tiranë. Nuk mohohet kjo. Por pse u vranë? Duhet gjetur shkaku, si dhe sa u vranë. Mua një gazetare më ka pyetur se përse je i interesuar për 4 Shkurtin? Jam i interesuar i thashë sepse kur isha fëmijë në fillore në Kavajë, dhe në këndim thuhej se 4 Shkurtin e ka bërë Xhafer Deva dhe Qazim Mulleti. Pas disa kohësh ia hoqën emrin Qazim Mulletit. Kur erdhi demokracia thashë ta shoh këtë punë. Çuditërisht dosja ishte e kompletuar, e vulosur. Unë kam marrë disa procesverbale dhe aty janë 16-17 persona të vrarë. Maksimumi edhe ata nuk njihen. Dy italianë nuk kanë pasur punë me komunizmin. Dy fshatarë që janë gjetur të vrarë te Kodra e Saukut. E vërteta është se strategjia e Partisë Komuniste jugosllave ka qenë shumë e qartë: Me fut vëllavrasjen mes kosovarëve dhe shqiptarëve. Të rinjtë e asaj kohe nuk e kanë kuptuar këtë gjë, sepse serbët kanë qenë shumë më përpara në këtë punë. Edhe filluan. Vrasjen e parë e bënë në Shkodër. Kanë vrarë kolonel Adem Boletinin.
-Djali i Isa Boletinit…
Po, tani të vrasësh djalin e Isa Boletinit, një patrioti që është e vërtetuar katërciptërisht se është vrarë e shkatërruar për Shqipërinë. Ka shkuar ka përshëndetur vetë ngritjen e flamurit, edhe pse me vonesë. Kush e vrau? E vrau grupi komunist i Shkodrës. Ata që shtinë, ishin njerëz pa shkollë, pa gjë fare. Ai që e drejtori ishte Vasil Shanto. Ai drejtoi operacionin. Sot, shoqatat malazeze kërkojnë që t’u kthehen emrat e vet.

Për shembull, nuk e ka Shanto, por Shantoviç. Vojo Kushi e ka Kushiç, Dranko Kadia, Kadiç, etj. Këta janë me origjinë sllave. Po t’i mbledhim të gjitha këto shohim që ata kanë origjinën prej andej. Këta kanë luajtur lojën politike të tyre, me dashje apo padashje dhe u vranë. Më vonë u vra një këtu, ministri i Kosovës. Këtu janë vrarë shumë, por të vritet djali i Isa Boletinit, gjë e rëndë! Çfarë bënë kosovarët? Erdhën në Shkodër të merrnin hak. Madje, atë natë që kanë ardhur këta është vrarë nipi i komandantit të Shkodrës, Shaban Zenelit. Ai ka hapur dritaren a derën dhe u ka thënë pse bëni zhurmë dhe e qëlluan. Dhe është raporti i shkruar. Por kanë ndërhyrë edhe disa burra, sidomos i ati i doktor Bekteshit. Jo mo vëlla tha nuk e kanë vrarë shkodranët, e kanë vrarë komunistët. Filluan këta të vrasin, dhe shkuan e vranë Iljaz Agushin. Agushi ishte ministri kosovar në qeverinë e regjencës. Një patriot që në 1912. Kush e ka vrarë? Ne duhet ta themi të vërtetën, mirë keq. Aty ka qenë me Prefektin e Prizrenit, Spahiu. Këta të rinjtë kosovarë hynin e dilnin. Të gjithë kosovarët komunistë nuk e kanë bërë jetën e partisë në Kosovë. Në atë kohë, ata e dinin se po të fitojë komunizmi, Kosova do të rrijë me Serbinë. Domethënë duam nuk duam, jetën partiake e kanë bërë në Shqipëri.
-Pra në pjesën tonë…
Ky që e vrau ishte Bujar Hoxha, djali i patriotit më të madh në Shqipëri, Hoxha Kadrisë. Ai djalë i ri mundi ta vriste, por ishte mik i shtëpisë, hynte e dilte. Këtë e di mirë edhe Kristo Frashëri. Kur një atentator e ka bërë, ka marrë gradat e veta dhe në biografi e ka shkruar që unë kam bërë këtë e atë. E kështu vijuan vrasjet. Të vrasësh djalin e Isa Boletinit. Çfarë bënë këta? Vajtën e vranë të nipin e Xhafer Devës. A deshën të vrisnin Xhafer Devën…Atëherë doli artikulli: Gjaku do gjak, terrori do terror. Kur Xhafer Deva ka ardhur këtu, ka qenë një person shumë i kulturuar.
-Kryetari i Lidhjes së dytë të Prizrenit…
Kur erdhi, erdhi si dorë e fortë të kapte ata kosovarë që bënin aktivitetin komunist këtu. Ai e dinte se këta qeveritarët shqiptarë edh mund të bënin ndonjë kompromis, apo ndonjë hile të tipit që ky është nipi im, është i racës time, etj. Ai kishte një batalion. Operacionet që i kishte direkt ministri, nuk pyeste për prefekt, shef policie, por shkonte vetë e zgjidhte. Në procesverbal është, listat e personave që janë terroristë.

-I vinë Xhafer Devës…
Kur kanë bërë një akt, kanë hedhur traktin. Që filani vrau filanin. Ç’është e vërteta, shumica e atyre është që nuk e kanë bërë jetën e partisë në qytetet e veta, por e kanë bërë në Tiranë.
-Janë disa, si Vangjel Capo, Todi Shkurti, Rexhep Çeliku, Sokrat Tako, Gjergj Legisi…
Te Legisi po e shpjegoj si ishte puna. Këta deri aty ishin të gjithë në aktivitet. Unë kam dokumentet, që p.sh. Isuf Alibali, thuhet është komunist, s’është terrorist, të lirohet. Kurse ai Legisi, nuk kanë pasur punë me Legisin sepse Legisi ka qenë thellë nga Mirdita dhe ka punuar këtu teknik a marangoz. Ky ka bashkëjetuar me një Bojka Bojka. Kjo Bojka ka qenë koordinatorja e Partisë Komuniste. Këta kanë shkuar të gjejnë Bojkën, por ky nuk e ka nxjerrë atë dhe vranë Legisin.
-Ka pasur Qazim Mulleti gisht?
Këtë e ka bërë Xhafer Deva si ministër, bashkë me grupin e tij edhe si terror për këta të tjerët. Të nesërmen është bërë procesverbali, është bërë grupi i prokurorëve, me nënprokurorinn e përgjithshëm dhe me prokurorin e Durrësit. Ky grup ka marrë të dhëna. Ku u gjetën këta të vrarë, një këtu, dy atje. Është diskutuar që në Sauk sepse ka qenë një repart ushtarak. Trupat e këtyre janë marrë të gjithë dhe janë dërguar në morgun e spitalit. Atje ka qenë një specialist italian dhe u zbulua që janë vrarë prej armëve. Thanë mos kanë qenë plumbat e gjermanëve. Prefekti ka dhënë urdhër dhe është verifikuar se nuk kanë pasur punë me gjermanët. Është bërë një komision i bashkisë, me nënkryetarin filan, edhe janë bërë zhvarrimet.
-Domethënë, a janë marrë shumë seriozisht?
Është vërtetuar. Lista është e plotë me të gjitha. Nga qeveria është quajtur ngjarje e rëndë. Medi Frashëri ka thirrur ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Xhafer Devën dhe ka mbajtur shënim ku i ka thënë: Djalë i mbarë, ata po bëjnë terror! Unë jam regjenti i Shqipërisë, nuk mund të bëjnë terror.
-Çfarë tha Xhaferi?
Në kujtimet e veta, raporti final i Vermatit thotë: Një pjesë e qeverisë nuk e kishin qejf autoritetin e fortë të Xhafer Devës. Edhe ju bë qejfi kur u thye. Ishte i fortë, shumë i rreptë, shumë i drejtë dhe e detyruan këta që të ikte Xhafer Deva. Iku e la punën dhe shkoi në Kosovë. Çfarë ndodhi? Lëvizja komuniste u zhvillua, madje filluan taksat te tregtarët. Qeveria e asaj kohe ka mbajtur qëndrim dhe e ka quajtur ngjarje të rëndë. Tani kjo është bërë në kohë lufte. Po ti kur vrave në ’51 me gjykata, me polici tënden. Kjo është 100 herë ngjarje më e rëndë. Ti ke djegur fshatra, ke vrarë njerëz të pafajshëm. S’kanë pasur hiç lidhje me atë ngjarje.

-Sa ishte numri i të vrarëve?
Nxjerrim listat sepse nuk kanë vdekur akoma njerëzit që i dinë këto punë. Në listën e të pushkatuarve të 4 Shkurtit, Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Luftës së Shqiptarëve, shkurt 2011 ka dhënë shifrën 42. Kurse Organizata e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar në 2011 ka dhënë shifrën 29. Kurse Organizata Kombëtare e Invalidëve të Luftës ka dhënë 30. Prokuroria e Shtetit e 1944 ka dhënë 14. Po kapim të parin, Ali Visha ka qenë një djalë trim Komunist, atentator, futbollist. Ky nuk është kapur më 4 Shkurt, ky është kapur përpara sepse akuzohet se ka vrarë Aziz Çami. Aziz Çami në atë kohë, ai që i ka bërë atentat Ahmet Zogut dhe ky kur u vra Lepenica, po shkonte komandat i forcave të Ballit Kombëtar për Jugun. Duke shkuar në shtëpi, teksa u kthye në një furrë për të marrë bukë, ai furrtari e ka pyetur kush je dhe pastaj ka dalë dhe e ka qëlluar. Ky ishte një nga shokët më të ngushtë të Qazim Mulletit. Kishte marrë pjesë në ngjarjet e 1920, Kongresin e Lushnjes, Luftën e Vlorës. E gjetën kush e ka bërë dhe e kapën Ali Vishën dhe disa të tjerë.
-Po më tej?
Këta marrin listat e njerëzve që janë vrarë nga bombardimi anglez në 1943. Kur kapitulloi Italia, ndërhynë edhe anglezët dhe bombarduan deri te radioja e vjetër e Shkodrës, madje deri të rruga e Kavajës. Kanë ardhur deri në qendër, ku kanë bombarduar dhe janë vrarë 55 vetë. Mund të jenë 30 a 40 sakatë. Tani emrat e atyre këta shkojnë e i fusin këtu. Ata janë gjë tjetër, janë viktima të luftës. Në atë kohë u tha që i kanë varë gjermanët. Këta kishin fotografuar aeroplanët dhe aeroplanët dolën anglezë dhe kërkuan falje se është bërë gabimisht.

Kategori
Uncategorized

Hilet dhe rreziqet e marrëveshjes Rama-Thaçi-Vuçiç.

Nga DIPLOMATICUS

Shkurtimisht për marrëveshjen për ndryshimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë mund të thuhet:

Marrëveshja Rama-Thaçi-Vuçiç është me origjinë serbe dhe e ideuar nga Vuçiç…

Rama është guruja dhe nxitës i saj… Thaçi nismëtar me detyrim i bisedimeve…

Mogherini dhe Hahn kanë qenë mbështetës të kësaj marrëveshjeje…

Marrëveshja është kritikuar nga të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga Gjermania…

Marrëveshja është konsideruar jo transparente dhe është kundërshtuar masivisht, nga politika, shqoëria civile dhe media, në Shqipëri, Kosovë e Serbi…

Marrëveshja është kundërshtuar fuqimisht nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe të gjithë forcat politike kryesore në Kosovë si dhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha dhe të gjithë forcat politike kryesore të Shqipërisë…

Dokumenti i përpunuar me titull “Standstill in the Normalization of Relations betëeen Serbia and Kosovo – Implications for the Western Balkans, EU and NATO” (https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf) , është publikuar nga OJQ serbe CAES,  në qershor 2018 (një OJQ e financuar nga Soros)

Kanë punuar intensivisht për hartimin dhe realizimin e kësaj marrëveshjeje, George e Alexandër Soros dhe Tony Blair…

Ekzistojnë të dhëna se janë paguar shuma të konsiderueshme nga qeveria e Tiranës dhe Presidenti i Kosovës, për kompanitë lobuese të Ramës, Thaçit, por edhe të Republikës Serbe të BiH që janë të angazhuara intensivisht pranë administratës Trump dhe kancelarisë gjermane për përmbylljen e kësaj marrëveshjeje…

E kanë kundërshtuar fuqimisht këtë marrëveshje kancelarja gjermane Merkel dhe shumë figura të rëndësishme europiane, ish-kryeministra, ish-ministra të jashtëm të vendeve të BE dhe politologë që kanë mbështetur fuqimisht çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Nuk ka shprehur ende mosdakordësi këshilltari i sigurisë i SHBA, John Bolton…

Disa nga hilet që fshihen pas kësaj marrëveshjeje janë:

Hile 1:

Marrëveshja Thaci-Vucic s’do të quhet për ndarjen e Kosovës por për delimitimin e kufirit

Hile 2:

Fillimisht Mitrovica nuk do të ndahet në dy pjesë, veriu – Serbisë dhe Jugu-Kosovës por do ti jepet një status i veçantë, i ngjashëm me atë të Bosnjes; ndarja do të ndodhë disa muaj më vonë. Kjo bëhet për të ulur reagimin negative të kosovarëve për ndarjen e Mitrovicës;

Hile 3:

Trepca, fillimisht nuk do ti jepet Serbisë por do të thuhet se “kjo çështje do të zgjidhet më vonë”, në mënyrë që kosovarët të mos reagojnë negativisht;

Hile 4:

Do të deklarohet se Presheva do ti jepet Kosovës për të qetësuar reagimet negative në Kosovës ndërkohë që serbëve do t’ju thuhet se ky veprim do të pasohet më vonë me kalimin e Mitrovicës veriore nën autoritetin e Serbisë;

Hile 5:

Do të deklarohet se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës, por në realitet kjo nuk do të thotë anëtarësim automatik i Kosovës në OKB sepse duhet marrë vendimi në Këshillin e Sigurisë së OKB ku deri më sot kanë qenë kundër Rusia dhe Kina.

Hile 6:

Rama fillimisht do të heshtë dhe do të hidhet në sulm vetëm nëse marrëveshja Thaci-Vucic nënshkruhet, duke deklaruar se tani do të hiqet kufiri mes Ksovës e Shqipërisë; duke shpallur “armiq” të gjithë ata që kanë qënë kundër marrëveshjes.

Kurse disa nga rreziqet do të ishin:

Rreziku 1:

Serbia do të deklaronte njohjen e pavarësisë së Kosovës, por Rusia dhe Kina mund të vazhdonin të mbanin të njëjtin qëndrim si më parë dhe cështja e pavarësisë së Kosovës  të shënonte hapa prapa se edhe disa vënde të tjera, tashmë të deklaruara kundër marrëveshjes Thaci-Vucic të tërhiqnin mbështetjen ndaj pavarësisë së Kosovës;

Rreziku 2:

Mitrovica veriore të shpallte menjëherë shkëputjen dhe të bashkohej me Serbinë;

Rreziku 3:

Bashkësia e Komunave serbe të shpallnin bashkimin me Serbinë;

Rreziku 4:

Shqiptarët në Maqedoninë Veriore dhe në Malin e Zit ë fillonin lëvizjen për shkëputjen reciprokisht nga këto shtete, por këto kërkesa të kundërshtoheshin ashpërsisht nga BE e NATO;

Rreziku 5:

Vëndet kryesore të BE duke dënuar marrëveshjen Thaci-Vuciv të hiqnin mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe të pezullonin projektin e integrimit të Shqipërisë e Kosovës në BE. Madje shqiptarve tju pezollohej liberalizimi i vizave për në BE.

Rreziku 6:

Serbia, në vijim të veprimeve Rama-Vucic për prishjen e kufirit Kosovë(e ndarë)-Shqipëri, të miratonte një “marrëveshje mirëkuptimi” për krijimin e një Konfederate Serbi-BiH, e cila do të kishte po ashtu reagime të forta negative nga BE.

Rreziku 7:

Kosova dhe Shqipëria të stigmatizoheshin negativisht si destabilizuese të rajonit nga të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për rrjedhojë të pezulloheshin nga të gjithë forumet dhe aktivitet rajonale.

Syri.net/ 3 shkurt 2019

Kategori
Uncategorized

“Kufoma duhet të vuajë dënimin që i ka mbetur pastaj të varroset!”

Nga Vepror Hasani

Historia e një të burgosuri që vdiq në rrethana të panjohura

Befas nga burgu i Vlorës na erdhi një letër. Ishte viti 1972, nis të na rrëfejë Haxhi Hasanasi nga fshati Butkë i Kolonjës, historinë e vëllait të vet, Hajrulla Hasanasi. Kishte 9 vjet që ishte burgosur, por telegrami që mbërriti papritur bënte me dije se Hajrullau kishte vdekur. Mbeta pa fjalë. Si ishte e mundur? Ai ishte i shëndetshëm dhe s’vuante nga asgjë! Të gjithë i mbërthyen sytë tek unë që kisha lexuar letrën. Bashkëshortja e tim vëllai, Liria, ime shoqe, Basania, dhe 5 fëmijët e vegjël të Hajrullahut; Paqësori, Viktoria, Laureta, Skënderia dhe Arbeni prisnin mes ankthit të kuptonin çfarë kishte ndodhur. Parandien se diçka e keqe kishte ndodhur me babain e tyre.

Hajrulla Hasanasi vdiq në burg, ejani të merrni plaçkat!

Në kohën kur na mbërriti letra, nuk banonim më në fshatin Butkë, sepse fill pas arrestimit të vëllait na internuan në kooperativën “Bubullima” të fshatit Ardenicë në Lushnjë. Jetonim 8 veta në një barakë të vogël, hapësira e së cilës nuk ishte më shumë se 9 metra katrorë. Lajmi që morëm e bëri dhomën edhe më të vogël. Nuk po na nxinte më. Ankthi ishte i madh. Dridheshim të gjithë. Dridheshim, sepse letra nuk vinte nga vëllai im, por nga reparti i burgut të Vlorës. Diçka kishte ndodhur. Bashkëshortja e Hajrullahut m’i nguli sytë me dëshpërim në pritje të një përgjigjeje. Pesë fëmijët e saj të vegjël ishin tejet të tronditur. Në të njëjtën gjendje ishte edhe ime shoqe, Basania. Nëse përgjigjja ime do të vonohej edhe një çast më shumë, kisha përshtypjen se të gjithë do të vdisnin nga tmerri i pritjes. Në atë letër nuk thuhej asgjë më shumë se kaq: “Hajrulla Hasanasi vdiq në burg, ejani të merrni plaçkat!”

Qani, por në heshtje!

Haxhi Hasanasi heshti një çast, ndezi një cigare dhe mori frymë thellë. Ishte lajm vdekjeje, vijon të na rrëfejë ai. Sytë m’u mbushën me lot. Vëllai im, Hajrullau, nuk jetonte më. E keqja që kishte ndodhur u kuptua. E para që nisi të vajtonte ishte Liria, pas saj nisën të qanin 5 fëmijët e tim’vëllai. Ime shoqe, Basania, si u përpoq të mblidhte veten, më pyeti: “Haxhi, na thuaj, çfarë ka ndodhur”. Me zërin që më dridhej, belbëzova: “Hajrullau nuk jeton më, ka vdekur!” U mundova që haberi i vdekjes të mos dëgjohej nga fëmijët e vëllait tim. Letra më rrëshqiti nga dora dhe më ra përdhe. Askush nuk zgjati dorën ta merrte më. Baraka e vogël në Ardenicë të Lushnjës u mbulua nga vajtimi dhe të qarat. Askush nuk e përmbante dot veten. Një çast u kujtova që isha burri i vetëm në atë barakë dhe ngrita zërin: “Qani, por qani në heshtje, që të mos kemi ngatërresa të tjera, sepse sot do të kemi rreth e rrotull njerëzit e sigurimit”. “ Ndryshe do të na arrestojnë të gjithëve, të akuzuar që qajmë një tradhtar të atdheut”.

Për tradhti ndaj atdheut 

Hajrullau ishte dënuar për tradhti ndaj atdheut, sepse në vitin 1961 u arratis në Greqi, ndërsa kur kishte dashur të hynte përsëri në Shqipëri e kishin arrestuar. Dy gratë dhe fëmijët u bindën sakaq pas fjalëve të mia, sepse fjala “sigurim” ngjallte frikë tek ne, madje edhe te Arbeni që ishte fëmija më i vogël në atë barakë. Të gjithë bashkë, 8 veta, nisëm të qanim në heshtje, që mos na dëgjonte kush. Ishte zgjidhja më e mençur që bërë atë çast. I qetësuar nga zgjidhja e këtij halli, nisa të qaja edhe unë. Ashtu në qetësi të plotë, mes të qarave që nuk kishin të mbaruar, kaluam gjithë natën. Në mëngjes askush nuk duhej ta merrte vesh dhimbjen që kishte pllakosur barakën tonë, atje në Ardenicë të Lushnjës, ku hapësira e saj nuk ishte më e madhe se tre me tre.

Haxhi, a mund të qaj këtu, ku nuk na sheh askush?! 

Mëngjesi u gdhi me shi. Për të marrë plaçkat e vëllait të vdekur në burg, shkova unë bashkë me kunatën, gruan e Hajrullaut, Lirinë. Në Vlorë mbërritëm me makinat e rastit. Gjatë kohës që po udhëtonim për në Vlorë, unë dhe Liria kishim mbetur të heshtur, secili përpiqej të ndrydhte dhimbjen brenda vetes. Befas dëgjova zërin e Lirisë: “Haxhi, këtu nuk na sheh askush, a mundem të qaj?” Më shumë se pyetje, zëri i saj ishte një lutje e dhimbshme. E dija, nga qarja në heshtje e një nate më parë, ajo nuk e kishte nxjerrë dot dhimbjen nga shpirti i saj. “Qaj”, – ia ktheva. Atë çast gjendeshim mbi karrocerinë e një makine. Nuk kish kush na dëgjonte. Binte një shi i lehtë dhe lotët e saj nuk kuptoheshin, i përziheshin bashkë me pikat e shiut. “Qaj”, – i thashë përsëri. “Nuk ke rast më të mirë për të qarë burrin tënd”. Një çast Liria ngriti sytë dhe më pyeti, “Haxhi, si thua ti, ka mundësi të mos jetë e vërtetë… ndoshta është bërë ndonjë ngatërresë…mbase është shkruar gabim…Ku i dihet, Hajrullahu mund të jetë shëndoshë e mirë…” Mbaj mend që nuk gjeta ndonjë përgjigje të qenë. Unë nuk kisha asnjë dyshim që im vëlla kishte vdekur. Dija ca gjëra më shumë se gruaja e tij.

Me vëllanë isha takuar një javë më parë

Shiu nuk kishte ndërmend të pushonte. Kur mbërritëm në Vlorë u futëm në një strehë si për t’u çlodhur pakës. Nga pëshpëritjet e kunatës kuptova se ajo vazhdonte t’i lutej Zotit që Hajrullau të ishte gjallë, por unë e dija mirë që im’vëlla kishte vdekur. Isha takuar një javë më parë me të… Oficeri i rojës në Degën e Punëve të Brendshme në Vlorë nuk desh të më linte të takohesha. Iu luta me shpirt, por ai nuk bindej. Mirë është Hajrullau, – më tha, – çfarë do ta gjejë atë apo se e ushqen qeveria! Kur e pashë se nuk donin të më linin po bëhesha gati të largohesha për në Ardenicë të Lushnjës, por atë çast pashë operativin e zonës së Kolonjës, njeriun që ishte vënë në ndjekje dhe përgjim të familjes sonë në Butkë. Nuk e di përse ndodhej atë ditë aty. Njihesha mirë me të. Dyshimet mbi familjen tonë kishin kohë që kishin filluar. Hajrullau fliste me vend e pa vend duke u shprehur, se komunizmi nuk ishte gjë tjetër veçse varfëri. Në atë kohë na kishin sekuestruar pronat dhe bagëtinë.

Gjithçka po shkonte keq!

Gjendja e Hajrullahut u rëndua akoma më shumë kur u arrestua vëllai i Lirisë, Zeqir Agolli. Ajo ishte nga Bulgareci, nga fisi i Agollëve, të cilët kishin miqësi dhe krushqi me kulakët e fshatit Rov të Korçës. Më pas arrestuan edhe babain e Zeqir Agollit, sepse nuk kishte regjistruar një rrënjë molle që kishte mbjellë në oborr. Pas këtyre arrestimeve në shtëpinë tonë u shfaq operativi i zonës, të cilin tani e kisha përballë aty tek dega e punëve të Brendshme të Vlorës.

-Pse ke ardhur më pyeti?

-Desha të takoj Hajrullanë, ia ktheva, por nuk duanë të më lenë.

-Si ka mundësi, më tha, ju të vini që nga Lushnja dhe të mos u lejojnë. Operativi e dinte që ishim internuar në Lushnjë. Iu afrua oficerit të rojës dhe i tha:

-Lereni të shikojë të vëllanë!

Vjedhja e fotografisë

Ndërsa unë dhe Liria qëndronim nën një strehë në qytetin e Vlorës, aq sa për të mbledhur veten nga rruga, ende vazhdoja të sillja në mendje si isha takuar në burg një javë më parë me Hajrullanë. Operativi pasi më siguroi lejen që të takohesha me tim’vëlla, më dha dorën dhe iku. Atë çast m’u kujtua si isha njohur me të. Një natë ai trokiti vonë në shtëpinë tonë, tha se kishte qenë diku dhe nuk kishte mundur të shkonte në Ersekë. Pyeti, nëse mund të flinte atë natë në shtëpinë tonë. E pritëm me gjithë të mirat. Mbaj mend që pimë raki dhe ia morëm këngës. Hajrullaut i pëlqente të këndonte: “Seç këndon një zog përtej në korie, një merak që kam nga zemra s’më hiqet”, ishte kënga e tij e preferuar. Operativi bënte iso. Ndenjëm deri vonë. Vetëm kur kishte kaluar mesnata shkuam për të fjetur. Në mëngjes operativi u ngrit herët dhe iku, duke thënë se kishte shumë punë. E përcollëm deri tek porta dhe i thamë të mos harronte të vinte përsëri, ndërsa me vështrime pyesnim njeri-tjetrin: “Po këtë njeri ç’e solli në shtëpinë tone!” Kur ai kishte ikur, Liria kontrolloi dhomën ku fjeti operativi. Pas një çasti u kthye në dhomë sikur e kishin tmerruar:

-Hajrulla, i tha të shoqit, operativi na ka vjedhur një fotografi. Fillimisht nuk kuptuam çfarë po na thoshte, por ajo e përsëriti: Hajrulla operativi ka vjedhur fotografinë që kemi dalë bashkë. -Çfarë thua moj! – i tha Hajrullau dhe u prish në fytyrë.

-“Pse duhet ta vjedhë fotografinë?!

-E ka vjedhur, tha Liria, kishim vetëm dy të tilla, njëra është, tjetra mungon.

-Shikoje mirë, bërtiti Hajrullau, aty do të jetë.

-E kërkova gjithandej, por nuk e gjeta… Liria gati sa nuk qante. U ngritëm të gjithë si familje. Kontrolluam dhomën në çdo cep të saj, kthyem e përmbysëm gjithçka, por fotografia nuk ishte. Ndoshta ishte shpërndarë në të gjitha degët e Punëve të Brendshme. Atë çast e kuptuam se çështja e Hajrullahut ishte rënduar shumë. Diçka do të ndodhte. Si për të mos vlerësuar të keqen që na kanosej edhe unë u fejova me Basanen, vajzë nga fisi i Agollëve të Bulgarecit.

Mos u mërzit vëlla, në burg më trajtojnë mirë!

Pas ndërhyrjes së operativit më lejuan të takoja tim vëlla brenda hekurave. Prita një çast derisa e sollën. Nuk po u besoja syve kur e pashë. Ishte tretuar krejtësisht, i kishin mbetur vetëm eshtrat, asgjë më shumë. Vura re që mezi ecte. Dukej sikur do të binte nga çasti në çast. Nuk e besova, që ai ishte vëllai im, Hajrullau. Kur u gjend përballë meje, mbeta i tmerruar. Nuk ishte vetëm i dobët, ishte i goditur në çdo pjesë të trupit nga këmbët tek koka. Në fytyrë kishte shenja të zeza dhe të ënjtura, poshtë mjekrës i dallohej një e çarë. M’u mbushën sytë me lot. Edhe ai lotoi, ashtu heshturazi, pa mundur të fshihte dot rraskapitjen. E përqafova me shumë mall dhe më përqafoi, por ai nuk kishte forcë të më shtrëngonte. Unë e përqafova fort, por ai u lëndua nga plagët që kishte në trup dhe nxori një rënkim të dhimbshëm.

-Boll vëlla, – më tha. Afër nesh qëndronte një polic që ndiqte me vëmendje çdo fjalë të bisedës tonë. Nuk po e merrja vesh se çfarë kishte ndodhur me tim vëlla, por si ta pyesja, si t’i thosha, kur shumë pranë me ne, vazhdonte të qëndronte një polic në këmbë.

Çfarë të ka ndodhur kështu o vëlla?

Gjendja e tij më tronditi. E vështroja dhe qaja. Mes lotëve që nuk më mbaheshin i thashë:

-Në Butkë janë të gjithë mirë, atje kishim prindërit. Edhe ne në Lushnjë mirë jemi. Liria të bën shumë të fala, fëmijët të janë rritur dhe të kujtojnë çdo ditë. E ndjeja që ai gëzohej nga fjalët e mia, por nuk kishte fuqi as të vinte buzën në gaz. Atëherë u mata ta pyesja përsëri:

-Çfarë të ka ndodhur kështu o vëlla, por ishte e pamundur, polici qëndronte vazhdimisht aty. E çara nën mjekër i dukej akoma e gjakosur. Plaga e hapur tregonte qartë se sapo e kishin rrahur. Të ënjturat dhe fytyra e mavijosur e tij më rrëqethën të gjithin. Nuk e përmbajta dot veten, e pyeta:

-“Po çfarë të ka ndodhur kështu o vëlla?!”. Pashë që iu drodh buza, deshi të fliste, por pastaj vështroi nga polici. Si ndenji një çast m’u përgjigj:

– Mos ki merak, o vëlla, këtu më trajtojnë mjaft mirë. Kështu thuaju edhe fëmijëve, thuaju që babai është mirë. E përqafova për herë të fundit dhe u nisa drejt Lushnjës, tek baraka jonë me një hapësirë që nuk shkonte më shumë se 9 metra katrorë. I thashë Lirisë se Hajrullau ishte mirë me shëndet, por nuk i thashë dot, “që atje në burg e trajtonin mirë”.

Kufoma duhet të vuajë dënimin, pastaj të varroset!

Isha zhytur në kujtimet e mia me vëllanë, ndoshta do të vazhdoja të qëndroja akoma ashtu, por atë çast dëgjova zërin e Lirisë:

– Shkojmë Haxhi. U përmenda. Në Vlorë gjendeshim për të marrë plaçkat e vëllait, sepse siç na thuhej në letër, ai kishte vdekur në burg. Pak çaste më vonë u gjendëm përballë me oficerin e rojës. I shpjegova oficerit se unë isha Haxhi Hasanasi dhe kisha ardhur aty për të marrë plaçkat e vëllait, pasi një letër që na dërgonte reparti i burgut, na thoshin që Hajrullau kishte vdekur. Ndërsa unë bëja shpjegimet para oficerit të rojës, Liria priste me ankth duke shpresuar të dëgjonte: “Çfarë janë këto që thoni… Hajrullau është mirë… Ja të pyesim si është puna…” Por ai nuk tha ashtu.

-Jam në dijeni, na u përgjigj, por ju do të merrni plaçkat e tij dhe do të largoheni. Atë çast nuk do ta harroj kurrë, befas dëgjova një kuje të fortë. Liria kishte vënë duart në kokë dhe vajtonte. Nuk pyeste më, nëse kishte roje, oficerë apo policë. Ajo nuk kishte më fuqi të përballonte dhimbjen. -Ç’më bëre, o Hajrulla!- ishte zëri i saj. Përse na le vetëm, mua dhe fëmijët! Në të prisnim të ktheheshe në shtëpi! Të pritëm më shumë se 7 vjet, do të të prisnim edhe edhe 17 të tjera! (Hajrullau ishte dënuar me 24 vjet burg). Do të prisnim që të gëzoheshin fëmija, të kishin edhe ata një baba. Si t’u them unë tani fëmijëve? Ç’na gjeti kështu o Haxhi, dukej sikur kërkonte ndihmë nga mua. Por kjo situatë nuk zgjati shumë, dikush na hodhi para këmbëve një çantë me lecka dhe na tha të largoheshim.

Ku të vija?

Po ku të vija unë pa vëllanë tim të madh? Si t’u thosha unë fëmijëve të tij? U drejtova përsëri te oficeri i rojës dhe i thashë:

-Ne nuk duam plaçkat, nuk kanë ç’na duhen ato, ne kemi ardhur të marrim trupin e tij, por oficeri i sigurimit qeshi nën buzë.

-Kërkoni trupin e tij? Po ju nuk e dini që ai është dënuar me 24 vjet burg. Kur të mbarojë vuajtjen e dënimit, hajdeni ta merrni. Desha ta pyesja si mund të vuante dënimin një i vdekur, por nuk më lanë të thosha asnjë fjalë tjetër. Na përcollën duke na nxjerrë jashtë.

-Shkoni, shkoni!-na përcollën,-kur të vuajë dënimin do t’u dërgojmë përsëri një letër që të vini ta merrni. Nuk mund të këmbëngulja më shumë. Sepse edhe po të këmbëngulja nuk do ta merrja dot trupin pa jetë të vëllait tim. Ikëm

Askush nuk vjen të më qajë

Rruga nuk pati ndonjë ndryshim të madh, ashtu siç shkuam në Vlorë edhe në kthim na shoqëroi e njëjta dhimbje. Liria qante heshturazi, ndërsa unë herë pas herë i thosha të qetësohej, por e dija mirë se pa lot nuk zbrazej dhimbja. Në kthim kishim vetëm një ndryshim, në supin tim rëndonte një çantë. Ishin rrobat që kishte veshur dhe fjetur vëllai im për më shumë se 7 vjet në burgjet e Laçit dhe të Vlorës. Ndërsa Liria qante në heshtje, unë sillja ndërmend jetën e tim’vëllai. Pas vjedhjes së fotografisë, Hajurullau kishte kuptuar se do ta arrestonin. Të njëjtin fat kishte pasur edhe kunati i tij. Një natë më tha:

-Haxhi unë do të arratisem, sepse nëse nuk arratisem do të përfundoj në burg. Kujdesu për fëmijët e mi, do të bëj të gjithë përpjekjet që të vij t’ju marr të gjithëve. Do të vij t’ju marr të gjithëve, përsëriti ai. Po ndenja këtu do të më arrestojnë. I thashë të mos e merrte një hap të tillë se do të na merrte në qafë të gjithëve, por ai nuk m’u bind. Në fund të vitit 1959, u arratis në Greqi. Pas më shumë se një viti e gjysmë kishte tentuar të vinte të na merrte, por e kishin kapur sapo kishte hyrë në kufi. E dënuan për tradhti ndaj atdheut me 24 vjet burg. Fill pas dënimit të tij, në nëntor të vitit 1961 erdhi makina e policisë për të na internuar. Unë sapo isha martuar me Basanen. Muajin e mjaltit e bëmë në Ardenicë të Lushnjës, ku merrnim vetëm 3.7 lekë për ditë pune. Nuk kishim asgjë tjetër: as tokë, as bagëti, madje as pula. Nuk kishim as kartë fronti, as pasaportë. Vetëm një dhomë prej 9 metra katrorë, ku jetuam 12 vjet me radhë, 8 veta, familja e Hajrullaut dhe unë me gruan time. 

Fëmijët e Hajrullahut

Kur arritëm tek baraka jonë, fëmijët e Hajrullaut na dolën përpara dhe që në çastin e parë na pyetën:

-Si ishte babi?

-Ishte shumë mirë, u thashë unë, ndërsa përpiqesha të fshihja çantën që mbaja mbi sup. Atje tek ato plaçka të palara dhe të gjakosura ishte babai i tyre. Kishte rënë mbrëmja, erdhën punonjësit e policisë, ashtu siç vinin çdo mbrëmje dhe na bënë apelin. Haxhi Hasanas… Liri Hasanas… Basane Hasanas… Paqësor Hasanas… Viktorie Hasanas… Laureta Hasanas… Skenderie Hasanas… Arben Hasanas… Pas thirrjes së çdo emri dëgjohej një zë që qante në heshtje e që thoshte “këtu”. Për 12 vjet me radhë do të thoshim çdo mbrëmje “këtu”, por vetëm Hajrulla Hasanasin nuk e thërriste askush. Një natë m’u duk sikur ai doli nga plaçkat e gjakosura që rrinin në çantë dhe tha: “Më ka marrë malli për fëmijët. Nuk më kanë ardhur asnjëherë tek varri, nuk më ka ardhur askush të më qajë. Eh vëlla, i thashë, sikur ta dinim ku është varri yt, nga lotët tanë do të ishte bërë një det i tërë atje. Në Butkë u kthyem përsëri vetëm kur mbaruam internimin.” Haxhi Hasanasi ndezi një cigare dhe heshti. Te syri iu duk një pikë loti.

Kategori
Uncategorized

Ushtaraku Zef Ashta, tre herë i dënuar, 30 vite burgim dhe vdekja në Spaç.

Njoftimi i vdekjes në kampin e Spaçit dhe një foto e hershme e Zef Ashtës në moshën 19-vjeçareNjoftimi i vdekjes në kampin e Spaçit dhe një foto e hershme e Zef Ashtës në moshën 19-vjeçare

Nga Kastriot Dervishi

Oficeri me Akademi Ushtarake, Zef Cin Ashta, lindur në Shkodër në vitin 1913, u dënua tre herë nga komunistët dhe vdiq në burg në vitin e 30 të vuajtjes së dënimit. Vuajti saktësisht 29 vjet, 5 muaj e 25 ditë. Një jetë e shkruar kot dhe e kaluar me shumë mundime. Pothuaj asnjë ditë e bardhë nga viti 1946 e deri në vdekje në vitin 1979. Një histori nga të shumtat e njerëzve të shkolluar që vuajtën nën një regjim injorantësh.

-Periudha e vuajtjes së burgimit:

1946-1951: 4 vjet, 9 muaj, 4 ditë

1953-1964: 10 vjet, 10 muaj, 19 ditë

1965-1979; 13 vjet, 10 muaj, 2 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 33 vjeç

-Mosha në vdekje: 66 vjeç

***

Dënimi i parë

U arrestua më 26.11.1946. Gjykimi iu bë së bashku me personalitete të tjera që banonin në Shkodër si: Xhemal Naipi, Shaqir Omari, Shefqet Muka, Ismail Muhaj, Bep Negri dhe Nexhat Boriçi. Sulmoheshin me akuza kontradiktore, por themelisht si kundërshtarë të regjimit. Ashta herë fajësohej si ushtarak e herë si anëtar i Ballit Kombëtar. Mbi të rëndonte akuza e stërvitjes së forcave të Ballit Kombëtar që do luftonin “kundra partizanëve të popullit jugosllav”, mbështetur në nenet e ligjit nr.372. U gjykua nga Gjykata Ushtarake e Zonës Ushtarake Shkodër. Me vendimin datës 23.6.1947 gjykata i deklaroi fajtorë dhe fillimisht i dënoi me vdekje (iu kthye dënimi me burgim), ndërsa Z.Ashtën me 10 vjet dhe N.Boriçin 15 vjet burgim. U lirua nga burgu më 30.8.1951.

Dënimi i dytë

Dy vjet pasi ishte liruar nga burgu, u arrestua sërish më 19.3.1953. Akuzohej me nenet 72, 74, 226 të Kodit Penal, se nga viti 1949 kur vuante dënimin, kishte biseduar me persona të tjerë për organizimin e vlefshëm për të ardhmen, duke shtuar radhët e “organizatës fashiste të Ballit Kombëtar”. Veprimtarinë thuhej se kish vazhduar edhe pas daljes nga burgu. Quhej fajtor për dëgjimin e radiove të huaja perëndimore, prej të cilave bënte “propagandë luftë”. Në mënyrë qesharake akuzohej se kjo do i sillte dëme paqes në botë dhe socializmit në përgjithësi. Po ashtu thuhej se kishte marrë një ftesë për t’u arratisur me një shok e këtë nuk e kish denoncuar. Gjykata Popullore e Shkodrës e përbërë me vendimin nr.311, datë datë 26.8.1953, e deklaroi fajtor në bazë të neneve të sipërme dhe e dënoi me 14 vjet burgim. Pasuria nuk i konfiskohej sepse nuk kishte. U lirua më 7.2.1964.

Dënimi i tretë e vdekja në Spaç

Disa muaj pas lirimit nga dënimi i dytë, Zef Ashta u arrestua prapë më 28.7.1965. Akuzohej se së bashku me ish bashkëvuajtësin Gjeto Ramën kishin bërë përpjekje për arratisje, por u kapën nga forcat kufitare në postën e Muriqanit. Gjykata i konsideroi se ishin “elementë me mbeturina të theksuara mikroborgjeze” që “villnin vrer kundër pushtetit popullor”. Vepra e tyre konsiderohej me “rrezikshmëri të madhe shoqërore” sepse “ndihmonte veprimtarinë e armiqve” të jashtëm. Gjykata e Qarkut Shkodër e përbërë, me vendimin nr.30, datë 8.10.1965 i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64/10 të Kodit Penal dhe i dënoi të dy me 17 vjet burgim. Në vitin 1973 Zef Ashta u kërkua të ridënohej në revoltën e Spaçit, por për mungesë provash u lirua nga akuzat. Pas disa vitesh, vdiq në këtë kamp më 5.6.1979.

Kategori
Uncategorized

“Fyerjet në Kuvend”/ Mustafaj: Gabimi ishte i kryeministrit, gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike!

Analisti dhe ish-diplomati Besnik Mustafaj ka komentuar përplasjen e djeshme në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga rubrika “Opinion” në Neës 24, Msutafaj tha se, gjuha e përdorur nga Berisha ishte tërësisht logjike dhe politike në momentin kur i kërkoi llogari Ramës për gruan dhe punën që ajo bën në bankë. 
Për ish-ministrin e Jashtëm, shefi i ekzekutivit Edi Rama ishte “fajtori” i debatit në Kuvendin e Shqipërisë pasi ktheu debatin politik në debat personal.
“Është pjesë e humbjes së logjikës që ka debati ynë politik. Nuk është gjë e shkëputur. Për hir të së vërtetës Berisha ka qenë logjik dhe politik kur i kërkoi llogaria për punën e gruas në bankë. Ajo që është anormale është nervozizmi i kryeministrit. E para Rama gënjeu kur tha se, kjo bankë kontrollohet nga enti i SHBA-së.

E dyta: E ktheu debatin nga legjitim në privat. Unë po flas për pjesën e parë që u bë shkak i degradimit të debatit në Parlament.
Për mua Rama gaboi dhe gënjeu në Parlament. Ka diçka që nuk shkon. Mënyra më e mirë tek ne për të mos u përgjigjur është shmangia nga çështja. Nuk ka përgjigje që i interesojnë interesit publik, por bëhet një debat personal”, tha Mustafaj.

Ish-ministri foli edhe për debatin që ka përfshirë politikën shqiptare dhe për pretendimet e tyre që SHBA-ja i ka ndaluar ose jo hyrjen e Berishës në Amerikë.
“Kjo u sqarua sot dhe Gazeta Shqiptare e ka zbuluar. Akuzat ndaj Berishës se i është ndaluar hyrja në SHBA u provuan se nuk janë të vërteta”, nënvizoi ai.
Gjithashtu analisti Besnik Mustafaj analizoi edhe çështjen e Kosovës dhe rolin e ndërkombëtarëve: “Edhe vetë presidenti Thaci që ishte këtu në këtë televizion nuk tha asgjë bindëse për të bërë transparencën. Në çfarë rrethanash dhe si do shkojë Kosova në këtë pjesë është e paqartë. Sot kemi një Kosovë që funksionon me tre koka.
Presidenti që nuk ka as ekip as autorizim bën negociata. Kryeministri vendos kushte me qeverinë. Kemi një komision shtetëror partiak. Këtë e shoh si disavantazh që do të këtë Kosova në këto negociata. Nuk ka një plan konkret, por ka vetëm një parim. Kemi një situatë rajonal pa kohezion në lidhje me këtë marrëveshje. Kemi një Kosovës jo të qartë për këtë marrëveshje. Këtë marrëveshje nuk e përcakton dot SHBA-Rusia, por SHBA me Bashkimin Evropian.
BE nuk është shprehur në mënyrë të qartë për një formulë apo një tjetër për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. Uashingtoni po shkon drejt prishjes së vendimmarrjes shumëpalëshe dhe në politikën e jashtme po shkon në marrëveshje dypalëshe”, tha ai.

Kategori
Uncategorized

PARA PUSHKATIMIT JU SHKULNIN DHEMBET E FLORIRIT.

Ne kasaforten e drejtorit të Sigurimit të Shtetit Dhëmbë floriri, unaza e bizhuteri .

Flet Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme,Kastriot Dervishi

Ne kasaforten e drejtorit të Sigurimit të Shtetit Dhëmbë floriri, unaza e bizhuteri

Kjo e pohuar zyrtarisht, jo nga funksionarë të zakonshëm, por nga ish-kreu i Shërbimit të Fshehtë, Vaskë Koleci, i cili bashkë me detyrën, i ka dorëzuar pasardhësit kasafortën me një inventar sendesh të shtrenjta, madje edhe dhëmbë floriri

DOKUMENTI

Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1948, kur Vaskë Koleci është shkarkuar si drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe i ka dorëzuar zyrën e mjetet e punës Kadri Hazbiut, një tjetër personazh ky që u bë po aq i njohur në krye të Shërbimit të Fshehtë.

Në procesverbalin e Hazbiut, siç duket në faksimilen që po botojmë, përveç dosjeve sekrete, ku dallojnë ato me direktivat e jugosllavëve për organizimin e Policisë Sekrete, gjendet edhe një listë e gjatë me një mori sendesh me vlerë që i janë gjetur në kasafortë kreut të sigurimit.

Pjesa më e madhe e tyre u përket të dënuarve politikë, që më sa duket kanë përfunduar në zyrën e shefit të Shërbimit Sekret pas plaçkitjes që vartësit e tij u kanë bërë atyre para ekzekutimit. Në inventarin e tyre bie në sy sasia e madhe e monedhave dhe sahateve të floririt, e sendeve të tjera të shtrenjta, madje deri edhe dhëmbë floriri etj.

LISTA

Përmbajtja e inventarit të procesverbalit të firmosur nga Hazbiu dhe Koleci më 30.10.1948 është vërtetë befasuese.

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së monedhave dhe sendeve që janë gjetur në kasafortën e drejtorit të Sigurimit të Shtetit. Në të është hedhur e zeza në të bardhë:

Një zarf me 1286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë,

zarf i Eugenio Scaturos me një unazë floriri,

zarf i Aleks Vasilit me para,

zarf i Rizio Konfredo me disa para dhe një stilograf të vjetër,

zarf i Hans Valës me para të vjetra, zarfi i …. para të vjetra e një sahat xhepi,

zarf i Mario Guarnierit dhe një orë,

zarf i Mihal … dhe një stilograf e para të vjetra,

zarf i Kujtim Beqirit, një unazë floriri dhe sahat xhepi,

zarf i Pandeli Zografit, një orë e para të vjetra,

zarf i Zyrika Manos, para të vjetra dhe një orë grash, lira turke, një sterlinë, 3 napolona ari dhe një zinxhir floriri,

zarfi i Abdyl Sharrës, një sahat e para të vjetra,

një zarf me para të vjetra dhe një palë syze, orë dore e Selim Kërlukut,

dy dhëmbë floriri, dy sahate gjermanë, një byzylyk i vlefshëm i Hysen Shehut,

një kapele gruaje me 48 copë flori me dy copë rrathë indianë,

160 sterlina letër, një kuti me një stilograf me penë floriri të Taraskonit,

një kuti me dekorata të vjetra,

një kuti me argjendari,

një orë e një qostek floriri,

një unazë me gurë jeshil floriri,

një zinxhir floriri,

4 kopsa floriri,

1 mijë franga egjiptiane,

zarf i Namik Xhelilit, disa para të vjetra, një orë e një palë gjyzlykë dhe 1 mijë lekë të reja,

zarf i Emin Bakallit me 690 lekë, një stilograf e një orë,

zarf i Mirush Përmetit, një palë vëthë floriri në kuti, një sënduk me një copë lirë floriri, një orë dhe 3 byzylykë, dëftesë për 183.429 lekë, dy çeqe nga 500.00 lekë, gjashtë dengje të lidhura me nga 100 copë 500-lekëshe, dhjetë dengje njëmijëlekëshe, dhjetë dengje me 1000 copë 50-lekëshe, 70 copë mijëshe, 6 copë 500-lekëshe, 2 dengje nga 100 copë, 59 copë 100-lekëshe, një deng me 100 copë 50-lekëshe, 188 copë nga 50 lekë etj

Të tërheq vëmendjen fakti që midis shumë sendeve të çmuara, në kasafortën e kryesigurimsit gjendeshin edhe dy dhëmbë floriri, të cilat me siguri duhet t’i kenë takuar ndonjë të dënuari me vdekje, apo ndonjë të vdekuri në Hetuesi.

Të plaçkiturit

Tre janë grupet e të plaçkiturve, sendet e të cilëve janë regjistruar në procesverbalin e Kadri Hazbiut dhe Vaskë Kolecit, të vitit 1948.

Së pari, grupi “antiparti” i Kadri Hoxhës dhe Ludovik Nikajt.

I pari, një figurë e njohur e luftës, përfaqësues ushtarak në Bari të Italisë, deputet i Kuvendit Popullor, me mandat të ndërprerë pas arrestimit.

I dyti, Ludovik Nikaj, personazhi i filmit artistik “Vendimi”, me subjekt tërësisht të trilluar, të cilit i atribohet “tradhtia” për tregimin e bazave të komunistëve gjatë vitit 1942. Ai ndodhej i internuar në Itali dhe me mbarimin e luftës kërkoi të kthehet, pasi martonte vëllain. Te filmi “Vendimi” paraqitet sikur një njësit e ka arrestuar në Bari. Ludoviku sa mbërrin në Shqipëri kërkoi takim me Koçi Xoxen ose Enverin, por përfundoi në Hetuesi e më vonë para pushkatimit.

Grupi i dytë është ai i deputetëve, ku përmenden Arif Gjyli dhe Islam Radovicka. Pjesa tjetër e të plaçkiturve u përket inxhinierëve të procesit të “kënetës së Maliqit”. Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Zyrika Mano dhe dy italianët janë ndër të dënuarit me vdekje, të cilët janë shfaqur në varjet apo pushkatimet publike që u bënë në atë kohë. Në listën e inventarit të procesverbalit të mësipërm nuk mungojnë edhe emra të tjerë, të anatemuar në vitet e para pas Çlirimit, reaksionarë dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor.

Skënder Kosova.

Kryepolici i Tiranës i viteve të para të çlirimit, ishte bërë tmerri i qytetit, sidomos i familjeve të të dënuarve politikë. Dokumentet e Sigurimit përmbajnë dhjetëra denoncime të grave të të arrestuarve për sjelljet brutale të tij. Autoriteti lokal i Sigurimit, si Skënder Kosova, shkruhet në një syresh që mban datën 13 janar 1947, e ka tepruar me qëndrimin kundra grave dhe familjarëve të armiqve të dënuar. Teprime të tilla, si bastisje shtëpish dhe plaçkitje sendesh personale, ku nuk kurseheshin as teshat e trupit, në Tiranën e atyre viteve krahasoheshin me ato të pushtuesit. Sidoqoftë,Kosova nuk ishte një rast i shkëputur, por pjesë e profilit brutal të Sigurimit.

E vetmja shifër zyrtare, referuar dokumenteve të Sigurimit, është ajo e vitit 1948, e botuar në vitin 1984 në revistën “Në shërbim të popullit”. Sipas saj, që nga lufta e deri në atë periudhë ishin sekuestruar 43.816.682 monedha floriri dhe bizhuteric.

A është e plotë ajo? Pa dyshim që jo.

Kategori
Uncategorized

Super vargjet për Ramën: Goxha burrë shtatë herë martuar, thotë “të më hash atë të gruas”…

Debati i zhvilluar në seancën plenare në Parlament degradoi në një fjalor shumë të ulët. Politikanët patën përplasje të forta mes tyre, ajo që dominoi ishte debati i kryeministrit Rama me ish-kryeministrin Berisha.

Poezia e plotë

Bëri çfarë nuk kishte bërë,
Edi Rama tepsixhiu,
Po ama kete te fundit,
S’ja kish marrë mendja njeriu!

Goxha burrë, shtatë herë martuar,
Thotë: “-t’më hash atë të gruas!…”
Në Kuvend flet i droguar,
Buzeqesh Çuç’i Ficúas

Buzeqesh e ngazellehet,
Çuçi i Dalinë gjitones,
Ministreshat ulin koken,
Me veshtrimin si të kones…

E mendojnë njera pas tjetrës,
Me në krye Spiropalin,
Çfarë ti hash Lindës, të shkretës,
Me mirë ha në bythë të kalit…

Skenderbeu im eshte trim,
Mburret Spiropali ngrehur,
Ka te veten tërë tepsinë,
Të gjithave na ka mbledhur!

– Na ka mbledhur e na ka,
Thotë dhe Belinë Balluku,
Me te mira nga ne s’ka,
Lindës i është tharë ulluku!

Ndaj si mundet ky te thotë,
Gruas ti hash atë që s’thuhet,
Kur e di si eshte kjo botë,
Pse me ate te gruas kruhet?!

Mire ia tha dhe ai tjetri,
– Pusht qe shokeve u merr gratë,
Po nuk tha dhe ate tjetren,
Edhe shokeve ua jep gratë!

Ua jep qe ti kete pranë,
Madje i ben dhe ministra,
Te gjithë bashkë bejne kuplaranë,
Kryeminister pis mbi pisa!

/RenaldHoxha

Kategori
Uncategorized

Ata që kërcënojnë Berishën do të kenë një fund të tmerrshëm.

Sali Lushaj:

Ata që kërcënojnë Berishën do të kenë një fund të tmerrshëm.

Sali Lusha i njohur jo vetem si demokrat, por dhe si nje nga truprojat e Sali Berishës në ditët e vështira.

Së bashku me Dem Dollapin dhe dhjetra malsorë dhe jugorë ata kanë qënë një bllok betoni i pa thyeshëm në mbrojtje të demokracisë, partisë demokratike, dhe z.Berisha.

Sali Lusha dhe Dem Dollapi asnjëherë nuk u tërhoqën dhe as e shitën veten përpara gjithshkaje.

Ata janë kreshnikë malesh që nuk këthehen kurrë mbrapa dhe besen e kanë gjënë më të shenjtë në jetën e tyre.

Koha ka treguar më së miri.

Por nuk eshte vetem Sali Lushaj, jane me dhjetra qindra dhe mijra ata qe do reagojne menjehere me te gjitha menyrat edhe ne ato te tillat qe Edi Rames dhe kelyshve te tij nuk do ja u presi mendja,nese cenohet Sali Berisha.

Lexoini mire keto rrjeshta.

Ju qe kercenoni dhe ata qe ju dirigjojne , ju do kene perfundimin me te tmerrshem.

Ne ju themi perballe ju dhe nuk e hedhim gurin e te fshehim doren.

Po ju vjen fundi kete e din kushdo. Ju jeni si ata minjte e galerive qe ndjejne shembjen dhe fillojne te levizin.

Humba kohe vehtes time te merrem me ju kaqe heret o plehera”,- shkruan Lushaj.

Ish-truproja e Sali Berishës, Sali Lushaj, ka reaguar ashpër ndaj disa personave që, sipas tij, po kërcënojnë ish-kryeministrin.

Ai i paralajmëron ata se, nëse do të guxojnë të prekin ish-liderin e PD-së, do të kenë një fund të tmerrshëm.

Lushaj nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të këtyre personave që kanë dërguar kërcënime në adresë të ish-kryeministrit Berisha.

Reagimi i Sali Lushajt

Pershendetje Miq e te gjithe ju qe e lexoni kete status .

U be shkak qe te reagoi por jo duke qene i shqetesuar se mund ti ndodhe gje nga kercenimet qe i bejne Z .BERISHA disa legen e langaraqe qe skane pike karakteri e nderi .

Dua te ju them vetem nje gje o plehra o te felliqur o frikacake o te pafytyre ja ku e keni

Z. BERISHA aty perballe pa ju trembur qerpiku .Ca po ju thot ZOTI BERISHA vetem ate qe keni e asgje ma teper.

Ju o Lango te diskretituar po ju them vetem nje gje se vetem nje fije floku po ti preke preket Z. BERISHA NUKE DO GJENI VRIME KU TE FUTENI O MASKARENJE .

Lexoini mire keto rrjeshta.

Ju qe kercenoni dhe ata qe ju dirigjojne , ju do kene perfundimin me te tmerrshem. Ne ju themi perballe ju dhe nuk e hedhim gurin e te fshehim doren.

Po ju vjen fundi kete e din kushdo.

Ju jeni si ata minjte e galerive qe ndjejne shembjen dhe fillojne te levizin. Humba kohe vehtes time te merrem me ju kaqe heret o plehera”,- shkruan Lushaj.

Lexoini mire keto rrjeshta .

Kategori
Uncategorized

Elbasan, Korce, Pogradec e il lago Ohrid.

Le regioni centro-orientali dell’Albania sono abbastanza selvagge, ma presentano comunque un buon numero di motivi di interesse, sia per quello che riguarda le attrazioni culturali che quelle naturalistiche, capeggiate dallo spettacolare lago di Ocrida. Per raggiungere il lago e il confine con la Macedonia da Berat bisogna però fermarsi nella città di Elbasan e cambiare furgone.

elbasan

k

rovine in piazza a elbasan

Questa importante città industriale è situata nel centro geografico del paese e, pur se di aspetto prevalentemente moderno, conserva ancora qualche piacevole testimonianza della sua storia medievale e bizantina, che, unita all’aspetto piuttosto curato della sua zona centrale, rende consigliabile una sosta di qualche ora per una breve visita nell’attesa di proseguire verso est.

museo etnografico di elbasan

xhamia e mbret a elbasan

mura del castello a elbasan

La strada statale gira intorno al centro di Elbasan, ma il bus (o il furgone) risale Rruga Thoma Kalefi fino alla stazione dei bus; da qui si può proseguire per la via, lungo la quale si snoda una sorta di mercato, fino ad un’ampia piazza con giardini dove si affacciano gli uffici comunali, dove al centro c’è una piccolissima area archeologica con dei resti illiri, ma soprattutto dove all’estremità settentrionale campeggia un lungo tratto, ben restaurato, delle antiche mura bizantine della città che contornavano il castello, mentre sul lato orientale si affaccia il museo etnografico, ospitato in un’abitazione antica e caratteristica.

bulevardi qemal stafa a elbasan

valle del fiume shkumbin

Dietro le mura c’è la parte più antica della città (kalaja, il castello) che ormai è però di stampo prevalentemente moderno, tuttavia tra i vicoli si può trovare qualche scorcio interessante. In questa zona si trova la moschea principale della città, la Xhamia e Mbret.

Percorrendo verso est la strada che costeggia le mura, Bulevardi Qemal Stafa, che è un viale molto ben messo pieno di negozi e con un’ampia passeggiata, si arriva fino allo stadio, davanti al quale partono alcuni furgoni per Pogradec e Korca (altri furgoni diretti in quella zona partono dall’angolo sud-ovest della piazza, vicino agli uffici comunali, mentre dalla stazione dei bus non partono mezzi diretti in quella direzione). Nei pressi dello stadio vi è anche il Parku Rinia, un bel parco boscoso.

Da segnalare infine che Elbasan è famosa per le acque termali: le stazioni termali principali si trovano alcuni chilometri fuori città, ma anche in centro ci dovrebbero essere alcuni hammam.

spiaggia di pogradec

lago di ocrida

lago di ocrida

Appena fuori Elbasan la strada, le cui condizioni sono più che dignitose, si infila in un canyon seguendo il corso del fiume Shkumbin, e superando le piacevoli cittadine di Librazhd e Perrenjas, per poi inerpicarsi su un valico dove c’è il bivio che porta alla vicinissima frontiera con la Macedonia.

lin

lago ohrid

Qui le condizioni della strada peggiorano sensibilmente, ma in compenso si apre davanti agli occhi il meraviglioso scenario offerto dal lago di Ocrida (Ohrid) e dalle montagne che lo circondano.

Questo stupendo e antichissimo specchio d’acqua (sembra sia uno dei laghi più antichi della Terra, e  possiede un ecosistema unico), dalle dimensioni paragonabili al Garda, offre infatti dei panorami veramente unici, soprattutto in inverno e guardando verso la sponda macedone, dove le montagne sono più alte e incappucciate di neve.

lago di ocrida

rruga rinia a pogradec

La strada ne costeggia la sponda albanese sfiorando prima il pittoresco abitato di Lin (dove c’è anche un basilica con antichi mosaici) per poi arrivare fino all’estremità meridionale del lago dove sorge la città di Pogradec.

moschea di pogradec

pogradec

bulevardi europa a pogradec

Diversamente dalla sua dirimpettaia in territorio macedone, che dà il nome al lago e possiede un patrimonio artistico e culturale notevolissimo che ne fanno uno dei patrimoni tutelati dall’UNESCO, la città di Pogradec non possiede grandi attrattive dal punto di vista storico-artistico-culturale (e anche il bellissimo monastero di Sveti Naum e il parco naturale che lo sovrasta, pur essendo vicini alla città, sono in territorio macedone), tuttavia è una piacevolissima località di villeggiatura lacustre dall’aspetto gradevole e vivo.

pogradec

rruga naim frasheri a pogradec

Vista l’importanza turistica dalla città, l’offerta di alloggio è ampissima; tuttavia, nonostante la bellezza del paesaggio invernale, il turismo è giocoforza principalmente estivo, e quindi non tutti sono aperti in pieno inverno (tra cui l’unico ostello) ma l’Hotel Perla si è rivelato invece una sistemazione ottima: situato alla fine del lungolago, a poco più di un chilometro dal centro (ma la passeggiata per arrivarci è piacevolissima) è ospitato in una struttura nuova, con camere ampie e fornite di tutti i comfort, personale gentile e competente e anche un buon ristorante dove provare le specialità locali (in particolare i due pesci endemici del lago; ottimo il Koran, presente solamente qui e nel lago Bajikal); il tutto a prezzi abbordabilissimi.

chiesa ortodossa di pogradec

vista dall’hotel perla

Come detto, non ci sono particolari attrazioni da segnalare a Pogradec, tranne la bella passeggiata lungolago, a fianco di una bella spiaggia, che ingloba anche un piccolo parco che si allarga nella parte di fronte alla zona più centrale ospitando anche qualche statua. Per il resto, la via più “commerciale” è Rruga Rinia, con negozi, bar e tavole calde, mentre il Bulevardi Europa è un largo viale pedonale. Rruga Kajo Karafili è la statale, taglia tutto il centro ed è sempre abbastanza affollata, mentre in Rruga Naim Frasheri e in qualche vicoletto più all’interno della statale si può anche scovare qualche scorcio caratteristico. 

sponda macedone

spiaggia e lungolago di pogradec

sponda macedone

Purtroppo in quei giorni il tempo è stato quasi sempre coperto, nascondendo quasi sempre i bellissimi paesaggi del lago, quindi il sabato mattina ho approfittato per una piccola escursione alla vicina Korce.

zona del mercato a korce

quartiere vecchio di korce

Nel punto in cui Rruga Kajo Karafili si biforca c’è uno spiazzo dove partono i furgoni diretti a sud (mentre quelli che ritornano verso il centro del paese stazionano nel tratto dove la via incrocia Rruga Rinia e Bulevardi Europa) ed è facile trovarne uno che porta nella principale città della zona, che una strada in buone condizioni permette di raggiungere in tre quarti d’ora circa.

Korce, oltre a dare il nome ad una delle birre più popolari del paese, è una città molto gradevole e ben tenuta, piena di musei e di spunti culturali.

cattedrale della resurrezione

bulevardi fan noli a korce

Il furgone si ferma nel punto in cui la strada si biforca dando vita alle due importanti arterie cittadine Rruga Midhi Kostani e Rruga Kico Greco; proseguendo per la seconda si arriva a ridosso della zona antica, dove si tiene il mercato (proprio di sabato) e dove c’è anche il bazaar moderno. Nella zona antica ci sono alcuni vicoli e piazzette che offrono degli scorci caratteristici, ma in questa zona alcuni lavori di restauro sarebbero quantomeno auspicabili. 

La via invece prosegue allargandosi e formando il Bulevardi Fan Noli, un viale ricco di negozi e botteghe che attraversa tutto il centro e che presenta anche una zona pedonale alberata al centro.

cattedrale della resurrezione

cattedrale della resurrezione

Circa a metà del viale si può svoltare per ritrovarsi di fronte alla bella Cattedrale Ortodossa della Resurrezione, una delle più grandi del paese, che offre un notevole colpo d’occhio e dei sontuosi interni.

Di fronte alla cattedrale parte un viale pedonale, la strada dello struscio, su cui si affacciano molti negozi moderni ma anche un antico edificio (da poco restaurato) che ospitava la scuola più antica della nazione, trasformato ora nel museo dell’istruzione.

via pedonale di korce

korce

cattedrale della resurrezione

sponda albanese del lago di ocrida

pogradec

museo dell’istruzione a korce

Korce si visita in poche ore, tuttavia chi si vuole fermare in città ne può approfittare per visitarne i dintorni, in particolare la vicina Voskopoje, nella quale varie magnifiche chiese testimoniano la grandezza e l’importanza rivestita nel medioevo da questa città.

lago ohrid

sponda macedone

Da Pogradec si può invece tornare a Tirana in poco più di tre ore, da segnalare però che superata Elbasan è in costruzione un’autostrada che la collega alla capitale, in buona parte completata, che velocizzerà il viaggio.

Da segnalare infine che nelle regioni più interne centro-meridionali, grazie anche alle alte montagne, la temperatura è sensibilmente più bassa  (pur essendo comodamente sopportabile) che nelle quasi pianeggianti zone centro-settentrionali e costiere dove è invece simile a quella tipica del sud Italia.

lago di ocrida

lago di ocrida

lago di ocrida

lin e il lago

pescivendoli lungo la strada

penisola di lin

Kategori
Uncategorized

Takimi im me operativ Qemalin. Deklarata e tij: Klerikun e pushkatuam se mbillte kalemat e rrushit keq.

Nënshkrimi i ish operativit

Nga Kastriot Dervishi

Kohët e fundit, miku im Nikolin Kurti bëri të njohur letrën e ish prokurorit të shkallës së parë të procesit ndaj klerikut Dom Shtjefën Kurtit, i cili u pushkatua dhe trupi iu çua për eksperiment mjekësor në kadavër pas vrasjes. Për kujtesë procesi ka patur në shkallën e parë të Krujës: kryetar të trupit gjykues Qazim Manin e prokuror Hajredin Fugën.

Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që la në fuqi vendimin kishte Llazi Stratobërdhën e prokuror Zaim Myftarin.

Sigurisht, në këtë vrasje janë pjesëmarrës apo përgjegjës edhe sekretari i parë i Krujës (Tahir Minxhozi) dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Rasti e solli që unë të takoja punëtorin operativ që kish hartuar dosjen formulare në momentin e mbylljes së saj, Qemal Karemanin (i vitlindjes 1930), nuk krijoje asnjë bindje për të përligjur dërgimin në gjyq të klerikut apo pushkatimin e tij.

Të gjithë gatuesit e kësaj dosjeje, në përputhje me goditjet që jepeshin në vitet ’70 e kishin kaluar procesin hetimor-gjyqësor në një “grup armiqësor” që kryente “sabotazhe”. Atashuan edhe disa fshatarë. Pastaj bënë një gjyq me efekte propagandistike se armiku punonte, etj.

Në ditë korriku të vitit 2011, në kohën kur vapa ishte bërë më shumë se kurrë e padurueshme, më njoftojnë se në Drejtorinë e Arkivit të Sistemit të MB-së se kishte ardhur për të marrë përgjigjen e kërkesës së tij, ish operativi. Atë kohë Gjykata Kushtetuese kish marrë një vendim që nuk përjashtonte oficerët e Sigurimit nga shtesa në pensionet e tyre si ushtarakë (!!!).

Fotografinë ia kisha parë të ri.

U bëra kureshtar ta njihja plak dhe për këtë arsye vendosa ta takoj para se të merrte përgjigje. Ky emër më ishte fiksuar për dy çështje, njëra prej të cilave ishte ajo që lidhej me pushkatimin e priftit katolik Dom Shtjefën Kurti në vitin 1971, në moshën 73 vjeçare. Dhe ja tani vihesha përballë me njeriun që ia kishte kopsitur këtë dosje. Qemali ruante për bukuri linjën e përgjithshme trupore pavarësisht se njëri sy dukej sikur i lëshonte vazhdimisht lot, por ky lot nuk shihej t’i rrëshqiste në faqe apo të binte në tokë.

Kishte një vështrim të fiksuar dhe gojën e mbante hapur në çdo pyetje apo përgjigje timen. Isha kureshtar të dija nëse në ndërgjegjen e tij kishte ndopak pendesë apo vrasje ndërgjegje. Qemali ishte bërë kurioz pse drejtori donte ta takonte, teksa shihte që tjerë si ai merrnin përgjigjen dhe iknin. Në tipin e këtyre që kanë lloj – lloj dyshimesh për të kaluarën, kureshtja është më shumë e lidhur me zanatin. Meqë arsyeja e paraqitur prej nesh ishte “verifikim personi dhe dokumentesh”, Qemali priste radhën. Para tij po hetohej një i llojit të tij. Pasi e pyeta për çështjen e parë, vazhdova te çështja që më interesonte.

Shënimet nga biseda

Kastrioti: Ju keni qenë personi që keni përgatitur dosjen operative kundër Dom Shtjefën Kurtit. A ndjeni se ndonjë gjë nuk e keni bërë si duhet atëherë dhe mos e keni rënduar pa të drejtë? Personi që ju pyet e di gjithë aktivitetin tuaj, kështu që mos hezitoni të përgjigjeni apo të jepni përgjigje të pasakta.

Qemali: Jo, shiko, meqë paske dijeni. Ai ka qenë në krye të një grupi të madh, nuk ka qenë vetëm.

Kastrioti: Kjo nuk ka rëndësi. Nuk është numri ai që përcakton dënimin ose jo të personit. Pse duhej pushkatuar?

Qemali: Shiko, dëgjo, ai ishte futur në veprimtari armiqësore. U bënte thirrje fshatarëve të hanin atë që prodhonin në kooperativë duke u thënë se uria luftohej edhe kështu. Ai i porosiste t’i mbillnin kalemat e rrushit mbrapsht që të mos lulëzonin.

Kastrioti: Ky ishte krimi? Për disa kalema rrushi? Dhe këto ju i kishit vërtetuar në rrugë operative?

Qemali: Po i kishim vërtetuar.

Kastrioti: Po sikur nuk dalin fort të vërtetuara nga dosja dhe planet e masave që ju keni bërë. Ju dini gjë ku e kanë pushkatuar atë sepse një punëtor operativ mund të merrte pjesë në ekzekutim?

Qemali: Jo nuk di gjë.

Kastrioti: Po së paku ju mund ta dini për shembull në Tiranë apo në Krujë.

Qemali: Po tashi, në Tiranë është bërë pushkatimi, por nuk jam marrë unë me atë punë.

Kastrioti: Po, po, punë e bukur.

Qemali: (nuk flet, sheh i habitur)

Kastrioti: Ku banoni tani?

Qemali: Kam ardhur në Tiranë, e kam bërë pasaportizimin te lagja “Ali Demi”, por atësinë ma kanë shënuar gabim ata shokët atje.

Kastrioti: Dhe tani kërkoni shtesë pensioni për punën që keni bërë.

Qemali: Po kshu na thanë këta shokët.

Kategori
Uncategorized

“Sali Berisha nuk është në listë”, Departamenti Amerikan reagon për pretendimin e Edi Ramës

Departamenti Amerikan i Shtetit mohon që ish-kryeministri Sali Berisha të jetë përfshirë në listën e personave që iu ndalohet hyrja në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

‘Gazeta Shqiptare’ i është drejtuar me anë të një e-mail DASH-it për të marrë informacion mbi pretendimin e kryeministrit Edi Rama se, Berishës i është refuzuar viza për në SHBA. Në përgjigjen e kthyer nga zyra e çështjeve publike bëhet e qartë se “në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave.”

DASH saktëson se ish-kryeministri shqiptar nuk ndodhet në listën e personave që ju ështe refuzuar viza për ne SHBA sic eshtë në listë deputeti Tom Doshi dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, të cilët janë shpallur ‘non grata’.

“Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë”, thuhet në përgjigjen e DASH.

Ish-kryeministri ka mohuar që t’i jetë refuzuar viza për në SHBA, duke theksuar se që kur është larguar nga detyra në vitin 2013-të, nuk ka bërë asnjë aplikim të tillë.

Ish-ambasadori në OKB për drejtorin e Zërit të Amerikës: Është shumë i besueshëm në DASH

Kategori
Uncategorized

Drejtorët e Sigurimit të Shtetit në MPB: 3 u pushkatuan, 2 u bënë bashkëpunëtorë, 4 u burgosën, 2 punuan në SHISH.

Vula e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB në vitin 1957

Nga Kastriot Dervishi

Të dhëna të drejtorëve të drejtorive të Sigurimit të Shtetit në MPB. Po ndaj me publikun një statistikë të përgjithshme të llojit krahasues që lidhet me drejtuesit e lartë të armës famëkeqe politike të Partisë së Punës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika nuk përfshin titullarët e kohës kur sigurimi i udhëheqjes dhe zbulimi politik u bënë nga degë në drejtori. D.m.th. statistika i drejtohet Drejtorisë së Parë, e cila mori këtë emër në vitin 1966, por ka qenë thelbi i veprimtarisë së organeve të Sigurimit. Studimi i takon 16 drejtorëve. Edhe drejtuesit u bënë viktima të regjimit që vetë ngritën me aq pasion e ligësi. Për turpin e këtij shteti, kjo kategori krejt e paaftë dhe e pavlefshme shërben edhe sot në detyra të larta shtetërore. Shihni shifrat shqiptare në lidhje me arsimin dhe pasojat.

-Niveli arsimor: 5 me fillore, 3 të mesme të pambaruar, 5 të mesme, 1 me kurs sigurimi, 2 shkolla e lartë e MPB-së, profili sigurim, 1 i lartë

-Ekzekutuar me vdekje me vendim gjykate: 3

-U bënë bashkëpunëtorë: 2

-U dënuan dhe u burgosën nga vetë regjimi: 4

-U dënua për gjenocid pas vitit 1992: 1

-Punuan në SHISH në vitet 1998-2006: 2

Kategori
Uncategorized

Reagimi i fortë: Arta Marku hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut Edi Rama!

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehet se, hetimi i Prokurorisë për Zërin e Amerikës ka nisur me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas tij kjo është faqe e zezë e Prokurorisë.

Reagimi i VasilitReagimi i fortë: Arta Marku hap hetim për Zërin e Amerikës me urdhër të zvarranikut Edi Rama!

Prokuroria hap hetim per Zerin e Amerikes me urdher te zvarranikut te karriges Edi Rama !!??

Faqe e zeze e prokurorise se kapur nga zvarraniku i pushtetit Edi Rama.

S’ka te krahasuar as me partine e punes.

Kjo prokurori e turpit mbylli veprat penale edi rames:

1.qe i kerkoi policise te bente fushate elektorale oer partine socialiste,

2.qe mashtroi popullin dhe tha se kish bere ekspertizen e audiopergjimit te vellait te ish ministrit te brendeshem,

3.qe i mbylli ceshtjen pasi edi rama kercenoi oficerin emiljano nuhu se tregoi fakte te verteta kundra qeverise.

Kjo prokurori guxon dhe hap hetim per Zerin e Amerikes. Dhe ndaj kujt ???

Ndaj Zerit te Amerikes.

Ky eshte tamam fundi.

Kjo ishte reforma ne drejtesi,ky ishte vetingu,kjo eshte “drejtesia e re”.

Prokurori e vene ne sherbim te nje zvarraniku pushteti si edi rama,ketij me te shplarit e me te peshtirit e zvarranikeve te karriges me merimanga te pushtetit.

Kategori
Uncategorized

Bush-Berisha, Bolton-Rama!

Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO!

Nga Çim Peka –

Dje, në një seancë të ndezur parlamentare, ku Edi Rama dukshëm kishte humbur ekuilibrin psikik, duke përdorur një fjalor dhe retorikë të cilën rëndom e përdor ndaj ministrave dhe vartësve të tij, u krejis i ngazëllyer, se kishte në axhendë një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë.

Siç doli pak orë më vonë, bëhej fjalë për një telefonatë e thirrur nga Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili pasditen e djeshme bëri shumë të tilla me krerë shtetesh në rajon.

Nuk është ende krejtësisht e qartë, se nga i buron tërë ai makth që shpalosi në parlament gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe sot në mëngjes. Por me gjasë në kushtet kur dyert po i përplasen sistematikisht në fytyrë, nga Roma në Berlin, nga Londra në Ankara, nga Brukseli në Paris, duket qartë se e vetmja fije shpresë që i ka mbetur është lidhja përtej oqeanit me John Bolton. Një lidhje kjo e krijuar së fundmi me ndihmën e Thaçit dhe të Vuçiç, për arsye që po zbardhen me shpejtësi.

Që inferioriteti dhe makthi janë shoqëruesit e vetëm në rrugën që Edi Rama po ecën në marrëdhëniet me Washingtonin, u duk qartë kur vetëm pak ditë pasi Sekretari i Shtetit Pompeo telefonoi Bushatin dhe jo Ramën, për të falenderuar për përzënien e dy diplomatëve iranianë, nxitoi dhe e shkarkoi këtë të fundit!

Për fatkeqësinë e shqiptarëve dhe fatin e mirë të Ramës dhe të Thaçit (tani për tani), një anti-shqiptar dhe një anti-mysliman i egër aktualisht ka okupuar një post kyç të politikës së jashtme të SHBA-ve. Pikërisht me emërimin e tij në Shtëpinë e Bardhë dolën në sipërfaqe, edhe idetë për ndryshime kufijsh.

John Bolton i telefonoi dje Edi Ramës, ashtu siç i telefonoi më herët Haradinajt, e në darkë Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç. Tema e vetme ishte, marrëveshja Kosovë-Serbi dhe ndarja e Kosovës.

Se çfarë “ububu” të jashtëzakonshme kishte simbolika e telefonatës për Ramën, kryeministër i një vendi anëtar i NATO-s dhe i një vendi faktor kyç në Ballkan, vetëm mendja e tij e sëmurë e di.

Siç duket, Rama nuk e ka harruar akoma zhgënjimin e tij, kur para dy vitesh, John Bolton, vizitoi Tiranën për tu takuar me përfaqësues të MEK dhe Pandeli Majkon, por nuk denjoi as ti hidhte sytë nga Rama. Prandaj gëzon, si ai fëmija kur i flet Goni (simbolikë që përdor vetë) që është më i forti i lagjes.

Nën efektin e substancave, ai arriti deri aty sa ti përmendte Sali Berishës raportet e këtij të fundit me Washingtonin. E kujt, pikërisht Sali Berishës!

Me besimin se Rama është më i kthjellët e më i qetë sot, po i kujtojmë se Sali Berisha kur ishte në vendin që mban tani Rama, solli në Tiranë George W. Bush, President i Shteteve të Bashkuara, së bashku me Stephen J. Hadley, paraardhës i Bolton dhe me gjysmën e stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit.

Presidenti amerikan jo vetëm që erdhi në Tiranë, por në krah të Sali Berishës, në qershor të vitit 2007, atëherë kur askush në botë nuk e dinte ende se çfarë do të ndodhte me Kosovën, deklaroi se, 1) Kosova do të bëhej shtet i pavarur dhe 2) Shqipëria do të anëtarësohej në NATO. Pas 9 muajsh, Kosova, shpalli pavarësinë nën drejtimin e ShBA-ve, dhe Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO!

Ky është dallimi midis Sali Berishës dhe Edi Ramës; të parit i vjen Presidenti i ShBA-ve në shtëpi për të shpallur pavarësinë e Kosovës, të dytin e merr në telefon këshilltari i Presidentit për të ndarë Kosovën!

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Kategori
Uncategorized

Qelbësit e Ramës, reagim nga Edi Paloka.

REAGIM per qelbesit e Rames

Shpifesirat dhe qelbsit e Rames qenkan hedhur me porosi ne sulm te me zhgerryejne dhe mua sipas strategjise se liderit se te gjithe jemi te qelbur njesoj.

Disa media, te gjitha afer liderit suprem, kane publikuar nje mashtrim sipas tyre te marre si informacion nga prokuroria.

Sipas ketij lajmi te perhapur me kembengulje ne mediat e Rames, une i paskam shitur dy shtepi ne Lezhe me cmime 70 mije euro dhe 87 milion lek, nje personi me emrin Shqipe Palaj qe po u hetoka per pastrim parashe.

Edhe sikur ky lajm te ishte i vertete, nuk perbente asnje shkelje jo vetem ligjore po as etike sepse cdo qytetar ka te drejte te shese pronen e tij. Per kete arsye gazetaret qe u treguan korrekt dhe pyeten, u sqaruan dhe nuk e publikuan lajmin e perhapur jo zyrtarisht po gjoja si rrjedhje informacioni nga prokuroria.

Nderkaq dje dhe sot ky mashtrim u perhap ne disa media qe “cuditerisht” jane ato qe lepijne gjithe diten prapanicen e qelbur te Rames.

Nuk e di a eshte rastesi, apo lideri dhe qelbesit e tij u hodhen ne sulm nje dite pasi une deklarova ne nje studio televizive se edhe pas 28 vitesh ne politike as gojet e qelbura te rilindjes nuk mund te thone dot asgje per te me bere pis mua dhe mjaft kolege te tjere te ndershem ne PD.

Mund te jete rastesi dita, po jo qellimi.

Me sa duket ne zbatim te strategjise se fundit te liderit “ nuk keni pse na ndrroni se jemi te gjithe njesoj te qelbur” , qelbesit jane hedhur ne veprim.

Se pari do te verifikoj ne se ky “informacion” ka “rrjedhur” ne media nga ndonje sherbetor letyre ne prokurori qe mendon se po i ben sherbimin e rradhes shefit apo nga ndonje mjeran qe shpreson se keshtu e ka lepire sa duhet prapanicen e liderit sa te meritoje te kaloje vettingun.

Me ato media qe kane rene viktime ose dhe jane perdorur per te shperndare kete ndyresi edhe pse jane te detyruar te verifikojne perpara se te botojne ( gazetaret e tyre takohen nga tre here ne dite me mua)sic bene koleget e tyre, do mjaftohem t’ju kerkoja te bejne verifikimet dhe sqarimet e duhura .

Atyre qenefhaneve te rames qe e kane marre me zell te madh dhe e kane rrotulluar mire nje here neper goje kete ndyresi per ta shijuar deri ne fund me qejfin se “e kapen “ dhe Paloken “qe na hiqej si i ndershem” , do ju pergjigjem ndryshe.

Ca qelbes qe erdhen ne Tirane vetem me koret e bajgave te ngjitura pas trupit e qe duke lepire prapanica pushteti djathtas e majtas ,rrembyen cfare munden dhe sot rezultojne milionere .

Ca ndyresira qe edhe sot , kur Ramen e kane braktisur te gjithe,jo rastesisht , kane mbetur te vetmit qe vazhdojne te lepijne prapanicen e qelbur te liderit pas cdo skandali qe i plas atij dhe rilindjes se zhytur ne llum.

Keta kane marre persiper te me bejne pis mua, pas 28 vitesh ne politike . Sot ,kur gjithe mediat kane pasqyruar pergjimet e fundit te VOA qe vertetojne lidhjet e Rames dhe qeverise me krimin dhe blerjen e votave qe kane sjelle ne pushtet qelbesit dhe kryeqelbesin, keta jane marre me “mafiozin Paloka”.

Kane shkruajtur se une qenkam vene ne sherbim te mafies per te pastruar para nepermjet shitjeve fiktive te shtepive qe nuk ekzistojne e qe nuk jane deklaruar ne deklaraten e pasurise sipas ligjit . Qe ata qe po hetohen per pastrim parash qenkan miqte e mi etj, etj.

Jo per qelbesit, po per te tjeret:

Se pari as nuk kam patur dhe as nuk kam shitur ndonjehere dy shtepi ne Lezhe.

Kam patur nje shtepi ne Shengjin.

Ndryshe nga cfare thone qelbesit, shtepia eshte deklaruar ne deklaraten e pasurise se dates 12/03/2012.

Kjo shtepi eshte shitur vjet me gjithe orendite. Te gjitha veprimet sipas ligjit jane kryer tek noteri dhe nepermjet bankes.

As per fytyre nuk i kam pare dhe nuk i njoh ata qe qenkan “miqte e mi mafioze” .( ju kerkoj ndjese se me kete rast ndoqa dhe ceshtjen e atyre qe akuzohen dhe zbulova qe edhe ajo ceshtje qenka nen hetim)

Shtepia nuk i eshte shitur Shqipe Palajt ( sic shkruhet) por nje personi tjeter. Sidoqofte as njeren as tjetren nuk i njoh as per fytyre.

Shitja e shtepise , sipas ligjit dhe afateve ligjore, deklarohet ne deklaraten e pasurise qe plotesohet ne mars te ketij viti .

Qelbesit jane ata qe jane, prandaj era e bajgave nuk ju hiqet sado qe sot lyhen me parfume te shtrenjta e veshin kostume firmato…

Po kaq , boll me ta se me duket se dhe kaq me po vij ere dhe une.

Ceshtjen do e coj ne gjykate per me tej se mbase ka ardhur koha “te marr dhe une ndonje lek” por nga qelbesit ne gjykate.

Kategori
Uncategorized

Qelbësit e Ramës, reagim nga Edi Paloka.

REAGIM per qelbesit e Rames

Shpifesirat dhe qelbsit e Rames qenkan hedhur me porosi ne sulm te me zhgerryejne dhe mua sipas strategjise se liderit se te gjithe jemi te qelbur njesoj.

Disa media, te gjitha afer liderit suprem, kane publikuar nje mashtrim sipas tyre te marre si informacion nga prokuroria.

Sipas ketij lajmi te perhapur me kembengulje ne mediat e Rames, une i paskam shitur dy shtepi ne Lezhe me cmime 70 mije euro dhe 87 milion lek, nje personi me emrin Shqipe Palaj qe po u hetoka per pastrim parashe.

Edhe sikur ky lajm te ishte i vertete, nuk perbente asnje shkelje jo vetem ligjore po as etike sepse cdo qytetar ka te drejte te shese pronen e tij. Per kete arsye gazetaret qe u treguan korrekt dhe pyeten, u sqaruan dhe nuk e publikuan lajmin e perhapur jo zyrtarisht po gjoja si rrjedhje informacioni nga prokuroria.

Nderkaq dje dhe sot ky mashtrim u perhap ne disa media qe “cuditerisht” jane ato qe lepijne gjithe diten prapanicen e qelbur te Rames.

Nuk e di a eshte rastesi, apo lideri dhe qelbesit e tij u hodhen ne sulm nje dite pasi une deklarova ne nje studio televizive se edhe pas 28 vitesh ne politike as gojet e qelbura te rilindjes nuk mund te thone dot asgje per te me bere pis mua dhe mjaft kolege te tjere te ndershem ne PD.

Mund te jete rastesi dita, po jo qellimi.

Me sa duket ne zbatim te strategjise se fundit te liderit “ nuk keni pse na ndrroni se jemi te gjithe njesoj te qelbur” , qelbesit jane hedhur ne veprim.

Se pari do te verifikoj ne se ky “informacion” ka “rrjedhur” ne media nga ndonje sherbetor letyre ne prokurori qe mendon se po i ben sherbimin e rradhes shefit apo nga ndonje mjeran qe shpreson se keshtu e ka lepire sa duhet prapanicen e liderit sa te meritoje te kaloje vettingun.

Me ato media qe kane rene viktime ose dhe jane perdorur per te shperndare kete ndyresi edhe pse jane te detyruar te verifikojne perpara se te botojne ( gazetaret e tyre takohen nga tre here ne dite me mua)sic bene koleget e tyre, do mjaftohem t’ju kerkoja te bejne verifikimet dhe sqarimet e duhura .

Atyre qenefhaneve te rames qe e kane marre me zell te madh dhe e kane rrotulluar mire nje here neper goje kete ndyresi per ta shijuar deri ne fund me qejfin se “e kapen “ dhe Paloken “qe na hiqej si i ndershem” , do ju pergjigjem ndryshe.

Ca qelbes qe erdhen ne Tirane vetem me koret e bajgave te ngjitura pas trupit e qe duke lepire prapanica pushteti djathtas e majtas ,rrembyen cfare munden dhe sot rezultojne milionere .

Ca ndyresira qe edhe sot , kur Ramen e kane braktisur te gjithe,jo rastesisht , kane mbetur te vetmit qe vazhdojne te lepijne prapanicen e qelbur te liderit pas cdo skandali qe i plas atij dhe rilindjes se zhytur ne llum.

Keta kane marre persiper te me bejne pis mua, pas 28 vitesh ne politike . Sot ,kur gjithe mediat kane pasqyruar pergjimet e fundit te VOA qe vertetojne lidhjet e Rames dhe qeverise me krimin dhe blerjen e votave qe kane sjelle ne pushtet qelbesit dhe kryeqelbesin, keta jane marre me “mafiozin Paloka”.

Kane shkruajtur se une qenkam vene ne sherbim te mafies per te pastruar para nepermjet shitjeve fiktive te shtepive qe nuk ekzistojne e qe nuk jane deklaruar ne deklaraten e pasurise sipas ligjit . Qe ata qe po hetohen per pastrim parash qenkan miqte e mi etj, etj.

Jo per qelbesit, po per te tjeret:

Se pari as nuk kam patur dhe as nuk kam shitur ndonjehere dy shtepi ne Lezhe.

Kam patur nje shtepi ne Shengjin.

Ndryshe nga cfare thone qelbesit, shtepia eshte deklaruar ne deklaraten e pasurise se dates 12/03/2012.

Kjo shtepi eshte shitur vjet me gjithe orendite. Te gjitha veprimet sipas ligjit jane kryer tek noteri dhe nepermjet bankes.

As per fytyre nuk i kam pare dhe nuk i njoh ata qe qenkan “miqte e mi mafioze” .( ju kerkoj ndjese se me kete rast ndoqa dhe ceshtjen e atyre qe akuzohen dhe zbulova qe edhe ajo ceshtje qenka nen hetim)

Shtepia nuk i eshte shitur Shqipe Palajt ( sic shkruhet) por nje personi tjeter. Sidoqofte as njeren as tjetren nuk i njoh as per fytyre.

Shitja e shtepise , sipas ligjit dhe afateve ligjore, deklarohet ne deklaraten e pasurise qe plotesohet ne mars te ketij viti .

Qelbesit jane ata qe jane, prandaj era e bajgave nuk ju hiqet sado qe sot lyhen me parfume te shtrenjta e veshin kostume firmato…

Po kaq , boll me ta se me duket se dhe kaq me po vij ere dhe une.

Ceshtjen do e coj ne gjykate per me tej se mbase ka ardhur koha “te marr dhe une ndonje lek” por nga qelbesit ne gjykate.

Kategori
Uncategorized

Dokumenti i 3 dhjetorit 1946/ Si e aprovon dënimin me vdekje diktatori, për dy të dënuar për “sabotimin e tharjes së Kënetës së Maliqit”…

Ky dokument i firmosur nga Enver Hoxha, në 3 dhjetor 1946, i hap rrugë ekzekutimit të dy të dënuarve me vdekje, nga gjyqi për “Kënetën e Maliqit”.

Përmes këtij dokumenti, ku  theksohet me shkronja të kuqe fjala “vdekje”, Enver Hoxha kërkon që t’i njoftohet data e ekzekutimit dhe t’i përcillet fjala e fundit e të ekzekutuarve.

Si të gjithë shkresat e këtij lloji, që shquhen për gjuhën makabre, edhe ky dokument i viteve  të para të regjimit komunist, me nënshkrimin e diktatorit në fund, dëshmon egërsinë dhe etjen për gjak të regjimit, që në ditët e para të tij.

Dy të dënuarit me vdekje Aleks Vasili dhe Mirush Përmeti, hasen si emra në një varg dokumentesh të procesit gjyqësor për “sabotim kënetën e Maliqit”, gjyq i mbajtur në nëntor të vitit 1946.

Më poshtë, e sjellim të plotë tekstin e këtij dokumenti dhe faksimiljen e tij.

Republika Popullore e Shqipërisë

Gjykata e Naltë Ushtarake

Nr.08-101 prot. REZ.

Tiranë, më 3. XII. 1946

Landa: Aprovim dënimi

Gjykatës Ushtarake

Tiranë

Gjegje Shkresës  Nr.1753.Datë.2 Dhjetor 1946.

Aprovohet ndëshkimi me vdekje i dhanun prej asaj Gjykate kundra:

1)      Aleks Fili Vasili, nga katundi Alarup dhe banues në Korçë

dhe

2)      Mirush Bedri Përmeti, lindur në Manastir (Jugosllavi) dhe banues në Tiranë

Na njoftoni datën e ekzekutimit  dhe vullnetin e tyre të fundit

Ministër’i Mbrojtjes Kombëtare e Komandant Suprem

Gjeneral Kolonel  Enver Hoxha

Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës publikon ‘Bombën’/ Dalin përgjimet e reja se si drejtuesit e PS bashkëpunuan me krimin në zgjedhje.

‘Zëri i Amerikës’ ka publikuar sot një tjetër pjesë të “dosjes 339” por jo vetëm ku tregohet qartë blerja e votave në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. Në përgjime del se kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako kishte marrëdhënie të afërta me Avdulajt, e madje konsumonte dreka.

Dhjetëra përgjime dhe dokumente të dy hetimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në blerje votash në Durrës, Kavajë, Lezhë dhe Dibër, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri zgjedhor. Materiali në vazhdim u prodhua për Zërin e Amerikës nga gazetarja Klodiana Lala dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN.  

Dy hetime paralele të Prokurorisë së Krimeve të Rënda hedhin dritë mbi përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndërkohë që Shqipëria po shkon drejt një procesi të ri elektoral pa kryer ende një reformë zgjedhore.

Dokumente hetimore dhe përgjime të siguruara nga BIRN përmes dosjes me nr:339/1 ekspozojnë anëtarët e grupit të drejtuar nga vëllezërit Avdyli në episode të blerjes së votave në Durrës, Kavajë dhe Lezhë.

Një procedim i dytë, i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas një kallëzimi të Partisë Demokratike në vitin 2016 ngre gjithashtu dyshime për veprimtari të paligjshme gjatë zgjedhjeve të shtatorit 2016 për kryebashkiakun e Dibrës.

Dosja hetimore 339 zuri fill në vitin 2016 me përgjimin e anëtarëve të një organizate me bazë në Shijak dhe me fije të shpërndara në të dy skajet e Shqipërisë, e përfshirë në trafikun e heroinës dhe të kokainës. Bisedat telefonike të vëllezërve Avdyli e zgjeruan rrethin e hetimeve te një numër zyrtarësh dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikime me tokat.

E ndarë më vete në vitin 2017, nga dosja 339/1 është zbuluar vetëm “maja e ajsbergut” dhe mbeten ende me dhjetëra CD përgjimesh të pazbardhura. Megjithatë, transkriptet e siguruara tregojnë se përfshirja në zgjedhje e vëllezërve Avdyli lidhej kryesisht me marrëdhënien e tyre me kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili drejtoi edhe shtabin elektoral të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit.

Komunikimet dhe bisedat për takime me Dakon zënë fill në janar të vitit 2017 dhe shtrihen deri në shkurt të vitit 2018. Ato kanë si objekt probleme nga më të ndryshmet si dhe koordinimet për dreka mes tij dhe vëllezërve Avdyli.

Përgjimi 1 [datë 11 shkurt 2017]

Altin Avdyli: Ne me atë shokun jemi tuj hangër bukë, me Gjushin. Të hanën e patëm lanë të vish me e taku, megjithatë po e takoj me babën tat, Isakun.

I panjohur: Shife vetë o burrë, nuk ka problem, se vij unë nuk ka problem.

Altin Avdyli: Jemi me Astritin, të hanën e kemi lënë. Jemi te Maxhestiku me Gjushin t’u hangër një drekë.

Bisedat e përgjuara kulmojnë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku në një bisedë të publikuar më parë në media, Altin Avdyli flet për blerje votash.

Përgjimi 2 [datë 24 qershor 2017]

Altin Avdyli: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…. 6 veta janë… thuaji Vangushit t’u japim ndonjë lek që të votojnë…

Dy ditë pas zgjedhjeve, Dako është përgjuar ndërsa kërkon takim me Astrit Avdylin, për të cilin thotë se donte ta falënderonte.

Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi vazhdimin e hetimeve për përfshirje të grupit Avdyli në krim elektoral apo në korrupsion në sektorë të ndryshëm të administratës. Në tetor 2018, prokuroria deklaroi se po hetonte edhe veprimtarinë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako-por pa specifikuar konkretisht se për çfarë.

Dako nuk i ka mohuar bisedat telefonike me vëllezërit Avdyli dhe i ka paraqitur marrëdhëniet me ta si të barabarta me qytetarët e tjerë që e mbështesin në zgjedhje.

I kontaktuar përmes telefonit, Dako refuzoi të komentonte mbi marrëdhëniet e shtrira në kohë me vëllezërit Avdyli, mbi ç’mënyrë ishte ndihmuar prej tyre në zgjedhje apo nëse në këmbim, u kishte ofruar atyre akses pranë bashkisë.

“Unë nuk jam marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria”, tha Dako.

Përpara se të shfaqte interes për kryebashkiakun e Durrësit dhe procesin zgjedhor në qarkun e Durrësit, 45-vjeçari Astrit Avdyli po vuante një dënim me 16 vjet për vrasje në burgun e Shënkollit. Por ai ia doli të lirohej para kohe nga burgu përmes një vendimi të Gjykatës së Lartë, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me sëmundjen e “depresionit me tentativa suicidale”.

Avdyli u lirua në fillim të marsit 2016 dhe vetëm pak muaj më pas, u përfshi sërish në hetime për implikim në trafik droge.

Dako ishte zyrtari më i lartë, por jo i vetmi që kultivoi raporte të ndërsjellta me vëllezërit Avdyli.

Një numër zyrtarësh lokalë, të tillë si inspektorë të INUK, drejtues në bashki, të Sigurisë Portuale apo madje edhe të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Durrës dyshohet se u kanë siguruar atyre akses për favore të llojeve të ndryshme.

Të dhënat hetimore tregojnë gjithashtu se bashkia e Durrësit është vetëm njëra prej zonave të influencës së grupit të dyshuar kriminal. Përgjimet e siguruara nga BIRN tregojnë përfshirjen e tyre edhe në zgjedhjet e Kavajës si dhe ato të qarkut të Lezhës.

Megjithatë, jo të gjitha transaksionet për votat kanë shkuar fjollë.

Një telefonatë e përgjuar dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor 2017, të cilët hetuesit e çështjes e identifikojnë në zonën e Kavajës tregon jo vetëm blerjen, por edhe fotografimin e votës si dhe presionin për të kthyer paratë mbrapsht.

Përgjimi nr. 3 {datë 27 qershor 2017]

– Është filmue ajo punë, le tashi. Të më japë lekët mbrapsht Miri. Ka mbaru ai muhabet, ia ka dhënë Fred Markut….Tashi ne i japim lekët për me mbaru ato punë e hallet që keni, e jo me radhë lekë e mos me dhanë votën.

-Vallahi votën e kam dhanë, qafsha kalamajt.

-Ore, nuk e di Roshi, bëj gati lekët e kur të kalojë Shpëtimi sipër t’i japë lekët mbrapsh. Urgjentisht t’i japë lekët mbrapsht.

Rekrutimi i personazheve të krimit të organizuar në proceset zgjedhore fajësohet si një ndër arsyet kryesore për rrënimin e besimit për zgjedhje të lira në Shqipëri. Ekspertë të zgjedhjeve u bien kambanave të alarmit se roli i grupeve kriminale në disa zona specifike është tanimë edhe më i madh se ai i partive politike.

Një procedim i dytë i vitit 2016 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, i cili mban numrin 184 po heton një numër drejtuesish të institucioneve kyç në Dibër si dhe persona me precedentë penalë për veprimtari të paligjshme, premtime për vende pune në këmbim të votës si dhe kanosje. Hetimi lidhet me zgjedhjet e 11 shtatorit 2016, që i dha mandatin kryebashkiakut socialist të Dibrës, Muharrem Rama.

Por njësoj si për dosjen 339/1, edhe ky hetim ka kaluar nëpër duart e disa prokurorëve, ndërkohë që orë të tëra me përgjime presin ende radhën për t’u transkriptuar. /VOA.

Kategori
Uncategorized

Greqi: Kush po i ekzekuton dëshmitarët shqiptarë që “hoqën qafe” avokatin Zafiropoulos?!

Duket se vr.asja e Albert Bakos dy javë më parë, dhe vd.ekja e Bandiol Tushajt, një ditë më parë, po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa lidhje mes tyre, madje nuk mund të quhen as rastësi.

Të dy ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.

Emri i Bandiol Tushaj nuk ishte i pa njohur per organet greke te sigurisë.

Në momentin e arrestimit të tij, në banese iu gjetën armë automatike kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë.

Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.

Tushe rezulton se ka qenë prezent në një vr.asje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin Davaqi në lagjien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar.

Policia greke thotë se ai është pjesëmarrës në disa vr.asje te tjera, por falë aftësive të tij për t’u maskuar i kishte shpëtuar disa herë prangave.

Fillimi i fundit per Tushën, ndodhi ne 29 tetor te 2017,kur policia e arrestoi se bashku me Albert Bakon dhe Klodian Lekocajn në banesën e tij.

Ndonëse nuk u akuzua si ekzekutor i Zafiropolos, ai u mbajt në arrest pasi u akuzua për ndihmë të personave në kërkim dhe fshehje k.rimi, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Burime policore thane për Top Channel se vdekja e Tushës nga mbidoza, duket se është e dyshimte, pasi viktima ka qenë përdorues droge që prej të paktën 3 vitesh dhe nuk mund të ngatërronte dozat e heroinës.

Persona që njohin mirë botën e krimit në Greqi, thonë se Tushe është hequr qafe nga banda e ciganeve në burgun Koridhalos, sikundër edhe Bako, ndërsa Lekocaj, më herët ka denoncuar tentativë helmimi brenda në burg. Madje për këtë qellim, për Lekocajn janë marrë masë shtese sigurie në burgun Koridhalos.

Në të gjitha rastet, gishti tregohet kundër personit që ka pranuar se ka qenë ai që tërhoqi këmbezën në ekzekutimin e Zafiropulos, dhe kreu me dorën e tij, vr.asjen e Albert Bakos në oborrin e koridhalos, Ibrahim Hibrahimaj.

Por a është kreu i bandës së ciganëve në Koridhalos, Ibrahim Ibrahimaj, urdhëruesi i vdekjeve të pjesëtareve të bandës së Bakos në burg, apo ai është përdorur prej organizatës kri.minale të Aristides Floros, një biznesmeni grek, kreu i një organizata kri.minale, që grabiti nëpërmjet një skeme mashtrimi 260 milionë euro nga shteti grek, e në vazhdim, urdhëroi Bakon dhe njerëzit e tij, të heqin qafe avokatët e shtetit të cilët e kishin zbardhur këtë skeme dhe e çuan në burg.

Askush nuk mund ta thotë me siguri këtë, por ajo çka dihet, është fakti që viktima të kësaj lufte shume milionëshe, janë kri.minelë shqiptarë të nivelit të ulët, të cilët përdoren për të larë hesapet mes aferave milionëshe të organizatave kri.minale greke.

Kategori
Uncategorized

Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun e Kosovës, për njohjen nga Serbia.

Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun e Kosovës, për njohjen nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.

“Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë ashtu siç vepron bota moderne, më jep njohjen- ta kthejë tregun”, është shprehur Haradinaj gjatë një fjalimi në një akademi përkujtimore në Junik, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Ai ka kritikuar liderët politikë, përfshirë edhe ata që janë në koalicionin qeverisës për shkak të siç ka thënë ai, deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ai rikujtoi ditët kur të ata, sipas tij, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, synonin ta shfuqizonin Ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.

“Është mirë që ne të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me SHBA-në, me Evropën dhe të tregojmë arsyen e marrjes së këtij vendimi. Kur e kemi pasur për vete, që u frikësonim nga Gjykata Speciale, jemi munduar ta rrëzojmë ligjin në Kuvend, edhe unë kam pas dëshirë të shfuqizohet.

Edhe ne nuk dëgjonim se amerikanët thoshin se po na ngulni thikën pas shpine. Njerëzit e njëjtë kemi qenë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të njëjtit kemi qenë”, ka theksuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nëse ndodh ky lloj pezullim, atëherë sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për taksë.

“Në këtë rast, ai mall që hynë për 120 ditë mbetet këtu për 10 vjet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me Serbinë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova “të japë tokë në këmbim të njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia”.

“Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, ka thënë ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar këtë masë dhe kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj.

Kategori
Uncategorized

Veç 1 Poezi nga Skandinavia.

Shuquri S-Sejdijaj.

VEÇ 1

Përmbledhje me poezi.

ZBËRTHIM

Dielli i tetorit shpon dritaret

Pothuajse të kalbura me vite

Të palarë e me xhama të thyer

E unë i rri pranë ulur në karrige

E ai picërron sytë e tij të vegjël

S’mundet me folë ndaj luan veç dorën

Of mos thuaj se dhimbjet po t’kalojnë

Ia prekë kambët si me e prekë borën.

T’ kisha mujtë me ia lexue mendimet

E me ia shplue gjithë at dashni

Edhe  ‘ I herë bac deshta me t’ vetë

E ti m’thua si gjithëherë

– kurr ma mire s’ jam kan’ n’ kët jetë!

E PAPËRFUNDUAR

Endem në kryeqytetin nordik

i ngujuar me t’ftohtin kristal

dua akullore

e hapat m’tradhëtojnë

ndërsa shiu më godet në lule t’ballit.

Endem

e lëpij shqetësimet pa fund

me shpresën  se

bredhja do t’shkund

shpresat e burgosura  të nëntorit sot

dhe përrallat e dhjetorit për n’mot.

DOSJA

Deshta

Me t’a kopjue dashninë

Dhe fjalët Të Dua

E me t’i ngjitë

Te zemra

Shtypa

E zemra foli

Dosja me këto fjalë

Ekziston tashmë

Dëshironi ta rishkruani

Shtypa “delite”

Dhe po mbaj

Dosjen origjinale!

MËSUESËRIA

/PashkoVasjane/

O mësues, i mjeri mësues

Kush të ka çitë me krye n’pus,

Ti ke pas kenë një zotni i randë

Burrat e dheut për ty çoh’shin n’kambë

Ke pasë shumë t’mira e begati

Plotë fjalë t’bukura me dijeni…

Por sot mësues, pa m’thuej si je?

Ma zi se lisi i rrxuem për dhé.

Shkon nxansëria sipri me kambë e shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

Je lodhë nga fjalët e premtimet

Si burrë pa grue ke mbet’ medet.

Marre për zot që askush se do

Këte fyerje gjithkush e dro

Para se t’hupet kështu mësuesëria

Me penë në dorë le t’ngritet dituria

Çonju ju t’ditur, prej gjumit çonju

Kapni lapsat, fort shtërngoni

Mos shikoni parti e qeverira

Se parti e shtet është mësuesëria!

Urimi i Dâd´s

Ja po vjen viti i ri

mos u nxeni n´qeveri.

Shumë punë ia vura mbi kry

Por ka edhe shumë për ti kry.

M´ka premtu ”s´ta prishi ty”,

Dhe për hatrin tim

Ti popull në fb trim

Prano këtë urim

që tingëllon si ngushllim

”Mos ua jepni votën

atyre që ju ropën”!

Ky urim vjen si karamel

nga zyra e Dâd´s n´ Bruksel.

REFLEKSION

Çudi, shumë çudi,

ka ndryshuar urimi i tij

Edeh 100 tjera

më thoshte kahera

Tash i vje keq

më radhitë me pleq

S´ka faj ai,

as ajo,

si duket

pleqëria më do.

Mjegullat mbi kokë

hije i kam për diell

edhe pak ditë n´tokë

pastaj për n´qiell.

Çudi, shumë çudi

prap u bëra fëmi!

ZILJA E DAJËS

(Sadullah Zendelit – Dajës)*

Në sallë

ndrrohen fjalimet

përcillen urimet,

shtohen gëzimet,

shtohen përqafimet,

në duar shtrëngimet

në podium

lulet,

vallet

këngët

gjeneratat

evokimet

përgëzimet.

Te foltorja

Daja me zile,

salla gjëmon,

Urime, urime!

30 vite me radhë

me zilen ngjyrë ar’

i ftonte Daja

fëmijët mërgimtarë.

– Ta mësojmë

mos ta harrojmë

ta duam,

si sytë ta ruajmë,

Shqipen për shqiptarët

e lanë të parët.

Daja me zile

N´a dha dije e

Shumë gëzime,

– Dajë, urime, urime!…

* Me rastin e 30 vjetorit të shkollës shqipe në Nybro të Suedisë (viti 2005 )

DËSHIRË QË S´VDES

Si toka e thatë shiun

si sofra e thatë bukën

si macja miun

si mjalta lugen

e mu tretë

si uji n´tikë të thatë

si buka n´sofren e untë

si miu nër kashtë

e si luga n´mjaltë

dhe prap nga fillimi

me nisë lojën

e synit n´lakmi

dhe kur të thuash vdiqa

me u lindë përsëri.

JEMI POPULL PATRIOT

Qe na erdhi viti i ri

Me kuvend e qeveri

Me kaçika e mushk´ri

Me bulmetra e turshi

Në vend t´ujit me raki

Me kokë t´ulur e turi.

Isa e Hasha kanë bërë be

Do ndërtojnë Kosovë t´re

T´integruar në Be-e.

Me të mbara e t´pa qara

Do ta çojnë vendin përpara.

Papunësinë e kanë problem

Po dhe kësaj i gjejnë mehlem.

Disa mijëra në Evropë

do ti hudhen si në gropë…

Ky vit ish fitimtar

Për popullin kosovar

Në mënyrë të vendosur

Deri n´palcë i veremosur

S´bëri zë për at Zot

Është popull patriot!

MOS U GËZO, MOS U HIDHËRO!

Je i vetmi e më i miri

Pos teje s’ka dhe ‘i tjetër,

Mos u gëzo tashti shumë

Krejt ndryshe mendojmë nesër!

Si ty s’na duhet as edhe një

Ndaj zhduku, ik!

Mos u hidhëro tashti shumë

Se neser t’bejme prap mik!

Me gëzime e hidhërime

Jetën kështu kaluam

Po dhe sot-

Her´ u shajme e her´ u duam!

IN MEMORIAM

(12.12.2013 Murtez Xhemës)

Ta ngrinë turrin

por jo kujtimin,

as jehonën e fjalëve

Atdhe

Ne shijojmë

për ditë nga pak

dhe ngjyjmë

në kujtimet e kuqrremta,

sa të ëmbla

ishin me ty!

Sot jemi

fjalëmbetur,

gjuhëtharë…

dhe ngroh loti

dhjetorsotin!

PO GUXOVE THUAJE NJË ZANORE

Ç´drejn po ndodhë sot

nuk e di,

si loja e zanoreve  

kur isha fëmi.

Po guxove thuaj A

Po t´guxoje cofte ´i shka

Dhe duheshe me e la!

Po guxove thuaj I

Atëherë cofnin disa shki

Dhe duheshe me i l´pi!

Dy zanore të forta

A dhe I

Na ndiznin tmerrin

Kur isha fëmi.

Të gjitha lojërat

Na sillnin kënaqësi

Veç lojës së zanoreve

A dhe I.

LILLY – FIONA E GJYSHIT

Ti mbështetesh në krahun tim të zemrës

E unë ndjell gjumë për ty

Ngrohtësia e trupit tënd të butë

Ma zgjatë jetën o Lilly.

Në çastin kur them se ke fjetë

E në shtrat të lëshoi aq lehtë

Ti qanë e me të qara me flet

Në krahë tua o gjysh dua me ndejtë.

Dhe bashk shetisim n´ apartament

Unë këmbë e ti në krihët e mi,

Më rëndohesh te gjoksi

Se gjumi tash t´ka mbrri.

Flej o Lilly, gëzimi im je ti

Me ty gjyshi, ndjehet më i ri.

FARFARS LILLY-FIONA 

Du ligger mot mitt hjärta

Och jag väntar att du ska sova

Värmen från din mjuka kropp

Förlänger mitt liv Lilly

I den stund då jag tror att du sover

Lägger jag dig försiktigt i din säng

Du gråter och du pratar med dina tårar

Farfar i din famn vill jag liga kvar

Tillsammans promenerar vi i rummet

Jag gående med dig och du i min famn

Du blir tyngre på mitt bröst

Du har nu somnat.

Sov min Lilly, du är min glädje

Med dig blir farfar yngre igen.

VASHË ME VLERË

Pyllin kemi afër

ikim kur të duam

hije na bëjnë lisat

ndaj pse të vuajm?

Xhaxhi me sharrë

paska bërë bé

po na pa edhe i herë

malin ka me pré.

Mos u bë merak

ti vashë me vlerë,

sharrën e xhaxhit

e kam tretë n´humnerë.

Oh, ti se njeh xhaxhin

ai është i rëndë

po si preu me sharrë

do ti çkulë me dhëmbë.

Mos u bëj merak

Ti vashë syzezë

Kam porositë dentistin

dhëmbët dot´ia nxjerrë.

Në fund të fundit

Më mbyllë n´hambarë,

e ka vendosur

s´na lë për t´u parë.

Hambareve të tij

do t´ua jap flakën,

të dua ty

me ty dua t´plakem.

Hajde pra djalë

le të dalë ku të dalë

s´na mbeti tjetër gjë

veç të ikim n´ mal…

KOSOVA E RE 

Kosova ime e bukur

Ti nuk plakesh kurr

Sot më shkon si flutur

Shqipen ke flamur.

Kosova ime e dashur

Me shqipen dykrenare

Vuajtjet që ke pasur

Tash n´arkive i vare.

Gëzohu, gëzohu

Ti Kosova ime,

Gëzohu e krenohu

Ti Kosova trime.

Eja edhe ti

eja me ne

Po ngritet Kosova

Kosova jonë e re.

Kosova jonë e bukur

Ti nuk plakesh kurr

Shqipen dykrenare

Ma mba në flamur.

Të qepur me ar

e të larë me gjak

besën ta japim

për Ty vdesim prap!

Intervista

TË DASHUR DËGJUES PËRSHËNDETJE DHE MIRË SE VINI TE PROGRAMI JUAJ DITARI

UNË QË PO JU FLAS JAM SHUQURI SEJDIJAJ…

Shkruan: Muhamed Krasniqi

Shuquri Sejdijaj

Të prezantosh punën dhe veprën e reporterit, gazetarit, publicistit e shkrimtarit Shuquri Sejdijaj, të duket sikur shkruan një enciklopedi jete… Puna në Radio Suedia ishte zëri i shqiptarëve të Suedisë dhe atdhedashuria  e tyre.

– Këtu Shyqa, po të thërras nga Radio Suedia! Ishte një bisedë e afërt dhe e mirëseardhur telefonike me kolegun tim Shuquri Sejdijaj, reporterin dhe redaktorin e dalluar të Radio Prishtinës për vite të tëra.Më gëzoi thirrja dhe biseda. Do të shihemi, e bisedojmë. Këtu e kam edhe Arbërin, Milaimin, Hyrën…Kishin kaluar do vite që kur Shyqen e kisha takuar në kryeqendrën tonë të dashur Prishtinën dhe kisha ndëgjuar zërin e tij prej reporteri e redaktori në Radio Prishtina.  Arbrin, bashkëpunëtor i Radio Suedisë  programi në gjuhën shqipe, po ashtu se kisha takuar për dy-tri vite, i cili më vonë do të punonte si korrespondent i BBC-se . U gëzova që bisedova me Arbrin përmes telefonit, ishte mysafir në Stokholm. Arbëri kishte filluare gazetarinë me shkrimet në Zërin e Rinisë. Ishte një nga bashkëpunëtorët më të dalluar me të cilin nuk duhej folur shumë për temat, sepse kishte ide dhe shkruante bukur, saqë s’kisha nevojë të bëja ndonjë redaktim të veçantë.Kaloi edhe një kohë per tu takuar me Shyqen në një manifestim të bashkatdhetarëve në Häsleholm. I afërt, i këndshëm në bisedë dhe i përpiktë në punën e reporterit. Kohën e shfrytëzonte në mënyrë racionale për të zhvilluar intervistat me pjesëmarrësit, por edhe patëm kohë të pijmë kafe e të rikthejmë kujtime nga jeta në Kosovë. Ato vite fillova bashkëpunimin me radion dhe unë shkruaja herë pas here për aktivitetet e shqiptarëve dhe kontributin e tyre për Kosovën nga Alvesta e qytete te tjera. Ishte me rëndësi ajo sepse fuqia e radios ishte e madhe në motivimin e bashkëkombasve për të përkrahur luftën çlirimtare në Kosovë, ndihmat për Kosovën dhe radio ishte bërë pjesë shpirtërore e mërgimtarëve që vinin të lodhur, të trauamatizuar nga vatrat e luftës në Kosovë dhe më vonë nga lufta në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Disa vite të punës së përbashkët në studiot e Radio Suedisë nga transmetohej programi në gjuhën shqipe ishin vite përvojash, por pos tjerash edhe të njohjes edhe më të madhe. Dhe, puna në një zyrë, ndejat pas punës dhe në pushime, rruga deri te metroja, ishin momente kur shfrytëzonim për të debatuar, për të shtruar këndvështrime nga temat e jetës, ato shoqërore , politike dhe të krijimtarisë. Dhe në çdo ndejë Shuquriu, pos humorit të bukur drenicas, përherë shtronte ide dhe tema, përherë formulonte mendime. 

Liria e shqiptarëve vritej n’ pikë të ditësAta që kanë  punuar me ty flasin për profilin e gazetarit që me përkushtim e dashuri  bënte në Radio Prishtinë punën e reporterit të dalluar  nga mëngjesi në orët e vona, nga studiot që vlonte entuziazmi rinor. Ishte regjimi totalitar ai që e ndali radion,  në fillimvitet e 90-ta, por nuk mundi ta ndalë zërin dhe fjalën shqipe… si e ke përjetuar ti atë situatë?

-Më ka trembur frika e regjimit serb në raport me lirinë e shqiptarve. Po të ishte ndryshe nuk do të përdorte dhunën, policinë dhe ushtrinë, për ta burgosur lirinë tonë. Liria e shqiptarve vritej n´pikë të ditës: në rrugë, në shkolla, në vende pune, në ara e ku ti tekej pushtuesit. Ndërhyrja brutale në Kuvendin e Kosovës paralajmëronte një ndërmarrje të frikshme të Serbisë ndaj Kosovës. Mbylli Radiotelevizionin e Prishtinës e më pastaj edhe Rilindjen. Mbi Kosovë po binte terri informativ. Te revistat e pakta shqipe po shkarkohej një barrë e madhe informative. Dhe fjala shqipe nuk u ndal. “Armiku” gjente vazhdimisht rrugë të reja…Regjimi i atëhershëm serb bënte përpjekje të parreshtura që pas dëbimit me dhunë nga RTP-ja të bind punonjësit shqiptarë që ti kthej në vendet e punës me kushtëzime që ta njohin Serbinë si shtet të vetin. Shqiptarët i thanë jo kësaj oferte dhe që atëherë, mendoj unë, Kosova nisi ti rrëshqas nga duart Serbisë. 

Dhe, atëherë, si shumë shqiptar të tjerë ti more rrugën e kurbetit? 

-Nuk e kisha menduar ndojherë. Por ajo ditë erdhi. Darkën e fundit e kemi ngrënë te kolegu im Shaban Arifaj. Ishte një atmosferë e zymtë.E rëndë plumb. Me një mijë pyetje, pa asnjë përgjigje!

Nga një udhëtim reportazhi në Mitrovicë, janar 2000.

Dhe synimi për rrugëtimin në shtete tjera që ishte i detyruar u bë realitet. Ti u vendose me familje në veriun herë të ftohtë nga moti, por herë të ngrohtë nga bujaria e nikoqirëve… Sigurisht e ke tregimin për këtë fragment nëse mund të thuhet edhe traumatik jetësor?

-Sinqerisht nuk doja të besoja se në Suedi do të rrija gjatë! Kisha një vëlla që kishte ardhë këtu qysh nga fundi i viteve të 60-ta dhe planet kanë qenë që të rrija për një kohë te ai dhe gjithnjë me mendimin për tu kthyer patjetër në Kosovë. Por gjërat lëvizën krejt ndryshe. Ndaj vendosa të kërkoj strehim në Suedi më 1991 dhe brenda një kohe të shkurtër u sistemuam në shoqërinë suedeze, fillimisht në Göteborg. Këtu krijova një rrjet të gjerë kontaktesh me veprimtarët e hershëm shqiptarë si Selim Bala, Nuhi Fetiu, Avni Ajdini etj. 

Puna te Radio Suedia ishte sigurisht fillimi, ishte entuziazmi dhe dëshira që të përhapej fjala shqipe,  se shqiptarëve të ardhur këtu e që ende se dinin mirë gjuhën suedeze  u duhej ndihma dhe motivimi deri në lirinë e tyre dhe që mërgimtarëve t’iu bëhet më i afërt realiteti në vendlindje?

– Pikrisht me këtë qëllim Radio Suedia hapte programe në gjuhët e ardhacakëve të ndryshëm. Synohej që të sapoardhurve t´u afrohej informacion themelor për Suedinë. Sigurisht që të kesh një program në gjuhën amtare krijonte një rehati shpirtërore dhe të bënte të ndjeheshe më mirë në vendin mikpritës. Kështu ishte edhe me shqiptarët.Por, veç kësaj, programet shqip sjellnin informacion edhe për ngjarjet aktuale nga vendlindja dhe kjo i jepte peshë më të madhe dhe zgjonte interesim më të madh për dëgjuesit, gjë që ishte e kuptueshme kur dihet gjendja e informimit shqip në fillimvitet e 90-ta në Kosovë. Kjo nënkuptonte përgjegjësi të mëdha edhe për redaksinë shqipe të Radio Suedisë. 

Puna në Radio Suedinë pra ishte zëri i shqiptarëve të Suedisë dhe atdhedashuria  e tyre, çka do të kujtoje nga ajo kohë?

– Ka shumë kujtime. Dhe cili do t´ishte më i bukur se tjetri? E kam të pamundur ta veçoj por rëndom në kësi rastesh njeriu duhet të zgjedh ndonjë. Dhe ky kujtim shkon te fëmijët shqiptarë.  Ndodhesha në një udhëtim reportazhi në Landskrona, në një shkollë fillore me shumë nxënës shqiptarë. Në orën e gjuhës amtare zura vend në bankë bashkë me nxënësit shqiptarë. Secili prej tyre donte ta merrte mikrofonin në duart e veta dhe loja me mikrofon nisi të shndërrohet në një minikocert me këngën “Oj Kosovë oj Nëna ime”. Kujtimi tjetër shkon në Nybro, te një manifestim i madh i shënimit të 30 vjetorit të shkollës shqipe. Ndër të tjera mësuesi i vjetër, Sadullah Zendeli-Daja që për 30 vite kishte përhapë fjalën shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë do t´ia dorëzonte këtë detyrë mësuesit të ri Raif Mehmeti. Dhe kjo u bë thjesht dhe bukur. Me këngë për flamurin, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe!

Çka veçon Shyqa nga vitet e 90-ta deri te Lufta Çlirimtare në Kosovë ? Si ishte përkrahja suedeze në fillim? Roli i radios në atë kohë?

-Kam mbajtë kontakte me kolegët e mi që punonin te redaksia e RTP në Tiranë, për programin satelitor. Herë pas here u kam dërguar raporte nga Suedia mbi reagimet suedeze ndaj dhunës serbe në Kosovë. Këto kontakte nuk i kam ndërprerë as pas hapjes së programit shqip te Radio Suedia më 4 janar 1994. Ekzistenca e këtij programi ishte një lehtësi edhe për kolegët suedez. Ndodhi ashtu që si redaksi gjedeshim në katin e parë në një korridor me redaksinë e njohur të programit foljor P1. Pjesa e parë e viteve 1990 përshkruhet si periudhë e valës së refugjatëve shqiptarë nga Kosova. Pas Gjermanisë sigurisht Suedia në ato vite radhitet ndër vendet që strehoi më së shumti refugjat, afërishst 60 000 vetëm nga Kosova. Por jo të gjithë këta u rregulluan me letra.Numër shumë i madh prej tyre u detyruan të ikin nga Suedia, dikush në Gjermani, dikush në Norvegji e gjetkë. Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë, në prill të vitit 1994 Suedia amniston 20 000 shqiptarë nga Kosova, kryesisht familje me fëmijë duke u dhënë leje të përhershme qëndrimi. Prandaj kjo periudhë edhe në rrafshin politikë Suedia do të diskutojë shumë rreth fatit të refugjatëve dhe sistemit të tyre. Zhvillimet në Kosovë sigurisht që janë përcjellë me vëmendje por atëherë ende pozicionimet lëviznin në kuadrin e zgjidhjeve brenda Serbisë. Veprimtarët shqiptarë këtu përpiqeshin ti bindin politikanët suedez dhe drejtuesit aktual qeveritar se asnjë zgjidhje brenda Serbisë nuk do të qetësonte shqiptarët. Pas 1995-96 hetohen ca lëvizje  te këndvështrimet zyrtare ndaj gjendjes në Kosovë por ende shumë të matura. Vetëm pas 1997 vrehet një vetëdijësim sa i përketë ndryshimeve që kishin shkaktuar formacionet e UÇK-së në terren. Dihet se nga Suedia nisi ideja e pavarësimit të Kosovës nga një Komision Ndërkombëtar që e formoi kryeministri i atëhershëm Göran Persson e që njihet si Komisioni Persson për Kosovën. E gjithë kjo kërkon kohë dhe hapsirë për tu shtruar detajisht por me pak fjalë e gjithë kjo që thashë gjente shprehje në programet shqip të Radio Suedisë “Ditari”, nëpërmjet lajmeve, intervistave dhe gjithë formave tjera për informim.

Frymëmarrja e vështirësuar e qytetarëve të Kosovës ndihej edhe në SuediDhe fillimi i luftës në Kosovë është kapitulli tronditës tjetër. Ti ishe reporter në Radion Suedeze, ne programin shqip. Ke bërë intervista e biseda me shumë veprimtarë e atdhedashës të dalluar në Suedi. Si i kujton ato biseda e takime, mund të veçosh disa nga ata?

-Janë të shumta sigurisht, intervistat dhe reportazhet por edhe veprimtarët që u përfshinë në program, dhe jo vetëm këta. Fati i Kosovës dhe frymëmarrja e vështirësuar e qytetarëve të saj ndihej edhe në Suedi: e tregonin të afërmit e tyre këtu por e tregonin edhe vet qytetarët e Kosovës në mikrofonin e Arbër Vllahiut i cili nuk la pjesë pa vizituar dhe sikur nuk la njeri pa e futur në mikrofon. Këte po e bënim edhe në Suedi, nga Ystadi në jug e deri në Kirunë, në veri të Suedisë. Te unë nuk shlyhen për jetë disa nga reportazhet e bëra në Ljyngbyhed  psh kur arriti grupi i parë i refugjatëve nga Bllaca e Maqedonisë; nuk harrohen kurr as rasti tragjik i zhdukjes së dy fëmijve në Valdemarsvik që më vonë u gjetën të vdekur dhe rasti i një vajze tjetër gjashtë vjeçe, e cila u zhduk dhe sot e asaj dite kurr më s´u ditë gjë për fatin e saj. Por përveç rasteve të dhëmbshme në kujtesë kam edhe shembuj gëzimi e krenarie: shqiptarët organizuan një muaj kulture me emra të mëdhenj si Angjelin Prelocaj, Ehat Musa, Dritëro Kasapi, Visar Ulaj, grupi polifonik nga Vlora e shumë e shumë emra nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët për një muaj ditë e shijuan publikun suedez me më të mirat e kulturës shqiptare. Shembujt janë të shumtë dhe të gjitha këto kanë zënë vend në programet shqip “Ditari” e më vonë te magazina “Jehona”, te Radio Suedia.

Debat për integrimin me kolegun Diamant Salihu

Shuquri Sejdijaj përherë ishte krah i djathë, nxitës i punëve me interes kombëtar. Mund të tubonte bashkatdhetarët, të formonte shoqëri e shoqata, të nxiste debate, të bënte tryeza… 

– Jo aq në formimin e shoqatave sa në mbështetjen e formimit të shoqatave e shoqërive të ndryshme. Angazhimi im shkonte më shumë në mbështetjen e nismave të këtilla, ose duke publikuar shkrime por edhe në ndeja private dhe publike. 

Shkrimet në gjuhën suedeze, programet dhe emisionet në radion suedeze, suedisht, përkthimet dyanësore, përkthimet e filmave e pasurojnë edhe më shumë biografinë krijuese, intelektuale, publicistike të Shuquriut….

-Jeta ime është e lidhur shumë me radion, në Kosovë dhe në Suedi. Ndaj edhe programet e bëra suedisht kryesisht janë transmetuar te Radio Suedia në programe e kanale të ndryshme. Kanë qenë kryesisht reportazhe nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia dhe shumë të tjera nga Suedia gjithashtu. Puna e përkthimeve mvarej sa kisha kohë.Kryesisht për Televizionin e Suedisë dhe për organizatën Svensk Text që përshtatë filma në gjuhë të ndryshme për shtëpitë e ndryshme televizive. Një bashkëpunim më të ngushtë kam pasë me Radion Arsimore (UR) që bën programe për radio dhe televizion, ku kemi prodhuar në dhjetë seri televizive tregimet nordike “Perandoria e Odenit”. Këtu po përmend edhe dy vite gazetari e përkthime për gazetën Lajmëtari e cila u kushtohej refugjatëve të sapoardhur me informacione bazë për Suedinë. Këtë punë e trashëgova nga kolegu Milaim Zeka, i cili për shkak të angazhimeve të numërta në fusha tjera nuk arrinte të përballonte edhe këte punë që ai e kishte filluar bashkë me mikun e madh të shqiptarëve z. Ullmar Qvick.

Dikur radioja ishte mbretëreshëAtëherë, të ndalemi pak edhe në atë që është shpirtërore tek një gazetar. Të jesh gazetar, reporter me mikrofon…  është  vetëm profesion, është dashuri, dhuratë  apo edhe diçka më shumë?

-Dikur radioja ishte mbretëreshë, njerëzit ishin të detyruar të dëgjonin radio. Më vonë erdhi televizori… e sot kompjuteri, telefonat e avancuar, ipad, rrjetet e ndryshme sociale në internet dhe kështu me arritjet elektronike erdhi e u ndryshua edhe roli i mediave. Kjo panoramë ndryshimesh flet qartë për rolin sakrifikues që ka radioja sot nëse do të ruaj pozitën si mbretëreshë ndër media. Kushti themelor që radioja ta ruaj këtë epitet sipas meje është mikrofoni dhe përdorimi i tij mjaft i ndjeshëm. Ai është abc-ja e një radiomani. Puna me mikrofon dhe në mikrofon më ka dhënë shumë përvoja e shumë dashuri, ashtu siç më ka dhënë gjithashtu dhembshuri. Thënë pak figurativisht mikrofoni është një minibotë ku njerëzit takohen së bashku me të gjitha të mirat dhe të këqiat e tyre. Të punosh me mikrofon kërkohet mjeshtri, teknikë por edhe dashuri.

Në këtë kontekst, ke ardhur me përvojën kosovare të gazetarisë, është interesante të thuash se çka ka përfituar Shuquriu nga përvojat suedeze, nga gazetaria  në demokracinë  suedeze, roli dhe përgjegjësia e fjalës së lirë. Cilat janë dallimet? 

– E kam thënë edhe dikund tjetër, për mua gazetaria është mjeshtri, normë, rregull, traditë, marrëdhënje dhe art i zotrimit të disa teknikave në terren ose në kompjuter. Mua më duket që gazetaria i jep formë një realiteti të caktuar. Dhe nga këto këndvështrime nuk ka dallime të mëdha nga përvoja ime si gazetar në Kosovë dhe në Suedi. Por koha kur unë punova si gazetar në Kosovë ishte kohë e një shoqërie të dirigjuar ideologjikisht dhe ideologjia është ai rripi i trashë që përthyen dallimet. Ndërkaq Suedia siç e dini ka më se 300 vite që aplikon ligjin për liri të shprehjes dhe mendimit gjë që ka bërë, me të drejtë, ky ligj të konisderohet si i shenjtë. Të kesh liri në shprehje e mendim dhe liri shtypi do me thënë ti japish vetvetes përgjegjësi të mëdha. Nuk është kurrfarë lirie të shkruash çfarë të teket. Kjo do ti ngjante kaosit. Ndaj pikërisht shmnagëja nga gjendjet kaotike është momenti më sfidues i gazetarisë së lirë e të pavarur e në funksion të publikut. Media shqiptare ka bërë arritje të padiskutueshme por ka ende nevojë që të herret prej disa “barishteve” që në rast se i lë të rriten do t´ia zënë frymën demokracisë.

Dhe si ishte me programin shqip në Suedi? 

Bashkë me kolegët e mi e ndër ta edhe ti Muhamed, kemi vrejtur që si gazetarë jasht vendit përballemi me konceptin e distancës, të afërsisë dhe largësisë…. Afërsia si kuptim socio kulturor nënkupton një proces kur individi ose grupi ka një angazhim të fuqishëm, një lidhmëri të fortë ndjesore ndaj një ngjarje, procesi, qëllimi ose ndaj një vendi. Afërsia e këtillë lidhet shumë me jetën në ekzil. Dhe tash jeta në ekzil nënkupton distancën e cila është e dhimbshme nga ajo ndaj së cilës njeriu dëshiron të jetë afër, si psh afër familjes, farefisit etj, ose ndaj të cilës njeriu duhet të jetë afër sepse ndjen një përgjegjësi morale për tu angazhuar në fatin e kombit dhe kulturës përkatëse. Kështu vepruam ne si redaksi. Nga bisedat me ardhacakët shqiptarë para vitit 1999 e sidomos gjatë këtij viti ishte e pamundur që Suedia të konsiderohej prej tyre si shtëpia e tyre e dytë. Kjo ndodhte për shkak të ngjarjeve dramatike dhe traumave që shkaktonte lufta në Kosovë: ne jetonim në Suedi por mentalisht ishim në Kosovë. Dhe hapsirë faktike për ardhacakët ishte vërtetë Suedia por kjo hapsirë humbëte nga vlera, sepse metalisht njerëzit ishin në Kosovë. Ne po i drejtoheshim një publiku gjeografikisht shumë larg nga vendlindja dhe përmes informacioneve në gjuhë amtare përpiqeshim ta zbusim këtë distancë. Ndërkaq afërsia shprehej nëpërmjet asaj që në çdo sekondë dëgjuesi ynë donta ta dijë se çka po ndodhë. Ishte në distancë fizike nga vendlindja por i afërt me ngjarjet atje dhe kjo paraqet dallimin mes gazetarisë që kemi zhvilluar në Kosovë dhe këtu.

Për shembull, do të ishte me interes përvoja e të intervistuarit dhe marrjes së përgjigjeve nga politikanët suedezë: cilët janë ata para gazetarit dhe mikrofonit?

-Janë bashkëpunues dhe kuptojnë përgjegjësinë ndaj publikut. Detyrë e gazetarit është të pyes kurse e të intervistuarit të jap përgjigjen. Ky rol pastaj zhvillohet sipas roleve përkatëse: gazetari do të arrijë qëllimin e caktuar pse interviston politikanin kurse ky me përgjigjet e veta do të arrijë qëllimin e vet për të krijuar efekte të politikës që i takon. Pothuajse të gjithë duan ta dinë se ku gazteari don ta zhvillojë intervistën, në zyrë, në rrugë, në park, në studjo apo diku tjetër dhe për këtë vendos gjithëmonë gazetari. Ka shumë prej politikanve suedez që përgjigjen shkurt ndaj ia vlen që para se të zhvilloni intervistë me ta të përgatiteni mirë për t ‘marrë atë për çka jeni drejtuar tek ai. 

Po takimet me suedezët e rëndomtë si i përshkruan?

-Të urtë, të matur dhe pasi të jeni njohur mirë bëhen shumë të dashur. Fillimisht janë të kujdesshëm në krijimin e miqësive.

Kur ke pasë bashkëbisedues më të përshtatshëm, jo vetëm nga suedezët?

-Nga fusha e kulturës kam kujtime shumë të mira, e të shumtë janë edhe të intervistuarit, suedez e shqiptarë, nga kjo fushë, të cilët ishin bashkëpunues.

Ka ndodh të të nervozoj  bashkëbiseduesi?

-Atëherë kur në vend se ata të përgjigjeshin më rekomandonin dikend tjetër në stilin se “ai tjetri” flet më mirë! Dhe atëherë kur doja të intervistoja ndonjë grua shqiptare dhe ma kalonte burrin e saj, prap në stilin, qe se ky e di më mirë!

Po me kolegët, si ke kaluar, ke sigurisht kujtime interesante?

-Kjo është një tregim i veçantë dhe më i bukuri. I kam dashur dhe më kanë dashur të gjithë. Milaim Zeka më “humbëte” në korridoret e shumta dhe tepër të gjata të radios, Arbër Vllahiu me “prishte” rahatinë me temat plot zëra që kërkonin kohë për montazh, Albana Birinxhikaj më mësoj të ha mirë e lirë, Ramadan Reshitaj ma përkujtonte “ Karvanin e fshatit”, kurse Muhamed Krasniqi për temat 3 minutëshe më sillte 20 minuta program… 

Po ndonjë detaj humori nga puna te Radio Suedia?

– Milaimi e kishte zakon t´ia merrte ndonjë kënge kur i çkepeshin punët ose kur kishte shumë për të bërë e s´dinte nga t´ia niste. Nganjëherë i bëja shoqëri edhe unë. Erdhi me një rast djali im Etriti në redaksi për të parë si punojmë. Në mbrëmje po e pyet e ëma Etritin:- Çka po punonin o Titi? Hiç fare, veç po këndonin. Punë më të mirë s´kam parë!

Udhëtimet me kolegët e radios, takimet, si i përshkruan ato? Cilën ngjarje apo manifestim nga ke raportuar do ta kujtoje më me dashuri?

Sheshi qendror i Stokholmit gjëmonte në katër anë: UÇK, UÇK, Drenicë jemi me ty!

– Edhe këto janë aq të shumta sa që nuk di cilën ta zgjedh. Por demonstrata e shqiptarëve më 1997 nuk shlyhet kurrë nga mendja ime: për herë të parë i gjithë sheshi Sergels torg në zemrën e Stokholmit po gjëmonte në të katër anët: UÇK, UÇK, Drenicë jemi me ty!…Kam edhe një insert të veçantë për një plakë suedeze e cila në mendje më rri si pikturë e varur në qafën shqiptare. Ajo ishte bërë krah i mbështetjes për Kosovën dhe çdo të shtune në dimrin e 95/96-tës mund ta shihje në mesditë te sheshi Norrmalmstog në Stokholm me tasin e saj në njërën dorë dhe me flamurin shqiptar në dorën tjetër dhe thirrjet e saj: Kosova, Kosova….!

Dhe megjithatë, pas punës së suksesshme e interesante afër dy dekada në radion suedeze, vjen edhe deri te diçka që as ti e as ndëgjuesi shqiptar se kanë menduar: edhe një herë mbyllja e fjalës shqipe, por tash në një shtet demokratik. Pse ndodhi kjo dhe si e përjetove ti, traumën e dytë të rëndë profesionale? 

-E dija se një ditë do të vinte. Përvojat me redaksitë e komuniteteve tjera ishin shenjë se një të ardhme të këtillë do ta ketë edhe programi shqip. Pas 17 vitesh pune mbyllet redaksia shqipe. Drejtuesit e radios kishin vlerësuar se tashmë shqiptarët ishin integruar mirë në Suedi dhe nuk ndjenin nevojë për informim për Suedinë në gjuhën amtare. Ndërkaq sa i përketë informacioneve nga vendet e tyre të prejardhjes tashë kishte programe radiotelevizive me bollëk në satelit dhe internet. Personalisht po përjetoja për herë të dytë mbylljen e programit shqip por e para ka ndodhur në rrethana krejtësisht tjera. E dyta është e dhimbshme por arrin ti japësh arsyetimin.

Si reaguan shqiptarët ndaj këtij veprimi ?

-Si komunitet nuk reaguan fare! Me përjashtim të kolegëve dhe disa miqëve të mij të ngushtë. Unë nuk arrij ta kuptoj pse nuk reaguan. Gjatë gjithë kohës kemi pasë dëgjues që na kanë mbështetë por edhe që na kanë kritikuar. Unë them se kanë bërë shumë mirë që na kanë kritikuar! Por, të mos ngritet edhe formalisht pak zë se po të mbyllet programi, nuk e kuptoj. Vetëm Frashër Oseku ka qenë ai që u përpoq të bënte diçka…

Pastaj një kohë vie deri te puna në arkiven e Radio Suedisë. Ishte interesante kjo punë, edhepse  ti ishe  vetë arkiv për jetën mërgimtare?

-Pas mbylljes së programit shqip kalova drejtpërsëdrejti te një projekt madhor që do realizonte Radio Suedia. Fjala ishte për digjitalizimin e arkivit radiofonik dhe për tri vite një grup prej 20 vetash kemi digjitalizuar afërsisht gjysmë milioni shirita, kaseta, cd etj. Një thesar i madh kulture! Dhe këtu do gjej programe të shumta kushtuar kulturës shqiptare, e veçmas muzikës. Ndër të tjera, për çudinë time, në vitin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, më bie në dorë një material nga viti 1937, kur Radio Suedia mes korrespondentit të saj në Paris, e kishte dërguar Sven Aurén-in në Tiranë për të raportuar për shënimin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Një raport pesë minutësh me plot risi. Mendja më shkoi te përvjetori aktual i 100 vjetorit, si do ta mbulonte dhe a do ta mbulonte këtë ngjarje Radio Suedia. Thashë për çudinë time sepse kjo u bë e dyfishtë. Për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nuk u tha asnjë fjalë! 

Libri  “Veç një zemër” ishte një dhuratë e këndshme për lexuesit në njëqind vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.  Zbërthimi i Veç një zemër nga vetë autori…?

– E vreja tek fëmijët që thonin, flas shqip, kam një flamur, ka pasë një Shqipëri dhe ajo Shqipëri jemi ne! Më kishte provokuar kjo ndjesi e fëmijve në manifestime të ndryshme kombëtare që si e këtillë sinjalizonte të rriturit, kemi një Shqipëri dhe për atë Shqipëri natyrale duhet të punoni. Nga këtu u nis titulli i përmbledhjes me poezi “Veç një zemër”, ku sjell poezi të shkruara nga vitet si gjimnazist e deri sot. Nuk janë shumë por janë shumë të dashura dhe domethënse për mua dhe për lexuesin mendoj unë.

Je bashkautor librash, i prezantuar në revista e gazeta me punimet tua, pjesëmarrës me poezi e humor në Festivalin e Poezisë dhe Muzikës për Skandinave që mbahet çdo vjet në Malmö,  cilat janë projektet  tjera për krijimtarinë tënde?

-Projekt të radhës kam idejuar përmbledhjen e kujtimeve nga puna si gazetar te Radio Prishtina. Ka gjëra te një rëndësije të madhe të një kohe kur Radio Prishtina dëgjohej më shumë se kurr ndojherë në historinë e saj me një plejadë gazetarësh të zot e guximtarë…

Tani aktualisht je redaktor në revistën BESA, organ i Lidhjes së Shoqatave shqiptare në Suedi, cili është roli i kësaj reviste…?

-Të bashkëbisedojë me lexuesit e saj për kulturën shqiptare me të gjitha format e saj dhe ti bashkojë krijuesit në një revistë siç është “Besa” me ndonjë tregim interesant, poezi të bukur por edhe pak humor. 

Cili është bashkëpunimi yt me gazetat jashtë Suedisë apo me mediat në Kosovë? 

-Bashkëpunimi ka rënë këto dhjetë vitet e fundit, dhe është më tepër rastësi se sa bashkëpunim. Mendoje, të bësh një mori raportesh, shkrimesh e informacionesh që ti botojnë por askush nuk merr mundin së paku të të dërgojë një falënderim se për pagesë nuk bëhet fjalë. E pranoj, fajin e kemi vet se disa nga mediat e Kosovës janë mësuar keq –marrin material falas nga diaspora.

Të kthehemi pakëz tek familja. Si e kalon kohën në shtëpi, si e kalon kohën e lirë, çka të gëzon më shumë…?

– Kam gruan dhe tre fëmijë. Dhe vitin e kaluar u bëra edhe me një mbesë, me Lilly Fionën e cila s´do mend solli freski dhe më shumë dashuri. Ndihmoj gruan në punët e shtëpisë, gatuaj ushqime zakonisht duke dëgjuar muzikë. Më gëzojnë shëndeti dhe suksesi i fëmijëve dhe i miqve të mijë të shumtë.

CD-të, këngët  e shahirave, rapsodëve tanë të njohur, pas orarit të punës, e edhe gjatë punës si relaks janë diçka që kemi vrejtur tek ti. Kah dashuria aq e madhe për këngën?

-Jam rritur me rapsoditë shqiptare dhe më pëlqejnë këngët e rapsodëve, pa dallim. Ndaj për të plotësuar këtë dëshirë timen kam disa albume personale, që ose i dëgjoj kur jam vetëm në shpi ose kur marrë rrugë me makinë me miqtë e mi. Makinat janë të miqve por cd-të të mijat.

Ka diçka që të ndrydh në shpirt, e që më së miri do ta thoje përmes mikrofonit të radios apo përmes këngës?

-Unë kam qenë i përgatitur si kuadër i lartë i arsimit. Por fati më çoj te mikrofoni dhe gjithsejtë për 30 vite mikrofoni ishte pjesë e pandashme e jetës sime. Edhe sot në vitrinën e librave mbaj një mikrofon si kujtim. Ky mban të ndryra fjalët e ngrohta “Të dashur dëgjues përshëndetje dhe mirë se vini te programi juaj Ditari, ose Jehona”!…                                                                                                              

Mërgimtarin e karakterizon ndjenja e mallit, mallit si peshë e pashmangshme në krahëror, a ka spjegim të plotë?

– Duhet ta kuptojmë që jemi të dënuar të jetojmë me këtë fat që nuk e zgjodhëm me dëshirën tonë.Megjithëse rrethanat e mërgimit dhe mërgimi si fenomen ka ndryshuar shumë.

Dhe, gjithsesi edhe një pyetje: Me çka mburresh, dhe çka mendon se ishte dashtë  të bëje më shumë?

-Mburrem me familjen dhe miqtë e mijë të shumtë që më kanë dhënë e më japin aq shumë dashuri. Mburrem për respektin e madh që kanë shfaqur dëgjuesit përgjithësisht por respekte edhe për gjithë ata që më kritikuan, me ose pa qëllim. Kur shikon punën prapa rëndom se gjen diçka që ti do ti shtoje, ose do ta bëje kështu apo ashtu e të ngjashme.

Dhe a mendon Shyqa të kthehet në Kosovën e ëndërrave të rinisë?

-Më pëlqen që bën këtë pyetje. Ndërkohë që mërgimi qenka i këtillë kur fillimisht ti mendon tërë kohën të kthehesh sa më shpejtë në vendlindje. Ma kalimin e kohës ndrrojnë raportet jetësore, jeta bëhet më e komplikuar dhe fillon e zë ca rrënjë  në vendin mikpritës. Them që ëndrra e kthimit vazhdon të mbetet e freskët ende!

Ishte ky pra Shuquri Sejdijaj, njeriu i thjeshtë e intelektual, mendimtar, krijues. Shyqa, që me zërin melodik radiofonik  eterin e ngriti në gjuhë kuptimi shqip në truallin nordik. E bëri këtë atëherë kur shqiptarët në Kosovë, në Suedi e kudo në botë përballeshin me nevojën që zëri i tyre të jetë bindës, që bota paqësore të valorizojë dëshirën dhe unin tonë paqësor. E bëri të fuqishëm eterin nordik Shyqa atëherë kur bota duhej të bindej se shqiptarët me traditë të lashtë qytetërimi e paqësore u përballën edhe me luftën, se ndryshe nuk bënte, dhe, zëri i tij i dha fuqi e ngjyrë edhe përkrahjes së madhe që shqiptarët e Suedisë dhe shteteve nordike i dhanë luftës së drejtë çlirimtare në Kosovë ,në Maqedoni dhe në Preshevë,  Bujanovc dhe Medvegjë. Zëri nga radio motivoi edhe  ata që  vendosën të shkojnë në logun e betejës.Dhe tani, Shuquriu vazhdon t’iu ofrojë lexuesve fjalën e lirë, vargun poetik, shkronjat që dalin nga zemra, se “Veç një zemër” është veç një shtet, veç një Shqipëri!/mk/nëntor 2013, Stokholm/..

Kategori
Uncategorized

Kosova ia vendosi taksën, Kroacia e bllokon tërsisht Serbinë, deklarohet Vuçiq: Jemi…

Kosova ia vendosi taksën, Kroacia e bllokon tërsisht Serbinë, deklarohet Vuçiq: Jemi në panik të madhe, nuk kemi zgjidhje!

0

ZAGREB, CROATIA – FEBRUARY 12: Croatian President Kolinda Grabar Kitarovic and her Serbian counterpart Aleksandar Vucic hold a joint press conference following their meeting in Zagreb, Croatia on February 12, 2018. (Footage by Stipe Mayic/Anadolu Agency/Getty Images)

Raportet ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit janë larg shkrirjes, nëse gjykohet nga deklaratat e krerëve të shtetit kroat, presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç ka paralajmëruar shantazhe në rrugën evropiane të Serbisë, shkruajnë mediat serbe.

Por në Qeverinë e Serbisë nuk presin që Kroacia të ketë sukses në qëllimin e keqpërdorimit të anëtarësisë në BE me qëllim të zgjidhjes së konflikteve bilateral por mund të ngadalësoj hapjen e kapitujve të rinj.

Grabar Kitaroviç më herët ka thënë se Zagrebi do të kushtëzoj përparimin e Serbisë në rrugën evropiane me arritjen e marrëveshjeve në çështjet e hapura ndërmjet dy vendeve që kanë të bëjnë me kufij, pakicat, fatin e të pagjeturve që duhet të zgjidhen në kapitujt 23 dhe 24 (te gjyqësia dhe sundimi i ligjit), që mund të mbeten gjatë të hapura për shaka se Serbisë i duhen vite me i përmbush kushtet.

Një nga çështjet më të mëdha mes Kroacisë dhe Serbisë është demarkacioni dhe 11 mijë hektarë përgjatë Danubit, ndërkohë kroatët kërkojnë vend të garantuar në parlament për pakicën kroate, ndarjen e pasurisë së ish-RSFJ dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe problem i krimeve të luftës.

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka thënë se nga Zagrebi pritet obstruksion, por në fund ata nuk do të pyeten pasi vendimet i sjellin fuqitë e mëdha.

“Po të vendoste Kroacia a do të ekzistonte Serbia, ishim zhdukur moti. BE në të cilën Kroacia merr vendime kryesore nuk është organizatë ku ne kemi vendin. Ata nuk vlerësojnë faktin se Serbia ka lejuar Kroacinë të hyj në BE pa zgjidh çështjet kufitare dhe pasurinë publike. Ajo ka mbyll kufijtë në krizën e migruesve duke shpresuar se ne do vërshohemi nga ata”, ka thënë Vulin.

Ministrja e integrimeve evropiane Jadranka Joksimoviç ka thënë se nuk habitet nga deklaratat e këtilla të Zagrebit.

“Anëtarësia në BE disa vende e shohin si amnisti në obligimet e tyre të papërmbushura në çështjet e pakicave, kthimin e pasurisë, sundimin e ligjit dhe pajtimit. Procesi i bisedimeve nuk shërben që secili vend të shton kërkesat e vendeve kandidate. Për këtë shërbejnë platformat bilateral që të evitohet kushtëzimi i procesit të bisedimeve”.

Kategori
Uncategorized

Punuam dhe fituam. Fituam mirnjohjen e te gjithe emigranteve ne Greqi.

KOHA KUR PARTIA DEMOKRATIKE KISHTE JO VETEM DEGEN E SAJ NE GREQI…..

POR BESEN DHE VOTEN E EMIGRANTEVE ATJE.

Respekt per te gjithe ato dhe ata shqiptare ne emigracion qe bashkarisht besuam, u bashkuam, dhe punuam ne ngritjen dhe funksionimin jo vetem te deges se PD_se, por dhe ne bashkpunimin me shoqatat shqiptare dhe Lidhjen e Shoqatave Shqiptare ne Greqi.

Punuam dhe fituam.

Fituam mirnjohjen e te gjithe emigranteve ne Greqi.

Punuam ne mbrojtjen dhe ndimen ndaj emigranteve shqiptare, por dhe ne bashkpunimin dhe miqesine e qytetareve dhe dy vendeve tona.

Sigurisht bashke me shoqatat dhe lidhjen e shoqatave ne Greqi.

Respekt per emigrantet antare te Partise Demokratike, por nje respekt me i madh shpirteror shkon per shoqatat, drejtuesit, antaret dhe gjithe emigrantet qe na besuan dhe votuan.

Kategori
Uncategorized

A e krijoi Sali Berisha “mafien” në Shqipëri pas vitit 1992?

Ekziston një mendim i cili propagandohet e sipas të cilit në “kohën e Enverit” kishim rend dhe qetësi. Sapo erdhi Sali Berisha u krijua krimi i organizuar, bandat, “mafia”. Pra Berisha i krijoi këta se me Enverin nuk i kishim.

Washington Post shkruajti diçka interesante për Shqipërinë. Shkruajti se krimi i organizuar u themelua nga rreth 5000 oficerë të Sigurimit të Shtetit të cilët pasi u shemb shteti komunist në 1992, mbetën të papunë. Këta njerëz ishin stërvitur për të vrarë, dhunuar, torturuar, trafikuar.

Pra kur iu ra sistemi ata nuk mundeshin që “profesionin” e kriminelit ta ushtronin më zyrtarisht në emër të shtetit kriminal. Kështu që si çdo saldator e mekanik i sistemit që pas 1992 e ushtroi profesionin privatisht edhe këta nisën ta ushtronin privatisht atë për të cilën ishin shkolluar e stërvitur. Të mos harrojmë që Sigurimi bënte kontrabandë me Sacra Corona Unita qysh në vitet 1970 nga porti i Durrësit.

Ky kontigjent me numër të lartë themeloi krimin e organizuar, trafiqet e gjithçka. Sigurisht në bashkëpunim me elementë të rinj por këta ishin ustallarët. Këta që quhen të fortët e Veriut e që janë lançuar publikisht si kriminelë të mëdhenj, janë zogj të vegjël para atyre të Sigurimit.

E shkruajta gjithë ketë për t’iu përgjigjur lajmit se në Policinë e Shtetit dhe në Shërbimin Informativ janë emëruar oficerë të Sigurimit. Ndokush nuk do ta kuptonte aq mirë se ku është e keqja këtu, pse është i keq një oficer i Sigurimit.

Këta oficerë, si në Shqipëri si në vendet e tjera komuniste të Europës Lindore, janë monstra pa ndërgjegjje të stërvitur për të vrarë kot, për të torturuar, për tiu për përdhunuar të arrestuarve gratë e vajzat para syve që t’i demoralizojnë. Është një shkollë e vetme stërvitjeje, si këtu, si në Bashkimin Sovjetik, janë të njejtat manuale krimesh të cilat partitë komuniste ia dhanë njëra-tjetrës si shkëmbim eksperience.

Prandaj këta nuk duhet të jenë në asnjë post shteti. Prandaj vendet e tjera ua kanë ndaluar postet dhe është problem kur zbulohet se një zyrtar ka qenë sigurims, pasi dihet se çfarë edukimi ka marrë, si dhe për çfarë është stërvitur.

Kështu që kur një kryeministër i kthen këta masivisht, ai kryeministër është monstër pa ndërgjegjje njerëzore dhe kjo është shenjë se po përgatitet për të kryer vepra të poshtra të cilat këta do t’i kryenin me lehtësi pasi për ato janë stërvitur.

Nga Indrit Vokshi

Kategori
Uncategorized

Denoncimi i gazetarit: Ministri që bashkëjeton me vajzën e Lindës.

Nga Adriatik Dosti/

Kujdes vertet se Shqiperia po shnderrohet cdo dite ne nje Ciflig personal e familjar shume te rrezikshem… te aventurierit , arrogantit e diktatorit te ri kryehorrit – kryeminister Edi Rama…

Ai sapo emeroi e delegoi ne postin delikat te Ministrit te Jashtem Gent Caken, bashkejetuesin e vajzes se gruas se tij Lindes…dhe ate qe refuzoi ta dekretonte si te tille Presidenti i Shqiperise …

Pak kohe me pare Ciflik-poseduesi i Shqiperise Rama …emeroi Minister edhe Burrin e sotem te ”gruas” se tij te djeshme Delines, Blendi Cucin.

Po keshtu, Ministrja e re dhe e sapo emeruar e Infrastruktures, mbesa e Beqir Ballukut, Belinda me urdher e porosi te vecante te Rames, sapo shkarkoi Drejtorin e pergjithshem te Autoritetit e rrugeve te Shqiperise dhe ne vend te tij emeroi vajzen e ish Anetarit te Byrose politike te Diktatures se djeshme Llambi Gegprifti, Sonila Qaton..

Po ky Edvin…te birin e kriminelit komunist Mehmet Shehu… Bashkimin e ka emeruar pak kohe me pare si Drejtor te Muzeut te krimeve te diktatures [Shtepise me Gjethe]….cfare cinizmi…

Po ky Edvin prej kohesh e ka si Minister ne kabinetin e tij qeveritar Blendi Klosin…nipin e ish funksionarit te larte te Diktatures

Kategori
Uncategorized

Nga nesër nis regjimim i burgut të egër në Shqipëri, çfarë është sistemi “41-bis”

Por çfarë është regjimi “41-bis”?

Për herë të parë të parë në Itali termi “41-biss” është prezantuar në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të. Me vdekjen në qeli të bosit të Cosa Nostrës, Toto Rina në nëntor të 2017-ës, “41-bis” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes në Itali, për të ringritur edhe një herë sigurinë në burgje.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj.

Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Në Itali kjo platformë ligjore aplikohet në 23 institucione të vuajtjes së dënimit në të gjithë territorin italian. Por burgjet shqiptare nuk kanë kushte për të plotësuar standardet e “41 biss”, dhe autoritetet janë përpjekur të përshtatin këtë lloj regjimi me atë që parashikon ligji shqiptar. Ky ligj u miratua me 76 vota në seancën parlamentare të 21 dhjetorit 2018 dhe pritet të hyje në fuqi këtë të mërkurë.

Këtij regjimi në Shqipëri do i nënshtrohen 270 të dënuar ose që janë në proces gjykimi që dyshohet se mbajnë kontaktet me botën e krimit jashtë hekurave.

Kategori
Uncategorized

Thirrje nga Sllovenia: Hetoni Edi Ramën për korrupsion me KESH-in.

Gjate një interviste për “Shekulli-n”, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Studimet Ballkanike në Slloveni, Zijad Becirovic, parashikon trazira në Shqipëri. Sipas tij, njerëz të familjes së Ramës janë të përfshirë në tenderët e KESH, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare

Erjon Dervishi

Intervista e plotë:

Dr. Beçiroviç, cilat janë problematikat në Ballkanin Perëndimor?

Situata është tejet komplekse dhe shqetësuese. Shkak kyç për këtë është se perëndimi ka ndërtuar marrëdhënie të partneritetit në shtetet e Ballkanit Perëndimor me strukturat politike-kriminale. Është paraqitur fenomeni i politizimit të krimit dhe kriminalizimit të politikës, ndërsa lidhjet ndërmjet politikës dhe krimit janë bërë të pashkëputshme. Strukturat politike-kriminale kanë krijuar “shtetin në shtet” dhe kjo është karakteristike për të gjitha shtetet në rajon.

A e mendoni se Shqipëria ka bërë hapa në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian?

Frikësohem se Shqipëria është duke bërë hapa prapa. Situata aktuale në Shqipëri paraqet tensionime të brendshme të mëdha, që do të rriten edhe më shumë dhe do të vijë deri te protesta edhe më të mëdha masive të orientuara kundër Qeverisë së Edi Ramës, që është gjithnjë e më pak kryeministër i Shqipërisë, e gjithnjë e më shumë kryeministër i krimit. Shembulli më ilustrues është biznesi i narkotikëve dhe krimi në sektorin energjetik me theks të posaçëm në tregtinë me energjinë përmes KESH-it. Pse prokuroria Shqiptare nuk fillon hetimet kundër KESH-it, rregullatorit të energjetikës ERE-as, ACA-së (Autoritetit shqiptar për Konkurrencën) dhe anëtarëve të familjes Rama? Në skenë është një polarizim i fuqishëm politik. Thjesht, është krijuar një pasiguri e madhe, që mund të kapërcehet, gjegjësisht të amortizohet vetëm me një politikë të mençur, por që tani nuk shihet në horizont.

Po për sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidave të saj?

Vështirë se mund të shoh këtu dialog. Shoh vetëm duetin Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, që luajnë secili lojën e vetë, në interes të vetë. Thaçi e ka vënë në bixhoz fatin e Kosovës duke vallëzuar me Ujkun (Vuk në serbisht ujku- pra Vuçiçin). Çdo lider i përgjegjshëm kosovar do të duhej të ishte i shqetësuar me faktin se 13 shtete e kanë tërhequr pranimin ndërkombëtar të Kosovës.

Mendoni se shkëmbimi territorial përbën një kërcënim për stabilitetin?

Tentativat e shkëmbimit të territoreve gjatë historisë kanë sjellë vuajtje dhe fatkeqësi. Vuçiç dhe Thaçi me veprimin dhe sjelljet e tyre politike për qytetarët e vetë, kanë sjellë fatkeqësi të mjaftueshme sa që nuk u nevojiten më shumë. Në rajon, kohë më parë janë zhvilluar katër luftëra për kufij, por asnjë kufi nuk është shtyrë as për një milimetër. Kjo është lojë me fatet e njerëzve, në mënyrë që Thaçi dhe Vuçiç të mbijetojnë politikisht. Është kjo lojë e rrezikshme dhe e dëmshme.

Si e vlerësoni veprimin e qeverisë së Kosovës në lidhje me tarifat e vendosura për produktet serbe, në raport me luftën e Serbisë për të anuluar njohjet?

Duhet respektuar Marrëveshjen CEFTA. Me sanksione nuk mund të nxirret me dhunë pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Sanksionet kanë treguar edhe një herë se çfarë liderësh ka Kosova, liderë që nuk janë burra shteti. Provë për këtë janë edhe 13 pranime ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës të tërhequra.

 Për sa i përket marrëveshjes së Prespës, miratimi i saj në Greqi është shoqëruar me protesta të mëdha. Por problemi më i madh mbetet Maqedonia. Si e shikoni këtë situatë?

Marrëveshja e Prespës ka treguar se, edhe përkundër të gjithave, mund të arrihen kompromise, kur janë në pyetje problemet më të mëdha prej shumë dekadash. Do ta citoja ish-kryetarin e Kroacisë, Stipe Mesiçin, që ka thënë se Marrëveshja e Prespës është, ndoshta më e rëndësishme dypalëshe ndërmjet dy shteteve pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Po në lidhje me kërcënimet që mund te ketë Ballkani Perëndimor?

Po, në kontekstin që Ballkani të përdoret për qërimin e ndërsjellët të hesapeve të dy superfuqive dhe/ose fuqive rajonale në territorin e tij. Ballkani në të kaluarën gjithnjë ka qenë monedhë kusuri për të mëdhenjtë.

IFIMES

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanike, me seli në Lubjanë, Slloveni, ka status të posaçëm konsultativ me Këshillin Ekonomik dhe Social ECOSOC/OKB që nga viti 2018. IFIMES është gjithashtu botuesi i ditarit shkencor ndërkombëtar dyvjeçar Evropian. IFIMES mbledh dhe përzgjedh informacione dhe burime të ndryshme në zonat kyçe të konfliktit në botë. Instituti analizon marrëdhëniet reciproke midis palëve me qëllim të promovimit të rëndësisë së pajtimit, parandalimit të hershëm, diplomacisë preventive dhe masave të çarmatimit/ndërtimit të besimit, në zgjidhjen e konflikteve rajonale ose globale të konflikteve ekzistuese dhe rolin e veprimeve parandaluese kundër mosmarrëveshjeve të reja globale. Ideja për të krijuar Institutin IFIMES, sipas drejtuesve, është një reflektim i realitetit të përbashkët dhe nevojave të botës për të arritur zgjidhje të përbashkëta – tani më shumë se kurrë në të kaluarën. Interesat dhe lidhjet e përbashkëta ndërmjet politikave të ndryshme, kombeve, feve, rajoneve të botës dhe partive të ndryshme të interesit janë thelbësore. Fusha e kërkimit dhe punës së Institutit IFIMES është Lindja e Mesme (MENA-Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut) dhe Ballkani (Evropa Juglindore), ku marrëdhëniet midis entiteteve të ndryshme janë më së shumti të ndikuara nga baza fetare, etnike, kombëtare dhe racore. Bashkëpunëtorët e Institutit janë ekspertë të respektuar, shkencëtarë, menaxherë, gazetarë dhe hulumtues, të cilët po prezantojnë kolegë të rinj nga e gjithë bota për të punuar, me qëllim të edukimit plotësues, promovimit të njohurive dhe të arritjeve shkencore me theks të veçantë në aspektin politik dhe ekonomik lidhjet brenda rajonit, midis rajoneve dhe në nivel global. Instituti IFIMES përmes organizimit të seminareve, simpoziumeve, konferencave, tryezave të rrumbullakëta (me pjesëmarrës nga grupe të ndryshme interesi: shkencëtarë, politikanë, udhëheqës biznesi, përfaqësues të institucioneve fetare, gazetarë, artistë dhe të tjerë), kryerjen e analizave, studimeve, misioneve dhe projekteve, si dhe përmes botimeve të veta që paraqesin rezultatet e punës dhe arritjeve të saj, duke synuar gjithashtu politikanët kryesorë ndërkombëtarë dhe krijuesit e mendimit. IFIMES bashkëpunon gjerësisht me institucionet përkatëse nga Evropa, Amerika, Azia dhe MENA-Ballkani (Evropa Juglindore) në projekte, studime dhe analiza. Aktivitetet “Think-Tank” të IFIMES janë të orientuara veçanërisht në fushat e politikës ndërkombëtare (të huaja) dhe ekonomia, marrëdhëniet ndërkombëtare, këshillimi i institucioneve shtetërore si dhe aktorët jo-shtetërorë si akademia dhe entitetet e korporatave. IFIMES është duke kërkuar dhe rekomanduar zgjidhje politike për qeveritë e botës, veçanërisht dhe sidomos ato që lidhen me pajtimin, parandalimin e hershëm/diplomacinë parandaluese dhe masat për çarmatim/masat e ndërtimit të besimit kryesisht për Ballkanin dhe Lindjen e Mesme, por gjithashtu përtej këtyre politikave gjeopolitike teatro.

Korrupsioni

KESH u bën nder dy kompanive, abuzime me tenderët dhe energjinë

Një tjetër institucion që ka hedhur hije dyshimi për KESH është edhe Sekretariati i Vjenës. Ata theksojnë se KESH ka manipuluar me tenderët dhe depozitimin e energjisë. Për këtë çështje ka reaguar disa muaj më parë edhe Autoriteti i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi të shkurtër ka komunikuar se ka protokolluar një letër që mban datën 19 tetor 2018, të dërguar nga Sekretariati i Energjisë në Vjenë. Ky i fundit, i shkruan drejtueses së Autoritetit, Juliana Latifi në 19.11.2018, se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka manipuluar me tenderët për shitjen dhe depozitimin e energjisë elektrike në vend, duke favorizuar dy kompani, emri i të cilave nuk përmendet. Mbi këtë argument, Sekretariati i Vjenës kërkon lejen dhe bashkëpunimin e znj. Latifi për të ndërmarrë një hetim mbi kompaninë KESH, ndërsa njofton në letër se dyshimet dhe të dhënat paraprake për abuzime i janë përcjellë nga një kompani private në vendin tonë. Ankuesi pretendon se KESH ka privilegjuar dy kompani në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, madje duke u shpërndarë atyre informacion paraprak për ofertat tenderuese.

Letra

Në shkresën e datës 19 tetor, Sekretariati i Energjisë në Vjenë, duke përcjellë shqetësimin e kompanisë shqiptare hedh dyshime se “KESH ka manipuluar procedurat e tenderëve, në dobi të pjesëmarrësve të tregut të privilegjuar, duke shpërndarë informacion konfidencial në lidhje me ofertat e pjesëmarrësve të tjerë për t’u mundësuar atyre që të minimizojnë diferencën minimale të ofertës më konkurruese dhe duke siguruar kështu porosinë mbi sasi të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe shpërndarjen e qëllimshme të sinjaleve mashtruese në lidhje me prodhimin e energjisë në treg, duke u siguruar pjesëmarrësve të privilegjuar informacion të saktë të brendshëm”. Po kështu, një pikë tjetër për të cilën, Sekretariati ka marrë sinjal, është edhe fakti se KESH ka favorizuar privatët edhe në sasinë e energjisë së depozituar. “Operatori privat merr më shumë energji nga sa është kontraktuar gjatë periudhës pik, ku çmimi është më i lartë, dhe e shet atë në treg, ndërkohë që merr më pak gjatë periudhës jo-pik, ku çmimi është më i ulët”, shkruhet në dokument.  Pra me këtë skemë (ende të dyshimtë), përmes ndryshimit të sasive në periudhat me ngarkesë të lartë dhe të ulët, KESH ka humbur të ardhura të konsiderueshme, të cilat kanë shkuar te kompanitë private. Duket se përmes kësaj forme referimi dhe denoncimi kompania që ankohet kërkon drejtësinë e munguar dhe një hetim të thellë, e cila tashmë duhet të nisë pas miratimit nga ana e Autoritetit të Konkurrencës.  “Ankuesi pretendon se këto praktika përbëjnë shkelje të nenit 18/1(a) dhe 18/1(b) të traktatit themelues që siguron konkurrencën e lirë në Komunitetin e Energjisë dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg. Republika e Shqipërisë, si palë kontraktuese, është e detyruar të zbatojë nenin 18 të Traktatit duke zbatuar ndalimin e marrëveshjeve që cenojnë konkurrencën  dhe abuzohet me pozitën dominuese në treg. Prandaj, Sekretariati informon Autoritetin e Konkurrencës për rrethanat e paraqitura me këtë ankesë, në mënyrë që Autoriteti i Konkurrencës të përdorë kompetencat e tij dhe të vlerësojë sjelljet e pretenduara anti-konkurruese dhe të marrë një vendim në përputhje me kuadrin ligjor”, shprehet Sekretariati i Energjisë. Vetëm gjatë këtij viti, KESH ka shitur rreth 50 milionë euro energji elektrike. Në shkresën drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, Sekretariati thotë se disponon disa të dhëna për transaksionet e energjisë mes KESH dhe dy operatorëve që dyshohet se janë favorizuar. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, 1 muaj pas shqetësimit të përcjellë nga Sekretariati i Energjisë ende nuk ka nisur hetim ndaj Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare për arsye se informacioni mbetet i përciptë dhe po mblidhen të dhëna nga institucionet. Aktualisht po verifikohen të gjithë tenderët e shitjes së energjisë nga KESH gjatë viteve 2017-2018, çmimet me të cilat është shitur dhe operatorët fitues. “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa e Sekretariatit të Energjisë në Vjenë e cila mban datën 19.10.2018 me objekt njoftimin e sjelljes potenciale antikonkurruese dhe kërkesës për investigim. Autoriteti i Konkurrencës në bazë të kësaj shkrese ka kërkuar informacionin e nevojshëm nga vetë Sekretariati i Energjisë në Vjenë, Enti Rregullator i Energjisë, si dhe Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Në bazë të Nenit 42 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, Sekretariati ka të drejtë të fillojë hetim paraprak kur kjo është vendosur nga Komisioni i Konkurrencës. Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar asnjë hetim deri tani lidhur me ketë çështje”.

KESH

Beçiroviç: Anëtarët e familjes së Ramës të lidhur me biznesin e energjisë

Problematikën më të thelluar për çështjen e KESH, Zijad Beçiroviç, e ka shtjelluar më gjerë, në një interviste ditën e premte për “Albanain Daily News”.

Pyetja: Në përfundim, Z. Drejtor, situata në Shqipëri vazhdon të bëhet më e polarizuar dhe në fakt, viti 2018 përfundoi me protesta masive anti-qeveritare, të cilat po përshkallëzohen në ditët e para të këtij viti. Si një ndjekës i mprehtë i këtij vendi ballkanik, cili është parashikimi juaj për zhvillimet e ardhshme pasi qytetarët e saj do të shkojnë në votime në zgjedhjet lokale që do të mbahen në qershor të këtij viti? A mendoni se Brukseli do të japë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave të pranimit në BE këtë vit?

Protestat civile në Shqipëri, Kosovë, Beograd dhe Banja Luka nuk janë rastësi. Për momentin e ardhmja e rajonit është më së shumti e kërcënuar nga katërkëndëshi Edi Rama – Hashim Thaçi (Veseli, Haradinaj) – Aleksandar Vuçiç- Milorad Dodik. Ata mbajnë funksionet më të larta politike dhe në të njëjtën kohë përfaqësojnë kreun e zinxhirit të krimit. Kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur kriminalizim i politikës dhe politizim të krimit. Zgjedhjet e BE do të zhvillohen në maj të vitit 2019 dhe vetëm pas kësaj do të formohen institucionet evropiane, kështu që nuk ka shumë gjasa që negociatat me Shqipërinë të fillojnë. Nuk duhet të harrojmë se presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur qëndrim të pafavorshëm ndaj negociatave. Natyrisht situata në Shqipëri është shqetësuese dhe aktivitetet dhe sjellja e Kryeministrit Rama po ngrenë shqetësime të mëdha. Edhe në Bruksel ata janë të vetëdijshëm se në këto rrethana nuk është e mundur të sigurohen zgjedhje të ndershme, gjë që sjell zgjedhjet e ardhshme lokale në pikëpyetje. Ndryshimet në pozicionet ministrore të kryera nga Rama pasqyrojnë pasigurinë e tij edhe pse ai dëshiron të lënë një përshtypje për të qenë një kryeministër vendimtar që dëshiron t’i kënaqë qytetarët. Megjithatë, veprimet e tij pasqyrojnë një krizë të thellë në qeverinë e tij. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se Presidenti Ilir Meta refuzon të nënshkruajë këto ndryshime. Vendi ka gjasa të shohë protesta të reja masive kundër regjimit të Edi Ramës. Ndërsa konsiderohej si djalë premtues kur erdhi në pushtet, Rama më vonë u bë simbol i strukturave kriminale. Perëndimi është informuar se pse qendra më e madhe e biznesit të drogës në fshatin Lazarat u shtyp në veprimin e policisë. Rama tani po përballet me akuza serioze si shefi i biznesit të drogës. Është pohuar gjithashtu se anëtarët e ngushtë të familjes së tij janë të lidhur me biznesin e energjisë, më saktësisht tregtinë e energjisë me Serbinë. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë (EnCS) është i njohur për marrëveshjet jo transparente dhe penale në tregun e energjisë elektrike dhe Korporata Elektro-energjetike Shqiptare KESH, ka trajtuar me favore një kompani nga Serbia dhe një kompani nga Shqipëria, partneri i të cilit është një i afërm i Ramës. EnCS, ka dërguar një letër me informacione të detajuara tek ACA (Austoriteti Shqiptar i Konkurrencës). KESH ka diskriminuar kompanitë e tjera, duke favorizuar një kompani serbe dhe një shqiptare, madje duke kërcënuar se do të ngrejë padi kundër kompanive të tjera që se po i dëmtojnë reputacionin. Aktivitetet e KESH në tregun e shitjes me shumicë po ngrenë shqetësim të madh. Ai është bërë simbol i korrupsionit të thellë dhe tregtisë së paligjshme në Shqipëri. EnCS ka theksuar se është me rëndësi jetike që autoritetet shqiptare të merren me ankesat e ndërmarrjeve të tjera, për të siguruar funksionimin e duhur të tregut dhe për të rifituar besimin. Efikasiteti i autoriteteve kombëtare për konkurrencën dhe subvencionet shtetërore në sektorin e energjisë nuk janë të kënaqshme. Meqenëse autoriteti rregullator i energjisë ERE, nuk ka kryer detyrat e tij në përputhje me Ligjin 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” duke iniciuar procedura hetimore kundër Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), me qëllim që të përcaktohet përfundimisht, nëpërmjet kontratave, dhe çdo dëshmie tjetër që është në dispozicion të tij dhe në dispozicion të ERE-s, ekzistenca dhe shtrirja e manipulimit të plotë të KESH-it në tregun shqiptar të energjisë elektrike, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, përmes manipulimit të tenderëve dhe shfrytëzimit të kontratave ekskluzive, të cilat ofrojnë mekanizma dhe mjete për transferimin e paligjshëm e vlerave nga KESH në një kompani private nga Serbia dhe një tjetër nga Shqipëria. ERE nxitet të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të parandaluar që aktivitete të tilla të vazhdojnë në dëm të tregut shqiptar dhe klientëve. Përkundër manipulimeve të dukshme serioze dhe rrjedhjeve të paligjshme financiare, ERE filloi procedurat vetëm pas presioneve, por nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim serioz për të hetuar apo adresuar çështjet në fjalë. Situata përkeqësohet edhe më tej nga fakti se KESH-i ka lidhur kontrata ekskluzive për vitet 2017 dhe 2018 me kompaninë nga Serbia. KESH u mundësoi pjesëmarrësve të privilegjuar të përshtasin ofertat e tyre përfundimtare para dorëzimit dhe të sigurojnë sasitë e disponueshme, duke qenë të vetëdijshëm se oferta të tilla do të pranoheshin në tender. Për më tepër, KESH ka manipuluar çmimet përmes treguesve të pasaktë, të rrejshme dhe mashtruese të dorëzuara në treg, duke ulur ose rritur në mënyrë të papritur dhe të pajustifikuar sasitë e njoftuara fillimisht, ndërkohë që tenderët janë ende në zhvillim e sipër ose në dhënien e tyre, dhe njëkohësisht u ofronte pjesëmarrësve të privilegjuar njoftimin paraprak. ERE ende nuk ka miratuar ndonjë vendim lidhur me këto procedura. Pyetja është, se çfarë roli luan zyra e Prokurorisë shqiptare në këtë çështje dhe pse nuk ka filluar procedimet kundër personave përgjegjës, përfshirë disa anëtarë të familjes Rama? Përse EnCS nuk ka kryer sanksionimin e këtyre aktiviteteve? Ne kemi përgatitur një analizë të detajuar mbi të gjitha ato çështje, të cilat së shpejti do të publikohen. /Shekulli/

Kategori
Uncategorized

Deputeti i PS: Kryeministri Edi Rama me tha:“idiot, malok i trashë”!

Deputeti i PS: Kryeministri Edi Rama me tha:“idiot, malok i trashë”!

Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Lezhë, Eduard Ndocaj ka rrëfyer në emisionin “Xing me Ermalin” një nga sherret që ka patur me Kryeministrin Edi Rama.

Ai tregoi se është zënë në telefon me Kryeministrin për shkak se kishte kundërshtuar qeverinë për çështjen e plehrave.

Sipas tij, telefonata mes tyre kishte zgjatur rreth 30 minuta dhe se Rama i kishte thënë “s’dua të të shoh më në Kryeministri” dhe e kishte quajtur “idiot, malok të trashë”.

Ermal Mamaqi: Më kanë thënë që je zënë një herë live me kryetarin?

Eduart Ndocaj: Jemi zënë disa herë, por një herë jemi zënë në telefon.

Ermal Mamaqi: Aman na thuaj ndonjë gjë se ne vdesim për thashetheme. Ku ishe kur ndodhi telefonata?

Eduart Ndocaj: Ishim në mbledhjen e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe po diskutonim për çështjen e plehrave. Po i binte telefonit ky sepse unë kisha bërë një artikull në një gazetë edhe pse isha deputet i PS dhe kundërshtoja dhe akuzoja.

Ermal Mamaqi: Kishe bërë deklaratë kundër qeverisë ndërkohë që ishe në qeveri?

Eduart Ndocaj: Po.

Ermal Mamaqi: Sa i madh që je.

Eduart Ndocaj: Unë ia mbylla telefonin dhe i shkruaj: Kush jeni ju, se jam i zënë. Ai ma ktheu: Jam Kryeministri, dil zhbllokohu. Më thotë Shalsi me kë po flet? I thashë me Kryeministrin. Dil jashtë më tha se ndërpresim mbledhjen. Prita derisa mbaroi mbledhja dhe bëmë debat gati gjysmë ore në telefon dhe pastaj i thashë ta mbyllinim se po vij te Kryeministria. Jo më tha, s’dua të të shoh më në Kryeministri.

Ermal Mamaqi: Po çfarë thoshte kështu në telefon?

Eduart Ndocaj: “Është i ëmbël kështu, më tha: Idiot, malok, i trashë. Është i ëmbël, gjuhën e ka”.

Ermal Mamaqi: Kur do është delikat!

Por ky “maloku i trashë” kishte pritur Edi Ramën kur ishte në opozitë, e kishte ndihmuar, bile diku është shprehur se kishte dhënë 500 milion lekë për fushatën e PS-së. Ish-deputeti pritej nga personalitetet me të larta të vendit, asokohe si vetë Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, bile edhe Presidenti i kohës, Bujar Nishani. E prisnin se ishte në një nivel kulture dhe vizioni me ta…Por sapo kundërshtoi qeverisjen, e përjashtuan.

Ja personalitetet-miq të ish-deputetit, që kryeministri e paska sharë si “idiot”:

Në foto: Eduart Ndocaj me Gramoz Rucin, kryetar Kuvendi

Në foto: Eduart Ndocaj me Edi Ramën, kryeministër

Në foto: Eduart Ndocaj në fushatë 2013 me Edi Ramën

Në foto: Eduart Ndocaj me Bujar Nishanin, ish-president

Në foto: Eduart Ndocaj me Taulant Ballën, numri dy në PS

Kategori
Uncategorized

Ish-ministri serb tregon kush po kërkon të ndajë Kosovën: Vuçiç, Rama, Thaçi, Soros dhe….

Ish-Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç zbulon se miqtë e ngushtë të Edi Ramës, Toni Bler dhe Aleks Soros, i biri i Xhorxh Soros, po lobojnë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për gazetën prestigjioze austriake “Der Standard”, Vuk Jeremiç tregon, gjithashtu, se kush po lobon në Shtëpinë e Bardhë për llogari të Serbisë.

Der Standard: Cili është roli i konsulentëve që paguan Serbia në funksion të idesë për shkëmbimin e territoreve?

Vuk Jeremiç: Wolfang Petritsch punon në nivelin e Bashkimit Evropian. Tony Blair, si ish-kryeministër britanik, punon në të gjitha nivelet dhe me të gjitha palët. Në Amerikë është Corey Lewandowski, ish drejtuesi i fushatës presidenciale për Trump, i cili drejton një firmë konsulence në Uashington. Lewandowski takoi Vuçiçin në Beograd dhe loboi në Washington për ndarjen e Kosovës. Mbi të gjitha, Alexandër Soros përpiqet të bindë përfaqësuesit e demokratëve në SHBA për ndarjen e Kosovës.

Ish ministri i jashtëm serb në vitet 2007-2012 thotë se Plani Thaçi-Vuçic për ndarjen e Kosovës mbi baza etnike është mbajtur shumë i fshehtë edhe në Serbi dhe se ai ka dëgjuar për këtë plan, “kur Tony Blair udhëtoi në Gjermani për të bindur Angela Merkelin për këtë ide. Ajo është kreu i vetëm i qeverive perëndimore që ka hedhur poshtë publikisht ndryshimet e kufijve. Si rezultat, në qarqet diplomatike u bë e njohur se Vuçiç është i gatshëm të japë Luginën e Preshevës në Kosovë në shkëmbim me zonat në Kosovën e Veriut.”– thotë Vuçic për gazetën austriake Der Standard.

Gjatë intervistës ish-ministri i jashtëm serb analizon lëvizjet dhe rolin Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në përpjekjen për kufijtë e rinj me baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë.

Der Standard: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Vuçiç dhe Thaçi janë duke punuar së bashku në këtë rast. Pse?

Jeremiç: Ata e kuptojnë se anëtarësimi në BE është një rrugë e gjatë, kështu që kanë vendosur prioritete të tjera. Vuçiçi po thellon sundimin autokratik, Thaçi po përpiqet të qëndrojë në pushtet dhe Rama i bie fyellit të nacionalizmit. Pavarësisht akuzave verbale publike, këta punojnë shumë ngushtë me njëri-tjetrin pas dyerve të mbyllura. Por, nuk mund të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme dhe të mira mes dy popujve, duke i nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit me retorika luftarake. Historia e ka provuar këtë jo shumë larg në kohë. Në fillim të viteve 1990, kur Sllobodan Millosheviç (Presidenti serb) dhe Franjo Tuxhman (Presidenti kroat) mbajtën lidhje të ngushta dhe biseduan për ndarjen e Bosnjës pas dyerve të mbyllura, kjo përfundoi në një katastrofë.

Jeremiç ngre shqetësimin tjetër se marrëveshja për një shkëmbim territorial midis Vuçiçit dhe Thaçit nuk garanton miratimin e saj në Këshillin e Sigurimit dhe as pranimin e Kosovës në OKB nga Rusia dhe Kina, si dy anëtare të Këshillit të Sigurimit.

“Rusia ndoshta do të kërkonte një çmim shtesë. Veç të tjerash, përcaktimi i kufijve ndërmjet grupeve etnike në Ballkan nuk do të mbaronte, sipas shembullit te Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit e BE-së e dinë se një pikëpamje e tillë afatshkurtër, në plan afatgjatë, është një recetë për një destabilizim të përtërirë të Ballkanit.”– argumenton Jeremiç.

Ish-ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç shprehet se nevoja e Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian (Federica Mogherini) për të mbuluar me një triumf mungesën e dukshme të sukseseve këtë mandat dhe humbja e interesit nga SHBA për rajonin ka çuar që BE-ja dhe SHBA të braktisin parimet e tyre në politikën e Ballkanit.

I pyetur nga Der Standard, nëse parashikon që këtë vit të ketë ende një marrëveshje midis Vuçiçit dhe Thaçit, duke përfshirë edhe shkëmbimin territorial, ish ministri i jashtëm serb përgjigjet: “Vlerësoj mundësinë në 50%, sepse ka kundërshtim të fortë. Si në Serbi, dhe në Kosovë, shumica e popullsisë është kundër kësaj marrëveshjeje. Në Serbi është kundër edhe Kisha Ortodokse. Do të doja që politika evropiane të kthehej në perspektiva afatgjata dhe të mos bënte zgjidhje të shpejta.”

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Skandali/ Anëtari i KLP-së, spiun i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Venus” (EMRI+DOKUMENTI).

Që në momentin e konturimit të KLP-së, (Këshillit të Lartë të Prokurorisë) dyshimet për ndikimin politik brenda asaj ishin të mëdha, por tashmë në radhët e 11 anëtarëve të këtij institucioni ka mundur të “depërtoje” një ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Boldnews.al ka sigurojë një material ekskluziv ku vërteton se Bujar Sheshi, anëtar i KLP-së, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Dokumenti që vërteton këtë fakt është lëshuar nga Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq. Materiali mban datën 22 janar të këtij viti. Nga kontrolli i dosjeve dhe dokumentacionit figuron se Bujar Sheshi ishte bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, madje që në shkollë të mesme.

“Nga verifikimi i kryer rezulton se figuron dokumentacion i krijuar nga struktura e ish-sigurimit të shtetit për shtetasin Bujar Sheshi (Shesha). Kartela model 2, me nr 8023 me këto të dhëna: ‘Bujar Rasim Shesha, i datëlindjes 1957, vendlindja Tiranë, arsimi me dy të mesme, nxënës në shkollën Petro Nini Luarasi me pseudonimin “Venusi”, sektori V, drejtimi inteligjencë rini. Data e tërheqjes në bashkëpunim dt 13.02.1974”. Kështu thuhet në konkluzionet e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.

Por Bujar Sheshi nuk e la “hulumtimin e tij” në strukturat e sigurimit vetëm si një “Venus” pranë shkolllës së mesme Petro Nini Luarasi. Nga kontrolli i mëtejshëm figuron se Bujar Sheshi, si një agjent i devotshëm nis shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme në profilin Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1979 karriera e tij do niste mjaft mbarë si hetues në degën e Punëve të Brendshme në Fier. Po sipas vijimit të materialit, në kartelën personale të Sheshit shkruhet se vlerësimet e marra ishin: “Shumë mirë”…, çka vërteton devotshmërinë e tij në këtë detyrë.

Në nenin 7, pika 2 të ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, kur flitet për ngritjen e KLP-së, thuhet kadidati: “Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimittë Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Nga materialet e siguruara rezulton se Sheshi bën pjesë në ata individë të cilët jo vetëm kanë qenë pjesë e ish-sigurimit të Shtetit, por ka bërë karrierë për një kohë të gjatë, duke nisur nga shkolla e mesme e në vijim, deri në momentin kur institucioni famëkeq i sigurimit u mbyll pas rënies së sistemit komunist.

Por Sheshi mundi sërish të jetë në elitën e drejtësisë, madje duke ngjitur shkallët hierarkike në majat më të larta në Prokurori, deri në detyra të rëndësishme në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pas procesit të vettingut, Sheshi që e dinte mirë të shkuarën e tij nuk hoqi dorë nga karriera, por zuri vend në 11 anëtarët e KLP-së, që është institucioni më i lartë që shqyrton emërimet dhe shkarkimet në gjithë kupolën e prokurorisë.

Me zbulimin e këtij materiali ka dalë një skandal i përmasave të mëdha, ku në sistemin e drejtësisë ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit po kontrollojnë gjithccka, duke depurtuar deri në elitën e drejtësisë së re. Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

53 vjet më parë: kur pushkatohej Trifon Xhagjika, “shoku” i Genc Lekës, Vilson Blloshmit dhe Havzi Nelës.

53 vjet më parë do pushkatohej nga regjimi komunist një prej penave poetike më të talentuara, Trifon Xhagjika; emri i të cilit rri në krah të dyshes Leka/Blloshmi e të Havzi Nelës, si njerëz që e paguan me jetë antikomunizmin e tyre të shprehur në vargje, nganjëherë të fshehur mes rreshtash e nganjëherë qartazi fare, por që sistemi jua kapi me sensorët e tij për t’jua ndalur dorën më pas..edhe frymën.

Mbante titullin kapiten, pasi ishte ushtarak në detyrë. Dhe gjithashtu njihej për një formim intelektual klasi; gjë e cila shpërfaqej në një urrejtje të pashoq ndaj komunizmit.

Për këtë arsye, renditet ndër më kurajozët njerëz kur i është shqiptuar dënimi me vdekje, duke thënë frazën e famshme se “Kundër këtij sistemi do të qëlloja me artileri”.

Ja ç’shkruhet për të në librin memuaristik “Trëndafilat e Përgjakur” më autor Neim Pashën:

Në verën e vitit 1963 e arrestojnë dhe mbas një hetuesie shumë të rëndë, me vendim të nr.5, datë 06.12.1963 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Ushatarak mbas akuzës për tradhëti, vepra terroriste, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, e dënojnë me vdekje, pushkatim, konfiskim të pasurisë, heqjen e të drehtës elektorale për 5 vjet kohë (!!), heqjen e dekoratave dhe gradës kapiten.

Në fjalën e fundit, para trupit gjykues dhe popullit që po e ndiqte me habi dhe indinjatë dënimin e poetit dhe letrarit Trifon Xhagjika, ai shprehet: “Kundër këtij sistemi do të qëlloja me artileri”. Antikomunizmi i tij unikal përfundimisht u firmos ditën kur iu komunikua dënimi me vdekje.

Natën e datës 23, duke u gdhirë dita e 24 dhjetorit 1963, e pushkatojnë. Ishte vetëm 31 vjeç. S’dihet se ku e pushkatuan. Për ironi të fatit, varri i tij nuk dihet akoma.

Ndër krijimet me lapidare të Xhagjikës, prej atyre që e morrën në qafë, ishte dhe “Atdheu lakuriq”, një aludim i kulluar për një Shqipëri që ai e shihte shembshurisht duke lënguar nën komunizëm:

Nuk mundem. Nuk mundem. Nuk mundem.

E pashë atdheun lakuriq, (vetëm pa miq e shokë).

Mundohej të këpuste një degë dafine. Nga lavdi e shekujve.

Atdhen e dija të rritur! Por sa i vogël qenka!

As nëj degë nuk e këpuste dot. E mora për dore. Ta rris në zemrën time.

Vëllezër!

Po e kërkuat Atdheun, e kam unë

Ndihmomëni të qesh, ndihmohmëni të gëzoj!

Atdheu është lakuriq.        

Trifon Xhagjika është dekoruar me medaljen “Martir i Demokracisë” me dekret të ish-presidentit Berisha në vitin 1993. Po ashtu është shpallur dhe “Qytetar Nderi” i Tepelenës, vendit prej nga ishte, me motivacionin si ndër disidentët e parë politikë dhe letrarë të Europës Lindore./Njekomb/

Kategori
Uncategorized

Skandal/ Dokumenti i copëtimit të Kosovës u përgatit nga këshilltar i Ramës dhe miku i Thaçit.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

Ideja për copëtimin e territorit të Kosovës, përveç Serbisë, e cila po të ketë mundësi do e merrte Kosovën deri në Durrës, po bëhet edhe më skandaloze kur këtë po e përkrahin shqiptarët.

Një avokat nga Shqipëria, ka zbuluar një dokument të fondacionit Soros, e cila ka të bëjë me ndarjen e Kosovës.

Nuk është shumë për t’u befasuar me atë se çka është gjetur aty.

Njeriu i UDB-së, Baton Haxhiu, miku i ngushtë i Ivica Stanishiçit, ka gisht në këtë punë.

Por, normalisht që ai vetë nuk ka mundur ta përmbyllë këtë agjendë serbo – ruse, pa ndihmën e madhe të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Avokati zbulon dokumentin e Sorosit

Avokati Altin Goxhaj, ka reaguar sërish në lidhje me mundësitë për një korrigjim të mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Goxhajt, dokumenti është hartuar në vitin 2017 dhe mbi këtë dokument është përgatitur copëtimi i Kosovës.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Goxhaj ka zbuluar dokumentin në fjalë, ndërsa thekson se sipas tij është hartuar nga një degë e fondacionit Soros.

Goxhaj më tej thotë se dokumenti është përgatitur nga Baton Haxhiu, të cilin e cilëson edhe si këshilltari i Ramës.

“Ja Dokumenti me 450 faqe ne 2017 që përgatiti copëtimin e Kosovës që u përgatit nga Fondacioni Soros Kosovë (i këshilltarit të Edit dhe shoku i Fevzos: Baton Haxhiu) drejtohej nga Profesorë të njohur Grekë që përfaqësojnë sipas Qeverisë Greke “me të mirën e Greqisë”!!!”, shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Rreziku i shqiptarëve nga Rama, Thaçi dhe Haxhiu

Se presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka mik të mirë Baton Haxhiun është parë edhe kur ia kishte ndarë dekoratën presidenciale, në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi në vrullin e medaljeve që i kishte ndarë për personalitetet e ndryshme shqiptare ka dekoruar Haxhiun.

Me “Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, Presidenti ka dekoruar edhe gazetarin dhe publicistin Baton Haxhiun, ku është shprehur se kjo medalje është për gazetarin, publicistin dhe kontribuesin e themelimit të mediave të lira pas luftës në Kosovë.

Shqiptarët, asnjëherë nuk kanë qenë më në rrezik sesa tash, kur i kemi dy shtete të pavarura.

Në Shqipëri, Edi Rama është përfolur se i ka lidhjet e tij me shtetin grek, e që me këtë dokument po shihet që ka lidhje me Fondacionin e Sorosit, ndërsa në Kosovë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është akuzuar gjithmonë se ka lidhje me Shërbimin Sekret Francez, kurse Baton Haxhiu, është përfolur se ka pasur lidhje të ngushta me Ivica Stanishiçin dhe ishte një “postier i UDB-së”.

UÇK-ja kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut, çka ndodhi tash?

Ish- agjenti i SHIK-ut dhe UÇK-së, Naim Miftari, ka pyetur se pse UÇK-ja e Likovcit, seli e Shtabit të Përgjithshëm kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut në qershor të 1998.

“Aty ishin premtua edhe dy mijë marka shpërblim për personin i cili e arreston, kurse tash 20 vjet pas doli që ky trimi qenka patriot i zjarrtë”, ka thënë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tutje pyet presidentin se përveç që ishte postier i UDB-së, a e dini ju se kush e përcolli nga Kosova për Maqedoni gjatë luftës dhe pse e përhapi lajmi e rrejshëm se kinse ishte vrarë nga serbët?

“Pse pra, serbët e UDB-së e kishin ruajtur të mos i ndodhte asgjë e keqe?”

“A e dini ju se çka i kishte thënë Batoni i dekoruar nga ju z. President Joshka Fisherit, ministrit të Jashtëm të Gjermanisë?

Po ua kujtoj. I kishte thënë se është njëri i vdekur, pra i dënuar me vdekje pasi të kthehet në Kosovë dhe do ta vrasin skuadrat e UÇK-së.

Atëherë ministri Gjerman i kishte thënë se kjo nuk do të ndodhte pasi UÇK-ja nuk bën gjëra të tilla dhe i kishte premtuar se nuk do të ndodhte asgjë, dhe se i kishte dhënë numrin e telefonit dhe një kartëvizitë ministri gjerman”, përfundon Miftari.

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin

Por, të flasim pak për atë se, kush është Baton Haxhiu, njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).

Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.

Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij, nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur ministri.

“Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja, Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

“Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, kishte thënë Petkoviq në vitin 2006.

Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun

Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’. /BotaSot

Kategori
Uncategorized

Gjyqtari amerikan: Po sikur të akuzohet Hashim Thaçi?

Nga Dean B. Pineles.

Ish-gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in në Kosovë.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë kapital në presidentin e Kosovës Hashim Thaçi me shpresën për të siguruar një marrëveshje paqeje Prishtinë-Beograd, por një aktakuzë e mundshme për krime lufte mund të dëmtojë strategjinë e Uashingtonit.

Le të kujtojmë se çfarë thoshte raporti i Dick Marty. Raporti theksoi sidomos Hashim Thaçin.

Ai u pretendua se ishte “shefi” i grupit të Drenicës të UÇK-së, i cili përshkruhet si një sipërmarrje kriminale. Raportet konfidenciale të shqyrtuara nga Marty pohojnë se Thaçi dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Drenicës ushtronin kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ai ishte identifikuar si “bosi kriminal më i rrezikshëm i UÇK-së”.

Marty përmendi gjithashtu me emër anëtarë të tjerë të Grupit të Drenicës, të cilët tani janë të gjithë figura të rëndësishme në politikën dhe shoqërinë e Kosovës. Sipas Marty, Thaçi dhe këta individë të tjerë përmendeshin vazhdimisht si “lojtarë kyç“ në raportet e inteligjencës në strukturat mafioze të krimit të organizuar” të Kosovës.

Gjithashtu sipas Dick Marty, Thaçi dhe të tjerët ishin përgjegjës për urdhërimin, dhe në disa raste, mbikëqyrjen personale, vrasjet, arrestimet, rrahjet dhe marrjet në pyetje në lidhje me operacionet e UÇK-së nga viti 1998 deri në vitin 2000. Dhe për të mos u anashkaluar janë akuzat për marrje të organeve nga të burgosurit serbë dhe të tjerë për qëllime trafikimi, gjë që u dënua në mbarë botën.

Thaçi dhe të tjerët që u akuzuan i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe në Kosovë ata shihen si heronj dhe çlirues, jo si kriminelë.

Shtetet e Bashkuara e gjejnë veten në një pozitë të vështirë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi nga njëra anë dhe Gjykatën Speciale në Hagë nga ana tjetër.

SHBA-ja, një nga mbështetësit dhe mirëbërësit kryesorë të Kosovës, është një mbështetëse e zjarrtë e të dyjave, por mund ta ketë të vështirë të harmonizojë të dyja nismat. Ngjarjet e fundit theksojnë konfliktin e mundshëm.\

Në nëntor 2018, presidenti Hashim Thaçi bëri një vizitë zyrtare në Uashington ku u takua me zyrtarë të lartë të administratës Trump, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, si dhe anëtarë të Kongresit Amerikan. Ai madje udhëtoi për në Teksas për t’u takuar me ish-presidentin George W. Bush.

Më 30 nëntor, presidenti Thaçi mbajti një fjalim në të cilin unë mora pjesë në Këshillin Atlantik, një organizatë e respektuar në Uashington.

Si ish-gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in në Kosovë, i kam ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë dhe kam ligjëruar dhe shkruar gjerësisht për vendin dhe përvojat e mia atje, por kjo ishte mundësia ime e parë për ta parë personalisht presidentin e Kosovës dhe për ta dëgjuar atë të flasë.

Të gjithë sytë ishin tek ai ndërsa ai hyri në dhomë, i gjatë dhe me pamje presidenciale. Ai u ngjit në skenë përpara një audience të mbushur me zyrtarë qeveritarë amerikanë, ambasadorë të huaj, analistë politikë, personalitete, anëtarë të publikut dhe mediave dhe i prezantoi vërejtjet e tij me një anglishte të rrjedhshme.

Pika kryesore e tij, të cilën ai e prezantoi me vendosmëri, ishte se pavarësisht tmerreve të luftës me Serbinë, të cilat Kosova kurrë nuk do t’i harrojë, Kosova ishte e përgatitur të negocionte një marrëveshje përfundimtare dhe të përhershme zgjidhjeje me Serbinë dhe se koha për ta bërë këtë është tani. Ai u duartrokit për këtë.

Thaçi jo vetëm që bëri përshtypje te audienca, por qe bindës edhe për Pompeon, Boltonin dhe zyrtarët e tjerë me të cilët u takua në Uashington.

Në fakt, në mesin e dhjetorit, vetëm dy javë më vonë, presidenti Trump mori një pozicion jashtëzakonisht proaktiv duke i shkruar drejtpërdrejt Thaçit dhe homologut të tij serb Aleksandër Vuçiç, duke iu lutur atyre që të përfitonin nga kjo mundësi unike dhe duke sugjeruar se ata do të ftoheshin në Shtëpinë e Bardhë për të përgëzuar marrëveshjen e tyre, një nder i vërtetë.

Kështu duket se Thaçi është qartë njeriu i SHBA-së në Kosovë dhe ai që pritet të çojë përpara nismën e paqes.

Por SHBA-ja është gjithashtu një mbështetëse e fortë e Dhomave të Specializuara të Kosovës, një gjykatë e sapokrijuar në Hagë e cila i hapi dyert e saj në korrik 2017. Mandati i saj i vetëm është të kërkojë drejtësi duke ndjekur penalisht anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të kryera gjatë luftës me Serbinë në vitet 1998-1999 dhe pak pas kësaj, siç pretendohet në raportin e raportuesit të Këshillit të Europës Dick Marty.

Nuk mund të ketë absolutisht asnjë dyshim për rëndësinë e raportit të Martit. Në fakt, faqja e internetit e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar e bën këtë shumë të qartë: të dy institucionet “u themeluan për të zhvilluar gjyqe për akuzat që rrjedhin nga raporti i Këshillit të Europës i vitit 2011, që pohon shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Me fjalë të tjera, arsyeja e vetme për ekzistencën e gjykatës është raporti i Dick Marty.

Le të kujtojmë se çfarë thoshte raporti i Dick Marty. Raporti theksoi sidomos Hashim Thaçin. Ai u pretendua se ishte “shefi” i grupit të Drenicës të UÇK-së, i cili përshkruhet si një sipërmarrje kriminale. Raportet konfidenciale të shqyrtuara nga Marty pohojnë se Thaçi dhe anëtarët e tjerë të Grupit të Drenicës ushtronin kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike dhe ai ishte identifikuar si “bosi kriminal më i rrezikshëm i UÇK-së”.

Marty përmendi gjithashtu me emër anëtarë të tjerë të Grupit të Drenicës, të cilët tani janë të gjithë figura të rëndësishme në politikën dhe shoqërinë e Kosovës. Sipas Marty, Thaçi dhe këta individë të tjerë përmendeshin vazhdimisht si “lojtarë kyç“ në raportet e inteligjencës në strukturat mafioze të krimit të organizuar” të Kosovës.

Gjithashtu sipas Dick Marty, Thaçi dhe të tjerët ishin përgjegjës për urdhërimin, dhe në disa raste, mbikëqyrjen personale, vrasjet, arrestimet, rrahjet dhe marrjet në pyetje në lidhje me operacionet e UÇK-së nga viti 1998 deri në vitin 2000. Dhe për të mos u anashkaluar janë akuzat për marrje të organeve nga të burgosurit serbë dhe të tjerë për qëllime trafikimi, gjë që u dënua në mbarë botën.

Thaçi dhe të tjerët që u akuzuan i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe në Kosovë ata shihen si heronj dhe çlirues, jo si kriminelë.

Mbështetja e SHBA-së për gjykatën e re të Kosovës 

Pas miratimit të raportit të Dick Marty nga Këshilli Europian, një prokuror amerikan, Clint Williamson, u caktua në vitin 2011 nga BE-ja për të udhëhequr Task Forcën Speciale Investiguese si edhe për të kryer një hetim penal në shkallë të gjerë për akuzat e ngritura nga Marty.

Pasi Williamson prezantoi raportin e tij në mes të vitit 2014, në të cilin pretendonte se kishte prova të mjaftueshme për të ngritur padi, një prokuror tjetër amerikan, David Schëendiman, u caktua në vitin 2015 për të vazhduar punën e Task Forcës.

Gjithashtu në vitin 2015, SHBA-ja së bashku me BE-në ushtruan një presion të ashpër ndaj Kuvendit të Kosovës për të miratuar legjislacionin që krijon Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Schwendiman u emërua më pas si kryeprokuror.

Në fund të vitit 2017, kur kishte një diskutim të gjallë mes politikanëve të Kosovës lidhur me mundësinë e shfuqizimit të Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja u treguan të papërkulshme në kritikat e tyre ndaj këtij propozimi, i cili shumë shpejt u tha dhe mbaroi.

Schwendiman u largua nga posti i tij në mars 2018, edhe pse pa ngritur ndonjë padi, dhe një tjetër prokuror amerikan, Jack Smith, u emërua për të vazhduar punën e Prokurorisë së Specializuar.

Është e drejtë të supozohet se secili nga këta prokurorë amerikanë u vlerësua me kujdes dhe u promovua fuqishëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Nuk është rastësi që të tre prokurorët e caktuar nga BE-ja kanë qenë amerikanë.

Pra, siç është qartë e dukshme, Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lidhje me gjykatën.

Pavarësisht vonesave të paarsyeshme dhe të pashpjegueshme, më në fund duket se Prokuroria po i afrohet fazës së vendimmarrjes. Një sërë ish-anëtarësh të UÇK-së sapo janë ftuar në Hagë për t’u marrë në pyetje dhe kjo mund të sugjerojë se kryeprokurori është në fazat përfundimtare të vendosjes nëse duhet të ngrejë padi apo jo dhe nëse po, kundër kujt.

Presidenti Thaçi ka qenë një kritik i ashpër i Gjykatës Speciale. Edhe pse e mbështeti krijimin e saj si një domosdoshmëri politike, ai është shprehur se gjykata është e njëanshme ndaj Kosovës, sepse ajo fokusohet sidomos mbi UÇK-në, ndërsa kriminelët serbë të luftës mbeten të sigurt në Serbi. Për këtë pikë ai ka të drejtë. Por së fundmi ai deklaroi se do të paraqitej vullnetarisht për t’u marrë në pyetje, nëse ftohej nga prokurorët e Hagës.

Këtu qëndron dilema për Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu edhe për BE-në.

Po nëse Thaçi paditet? A mund ta mbajë ai presidencën e tij? A ka ndonjë tjetër me kredibilitetin e tij, jo vetëm në vend, por edhe ndërkombëtar, i cili mund ta çojë drejt një përfundimi dialogun me Serbinë?

A do të thirreshin zgjedhje të reja? A do ta tolerojë shoqëria civile në Kosovë ndjekjen penale të presidentit të saj, një hero lufte dhe lider, apo ajo do të dilte të protestonte në rrugë? A mund të humbet kjo mundësi historike?

Sidoqoftë, një aktakuzë do të ishte një turp për SHBA-në, e cila ka vendosur besimin e saj te presidenti Thaçi dhe e konsideroi atë personin më të mirë për të lehtësuar një marrëveshje paqeje me Serbinë.

Po sikur Thaçi të mos paditet? Derisa kjo është qartë alternativa më e mirë për dialogun, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, me siguri do të vinte në pikëpyetje serioze preambulën themelore të raportit të Marty-t, i cili vuri theksin më të madh në përfshirjen e dyshuar të Thaçit në sipërmarrje kriminale.

Pa një aktakuzë për Thaçin, do të dukej se një arsyet kryesore për themelimin e gjykatës tashmë nuk do të ekzistonte më, pavarësisht viteve të shumta për krijimin e saj, buxhetit të saj të ekzagjeruar dhe stafit të tepruar prej mbi 15 vetash që kanë pritur një vit e gjysmë që të ngriheshin aktakuza.

Sigurisht që mund të paditen personazhe me më pak rëndësi, por shumë prej tyre tashmë janë gjykuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ose nga EULEX-i në Kosovë. Disa u dënuan dhe u burgosën dhe të tjerë u shfajësuan, dhe në listë përfshiheshin disa ish-komandantë të UÇK-së të cilët janë ftuar që të merren në pyetje tani nga Prokuroria e Specializuar.

Një vendim për të mos paditur Thçain, edhe nëse kjo garantohet nga një mungesë provash, gjithashtu mund të konsiderohet si një zgjedhje politike e projektuar për të mbrojtur dialogun Kosovë-Serbi dhe stabilitetin rajonal dhe jo një vendim ligjor i bazuar në ligj dhe në fakte.

Kryeprokurori Jack Smith është në një pozitë të palakmueshme.

Pas fjalimeve të përgatitura nga presidenti Thaçi në Këshillin Atlantik në Uashington, ai priti pyetje nga publiku. Unë e ngrita dorën gjatë gjithë kohës, por moderatori nuk më zgjodhi për të bërë pyetje.

Ja çfarë do ta kisha pyetur: “Z. President, ju meritoni shumë merita për lidershipin tuaj dhe ju uroj sukses në arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë. Por ju mund të paditeni nga gjykata e re në Hagë. Si do të ndikonte një aktakuzë në dialogun dhe stabilitetin e qeverisë në Kosovë? Dhe nëse nuk paditeni, çfarë do të thotë kjo për vlefshmërinë e raportit të Dick Marty dhe për Gjykatën Speciale?”

Do të kishte qenë interesante të dëgjoja përgjigjen e tij. Do të jetë gjithashtu interesante të shohim se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara para kësaj dileme që sa vjen e rritet akoma më shpejt.

(Gjyqtari Dean B. Pineles është diplomuar në Brown University, Boston University Law School dhe Kennedy School of Government në Universitetin e Harvardit. Ai ka shërbyer si gjyqtar ndërkombëtar me EULEX-in nga viti 2011 deri në vitin 2013. Përveç se në Kosovë, ai ka eksperiencë në sundimin e ligjit në Rusi, Kazakistan dhe Gjeorgji).

(Marrë nga balkaninsight.com/al)

© SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Biografia e Beses nga Kosova.

Besa Shahini u bë Ministre e Arsimit dhe, natyrshëm, u bëra kureshtar të di çfarë arsimi dhe përvoje profesionale ka Ministrja që vjen nga Kosova. Shkrova emrin e saj dhe kërkova në internet për një biografi dhe zbulova se ka edhe një person tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër. E kështu, lexova biografitë e të dyja Besave dhe m’u krijua një dilemë: pse u bë Ministre Arsimi Besa nga Kosova dhe jo ajo nga Shqipëria?

Besa nga Shqipëria ka 6 vjet përvojë jetësore më shumë se Besa nga Kosova.

Të dyja Besat flasin anglisht. Besa nga Kosova flet edhe serbisht, ndërsa Besa nga Shqipëria flet edhe italisht. Besa nga Shqiperia flet shume me mire edhe shqipen.

Besa nga Shqipëria është lindur (më 1976) dhe jeton në Shqipëri, ndërsa Besa nga Kosova ka vetëm një vit e gjysmë në Shqipëri. Meqë ra fjala, Besa nga Kosova erdhi në Shqipëri si zv. ministre, sërish duke u preferuar para Besës nga Shqipëria.

Besa nga Kosova ka studiuar në Kanada dhe në Gjermani, ndërsa Besa nga Shqipëria ka studiuar në Amerikë, Itali, Angli, Spanjë, Austri dhe Suedi.

Besa nga Kosova ka vetëm master, ndërsa Besa nga Shqipëria është doktor shkencash dhe profesor i asocuar dhe së shpejti merr edhe titullin profesor.

Besa nga Kosova nuk ka punuar asnjë ditë në jetë në arsim, ndërsa Besa nga Shqipëria është pedagoge prej 20 vjetësh, madje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni e Kosovë.

Besa nga Kosova thotë se ka botuar 20 artikuj, por online mund të gjesh vetëm njërin prej tyre, me bashkëautor, që ka lidhje me politikat ekonomike të Gjeorgjisë, ndërsa Besa nga Shqipëria liston mbi 50 artikuj të botuar, një pjesë e të cilëve gjenden edhe online.

Atëherë pse, pra, Besa nga Shqipëria nuk bëhet dot as zv. Ministre, as Ministre e Arsimit? Përgjigjen e mora sonte, nga intervista e Besës nga Kosova me Arian Çanin tek emisioni “Zonë e Lirë”. Arsyeja nuk është se Besa nga Kosova është shoqe klase e Elisa Spiropalit dhe mikeshë e Erion Veliajt. Arsyeja është se Besa nga Kosova ka punuar me projektin “ESI – European Stability Initiative” (Nisma për Stabilitet Europian), një projekt i… Soros!

Ja pra, se si bëhet karrierë me “rilindjen”! Ja se kush na qeveris!

Biografia e Beses nga Kosova

https://www.esiweb.org/index.php?lang=en&id=279&person_ID=35

Biografia e Beses nga Shqiperia

http://www.feut.edu.al/single-pedagog.html?5a536e721fe812d012e3726e

Kategori
Uncategorized

SYRI.net letër të hapur Teo Jacobs, Genoveva Calavera dhe vëzhguesve ndërkombëtarë

Date 24.01.2018

A N K E S E

DREJTUAR:     

Vezhguesit te Operacionit Nderkombetar te Monitorimit

Z.Teo Jacobs.

Drejtueses se Operacionit Nderkombetar te Monitorimit

Znj. Calavera.

Vezhguesve Nderkombetar te Procesit te Rivleresimit ne Republiken e Shqiperise.

Te nderuar Zoterinj!

Ne daten 22.01.2019 u konfirmua se, Prokuroria ne Republiken e Shqiperise ne nivelet me te larta te saj, eshte e kapur nga krimi, korrupsioni dhe politika.

Shembulli me i paster i kesaj ishte Donika Prela, nje funksionare e paskrupullt, e cila, nen mbrojtjen e premtuar prej politikes se inkriminuar, qe ajo ka shpetuar nga prangat dje dhe do te shpetoj edhe neser, ne daten 22.01.2019, i beri karshellekun me te madh publik te gjithe Shqiptareve dhe Vezhguesve Nderkombetar, me korrupsionin dhe parate e saj te pista.

Qendrimi i Vezhguesit Nderkombetar Teo Jacobs, ne seancen publike te Donika Preles ne KPK, ne daten 22.01.2019, ishte per t’u pershendetur nga te gjithe shqiptaret, mirepo KPK, qe dukshem iu ka nenshtruar listes qe i ka dhene politika, pati kurajon qe t’a injoronte publikisht Z. Jacobs, gjetjet dhe problematikat e thella te konstatuara prej tij per Donika Prelen, duke ia justifikuar asaj deklarimin e rreme, fshehjen e pasurise dhe perfshirjen, familjarisht me bashkeshortin, ne nje skeme te paster pastimi parash, te fituara si pasoje e korrupsionit, gjate ushtrimit te detyres.

Donika Prela nuk ka moralin dhe integritetin e duhur dhe as ndergjegjen e paster per te vazhduar ushtrimin e detyres se Prokurores ne Republiken e Shqiperise dhe   aq me pak te Drejtueses se Prokurorise se Krimeve te Renda.

Donika Prela, Prokurore e Republikes se Shqiperise prej 17 vjetesh dhe Drejtuese e Prokurorise, qe ka per detyre te hetoje krimet me te renda, ne daten 22.01.2019, duke sfiduar Kushtetuten dhe Legjislacionin civil, penal, ate ne fushen e rregullimit te marredhenieve te punes, legjislacionin tregtar dhe ate fiskal, i tregoi te gjithe shqiptareve dhe  Shteteve anetare te BE se, ajo nuk do t’ia dije per ligjin e qe nuk ka respektuar detyrimin e ruajtjes se integritetit, si gjate ushtrimit te detyres, ashtu edhe ne veprimtarite jashte funksionit.

Ne daten 22.01.2019 Donika Prela u shpreh para KPK dhe Vezhguesit Nderkombetar Z. Jacobs se, ajo dhe bashkeshorti i saj kane jetuar ne Shqiperi dhe jo ne nje nga vendet e BE prej nga vjen Z. Jacobs dhe se, ne Shqiperi eshte normale te mospaguash taksa.

Gjithashtu ajo deklaroi se, ne Shqiperi mund t’i marresh lirshem para hua cdo personi dhe ne cfaredo shume qe te duash, pa qene e detyruar fare te pyesesh se nga vijne keto para. Madje ajo shkoi edhe me tej duke theksuar se, ne Shqiperi keshtu ka qene dhe keshtu eshte.

Te nderuar zoterinj!

Misioni juaj ne Shqiperi eshte historik dhe se ju, do te mbaheni mend dhe do te hyni ne Histori, si ne vendin tuaj dhe ne Shqiperi, per kapacitetin, ndergjegjen, vullnetin dhe kembenguljen ne luften per pastrimin e sistemit te Drejtesise ne Shqiperi dhe ne kontributin per krijimin e nje Shqiperie Europiane.

A mund te lejoni ju qe Donika Prela te ofendoje nje komb te tere, per te justifikuar korrupsionin e vet dhe parate e saj te pista?????????

Fjalet e Z. Jacob ne daten 22.01.2019 nuk duhet te mbeten aty, perndryshe do t’a njollosin edhe ate, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Shtetin e vet dhe pergjegjesia eshte e pashmangshme.

Operacioni Ndekombetar i Monitorimit ka 6 dite kohe, per t’i kerkuar KPK te beje detyren sic duhet dhe per t’i treguar vendin Donika Preles.

Nga hetimi i kryer prej KPK dhe ONM rreth kriterit te pasurise se Donika Preles rezultoi se, per peridhen 2003-2012, ajo ka deklaruar si te ardhur nje page te konsiderueshme te bashkeshortit te saj Vangjel Prela si inxhinier tek Shoqeria e Ndertimit “Bruci” shpk.

Si e vertetoi KPK kete fakt?

Perse i mori KPK te mireqena deklarimet e Donika Preles ne lidhje me kete fakt? A ka ndonje dokument zyrtar, te mbajtur sipas percaktimeve te legjislacionit shqiptar qe t’a konfirmoje ekzistencen e kesaj marredhenie juridike pune?

Deklarimet e Donika Preles ne lidhje me punesimin e bashkeshortit te saj jane te rreme, pasi, ne te vertete, Vangjel Prela nuk ka qene asnjehere i punesuar ne kete shoqeri, por ka qene investitori kryesor i saj dhe perfitues nga biznesi i ndertimit te pasurive te paluajtshme.

Ai me vetedije dhe ne marreveshje me Doniken dhe Shoqerine Bruci, nuk figuron zyrtarisht ortak ne kete shoqeri, pasi nuk mund te justifikoje parave qe ka investuar ne aktivitetin e ndertimit te Shoqerise Bruci Shpk, por, marredhenia e ngushte e interesave ndermjet tyre, kohezgjatja e saj dhe perfitimi prej Donika Preles, i pasurive te paluajtshme nga kjo shoqeri, jane evidente dhe u pranuan edhe nga vete Donika Prela ne seancen e dates 22.01.2019.

Perse nuk lidhi kontrate pune me shkrim Vangjel Prela per kryerjen e detyres se Inxhinierit tek Shoqeria e Ndertimit Bruci Shpk???

Kodi i Punes se Republikes se Shqiperise ka hyre ne fuqi qe ne vitin 1995, i miratuar me Ligjin Nr.7961 date 12.07.1995.

Sipas percaktimeve te nenit 21 te Kodit te Punes, marredhenia juridike e punes ne Republiken e Shqiperise krijohet dhe vertetohet nepermjet Kontrates se Punes me shkrim, qe lidhet ndermjet punedhenesit dhe punemarresit.

Forma me shkrese e Kontrates se Punes eshte e detyrueshme per te vertetuar nje marredhenie te rregullt punesimi.

Perse Donika Prela lejoi qe bashkeshorti i saj te punonte ne te zeze, pa kontrate, i padeklaruar dhe i pasiguruar???

Ne vitin 2003 kur Vangjel Prela pretendon te kete filluar marredhenien e punes me Shoqerine Bruci Shpk, Donika Prela kishte mbaruar studimet ne Shkollen e Magjistratures, qe perfaqeson nivelin me te larte arsimor, per njohjen dhe zbatimin e legjislacionit dhe te se drejtes ne Republiken e Shqiperise dhe ishte emeruar me detyre Prokurore.

Edhe sikur te supozojme se Donika Prela, nuk ka patur njohuri nga legjislacioni mbi punesimin, si specialiste e legjislacionit penal, e ka mjaft te qarte qe, mosnjohja e ligjit nuk te perjashton nga pergjegjesia penale per fshehje te te ardhurave dhe mospagimin e taksave.

Edhe nese Vangjel Prela nuk ishte ne dijeni te detyrimit ligjor per lidhjen e kontrates se punes me shkrim me Shoqerine Bruci Shpk, vete shoqeria e ka patur shume te qarte kete detyrim ligjor, pasi mosrespektimi prej punedhenesit te detyrimit ligjor per lidhjen dhe deklarimin e kontrates se punes me shkrim me punemarresin, sipas percaktimeve te neneve 21 dhe 202 te Kodit te Punes, perben shkelje qe sjell denimin e punedhenesit me gjobe, ne masen e 30 fishit te pages minimale mujore

Si mund te vertetohet ekzistenca e marredhenies juridike te punes se Vangjel Preles me Shoqerine Bruci Shpk, persa kohe qe ndermjet tyre nuk eshte lidhur asnje kontrate pune?

Si mund te pretendohet dhe te pranohet qe Vangjel Prela ka qene i punesuar tek Shoqeria Bruci Shpk, persa kohe qe ai nuk rezulton te jete deklaruar prej shoqerise ne Tatime si punetor i saj, dhe as nuk figuron ne listat e te punesuarve dhe as ne listat e pagave, te depozituara prej shoqerise ne Tatime, gjate periudhes se pretenduar te punesimit ?????

Si mund te konfirmohet vlera e pages se Vangjel Preles tek Shoqeria Bruci, persa kohe qe nuk rezulton qe kjo shoqeri, t’i kete bere keto pagesa per llogari te tij, as me banke dhe as nepermjet arkes se shoqerise ?????

Sipas legjislacionit shqiptar ne fushen e ndertimit, per lejimin e operimit ne sektorin e ndertimit, Shoqerite jane te detyruara te deklarojne dhe te rregjistrojne ne organet licensuese, emrat e inxhiniereve te punesuar dhe kualifikimet e tyre.

Nese Vangjel Prela ka punuar si inxhinier i Shoqerise Bruci prej kaq shume vitesh, atehere perse nuk eshte deklaruar prej saj asnjehere si inxhinier i shoqerise ne institucionet licensuese?

Si mund te pranohet qe Vangjel Prela ka qene thjesht punetor ne kete shoqeri, nderkohe qe nuk ekziston asnje dokument qe te konfirmoje ekzistencen e marredhenies juridike te punes, llojin e punes se kryer dhe pagen qe ai ka marre????

Sipas Legjislacionit fiskal dhe tatimor ne Republiken e Shqiperise, Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne ne tatime punonjesit e tyre dhe pagat, si dhe te depozitojne ne afat listpagesat, me numrin e punonjesve dhe pagat e dhena.

Emri i Vangjel Preles nuk rezulton ne asnje dokumentacion shteteror, as ne organet e licensimit te shoqerise Bruci, as ne organet tatimore, as ne sigurime dhe as ne vete dokumentacion e brendshem te shoqerise.

Edhe sikur te pranojme se kontrata e punes se Vangjel Preles ka qene verbale,  e lidhur me goje ndermjet punedhenesit dhe punemarresit, si marreveshje xhentelmenesh, si mund te justifikohet mosdeklarimi i tij si inxhinier i shoqerise, mosdeklarimi i tij si punonjes i shoqerise, mospagimi i detyrimeve per taksat dhe sigurimet prej ketij punonjesi apo per llogari te tij, fakti qe shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion te brendshem juridik apo ekonomiko financiar ne lidhje me kete person, mbi punen qe ai ka bere dhe pagen qe ka marre ???????

Problemi ne rastin konkret nuk duhet te devijohet, duke u interpretuar si pergjegjesi e Shoqerise Bruci, per mospagimin e sigurimeve per punetorin Vangjel Prela.

Duhet te jete e qarte per ONM se, Vangjel Prela nuk ka qene punonjes i kesaj shoqerie dhe nuk rezulton asgjekundi qe te kete punuar per kete shoqeri. Duke mos qene punetor i deklaruar, Shoqeria nuk kishte sesi te paguante ne interes te tij, taksa, tatime dhe sigurime.

Donika dhe Vangjel Prela nuk mund te shfajesohen, duke ia ngarkuar pergjegjesine Shoqerise Bruci per mospagimin e sigurimeve.

Ne rastin me te mire, duke perjashtuar skemen e pastrimit te parave te pista, perse e lejoi Donika Prela kaq gjate punen ne te zeze te bashkeshortit te saj ????

Sipas Ligjit Nr.9920 date 19.05.2008 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqeperise”,  Shoqerite tregtare jane te detyruara te deklarojne te gjithe punonjesit e tyre, perndryshe penalizohen, jane te detyruara te bejne te ditura ne shtet, listat e punonjesve dhe pagesat e kryera per to, si dhe jane te detyruar te paguajne taksat, tatimet dhe sigurimet per nje marredhenie pune.

Shoqeria Bruci nuk ka patur asnje detyrim per te paguar taksa apo per te derdhur sigurime per Vangjelin e Donikes, pasi Vangjel Prela nuk ka qene punetor ne kete shoqeri.

Si i eshte dhene paga Vangjel Preles, meqe nuk eshte kryer me banke????

Donika Prela u mbrojt duke thene se pagesat jane kryer “KESH” ne dore.

Por ky KESH si u dha, persa kohe qe Shoqeria nuk disponon asnje dokumentacion juridik apo ekonomiko financiar mbi punen e kryer dhe pagesat e bera per llogari te Vangjel Preles dhe se, nuk rezulton qe keto paga te kene dale nga arka e shoqerise me mandat pagese ??????

Pagesat “KESH”, Vangjel Preles ia ka dhene ne dore Administratori i Shoqerise nga xhepi i tij, apo ia ka dhene ndonjeri prej ortakeve te shoqerise prej te ardhurave te veta, pasi as ne dokumentacionin ekonomiko financiar te Shoqerise dhe as ne arken e saj, nuk ka asnje gjurme pagesash te kryera prej Shoqerise Bruci, si page per Vangjel Prelen.

Si ka mundesi qe per nje periudhe punesimi kaq te gjate 8 vjecare, 2003-2011, as Donika Prela dhe as Vangjel Prela nuk u interesuan ndonjehere mbi ligjshmerine e ketij punesimi dhe mbi vijueshmerine e procesit te pagimit te taksave, tatimeve dhe sigurimeve per Vangjel Prelen, nderkohe qe Donika Prela ushtronte ndjekje penale dhe kerkonte denimin e te gjithe atyre njerezve dhe shoqerive tregtare, sipas neneve 180, 181 dhe 145 te Kodit Penal.  

Padia Civile e Donika Preles se dates 30.07.2018, ndaj Shoqerise Bruci Shpk, eshte vetem nje farse. Eshte lehtesisht e perceptueshme qe kjo padi u ngrit sa per sy e faqe, per te mbuluar krimin e Donika Preles, pas zbulimit te skemes se pastrimit te parave te saj te pista nepermjet bashkeshortit Vangjel Prela.

Perse Donika Prela, pas 15 vitesh, zgjodhi te mbrohej ndaj Shoqerise Bruci me padi civile dhe nuk beri kallzim penal?

Si mund t’i mbuloj Donika Prela krimet e kryera ne kete rast ne fushen e taksave, tatimeve dhe ne sigurime, nepermjet nje padie civile, se ciles i ka kaluar afati 3 vjecar i parashkrimit, sipas percaktimeve te nenit 115 te Kodit Civil dhe nenit 203 te Kodit te Punes, per pretendime te punemarresit ndaj punedhenesit?

Pse duhet nje gjykate te detyroje Shoqerine Bruci t’i paguaje sigurime Vangjel Preles, bazuar tek marreveshja e pajtimit apo e ndermjetesimit qe mund te arrijne ata para gjykates,por qe nuk ka asnje justifikim dokumentar?

Sigurisht qe, per bashkepunetoret ne krim, marreveshja per te paguar nje shume te paperfillshme parash nuk eshte asgje, ne krahasim me vleren qe merr kjo marreveshje per mbulimin e krimit.

Si mund te detyrohet Shoqeria Bruci nga nje gjykate, qe te paguaje sigurime per Vangjel Prelen, nderkohe qe ai nuk rezulton te kete qene punetor i rregjistruar dhe i deklaruar i saj?

Edhe nese nje gjykate do t’ia njohe kete te drejte Vangjel Preles, si do te behet pagimi i kontributeve per Vangjel Prelen nga Shoqeria Bruci, apo perseri KESH ne dore, ashtu si edhe paga ????

A mund te kaperdihet prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit fakti qe kjo padi pati zgjidhje me pajtim ndermjet paleve, qofte ky pajtim i kerkuar nga Bruci?

Vertetimi i punesimit qe ka leshuar Shoqeria “Bruci” Shpk dhe qe nuk shoqerohet me asnje dokumentacion ligjor, tatimor apo ekonomiko financiar te shoqerise, a mund te jete i mjaftueshem per ONM per te justifikuar burimin e paligjshem te te ardhurave te Donika Preles apo skemen e ngritur prej saj per pastrimin e parave?

Te nderuar!

Vangjel Prela ka qene bashkeinvestitor tek Shoqeria Bruci Shpk dhe ka perfituar interesa pasurore te paligjshme prej kesaj Shoqerie.

Donika Prela deklaroi ne daten 22.01.2019 se Shqiperia nuk eshte njeri nga vendet e Bashkimit Europian, duke harruar se prej disa vitesh, i gjithe legjislacioni ne Republiken e Shqiperise eshte perafruar me ate te BE, duke harruar se Shqiperia eshte vend kandidat per t’u bere pjese e BE dhe se te gjithe Shqiptaret aspirojne te behen qytetare europiane sa me pare.

Eshte e paligjshme dhe e padrejte qe te shkarkohen pa asnje motiv dhe vetem me urdhera politike, disa gjyqtare dhe prokurore, ndersa nga ana tjeter te legalizohet fenomeni i mospagimit te taksave, tatime, sigurimeve apo marrja hua e parave te pista nga njerez te inkriminuar, me kosto kaq te larte per Shqiperine dhe Shqiptaret, vetem e vetem sepse duhet te shpetohet Donika Prela.

Ndergjegja gjate ushtrimit te funksionit zyrtar, ne rradhe te pare ka misionin edukativ per publikun, rreth parimeve dhe vlerave.

Cfare shembulli dha Donika Prela duke deklaruar se, mospagimi i taksave dhe tatimive, puna ne te zeze dhe shmangia nga sigurimet, apo perdorimi i parave te dikujt tjeter pa te te interesuar nese jane te pista, mund te perbenje problem per shtetet e Bashkimit Europian, por jo per Shqiperine ?

Donika Prela eshte nje punonjese aksidentale ne sistemin e drejtesise, pa kulture qytetare, pa ndergjegje morale dhe ligjore, pa respekt ndaj vlerave, qe sfidon publikisht parimet e funksionimit te shtetit ligjor dhe perdhos perpjekjet kombetare e ato te faktorit nderkombetar per integrimin e Shqiperise ne BE.

Donika Prela duhet te shkarkohet nga KPK sipas percaktimeve te neneve 4 pika 2 dhe 61 pika 5 te Ligjit Nr.84/2016 “Per rivleresimin Kalimtar te Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise”, pasi keto sjellje, veprime dhe deklarime publike te saj, perbejne akte dhe sjellje qe cenojne rende figuren dhe funksionin e Prokurorit ne Republiken e Shqiperise, me ndikim fondamental ne humbjen e besimin te publikut tek sistemi i drejtesise.

Donika Prela, funksionare e larte e Shtetit Shqiptar, mendon se ka te drejte te  ofendoje mbarekombetarisht bashkeshtetasit e saj, duke deklaruar se, ne Shqiperi askush nuk paguan taksat, tatimet apo sigurimet apo se te gjithe marrin borxh para te padeklaruara  apo te pista nga cilido, pa qene te detyruar te pyesin per burimin e tyre, por Donika Prela harron se, pervec asaj, Vangjelit dhe Brucit, te gjithe subjektet e tjere tregtare, persona fizik apo juridik, qe nuk kane paguar taksat, tatimet apo sigurimet ne Republiken e Shqiperise, jane denuar jo vetem administrativisht nga administrata tatimore, por edhe penalisht dhe se, njerezit e ndershem dhe te ndergjegjshem te Republikes se Shqiperise, gjithmone i kane marre dhe vazhdojne t’i marrin huate ne banke dhe as nuk e cojne neper mend, jo me te guxojne te justifikojne marrjen hua te parave te pista nga njerez te inkriminuar.

Mbase ligjit penal, Donika Prela, ka mundur t’i shpetoje deri tani, por shkarkimit nga detyra nuk mund t’i shpetoje, pasi, sipas percaktimeve te nenit D pika 3 te Aneksit te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, pagat e bashkeshortit dhe kursimet nga pagat e tij, qe ajo ka deklaruar, nuk jane nje e ardhur e ligjshme e saj, pasi nuk jane paguar detyrimet tatimore dhe, si te tilla, nuk mund te konsiderohen dhe as nuk e shpetojne dot nga shkarkimi.

OMN e ka per detyre funksionale te justifikoje me vepra, besimin e popullit shqiptar tek rroli i saj per clirimin e sistemit te drejtesise ne Shqiperi.

Korrupsioni i saj eshte ves i shemtuar dhe krim individual, ndersa nenshtrimi i saj nga politika, eshte krim shteteror ndaj shqiptareve

Donika Prela nuk mund te jete Prokurore e Republikes se Shqiperise. Diten qe ONM do t’a lejoje kete, ben mire te largohet, pasi perben thjesht kosto per Shqiptaret dhe kjo Shqiperia jone, le te vazhdoje ne paligjshmeri, ashtu sic deklaroi Donika Prela publikisht ne daten 22.01.2019.

Kategori
Uncategorized

Argatët e Beogradit dhe Prishtinës, flamurëmbajtës të copëtimit të Kosovës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e sotme, ish-kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës, ide e hedhur në treg nga presidenti Hashim Thaçi e personazhe të tjera në Prishtinë, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha janë flamurëmbajtës të Beogradit.

LEXO EDHE:

FOTO/ Pasojat dramatike që do sjellë ulja e normës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë

Njoftimi i takimit të ish-kryeministri Sali Berisha me Edita Tahirin:

Takim me ish zevendeskryeministren dhe kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj. Edita Tahiri shoqerohej nga zj. Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center.

Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves.

Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtou protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal.

Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit.

Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Kategori
Uncategorized

Mirdita dhe roli i saj ne mbrojtje te identitetit shqiptar, nga Konferenca e Paqes deri në ditët e sotme

Nga Artan Lleshi, Gjomarku.

Po e filloj këtë shkrim duke cituar disa rrjeshta nga fjala e mbajtur nga Kryetari i Republikës se Shqipërisë, Shkëlqesia e tij, Ahmet Zogu, në mbledhjen e Sesionit të Parë të Legjislacionit të Parë, nën drejtimin e Kryetarit te Senatit, z. Eshref Frasheri.

                                        “Zoterinj!.

Parlamentin e Parë të Shqipnis Republikane te mbledhun këtu, vij me e salutue me gaz dhe kënaqesi. (Duartrokitje). Midis të tjerave në fashikullin që kam nder duar me ra ne sy nje deklarate se cilës shumë studiues i jane shmangur dhe kanë përtuar politikisht t’i hynë valles së zgjidhjes. Ne këtë fjalim thuhet; “Punët e caktimit definitiv të kufinjve me shtetin Serb, Kroat dhe Slloven shpresojme dhe urojme  me gjithë zemër te zgjidhen pa vonime”

“Me Turqinë e Re hymë ne relacjone zyrtare dhe nënshkruem një traktat të vendosjes së pergjallun të miqësis” Fjalimi përfundon me lajmin për Arsimin dhe hapjen e Liceut te Vajzave në Durrës, në vazhdë të respektit te përparimit dhe lartësimit te figurës së gruas dhe pershendetet me duartrokitje nga të gjithë senatorët dhe deputetet. Në këtë kontekst, për mua si autor i ktij shkrimi lind pyetja !

Kush ishte Turqia e re dhe kush i rezikonte kufinjtë?

!. Miq  lexues! Dashamirës te Mirditës dhe bajrakëve te saj! Sivjet mbushen 100 vite nga vrasja e fisnikut dhe pricit me te dëgjuar te Mirditës Prenk Bib Doda. Per te ballafaquar historine me historianet qe e kanë ngatërruar atë, une zgjodha disa nga etapat historike deri ne legjislacionin e parë të Republikës se Shqiperisë. Lidhja Shqiptare e Prizerenit dhe Shpallja e Pavarësisë mbeten dy kapitalet historike shqiptare të pazevendësueshme, por në të dyja kapitalet historike, Mirdita dhe Prenk Bib Doda kanë patur rolin direkt dhe të pazëvendësueshem. Ne njerën anë prania e Dom Nikollë Kaçorrit në Qeverinë e Vlorës dhe nga ana tjetër, prania dhe autoriteti Patriotik dhe Atdhetar i Prenk Bib Dodës si Minister i jashtem në vitin 1914, direkt zevendësues i Turan Pashës dhe më vonë Ministër i Punëve Botërore, si zevendësues i Mid’hat Frashërit. Provuar nga dokumenta me burime të cituara, mësojmë se Prenk Bib Doda ka qene nënkryetar i komisisionit të Delegatëve të Konferencës se Paqes ne Paris dhe ka luajtur nje rol Vendimtar në themelimin dhe mbrojtjen e Kufinjve Kombetar.

Vrasja e Prenk Bib Dodes me 1919 penalizoi rende Mirditen dhe mbarë Veriun për tu përfaqesuar ne Dhomën e Parë të Këshillit Kombëtar të Senatit  në zgjedhjet e 31 Janarit 1920. Gjatë periudhës së Shpalljes së Pavarësisë, Prenk Bib Doda i kishte krijuar vetë ekuivalencat dhe në të gjitha bisedimet për kufinj ose luftrat, e në mungesë të tij, do te merrnin pjese një Beg dhe një Kapidan dhe dy ekujvalencat e para ishin Marka Gjoni -Avdi Beu, Prenk Llesh Gjoni- Masar Beu.

Me vrasjen e Prenk Bib Dodës, në të dyja listat për Këshillin Kombëtar të Senatit si në Listën e Kryetarit Xhemal Naipi, si në listën e Dhimitër Kacimbres mungonte përfaqësimi mirditas, ndaj për qellime tepër te rëndesishme politike për të patur një rol të rendësishëm në mbrojtjen e vendimeve te Konferencës se Paqes, Marka Gjoni dhe Prenk Llesh Gjoni si President dhe Minister Luftë gjithashtu edhe Zef Ndoci si Minister i Jashtëm, krijuan Republikën e Mirditës me 1921. Fuqitë e mëdha dhe shtetet fqinje kishin synuar të coptonin Shqipërinë, por moscoptimi i Mirditës ndoshta do të ruante zemrën e Kombit të paprekur nga revanshimi serbo-malazez.

Në këtë kuptim ata (togat serbo-malazeze, me mision copëtimin e trojeve tona) zbritën deri ne breshtë e Kolikë dhe masakruan e prenë djemtë e miqtë ma të mirë të Mirditës për të mposhtur qëndresen, ndërsa Qamili (Haxhi) bënte barrë për nga Jugu në drejtim të Veriut. Këshilli Kombëtar i Senatit me vonë eshte ndergjegjesuar dhe ka ndërmarrë hapa konkret duke deleguar patriotin Bajram Curri për bisedime rrafsh per rrafsh me Bajraktarin e Oroshit Preng Marka Prenga, si shtylla më e afërt e Kapidanit te Mirdites. U ra dakord që Mirdita të përfaqesohej dhe ashtu u veprua. Në fillim të këtij shkrimi kam përshkruar fjalimin e Ahmet Zogut në Mbledhjen e Parë të Legjislacionit të Parë, dhe në atë mbledhje ka qenë prezent edhe deputeti i parë për Mirditen, Prenk Llesh Gjoni.

Pra Mirdita u përfaqësua. Në vitin 1927 Prenk Llesh Gjoni  vdiq i helmuar dhe vendin e tij e mbajti i kusheriri, Mark Kapedani i cili njiheresh ishte edhe N/Prefekt i Shkodres. Mark Kapedani u vra ne Peqin me 1933,  gjithashtu në krye te detyrës. Por më e rëndesishmja është se pas ekuilibrimit të detyrave dhe të vullnetit politik të Prenk Bib Dodës, fuqitë më të besueshme ndërkombetare për të patur garanci ne zhvillimet politike shqiptare, kërkuan që Gjon Marka Gjoni te zgjidhej Senator i Përjetshem i Republikës së Shqipërise dhe ashtu u veprua. Gjon Marka Gjoni u zgjodh Senator i Perjetshëm, por këtë Senat e lau me gjakun e freskët të dy djemve ma të mirë të tij, me pushkatimin e Kapidan Mark Gjomarkut dhe të Llesh Gjomarkut në hyrje të rendit sllavo-komunist, ashtu sikur u vranë dhe u zhduken nga regjimi i biri i Preng Llesh Gjonit, major Nikollë Prengë Lleshi, si dhe kusheriri i tij i parë, Frrok Dodë Lleshi. Me këtë rast e përmes këtij shkrimi, dua të falenderoj të 12 bajrakët e Mirditës për sakrificat dhe gjakun e pastër që derdhën  krah Kapedanit te Mirditës, në mbrojtje të vlerave katolike, patriotike dhe antikomuniste.

Kategori
Uncategorized

1932/Mbreti Zog u kujdes që eshtrat e Ismail Qemal Vlorës të vendoseshin në Vlorë.t

Foto të ceremonice të zhvilluar më 28 nëntor 1932 në Kaninë dhe Vlorë

Nga Kastriot Dervishi

Në Parlamentin e Shqipërisë problemi i varrit të Ismail Qemal Vlorës u ngrit në fund të vitit 1931. Më mbledhjen e datës 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga tha se kishte vizituar varrin së bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi dhe ishte befasuar nga ajo çfarë i shihnin sytë. Deputeti Abdurrahman Salihu tha se për zhvendosjen e eshtrave nga Kanina në Vlorë, Mbreti Zog kishte paguar shumën e 1 mijë frangave ar.

Revista “Minerva” shkruan më 8 janarit 1932 në faqe të parë të saj se ishte “zbuluar” varri i Ismail Qemalit, duke dhënë një dëshmi se gati konsiderohej i harruar.  Shteti mori përsipër organizimin e ceremonisë zyrtare. Parlamenti zgjodhi si përfaqësues të tij deputetët Eshref Frashëri dhe Zoi Xoxa. Mbreti Zog caktoi përfaqësues gjeneralin Leon de Gilhardi. Qeveria caktoi ministrat Milto Tutulani dhe Hilë Mosi.

Ceremonitë u zhvilluan më 28 nëntor 1932, me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë. Me flamurin që është ngritur në Vlorë më 28 nëntor 1912, janë bërë fotografitë e rastit. Et’hem Vlora ia dorëzon flamurin prefektit Abedin Nepravishta, ndërsa ky ia jep ministrit të Arsimit, Hilë Mosi, i cili do ta dorëzonte në Muzeun Kombëtar. Në varrin e Ismail Qemal Vlorës, skulptori Odise Paskali kishe skalitur talentin e tij të rrallë.

Kategori
Uncategorized

Tani vrasësit e hallexhinjve do jenë me imunitet juridik.

Tani hallexhinjtë që ikin per nje cope buke jo vetëm do dhunohen si dikur, por ndaj tyre do perdoret edhe forca e armës se policisë nderkombetare në kufij apo dhe….

E them hallexhinjte sepse boset e krimit, trafikantet miq dhe bashkpuntore te qeveritareve nuk kane nevoje te ikin malit drejt greqise apo permes detit drejt Italise per nje cope buke…. ata levizin me pashaporta sherbimi apo diplomatike…. pushteti per ta interesohet tju nderroje emer dhe mbiemer duke i ruajtur keshtu nga drejtesia dhe interpoli.

Trafikantet miq te qeveritareve pervese, e cajne detin mesper mes me tonelata droge pa ju bere syri terr per askend….. ata paguajne gjithshka, ata blejne voten dhe sjellin krim qeverite ne pushtet…….ata jane hijet e nates ne zyrat qeveritare dhe sidomos ne ate kryeministrore.

Vrasesit me pagese qellojne me porosi pa ju dridhur dora kundershtaret e krimit te organizuar dhe trafikut…. gjyqtarët, komisaret e policise ne mes te rruges, ne mes te Tiranes, ne mes te mejdanit dhe ky shtet palaco nuk di gje……. ky kryeminister i pa pergjegjshem qesh dhe ironizon te vraret.

Shqiptaret e shkrete perballe dy alternativave vrastare.

Kuvendi i Shqipërisë filloi diskutimin për miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të pazakontë, e cila do t’i japë të drejtë oficerëve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Europian të veprojnë në territorin shqiptar “me kompetenca ekzekutive”.

Marrëveshja, e cila u publikua në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, përcakton se oficerët do të mund të ushtrojnë kompetenca në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në raste të veçanta, Shqipëria mund t’i ngarkojë të veprojnë në emër të saj.

“Gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, anëtarët e ekipit do të autorizohen të përdorin forcën, duke përfshirë armët e shërbimit, municionin dhe pajisjet, me pëlqimin e Shtetit Anëtar të origjinës dhe Republikës së Shqipërisë,” thuhet në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal i Republikës së Shqipërisë në kuadrin e akteve të kryera në ushtrimin e funksioneve zyrtare të anëtarit të përmbushura në përputhje me planin operacional,” shkruhet më tej në marrëveshje.

“Anëtarët e ekipit do të gëzojnë imunitet nga juridiksioni civil dhe administrativ i Republikës së Shqipërisë në lidhje me të gjitha veprimet e kryera prej tyre në ushtrimin e funksioneve të tyre zyrtare sipas planit operacional,” vijon më tej marrëveshja.

Azilkërkuesit shqiptarë u kthyen në shqetësim të vazhdueshëm për disa vende Europiane në vitet 2015 e 2016, ku dhjetëramijëra shqiptarë dorëzuan aplikime për azil në vende të ndryshme, kryesisht Gjermani e Francë.

Numri i kërkesave për azil ka rënë gjatë dy viteve të fundit, por shqetësimi vijon të mbetet për shumë vende anëtare.

Marrëveshja do të jetë në fuqi për një afat të pacaktuar./BIRN

Kategori
Uncategorized

Agjenti serb tenton shkatërrojë protestën e studentëve? 

Në fillim të protestës ishte dikush që ra në sy pasi dilte shpesh nëpër media duke dhënë deklarata dhe shprehej se kishte ardhur posaçërisht nga Anglia vetëm që të mbështeste studentët.

Ai është Gent Jakupi nga Shkodra, dhe ishte në fillim një ndër më rezistentët e protestës ku ka qëndruar disa net edhe gjatë natës tek kryeministria.

Por më pas ai ka filluar që të përçajë protestën me metoda të ndryshme, madje disa prej studentëve u ka bërë edhe presion.

Pas një investigimi të bërë rezulton që Jakupi është një person që dashuron Serbinë, Putin si dhe  Enver Hoxhën dhe është aty vetëm për përçarje.

Tek studentët sjelljet e tij kanë sjellë hije dyshimi që ai mund të jetë agjent Serb apo Rus.

Prej 10 ditësh ai nuk ishte dukur, teksa sot është shfaqur tek ngujimi në UPT dhe para studentëve ka pranuar se ka marrë para për kauzën.

Kategori
Uncategorized

Lëvizja Vetëvendosje: Shërbimi sekret serb mori në kontroll Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia delegoi detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme Gent Cakajt, kanë ardhur reagime edhe nga Lëvizja Vetëvendosje e cila e pati kundërshtuar që nga fillimi Cakajn në këtë post, për siç kanë thënë ata mbështetjen që Cakaj i ka dhënë idesë për ndarjen e Kosovës.

Reagimi i Zaimit: 

Simpatizantët e Partisë Socialiste duhet të mos jenë të verbër. Le të lexojnë në internet shkrimet e Batonit kundër Ramës dhe kundër PS, para vitit 2013. Baton Haxhiu është mik i të gjithëve, dhe siç tregon vetë ka patur miqësi edhe me Berishën edhe me Metën, por siç dallohet qartësisht, ai është mik më i ngushtë me pushtetin, cilido që e mban atë pushtet. Tash e ka Rama pushtetin, ndaj Baton Haxhiu është bërë konfidanti më i madh i Ramës, shkon në takimet e nivelit të lartë bashkë me Ramën, i sugjeron dhe i përcakton këshilltarë, ministra e zv.ministra, dhe sigurisht e ndikon për qëndrime politike. Përse Baton Haxhiu kështu? Përse kaq lart dhe me ndikim? Se është i mençur? Se është i pasur? Se ka një media? Jo, ka dhe më të pasur, dhe më të mençur, dhe pronarë mediash e gazetarë me më shumë ndikim.

Baton Haxhiu nuk ka hezituar ta shajë Erion Braçen kur ky i fundit ka kërkuar të merren masa ndaj miellit të dëmshëm që oligarkët e korporatës Devolli e sillnin prej Serbisë në Shqipëri.

E pikërisht ky Baton, që ka pranuar vetë lidhjet e tij me shefin e inteligjencës serbe gjatë luftës, Jovica Stanišiç-in, si dhe me drejtuesin e UDB-së për Kosovën, Zoran Stijoviç-it (i cili e përmend shërbimin e Batonit në librin e vet), ky Baton që gjatë luftës e shpalli veten të vrarë për të shpëtuar, ky Baton të cilit Veton Surroi i ka kushtuar librin “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”, për të ekspozuar tre breza spiunësh në familjen e Batonit, ky Baton që kundërshtonte Ramën kur Berisha ishte në pushtet, dhe kundërshtonte Braçen kur ky kritikonte importin e miellit helmues nga Serbia, pra ky Baton i qartë e krejtësisht i lexueshëm, sot e përcakton politikën e jashtme të Shqipërisë me ndihmën këmbëngulëse të Ramës.

Edhe kur? Sot kur kufijtë në Ballkan janë më të paqëndrueshëm se kurrë.

Kategori
Uncategorized

7 shenja të forta që prodhuan zgjedhjet e Demokratëve.

Nga Alfred Lela

 

Procesi zgjedhor; Basha ndahet nga Basha

Ndryshe nga më parë, kryetari i PD doli para medias duke shpallur listën e tij të kandidaturave, si për Sekretariatin ashtu edhe për Kryesinë e partisë. Krejt ndryshe nga procesi i mbyllur i vendimit dhe i shpalljes së listave për kandidatët për deputetë në maj 2017, Basha zgjodhi një formë të drejtpërdrejtë, transparente dhe mundësidhënëse për kandidatët, për t’u përgatitur dhe për të lobuar për një vend në ‘hierarki’.

Gjithashtu, gjatë procesit të numërimit të votave dhe shpalljes së fituesve, u vu re një distancë e kryetarit Demokrat duke e lënë kështu garën të rrjedhë.

Ndarja e pushteteve; ‘teknikët’ në vend të ‘politikëve’

Kryetari Demokrat ka zgjedhur një ‘skemë gjermane’, atë të partisë simotër Kristian-Demokrate- CDU, për të krijuar një ndarje të qartë pushtetesh në parti duke barazpeshuar mes pushtetit të brendshëm partiak, atij parlamentar dhe ekzekutiv (në rast se PD vjen në pushtet). Një ide e kahershme e Bashës rreth së cilës ai nuk ka treguar shumë siguri, por te e cila është kthyer, më në fund, me zgjedhjet e fundit.

Kështu, shefi i selisë blu ka vendosur që ‘kabinetin’ e PD ta formojë me ‘teknicienë’ duke u përqendruar te juristët, dhe duke zgjedhur ndër ta dy njerëz të përgatitur dhe me përvojë të jurisprudencës, Çlirim Gjatën dhe Gazment Bardhin.

Sekretarët e partisë, nëse vazhdon me ‘skemën gjermane’, do të jenë edhe pjesë e kabinetit të kryeminstrit të ardhshëm Basha (jo qeverisë). Skema është inteligjente sepse nuk mbivendos autoritete dhe e decentralizon pushtetin. Eshtë e panevojshme që, siç ndodh rëndom, tre rrafshe pushteti të përqendrohen te një individ, apo disa pak duar, duke e zmadhuar gamën e përjashtimeve dhe të pakënaqësive në parti.

Tomor Alizoti, kritiku i pranuar

Kandidimi që Basha i bëri Tomor Alizotit për Kryesinë e partisë dhe fakti që ai mori më të shumtat e votave në garën e ashpër për 10 vende (5 të tjera u ndanë për kuotat gjinore duke u kaluar grave Demokrate), është shenjë e hapjes së partisë. Alizoti ka kërkuar me ngulm dorëheqjen e kryetarit të PD, por në ndryshim nga kundërshtarët e tjerë të Bashës, nuk e ka kaluar vijën logjike që ndan ‘politiken’ nga ‘personalja’. Shumë të tjerë janë ‘zhgërryer’ në baltën e personalizimeve, dhe pak rëndësi ka nëse kanë patur të drejtë ose jo.

Alizoti është një lajm i mirë për Partinë Demokratike, si pasardhës i një familjeje fisnike, të persekutuar, por edhe si një i ri i arsimuar dhe ‘soft spoken’. Të përndjekurit politikë e kanë tashmë një përfaqësues në majë të hierarkisë së PD.

Si nuk qahet kurrë ky Fitim Zekthi?!

Fitim Zekthin e mbaj mend të nesërmen e shpalljes së listës së kandidatëve për deputetë, tek merrte e jepte me dy eksponentë të PD, në zyrën e njërit prej tyre. Nuk ka rëndësi dialogu mes tyre atë ditë zhegu që e shihte Fitimin si një numër ashpërsisht jofitues në listën e Elbasanit, dhe dy bashkëbiseduesit e tij në ‘vende pëllumbash’ në Korçë dhe Tiranë. Fitimi ishte mes ‘humbësve’ në listat e qershorit duke mbetur megjithatë, ndër të vetmit, ndoshta fillikat i vetëm, që nuk u mrrol dhe as u ankua, nuk iu hakërrye Bashës, nuk e sulmoi mediatikisht, nuk bëri finte se pse nuk e ‘listoi’ deputet.

Ai u përball sërish me fatin ‘e humbësit’ kur nuk u fut në 15-shen e Kryesisë, edhe pse u kandidua nga Basha. Sërish i njëjti luajalitet, edhe pse mbetet njeriu që nuk ia ka ‘parë hajrin’ PD. Vetëm e ka mbështetur këtë forcë, duke qenë një prej 3-4 mendjeve të vetme që mund të prodhojnë ideologji për Partinë Demokratike dhe të djathtën. PD nuk është se mban shënime për Fitimin, duke qenë se, përgjithësisht, mbetet formacion ku nuk rritet ‘pema e mirënjohjes’.

Dorëheqja e Ervin Salianjit ose ‘kompleksi i grabitqarit’

Ervin Salianji, deputet i PD dhe Sekretar i grupit parlamentar, dha dorëheqjen pas pamundësisë për të qenë pjesë e Kryesisë Demokrate. Pavarësisht shtresave kamufluese në tekstin që ‘i dorëzoi’ statusit në Facebook, ndihej pakënaqësia për ‘ngecjen’ në rrjetën që e linte jashtë ‘Byrosë Politike’ të PD.

Gabimet ishin dy dhe kanë të bëjnë të dyja me papjekurinë, ose me atë që mund të konsiderohet si ‘kompleksi i grabitqarit’. I pari gabim është politik, mospajtimi me një skemë reformatore të prezantuar nga Basha, e cila mundohet të bëjë një ‘ndarje të pushteteve’. I dyti është karakterial dhe lidhet me lakminë. Salianji, ndër prurjet e reja të Bashës në PD, duhej të tregonte masë dhe maturi me karrigen e parlamentarit të dhe ofiqin e Sekretarit të grupit të PD, të cilat bëhen edhe më të rënda duke patur parasysh moshën.

Ajo heshtje ftohtë e Topallit, Patozit, Bregut, etj.

Në çdo veprim të Bashës dhe çdo zhvillim në PD, të parët në reagime dhe në pretendime, kanë qenë ish-hierarkët Demokratë, Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu. Këtë radhë të tre kanë heshtur. Nëse zonja Bregu ka një ‘spaletë’ europiane dhe kjo i detyron heshtje, zonja Topalli dhe zoti Patozi nuk i kanë këto shtrëngesa.

Nuk ia kam idenë heshtjes së tyre, por ndoshta kanë parë të zgjedhjet e Bashës një zgjatim të PD që ata duan. Është lajm i mirë nëse sulmet e tyre kanë ndalur, sepse në çdo rast krijojnë zhurmë dhe paqartësi ndaj PD dhe ndihmojnë Ramën.

‘Ekipi Basha’, më në fund, është këtu 

Krerët lokalë të Partisë Demokratike, Këshilli Kombëtar, Kryesia dhe Sekretariati janë tashmë të plotësuara, dhe Basha u ka hequr kritikëve një shigjetë nga harku i goditjeve. Partia Demokratike, të paktën formalisht, është një makinë gati për t’u nisur drejt ‘rrugëtimit politik’ me të gjitha pjesët në vend. ‘Ekipi Basha’, që ka qenë, në fakt, një paqartësi dhe mungesë që e bënte kryetarin e PD të dukej i pavendosur dhe joekzekutiv, është më në fund i plotë, në këmbë, bindës dhe premtues.

Me pak fjalë, këta janë njerëzit, ky është kryetari, dhe përpara janë kundërshtarët bashkë me betejat politike.

Kategori
Uncategorized

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Te dashur miq, 13 vite me pare, me 21 janar te vitit 2006 mbylli syte pergjithmone arkitiketi i Kosoves se lire dhe te pavarur, themeluesi i shtetit te saj, burri mendjendritur i kombit tone, Gandi i Ballkanit dhe Europes, miku im i pahaharruar, Presidenti Ibrahim Rugova.

Presidenti Ibrahim Rugova ne kushtet e terrorit me te zi dhe pushtimit me te eger, aparteidit dhe segregacionit ekstrem, me nje guxim epik dhe vizion ndriçues, drite, themeloi shtetin dhe pushtetin paralel te shqiptareve, qytetareve me te shtypur te Europes.

Gjeni i mendimit atdhetar shqiptar dhe qendreses paqesore legjendare, Presidenti Rugova do te perfaqesonte çeshtjen e drejte te qytetareve te Kosoves dhe do te vendoste ate ne agjenden e kancelarive te medha perendimore.

Ai me vendosmeri do te udhehiqte popullin e Kosoves drejt lirise dhe pavaresise.

Se bashku me luften, gjakun, sakrificen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe mijra e mijra luftetareve dhe te renve per liri si dhe ofensiven e fuqishme te NATOs kunder kasapit te Ballkanit, Presidenti Rugova do te bente realitet Kosoven e lire dhe te pavarur.

Sot pas 13 viteve, kur argatet e Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, per hir te Serbise se Madhe duan te çbejne projektin e tij gjenial, shpirti i Presidentit Rugova fton çdo shqiptar te vertet te ngrihen fuqishem ne mbrojtje te sovranitetit, integritetit territorial, lirise dhe pavaresise se Kosoves dhe te fshijne nga faqja e dheut ne Tirane dhe Prishtine pushtetin e argateve te Beogradit dhe t’ju rezervojne atyre fundin qe meritojne, koshin e plehrave te tradhtareve te kombit tone. sb

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Nje nderim per presidentin Rugova!

Kategori
Uncategorized

Kelyshet e kurvit.

Kelyshet e kurvit.

Kurvi nuk vraponte, ai ajo ecte fshehur, neper ferra, gemusha, fshihej neper shpella, kanale, kudo ku e therriste partia.

Kurvi shkonte edhe ne degen e brendeshme.

Kudo Kurvi ishte i pari..

Megjithese fukarallek kurvi breket e cqyera i linte neper ferra, ne dac duke u penguar, kacafytur, apo dhe duke pergjuar.

Kurvin e donin te gjithe….Brigadieri, pergjegjesi, sekretari, operativi, ata kurvin e vinin ne prove pse jo e merrnin dhe ne provim,,,,dhe po ti kalonte me sukses keto.

Kurvi ngrihej ne detyre.

Kurvi zbukurohej, mbasandaj rrumbullakosej dhe mbasandaj gjente shokun qe partia ja dhuronte.

Kurvi fillonte te pillte,pillte, pillte, por jo si te tjeret.

Nga perdorimi i shume vajrave lubrifikuese, kurvit nepermjet kembeve i dillnin jo femije, por xhapike, urithe, neperka me helm,,, qe me vone i merrte partia e kurvit si kelyshet e saj.

Koha kalonte, kurvi plakej, xhapiket rriteshin, ferrat plot me breke te grisura dhe eren e tyre te ndyre, por kurvi ndiente kenaqsi, nga ferratdhe era.

Kurvit tanime ishin ata qe vendosnin per gjithshka,edhe per jeten e te tjereve.

Kurvi dilte dhe mbante fjalime, syte kurvi i kishte te kuq, kurvit e tjere shikonin se cili duartrokiste kurvin plak dhe cili jo, kurvi pergjinte gjithshka, sepse ne mbremje partia e kurvit donte raportin.

Por nje dite gjithshka u shkermoq nder kembet e kurvit, gjithshka u prish, askush nuk e degjonte me, askush nuk i fliste ne rruge, askush nuk ja kish me friken.

Kurvi u terbua, mori malet, iku larg.

Njerzit thane se shpetuan nga kurvi, dhe filluan ti gezoheshin jetes, por nuk ishte e thene.

Kurvi vertet kish ikur larg, por kelyshet e kurvit vertiteshin verrave, diten dhe naten, me dhe pa breke.

Kurvi kishte gjak te lig, nga ai gjak dilnin vetem zhapike me te ndyre se kryekurvi zhapik.

Kurvi iri ishte i perzier nga shume vajra dhe fabrika te ndyra.

Kurvin askush nuk e dalloj me, askush se preku, askush nuk u mor me te, dhe kurvi i ri filloj te rigrumbullohet perseri neper ferra, aty ata e ndienin apo ndiejne kenaqsine e eres se ndyre dhe brekeve te grisura te kurvit.

Kelyshi kurv u bojatis, ai ndrroi emer, fe dhe atdhe, kurvi ndrroj gjithshka, por jo ferrat ku ishte mesuar te jetonte me dhe pa breke,…..

Kurvi sot i ka te gjitha ngjyrat, kurvi ka miq ne parti, ai ka miq edhe atje ku dikur i helmatisi, sepse kurvi eshte kurv.

Vecse kurvit sot i mungon nje vend ku ta presin dhe zeri i tij te kumboje, te degjohet.

Kurvi ndjen dhimbjen qe askush nuk e repekton me, kurvi ndien dhimbe per mos vuajtjet e te tjereve.

Kurvi ishte mesuar te te pushkatonte, fuste ne burg, te interrnonte, te cnderonte te tjeret, pamvaresisht se vete kurvi neper ferra ishte zene dhe neper ferra ishte pjelle.

Kurvi ishte mesuar qe gjithe mashtrimet e tij te besoeshin nga te tjeret, kjo sot i dhemb.

Megjithe se Kurvi sor ka gjithshka, atij i mungojne tmerresisht ferrat, prandaj dhe ai terbohet.

Kurvit i mungon fjala ” mirmengjesh shoku kurvi”.

Si jeni. Dite qe nuk ju kemi pare. Ne juve ju kemi drite, ne eeeeee, dhe kurvi prandaj hidherohet, terbohet, mallkohet.

Kurvit nga goja nuk i dalin fjale por nje leng i zi i peshtire si vete kurvi, sepse kurvi eshte i bastarduar, ai ashte prodhim ferrash dhe i shume vajrave.

Kurvi ngelet kurvi sado kohe te kaloje, ai nuk ndryshon, nuk ndryshon sepse kurvi eshte prodhim ferrash.

Dhe prandaj or miq kurvit i thone kurvi.

Ruhuni nga kurvi, sado dhe sido qe te jete, ai eshte i peshtire.