Kategori
Uncategorized

“Demokracia dhe liria nuk ndalen me prita”

Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne prita askush s’ka dale deri me sot para gjyqit, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur flet fare qarte, se keta deshmore te atdheut i ka vrare shteti bandave për motive politike. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan qe kufomat e deshmoreve te atdheut Spiro Toshi, Gezim Shabani, Besim Manoli, me 24.3.1997 te futeshin ne spital, prandaj vlonjatet duhet te mendohen mire kur te shkojne para kutive te votimit.
***
Ne tetor 1997, major Ilir Kuçi, me cilesine e Shefit te Policise kriminale te komisariatit te Vlores, ngriti nje akuze publike ku akuzonte si vrases te 12 oficereve dhe n/oficereve te Vlores: N/kolonel Milto Kordhen, N/kolonel Haxhi Demirin, Niko Veizin, kandidat për kryetar bashkie ne Vlore, Neki Dredhen e Zan Caushin, Nedin Xhelilin, e Albert Gjahtarin, Mejtim Meçe e Eqerem Osmenin etj… Asnje reagim ose pergenjeshtrim nuk eshte bere prej te akuzuarve. Fakti qe nga 12 oficere e n/oficere policie te vrare ne Vlore gjate viteve 1997-2000, ne prita me pabesi, askush deri me sot nuk ka dale para drejtesise, fakti qe dosjet e tyre jane mbyllur tregon qarte dhe prere se keta deshmore te atdheut jane vrare prej vete shtetit te sotem qe s’eshte tjeter veçse bandat dhe njesite guerile komuniste te 97-tes te ulur e fronat e pergjakur shteterore.

Nga 111 vete te denuar me vdekje, 12 prej tyre rane nga plumbat e pabesise komuniste.

1. Major Besnik Hidri.

Lindur me 7 shkurt 1966 ne Durres. Ishte i persekutuar politik, gjyshi i tij ishte ne burg politik, e ema e internuar. Ne vitin 1993 futet ne sherbimin e fshehte SHIK Durres. Me 1994, transferohet ne Tirane dhe me 1995, emerohet Shefi i Kunderzbulimit për ambasadat e huaja Tirane. Ishte specializuar prane sherbimeve sekrete italiane, turke dhe CIA-s ne SHBA. Fliste ne italisht dhe anglisht. Ishte i martuar me Marielen me te cilen kishte dy vajza, Livian dhe Samuelen. Me 28 shkurt 1997 kur bandat komuniste te Neki Dredhes dhe Albert Gjahtarit, Niko Veizit dhe Nedin Xhelilit sulmuan SHIK- un ne Vlore. Besniku e mbrojti shtetin heroikisht dhe ra nga plumbat e komunisteve vlonjate. Ishte vetem 31 vjeç.

2. Kapiten Leke Qoku.

Lindi me 13 prill 1961 ne Tropoje. Ishte i persekutuar politik. Dajot e tij i kish pushkatuar regjimi diktatorial. Ne shtator 1992 futet ne sherbimin e fshehte SHIK dhe fillon edhe fakultetin juridik. Me 1995 emerohet ne detyren e rendesishme te shefit te Sherbimit te Brendshem Rinas. Ishte i martuar me Valentinen dhe kishte nje djale Kristin, i cili kur i vrane babane ishte vetem 1 muajsh. Ai ra ne mbrojtje te shtetit shqiptar me 28 shkurt 1997. Egersirat komuniste e terhoqen zvarre trupin e tij dhe e çuan tek studentet qe gjoja ishin ne greve urie. Ne sy te studenteve trupi i tij ende pa dhene shpirt eshte coptuar dhe i eshte prere mishi copa-copa. Deputetja e sotme Liza Hoxha i ka pire gjakun dhe e ngazellyer i ka dhene doren dhe ka perqafuar Niko Veizin dhe Neki Dredhen duke i gjakosur edhe ata. Kisha Katolike nderhyri për te marre trupin e tij pa jete. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk pranuan duke thene se trupi i tij do te behej copa-copa dhe do te hahej nga komunistet vlonjate!” Ishte vetem 36 vjeç kur e vrane.

3. Kapiteni i pare Gjergj Mehmeti.

Gjergji ishte nga Tepelena dhe kishte dajon e itj te denuar politik. U godit pabesisht nga bandat komuniste te “Komitetit te Shpetimit” Sarande, u vra duke luftuar si luan dhe pastaj bandat e dogjen pa dhene shpirt. Gazeta “55” date 8.4.2000 ka akuzuar për vrasjen e tij major Shpetim Idrizin, i cili për kete vepër makabre ju dha shefit kuadrit ne Garden e Republikes, i akuzuar po nga kjo gazete si kapo mafie e gardes se Republikes ku u transferua si keshilltar i ministrit shokut Spartak Poçi. Nuk e njihte friken i kudo ndodhur, polic i vertete qe beri aq shume për Vloren, duke lene tek shoket e tij kujtime te paharruara. Ishte vetem 35 vjeç kur e vrane dhe e dogjen komunistet.

4. Kapiten i pare Spiro Toli Toshi.

5. N/oficer Gezim Haxhi Shabani

6. Besim Zano Manoli Keta

Te tre shpirtra te bukur rane bashke me 24 mars 1997, ne nje prite, gracke, qe u organizuan bandat komuniste. Niko Veizi dhe Neki Dredha nuk i pranuan ne spital trupat e ketyre deshmoreve te atdheut. Spiro Toshi ishte nga Narta, nga nje familje fisnike dhe i persekutuar politik. Ishte nje socialist i klasit te pare për M.K.Z. I sinqerte, i dashur me te gjithe, i palodhur ne pune. E donte dhe e ndiente pergjegjesine e oficerit te policise, po mbi te gjitha donte Vloren dhe Shqipërine për te cilat edhe ra deshmor nga plumbat e njesiteve guerile komuniste. Ishte 45 vjeç kur ra deshmor!

Gezim Shabani

Lindur me 1950 ne Vlore. Babai i tij Haxhi Mustafaj ishte denuar me 101 vjet burg nga diktatura komuniste. Gjyshi i tij nga nena Elmas Çarçani kishte vdekur ne torturat e Sigurimit te Shtetit. Gezimi punonte ne grupin e gatshem te policise. Ishte trim si i ati, i zgjuar si gjyshi dhe serioz ne pune dhe ne shoqeri. Ishte vetem 47 vjeç kur ra deshmor. Besim Manoli, kishte lindur me 1957 ne Vlore dhe ishte internuar ne Drashovice. Babai i tij Zanua ka bere 10 vjet burg politik. Gjyshi i tij nga nena pushkatuar, nje dajo te pushkatuar me 1945 dhe dy dajo te tjere te denuar me nga 20 vjet burg politik. Besimi hyri ne polici me 1993 dhe punoi ne policine kriminale duke treguar trimeri, zgjuarsi dhe perkushtim ne lufte ndaj krimit. Për keto merita u emerua inspektor policie. Ishte i dashur me te gjithe, luftetar i vendosur antikomunist, shpirt i paster demokrati. Ishte vetem 40 vjeç kur ra deshmor.

7. Shezai Jashar Zanaj.

Lindur me 1963 ne Vezhdanisht te Vlores. Ka nisur detyren ne polici me 1987 dhe ka punuar kryesisht ne policine e qarkullimit rrugor. U vra nga nje grup kriminelesh me 28 mars 1997. Ishte vetem 34 vjeç.

8. Albert Troqe.

Nje njesit komunist i kerkoi ti sherbente me makinen e tij deri ne Zvernec. Alberti i mire, i gatshem për te ndihmuar njerezit vihet ne dispozicion te tyre. Tek Pylli i Sodes e vrasin pabesisht. Kjo ndodhi ne prill 1997. Alberti ishte nga Tragjasi i qeshur, i dashur, i palodhur, i respektuar prej te gjitheve.

9. N/oficer Valter Dilaver Harizaj.

Me 1 maj 1997, i zihet prite ne Pus te Mezinit dhe e vrasin se bashku me dy miq te tij. I ndieri kishte luftuar për 5 vjet rresht me trimeri e mençuri kunder krimit te organizuar, trafikut te droges, klandestineve dhe prostitucionit. Keto sherbime te çmuara qe i solli atdheut te tij i moren edhe jeten. Vrasesit komuniste nuk i bene thirrje te ndalonte, gje qe tregon se ata e dinin ke do qellonin. Vrasja ndodhi vetem 10 minuta pasi u larguan forcat e policise nga ai vend. Ne makine u gjeten para dhe varese floriri ç’ka tregon se ata qe e vrane nuk ishin kusare, por njesit gueril komunist. N/kolonel Milto Kordha dhe N/kolonel Haxhi Demiri thote major Ilir Kuçi ishin vetem ne rolin e vrojtuesit! Valteri bashke me te vellane Hiqmetin ju perkushtuan demokracise luftes kunder krimit dhe krimineleve komuniste. Valteri i perkiste nje familje te persekutuar politike. Nuk mund te harrohet kurre ai djale azgan, i qeshur qe ra për atdheun e tij.

10.Edi Hasanaliaj.

Ne kujtesen e shqiptareve po dhe te gjithe botes se qyteteruar, ka mbetur skena makabre ne Sarande. Nje n/oficer i shtetit shqiptar i lidhur për nje shtylle me litar torturohej, goditej, peshtyhej publikisht. Skena kaq makabre nuk ka mundur ti pershkruaj as Viktor Hygo ne mesjeten e hereshme. Keta qe torturonin qe dhunonin, qe poshteronin ishin anëtaret e “Komitetet e Shpetimit” me ne krye keshilltarin e Spartak Poçit, Shpetim Idrizin nga Kuçi. Ai qe po torturohej ishte n/oficer i shtetit shqiptar Edi Hasanaliaj nga Vranishti i Vlores. Edi ndodhej ne Sarande bashke me komandantin e tij Kapiten Gjergj Memetin për te shpetuar shtetin shqiptar dhe Shqipërine te mos digjej e shkaterrohej. Zoti e shpetoi nga vdekja, dhe ne duart e kanibaleve komunisto-grek te Sarandes. Dajua i Edit, Ilirjan Qejvani kishte bere 10 vjet burg politik. Edi bashke me vellane e tij te mençur dhe te mire Jetmir Hasanaliaj me 1993 sherbyen ne rradhet e policise për te luftuar krimin dhe për te ndertuar demokracine. Edi ishte, shqiptar i vertete, djale trim, i afte profesionist, i pa kompromentueshem, luftonte kunder krimit nate e dite. Me punen e tij fitoi dashurine dhe respektin e vlonjateve.

11. Kapiten i pare Viron Lutfi Rrapi.

Ishte kapiten i pare dhe kish mbaruar dy fakultete, ate te rendit dhe juridik. Ishte trim i mençur dhe nuk e njihte friken. Xhaxhai i tij i nderuar Malo Rrapi kishte kaluar 18 vjet te jetes se tij ne burgjet komuniste. Vironi hyri ne polici me 1992. Me trimin dhe te paharruarin Viron Rrapi ndodhi nje sfide e papare vetem N/kolonel Milto Kordha, N/kolonel Haxhi Demiri dhe N/kolonel Mejtim Meçe. Vironi ishte denuar me vdekje nga “Komiteti Shpetimit” sepse ishte për ta nje pengese e pakapercyeshme. Për te zbatuar kete vendim banda komuniste e Myrteza Caushit, pasi kishte biseduar 2 dite me pare me n/kolonel Milto Kordhen, hyjne ne menyre demokratike, ne komisariatin e policise dhe vrasin haptazi dhe ne mes te dites kapitenin e pare Viron Rrapin. Ky ishte terror, dhune psiqike se kete fat do te kishin te gjithe ata qe do rezistonin. Ky deshmor ra me 15 maj 1997. Ne muajin e luleve!

12.Major Shkelqim Agolli. Ishte nga Korça. Kish mbaruar fakultetin e mesuesise dhe kish punuar mesues ne Korçë. Me 1993 hyri ne policine sekrete te shtetit shqiptar. Ne janar 1997 u emerua kryetar i deges SHIK- ut Vlore. Babai i tij kish bere 10 vjet burg politik. Ishte njeri qe e donte detyren dhe i qe përkushtuar asaj. Gjate rebelimit greko-komunist me 1997 e kreu mire detyren e tij. Pasi u dogj SHIK-u erdhi ne Tirane dhe ne gusht 1997 shkoi si emigrant ne Greqi për te nxjerre buken e gojes. Ishte denuar me vdekje nga “Komiteti Shpetimit” dhe nje dite u gjend i vrare me thike ne dhomen e tij Athine!

13. Andrea Asim Kanani u vra me 22 janar 1998 ne ora 24 ne fushen e aviacionit. 13. Bashkim Bita u vra me 8 mars 1998 ne ora 21 tek udha e Sodes. ishte nga Dukati, vetem 36 vjeç.

14. Alket Muço u vra me 2 janar 1998 ne Vlore

15. Alfred Kanani u vra ne prill 1998

Kategori
Uncategorized

Kush është këshilltari shqiptar i Erdogan, që e ndërlidh nën rrogoz me Edi Ramën .

FOTO/ Kush është këshilltari shqiptar i Erdogan, që e ndërlidh nën rrogoz me Edi Ramën

Afërsia e presidentit të Turqisë Taip Erdogan me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tashmë nuk është më sekret.

Gjatë më shumë se katër viteve në pushtet, Rama e ka treguar se marrëdhëniet e tij me Erdogan janë “speciale”.

Nuk dihet saktësisht se kush e ka kërkuar i pari këtë miqësi, apo kush ka qenë “mblesi” i saj, por sot ajo është më e fuqishme se kurrë, një fakt në dritë i cili së fundmi u vërtetua edhe me karshillëkun që kryeministri i Shqipërisë i bëri edhe SHBA-ve dhe presidentit Trump, me votimin kundër tyre në OKB. për çështjen e Jerusalemit kryeqytet. Ajo votë demaskoi hapur varësinë dhe lidhjen e dyshimtë për shumëkënd, mes Ramës dhe Erdogan, i cili inicioi rezolutën që nuk kishte tjetër qëllim, veçse injorimin ndërkombëtar të Amerikës.

Gjithashtu është fakt, që Edi Rama më shumë se çdo vend tjetër ka vizituar Ankaranë dhe Stambollin në mënyrë periodike; herë si ftuar special në dasmën e vajzës së Erdogan, e herë në përurimin e veprave publike në Turqi, ku presidenti u shndërrua, deri edhe në shoferin personal të tij për pak minuta.

Si kurrë më parë, vetë Erdogan i lejoi vetës gjatë fushatës së fundit elektorale në Shqipëri, që të jepte një intervistë me kërkesë të Edi Ramës në “Top Channel” ku u bëri hapur thirrje shqiptarëve, që të mbështesnin mikun e tij, edhe për një mandat tjetër. Ka edhe plot pasazhe të tjera nga kjo dashuri misterioze, që përveç investimeve për ndërtimin e xhamive madhështore si ajo e Tiranës, Shqipërisë nuk i ka sjellë ende asnjë të mirë tjetër.

Syri.net ka mësuar nga burime të sigurta, që marrëdhëniet e Ramës me Erdogan nuk kufizohen vetëm në takime të hapura për publikun. Kabulli që i ndërlidh ata të dy është në punë, pa pushim.

Por kush është personi kyç që mban gjallë në mënyrë konstante këtë marrëdhënie, edhe për çështje që ende mbeten mister?

Bëhet fjalë për një shqiptar, që prej vitesh është pjesë e stafit të ngushtë të presidentit të Turqisë; si këshilltar i tij për çështjet e Ballkanit dhe specifikisht, për hapësira ku jetojnë shqiptarët; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal i Zi.

Ky shqiptar quhet, Sabri Demiri, i lindur në, në Shkup dhe i shkolluar më së miri në Turqi. Është pikërisht ky person që ndërlidh Erdogan me Edi Ramën për çështje që pakkush i di, përderisa ndihmat e Turqisë në investime nuk po duken gjëkundi, pavarësisht se kryeministri i Shqipërisë menjëherë pasi fitoi mandatin e parë e shpalli këtë vend, “partner strategjik”.

Sabri Demiri Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në vendlindje, Shkup. Në vitin 1992 u regjistruar në Universitetin e Sarajevës, në drejtimin e Teologjisë, por nisja e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë bëri që ai të largohej nga aty, për të vazhduar rrugën për në Damask të Sirisë, ku përfundon studimet në Institutin e Gjuhës Arabe.

Në vitin 1994 zhvendoset në Turqi. Një vit pas përvetësimit të gjuhës turke, nis studimet themelore dhe ato të magjistraturës në Fakultetin e Teologjisë në Universitetin Marmara.

Momentalisht jeton në Ankara me familjen e tij të ngushtë, që përbëhet nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij. Prindërit dhe farefisi i ka në Maqedoni.

Në vitin 2009, më ftesë të Erdoganit, në atë kohe kryeministër i Turqisë, u emërua këshilltar i tij, detyrë të cilën e ka vazhduar deri në vitin 2014. Në kohën kur ish-kryeministri Erdogan merr pozitën e kreut të shtetit, emërohet këshilltar për Ballkanin, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht.

Demiri në një intervistë për “Telegraf” ka deklaruar, se nën urdhrin e Erdogani është formuar, “Kryesia e Popujve Akraba”, apo e popujve që konsiderohen shumë të afërt me Turqinë. Dhe në krye të këtyre popujve janë, shqiptarët…

PrevNext

1 / 2

Kategori
Uncategorized

Kur ju mbarua municioni, kapet nga rrebelët, të cilët i nxjerrin sytë dhe i presin kokën sic i pritet një gjeli deti.

Pjesa e gjashte dhe e fundit

Konstadin Koliqi Oficer drejtues i SHIU_t.

Ndaj meje filloj ceshtja penale……. !?
Ushtria, në zonën e jugut, në zonën e parë operative, sulmohesh nga grupe rrebelësh, kryengritësish, shkatërohej dhe gjithcka vidhej pa as më të voglën rezistencë. Në Porto Palermo, Himarë, në kuotën 113, ishte një pikë sinjalovrojtuese, ku komandonte, z.Fatmir Kokaj. Kur u sulmua nga nje grup i madh rrebelesh, te cilet kishin haqe për të marrë, se ky gji detar, përdorej nga ata për kontrabandën e mallrave dhe të njërëzve, por që në njëfarë mënyre, gjenin pengesa, Fatmiri vëndosi që të mbronte repartin e vet dhe për gati 2 ditë dhe një natë, e mbrojti deri sa kishte municion.

Kur ju mbarua municioni, kapet nga rrebelët, të cilët i nxjerrin sytë dhe i presin kokën sic i pritet një gjeli deti. Për ironi të jetës tonë dhe vdekjes së tij , ata që drejtuan kryengritjen, që bënë planet e sulmit, që ngritën flamurin Grek në tokën shqiptare, e shpallën Fatmirin, Hero dhe i dhanë familjes së tij , dekoratën e lartë……Por dua ti kujtoi edhe Jorgos, apo Xhorxh Tenetit, këtij që akoma e quan vehten grek dhe jo shqiptarë, se ky djalë që mbrojti atë pjesë të Atdheut, repartin e tijë, ishte një nga kushërinjtë e tu të afërt dhe jetonte atje ku ti tani kërkon të marrësh pronat e tua dhe se asnjëhërë nuk e ka quajtur vehten grek por vetëm shqiptarë……

Po më dt 1 dhe 2 Mars, u shkatërrua dhe u vodh baza e riparimit të anijeve në Porto Palermo, e futur e gjitha në tunel , me një vlerë disa miliona dollarëshe.
Më vjen informacioni se po shkatërrohej dhe vidhej baza e anijeve në Sarandë. Dërgova atje njërëz të cilët më prunë informacione se po mbyteshin anije, pothuajse të reja dhe këto po bëheshin në favor të gazetarëve dhe fotoreporterëve Grek, të cilët u jepnin disa Dhrahmi, kundrejt hedhjes së granatave luftarake, në anije, ku filmohej shpërthimi dhe mbytja e anijeve.

Sipas informacioneve, këtë tmerr për institucionet, repartet ushtarake, por edhe për njërzit, e drejtonin Gramoz Ruci, i cili kuartierin e tij e kishte ngritur tek hoteli i piluriotit, pak metra para bazës detare në Limjon, drejtonte Arbër Qilimi që dorzoi repartin që komandonte dhe e bashkoi me kryengritjen, Xhevat Kocia, ish oficer i lartë, i përzënë nga ushtria për shkaqe ordinere.
Po nga këto informacione, bëheshim me dije se në zonën Sarandë, Delvinë Gjirokastër, tashmë kishin zbarkuar nga Greqia dhe po vepronin në mënyrë intensive për organizimin e kryengritjes dhe drejtimin e saj për në Tiranë, krerët politik te saj, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia.
Informohem se në bazën e Sarandës, kishin mbetur pa u shkatërruar, 2-3 anije . Në Shtabin e Përgjithshëm, u mor vendimi që këto anije të tërhiqeshin nga Saranda dhe të bazoheshin në Durrës. U bënë planet përkatëse të cilat do të zbatoheshin nga katër anije të bazës së Durrësit, më dt 7-8 Mars.

Më dt 6 Mars, informohem se Komandanti i grupit të anijeve dhe një grup oficerash, jo vetëm që nuk do të zbatonin planin, por do të largoheshin, me gjithë anijet luftarake në drejtim të Italisë, po qe se do te merrni nje detyre te tille, per te rimorkjuar anijet nga Saranda.
Kur me erdhi ky informacion, në fillim nuk e besova dhe s’kishte se si ta besoja, prandaj, vendosa të shkoja vetë në Durrës, në vëndbazimin e anijeve dhe të bisedoja vet me ata. Në takimin që pata, me Komandantin e grupit, ai, pa ju dridhur qerpiku, ma pohoi « Po qe se do të na urdhëroni të vemi në Sarandë të jeni te sigurtë se nuk do të vemi atje por do të ikim në Itali dhe skeni se cfar të na bëni, le të quhemi tradhëtar . !!!!!!! »
Nuk dija cfarë të thoja. Eshtë e vështirë të bisedosh me oficerat që janë shumë trima në tradhëti dhe frikacak në zbatimin e detyrave.
Planin e anulluam. Anijet patën fatin e të tjerave. Gjatë këtyre ditëve, mblodhëm anijet në Durrës për ti ruajtur nga ndonjë sulm me qëllim eksodi, por nuk dinim se nga kush të kishim frikë, kush do të na i rrëmbente, populli apo oficerat që i drejtonin. Informatat flisnin që më tepër duhet të ruanim shtëpinë nga i zoti i saj !!!! Kjo u vërtetua. Pak rremujë ndodhi në Durrës, më 13-14 Mars dhe të parët që u larguan, në drejtim të Italisë, qenë anijet luftarake dhe pothuajse vetëm me kuadrot dhe ekuipazhet e tyre. Anijet u strehuan në bazën e Brindizit. Italianët, kishin kohë që i kishin marrë masat dhe mendoj se jo vetëm në bregun e tyre por edhe në bregun tonë . Kuadri i lartë i shërbimit sekret italian, z. Balice, e kishte zbatuar detyrën, kundrejt Shtetit të tij …

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!
Në një nga ditët e marsit, kur ministër kishte ardhur z. Shaqir Vukaj, me ndodhi një incidentë i rëndë ne koridoret e ministrisë. Një oficer i Flotës, kishte disa ditë që kur kaloja ne koridoret e zyrave, me shante nga familja, gruaja, fëmijtë e sharje të tjera të rënda. Për këtë vura në dijeni shefin tim, S.K. i cili më këshilloi të ruaja gjakftohtësinë. Por veprimi i këtij oficeri, nuk po ndalonte. Një ditë, në orën e fillimit të punës, në koridorin e hyrjes, më del përpara ky oficer i komandës së Marinës, me detyrën e shefit të lundrimit, një shok i ngushtë i Komandantit te Flotës, K/Admiral Edmond Zhupani dhe me hidhet duke më goditur në fytyrë. I largohem pak, aq sa hapa krahun dhe falë Zotit, i dhashë një goditje, aq të fortë sa ra në gjëndje të fikti. Për këtë, më thirrën, më kritikuan dhe më thanë se do të mbaj përgjegjësi të madhe. U them atë shprëhjen popullore se « mua më ka goditur gjylja e topit, cfar do të më bëjnë plumbat tuaj » .
Dalngadalë, me këtë gjëndje edhe po mësoheshim dhe punën e bëja, më shumë për forcë zakoni, kur më dt 14 Mars, informohem se nga Muzeu Arkiologjik, në Durrës, ishin vjedhur objektet arkeologjike, vetëm të periudhës ilire, ndërsa ato të periudhës romake dhe helene ishin të pa prekura. Dija që këto objekte ruheshin në vënde tepër të sigurta, me kod sekret dhe këto i dinin dhe mund të hynin atje vetëm pesë veta, në shkallë vëndi, duke filluar nga Kryeministri … Informacioni u vërtetua, objektet ishin vjedhur dhe të dhënat më conin tek një kryetar partie i njohur, sidomos gjatë rrebelimit si drejtues i tij, por edhe arkeolog tepër i njohur….
Unë, akoma nuk dua ta besoj që janë shqiptarët që bënë këtë vjedhje të tmerrshme, këtë thesar të pazëvëndësueshëm, sepse me këtë na është vjedhur identiteti si komb.
Ky veprim makabër, u bë në favor të shërbimit sekret Grek, i cili zbaton politikën Greke për të humbur identitetin shqiptar dhe stërnipave tanë, tu thonë se në këtë tokë, jetojnë minoritar dhe jo autokton, shqiptarë dhe pasardhës te ilirëve.
Në gjithë këtë katrahurë, kam mendimin se kjo vjedhje është më e rëndë në historinë e kombit tonë.

Më dt 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnje anije. E vetmja anije që kishte mbetur, që mund të lundronte ishte Kater i Radës, ne Sarande, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.

Më dt 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Sarande, prurja e saja e organizuar nga Zani Caushi dhe menjehere, vihet nën sundimin e « Sulltanit të Vlorës » sic kishte qejf të quhej Zani Caushi . Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 million liretash për person. Turma njërëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vëndin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon z. Arben Malaj, në atë kohë Ministër i Financës të Qeverisë të Pajtimit Kombëtar, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e dt 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se anija ishte e Arben Malajt, Zani ishte vetëm arkëtari. Kështu u rrit besimi tek njërëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes dihet , por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve të kërkojnë, jo 80 veta, por 119 njërëz të mbytur. Dua tju kujtoi se në ato lista emrore që hypen në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza të kthyera nga Italia, para krishtlindjeve, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose…..dhe nuk u ngeli gjë tjetër, vec të kthehen prap tek semaforët, për të nxjerr bukën por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vëndit……

Vazhdova në detyrë, derisa, si Ministër erdhi Zabit Brokaj. Puna u bë e pamundur. Kisha për epror atë që drejtonte rebelët, pjesën më kriminale të tyre, që po të më kishte kapur atje, do të më rripte të gjallë. U largova nga detyra me motivacionin : « nuk ke arsimin përkatës, shkollën e sigurimit. » U them atyre që më komunikuan urdhërin : « Nderoj tim Atë që nuk më dërgoi në atë që vetëm shkollë nuk e quaj.»
Dhe nga ai moment, që ishte data 15 Gusht 1997, dita e lindjes time, ngela i pa punë dhe për më tepër i kërcënuar dhe shantazhuar, familjarishtë. Të gjitha ishin të pritëshme dhe të kuptueshme, papunësia, varfëria, indiferenca edhe e shokëve e miqvë, kërcënimet personale nga njërëz të njohur dhe të panjohur, por kërcënimi që i bënin fëmijve të mij, ata që kishin punuar me mua në të njëjtin dikaster, këtë nuk e prisja, por edhe nuk ja u fal……edhe pse janë deputet të atij dhe këtij Parlamenti………
Mendova që ti bëj publike ngjarjet kryesore të atyre dy muajve të cmëndurisë së përgjithshme popullore, duke menduar se ka ardhur koha që e vërteta të mësohet, natyrisht, për ata që e duan të vërtetën.

Kategori
Uncategorized

Po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thote gjenerali !!! ». O Zot i madh, cfar gjenerali kishte Ushtria jonë.

Ora 12.30, SHIK-u goditet me granata hedhës. Gati, tërë kati i i dytë, shëmbet . Në këtë cast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbetën, per dijenin time, 4 të vrarë, ndërsa të tjerët, shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë, të cilët i strehojnë nëpër shtëpit e tyre. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh. Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, që më njoftoi se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK.ut. Në të vërtetë, Besnikun e kishte nxjerr atje, presioni i goditjes nga granatahedhësi dhe se, kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë, per ta ndihmuar sepse Besniku ishte i gjalle. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin rrebelët.
Kolegu im, merr Besnikun në makinë për ta cuar atje ku i thashë unë, në spital, por rruga ishte plotësisht e bllokuar nga rrebelet e armatosur dhe se po ti shikonin, do ti kishin vrare qe te dy. Atëhere, e porosit qe ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të coja një infermier.
Pas ndërtesës së SHIK-ut, u vjen rradha depove dhe reparteve, afër godines. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithcka. Ora 2 e mëngjesit. Rethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë të cilët, pothuajse më marrin në mbrojtje .
Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me makinën e një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës së cimentos , në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaci”, në Skelë.
Sapo arrij atje, më ndalon një grup i armatosur, rreth 2000 veta. Kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël si kalim. Një burrë, me një hu të madh në dorë, më urdhëron të zbres nga makina. Nga makina, duke zbritur, para sheshit te universitetit, fare afer, shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë.
Një grua i binte njërës prej kufomave me sopatë, duke e coptuar. Një tjetër, shumë e shëmtuar në fytyrë, ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja e shkurtër, ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës, duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i kullonte duke i përlyer edhe krahët.
Shtanga dhe me hipi një tmerr i vërtet për atë që po shikoja por edhe, në një farë mënyre, më ndihmoi se më largoi nga ajo frikë që në këto raste e kap njëriun duke ditur se cfar mund të më ndodhte, kur isha i rrethuar nga njërëz të armatosur që të vrisnin për qejf……
Të pasnesërmen, më vjen lajmi se ajo grua ishte Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin, ndoshta në një moment dobësie, më thotë « Ikni, frikacakë » dhe na la të lirë.
Hyj në Pashaliman dhe gjej 14 oficerë dhe kapterë. Takoj aty oficerin që kishte sjellë Besnik Hidrin. Më tregon vëndin se ku e kishte dërguar. Kur hyra atje, pash që trupi i tij ishte fryrë krejtësisht, gjysmën e krahut dhe syrin e djathtë, e kishte të shpartalluar. E pyeta : « Besniku je ? » Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qepallash. O Zot i madh, si ishte katandisur…. Në ato kushte, ishte e pamundur për të bërë dicka për ta shpëtuar nga vdekja……
U lutem oficerëve të nxjerrin anijet nga baza në det të hapur për mos tu pushtuar nga rebelët. Ndërsa ata më përgjigjen : « Ik që këtej se po të gjetën këtu ty, bandat e Gjinushut dhe të Brokës, do të na vrasin edhe ne » ! Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Mbërrin në orën 4 e 15, por për Besnikun ishte shumë vonë . Besniku, ky djal i mbrekullueshëm dhe nënpunës i shkëlqyer, vdes gjatë rrugës për në spital, të paktën, mua kështu më thanë…
Kuadrot që ishin atë natë, ose më mirë ato ore të para të mëngjesit të dt 1 Mars 1997 në Pashaliman, u kishte hyrë tmerri nga bandat dhe kreu i tyre që e njihte mirë bazën, pasi kishte punuar aty si ndihmësmjek, me gradën e Kapterit, por tani thirrej Gjeneral. Por më shumë se kjo, më befasoi Komandanti i Divizionit të Fierit, Gjeneral Syrja Isufi i cili më kërkon që të largohem se « …..po erdhi Zabiti pastaj, mjerë neve, thote gjenerali !!! ». O Zot i madh, cfar gjenerali kishte Ushtria jonë. Gjenerali ishte me banim në Vlorë ……….
Në darkën e 28 shkurtit, merr djalin e tij, del nga shtëpia dhe, për tu mbrojtur, sic më tha ai vetë, vjen tek zyra ku unë punoja dhe më vjen pas, derisa unë largohem në drejtim të Sarandës. U largua nga shtëpia me një fëmijë, për tu ruajtur. Se përse, nuk e kuptoja ! Nga kush dhe përse trëmbesh, gjenerali, ai që do të mbronte popullin, shtetin, vëndin aku di unë se kë, por……….. ende nuk e kam të qartë. C’mund të prisnin repartet dhe Atdheu, nga këta gjeneralë .
Mbas nje peripecie të gjatë, nga rruga shum e keqe për ne Sarandë, arrijmë atje, rreth orën 9 e 30 dhe takoj z. Alfret Duka. E vë në dijeni për cfarë ndodhi në Vlorë si dhe për planin që kishin shtabet e kryengritjes për formimin e zonës së parë operative. Vëndin kryesor në planet shkatërruese e zinin, bregu i Himarës me repartet ushtarake dhe institucionet e tjera, Sarandë, Delvinë dhe repartet ushtarake të tyre. Gjykoj se nuk më besoi, pasi u morr më tepër me qetësimin tim. Me sa dukej, pamja ime e jashtme, e detyroi të merrej më tepër me mua sesa të më dëgjonte atë që po i tregoja. Arrita të lidhem në telefon me familjen, e tu tregoj se isha gjallë e se do të mundohesha të kthehesha sa më shpejt në shtëpi. Gruaja, nga ato që kishte dëgjuar nga televizionet, mezi arriti të besonte se isha unë ai që po i telefonoja dhe se isha gjallë……….Pastaj, fola në telefon me z. Safet Zhulali, Ministrin tim, i cili u habit që isha gjallë, duke me thene « akoma gjallë je ti » ?!! .
Pasi shkëmbyem disa fjalë të tensionuara, gjë që për momentin dhe atë që kisha bërë dhe hequr, ja lejova vehtes dhe mendova, por edhe tani mendoi se i meritonte, për cka ai më tha, më kërkon të shkoj në zyrën e tij sapo të mbërrij në Tiranë.
Rreth orës 11, arrita në Gjirokastër, e aty mësoj se rruga për në Tepelenë e Përmet, ishte e bllokuar. Mendova se duhet të merrja kontakte dhe ashtu bëra, me Komandantin e Divizionit të Gjirokastrës, gjeneral Dilaver Laci, i cili pasi më ndëgjoi për atë që kishte ndodhur, më dha kurajo, por edhe disa shishe birrë, derisa më erdhi helikopteri nga Tirana për të na marre. Nga biseda me të, kuptova se kishte dijeni, për cfar po ndodhte, se në një moment, më thotë se familjen me fëmijtë i kishte dërguar, në Janinë, tek disa miq. Në Gjirokastër, u takova edhe me pjesën tjetër të punonjësve të Sh.I.K.ut, të cilët ishin larguar disa orë më shpejtë se unë, në këtë drejtim. Unë u gezova shumë kur i pashë dhe u takova me Robert Tucin dhe vartësit e tijë se deri në atë momentë, unë i dija të humbur ose të vdekur. E kështu, me helikopter, arritëm në Tiranë, rreth orës 17.30 të dt. 01 Mars 1997.

Në orën 20.00, i shkoj në zyrë, z. Zhulali dhe sekretari i tij, Albert Ligorama, më jep një mesazh në emër të Ministrit duke më bërë të ditur se « Nuk të pret ty Ministri ! »
U habita, por jo shumë, kisha kuptuar shumë për cfar po ndodhte edhe në Tiranë……………. Kthehem në shtëpi. Atje ndodhi ajo që pritej, të qara dhe të qeshura njëherësh, dhimbje dhe lumturi, sic mund të ndodhte në të gjitha familjet, në të tilla raste. Mbasi u qetësuam dhe u shplodhëm, atëhere, gruaja ime, më thotë se kur mora veshtë se vetëm ti kishe ngelur ne Vlorë dhe të tjerët ishin larguar, i them, ne telefon, z. S.K. « po Kostën përse e latë atje apo që të vritet…… » dhe vazhdon, « jo, jo, nuk është ashtu por atë, Kostën donte mnistri, që të qëndronte atje….. ». Ngela pak i habitur, por mendova se edhe mund të jetë koncidencë…….
Të nesërmen më dt. 2 Mars, shkoj në zyrë dhe marr vesh se Qeveria kishte dhënë dorëheqjen, se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, ishte liruar dhe ishte zëvëndësuar nga Z. Adem Cobani.
Që shkarkuan Sheme Kosovën, ishin shumë të vonuar, sepse ishte oficeri, ndoshta më i dobët i grupit të vet, por se si u katapultua në atë detyrë, shumë njërëz shprehën habi, por pak kush i dha përgjigje këtij veprimi, hypjes në postin më të lartë ushtarak të Sheme Kosovës.
Në momentet më kritike, që kaloi ushtria dhe kur kërkohej ndërhyrja dhe vendimet e Gjeneralit të saj, ai u prezantua tepër i mangët, si në dijenitë ushtarake por edhe ato njërzore. Më dt. 2 Mars 97, Sh. Kosova figuronte i shkarkuar, nuk merrte detyra dhe nuk jepte urdhëra….
Emërimi i Gjeneral Adem Cobanit, në drejtimin kryesor të Ushtrisë, për dijet e tij si oficer, ishte gjetja më e mirë, por duke patur parasysh që kjo detyrë është, sa ushtarake dhe politike, mendoj se gjetja ishte e gabuar…..Adem Cobani ishte shumë i mirëpritur në ambjentet dhe nga drejtuesit e PS. dhe miku më i mirë i tij është Rexhep Mejdani. Kam parasysh se krerë të PS, drejtuan kryengritjen kundër demokracisë ..
Gjatë ditëve që ai drejtoi ushtrinë, ditë pikante për të, u konstatua se situatat që krijoheshin, Z. Adem, i komentonte mjaft saktë, por nuk mori asnjë vëndim të drejtë për ti zgjidhur ato situata. Në emërimin e tij mund të ketë ndikuar edhe miqësia që kishte me Gjeneralin në rezervë, amerikanin Carls Mosko, shqiptar nga qyteti i Gjirokastrës, por që, gjithmonë dhe në zhdo rastë, e quante veten grek… Tani vonë, marr veshtë se ky gjeneral, sociolog i ushtrise Amerikane, ishte edhe miku më i ngushtë i Jorgo Kokaj- Tanati- Tenet, Drejtori Pergjithshëm i CIAs……
Cudi e madhe, në momentet më të vështira, ata që kane dalë kundër, në shumicë, kanë qënë, ose shqiptarë vëndas, ose shqipatrë në origjinë…….

Kategori
Uncategorized

Nuk e di kuj i duhej vdekja ime.

Nga Konstadin Koliqi/Drejtor i SHIU_t.

Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin, aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditeshit të dytë të Shkurtit, bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera. Në një nga këto ditë, ngrupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete, si Shkodra, Durrësi, Fieri dhe në qëndrat e këtyre qyteteve, lëshonin lepuj të butë. Me këtë ju thoshin njërëzve se jeni frikacakë si lepujt. Mendoj se ky veprim e vuri në sedër, kryebashkiakun e Shkodrës, z. Bari Borici, i cili u vu në krye të dy autobuzeve të mbushur me djem të rinj dhe zbarkoi në Vlorë, dhe me te zbritur nga autobuzi, hodhi parrullën « Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha » .Në fillim u habitën, ata që e dëgjuan, sepse ishte për herë të parë që hidhej një parullë e tillë, dhe e bërë nga një kryebashkiak …efekti qe shumë i madh. Po këtë darkë, u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë sërb. Atë natë, u ula me mikun tim Pajtim Ceci i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, po shikonim një grup gazetarësh të huaj të drejtuar nga Zenepe Luka, që po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit. Na afrohet dikush nga prapa, godet Pajtimin me shkelm dhe e quan « serb i ndyrë ». Pajtimi heq kokoren dhe i thotë : « C’po bën more, mua labin më quan sërb ti ?» Megjithse nga këto skena ndodhën shumë, prap në kafene dëgjoje të thonin se maloku ka prurë ushtarë sërb….
Më dt 24, shkoj në Fier se kisha 40 ditët e vdekjes së nënës time. Aty takohem edhe me gruan që vjen nga qyteti ku banoja. E gjej te terrorizuar sepse lajmet që shpërndaheshin, ishin nga më të frikshmet…. Pasdite kthehem në Vlorë, ku më japin, me shkrim, dënimin me vdekje, të marrë nga Komiteti i Shpëtimit Publik. Në listën –vendim, ishin 111 emra të dënuarish , unë isha i 17 ti, në listën e tyre.
Në këtë ditë, afër mbrëmjes, ishim, pothuajse të gjithë ne që ishim dërguar me shërbim në Vlorë, duke ngrënë darkë. Duke e njohur shumë, më nga afër situatën dhe më ishte krijuar bindja se shumë shpejtë, këtu në Vlorë do të plaste shum keq, aq sa deri atëhere, as mëndja nuk do të na i merrte, u them kolegëve të mi :
« djema, me cfar po shohim dhe ndëgjojmë, këtu do të vej gjaku në gju. Unë mendoi , nisur nga ajo që të gjithë ju jeni shum më të rinjë në moshë se une, gjë që do të thotë se unë e kam ngrënë pjesën më të madhe të cairit tim, u them, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, mblidhni plackat dhe një orë e më parë, largohuni. Unë do të qëndroi jo vetëm se jam më i madh se ju, por edhe për atë që edhe detyra ime lidhet shumë me Vlorën dhe ngjarjet e saja. » Kështu u bë, qysh të nesërmen, te gjithë shokët u larguan në drejtim të Tiranës, ku kishin punën dhe banimin e tyre.
Më dt 25, mora informacionin se më dt 26 Shkurt, do të goditej dhe asgjësohej Sh.I.K.u. Më dt 26, bie një shi shum i madh, sa u duk se qyteti i Vlores, po bashkohej me detin.. Plani i sulmit mbi Sh.K.U.n, u shty. Më dt 27 Shkurt, vjen në Vlorë, Gjeneral Bujar Rama. E vëmë në dijeni për planin që shumë shpejt do të zbatohej nga kryengritësit, për vendimin e Komitetit të shpëtimit publik dhe i sygjeroj të largoheshin me gjithcka kishim aty. Megjithse pak paramesnate, i kthehen të rrahur dhe të shqyer, shoferi i tij dhe shoqëruesi, nga familjet e të afërmëve, ku kishin vajtur, sepse i kishin kapur poshtë pallatit dhe pasi i rrahën edhe do ti kishin vrarë por shpëtuan se u dolën në mbrojtje të afërmit, ai prap nuk vendosi ti tërhiqte vartësit e vet nga Vlora. Besnik Hidri, një nga oficerët më të mirë të Sh.I.K.ut, e shoqëron, eprorin e vet dhe e nxjerrr nga Vlora, pastaj lajmëruam policine, për të shoqëruar Gjeneralin ….Nuk mund të besonim policin e emëruar nga Komiteti Shpetimit publik, krijesë kjo, e lindur nga krimi ordiner dhe ai politik. Po më dt 27 Shkurt, në Vlorë u pa sekretari i PS, z. Rexhep Mejdani . Ngarkoj njërëz për ta shoqëruar, në distancë, deri sa ai, i shoqëruar nga udhëheqës të revoltave, futet në vilën e Brokajve.
Të nesërmen, më 28 shkurt, në paraditen e asaj dite, Rexhep Mejdani largohet nga Vlora. Më pas informohem se, pasi ishin kritikuar shum ashpër nga Rexhepi, për mos asgjësimin e punonjësve të Sh.K.U.t, në vilë u vendos të asgjësohej Sh.I.K.u brënda asaj dite.
Po në këtë ditë, vjen nga Tirana, i derguari i ministrit, S.K. për të diskuruar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerat e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shum të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejtë dhe pa pasoja…….
Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që vec të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër.
Data 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet . Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet . Tjetri që u « godit », bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të Sh.I.K.ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bertët, « me vranë shikasit ». « Tek Sh.I.K ». Unë shpejtoi për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën, ku ishin, ne sherbim, 16 veta. Lekë Qoku, mu prezantua si pergjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se cfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vëndoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për tu mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së Sh.I.K.ut, njërëzit që ishin brënda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se cfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo ? Ai më përgjigjet « Në dhomë shoh vetëm tym e flakë , jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund ti godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre » . Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund ti ndihmonin dote. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjeter ishte mbushur me njërëz.

 

Nga porta e akademisë, deri te godina e Sh.I.K.ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithcka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me c’të mundte, hapte zjarr vdekje prurës, kundër një grupi punonjësish të shteti te tyre.
Leka me thotë : « Kosta, jam plagosur ». Zëri i tij vinte duke u shuar . Ai shton : « këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull ». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave.

Orët më të tmerrshme të jetës sime . TV.t, kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër Sh.I.K.ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rrëth orës 22 të dt 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori.

Tirana kërkonte informacione të hollesishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në cdo sekondë por isha tepër i pafuqishem të ndihmoja .
Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e Sh.I.K.ut u sulmua me armë !!

Përse kjo habi ?!

A mos vallë, Ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, te cilat, personalishtë, ja bëja prezent, sipas detyrës që kisha, Ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direktë Atij, Ministrit, dhe Ai duhej, patjetër tja bënte prezentë, Presidentit. Kjo ishte detyrë për cdo rastë dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore !!?? Apo Presidenti, po bente te paditurin gje qe nuk munde te ishte e besueshme……tani mendoi se ai po luante me ne, me jetet tona……
U binda për këtë rreth, orës 2.30 të dt 1 Mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej, 10-15 mijë vetësh, në shumicë, të armatosur…. !?!
Bindja nuk është fakt , lus Zotin që të jem i gabuar…..më vonë më doli se nuk isha shum i gabuar !!! ( Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime.. !!)

Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion, nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishta e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktatur komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti është informuar, realishtë për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej, atje në Vlorë. ….

Kategori
Uncategorized

Barbarët zbritën në Vlorë !

Më dt 17, informohem se në jug ishte shpërndarë një hartë e Vorio Epirit ku në të perfshihet dhe Vlora. Po këtë ditë më vjen edhe harta me shpjegues në gjuhën greke.
Po në këtë datë, hidhet ideja e rrëzimit të Qeverisë, qoftë edhe me forcë, nga grupi i politikanëve qe tashmë morën drejtimin e protestave, që për mendimin tim, po shkonte drejtë rrebelimit.

Me dt 18, një grup studentësh, nga universiteti i Vlores, takohen me Z. Pjetër Arbnori.

Më dt 19 po ky grup, takon presidentin, Z. Sali Berisha.
Skafet ishin në pikun e punës së tyre duke siguruar fitime të jashtëzakonshme.
Tashmë, në krye të policisë, ishte vënë, me bekimin e Komitetit dhe S. Gjinushit e Zabit Brokës, një person me mbiemrin, Kordha.
Po më dt 19 shkurt, rreth orës 11, organizohet një miting, tek Prefektura.
Skënder Gjinushi i drejtohet turmës: “ studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha.

Tani kanë vajtur dhe tek maloku, Presidenti, por ai do që të bisedoj me ata dhe ta zgjidhi problemin me bisedime. Po ne do ta rrëzojmë malokun dhe qeverinë e tij, qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë.” Në këtë cast, një i ri në moshë, i cili imiton Arbnorin dhe prezantohet si pjesmarrës në takim, i larguar nga delegacioni « se nuk duronte dot më”, kështu thotë ai, dhe i thotë turmës, « Pjeter Arbnori na tha –le ta bajnë vlonjatët xhiron Vlorë-Skelë, se ashtu e kanë ba përherë edhe sepse u ban mirë”.

Britmat e grupimit të parë të turmës, u shoqërua me parrullat “Poshtë Parlamenti, Poshtë Presidenti”. Hartat e Vorio Epirit, ku përfshihej dhe Vlora, kishin irrituar një pjesë të popullit, megjithe pakënaqësinë e përgjithshme ndaj shtetit për firmat piramidale. Po për cudi, njëri nga ata që ishin në atë të ashtuquajtur, tribunë, me maske ne fytyrë, thërret “Ka dalë harta e vorioepirit, në të është edhe Vlora, neve nuk jemi atje, Vlora nuk është vorioepir, neve nuk i duam Grekërit, jemi me Italinë.

Poshtë Shqipëria, rroftë Italia, Vlora qytet Italian.” Megjithse ngeli një zë i vetëm, u përshëndetën me britma dhe duartrokitje nga Gjinushi, Ceka dhe grupi i tyre i shoqërimit. Për të qarë dhe qeshur njëherësh. Pasi shqiptarët hidhnin baltë mbi Shqipërinë dhe zgjidhnin midis Greqisë dhe Italisë. Për të qeshur kur shikoje përplasjen e agjenturave italo-greke. Kush fitoi? Më duket se grekët dolën më të fituar. Në këtë kohë, studentët, në mënyrë ceremoniale, hyn në sallën e grevës së urisë. Lajmërohemi se një grup komitetas kishin vajtur ne zyrën e Kapitenerisë për të parë dhe një herë zbatimin e urdhërit për të mbyllur portin.

Vunë dhe orar pune të reduktuar. Në kohën e dy mitingjeve duhej të lihej puna. I bëj shënjë oficerit të Kapitenerisë që të mbyllë zyrën, të cilin ai e zbaton. Kthehem në universitet dhe vërej rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë, ishin vendosur rojet e armatosura, rreth 200 veta. Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e Vlonjatëve. Këta vinin nga fshatrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorës dhe ishin të armatosur. Organizimin dhe instruktimin e tyre, sipas informacioneve tepër të sakta që më vinin, e bënin Zabit Brokaj dhe Arben Malaj .

Shtabi i tyre ishte në vilën e Brokajve në afërsi të godinës së Sh.I.K.ut. Ata rrinin më tepër të pa ngrënë se të ngrënë, flinin nëpër bunkerët e shumtë. Kjo jetesë, e shoqeruar edhe me fjalimet dhe mitingjet, i egërsonin shumë dhe për këtë gjëndje, fajsonin Berishën. Këta ishin kryesisht të moshave të reja, të pa shkolluar dhe përpunoheshin lehtë…

Në afërsi të godinës së Sh.I.K.ut, në pozicion të pjerrët me të, ndodhej vila e Brokajve, e rrethuar me mure të larta. Në oborrin e saj ishin tre skafe të tipit oqeanik, të cilët për 24 orë rrjesht tranportonin klandestinë dhe mallra të tjera për në bregun italian. Në atë kohë, aty, bëheshin mbledhjet e shtabit të kryengritjes. Këtu u bë plani i kryengritjes që do të krijonte, zonën e parë operative të luftës partizane, Vlorë-Sarandë-Përmet-Tepelenë, ku përfshiheshin Gjirokastra, Delvina dhe Himara.

Ky plan përpilohet me dt 22 shkurt 97 dhe në përmbajtjen e tij parashikohej kryengritja në këtë zonë për tu përhapur në tërë vëndin, po qe se Qeveria dhe Presidenti nuk largoheshin. Pjesa e parë e këtij plani u realizua plotësisht. Në atë vilë, instalohet dhe një radio transmetuese, me mors, nga ku merreshin detyrat dhe urdhërat tepër sekrete, nga nje distance disa qindra km në vijë të drejtë…

Gjatë këtyre ditëve, nga dt 18 deri 22 shkurt 97, nëpër rrugët e Vlorës, u pa një person, me pamje tepër autoritare, i shoqëruar nga një grup personash që herë pas here, u dukeshin armët poshtë xhaketave, i cili shoqëronte turmat nëpër mitingjet e atyre ditëve . Aq sa mundë të dëgjonim në atë mori brritmash, morëm veshtë se ata flisnin anglishte dhe greqisht.

Më dt 23, në mëngjes, personi dhe rojat e tij nuk u pa më, dhe për pak do ta kisha harruar atë fytyrë sikur, mos të kisha parë, më dt 25 shkurt, duke qënë i ulur para TV dhe po ndiqja Euro Neës, ceremoninë e emërimit të Drejorit të Përgjithshëm te C.I.A.s, Jorgo Tanati, fytyra e të cilit më kujtoi atë person që pashë në Vlorë ?! Ndofta jam i gabuar ? Jo, jo, nuk besoi që jam gabuar, ajo fytyrë që e shprehte hapur kënaqësin për atë që po ndodhte, nuk mund të harrohet lehtë…. Më dt 22 shkurt, filloi të ndihej uria, e cila kishte treguar shënjat e para që më dt 16-17. Lajmëroj Ministrin se duhej dhe do të hapja portin për të prurë disa tragete që binin trajlerat e ushqimeve .

Ministri Zhulali, në fillim më thotë : « po », pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, në emrin e tij që trageti të mos hynte në Vlorë por në Durrës.

Deti kishte 8-9 ballë dhe anija e kishte në kic (mbrapa), kthimi për në Durrës, do ta mbyste, 100 % anijen. Vetë Ministri nuk më doli më në telefon. Trageti futët në Vlorë dhe shkarkon 14 trajlera me ushqime. Turmat, një pjesë e të cilëve, ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni Italian, që fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorrin ndezur dhe cima të lira. Të dërguarit e ministrit, oficera, në atë kohë ja mbathën nga territori i portit. Pata fat, turma nuk u urdhërua të sulmonte portin. Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, heq gadishmërinë e reparteve ushtarake . ????!!!

Asnjë kapteri nuk do tia falja këtë veprim dhe jo më Gjeneralit kryesor të ushtrisë. Pas kësaj, habitesha si vazhdoi në detyrë deri më 1 Mars ? Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën. Më dt 23, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë, është ngritur flamuri Grek . Kjo ishte, me të vërtetë, e jashtëzakonshme, shumë madhore, përpara atyre që kishin ngjarë deri tani dhe si të tillë e vlersova dhe doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për Himarë. Me të vërtetë, flamuri grek valvitej në qëndër të Himarës.

Kush ishte ky edëpsëz dhe faqezi qe kishte bere apo urdheruar nje veprim te tille kaq makaber, kunder vendit te vete? Hyra në një kjoskë, kafe llamarine, aty afër. Zonjës që më bie kafen, i them :« Na e keni zbukuruar Himarën ». Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha : « Eh, zotëri, të ishte për mua nuk e vija aty por e digjja, por cfarë tu bëjmë atyre atje », dhe tregon nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar..

Në mes të tyre, hargalisej Aleks Andoni, ish studenti dhe me vonë kolegu im në akademin ushtarake. I them zonjës : « Leksi është shqiptar moj zonjë, si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë ? ». Dhe zonja : « Ku merret vesh Leksi, sapo ka ardhur nga Greqia ». Nga miqtë e mi, që kisha në Himarë, mësova se cdo gjë, ishte e vërtetë……Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia.

Po kështu, u informova, se në Greqi, po përgatiteshin edhe Gjeneralë të tjerë, të cilët, në një periudhë të afërt, do të merrnin komandën e kryengritjes, në jug të vëndit. Pararoja e këtyre rrebelëve, kishte mbërritur. Në Sarandë, kishte filluar aktivitetin kryengritës, Gramoz Ruci . Kico Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte pune. Edhe Qatip Aliaj, përgatitësh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes. Një nga më aktivët, ishte Xhevat Kocia, i përzënë nga ushtria për probleme tepër ordinere….

Po përgatitej, me pompozitet të madh, nga Greqia, ardhja e krerëve politik të kryengritjes për zonat e jugut, Arben Imami dhe Ritvan Peshkëpia.Vazhdim….pjesa e trete
Më dt 17, informohem se në jug ishte shpërndarë një hartë e Vorio Epirit ku në të perfshihet dhe Vlora. Po këtë ditë më vjen edhe harta me shpjegues në gjuhën greke.
Po në këtë datë, hidhet ideja e rrëzimit të Qeverisë, qoftë edhe me forcë, nga grupi i politikanëve qe tashmë morën drejtimin e protestave, që për mendimin tim, po shkonte drejtë rrebelimit.

Me dt 18, një grup studentësh, nga universiteti i Vlores, takohen me Z. Pjetër Arbnori.
Më dt 19 po ky grup, takon presidentin, Z. Sali Berisha.
Skafet ishin në pikun e punës së tyre duke siguruar fitime të jashtëzakonshme.
Tashmë, në krye të policisë, ishte vënë, me bekimin e Komitetit dhe S. Gjinushit e Zabit Brokës, një person me mbiemrin, Kordha.
Po më dt 19 shkurt, rreth orës 11, organizohet një miting, tek Prefektura.
Skënder Gjinushi i drejtohet turmës: “ studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha.

Tani kanë vajtur dhe tek maloku, Presidenti, por ai do që të bisedoj me ata dhe ta zgjidhi problemin me bisedime. Po ne do ta rrëzojmë malokun dhe qeverinë e tij, qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë.” Në këtë cast, një i ri në moshë, i cili imiton Arbnorin dhe prezantohet si pjesmarrës në takim, i larguar nga delegacioni « se nuk duronte dot më”, kështu thotë ai, dhe i thotë turmës, « Pjeter Arbnori na tha –le ta bajnë vlonjatët xhiron Vlorë-Skelë, se ashtu e kanë ba përherë edhe sepse u ban mirë”.

Britmat e grupimit të parë të turmës, u shoqërua me parrullat “Poshtë Parlamenti, Poshtë Presidenti”. Hartat e Vorio Epirit, ku përfshihej dhe Vlora, kishin irrituar një pjesë të popullit, megjithe pakënaqësinë e përgjithshme ndaj shtetit për firmat piramidale. Po për cudi, njëri nga ata që ishin në atë të ashtuquajtur, tribunë, me maske ne fytyrë, thërret “Ka dalë harta e vorioepirit, në të është edhe Vlora, neve nuk jemi atje, Vlora nuk është vorioepir, neve nuk i duam Grekërit, jemi me Italinë.

Poshtë Shqipëria, rroftë Italia, Vlora qytet Italian.” Megjithse ngeli një zë i vetëm, u përshëndetën me britma dhe duartrokitje nga Gjinushi, Ceka dhe grupi i tyre i shoqërimit. Për të qarë dhe qeshur njëherësh. Pasi shqiptarët hidhnin baltë mbi Shqipërinë dhe zgjidhnin midis Greqisë dhe Italisë. Për të qeshur kur shikoje përplasjen e agjenturave italo-greke. Kush fitoi? Më duket se grekët dolën më të fituar. Në këtë kohë, studentët, në mënyrë ceremoniale, hyn në sallën e grevës së urisë.

Lajmërohemi se një grup komitetas kishin vajtur ne zyrën e Kapitenerisë për të parë dhe një herë zbatimin e urdhërit për të mbyllur portin. Vunë dhe orar pune të reduktuar. Në kohën e dy mitingjeve duhej të lihej puna. I bëj shënjë oficerit të Kapitenerisë që të mbyllë zyrën, të cilin ai e zbaton. Kthehem në universitet dhe vërej rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë, ishin vendosur rojet e armatosura, rreth 200 veta. Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e Vlonjatëve. Këta vinin nga fshatrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorës dhe ishin të armatosur.

Organizimin dhe instruktimin e tyre, sipas informacioneve tepër të sakta që më vinin, e bënin Zabit Brokaj dhe Arben Malaj . Shtabi i tyre ishte në vilën e Brokajve në afërsi të godinës së Sh.I.K.ut. Ata rrinin më tepër të pa ngrënë se të ngrënë, flinin nëpër bunkerët e shumtë. Kjo jetesë, e shoqeruar edhe me fjalimet dhe mitingjet, i egërsonin shumë dhe për këtë gjëndje, fajsonin Berishën. Këta ishin kryesisht të moshave të reja, të pa shkolluar dhe përpunoheshin lehtë…
Në afërsi të godinës së Sh.I.K.ut, në pozicion të pjerrët me të, ndodhej vila e Brokajve, e rrethuar me mure të larta. Në oborrin e saj ishin tre skafe të tipit oqeanik, të cilët për 24 orë rrjesht tranportonin klandestinë dhe mallra të tjera për në bregun italian. Në atë kohë, aty, bëheshin mbledhjet e shtabit të kryengritjes.

Këtu u bë plani i kryengritjes që do të krijonte, zonën e parë operative të luftës partizane, Vlorë-Sarandë-Përmet-Tepelenë, ku përfshiheshin Gjirokastra, Delvina dhe Himara. Ky plan përpilohet me dt 22 shkurt 97 dhe në përmbajtjen e tij parashikohej kryengritja në këtë zonë për tu përhapur në tërë vëndin, po qe se Qeveria dhe Presidenti nuk largoheshin. Pjesa e parë e këtij plani u realizua plotësisht. Në atë vilë, instalohet dhe një radio transmetuese, me mors, nga ku merreshin detyrat dhe urdhërat tepër sekrete, nga nje distance disa qindra km në vijë të drejtë…

Gjatë këtyre ditëve, nga dt 18 deri 22 shkurt 97, nëpër rrugët e Vlorës, u pa një person, me pamje tepër autoritare, i shoqëruar nga një grup personash që herë pas here, u dukeshin armët poshtë xhaketave, i cili shoqëronte turmat nëpër mitingjet e atyre ditëve . Aq sa mundë të dëgjonim në atë mori brritmash, morëm veshtë se ata flisnin anglishte dhe greqisht.

Më dt 23, në mëngjes, personi dhe rojat e tij nuk u pa më, dhe për pak do ta kisha harruar atë fytyrë sikur, mos të kisha parë, më dt 25 shkurt, duke qënë i ulur para TV dhe po ndiqja Euro Neës, ceremoninë e emërimit të Drejorit të Përgjithshëm te C.I.A.s, Jorgo Tanati, fytyra e të cilit më kujtoi atë person që pashë në Vlorë ?! Ndofta jam i gabuar ? Jo, jo, nuk besoi që jam gabuar, ajo fytyrë që e shprehte hapur kënaqësin për atë që po ndodhte, nuk mund të harrohet lehtë….

Më dt 22 shkurt, filloi të ndihej uria, e cila kishte treguar shënjat e para që më dt 16-17. Lajmëroj Ministrin se duhej dhe do të hapja portin për të prurë disa tragete që binin trajlerat e ushqimeve .
Ministri Zhulali, në fillim më thotë : « po », pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, në emrin e tij që trageti të mos hynte në Vlorë por në Durrës.
Deti kishte 8-9 ballë dhe anija e kishte në kic (mbrapa), kthimi për në Durrës, do ta mbyste, 100 % anijen. Vetë Ministri nuk më doli më në telefon.

Trageti futët në Vlorë dhe shkarkon 14 trajlera me ushqime. Turmat, një pjesë e të cilëve, ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni Italian, që fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorrin ndezur dhe cima të lira. Të dërguarit e ministrit, oficera, në atë kohë ja mbathën nga territori i portit. Pata fat, turma nuk u urdhërua të sulmonte portin. Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, heq gadishmërinë e reparteve ushtarake . ????!!!

Asnjë kapteri nuk do tia falja këtë veprim dhe jo më Gjeneralit kryesor të ushtrisë. Pas kësaj, habitesha si vazhdoi në detyrë deri më 1 Mars ? Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën. Më dt 23, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë, është ngritur flamuri Grek . Kjo ishte, me të vërtetë, e jashtëzakonshme, shumë madhore, përpara atyre që kishin ngjarë deri tani dhe si të tillë e vlersova dhe doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për Himarë. Me të vërtetë, flamuri grek valvitej në qëndër të Himarës.

Kush ishte ky edëpsëz dhe faqezi qe kishte bere apo urdheruar nje veprim te tille kaq makaber, kunder vendit te vete? Hyra në një kjoskë, kafe llamarine, aty afër. Zonjës që më bie kafen, i them :« Na e keni zbukuruar Himarën ». Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha : « Eh, zotëri, të ishte për mua nuk e vija aty por e digjja, por cfarë tu bëjmë atyre atje », dhe tregon nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar.. Në mes të tyre, hargalisej Aleks Andoni, ish studenti dhe me vonë kolegu im në akademin ushtarake.

I them zonjës : « Leksi është shqiptar moj zonjë, si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë ? ». Dhe zonja : « Ku merret vesh Leksi, sapo ka ardhur nga Greqia ». Nga miqtë e mi, që kisha në Himarë, mësova se cdo gjë, ishte e vërtetë……Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia. Po kështu, u informova, se në Greqi, po përgatiteshin edhe Gjeneralë të tjerë, të cilët, në një periudhë të afërt, do të merrnin komandën e kryengritjes, në jug të vëndit. Pararoja e këtyre rrebelëve, kishte mbërritur.

Në Sarandë, kishte filluar aktivitetin kryengritës, Gramoz Ruci . Kico Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte pune. Edhe Qatip Aliaj, përgatitësh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes. Një nga më aktivët, ishte Xhevat Kocia, i përzënë nga ushtria për probleme tepër ordinere….Po përgatitej, me pompozitet të madh, nga Greqia, ardhja e krerëve politik të kryengritjes për zonat e jugut, Arben Imami dhe Ritvan Peshkëpia.

Kategori
Uncategorized

Nata e Shën Bartolemeut. Nga kolonel Kostadin Koliqi.

Xhahit Xhaferri apo Xhahil….

Nga ish drejtuesi i lartë i SHIU Konstadin Koliqi.

imgres

Në ngjarjet e Shkurt –Marsit të vitit 97 ,nga komiteti i shpëtimit publik të Vlorës, isha i 17, në listën vendim, nga të 111 emrat e të dënuarve me vdekje nga ky komitet, i vetemëruar si drejtues apo komandues i kryengritjes së armatosur. Falë Zotit dhe një oficeri vlonjat, dola i gjallë nga ajo katrahurë, ku edhe nata e Shën Bartolemeut, do ta kishte zili.

Ka nje thenie brilante- mjere ai qe harron te kaluaren sepse nuk nderton dote te ardhmen….nisur nga kjo, mendoi qe, nepermjet materialit te botuar shume vjet me pare, ne lidhje me ngjarjet, apo kaosin qe na perfshiu ne vitin e zi 97, tjua kujtoi, duke e dhene ketu ne Fb, pjese pjese, per te mos e harruar sepse nga sa po jetoi, mendoi se jemi gadi te kalojme prap ne ate kaos qe i sherben vetem hajduteve, krimineleve por edhe politikaneve te ardhur dhe te lidhur forte me krimin…..mbrije ne kete perfundim sepse, ne ate vite te zi, populli u ngrit kunder politikes, kjo sipas britmave neper ato mitingjet e famshme, por per habi, u vrame dhe u masakruam me njeri tjetrin dhe politikaneve as qe ju prek nje qime floku.

Në ngjarjet e Shkurt –Marsit të vitit 97 ,nga komiteti i shpëtimit publik të Vlorës, isha i 17, në listën vendim, nga të 111 emrat e të dënuarve me vdekje nga ky komitet, i vetemëruar si drejtues apo komandues i kryengritjes së armatosur. Falë Zotit dhe një oficeri vlonjat, dola i gjallë nga ajo katrahurë, ku edhe nata e Shën Bartolemeut, do ta kishte zili .

Unë nuk kam mbajtur ditar por se cfar ndodhi atje ,në Vlorë, si filloi, kush e inspiroi dhe drejtoi , si vazhoi dhe si mbaroi, i kam dokumentuar dhe dorzuar, por i kam futur edhe në kujtesën time, në mëndje dhe në shpirt dhe i kujtoi ato ngjarje në detaje.

Rebelimi masiv, në Vlorë u parapri nga disa ngjarje, në dukje të vogla por që nuk ishin të tilla dhe kam mendimin se duhet të vlerësoheshin duke marrë masat përkatëse nga instancat kopetente të cilat mund të luanin rol në zbutjen, deri diku të ngjarjeve katastrofike të mëvonshme.

Më 15 janar 1997 nën/kolonel Balice, kuadër i lartë i shërbimit sekret ushtarak Italian , emërohet përkohësisht, zv.kom. i bazës detare në Bridizi. Z.Balice e njihte mirë Shqipërinë, sidomos zonat bregdetare, sepse në vitet 91-93, ishte në detyrën e komandantit të grupit Naval 22, anije të rojes bregdetare italiane, me detyrë të ruanin bregdetin shqiptar, me qëndër në Durrës.

Në këtë periudhë “ngatërrohet” në veprime të paligjshme, kontrabande, me grupin Topallai & Doci dhe pasi i plasi era, italianët e tërhoqën por puna e tij si kundërzbulues, la gjurmë të thella, në rajonin e portit, doganës etj.

Emërimi i Z.Balice në bazën detare të Brindizit, tregonte për atë që Italianët po merrnin masa për një eksode të mundshëm të anijeve tona, luftarake, gjë e cila u realizua më dt 13 ,14 ,15 mars 97. Për masat e pritjes së anijeve tona, që po merreshin në bregun tjetër, z. Balice, më dha të kuptoje, në një takim zyrtar në Brindizi, në Maj të 97tes, por edhe nga njërëzit e mi që zbarkuan atje me anijet e tyre, të cilët më informuan edhe për disa oficerë shqiptar të cilët u vunë në shërbim të Balices…..

Më 15 ditëshin e dytë të Janarit 97, në Vlorë, shkarkohet nga detyra kryetari Sh.I.K.ut, Z. Memisha, një zotëri që e njihte, në mënyrë të shkëlqyer Vlorën, mentalitetin e popullit të saj, forcën e ideve komuniste atje, punën e ish oficerave të sigurimit, por që njihte edhe detyrën e tij në mënyrë të shkëlqyer.

U zëvëndësua nga i ndjeri Shkëlqim Agolli, nga Korca, që për 1.5 muaj që qëndroi në detyrë, besoi se edhe rrugët e Vlorës nuk i mësoi. Më vonë u vra në Greqi, pak e habitëshme por ….. nga e shoqja….
Gjatë ditëve të janarit 97, në Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, po ktheheshin shumë, ish oficera të sigurimit, të ushtrisë, të policisë, të liruar nga reforma dhe të emigruar në Itali, Greqi, Sërbi, të cilët mbushën lokalet dhe mbanin ligjërata të gjata, ku goditej demokracia dhe mburrej koha e komunizmit Enverian .
Në këto ditë, zbarkuan dhe shumë të huaj, kryesisht grek dhe italian, por edhe gjerman dhe amerikan, natyrisht, në formën e gazetarit dhe fotoreporterit të cilët shpejt u vunë nën mbrojtjen e shumë të rinjve vlonjat, ditën dhe natën. Se nga kush ruheshin, vetëm ata e dinë ?
Më dt 4 Shkurt 97, në aktivin e partisë në Vlorë, u bë një deklaratë, sa e cuditëshme, aq edhe e rrezikshme : « Gjallica falimentoi », e cila irritoi pjesmarësit në aktiv dhe pas 2-3 orësh, pothuajse gjithë qytetin e Vlorës. Kjo deklaratë, ishte e rrezikshme sepse u bë jo nga pronarët e Gjallicës, por nga ne aktivin e PDs, që ishte në pushtet dhe habia qe, se opozita nuk kishte dalë hapur, akoma, kundër firmave huamarrëse. Kjo deklaratë e dha rezultatin e saj negativ që të nesërmen, ku u mbushën rrugët me njërëz, të shqetësuar dhe të revoltuar, sepse këtu implikohej direkt shteti dhe cfarë është më e keqja, nuk u dhanë shpjegimet e nevojshme. Po atë natë, më 4 shkurt 97, Fitim Gërxhalliu, deklaron se firma e tij shkonte shum mirë. Kjo u përforcua edhe nga pushtetarët lokal, në TVt lokale, duke deklaruar : « paratë e Gjallicës janë si uji i detit. Kur të mbaroi ai, do të mbaroi dhe Gjallica ». Dy ditë më vonë, Gërxhalliu deklaroi falimentimin…..
Pushtetarët lokal nuk u panë më në publik .

Më dt 7 shkurt 97, një turmë e madhe njërzish, jo e organizuar, doli në rrugë për të protestuar duke bërtitur, “Duam paratë tona”, kërkesa e vetme e tyre. Për ti shpërndarë, doli një grup policësh. Kundërvënia e turmës qe e ashpër, policët u kthyen, të shpartalluar në komisariat dhe në hyrje të tij, turma i dogji 2 kamiona policie. Turma, kryesisht nga djem të rinj, ku ndërmjet tyre njihja shumë pronar skafesh, tashmë të bllokuar në Gjiun e vogël të Rradhimës, qëndronin përball Komisariatit, shanin dhe kërcënonin shefin e Komisariatit, Z. Sokol Mulosmani, i cili më dt 8 shkurt, u largua nga Vlora për një detyrë tjetër. Për drejtimin e policisë në Vlorë, erdhi Gjeneral Agim Shehu dhe Z. Arben Prrenjasi .
Rreth gjiut të Rradhimës, filluan të afrohen pronarët e skafeve, por akoma nuk guxonin ti merrnin ato. Gjatë këtyre 2-3 ditëve ( 7-8-9 ) në Vlorë mbërritën politikanët e parë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Namik Dokle, Arben Malaj, të cilët, tentuan të marrin drejtimin e protestave por u pritën me të shara nga turmat. Në një moment, te sheshi i flamurit, kur e mori fjalën N.Ceka ,dikush nga turma i thotë : « Neritan po të bëjmë ty president, a na i jep paratë. » Neritani, nga tribuna e improvizuar, u thotë se ata kishin ardhur në Vlorë për të marrë drejtimin e protestave dhe ishin për zgjidhje politike. Atëhere, ai person, fillon të bërtasi, me zhargonin vlonjat “O Neritan të q…nënën…” por tashmë i shoqëruar edhe nga një pjesë e madhe e turmës .
Në mbrëmje vonë të dt 9 shkurt, na vijnë informacione se më dt. 10 shkurt do të bëhej një protestë e madhe në Vlorë. Në Vlorë, për tu përballur me protestuesit, u prunë rreth 750 policë në ndihmë të Komisariatit të Vlorës. Por edhe në ndihmë të Sh.I.K-ut të Vlorës erdhën një grup i vogël, të cilët i drejtonte, Z. Xhahit Xhaferri. Në dt.10shkurt, në orët e para të mëngjesit, së bashku me një kolegun tim, morëm takim me Z. Agim Shehu dhe Arben Prrenjasin, ku i gjetëm shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhte. Kishin vendosur të shpërdanin forcat e policisë në bulevardin kryesor për të mos lejuar njërëzit të mblidheshin në turma të mëdha, por vumë re se akoma nuk kishin rregulluar valët e radiove me përgjegjësit e grupeve policore. Duke patur parasysh informacionet që kishim dhe që bënin fjalë për atë që mund të ndodhte nga një përplasje e mundëshme me policinë, por edhe eksperienca që na kishte dhënë puna, relativishtë e gjatë me vlonjatët, temperamentin shpërthyes të tyre, kujtoi se ju thamë mendimin dhe ju shpjeguam arësyet se përse nuk duhet që të ndërhynin në protestën që do të bëhej, me forcat policore, por nuk e morën parasysh…….
Po kështu, bëmë takim me z. Xhahit Xhaferri, në zyrat e Sh.I.Kut, ku edhe atij i shprehëm mendimin tonë, por ky nuk na përfilli fare. Arriti deri sa të na shpegonte se si do të vepronin në rastë se turma do të guxonte tu afrohej policëve dhe shtërngonte dhëmbët duke e shoqëruar me lëvixjen e dorës lart e poshtë, duke treguar se do ti rrihnin vënce…..Se nga ju vinte kjo lloi sigurie dhe ky kapadaillëk, unë nuk e shpjegoja dotë, vecse jam i bindur se këta drejtues, vetëm të tillë nuk mund të ishin……. Kujtoi që kolegut tim i them se ky njëri, nuk e ka emrin Xhahit por Xhahil, nuk e di se ku do ta gjejmë më vonë. …..Vazhdon….

Kategori
Uncategorized

Shqiperia etnike mbi Beograd.

Kategori
Uncategorized

Kush e zvarriti mbretin sërb.

Nga Rexhep Shahu/

Prane Kishes serbe prane Shatervanit ne Prizren per disa kohe qendroi keshtu mbreti serb, i shtrire sic e shihni.
Kush e rrezoi, kush e shkuli nga piedestali, si u shemb, si iu hodh litari ne qafe, si u terhoq me makine, si u qellua me plumb, si iknin njerzit nga frika, si fshiheshin, si u gjet litari, si u terhoq me makine, cfare zhurme beri kur ra, cfare psheretime doli nga gjokset e banoreve te Prizrenit qe po e shihnin nga larg e fshehtas me frike kete skene.
Ishte dita e pare a e dyte e lirise me 1999.
Ndoshta ishte hakmarrja e Avdyl Frasherit pasi ne ate piedestal kishte qendruar Avdyli.

Serbet hoqen Avdylin dhe vune mbretin e tyre.

Erdhi dita qe shqiptaret e terhoqen zvarre mbretin serb.

Histori lufte. Aty ishin te gjithe, shqiptare, serbe, gjermane, turq.

Dhe tre lumjanet qe shkulen nga piedestali mbretin serb aty ishin:

Jashar Çiku, ne ato kohe drejtor i Ujesjellesit te Kukesit, Ylber Vata kirurg i njohur sidomos per ndihmen dhene ushtareve te UÇK dhe te debuarve qe qendruan ne Kukes dhe Shaqir Shehu mjek ortoped mjaft i njohur ne Kukes e ne Kosove ne ndihme te te plagosurve te luftes.
Historia e hollesishme ne librin tim ne proces, “Lufta ime per Kosoven”

Kategori
Uncategorized

Rënia e një Mali të Shenjtë.

Baba Ali Tomori

(Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushkatimit ka qënë ; “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria !”

Baba Ali Tomori, lindi në vitin 1893 dhe vdiq në vitin 1948. Është një nga shkrimtarët dhe historianët e rinj të bektashizmit. Shkrimet e tij nënshkruhen edhe me emrat Varfe Ali Prishtina ose me pseudonimin “Turabi”.

Ali Abaz Skëndi, i quajtur ndryshe baba Ali Tomori, u lind më 1893 në fshatin Shalës në Tepelenë. Ishte i biri i Abazit, i cili kishte mbaruar shkollën e lartë për nëpunës në Stamboll dhe emëruar në Kozan të Greqisë, ku shërbeu për 23 vjet. Në vitin 1902 Abazi kthehet në Shqipëri dhe i prirur të ndikojë sadopak në lëvizjen autonomiste shqiptare, i bashkëngjitet veprimit energjik të klerikëve bektashianë. Ai vendoset në teqenë e Prishtës, në Skrapar, e njohur në atë kohë për veprimtarinë atdhetare në mënyrë të veçantë në shpërndarjen e librave shqip në krejt jugun e Shqipërisë. Falë përkushtimit të tij të plotë, Abaz Skëndi merr dorë tek babai i teqesë dhe bëhet myhib (shkalla e parë e praktikantëve mistik të bektashizmit). Deri sa ndërron jetë në vitin 1911, ky shqiptar i madh i shërben me devotshmëri kombit të vet.

Ali Abaz Skëndi kryen arsimin fillor në Berat, ndërsa të mesmen ne Kozan ku mëson, veç greqishtes, edhe gjuhët arabe e turke. Në vitin 1913 kthehet në atdhe dhe vazhdon punën e të atit në teqenë e Prishtës. Mbas masakrës së vitit 1914 nga ana e andartëve grekë, detyrohet të marrë rrugën e mërgimit në Kajro të Egjiptit. Atje bie në kontakt me shoqëritë patriotike, u njoh me idetë e rilindëseve, u ndërgjegjësua për rolin e klerikut bektashi në shërbim të shqiptarizmit. Në këtë kohë studioi me themel letërsi dhe teologji islame, shkroi poezi dhe ese të karakterit filozofik e didaktik. Duhet përmendur këtu përmbledhja rreth 300 faqe “Mësime margaritarësh” me studime për njerëzit e mëdhenj, një pjesë e të cilave u ribotua në Shqipëri më 1934 nën titullin “Xhevher”.

Baba Aliu kthehet në atdhe për të dhënë ndihmesën e vet në shërbim të kombit. Nis veprimtarinë fetare si baba në teqenë e Kulmakut, ku thirret baba Aliu i Tomorit. Në vitin 1921 – 1923, botoi gazetën “Reforma”, e cila bëhet propagandiste e zjarrtë e idealeve rilindase, lufton “helmin e fashizmit”, përkrah tolerancën fetare e bashkëpunimin për të mirën e atdheut. Në këtë gazetë u pasqyrua Kongresi i parë bektashian i Prishtës, ashtu siç zuri vend të rëndësishëm edhe Kongresi kishtar ortodoks i Beratit, që shpalli kishën autoqefale shqiptare.

Baba Aliu ishte klerik patriot dhe intelektual përparimtar, mbështetës i ideve për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Më 1924 mori pjesë në varrimin e Avni Rustemit në Vlorë. Fjala e tij në ceremoninë e rastit të tërheq vëmendje për profecinë e hidhur : “ I shenjtëruari dëshmor i atdheut Avni Rustemi !… E çuditshme se më të shumtët e burrave të mirë, burrave të drejtë, burrave idealistë, janë ndarë nga kjo botë, kush viktimë e plumbit si ti, o Avni i dashur, kush prej helmit në burg e arrati”. Dhe e përfundon kështu : “Fli i qetë, Avni ! Prehu në gjirin e kësaj Vlore kreshnike, pranë Ismail Qemalit të ndjerë, pranë regjimentit apostolik të rilindjes shqiptare”.
Bekoi luftëtarët e lirisë, priti e përcolli në teqe pa bërë dallime politike. Mbas çlirimit, me akuza false e gjyqe të inskenuar, u vranë e u burgosën mijëra intelektualë duke eliminuar kësisoj elitën tonë patriotike. Në këtë kuadër, baba Aliu i Tomorit u dënua nga gjykata ushtarake në Gjirokastër me të njëjtën akuzë standarde si gjithë të tjerët dhe u pushkatua më 14 janar 1948. (Më 1947 u dënua me vdekje nga gjyqi komunist dhe u ekzekutua me akuzën se ka bashkëpunuar me anglezët). Fjala e tij e fundit para pushkatimit ka qënë ; “Ruani dorëshkrimet e mija. Rroftë Shqipëria !”

Kategori
Uncategorized

Përse shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi?

Sepse Shqipëria është një vend ku qeveritarët kanë “shokë të ngushtë” e bashkëpunëtorë, kriminelët, hajdutët, të dënuarit për prostitucion e narkotrafiqe të cilët i bëjnë deputetë, u japin tendera e koncesione, kalojnë kohën e lirë, drekosen e argëtohen në jahte e resorte luksoze, brenda dhe jashtë vendit…

Përse shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi?

Të gjitha mediat franceze sot botojnë lajmin e keq e tmerrshëm për Shqipërinë: Sipas të dhënave të Organizatës franceze për refugjatët , në 2017 numri i azilkërkueseve nga Shqipëria ka shënuar një rritje me 66 përqind krahasuar me 2016, duke arritur shifrën rekord prej 7630 azilkërkuesish. Konsiderohet i çuditshëm fakti që Shqipëria, e klasifikuar si “vend i sigurtë”, thënë ndryshe nga i cili nuk pritet të jetë vend origjine për azilkërkuesit, të zërë vendin e parë në botë përsa i përket numrit të emigrantëve, madje duke ja kaluar edhe Afganistanit, Sudanit, Guineas, Haitit. Për me tepër që është një vend anëtar i NATO, kandidat për anëtar në BE dhe që pret të hapë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE..?!Përse ndodh kështu me shqiptarët?

Arsyet janë të shumta; por ato nuk janë thjesht ekonomike. As thjesht e vetëm se në vendet e BE është më mirë se në Shqipëri. As vetëm se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.As thjesht se papunësia është e lartë….

Arsyet janë më të thella…Pas 2013, shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria, duke ja kaluar për nga numri i emigrantëve vendeve me konflikte të brendshme etnike e fetare, vendeve në situatë pas lufte, vendeve me regjime autoritare e gjakatare, vendeve afrikane më të varfra, vendeve pa shpresë e të pa të ardhme. Vendeve ku qytetarët nuk kanë më shpresë e besim se mund të jetohet në të tashmen dhe e ardhmja është e pasigurt. Shqipëria pas 2013 ja kalon të gjithë këtyre vendeve, duke kaluar pas 2013 të gjithën vendeve të tjera pas 2013, kur drejtimin e vendit e ka marrë Edi Rama. Përse?

Pas 2013, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër, por kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë situatë sepse edhe më parë kanë qenë të varfër.

Janë gjithë e më të papunë, por edhe kjo nuk mjafton për të shpjeguar në mënyrë bindëse këtë situatë, sepse edhe më parë papunësia ka qenë e lartë.

Një pjesë gjithnjë e më e madhe shqiptarësh vuajnë gjithnjë e më shumë për bukën e gojës, duke e kërkuar atë në kazanët e plehrave, por as kjo nuk mjafton për të dhënë një shpjegim bindës sepse numri i atyre që jetonin nën pragun e varfërisë dhe merrnin ushqimet me listë ka qënë i lartë.

Arsyet janë të tjera, më të thella… Mjafton të analizohet se po largohen gjithnjë e më shumë qytetarë me arsim të lartë. Me tituj profesor e doktorë shkencash. Mjeke të talentuar. Të rinj e të reja të diplomuar në universitet më të mira të botës. Po emigrojnë jo vetëm të varfër e të papunë, jo vetëm nga zonat rurale e zonat e thella, por gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë një gjendje ekonomike të pranueshme. Gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë të ardhura e madje pasuri të vlerësueshme. Gjithnjë e më shumë biznesmenë që po mbyllin apo shesin bizneset e tyre. Gjithnjë e më shumë specialistë e ekspertë që punojnë në kompani prestigjioze… Po përse atëherë largohen…? Përse? Ja disa nga arsyet, që të gjithë shqiptarët i dinë dhe i artikulojnë në biseda të sinqerta mes tyre:

Shqipëria është një vend i pasigurt, ndoshta një nga më të pasigurtët në Europë. Shqipëria është vendi ku qytetarët e janë të pashpresë…Ku e ardhmja e femijve të tyre është ekstremisht e rrezikuar…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për korrupsion, për pastrimin e parave të pista…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë e ndoshta në botë ku kriminelët bëhen deputetë…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë, kryeministri i të cilit akuzohet për përdorim të drogave të forta…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit akuzohet nga organizmat ndërkombëtare si zotërues i një pasurie të paligjshme prej 200 milion euro të fshehur në një llogari off shore në emër të të vëllait.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeminsitri i të cilit është i vetmi në botë që në ceremoni serioze ndërkombëtare paraqitet me atlete.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit i ka lyer muret e zyrës kryeministrore me zhgarravinat e tij halucinante.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në botë Kryeministri i të cilit udhëton me çartera të shtrenjte kalon pushimet në resorte luksoze, dhe kostumet e veshjet e të cilit kushtojnësa 100 pensione mujore.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në Europë, ku ministri i brendshëm bashkëpunon me klanet dhe familjet mafioze për trafikun e drogës dhe të armëve…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vrarë meritokracinë, ku as shkolla dhe as arsimi i lartë nuk mjaftojnë për të gjetur një vend pune….

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri urren profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit e ekspertët dhe promovon të paaftët, injorantët, servilët, perversët, mashtruesit…

Sepse Shqipëria është një vend ku qeveritarët kanë “shokë të ngushtë” e bashkëpunëtorë, kriminelët, hajdutët, të dënuarit për prostitucion e narkotrafiqe të cilët i bëjnë deputetë, u japin tendera e koncesione, kalojnë kohën e lirë, drekosen e argëtohen në jahte e resorte luksoze, brenda dhe jashtë vendit…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vendosur nën kontroll politik e klientelist, bizneset kryesore. Median që e paguan me paratë e korrupsionit e të narkotrafiqeve. Shoqërinë civile që hesht për marrëzitë e tij apo promovon dështimet si suksese. Blen votat dhe kërcënon votuesit. Dhe më së fundmi edhe drejtësinë…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministria kompromentuar me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve edhe disa ambasadorë dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që heshtin për korrupsionin qeveritar, për lidhjet e krimit me politikën, për kultivimin e kanabisit dhe narkotrafiqet, për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve, e tjerë e tjerë, madje heshtin edhe për faktin që Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët që po largohen masivisht duke shkuar drejt vendeve të tyre…

Por përveç këtyre, ka edhe një arsye që e dëgjoj kudo e gjithnjë e më shpesh…

Me ardhjen e Rilindjes në drejtimin e vendit, E KEQJA është bërë shumë e madhe. E KEQJA është bërë maxhorancë… E KEQJA është bërë agresive. E KEQJA është bërë dominante. E KEQJA është kthyer në të vetmen mënyre e mjet për tu bërë i “suksesshëm”. Pra e E KEQJA është shndërruar në MODEL SUKSESI.

Prandaj të ndershmit, të aftët, të diplomuarit, të suksesshmit e vërtetë, ekspertët, profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit, biznesmenët e suksesshëm, artistët e talentuar, mjekët e aftë, gjyqtarët e ndershëm, ata që duan dhe adhurojnë familjen, ata që kërkojnë të rrisin e arsimojnë ndershmërisht e realisht fëmijët, po largohen të pashpresë nga ky vend me idenë se “ky vend nuk bëhet”…

Sigurisht që kjo është alarmante dhe e papranueshme… Kështu deklarojnë gjithnjë e më shumë qytetarë.. Por kjo nuk mjafton… Duhet urgjent reagim masiv… Sot… Sa më shpejt…sepse nesër do të jetë shumë shumë vonë… Shqipëria po zbrazet…Nesër do të jetë më e vogël…me më shumë të paaftë…me më shumë të varfër..me më shumë të papapunë… me më shumë të uritur që kërkojnë bukë në kazanët e plehrave… me më shumë kriminelë e trafikantë në politikë e kudo… me më shumë të droguar në qeveri e kudo…me më shumë perversë në shoqëri…

Kategori
Uncategorized

IMAZHI SHQIPTAR

“Mos e përçmo se të verbo, shikoje se të shijo”!
Një urim i veçant i vjen në këtë fillim vit Forumit “Imazh & Media”, nga
futbollisti talent i Kombëtares Shqiptare,
e i futbollit të Ligës Italiane, Berat Gjimshiti.
Përkushtimisht e vëllazërisht, Astrit Memia!

Kategori
Uncategorized

Thirrja e Berishës: Të ngrihemi të mbrojmë miqësinë me SHBA, interesi i Ramës, droga.

Nje foto dhe faqja e zeze e neo-bllokmenit Edi Rama!

Te dashur miq, kjo eshte nje foto ku mungon Shqiperia per shkak te votimit te pabese te Rames kunder SHBA ne OKB! Shqiperia nuk u ftua ne pritjen qe qeveria e SHBA shtroi per vitin e Ri! Shkaku tashme eshte i njohur.

Edvin Kristaq Rama, ashtu siç premtoi para zgjedhjeve ne SHBA se ne rast se do zgjidhet President Donald Trump, i cili sipas tij me porosi te Soros, ishte turp i qyteterimit, ai do te prishte marredheniet e Shqiperise me SHBA. Bipolar me fiksime Rama beri pikerisht ate qe tha. Ai fill pas zgjidhjes se presidentit Trump votoi se bashku me ruset kunder nje rezolute te sponsorizuar nga SHBA ne interes te Natos!

Qendrimi antiamerikan i neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama kulmoi me voten e tij ne OKB per denimin e SHBA, per vendimin e tyre si vend sovran per te njohur Jeruzalemin, ashtu siç eshte de facto, kryeqytet i Izraelit.

Keshtu Rama, ne kundershtimin me flagrant me interesin kombetar, ne pabesi dhe mosmirenjohje totale ndaj vendit te madh te lirise, qe shpetoi Shqiperine nga coptimi i plote ne vitet 20 te shekullit qe kaloi dhe çliroi Kosoven, vend me popullsi 95% muslimane, nga pushtimi shekullor serb, votoi per denimin e SHBA, vendimit sovran te Kongresit dhe Presidentit Trump.

Me kete rast u bej thirrje te gjithe shqiptareve qe e ndjejne veten te tille, te ngrihen per te mbrojtur interesin e tyre kombetar, miqesine me partnerin tone strategjik me kryesor SHBA, kunder nje njeriu qe ka si interesa kryesore drogen, pasurimin e tij te paligjshem dhe tani, ne funksion te ketyre interesave personale, izolimin e Shqiperise nga SHBA.

Kategori
Uncategorized

George H.W Bush and Barbara Bush.

Kategori
Uncategorized

Tiransja ish ushare e UÇK.Më mirë e vdekur se sa të jetoj këtë jetë në këtë gjëndje të rëndë

Kjo trimëreshë erdhi nga Tirana për të luftuar në Drenicë si ushtare e UÇK-së, por sot si është ajo????

Jeta e Valentina Halitit ngjan vërtetë si një film, pa e menduar se jeta do ta befasonte e do t’i sjellte të papritura.

Në një rrëfin ekskluziv Valentina Haliti rrëfen jetën e saj.

Një vajzë tiranase që nuk e kishte menduar asnjëherë luftën, por ja që lufta e sjelli atë në Drenica si luftetare dhe si nuse në Skenderaj.

Valentina Murgu me origjinë nga Dibra e rritur ne një familje modeste me tradita të forta të shqiptarve nxënëse ne shkollën A.Z.Çajupi në Tiranë fëmiu më i madh në familje.

Aty tek rruga ku jetoja unë në Tiranë rruga Siri Kodra, kishte shumë fabrika rrobaqepëse në një prej tyre punonin vullnetar dhe një ditë pyeta se për çfarë keto rroba?
Shefja e repartit mu pergjigj nëse do jesh punëtore vullnetare duhet te jesh shumë sekrete mos ta dij askush se çfarë qep ketu. Unë pranova ku edhe takova disa kosovar njëri ndër ta ishte edhe bashkëshorti im, ku më tregoj se per çfarë bëhet fjalë dhe se duhen njerez te vendosur. Më pranuan aty dhe çdo ditë nga shkolla shkoja pas ores 1 qepja uniforma të UÇK-së pa e imagjinuar qe një ditë atë uniformë do ta vesh edhe unë.

Fillova të shoqerohem me Hasan Halitin bashkshortin tim dhe të takoj shumë njerez të fortë, që flisnin për një organizatë që do vepronte ne Kosovë për çlirimin nga Serbia.

Valentina thotë se ishte viti 1996 kur ajo u martua me bashkëshortin e saj nga Drenica nga fshati Burojë i Skenderajt.

Dhe kjo martesë papritur do të mar kahje krejt ndryshe për jetën e saj. E kishte në ëndërr të bëhet artiste e donte shkollën, kishte një jetë luksoze, por ja që filloj lufta në Kosovë dhe ajo së bashku me bashkëshortin e saj u aktivizuan në Ushtrinë Çlirimtre të Kosovës, fillimisht si organizatore në tubime të ndryshme në Tiranë, pastaj u aktivizova në Cahanaj, ku u përgatita si ushtare për të marrë rrugën më pas drejt Kosovës së bashku me bashkëshortin dhe shumë ushtarë tjerë të Lirisë, transmeton Drenica Press.

Pas ardhjes sime në Kosovë u vendosa në shtëpinë e bashkëshortit tim në Burojë, u angazhova në Brigadën Arben Haliti 112, ku përpos që merrja pjesë në vijat e frontit, po ashtu ditë e natë gatuaja bukë për ushtarët e UÇK-së, ku jeta ime ishte rënduar shumë, duke ndjerë erën e tymit ngado, luftë shkatërrim në të gjitha anët.

Dhe ja ku jam tani me një shëndet të rënduar, jetoj në Skenderaj me një gjëndje të rëndë shëndetësore, ku vetëm për ilaçe çdo muaj shpenzoj 200 euro. Unë kam tani një terapi të përjetshme, kam insuficiente kardia Hypokalcemia Humbje te lengut fiziologjik te lordozes. Gastrit chronik Hypoparatiroidizem

Por ajo që me lëndon më së shumti se OVL e UÇK-së më ka përkrahur shumë pak deri tani më kanë dërguar 50 euro për Bajram dhe 100 euro për Vitin e Ri e ndërsa as 200 euro për një muaj të ilaçeve nuk më kanë dhënë.

Po ashtu edhe Komuna e Skenderajt më ka përkrahur shumë pak, ku për katër vite më ka përkrahur me vetëm 400 euro.

Valentina thotë se më mirë të ishte e vdekur se sa të jetoj këtë jetë në këtë gjëndje të rëndë shëndetësore, por nuk mjafton vetëm kjo sëmundje ajo që e lëndon atë është edhe statuset në faqet e rrejshme në Facebook, ku pa lejen e saj kërkojnë ndihmë për të dhe nuk di se çfarë ndodh me to.

Marrë nga BOTA SOT

Kategori
Uncategorized

Klosi organizoi vrasjen e Ahmet Krasniqit.

 

Pyetja që i bëra ambasadorit Lu, ku ndryshon Rama nga Noriega?

– Raporti me Rugovën zoti Berisha… Kur e keni takuar për herë të parë Presidentin Rugova?
Presidentin Ibrahim Rugova e kam takuar për herë të parë më datë 21 shkurt të vitit 1991 në vizitën e tij të parë si kryetar i LDK në Shqipëri. I takoi edhe të tjerët. E kam njohur më parë edhe si studiues me një përshtypje shumë pozitive. Unë kam qenë për bashkim kombëtar, unë isha rritur me idenë absolute se Kosova është provincë e Shqipërisë. Ishte ideali im në atë kohë. Pas takimit me Rugovën dhe shumë intelektualë, unë konstatova se ideja e pavarësisë, e republikës ishte një ide reale dhe jo fiktive. Në atë vizitë e pyet Azem Hajdari Rugovën: Çfarë mendoni për bashkimin kombëtar? Rugova i thotë: Ne të fitojmë këto, pastaj një hap i dytë. Mirëpo këtë tezë Rugova e mbante vazhdimisht: Një herë kjo, pastaj më vonë si të rridhnin gjërat. U binda se elita e Prishtinës ishte për pavarësinë e Kosovës dhe Republikën e Kosovës. E respektova atë qëndrim në mënyrën më të prerë dhe fillova ta mbështes dhe të bëj gjithçka që Rugova të pritet sa më lart në arenën ndërkombëtare. I pari që e priti ishte Mitsotakis si kryeministër i huaj. Në një takim që pata me të i thashë: Pse takon Millosheviçin? Sepse ai kishte njëfarë simpatie për Millosheviçin. I thashë më thuaj kë do të takosh ti për 2 milionë shqiptarë. Pse nuk takon ti një njeri paqësor si Rugova? Jo këtu ke të drejtë më tha dhe e priti në Selanik. Në atë periudhë në Evropë kishte një tendencë shumë të ngurtë që çështja e Kosovës të trajtohej si çështje e të drejtave të njeriut. Një arritje shumë e madhe ishte në Samitin e Helsinkit, ku ne arritëm të shkëpusim Kosovën nga Serbia. Dhe futet për herë të parë në Samit një paragraf në të cilin thuhej që çështja e Kosovës duhej të zgjidhej me dialog midis Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të palës së tretë. Që nga ai moment e mbrapa, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare kishin dritën jeshile, donte s’donte Beogradi, të vinin në Kosovë dhe të takonin autoritetet e Kosovës, vetëm po t’i ndalonte ushtarakisht, po nuk shkonte deri aty. U përpoqën shumë rusët ta bllokojnë, amerikanët na mbështetën megjithëse me hezitim fillimisht.

– A keni pasur problem me zotin Rugova dikur, çështja e protestave…
Nuk kam pasur problem që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e serbëve. Kurrë, përkundrazi. Një herë më kanë kërkuar dhe e kam kundërshtuar dhe ata, të cilëve unë e kundërshtova më dhanë të drejtë. Sepse më erdhën më ’92-shin Lordi Olluen edhe Sajrus Vens dhe thanë ne kemi ardhur direkt që ti të bindësh Rugovën të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë. Dhe unë u them: Të nderuar zotërinj, kjo është një kërkesë që nuk shkon. Pse nuk shkon? – më thanë. E para ta supozojmë se unë i them Rugovës dhe Rugova do të pranojë, por nuk i dalin qytetarët kosovarë në zgjedhje. Ju do të humbisni të vetmin interlokutor që keni. A ia vlen që të rrezikojë komiteti ndërkombëtar për këtë punë? Pastaj nga ana tjetër unë nuk ja them, por ju kërkoj juve: Shkoni takojeni në Prishtinë. Pranojnë. Pas dy javësh shkoj në Beograd, i them Paniçit, i cili thotë: “Po, do të vij me ju”. Nisemi të tre. Millosheviçi i organizon pritën Paniçit, i nxjerr serbë diku pak para se të hysh në Prishtinë, ja bllokon rrugën, të gatshëm ta rrihnin, mezi e shpëtuan rojet. Paniçi i thotë këtyre, shkoni ju takoni Rugovën se sa të mbaroj punë unë me këta serbët e mi po vij. Ai mezi doli i gjallë prej tyre. Këta e takuan Rugovën, kanë dalë shumë të kënaqur nga takimi. U bindën në këshillën time të sinqertë që u kisha dhënë. Por çfarë ndodhi? Në vitin ’96, u bënë zgjedhjet të kryetarit të Beogradit dhe Millosheviçi nuk i pranonte zgjedhjet. Dhe Beogradi doli në protesta, por jo për të marrë pjesë Kosova, por për mandatin e Zoran Djindicit. Unë isha i mendimit që edhe Prishtina duhej të dilte në protesta kundër Millosheviçit, jo për mandatin e Djindicit, por protesta në të gjitha anët për t’ja djegur tokën në këmbë diktatorit, ta dobësoja edhe më shumë.

– A jeni frikësuar në atë kohë kur u larguat nga pushteti më ’97. Zani Çaushi bëri thirrje edhe për vrasjen tuaj…
Jo nuk kam pasur frikë. Kur njeriu merr një vendim i qëndron vendimit.

– A besonit që do të riktheheshit?
Situatë e vështirë ka qenë. Himni ynë nga një fjali: “Nga lufta vetëm ai largohet”. Pas lutjes tek Zoti nuk ka thirrje më të shenjtë se ajo. Nëse njeriu e shkruan në ballë atë, e lexon çdo ditë, ai nuk mund të tërhiqet. Unë vazhdoja betejën time, nuk kisha asnjë lloj impresioni.

– A ishit të përfshirë në tentim puçin e ’98-ës pas vrasjes së Azem Hajdarit?
Absolutisht e kundërta. Azem Hajdarin e ekzekutuan major Fatmir Haklaj, ish-drejtor i Komisariatit të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish-shef i Krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së.

– Sa i afërt keni qenë me zotin Hajdari?
Shumë i afërt. Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si çdo njeri tjetër rënie, ngjitje, por ishte njeriu që çdo ditë do të hynte në zyrën time dhe më thoshte “çfarë do t’u bëjmë sot”. Ishte tribun.

– A ju ka mbështetur në atë kohë zoti Bujar Bukoshi, me njerëz..?
Jo absolutisht. Ajo ishte një revoltë e përgjithshme. Nëse Partia Demokratike kishte krahun e vet militant, ai ishte krahu i Azem Hajdarit. Ata e kishin idhullin e tyre. Dhe këta njerëz nuk kishin kurrë ndërmend as ta sillnin këtu, por në mënyrë krejtësisht të pavarur, nuk e çuan arkivolin dhe kortezhin nga e kishin përcaktuar, e marrin dhe e sjellin tek Kryeministria. Kemi bërë gjithçka për t’i ndaluar, është Preç Zogaj, në atë kohë (mos gabohem) këshilltar i Rexhep Mejdanit. Rexhepin nuk e gjen. Dhe kam komunikuar me Rexhepin…

– Ishte pak komike zhdukja e Partisë Socialiste…
U zhdukën, ja mbathën të gjithë si minj sepse ishin implikuar të gjithë në krimin e shëmtuar. Ne ishim të bëhej gjyqi, të bëhej procesi. Ata nuk i arrestuan njerëzit, i liruan. Ne i ndoqëm njerëzit në çdo postbllok se na informonin. Dhe çdo postbllok ata i kaluan lirshëm derisa shkuan në Tropojë. Dërguan njerëz këta dhe ata ja pohuan: “Po ne e kemi vrarë”, por ata nuk i arrestuan dhe bënë gjithçka që të mos i arrestojnë. As gjermanët, përveç serbëve, nuk ka bërë kush masakra në Tropojë sa kanë bërë këta, se futën një luftë vëllavrasjeje. Na thoshin njerëzit ose duhet të bëjmë kryengritje dhe e marrim me kryengritje komisariatin sepse jemi më shumë. Sepse këta vrisnin, vrisnin në zyrë. Fatmir Haklaj vrau oficerin e policisë në zyrë, Shaqir Hoxhën.

– A është përgatitur atentat ndaj jush në atë kohë prej atij grupi?
Jo prej këtij grupi s’mund të them. Këta qëlluan, por… jo ndaj meje personalisht. Këta donin që unë mos të shkoja në Tropojë, por unë shkova. Këta menduan të më bllokonin rrugën, por nuk e bënë dot, sepse unë shkova dhe mbajta miting. Ndaj meje nuk mund të them, por këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të Partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi…

– 97′-a, ’98-a kanë qenë vite të trazirave…
’97-a ishte rebelim komunist.

– Si e keni parë në atë kohë takimin e famshëm të Fatos Nanos me Millosheviçin që me gjasa aty u varros reputacioni i së majtës në Kosovë. Pastaj bie në sy simbolika e ’97-ës kur u ngritën tre gishtat që janë simbol i serbëve. Këtë takim si e keni parë?
Një gabim të madh. Dhe e kam thënë që në atë kohë, që Nano mund të takonte Millosheviçin vetëm nëse ja kërkonte udhëheqja politike në Kosovë. Dhe në asnjë mënyrë tjetër. Nuk mund t’i jepte asnjë lloj kredenciali Millosheviçit që ishte kasapi i Ballkanit.

– E pse e bëri zoti Nano?
Mbase i ndikoi Papandreu, sepse ishte një Samit aty dhe ka shumë mundësi që grekët të kenë ndikuar, se kishin një pasion për Millosheviçin. Ndofta për të ndihmuar Millosheviçin dhe Nano nuk e kuptoi këtë që bëhej për të ndihmuar Millosheviçin, e pranoi takimin. Kur ky doli nga takimi i thotë gazetarëve që “ishte njësoj sikur të bisedoja me Thanasin”, nga pikëpamja e indoktrinimit, jo nga pikëpamja e afrimit.

– A ka blerë UÇK armë në atë kohë apo ju kanë dhënë armë në atë kohë? Nëse e dëgjon Pandeli Majkon dhe Fatos Klosin kanë kontradiktë të madhe rreth asaj se si u furnizua UÇK-ja me armë…
Ne si PD jemi organizuar për t’u dhënë armë pa lekë dhe kërkesa ime për të gjitha degët ka qenë që t’u dorëzohen armë pa asnjë lekë. A mund të ketë marrë kush lekë, këtë nuk mund ta them. Por ky ka qenë qëllimi im i prerë. Seç ka bërë Fatos Klosi, i cili është një vrasës, ka vrarë Ahmet Krasniqin. Jo me dorën e  tij, e organizoi vrasjen, ishte një krim i shëmtuar. Ahmet Krasniqi ishte nën mbrojtjen, ombrellën e autoriteteve shqiptare. Çdo gjë që bënin, i kishin në dijeninë e tyre, nuk është se këta shkelnin rregullat. Qoftë Bukoshi, qoftë Ahmeti bënin përpjekjet më të mëdha për pajtimin dhe unifikimin me krahun tjetër, ishin jashtëzakonisht të hapur, të vendosur, të gatshëm. Vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe uroj që Gjykata Speciale ta hetojë, autor është Shërbimi Informativ Shqiptar.

– A besoni se ka fakte, dëshmitarë që mund të flasin për këtë rast?
Besoj se ka. Është Fatos Klosi. Vrasjet i ka organizuar direkt Fatos Klosi. Ai është bërë shef shërbimi në një kohë kur ishte pedagog dhe ndiqej nga shërbimi ynë si bashkëpunëtor i shërbimeve të tjera. Është bërë shef shërbimi në kundërshtim me çdo lloj kriteri. Për llogari të kujt e bënte këtë Fatos Klosi nuk di të them, por di që ajo është vepër e tij.

– Kur erdhët në pushtet herën e dytë, erdhët më i rafinuar në kuptimin e komunikimit me mediat, filluat të bashkëpunonit më shumë. Madje Baton Haxhiut i dhatë edhe pasaportën… A filluat të ndryshonit pasi analizuat situatën?
Eksperienca të mëson shumë.

– Çfarë patët prioritet kur erdhët kryeministër për të dytën herë, për çfarë u kthyet në pushtet?
Shqipëri e zhvilluar. Së pari, u përqendruam në shkatërrimin e bandave dhe grupeve kriminale që mbillnin tmerr në Shqipëri dhe Evropë. Në 18 muaj arrestuam njëri pas tjetrit dhe kemi shkatërruar 204 grupe dhe organizata kriminale me mbi 1 mijë anëtarë. Shqipëria vendosi treguesit ndër mesataren e Bashkimit Evropian, pra u bëmë një vend i sigurt. Së dyti, nga 18.300 km rrugë, kishte gjithsej 2400 rrugë të asfaltuara, që të gjitha të tjerat ishin të nivelit mesjetar siç kishin qenë të shtruara me kalldrëm ose me zhavorr ose me baltë. Edhe ajo e asfaltuara ishte e botës së tretë, të katërt. Shqipëria në rrafshin energjetik me gjenerator dhe pa drita të paktën një minimum mesatar me 8 orë në ditë. Shqipëria kishte penetrim në internet gjithsej 4/9%, një nga më të ulëtit në botë. Ndjekja e arsimit të mesëm në Shqipëri po zbriste në mënyrë katastrofale. Kjo ishte gjendja, një Shqipëri që po rrokullisej. Shqipëria e zhvilluar ishte qëllimi im madhor. Një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar, por ishte një objektiv që ia vlente të bëje çdo përpjekje për të. Filluam projektin e rrugëve. Në ato vite sipas Komisionit Evropian Shqipëria ndërtoi rrugë më shumë se gjithë rajoni i marrë së bashku. Bëmë një përpjekje të madhe në rrafshin energjetik. Pamë rezervat tona ujore që kishte 30 vjet që nuk shfrytëzohej më një hidrocentral. Atëherë me një ligj shumë të veçantë që kaluam ia dolëm të ndezim në Shqipëri një ethe të fuqishme në ndërtimin e hidrocentraleve. Kur u dorëzua pushteti qeveria ime firmosi rreth 180 kontrata për ndërtimin e 423 HEC. U bë një punë e jashtëzakonshme me TAP-in. Pas Azerbajxhanit Shqipëria ka pasur rolin më thelbësor dhe në fund të fundit, edhe pse një projekt që ç’është e vërteta fqinjët nuk e donin, u bë realitet dhe këtu kemi luajtur rolin tonë. Dhe unë konsideroj TAP-in një arritje shumë të madhe në rrafshin energjetik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Shqipëria në vitin 1992 ishte vendi i tretë më i varfër në botë me 204 dollarë për frymë. Në vitin 2005 renditej në grupin e vendeve të varfra. Në vitin 2008, kaloi nga grupi i vendeve të varfra, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqipëria mori një zhvillim, i rezistoi krizës, sigurisht që e ndjeu. Por nuk ra në asnjë moment në recesion, falë reformave të biznesit dhe sistemit fiskal.
Natyrisht qëllimi madhor ishte mbështetja e Kosovës. Në vitin 1992 një grup prej luftëtarëve të Kosovës që stërviteshin këtu, rreth 40 vetë vijnë dhe kërkojnë takim me mua në Presidencë dhe unë i takoj ata. Një bisedë e gjatë me ta, jo shumë entuziast në bisedën time se unë i bëja të qartë që ne nuk i shpallim luftë Jugosllavisë. Por prapë kishte prej tyre që mendonim se duhej shpallur luftë. Në fund, njëri prej tyre thotë: Më thuaj çfarë do të bësh ti për Kosovën. I them: Ju siguroj një gjë, që gjysmën e kohës sime do të punoj për Shqipërinë gjysmën për Kosovën. Dhe me këtë u ndanë mirë me mua.

– Takimi me presidentin Bush. Çfarë keni diskutuar prapa dyerve?
Ai është një mik i madh. Edhe i ati mik shumë i madh. E kam mik, ai vinte më vizitonte këtu, edhe unë kam qenë në shtëpinë e tij në Houston. Ai erdhi këtu si mik i madh dhe në atë takim ai më thotë “ti e njeh situatën, unë të besoj plotësisht, tani përcaktoje ti se kur duhet të shpallet pavarësia e Kosovës”. I them: President meqenëse ju e keni ndarë në mendjen tuaj, tani unë u them ju merrni kohën tuaj, sa ju duhet ju. Sepse unë po merrem me udhëheqjen e Kosovës, po diskutoj me ta dhe ju siguroj që ata këtë mesazh e vlerësojnë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe bien dakord me këtë që po them unë. Sepse stafi i tij kujtuan se po u them dy javë. Por edhe nga të mitë më thanë: Pse nuk i the dy javë? Ata u gëzuan shumë dhe më pas më thanë: Na shpëtove. Ka qenë më 10 qershor ky takim. Më tej i mori nja 6 muaj deri në shpalljen e pavarësisë. Bushi vinte në Shqipëri nga G8-a, ku u diskutua çështja e pavarësisë. Putin e kundërshtoi. Sarkozi për të dalë si në mes, tha: “Të shtyhet ky problem”, pa u konsultuar me asnjëri. Bushi i thotë: Nëse pas 4 muajsh Vladimiri nuk pranon, çfarë do të thuash ti? Ai përtypet. Pastaj ky e pyet prapë dhe ai thotë “Po”! Pra, ishte krijuar një tension.
Unë nuk doja që Kosova të bëhej një mollë sherri midis fuqive evropiane dhe SHBA-ve, sepse e paguan çmimin në një mënyrë apo tjetër, doja të shkonte me një ujdi.
Nuk kam pasur moment më të rëndësishëm në karrierën politike.

– Ku është Shqipëria sot zoti Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president. Opozita po paralajmëron se nuk merr pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveri teknike. Zoti Rama ka paralajmëruar zgjedhje me çdo kusht në qershor…
Shqipëria ka një të sëmurë psikik, një paranojak që i thoshte gazetares që kjo që kërkon opozita për qeveri teknike është sikur të kërkohet largimi i Merkel, se edhe ajo ka zgjedhjet në shtator. Sepse sipas tij Gjermania u sundonka nga bandat si Shqipëria dhe është e mbushur nga kanabisi si Shqipëria. Një njeri, i cili shpall një realitet që nuk ekziston. Opozita në Shqipëri sot si në asnjë vend tjetër në botë ka përpara një mal droge dhe eurosh droge. Shqipëria u mbush me drogë nga qeveria. Kishte drogë në Lazarat dhe nuk e mohoj kurrë. Por sa ka qenë droga që ka shkuar në vitin 2010 në Itali nga Lazarti? 65 kg, le të marrin statistikën italiane. Vetëm në një javë, sasia e eksportuar nga Shqipëria në Itali ka qenë më e madhe se në 8 vite. Nëse ti e vë opozitën para një mali droge dhe i thua hajde bëjmë garë, çfarë gare bën ti?
Ato bandat që thamë që i arrestuam më 2005-2006 që të gjitha po i liron Edi Rama, me axhendë elektorale. Lul Berisha i thotë atij: “Durrësin po ta marr unë përsipër”. Efekti i vrasësve serialë në zgjedhje është i jashtëzakonshëm. Po të jap shembull. Në vitin 2003 në mes të Tiranës garoi Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Në darkë, mbas zgjedhjeve, 143 kuti nga qendrat e votimit nuk vinin në Komisionin e Zgjedhjeve. Ku ishin? Ja kishin dorëzuar që të gjitha bandës së Edi Ramës me serial killer, i cili i kishte thënë komisionerëve që: “Guxuat dhe treguat ju do të lini kokën”. Dhe ne e morëm vesh më vonë nga familjarët. Dhe komisionerët jo vetëm që dorëzuan kutitë e votimit, por nuk na thanë dhe ne thoshim ku janë kutitë. Në fund ambasadori amerikan James Jeffrey i thotë: Ti fitove me vrasës serial. Edi Rama llogarit që zgjedhjet t’i fitojë me banda dhe vrasës serialë.

– Si do të tejkalohet kjo situatë?
Edi Rama ka paranojën dhe shembëlltyrën atërore të pushtetit. Kanë bërë formularët, çdo rrogëtar i këtij shteti quhet tani patronazhist dhe shkruan formulari: Kolona e parë: Familja – Do të sjellësh numrin e celularit, të kartës së identitetit, banorët që ke komshi, që ke miqësi dhe që do të votojnë për ne dhe do i sjellësh.
Por a mund të veprohet me këto mënyra? Vetëm një i çmendur, një paranojak dhe që po e çon vendin në mënyrën më të sigurt drejt një destabilizimi të paparashikuar..

– Por a beson se qeveria teknike e zgjidh problemin?
Qeveria teknike e zgjidh problemin.

– Pse? Ata të njëjtit njerëz janë…
Së pari lufton kanabisin, lufton zgjedhjet. Me axhendë të caktuar, jo pa axhendë.

– Nëse bëhet qeveria teknike pothuajse është e pamundur të mbahen zgjedhjet në qershor…
Absolutisht që do të shtyhen zgjedhjet. Nëse ti ke zhdukur çdo kusht për zgjedhjet. Çfarë zgjedhjesh? Do të zgjedhësh veten tënde?

– Çfarë i thatë ambasadorit amerikan, patët një takim të gjatë?
I thashë që ne jemi para një mali droge dhe një mali eurosh nga droga.

– A po e mbron ambasadori amerikan kryeministrin Rama?
Nuk mund të them se po e mbron, por…

– A të dëgjoi me vëmendjen?
Me vëmendje më dëgjoi. Unë i bëra një pyetje. Më thuaj çfarë dallimi ka Rama nga Noriega, narkodiktatori i Panamasë. Që miku im George Bush e qëroi. Nuk po them që ta qëroni, por të paktën ta dënoni, ta ndëshkoni. A e dini si e përdorin drogën këta? Në Peshkopi e merrnin formularin nga gjendja civile, dhe i thoshin qytetarit: Janë këta njerëz që jetojnë në Kënetë në Durrës, në Bathore. Tani ti zotrote, o do i sjellësh këta njerëz të votojnë në Peshkopi ditën e votimit ose plantacioni të shkatërrohet dhe ti do të burgosesh se ke shkelur ligjin. Diktaturat nuk bëjnë zgjedhje se nuk duan.

– Si i shihni deklaratat e zotit Meta, i cili tha dje se Shqipëria është vend pluralist dhe nuk ka zgjedhje pa opozitën, Rama tha se do t’i mbajmë zgjedhjet gjithsesi. A ka lëkundje mes tyre?
Meta natyrisht përpiqet të dallojë nga paranoja e Ramës. Ata janë një qeveri dhe kjo qeveri qëndron se ata janë në koalicion. Këtu në Shqipëri krijuam një shembëlltyrë inekzistente në botë të qeverisë me vëllezër armiq në qeveri. Ka filluar edhe në Kosovë tani nga pak, por uroj të mos fillojë më shumë. Nuk ka etikë kjo, po qeverise qeverisni së bashku, në të kundërt iki.

– A prisni që do të ikë Meta nga qeveria?
Nuk mund ta them. Nuk e di cili është vendimi i tij.

– Përveç Shqipërisë që ka probleme me qeverinë, në Maqedoni nuk ka qeveri, vazhdojnë trazirat atje. Zoti Rama ka bërë një platformë edhe atje të shqiptarëve. Kemi Malin e Zi që cenohet prej Rusisë. Kosova gjithashtu probleme. Po flitet se Turqia në njërën anë dhe Rusia në anën tjetër e kanë synuar Ballkanin dhe po e destabilizojnë. A e shihni edhe ju në këtë dritë? A po prisni trazira në Ballkan?
Unë shoh që potenciali për konfliktualitet në Ballkan po rritet me shpejtësi. Dhe shoh në radhë të parë Serbinë si faktor kryesor destabiliteti. Zhvillimet e fundit dëshmojnë që Serbia është absolutisht hipokrite dhe nuk ka ndryshuar në mendësinë e saj sa i përket projektit të Serbisë së madhe.

– A e manipuloi Ramën Serbia?
Plotësisht. Me lehtësinë më të madhe. Po marr vetëm një moment. Negociatat Kosovë-Serbi, janë procesi më i rëndësishëm sot për paqen në Ballkan. I kam ndjekur me shumë interes, nuk kam besuar fillimisht në to dhe ndaj kam sulmuar me të gjitha mundësitë e mia Serbinë asokohe dhe parashtrova tezën e rrethimit të shqiptarëve nga albanofobia, që është edhe sot. Miqtë tanë amerikanë më thanë mua që “këtu nuk ke të drejtë sepse procesi i negociatave do të ecë”. Unë e kam mbështetur – i thashë, – por problemi është se nuk po shoh asnjë zbatim nga ana e Serbisë të këtyre marrëveshjeve. Jo thanë – do të zbatohet. Unë isha i mendimit që duhej të ishin edhe amerikanët pjesë e këtij procesi. Jemi thanë – ne jemi “next door”. Nuk mund ta mohoj krejtësisht, fare pak, disa hapa të vegjël janë bërë, por jo kryesorët.
Dhe pasi janë bërë këto hapa ai merr përsipër për të provuar aneksimin. Ajo që bëri me trenin Vuçiç është absolutisht akt prove nëse mund ta aneksojë në mënyrë gjysmë paqësore, gjysmë ushtarake, apo jo. Serbia është e gatshme për konflikt. Çka do të thotë se shqiptarët duhet të përgatiten në të gjitha format.

– A duhet Kosova ta aprovojë projektligjin për formimin e ushtrisë?
Kosova e ka të domosdoshme ushtrinë. Por unë mendoj që presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, duhet të lobojnë fuqishëm në Pentagon, në State Departament, në NATO, sepse ushtrinë duhet ta ngrenë së bashku me ta. Çështja e ushtrisë ka vite dhe unë personalisht kam lobuar me ato mundësitë e mia dhe e kam quajtur të domosdoshme ushtrinë e Kosovës. Nuk jam për të hyrë në një sherr me partnerët tanë kryesorë. Ushtria e ka jetike mbështetjen e Pentagonit, ndihmën dhe mbështetjen politike. Por disa gjëra duhet të diskutohen më me hollësi tani, edhe çështje të sigurisë me Pentagonin. Por duhet të specifikohen gjërat, por kjo shkohet gradualisht nuk duhet me hapa të njëanshme që mund të paguajnë çmim, duhet ta shmangin këtë.

– Në këtë kohë, kush janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve?
Amerikanët janë. Ne kemi qenë komb jetim. Shqiptarët nuk duhet ta harrojnë asnjëherë këtë, kanë qenë komb jetim në histori, kanë mbijetuar, nuk duhet të tremben dhe të bien në pesimizëm, se edhe si të tillë kanë mbijetuar para së gjithash në sajë të armëve të tyre. Kanë qenë armëmbajtës. Nuk kanë pasur një nacionalizëm të mirorganizuar, por nuk kanë ngurruar të luftojnë. Nuk kemi pse të kemi as frikëra, as të ngutemi. Ne duhet të jemi të qetë dhe po, duhet të përgatitemi. Sepse nuk është Ballkani fuçi baruti, është Serbia me doktrinën e “Serbisë së Madhe”. Po mund t’i bëjë një qeveri veprime të tilla që kanë bërë ata? Vetëm qeveri zuzarë bëjnë akte të tillë ndaj fqinjëve të tyre.
Kurse Rama e bën siç është, sepse Rama i dha një pasaportë atij për t’u treguar evropian duke e ditur që nuk e meriton atë pasaportë. Se po ta meritojë absolutisht nuk i mohohet, pavarësisht se çfarë kanë bërë ata mbi shqiptarët.

– A do ta citoje Ivo Andricin?
Kurrë, ai është shkrimtar kriminel, nobelist kriminel. Përkundrazi shqiptarët duhet të bëjnë çmos për t’i hequr çmimin Nobel. Andrici është më i rrezikshëm se të gjithë doktrinarët e tjerë se, asnjëri prej tyre nuk është nobelist, është i veshur me petkun e shkrimtarit. Në idenë e Serbisë së Madhe ky është më i rrezikshmi, moderni.

– A do të jeni deputet në zgjedhjet e ardhshme?
Varet nga vendimi që do të marrin organet drejtuese të Partisë Demokratike.

– A po udhëheqin mirë organet drejtuese të PD-së?
Tani ata janë kyçur në një proces të paprecedent në historinë e vendit, që ja ka imponuar Edi Rama.

– A takoheni shpesh me zotin Basha?
Takohem. Dhe jam i bindur që do e fitojë këtë betejë. Se janë të gjithë të bashkuar. Opozita është e bashkuar si kurrë ndonjëherë. Qytetarët janë të vetëdijshëm, të gjithë e kanë të qartë që ky është një paranojak.

– Përveç ecjes në kohë të lirë me çfarë merreni?
Përgatitem për ditën e Parlamentit, pavarësisht se mund të mos lexoj fjalime, nuk shkoj kurrë pa u përgatitur. Lexoj.

– Çfarë po lexoni aktualisht?
Këto kohë kam lexuar shumë psikologji dhe histori.

– Keni hequr dorë prej romaneve?
Kam disa muaj që kam lexuar disa libra shumë të mirë për Shqipërinë, për luftën e dytë, me dokumente, që faktojnë tradhtinë e madhe që ju bë Kosovës, por edhe shqiptarëve në çdo aspekt nga grupi i Enver Hoxhës. Kanë dalë libra që trajtojnë disa aspekte të gjenocidit komunist në Shqipëri. Libra që trajtojnë masakrën e Tivarit. Përveç librit të Blendi Fevziut për “Enver Hoxhën” ka botuar Vasfi Baruti një libër shumë interesant.

– Pra, ju lexoni edhe shkrimtarë lokalë?
Po. Për fat të keq komunizmi shqiptar në letërsinë botërore është minimal. Shqipëria ka ardhur një vend me histori të ndaluar.
Unë ndjej keqardhje që nuk mbahet mend asgjë ndaj Gani Kryeziut, udhëheqës në luftën kundër nazistëve. Dhe nuk ka asnjë dokument komprometues për të. Përveç urrejtjes së Titos dhe të Enver Hoxhës. Një njeri që luftoi 4 vjet, një pjesë të mirë të luftëtarëve të tij i kanë ekzekutuar me tokmak pas koke dhe i kanë hedhur në një pus. Dikush duhet të kujtohet për ta. Duhet të nxjerrim historinë tonë.

– Cilin romancier keni më përzemër në letërsinë botërore?
Markezin, por e kam me periudha. Ka pasur periudha që jam dominuar nga Heminguej, Hygoi, Borgezi.

– Në Kosovë?
Më pëlqen Anton Pashku, më pëlqen shumë Ali Podrimja, më i dashuri me “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Edhe Azem Shkreli.

– Rexhep Qosen besoj nuk e keni shkrimtar të preferuar?
Me Qosen ndahem nga ana politike. Padyshim “Vdekja vjen nga sytë e tij” është vepër e mirë. Është roman autobiografik, ai duhet ta pranojë që është autobiografi. Ta pranojë mos të ketë asnjë kompleks. Nuk jam dakord me analizat e tij për letërsinë, ato më kanë mërzitur qëkur i kemi lexuar, kur thoshte se “ne kemi shkrimtarë të mirë, por s’kemi letërsi të madhe”. Bën disa krahasime që nuk jam dakord dhe nuk janë të vërteta. Sepse letërsia ka një monument madhështor të ndërtuar nga Ismail Kadareja. Kemi vërtet poetë shumë të mëdhenj, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, ai pse shkon dhe i zhvlerëson këta. Nëse poezia do të kishte gjuhë, do të ishin poezitë e Lasgushit.

– Muzikë dëgjoni?
Po. Edhe shqiptare, edhe të huaja.

– Cili është kundërshtari më i ashpër politik që keni pasur beteja, mirëpo që nuk e keni humbur respektin asnjëherë?
Ruaj një respekt të caktuar për Fatos Nanon. Sepse ai i bëri detyrat. Detyra më bazë e një politikani është që po humbi zgjedhjet, po ta gjykojë, të thotë mirupafshim. Fatos Nano e bëri këtë. Bëri një rotacion, pavarësisht se ç’mendoja unë për të, por e bëri. Çka nuk është Edi Rama kjo gjë. Edi Rama është e kundërta. Njeri që nuk pranon të bëjë zgjedhje. Nëse Nano nga një ushtar i partisë doli prapë në krye kur e hoqën me kurth, Edi Rama fut të gjithë anëtarët e partisë për të votuar. Pse? Që ai mos të votohet. A mund të ndodhë kjo në botë, përveçse me të!

– Zoti Berisha faleminderit!
Shumë faleminderit.

Kategori
Uncategorized

Ne nje shtet leshi, mund te shkosh vetem per lesh..

Nga Basri Çollaku/

Lirimi i Orest Sotes, te clit iu kapen ne makine me 1 nentor 2007, cash, 863000 euro dhe tre leje drejtimi skafi, te Sajmir Tahirit e te bashkeshortes se tij, nuk eshte ndonje qamet i madh.

Pak dite me pare po Gjykata e Apelit per Krime te Renda i ktheu pasaporten e bllokuar ish-ministrit Sajmir Tahiri, duke shkermoqur gradualisht nje dosje me krim te organizuar shtetror.

Ne KQZ nuk u pranuan kerkesat per heqje mandati te deputeteve Aqif Rakipi dhe Gledis Rehovica per mosdeklarim te veprave penale kryer me heret jashte vendit.

Klement Balili dhe sipermarrja e tij, kishin nen ruajtje gjysmen e institucioneve shtetrore. I merkuari nuk gjendet.

Drejtoret vartes dhe te aferm te Sajmir Tahirit, jane thjesht ne kerkim por nuk arrestohen sepse atehere dalin kusuret e plota.

Prokurorja e Perkoheshme e Pergjithshme, ka nderruar tre emra dy prokurore dhe nje drejtues kabineti, sa per te dhene mesazh te qarte, se ajo ka tager te te heqe e dergoje prane apo larg cilesdo dosje mendon apo deshiron vete.

Vellezer ministrash dhe kryeministrash nuk ka prokuror ti preke, ndonese neper dosje hetimesh, lakohen e zgjedhohen emrat dhe veprimet pafund here.

Edi Rama po forcohet nepermjet dobesise se tij, krimit dhe korrupsionit.

Modeli eshte qartesisht mafioz.

Tani nderet shperblehen me nder.

Opozita ka denoncuar gjate dhe shpesh duke bindur se emrat e kallzuar nga ajo, jane pjese serioze e rrezikshme e Krimit te Organizuar. Mund dhe duhet te beje me teper.

Nderkombetaret ne Shqiperi jane shumica vegjetues te fryre nga vemendja e sherbimi qe u bejne pushtetit dhe partite perfituese te fjales se tyre te mire. Ata rrine si servile te rrahur prane kembeve te Rames, genjejne e mashtrojne rregullisht eproret ne Bruksel apo me tej, pastaj eproret “besojne” per te mos patur kokeçarje ne Shqiperi dhe rajon, pa vari teneqen demokracise dhe drejtesise. Nese do investigohen seriozisht nderkombetaret, ojesa.me e madhe e tyre jane per burg, si femije ryshfetesh e qokash. Nese merresh me droge, siç mbolli Rama me Tahirin gjithe Shqiperine, nuk te thote njeri asgje.

Ne burg nuk shkon. Diplomatet te rrine gati edhe ne mesnate me raport gati ne dore ta ndryshosh sipas qejfit. Sigurisht ata sajdisen edhe me.para edhe me sevdallesha sherbimi..?!?! Ec e thuaj jo.

Deputetet e kryebashkiaket e inkriminuar harrojne çfare kane bere edhe disa ore me pare se tu nise procedimi dhe Prokuroria me politiken djegin bashkerijt kujtesen. Kokaina ka efekte politike te jashtezakonshme.

Kjo duket fatkeqesisht tregon se ne nje shtet leshi te gjithe shkojne per lesh..Po populli çkusure ka..?! Mire te na behet
Se ne i lejojme..

Kategori
Uncategorized

Hymni i Forumit Imazh & Media!

I nderuar Faqebardh e zemerpaster, hyjnor, paqembjelles e paqeshperndares!

Me shume Shqiperi!

Bashkepaqesor, bashkeglobalist, me shume per: ” Jam Shqiperi”, ku i thone: “Shqipni”.

Po NISH-it, (Nismes se Imazhit Shqiptar), Jo, Njeshit!
Jemi, NISH per t’ u kujtuar, Jo, njesh per t’ u harruar!

Per Fund t’ mram;
E Mramja me Hajr! Per te Miren, Lufte te Keqes e Hijes!

Viti 2018, me Fat!

Kombi Shqiptar, Imazhi Im!
T’Lir, Iliret!

Me Burrni e Durim,
Zoti na sjell Shpetim!

Jam Shqiperi!

Faleminderit per mirekuptimin!

Perkushtimisht Astrit Memia

Kategori
Uncategorized

Ju mund të mbështeteni tek Amerika.

Kategori
Uncategorized

O Flamur Shkab.

Kategori
Uncategorized

Tropoja në këngë.

Fatime Sokoli.

Kategori
Uncategorized

Raporti nga Shërbimi Informativ Shtetëror: Dalin emrat e policëve që u morën me drogë.

Raportet e SHISH janë dëshmi e implikimit të policisë në të gjitha hallkat e saj, që nga drejtorët e qarqeve deri shefat e komisariateve, shefat e krimeve, shefat e rendit, të qarkullimit e deri tek policët e thjeshtë.
Po ashtu, raporti dëshmon se Edi Rama dhe Saimir Tahiri u informuan në vazhdimësi nga Visho Ajazi Lika por lanë në detyrë, madje promovuan policët që përmendën në raport. Gjithsej SHISH dërgoi 59 raporte, në shumë prej të cilëve jepet informacion i përsëritur për policët e implikuar në biznesin e drogës. Lapsi.al ka nxjerrë nga raportet e publikuar sot, emrat e 79 policëve, si më poshtë:

3.Nr. 963, datë 03.03.2016, me lëndë. “Për parandalimin e trafikimit të 574 sativa për në Turqi, organizuar nga objekti Arjan Leba dhe lidhjet e tij.” Informuar PKR, DPSH.

Romeo Gjolleshi, i datëlindjes 09.01.1982, i biri i Sali e Sirmade, lindur në Lazarat dhe banues në Gjirokastër. Në atë kohë ishte efektiv i Policisë së Shtetit, inspektor krimesh DPQ Korçë.

4.Nr. 1339/4, datë 22.04.2016, me lëndë “Për shtetas shqiptarë nga rrethet Korçë Tiranë dhe Kukës, të përfshirë në emigracion ilegal të klandestinëve nga MENA.” Informuar DPSH

Nail Trota, i biri i Sul e Selvije, i datëlindjes 08.03.1966, lindur në fshatin Shtiqën Kukës, banues në Kukës. Në atë kohë jemi informuar se ishte efektiv i strukturave të policisë së kufirit dhe migracionit në DVP Kukës.

5.Nr. 17.29, datë 27.04.2016, me lëndë “Për shfrytëzim e ushtrim prostitucioni, ku përfshihet edhe efektivi i policisë Agim Jongari.” Informuar MPB, SHÇBA.

Agim Jongari, i biri i Laze e Liri, i dt1.02.03.1968, lindur në Gradishtë, banues në Divjakë. Përdor nr. tel. 069410XXXX. Në atë kohë jemi informuar se ishte punonjës policie në Komisariatin e Divjakës.

6.Nr.1479, datë 08.04.2016, me lëndë “Për përgatitje të procesit të kultivimit e përpunimit të bimëve narkotike në vend.” Informuar DPSH.

Mojsi Sula, në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Ilia Muça, në atë kohë shefi policisë Fushë-Krujë.

Afrim Tafa i biri i Azis dhe Bukurije, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat, banues në lagjen Nr.2, Durrës, në atë kohë detyrë drejtor i DVP Berat.

Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Fran Leka, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në zonën e Rubikut.

Arjanit Arapi, i biri i Bardhokut dhe i Lizës, i datëlindjes 14.11.1977, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Në atë kohë me detyrë drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Haki Hasanbega, i biri i Avdul dhe i Hajrie, i datëlindjes 22.01.1964, me detyrë Shefi i Komisariatit të Tepelenës. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Shkëlqim Hyseni, i biri i Izet dhe Labikë, i datëlindjes 25.02.1962, me detyrë inspektor i policisë së zonës së Kurveleshit. Në atë kohë me detyrë inspektor rendi (në zonën e ish-komunës Gusmar), DVP Gjirokastër.

Jeald Çelaj, në atë kohë drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë

Renato Memetaj, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Nr. 2097, datë 19.05.2016, me lëndë “Për punonjës të veçantë të Policisë së Shtetit që dyshohet se përfshihen në veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike në vend.” Informuar SHÇBA.
Vasil Çela, i vitlindjes 1961, lindur në Ballsh e banues në Tiranë, në atë kohë efektiv i DVP Kukës, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.

Naim Osmani, ish shef i Komisariatit të Policisë Tropojë në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër.

Masar Gjoka, i biri i Sali dhe Mihane, i datëlindjes 16.04.1966, lindur në Macukull, banues në Burrel, në atë kohë shef Nënstacionit të Policisë Klos.

Sokol Doçaj, i biri i Gjon dhe Mire, i datëlindjes 08.07.1974, lindur në fshatin Nicaj të njësisë Shalë e banues në Shkodër, në atë kohë me detyrë punonjës i policisë kriminale pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Gjin Doçaj, i biri i Ndoj e File, i datëlindjes 21.04.1971, lindur dhe banues në Nicaj, njësia Shalë, Shkodër, në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së rendit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Arben Islami i biri i Ramadan dhe Rukije, i datëlindjes 01.10.1969, banues në fshatin Buhot të bashkisë Pukë, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë.

Bib Luka i biri i Kol dhe Davë, i datëlindjes 12.08.1968, lindur në fshatin Tuç, Pukë, banues në Pukë, në atë kohë efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë.

Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Fran Leka, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në zonën e Rubikut.

Ndrec Ndreca, i biri i Gjin e Marë, i vitlindjes 1966, lindur e banues në Bushnesh, Mamurras, me detyrë punonjës i policisë së Komisariatit Kurbin, në atë kohë efektiv në postën e policisë së Mamurrasit, Komisariati i Policisë së Kurbinit.

Mojsi Sula, në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Ilia Muça, në atë kohë shefi i policisë Fushë-Krujë.

Afrim Tafa i biri i Azis dhe Bukurijes, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat, banues në lagjen Nr.2, Durrës. Në atë kohë me detyrë drejtor i DVP Berat.

Jeald Çelaj, në atë kohë drejtor i DVP Vlorë.

Renato Memetaj, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Renato Memeti/Memetaj, në atë kohë punonjës i policisë në DVP Vlorë.

Arjanit Arapi, i biri i Bardhokut dhe i Lizës, i datëlindjes 14.11.1977, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Në atë kohë me detyrë drejtor i DVP Gjirokastër.

Haki Hasanbega, i biri i Avdul dhe Hajrie, datëlindje 22.01.1964, me detyrë Shefi i Komisariatit të Tepelenës. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë, ish shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë.

Shkëlqim Hyseni, i biri i Izet dhe Labikë, i datëlindjes 25.02.1962, me detyrë inspektor i policisë së zonës së Kurveleshit. Në atë kohë me detyrë inspektor rendi në DVP Gjirokastër.8. Nr. 1985, datë 13.05.2016, me lëndë “Për kultivimin e bimëve narkotike në vend, në funksion të tregtimit e trafikimit të tyre.” Informuar PKR.

Mojsi Sula, në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Ilia Muça, në atë kohë shefi i policisë Fushë-Krujë.

Afrim Tafa i biri i Azis dhe Bukurijes, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat dhe banues në lagja Nr.2, Durrës. Në atë kohë me detyrë Drejtor i DVP Berat.

Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Kurbin

Fran Leka, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në zonën e Rubikut.

Arjanit Arapi, i biri i Bardhokut dhe i Lizës, i datëlindjes 14.11.1977, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Në atë kohë me detyrë drejtor i DVP Gjirokastër.

Haki Hasanbega, i biri i Avdul dhe i Hajre, i datëlindjes 22.01.1964, më parë shef i Komisariatit të Tepelenës. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Jeald Çelaj, në atë kohë drejtor i DVP Vlorë.

Renato Memeti/Memetaj, në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Sokol Doçaj, i biri i Gjon dhe Mire, i datëlindjes 08.07.1974, lindur në fshatin Nicaj të njësisë Shalë, e banues në Shkodër. Në atë kohë efektiv i DVP Shkodër.

Gjin Doçaj, i biri i Ndojë e File, i datëlindjes 21.04.1971, lindur dhe banues në Nicaj, njësia Shalë, Shkodër. Në atë kohë efektiv DVP Shkodër.

Klemend Haxhiu i biri i Felek e Difiruze, i datëlindjes 18.08.1984, lindur e banues në Gjirokastër. Ka përdorur nr. tel. cel. 069666xxxx. Në atë kohë punonjës policie në zonën e Poliçanit.

Dhurim Rapo Çenko, lindur e banues në Gjirokastër. Në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër.

9.Nr.1948, datë 10.05.2016, me lëndë “Në vijim të verifikimeve për kushtin e sigurisë në, ngarkim të efektives së policisë, Valbona Aliaj. Informuar SHÇBA.

Valbona Neim Aliaj, në atë kohë me detyrë shefe e sektorit të kundër krimit ekonomiko-financiar në DVP Vlorë (Bashkëshorti i saj, shtetasi shqiptar Edmond Aliaj, i biri i Ilmi e Kimete, d1.28.03.1971, lindur në Tepelenë dhe banues në qytetin e Vlorës, është ndjekur nga ana jonë që nga viti 2012 si objekt i një rrjeti kriminal me qendër në Vlorë dhe shtrirje brenda e jashtë vendit.)

10.Nr. 1479/1, datë 13.05.2016, me lëndë “Për kultivim të bimëve narkotike në vend.”. Informuar DPS1-1.

Sokol Doçaj, i biri i Gjon dhe Mire, i datëlindjes 08.07.1974, lindur në fshatin Nicaj të njësisë Shalë, e banues në Shkodër, në atë kohë efektiv i DVP Shkodër.

Gjin Doçaj, i biri i Ndojë e File, i datëlindjes 21.04.1971, lindur dhe banues në Nicaj, njësia Shalë, Shkodër, në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së Rendit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Klemend Haxhiu i biri i Felek e Difiruze, i datëlindjes 18.08.1984, lindur e banues në Gjirokastër, në atë kohë punonjës policie në zonën e Poliçanit. Përdor nr. tel. cel. 069666xxxx.

Dhurim Rapo Çenko, lindur e banues në Gjirokastër. Në atë kohë efektiv i DVP Gjirokastër.11.Nr. 2764, data 28.06.2016, me. lëndë “Për veprimtarinë e objektit narkotrafikantit Alket Hatija, në bashkëpunim.”. Informuar PKR, DPSH.

Afrim Tafa, i biri i Azis dhe Bukurije, i datëlindjes 09.08.1976, lindur në Kutalli, Berat, banues në Durrës. Në atë kohë, nga drejtor i DVP Berat, u emërua drejtor i Policisë së Kufirit dhe Migracionit në DVP Kukës.

12.Nr. 2097/2, datë 01.07.2016, me lëndë “Për punonjës të veçantë të Policisë së Shtetit që dyshohet se favorizojnë kultivimin e narkotikëve.”. Informuar SHÇBA.

Nesim Hasani, i biri i Sybi dhe Esma i datëlindjes 23.01.1970, lindur në Ermenj të Gramshit, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, në atë kohë efektiv i DVP Berat, me detyrë inspektor zone.

Flakim Tara, i biri i Emin dhe Lumturi, i datëlindjes 05.05.1986, lindur në Fullqet, Mat, banues në “Laprakë”, Tiranë, në atë kohë efektiv i policisë në Bubq, Krujë.

Maksim Meço, biri i Ali dhe Feime, i datëlindjes 12.03.1967, lindur në Panarit e banues në Korçë. Përdor nr. tel. cel. 068240xxxx. Në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së rendit, pranë Komisariatit të Policisë Maliq.

Dashnor Korançe, i biri i Asllan dhe Xhemile, i datëlindjes 02.09.1975, lindur dhe banues në Pogradec. Përdor nr. tel. cel. 069411xxxx. Në atë kohë shefi i sektorit të krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq.

Ylli Vata, në atë kohë me detyrë shef i rendit në Komisariatin e Policisë Laç.13.Nr. 2736, datë 24.06.2016, me lëndë “Për veprimtarinë e objektit narkotrafikant Lefter Nelaj, në bashkëpunim.”. Informuar PKR, DPSH.

Ylli Vata, i biri i Hamit dhe Xhevaire, i datëlindjes 02.05.1.975, lindur në Macukull të rrethit Mat dhe banues në Tiranë. Përdor nr. tel. cel. 0035568554xxxx. Në atë kohë shef i rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin.

Aleksandër (Sandër) Biba, i biri i Kolë dhe Mrikë, i datëlindjes 10.06.1975. Përdorej edhe si shofer i shefit të Komisariatit të Policisë, Kurbin. Përdor nr. tel. cel. 0035569410xxxx dhe 0035568534xxxx. Në atë kohë agjent i krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin.

14.Nr. 2597/1, datë 17.06.2016, me lëndë “Për kultivues e trafikantë të lëndëve narkotike në rrethin e Vlorës që favorizohen nga punonjës të veçantë të policisë.” Informuar PKR.

Renato Avdulaj, i biri i Viron dhe Zinete, i datëlindjes 30.12.1980, lindur në Tragjas, banues në Vlorë. Përdor nr. tel. cel. 069448xxxx dhe 069334xxxx. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë në sektorin e kundër krimit të organizuar.

Gjergji Kohila, i biri i Resti dhe Kulla., i datëlindjes 06.09.1980, lindur në Delvinë, banues në Vlorë me numër telefoni 069353xxxx. Në atë kohë shef në sektorin e kundër krimit të organizuar në DVP Vlorë.15.Nr. 2597, datë 13.06.2016, me lëndë “Për kultivim të bimëve narkotike në fshatrat Velçë dhe Ploçë, qarku Vlorë.”. Informuar PKR.

Renato Avdulaj, i biri i Viron dhe Zinete, i datëlindjes 30.12.1980, lindur në Tragjas, banues në Vlorë. Përdor nr. tel. cel. 069448xxxx dhe 069334xxxx. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë në sektorin e kundër krimit të organizuar.

Gjergji Kohila, i biri i Resti dhe Kulla, i datëlindjes 06.09.1980, lindur në Delvinë, banues në Vlorë. Përdor nr. tel. cel. 069353xxxx. Në atë kohë shef në sektorin e kundër krimit të organizuar në DVP Vlorë.

16.Nr. .2097/1, datë 13.06.2016, me lëndë “Për punonjës të veçantë të Policisë së Shtetit që dyshohet se favorizojnë kultivimin e bimëve narkotike.”. Informuar SHÇBA.

Naim Stafuka, i biri i Ram dhe Sarije, i datëlindjes 05.1.2.1.977. lindur dhe banues në Cudhi-Qendër, Krujë. Në atë kohë efektiv i Komisariatit të Policisë Krujë.

Hysen Pula, i biri Murat dhe Hajrie, i datëlindjes 16.05.1967, lindur dhe banues në fshatin Cudhi-Qendër, Krujë. Në atë kohë me detyrë inspektor në zonën e Malësisë së Krujës.

Flakim Tara, i biri i Emin dhe Lumturi, i datëlindjes 05.05.1986, lindur në Fullqet, Mat, banues në “Laprakë”, Tiranë. Në atë kohë efektiv i Komisariatit të Policisë Krujë.

Renato Avdulaj, i biri i Viron dhe Zinete, i datëlindjes 30.12.1980, lindur në Tragjas, banues në Vlorë. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë në sektorin e kundër krimit të organizuar.

Gjergji Kohila, i biri i Resti dhe Kulla, i datëlindjes 06.09.1980, lindur në Delvinë, banues në Vlorë. Në atë kohë shef në sektorin e kundër krimit të organizuar në DVP Vlorë.

Bardhosh Çeloleskaj, i biri i Lesko dhe Lelo, i datëlindjes 12.02.1968, lindur në Vranisht dhe banues në Vlorë. Në atë kohë punonjës i policisë në DVP Vlorë.

Ermal Ajdini, i biri i Dilaver dhe Fatime, i datëlindjes 26.08.1983, lindur në “Zhapokikë 2”, me banim në qytetin e Gjirokastrës. Në atë kohë efektiv i Policisë së Shtetit.

Arben Jaçe, i biri i Nuredin dhe Naime, i datëlindjes 06.08.1969, lindur në fshatin Surropull të Përmetit, me banim. në Këlcyrë. Në atë kohë me detyrë shef i stacionit policor në PK.KK Tre Urat në rrethin e Përmetit

Klemend Haxhiu, i biri i Felek e Difiruze, i datëlindjes 18.08.1984, lindur në Prongji dhe banues në Gjirokastër. Përdor nr. tel. cel. 069666xxxx. Në atë kohë punonjës policie në zonën e Poliçanit.

Vangjel Xhavara, rreth 50 vjeç, me banim në qytetin e Sarandës. Në atë kohë në detyrë shef rendi pranë Komisariatit të Policisë Delvinë.

Bashkim Ymeraj, i biri i Sami dhe Naqo, i datëlindjes 10.05.1957, lindur në Aranitas, Fier, banues në Fier. Në atë kohë me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.

Fran Leka, i biri i Ndue dhe Marte, i datëlindjes 15.10.1968, lindur e banues në Rrëshen të rrethit Mirditë. Në atë kohë efektiv policisë në zonën e Rubikut.

Masar Gjoka, i biri i Sali dhe Mihane, i datëlindjes 1.6.04.1966, lindur në fshatin Macukull, Mat, banues në Burrel. Në atë kohë me detyrë shef i Stacionit Policor të bashkisë Klos.

Gëzim Murrani, i biri i Kurt dhe Hide, i datëlindjes 07.04.1965, lindur në Derjan, Mat, banues në Tiranë. Aktualisht me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin Mat. Në atë kohë me detyrë shef rendit në Komisariatin e Policisë Burrel.

Jonuz Gjika, në atë kohë efektiv i Komisariatit të Policisë Elbasan.17. Nr. 3111, date27.07.2016, me lëndë “Mbi aktivitetin e shtetasve/grupeve kriminale të dyshuar për prodhimin e trafikimin e bimëve narkotike “ca.nnabis sattiva” në zonën e Krujës.”. Informuar PKR.

Sabri Dani, në atë kohë punonjës Policie në Komisariatin e policisë Krujë, ZPZ në Njësinë Nikël Krujë. Më parë ka qenë me detyrë në sektorin e Armatimit në këtë Komisariat Policie.

Inf. nr.2962, datë13.07.2016, me lëndë “Për kultivim lëndësh narkotike në funksion të trafikut të tyre në zonën e Ishmit, Durrës, në vendin e quajtur “Gotull”.”. Informuar PKR, DPSH.
Lorenc (Lenc) Meta, i biri i Lulzim dhe Dylbere, i datëlindjes 23.11.1980, lindur në Mamurras, Krujë. Në atë kohë ka mbajtur pozicionin e shefit të sektorit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës; aktualisht me detyrë në sektorin kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

19, Nr. 2846, datë 01.07.2016, me lëndë “Për efektivin e Policisë së Shtetit Haki Hasanbegaj, i përfshirë në kultivim, tregtim, trafikim lëndësh narkotike, në bashkëpunim.”

Haki Hasanbega, i biri i Avdul dhe Hajre, i datëlindjes 22.01.1964, lindur në fshatin Toç të bashkisë Memaliaj, banues në Vlorë. Ka përdorur nr. tel. cel. 0035569413xxxx, 0035569810xxxx, 0035569812xxxx. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë.

Ylli Kondi, i biri i Hasan dhe Bejeko, i datëlindjes 10.03.1965, lindur në Salari të Tepelenës e banues në Vlorë. Në atë kohë me detyrë shef i qarkullimit në DVP Vlorë.20.

20 Nr. 2097/3, datë14.07.2016, me lëndë “Dyshime për favorizim të kultivimit të bimëve narkotike nga efektivë policie në Krujë, Durrës Shkodër, Dibër, Berat.”. Informuar SHÇBA.

Flakim Tara, i biri i Emin dhe Lumturi, i datëlindjes 05.05.1986, lindur në Fullqet, Mat, banues në “Laprakë” Tiranë. Në atë kohë efektiv i Policisë m detyrë inspektor i zonës së Bubqit.

Ibrahim Luka, i biri i Gani dhe Hamke, i datëlindjes 03.05.1960, lindur në Bura e banues në Rinas. Në atë kohë efektiv Komisariatit të Policisë Rinas.

Erjon Ismaili, i biri i Luftir dhe Lulëzime, i datëlindjes 11.10.1979, lindur në qytetin e Këlcyrës, Përmet, me banim në qytetin e Tiranës. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Krujë.

Sabri Dani, në atë kohë efektiv në Komisariatin e Policisë Krujë, ZPZ në Njësinë Nikël Krujë. Ka qenë më parë me detyrë në sektorin e Armatimit në këtë Komisariat Policie.

Sali (Petrit) Skura, i biri i Rustem dhe Bardhe, i datëlindjes 21.05.1967, lindur në Thumanë, Krujë, banues në Tiranë. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Kamzë.

Hysen Bullizi, i biri i Hamid dhe Nakije, i datëlindjes 01.02.1962, lindur e banues në Qerret, Durrës. Ka në përdorim nr. tel. cel. 0694103142. Në atë kohë inspektor policie që mbulonte zonën e Manzës, ka qenë më parë inspektor i zonës së Ishmit.

Ded Kodra, i biri i Gjergj dhe Lulë, i datëlindjes 22.06.1972, lindur në fshatin Gegaj, Shllak, banues në Shkodër. Në atë kohë me detyrë efektiv pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Kolë Kola, i biri i Gjon dhe Makë, i datëlindjes 25.05.1960, lindur në Kllogjen, Temal dhe banues në lagjen “Tre Heronjtë” të qytetit Shkodër. Në atë kohë me detyrë punonjës i policisë së rendit, pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Zef Prebibaj, i biri i Mark dhe i Sose, i datëlindjes 13.12.1968, lindur në Curraj i Epërm, Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Heronjtë” Shkodër. Në atë kohë me detyrë inspektor i policisë së rendit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.

Robert Aga, i biri i Nazif dhe Luftime, i datëlindjes 28.09.1963, lindur në Maqellarë dhe banues në Tiranë. Në atë kohë me detyrë shef i Kornisariatit të Policisë Peshkopi.

Denis Iskurti, i biri i Asllan dhe Shqipe, i datëlindjes 26.07.1983, lindur e banues në fshatin Pollozhan, njësia Tomin. Në atë kohë me detyrë inspektor zone në njësinë administrative Melan, Dibër.

Qemal Vranezi, i biri i Ibrahim dhe Defë, i datëlindjes 14.06.1961, banues në “Lagjen e re” në qytetin e Peshkopisë. Në atë kohë me detyrë inspektor zone në njësinë administrative Maqellarë.

Learton Haxho, i biri i Makrikam dhe Haxhire, i datëlindjes 01.05.1978, lindur dhe banues në Tiranë. Ka në përdorim nr. tel. cel. 0696254281. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Berat.

21.Nr. 2093/3, datë 14.07.2016, me lëndë “Për kultivim të bimëve narkotike, në funksion të tregtimit e trafikimit të prodhimit të përftuar.”. Informuar PKR, DPSH.

Ibrahim Luka, i biri i Gani dhe i Hamke, i datëlindjes 03.05.1960, lindur në fshatin Bura e banues në fshatin Rinas, Qendra Administrative Nikël, Krujë. Në atë kohë ishte punonjës policie në Komisariatin e Policisë Rinas.

22.Nr. 1064/2, datë 11.07.2016, me lëndë “Për objektin narkotrafikant Altin Zhurzhi dhe lidhjet e tij, në përpjekje për të trafikuar kokainë për në Maqedoni.”. Informuar PKR, DPSH.

Robert Aga, i biri i Nazif dhe Luftime, i datëlindjes 28.09.1963, lindur në Maqellarë dhe banues në Tiranë. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Nr. 2093/4, datë 03.08.2016,. me lëndë “Mbi kultivimin e bimëve narkotike në vend.”. Informuar PKR, DPSH.
Alban Hoxha, në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Maliq.

Xhevair Kadri Vela, i datëlindjes 15.03.1969, lindur në fshatin Luftinjë e banues në Memaliaj. Në atë kohë me detyrë inspektor policie i zonës së njësisë Luftinjë të Memaliajt.

Shefqet Barjam Mehmetaj, i datëlindjes 01.02.1966, lindur në Drenovë, Fier, banues në qytetin e Ballshit. Në atë kohë efektiv i DVP Fier (Mallakastër).

Zeni Kaba, i biri i Azem dhe Barie, i datëlindjes 05.05.1966, banues në “Lagje e Re”, Peshkopi. Në atë kohë efektiv i DVP Dibër.

Nr. 2097/4, datë 03.08.2016, me lëndë “Dyshime për favorizim të kultivimit të bimëve narkotike nga efektivë policie.”. Informuar SHÇBA.
Sabri Dani, në atë kohë efektiv në Komisariatin e Policisë Krujë, ZPZ në Njësinë Nikël Krujë. Ka qenë më parë me detyrë në sektorin e Armatimit në këtë Komisariat Policie.

Vangjel Xhavara, rreth 50 vjeç, me banim në qytetin e Sarandës. Në atë kohë me detyrë shef rendi pranë Komisariatit të Policisë Delvinë.

Gazmend Preçi, në atë kohë shefi i komisariatit të policisë Vau i Dejës.

Petrit Gazulli, në atë kohë shefi i krimeve në komisariatin e Vaut të Dejës.

Zef Prebibaj, i biri i Mark dhe Sose, i datëlindjes 13.12.1968, lindur në Curraj i Epërm, Tropojë, banues në Shkodër. Në atë kohë inspektor i Policisë së Rendit pranë Komisariatit të policisë Vau i Dejës.

Zef Dermani, i biri i Kol dhe Meri, i datëlindjes 09.10.1.964, lindur në Kir, dhe banues në Shkodër. Në atë kohë inspektor i Policisë së Rendit pranë Komisariatit të policisë Vau i Dejës.

Lek Doda, i biri i Gjokë dhe Dilë, i datëlindjes 18.03.1991, lindur në Karmë e banues në Stajkë-Vau i Dejës. Në atë kohë inspektor Policisë së Rendit për zonën Karmë, Vau i Dejës.

Nik Nikolla, i biri i Mark dhe Leze, i datëlindjes 27.02.1947, lindur në Kallmet, Lezhë, banues në Tiranë. Në atë kohë me detyrë shef i komisariatit Tropojë.

Albert Petrit Ibrahimi, në atë kohë shef komisariati i rrethit të Kolonjës.

Alban Hoxha, në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Maliq.

Xhevair Kadri Vela, i datëlindjes 15.03.1969, i lindur në fshatin Luftinjë e banues në Memaliaj. Në atë kohë me detyrë inspektor policie i zonës së njësisë Luftinjë të Memaliajt.

Shefqet Barjam Mehmetaj, i datëlindjes 01.02.1966, lindur në Drenovë, Fier, banues në qytetin e Ballshit. Në atë kohë efektiv i DVP Fier (Mallakastër).

Dilaver Duriçi, i biri i Fiqiri dhe i Hamide, i datëlindjes 09.02.1973, lindur e banues në Vajkal rrethi Bulqizë. Në atë kohë me detyrë shofer në Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Albert Duli, i biri i Kristofar dhe i Elsa, i datëlindjes 11.01.1978, lindur e banues në Gjirokastër. Në atë kohë me detyrë shofer në DVP Dibër.

Zeni Kaba, i biri i Azem dhe Barie, i datëlindjes 05.05.1966, banues në Lagje e Re qyteti Peshkopi. Në atë kohë efektiv i DVP Dibër.

Agron Çullhaj, i biri i Seit dhe i Razie, i datëlindjes 20.04.1961, lindur e banues në Tiranë. Në atë kohë shefi i sektorit të anti drogës në DVP Lezhë.

Ferdinand Dusho, i biri i Sulejrnan dhe Sadije, i datëlindjes 29.09.1969, lindur në Potom, Skrapar dhe banues në Lagja 1.4, Durrës. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Skrapar.

Nr.2097/.5, datë 26.08.2016, me lëndë “Dyshime për favorizim të kultivimit të narkotikëve nga efektivë policie në Vlorë, Krujë, Lezhë, Durrës, Dibër.”. Informuar SHÇBA.
Enkeled Greku, i biri i Pandeli dhe Natasha, i datëlindjes 12.11.1985, lindur dhe banues në Aliban të Vlorës. Në atë kohë me detyrën e shefit të Stacionit Policor Selenicë, Vlorë.

Veli Alliu, i biri i Lavdim dhe Velide, i datëlindjes 01.02.1980, lindur e banues në fshatin Panaja të Vlorës. Në atë kohë shef i krimeve të zonës në Stacionin Policor Selenicë, V1orë.

Shkëlqim Baçaj, biri i Dervish dhe Lushe, i datëlindjes 15.07.1963, lindur dhe banues në Llakatund, Vlorë. Në atë kohë efektiv i DVP Vlorë, punonjës i policisë së zonës së fshatit Bishan.

Altin Hamitaj, i biri i Kujtim dhe Hurma, i datëlindjes 18.11.1975, lindur e banues në Fier. Në atë kohë ka qenë shef krimeve në DVP Vlorë. Më parë ka qenë efektiv në DVP Fier.

Gazmir Karaj, i biri i Kasem dhe Hifsije, i datëlindjes 27.02.1976, lindur në Mafsheq e banues në Krujë. Në atë kohë efektiv në Komisariatin e Policisë së Pogradecit. Më parë ka qenë efektiv i policisë në Komisariatin e Policisë Krujë.

Flakim Tara, i biri i Emin dhe Lumturi, i datëlindjes 05.05.1986. Përdorte nr. tel. cel. 069410xxxx. Në atë kohë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, inspektor në zonën e Mallkoçit, Ishëm.

Ndriçim Halil Xheka, në atë kohë punonjës policie në Komisariatin e Rinasit.

Besim Palamani, i biri i Sadik dhe Bukurije, i datëlindjes 01.04.1973, lindur në Bruç të rrethit Mat, banues Shkodër. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Lezhë.

Ylli Vata, i biri i Hamit dhe Xhevaire, i datëlindjes 02.05.1975, lindur në Macukull të Matit dhe banues në Tiranë. Ka përdorur nr. tel. cel. 068554xxxx dhe 068627xxxx. Në atë kohë shefi i rendit pranë Komisariatit të rrethit Kurbin.

Arben Curri, i biri i Frano e Shaqe, i datëlindjes 04.06.1970, lindur në Barbullush Shkodër dhe banues në Tiranë. Në atë kohë shef i Komisariatit të Policisë Mirditë.

Kategori
Uncategorized

ILIRET.

Ilirët

Qlirimtar

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar[citim i duhur]. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve[citim i duhur], banorët më të lashtë të siujdhesës.

Ilirët
Rome-Capitole-StatueConstantin.jpg Meister von San Vitale in Ravenna.jpg Istanbul - Museo archeol. - Diocleziano (284-305 d.C.) - Foto G. Dall'Orto 28-5-2006.jpg Belisarius mosaic.jpg
Konstandini i Madh Justiniani I Diokleciani Belisarius
Bernardino Pinturicchio - Saint Jerome in the Wilderness - Walters 371089.jpg Face of King Gentius on Ancient Illyrian coin.jpg Aurelian.jpg Santa Giulia 4.jpg
Jeronimi Genti Aureliani Klaudi II
Pius I.jpg PCaius.jpg Shën Asti - ikonë, shek. 20 .jpg
Papa Pius I Papa Kaio Niket Dardani Asti
ValentinianI.jpg Gratian Solidus.jpg Toulouse - Musée Saint-Raymond - Maximien Hercule1.jpg Const.chlorus01 pushkin.jpg
Valentiniani I Gratiani Maximian Konstantius Chlorus
Statue of emperor Valentinian II detail.JPG Valens Honorius Musei Capitolini MC494.jpg Semissis-Anastasius I-sb0007.jpg Campidoglio, Roma - Costantino II cesare dettaglio.jpg
Valentiniani II Valensi Anastasios Konstantini i II
Gjuhët
Gjuha Ilire

Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.s.Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.


Ballkani në vitet 582612 para dyndjeve sllave.


Shtrirja e fiseve ilire.

Kategori
Uncategorized

Policët e Gjirokastrës që përmenden në raportin e SHISH si të implikuar me drogën.

Janë në total 59 raporte që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017.

Mes emrave të policëve që janë në këtë raport, ka edhe efektivë të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër.

Në total sipas raporteve të SHISH janë 128 policë të dyshuar si të implikuar në trafikun e drogës. Për Gjirokastrën deri më tani përmenden këta emra.

Xhevair  Vela, lindur në fshatin Luftinjë, banues në Memaliaj. Në atë kohë me detyrë inspektor policie i zonës së Luftinjës.

Albert Duli, lindur e banues në Gjirokastër. Në atë kohë me detyrë shofer në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Romeo Gjolleshi, lindur në Lazarat dhe banues në Gjirokastër. Në atë kohë inspektor krimesh në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë.

Arjanit Arapi, në atë kohë drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Haki Hasanbega, në atë kohë shefi i komisariatit në Tepelenë.

Shkëlqim Hyseni, në atë kohë me detyrë inspektor rendi në Gusmar të Tepelenës.

Naim Osmani, ish shefi i komisariatit në Tropojë. Atë kohë efektiv policie në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës.

Klemend Haxhiu, lindur në Prongji dhe banues në Gjirokastër. Në atë kohë punonjës policie në zonën e Poliçanit.

Arben Jaçe, lindur në fshatin Surropull të Përmetit dhe banues në Këlcyrë. Në atë kohë shefi i stacionit policor kufitar në Tre Urat, Përmet.

Dhurim Çenko, lindur dhe banues në Gjirokastër. Në atë kohë efektiv policie në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër.

Kategori
Uncategorized

O Edi Rama o turist, do ju heqim tubat dhe do ua fusim…

Vdekja e Florenc Beqirajt/Shpërthen Erion Kristo: O Edi Rama o turist, do ju heqim tubat dhe do ua fusim...

Erion Kristo, përfaqësues i shoqërisë civile, ka reaguar ashpër ndaj vdekjes së Florenc Beqirit në Francë. Në protestën e mbajtur në Tiranë, Kristo ka dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë ndaj Kryeministrit dhe çdo zyrtari që paguhet me taksat e shqiptarëve.

“O Edi Rama, o artist, o turist a do bëhesh kryeministër ti apo jo? Lëri ekspozitat dhe citjanet e kujdesu për shqiptaret se po vdesin kamionave, po hidhen nga tragetet, po vdesin maleve e spitaleve…po vdesin rrugëve, po vdesin në det, po vdesin në lumë.

Ku janë ata shqiptarët tifozë që rrihen për skuadrat e futbollit, ku janë tifozët e Partizanit e të Tiranës, ku janë ata shqiptarë që të shajnë nga robt e shpisë po u shave Palestinën?

Zyrtarët tanë që paguhen me taksat tuaja kërkojnë nga bota që të mbajnë qëndrim ndaj nesh, pra që të na heqin tubin, por tubin do ua heqim ne juve dhe do ua fusim, e dini vetë ju se ku…”, tha Erion Kristo.

Kategori
Uncategorized

Arkeologët në Turqi besojnë se kanë zbuluar Babagjyshin

Nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë të krishterët mund t’i drejtohen së shpejti Turqisë për pelegrinazh, në vendin ku prehet shenjti Nikolas.

Babagjyshi nuk është vetëm një mit i shpikur për fëmijët në Krishtlindje.

Në fakt ai ekziston dhe dikur bënte dhurata bujare, edhe pse jo nga oxhaku, siç tregon legjenda.

Arkeologët në Turqi shprehet se vitin tjetër do të mund edhe ta vizitoni madje.

Bëhet fjalë për zbulimin e mbetjeve të trupit të Shën Kollit, i njohur edhe si Santa Claus apo Shën Nikolas.

Mendohet se ato gjenden ende në Demre, qytetin e njohur dikur si Myra.

Sipas analizave me skaner CT rezulton se ka një tempull të tërë të paprekur dhe poshtë katedrales gjendet varri i Shën Kollit.

“I kemi studiuar të gjitha dokumentet nga 1942 deri në 1966. Atje ka disa shënime. Sipas tyre, kjo kishë është shembur dhe rindërtuar. Gjatë rikonstruksionit, tregtarët nga Bari morën eshtrat. Por atje thuhet se ato nuk i përkisnin Shën Nikolasit, por një prifti tjetër”, shprehet Cemil Karabayram, drejtori i monumenteve për distriktin e Antalias.

Zyrtarët në Turqi kanë shtuar tetë arkeologë të tjerë në ekipin që gërmon tempullin e Demre, por do të jetë një punë e ngadaltë.

Për të arritur tek varri, arkeologët duhet të heqin çdo gur një nga një, pasi ata përmbajnë mozaikë që duhet të ruhen.

Megjithatë kërkuesit shprehen se janë pranë dhe misteri mund të zgjidhet deri në Krishtlindjet e ardhshme.

“Sytë e botës do të vendosen këtu. Ne themi se Shën Nikolasi është mbajtur në këtë tempull pa asnjë dëmtim. Jemi në fazat e fundit”, thotë Karabayram.

Nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë të krishterët mund t’i drejtohen së shpejti Turqisë për pelegrinazh, në vendin ku prehet shenjti Nikolas.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria në Nato.

Kategori
Uncategorized

Këta ishin Mbretërit Ilirë.

Ndër fiset më të përmendura ilirie janë taulantët, adrianët, dardanët, dalmarët, albanët, penestët, molosët, kaonët, thesprorët etj.

– TAULANTËT: Banonin në zonën e Adriatikut, që nga lumi Vjosa, deri në prapatokën e Dyrrahut. Ky fis luajti një rol shumë të rëndësishëm në historinë ilire të shek. IV-III p.K., duke u vënë në krye të shtetit ilir, të cilin e kishin krijuar më parë enkelejtë. Në trevat e taulantëve më vonë shfaqet fisi i Albanëve dhe i Parthinëve.

–ENKELEJTË: Banonin në krahinat përreth liqenit të Ohrit. Ata krijuan dinastinë e parë të Mbretërisë Ilire, në fund të shek. V p.K. Një nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk përmenden më. Në trevat e fisit të enkelejve përmenden edhe dasaretët. Enkelejtë kanë qenë peshkatarë të zotë.

– DASARETËT: Janë një fis i madh në Ilirinë Juglindore. Njiheshin në lashtësi sidomos për prodhimin e drithërave të bukës. Një qytet me të njohura ishte Pelioni (qyteza në Selcë të Poshtme të Pogradecit). Qytet tjetër i madh i këtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

– ALBANËT: Banonin në prapatokën e qytetit të Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgërdheshi i Krujës). Fisi i albanëve i dha emrin e vet shqiptarëve, gjatë mesjetës së hershme, kur ata njihen si albanë, arbër.

– ARDIANËT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit të Rizonit dhe të lumit Neretva. Ardianët e shtrinë pushtetin e vet në të gjitha krahinat e tjera që më parë ishin nën sundimin e taulantëve. Ardianët luajtën një rol shumë të madh në luftërat kundër pushtusve romakë, gjatë shek.III-II p.K., në kohën kur sundoi dinastia ardiane e Mbretërisë Ilire. Kryeqendra e ardianëve ishte Shkodra.

– DARDANËT: Ishin fisi më i madh ilir që u vu në krye të Mbretërisë Dardane, në Ballkanin Qendror, kryesisht në Kosovë. Dy fise të tjera dardane të njohura ishin thunatët dhe galabrët. Qyteti më i rëndësishëm i dardanëve ka qenë Damastioni, i njohur si kryeqendër e nxjerrjes së metaleve. Dardanët përmendën si luftëtarë të fortë xehtarë shumë të mirë, blegtorë dhe tregtarë të njohur.

– DALMATËT: Banonin në brigjet e Adritikut. Ishin blegtorë të njohur; shquheshin për punimin e llojeve të ndryshme të veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika në shekujt e parë u përdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe në veshjen rituale kishtare. Qyteti më i njohur i tyre ka qenë Delmini.

– PENESTËT: Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

– MOLOSËT: Janë një nga tri fiset kryesore qe banonin në qendër të Epirit antik dhe që luajtën një rol shumë të rëndësishëm drejtues në historinë e lindjes dhe të formimit të shtetit të Epirit.

– KAONËT: Ky fis epirot kishte shtrirje të gjërë, që nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri në luginë e Drinosit, në Gjirokastër, Kryeqendra e kaonëve, Foinike (Finiqi i Sarandës), në shek.III p.K. u bë kryeqendra e gjithë shtetit të Epirit. Qytet tjetër i madh i kaonëve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrës).

– THESPORTËT: Banonin në Epir, në jug të lumit të sotëm Kallama, deri në gjirin e Ambrakisë. Përmenden në shkrimet e lashta që nga shek. V.p.K., si fis që sundoheshin nga dy kryetarë të zgjedhur çdo vit nga gjiri i parisë.

Kategori
Uncategorized

Librazhd.Digjet flamuri Frances.

Vdekje nga traumat e marra nga torturat ne burg e te riut Forenc Beqiri, një krim i shëmtuar!

Në shenjë hakmarrje për vrasjen e Florencit në burgun Frances, djemtë e Librazhdit djegin flamurin Frances.

Kronikën e vdekjes së paralajmëruar nga torturat e ushtruara në burgun e Marsejës të të riut shqiptar Florenc Beqiri. Dramën e tij njerëzore e ben edhe më të madhe e tronditëse mungesa e transparencës ndaj kësaj tragjedie njerëzore dhe në veçanti indiferenca dhe braktisja totale e të ndjerit në luftën e tij me vdekjen, nga autoritetet zyrtare shqiptare, sikur Florenci të ishte banor i një vendi pa shtet.

Kategori
Uncategorized

Jerusalemi dhe Kosova.

Palestina si një shtet nuk pranoi Kosovën të pamvarun nga Sërbia dhe ishte kundër pamvarësisë. Ata festojnë bashkë me Sërbët fitoret kundër Kosovës dhe mikut më të madh në të gjitha kohërat të Kombit Shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një festival apo aheng me këngë dhe valle të përbashkëta palestineze dhe serbe. Nuk ofenduam Shqiptarët Muslimanë, thjesht e tham një të vërtet që në fillim ta shohim Atdheun tonë dhe miqt që na duan të bashkuem dhe jo të asimilum, e jo shtete apo popuj që nuk na duan si Shqiptar por thjesht si një popull pa identitet, pa komb, pa shtet!

Kategori
Uncategorized

Amerika shpetoj nga shfarosja shqiptaret ne Kosove ne vitin 1999.

Woodrow Wilson fitoi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara tre javë para se Shqipëria të shpallte pavarësinë në nëntor të vitit 1912. Por duhet të kalonin disa vjet para se refuzimi prej tij i planeve për ndarjen e Shqipërisë, t’i siguronte ish-Presidentit amerikan një vend nderi në historinë shqiptare. Vizioni i Presidentit Wilson për botën, roli i shqiptaro-amerikanëve dhe rrethanat historike kontribuan në vendimin që do të rikonfirmonte pavarësinë e Shqipërisë.

Kur i hedh një vështrim botës së pas Luftës së Parë Botërore në vitet 1919-1920 dhe vendimit të Woodrow Wilsonit për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë, nuk mund t’i shpëtosh mendimit se sikur rrjedha e ngjarjeve të kishte shkuar vetëm pak më ndryshe, harta e Shqipërisë nuk do të ishte kjo që njohim sot. Ndoshta një pjesë e fatit të Shqipërisë, u mbrujt kur Presidenti Wilson paraqiti parimin e vetëvendosjes së popujve, që sipas historianit Bernd Fischer, ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, sipas së cilit kufijtë nuk mundet të caktoheshin më mbi bazën e politikës së fuqive të mëdha.

“Por mendoj se ai ishte gjithashtu i interesuar për të mirën e popujve më të vegjël në Evropë, të cilët nuk ishin marrë parasysh në politikën e fuqive të mëdha. Pra ishte një politikë vizionare përsa i takon botëkuptimit, por ishte edhe një shqetësim shumë konkret për popuj të caktuar dhe shqiptarët përfituan nga kjo”.

Në dhjetor të vitit 1918 Presidenti Wilson u nis për në Evropë ku kaloi pjesën më të madhe të gjashtë muajve të ardhshëm i përfshirë në negociatat e Konferencës së Paqes në Paris. Negociatat për fatin e Shqipërisë, kishin të bënin me synimet për kontrollin e Adriatikut. Territoret shqiptare ishin copëtuar një herë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Por synimet e fqinjëve nuk ishin ndalur aty.

“Shqipëria, nëse do të kishte qenë në dorën e Italisë dhe Jugosllavisë, që mbështeteshin nga Britania dhe Franca, me siguri që do të ishte ndarë në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës që italianët e negociuan në vitin 1915”.

Fuqitë evropiane donin të vazhdonin diplomacinë tradicionale. Presidenti Wilson e hodhi poshtë idenë e aleancave sekrete në diskutimet e tij në Paris. Një nga këto marrëveshje të fshehta ishte e ashtuquajtura Tittoni-Venizelos e vitit 1919, kur Italia dhe Greqia kishin rënë dakord për marrjen e pjesëve të Shqipërisë.

“Disa nga fuqitë e mëdha kishin rënë dakord fshehtas pa dijeninë apo angazhimin e Shteteve të Bashkuara që ta ndanin Shqipërinë dhe Presidenti Wilson kur e mori vesh një gjë të tillë tha se nuk do ta mbështeste”, thotë Robert Enholm, Drejtor Ekzekutiv i Shtëpisë së Woodrow Wilsonit në Uashington, ku ish-presidenti kaloi vitet pas largimit nga posti”.

Për historianin Nikolla Pano, rreziku që i kanosej Shqipërisë ishte synimi i fqinjëve por edhe dobësia e qeverisjes së vendit. Profesor Pano thotë se në fillim të negociatave, Presidenti Wilson kishte prirjen të bënte disa lëshime.
“Por ajo që filloi ta bënte Wilsonin të mbështeste gjithnjë e më shumë Shqipërinë, ishte fakti që Greqia dhe sidomos Italia u bënë gjithnjë e më kërkuese”.

Më 9 dhjetor 1919, Franca dhe Anglia – pa praninë e Shteteve të Bashkuara – arritën një marrëveshje që i jepte Italisë mandatin ta shkëpuste Vlorën dhe që Greqia të merrte territorin përreth Gjirokastrës, por jo Korçën. Profesor Pano thotë se Presidenti Wilson u befasua që italianët dhe grekët ishin të pakënaqur dhe donin më shumë pjesë territori nga Shqipëria dhe kur u ngrit pyetja e kufijve veriorë, ai u zhgënjye plotësisht, duke kuptuar se ajo që po propozohej do të sillte zhdukjen e Shqipërisë.

“Më 6 mars, Presidenti Wilson me forcë i hodhi poshtë këto kërkesa dhe nga këndvështrimi i tij çështja e Shqipërisë nuk ishte e hapur për diskutim dhe fati i Shqipërisë do të përcaktohej në një sërë takimesh pas Konferencës së Paqes”.

“Meqë amerikanët luajtën një rol të rëndësishëm në fazat e fundit të luftës, fjala e Woodrow Wilsonit kishte peshë të madhe”.

Shtetet e Bashkuara nuk e kishin njohur shumë Shqipërinë, para një misioni për mbledhje faktesh në vitin 1914 nga ministri amerikan në Greqi, George Frederick Williams. Por historianët bien dakord se kishte edhe një faktor tjetër thelbësor në qëndrimin amerikan.

“Faktori tjetër që duhet mbajtur parasysh në fillimin e skenarit të mbrojtjes së Shqipërisë, është roli i diasporës shqiptare sidomos asaj në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit e saj si Faik Konica e sidomos Fan Noli. Faik Konica ishte jashtë vendit gjatë pjesës më të madhe të luftës, por Fan Noli ishte në këtë kohë në Shtetet e Bashkuara, po ashtu edhe njerëz të tjerë të njohur si Kostë Çekrezi dhe Kristo Dako”.

Kështu mendon edhe zoti Enholm i Shtëpisë Woodrow Wilson.

“Presidenti Wilson nuk e pranoi ndarjen e Shqipërisë falë parimit të tij të vetëvendosjes, dhe më konkretisht edhe nga kontaktet me shqiptaro-amerikanët”.

Zoti Pano thotë se shqiptarët ndërmorën një fushatë masive propagande për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe tërësisë së saj territoriale.

Dy ditë pas qëndrimit të shprehur nga Amerika në vitin 1920, gazeta Dielli vlerësoi rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Kostë Çekrezi e bëri të qartë që Shtetet e Bashkuara e kishin shpëtuar Shqipërinë, në një intervistë në gazetën New York Times. Më pas atë vit Shqipëria u bë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Trashëgimia e Woodrow Wilsonit është e ndërlikuar. Disa bëjnë përgjegjëse platformën e tij për shumë nga problemet moderne të Ballkanit, sidomos ato që kanë lidhje me konfliktet e viteve 1990. Por siç thonë historianët, po të mos kishte ndërhyrë Woodrow Wilson, kishte shumë gjasa që Shqipëria të ishte më e vogël se sa është sot.

Ky rol i Shteteve të Bashkuara nuk është harruar nga shqiptarët, ndërsa ata festojnë 100 vjetorin e pavarësisë.

    Mendimi juaj

    Ky forum është mbyllur

    Të gjitha komentet (3)

    • Xhevahir Gradica (Durres)
      27,11,2012 17:15

      Wilson eshte burre shteti me njohje dhe admirim ne te gjithe Boten. Mbrojtja qe ai dhe Amerika i beri çeshtjes shqiptare eshte vendimtare dhe percaktuese. Ne dhe brezat qe do vine i jemi dhe duhet t’i jene mirenjohes popullit dhe politikes amerikane te cilet na kane mbeshetur ne luften tone per liri kombetare. Wilsoni shpetoi Shqiperine nga sakatosja e copetimit perfundimtar ne 1915, Klinton e NATO shpetuan nga shfarosja shqiptaret ne Kosove ne vitin 1999.

    Kategori
    Uncategorized

    Kryepeshkopi Anastas: Ja kush do të jetë pasardhësi im në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale…

    Kryepeshkopi Anastas: Ja kush do të jetë pasardhësi im në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale...

    Pasardhësi im në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë do të jetë shqiptar. Kështu u shpreh kryepeshkopi Anastas në një intervistë për televizionin grek “SKAI”.

    “Kjo është mëse e qartë. Unë vet jam shumë vite atje. Shikoni. Nuk kemi guximin të shikojmë ngjarjet me sytë e tjetrit. E imagjinoni ne të kishim një gjë të tille, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës?

    Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.

    Në vijim ai shtoi se Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk është me asnjë parti politike, nuk ngatërrohet përgjithësisht në politikën e vendit, por çdo ortodoks është një anëtar përgjegjës, një qytetar që duhet të ketë rol dhe pozicionim për problemet e ndryshme

    “Nuk duhet ta gjejmë fajin te të tjerët, por në radhë të parë te vetja, ka theksuar kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, kur ka komentuar krizën që po kalon Greqia, ndërsa ka folur edhe për Islamin, duke shpjeguar se është një fenomen në zhvillim.

    Problemi – ka thënë ai, – qëndron se shtetet perëndimore nuk janë marrë sistematikisht me të. Për më tepër janë treguar snobe ndaj Krishtërimit, duke lënë boshllëqe, nëpërmjet të cilave ka depërtuar Islami ekstrem.

    Islami nuk është një çështje e lehtë. E gjithashtu nuk kemi kuptuar se nuk eksizton një Islam i vetëm. Është mënyra sesi e përjetojnë Islamin disa, nën predikimet e fanatikëve ekstremistë dhe e shohim sot se çfarë po bëjnë. Dhe, siç e dini, interpretimet ekstreme janë shumë më të pranueshme nga populli i thjeshtë, sesa të ashtuquajturat interpretimet e sintetizuara dhe me tone më të ulëta”, tha kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas.

    Për sa i përket ngjarjeve në Himarë, ai ka theksuar se çështja e pronave në Shqipëri, në përgjithësi është tepër komplekse dhe ka vonesa gjyqësore, ashtu si dhe me pronat e kishës, por ka shtuar se çdo gjë duhet të zgjidhet me dialog dhe pozitivitet mes palëve.

    Kategori
    Uncategorized

    Sali Berisha: Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova.

    Sali Berisha: Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova

    Sali Berisha: Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova.

    Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si një akt fondamental anti-kombëtar të klikës në pushtet, votën kundër të Shqipërisë në OKB ndaj njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

    Berisha e cilësoi votën e djeshme në OKB si votë turpi në historinë e Shqipërisë dhe kthim në politikën e vjetër antiamerikane.

    “Jeruzalemi de facto është kryeqyteti i Izraelit dhe jam i bindur se do jetë i tillë, për sa kohë do të ekzistojë shteti i Izraelit. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”, shprehet Berisha në një intervistë për Tv Klan.

    Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të djegë apo jo mandatin e deputetit, Berisha tha se “jam duke e shqyrtuar këtë problem, nuk kam marrë vendim. Unë po ndjek, ka një debat dhe forcat politike do të diskutojnë dhe po diskutojnë për qëndrimet që do të mbajnë ndaj Parlamentit. Unë e kam dhënë mendimin tim. Nuk janë aspak të detyruara ta marrin për bazë, por nuk jam tërhequr nga mendimi im. Të gjitha ata që njohin alfën e kushtetutave të vendeve të lira”.

    Intervista e plotë:

    Ish-Kryeministri tha se për rrëzimin e Edi Ramës është i justifikuar çdo aleancë jo vetëm me LSI, por me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar të këtij vendi, me mediat dhe është një emergjencë madhore kombëtare.

    Z.Berisha votën e Shqipërisë në OKB kundër rezolutës së Shteteve të Bashkuara për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ju e keni quajtur një akt të rëndë antikombëtar. Përse ky qëndrim?

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Shqipëria mund të ishte vendi i fundit në botë që të votonte për dënimin e Shteteve të Bashkuara. Shqiptarët kanë patur në çdo moment Shtetet e Bashkuara me një rol përcaktues për lirinë e tyre. Për çdo shqiptar që ndjehet si i tillë, Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova, dhe në këtë kontekst ishte fuqia udhëheqëse politike dhe fuqia ajrore e Shteteve të Bashkuara që çliruan Kosovën. Kosova do ishte sot në pushtimin serb ose do ishte ndarë, copëtuar, spastruar ose do ishte një provincë e Serbisë. Ndërhyrjat e Shteteve të Bashkuara për ekzistencën e kombit shqiptar kanë qenë vendimtare. Është një qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara. Vota e djeshme, një votë turpi në historinë tonë. Ky ishte një kthim në politikën e vjetër anti-amerikane të klikës komuniste, të klikës hoxhiste. Jeruzalemi de facto është kryeqyteti i Izraelit dhe jam i bindur se do jetë i tillë, për sa kohë do të ekzistojë shteti i Izraelit. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”.

    Kur në Nëntor të 2012, z.Berisha, Shqipëria ka abstenuar gjatë votimit në OKB kur Palestina kërkonte të merrte statusin e vëzhguesit. Me cilat shtete i dëmtoi marrëdhëniet kjo votë e Shqipërisë?

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “Shqipëria abstenoi. As që mund të mendoja të votoja pro. Ajo nuk ishte asgjë tjetër vetëm një rezolutë që kërkonte të shmangte Shtetet e Bashkuara nga zgjidhja e problemit. Edhe ai problem pa Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet kurrë. Përkundrazi, pa Shtetet e Bashkuara ai problem mund të çojë drejt një lufte botërore. Kryeministri i Turqisë Erdogan, me një insistim të jashtëzakonshëm kërkonte që unë të ndryshoja qëndrim dhe të votoja pro rezolutës së Palestinës, gjë të cilën unë ja bëra të qartë. Shqipëria në çështjet e sigurisë ndjek dhe do të votojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është po kaq e vërtetë dhe për Lindjen e Mesme dhe se Shqipëria nuk mund të bëhet shtojcë e politikës së askujt në Lindjen e Mesme, përveç se të mbështesë politikën e SHBA”.

    Seanca plenare e ditës së Hënë kur u zgjodh edhe Kryeprokurori i përkohshëm ishte edhe një ndër më të tensionuarit që ka njohur Parlamenti shqiptar. Ju u ndaluat nga Garda e Republikës që të mbanit fjalën tuaj në podium dhe në prononcimin tuaj për mediat ju thatë se Parlamenti ka vdekur dhe sugjeruat djegien e mandateve të deputetëve. Duket në fakt sikur ky propozimi juaj nuk ka mbështetjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe kryetarit Basha. Po nëse ju thoni se Parlamenti ka vdekur, me praninë tuaj në Parlament, a e legjitimoni këtë gjë? Ju do ta digjni mandatin e deputetit apo do t’i bindeni vullnetit të grupit?

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “Unë jam duke e shqyrtuar këtë problem. Jo nuk kam marrë vendim. Unë po ndjek, ka një debat dhe forcat politike do të diskutojnë dhe po diskutojnë për qëndrimet që do të mbajnë ndaj Parlamentit. Unë e kam dhënë mendimin tim. Nuk janë aspak të detyruara ta marrin për bazë, por nuk jam tërhequr nga mendimi im. Të gjitha ata që njohin alfën e kushtetutave të vendeve të lira. Në parlament u ekzekutua liria e fjalës, dhe kjo jo sepse kjo ju bë një ish- kryeministri, por sepse kjo ndodhi në mënyrë më të paimagjinueshme. Unë kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit shënoi kërkesë time dhe më dha fjalën, pasi mbaroi parafolësi u ngrita të marr fjalën në përputhej të plotë me procedurën. E di Rama i tmerruar, sepse ai është skizofren dhe mjekohet me kokainë nuk mjekohet me haloperidon, mirëpo mjekimi më kokainë nuk ja zhdukatij zërat e brendshëm. Dhe atij kushedi ç’farë i thanë zërat, që Sali Berisha po del të të qëllojë dhe unë nuk kisha ndërmend të qëlloja, por të flisja 3 minuta brenda rregullore. Dhe jashtë çdo kopetence ai i bën me shenjë komandanti të rojeve të dalin të më bllokojnë rrugën për në platformë. Për mua që në këtë moment nuk është më Parlament, ka marrë fund”.

    PD e ka cilësuar antikushtetuese zgjedhjen e Prokurores së përkohshme të Përgjithshme, por zoti, Basha ka deklaruar se nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, ju a e mbështesni këtë vendim?

    Ish-Kryeministri Sali Berisha: “T’i drejtohesh Gjykatës Kushtetuese në këto momente është tallje me veten tënde. Gjykata Kushtetuese është një institucion, i cili nuk funksionin si institucion emergjence. Ajo ka të drejtën të marrë kohën e vet që mund të jetë 1 vit, një vit e gjysmë dhe kjo nuk sjell asnjë gjë dhe çdo gjykatës është në një presion të jashtëzakonshëm, Vetting e stër Vetting. Ne parlament vdiq Kushtetuta”.

    U bë prej disa mujash që në tryezën e zoti Basha janë dy platforma me ndryshime statusore, ndonëse ju në intervistat tuaj të fundit keni thënë se po bënin hapa, deri tani ato janë të padukshëm. Pse është kaq e vështirë për t’i thirrur mbështetësit e këtyre platofomave në një takim nga ana e kryetarit të PD, dhe vërtet mendoni se ka nevojë për një vullnet për bashkim?

    Unë besoj se ka një vullnet për bashkim. Ritmet tempet mund të ishin më të shpejta dhe hapa të sigurtë janë bërë për bashkim. Vullneti ekziston.

    Si mendoni se mund të pritet nga militantët e PD, kjo aleancë re mes PD dhe LSI?

    Ish-Kryeministri Sali Berisha:“Unë mendoj se Edi Rama përbën, pas Enver Hoxhës dhe diktatorit Ramzi Alia rrezikun më të madh të këtij kombi. Unë i siguroj shqiptarët se atë që kanë parë dje me votën e pabesë ndaj SHBA është vetëm fillimi, se shumë shpejt do të shohin akte të tjera madhore antikmbëtare nga një njeri apatrid, për të cilin kombi është hiç gjë, para pushtetit të lëkurës së tij personale. Ndaj dhe rrëzimi i tij justifikon çdo aleancë jo vetëm me LSI, por me çdo forcë tjetër politike, me çdo qytetar të këtij vendi, me mediat dhe është një emergjencë madhore kombëtare”./tvklan.al.

    Kategori
    Uncategorized

    Komisar komisar komisar Habilaj.

    Kategori
    Uncategorized

    Fundja edhe interesat e vendit tone do te na çonin drejt votes pro Amerikes..

    Vote kunder SHBA, vote kunder vetes..

    Nga Basir Çollaku/

    Rama e kishte premtuar perkeqesimin e marredhenieve me SHBA, me zgjedhjen e Donald Trump. Dhe e mbajti fjalen duke votuar kunder. Mjafton ta kete mire me Lu dhe Soros dhe kjo duket i mjafton KM ne udhen e tij. Vota kunder SHBA, vote pro Soros dhe jo perrallave me BE, e cila ska bere ndonje here pune te hajrit per Shqiperine..Me SHBA vetem me fjale Mbeshtetja e pakursyer e Donald Lu ndaj Edi Rames u shperblye me vote kunder USA. Nga Reforma ne Drejtesi kthehet ne “forme te re” ne diplomaci. Presidenti Trump ka lajmeruar se do te mbaje shenim votuesit kunder. Akoma se kemi mesuar se ndihma dhe mbeshtetja e SHBA (mund te thote dikush interesat te perputhura) ne Shqiperia dhe Kosova ekzitojme sot..Fundja edhe interesat e vendit tone do te na çonin drejt votes pro Amerikes..

    Kategori
    Uncategorized

    Ditmir, Brukseli është alibi, halli juaj është: me Erdongan apo me Trump?

    Ditmir, Brukseli është alibi, halli juaj është: me Erdongan apo me Trump?

    Dilema reale është: me Trump apo me Erdoganin. Vetëm një dyfish i rrezikshëm, aventurier dhe i çmendur, mund të marrë vendimin e gabuar. Le të pranojmë për një çast se Brukseli për ne shqiptarët prevalon mbi gjithçka. Rrënjët e Bashkimit Evropian janë qytetërimi judeokristian. Janë pikërisht aty në Jerusalem. Aty ku shqiptarët kanë shënuar një nga faqet më të ndritshme të historisë së tyre. Për gati dy dekada, në mesin e shekullit XIX, qyteti i shenjtë është administruar nga shqiptari Mehmet Ali dhe i biri i tij Ibrahim. Themeluesi i dinastisë shqiptare të Egjiptit modern , në aleancë diplomatike me Britaninë e madhe dhe Francën dëboi me shpatë vahabistët sauditë.

    Nga Ilir Babaramo –  21/12/2017

    Qeveria shqiptare duket se do luajë rolin e strucit për çështjen e fundit më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare: vendimin e presidentit Tramp për të zhvendosur selinë e ambasadës së SHBA , nga Tel Avivi në Jerusalem.

    Shqipëria nuk vuan nga gjigandomania që të ketë përgjigje për gjithçka ndodh në botë, qëndrimi ynë do jetë ai Komisionit Evropian, tha ministri  jashtëm Ditmir Bushati duke lënë qartë të kuptohet se është kundër lëvizjes së Uashingtonit. Po a është kjo mënyra e duhur për të reaguar në përputhje me të drejtën historike dhe mbi të gjitha me interesat strategjike jetike të shqiptarëve? Përgjigja e prerë është : jo.

    Alibia e Bushatit rrëzohet menjëherë nëse kemi parasysh se çfarë ndodhi në fillim të kësaj jave. Mjafton të shikojmë foton familjare të takimit informal të kryeministrave të Ballkanit të thirrur nga komisionerja Mogerini. Në ato pamje kryeministrja serbe duket si një pulë e shushatur mes gjelave të Ballkanit. Pamja e saj nuk ishte fort e natyrshme sepse në të njëjtat çaste që Brukseli përpiqej të afronte vendimmarrësit ballkanikë në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian, avioni i shefit të Bërnabic, presidentit Vuçiç, ulej në aeroportin e Moskës. Vuçiç shkoi në Moskë në një vizitë shtetërore.

    Në të njëjtën kohë kur në Bruksel diskutohej për integrimin evropian, Vuçiç u takua me Putin dhe deklaroi se: Beogradi kurrë nuk do pranojë sanksionet e vendosura Rusisë nga Bashkimi Evropian. Moska vendosi veton në Këshillin e Sigurimit të OKB për rezolutën e paraqitur nga Britania e Madhe që e përcakton Srebenicën si genocid, ndërsa gjatë gjithë kohës ka mbrojtur integritetin territorial të Serbisë, aludoi Vuçiç për Kosovën.

    Deklarata e shefit të Beogradit se kurrë nuk do njohë sanksionet e BE ndaj Rusisë ishte dhe këtë herë një karshillëk arrogant që Serbia i bën Brukselit. Por ky qëndrim vis a vis nuk i ka shkaktuar asnjë pasojë Serbisë në procesin e integrimit evropian. Në të njëtën kohë kur ndodhi e gjitha kjo, Brukseli vendosi të hapë negociatat me Serbinë dhe për tre kapituj të tjerë. Ndërkohë Shqipëria është lënë vite pas. Ende Komisioni nuk ka marrë vendimin fillestar, atë në parim për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

    Pra bie alibia e Bushatit se po mbështetëm Uashingtonin për Jerusalemin nuk integrohemi në BE. Ca më tepër që për rastin e sanksioneve kundër Rusisë ka disa vendime të Këshillit Evropian, institucionit më të lartë vendimmarrës të BE, ndërkohë që për Jeruzalemin kemi vetëm një deklaratë të komisioneres Mogerini dhe dy tre deklarata shefa qeverish, pra asgjë formalisht zyrtare të të gjithë Unionit. Në këto rrethana shtrohet pyetje : Përse Shqipëria në Bruksel nuk vepron me Shtetet e Bashkuara ashtu siç vepron Serbia me Rusinë? Ca më tepër që motivi është i njëjtë : Kosova.

    Shqipëria do merrte poza gjigandomanie nëse Rama do tentonte të mbyllte Netanjahun dhe Mahmut Abazin tek Live Gallery në Korçë dhe tu bënte gjithë presionin e mundshëm të një vendi që ka mbi 1000 testata nukleare dhe një GDP 50 mijë euro për frymë për të arritur marrëveshjen e paqes. Bushati gabon. Askush nuk kërkon diçka të tillë nga diplomacia shqiptare. Ajo që kërkohet është thjesht vota. Vota që ka dhe shteti më i humbur në glob. Ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëroi qartë: Do mbajmë shënim çdo vend që del kundër vendimit tonë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të OKB. Çfarë duhet të ndodhë më tepër? Çfarë sinjali tjetër pret qeveria shqiptare për të ndryshuar qëndrim dhe të heqë dorë nga aventura që të ndjekë Erdoganin në pozat e tij prej kalifi?

    Brukseli është alibi. Dilema reale është: me Trump apo me Erdoganin. Vetëm një dyfish i rrezikshëm, aventurier dhe i çmendur, mund të marrë vendimin e gabuar. Le të pranojmë për një çast se Brukseli për ne shqiptarët prevalon mbi gjithçka. Rrënjët e Bashkimit Evropian janë qytetërimi judeokristian. Janë pikërisht aty në Jerusalem. Aty ku shqiptarët kanë shënuar një nga faqet më të ndritshme të historisë së tyre. Për gati dy dekada, në mesin e shekullit XIX, qyteti i shenjtë është administruar nga shqiptari Mehmet Ali dhe i biri i tij Ibrahim. Themeluesi i dinastisë shqiptare të Egjiptit modern , në aleancë diplomatike me Britaninë e madhe dhe Francën dëboi me shpatë vahabistët sauditë.

    Në Jeruzalem, pas pesë shekujsh që nga koha e kryqëzatave, u dëgjuan kambanat e kishave. Rabinët gjithashtu u lejuan të kthehen në Malin e Tempullit. Pa dyshim , ky është një fakt historik që duhet të na bëjë krenarë. Krijoi precedentin se shqiptarët kanë luftuar për tolerancë fetare dhe kurrë nuk kanë qenë me vahabistët. Madje kanë kontributin se gjatë administrimit të tyre , pas shumë shekujsh diskriminimi të dhunshëm fetar, më në fund Jerusalemi u bë në mesin e shekullit të XIX, qytet i hapur për të tre besimet abrahamike. i tillë vazhdon të jetë që nga koha e Ibrahimit, birit të Mehmetit.

    Mund të ketë disa që mund të pyesin : Përse ta mbështesim Trump në një vendim të gabuar? Përmes vendimit të njëanshëm , presidenti amerikan duket se synon ti japë fund armëpushimit që zgjat prej vitesh për të sjellë paqe të qëndrueshme. Arabët kërkojnë të veprojnë me Haram al Sharif si me një “tokë të xanun”, ajo hapësirë ju takon vetëm tyre dhe kush afrohet është në gjak me ata. Në këtë formë kërkojnë dhe ta “legalizojnë” në negociata , ku shpesh mohojmë atë për të cilën kanë rënë dakord. Ajo hapësirë 3 mijë vjet më parë ishte judaike dhe dy mijë vjet më parë edhe kristiane. Madje për këto dy besime është më e rëndësishme se xhamia al Aqsa që ndërtuan myslimanët 1400 vjet më parë. Rëndësia e Al Aqsa renditet e treta, pas Mekës dhe Medinës.

    Vendimi i Tramp nuk ishte ishte një fund i tmerrshëm për një tmerr pa fund. Ishte një lloj veze Kolombi. Ishte një lloj shkundjeje , një taktikë që bëhet në negociate. Ishte një kthim tek bisedimet e dështuara të vitit 2000 në Camp David. Këto bisedime të ndërmjetësuara nga Klinton përfunduan me një dokument paqeje. Statusi i Jerusalemit zgjidhej me konsensus. Jeruzalemi lindor do ishte kryeqytet i Palestinës. Kryeministri Barak e pranoi më në fund këtë plan. Arafat e refuzoi. Klintoni në kujtimet e tij shkruan se Arafat i rrëfeu se ishte maksimumi që mund të merrte , por s mund ta pranonte sepse ekstremistët arabë mund ta vrisnin.

    “Mos këmbëngul nëse nuk do të marrësh pjesë në funeralin tim”, u shfajësua Arafat. Në fakt katër vjet më pas Klinton mori pjesë në funeralin e Arafat. Por paqja nuk ishte arritur . Arafat nuk vdiq si një burrë shteti që bën paqe, siç vdiq Jitzhak Rabin. Ajo që la pas ishte sherri mes pasuesve të tij politikë dhe Suhas, mantenutës së tij franceze për 1 miliardë dollar të OÇP që i mbante në llogari bankare personale. Tani, pas gati dy dekada ngërç, vendimi i fundit i Trump synon ti sjellë palët tek ai plan paqeje që Arafat refuzoi si një lalash.

    Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka vendim të gabuar, ka aleanca të gabuara. Bushati e di maksimën e diplomatit më të shquar në historinë e SHBA. “Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleatë të përjetshëm , kanë interesa të përjetshme”, paralajmëronte Kissinger. Dhe interesat e shqiptarëve dhe amerikanëve konvergojnë në Kosovë.

    Vendimi i mundshëm për të ndjekur pas Erdoganin në luftën politike kundër SHBA nuk mund ta bëjë asnjë shqiptar normal. Mund ta bëjë vetëm hoxha i xhamisë së Unazës së re ose dikush që ka interesa personale okulte me “kalifin e ri”. Madje vetëm dikush që është peng i këtyre interesave. Shkelja e syrit se përmes Turqisë mund ti bëjmë presion Greqisë në negociatat e përcaktimit të shelfit kontinental nuk vlen më. Në bisedimet e Kretës, qeveria shqiptare u zbyth. Atëherë për çfarë interes shqiptar duhet mbështetur Erdogan në luftën e tij kundër mullinjve të erës?

    Historia dëshmon se streha mbrojtëse e shqiptarëve dikur ishte në Vienë dhe tani në Uashigton. Kurrë në Stamboll apo Ankara. Të kujtojmë ca momente vendimtare. Në vitin 1878, në kohën perandoria osmane po zbythej nga Ballkani dhe shqiptarët e shqetësuar për fatin e mëtejshëm të tyre si komb u mblodhën në Prizren dhe vendosën të kërkojnë nga Porta e Lartë ruajtjen e tërësisë së trojeve shqiptare në kuadrin e një autonomie brenda perandorisë, kërkesë më luajale e mundshme, përgjigjia e Stambollit ishte masakra. Gjatë shekullit XX , Turqia ka shpërngulur shqiptarë shumë më tepër se dhe vetë Milosheviçi. Nëse presidenti i Serbisë e bëri këtë për disa javë, Turqia e bëri ngadalë, pa shumë bujë , për disa dekada. Turqia është zbatuesja e planit më kriminal që është konceptuar ndonjëherë ndaj shqiptarëve : doktrinës Çubriloviç. Gjatë shekullit të kaluar, u ekzekutua marrëveshja mes Beogradit dhe Ankarasë, për shpërnguljen nga trojet shqiptare në Jugosllavi miliona shqiptarë. Ashtu si pas traktatit të Lozanës u dëbuan dhjetëra mijëra çamë në Turqi. Vetëm ndërhyrja energjike e Medi Frashërit në Lidhjen e Kombeve ndërpreu skemën greko-turke që i paraqiste çamët si turq që shpërnguleshin në kuadër në shkëmbimit të popullsisë dhe territoreve. As kujtesa historike, as raport i forcave, as interesat kombëtare nuk lënë shteg për asnjë dilemë.

    Sigurisht Ditmir Bushati i të gjitha këto. E kaluara profesionale e Bushatit nuk është e ndonjë doganieri të kontrollit fizik që nga marrëdhëniet ndërkombëtare kupton vetëm deklaratën doganore të një kontejneri kinez, të ndonjë doganieri që është çuar ambasador tek “sulltani” për të kuruar interesa private okulte. Pikërisht për këtë arsye Bushati kupton fare qartë se çfarë po ndodh. Ai e di mirë se qëndrimi që do mbajë për këtë çështje është vendimi i tij më i rëndësishëm në atë zyrë. Nëse i imponojnë aventurën bën mirë të ikë. Nëse nuk ka ngrënë kumbulla të thara në Stamboll nuk ka përse ti mpihen dhëmbët.

    Kategori
    Uncategorized

    Si u kthyen “narcos-at” shqiptarë në trafikantët kryesorë të kanabisit në Europë .

    Marrë nga TheVision.com /

    Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm është përjashtuar nga partia e tij dhe rrezikon të përfundojë në burg, sepse ai ishte akuzuar për bashkëpunim me një grup trafikantësh që furnizuan Cosa Nostra në Sicili juglindore.

    Një ngjarje për të cilën ka të ngjarë të kushtojë shumë shtrenjtë.

    Është hetimi i vitit, ky tërmet u provokua pasi dikush, në Katania, bëri detyrën e tij si gazetar.

    Rasti shpërtheu në mes të tetorit: një periudhë veçanërisht e ethshme për “Guardia di Finanza” në shpatet e Etnës. Këto janë ditë kur financuesit zbulojnë edhe trafikun e naftës që nga Katania të çon deri në Maltë. Gjithmonë me banditët e Etnës të bëra nga padronët. Operacioni “Rosa dei Venti” burgosi 11 persona: akuza është trafik ndërkombëtar i drogës, trafik armësh (kallashnikov), korrupsioni i zyrtarëve të lartë në dogana në Itali dhe Shqipëri. Në mes të dhjetorit, u bë e ditur përfundimi i hetimeve paraprake kundër 15 të dyshuarve.

    “Guardia di Finanza” e Katanias sekuestroi, në shumë raste që nga viti 2013, 3,500 kg marihuanë të destinuara për qytetet të rajonit të Etnës, Sirakuzës dhe Raguzës. Fitimi i vlerësuar nga këto ngarkesa: 20 milionë euro. Pse Cosa Nostra shkon përtej Kastelvetrano dhe Mateo Mesina Denaro: nën Etnën, familjet Erkolano-Santapaola dhe Kapelo janë bërë më të fuqishme, falë marijuanës shqiptare. Droga e drejtpërdrejtë në Sicili vjen kryesisht nëpërmjet anijeve të peshkimit: në Shqipëri grupi kriminal nuk ka frikë nga kontrollet e policisë.

    Mafia shqiptare konsiderohet nga Europol, si organizata kriminale që është rritur më së shumti në vitet e fundit, duke marrë një rrezikshmëri të krahasueshme me atë të organizatave kriminale italiane. Ajo ka ndryshuar partnerët dhe ka krijuar, që nga viti 2012, aleancat më të ngushta me Sicilinë, duke anashkaluar Puljan. Tani që Ndrangheta ka plantacionet e saj në zonën e Silas, blerësit e saj janë kryesisht në Siçilinë juglindore.

    Në 416 faqet e urdhrit të arrestimeve të operacionit “Rosa dei Venti” është një emër shqiptar, jo i hetuar, që përmendet disa dhjetëra herë: “Saimir Tahiri, një politikan“. Në redaktimin kataneze të “MeridioNews” ata kontaktojnë një koleg shqiptar të TopChannel, një televizion privat me të cilin ata kanë punuar më parë. Është grindja: një histori e raportimit gjyqësor vendor prishet në Parlament në Tiranë. Shumica e qendrës së majtë hedh poshtë mocionin për arrestimin e tij, por imuniteti është ngrirë pjesërisht: Gjykata për krime të rënda mund të vazhdojë të hetojë. I përkëdheluri i Kryeministrit Socialist Edi Rama disa javë më vonë u përjashtua nga partia e tij. Më 13 dhjetor iu bllokua pasaporta. “Kërkesa e prokurorisë dhe gjithashtu vendimi i Gjykatës është qesharake. Asnjë element i ri nuk është paraqitur për ta justifikuar atë”, deklaroi avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, për mediet shqiptare. Përkundër kësaj, dëshmitë e mbledhura në Katania nuk janë të mjaftueshme për t’u ndjekur penalisht në Itali.

    Lajmi i arrestimit të vëllezërve Habilaj ishte ende shumë i freskët kur Tahiri u kthye në Parlamentin shqiptar për të thënë se gabimi i tij i vetëm ishte të shiste makinën e tij, Audi A8, tek kushëriri i largët: Artan Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Moisi (i vetmi i pandehur) dhe Florian, nga hetimi janë pjesë e këtij grupi të trafikantëve të drogës. Moisiu është udhëheqësi i padiskutueshëm, sipas “Guardia di Finanza” të Katanias.

    Saimir Tahiri
    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

    Janë përgjimet që e vunë telashe ish-ministrin. Florian dhe Moisi Habilaj, për shembull, në një bisedë në mars 2014 diskutojnë borxhet që kanë me bashkëpunëtorët e bandës kriminale: “30 unë duhet t’ia çoj Saimirit”, thonë ata. Sipas hetuesve referohen 30 mijë lekë, monedha shqiptare, pikërisht për ministrin e Brendshëm. Në një tjetër, ata përmendin dy byzylykë për t’ia çuar “gruas së Saimirit”, gjatë së cilës përmendet edhe një herë tjetër ish-politikani shqiptar.

    Materiali është aq i rëndësishëm saqë në Tiranë, Gjykata për Krime të Rënda hapi nga një dosje mbi grupin e Habilajt dhe mbi Tahirin. Emrat, ato të vëllezërve, të njohur për disa kohë për magjistratët shqiptarë. Saimir Tahiri më 05.11.2013, thotë se hetimi shqiptar ka shitur automjetin e tij “personit të hetuar Artan Habilaj (jo i hetuar në Itali, ed), vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj”. Në datat 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, vazhdon teksti, Saimir Tahiri ende udhëtonte në atë makinë, i shoqëruar nga Artan Habilaj. Subjekt i hetitmi dhe që ishte pjesë e kartelit kriminal.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

    Në fillim të nëntorit, hetimi shqiptar pati një zhvillim të mëtejshëm. Në Elbasan, në Shqipërinë qendrore, një sipërmarrës nuk ndalet në një pikë kontrolli për një kontroll. Policia e arrin dhe e bllokon atë: filloi kështu inspektimi i makinës së tij. Ju gjetën 860 mijë euro në kartëmonedhë dhe dy licenca detare të regjistruara në Saimir Tahiri. Makina i takon Orest Sotës, me të cilin familja Tahiri kishte kohë që ishte në biznes. I dyshuari i hetuesve është se paratë ishin të destinuara pikërisht në Tahiri. Publikisht, ish ministri mohoi se ai kishte një varkë. Kundërshtari kryesor politik i kryeministrit Edi Rama, numri një i Partisë Demokratike (qendra e djathtë) Lulzim Basha, mbështet faktin se sipërmarrësi dhe ish-ministri kanë udhëtuar disa herë në Itali. “Tahiri dhe Sota përdorin drogën e trafikimit dhe po përpiqen të fshehin prova mbi ta”, pohoi Basha, i cituar nga portali shqiptar Lapsi.al.

    Ish ministri i Brendshëm ishte “delfini” i Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste. Por kryeministri – pasi u rizgjodh në qershor – nuk mundi t’i japë asgjë në ngarkim në ekzekutivin e ri. Në mars, në kulmin e protestave të qeverisë socialiste të Ramës, Tahiri u akuzua se ishte afër narkotrafikantëve dhe policëve që kishin bashkëpunuar. Zërat që ndjekin njëri-tjetrin me insistim që nga viti 2015, kur policia Dritan Zagani, sot një refugjat politik në Zvicër, e e vendosi për herë të parë në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh me kriminelët më të rëndësishëm në Shqipëri. Ai ishte akoma ministër: midis viteve 2014 dhe 2015.

    Megjithatë, Tahiri i kishte shpallur luftë “Kanabistanit” në fillim të mandatit. Në këtë mënyrë, shqiptarët e quajnë zonën e shpateve rreth Lazaratit, një nga kryeqytetet e prodhimit të marihuanës në Evropë. E gjithë ekonomia lokale ende bazohet në trafikun e drogës: jetohet me pak gjëra në atë zonë të vendit. “Ironia është se tani që ne shkatërrojmë më shumë, duket se ka më shumë marihuanë. Por faktet thonë se fenomen [trafikimi i drogës, ed.] paraekzistonin”, deklaroi në nëntor 2016 ish-ministri në një intervistë me gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano” (Fakti i përditshëm). Që nga fillimi, në fakt, u kuptua se ky vendosje e madhe e forcave nuk kishte parandaluar që droga (si marihuana ashtu dhe heroina) të rridhnin drrejt të gjitha shesheve të Evropës.

    Në mars të vitit 2016, deputeti Arben Ristani (Partia Demokratike) deklaroi në median shqiptare se vëllezërit Habilaj, falë lidhjes së tyre me Tahirin kishin krijuar një kontakt mes ministrit të atëhershëm dhe Klement Balilit, “Pablo Escobar i Ballkanit” . Balili është pulla e kuqe e narkotrafikantëve shqiptarë, pavarësisht nga një urdhër ndërkombëtar për atë që nga maji i vitit 2016: në më pak se dy vjet ai është akuzuar për transportimin e pothuajse 4 ton kanabis dhe 83 kg kokainë.

    Më 9 maj 2016, një operacion i rëndësishëm nga policia greke çoi në kapjen e 670 kg marihuanë dhe arrestimin e 15 personave: bëhet fjalë për komponentët e një prej grupeve më të rëndësishme të trafikimit të drogës në Evropë. Sipas hetuesve, udhëheqësi i tyre është pikërisht Klement Balili, i cili për momentin ishte ende Drejtor i Transportit në Bashkinë Sarandë. Një detyrë politike e marrë në vitin 2014, kur në Qeveri, si ministër të Brendshëm, është pikërisht Tahiri. Balili humbi punën vetëm një javë pas operacionit dhe që atëherë ka qenë një i arratisur. Më 13 maj, policia shqiptare nuk arriti ta gjejë dhe më 17 Interpol lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Media greke akuzoi policinë shqiptare për mosarrestimin e Balilit për shkak të lidhjeve të tij politike.

    Vetëm 18 muaj më pas, në Sarandë, një qytet bregdetar ku spekulojnë ndërtimet dhe erërat e pastrimit të parave, autoritetet shqiptare kanë konfiskuar disa apartamente që i përkasin “Pablo Escobar të Ballkanit”, së bashku me një resort luksoz, “Santa Quaranta”. Në prerjen e shiritit për inaugurimin e saj ishin pjesë të rëndësishme të ekzekutivit të tillë si: kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

    Ndërkohë, mafia shqiptare është rritur.

    Marrë nga TheVision.com /

    COME I NARCOS ALBANESI SONO DIVENTATI TRA I PRIMI TRAFFICANTI DI CANNABIS D’EUROPA

    DI LORENZO BAGNOLI 19 DICEMBRE 2017

    In Albania l’ex ministro dell’Interno è stato espulso dal suo partito e rischia di finire in carcere perché accusato di essere colluso con un gruppo di trafficanti che riforniva Cosa Nostra nella Sicilia sudorientale. Una storia che in Italia non lo vede indagato, ma che a Tirana rischia di costargli molto cara. È l’inchiesta dell’anno, arrivata a provocare questo terremoto perché qualcuno, a Catania, ha fatto il suo dovere di giornalista.

    Il caso scoppia a metà ottobre: un periodo particolarmente frenetico per la Guardia di finanza alle pendici dell’Etna. Sono giorni in cui i finanzieri scoprono anche un traffico di petrolio che da Catania porta fino a Malta. Sempre con le cosche etnee a farla da padrone. L’Operazione Rosa dei Venti porta in carcere 11 persone: l’accusa è traffico internazionale di droga, traffico di armi (kalashnikov), corruzione di alti funzionari alle dogane in Italia e in Albania. A metà dicembre è stato emesso l’avviso di conclusione delle indagini preliminari nei confronti di 15 indagati.

    Kategori
    Uncategorized

    Si u kthyen “narcos-at” shqiptarë në trafikantët kryesorë të kanabisit në Europë.

    Në Shqipëri, ish ministri i Brendshëm është përjashtuar nga partia e tij dhe rrezikon të përfundojë në burg, sepse ai ishte akuzuar për bashkëpunim me një grup trafikantësh që furnizuan Cosa Nostra në Sicili juglindore. Një ngjarje për të cilën ka të ngjarë të kushtojë shumë shtrenjtë.
    Është hetimi i vitit, ky tërmet u provokua pasi dikush, në Katania, bëri detyrën e tij si gazetar.

    Rasti shpërtheu në mes të tetorit: një periudhë veçanërisht e ethshme për “Guardia di Finanza” në shpatet e Etnës. Këto janë ditë kur financuesit zbulojnë edhe trafikun e naftës që nga Katania të çon deri në Maltë. Gjithmonë me banditët e Etnës të bëra nga padronët. Operacioni “Rosa dei Venti” burgosi 11 persona: akuza është trafik ndërkombëtar i drogës, trafik armësh (kallashnikov), korrupsioni i zyrtarëve të lartë në dogana në Itali dhe Shqipëri. Në mes të dhjetorit, u bë e ditur përfundimi i hetimeve paraprake kundër 15 të dyshuarve.

    “Guardia di Finanza” e Katanias sekuestroi, në shumë raste që nga viti 2013, 3,500 kg marihuanë të destinuara për qytetet të rajonit të Etnës, Sirakuzës dhe Raguzës. Fitimi i vlerësuar nga këto ngarkesa: 20 milionë euro. Pse Cosa Nostra shkon përtej Kastelvetrano dhe Mateo Mesina Denaro: nën Etnën, familjet Erkolano-Santapaola dhe Kapelo janë bërë më të fuqishme, falë marijuanës shqiptare. Droga e drejtpërdrejtë në Sicili vjen kryesisht nëpërmjet anijeve të peshkimit: në Shqipëri grupi kriminal nuk ka frikë nga kontrollet e policisë.

    Mafia shqiptare konsiderohet nga Europol, si organizata kriminale që është rritur më së shumti në vitet e fundit, duke marrë një rrezikshmëri të krahasueshme me atë të organizatave kriminale italiane. Ajo ka ndryshuar partnerët dhe ka krijuar, që nga viti 2012, aleancat më të ngushta me Sicilinë, duke anashkaluar Puljan. Tani që Ndrangheta ka plantacionet e saj në zonën e Silas, blerësit e saj janë kryesisht në Siçilinë juglindore.

    Në 416 faqet e urdhrit të arrestimeve të operacionit “Rosa dei Venti” është një emër shqiptar, jo i hetuar, që përmendet disa dhjetëra herë: “Saimir Tahiri, një politikan“. Në redaktimin kataneze të “MeridioNews” ata kontaktojnë një koleg shqiptar të TopChannel, një televizion privat me të cilin ata kanë punuar më parë. Është grindja: një histori e raportimit gjyqësor vendor prishet në Parlament në Tiranë. Shumica e qendrës së majtë hedh poshtë mocionin për arrestimin e tij, por imuniteti është ngrirë pjesërisht: Gjykata për krime të rënda mund të vazhdojë të hetojë. I përkëdheluri i Kryeministrit Socialist Edi Rama disa javë më vonë u përjashtua nga partia e tij. Më 13 dhjetor iu bllokua pasaporta. “Kërkesa e prokurorisë dhe gjithashtu vendimi i Gjykatës është qesharake. Asnjë element i ri nuk është paraqitur për ta justifikuar atë”, deklaroi avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, për mediet shqiptare. Përkundër kësaj, dëshmitë e mbledhura në Katania nuk janë të mjaftueshme për t’u ndjekur penalisht në Itali.

    Lajmi i arrestimit të vëllezërve Habilaj ishte ende shumë i freskët kur Tahiri u kthye në Parlamentin shqiptar për të thënë se gabimi i tij i vetëm ishte të shiste makinën e tij, Audi A8, tek kushëriri i largët: Artan Habilaj. Dy vëllezërit e tij, Moisi (i vetmi i pandehur) dhe Florian, nga hetimi janë pjesë e këtij grupi të trafikantëve të drogës. Moisiu është udhëheqësi i padiskutueshëm, sipas “Guardia di Finanza” të Katanias.

    Saimir Tahiri
    Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

    Janë përgjimet që e vunë telashe ish-ministrin. Florian dhe Moisi Habilaj, për shembull, në një bisedë në mars 2014 diskutojnë borxhet që kanë me bashkëpunëtorët e bandës kriminale: “30 unë duhet t’ia çoj Saimirit”, thonë ata. Sipas hetuesve referohen 30 mijë lekë, monedha shqiptare, pikërisht për ministrin e Brendshëm. Në një tjetër, ata përmendin dy byzylykë për t’ia çuar “gruas së Saimirit”,  gjatë së cilës përmendet edhe një herë tjetër ish-politikani shqiptar.

    Materiali është aq i rëndësishëm saqë në Tiranë, Gjykata për Krime të Rënda hapi nga një dosje mbi grupin e Habilajt dhe mbi Tahirin. Emrat, ato të vëllezërve, të njohur për disa kohë për magjistratët shqiptarë. Saimir Tahiri më 05.11.2013, thotë se hetimi shqiptar ka shitur automjetin e tij “personit të hetuar Artan Habilaj (jo i hetuar në Itali, ed), vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj”. Në datat 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, vazhdon teksti, Saimir Tahiri ende udhëtonte në atë makinë, i shoqëruar nga Artan Habilaj. Subjekt i hetitmi dhe që ishte pjesë e kartelit kriminal.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

    Në fillim të nëntorit, hetimi shqiptar pati një  zhvillim të mëtejshëm. Në Elbasan, në Shqipërinë qendrore, një sipërmarrës nuk ndalet në një pikë kontrolli për një kontroll. Policia e arrin dhe e bllokon atë: filloi kështu inspektimi i makinës së tij. Ju gjetën 860 mijë euro në kartëmonedhë dhe dy licenca detare të regjistruara në Saimir Tahiri. Makina i takon Orest Sotës, me të cilin familja Tahiri kishte kohë që ishte në biznes. I dyshuari i hetuesve është se paratë ishin të destinuara pikërisht në Tahiri. Publikisht, ish ministri mohoi se ai kishte një varkë. Kundërshtari kryesor politik i kryeministrit Edi Rama, numri një i Partisë Demokratike (qendra e djathtë) Lulzim Basha, mbështet faktin se sipërmarrësi dhe ish-ministri kanë udhëtuar disa herë në Itali. “Tahiri dhe Sota përdorin drogën e trafikimit dhe po përpiqen të fshehin prova mbi ta”, pohoi Basha, i cituar nga portali shqiptar Lapsi.al.

    Ish ministri i Brendshëm ishte “delfini” i Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Socialiste. Por kryeministri – pasi u rizgjodh në qershor – nuk mundi t’i japë asgjë në ngarkim në ekzekutivin e ri. Në mars, në kulmin e protestave të qeverisë socialiste të Ramës, Tahiri u akuzua se ishte afër narkotrafikantëve dhe policëve që kishin bashkëpunuar. Zërat që ndjekin njëri-tjetrin me insistim që nga viti 2015, kur policia Dritan Zagani, sot një refugjat politik në Zvicër, e e vendosi për herë të parë në qendër të një rrjeti marrëdhëniesh me kriminelët më të rëndësishëm në Shqipëri. Ai ishte akoma ministër: midis viteve 2014 dhe 2015.

    Megjithatë, Tahiri i kishte shpallur luftë “Kanabistanit” në fillim të mandatit. Në këtë mënyrë, shqiptarët e quajnë zonën e shpateve rreth Lazaratit, një nga kryeqytetet e prodhimit të marihuanës në Evropë. E gjithë ekonomia lokale ende bazohet në trafikun e drogës: jetohet me pak gjëra në atë zonë të vendit. “Ironia është se tani që ne shkatërrojmë më shumë, duket se ka më shumë marihuanë. Por faktet thonë se fenomen [trafikimi i drogës, ed.] paraekzistonin”, deklaroi në nëntor 2016 ish-ministri në një intervistë me gazetën italiane “Il Fatto Quotidiano” (Fakti i përditshëm). Që nga fillimi, në fakt, u kuptua se ky vendosje e madhe e forcave nuk kishte parandaluar që droga (si marihuana ashtu dhe heroina) të rridhnin drrejt të gjitha shesheve të Evropës.

    Në mars të vitit 2016, deputeti Arben Ristani (Partia Demokratike) deklaroi në median shqiptare se vëllezërit Habilaj, falë lidhjes së tyre me Tahirin kishin krijuar një kontakt mes ministrit të atëhershëm dhe Klement Balilit, “Pablo Escobar i Ballkanit” . Balili është pulla e kuqe e narkotrafikantëve shqiptarë, pavarësisht nga një urdhër ndërkombëtar për atë që nga maji i vitit 2016: në më pak se dy vjet ai është akuzuar për transportimin e pothuajse 4 ton kanabis dhe 83 kg kokainë.

    Më 9 maj 2016, një operacion i rëndësishëm nga policia greke çoi në kapjen e 670 kg marihuanë dhe arrestimin e 15 personave: bëhet fjalë për komponentët e një prej grupeve më të rëndësishme të trafikimit të drogës në Evropë. Sipas hetuesve, udhëheqësi i tyre është pikërisht Klement Balili, i cili për momentin ishte ende Drejtor i Transportit në Bashkinë Sarandë. Një detyrë politike e marrë në vitin 2014, kur në Qeveri, si ministër të Brendshëm, është pikërisht Tahiri. Balili humbi punën vetëm një javë pas operacionit dhe që atëherë ka qenë një i arratisur. Më 13 maj, policia shqiptare nuk arriti ta gjejë dhe më 17 Interpol lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar kundër tij. Media greke akuzoi policinë shqiptare për mosarrestimin e Balilit për shkak të lidhjeve të tij politike.

    Vetëm 18 muaj më pas, në Sarandë, një qytet bregdetar ku spekulojnë ndërtimet dhe erërat e pastrimit të parave, autoritetet shqiptare kanë konfiskuar disa apartamente që i përkasin “Pablo Escobar të Ballkanit”, së bashku me një resort luksoz, “Santa Quaranta”. Në prerjen e shiritit për inaugurimin e saj ishin pjesë të rëndësishme të ekzekutivit të tillë si: kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima.

    Ndërkohë, mafia shqiptare është rritur

    Kategori
    Uncategorized

    Detektivi Kolumbo me pardesy të vjetër dhe Prokurori shqiptar me kostum firmato.

    Eshtë shumë e vështirë të flakësh një kostum prej mijëra eurosh në këmbim të një pardesyje të vjetër, apo më keq akoma, në këmbim të një dysheku burgu.

    Dhe këto djall kostume firmato, sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë shtrenjtohen!

    Detektivi Kolumbo, me pamjen e tij prej një “njeriu të dështuar”, i veshur me një pardesy të vjetër dhe me një makinë sportive po aq të vjetër, ka “mbërthyer” para televizorit në vitet ’70 dhe ’80, miliona telespektatorë, jo vetëm në Amerikë, por në gjithë botën. Ishte fabula e policit të thjeshtë dhe të ndershëm, që arrinte të përballonte arrogancën e “kriminelëve”, që shpesh vinin nga pozita të fuqishme, t’i shpinte pas hekurave.

    Në njëfarë mënyre, personazhi simpatik, i interpretuar mjeshtërisht nga Peter Falk, arrinte të krijonte bindjen në shikuesit, se “para ligjit të gjithë janë të barabartë“.

    Edhe pse një serial artistik (fiction), pas tij është një e vërtetë e madhe. Me rrogën e një Detektivi, Inspektori policie apo edhe Prokurori, në Amerikë nuk mund të bëhesh i pasur. Blerjet e mëdha, apo transaksionet me shifra të pajustifikuara, menjëherë fillojnë dhe ndiqen nga Kontrolli i Brendshëm i institucioneve përkatës.

    Kolumbon ma kujtoi shkrimi rreth pasurive të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm i botuar para pak ditësh në Politiko.al. Me më pak se 25 vite karrierë, një pjesë e mirë syresh kanë shumë prona, të cilat nuk mund të justifikohen. Dhe ndoshta këta, të cilët u paraqitën si konkurues, mund të jenë më “të varfërit” mes prokurorëve, gjykatësve dhe oficerëve të lartë të policisë. Ka qenë në gjithë këto vite, një “garë“ e verbër për të bërë para, për të cilën mund të jenë penduar shumë prej tyre.

    Eshtë lehtësisht e kuptueshme, se prokurorët dhe policët, paratë e shumta i kanë bërë duke liruar apo lehtësuar trafikantë të drogës. Atje kanë qënë edhe lëvizjet më të mëdha. Nuk përjashtohen edhe rryshfetet e marra për mosveprime apo lehtësime për krime të llojeve të tjera, por mbi të gjitha është Droga, ajo që po fundos edhe ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri.

    Po pse të mos ekzistojë fenomeni “Kolumbo” te ne?

    Problemi kryesor dhe i vetmi është dobësia e tejskajshme e sistemit të Drejtësisë dhe institucioneve të tij.

    Pa institucionet e forta amerikane nuk mund të kishte as dedektiv Kolumbo.

    Ndaj është kaq e domosdoshme Reforma në Drejtësi.

    Po a mund ta bëjnë atë prokurorë, që zotërojnë një numur apartamentesh, kur dy dekada më parë nuk kishin as një kotec ku të flinin?

    Po, a mund ta bëjnë atë politikanë të përfolur për afera milionshe?

    Duket si një rreth vicioz, nga i cili është e vështirë të dilet.

    Eshtë shumë e vështirë të flakësh një kostum prej mijëra eurosh në këmbim të një pardesyje të vjetër, apo më keq akoma, në këmbim të një dysheku burgu.

    Dhe këto djall kostume firmato, sa më shumë shkojnë vitet, aq më shumë shtrenjtohen!

    Kategori
    Uncategorized

    Ilirët.

    Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe paraardhësit e popullit shqiptar[citim i duhur]. Disa historianë besojnë se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm të pellazgëve[citim i duhur], banorët më të lashtë të siujdhesës.
    Ilirët
    Rome-Capitole-StatueConstantin.jpg Meister von San Vitale in Ravenna.jpg Istanbul - Museo archeol. - Diocleziano (284-305 d.C.) - Foto G. Dall'Orto 28-5-2006.jpg Belisarius mosaic.jpg
    Konstandini i Madh Justiniani I Diokleciani Belisarius
    Bernardino Pinturicchio - Saint Jerome in the Wilderness - Walters 371089.jpg Face of King Gentius on Ancient Illyrian coin.jpg Aurelian.jpg Santa Giulia 4.jpg
    Jeronimi Genti Aureliani Klaudi II
    Pius I.jpg PCaius.jpg Shën Asti - ikonë, shek. 20 .jpg
    Papa Pius I Papa Kaio Niket Dardani Asti
    ValentinianI.jpg Gratian Solidus.jpg Toulouse - Musée Saint-Raymond - Maximien Hercule1.jpg Const.chlorus01 pushkin.jpg
    Valentiniani I Gratiani Maximian Konstantius Chlorus
    Statue of emperor Valentinian II detail.JPG Valens Honorius Musei Capitolini MC494.jpg Semissis-Anastasius I-sb0007.jpg Campidoglio, Roma - Costantino II cesare dettaglio.jpg
    Valentiniani II Valensi Anastasios Konstantini i II
    Gjuhët
    Gjuha Ilire

    Në lashtësi u krijuan marrdhënie mes fiseve ilire dhe grekëve. Në vitin 342 p.e.s.Demosteni u përpoq të bënte për vete ilirët në luftë kundër Maqedonasve. Në qindvjeçarin e II dhe III p.e.s. fisi ilir i ardianëve krijuan një mbretëri me qendër Shkodrën. Pas pushtimeve romake në fillim të qv.III mbretëria ilire u kufizua me gjysmën e saj veriore.

    Ballkani në vitet 582 – 612 para dyndjeve sllave.

    Shtrirja e fiseve ilire.

    Fiset ilire

    VendndodhjaRedakto

    Sipas Herodotit trojet e ilirëve shtriheshin në shek e 5 p.e.r nga Adriatiku në Morava në lindje dhe përkatësisht deri Etsch në perëndim.

    OrigjinaRedakto

    Problemi i prejardhjes dhe i rrugës së formimit të trungut etnik ilir me veçoritë e tij gjuhësore e kulturore, ka përbërë një nga synimet më kryesore të ilirologjisë. Rreth tij janë shfaqur pikëpamje të ndryshme, të cilat ndriçojnë në mënyrë të mjaftueshme gjithë këtë proces të ndërlikuar etnogjenetik. Kërkimet komplekse arkeologjike, gjuhësore dhe historike të kohëve të fundit e kanë vendosur atë mbi një bazë më të shëndoshë dhe e kanë futur në një rrugë më të drejtë zgjidhjeje. Sado të ndryshme që mund të paraqiten nga forma teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ato shprehin vetëm dy pikëpamje, njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ndërsa tjetra si popullsi autoktone të formuar në truallin historik të Ilirisë. Midis teorive që i quajnë ilirët të ardhur në Gadishullin Ballkanik, ka mospërputhje si përsa i takon vendit nga vijnë, ashtu edhe kohës së ardhjes së tyre. Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerë me kulturën e Fushave me Urna, apo me kulturën Luzhice. Sipas tyre, në kapërcyell të mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorikeegjeane, apo panono-ballkanikedhe duke zbritur nga Evropa Qendrore, në fillim të epokës së hekurit, u ngulën në Gadishullin Ballkanik në trojet e tyre historike. Pikëpamje më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në vetë truallin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë të saj gjatë gjithë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë e zhvillimit të pandërprerë të kulturës, që jep mundësi të flitet edhe për një zhvillim të pandërprerë etnik, gjen prova të shumta në territorin historik të ilirëve, sidomos me zbulimet e bëra në truallin e Shqipërisë në vendbanimin e Maliqit dhe në varrezat tumulare të Pazhokuttë Vajzëstë Matit etj., kurse jashtë vendit tonë në varrezat tumulare të pllajës së Glasinacit (Bosnjë) e gjetkë. Përballë këtyre zbulimeve bëhet fare e paqëndrueshme teza që e lidh etnogjenezën e ilirëve me kulturën e Halshtatit apo me bartësit e kulturës së fushave me urna. Trualli i kësaj kulture të fundit nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirëfilltë ilire Mat-Glasinac në rajonin qendror të Ilirisë, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materiale në qeramikë, në objektet metalike etj., ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat e saj në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome. Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësaj të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanikedorike a egjeane nuk e përfshinë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe si pasojë nuk shpunë në ndryshime dhe zhvendosje të theksuara të ilirëve. Kjo shihet qartë sidomos në territorin e vendit tonë, ku materialet arkeologjike të kësaj kohe, flasin jo për ndërprerje në zhvillimin autokton të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit, pavarësisht se disa shfaqje të reja në prodhimin metalurgjik, të shek. XI-IX p.e.sonë, mund të lidhen me ndikimet kulturore të ardhura përmes dyndjeve nga veriu. Ky zhvillim i pandërprerë kulturor në vendin tonë shfaqet akoma më mirë në qeramikë, e cila është një tregues i rëndësishëm në përcaktimin etnik dhe kulturor të bartësve të saj. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë truallin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone të paktën deri në shek. VI p.e.sonë, kur historikisht dihet se këto krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme fisnore ilire. Të gjitha këto të dhëna arkeologjike të grumbulluara në pesëdhjetë vjetët e fundit, në territorin e Shqipërisë së bashku tregojnë se etnogjeneza ilire nuk duhet parë kurrsesi në lidhje me ardhjen e një popullsie nga veriu i Ballkanit, por si një proces historik shumë i gjatë dhe i ndërlikuar autokton. Ky proces fillon shumë kohë përpara këtyre dyndjeve (dorikeegjeanepanono-ballkanike) dhe konkretisht me dyndjen e madhe të periudhës kalimtare nga neoliti në epokën e bronzit, që përfshin treva të gjera të Evropës dhe të Azisë, duke sjellë me vete ndryshime të dukshme etnike në Evropën neolitike. Kjo dyndje e cilësuar indo-evropiane, që ndodhi në kapërcyell të mijëvjeçarit të tretë, u krye nga grupe të ndryshme popullsish baritore të ardhura nga stepat e Lindjes. Është provuar arkeologjikisht se ajo nuk u bë menjëherë, por valë-valë dhe se krahinat perëndimore të Ballkanit, midis tyre dhe territori i Shqipërisë u prekën prej saj më vonë se sa ato lindore. Gjatë kësaj dyndjeje grupe të ndryshme kulturore të Evropës u zhdukën pa lënë gjurmë, të tjera u përzien me popullsitë migratore, të cilat u imponuan me këtë rast vendasve gjuhën, kulturën, në një farë mase edhe zakonet e veta. Kështu ndodhi, p.sh. me kulturat neolitike të Vinçes, të Butmirit, të Lisiçi-Hvarit në territorin e Jugosllavisë, të cilat qenë zëvendësuar me kulturat e reja Kostalace, Vuçedole etj.; e njëjta gjë ndodhi edhe me kulturën neolitike të Maliqit, e cila qe zëvendësuar nga një kulturë më e ulët e karakterizuar me qeramikën e saj trashanike, që i atribuohet pikërisht kësaj dyndjeje.Në procesin e shtjellimit të këtyre ngjarjeve dhe të përzierjeve etnike dhe kulturore të popullsive neolitike vendase, paraindoevropiane ose sipas disa studiuesve, indoevropiane të hershme, me ardhësit e rinj indoevropianë të stepave u formua edhe baza mbi të cilën nisën të zhvillohen në kushte të veçanta edhe proceset etnogjenetike të popullsive të vjetra historike të Ballkanit Perëndimor, rrjedhimisht dhe procesi i formimit historik të trungut etnik ilir me tipare të përbashkëta kulturore, të dallueshme prej bashkësive të tjera fqinje jo ilire. Në këtë proces, i cili u zhvillua gjatë gjithë mijëvjeçarit të dytë p.e.sonë, diferencimi dhe asimilimi i popullsive, ashtu sikurse dhe lidhjet ekonomike e kulturore, luajtën një rol të rëndësishëm. Në qoftë se në periudhën e hershme të epokës së bronzit, kultura e krahinave ballkano-perëndimore, ishte shumë larg për t’i dhënë asaj karakter të përcaktuar ilir, të dallueshëm prej atyre të territoreve të tjera, ky diferencim i tipareve kulturore vjen e bëhet gjithnjë më i theksuar në periudhën e mesme e sidomos në atë të fundit të epokës së bronzit. Në rrugën e këtij zhvillimi të brendshëm krahinat jugore të kësaj treve ishin të kthyera më tepër me fytyrë drejt jugut, nga bota e përparuar e Egjeut, me të cilën qenë në marrëdhënie të ngushta ekonomike e kulturore. Veriu, përkundrazi, shfaq prirje drejt Evropës Qendrore, por me lidhje më të dobëta me të. Këto lidhje ndikuan sadopak në formimin dhe në diferencimin në fund të bronzit e në fillim të hekurit të dy grupeve të mëdha kulturore ilire, atij jugor dhe verior. Kështu duke zënë fill në kapërcyell të epokës së bronzit, procesi i formimit të etnosit ilir përshkon në mijëvjeçarin e dytë rrugën e gjatë të diferencimit nga masa e pasigurt etnike që u formua pas shkatërrimit të botës neolitike dhe përfundon nga fundi i këtij mijëvjeçari. Si e tillë, kjo epokë krijon në pjesën perëndimore të Ballkanit atë substrat etno-kulturor, mbi bazën e të cilit formohet më vonë etnosi dhe kultura ilire. Bartësit e këtij substrati mund të identifikohen me atë popullsi parailire, që në burimet historike njihet si pellazge. Pavarësisht nga kjo hipotezë për parailirët, thelbësor është fakti se në fund të epokës së bronzit, në pjesën perëndimore të Ballkanit ishte formuar një bashkësi e gjerë kulturore dhe etnike, e cila në epokën e hekurit në bazë të zhvillimit të brendshëm ekonomiko-shoqëror, do të vazhdonte të zhvillonte më tej kulturën e vet duke i dhënë asaj një fytyrë gjithnjë më të përcaktuar etnike. Kjo është dhe periudha e formimit të plotë të bashkësisë së madhe ilire dhe të grupeve të veçanta etnokulturore, ashtu siç përmenden tek autorët më të hershëm antikë.

    Trualli historik i ilirëveRedakto

    Iliria dhe te afermit.

    Sipas burimeve historike, nocioni ilir – Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër. Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”. Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Moravë e Vardar në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Savë në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre dhe mesapët dhe japigët u vendosën në Itali gjatë bregut të Adriatikut dhe në krahinat jugore të saj. Në Azi të Vogël u shpërngulën grupe popullsish dardane, paione, të cilat do të përmenden edhe në eposin homerik si pjesëmarrës, përkrah trojanëve në luftën e tyre kundër grekëve. Prania e elementit etnik ilir është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli. Të gjitha këto lëvizje grupesh etnike ilire përtej trevës historike të tyre ndodhën, siç mund të provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatë dyndjes së madhe panono-ballkanike, e cila siç dihet fillon të vërshojë në drejtim të jugut që në fund të shek. XIII-XII p.e.sonë. Meqenëse fatet e tyre historike, në trojet e reja ku ato u vendosën, janë thuajse krejt të ndara nga bota e mirëfilltë ilire-ballkanike, këto grupe të emigruara nuk do të përfshihen në shqyrtimin e mëtejshëm të historisë ilire.

    Topografia e fiseve më të rëndësishme ilireRedakto

    Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar tanimë bashkësitë fisnore ilire dhe në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire: paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme.

    Fiset ilireRedakto

    Ushtari ilir

    Hallstatt culture Pllakë Bronxi me prejardhje nga VačeSllovenia, 400 vite P.L.K

    Ilirët dhe vulat

    Historia ilireRedakto

    Riforcimi i Mbreterise Ilire (251-230 p.e.s)Redakto

    Perkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur, Lartesia: 25.2cm, Gjeresia: 23.5cm

    Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen ArdianetAristokraciaskllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastiaardiane, qe sundoi për me tepër se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.

    Ne lufte me keltet, ardianet arriten t’i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

    Pas vdekjes se Pleuratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi për 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

    Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

    Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

    Lufta e Parë Iliro-Romake (229-228 p.e.s)Redakto

    Lufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e Krujes

    Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.

    Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si DyrrahuApolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

    Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda për Mbreterine Ilire. Teutadetyrohej t’u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

    Lufta e Dytë Iliro-Romake (219-219 p.e.s)Redakto

    Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri për Romen.

    Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perçarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua për ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

    Lufta e Tretë Iliro-Romake (170-167 p.e.s)Redakto

    Skeda:BalkanPlate.jpg

    luftetare ilire sipas artit antik

    Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te çlirohej nga vartesia e Romes.

    Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re për shtetin Ilir. Ai u perpoq shume për forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket për gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

    Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus(Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Gubio

    Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.

    Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

    Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Për Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe për me tepër se pese shekuj e gjysem.

    Iliria nën okupimin romakRedakto

    Gjendja ekonomike-shoqërore dhe administrimi i Ilirëve në shek. I-IIIRedakto

    Shteti romak si gjatë luftërave, ashtu edhe pas mbarimit të tyre u mor me organizimin administrativ të viseve të pushtuara, të cilin e kreu në disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave që krijoheshin herë pas here dhe në pajtim me mundësitë që kishte vetë shteti romak. Qëllimi kryesor i organizimit administrativ të Ilirisë, ka qenë përforcimi i pushtetit romak, me anë të të cilit do të kalohej në një administrim e shfrytëzim më racional e sistematik të provincave ilire. Kjo ka ndodhur në periudhën e fundit të Republikës së Romës dhe në mënyrë të veçantë me krijimin e perandorisë. Këtij qëllimi i shërbyen masa të tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet në pronësinë tokësore, shndërrimi i disa qyteteve në koloni romake dhe ngulimet e një popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikës dhe i prodhimit, shfrytëzimi i minierave dhe ndërtimi e rindërtimi i rrugëve dhe në përgjithësi situata e rëndë që iu imponua ilirëve, veçanërisht duke filluar nga shek. I e.sonë.

    Bashkë me këtë politikë Roma bëri përpjekje të mëdha për asimilimin, “romanizimin” e popullsisë ilire, por pa arritur rezultate të dukshme.[[Imago:Notitia dignitatum – insignia praefecti praetorio per illyricum.jpg|thumb|”Insignia viri illustris Praefecti Praetorio per Illyricum” e libro manu scripto Notitia dignitatum]]

    Gjendja ekonomiko-shoqërore e IlirëveRedakto

    VendbanimetRedakto

    Ilirët e kohës së hekurit jetonin në fshatra dhe në vendbanime të fortifikuara. Të parët nuk njihen dhe aq mirë për arsye se nuk janë gjurmuar në mënyrë të mjaftueshme. Në burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kësaj periudhe, në fiset më jugore ilire, nëpërmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotë se kaonët, thesprotët dhe molosët banonin në fshatra. Ky njoftim i shkurtër, që me sa duket i referohet një burimi më të hershëm, nuk ndihmon shumë për të krijuar një ide të qartë mbi karakterin e këtyre vendbanimeve.

    Me sa mund të gjykohet nga të dhënat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire të kësaj kohe formoheshin nga grupe shtëpish të grumbulluara sipas njësive shoqërore që përfaqësonin, d.m.th. mbi bazën e një familjeje të madhe patriarkale ose të një grupi familjesh të tilla, që i përkisnin një vëllazërie. Një mendim të tillë e sugjerojnë, të paktën për vendbanimet respektive të tyre, nekropolet tumulare të Matit, të cilat përbëhen nga grupe të vogla tumash, të vendosura në tarraca, në luadhe e në toka buke gjatë luginës së lumit. Po kjo gjë përsëritet në tumat e Kukësit, ato të pellgut të Korçës, të luginës së Drinos e gjetkë. Edhe vendbanimet fshatare të gjurmuara në luginën e Vjosës japin të njëjtën tablo. Në të gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime të vogla e të shpërndara pranë tokave bujqësore.

    Burimet e shek. V p.e.sonë dëshmojnë se vendbanimet e hapura fshatare të këtij lloji kanë qenë tipike jo vetëm për Ilirinë, por edhe për krahinat fqinje të Maqedonisë në lindje dhe të Akarnanisë e Etolisë në jug.

    Gjatë kohës së hekurit vazhdojnë të mbijetojnë edhe palafitet si vendbanime të trashëguara nga epokat e mëparshme. Herodoti në “Historitë” e tij përshkruan me shumë hollësi një vendbanim të tillë buzë liqenit Prasaida të Panonisë. Arkeologjikisht ato janë vërtetuar gjithashtu në fshatin Knetë të Kukësit dhe jashtë territorit shqiptar, në Donja-Dolina e Ripaç të Bosnjës dhe në Otok afër Sinjit në Dalmaci.

    Krahas vendbanimeve fshatare të pambrojtura në kohën e hekurit përhapen gjerësisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Të njohura që nga koha e bronzit të vonë, ato evoluojnë dhe bëhen një nga elementet më karakteristike për epokën e hekurit. Në gjuhën e popullit këto vendbanime njihen me emrat qytezë, kala ose gradina.

    Për Ilirinë e Jugut janë karakteristike qytezat apo kalatë e fortifikuara me mure gurësh. Ato janë të ngritura mbi kodra të mbrojtura dhe me pozitë mbizotëruese e horizont të gjerë shikimi. Kufijtë e vendbanimit i përcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytëzuar aftësitë mbrojtëse të tij dhe ndërpritet aty ku mbrojtja nuk është e nevojshme. Muret ndërtoheshin me gurë të mëdhenj e mesatarë të palatuar, formuar nga dy këmisha anësore dhe bërthama e mesit që mbushej me gurë të vegjël. Trashësia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnë në këtë sistem të hershëm fortifikimi kullat, kurse portat janë në përgjithësi të vogla. Në ndonjë rast ato janë pajisur me një korridor që ndihmonte mbrojtjen. Lartësia e këtyre mureve, e ruajtur deri në ditët tona arrin 2,50–3 m, por trashësia e tyre tregon se kanë pasur një ngritje të madhe. Megjithatë duhet menduar se mbi këtë nivel, fortifikimi do të ketë qenë plotësuar me gardhe hunjsh.

    Madhësitë e këtyre vendbanimeve ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Më të voglat kanë një shtrirje prej 1-2 ha, kurse të tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihen sipërfaqe më të gjera, siç është rasti i kalasë së Trajanit (Korçë), i kalasë së Lleshanit (Elbasan), i kalasë së Karosit (Himarë), që zënë 15-20 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e më shumë radhë muresh.

    Shumë të pakta janë dijet për ndërtimet e brendshme të këtyre vendbanimeve. Gjurmët e ruajtura në sipërfaqe dëshmojnë se për ndërtimin e banesave është përdorur gjerësisht sistemi i tarracave, që përcaktohej nga terreni i thyer i faqeve të kodrave mbi të cilat shtriheshin vendbanimet. Si lëndë për ndërtimin e banesave është përdorur kryesisht druri e shumë më pak guri.

    Ndryshe nga territori i Ilirisë Jugore, në krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicë në tokat e banuara nga dardanët, si në rrafshin e Glasinacit e gjetkë. I vetmi vendbanim i këtij lloji në Shqipëri është ai i zbuluar në Shuec të Bilishtit. Gradinat janë të vendosura mbi kodra mbizotëruese. Ledhet mbrojtëse të tyre formoheshin nga masa dheu apo gurësh, që arrinin 7–15 m gjerësi. Sistemi i mbrojtjes plotësohej me sa duket nga një gardh hunjsh, që ngrihej mbi ledhin dhe në disa raste nga një hendek që rrethonte vendbanimin.

    Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosura në një mjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko-shoqërore.

    Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, të krahinave të brendshme e veriore ilire, janë zakonisht më të vogla se vendbanimet e fortifikuara të Ilirisë Jugore. Në shumicën e rasteve ato gjenden në një mjedis kullotash alpine, si në Glasinac apo në tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh të vogla fisnore të një popullsie baritore.

    Në të dyja rastet lindën në këtë kohë edhe kryeqendra të këtyre vendbanimeve, që dallohen nga të tjerat prej madhësisë dhe pozitës gjeografiko-ekonomike qendrore. Si të tilla, me sa duket ato janë edhe qendra të një fisi të madh ose të një bashkimi të gjerë fisnor. Aty nga fundi i kohës së hekurit (shek.VII-V p.e.sonë), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.

    Zhvillimi i bujqësisë, i blegtorisë, i zejtarisë dhe i tregtiseRedakto

    Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dëshmojnë se, gjatë kësaj periudhe, ilirët merreshin si dhe më parë kryesisht me bujqësi dhe me blegtori. Bujqësia u zhvillua sidomos në zonat fushore dhe në përgjithësi në krahinat pjellore të vendit. Ilirët kultivonin në këtë kohë të gjitha llojet e drithërave. Jo rastësisht, krahina të veçanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, përmenden që në eposin homerik si vende frytdhënëse dhe pjellore, d.m.th. të përshtatshme për kulturat bujqësore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonë, do ta cilësojë gjithashtu si shumë pjellore fushën e Helopisë, ndërsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonë), në Iliri kishte krahina që prodhonin deri dy herë në vit. Më vonë Skymni, duke përsëritur në vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire që banonte në viset e brendshme merrej me lërimin e tokës.

    Krahas bujqësisë, në Iliri, veçanërisht në zonat bregdetare të saj dhe në krahinat e ulëta kodrinore me klimë të butë, qenë kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtë dhe frytdhënës ka qenë ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni në veprën e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonë); ai është plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, përveç disa krahinave të pakta ku toka është fare e ashpër. Që ilirët merreshin me vreshtari, këtë e dëshmojnë farërat e rrushit të zbuluara në disa nga vendbanimet e kohës. Kushtet e përshtatshme tokësore dhe klimatike ndihmuan jo më pak edhe për kultivimin e perimeve, si të bishtajës, të bathës, të bizeles, etj., si dhe të kulturave frutore, si p.sh. të mollës, të dardhës, të qershisë etj., të gjitha këto janë të dëshmuara nga farërat e gjetura gjatë gërmimeve arkeologjike.

    Ilirët shfrytëzonin në këtë periudhë edhe bletët, prej të cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantët e përdornin mjaltin edhe për të bërë një lloj pijeje të ngjashme me atë të verës së ëmbël dhe të fortë.

    Tek ilirët ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje në krahinat e brendshme malore ajo përbënte bazën kryesore të ekonomisë së tyre. Hesiodi duke e cilësuar Helopinë si një fushë shumë pjellore dhe me livadhe të gjera, shton se ajo është e pasur me tufa delesh dhe me qé këmbëharkuar, ndërsa Pindari, do ta vlerësonte, në shek. V p.e.sonë, këtë krahinë si ushqyese të shkëlqyeshme të gjedhit. Hekateu gjithashtu bën fjalë për kullota të pasura të Adrias (krahinë bregdetare e Ilirisë), dhe për bagëtinë e saj me pjellshmëri të lartë. Si te ky autor i hershëm, ashtu dhe tek të tjerët, që përsërisnin më vonë këto njoftime, ato shpesh paraqiten të veshura me hollësira fantastike. Por duke lënë mënjanë teprimet e tyre, këto burime, sidoqoftë, flasin për një blegtori të zhvilluar tek ilirët.

    Kujdesi që tregonin ilirët për mbarështimin e bagëtisë vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit për kriporet e autariatëve dhe ardianëve. Konfliktet e shpeshta midis këtyre dy fiseve për këtë kripore, shprehin shqetësimet e blegtorëve ilirë lidhur me këtë produkt shumë të vlefshëm për jetën e gjësë së gjallë. “Kripa, – thotë Aristoteli, – u duhet atyre për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit, përndryshe shumica u ngordh”.

    Midis kafshëve shtëpiake më të parapëlqyera ishin qetë, delet, derrat, qentë etj., për të cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetë materiali kockor i zbuluar dendur në vendbanimet e ndryshme të kësaj periudhe. Ilirët shquheshin edhe si rritës të mirë të kuajve. Këta të fundit ishin të shpejtë në vrapime dhe të qëndrueshëm në punë, siç na thonë burimet e mëvonshme.

    Krahas blegtorisë, ilirët merreshin edhe me gjueti, megjithëse kjo veprimtari nuk luante ndonjë rol aq të rëndësishëm në jetën ekonomike të tyre. Të përmendur ishin në atë kohë qentë e gjahut të Mollosisë, por akoma më të shquar ata që ruanin kopetë e bagëtive. Këta të fundit sipas burimeve të shkruara, ua kalonin qenve të tjerë për trupin e tyre të lartë dhe guximin e madh në kacafytje me bisha të egra. Skenat e gjuetisë së ilirëve na janë pasqyruar edhe në artin figurativ ilir të kësaj kohe. Për t’u përmendur në këtë drejtim janë ato që zbukurojnë vazot me fund të ngushtë (situlat) prej bronzi të zbuluara në krahinat veriore të Ilirisë. Nga kafshët e egra më tepër çmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarëve ilirë jo vetëm mishin dhe lëkurën, por edhe brirët prej të cilëve ata punonin vegla të ndryshme dhe zbukurime. Të tilla vegla ndeshen shpesh nëpër vendbanimet ilire të periudhës së hekurit.

    Deti, liqenet si dhe lumenjtë, që e përshkonin Ilirinë në drejtime të ndryshme, u dhanë mundësi banorëve pranë tyre të merreshin që herët edhe me peshkim. Këto burime ujore përmbanin sasi të shumta peshku. Kështu, p.sh. ilirët që jetonin pranë liqenit Prasiada të Peonisë, zinin, sipas Herodotit, shumë peshk.

    Përparime të dukshme vihen re edhe në metalurgji. Kjo duket si në intensifikimin e nxjerrjes së mineraleve, ashtu dhe në zgjerimin e madh të prodhimit të objekteve metalike. Nëpër vendbanimet dhe në varrezat ilire të kësaj kohe gjejmë sasira të konsiderueshme armësh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi të ndryshme shtëpiake dhe një mori të madhe shumë të larmishme stolish, të cilat tregojnë pa dyshim për një konsum të madh të lëndës së parë minerare, sidomos të bakrit dhe të hekurit, me të cilët ishte i pasur territori i Ilirisë.

    Në shek. XI-IX p.e.sonë ilirët nuk e zotëronin ende mirë mjeshtërinë e përpunimit të hekurit dhe nuk është aspak e rastit që në varret e kësaj periudhe, objektet prej hekuri janë shfaqje tepër të rralla, ndërsa ato prej bronzi, të cilat në shumë pikëpamje zhvillojnë më tej traditën e kohës së bronzit, janë të shumta.

    Vetëm në shek. VIII-VII p.e.sonë prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij të plotë tek ilirët. Ky metal e zëvendëson në një masë të ndjeshme bronzin, në prodhimin e armëve dhe të veglave të punës, të cilat tani bëhen më të forta dhe më me rendiment në punimet e ndryshme bujqësore dhe zejtare. Ky përmirësim i veglave të punës çoi për pasojë edhe në zgjerimin e mëtejshëm të prodhimit të shoqërisë ilire të kësaj kohe.

    Sendet metalike të kësaj faze të zhvilluar të epokës së hekurit, tregojnë se sa përpara kishte shkuar teknika e punimit të tij. Për këtë dëshmojnë format e bukura dhe nganjëherë shumë të përsosura të armëve dhe sidomos të stolive, të cilat nënkuptojnë dhe procese pune mjaft të ndërlikuara, si edhe vetë zbukurimi i pasur gjeometrik i këtyre objekteve të punuara me mjeshtëri dhe me një radhitje simetrike të motiveve. Kjo pasqyrohet më në fund edhe në vetë trajtimin plastik të figurave prej bronzi në trajta njerëzish, kafshësh e zogjsh.

    Përpunimi i metaleve ishte përqendruar kryesisht në qendrat metalurgjike të Ilirisë. Të tilla ishin në vendin tonë, p.sh. zona e Mirditës dhe e Matit, ku janë përcaktuar edhe vendet e shkrirjes së bakrit, si zona e Kukësit, ajo e Korçës, e njohur për punimin e metaleve që në kohën e bakrit dhe të bronzit etj.

    Prania e qendrave të ndryshme për punimin e metaleve në Iliri duket edhe në vetë karakterin e diferencuar tipologjik të prodhimeve të këtyre qendrave. Në to prodhohej jo vetëm për të plotësuar nevojat e brendshme të fisit ose të një krahine më të madhe, por edhe për t’u përdorur si mall këmbimi.

    Përparime të dukshme vihen re në këtë kohë edhe në poçeri, e cila qëndron nga pikëpamja e teknikës, e formave dhe e trajtimit të dekorit të saj, më lart se poçeria e epokës pararendëse të bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonë, mbase edhe pak më parë, në krahinat jugore të Ilirisë, kalohet gradualisht nga punimi me dorë të lirë i enëve prej balte, në prodhimin e tyre me çark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Një pjesë e madhe e poçerisë vendore të kohës arkaike e zbuluar në varrezat tumulare të Kuçit të Zi të Korçës, del e punuar me çark. Një dukuri e tillë vihet re edhe në zonën e Matit e të Kukësit. Futja e teknikës së re në prodhimin e enëve, bëri që poçeria të shndërrohet në një degë të veçantë zejtarie, me të cilën merreshin mjeshtra të specializuar në këtë fushë të prodhimit.

    Zhvillimi i madh i degëve të ndryshme të prodhimit bujqësor dhe zejtar, bëri që të zgjeroheshin në këtë kohë edhe më tepër marrëdhëniet ekonomike ndërfisnore, si edhe midis popullsisë ilire dhe atyre të vendeve fqinje ose më të largëta. Në këtë drejtim ndihmoi shumë dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit të Ilirisë, e ndodhur midis botës mesdhetare dhe Evropës Qendrore, si edhe rrugët e tij të hapura të komunikimit natyror, tokësor dhe detar. Këto marrëdhënie pasqyrohen qartë në prodhimet e ndryshme të zejtarisë greke apo në imitacionet lokale të modeleve të tyre, në stolitë e tipave italikë ose në qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetër, stolitë dhe armët tipike ilire që gjenden në Traki, Maqedoni, Itali ose në Greqi janë dëshmi tjetër e gjallë e këtyre lidhjeve reciproke tregtare që ekzistonin midis ilirëve dhe vendeve të tjera përreth. Një zhvillim të madh morën veçanërisht shkëmbimet tradicionale me Greqinë sidomos pas shek. VIII p.e.sonë, me themelimin e kolonive helene në brigjet e Ilirisë.

    Shtrirja e territorit të Ilirisë gjatë brigjeve të Adriatikut dhe të Jonit krijonte mundësinë për një hov të madh të lundrimit. Në fillim të epokës së hekurit ilirët përshkonin me anijet e tyre të shpejta ujërat e këtyre deteve duke kaluar deri në brigjet perëndimore të Greqisë dhe në ato jugore të Italisë. Disa prej fiseve ilire, si mesapët dhe japigët, u vendosën përgjithmonë në brigjet e Italisë së Jugut. Shumë aktivë në këtë veprimtari të hershme lundruese u treguan sidomos liburnët, të cilët themeluan edhe vendbanime të veçanta në ishullin e Korkyrës, si dhe në brigjet e Gadishullit Apenin.

    Lindja e pronës private dhe diferencimi shoqërorRedakto

    Përparimet që u bënë në degët e ndryshme të ekonomisë gjatë epokës së hekurit sollën ndryshime edhe në vetë strukturën e shoqërisë ilire. Baza e këtyre ndryshimeve u bë prona private, e cila filloi të shfaqet tek fiset ekonomikisht më të zhvilluara, në fillim në blegtori e zejtari e më pas edhe mbi tokën. Hesiodi, duke folur për kopetë e mëdha në Helopi, shënon se ato ishin pronë e njerëzve të veçantë. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit të zejtarisë dëshmon gjithashtu për praninë në këtë fushë të pronësisë private. Dukurinë e pronësisë për tokën e kemi të dëshmuar më vonë dhe duket se ajo ndjek një rrugë më të ngadaltë. Zakoni i ndarjes së tokës çdo tetë vjet, që na kumtohet nga Straboni për dalmatët, është një dëshmi që tregon se zotërimi periodik i saj ishte një hallkë e ndërmjetme në procesin e formimit të pronës private.

    Forcat kryesore të prodhimit të shoqërisë ilire në këtë kohë ishin bujqit dhe blegtorët e lirë, anëtarë të thjeshtë të fisit. Këtyre u shtohet edhe një shtresë e re, më e kufizuar, ajo e zejtarëve. Nga ana tjetër, nga masa e gjerë e popullsisë, fillon të veçohet si një shtresë më vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkëputur nga prodhimi dhe nëpërmjet përvetësimit të pasurisë së përbashkët, vihet në një pozitë të privilegjuar derisa bëhet dalëngadalë zotëruese e pronave të mëdha tokësore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mënjanon organet demokratike të fisit dhe uzurpon pushtetin.

    Nga burimet e shkruara më të hershme, siç është eposi homerik, shihet se në disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimë, diferencimi shoqëror, të paktën në shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur për pjesëmarrjen e ilirëve paionë në luftën e Trojës kundër ahejve, Homeri i barazon prijësit e tyre ushtarakë, që vinin nga “Paionia pjellore” me prijësit e ahejve dhe të trojanëve. Kjo pa dyshim flet për një gjendje sociale pak a shumë të ngjashme me atë të fiseve fqinje të Greqisë. Në një vend të poemës “Odisea” flitet për Feidonin, prijësin me origjinë fisnike të thesprotëve, i cili pasi strehoi dhe mirëpriti në pallatin e vet Odisenë, gjatë kthimit për në atdhe, përgatiti një nga anijet e tij të shpejta për ta dërguar atë në Itakë. Sipas këtij tregimi mitik, Feidoni përfaqëson këtu njërin nga krerët që jetonte në një nga pallatet më të pasura të thesprotëve. Këta kishin anijet e veta e njerëz që u shërbenin.

    Shumë kuptimplotë në këtë drejtim është dhe një tregim i Herodotit, sipas të cilit, Klistheni, kur ftoi në Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonë) të gjithë burrat që do ta ndienin veten të denjë për të pasur për grua të bijën e tij Agaristën, midis atyre që u paraqitën tek tirani qe edhe një farë Alkoni nga Molosia. Sipas këtij tregimi, ky molosas duhet të ketë qenë nga një familje princore ose shumë e pasur, që të pretendonte për të lidhur krushqi me një skllavopronar të madh të Greqisë së asaj kohe, siç ishte Klistheni.

    Të dhënat arkeologjike nga varrezat tumulare të luginës së Drinos, pellgut të Korçës dhe Ohrit (Trebenisht), zonës qendrore ilire të Glasinacit etj., dëshmojnë gjithashtu se në shek. VIII-V p.e.sonë, diferencimi shoqëror në gjirin e shoqërisë ilire ishte bërë mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella të Ilirisë Qendrore e Veriore. Në këto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar të varfër, edhe varre ku të vdekurin e shoqëronin armë të kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte të tjera të importuara nga viset përreth, që i takonin shtresës së pasur të aristokracisë fisnore.

    Federatat fisnoreRedakto

    Zhvillimi i pronës private, që çoi në thellimin e diferencimit social, u bë burim konfliktesh në shoqërinë ilire të shek. VIII-V p.e.sonë. Në këtë kohë morën përpjesëtime të mëdha luftërat ndërfisnore dhe inkursionet plaçkitëse për det e tokë, që arrinin deri në Greqi dhe në brigjet e përtejme të Adriatikut. Të tillë kanë qenë inkursioni i enkelejve për plaçkitjen e thesarit të Delfit ose ato të detarëve liburnë, të cilët me anijet e tyre të lehta dhe të shpejta zotëruan për një kohë brigjet e Adriatikut, që nga Korfuzi deri në brigjet italike.

    Gjendja e krijuar nga këto luftëra dhe inkursione, që i sillnin aristokracisë fisnore ilire të ardhura të mëdha, gjen shprehjen e vet në veprimtarinë e gjerë të ndërtimit të vendbanimeve të fortifikuara dhe në zhvillimin e armatimeve, sidomos të armëve të reja, siç ishin shpatat, hanxharët dhe heshtat prej hekuri që janë gjetje të rëndomta në varret e luftëtarëve ilirë dhe të mburojave të paionëve, të përkrenareve e frerëve të kuajve që përbënin pajisjet e veçanta të aristokracisë luftarake.

    Në procesin e këtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan të lidhen dhe të formojnë gjatë veprimeve të tyre të përbashkëta në luftërat agresive ose mbrojtëse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonë, federatat e para. Një federatë e tillë ishte ajo e taulantëve, që nën mbretin Galaur dhe më pas, gjatë shek. VII-VI p.e.sonë invadoi disa herë Maqedoninë duke i shkaktuar asaj dëme të rënda dhe sakrifica të mëdha në njerëz. Gjatë shek. VI-V p.e.sonë federata të tilla formuan edhe disa fise të tjera, si molosët, thesprotët, kaonët, parauejtë, orestët, lynkestët, paionët, dardanët etj.

    Në krye të federatës qëndronte mbreti, i cili në burimet quhet basileus. Në disa raste si tek kaonët e thesprotët vendin e tij e zinte një njeri i zgjedhur çdo vit nga gjiri i fisit sundues të federatës. Në burimet e fundit të shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte më prijësit më të aftë ushtarak, por ishte bërë i trashëgueshëm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtë tij. Në bazë të këtij fuqizimi të prijësve ushtarakë dhe të basilejve qëndronte gjithnjë pasuria që vinte duke u shtuar përherë e më shumë në sajë të luftërave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqërisë fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetër e popullsisë së thjeshtë. Ajo e konsideronte si një gjë të turpshme të merrej me punimin e tokës, me mbarështimin e bagëtisë, me prodhimin zejtar etj. Në këto punë ishin të angazhuar vetëm prodhuesit e vegjël, masa e gjerë e fshatarëve të lirë ose gjysmë të lirë. Zanati më i nderuar për ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e të cilave na janë transmetuar përmes gjuhës së gjallë artistike në objektet e bronzta të zbuluara në krahinat veriore ilire apo në kallcat e Glasinacit.

    Në gjysmën e dytë të shek. V p.e.sonë disa nga federatat ilire kishin arritur një stad mjaft të përparuar në zhvillimin e tyre politik. Taulantët, fiset ilire, fqinje të Maqedonisë dhe ato më jugore: kaonët, thesprotët e molosët merrnin pjesë në ngjarje të tilla politike të historisë së botës së Mesdheut siç ishte lufta e Peloponezit.

    Taulantët ndërhyjnë me këtë rast në luftën civile që shpërtheu në Epidamn në vitin 436 p.e.sonë. Në këtë luftë ata morën nën mbrojtje oligarkët e dëbuar nga demosi i qytetit dhe qenë një nga ato forca që në aleancë me Athinën, kundër lidhjes së Peloponezit, ndihmuan aristokracinë epidamnase të rikthehet në pushtet. Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kësaj kolonie greke, sepse fatet e saj do të lidhen paskësaj gjithnjë e më shumë me botën ilire.

    Dy njoftime të tjera kanë të bëjnë me ngjarjet e vitit 423. I pari bën fjalë për kaonët, thesprotët, molosët dhe disa fise të tjera më të vogla fqinje të molosëve, që marrin pjesë nga ana e lakedemonëve në fushatën për të nënshtruar Akarnaninë dhe për ta shkëputur atë nga aleanca me Athinën, fushatë që përfundoi pa sukses.

    Njoftimi i dytë lidhet me luftën që zhvilluan ilirët e krahinave juglindore kundër maqedonëve. Fisi ilir i lynkestëve ishte prej kohësh në konflikt me sundimtarët maqedonë, të cilët synonin ta nënshtronin. Gjatë luftës greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persët kishte mundur t’u impononte lynkestëve sovranitetin e tij. Në kushtet e reja të luftës së Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II përplasej sa në njërën anë në tjetrën, duke u lidhur herë me Athinën e herë me Spartën, mbreti i lynkestëve, Arrabeu, shfrytëzoi këtë situatë për t’u shkëputur nga varësia maqedone. Në përpjekjet e tij për të rivendosur gjendjen e mëparshme, Perdika kërkoi ndihmën e aleatit të vet, komandantit të forcave lakedemone, Brasidës, të cilit i kishte besuar luftën kundër Athinës në teatrin halkidik të veprimeve ushtarake. Një ekspeditë e fuqishme e përbërë nga forcat e Perdikës dhe të Brasidës provoi të thyente Arrabeun me anën e bisedimeve dhe të bëhej aleat i lakedemonëve. Por përpjekjet dështuan dhe bashkë me to dështoi edhe ekspedita kundër lynkestëve. Në kundërshtim me vullnetin e Perdikës, Brasida nuk guxoi të sulmonte dhe vendosi t’i tërhiqte forcat.

    Pak kohë më vonë Perdika e bindi përsëri Brasidën për një fushatë të re kundër lynkestëve; forcat maqedone e ato lakedemone të përbëra prej 3 000 hoplitësh, 1 000 kalorësish dhe një numër barbarësh sulmuan Arrabeun. Por këtë radhë lynkestët kishin siguruar ndihmën e vëllezërve të tyre ilirë. Forcat e bashkuara të ilirëve dhe lynkestëve e shpartalluan veçmas mbretin maqedon dhe e detyruan të largohej në pështjellim të plotë, duke braktisur aleatin e tij. Kështu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetëm me përpjekje të mëdha mundi t’i shpëtojë forcat e veta nga asgjësimi i plotë. Kjo luftë ndryshoi krejt drejtimin që kishin marrë ngjarjet në frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rënda,- shkruan Tukididi, – Perdika u përpoq të hynte sa më parë në marrëveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”.

    Duke i përshkruar këto ngjarje të shek. V, Tukididi na ka lënë edhe një shënim me mjaft interes për vlerësimin e jetës social-politike të ilirëve. Prej fjalimit, që sipas tij Brasida u mbajti ushtarëve të tij para tërheqjes, ne mësojmë se shoqëria ilire ruan ende në fundin e shek.V mbeturina të theksuara të rendit fisnor. Por midis njoftimeve të autorëve që bëjnë fjalë vetëm për inkursionet e ilirëve dhe atyre të Tukididit, që i përmend ata si një forcë aktive, pjesëmarrëse në ngjarjet më të rëndësishme të kohës, ku luajti ndonjëherë një rol jo pa rëndësi, ka një ndryshim të dukshëm. E re në njoftimet e Tukididit është se lufta e federatave ilire si në rastin e ndërhyrjes në luftën civile të Epidamnit, ashtu dhe në luftën kundër maqedonëve dhe aleatëve të tyre peloponezas, nuk kishte më karakterin e një inkursioni grabitqar, por synime politike të caktuara dhe kjo nënkupton një stad mjaft të avancuar të organizimit të tyre politik qoftë edhe në kuadrin e një federate fisnore.

    I gjithë ky zhvillim social-politik, që vihet re, veçanërisht tek fiset ilire të jugut në fund të shek.V p.e.sonë, pasqyron qartë një shoqëri, që jetonte etapën e fundit të organizimit fisnor, atë kalimtare për në rendin skllavopronar. Mbi bazën e kësaj shoqërie do të lindin në fundin e shek. V – fillimin e shek. IV p.e.sonë formacionet e para shtetërore ilire.

    Kultura ilireRedakto

    Njësia dhe veçantitë kulturore lokaleRedakto

    Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në artin e botëkuptimin e tyre.

    Krahas tipareve themelore të përbashkëta të kësaj kulture, që janë karakteristike për gjithë truallin ilir, vihen re edhe veçanti lokale. Në kushtet e një territori të gjerë, me larmi të theksuara fiziko-gjeografike, siç ishte pjesa perëndimore e Gadishullit të Ballkanit, me lidhje fqinjësie e marrëdhënie me krahina që i karakterizonte një zhvillim i ndryshëm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut të prapambetur qendërevropian dhe jugut më të përparuar egjeo-mesdhetar, këto ndryshime lokale në kulturë janë po aq të kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njëjtë social-ekonomik që njohën ilirët e kësaj kohe. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ndryshime lokale edhe në aspekte të veçanta të jetës dhe të krijimtarisë së ilirëve, ndryshime të cilat janë thjesht të karakterit etnografik.

    Sipas të dhënave arkeologjike, në truallin ilir dallohen në epokën e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, që përfshin krahinën e banuar nga kaonët, thesprotët, molosët dhe fiset e tjera më të vogla të viseve më jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, që shtrihet në gjithë ultësirën bregdetare nga Vjosa në Naretva dhe që banohej nga këto dy fise të mëdha si dhe fise të tjera më të vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret në krahinën juglindore të Shqipërisë me qendër pellgun e Korçës; grupi pelagon në Maqedoninë Perëndimore dhe ai paion në atë lindore, grupi i Matit ose pirust, që përfshin krahinat e brendshme të Shqipërisë Verilindore (Mat, Dibër Kukës) dhe ai dardan në Kosovë; grupi i Glasinacit me qendër rrafshnaltën me të njëjtin emër në lindje të Sarajevës dhe rreth saj, që i përgjigjet krahinës së banuar nga autariatët; grupi dalmatin, që përfshin krahinën midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod në territorin e sotëm të Likës dhe grupi verior-adriatik ose liburn, që shtrihej në territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje.

    Çdo njeri nga këto grupe kulturore i përgjigjet kryesisht territoreve të banuara nga fiset ose bashkimet e mëdha fisnore ilire. Sa më të afërta gjeografikisht ishin këto grupe, aq më të mëdha ishin ngjashmëritë kulturore midis tyre. Kështu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atë fqinjë liburn. Në Ilirinë Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtë me atë të Glasinacit dhe atë dardan saqë inkuadrohen me një kompleks të gjerë kulturor Mat-Glasinac; ndërsa në Ilirinë e Jugut grupi devollit afron në shumë aspekte me atë pelagon dhe epirot.

    Këto ndryshime dhe ngjashmëri lokale, që burojnë nga baza e përbashkët etnike, kushtet herë të përafërta e herë të ndryshme të zhvillimit social-ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkrahinore, shkrihen në tërësinë e bashkësisë kulturore ilire, të cilën e vërejmë si në gjuhë, ashtu dhe në kulturën materiale (vendbanimet, veglat e punës, armët, qeramikën, stolitë etj.) e atë shpirtërore (artin e botëkuptimin) të saj, pa kërkuar një unitet të plotë për këtë shkallë të zhvillimit të ilirëve. Veçoritë lokale etnografike në kulturë, ashtu sikurse dhe ato dialektore në gjuhë, nuk cenojnë unitetin e kulturës ilire dhe të bartësve të saj, ato janë shprehje e larmisë dhe e ndryshimeve brenda së njëjtës kulturë.

    GjuhaRedakto

    Ilirët flisnin një gjuhë që dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje afërie ku më të largët e ku më të afërt me gjuhë të tjera të gadishullit dhe jashtë tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.

    Një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Sintezën më të plotë, të shoqëruar me vështrimin kritik të mendimeve për origjinën e gjuhës shqipe, e ka dhënë gjuhëtari i shquar prof. Eqrem Çabej, i cili ka sjellë dhe argumentet e tij shkencore, në mbështetje të tezës ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janë këto:

    Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar popullsi ilire; nga ana tjetër, në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera në trojet e sotme; një pjesë e elementeve gjuhësore: emra vendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato janë zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, d.m.th. kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse; marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe është zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit; të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.

    Nga të gjitha këto argumente, del si përfundim se teza e origjinës ilire të gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk është gjetur gjë e shkruar dhe është menduar se nuk ka qenë e shkruar. Dëshmohet e shkruar mesapishtja e Italisë Jugore, që është mbajtur e mbahet përgjithësisht si një degë e ilirishtes, në njëfarë mase si një dialekt i saj i zhvilluar më tej në kushtet e një veçimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhësor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime të shkruara në një alfabet grek (dorik) me disa ndryshime për të riprodhuar disa tinguj të posaçëm të gjuhës së tyre. Një mbishkrim i Kalasë së Dalmaces afër Pukës, që për dekada të tëra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhësia e re shqiptare se nuk ishte tjetër veçse një mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nëse do të kurorëzohen me sukses përpjekjet që po bëhen për leximin e një mbishkrimi të Muzeut të Shkodrës me prejardhje nga Dobraçi, shkruar me një alfabet të panjohur dhe të një mbishkrimi të gjetur në Bugojë të Bosnjës Perëndimore, mund të sillen të dhëna të reja e të hapen perspektiva. Zbulimet e mëtejshme arkeologjike mund të japin ndonjë tekst ilir të shkruar me alfabet të veçantë ose me alfabet grek a latin. Gjuhët greke dhe latine që hynë më parë në Iliri si gjuhë kulture, tregtare ose si gjuhë zyrtare administrative, nuk u bënë kurrë gjuhë të të gjithë popullit, i cili vazhdoi të ruajë në jetën e tij të përditshme të folmen amtare. Njoftimi i historianit grek të shek. II p.e.sonë, Polibit, për bisedimet e mbretit Gent me delegatët maqedonas përmes përkthyesit që njihte ilirishten, dëshmon se kjo gjuhë u praktikua edhe si gjuhë zyrtare deri në fund të jetës së pavarur politike të ilirëve.

    Nga gjuha e ilirëve kanë mbetur disa materiale, por që nuk janë të mjaftueshme: elemente leksikore shumë të pakta të së folmes së përditshme përbërë nga disa glosa ilire, dhe sidomos një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror të ilirishtes e ndonjë tipar fonetik i saj, ndonjë element i leksikut të saj dhe material krahasimi me gjuhët e tjera indoevropiane, po nuk japin mundësi të njihen gramatika dhe leksiku i saj.

    Studiues të ndryshëm kanë përcaktuar si ilire edhe një numër fjalësh të ndeshura në gjuhët e tjera të lashta ose në gjuhët e sotme të Evropës, duke i marrë ato si huazime nga ilirishtja ose si të trashëguara prej saj. Shumica e tyre janë të diskutueshme, po disa kanë gjasa vërtetësie. Ndër to përmendim: lat. mannus = kalë i vogël, krhs. shqipen maz/mëz; gr. balios = i bardhë, me pulla të bardha, krhs. shqipen balë; gr. kalibe = kasollë; disa fjalë pararomane etj.

    Material më të pasur jep mesapishtja e Italisë Jugore. Prej saj kanë ardhur një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e.sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh.

    Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore njëjës të emrave në të dyja këto gjuhë etj.

    Arti dhe botëkuptimiRedakto

    Arti ilir në periudhën e hershme të hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ të theksuar të epokës së bronzit, por lulëzimin e arrin në fillim të epokës së plotë të hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonë në kushtet e zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror të ilirëve. Kjo vihet re qartë sidomos në grupin e kulturës së Devollit, në atë të Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetëm në objektet e veçanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe në qeramikë, por edhe në materialet që nuk i rezistuan kohës si në dru, kockë etj., përfaqësohet nga një gamë e pasur figurash gjeometrike, si rrathë të veçantë e bashkëqendrorë, rombe e trekëndësha me fusha të zbrazura ose të mbushura me vija paralele etj., të kompozuara me një fantazi të zhvilluar dhe në një sistem rigorozisht simetrik.

    Ky stil do të jetojë në të gjitha periudhat e veçanta të zhvillimit dhe të dobësimit të tij, deri në fund të periudhës së hershme të hekurit, duke përbërë kështu bazën kryesore dhe më të qëndrueshme të koncepteve estetike të ilirëve në përgjithësi. Arti figurativ në Iliri u zhvillua më vonë; atë e shohim të përfaqësuar në figura njerëzish dhe kafshësh të trajtuara skematikisht ose në mënyrë të stilizuar si dhe në objekte të tjera, si art dekorativ i ndërthurur me motive gjeometrike.

    Nga shek.VI p.e.sonë tek fiset e Ilirisë së Veriut nën ndikimin e fuqishëm të kulturave mesdhetare dhe në kornizën e lidhjeve të shumëfishta të popullsive përreth Adriatikut Verior, lindi një art i pasur figurativ, shprehjen më të lartë të të cilit e gjejmë tek situlat liburne e tek urnat japode. Në një stil të pjekur arkaik të kohës janë paraqitur në këto monumente pamje nga jeta e përditshme e ilirëve, në mënyrë të veçantë e shtresave të pasura të shoqërisë së tyre, midis të cilave skena argëtimesh, siç është rasti i një valleje grash lidhur dorë për dore, apo i një procesioni funeral, ku përcjellja është dhënë nëpërmjet një vargu të gjatë kurorash luftarake dhe kalorësish që marrin pjesë në ceremoninë solemne. Në raste të tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Këto manifestime artistike, megjithëse të ndikuara nga pikëpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar të ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik përsa i përket paraqitjes së figurave, motiveve reale dhe përmbajtjes së tregimit, kanë mjaft elemente vendëse, që tregojnë për natyrën vendore të prodhimit të shumë prej tyre. Në këtë drejtim përveç vlerave artistike, këto monumente përbëjnë edhe një burim historik të dorës së parë për njohjen e jetës dhe të koncepteve të shoqërisë ilire në shek. VI-V p.e.sonë.

    Përsa u përket besimeve të ilirëve të epokës së hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre të epokës së bronzit. Një rol të madh vazhdon të luajë kulti i tokës mëmë i lidhur me pjellorinë e saj dhe me zhvillimin e bujqësisë në përgjithësi. Shumë e përhapur tek ilirët ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmët e shumta të saj shprehen përmes motiveve të ndryshme, që zbukuronin objektet e veçanta dhe që në mënyrë grafike simbolizonin diellin. Të tilla ishin, p.sh.: rrathët bashkëqendrorë, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirët shprehej dhe përmes varëseve të ndryshme në formë kali, kaprolli, zogu etj.

    Një kult tjetër shumë i zhvilluar tek ilirët, sidomos tek ata të krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisë si totem, si qenie mbrojtëse nga syri i keq (apotropeike) etj.

    Vendosja e varreve në tuma përreth një varri më të hershëm të pasur dhe qendror, si dhe shoqërimi i të vdekurit në varr me objekte të ndryshme, tregon se tek ilirët e periudhës së hershme të hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i të parëve, si edhe besimi mbi jetën e përtej varrit.

    Ilirët besonin edhe në ekzistencën e fuqive mistike, që rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerëzve sëmundjet dhe fatkeqësitë e tjera shoqërore. Për t’i larguar këto të këqija, ilirët sajuan forma të ndryshme varësesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.

    Kolonitë helene të bregdetit ilirRedakto

    Themelimi i kolonive helene dhe marrëdhëniet me botën ilireRedakto

    Vendosja e kolonive helene në bregdetin ilir është pjesë e drejtimit të lëvizjes kolonizuese helene, në të cilën më aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njëra anë, me shtytjen e faktorëve ekonomikë e shoqërorë të metropoleve dhe, nga ana tjetër, qe një hap i mëtejshëm në përfshirjen e zonave ilire në sferën e ekonomisë së Mesdheut. Kolonitë më të hershme u vendosën në tokat e Ilirisë së Jugut. Këto zona të banuara nga ilirët kishin marrëdhënie tregtare me vendet e Greqisë që nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi një bazë më të gjerë në kushtet e shthurjes së rendit fisnor tek ilirët. Vendosja dhe zhvillimi i mëtejshëm i kolonive ka qenë pasojë e këtij procesi. Në fillim u vendosën pranë vendbanimeve ilire pikat tregtare, të cilat me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me brendatokën ilire u populluan nga grupe kolonistësh helenë dhe u kthyen në qendra të shpërngulurish (apoike) të metropoleve greke. Kolonia më e hershme u vendos në vitin 737 në ishullin e Korkyrës, që banohej atëhere nga liburnët. Nga këtej një valë kolonistësh u vendosën në Dyrrah (627 p.e.sonë, ka shumë gjasë edhe më herët). Apolonia, e cila u themelua në vitin 588, ngjan të ketë qenë populluar nga kolonistë të ardhur nga Dyrrahu. Për gjithë kohën antike midis dy qyteteve u mbajtën lidhje të ngushta ekonomike dhe politike, që janë karakteristike për marrëdhëniet midis metropoleve dhe apoikeve. Në të njëjtën kohë me Apoloninë u formua nga banorët të ardhur nga Eubea edhe kolonia helene në Orik, e cila për vetë mundësitë e kufizuara të kontakteve me prapatokën ilire nuk arriti kurrë rëndësinë ekonomike, as edhe famën e dy kolonive të tjera. Kaluan edhe dy shekuj të tjerë derisa kolonistët helenë të ardhur nga Parosi, Sirakuza e Sicilisë dhe Knidi të vendoseshin në ishujt e Ilirisë së Veriut, ku themeluan Faron (sot Hvar), Isën (sot Vish) dhe Korkyrën e Zezë (sot Korculla).

    Në fillimet e veprimtarisë së kolonive peshën kryesore në ekonomi e zinte tregtia tranzite. Nga tokat ilire merreshin prodhime bujqësore, lëndë druri dhe minerale për nevojat e metropoleve, kundrejt shkëmbimit mall me mall me prodhime të zejtarisë. Por në shek.V p.e.sonë kolonitë e bregdetit ilir nuk janë më shtojca të ekonomisë e furnizuese të thjeshta lëndësh të para të qyteteve mëma. Prodhimi lokal, i mbështetur kryesisht në shfrytëzimin e punës së skllevërve, arrin në këtë periudhë një shkallë të tillë zhvillimi saqë ishte në gjendje të mbulonte jo vetëm kërkesat e popullsisë së këtyre qyteteve, por edhe të botës ilire përreth, gjallëruese dhe nxitëse e drejtpërdrejtë e këtij zhvillimi. Importimet nga qytetet mëma dhe Greqia u kufizuan kryesisht në sendet e luksit dhe në veprat e artit. Dyrrahu dhe Apolonia vepronin tani si njësi ekonomike krejt të pavarura, duke e shprehur këtë edhe në prerjen e monedhave të tyre të veçanta.

    Zejtaria u orientua nga prodhimi i sendeve të konsumit të gjerë: qeramika, veglat e punës, armët që hidheshin në tregun e brendshëm dhe në atë të prapatokës. Punishtet e prodhimit të gjerë të enëve prej balte, të tjegullave e të tullave, të punimit të gurit etj., ishin prona të skllavopronarëve dhe kishin karakterin e ergasterive antike.

    Në marrëdhëniet tregtare me botën ilire, veç prodhimeve bujqësore e blegtorale, lëndës së drurit për ndërtimin e anijeve dhe skllevërve, për të cilat tregu grek kishte mungesë, vëmendja e kolonistëve u përqendrua në pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut. Në shkrirjen dhe në përpunimin e hekurit, të bakrit dhe të argjendit, ilirët kishin një përvojë shekullore, nga e cila përfituan edhe kolonistët. Veçanërisht eksportimi i argjendit që nxirrej nga minierat e pirustëve dhe të Dardanisë, u bë një nga burimet kryesore të pasurimit e të lulëzimit të dy kolonive të mëdha, Dyrrahut dhe Apolonisë. Ai eksportohej kryesisht në formën e monedhave, të cilat gjetën një përkrahje të gjerë në krahinat e afërta dhe të largëta ilire.

    Për të nxjerrë fitime sa më të mëdha nga marrëdhëniet tregtare me ilirët, sidomos nga tregtia me shumicë e lëndëve të para, e gjithë kjo veprimtari kryhej nëpërmjet një përfaqësuesi të veçantë të kolonive, të quajtur poleti.

    Duke qenë se Dyrrahu dhe Apolonia ishin qendra zejtare e tregtare, bujqësia e blegtoria zinte në to një vend të dorës së dytë. Në rrethet e afërta të qytetit pronarët e pasur kishin tokat e kullotat e tyre me sipërfaqe e prodhim të kufizuar, sepse kufiri me ilirët nuk shtrihej shumë larg mureve të qytetit.

    Rendi shoqëror dhe organizimi politikRedakto

    Që në fillim në kolonitë helene të bregdetit ilir u vendos mënyra antike e prodhimit. Në ndarjen e shoqërisë në kolonitë rol të veçantë luante prejardhja shoqërore dhe etnike e njerëzve. Në kushte më të privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, që kishte qenë shpesh përkrahëse e themelimit të kolonive. Përbërja shoqërore e shtresave të lira ishte e larmishme. Krahas të mërguarve, për arsye politike gjatë luftërave të demosit me aristokracinë në metropole, kishte fisnikë të varfëruar, zejtarë të zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarë të shpronësuar, tregtarë e detarë. Kjo masë e popullsisë shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve të herëpashershme nga metropolet. Në Dyrrah një kontingjent i madh njerëzish të tillë erdhi në gjysmën e dytë të shek.V.

    Në Dyrrah e në Apoloni shtresa e skllevërve përbënte forcën kryesore të fuqisë punëtore. Ajo ndahej në tri kategori: në skllevër të qytet-shtetit skllavopronar, të cilët punonin në punishtet e tjegullave dhe të tullave, në thyerjen, transportimin dhe në skalitjen e gurëve, në përpunimin e metaleve e në prerjen e monedhave, pra në punët më të rënda. Të shumtë ishin edhe skllevërit privatë që përbënin kategorinë e dytë, të cilët përveç ergasterive shërbenin edhe në ekonomitë shtëpiake.

    Një pjesë të popullsisë, gjithmonë në rritje, e përbënin “të huajt”, kategoria e tretë ose banorët me origjinë ilire. Këta në dhjetëvjeçarët e parë ishin të privuar nga të drejtat shoqërore dhe politike.

    Në përputhje me këtë përbërje shoqërore të popullsisë, rendi politik në Apoloni e Dyrrah kishte në fillim karakter oligarkik. Pushteti i takonte një pakice me prejardhje aristokrate. Shumica dërrmuese e popullsisë, ashtu edhe ilirët, duke mos bërë fjalë për skllevërit, nuk gëzonte të drejta në qeverisjen e qytetit.

    Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i Dyrrahut dhe i Apolonisë në shek.VI-V shoqërohet me ndryshime në rendin shoqëror e politik të dy kolonive, si rrjedhim i një lufte të ashpër sociale e politike. Me zgjerimin e prodhimit zejtar dhe të shkëmbimit të mallrave me ilirët dhe me Greqinë, u pasuruan dhe u forcuan ekonomikisht shtresat tregtare e zejtare të kolonive. Këto shtresa dolën tani si forca të pavarura në arenën politike kundër grupit oligarkik, me synimin për të marrë pushtetin dhe për ta përdorur atë në dobi të interesave të tyre. Si rrjedhim i kësaj, në vitin 437 shpërtheu në Dyrrah një kryengritje e demosit, e njohur në historinë antike për rolin që luajti në prag të luftës së Peloponezit. Në arenën e kësaj lufte përveç forcave të demosit dhe aristokracisë, u duk edhe ndeshja e interesave të Korkyrës, prapa së cilës qëndronte Athina dhe Korinthi. Të dyja fuqitë synonin të përfitonin mundësi më të gjera në tregun ilir. Gjithashtu në këtë ndeshje morën pjesë aktive edhe ilirët fqinjë, të cilët duke ndihmuar aristokratët e dëbuar nga qyteti, u radhitën me forcat që përkahnin Athinën në luftën kundër lidhjes së Peloponezit.

    Rrjedhimi kryesor i luftës civile në Dyrrah ishte triumfi i plotë i parimit të ndarjes klasore të shoqërisë, forcimi i polisit skllavopronar. Pushteti tani kalon nga rrethi i kufizuar i aristokracisë skllavopronare në duart e gjithë skllavopronarëve si klasë. Baza shoqërore e tij u zgjerua me pjesëmarrjen e shtresave më të gjera skllavopronare, të pronarëve të punishteve, të tregtarëve etj., duke bërë kështu më të theksuar mënyrën antike të prodhimit. Që nga kjo kohë u forcua edhe pozita shoqërore e ilirëve që banonin në qytet. Një dukuri e tillë e ngjashme u zhvillua edhe në Apoloni.

    Këto ndryshime u pasqyruan edhe në përbërjen dhe në funksionet shtetërore. Vendin e krerëve (fylarkëve) aristokratë, në duart e të cilëve qe përqendruar pushteti gjatë regjimit oligarkik, e zuri tani një organ kolegjial, buleja (këshilli). Anëtarët e saj mund të ishin jo vetëm nga fisnikët, por edhe nga shtresat e tjera të skllavopronarëve. U krijua edhe organi i mbledhjes së përgjithshme te popullit, helieja. Detyrat kryesore të saj ishin miratimi i ligjeve, marrja e vendimeve me rëndësi dhe zgjedhja e kontrollimi i veprimtarisë së organeve ekzekutive të qytetit. Me gjithë pjesëmarrjen e popullit të lirë, edhe ky organ ishte në duart e skllavopronarëve, pa praninë e të cilëve helieja nuk kishte të drejtë të zgjidhte organet e larta ekzekutive të qytetit. Nga anëtarët e bulesë në krye të çdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari më i lartë civil i qytetit. Me emrin e tij lidheshin të gjitha ligjet, dekretet e vendimet me rëndësi të shpallura gjatë vitit. Me çështjet që kishin të bënin me mbrojtjen ushtarake dhe me luftën merrej toksarku, që ishte komandanti i shigjetarëve. Sekretarit i binte për detyrë kryesore të kujdesej për ngulitjen mbi gur ose mbi tabela bakri të ligjeve, të dekreteve e vendimeve të marra nga helieja apo organet e larta ekzekutive dhe t’i shpallte ato publikisht. Të tre hieramnamonët, merreshin jo vetëm me çështjet e kultit, me organizimin e lojërave e të festave, por me sa duket edhe me çështjet financiare të qytetit. Veç këtyre kishte edhe nëpunës të tjerë, të një rangu më të ulët, por që në të vërtetë luanin një rol me rëndësi në jetën ekonomike. I tillë ishte nëpunësi i ngarkuar me prerjen e monedhave, i cili kishte për detyrë të kujdesej si për sigurimin e lëndës së parë, ashtu edhe për prerjen dhe shpërndarjen e monedhave. Mbi drahmet e argjendta emri i tij vendosej krahas atij të prytanit. Një funksionar tjetër ishte poleti që merrej me rregullimin e tregtisë me ilirët.

    Kulti fetar ishte në harmoni me institucionet shoqërore e politike të qytetit. Kjo duket edhe nga shkrirja e funksioneve fetare me ato shtetërore (hieramnamonët). Hyjnitë më të adhuruara në Apoloni ishin Apoloni, që i dha emrin qytetit, hyjnesha ilire e brigjeve u unjisua nga kolonistët me Artemisin; Dionizi ishte hyu i vreshtave etj. Perënditë kryesore, të cilëve u faleshin më shumë dyrrahasit, ishin Zeusi, Dielli dhe bashkëthemeluesi legjendar i qytetit Herakliu.

    Kolonitë helene u vendosën në Iliri në rrethanat e marrëdhënieve të ngushta ekonomike me ilirët, që kushtëzoheshin nga interesat reciproke. Fuqizimi i mëtejshëm i kolonive përkon me lindjen e qyteteve ilire dhe me formimin e shtetit ilir. Tek këta kolonitë do të gjejnë një bazë për t’u mbështetur në synimet e tyre për çlirimin e plotë ekonomik dhe politik nga metropolet. Nuk kanë munguar edhe konfliktet midis ilirëve dhe kolonive, me sa duket, si rrjedhim i shpërdorimeve të kolonistëve në marrëdhëniet me ilirët dhe për kufijtë midis tyre. Këto morën forma të armatosura në luftën e Apolonisë me qytetin ilir Thronion rreth mesit të shek.V dhe në luftën e ilirëve kundër Isës më 385 p.e.sonë.

    Që nga gjysma e dytë e shek. IV p.e.sonë historia e kolonive helene të bregdetit të Ilirisë zhvillohet në marrëdhënie të ngushta me historinë politike të shtetit ilir dhe në kornizën e saj.

    Qytetet Kryesore të IlirisëRedakto

    Red right arrow.svg
     Artikulli kryesor: Qytetet Kryesore të Ilirisë.

    Njoftimet më hershme të shkruara për ekzistencen e qyteteve ne iliri i takojnë mesit të shekullit IV para erës së re,por siç dëshmojnë edhe të dhënat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kërkojmë edhe më herët,aty nga mesi i shek.V para erës së re. Gjatë shek IV-II para erës së re qyteti dhe jeta mori një zhvillim të vrullshëm.Ato u zhvilluan veçanërisht ne krahinat e ultësirëst bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin të ngritura në kodra të mbrojtura nga pikpamja natyrore dhe të fortifikuara me murë rrethues të ndërtuar me blloqe gurësh.Në arkitekturen e tyre të mbrendshme qytetet Ilire u ndërtuan sipas shembullit të qyteteve bashkohase te Greqise,Maqedonisë dhe Epirit. Në vendet më të mira ndërtoheshin ngrehinat e rëndësishme shoqërore si : tempujt,teatrot,stadiumet etj.

    ReferencatRedakto

    [1]

    Shiko dhe këtëRedakto

    Lidhje të jashtmeRedakto

    LiteraturëRedakto

    Kategori
    Uncategorized

    Berisha-Ramës: Rrëmo çdo dosje asgjë s’do të shpëtojë.

    – A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin e Shqipërisë (kryehorri, kryepisi) dhe pse gjithë ky tension në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme?

    Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin e Shqipërisë, por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin dhe kryepisin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje në Parlament, faktikisht është asgjësuar Parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë e tij 27-vjeçare. Çfarë ndodhi? Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. Folësi mbaroi dhe unë u ngrita për të marrë fjalën siç më takon në rregullore dhe siç autorizoi kryetari i Parlamentit. Në mënyrë më të paimagjinueshme, Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës dalin më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Ajo nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Pse kjo ndodhi në Shqipëri? Edi Rama është i sëmurë psikik, sepse kurrë një njeri normal nuk mund të bëjë veprim të tillë, sepse nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit që bën kryetarin e Parlamentit.

    – Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.

    Ai është i sëmurë psikik dhe ti që flet me mua e di këtë, që ai mjekohet me kokainë. Ne vërtetë i themi për kokainë, por ai e merr si ilaç.

    Ai rrin me metodën klasike të Frojdit, të mjekimit të skizofrenisë, të mjekimit të psikozë bipolare me kokainë. Praktikë e tejkaluar tani, sepse në atë kohë nuk kishim mjetet e tjera kurse ai për shkak të kënaqësisë, kokaina e bën atë të japë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën ndaj atij që po shkon të marrë fjalën që këtu është ekzekutimi i Parlamentit.

    Berisha deklaron:

    Ambasadori Donald Lu në konflikt të hapur. Ambasdori Lu dhe Vlahutin, vërtetë që përfaqësojnë SHBA e BE, por po kaq e vërtetë që silleshin si ambasdorë të Ramës në SHBA e BE.
    Ato kanë tejkaluar çdo lloj kufiri në mbështetjen ndaj Edi Ramës për çka unë e kam lidhur me Sorosin majtizmin e tyre”.

    – A është kjo gjuha që duhet të flitet me kryeministrin e Shqipërisë dhe pse gjithë ky tension?
    Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin, por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin që e ka emrin Edi Rama. Dje është asgjësuar Parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë 27-vjeçare. Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Ruçi, notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. U ngrita siç më takon në rregullore dhe siç më autorizoi kryetari i Parlamentit. Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Edi Rama është i sëmurë psikik. Nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit.

    – Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.
    Ai konsumon kokainë si ilaç. Ai i qëndron psikozës së Frojdit e tejkaluar tashmë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën. Nuk ka më Parlament këtu.
    Dje, Edi Rama ekzekutoi Parlamentin me një akt të pastër të diktuar nga kokaina.

    Berisha: Nëse nuk hapen negociatat në 2018, Shqipëria delja e zezë e Ballkanit. Negociatat nuk u hapën as në 2015, 2016, 2017 dhe mund të të hapen në gjysmën e vitit 2018.

    – Turqia i ka hapur negociatat 15 vite resht…
    Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 mln e cila në çdo aspekt shndërrohen në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë.

    – Juncer dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën.
    I thanë që duhen reforma për t’i hapur. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncer mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës, por i Shqipërisë.

    Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave dhe unë uroj që ta marrë. Shqipëria shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.

    -Kjo është inteligjencë…
    Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i Grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht, por do shohim si zbatohet Reforma në Drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.

    – Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija…
    Ditën e djeshme kush përgjaku deputeten Kërpaçi. Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia. U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje të flisja tre minuta. As Policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama. Si mund të tërheqësh një vajzë 23-vjeçare.
    Si mund të detyrosh veten të të gjuaj deputetja me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më. Në atë që quhet përgjegjësi, për çdo akt që kryen mban përgjegjësi. U përdorën fjalët më ordinere.

    Sali Berisha: Visho Ajazi i shërbeu vendit me përkushtim, pastërti e dinjitet. Visho Ajazi bëri një gabim që u largua. U largua në momentin kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Visho Ajazi zgjodhi momentin më të gabuar për të dorëzuar mandatin.

    Zheji: A e zgjodhi ambasador?
    Berisha: Nëse kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshje është shumë e rëndë. Ajazin e njoh prej mbi 20 vitesh, por gabimi është gabim dhe mendoj se nuk duhej ta bënte.

    Kategori
    Uncategorized

    Varre dhe pushtet!

    Varre dhe pushtet!

    Nga Poli Hoxha/

    “Kudo ku prehen ushtarët grek trima që dhanë jetë për atdhe, aty është Mëma Greqi!”

    Kjo parullë është thelbi i lëvizjeve të vjetra nacionaliste, ekstremiste pan-helene që luftojnë për Greqinë e Madhe dhe që mbahen ende gjallë, nga çdo qeveri greke pavarësisht ngjyrës dhe stofit evropian që vesh. Dhe më shumë se me këdo, e kanë me Shqipërinë.

    Aktualisht, ndërkohë që politika shqiptare po kacafytet këtu brenda për Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm dhe Tahirin, në Athinë ka plasur entuziazmi “për shtyrjen përpara të axhendës”.

    Një rezume e shkurtër, për çfarë po ndodh nën rrogoz

    Nëpërmjet një vendimi që i referohet detyrimeve të ligjit nr. 10256 të vitit 2010, qeveria Berisha në atë kohë njohu vetëm dy vendvarrime për të rënët në luftën italo-greke; në Këlcyrë dhe në Bularat të Gjirokastrës. Të gjithëve ju kujtohet se atëherë pala greke bëri presion të madh, që varreza të ushtarëve grekë të ketë në Vlorë dhe në zona të tjera në Jug-Lindje të vendit, me kryeqendër Korçën. Kjo kërkesë u hodh poshtë duke u quajtur e panegociueshme dhe kështu ka qenë deri vonë, edhe nga qeveria Rama.

    Pavarësisht nga ulje ngritjet e marrëdhënieve, ky ka qenë një nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet me vendin tone. Kurse në takimin e fundit të Kretës mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotsias ishte pika e parë, në një listë të gjatë çështjesh që “papritur” duhet të zgjidhen shpejt e shpejt.

    Pikërisht më datë 13 Dhjetor të këtij viti nisi vjelja e frutave të parë të takimit ende jo transparent të Kretës; Qeveria Rama merr një vendim për varrezat e ushtarëve grek, që në pamje të parë duket absurd.

    Themi absurd, sepse Rama ka miratuar vendimin për ndërtimin e varrezave të reja të ushtarakëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, duke ju referuar pikërisht atij të qeverisë Berisha të vitit 2010 dhe më pas në 2012-ën. Por duke e tejkaluar ndjeshëm!

    Cila është loja, që ka bërë Rama, me një vendim dhe ligj të vjetër?

    Vendimin “i ri” i modifikuar, në fakt është një “Kartë e Bardhë” mbi të cilën pala greke mund të shkruajnë çfarë të dojë. Kjo sepse aty nuk përcaktohet fare ndonjë numër varrezash të ushtarëve grek që do të ndërtohen dhe as vendet ku do të ngrihen ato. Edhe më të dyshimtë këtë vendim e bën urdhri në fund të tij: “Ngarkohen prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet, për zbatimin e këtij vendimi”.

    Pra është e qartë, që do të kemi më shumë se një varrezë të re të ushtarëve grekë në disa qarqe, brenda territorit tonë. Por më e rënda është se Rama që tashmë e ka bërë rrugë, edhe këtë herë për një çështje delikate me sensibilitet kombëtar është duke shkelur haptas ligjin.

    Nëse sot pala shqiptare do t’i rikthehej dhe qëndronte strikt ligjit nr. 10256, ajo vetëm do të duhej t`u kujtonte grekëve se prej kohësh janë ndërtuar varrezat e premtuara dhe këtu çështja duhej të konsiderohej e mbyllur për Shqipërinë. Aq më tepër që Traktatit të Miqësisë të vitit 1996 mbi të cilin kanë dalë ligji dhe vendimet e qeverisë Berisha, sipas asaj që deklaroi vetë Kotsias në takimin e fundit me komisionierin Hann, i ka mbaruar afati.

    Kreta ose 48 orët e një pazari të fshehtë, që po bëhet fakt i kryer

    Në datat 11 dhe 12 Nëntor, në ishullin e Kretës u mbajt një takim i gjatë “kokë më kokë” mes Ministrit të Jashtë të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias, për të cilin edhe sot pas më shumë se një muaji ka pak, ose aspak transparencë.

    Athina zyrtare, jo zyrtarisht, shkel syrin dhe thotë se “Kreta” u zhvillua me bekimin e amerikanëve; Rama ndihet si një çunak i ri që ka fituar dashurinë e mohuar të një zonje të rënë por me përvojë në shtrat, si Brukseli.

    Në përfundim të këtij takimi “misterioz”, Bushati hodhi valle i gëzuar përpara kamerave, Kotsiasi shkëlqente nga kënaqësia, kurse Rama në Tiranë i mburrej duke i tundur gishtin opozitës, për heqjen e çdo pengese për Shqipërinë drejt hapjes së negociatave me BE-në, së shpejti.

    Pra të gjithë, të lumtur e të gëzuar!

    Por në kurriz të kujt, çfarë ishte marrë dhe çfarë ishte lëshuar nga Shqipëria që Athina zyrtare papritur ndali kërcënimet ndaj Ramës, për një veto të mundshme në Bruksel, kundër dritës jeshile për hapjen e negociatave?!

    Ndërkohë që opozita dhe media greke i kërkonte ministrit Kotsias detaje nga takimi i Kretës, ai ju “përgjigjej” vetëm me një buzëqeshje vetëkënaqësie dhe shkurt:

    “E konsideroj të paktën të mefshtë faktin që disa politikanë të opozitës kërkojnë para se të nisim një negociatë të flasim në publik, po në publik për propozimet dhe të rrëfejmë taktikën që do të ndjekim. Të njëjtën gjë bënë edhe në rastin e FYROM apo të Qipros. Ndoshta u mungon eksperienca e negociatave reale dhe kërkojnë të shpalosim tek të tretë strategjinë tonë negociatore, para kohe”.

    Fiks, stil grek!

    Por nëse Kotsias ishte në të drejtën e vet dhe në interes të kauzave nacionaliste të Greqisë “me taktikën” e tij, çfarë arsye e shtyu ministrin tonë Bushati këtu në Tiranë për të refuzuar të bëjë transparent atë takim që e kreu në emër të Shqipërisë dhe jo të Ramës dhe Rilindjes?!

    Nëse Greqia e mban “marrëveshjen” të fshehtë nga frika e “të tretëve” që mund t`u prishin punë, po qeveria Rama përse funksionon në mënyrë masonike për çështje madhore kombëtare?!

    Nga ana tjetër opozita e zhytur kokë e këmbë në vlagën e çështjes Tahiri dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohëshëm, duke besuar me naivitet se “ky është fundi” i Ramës, nuk bëri asnjë presion për këtë çështje. Në datën 13 Nëntor nëpërmjet deputetes Klajda Gjosha, LSI kërkoi një dëgjesë në parlament me ministrin Bushati, pikërisht për të mësuar prej tij se çfarë ishte biseduar në Kretë. Por kjo interpelancë nuk u krye kurrë dhe opozita “harroi”, që të rriste presionin.

    Edi Rama, e ka pasur gjithmonë një plan

    Edi Rama ndërkohë e kishte të detajuar një plan, për të sfumuar te ndërkombëtarët dhe veçanërisht në Bruksel, impaktin e asaj që kishte bërë me kanabizimin e vendit dhe transferuar “në kohën e shkuar”, edhe zullumet e tjera.

    Tashmë po duket qartë edhe nga retorika e kryeministrit, që sa herë i kujtojnë drogën, Tahirin dhe së fundmi kapjen e kryeprokurorisë; e shmang shënjestrën, me temën madhore të hapjen së shpejtë të negociatave, duke shtuar plot mburrje, se qeveria e tij është në rrugët të mbarë për këtë gjë, pengesa nuk ka më.

    Pra synimi është që kjo kauzë (të cilën në fakt e do dhe e ndjek çdo forcë politike dhe çdo shqiptar), të prevalojë mbi çështjen e drogës, korrupsionit, vjedhjen e votave dhe gjithë zullumeve të tjera kriminale, që ka bërë dhe vazhdon Rilindja në qeverisje.

    Këtë hall të madh të Edi Ramës, duket se Greqia e ka kuptuar qartë dhe prandaj po e shfrytëzon në maksimum, duke marrë brenda një kohe të shkurtër, çfarë nuk e ka arritur dot as kur vendi ka qenë në pozita teje të dobëta, gjatë këtyre 27 viteve pluralizëm.

    Ja çfarë thotë jo pa vetëkënaqësi Nikos Kotsias në intervistën e 4 Dhjetorit pas takimit me presidentin Erdogan, i pyetur nga gazetarët se a ekzistojnë shenja ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama, ndaj Athinës zyrtare:

    “Kam vënë re se është bërë e qartë, që perspektiva europiane e vendit është më e rëndësishme sesa çështje të tjera. Lexova dhe tekstet e fundit të tij (Edi Ramës) që flasin për zhvillimin e një marrëdhënie strategjike Greqi¬-Shqipëri”.

    Vini re me kujdes, se çfarë ka vënë re Kotsias te Tirana e sotme zyrtare dhe veçanërisht te Edi Rama; Perspektiva evropiane është më e rëndësishme, sesa çështjet e tjera…

    Ministri grek natyrisht që nuk e ka fjalën për “çështje të tjera” brenda vendit tonë, por pikërisht për ato që qëndrojnë mes dy shteteve për dekada të tëra.

    Kotsias u ka thënë medieve greke nën rreshta, se Rama edhe si pasojë e situatës së keqe që ka brenda vendit pas skandaleve që ka prodhuar vetë, i është dorëzuar shantazhit grek dhe është i gatshëm të lëshojë çfarë ti kërkojnë; I duhet urgjentisht, “perspektiva evropiane”, prandaj edhe vendimi i fundit për varrezat greke është një “Carta Bianka”.

    Deri këtu, dakord! Të gjithë e duam avancimin drejt BE-së, por shtrohet një pyetje madhore; Deri ku mund të arrijë Edi Rama dhe çfarë është i gatshëm të lëshojë ai në emër të Shqipërisë, për “të blerë” viston e grekëve në Bruksel?

    Nëse Bullgarinë “e kopsiti” me ligjin për minoritet, po Greqisë me çfarë ja mbylli gojën?!

    A është katandisur deri në atë pikë Edi Rama, sa për të shpëtuar vetveten dhe pushtetin që po i rrezikohet nga skandalet e shumta që i ka ngjizur vetë me shpejtësi, të shesë interesa të Shqipërisë te grekët apo kushdo tjetër?

    Omerta e Kretës, po zbërthehet pak nga pak. Por çështja është të dimë se deri ku kanë shkuar dhe çfarë do t`i thonë shqiptarëve kur gjithçka të zbardhet, siç po ndodh me çështjen e varrezave greke, që sado të dëshiruara të jenë nga grekët nuk mund të zgjidhin dot përfundimisht hallet e mbijetesës në pushtet, të Edi Ramës.

    Apo e kanë skemën gati; Edhe Berisha me Metën “shitën” detin…

    Kategori
    Uncategorized

    Akti i rëndë i Ballës/ E panë të gjithë por jo Lu dhe Vlahutin!?

    Akti i rëndë i Ballës/ E panë të gjithë por jo Lu dhe Vlahutin!?

    Më së fundmi vodhën edhe kartat e votimit elektronik në parlament..dhe askush nuk u habit. Madje as ambasadori amerikan Donald Lu nuk tha asnjë një gjysëm fjale në deklaratën e tij për shtyp.

    Ambasadorja e BE jo e jo…Kjo ngjarje nuk habiti kërkënd në Shqipëri dhe as jashtë saj. Vendi është i zhytur thellë në një krize morale…asgjë e keqe nuk bën më përshtypje…madje e keqja është kthyer në model suksesi.

    Demokracia duket një bimë që nuk mbin apo nuk rritet në Shqipëri. Por ambasadori amerikan Lu dhe ajo e BE janë të kënaqur me situatën në Shqipëri. Me qeverisjen Rama. Me shëndetsinë falas të Beqes. Me koncensionet që kanë çuar në stratosferë borxhin publik duke minuar buxhetin e Ahmetajt. Me radarët e Mimi Kodhelit që komandohen nga klanet dhe familjet mafioze. Me naftën që Damian Gjiknuri ja jepin një mafiozi amerikan. Me Ditmir Bushatin që voton kundër Trump dhe Izraelit…

    Zgjedhjet manipulohen, vota blihet kurse votuesit kërcënohen dhe askush nuk cuditet më; kjo quhet një gjendje normale për shqiptarët e ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan Lu dhe ajo e BE Vllahutin përshëndesin Ramën që tani i vetëm ka edhe timonin edhe tepsinë, ndërkohë që më parë kishin deklaruar do ta njihnin fitoren e Ramës edhe sikur opozita të mos merrte pjesë në zgjedhje.

    Ministri i brendshëm me të gjithë rrjetin e policëve për tre vjet rresht mbjellin, korrin, transportojnë dhe shesin kanabis, vlera e të cilit arrin më shumë se gjysma e prodhimit kombëtar në një vit, pra disa miliarda euro. Askush jo vetëm nuk çuditet por bëhet pjesë e kësaj marrëzie kolektive. Ambasadori amerikan Lu hesht dhe ambasadorja e BE Vllahutin nuk shikon. Madje këta të dy të verbuar nga hakmarrja kundër prokurorit të përpgjithshëm heshtin edhe kur Tahiri rezulton i kapur si “peshk i madh” në rrjetën italiane ku ishin kapur edhe trafikantë armësh dhe lëndësh narkotike.

    Sot dhunohet Kushtetuta. Sot hidhet në erë reforma e drejtësisë duke miratuar vetëm me votat e maxhorancës një kandidatë që nuk ka kaluar vetingun. Sot kryetari i maxhorancës urdhëron gardën ti ndërpresë fjalën deputetëve të opozitës. Sot kryetari i grupit parlamentar të maxhorancës vjedh kartat elektronike të opozitës për të zgjedhur prokuroren e përgjithshme të përkohshme. Dhe Rama del si kokosh e ja hedh fajin opozitës. Po ashtu ambasadori Lu akuzon opozitën, hakmerret duke akuzuar Adriatik LLallën dhe nuk thotë asnjë fjalë që Kushtetuata eshtë dhunuar, që fjala e opozitës është dhunuar, që kartat elektronike të opozitës janë vjedhur.

    Kur edhe kartat elektronike i vodhën në mes të ditës, në mes të parlamentit, në prezencë të medias, po me votimin elektronik çdo të ndodhte?

    Vendi është i sëmurë rëndë. Kriza morale e ka goditur atë në gjithçka.

    Qytetarët pa shpresë duan vetëm të emigrojnë. Rama dhe ministrat e tj pasurohen cdo ditë e më shumë kurse qytetarët varfërohen. Ambasadori amerikan Lu ose hesht ose gjen kohw vetwm tw tregojw se çfarë dëshironte në fëmijëri të bëhej. Kurse Vllahutin pret të largohet e pa “lagur” nga cështja e “vilës në lagjen e vipave”.

    Syri.net/ 18 dhjetor 2017

    Image

    Kategori
    Uncategorized

    Sali Berisha: Të djegim mandatet e t’i drejtohemi popullit

    Sali Berisha i propozon publikisht Bashës: Ka vetëm një mënyrë, të djegim mandatet e t'i drejtohemi popullit

    Sali Berisha i propozon publikisht Bashës: Ka vetëm një mënyrë, të djegim mandatet e t’i drejtohemi popullit

    Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka propozuar që opozita të djegë mandatet dhe t’i drejtohet popullit: “Në parlament, me banditë të cilët vënë prita deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë: djegien solemne të mandateve,” tha ai dhe shpjegoi me detaje, incidentin e rëndë që ndodhi para foltores së Kuvendit.

    ‘Së pari, nëpërmjet jush dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament, Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi që të flisja pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa drejt platformës për të thënë tre minuta fjalët e mira për procedurë. Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Pra pasi kryetari i jep fjalën, një cub, një fundërinë pa asnjë moralitet njerëzor e pa asnjë parim urdhëron rojet dhe dalin për të më penguar.

    Pyetje: Kush e bëri këtë?

    Berisha: Vetëm Edi Rama e bëri këtë, nuk e bëri Gramoz Ruçi. Kjo ka një domethënie, se kjo opozitë me këtë parlament e dhunuar në këtë shkallë ekstreme, muk ka bashkëjetesë dhe i lind e drejta, me këtë që bëri sot Edi Rama dhe emërimin e tij si prokuror i përgjithshëm, të marrë çdo vendim për të përmbysur narko-regjimin e Edi Ramës. Unë e siguroj opozitën se kurrë në pushtet nuk vjen nëse nuk e sjellin ata gra dhe burra që kanë ardhur nga mbarë Shqipëria për të mbrojtur parlamentin e tyre, Kushtetutën e tyre. Në parlament, me banditë të cilët vënë prita deputetëve, mund të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve dhe kjo sepse nuk ka ndodhur kurrë që deputetit ti organizohet pritë në parlament.

    Pyetje. Eshte vendim grupi zoti Berisha, nuk do ktheheni më në parlament?

    Berisha: Këto vendimi i merr grupi, unë po flas si Sali Berisha. Unë po bëj deklaratën time, që në këtë parlament në këto kushte opozita vetëm sa i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj dhe bëhet një horizont e i pakapshëm kur asaj i dhunohen në këtë mënyrë të drejtat më elementare të saj.

    Pyetje: Zoti Berisha do ta çoni në Kushtetuese?

    Berisha: Jo, unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj proçesit. De fakto sot është Edi Rama kryeprokuror, sot Noriega u zgjodh prokuror. Por unë nuk mund të mos u thoja shqiptarëve se rruga e vetme e përmbysjes së narko-shtetit është ndarja me të keqen, dhe e keqja më e madhe e Shqipërisë pas Enver Hoxhës është Edi Rama dhe narko-qeveria e tij.

    Pyetje: A është kjo protestë e sotmja për të mbrojtur Kushtetutën apo Adriatik Llallën?

    Berisha: Në mënyrë absolute dhe kategorike kjo ska asnjë lidhje me Adriatik Llallën, ka lidhje me mbrojtjen e Kushtetutës, kushtetueshmërisë, ka lidhje me Vettingun që iu premtua shqiptarëve dy vite rresht dhe tani i bënë menderen mbi.. Ka lidhje me mbrojtjen e atyre neneve të Kushtetutës, të cilët përcaktojnë se si zgjidhet prokurori i përgjithshëm, ka lidhje me protestën ndaj një mafieje të rrezikshme që ka mbërthyer vendin. Imagjioni vetëm një moment: Një shoqëri civile, e tëra sorosiane , e tëra e megaspekulantit të botës George Soros, për gjashtë muaj nuk solli një njeri dhe e la pa krijuar KLP dhe sot u dorëzuan kandidaturat pasi kryen misionin e tyre të ndyrë mafioz. Të gjithave këtyre opozita nuk mund t’u japë përgjigje po nuk u nda me të keqen me forcën më të madhe dhe të përqafojë ata qytetarë, të cilët çështë e vërteta janë të gatshëm të fshijnë nga karta e kufira, fundërrina, mafie dhe çdo gjë tjetër e të pastrojnë këtë vend.

    Pyetje: Zoti Berisha kur flisni për djegie mandatesh keni parasysh bojkotin e parlamentit?

    Berisha: Jo bojkot, asgjësim mandatesh, do të thotë që asnjë deputet nuk është më deputet.

    Pyetje: Zoti Berisha jemi para hapjes së negociatave, a nuk do ishte më mirë që këtë ta zgjidhim përmes ligjit duke e dorëzuar në kushtetuese dhe jo përmes djegies së mandateve?

    Berisha: Edi Rama a mos e bllokoi para se të shkonte të mashtronte në Bruksel dhe sapo shkoi mashtroi në Bruksel u kthye dhe e vuri? Edi Rama nuk do negociata, Edi Rama do pushtetin e tij të drogës. Dhe në kushtet kur parlamenti nuk respekton as një rregull, as rregullin më elementar, të drejtën e procedurës kur kryetari ia jep deputetit, dhe mbi kryetarin i nxjerr pritën në foltore atëherë ai nuk është më parlament por është vetëm turp me të cilin duhet ndarë një orë e më parë, dhe garantoj se vetëm ndarja me të keqen është rruga e përmbysjes së narko-shtetit.

    Kategori
    Uncategorized

    Kryetari i parë i Shqipërisë së Katër Vilajeteve dhe vdekja e tij në pabesi.

    Një nga njerëzit që historia e mban në piedestalin e saj është edhe ai, i madhi Ymer Haxhi Prizreni, atdhetari dhe krytari i Lidhjes së Prizrenit. Ymer Haxhi Prizreni lindi dhe u rrit në fshatin Nashec të Bregut të Drinit dhe përkon me një varg masash që Porta e Lartë kish ndërmarrë në Shqipëri, në rrafsh të shtypjes së kryengritjeve shqiptare që kundërshtonin reformat e Tanzimatit.

    Ymer Prizreni, tashmë i shkolluar dhe i edukuar në frymën fetare të kohës, predikon paqe mes bashkëkombasve të tij. Ai ndërhyn energjikisht, disa herë tek autoritet vendore turke, me ç’rast këto të mos kërkonin taksa ngase varfëria e shqiptarëve po arrinte kulmin.

    Por thirrjet e sinqerta të Ymer Prizrenit, binin në veshin e shurdhër të tagrambledhësve turq. Këtej do të buronte ai zhgënjim shpirtëror i shqiptarit Ymer Prizëreni ndaj Portës së Lartë.

    Tashmë për të ishte e qartë se kullat fetare në Stamboll e gjetkë, në mbarë Turqinë, predikonin nënshtrimin deri në baltë të identitetit kombëtar, përpara interesave madhore të Perandorisë Osmane. Me këtë akt përuljeje, nuk mund të pajtohej kurrsesi Prizreni, i cili u rrit sa me dashurinë dhe edukatën e lartë prindërore, aq edhe me legjendat trimërore të Bregut të Drinit, ku valët e këtij lumi, janë padyshim simfonia epike e maleve shqiptare.

    Më pas, Ymer Efendiun e shohim të shpërngulet në qytetin e Prizrenit, në kujdesie të familjes së vet e cila fal provave, gëzonte një popullaritet të madh në ato vite. Megjithëse zotëron katër gjuhë, ka kulturë të përgjithshme të mjaftueshme, ai nuk mund të ulet as në ndonjë zyre të Portës së Lartë në Prizren, ngase disa herë, haptaz i është kundërvënë, vendimeve të ardhura nga Stambolli.

    Sigurisht në vitet 70-të të shekullit të XIX, atëherë kur Porta e Lartë u gjend përballë të papriturave të mëdha, edhe fakti i Shqipërisë rrezikohej së tepërmi.

    Në fillim të viteve 70-të, të shekullit të XIX, Ymer Prizrenin e shohim të propagandojë kundër Portës së Lartë e cila duke mos pasur fuqi të ndeshet me forcat madhore evropiane dhe  të nënshtrojë me çdo mjet kombin shqiptar.

    Një forcë e re e madhe do të përpiqej me çdo kusht që të formohej një shtet i madh sllav në Ballkan dhe kjo ishte Rusia që kërkonte me çdo kusht pushtimin dhe nënshtrimin e Kosovës.

    Rusia kurrsesi nuk mund të shihte me sy të mirë bashkimin e vilajeteve shqiptare nën një administratë të vetme ç’ka donte të thoshte formimin e njësisë kombëtare me tendenca të pavarësisë. Për këtë, konsulli rus në Cetinjë i shkruante Ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Giersit se:

    “Shqiptarët nuk egzistojnë si racë si kombësi e veçantë, por formojnë vetëm një numër fisesh pa kohezion të mbrendshëm”.(Arkivi i Institutit të Historisë, sipas dokumenteve të Vjenës, dokumenti 18 , 3 prill 1878 ). Kështu, patriotët shqiptarë, të gjendur mes vrundujve të stuhive që donin të gëlltitnin tokat shqiptare, u mblodhën rreth besës së madhe që i patën dhënë atdheut.

    Kjo Lidhje ishte një imperativ, një klithmë shprese që toka arbërore të ringritej pas pesë shekujsh robërie duke ndriçuar sërish virtytet e shenjta morale të saj. Në këtë rizgjim të vetëdijes sonë kombëtare, vepra e Ymer Prizrenit është e pazëvendësueshme.

    Kjo vepër madhore ka rezervuar në dekadat që erdhën më pas me një tingëllim të çuditshëm. Ajo ka mbetur ende sot e skalitur në memorien e kombit tonë.

    Në pranverën e vitit 1878, menjëherë pas themelimit të “Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare” Ymer Prizreni merr kontakte me udhëheqës të këtij komiteti siç ishin Zija Prishtina dhe Abdyl Frashëri.

    Idetë dhe vendimet e këtij komiteti, biri i Prizrenit, përpiqet t’i përcjellë tashmë në krejt viset e Kosovës, duke parë se ky komitet, i themeluar në Stamboll, menjëherë do të shpërngulej për në Shqipëri, Ymer Prizreni merr takime të fshehta edhe me kapedanët e shquar të asaj kohe në viset veriore shqiptare siç ishin Ali Ibra, Sef Kosharja, Ramadan Zaskoci e Sulejman Vokshi.

    Ngase e njihte rëndësinë e propagandës, Ymer Prizreni, u vu në qendër të asaj lëvizjeje madhore të shqiptarëve të cilët, me anë të protestave dërguar fuqive të mëdha, i bënë të qartë opinionit evropian se ata jo vetëm që nuk do ta njohin copëtimin e vilajeteve shqiptare, por do të mbrojnë me çdo çmim atë.

    Në pothuaj të gjitha protestat e popullit të Prizrenit në ato kohë, në krye të emrave gjendet emri i Haxhi Ymer Efendiut.

    Për më tej, në maj të vitit 1878, në një protestë dërguar sulltanit në emër të qytetit të Prizrenit, përveç të tjerave, Haxhi Ymer Efendiu shprehej se “kërkonte respektimin e tërësisë së tokave shqiptare, bashkimin e tyre në një provincë të vetme dhe zbatimin e reformave për përparimin e vendit”( Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare,doku.9, faqe. 20 )

    Në tubimin e 10 qershorit të Lidhjes shqiptare, Haxhi Ymer Efendiu, mori pjesë në cilësinë e delegatit të Prizrenit. Ngase aktiviteti i tij ishte paraparë si tejet i madh në këtë rrafsh, me shumicë votash, Ymer Prizreni zgjidhet këtu anëtar i Këshillit Qendror të Lidhjes Shqiptare.

    Fjala e matur e tij, mendimi i urtë dhe trimëror, ishin vendimtare në idetë e shprehura, në këtë kuvend madhor të shqiptarëve. Është me vend të kujtojmë, se në tubimin e parë të atdhetarëve që nënshkruan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, u vendos që kjo Lidhje domosdoshmërisht do të mbronte tërësinë tokësore shqiptare.

    Ajo nuk do të njihte askurrë qeverinë bullgare e dalë prej Traktatit të Shën Stefanit ku mijëra kilometra katrorë toke shqiptare i dhuroheshin asaj. Por me shtrimin e disa ideve të Ymer Prizrenit, Lidhja mori vendim që nëse dikush nga radhët e saj nuk do t’i kryejë me përgjegjësi e ndërgjegje detyrat, nëse ai shpërdoron emrin e kësaj Lidhjeje për të kryer akte antinjerzore, ai do të dënohet sipas fajit dhe do t’i sekuestrohet krejt pasuria.

    Biri i Prizrenit, u ndal në fjalën e tij edhe në bashkëjetesën vëllezërore që shqiptarët myslimanë duhet të kenë me ortodoksët apo katolikët. Religjonet fetare do të ishin ura të shenjta bashkimi dhe jo fole hasmërish. Menjëherë pas mbarimit të këtij tubimi, Haxhi Ymer Efendiu iu vu punës për të përballuar detyrat e mëdha të ngarkuara.

    Në shoqërinë e Shuaip Spahiut, Sulejman Vokshit, Ibrës dhe Berishës, biri i Prizrenit diti të organizojë më së miri formacionet e para luftarake shqiptare duke i angazhuar ata në detyra konkrete. Por ngase Prizreni me rrethinë, paraqiste mjaft probleme edhe për organizimin e pushtetit vendor, ai brenda muajve qershor-korrik 1878, shkoi kullë më kullë prizrenase duke qarë hallet e duke gjetur zgjidhje sa më të përshtatshme për bashkëkombasit e vet.

    Veçmas organizimi i tij në protestat ndaj padrejtësive që iu bënë Shqipërisë në Kongresin e Berlinit, do të ishte i madh. “Ymer Prizreni ishte i ngarkuar me detyra të rëndësishme në këshillin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit…

    Kështu gjatë periudhës kur vazhdonin punimet e kongresit të Berlinit dhe pas tij, Ymer Prizreni mori pjesë në organizimin dhe udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve politike dhe aksioneve që u zhvilluan nga masat popullore kundër zbatimit të vendimeve të këtij kongresi dhe përpjekjeve të qeverisë osmane për realizimin e tyre.

    Ai zhvilloi një aktivitet intensiv për organizimin e rezistencës së masave popullore, kundër misionit të Mehmet Ali Pashë Maxharit” ( Instituti i Historisë Tiranë, konferenca e studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, faqe 71 ).

    Në fundgushtin e vitit 1878, krejt forcat ushtarake të Lidhjes Shqiptare, ishin mobilizuar për mbrojtjen e trojeve të tyre të Plavës dhe Gucisë. Ndërkaq Knjaz Nikolla kishte pasur disa bisedime të fshehta me Portën e Lartë, lidhur me këto përgatitje dhe kundërshtime të shqiptarëve.

    Është kjo arsyeja që nga Stambolli shkon në Prizren më 25 gusht, një autoritet i lartë i Portës, me ç’rast kërkon të bisedojë me udhëheqësit e lartë të Lidhjes. Më 26 gusht 1878,në ndërtesën e vogël të komitetit Qendror të kësaj Lidhjeje Ymer Prizreni bëri mbi tre orë debat me të ardhurin nga Stambolli, me ç’rast i shpjegoi se ishte Mali i Zi që duhet të hiqte dorë nga trojet shqiptare autoktone dhe jo shqiptarët të ulnin armët përballë kësaj padrejtësie që i bënë Fuqitë e Mëdha.

    Në vitet 1879-1880,me porosi të vetë Abdyl Frashërit, Ymer Prizreni u ngarkua të mobilizojë dhe organizojë masat e gjëra popullore, në zbatim të ideve ushtarake të Lidhjes Shqiptare. Këtë detyrë kaq të vështirë për moshën e tij ai e kreu me energji thuajse djaloshare.

    Kudo ku shkeli këmba e tij, në Prizren, Gjilan, Lumë, Manastir, Tetovë, Gostivar etj, dyert e kullave u çelën. Këto kulla dhanë për luftën, për trojet e Plavës e Gucisë jo vetëm të holla, ushqime dhe armë, por edhe qindra e mijëra djem të njomë në mbrojtje të at’dheut të tyre.

    Ymer Prizreni hasi në plot pengesa që i ngritën shqiptarë të gënjyer e mashtruar nga Porta e Lartë. Gjykimi i tij do të përballej me nënpunësit turq të administratës të cilët në pamundësi për të vjedhur e mashtruar popullin, detyroheshin të merrnin vetë rrugën drejt Stambollit.

    Aq të pafuqishëm e ndjenin veten e tyre këta administratorët, saqë në një raport të konsullit austrohungarez në Prizren, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vienë, thuhej veç të tjerave tekstualisht:

    “Po shtohet çdo ditë e më shumë veprimtaria dhe prepotenca e qeverisë faktike që është e dalë prej Lidhjes. Kjo prepotencë po rritet dukshëm dhe kryetari i Lidhjes së këtushme, Ymer Prizreni, po e zbaton këtë terror kundër administratës turke, në bashkëpunim me nënpresidentin dhe oratorin e komitetit Shuaip Agën”.(Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë,sipas dokumentave të Vjenës, dokumenti nr.53 datë 23 qershor 1880).

    Po sipas burimeve arkivore të Vienës, është pikërisht konsulli austrohungarez i cili njofton Ministrinë e Jashtme në Vienë se lidhur me vendimet e fundit të Berlinit “Haxhi Ymer Efendiu nuk nguroi t’i dërgonte në rrugë telegrafike, në emër të të gjithë shqiptarëve, një protestë kërcënuese konferencës së Ambasadorëve në Berlin”.

    E vërteta është se në vjeshtën e vitit 1880, Lidhja Shqiptarë, pati shtrirë pushtetin e saj administrativ, ushtarak dhe politik në mjaft krahina siç ishin ato të Prizrenit, Gjakovës, Vuçitërnit, Preshevës, Pejës, Plavës, Gucisë, Manastirit, Tetovës, Dibrës, Korçës e deri në Janinë.

    Ky pushtet, u kujdes së pari për mbrojtjen e kufijve të vilajeteve shqiptare e mandej për rregullimin e jetës në vend. Njëherazi, kjo shtrirje gjeografike e Lidhjes, nxori në pah domosdoshmërinë e një organizimi të ri.

    Kësisoj në dhjetorin e vitit 1880, burrat e shquar të kësaj Lidhjeje u mblodhën sërish në Prizren. Aty u soll krejt çka Lidhja Shqiptare kish humbur e kish fituar në gati tri vjetët e egzistencës së saj dhe natyrisht debatet kanë qenë të mëdha. Grupi konservator i këtij organizimi, bëri çmos të lidhte synimet dhe idetë e Prizrenit, pas qerres së Portës së Lartë.

    Por ata u ndeshën në qëndrimin e burrave të tillë si Iljaz Pashë Dibra, Shuaip Spahiu, Abdyl Frashëri, Jakup Ferri dhe Ymer Prizreni të cilët kumtuan në çdo rast se punët e Shqipërisë mund t’i zgjidhnin veçse shqiptarët. Në organizimin e ri të Lidhjes, u vendos që ajo të merrte përsipër atributet e një qeverie të përkohshme dhe unanimisht patriotët e mbledhur aty zgjodhën në krye të kësaj qeverie Ymer Prizrenin.

    Është me vend të theksohet se prej kësaj dite e deri atëherë kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shtyp me zjarr e hekur, personaliteti i Ymer Prizërenit u shfaq dukshëm në krejt dimensionin e vet atdhetar. Vitet mbi supe nuk mund t’ia pakësonin energjitë këtij 60- vjeçari.

    Dihet se Porta e Lartë, nën presionin e Fuqive të Mëdha Evropiane, dërgoi në drejtim të Kosovës një ushtri disa mijëshe të armatosur deri në dhëmbë, të kryesuar prej Dervish Pashës. Qëllimi i këtij inkursioni ishte shkatërrimi i plotë i funksionimit të Lidhjes së Prizrenit, përndryshe, vazhdimi i pushtetit turk me dhunë, në viset shqiptare, 15 mijë ushtarë e oficerë të Portës së Lartë, mbërritën në Shkup në ditët e para të prillit 1881 dhe s’ishte e vështirë të kuptoje qëllimet e mbrame të Perandorisë Turke.

    Qeveria e përkohshme e kryesuar prej Ymer Prizërenit me t’u lajmëruar për mbërritjen në Shkup të kësaj ushtrie, dha kushtrim. Prej Gjakove, Dibre, Prizreni, Lume e Vuçitërni u mblodhën rreth 7 mijë luftëtarë të cilët, të udhëhequr nga Sulejman Vokshi, Ali Ibra, Sef Kosharja e dhjetëra burra të tjerë, nisën të organizojnë rezistencën madhore.

    Ata nuk do të frikësoheshin këtij sulmi, ashtu siç u ishin frikësuar qindra betejave, në disa decenie me radhë. Ymer Prizreni e Abdyl Frashëri, duke organizuar qëndresën, ndërrmarin edhe disa veprime diplomatike me konsujt evropianë në Prizren, Prishtinë e Shkodër.

    Për më tej ata i dërgojnë edhe një memorandum Portës së Lartë duke mos harruar të shkruajnë në fund se “Shqiptarët do të mbrojnë atdheun dhe nderin e tyre deri në fund e do të ndjekin rrugën e qytetërimit”.

    Por mijërat e ushtarëve dhe oficerëve turq, mijërat e grykave të zjarrit, batalionet e tëra të artilerisë dhe kalorësisë do të bënin punën e vet. Betejat e Shtimjes, Suharekës, Slivovës etj, natyrisht edhe pse përfunduan me humbje kanë vlerat e tyre të pallogaritshme në moralin dhe vetëdijen nacionale shqiptare.

    Ymer Prizreni, ishte dhe mbeti deri në fund krahu politik i këtyre betejave. Ai jo vetëm që nuk u tremb por rrëmbeu armët edhe vet, në atë moshë madhore, për t’u bërë ballë sulmeve të hordhive turke. Mbas thyerjes së rezistencës shqiptare, Ymer Prizreni, me ndihmën e disa miqve të vet shkon në Ulqin.

    Aty jeton me ndihmat e disa shqiptarëve që ia njohin jo vetëm vlerat si prijës por edhe si atdhetar i vendosur. Disa përpjekje të Portës së Lartë, për ta burgosur dështojnë ngase shqiptarët e Ulqinit e duan si babanë e vëllain e tyre, kësisoj, për pesë vjet me radhë, Ymer Prizëreni, i plakur, i ligështuar, jetonte në një dhomë të thjeshtë të Ulqinit, larg familjes, të cilën Dervish Pasha ìa pat mërguar në Turqi.

    Në pranverën e vitit 1886, atëherë kur në trevat shqiptarë po ravijëzohej sërish një kryengritje tjetër, në shtëpinë e birit të Prizrenit troket i dërguari i Portës së Lartë, një hoxhë prej Ulqini. Ai i thotë se nëse Ymer Efendia do të ndikonte në Dibër, Prizren e Tetovë, tek miqtë e vet, që kjo rezistencë të mos gatuhej, do t’i falej jeta e do t’i jepeshin disa qese floriri.

    Por përgjigjja e burrit do të ishte: “Shko nga erdhe se edhe sikur në fron të vet, të më vëre sulltani, nuk dua të di ma, për Turqinë”.(Xh. Belegu, Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj, Tiranë 1939, faqe 191 ). Disa ditë më pas, Haxhi Ymer Prizreni, do të gjendej i masakruar në shtëpinë e vet. Mbyllej kësisoj tragjikisht, një jetë trimi e cila në çdo ditë të saj, shkroi faqe atdhedashurie.

    Marrë me shkurtime nga Wikipedia

    Kategori
    Uncategorized

    Po ikin të gjithë…. Bizneset amerikane, gjermane, italiane e greke marrin arratinë.

     

    Ndonëse investimet e huaja direkte janë në nivele rekord prej rreth 1 miliardë euro në vit dhe ndër më të lartat në rajon (si rrjedhojë e investimeve të TAP dhe Devoll), kompanitë e huaja më të vogla nga shtetet perëndimore duket se nuk po e preferojnë më të bëjnë biznes në Shqipëri.

    Të dhënat e INSTAT treguan se numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta ra me 5.2% në vitin 2016. Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor rezulton se të paktën 13 shtete kanë shënuar tkurrje të numrit të subjekteve që kishin aktivitet në Shqipëri, ku kryesojnë vendet e Europës Perëndimore.

    Tkurrjen më të lartë në vlerë absolute e kanë raportuar bizneset me kapital grek, ose të përbashkët. 153 ndërmarrje greke janë mbyllur në vitin 2016, duke bërë që numri i subjekteve me pronësi nga ky shtet të bjerë me 23%, për të arritur në 522. Ndërmarrjet greke janë të dytat për nga numri në Shqipëri, me 9.3% të totalit.

    Edhe sipërmarrjet italiane janë me rënie, teksa 91 subjekte janë mbyllur, me një reduktim prej 3.3%. Italia kryeson për numrin e ndërmarrjeve të huaja, me 2662 në fund të vitit 2016, ose 47% të totalit. Megjithatë, në Shqipëri është mjaft i përhapur fenomeni i italianëve që hapin një NIPT, por nuk kryejnë asnjë veprim. Kjo ka bërë që tatimet të kalojnë shumë prej tyre në status pasiv, pasi nuk kanë deklaruar aktivitet për të paktën 12 muaj.  http://www.monitor.al/kutite-boshe-zbulohet-skema-e-evazionit-te-bizneseve-italiane-ne-shqiperi/

    Bizneset nga Gjermania kanë mbyllur 37 subjekte, me një rënie prej 24%. Në Shqipëri ka gjithsej 511 biznese gjermane, ose të përbashkëta. Sipërmarrjet nga Gjermania nuk e preferojnë shumë tregun shqiptar për shkak të nivelit të lartë të korrupsionin dhe moszbatimit të ligjeve.

    Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura.

    27 subjekte turike dhe 17 kineze janë mbyllur gjithashtu.

    Rritjen më të lartë në 2016-n e kanë shënuar subjektet nga Kosova, me 35, duke e çuar numrin total në 556. Sipërmarrjet nga Kosova zënë vendin e tretë, pas Italisë e Greqisë, me 8% të totalit. Tre biznese të reja janë hapur edhe nga kompanitë serbe (total 46), ndërsa kanë rënë ato nga Mali i Zi dhe Maqedonia (përkatësisht -13 dhe -16).

    Pas Kosovës, vërshimin më të madh e kanë pasur bizneset na Emiratet e Bashkuara, me 28 subjekte të reja, pothuajse dyfishim në raport me vitin e mëparshëm.

    Kategori
    Uncategorized

    Donald Lu e gënjen ‘Shtëpinë e Bardhë’, Trump nuk e di çfarë ndodh në Shqipëri.

    KUSH T’IA THOTË AMERIKËS?! – OPINION NGA FRROK ÇUPI
    Nga Frrok Çupi/Jemi në këtë pikë, që vetëm te Amerika mund të gjejmë shërim. Vendi ka marrë pamjen e një organizmi të sëmurë, kur duhet patjetër kirurgu-mjeku i fundit.

    Ja ku jemi:

    Një shtet në mes të kontinentit europian, që jeton (në fakt vdes) me prodhimin  e drogës. Një ekonomi me GDP false; aq të ardhura sa shënohen zyrtarisht, po aq qarkullojnë ilegalisht nëpër xhepa dhe nëpër prita krimi. Një popull që BE-ja, dje, na ka quajtur “dembelë”, vetëm me qëllim që të shkarkohet nga përgjegjësitë e veta, duke na e lënë fajin “në gen”. Ministra të qeverisë së ditës, janë kapur nga perëndimorët si pjesëtarë të bandave të trafikut të drogës dhe armëve, por këta nuk i prek ligji. Një shtet që, sipas agjencive inteligjente të Perëndimit, vitin e kaluar, kishte mbi 8 miliardë euro në offshore, të vjedhura nga zyrtarë të lartë, por që nuk ka shpresë se mund t’i kthejë në buxhet. Shteti me një Kushtetutë që secili e përdor si leckë: Ambasadori i Amerikës urdhëron të kapërcehet Kushtetuta e Republikës, ambasadorja e BE-së bëhet pjesë e qeverisë, Kuvendi i zgjedhur shtyp edhe liritë kushtetuese.  Regjimi i përmbysur në fillesat e demokracisë, është ngritur përsëri si trashëgimtar i diktatorëve, si mit dhe si kërcënim. Vetë Europa ku aspironim në shekuj, është alternuar në “BE”; BE-ja luan lojë të ulët, duke bashkëpunuar me qeverinë dhe duke nënçmuar popullin. Vetë opozita jonë, është përtokë…

    E vetmja portë ku mund të trokasim, është Amerika. Ironia të çon pas 98 vjet, në vitet ’19, kur iu desh presidentit Willson të shpëtonte Shqipërinë.  Por në një valë tjetër.

    Sot, dikush duhet t’ia thotë Amerikës. Por kush?

    A mund të besohet se, ambasadori i Amerikës i dërgon të vërtetën Amerikës?

    Kjo tashmë është më pak e besueshmja që mund të ndodhë. Ambasadori Lu – thonë analizat – u hodh nga gëzimi kur i erdhi radha të “fshinte” Prokurorin e Përgjithshëm që i ishte bërë pengesë për një aferë të dyshimtë, me një kompani kanadeze të naftës. Si zoti Lu, edhe ambasadorja e BE-së, janë bashkuar me qeverinë për të mbyllur dosjet kriminale të “peshqve” të mëdhenj, duke larguar Prokurorin e Përgjithshëm dhe duke prurë në vend të tij, një prokuror “raja”. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara i përket administratës së vjetër të presidentit që u largua; grupimi i tij është angazhuar, me të gjitha forcat, kundër presidentit aktual, Trump. Zoti Lu është ambasador i Trump, por ndjek politika të Obamës. Para dy ditësh, deklaroi se zgjedhjet kur fitoi Trump “janë hakeruar”. Asnjë ambasador në botë nuk e ka bërë këtë, që të sulmojë presidentin e tij, në emër të një presidenti tjetër… Informacioni mbi Shqipërinë, shkon në Amerikë i shtrembëruar, përderisa këtu, sy për sy, ambasadori flet ndryshe nga e vërteta që ndodh… Më në fund, si mund të dërgojë ambasadori informacion të drejtë në dorën e presidentit që nuk e do?

    A mund të besohet se qeveria e dërgon të vërtetën e vendit në duar të Shtëpisë së Bardhë?

    Akti më i fundit kundër shtetit Amerikan, u krye dje nga qeveria shqiptare. Dje, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, iu bashkua nismës së presidentit të Turqisë, Erdogan,  për një “Bashkim Islamik” kundër vendimit të Shtëpisë së Bardhë për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Vendimi i presidentit Trump, vuri në vend padrejtësinë historike si dhe rregulloi shtrembërimin e madh, ku ambasadori i Amerikës aderon, jo në kryeqytetin e vendit, por në një periferi. Edhe bota tjetër ka shans të drejtpeshohet pas këtij akti. Qeveria shqiptare i doli kundër këtij vendimi që vendosi drejtësi dhe shanse për paqe në Lindjen e Mesme…

    Asnjëherë qeveria shqiptare, që nga zgjedhja e presidentit Trump, nuk ka qenë në të njëjtën linjë me Amerikën. Mes dy vijave kundërshtare në Amerikë (presidenti i zgjedhur dhe presidenti i humbur (Hillary), plus miliarderi majtist radikal, Soros), qeveria shqiptare ka zgjedhur të dytën. Qeveria nuk mund të trokasë në dyer të Amerikës, as për fatkeqësi të mëdha, aq më pak për të treguar të vërtetat e sotme.

    A mund të trokasë opozita në derë të Amerikës?

    Sigurisht, nuk është e pamundur… Por opozita duket e pagatshme të ndërmarrë këtë hap. Nuk e ndërmerr këtë hap, sepse po të ndodhte, atëherë do të “zbulonte” qeverinë. Opozita ka marrë përsipër të bëjë opozitë të lehtë e në sipërfaqe, aq sa të mbulojë qeverinë. Nëse do të tregonte të vërteta në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të tronditej klima dhe do të niste  ndryshimi. Amerika nuk mund të lejojë një shtet narkotik e kriminal, në mes të kontinentit dhe në udhëkryqin për në Lindje.

    Opozita nuk troket në dyer të presidentit Trump, edhe pse i ka lidhjet me Soros dhe Hillary. Edhe fushatën elektorale ku PD u fundos, e organizoi Podesta i Hillary-së. Edhe takimet “diplomatike” të larta, PD-ja i bën me Institutin e Demokratik të liberalëve Obama –  Soros, Hillary.

    Opozita nuk e ndërmerr as hapin e lajmëtarit.

    Po cila Amerikë duhet lajmëruar?

    Politika shqiptare dhe diplomati amerikan, me qëllim, i ngatërrojnë të “dy Amerikat”.

    Për ambasadorin Amerikan, thuhet: “Ore, e dini ju se ai flet në emër të Amerikës?” Në fakt, ai flet në emër të “Amerikës 2”, që përfaqësohet nga presidenti i kaluar, kandidatja e rrëzuar dhe miliarderi George Soros – të gjithë kundër presidentit Trump, “për jetë a vdekje!” . Edhe politikanët (qeveri dhe opozitë), bëjnë deklarata sublime “për Amerikën”. Por për cilën Amerikë? Askush nuk përmend liderin Amerikan, politikën e tij, Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit…  Jo, vetëm “për Amerikën”.

    Siç po duket qartë, në këtë rajon ku ndodhemi, zhvillohet beteja mes “Amerikës një”, dhe “Amerikës së dytë”. Ashtu si edhe beteja mes elitave qeveritare të dështuara, globalizmit dhe kufijve të hapur, kundër politikave të konservatorizmit, sovranitetit, respektit për kombin e familjen, qeverinë e punëve dhe jo të fjalëve – që përfaqësohen në glob nga Trump, Brexit, populistët dhe konservatorët…

    Amerikës nuk ka kush i thotë….

    Kategori
    Uncategorized

    Pjesëtarët e FSKosovës’së po ndërtojnë urat e dëmtuara nga përmbytjet në Shqipëri

    Dikush i krahasoi ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me burrat e Isa Boletinit. Një fotografi shihej radha e gjatë e mjeteve dhe ushtarëve që shkonin në Shqipëri, e pranë asaj fotografie tjetra tregonte ardhjen e Isa Boletinit në Vlorë, shkruan ndërtimi.info

    Shkuarjet e dy palëve kanë qëllime të ndryshme. Teksa dikur shkohej që të pavarësohej Shqipëria, sot djemtë nga Kosova shkojnë t’u ndihmojnë vëllezërve të tyre.

    Përmbytjet nga shiu disaditësh në Shqipëri bënë që shumë ura të dëmtoheshin. Disa më të mëdha, e disa më të vogla, por që efektin e kishin shumë të madh. Në krah të Ushtrisë Shqiptare, veçse ishin nisur ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Ndërsa, me datën 7 dhe 8 dhjetor ka zbarkuar konvoji prej 81 pjesëtarëve dhe 40 automjeteve për transportin e konstruksionit të urës metalike, mjeteve dhe pajisjeve për montim të urës nga Batalioni i Xhenios si dhe ekipet mbështetëse për komunikim, ekip mjekësor, ekip i policisë së forcës si dhe ekipi i specialistëve për ndërtim.

    Shala ka treguar se me 9 dhjetor konstruksioni i urës është shkarkuar me mjete dhe pajisje për montim.

    “Me datën 09.12.2017. Konstruksioni i urës është shkarkuar me mjetet dhe pajisjet për montim. Aktualisht në Shqipëri qëndrojnë 9 pjesëtarë, konstruksioni i urës dhe pajisjet për montim te urës. Pjesëtarët tjerë janë kthyer në Kosovë”, ka treguar Shala. Pjesëtarët e FSK-së do të qëndrojnë në Shqipëri deri vendimin e autoriteteve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë për ndërtimin e urës montuese.

    Atasheu Ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Enver Dugolli ka takuar nga afër pjesëtarët e FSK-së të cilët ofruan ndihmë në sanimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet në shumë pjesë të Shqipërisë.

    Ai përmes një shkrimi në “Facebook” ka dhënë detaje nga puna që po bëhet në Shqipëri ku ka theksuar se ekipet e ekspertëve të FSK-së dhe FASH kanë kryet inspektimet dhe vlerësimet për ndërtimin e urës mbi 50 metra.

    “Ishte kënaqësi të takoja këta pjesëtarë të FSK-së të cilët për një javë rresht ofruan ndihmë në sanimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet në shumë pjesë të Shqipërisë! Këta djem të shkëlqyer të FSK-së, së bashku me Xhenieret e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ndërtuan urë në Delvinë, si dhe ekipi i ekspertëve të FSK-së, kryen inspektime dhe vlerësime për ndërtimin edhe të një ure mbi 50 metrash të ofruar ndihmë nga FSK”, ka shkruar Dugolli, përcjellë Ndërtimi.com

    Ndërsa misioni sipas zëdhënësit të FSK-së mund të vazhdojë së paku edhe dy javë. Gjithashtu personeli mund të shtohet atje, varësisht nga dinamika e ndërtimit. Kjo ndihmë vjen si përgjigje e nevojës në të cilën Shqipëria u ndodh pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ku u dëmtuan rëndë mbi 65 ura.

    Kategori
    Uncategorized

    Ibrahim Rugova në Shtëpinë e Bardhë 1998.

    Ibrahim Rugova në Shtepinë e Bardhë, 1998 https://youtu.be/Q7s5tDxP8Gk via @YouTube

    Kategori
    Uncategorized

    Arkivolët e ushtarëve serbë të vrarë nga çeta e Azem Bejtës, 1924 (foto

    FMimags Albania për herë të parë publikon fotografafi të ushtarëve serbë të vrarë në betejë e Galicës në Drenicë në vitin 1924. 

    Arkivolët e ushtarëve serbë në Mitrovicë

    Beteja e Galicës, korrik 1924
    Por, marshimi i ushtrisë pushtuese serbe,i filluar natën nga Mitrovica në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Vojtesh, do të kthehej në drejtim të Galicës dhe “Arbëris së Vogël” duke rrethuar pas mesnatës të tri fshatrat ende të lira, Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën.

    Kolona e serbëve në Mitrovicë, gjatë ceromonisë se varrimit të ushtarëve serbë në Galicë

    Serbia kishte dërguar atje mbi 1000 trupat e saj më të stërvitura dhe më të mirë-përgatitura si dhe oficerët më të zot për luftime,me qëllim të shuarjes definitive si të Arbërisë së Vogël, ashtu edhe të lëvizjes kryengritëse të shqiptarëve në përgjithësi.

    Megjithëse sulmet serbe do të fillonin herët, që para agut të mëngjesit,me të gjitha llojet e armatimeve të rënda dhe nga të gjitha anët duke u munduar që ti zinin luftëtarët e Azem Bejtës në befasi,përkundër dëmtimeve nga topat e ushtrisë pushtuese serbe, Azem Bejta me disa nga bashkëluftëtarët e tij, do të arrinte që ta qante rrethimin e hekurt trepalësh të cilin e kishte vënë ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbo-malazez./FMimages.net