Kategori
Uncategorized

Gracka e sigurimit, dhe tradhëtia e grupit nga Adem Zeneli.

CIA zbardh rrëfimet e agjentëve!

Grupi Fig kaloi kufirin në pikën N2513 natën e 7-8 shtatorit.

Grupi nisi lëvizjen më 9 shtator, teksa të fshehur në një fushë misri u pikasën nga një dy burra të cilët u dorëzuan pa të shtëna armësh. Dy personat ishin Nise Koço Polena pronar i arës dhe Vasil Koço polena, roja i fshatit, grupi zhveshi Nisen dhe rrobat e tij i veshi agjenti Airborne, i cili shoqëroi Vasilin në detyrat e zakonshme të fushës. Pjesa tjetër e grupit pushoi. Rezultoi se dy personat ishin shumë bashkëpunues. Ata informuan grupin se javën e parë të gushtit ishte zhvilluar një betejë me armë mes forcave komuniste dhe reaksionarëve, por nuk dini mbi përfundimin e betejës apo të pjesmarrësve. Më 11 shtator grupi lëvizi drejt Malit të Gorrës, ku kaloi, por nuk vuri re asgjë të veçantë. Ata qëndruan aty deri në ku u shlodhën dhe bënë planet për kontaktimin e miqve të tyre. Më 14 shtator agjentët e koduar Airëise dhe Airbred u ndanë nga grupi dhe shkuan në takimin me Rapush Agollin, i cili u dha ushqim dhe informacion të raportuar në radio në mesazhin e 3-të. Më 15 shtator dy agjentët u ribashkuan me grupin. Një ditë më vonë grupi kontaktoi me Elmas Ramanin, i cili i dha grupit ushqim dhe informacionin e raportit mbi “burgjet”. Më 18 shtator grupi la agjentin Airbrake në shtëpinë e Bektash Demir Zhbogi, pasi ishte sëmurë dhe nuk mund të qëndronte me grupin. Më 21 shtator grupi kontaktoi me Elmas Sokalarin dhe i kërkoi që të shkonte në Korçë për të mbledhur informacion e të merrte leje për shkuar në Tiranë. Ai e bëri këtë dhe autoritetet i thanë se për të qëndruar një kohë të shkurtër nuk kishte nevojë për leje, or vetëm nëse do të vendosej aty për të punuar. Më 22 shtator Fig kontaktoi me Dilaver Ali Zvarishti, i cili furnizoi grupin me ushqim dhe informacion. Zvarishti informoi se popullata në përgjithësi ishte shumë e demoralizuar. Burimi tha se nga maji deri në gusht të gjithë ishin bërë gati për veprim, për arsye se nuk ndodhi asgjë, njerëzit janë bërë hezitues. Për periudhën nga 22 shtatori deti në 11 tetor grupi ka shkatërruar shënimet prandaj nuk do të mbulohet me aktivitete e çdo dite. Grupi veproi në përgjithësi në zonën e Tresovës dhe rinovuan disa kontakte të vjetra nga operacioni i vitit 1952.

Gracka

Ngjarja e grackës dhe tradhtimit të grupit nga Adem Zeneli nisi më 28 shtator, ditën kur gruaja e agjentit Airborne tha se Zeneli i kishte kërkuar të takohej me drejtuesin e grupit. Agjenti pranoi të takohej me Zenelin dhe e gjeti atë në pikën e paracaktuar. Pasi shkëmbyen përshëndetjet, Zeneli e pyeti nëse gruaja e agjentit Airslack do të shoqëronte grupin drejt Greqisë, por ai i tha se nuk mund të mbante përgjegjësinë nëse asaj i ndodhte gjë. Airuise tha se mund të merrte me vete Zenelin nëse vinte leja përkatëse nga qendra (grupi ishte instruktuar të qartësonte të gjithë emrat me bazën në rast të përfshirjes së personave të tjerë). Pastaj Zeneli pyeti nëse kishin në plan të riktheheshin përsëri këtë sezon, ndërsa Airëise u përgjigj se çështje të tilla vendoseshin nga qendra prandaj nuk mund t’i përgjigjej pyetjes. Zeneli ofroi të mblidhte informacion për grupin ose të ngarkohej për detyra të tjera. Para se të largohej ai tha kishte qenë në kontakt me njëfarë Mihal Furgeu nga Korça, ish-prokuror në qeverinë e Zogut dhe gjatë pushtimit italian. Peneli kërkoi që grupi i agjentëve të ndihmonin Furgeu të arratisej nga Shqipëria. Agjenti Airuise tha se duhet të konsultohej me qendrën dhe se do t’i përgjigjej më vonë, ndërsa i tha Zenelit të rikthehej me ushqim në Moçan në Gore në 11 tetor. Siç është përmendur më parë grupi Fis ka kryer disa kontakte në zonën e Tresovës nga 28 shtatori deri në 11 tetor, përiudhë gjatë së cilës grupi u paralajmërua nga Rapush Agolli për të evituar kontaktet me Zenelin, pasi besonte se kishte lidhje komuniste. Airuise ndryshoi planin e takimit me Zenelin në 11 tetor ddhe dërgoi në takim vetëm Airbred, por Zeneli nuk u paraqit. Më 13 tetor grupi u informua nga gruaja e Airborne se Zeneli kishte kontaktuar dhe dëshironte të takohej atë ditë. Airëise i dërgoi fjalë Zenelit të vinte vetëm pas muzgut në një pikë të caktuar në malin e Tresovës. Gjatë pritjes grupi FIG mori të gjitha masat të mos binte në grackë. Peneli u paraqit sipas planit dhe Airbred e shoqëroi atë drejt vendit ku fshihej grupi. Peneli shpjegoi se nuk kishte arritur të vinte në takimin e mëparshëm pasi kishte pasur vizitorë të papritur në shtëpi. Ai i dha grupit disa informacione dhe tha se do të rikthehej në 15 tetor. Peneli informoi se kishte parë rreth 15 ushtarë që lëviznin në zonë, por tha se nuk duhet të shqetësoheshin pasi e shihte që grupi kishte një pozicion të mirë. Grupi i dha Zenelit 4 monedha ari dhe i kërkoi të kthehej me ushqim dhe lekë shqiptare. Peneli kërkoi më shumë para në mënyrë që të blinte gjithçka grupi po kërkonte, për të cilat duhet të shkonte në Korçë.

Takimi

Mëngjesin e 14 tetorit Zeneli u kthye te pozicioni dhe u takua me agjentin Airbrake, të cilit i tha se do të nisej për në Korcë me makinë prandaj kishte ardhur të shpjegonte se nuk kishte sjellë ushqimet. Zeneli e siguroi Airbrake se grupi ishte i sigurt në pozicionin e tyre dhe kërkoi të dinte se ku mund të kontaktonte me grupin në rast se hasnin në probleme. Agjentët i thanë se do t’i dërgonin fjalë se ku të takoheshin. Pasi tha se do të kthehej pas 3-4 ditësh Zeneli u nis. Rreth orës 1200 e 1400 grupi vërejti 3 kamionë të hapur me ushtarë, civilë e policë. Kamionët dukej se vinin nga Korça e shkonin drejt Zvarrisht. Grupi llogariti se kishte rreth 100 njerëz në të tre automjetet (shifra mund të jetë pak e ekzagjeruar). Mes orës 1400 e 1600 grupi verejti dy kamionë të tjerë dhe një gaz që lëviznin në të njëjtën rrugë, ndërsa në 1630 ata dalluan dy ushtarë të armatosur që po ecnin në këtë rrugë. Në ora 1700 ata panë rreth 90 njerëz që po ecnin në drejtim të Tresovës, të veshur me uniforma të errëta të ngjashme me ato të policisë. Kjo forcë vinte nga të dyja anët e burimit të vogël dhe ishte e shpërndarë në grupe të vogla njerëzish që mbulonin një hapësirë prej rreth 1 km të gjerë. Agjenti Airuise që e njihte më mirë zonën, vendosi që grupi të vendosej në një pikë më të lartë në mal. Rreth orës 1930 nisën të shtënat e armëve nga pozicioni që grupi Fig kishte dashur të zinte, dhe ishte e qartë se ata ishin rrethuar nga 3 anë. Agjentët Airbrake dhe Airborne u instruktuar të avanconin drejt zjarrit të pushkëve nga e djathta dhe të riktheheshin në qendër, për të përcaktuar nëse edhe rruga përpara ishte e mbuluar nga forcat armike. Airborne u godit nga mitralozi duke tentuar të siguronte një pozicion të ri. Tre anëtarët e tjerë të grupit e bënë të heshte mitralozin dhe qëlluan me të gjithë forcën. Airbrake kërceu nga pozicioni i tij dhe lëshoi një granatë dore në pozicionin armik në të djathtë, duke e eliminuar. Airuise deklaron se në atë moment grupi kaloi në kundërsulm dhe nisi të qëllonte dhe të avanconte dejt pozicionit të goditur nga Airbrake. Agjenti Airbred ishte i pari që doli nga pozicioni dhe pasi u nda nga grupi nuk u takua më me ta deri të gjithë u bashkuan në Greqi më 21 tetor.

Arratisja

Pas ndarjes nga grupi Airbred eci nëpër male në kërkim të shokëve, por pasi nuk pati sukses mori drejtimin e kufirit, duke besuar se edhe kolegët do të bënin të njëjtën rrugë daljeje nga Shqipëria. Gjatë rrugës së daljes ai nuk pati probleme dhe kaloi kufirin në 19 tetor. Katër anëtarët e tjerë të grupit vazhduan të lëviznin jashtë zonës së rrethuar pa u ndjekur nga forcat komuniste. Grupi lëvizi gjatë gjithë natës dhe arriti në pikën K 2399 ku kontaktoi me miq në 16 tetor. Ata pyetën nëse kishte informacione mbi betejën e zhvilluar dhe nëse ishin vrarë ose kapur “reaksionarë”. Kontaktet e tyre thanë se të gjithë agjentët i kishin shpëtuar grackës. Ata kërkuan gjithashtu gjurmë për Airbred te të njohurit e tyre por pas dy ditësh nisën rrugën e kthimit drejt kufirit të Greqisë. Pranë kufirit më 20 tetor grupi hasi një bari, i cili nuk i vuri re agjentët. Grupi qëndroi i fshehur gjatë ditës dhe avancoi në errësirë por për të arritur një pozicion të mbrojtur mirë ata duhet të kalonin në një pjesë të hapur toke. Ata vendosën të kalonin të gjithë njëherësh, por sapo njeriu i tretë nisi të vraponte, nisën të shtënat e armëve. Kjo bëri që Airëise të ndahej nga grupi nga njëra anë e zonës së hapur, ndërsa Airborne, Airbred dhe Rndolar të mbeteshin në tjetrën. Treshja u përpoq të mbulonte me zjarr krahun e Airëise por nuk arritën të bashkoheshin me të në anën tjetër. Airëise i sinjalizoi treshes të avanconin pa të, teksa ai do të strehohej më thellë në zonën e rrethuar.

Kategori
Uncategorized

“Lufta” e Lazaratit në 2015, policia u përdor për të bindur Europën se po luftohej kultivimi i drogës, Ibrahim Basha kokë turku e Policisë së Shtetit

Retrospektivë e ngjarjeve të rënda Qershor 2015

Lufta në Lazarat ishte një luftë asimetrike, pasi kemi të bëjmë me organizimin dhe zhvillimin nga shteti të një lufte jo sipas regullave klasike dhe, përveç kësaj, kemi një luftë kundër një kundërshtari jo shtetëror, një luftë që zhvillohet midis shtetit dhe popullsinë së një fshati pjesë integrale e tij, tërësisht shqiptar, por të shpallur armiq nga vetë shteti. Të më falni për krahasimin, pasi jo çdo krahasim është i goditur, por veprimet luftarake të policisë shtetërore kundër popullsisë së Lazaratit i ngjanë Luftës që bëri para një shekulli Turqia në Mashkullorë.

Taborët, Turqia i solli nga qendra e Vilajetit, Janina, edhe qeveria shqiptare i solli po nga qendra e shtetit, nga Tirana. Por e përbashkëta e këtyre dy “luftimeve” është se që të dyja ndodhën në Gjirokastër, e para në Veri-Perëndim të qytetit të saj, e dyta në Jug të tij. E bëra këtë krahasim se edhe kjo luftë dështoi, pasi nuk u kapën organizatorët e vërtetë, as atëherë dhe as sot.

Që do të thotë se Policia e Shtetit shqiptar dështoi, e humbi atë operacion. Këto dy luftra në territorin e rrethit Gjirokastër kanë një ndryshim rrënjësor mes tyre: Turqia e kishte seriozisht, kërkonte t’i asgjësonte kryengritësit dhe një nga trimat e tyre, Hajredin Tremishtin, e vrau, ndërsa lufta e qeverisë në Lazarat ishte fasadë, pasi as u vra ndonjë nga “trimat” e drogës dhe as është kapur ende, përkundrazi vijojnë të merren me “kryengritjen e hashashit”. Por lufta e Lazaratit pati edhe një ndryshim tjetër nga ajo e Mashkullorës, kjo e sotmja pati një epilog edhe më të hidhur: Turqia, kur e pa që dështoi nuk bëri më pas terror duke arrestuar gjithë fshatin Mashkullorë, sikundër bëri shteti shqiptar në Lazarat.

Forcat ushtarake që përdori shteti kundër popullsisë së Lazaratit i dha atij operacioni, njësoj si ajo e Mashkullorës, tiparet e një lufte asimetrike, pasi përdori një forcë të madhe ushtarake, përfshi autoblinda e helikopterë luftarakë, dhe si e tillë, ajo forcë ushtarake nuk ishte e justifikuar dhe as e shkallëzuar. E themi këtë se, bazuar në atë çfarë tregojnë të pandehurit, familjarët dhe dëshmitarët e tyre, forcat e policisë vepruan pa mbrojtur as veten, por as popullsinë e vetë civile në Lazarat, po të kemi parasysh përdorimin e mjeteve të zjarrit dhe shkatërrimet që u bënë në fshat, gjë që na bind fakti se asnjë prej organizatorëve të vërtetë të atij aktiviteti të kundarligjshëm nuk është kapur ende, ndaj dhe veprimet e mëpasme, sikundër është edhe ky gjyq maratonë, nuk tregojnë gjë tjetër, veçse hakmarrje të shtetit si rrjedhojë e dështimit total të operacionit ushtarako-policor me forcat e tij speciale.

Si rrjedhojë, ajo veprimtari ushtarako-policore e shtetit mori pamjen e forcave pushtuese, sikur Lazarati të ishte tokë e huaj.

Është e vërtetë që këto lloj luftrash asimetrike ndodhin zakonisht brenda shtetit, dhe zhvillohen pa ndonjë vijë fronti të caktuar. Dhe këtë tipar kësaj lufte ia plotëson edhe fakti se kishim të bënim me sulm kundër një qendre të banuar, e veçuar nga qendrat e tjera të banimit dhe përsëri nuk pati një rrethim klasik, gjë që tregon se prej fillimit aksioni ishte i destinuar të dështonte si dhe përfundoi.

Lufta në Lazarat, asimetrike

Luftën e policisë në Lazarat mund ta quajmë pa hezitim luftë asimetrike, edhe për faktin, sikundër u shpreha në fillim, se nuk ishte në përputhje të plotë me rregullat klasike të një lufte mes dy forcave kundërshtare afërsisht të barabarta në forca e mjete luftarake.

Por, parë në këtë kënd, nuk duam të themi se bëhet fjalë për një koncept të ri nga ana e luftës kundër grupeve terroriste e kondrabandiste, sepse historia e aksioneve policore në Shqipëri, sidomos në këto tre dekadat e fundit, është dëshmitare e kësaj lloj lufte të zhvilluara shumë herë, e që, për fat të keq, kanë përfunduar edhe me viktima nga të dy palët ose vetëm nga ana e policisë.

Kjo dukuri e luftës asimetrike që ndodhi edhe në Lazarat, vjen si shkak i mospërputhjes së modeleve të kësaj lloj lufte me asnjë rregull juridik apo strategjik tradicional të vendit tonë pas Luftës së Dytë Botërore. Si rrjedhojë, ky fenomen e ka zanafillën në Shqipëri në dukurinë e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe zhvillimeve të kontrabandës, prodhimit të narkotikëve e shpërndarjes së tyre e të fenomeneve të ngjashme me to.

Ky kontekst i ri bën të mundur zgjimin e kërkesave nga ana e policisë së shtetit për ripërcaktimin e metodave të aksioneve mundësisht pa pasur viktima.

Si rrjedhojë kjo lloj lufte duket e vështirë për t’u kuptuar dhe për t’u ballafaquar, ngaqë gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, vëmendja e mendimit ushtarako-policor ka qenë në mënyrë ekskluzive e fokusuar në “luftën simetrike”, gjë që sot kemi të bëjmë me luftë asimetrike. Në këtë lloj lufte, kuptohet që njëra pale, në rastin tonë shteti, është shumë më e fortë politikisht dhe ushtarakisht se pala tjetër.

Sa herë që është ndeshur policia me këto grupe, shteti ka qenë më i fortë në të dy aspektet, politik dhe ushtarak, por ka ndodhur që teknikisht pala kundërshtare ndaj policisë të ketë qenë edhe më fortë, nëse do t’u besojmë deklaratave zyrtare të policisë, pasi praktikisht në media nuk janë pasqyruar raste që grupet kontrabandiste të kenë qenë më të forta se policia, pavarësisht se kanë qenë më të organizuara dhe më konspirative se policia dhe shërbimet inteligjente të saj.

Mirëpo, luftimi në Lazarat, edhe pse ishte një luftim asimetrik, përsëri ai luftim bëri përjashtime nga të qenit plotësisht asimetrik. E themi këtë sepse luftimet asimetrike brenda shtetit kundër grupeve të ndryshme, (prodhuesve dhe shpërndarësve të drogës sikundër kishim të bënim me Lazaratin), ku ideja kryesore e policisë së shtetit, në vend që të qe frenimi dhe bllokimi i kundërshtarit, policia shkoi me idenë e mposhtjes së kundërshtarit.

Me këtë duam të themi se policia, e armatosur me mjete luftarake që zakonisht i përdor ushtria në konflikte ushtarake, ajo e kaloi kufirin e luftës asimetrike, duke e trajtuar kundërshtarin të barabartë me vetveten. Mirëpo, në luftrat asimetrike, brenda shtetit, qëllimi final është dhe duhet të jetë stabilizimi i situatës, rivendosja e sigurisë në një nivel të pranueshëm, arritja e mundësisë së pajtimit të kundërshtarit dhe mosdëmtimi i objekteve social-kulturore e atyre private e familjare.

Pra, policia jonë në këtë rast doli nga lufta asimetrike, sepse për zgjidhje përdori, apo thënë më mirë, anoi jashtëzakonisht shumë, në zgjidhjen me mënyra ushtarake dhe jo në zgjidhjen me mënyra politike, sikundër duhet të jetë strategjia e saj dhe që kështu e përcakton edhe Kushtetuta si dhe ligji për Policinë.

Dështimi i policisë

Ngaqë policia përdori më së shumti aksionin ushtarak, ky është shkaku kryesor pse policia nuk e zgjidhi përfundimisht problematikën e konfliktit me fshatin Lazarat, por përkundrazi, e ka acaruar edhe më shumë atë konflikt përmes arrestimeve të shumta dhe dënimeve shumë të rënda të shumë qytetarëve të fajshëm e të pafajshëm, gati 700 vite burg! Nuk mund të zgjidhej situata me forca ushtarake, por duhej të përdoreshin kryesisht zgjidhjet me forca politike, gjë që në rastin tonë aspekti i predominimit të politikës nuk është përfillur fare. Madje politika ishte ajo që, me deklaratat e saj para se të kryente atë aksion asimetrik, e nxiti policinë që të mbështetej totalisht te zgjidhja ushtarake.

Si rrjedhim, në këtë ansambël aktorësh në Lazarat, mjeti i vetëm për të vendosur zgjidhjen e konfliktit, nëse do ta quajmë të tillë, ishte forca ushtarake deri në fund të asaj “lufte”, nëse do të shprehemi sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe atij të Drejtorisë së Policisë Shtetërore.

Këto lloj operacione kanë të domosdoshme ndërveprueshmërinë e fenomeneve që kanë impakt direkt në konflikt. Në një konflikt të tillë, si ai i Lazaratit, forcat ushtarake nuk duhet të përbëjnë një ndër aktorët kryesorë të zgjidhjes. Nëse përdorim fuqishëm forcën ushtarake, është e detyrueshme të bëhet koordinimi me të gjithë instrumentat politikë, diplomatikë, ekonomikë, juridikë dhe shoqërorë për të arritur ekzekutimin e një operacioni, apo për të arritur zgjidhjen e mundshme.

Nuk pamë që në atë operacion të ishte aktivizuar më herët ndonjë lloj veprimtarie nga Bashkia e Qarkut të Gjirokastrës; nuk pamë që para kryerjes së aksionit ushtarako-policor Qeveria të kishte kërkuar edhe ndihmën e opozitës, meqenëse në të gjitha akuzat e saj anatemohej opozita si nxitëse e mëhershme e atij prodhimi të jashtëligjshëm; nuk pamë që të përdoreshin organizata të ndryshme shoqërore apo forca të ndryshme politike të koalicionit në pushtet apo forca politike jashtë koalicioneve pozitë-opozitë; nuk pamë angazhimin e asnjë lloj OJF që të ndërhynte për zgjidhjen e atij konflikti Lazarat-Qeveri; nuk pamë asnjë lloj veprimi të Qeverisë për të kërkuar ndihmën qoftë edhe të një ambasade të vetme nga shtetet e BE-së apo atë Amerikane; nuk pamë asnjë plan konkret nga ana e Qeverisë për t’u afruar banorëve të atij fshati ndonjë zgjidhje ekonomike nëse ata do bindeshin ta ndalonin ata vetë prodhimin e drogës si dhe dorëzimin e drogës së grumbulluar; nuk pamë asnjë lloj oferte punësimi nga Qeveria apo pushteti lokal për banorët e atij fshati pasi të ndërpritej ai prodhim i paligjshëm.

Lazaratit iu tha: Dorëzim pa kushte

Me një fjalë, fshatit Lazarat nuk iu hap asnjë lloj drite jeshile, përveç: Dorëzim pa kushte!

Ja pra që nuk kemi të bëjmë as me luftë asimetrike, por thjeshtë me tiparet e një lufte simetrike, edhe pse pala kundërshtare, (nëse do ta quajmë të tillë Lazaratin, sikundër i pëlqente të fliste ministri i Rendit), nuk kishte forcën ushtarake që kishte shteti shqiptar. Kështu që për zgjidhjen e konfliktit midis Shtetit dhe Lazaratit u hap një hendek midis zgjidhjes me mjete ushtarake dhe zgjidhjes me mjete politike. Kjo e fundit pothuajse nuk funksionoi fare. Këto bënë që të hapet edhe një hendek midis banorëve të fshatit Lazarat dhe shtetit të tyre.

Nga ana tjetër mund të themi se operacioni i Policisë së Shtetit i ngjante një luftë tipike të rregullt, simetrike, edhe për vetë faktin se pala kundërshtare, Lazarati, nuk praktikoi luftën guerile që të mund të themi se ajo luftë i kishte plotësisht tiparet e një lufte asimetrike; “rebelët” e Lazaratit nuk i shpërndanë forcat e tyre e t’i godisnin në shpinë forcat e policisë, që të bëhej plotësisht luftë asimetrike, por e gjithë popullsia qëndroi në vend. Prandaj nuk kemi plotësisht një luftë asimetrike. Dhe, për fat të keq, çdo qytetar i Lazaratit u shpall terrorist. Gjithashtu, pala e akuzuar për terrorist nuk përdori ndonjë teknologji moderne, si për armë zjarri ashtu edhe për komunikim që të ishte më e sofistikuar se ato të policisë e që t’i jepte asaj lufte tiparet e plota të luftës asimetrike. Përfundimisht mund të themi, se ishte policia që përdori forma barbare dhe jo fshatarët e Lazaratit.

I vetmi element që mund t’i japi atij konflikti Qeveri-Lazarat ndonjë përafrim me luftën asimetrike, është fakti që kapot kryesorë të organizimit të atij aktiviteti prodhues e shpërndarës të paligjshëm të narkotikëve, nuk u kapën, por ikën. Dhe këtë e deklaroi vetë policia.

Pak më lart thashë se ishte policia që përdori forma barbare; dhe këtë e ilustroj me faktin se, policia, edhe pse deklaroi se kapot ishin larguar, shkoi me forca edhe më të shumta në Lazarat duke bërë kontrolle në çdo orë të ditës dhe të natës në çdo familje, duke i marrë me rradhë, edhe pse një përqindje e konsiderueshme e familjeve të Lazaratit rezultoi se nuk ishin marrë me atë aktivitet të paligjshëm.

Dhe ajo që e bën edhe më të dyshimtë atë terror shtetëror të dështuar në qëllimin e tij, ishte fakti se Shteti ridërgoi në Lazarat policë të tjerë, por jo me mjete të mbrojtura nga plumbat blindshpues, edhe pse kishte thënë dhe thotë se kishte snajpera. Kjo na bind të mendojmë se Policia e bëri këtë veprim për të justifikuar dështimin e saj në atë operacion tërësisht ushtarak, duke u vrarë një polic. Pra, për të justifikuar dështimin total të saj, Policisë, thënë më ndryshe, Shtetit, i duhej një kokë turku. Madje vrasja e policit bëhet edhe më e dyshimte edhe për faktin se mjeti në të cilin ndodhej polici që u vra, nuk pati as edhe një gjurmë tjetër goditjesh që të themi se polici u godit nga “terroristët” e Lazaratit.

Nëse qeveria do ta kishte dëshirën e mirë ta zgjidhte problemin e lindur prej vitesh në Lazarat, qoftë edhe duke përdorur vetëm forcën ushtarake, moment më i mundshëm për një zgjidhje të tillë me violencë ekstreme do të ishte përdorimi i saj në një moment qetësie relative, meqenëse kishim të bënim me një qendër të vetme të banuar.

Gjithashtu, për ta përballuar këtë situatë, nga policia kërkohej një parashikim i saktë i përdorimit të forcës ushtarake si për të gjitha forcat që do të angazhonte ashtu edhe nga një polic të vetëm, apo një agjent të shërbimit publik. Por Qeveria dhe partitë në pushtet bënë të kundërtën, pasi kishin gat një viti që kërcënonin publikisht popullsinë e Lazaratit me të gjitha format dhe mjetet e propagandës. Në këtë mënyrë gjithë populli e kishte të vështirë të dallonte se kush ishte armiku dhe kush ishte kundërshtari.

Si u përdor policia

Por, me keqardhje themi, se përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës nga ana e Policisë së Shtetit rezultoi se nuk ishte në funksion të ngjarjes që ajo zhvilloi në terren, por në funksion të zhurmës së madhe, për të bindur Evropën se Qeveria Shqiptare e kishte seriozisht eleminimin e kultivimit të drogës, me prapaskenën dhe qëllimin që atë kultivim ta organizonte vetë me gjithë policinë e shtetit, sikundër tashmë është bërë e qartë.

Policia e shtetit, e nxitur nga qeveria dhe partitë në pushtet, përmes ushtrimit të asaj force ushtarake të gjithanshme bëri të mundur që të shkaktonte dëme të papranueshme për popullsinë e atij fshati, ndërkohë që një ushtrim i moderuar i saj mund ta detyronte kundërshtarin, (pjesën e popullsisë që ishte marrë me atë aktivitet joligjor), që të pranonte zgjidhjen paqësore.

Por një gjë e tillë nuk është kuptuar as sot, jo vetëm nga të gjitha instancat politike e qeveritare, por as edhe nga prokuroria dhe gjykatat e vendit. Kjo përbën edhe dëmin më të madh që i bëhet demokracisë dhe drejtësisë në vendin tonë, si dhe qetësimit të jetës së brendshme. Rrjedhimisht kjo sjell mungesën e njohjes së dimensionit politik të luftës asimetrike, e cila ka impaktet e saj në të gjitha nivelet.

Konfliktet e parregullta, luftrat asimetrike, nuk mund të kenë zgjidhje në mënyrën si veproi policia jonë në Lazarat. Këto lloj konflikte zgjidhen nëpërmjet zgjidhjes politike. Por për fat të keq kjo lloj zgjidhje as u mendua fare nga Qeveria jonë. Kështu që fitorja e Policisë së Shtetit rezultoi e paarritshme, madje edhe në këndvështrimin klasik dhe ushtarak, duke ditur se objektivi final, zbulimi dhe kapja e kapove të atij aktiviteti, ende nuk është realizuar, po të gjykojmë edhe me logjikën e luftës së rregullt, luftës simetrike.

Policia trumbetoi me të madhe se do të bënte një betejë vendimtare, por u pa se u mbars mali e më në fund polli një mi. Dhe, për të justifikuar atë humbje të madhe, u arrestua gjysma e fshatit Lazarat. Policia nuk pati as fitore taktike, as fitore lokale dhe as fitore strategjike, sikundër deklaronte para se ta niste atë luftë.

Madje Qeveria, për inat të dështimit të saj, edhe pse kanë kaluar gati 5 vite, nuk ka marrë asnjë veprim për të vendosur stabilitetin në Lazarat dhe për të bërë qetësimin psikologjik të banorëve të atij fshati, por përkundrazi, me gjyqet e pafundme e të montuara po e trajton atë fshat si një tokë të huaj, si një tokë armike.

Si konkluzion, nisur nga ecuria e deritashme juridike por edhe shtetërore, gjykoj se aplikimi i një operacioni ushtarako-policor, si ky që u përdor kundër popullsisë së Lazaratit, nuk mund të bëjë të mundur arritjen e objektivit final politik, arritjen e një niveli stabiliteti, pasi nuk po përdoren kompromiset midis palëve kundërshtare. Vetëm përmes kompromiseve politike dhe kujdesit në përdorimin sa më pak të forcës ushtarake, dhe mosdhënia e dënimeve juridike me urdhër të politikës do të mund të stabilizohet jeta në fshatin Lazarat si dhe në gjithë vendit tonë në një kohë sa më të shkurtër.

Gjyq asimetrik

Asimetria e mësipërme ka sjellë një proces gjyqësor “asimetrik” për arsye se:

– Dosja hetimore “Lazarati” rezulton e pahetuar penalisht si nga prokuroria ashtu edhe nga hetimi gjyqësor penal.

– Nuk rezulton të jetë evidentuar drejt lidhja klauzole shkak – pasojë.

– Ka munguar vullneti për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

– Pas 3 vjetësh hetimesh akuza dhe gjykata nuk vërtetojnë ende edhe sot se kush është vrasësi i vërtetë i punonjësit të policisë Ibrahim Basha.

– Cili është raporti i të vërtetës pas përdorimit të çomanges së shtetit dhe të vërtetës së Radio Popullit?!

Të gjitha këto që sollëm më lart me dëshirën e mirë për të hedhur dritë mbi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën përbëjnë shkak të përligjur që Lazarati dhe lazaratasit të mos shikohen si delja e zezë e këtij vendi.

Ai dhe banorët e tij janë shtetas dinjitoz të këtij vendi dhe nuk pranojnë gjyqe farsë politike.

Jepni Çezarit atë që i takon.

– Një dosje e pahetuar si nga hetimi penal dhe nga ai hetim gjyqësor penal.

– Nga lufta e Lazaratit që mund të tërheqim disa Konkluzione:

E para

Ajo mund të shmangej –lidhja shkaku pasoja.

E dyta

Mungoi vullneti për të zbuluar të vërtetën, të tregonte kush ishin autorët e vërtetë të vrasjes së Ibrahim Bashës, ende edhe sot që çështja penale është në shqyrtim në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda s’është vërtetuar se jemi përpara një grupi të strukturuar kriminal.

– Për rëndim të pozitave juridike, pa adresuar e provuar përkatësinë e armëmbajtjes është cituar 3 herë dispozita pa i dhënë përgjigje pyetjes;

– Cili ishte snajperi?!

– Cili kush ishin të interesuar që të krijonte precedentin e dëshmorit të panevojshëm për nxitjen e konfliktit?!

– Ç’ndodhi pas Lazaratit dhe pse “Lazarat” u bë gjithë Shqipëria?!

– Po nëse pas 20 vjetësh del autori i vërtetë i veprës penale a mund të ecim sipas proverbës; “Kali që kapet shin lëmën”?!

– Si janë respektuar të drejtat e të miturve në lidhje me normat Kombëtare dhe Konventat Ndërkombëtare?!

– Cili ishte konteksti i vërtetë i ngjarjes?!

– Cili ishte plani i veprimeve të të arrestuarve nga Tirana?! Pse mbetet ende sekret?!

– A ka paragjykime, ngjyrime politike ky proces gjyqësor penal?

– Pse tremben gjyqtarët të japin drejtësi?!

– Cilat janë Plagët social- ekonomike që la pas lufta e Lazaratit?!

– A janë të tjerë të lirë që u janë konstatuar edhe gjurmët e armëve?!

Konkluzione

Të hapet një folder “dosja penale” ku të ftohen të gjithë ata që kanë dijeni për ngjarjen dhe deklarojnë se:

– Çfarë dini për atë ngjarje?

– Nëse di familja “Basha” kush është autori i krimit?

– Pse u lejua abrogovimi i problemit?

– Kush e paguan koston e ngjarjes të vitit 2015?

– Traumat e shkaktuara,

– Si e mendon shteti a duhet të vazhdojë armiqësinë me këtë fshat?!

– Mirë Gjyqësori që ka procedurën e vet; po Ekzekutivi?!

– Po Shishi?! a di më shumë se shërbimet policore se si është e vërteta?!

Kategori
Uncategorized

1945/E dënuara e parë me vdekje nga komunistët ishte një çame.

Nga Kastriot Dervishi

 

Ende nuk ka një statistikë të plotë të grave që humbën jetën apo u burgosën për arsye politike gjatë regjimit.

Por çuditërisht, listën e të ekzekutuarave femra e nis një çame në vitin 1945.

Krejt pa asnjë akuzë pushkatohet. Hanife Ramadan Karkuli, lindur në Pargë më 1902, banuese në Tiranë, nënë e një djali, u arrestua në dhjetor 1944 teksa ishte me banim të përkohshëm në Shkodër.

Ajo kishte ardhur në Shqipëri në moshën 13 vjeçare në vitin 1915. Shpjegimin për jetën e saj e bën para komisionit hetimor të Prefekturës së Tiranës, më 6.2.1945.

Në kohën e Zogut kishte qenë punonjëse në burgjet e Durrës it dhe Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist në fuqi në vitin 1939, me gjithë ndërhyrjet e shumta pranë institucioneve, pushohet nga puna.

E gjendur në vështirësi ekonomike rikthehet në Çamëri në fshatin Volo.

Vjen sërish në Shqipëri në prill 1943.

Qëndron 6 muaj në Tiranë, kohë kur kërkon të punësohet në burgun e grave. Pas refuzimit të punësimit shkon me shumë mundime në Shkodër. Këtu komiteti për ndihmë të të mjeruarve e ka sistemuar përkohësisht.

Akuzohej se kishte qenë “informatore e Qazim Mulletit” duke bërë “mjaft shërbime” dhe “dhënë informata mbi veprimtarinë e njerëzve të lëvizjes nacionalçlirimtare”.

Ajo ishte arrestuar disa orë në vitin 1943, kohë që pretendohej se kishte zhvilluar “aktivitet spiunazhi”. Por, ish sekretari i dytë i Prefekturës së Tiranës, Qemal Bimbashi, duke qenë i burgosur, lëshon deklaratë më 20.6.1945 ku thotë se në listën e informatorëve të kësaj prefekture nuk ka figuruar asnjëherë e përmendura.

Në seancën gjyqësore, e pandehura mohoi çdo akuzë. Edhe avokati Totozani deklaroi se nuk kishte asnjë provë për të përligjur këtë proces, madje mbrojtja paraqiti prova të forta.

Gjykata Ushtarake e Korpusit I Tiranë e përbërë nga Bilbil Klosi me anëtarë Ramazan Krujën dhe Argjir Lipivianin me prokuror Ismail Çaushin, me vendimin nr.159, datë 23.6.1945, në bazë të ligjit nr.41, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me vdekje.

U la në fundi me vendimin nr.145, datë 25.6.1945 të Gjykatës së Lartë Ushtarake e përbërë nga nënkolonel Gaqo Floqi, major Frederik Nosi dhe kapiten I Veledin Zeneli, duke pasur pranë prokurorin major Myftar Tare.

(Pjesë e studimit “Çamët dhe kosovarët e dënuar dhe ekzekutuar nga diktatura komuniste”)

Kategori
Uncategorized

Pa dardanë turizmin shqiptar e merr djalli.

Nga Gani Mehmetaj

Si televizionet shqiptare që dinë ta godasin industrinë e turizmit shqiptarë, s ‘ka konkurrent a shtet armiqësor ta bëjë më me efikasitet. Kur shqiptarët e Dardanisë bëheshin gati të kalonin pushimet nga Velipoja e Shëngjini në Ksamil, televizionet shqiptare i transmetonin fyerjet denigruese prej rrugaçi të skizofrenit Mustafa Nano, Olsi Jasexhi, që nuk do t’ i bënte as çmenduraku kriminel, Shesheli serb.

Sikur nuk mjaftonte  kjo marrëzi idiotësh kundër interesave të industrisë së turizmit e të shtetit shqiptar, dalin analistët që thonë se po nuk erdhën turistët nga Dardania do t’i plotësojmë me turistë nga Serbia!

Ata gomarë mëtojnë se e gjetën zgjidhjen, ndërsa si të pa kokë që janë nuk e dinë se nuk është ashtu.

E para, pos disa grupeve turistike serbe të financuara nga shërbimi sekret i tyre me agjencitë  turistike JAT-i, Putnik etj, pjesa dërmuese e serbëve as falas nuk do të vinin në Shqipëri.

Kanë paragjykime të tmerrshme (sado t’u përgjërohen nikoqirët se i duan, se ata nuk janë si “kosovarët”).

E dyta, serbët e kanë Malin e Zi të gjuhës së tyre, ku kanë pushuar mbi 70 vjet, kanë lidhje familjare e emocionale.

E treta, serbët e kamur vdesin për bregdetin turk, meqë edhe turqit vdesin për serbë.

Njerëzit e industrisë turistike shqiptare duhej ta kuptonin se 95 për qind e shqiptarëve të Dardanisë ende bëjnë turizëm patriotik, sepse shërbimet turistike lënë shumë për të dëshiruar. Autori i këtij shkrimi në 20 vjetet e fundit në bregdetin shqiptar i kalon pushimet vetëm për shkaqe patriotike, ndërsa më parë mbi 20 vjetet i ka kaluar në bregdetin kroat.

Nikoqirët shqiptarë të turizmit duhet të zgjedhin në mes të ” kosovarëve” dhe serbëve. Sepse të dy palët kurrë nuk do t’i kenë.

Kroacia është shembulli më i mirë për këtë. Nuk kanë serbë në bregdet, ndërsa dikur i kishin shumicën e pushuesve serbë, por e kanë turizmin më të zhvilluar, mbase në tërë Evropën jugore. Dhe kanë shumë dardanë: pronarë restorantesh e turistë që i çmojnë shumë.

Pa dardanë turizmin shqiptar do ta merr djalli. Sivjet dy skizofrenë me disa kanale televizive shqiptare e shkatërruan turizmin me fyerjet e denigrimet ndaj dardanëve që e mbajtën gjallë  bregdetin shqiptar, vitin e ardhshëm është mirë që këta tipa t’i hidhni në ujëra të zeza.

Nuk ia këshilloj asnjë dardani që bregdetin shqiptar ta zëvendësoj me bregdetin turk a grek, ndërsa sivjet fatkeqësisht të zemëruar, mijëra turistë e bënë.

Kategori
Uncategorized

CIA zbardh emrat, ja kush ishin agjentët shqiptarë që bashkëpunuan me amerikanët për rrëzimin e regjimit komunist, shumica mbaheshin në Greqi.

CIA ka zbardhur emrat e shqiptarëve që bashkëpunuan me të për rrëzimin e regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar, tregohen të dhënat e secilit emër. Ajo që bie në sy është se shumica janë shqiptarë që kanë emigruar në Greqi. Pas kontakteve me CIA shumë prej tyre kanë filluar procedurat e emigrimit në SHBA.

Gusht 1956

Tre agjentët shqiptarë të nënoperacionit Obtest, AIPOET, AIRBLOWN, RNADUANA do vazhdojnë të mbeten në borderonë tonë.

Ata janë të tre të regjistruar në emigracion por vetëm dy të parët janë kualifikuar për t’u vendosur në SHBA. Pas kthimit ata do të dërgohen në Greqi. Gjatë gjithë kohës vetëm një prej tyre do të jetë në SHBA, që dy të tjerë të mbeten në shërbim në Athinë.

Agjenti GADUNCE është regjistruar në emigracion por dëshiron të qëndrojë në Athinë për sa kohë të kemi nevojë për shërbime atje.

AIBEAT ka qytetari greke nga lindja dhe besojmë se nuk kualifikohet për emigracion. Për gjashtë agjentët e tjerë të nën-operacionit OBHUNT, tre kanë emigruar tashmë në SHBA dhe të tjerët do të kenë përfunduar procedurat deri në tetor 1956.

Dy prej tyre nuk e kërkojnë me ngulm emigrimin dhe mund të qëndrojnë në Greqi.

Xhelatin Sakollari,

i njohur si AIRËISE është punësuar me ne që prej korrikut 1952 dhe drejtues grupi në operacionet e kalimeve kufitare. Ai ka marrë trajnim të zgjeruar për operacione klandestine dhe ka eksperiencë operacionale pasi ka marrë jesh në disa misione. Aktualisht është një agjent në gatishmëri në Athinë të Greqisë, dhe po shqyrtohet për emigracion në SHBA. Është martuar me një qytetare greke në maj 1956.

Seit Bariqi, është me ne që prej tetorit 1954 si agjent i kalimeve kufitare. Ka marrë njëfarë trajnimi për operacione klandestine dhe ka pak eksperiencë operacionale pasi ka marrë pjesë në dy operacione të degës KUBARK. Subjekti ka marrë pjesë gjithashtu në disa misione ndërkufitare para se të vinte me KUBARK. Është agjent në gatishmëri në zonën e Athinës dhe po procedohet për emigracion në SHBA. Shpresojmë që të jetë gati për nisje në tetor 1956. Është martuar me një qytetare greke në korrik 1956.

Rushit Plaku,

i punësuar që prej tetorit 1950 si agjent kalimi ndërkufitar. Ka trajnim të zgjeruar dhe e ka provuar veten në misione si operator radio dhe drejtues grupi. Është agjent në gatishmëri në Athinë dhe po procedohet për emigracion në SHBA. Është martuar me qytetare greke në prill 1956.

Luka Alia,

i punësuar me ne që prej shtatorit 1952 si agjent ndërkufitar dhe operator radio. Subjekti ka marrë trajnim si agjent dhe operator dhe ka marrë pjesë në dy misione ndërkufitare. Është agjent në gatishmëri në zonën e Athinës dhe po procedohet për emigracion në SHBA.

Skënder Blaca

është punësuar që prej prillit 1952 si agjent ndërkufitar dhe drejtues grupi. Ka trajnim të plotë operacional dhe ka marrë pjesë në sida operacione depërtimi ndërkufitar. Po procedohet për emigracion dhe pritet të vijë në SHBA në tetor 1956.

Bari Pane, i punësuar prej shtatorit 1952 si agjent kufitar. Ka eksperiencë operacionale pasi ka marrë pjesë në disa operacione në vend. Është agjent i gatshëm në Athinë dhe pritet të emigrojë në SHBA në tetor 1956, kur dhe do të mbyllet kontrata me ne.

Kemi mbyllur kontratat tashmë me agjentët Qerci Kulla, Avni Agastri e Xhemal Hoxha, që kanë emigruar tashmë në SHBA, si dhe me Agron Selnica që është në Greqi.

John Drossos

është agjenti ynë mbështetës, i punësuar në janar 1955 për punë dytësore dhe gjithashtu si përkthyes. Ai është qytetar grek dhe nuk ka probleme për emigracionin.

Personel dytësor

Meto Liasi është punësuar me kohë të pjesshme si përkthyes në maj 1953 dhe është trajnuar për marrjet në pyetje. Puna e tij më kohë të plotë nisi prej prillit 1954. Ka punuar gjithashtu si vullnetar në mars 1956 dhe ka shprehur vullnet të marrë detyra si informator. Është regjistruar në bordero si përkthyes/ marrës në pyetje. Nuk është regjistruar për emigracion. Është qytetar grek dhe shqiptar, jeton me gruan një fëmijë dhe vjehrrën.

Mihal Prifti, i punësuar si marrës në pyetje (në shqip e serbo-kroatisht) në dhjetor 1951. Me ndihmën tonë po studion anglishten prej një viti, dhe tashmë mund të kryejë përkthime mesatare. Gjatë punës së tij ka kryer detyra të tipit të informatorit. E kemi të regjistruar në bordero si përkthyes/informator. Me kërkesën tonë është regjistruar për emigracion në mars 1956. Është i martuar me qytetare greke, e cila është kunata e kreut të degës sonë jugosllave.

Komente mbi Shqipërinë

Ne kemi informuar se në këtë pikë programi i Shqipërisë në këtë pikë duhet të vazhdojë me transmetimet radio dhe në varësi të konsideratave dhe programin e fletushkave. Në të njëjtën kohë nga ana pozitive, duhet të forcohen marrjet në pyetje. Aktualisht njësia e Shqipërisë po drejtohet nga katër agjentët tanë bashkë me 6 agjentët shqiptarë. Çështja e vazhdimit të operacioneve në shkallë të reduktuar është diskutuar gjatë dhe duket se mund të vazhdojë me mbështetjen e dy hetuesve vendas dhe mbledhësve të inteligjencës. Kohët e fundit fluksi i refugjatëve nga Shqipëria është shtuar dhe duket se mund të rekrutojmë agjentë të kalibrit më të lartë nga më parë. Ne besojmë se dhe liria e lëvizjes brenda Shqipërisë është shtuar, duke parë faktin se vetëm në prill kanë ardhur në Greqi 22 refugjatë shqiptare, krahasuar me 50 për të gjithë vitin 1955. Transmetimet radio kanë konsistuar në 4 programe të përditshme në 2 frekuenca, me ndryshime tematike 2 herë në javë. Edhe në Jugosllavi pritet që programet tona të kapen mirë nga aparatet. Në transmetimet kemi 3 agjentë vendas, 2 prej të cilave së shpejti do të emigrojnë në SHBA. Njëri dëshiron të qëndrojë.

Kategori
Uncategorized

CIA zbardh rrugën që ndiqnin shqiptarët për t’u arratisur gjatë sistemit komunist, askush nuk i zinte besë Athinës, ja kush ishin agjentët e Sigurimit në Juglindje.

CIA ka treguar detaje se si arratiseshin shqiptarët gjatë regjimit komunist. Në një dokument të deklasifikuar thuhet se kishte arratisje drejt Greqisë, por asnjë nuk u zinte besë grekëve. Po ashtu ka dhënë detaje mbi agjentët e Sigurimit në Juglindje të vendit.

Gusht 1952

Marrje në pyetje e refugjatëve

Më 1 qershor 1952 Safet Nazarka, bir i të ndjerëve Muharrem e Fatime, arriti në selinë e Greqisë. Ai ka lindur në 1914 në fshatin Helmes të Kolonjës. Kaloi kufirin në 16 prill 1952. Subjekti ka qenë i burgosur nga viti 1945 deri në 1950 si anti-komunist Nazarka bëri deklaratën e mëposhtme për gjendjen në Shqipëri:

Situata politike

Banorët në Kolonjë kanë shpresë për çlirim të Komitetit i Shqipërisë së Lirë. Populli ka simpati për fuqitë perëndimore, veçanërisht për Britaninë dhe SHBA, nga të cilat presin çlirim e tyre prej zgjedhës komuniste. Në lidhje me Greqinë, njerëzit i tremben pretendimeve të saj territoriale dhe nuk i zënë besë hapjeve miqësore të Athinës. Njerëzit në përgjithësi i urrejnë rusët dhe i konsiderojnë si burrin e vuajtjeve të tyre ekonomike. Italia nuk merret në konsideratë për çlirimin e ardhshëm të Shqipërisë. Populli shqiptar dëshiron një qeveri demokratike ku secili të jetojë pa u shfrytëzuar.

Rezistenca

Familjet e besuara në Kolonjë janë: në fshatin Helmes, Arif Koçi, Nesim Nazarko, në fshatin Qafzez, Haki Nuri, Safet Avdyli Avdyl Hisa e Sadik Shabani. Në fshatin Kozel janë Xhevat Bakiu, Maliq Estrefi, Ilmi Bakiu, Hamit Hamiti, Bejce Boshanji. Në fshatin Psari i Ri, Zylfo Estrefi. Kohët e fundit janë përhapur fjalë se Qafzezi dhe Faik Bato janë arrestuar në spital. autoritetet kanë përhapur fjalë se Vaiti ka hubur dhe se një oficer ka gjetur një kokë dhe një krah njeriu në pyjet e fshatit Vakush. Në shtator 1952 gjatë kalimit nga Korça në malin Qari, gjeta disa pako me gazetën e Komitetit Shqipëria e Lirë, “Shqipëria”. Unë i mora ato dhe kur arrita në fshat ua shpërndava miqve që u besoja. Gazetat ishin hedhur nga avionët. Informatorët e Sigurimit në zonë janë Skënder Ismaili sekretari i organizatës bazë në Helmes, postieri Azem Bajrami, sekretari i partisë Tefik Sabri, dhe sekretari i këshillit të fshatit Qafzez, Vangjo Miti. Në Kolonjë komandanti i Sigurimit është kapiteni Arif Selenica ndërsa kreu i policisë Marko Tasi nga Korça (ish-drejtor i burgut të Korçës dhe i kampit të përqendrimit të Vlloçishtit). Në lidhje me ushtrinë, Ilmi Baki më ka thënë se në Korçë ka një divizion prej 30 000 ushtarësh (shënim i agjentit: Shifër me siguri i gabuar). Ilmiu më ka thënë gjithashtu se ushtra në Korçë po ngre fortifikime në malin e Moravës dhe të Boboshticës.

Rruga e arratisjes

Më 16 prill 1952 në mesditë u nisa nga shtëpia në fshatin Helmes duke ecur përgjatë lumit Kozeli dhe ndalova në pyllin e këtij fshati deri në ora 9 të darkës. Më pas eca në drejtim të lumit Has në fshatin e Shtikës, drejt Kubellës e Gramozit dhe kalova linjën e kufirit në mesnatë. Eca përgjatë lumit Gramoz derinë fshatin grek të Janotope, ku në mëngjesin tjetër u dorëzova te autoritetet ushtarake greke. Ata më shoqëruan në Manaq, ku qëndrova tre ditë dhe më pas më çuan në Kolloqith. Aty qëndrova rreth 10 do të e më pas më çuan në Kostur dhe më tej më dërguan ën Selanik, ku u mora në pyetje nga amerikanët. Dy javë më vonë erdha në kampin e refugjatëve në Lavrion.

Ibrahim Rushani

Subjekti nga Korça, është marrë në pyetje nga dega jonë në Athinë dhe dyshohet si agjent komunist. Mes të tjerave i ka dhënë informacionin e mëposhtëm: Shifrat e publikuara nga komunistët për realizimin e planeve ekonomike janë të rreme pasi punonjësit asnjëherë nuk i plotësojnë normat. Kur Rushani në ndërmarrjen e ndërtimit, u fliste punëtorëve për rëndësinë e plotësimit të normës. Një ditë kandidati i partisë Vangjel Vangjeli e pyeti: “Shoku Ibrahim, sipas urdhrave që vijnë nga lart, ju insistoni për realizimin e normës dhe të planit, por si mund të plotësojmë planin pa mbushur më parë barkun? A nuk e shikoni se nuk mund ta plotësojmë plani? Nuk është se nuk duam të punojmë por duam edhe të hamë. Pastaj të punojmë sipas kushtetutës për 8 orë dhe jo 10 orë e me kaq norma të larta”. Gratë lejohen të punojnë në regjimin komunist por zyrtarët komunistë ofendojnë nderin e tyre. Për shembull zyrtari i tregtisë në Korçë, Raqi Katro kërcënon gratë dhe vajzat duke i shkarkuar nga puna ose duke i rritur në përgjegjësi, sipas dëshirës. Kreu i zyrës së punës në Korçë, Qani Nevruzi nuk merr në punë asnjë grua apo vajzë nëse nuk ka interes personal, dhe si rezultat i kësaj zyra në fjalë është kthyer në një qendër imoraliteti. Mijëra punëtorë në Shqipëri janë në spitale me tuberkuloz.

Lavrion, 12 qershor 1952

Më poshtë kemi disa deklarata të përgjithshme të bëra nga refugjatët e sapoardhur në kamp: Safet Nazarko nga fshati Holmes i Kolonjës deklaron se në qershor të vitit të kaluar Baba Ilmi Shembërdheja u dënua me 15 vjet burg por tashmë ka vdekur prej keqtrajtimeve. Ai ishte një nga nacionalistët kryesorë të klerit bektashi në zonën e Elbasanit, njihej pë ndjenjat anti-komuniste si gjatë luftës ashtu dhe pas ardhjes së tyre në pushtet. Qani Pepellashi, një refugjat shqiptar aktualisht në kampin e Lavrionit, ka marrë një letër nga Mynevere Orhani që jeton në SHBA, e cila brenda i kishte vendosur një letër nga babai i saj Mehmet Rapo nga fshati Holmes i Kolonjës. Në letër thuhej: “Vere, nuk jemi mirë ekonomikisht, nuk kemi bukë”. Në një tjetër fjali shkruhej: “Nuk duam shumë, një gjysmë dollari në ditë nga ty”. Mehmet Rapo është një nacionalist që ka qenë në kampin famëkeq të Vlloçishtit dhe disa vjet në burgun e Korçës. Familja e tij ka më shumë se 20 anëtarë. Muftar Godo deklaron se në 1951 ministria e drejtësisë prej mungesës së stafit, thirri në Tiranë, Anastas Karane, avokat nga Berati, dhe i ofroi post në ministri. Ai fillimish pranoi prej frikës por më vonë nisi të dyshonte, dhe më pas vrau veten. Para se të vdiste në spital i kishte thënë doktorëve se posti në ministri e njolloste dhe se fëmijët e tij nuk duhet të mendonin se kishte tradhtuar atdheun duke i shërbyer Stalinit dhe shërbëtorëve të tij.

Kategori
Uncategorized

CIA. Informacion biografik mbi kapitenin,Çome Pashko Vodice.

Come Pashko Vodice 42 vjeç, është nga Vodice e Kolonjës, nip i kryepeshkopit Paisi Vodice, kushëri i zv. ministrit Josif Pashko.

Ai ka kryer shkollën elementare katër-vjeçcare në qytetin e lindjes Vodice, ka qenë spiun në Ersekë, dhe ka kaluar kohë me këpucarin Cale Pashko, si dhe me Jorgji Nico në Shtike të Kolonjës.

Ai konsiderohet nga të gjithë në qytezë si imoral dhe hajdut.

Është kapur disa duke vjedhur pula e rroba nga shtëpitë e fshatarëve.

Autoritetet e xhandarmërisë në kohën e Italisë e mbanin në vëzhgim si kriminel e vagabond. Gjatë pushtimit fashist ai dhe miku i tij Jorgji Nico bashkëpunonin me një kaporal të Guardia di Financa të Ersekës, kërcënonin e merrnin ryshfet nga fshatarët, duke u gënjyer atyre se pas rindërtimit do të shpërbleheshin nga italianët.

Kushëriri tij Josif Pashko është përpjekur të përmirësojë kushtet në këtë fshat gjatë kohës komuniste, por pa sukses, për arsye se gjatë luftës nuk kishte luftuar kundër pushtuesve.

Kur erdhi regjimi komunist, Come Vodice u emërua kryetar komiteti i Kolonjës dhe mori gradën major. Qëndroi në këtë post deri në 1948 kur u transferua në Berat si njeri i Koçi Xoxe.

Në 1945 ai u zgjodh si prokurori i gjyqit ushtarak në Kolonjë dhe me kërkesë të tij 55 njerëz në Kolonjë u dënuan me vdekje, ndërsa rreth 150 u dënuan me burgime të ndryshme.

Gjatë seancave gjyqësore, me urdhër të Josif Pashkos ai parandaloi shumë njerëz që të paraqiteshin si dëshmitarë të mbrojtjes.

Për shembull në rastin e Naim Shasho, një 70 vjeçar që u burgos pasi nuk pati provat e duhura nga dëshmitarët.

Me mbështetjen e agjentëve të tij, Serafin Kristo nga Rehova, Cale Pashko nga Vodice dhe Jani Shalsi nga Shala, ai ka marrë qindra monedha ari nga familjet fshatare të të dënuarve, me premtime të rreme se do i shpëtonte nga vdekja ose burgu.

Është e pamundur të harrosh padrejtësinë që i ka bërë një familjeje tregtare, të cilës i mori 375 paund ari për të shpëtuar jetën e një tregtari të arrestuar, por në vend që ta lironte ai bëri që të ekzekutohej. Përveç të tjerave ai tani mban ende orën e tregtarit të vdekur. Vodice ka urdhëruar gjithashtu se pas ekzekutimeve trupat të mos varrosen thellë, siç ka ndodhur me patriotët Qani Tarjo, Burim Qemali, 20 vjeçarin Riza Gostivishti dhe shumë të tjerë, gjymtyrët e të cuëlve zbuloheshin nga qentë në rrugët e Kolonjës.

Një vajzë e re gjeti krahun e babait të saj të vdekur dhe i kërkoi autoriteteve të varrosej thellë, por Vodice refuzoi. Në 1949 Vodice u transferua përsëri në Kolonjë, deri në shkurt 1951, kur u nis në shkollën ushtarake në Moskë. U kthye pas një viti dhe tani punon me ministrinë e Brendshme.

Përveç tre agjentëve të përmendur më sipër, rrjeti i spiunëve u shtua dhe me Shasho Kodrasi, Hasan Selenica, Xhafer Hasimi dhe Bektash Sulo. Vodice i përdorte këta njerëz për të dëmtuar njerëzit e ndershëm dhe patriotët e zonës. Të gjithë autoritetet lokale mbikëqyreshin dhe emëroheshin prej tij. Të gjitha paratë e vjedhura e të marra nga ryshfetet, ai i ndante me Josif Pashkon dhe Paisi Vodice që është xhaxhai i tij. Lavrion 27 qershor, 1952

Kategori
Uncategorized

Arkiva e CIA, ja si agjentët e infiltruar në territorin shqiptar luftuan me Sigurimin dhe ushtrinë, strategjia që u ndoq për t’u arratisur jashtë kufijve

Infiltrimet e agjentëve.

Rreth orës 1930 nisën të shtënat e armëve nga pozicioni që grupi Fig kishte dashur të zinte, dhe ishte e qartë se ata ishin rrethuar nga 3 anë. Agjentët Airbrake dhe Airborne u instruktuar të avanconin drejt zjarrit të pushkëve nga e djathta dhe të riktheheshin në qendër, për të përcaktuar nëse edhe rruga përpara ishte e mbuluar nga forcat armike. Airborne u godit nga mitralozi duke tentuar të siguronte një pozicion të ri. Tre anëtarët e tjerë të grupit e bënë të heshte mitralozin dhe qëlluan me të gjithë forcën. Airbrake kërceu nga pozicioni i tij dhe lëshoi një granatë dore në pozicionin armik në të djathtë, duke e eliminuar. Airuise deklaron se në atë moment grupi kaloi në kundërsulm dhe nisi të qëllonte dhe të avanconte drejt pozicionit të goditur nga Airbrake. Agjenti Airbred ishte i pari që doli nga pozicioni dhe pasi u nda nga grupi nuk u takua më me ta deri të gjithë u bashkuan në Greqi më 21 tetor.

Arratisja

Pas ndarjes nga grupi Airbred eci nëpër male në kërkim të shokëve, por pasi nuk pati sukses mori drejtimin e kufirit, duke besuar se edhe kolegët do të bënin të njëjtën rrugë daljeje nga Shqipëria. Gjatë rrugës së daljes ai nuk pati probleme dhe kaloi kufirin në 19 tetor. Katër anëtarët e tjerë të grupit vazhduan të lëviznin jashtë zonës së rrethuar pa u ndjekur nga forcat komuniste. Grupi lëvizi gjatë gjithë natës dhe arriti në pikën K 2399 ku kontaktoi me miq në 16 tetor. Ata pyetën nëse kishte informacione mbi betejën e zhvilluar dhe nëse ishin vrarë ose kapur “reaksionarë”. Kontaktet e tyre thanë se të gjithë agjentët i kishin shpëtuar grackës. Ata kërkuan gjithashtu gjurmë për Airbred te të njohurit e tyre por pas dy ditësh nisën rrugën e kthimit drejt kufirit të Greqisë. Pranë kufirit më 20 tetor grupi hasi një bari, i cili nuk i vuri re agjentët. Grupi qëndroi i fshehur gjatë ditës dhe avancoi në errësirë por për të arritur një pozicion të mbrojtur mirë ata duhet të kalonin në një pjesë të hapur toke. Ata vendosën të kalonin të gjithë njëherësh, por sapo njeriu i tretë nisi të vraponte, nisën të shtënat e armëve. Kjo bëri që Airuise të ndahej nga grupi nga njëra anë e zonës së hapur, ndërsa Airborne, Airbred dhe Rndolar të mbeteshin në tjetrën. Treshja u përpoq të mbulonte me zjarr krahun e Airuise por nuk arritën të bashkoheshin me të në anën tjetër. Airuise i sinjalizoi treshes të avanconin pa të, teksa ai do të strehohej më thellë në zonën e rrethuar.

Arratisja e Airuise

Airuise hyri thellë në zonën e rrethuar me shpresë të arrinte në pikën më të lartë pa u dalluar, duke i rënë rrotull malit të Kamenicës. Ai raporton se zjarri kishte vazhduar në drejtim të tre agjentëve të tjerë. Airuise u zhvendos në pikën e dëshiruar. Më vonë ai hasi në një bari, me të cilin u hoq si ushtar shqiptar. I kërkoi llogari bariut se përse qentë e tij nuk ishin të lidhur siç kërkonte urdhri, ndërsa më tej i shpjegoi se ishte pjesë e grupit që kishin rrethuar “reaksionarët” kodrat përtej. Bariu i lidhi qentë dhe i tha Airborne se kishte dëgjuar vërtet disa të shtëna por askush nuk kishte ardhur t’i thoshte se duhet t’i mbante qentë lidhur. Airuise më tej i kërko bariut mos kishte nuk, pasi furnizimet nuk kishin ardhur ende. Bariu i dha bukë dhe i tha se kishte parë disa kamionë që kishin ndaluar në rrugë në mëngjes. Airuise i tha bariu të mos e raportonte të ushtarët që i kishte marrë bukë, dhe vazhdoi më tej gjoja në vijim të kërkimit për “reaksionarë”. Rreth 4 km larg kufirit Airuise hasi në një gardh me tela. Pasi qëndroi ca kohë duke observuar, vendosi të kapërcente gardhin dhe të vazhdonte rrugëtimin. Pak pasi kaloi kufirin ai qëlloi dy herë në ajër për të vënë në alarm rojet greke, me të cilët u takua mëngjesin e 21 tetorit (Airuise nuk ishte në gjendje të përcaktonte vendndodhjen e saktë të kalimit të kufirit por ne presim që informacioni të na vijë së shpejti nga njësitë kufitare greke). Kur Airuise i sinjalizoi pjesës tjetër të grupit të avanconin drejt kufirit ata e bënë këtë menjëherë dhe me sa kuptuan nuk u ndoqën nga forcat komuniste. Terreni në të cilën ata lëvizën ishte i mbuluar nga shkurre të dendura, që janë tipike për zonat e thata si për Greqinë dhe Shqipërinë. Gjatë kohës që qëndronin të fshehur, grupi pa një grup prej 13 ushtarësh që lëviznin drejt zonës nga ku ishin larguar. Grupi thotë se ushtarët kaluan shumë pranë tyre dhe disa nga ushtarët i kanë pikasur por nuk kanë treguar për pozicionin e tyre. Më pas tre agjentët avancuan drejt kufirit, të cilin e kaluan natën e 20 tetorit. Në orët e mëngjesit ata u morën nga rojet greke dhe po atë ditë u bashkuan me anëtarët e tjerë të grupit Fig.

Kontaktet

Gjatë këtij misioni grupi ka kontaktuar me listën e mëposhtme të personave. Grupi është përsëri i plotë dhe mund të thirret në veprim brenda 24 orëve njoftim. Grupi njofton se Rapush Agolli ka rreth 10 pushkë për grupin e tij prej 60 njerëzish. Dilavet Ali Zvarishti ka 15 pushkë italiane dhe një mitraloz për grupin e tij. Elmas Raman Sokallari nuk ka kontaktuar këtë vit. Subjekti është liruar kohët e fundit nga burgu dhe raportohet se ka kontaktuar me Taip Tafip Zbogi nga Abogu. Këta dy njerëz mund të ngrenë një forcë prej rreth 60 vetësh. Kanë 20 pushkë dhe një mortajë të lehtë italiane. Bajram Bekteshi nga Tresova është një kontakt i ri. Vitin e kaluar Bektashi ishte anëtar i grupit të Tosuni Manshe, të cilët mund të mbledhin rreth 30 vetë dhe kanë 3-4 pushkë.

Shpenzimet

Gjatë këtij operacioni grupi Fig ka shpenzuar monedha floriri si më poshtë për shërbimet e bëra nga individët: Nisi Polena ka marrë 2 monedha ari për informacionet dhe bashkëpunimin me grupin. Elmas Ramani Sokallari ka marrë 9 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe informacion. Gruaja e agjentit Airborne ka marrë 5 monedha ari për furnizimin me ushqim dhe veprimin si kontakt. Gruaja e Tosum Hoxhës nga Tresova ka marrë 2 monedha ari për punën si kontakt për grupin. Rapush Agolli ka marrë 4 monedha ari për blerjen e lekëve shqiptare. Agulli ka marrë 5 monedha të tjera për shërbime dhe informacione për grupin mbi udhëtimet. Libian Çesma ka marrë 4 monedha ari dhuratë, si udhëheqës i një force prej 200 vetësh. Hysen Qerim Spahua ka marrë 3 monedha ari për furnizimin e grupit me bukë dhe duhan. Dilaver Ali Zvarishti ka marrë 8 monedha ari për asistencë dhe informacione për grupin. Adem Zeneli ka marrë 4 monedha ari për furnizimin e grupit me ushqim dhe lekë. Çaush Osmani ka marrë 3 monedha ari dhuratë, ai ka ndihmuar me ushqime në të kaluarën. Bajram Bektashi ka marrë 4 monedha ari, si udhëheqës i grupit të rezistencës të sipër-përmendur. Safer Bekteshi ka marrë 2 monedha ari për të siguruar lek, ai nuk është kontaktuar më pas grackës. Adem Zeneli ka marrë 6 monedha ari. Anëtarët e grupit nuk e përmendën këtë deri në zhvillimin e llogarive financiare të misionit. Shef Shahin ka marrë 4 monedha ari për shërbime të mëparshme për grupin. Xhafer Kodheli ka marrë 4 monedha për shërbime të shkuara ndaj grupit. Bektash Demir Zbogi ka marrë 10 monedha ari për ushqim edhe kujdesje për agjentin Airbrake gjatë sëmundjes së tij. Duke marrë gjithçka në konsideratë, grupi Fig ka dhënë informacione të rëndësihme dhe ka krijuar kontakte që janë ende në gatishmëri për të hyrë në veprim brenda 24 orësh nga njoftimi. Ne shpresojmë që grupi Fig i misionit të 1954 të prodhojë informacione më të mira dhe të jetë në pozitë për të kryer aktivitete më të gjera, nëse qendra e dëshiron këtë. Fakti se Fig u detyrua të rikthehej jashtë Shqipërisë dhe se gjatë daljes ata kanë shkatërruar shënimet e tyre, duhet të merret në konsideratë dhe të vlerësohet përkundrejt kohës, parave dhe përpjekjeve të grupit. Ne shpresojmë që të kemi mbuluar çdo detaj të rëndësishëm të misionit por në rast se nuk është kështu jemi të gatshëm të plotësojmë çdo boshllëk të raportimeve. Shtojmë se herë pas here anëtarët e grupit Fig raportojnë për detaje që iu kujtohen, të cilat do të kalohen te ju sapo te merre.

Viti 1950

Në korrik 1950 një ushtar nga Fieri, për arsye të pakënaqësisë ndaj regjimit i vuri zjarrin pyllit në ishullin e Sazanit me shpresën që të shpërthenin depot e municionit në ishull. Por zjarri u shua dhe ushtari përgjegjës u burgos. Në nëntor 1949 në Sazan, një grup i vogël ushtarësh formuan një rreth dhe nisën të shkruanin slogane kundër Enver Hoxhës dhe partisë. Këta elementë po organizoheshin me qëllim të eliminonin rojet dhe të arratiseshin drejt Italisë, por u zbuluan dhe u arrestuan. Iniciatori i kësaj ishte rreshter Prenk Ndue Gjergji nga Shkodra i cili mori burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan nga 7 deri në 22 vjet burgim. Në ushtri, trajtimi nuk është i njëjtë për të gjithë, veçanërisht doktorët komunistë nuk e vrasin mendjen për ushtarët që nuk janë anëtarë të partisë. Për shembull një rreshter u sëmur rëndë, por doktor Bilbili nuk u interesua fare për të dhe ushtari vdiq. Doktori shkon në familjet e oficerëve për të bërë vizita private dhe ka besimin e partisë, prandaj nuk e vret mendjen për detyrën. Duke qenë komunist, ai nuk ka fare ndjenja njerëzore. Ushtarët që nuk kanë njerëz që mund t’i ndihmojnë e kanë shumë të vështirë. Për shembull ushtari Rexhep Haruni nga një fshat i Fierit, i cili po shërbente në brigadën bregdetare në Durrës, la në shtëpi 6 anëtarë të familjes në gjendje të vështirë. E shoqja i shkroi se ishin detyruar të shisnin 2 qetë që kishin për të plotësuar taksat e shtetit dhe për të ushqyer fëmijët. Raste si këto ka me qindra e mijëra në Shqipëri. Përveç vuajtjeve morale e fizike, ushtarët kur lirohen u merren rrobat dhe duhet të shkojnë në shtëpi thuajse zhveshur e zbathur. Në dimrin e vitit 1950 disa ushtarë nga Elbasani u liruan nga shërbimi në Leskovik. Duke ecur për në shtëpi, në malin e Qarrës pranë Kolonjës, dy prej tyre vdiqën të shqyer nga ujqërit, dhe një tjetër vdiq nga moti i keq. Ushtarët gjithashtu duhet të marrin pjesë në kurse të përditshme politike që mbahen në çdo njësi, në të cilat ofendohen politikat anglo-amerikane dhe aktivitete e tjera të huaja.

Operacionet e CIA, viti 1950

Politika aktuale e SHBA në lidhje me Shqipërinë ka si objektiv rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë me anë të përmbysjes së regjimit aktual dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të pranueshme nga populli i Shqipërisë. Kjo qeveri do të gëzonte mbështetjen e shteteve të Bashkuara për sa kohë mbetej miqësore me Shtetet e Bashkuara dhe objektivat e saj, dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe objektivave të tij. Qeveria e SHBA shikon pozitivisht nisjen e hapave për realizimin e politikës së saj në Shqipëri. Mbështetja ekonomike që SHBA do t’i jepte një Shqipërie jo-komuniste, do të ishte e vogël po të marrim parasysh detyrimet e SHBA në vende të tjera. Në ndjekje të kësaj politike SHBA duhet të veprojë në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe dy vendet duhet të marrin përgjegjësi të plotë dhe të mos delegojnë përgjegjësinë te kombe të tjera, sado miqësore të jenë ato me SHBA. Por gjithsesi përdorimi i mjeteve dhe marrja e asistencës nga vende të tjera si Franca e Italia është e mundshme.

Marrja e masave

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të marrin masa paraprake për ndalimin e ndërhyrjes së Titos në Shqipëri; ky rrezik mund të reduktohet nëse merren masa kundër krijimit të vakumit të pushtetit në Shqipëri, domethënë të mos ketë interval me zhdukjes së Hoxhës dhe ardhjes së pushtetit të shqiptarëve të orientuar nga Perëndimi. Përpara paraqitjes së planit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, duhen bërë konsultime me stabilimentin ushtarak dhe gjeneralin Van Fleet.

Operacionet

Kontakte të fshehta duhet të krijohen me grupet e ndryshme të emigracionit me pikësynim organizimin e një fronti të bashkuar të gjithë anti-komunistëve shqiptarë, pa dallime politike. Grupi i Ballit Kombëtar me në krye Mit’hat Frasheri duket si më i kualifikuari për të marrë drejtimin e frontit të bashkuar. Grupe të tjera duhet të ftohen për bashkëpunim dhe të pranojnë lidershipin e Frashërit në përpjekjen për çlirimin e Shqipërisë nga dominimi i komunistëve. Selia e komitetit kombëtar duhet të krijohet në qytetin e duhur, mundësisht Trieste, dhe degë të tjera të krijohen në New York, Paris, Cairo e mundësisht Athinë. Në kohën e duhur, të informohen qeveritë e Athinës dhe Romës për qëllimet tona dashamirëse në drejtim të komitetit të bashkuar shqiptar, me qëllim për të ndaluar ndërhyrjet e tyre në aktivitetet e komitetit. Qeveria britanike duhet të informohet, fillimisht informalisht, për t’u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe programin e përgjithshëm të politikave. Duhet të merret besimi për bashkëpunim më të ngushte në vazhdim të veprimeve. Qeveria franceze duhet të informohet, fillimisht informalisht, për t’u siguruar mbi mendësinë për Shqipërinë dhe për ta informuar mbi krijimin e Komitetit Kombëtar Shqiptar. Duhet të përcaktohet masa e përfshirjes së qeverisë franceze, kryesisht në operacionet e fshehta, nëse lind nevoja.

22 tetor 1951

Konkluzione të konsultimeve për operacionet në Shqipëri

Është rënë dakord se viti 1952 duhet të jetë vendimtar për operacionet e përbashkëta BGFiend/Valuable. Pranvera e vitit 1953 mund të jetë limiti i ruajtjes së moralit të lartë aktual të rezistencës në vend, para se të nisë përkeqësimi dhe demoralizimi i palëve tona aleate. Ministria e jashtme britanike ka njoftuar Departamentin e Shtetit se në politikat e saj përfshihet një Shqipëria e pavarur. Britanikët thonë se pranojnë urgjencën e situatës dhe do të lejojnë përshkallëzim të aktiviteteve. Edhe qëndrimi i Departamentit të Shtetit është i njëjtë, prandaj misioni pritet të marrë një fuqizim brenda 3-muajve. Deri në marrjen e instruksioneve të tilla operacionet do të vazhdojnë në nivelin aktual. Politika zyrtare kundrejt komitetit shqiptar të Prizrenit, të sponsorizuar nga jugosllavët e pritjes në mbikëqyrje. Motivet e vërteta të këtij grupi mund të vënë në dyshim apo dhe të sulmojnë Komitetin Shqipëria e Lirë, por gjithsesi duhet të evitojmë konfrontimet e hapura me jugosllavët.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Basha ka përballuar një presion botëror të pandershëm, Lu e Vlahutin, dy guvernatorë të dështuar

Ish-Kryeministri Sali Berisha, duke folur mbrëmjen e sotme përballë gazetarëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli është shprehur se Donald Lu e Romana Vlahutin kanë përjashtuar kreun e opozitës nga konsensusi.

Duke folur në studion e RTSH-së, ish-kryeministri është shprehur se ‘dy guvernatorët’ hiqnin kufjet kur një gjyqtar dilte kundër propozimeve të qeverisë për drejtësinë.

“Opozita i bëri shërbim të jashtëzakonshëm vendit, duke luftuar për të shpëtuar drejtësinë nga kapja.

Që në fillim Edi Rama me dy ‘guvernatorët’ Lu dhe Vllahutin. Edhe Hahn që erdhi për të mbështetur me të gjithë forcën e tij Ramën, lëshoi fjalën se ‘reforma në drejtësi përfundon dizastër’.

Po të shihni 13 kushtet, janë të gjitha kushte të opozitës.

Rama dhe dy guvernatorët bënë gjithçka që të përjashtojnë opozitën. Kujtoni Vllahutin që thoshte se s’ka nevojë për konsensus. Ata po bënin gjithçka për të futur në sqetull drejtësinë, ne me specialistët më të mirë nga ana tjetër dhe në të gjitha komisionet fituan draftet e ekspertëve tanë.

Kam biseduar me Kryetarin Basha dhe i kam thënë që reformën në drejtësi nuk mund ta kundërshtojmë kurrë por duhet ta mbështesim. Ata e përjashtuan kryetarin e opozitës nga konsensusi dhe dy guvernatorët i dhanë dritën jeshile Ramës që të vazhdonte jashtë konsensusit.

Guvernatori Lu hiqte kufjet kur përfaqësues të gjyqësorit jepnin opinionet e tyre për reformën në drejtësi.

Në mënyrë hilecake ata filluan punën pa ne, ndërkohë që 38 nene të reformës së tyre u rrëzuan herën e parë dhe 12 nene u rrëzuan për herë të dytë.

Kryetari i PD Basha ka përballuar një presion botëror të pandershëm dhe duhet vlerësuar për atë që ka bërë pasi edhe faktorët ndërkombëtar ishin keqinformuar”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Vettingu një gjueti shtrigash. E larguan gjyqtarin veç se ishte nga Tropoja

Ish-Kryeministri Berisha u shpreh se, vettingu është kthyer në një gjueti shtrigash kundër gjyqtarëve e prokurorëve që janë nga veriu. I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ‘Java’ në RTSH, ish-kryeministri Berisha është se sot drejtësia është kthyer 4 shekuj pas.

“Kur bën një reformë je i detyruar të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Vetingu sot është një proces që po shkatërron drejtësinë në vend.

Drejtësia me dy shkallë, siç është sot në Shqipëri, na ka kthyer 4 shekuj mbrapsht.

Gjykata Kushtetues e është garancia për të frenuar mazhorancën. Në ishim për vetingun, në rradhe të parë të organeve që do bënin vetingun. Mund të kontrolloheshin dy gjykatës në vit për Kushtetuesen apo të Lartën . Sot këta po asgjësojnë drejtësinë pasi nuk ke Gjykatë Kushtetuese e as Gjykatë të Lartë.

Skema aktuale e Vetingut ka bërë Kryeministrin kryegjykatës. Duhet me urgjencë një grup i fuqishëm konstitucionalisësh europianë pasi aktualisht është një kaos i tmerrshëm që ti japin vendit një zgjidhje. Kjo që ka ndodh është katastrofë, apo disastër siç tha Hahn, të cilit në të vërtetë nuk i leverdiste ta thoshte.

Kjo që po ndodh është shkatërrimi përfundimtar i sistemit të drejtësisë. Sot kemi një prokuror të përkohshëm që është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, sic thotë Freedom House.

Vetingu duhet të kishte si esencë dosjet e shqyrtuara por në të vërtetë deri tani askush nuk është marrë me dosjet.

Ky është një proces gjuetie shtrigash. I thua Tom Ndrecës se të kemi kapur nimin me 0.4 gram kanabis, kur kemi presidentë që thonë se e kanë provuar kanabisin. Kjo është e turpshme.

Kemi rastin e Trezhnjevës, që i thoshin nga i gjete lekët e benzinës që erdhe nga Gjermania. Arsyeja e vetme ishte se është nga Tropoja dhe nuk mund të rrinte në sistemin e drejtësisë”, u shpreh Berisha.

Më tej, ish-Kryeministrin Sali Berisha u shpreh se, Teatri Kombëtar është një kauzë popullore sepse është një çështje e ndërgjegjes.

Duke folur në studion e ‘Java’ në RTSH, ish-Kryeministri është shprehur se turistët në Tiranë nuk po shohin asgjë nga trashëgimia e këtij qyteti.

“Kjo qeveri me 25 milion euro mund të ndërtojë një teatër modern të dytë. Por Teatrin ekzistues mos e prek, është bizhu, trashëgimi, s’duhet prekur pasi i rritet vlera çdo vit. Po mbush 100 vjet dhe shfaqja e 100 vjetorit duhet shfaqur aty. Kjo është luftë ndaj institucioneve kulturore.

Kemi rastet e kinema Partizanit, Republikës, 17 nëntorit të cilët do të nderonin sot para turistëve të huaj.

Sheshi i Tiranës ka qenë si bizhu dhe këta nën shembullin e sheshit të kuq në Moskë e prishën.

Sot ky shesh mbyti bibliotekën dhe godinën e Bashkisë, dhe kam ndjerë dhimbje të madhe për bibliotekën kombëtare.

Fundi i kësaj beteje për teatrin është i lidhur me momentin e përballjes që për mua është rruga e vetme e zgjidhjes për vendosjen e demokracisë në shina.

Teatri Kombëtar është shkak i madh, pasi është çështje ndërgjegje. Teatri është shumë i çmuar dhe Tirana do ti qëndrojë mbrojtjes së Teatrit me çdo çmim.

Vetëm një i sëmurë psikik si ai mund të fuste me procedurë të përshpejtuar ligjin për teatrit në parlament.

Kurrë nuk kam imagjinuar që unë mund të përdorja mazhorancën me një abuzivitet kaq ekstrem vetëm e vetëm për të shtypur një grusht njerëzish që janë gjenia e këtij kombi, ashtu siç janë ata.

Ajo nuk është pronë private e artistëve por Teatri është jeta e tyre”, u shpreh Berisha.

Kategori
Uncategorized

Sikur Gjekmarkaj t’i dinte të gjitha për bustin e Arbnorit.

Alfred Lela

Agron Gjekmarkaj te Panorama e së premtes kish qëndisur një shkrim ku, për fije e pe kish përdorur zemërimin e një të djathti, mirënjohjen e një katoliku dhe përbuzjen e nje intelektuali.

E kishte fjalën Gjekmarkaj për një bust të Pjetër Arbnorit [ish i burgosur, 29 vjet në qeli, kryetar i Parlamentit të parë paskomunist, një emblemë urtie e së djathtës së re], që u ankorua dje para anijes moralisht të hepuar të Kuvendit të Shqipërisë. Gjekmarkaj, falenderonte Gramoz Ruçin e komunistët për aktin dhe qortonte demokratët Berisha, Topalli dhe Basha. Me këtë të fundit Gjekmarkaj prej një viti tregon padurim, ndërkohë që kryetari i opozitës ia kthen me heshtje. Se ç’mospajtim shtrihet mes tyre vetëm ata të dy e dinë.

Unë pajtohem me të në të gjitha argumentet, me përjashtim të njërit: ai i çon më shumë falenderime sa duhet Gramoz Ruçit. Kjo sepse Agroni nuk i di të gjitha në lidhje me bustin e Arbnorit. Nuk di për shembull faktin se ka qenë Besnik Mustafaj nismëtari i vendosjes së shtatores në oborrin e Parlamentit. I shtyrë nga një rastësi e cila ka vënë në lëvizje vetëdijen e tij prej shqiptari, shkrimtari dhe demokrati.

Historia e ka kështu: Mustafaj viziton herë pas here shtëpinë botuese Toena, që është botuesi i librave të tij prej kohësh. Në të njëjtën ndërtesë ndodhet edhe selia, tashmë e tkurrur, e Qendres Kulturore Pjetër Arbnori (po, asaj zulmëmadhes që pagëzoi dikur Piramidën). Aty në një cep, Besniku vuri re një statujë për të cilën pyeti dhe i thanë se gjendej aty prej shumë vitesh. Shtatorja ishte vepër e skulptorit shkodran Sadik Spahia dhe ishte realizuar pas një konkursi të hapur nga Qeveria Berisha. Të djathtët kishin patur idenë, lëvruar paratë, bërë statujën dhe pastaj, siç ndodh jo rrallë në atë parti, e gjitha ishte harruar. Edhe pse Sali Berisha ishte Kryeministër, Jozefina Topalli kryeparlamentare dhe Lulzim Basha kryetar Bashkie, e me radhë.

Mustafaj ia paraqiti idenë e vendosjes së shtatores së Arbnorit kryetarit të Kuvendit dhe Ruçi nuk ngurroi të thoshte po për parardhësin e tij, edhe pse i anës tjetër. Finalja e së gjithës është ceremonia e së enjtes.

U desh Besnik Mustafaj që, si shkrimtar, është bekuar me vetëdije, ndryshe nga ata demokratë që sot qahen nga vijat anësore të fushës. [Nëse nuk ke vetëdije kulturore ke huq e lugë në brez]. Të gjithë qahen njëlloj për lënie jashtë, madje Patozi ankohej dje edhe se nuk i kish shkuar ftesë duke akuzuar, kë tjetër, Bashën. Nuk e di Patozi se edhe PD zyrtare ka vendosur të shkojë në ceremoni minutën e fundit. E kompleksuar prej Ruçit dhe faktit se në orën e tij po nderohej njeriu i tyre. Por edhe prej situatës së tensionuar politike të kohëve të fundit. Besnik Mustafaj sërish ka ndërhyrë dhe ka bërë mirë. Dyfish më e turpshme do ishte shtatorja po të mungonin hierarkët demokratë.

Të lënët jashtë duhet megjithatë të ndihen më të turpëruarit për shtatoren dhe njeriun të cilin ajo mishëron. Ku ishin ata kalorës të demokracisë, hapjes, hierarkisë, traditës, gjithë atyre vlerave për të cilat sot çirren.

Kur ata u dekoruan ministra dhe Arbnori kërkoi të shkonte Ambasador në Vatikan?

Dhe u refuzua.

Pse nuk i kërkuan llogari Berishes?

Sikur Gjekmarkaj t’i dinte të gjitha për bustin e Arbnorit? Të njëjtët: Topalli, Patozi, Bode, Bregu, Ruli e me radhë.

Ju e dini pse-në.

Ja pra, i dashur Agron, që shkruan prej Rome me shqetësime të djathta, pse jemi dakord bashkë se, një prej arsyeve të lëngatës së PD është se kjo forcë, nuk diti apo nuk deshi, të kuptonte rëndësinë e simboleve dhe simbolikës.

Tabula rasa sa i takon kësaj.

Kategori
Uncategorized

Tre atentatet që Sigurimi i Shtetit i bëri “Xhepit” në Paris.

Sigurimi i Shtetit i ka bërë tre atentate Sadik Prermtes gjatë qendrimit të tij në Paris, por për fatin e tij asnjë prej tyre nuk arriti ta ekzekutojnë.

I njohur si armiku i parë politik Enver Hoxhës, Sadik Premte me pseudonimin Xhepi, qendroi 47 vjet jashtë Shqipërisë, deri në vitin 1991 kur vdiq.

Të gjithë këtë histori të rrallë e ka treguar dje ekskluzivisht për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One”, i vëllai i tij nga nëna Zija Lepenica, i cili jeton në SHBA.

Më poshtë është një pjesë e intervistës.

Ju thatë që Sadik Premtes i janë bërë tre atentate nga Sigurimi i Shtetit gjatë qendrimit të tij në Paris. Si janë kryer këto atentate dhe kush i organiozi?

Të tre atentate i organizoi Sigurimi i Shtetit. Janë të fatuara edhe me dokumente por mua mi ka treguar me detaje vetë im vëlla Sadik Premte kur e takova në 1990 në Paris.

Sadiku survejohej gjatë gjithë kohës që ishte në Paris që kur përfundoi aty nga Italia në vitin 1946 e deri sa mbylli sytë. Ai më tregoi me hollësi për këto tre atentate. Atentati i parë ka ndodhur në vitin 1951.

Në atë kohë Sadiku jetonte në një hotel Pensioni në Paris. Unë kam fotografuar të gjitha vendet dhe vendin ku ndodhi ngjarja në hotel. Sigurimi i Shtetit caktoi Xhemal Çamin për të vrarë Sadikun.

Ai ishte një shqiptar i larguar nga Shqipëria që në kohën e Zogut. Ai kishte luftuar edhe në Spanjë bashkë me Mehmet Shehun e Petro Markon. Xhemali nuk ishte kthyer në Shqipëri por kishte qendruar në Francë.

Njerëzit e ambasadës shqiptare në Paris e instruktuan dhe e paguan për të vrarë Sadikun dhe ai nsi zbatimine  planit në fillim duke e ndjekur Sadikun ku shkonte. Sadiku më ka thënë se një herë në metro e kishte kuptuar që po e ndiqte dhe iu kthey dhe e rrahu Xhemalin.

Një mbrëemje Xhemali I kishte zënë pritë Sadikut në hotel teksa Sadiku kthehej në dhomën e tij. Sadiku më tregoi se kur u fut në hotel dyshoi se diçka nuk shkonte sepse nuk kishte drita. Xhemali kishte hequr siguresat e hotelit duke menduar se në errësirë do ta kryente më mirë vrasjen. Ishte fshehur pas një kthine dhe kur Sadiku ngjiti shkallët ai nxori nga xhaketa një sopatë të vogël dhe e goditi në kokë.

Fati i Sadikut ishte që kur ngriti sopatën ajo preku në tavan dhe nuk mori fuqi të madhe. Megjithatë tehu i sopatës e goditi Sadikun prapa kokës duke i shkaktuar plagë. Megjithatë edhe pse i larë në gjak Sadiku arriti ta kapë Xhemalin dhe të përleshej me të nëpër shkallë deri te dera e jashtme e hotelit.

Por pas pak minuta i ra të fikët. Xhemali mendoi se Sadiku vdiq. Jashtë e priste makina e ambasadës shqiptare dhe hipi në shpejtësi në të. Sadiku më tha se nëse ai do ishte kthyer do ta qëllonte dhe një herë ai do ishte i vdekur. Por persosna të rastësishëm aty e dërguan Sadikun në spital.

Sadiku qendroi në spital dy muaj dhje sipas mjekëve sopata I kishte çarë lëkurën por jo kafkën. Atë e kishte ndihmuar edhe kapelja që mbante në kokë e cila ishte prerë më dysh.

Është fakt që Xhemal Çamin nga Parisi e dërguan në Pragë dhe më pas në Tiranë. Në Shqipëri e caktuar pak kohë si nënkryetar I degës së Brendshme në Durrës dhe më pas po Sigurimi e zhduku. E vrau.

Atentati i dytë  u bë nga Llambi Peçini, aiq ë do bëhej kryetar I Sigurimit të Shtetit. Atë e dërguan enkas nga Tirana për të vrërë Sadikun në Paris. Peçini zbuloi se Sadik Premte shkonte shpesh në lokain e një shqiptari nga Nepravishta e Gjirokastrës.

Llambi shkoi te ai dhe bëri një bisedë të gjatë duk u bërë ofertë . Mes tyre duke duke evlerësuar si patriot I tha që të thërriste një ditë Sadikun në lokal dhe Llambi do ta vriste. Do ta bënte copa-copa, ta hidhte në Senë dhe asnjë njeri nuk do ta merrte vesh.

Pronari i lokalit i tha vetëm një përgjigje. Do mendohem. Në fakt ai ishte tmerrur nga ato që dëgjoi. Por pasi u danë për tërë natën udhëtoi deri te shtëpia e Sadikut. Sadiku ms tha se në orën 01. pas mesnate i kishte rënë dera dhe nga syri magjik kishte parë mikun e tij të verdhë në fytyrë. Më tha; Sadik vëlla, mos hajde në lokal dhe një farë Llambi Peçini nga Shqipëria do të vrasë. Fshihu disa kohë. Sadiku as në punë nuk shkoi për disa kohë.

Atentati i tretë u bë pak më vonë. Një shqiptar tjetër Ahmet Nivica që kishte ikur edhe ai si Sadiku në 1954 e takoi një ditë Sadikun në Paris.

Pasi u përshendet i tha se kishin ardhur disa shqiptarë nga Shqipëria dhe donin ta takonin në periferi të Parisit. Sadiku me intuitën e hollë që kishte I tha të vinin ata ta takonin aty Sadikun dhe jo të shkonte ai te ata në periferi. Ahmeti më pas është kthyer në Shqipëri dhe bëri shumë vite burg, ndoshta dhe për shkak se nuk arriti të bëjë diçka për të vrarë Sadikun.

E kisha në burg dhe në një bisedë që kam patur më tha se ishte në burg për të dëshmuar kundër Llambi Peçinit. Aranit Cela i thanë në gjyq Llambi Peçinit se e kishin dërguar në Paris për të vrarë Sadik Premten përse nuk e kishte vrarë?

Në këtë kohë ndërhyn Kadri Hazbiu dhe thotë se këtë urdhër e kishte dhënë ai. Por ky nuk e realizoi. Arnait Çela tha; Pa urdhri e Mehmetit do ta vriste Sadikun ti? Punët operative nuk presin. Mehmet Shehun e vumë në dijeni pasi dështimit të atentatit.

Kategori
Uncategorized

1960/Historia e zbulimit të grupeve të Pjetër Arbnorit dhe Uran Kalakullës.

Pjetër Arbnori në vitin 1960. Bashkëlidhur pjesë të procesit

Nga Kastriot Dervishi

Në janar 1958 Pjetër Arbnori filloi të japë provimet në degën histori – filologji, duke arritur ta mbarojë këtë shkollë në qershor 1960. Në shtator të atij viti filloi punë si mësues i letërsisë në teknikumin bujqësor “Kajo Karafili” në Kavajë. Vazhdoi punë deri në prill 1961 kohë kur u largua nga puna për shkak të një incidenti. Pas pushimit nga puna ishte i pakënaqur edhe më shumë ndaj regjimit. Shoku më i ngushtë i Pjetër Arbnorit ishte Zeqir Koçi, e pas tij vinte Selim Resuli, të cilët përbënin “grupin e Durrësit”.

Në Tiranë një grup intelektualësh kishin nisur diskutimin e idesë së krijimit të një partie socialdemokrate. Anëtarët e grupit të Tiranës: Uran Kalakulla (kryetar), Agim Musta (sekretar), Riza Kuçi, Tanush Kaso dhe Kahreman Paftali në periudhën shtator-dhjetor 1960 bënë disa mbledhje në shtëpi, universitet dhe te parku i Tiranës. Me ndërmjetësinë e Tanush Kasos, u vendosën kontaktet me grupin e Pjetër Arbnorit në Durrës, me idenë për të shkuar në bashkimin e tyre. Në fund të shkurti 1961 organet e punëve të brendshme morën dijeni për ekzistencën e dy grupeve. Më 1.5.1961 janë takuar në Durrës: Pjetër Arbnori e Zeqir Koçi nga grupi i Durrësit dhe Uran Kalakulla e Tanush Kaso nga grupi i Tiranës. Takimi i kthimit ishte lënë më 27.5.1961 në Tiranë, por nuk u zhvillua sepse grupet u arrestuan.

Si u zbuluan

Grupet e Pjetër Arbnorit dhe Uran Kalakullës u zbuluan rastësisht. Zbulimi erdhi në Durrës. Zeqir Koçi i grupit të Durrësit, në përpjekje për të zgjeruar radhët, agjiton me kushëririn e tij, i cili ishte bashkëpunëtori i Sigurimit “Asistenti” prej vitit 1958. Por ky i fundit raporton bisedën në organet e punëve të brendshme. Njëkohësisht rekrutohet vëllai i “Asistentit”, “Vullneti”. Të dy këta treguan emrat e grupeve të Durrësit dhe Tiranës. Ishte filli që çoi në zbulimin e krejt anëtarëve të grupeve.

Sa u dënuan

Pjetër Arbnori u mor në pyetje nga hetuesit Muharrem Vasjari, Sotir Xheka, Llambi Titani dhe Irakli Kocani. U zhvillua një hetuesi e gjatë dhe intensive me të gjitha metodat e mundshme.

Me vendimin nr.113, datë 11.8.1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës, e përbërë nga kolonel Llazi Polena, nënkolonel Reshat Nepravishta, kapiten Xhavit Myrto, duke pasur pranë prokurorin major Sami Kapllani, i deklaroi fajtorë për tradhti ndaj atdheut e agjitacion, duke i dënuar:

-Pjetër Arbnori, arrestuar 27.5.1960, me vdekje pushkatim

-Uran Kalakulla, arrestuar 27.5.1960, me vdekje pushkatim

-Tanush Kaso, arrestuar 27.5.1960, me 13 vjet burgim

-Zeqir Koçi, arrestuar 27.5.1960, me 20 vjet burgim

-Kahreman Paftali, arrestuar 23.8.1961, me 10 vjet burgim

-Riza Kuçi, arrestuar 5.10.1961, me 20 vjet burgim

-Agim Musta, arrestuar 30.4.1962, me 13 vjet burgim

U la në fuqi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.121, datë 3.9.1962. Presidiumi i Kuvendit Popullor, i kthye vendimet me vdekje në me 25 vjet burgim.

Kategori
Uncategorized

Pse e arrestuan Seferin !?

Nga Fatmir B. Merkoci

Seferi jeton në shtepin e tij private në Tiranë. Porositi një dritare druri për ta ndërruar. Marangozi e kishte bërë 40 cm më të lartë se ekzituesja. Seferi hoqi dy rreshta tulla dhe po vendoste dritaren. Aty u dynd policia dhe arrestoi Seferin. Akuza ” ndërtim pa leje.

Masa e siguris ” arrest me burg”

Kur e pyetën se ca kish për të thën, Seferi ju përgjigj:

– Në tokat që më zaptuan, hajdutët ndërtuan shtëpi, pa leje. Keyeministri ju jep “Çertifikat Pronësie” sikur e ka tokën e vet.
Unë në tokën time. Në shtëpin time. Ju më thoni – ” ndërtim pa leje” dhe më fusni në burg se kam shkel ligjin. Po Kryeministrin bashkë me zaptuesit pse nuk i dënoni ??????. Rroftë diktatura.! – Ulëriti Seferi
Askush nuk foli.
Jo vetëm që Seferi fat keq qëndron në burg. Por as dritaren se vendosi dotë. Ishalla nuk bie shi.
Kujdes spiunët

Kategori
Uncategorized

Kush është kryepolici, ish-kandidat për deputet i PS, që ka vëllanë të arrestuar nga agjentët specialë të SHBA.

Më 17 Mars të këtij viti u përmbyll nja nga operacionet më gjigante ndërkombëtare me protagonistë dhjetëra shqiptarë të cilët trafikonin njerëz me viza të falsifikuara dhe në rrugë të tjera të ndryshme drejt SHBA-ve,  Kanadasë, Francës apo Mbretërisë së Bashkuar.

Mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar u realizua në koordinim me Agjentët Specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve.

(Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara si dhe me kontributin e Agjencisë së  Shërbimeve Kufitare të Kanadasë, SELEC, EUROPOL, Interpol, Policia e Kosovës, Policia Kombëtare Spanjolle, Policia Franceze, Policia italiane, etj.

Mes 39 shtetasve të arrestuar në atë periudhë (12 janë ende në kërkim) ra në sy edhe emri i 43-vjeçarit Artur Karaj, vëlla i një eksponenti të lartë të Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj.

Xhevahir Karaj është një oficer i vjetër policie, por mjaft problematik në kryerjen e detyrave së tij.

Aktualisht ai mban gradën “Drejtues i parë” dhe është rikthyer në polici menjëherë pasi Rilindja fitoi zgjedhje te vitit 2013,  më datë 23 tetor të atij viti, me detyrë drejtor i Burimeve Njerëzore në DPP/  Xhevahir Karaj është përjashtuar nga radhët e policisë dy herë, por kjo nuk e ka penguar atë që sërish të jetë në poste të larta. Për herë të parë, ai është përjashtuar në vitin 1993 dhe për herë të  dytë, në vitin 2004.

Në vitin 2003 kur ishte me detyrën e drejtorit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie si; komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë.

Gjithashtu edhe  gjatë kryerjes së detyrës si kryekontrollor i PK Kufitar Rinas, në kohënkur trafiku i qenieve njerëzore ishte në kulmin e tij nga ky aeroport, Karaj u kap me mangësi të shumta në evidentimin dhe regjistrimin e personave dhe pasaportave të falsifikuara dhe bllokuara, shkelje për të cilën është ndëshkuar me masë disiplinore “Vërejtje” dhe transferim nga kjo detyrë si person i papërshtatshëm për këtë detyrë me urdhër të ministrit të Brendshëm në atë kohë.

Në vitin 2001 me kërkesë të tij largohet nga detyra për të kandiduar si deputet i PS, por nuk fiton. Në dhjetor të vitit 2003, kur ishte me detyrë drejtor i Policisë së Qarkut Vlorë gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie siç janë: komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë. Për këto mangësi të konstatuara ju dha masa disiplinore e “Vërejtjes me paralajmërim për përjashtim nga Policia e Shtetit”.

Në vitin 2004 gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të Policisë Shkodër, ka propozuar për emërime në detyrë të personave të përjashtuar nga Policia e Shtetit me motivacione “të përfshirë në trafiqe të paligjshme, korrupsion dhe skafistë të përfshirë në ngjarjen tragjike të datës 9 janar 2004”, propozime këto të bëra nga njohjet dhe lidhjet e tij me këtë kategori të punonjësve të përjashtuar nga Policia e Shtetit.

Aktualisht Xhevahir Karaj, mban detyrën e nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë Kufitare!

Kategori
Uncategorized

Ish Ambasadori: Më caktoni detyrë, dua të spiunoj për interes të partisë.

Nga Kastriot Dervishi/

Bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit për mënyrën e rekrutimit të tyre ndaheshin në dy grupe:

vullnetarë me material shtrëngues dhe patriotikë me dëshirë.

Në grupin e parë, pra të rekrutuar me material shtrëngues (kërcënime për burgosje, marrje peng të familjarëve, etj) hynin kryesisht të deklasuarit.

Në grupin e dytë hynin kryesisht komunistët dhe elementi antiparti të cilët rekrutoheshin me dëshirë dhe që përfaqësonin mjaft mirë karakteristikat e “njeriut të ri” të socializmit.

Vërehen mjaft rast kur elementi antiparti, i përjashtuar nga partia jo për arsye të qëndrueshme, duke dashur të gjente “shlyerjen e gabimeve” ishte i gatshëm të binte në pozitat e rekrutimit.

Më poshtë rasti i një elementi antiparti, i cili kishte pasur funksione të larta në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por edhe si ambasador.

I gjendur në një pozitë ku nuk donte të ishte, ai u rekrutua me dëshirë.

Atje ku ishte si gjysmë i internuar (Cërrik), letërshkruesi kërkonte t’i caktohej detyrë, ose ndryshe të transferohej e të spiunonte diku tjetër.

Letrën e ka shkruar nga Tirana. Udhëheqja e ministrisë e shqyrtoi letrën. Letërmarrësi shkruan: “T’i jepet përgjigje se ai, front ka atje ku është. Nuk do të lëvizë”.

Letra:

“Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, shokut Rexhep Kolli, Tiranë.

Në radhë të parë më lejoni t’ju uroj shëndet të mirë e plot suksese në detyrën e lartë fisnike që ju ka besuar Partia dhe shoku Enver.

Pastaj më lejoni gjithashtu t’ju parashtroj sa vijon: Ka vite që i prirë nga ndjenja e detyrës ndaj Partisë dhe udhëheqjes së Ministrisë, të më bëhet i mundur aktivizimi në çdo detyrë sipas nevojave të organeve tona dhe nën drejtimin e tyre.

Megjithëse kjo lutja time u miratua, akoma deri tani aktivizimi nuk është bërë realitet për mungesë kushtesh objektive.

Sikurse dihet mirë nga shokët e të tjerët, në kushtet që jam dhe në vendin ku banoj e punoj sot, nuk ekzistojnë kushtet e duhura që të afrohem ose të më afrohet ndonjë objekt me interes për organet tona që ta përpunoj e zbuloj si duhet.

Prandaj prej kohësh më është thënë se do të më lëvizni për dikur gjetkë në Tiranë ose edhe në Durrës (ku kam dhe bijën time), por deri më sot, ky problem nuk është zgjidhur.

Prandaj ju lutem shoku zëvendësministër, kushtojini pak kohë çështjes time dhe dispononi si të jetë më mirë që të mund të jap edhe unë kontributin tim modest në shërbim të Partisë time të dashur mbi çdo gjë në botë, siç ka qenë është e do të jetë deri në fund të jetës sime, aspirata dhe qëllimi themelor në punë e në jetë.

Me respekt e dashuri të thellë, mbetem ushtari më i devotshëm i Partisë dhe i themelonjësit të dashur të Partisë e popullit e popullit tonë, shokut Enver Hoxha që të na rrojë sa malet tona dhe militanti më besnik e i bindur i organeve tona.

Tiranë 6 shkurt 1982”

Kategori
Uncategorized

“Qokaxhinjtë dhe pijanecët e Brukselit përpiqen të na mbushin mendjen se sa mire është pa gjykata”.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në lidhje me vizitën 2 orëshë në Tiranë të Komisionerit Johanes Hahn.

Manjani thekson se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka gjykata, ndërsa akuzon se edhe Bashkimi Europian ka ndikuar që situata të agravojë deri në këtë pikë.

“Qokaxhinjtë në Bruksel dhe “gojëmblat” e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut!. Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona! Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di!”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Statusi i plotë:

Rroftë BE!

————

Republika e Shqipërisë është e vetmja anëtare e Këshillit të Europës dhe e NATOS; e vetmja në Europë dhe më gjerë që NUK KA GJYKATA!!!

Është shteti i vetëm me Kushtetutë në fuqi, por të pa zbatueshme!

Nuk ka një shtet të dytë në rruzull, diktaturë apo demokraci qoftë, që të mos ketë gjykatë, një pushtet që jep drejtësi!!

Në këtë pikë kemi arritur me dëshirën fuqiplotë të Edvin Ramës, pa fuqinë e leaderve të tjerë politik për ta ndalur këtë katastrofë demokratike.

Në këtë pikë kemi ardhur edhe me kontributin e BE që drejtohet nga pijanecë dhe shërbehet nga Marksisë dhe qokaxhinj që përpiqen të na mbushin mendjen se “sa mire është pa gjykata”!!!

Qokaxhinjtë në Bruksel dhe “gojëmblat” e tyre në Tiranë nuk shohin as dhunimin e sistemit demokratik; as drogën; as trafiqet e as vrasjet që kërcasin si në top të karadakut!

Zyrtarët e BE nuk kanë asnjë fuqi përveç se të shesin tangërllëk në vende ai yni e me qeveri si e jona!

Merren me tendera e ushtrim influencash për qëllime që dreqi i di!

Ky është zhgënjimi më i madh që po përjetojmë, jo pa dhimbje!

Po kur thonë që “duhet të luftoni korrupsionin”?!!

Ndërkohë kanë blerë një vilë pa tender dhe asnjë projekt i realizuar prej tyre këtu nuk ka asnjë lloj cilësie!!!

Ndoshta Anglezët kishin të drejtë…

Kategori
Uncategorized

Si gënjeu Rama Shtetet e Bashkuara për NATO-n, shpenzon dy herë më pak për Aleancën se në 2013

Qeveria “Rama” ka mashtruar Shtetet e Bashkuara me fondet për NATO-n.

Rama dhe qeveria e tij ka deklaruar se janë rritur fondet për mbrojtjen, një detyrim ky për vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut dhe që po kërkohet me forcë nga Presidenti Trump që të përmbushet nga të gjitha vendet anëtare. Nga pasqyrimi i shifrave që buxheti i shtetit akordon për mbrojtjen rezulton e kundërta e asaj çfarë ka pretenduar Rama.

Shqipëria jo vetëm që nuk i rritur fondet për Aleancën, por i ka përgjysmuar ato krahasuar me vitin 2013.

Sot Shqipëria raportohet se shpenzon 1.10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO-n, ndërsa në vitin 2013 Shqipëria shpenzonte 2.21% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për NATO, ose e thënë ndryshe gati dy herë më shumë se sa shpenzohet sot.

“Zëri i Amerikës” ka publikuar një tabelë ku shfaqet në përqindje kontributi i secilit vend anëtar të mbrojtjes në raport me PBB-në.

Siç shihet Shqipëria hyn në grupin e vendeve që nuk kanë një kontribut të lartë në aleancë.

Peshën më të madhe vijojnë ta mbajnë Shtetet e Bashkuara me 3.57 për qind kontribut në raport me PBB-në.

Gjatë Samitit të Brukselit presidenti amerikan Donald Trump kërkoi nga vendet anëtare të aleancën të dyfishojnë në 4 për qind shpenzimet për mbrojtjen.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg tha se jemi të gjithë dakord se barra financiare nuk është ndarë në mënyrë të barabartë në aleancë.

“Këtë vit, 8 anëtarë janë angazhuar t’i kushtojnë të paktën 2% të GDP-së mbrojtjes. Ndërsa shumica e aleatëve kanë plane ta bëjnë këtë deri në vitin 2024”, tha Stoltenberg.

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar publikisht uljen e fondeve të Shqipërisë për NATO-n duke e konsideruar Ramën si njeriun më të diskretituar në Samitin e NATO-s

“Edvini ishte në Samitin e NATO-s njeriu më i diskretituar. Ai shkoi aty jo vetëm si Noriega i Europës por dhe si njeriu që protestoi me portrete të Enver Hoxhes kundër anëtarësimit në NATO dhe uli nga 2.21% që ishin para vitit 2013 në 1.1% buxhetin për NATO-n.

Në Samit atij i refuzuan 7 takimet e kërkuara me lideret e 3 vendeve të tjera. Për të mbuluar sadopak diskretitimin e tij të plotë, lëpihej dhe përpiqej të nxirrte ndonjë foto nga Samiti për të mashtruar publikun me takime që nuk ndodhën kurrë!”, shprehet Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Kategori
Uncategorized

Dëshmia tronditëse/ Rajmond Sejko: Si ma vrau komunizmi gjithë familjen, isha ende fëmijë

“ Pengu im s’munda të përcjell në banesën e fundit, babin Teme, vëllain Sokol e të mirën nënën time, Shpresa. Ende nuk e dimë, ku prehen eshtrat e babit.”

Ka edhe burra që lotojnë…”,  thotë herë pas here Rajmond Sejko, i biri i Teme Sejkos, kur rrëfen masakrën komuniste ndaj familjes së tij. Në një rrëfim për gazetën “Panorama”, pak vite më parë, Rajmond Sejko, djali i admiralit nga Çamëria, Teme Sejko, jep detaje të frikshme të persekutimit dhe ekzekutimit të babait dhe vëllait, Sokolit nga regjimi komunist.

Rajmondi është ishte vetëm 11 vjeç, kur nisi tragjedia e familjes së tij. Ajo fillon me arrestimin e vrasjen e babait të tij, Teme Sejko, më pas vazhdon me të vëllanë Sokolin e më tej me të ëmën Shpresa, e cila i dha fund jetës në pamundësi për të duruar persekutimin ekstrem të diktaturës komuniste, mbi djemtë e saj dhe të shoqin. Shpresa Sejko vendosi t’i japë fund jetës, kur komunistët arrestuan djalin e saj, tashmë i vetëm pas vrasjes së Sokolit, Rajmondin. Kur Rajmondi u arrestua, e ëma Shpresa u vetëvra.

Për Rajmondin, e enjtja e zezë e 28 korrikut ‘60, ishte fillimi i fundit të Teme Sejkos që pak nga pak e ditë pas dite, solli një tragjedi të tmerrshme. I mbijetuari i vetëm i familjes Sejko ndalon pak si për të sistemuar mendimet dhe vazhdon i mallëngjyer me momentet, kur ka humbur të dashurit e vet: “I pari, iku babai, Temja. Pas një procesi maratonë thanë se e pushkatuan. E pushkatuan, po mbeti pa varr. I dyti, im vëlla, Sokoli. E vranë edhe atë me plumb. E pushkatuan si sabotator natën për ta lënë pa varr. E treta, ime më, Shpresa. E dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj. E mira nënë, mbylli sytë ditën e arrestimit tim. Ikën të gjithë pas njëri tjetrit. Nuk m’u dha rasti të përcjellë asnjërin për në banesën e fundit…” Por, Rajmond Sejko ka edhe një tjetër peng: “Ende nuk di ku pushojnë eshtrat e tyre”. Prandaj, rikthehet herë pas here nga Amerika, ku jeton prej vitesh dhe gjurmon pa pambarim në kërkim të vendvarrimit të të atit dhe vëllait. Në një rrëfim për “Panorama”, Sejko sjell një pjesë të përjetimeve nga kalvari tragjik i familjes së tij…

Zoti Rajmond, nga familja e Teme Sejkos ju jeni i vetmi që mundët të shpëtoni nga tragjedia e tmerrshme që e përfshiu atë pas arrestimit të babait…

Nuk do kisha dëshirë ta fillonim kësisoj, megjithatë mbijetesa në rastin tim ka qenë krejt e rastit. Fal’ Zotit streha e Teme Sejkos nuk u shua e tëra. Goditja ishte e tillë që ta shfaroste me rrënjë e me degë…

Ju ka qëlluar të përcillni për në banesën e fundit të gjithë të dashurit tuaj…

Në fakt kam përjetuar vdekjen e tyre, por në asnjë rast nuk kam marrë pjesë në përcjelljet mortore. Ky peng torturues do më shoqërojë deri në varr. Të parin humbëm babanë. Pas një procesi maratonë, na thanë se e pushkatuan. U pushkatua, po ku? As sot nuk dihet ku pushojnë eshtrat e tij. Madje për këtë ka me dhjetëra legjenda. Ka ndër to që pohojnë se Teme Sejko është gjallë(!) I dyti iku Sokoli, vëllai i vogël. Me plumb edhe ai. Fillimisht e shpallën armik, sabotator, pastaj e ekzekutuan fshehtazi. Që të mos i dihej varri. E treta ishte nëna. E dërrmuan tragjeditë e njëpasnjëshme dhe i dha fund jetës me dorën e saj. Ah e gjora nënë, e dhimbsura Shpresë…

Pra, tragjeditë pasuan njëra-tjetrën pas arrestimit të babait. Çfarë kujtoni nga koha para këtij momenti…

Ishim një familje e plotësuar dhe jetonim në kushte normale. Babai së fundi ishte Komandant i Flotës Luftarake. Për shkak të detyrës së tij, banonim në Vlorë. Mbaj mend që aty vinin gati për natë miq e mysafir të shumtë. Pjesa më e madhe nga Çamëria. Me ta im at mbante lidhje të afërta. Më shpesh na vizitonte gjenerali Abaz Fejzo, që në atë kohë ishte me shtëpi në Vlorë. Kishte ndërkaq ish-kuadro të luftës, partizanë të Brigadës së Parë, drejtues të lartë, gjeneralë, komandues divizionesh etj. Nuk më kujtohet as një mbrëmje pa njerëz…

Teme Sejko ishte gjeneral i ardhur nga radhët e kuadrove të Luftës Nacionalçlirimtare. Çfarë mbani mend nga tregimet e tij për historinë e saj?

Me babanë kemi pasur raporte të veçanta. Natyra e detyrës si ushtarak me funksion të rëndësishëm, e kushtëzonte të ishte në një farë mënyre mysafir në familje. Vitet e fundit ishte Komandant i Flotës me gradën kundëradmiral, e cila njësohej me atë të gjeneralit. Qëllonte që ditë e net të tëra të rrinte në repart. Shumë herë në shtëpi kthehej vonë, gjithnjë pas mbrëmjes. Pak fare pak qëndronte me ne. Nga aq sa komunikonim me të, mbaj mend se kujtimet nga lufta, i kishte mjaft për zemër. Bile dhe shokët, me të cilët krenohej, i përkisnin asaj periudhe. Ai kishte qenë drejtues në Brigadën e Parë dhe fliste me nostalgji për historikun e saj. Tregonte për betejat, për të rënët, për kuadrot e miqtë e llogoreve. Qysh nga ajo kohë ruante si kujtim një bllok shënimesh në formë ditari. E shfletonte shpesh dhe qëndronte për çaste të tëra duke e lexuar. Herë pas here shkëputej dhe na rrëfente ndonjë detaj që i kujtohej aty për aty. Mbaj mend se fliste për Mehmet Shehun dhe vlerësonte rolin e tij. Pjesën më të madhe të suksesit të Brigadës së Parë ia dedikonte Mehmetit. Po kështu fliste me një lloj konsideratë për Shefqet Peçin. Lufta në një farë kuptimi kishte lënë mbresa të pashlyera në kujtesën e tij…

Po me gjeneralët e tjerë çfarë raportesh kishte Teme Sejkoja?

Asokohe unë isha i vogël dhe nuk isha në gjendje t’i dalloja yjet e gjeneralëve. Vezullimi i tyre më dukej i njëjtë. Sa për rastin e Mehmet Shehut, ishte diçka e veçantë. Miqësia me të ishte ngjizur që gjatë luftës dhe për babanë kishte mbetur një figurë interesante. Me Shefqet Peçin kishte punuar në Divizionin e Gjirokastrës menjëherë pas çlirimit. Gjeneralët e tjerë kuptohet, mbeteshin kolegë e bashkëpunëtorë të tij. Nga goja e babait, në asnjë rrethanë nuk kam dëgjuar opinione negative në adresë të tyre…

 Të vijmë tani te momenti i arrestimit…

E enjtja e zezë e 28 korrikut 1960! Kështu e ka quajtur në fillin mamaja, Shpresa. Pastaj të tillë e memorizuam edhe ne ditën e arrestimit të tij. Të zezë, skëterrë! Ajo ditë për familjen tonë shënoi një moment të pakthim. Ishte fillimi i fundit të Teme Sejkos që pak nga pak, ditë pas dite, solli tragjedinë e tmerrshme për krejt familjen…

Çfarë kujtoni nga e enjtja e zezë e 28 korrikut ‘60?

Unë kam qenë i vogli i fëmijëve, në atë kohë nxënës në fillore. Në mos gaboj 11 vjeç. Si i tillë as mund ta mendoja se çfarë po ndodhte. Kujtoja se e kishin thirrur me shërbim dhe do të kthehej si gjithnjë. Po kjo vetëm në ditët e para, se më vonë do mësohesha me të vërtetën. Sidoqoftë, momenti i arrestimit…

E keni parë nga afër prangosjen e Teme Sejkos?

Historia e arrestimit të babait është disi misterioze. Ajo u bë sipas një skenari të parapërgatitur. Fillimisht e lajmëruan se do të shkonte me studime në Bashkimin Sovjetik, duke e urdhëruar të dorëzonte detyrën e komandantit të flotës. Ashtu bëri. Në pritje të procedurave zyrtare, u sistemua me punë të përkohshme në Ministri të Mbrojtjes. Të paktën kështu i thanë. Ndërkaq, ne vazhdonim të jetonim në Vlorë. Në hyrjen dy e kuzhinë te godina dykatëshe, që quhej ndryshe shtëpia e çifutit. Banonim në katin e dytë të saj, në të parin ishte familja e njërit prej këshilltarëve sovjetik të Pashalimanit. Një muaj nga largimi i babait, u sëmur Sokoli, vëllai i vogël dhe mjekët rekomanduan për t’i ndërruar klimë. Me njerëzit që njihnim siguruam një banesë në Pogradec. Aty shkoi nëna me Sokolin. Unë erdha te gjyshja në Tiranë. Si u mbushën disa ditë, babai shkoi për t’i marrë. Duke u kthyer nga Pogradeci konstatoi se e ndiqnin nga prapa. E kuptoi se diçka nuk shkonte…

Pra, e arrestuan gjatë kthimit nga Pogradeci…

Babanë e arrestuan 10 ditë pasi u kthye nga Pogradeci. E mbaj mend si tani. Po lozja me një shok në oborr të shtëpisë së gjyshes diku afër gjimnazit “Ismail Qemali”. Një moment trokiti dera e jashtme dhe hyri rrufeshëm një grup njerëzish të veshur me kostume gri. Pa komunikuar fare nisën nga kontrolli i shtëpisë duke përmbysur gjithçka. Pas një ore dolën. Në mos gaboj ishte ora 11 para dite kur u larguan. Në ikje e sipër i thanë mamasë se Temen e kishin arrestuar. Ajo ngriu në këmbë, por nuk deshi ta jepte veten. E pashë që u trondit. Desha ta pyesja, po aty për aty ndërrova mendje. Nuk mund ta kuptoja ç’kishte

ndodhur. Të paktën ato çaste. Pa kaluar gjatë morëm vesh se në të njëjtën orë ishte arrestuar edhe xhaxhai, Tahiri. Babanë, siç e mësuam më vonë, e kishin prangosur në zyrën e Beqir Ballukut…

 Admirali besnik që u pushkatua për tradhti

Me një fluks dekoratash për besnikëri të lartë ndaj Partisë dhe atdheut, Teme Sejko, ish-komandanti i Flotës, u pushkatua për tradhti ndaj tyre. Lajmi tronditës për admiralin nga Çamëria, njeriun që ishte shquar në luftimet e Brigadës së Parë Sulmuese dhe kishte shkëlqyer gjatë studimeve në akademitë më prestigjioze të kohës, bëri bujë të jashtëzakonshme. Ishte maji i vitit 1961. Teme Sejko sa kishte mbushur dy vjet në krye të Flotës Luftarake dhe kishte përballuar me dinjitet situatën konfliktuale midis efektivave shqiptaro-sovjetike në pragun e divorcit me Traktatin e Varshavës. Për suksesin në sprovën e pazakontë ishte shpërblyer me gardën më të lartë në sistemin e armës ku shërbente. E teksa priste të tjera vlerësime për devocionin ndaj detyrës dhe Partisë në pushtet, u gjend befasisht i kryqëzuar, madje me një mal akuzash të padëgjuara kurrë. Në maratonën pafund të seancave hetimore, i kërkohej për të shpjeguar lidhjet me agjenturën greke, jugosllavëve dhe amerikanëve. Pastaj…Admirali Sejko, nuk do ishte më i tillë, por kreu i një “grupi komplotistësh që do përmbyste pushtetin popullor me dhunë.” Gjithsesi, diktatura nuk e rezervoi fatin e keq vetëm për të, por për tërë rrethin e miqve e të afërmve. Sakaq familja u përfshi nga një kalvar tragjik i pashembullt. I pari u pushkatua, djali i vogël, Sokoli me akuzën se do hidhte në erë Kombinatin e Tekstileve të Beratit. Djali tjetër, u dënua tetë vjet për agjitacion e propagandë. Shpresa Sejko, bashkëshortja, disa orë pas arrestimit të tij, vrau veten. Nga tërë familja, jeton vetëm djali i madh, Rajmondi, aktualisht emigrant në SHBA./marre me shkurtime nga gazeta

Kategori
Uncategorized

Dokumenti/ Si e shiti Enver Hoxha Çamërinë tek grekët.

Letra e Këshillit nacional-çlirimtar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, drejtuar Koçi Xoxes me katër arsyet që të ndalohen çamët të kthehen në trojet e tyre. Letra pas bisedimeve me delegacionin grek që kishte ardhur në Shqipëri posaçërisht për Çështjen Çame.

Ky dokument i rëndësishëm i marrë nga Arkiva e Shtetit, hedh dritë mbi lëvizjet që janë kryer mes shtetit komunist shqiptar dhe atij grek për të penguar, popullsinë e Çamërisë për t’u kthyer në trojet e tyre. Ka një marrëveshje të Këshillit nacional-çlirimtar shqiptar me homologët e tyre në Greqi për të penguar në një farë mënyrë kthimin e  çamëve në trojet e tyre në Çamëri. Një letër që i dërgon zyrtarisht Mihal Bisha, Koçi Xoxes në 29 janar 1945, flet për detajet e kësaj marrëveshje. Janë disa arsyetime që lidhen me situatën në Greqi, sidomos në Çamëri,  të cilat janë përdorur si justifikim për të ndalur kthimin e çamëve në tokat e tyre pas luftës, megjithëse forcat zerviste kishin nisur të zbrapseshin nga Çamëria. Ja cilat janë këto pretendimet që ndalojnë çamët të kthehen në shtëpi:

1-Gjendja politike jo e qartë, mund të krijojë një përpjekje përsëri në seksion.

2) Shtëpitë janë djegur.

3) Gjendja ekonomike e keqe.

4) Opinioni i popullit s’e pret mirë akoma riardhmëninë e çamëve.

Janë këto arsyetimet që kishte paraqitur delegacioni grek, i cili kishte ardhur në Shqipëri për të bërë një marrëveshje për të mos kthyer çamët në Çamëri.

Është një raport i gjatë, i cili përcjell situatën në Greqi dhe në Shqipëri, raportet mes këtyre vendeve, por edhe me Serbinë e Bullgarinë. Në dokumentin e marrë nga Arkiva e Shtetit  bie në sy parulla e përdorur: “Rroftë vëllazërimi i popullit grek, shqiptar, serb, bullgar!”.

Dokumenti, i cili i drejtohet Koçi Xoxes asokohe ministër i Brendshëm sqaron detajet e kësaj marrëveshje për të ndalur popullsinë çame të kthehet në trojet e veta në Çamëri.

Nr. 25 29.I.45

KOÇI XOXE

Dje, erdhi ktu një i dërguar i komitetit qarkor të Epirit. Gjendjen në Greqi e paraqiti të turbullt. Forca zerviste ndodhen akoma nëpër Korfuz. Çamërija ësht zonë operacioni. Biseduam për çështjen e çamërve ata e paraqisin të zorshme kthimin e çamërve në tokat e tyre. Për këtë arësye: 1) gjendja politike jo e qartë, mund të krijoj një përpjekje përsëri në seksion. 2) Shtëpitë janë djegur. 3) Gjendja ekonomike e keqe. 4) Opinioni i popullit s’e pret mirë akoma riardhmënin e çamërve. Për këtë ato propozuan që çamërit të kthehen pak nga pak. Të instalohen në zonën e pestë të Kalamatës. Nga ana tjetër pyetën e mendonin e për çështjen e çamërve mbasi i skjaruam përfunduam që dhe sikur ne të duam t’i kthejmë çamërit të gjithë për një herë s’ka mundësi mbasi ata janë instaluar në Fier, Lushnje e gjetkë. Përsa i përket se ku do të instalohen kjo ësht punë që ju përket atyre. Sot erdhën tre vetë grek të dërguar po nga komiteti qarkor i Epirit. Dhe kta e paraqitën gjendjen jo të qartë, dhe për ktë janë të mendimit të mos urdhërohet kthimi i çamërve. Këta kërkuan të ndihmohen nga neve ekonomikisht. Që të tre këta që erdhën sot duan që të vijnë aty dhe të takohen me juve. Rreaksioni në vënde që ka zaptuar po bën mobilizim të gjërë. Këto ushtrojnë edhe terrorin. Të gjitha këto lënë të dyshohet për një përpjekje të re në Greqi. Si rrjedhim dhe në Çamëri. Prandaj për të mos shkakëtuar përsëri një shpërngulje të çamërve shokët grek janë të mendimit për të mos rrjeshtohen po të lihet kufiri i lirë për t’u ardhur në ndihmë ekonomikisht. Na njoftoni mundësisht më shpejt. Si t’u përgjigjemi mbasi ato po presin këtu. Bashkë me ta ka ardhur edhe Kasipi.

Kategori
Uncategorized

“Mehmet Tahirin e lyen me mjaltë, e lidhën në shtyllë dhe e lanë 7 ditë,  derisa vdiq nën pickimin e bletëve”

Kujtimet e Kajtaz Çelos: Masakrat në burgun e Gjirokastrës, ku ishin burgosur gjithë krerët e Ballit. Luto Pjeron, i cili tentoi të ikte nga burgu, e plagosën dhe e lanë në oborr të burgut tre ditë deri sa vdiq…

Në librin e tij “Kalvari i jetës”, Kajtaz Çelo, i burgosur politik në Burgun e Gjirokastrës dhe më pas në atë të Burrelit, dëshmon se Burgu i Gjirokastrës ishte menduar si një vend ku do të izoloheshin dhe eleminoheshin njëri pas tjetrit pjesa dërrmuese e drejtuesve të Ballit Kombëtar. Në kujtimet e tij në këtë libër, botim i vitit 2012 në faqen 86 dhe 93 ai shkruan:

Ishte data 12 maj 1945 dhe atje në burg gjeta (të dënuarit) Ismail Hakiu, Malo Baçi, Mit’hat Hadëri, Haki Tahiri, Avdul Haxhiu, Abdulla Rami, Haqif Miraçi, Ahmet Braho, Mehmet Tahiri (i cili vdiq në hetuesi nga torturat e tmerrshme; duke e lyer me mjaltë dhe duke e lidhur tek një shtyllë, ku e hanin bletët. E lanë shtatë ditë kështu deri sa vdiq), Luto Pjero, i cili tentoi të ikte nga burgu, e plagosën dhe e lanë në oborr të burgut tre ditë deri sa vdiq. Në burgun e Gjirokastrës ishin të gjithë krerët e Ballit. Kushtet dhe torturat ishin aq të tmerrshme sa nuk mund të shkruhen dhe të mendohen nga njeriu. Injoranca po shpërfillte ajkën e Kombit, e cila nuk kishte kryer asnjë krim përveç se ishin në ide të kundërt me partinë.  Në muajin korrik 1945 del në gjyq Ismail Haki Tatzati, ish Ministri i Luftës në disa qeveri me Ismail Qemalin, Komandant i përgjithshëm i ushtrisë, në qeverinë e Lushnjës, të Xhafer Ypit,  të Nolit dhe në qeverinë e Zogut. E dënojnë me vdekje me pushkatim në moshën 81 vjeçare (…). Në Burgun e Gjirokastrës në kala qëndrova dy vjet, ku kemi provuar të gjitha torturat çnjerëzore, që edhe kafshëve nuk u bëheshin. Na mbanin të lidhur dhe na i vendosnin bukën e misrit në dritaren e frëngjive ku e hanim me duar lidhur, si edhe veprime të tjera shtazarake. Gjatë kohës që ndodhesha në kalanë e Gjirokastrës ishin me mua edhe shumë bashkëfshatarë nga Rrëzoma, nga të cilët pothuajse çdo javë pushkatonin njërin prej tyre.

Burimi: Kajtaz Çelo, “Kalvari i jetës”, Sarandë, 2012, faqe 86 dhe 93.

Kategori
Uncategorized

Shqiptaret duhet te behen gati!

Nga Gjeneral Hysen Arapi/
140 vjet me pare u mbajt Kongresi i Berlinit ku snksionoi shkeputjen e teritoreve shqiptare duke jua bashkangjitur ato fqinjeve.

Ndonese atehere nuk kishim shtet gjithsesi ndergjegja kombetare ishte shume here me larte se sa tani. Sot qe kemi dy shtetete shqiptaret kane rene ne nje gjume letargjik te paspjegueshem , ose ndoshta te lodhur nga politikat antikombetare te shtetareve te vet heshtin me shprese se zoti do ti ndihmoje.

Po zoti sic na mesojne librat e shenjte thote “ Ndihmo veten , qe te te ndihmoj une”. Ndryshe nga vendimet e kongresit te Berlinit , vendimet e qarqeve Europiane per copetimin e metejshem te teritoreve shqiptare, po behen pa asnje rezistence, bile me firmen e autoriteteve shqiptare andej e ketej kufirit. Le t’i rikujtojme:
1- Ndarja e veriut te Kosoves e realizuar nga sherbimi i fshehte francez me ndihmen edhe te udheheqjes politike te UÇK, e cila ndaloi perparimin e metejshem te njesive shqiptare deri ne kufirin me Serbine.
2- Copetimi i brendshem i Kosoves me te ashtuquajturen”Zajednica” , i cili u votua ne Parlamentin e Kosoves.
3-Falja e mbi 8km2 ne zonen e Çakorrit , Malit te Zi, duke demonstruar hapur karagjozllek politik me pasoja te pariparueshme.
Si shpata e Damokleut qendron mbi Kosoven çeshtja e kufirit me Serbine , ratifikimi i te cilit do te hape probleme shume here me te medha se ai me Malin e Zi.
E njejta gjendje mbizoteron edhe ne Shqiperi, ku presioni europian dhe I Greqise ka çuar ne kapitullim te turpshem te klases politike duke tradhetuar hapur paturpesisht dhe arrogance interesat tona kombetare. Ne se greket e thone hapur se kane arritur gjithcka qe ata as qe e imagjinonin , pala shqiptare ka zgjedhur heshtjen duke menduar se e njeh mire mentalitetin se shqiptari i painformuar eshte me i kollajshem per tu sunduar. Dhe ja kane arritur qellimit deri tani.
Ne nje kohe qe flitet vetem pulla apostile, apo njohjes se patentave te automjeteve ( sikur keto jane problemi kryesor i marredhenieve me greket), nuk informohet publiku per:
1- Jo vetem heqjen e ligjit te luftes , por zgjidhjen e te gjithe problematikes qe prodhoi ai ligj qe nga viti 1941.
2- Njohjen e genocidit ndaj shqiptareve si ne vitet 1913-14 ashtu dhe gjate luftes se dyte boterore nga forcat ushtarake e paramilitare greke dhe detyrimet e grekeve ndaj te gjithe shtetasve shqiptare e greke me kombesi shqiptare .
3- Cdo te behet me popullsine çame per tu rikthyer ne tokat e tyre, pronat e tyre , per ti perdorur e zhvilluar me tej ato.
4- Çnenkuptojne europianet me ristrukturimin e kufijve me Greqine ???
5- Transparence te plote te bisedimeve per kufirin detar , perse duhet te bisedohet kur Greqia e ka njohur protokollin e Firences te vitit 1926 qe definon kufijte me Shqiperine????
6- Ne se rezulton e vertete qe nga keto bisedime Greqia perfiton 12ookm katrore det atehere kemi te bejme me tradhetine me te madhe kombetare gjate gjithe historise tone.
7- Heqja dore nga termi Çameri, tentativat greke per te ndryshuar tekstet e historise, apo per ta mbjelle jugun e Shqiperise me varreza masive greke , kerkojne spjegime pa humbur kohe.
Nga ana tjeter ne Maqedoni avancimi i te drejtave te shqiptareve ecen me ritmin e breshkes vetem e vetem qe interesat e oligarkeve shqiptare qe se kane aspak problem te bejne krushqi me Zaevin , Gruevskin apo kushdo qofte , te mos cenohen.
Ndonese kujtuam se shekulli i ri do te ishte shekulli i shqiptareve sot mund te themi pa medyshje se pozitat e shqiptareve si rezultat i politikave te brendeshme dhe i kombinacioneve te tyre me politikat europiane , jane renduar ekstremisht , te cilat reflektohen ne:
Copetimin e trojeve shqiptare nga veriu ne juge .
– Ne gjendjen katastrofike ekonomike-
Ne largimin e braktisjen e rajoneve te tera qe ka marre formen e nje spastrimi te bute , por te pastert etnik.
– Ne nenshtrimin e plote te klases politike ndaj kerkesave absurde te fqinjeve dhe sponsorizuesve te tyre.
– Ne shitjen e nxjerrjen ne ankand te pasurive kombetare .
Ne se shqiptaret kundershtuan hapur dhe me arme ne dore vendimet e kongresit te Berlinit nepermje organizimeve e veprimeve politiko -ushtarake, sot me shume se kurre duhet te zgjohen e te organizohen per ti bere balle copetimit te ri qe po u troket te dera. E tha me ze e figure komisioneri Han, po e thote cdo dite ministri i jashtem grek. Zgjohu shqiptar!

Kategori
Uncategorized

Mullari i skandaleve.

Të gjithë skandalet kanë për strumbullar Edi Ramën dhe ministrat e tij…

Të gjithë skandalet lidhen me kapjen e shtetit, lidhjet e Ramës me krimin e trafiqet dhe ngritjen e një makinerie të fuqishme për pastrimin e parave të pista…

Të gjithë skandalet janë bërë mullar, ku një skandal fsheh një tjetër…

Rama dhe ministrat e tij, të zhytur në korrupsion dhe ngushtësisht të lidhur me kriminelët, klane mafioze dhe trafikantë të drogës, armëve dhe qenieve njerëzore, gjenden çdo javë të përfshirë në skandale.

Skandali ndjek skandalin.. dhe është bërë e pamundur të çosh një çështje deri në fund…

Shumica e skandalave lidhen me babëzinë e Ramës dhe të qeverisë së tij për të vjedhur…

Disa skandale lidhen me paaftësinë e Ramës dhe të ministrave të tij që nuk janë në gjendje të qeverisin por çdo ditë bëjnë gafa…

Disa skandale të tjerë vijnë nga veprimet e kriminelëve dhe trafikantëve të lidhur me Ramën dhe ministrat e tij, të cilët kërkojnë shpërblimet për votat e blera…

Disa skandale, si ato të lidhura me atletet e Ramës apo sjelljet e tij si lypsar fotosh ku shtrëngon duart apo ju hidhet në qafë liderave europianë vijnë nga pervesiteti i Ramës dhe ministrave të tij…

Në realitet të gjithë skandalet janë të lidhur ngushtësisht me njëri tjetrin dhe është e pamundur të neglizhosh ndonjë prej tyre…

Të gjithë skandalet kanë për strumbullar Edi Ramën dhe ministrat e tij…

Të gjithë skandalet lidhen me kapjen e shtetit, lidhjet e Ramës me krimin e trafiqet dhe ngritjen e një makinerie të fuqishme për pastrimin e parave të pista…

Të gjithë skandalet janë bërë mullar, ku një skandal fsheh një tjetër…

Konkretisht, cilët janë disa nga skandalet më të dukshme në këtë mullar skandalesh:

Lidhjet e Saimir Tahirit me klanin mafioz të Habilajve… Mbrojtja që Edi Rama i bëri Tahirit duke mos pranuar ti heqë imunitetin…  Ndërkohë që Tahiri i kërcënoi Ramën me dosja Xibraka ku dyshohet se është i implikuar vëllai i Ramës, Olsi Rama…

Emërimi antikushtetues i Arta Markut si prokurore e përkohshme e përgjithshme dhe kthimi i saj në një manenik të Ramës do të shoqërohej me një seri skandalesh të lidhura me shkarkime dhe emërime klienteliste të disa prokurorëve duke hedhur në erë shumë nga çështjet e lidhura me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama…

Vendosja në krye të Ministrisë së rendit të Fatmir Xhafajt, individi me një të kaluar të dyshimtë të lidhur me detyrën e tij si prokuror i diktaturës komuniste. Por akoma më e rëndë është se vëllai i ministrit të brendshëm, Agron-Geron Xhafaj rezulton i dënuar në Itali për trafik droge dhe ndërkohë Fatmir Xhafaj ka ndryshuar kodin penal që vëllai i tij të vazhdojë të drejtojë i lirë trafiqet nga Shqipëria…

Skandali i lidhur me audio-përgjimin e Geron Xhafajt nga Babalja do të shënonte një skandal tjetër që do të shoqërohej me largimin e çuditshëm drejt Italisë të Geron Xhafajt duke mos dhënë asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të vëllain e ministrit të brendshëm…

Skandalet e lidhjeve të Ramës me krimin do të çiftoheshin me skandalin e shkatërrimit të Teatrit

Kombëtar përmes hartimit dhe miratimit vetëm me votat e maxhorancës të një ligji special…gjë që ka ngritur në këmbë të gjithë komunitetin e artistëve…

Reforma në drejtësi ka marrë një rrugë të rrezikshme…Gjykata Kushtetuese ka pushuar se ekzistuari, dhe as opozita dhe as individët nuk kanë mundësi të kërkojnë drejtësi nëse ju dhunohen të drejtat kushtetuese…

Këshilli Europian vendosi që Shqipërisë të mos i hapen negociatat sepse qeveria Rama është e korruptuar dhe e lidhur me krimin e trafiqet…

Dhe së fundmi Rama, për të hequr vëmendjen e publikut nga të gjithë këto skandale të shumta, sorollatet sa në Stamboll, sa në Londër dhe sa në Bruksel…Thjesht që të harrohen bëmat e qeverisjes së tij dhe opozita e qytetarët të diskutojnë për marërzitë e tij:

Diku duke u ulur afër kryeministrit rus përpiqet të kërcënojë liderat europianë…

Diku duke u shfaqur në foton zyrtare me atlete kërkon të provokojë e sfidojë kryeministren britanike e kancelaren gjermane…

Diku duke u sorrolatur në sallën e mbledhjes së NATO, herë i afrohet dhe i serviloset presidentit Trump për ti rrëmbyer një foto…diku më larg i hidhet në qafë presidentes kroate për ti vjedhur një foto me rastin e daljes së Kroacisë në finale e kampionatit botëror të futbollit… apo gjetiu shtërngon kryeministren angleze duke e ngushëlluar për humbjen e skuadrës së tij…thjesht që në Tiranë të harrohen bëmat e tij…

Rama mendon se skandalet duke u fshehur njëri pas tjetrit të harrohen… në fakt ato vetëm po depozitohen në Mullarin e Skandaleve që askush nuk i harron dot…

Duket se po vjen momenti që të digjet Mullari i Skandaleve…

Kategori
Uncategorized

Historia e kryeministrit shqiptar që u torturua në burgun që e ndërtoi vetë.

Fati i kryeministrit të Shqipërisë Kostaq Kota ishte tragjik. Kostaq Kota ka qënë dy herë kryeministër, kryetar i Parlamentit, kryetar i Dhomës së Deputetëve, ministër i Brendshëm, kryetar i kryesisë së Kongresit të Lushnjes dhe pjesëmarrës në shpalljen e Pavarësisë.

Postin e kryeministrit, Kota e mbajti më 7 prill 1939 ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia dhe që në 1945 u rrëmbye në Athinë duke i vënë pistoletën në kokë nga një agjent i Sigurimit të Shtetit, një agjent i KGB-së rus dhe një agjent i shërbimit sekret grek për tu sjellë në Shqipëri.

Ai vdiq në Burgun e Burrelit nga torturat çnjerëzore, në burgun që hodhi firmën për ta ndërtuar.

Misteri rreth vdekjes së tij:

Sapo kishte mbaruar lufta dhe kryeministri Koço Kota jetonte në Selanik në shtëpinë e vjehrrit.

Ai kishte kohë që bënte jetën e ilegalit sepse tashmë ishte armik me komunistët shqiptarë, me komunistët grekë dhe natyrisht armik kryesor nga sllavokomunistët jugosllavë.

Ai nuk e ndoqi mbretin Zog në mërgim por qëndroi në Greqi duke treguar se nuk ka qenë dakord me të.

Ka qenë viti 1945 kur tre persona u paraqitën befas në derën e shtëpisë ku ai jetonte në Selanik.

Një prej tyre ishte shqiptar dhe ishte agjent i Sigurimit të Shtetit Shqiptar me emrin Anton Çeti, i dyti ishte një rus, agjent i KGB-së dhe I treti një grek agjent I shërbimit sekret grek.

Çudia ishte se të tre flisnin shqip. Në fillim ata u paraqitën me mirësjellje duke i kërkuar Koços të vinin me ta në Shqipëri.

Sipas tyre kishin porosi direkt nga Enver Hoxha që Koçoja të kthehej në Tiranë për të marrë një post shtetëror.

Madje ata zunë në gojë që ai të rimerrte sërish detyrën e kryeministrit që kishte lënë më 7 prill 1939. Koçoja e kuptoi që kjo ishte një grackë që ata ta likuidonin dhe nuk pranoi.

Por menjëherë pas këtij refuzimi të tre agjentët sekretë nxorën pistoletat dhe ia vunë në kokë.

Menjëherë pranë shtëpisë mbërriti një furgon dhe pas e tërhoqën zvarrë Koçon e futën në të.

Prej Selanikut e sollën në Tiranë dhe nga Tirana në Burgun e Burrelit.

Gjyqi special i drejtuar nga Koçi Xoxe kishte vënë në bankën e të akuzuarve personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Mes tyre edhe Koço Kottën. Por këtu pati një problem. Prokuroria kërkoi dënim me vdekje por gjykata speciale e dënoi me 30 vjet.

Koçon e dërguan në burgun e Burrelit, një burg që ai e firmosi për ta ndërtuar vetë kur ishte kryeministër.

Torturat ishin çnjerëzore. Në fillim ai u fut në qelinë numër 7 të burgut. Më pas u fut në qelinë pa numër. Aty gjithçka ishte në kufijtë e të paimagjinueshmes.

E lanë pa bukë e ujë, i jepnin kripë, e godisnin me ç’të mundnin deri me bajonetë dhe thirrjet e tij ishin dëshpëruese.

Të burgosurit kanë treguar se dëgjonin për orë të tërë fjalën bukë, bukë bukë, deri sa kjo erdhi duke u zbehur dhe më pas nuk dëgjohej asnjë zë.

Mishi në trup nisi të plasaritej nga kjo situatë dhe më pas zëri I tij nuk po dëgjohej fare.

Gardianët e pamëshirshëm në vend ta ndihmonin dhe mjekonin e çanin me bajonetë në mish në ato vende ku ishte plasaritur. Deri sa erdhi edhe vdekja e tij përfundimtare.

U varros në oborrin e burgut në atë që quhet e famshmja qershi.

Madje, pas vdekjes së tij, janë përhapur disa variante ku thonin se Kostaq Kotta u hodh nga një lartësi.

Kryeminstri Koço Kota u torturua deri në vdekje. U varros dhe më pas ia zhdukën edhe eshtrat. /albeu.com/

Kategori
Uncategorized

Në 10 vite, trafiku i kanabisit arriti rekord në 2014-n dhe 2017-n

Në grafikun e publikuar nga autoritetet italiane rezulton se sasia e drogës së kapur përgjatë 10 viteve të fundit në këtë shtet ka njohur një rritje të jashtëzakonshme pas vitit 2013-të.

4

Shpërndarje

Që kur ka marrë drejtimin e Qeverisë, kryeministri Edi Rama pretendon se trafiku i kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka pësuar gjithnjë rënie dhe nuk krahasohet me trafikun që kryhej përpara vitit 2013-të. Megjithatë, të njëjtën gjë nuk thotë raporti i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit të Antidrogës në Itali, të cilin e kundërshtoi sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

“Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF”, thuhej në deklaratën e ministrisë shqiptare.

Në grafikun e publikuar nga autoritetet italiane rezulton se sasia e drogës së kapur përgjatë 10 viteve të fundit në këtë shtet ka njohur një rritje të jashtëzakonshme pas vitit 2013-të.

Viti 2014-të ka arritur nivelin më të lartë me 154 ton drogë të kapur në Itali dhe ku pjesën më të madhe e zënë marijuana dhe hashashi. Në vitet pasardhëse, sasia e drogës së sekuestruar ka zbritur duke arritur në vitin 2016-të në 70 ton, përafërsisht sa në vitin 2013-të, për t’u rritur sërish në 2017-ën me 114 ton drogë të sekuestruar, nga këto, 108 ton janë marijuanë dhe hashash.

Në raport thuhej qartë se rritja e trafikut të marijuanës dhe kanabisit lidhej drejtpërdrejtë me rritjen e kultivimit të kësaj droge në Shqipëri, por Ministria e Brendshme e vendit tonë nuk e komentoi këtë fakt.

Raporti thekson: “Në vitet e fundit, në Itali, importet e marijuanës kanë regjistruar një rritje të ndjeshme, duke prekur, në vitin 2017, rekordin historik të sekuestrove  (mbi 90 ton). Ecuria e sekuestrove në shtetin tonë është e lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri, rajon nga i cili vjen pjesa më e madhe e sasive të destinuara për tregun italian dhe europian, sikurse dëshmohet nga sekuestrimi i 8 tonelatave në zonën e Marche vitin e shkuar, ndalesa më e madhe e realizuar e cila do të përfundonte në Europën Veriore. Klanet shqiptare, për më tepër, kanë demonstruar kapacitete progresive në menaxhimin e prodhimit dhe trafikimit, duke përdorur fara me përmbajtje të lartë THC si dhe metoda të fshehjes së palantacioneve dhe të transportit të lëndës narkotike drejt brigjeve italiane në një evolucion të vazhdueshëm. Në këto vite, Italia ka mbështetur Shqipërinë në aksionin e saj veprues kundër këtij fenomeni kriminal, duke e furnizuar me mbështetje ajrore dhe teknologjike në aktivitetin e zbulimit të plantacioneve të kanabisit dhe zhdukjen e mëvonshme.”

Një tjetër fakt i rëndësishëm është gjithashtu kapja e sasisë më të madhe të kanabisit në rajonet italiane të detit Adriatik dhe që ndodhen përballë Shqipërisë.

Shqiptarët janë gjithashtu në krye të listës sa i përket numrit të shtetasve të huaj që janë arrestuar për trafikun e marijuanës në Itali.

Shqipëria dhe shqiptarët përmenden 87 herë në raportin e antidrogës italiane, ndërsa Greqia dhe grekët vetëm 10 herë.

Ky raport hedh poshtë në mënyrë përfundimtare pretendimet e Ramës, por edhe të dy ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, se trafiku i kanabisit drejt Italisë ka qenë më i lartë përpara 2013-ës, kur në pushtet ishte Partia Demokratike. /Politiko.al

Kategori
Uncategorized

Ndihmoi deputetin e PS-së gjatë fushatës, media belge: Kush është shkodrani, ndër tre kriminelët më të kërkuar në Belgjikë.

Safet Rustemi i cili njihet si Safet Bajri, është një nga tre personat më të kërkuar nga autoritetet belge.

Media belge “La Dernier Heure” shkruan se 33-vjeçari shqiptar është i  dënuar me 9 vite burg për trafikim droge e prostitucion.  Po ashtu Safeti akuzohet dhe për tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.

Media belge shkruan më tej se 33 vjeçari ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha. “Portreti i një njeriu të keq’’, është titulli i shkrimit të gazetës belge “La Dernier Heure”.

Artikulli i plotë i përkthyer nga Fax Web:

Një njeri i keq ky Safeti! I ardhur nga Shkodra bashkë me vëllezërit dhe kushërinjtë e tij Sead, Ilir, Bardhyl dhe Dushi Rustemi. Shqiptari 33 vjeç, i kërkuar nga policia belge për të vuajtur dënimin 9 vjeçar te ky vend , është munduar të marrë nën kontroll mjedisin e drogës dhe të prostitucionit të Brukselit.

Për të arritur qëllimin e tij, ai ka përdorur të gjitha mjetet: shkatërrim pronash, përdorim të armëve të zjarrit, tentative vrasje, raketa, zhvatje, trafik të qenieve njerëzore duke detyruar femra të prostituohen.

Safet Rustemit i jane kushtuar plot 13 shkrime nga kjo media  i pari i botuar me 27.02.2015 ku tregonim për prishjen e klanit të tyre mafioz dhe që edhe gjykata belge e mbante sekret.

Në një tjetër artikull emri i Rustemëve përmendet në dy dosje personash të zhdukur në Rajonin  e Brukselit sepse aty ata  kanë patur shtabin e përgjithshëm në një bar të Skarbegut (Bruksel) ku  të zhdukurit ishin klientë të rregullt. Njëri nga të zhdukurit ishte Ilir Malci. Vetë Iliri ishte shprehur se njihte Dush Rustemin dhe se ai ishte miku i tij.

Iliri u zhduk ne prill te 2015. Ishtepikerisht ne kete kafe nga ora 14.00 deri ne 17.00. Ne ate local perdori celularin e tij për herë të fundit. Rustemajt kane lidhje me Fitim Alajbegun.  Hetuesia belge ka hapur një dosje për kete ceshtje duke e klasifikuar vrasje. Alajbegu frekuentonte të njëjtin klub në Skarbeg. Alajbegu kishte marrë nga vëllai i Ilirit 40.000 euro borxh që nuk ia kishte shlyer kurrë.

Kur është zhdukur Alajbegu, gruaja e tij kishte shkuar në këtë kafene për të gjetur një zgjidhje.Ky bar duket që i bashkon të dy zhdukjet që kanë ndodhur në një periudhë 7 mujore.. Por fakti që Safet Rustemi është i konsideruar nga policia belge si « më i kërkuari » nuk lidhet vetem me këto dy zhdukjet ku emri i Rustemëve lakohet vetëm si element hetuesie. Sa për Safetin, nje superikerkuar ne bruksel te gjithe e dine se ku jendet-shkruan gazeta, në Shkodër, në veri të Shqipërisë.

Tani që zyrtarisht është cilësuar si një nga kriminelët më të mëdhenj  i dënuar në Belgjikë, Shqipëria do të vazhdojë ti mbyllë sytë? shtron pyetjen gazetari.

Safet Rustemi, që ne Shqipëri  quhet Safet Bajri, provokoi në Shkodër një skandal të me permasa te  korrupsionit politiko-policor të pabesueshëm. Në një klub të njohur të Shkodrës(Evasion!)

Safet Rustemi i është afruar një tavoline dhe ka gjuajtur disa herë me pistoletë në drejtim të një klienti, një Erdis Ishmi.

Policia u thirr.

Sapo hetuesit e drejtorisë kriminale të Shkodres arritën në vendin e ngjarjes, në Evasion Bar & Lounge, ata u urheruan me Radio te ndalojne menjehere operacionin dhe të mos e ngacmojnë të sipërpërmendurin Safet Rustemi (i kthyer në Bajri).

Kjo ngjarje bëri jehonë në Shqipëri.

Policët e turpëruar i shkruajtën një letër ish-presidentit dhe ish kryeministrit Sali Berisha në facebook-un e tij.

Ata i kanë shkruar Berishes se “Safet Bajri ka ndihmuar Partinë Socialiste në Shkodër dhe deputetin Luan Harusha për zgjedhjet (Qershor 2017).

Eshtë ky deputet që i ka telefonuar Drejtorisë së Policisë për ti dhënë fund hetimit(….) Policia merr lek për të mbyllur sytë për krimet e kësaj familje (Rustemi). Kohët e fundit është parë “më i kërkuari i policisë belge” në një tarracë të një kafeneje në Shkodër.”

Kategori
Uncategorized

Zbardhet biseda mes Ramës dhe Trump, Presidenti: Kush je ti!

je ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump. Pas deklaratave sfiduese ndaj NATO-s dhe Kancelares gjermane Merkel të gjithë kryeministrat dhe drejtuesit e shteteve anëtare të kësaj Aleance ishin në tension e frikë.

Pas pak ditësh Trump do të takojë personalisht presidentin rus Putin në Finlandë, pasi të hajë drekë në Londër dhe një darkë në Edinburg në Skoci.

Edi Rama ishte në Samit si kryeministër i Shqipërisë. Me Ramën ishin edhe Visho Ajazi, ambasadori ynë në NATO, ministri Bushati dhe këshilltari i plotfuqishëm Endri Fuga. Këta të fundit, Bushatin dhe Fugën, i kishte futur në Samit vetëm që të rrinin gati me celular për të bërë foto me presidentin Trump, sapo ai ti kalonte afër Ramës.

Siç njofton agjensia sekrete “Ajazivisho” kryeministri Rama nuk e kishte fare mendjen se ç’thuhej në Samit. Ai vetëm vështronte kur të lëvizte Presidenti Trump dhe ti merrte një foto. Edhe po të mos ishte shtrëngim dore, por ama të kapej në foto me të që t’ia dërgonte popullit shqiptar.

Priti e priti Edi Rama, por Trump as që lëvizte. Trumpi hidhte ndonjë shikim pjerrtas nëpër sallë dhe ia ngulte me inat kancelares gjermane Merkel. Nga karrika ku ndodhej kryeministri shqiptar as donte ti hidhte sytë.

-Shef! Kam menduar një zgjidhje-tha duke marrë frymë me shpejtësi Endri Fuga.

Si?- e pyeti më zë të vogël Rama.

-E kam mbajtur nën vëzhgim prej tre orësh Trumpin dhe nuk ka shkuar asnjëherë në tualet.

-Fantastike!-bërtiti ministri Bushati.

-Ule mor zërin, ti!-iu hakërrye Rama- Atëhere ti Ditmir shko me celular në tualet dhe sapo Ai të niset, edhe unë do bëjë sikur kam nevojë për në tualet. Fap del ti dhe shkrepe foton!- tha Rama dhe vështroi nga “spiuni” Visho.

-Çe sollëm këtu ambasador këtë kryespiunin!– iu tha Fugës dhe Ditmirit- Ky do ti tregojë Saliut!

-Varja këtij… !- pëshpëriti Fuga.- Por sa të jap sinjal unë nisu para se Trump të hyjë brenda në ….

Ndërkohë sipas agjensisë “Ajazivisho”, thuhet se Ditmiri mori celularin dhe u nis sipas planit. Endri Fuga shkoi kah tavolinës se Presidentit Trump për të parë se sa shishe ujë kishte pirë.

Pas afro 34 minutave Fuga lëshon sinjal Ramës që “nisu”. Dhe hapi i Ramës, natyrisht, është më i gjatë se sa i Donald Trump.

Dhe i doli përpara. Në moment, tre roje më ngjyrë afrikane, rrethojnë Trumpin.

-Who are you?- iu drejtohet Trumpi, trupmadhit Rama. Dhe instiktivisht i jep dorën. Në moment ministri Bushati vrapon nga koridori i banjës dhe shkrep celularin për foto. Endri Fuga nga një pozicion, që asnjë ligj i Ajshtanjit nuk e parashikon dot, përkulet dhe bën foton.

– I am Albanian primeminister!– thotë.

-Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!– dhe iku.

Të tre nxituan të shikojnë fotot. E Fugës ishte më e mirë.

-Shpërndaje foton urgjent!- urdhëroi kryeministri.

Foto u nis me whatsapp.

Në Tiranë sapo foto mbërriti në celularët e pronarëve të mediave, u bllokuan punët në pallatet në ndërtim apo në koncesione. Nxituan të gjitha mediat për ta futur apo dhënë lajm të parë në televizione.

Ndërkohë kryeministri u kujtua se pse ma tha atë togfjalëshin se “Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!”.

I dogji shumë. Ku ka zot që e parashikon Donald Trump, ndaj thërriti Vishon si më i ditur në këto punët e kodeve, pasi ai kishte përgjuar Sajmir Tahirin dhe vetë Ramën, dikur.

-Di gjë pse më tha Trumpi kur bëmë takimin zyrtar tani se “Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!”

-E ka patur se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj po punon edhe ministri Gjiknuri me këto shoqëritë e naftës dhe gazit.

-Saktë!– foli gjithë lehtësim kryeministri.

Ndërkohë në Tiranë ishte dhënë lajmi i madh: Presidenti Trump takon përzemërsisht kryeministrin Rama./ Fejton/

Marrë nga Koha Jonë

Kategori
Uncategorized

Telegrame Ramiz Alisë nga organizatat komuniste në shkurt 1991, “riktheni në shesh statujën e Enver Hoxhës”

Shkurt 1991/ Në adresë të Ramiz Alisë mbërrinin qindra telegrame nga organizatat  komuniste, ku i kërkonin të  riktheheshin simbolet e diktatorit, madje ta shpallnin “Hero kombëtar” dhe të çoheshin në gjyq ata që kishin udhëhequr protestat për shembjen e diktaturës…

Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 në kryeqytet që kulmuan me rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha, patën jehonë e reagime në gjithë Shqipërinë. Ndërsa në Tiranë, Shkodwr, Dorrws, kavajw, Elbasan e në një varg qytetesh të tjera vijonin mitingjet për të përmbysur diktaturën, regjimi kishte ingranuar të gjithë levat e pushtetit në gjithë Shqipërinë dhe kishte organizuar kundramitingje. Ato kishin nisur që gjatë ditëve të grevës së urisë së studentëve që kërkonin heqjen e emrit të diktatorit nga Universitetit, dhe kulmuan sidomos pas datës 20 shkurt, pas rrëzimit të shtatores në shesh. Gjatë gjithë ditëve të shkurtit në adresë të Ramiz Alisë mbërrinin qindra telegrame , që ata i cilësonin “nga populli”, ku i kërkonin të  rikthenin simbolet e diktatorit, madje ta shpallnin “Hero kombëtar” dhe të çoheshin në gjyq ata që kishin udhëhequr protestat për shembjen e diktaturës. Nga këto telegrame kemi shkëputur 4 prej tyre dhe i sjellim sipas origjinalit që ruhet në AQSH.

Telegram

Shokut Ramiz Alia

Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor

Tiranë

Ne pionerët e Enverit dhe të rinjtë e shkollës së mesme “Naim Frashëri” të Përmetit shprehim indinjatën tonë të thellë për aktet terroriste të kryera nga forcat destruktive në Tiranë e gjetkë. Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës është fyerje më e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe goditje e fortë për demokracinë e vërtetë që duam të vendosim.

Në këto ditë zije kombëtare, solidarizohemi plotësisht me kërkesat e popullit të rrethit tonë e krahinave të vendit për rivendosjen e simboleve të Enver Hoxhës. Gjithashtu, kërkojmë me forcë zbulimin dhe nxjerrjen para gjyqit të popullit organizatorëve të këtyre skenarëve të rrezikshëm për popullin e Atdheun tonë. Si bij të popullit të Dangëllisë të frymëzuar me idealet patriotike e demokratike të Abdylit, Naimit e Samiut shprehim vendosmërinë tonë për të mbrojtur qoftë dhe me gjak interest tona kombëtare, pushtetin popullor dhe figurën e ndritur të Enver Hoxhës.

Pionerët e Enverit dhe të rinjtë e shkollës së mesme Naim Frashëri”

Frashër, Përmet.

26.2.1991

***

Telegram

Shokut Ramiz Alia

Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor

Tiranë

Ne punonjësit e fshatit në Vuçisht, të mblehdur sot me 25.2.1991, në mbështetje të nismës së Skraparit për cënimin e figurës së shokut Enver Hoxha dhe jemi për rivendosjen në vend të Monumentit dhe të shpallet Hero Kombëtar.

Kryesia e frontit

Nevicishtë

26.2.1991.

***

Shokut Ramiz Alia

Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor

Ne mësues, nxënës të shkollës së mesme profesionale 26 shkurti Burrel, sot me 26 shkurt jemi mbledhur para sheshit të shtëpisë së kulturës Burrel. Aty 19 vjet më parë shoku Enver Hoxha në plenumin e Komitetit Partisë së rrethit Mat, mbajti fjalimin programatik Socializimin e ndërtojnë masat, partia i bën ato të ndërgjegjshëm. Takon këtu e i dëgjojmë me krenari  bisedat e veteranëve që vetë kanë jetuar këtë moment historik dhe që patën rastin e paharruar të takohen me shokun Enver. Ne krenohemi me figurën e ndritur të komandantit legjendar e themeluesit të Partisë e të shtetit të ri shqiptar e këtë gjë e shprehën edhe tri ditë më parë në mitingun e madh në qytetin e Burrelit. Në këtë rast dënojmë edhe njëherë ato forca të errëta që me veprën kriminale të tyre rrëzuan përmendoren e shokut Enver dhe këtë gjë e shprehën të gjithë mitingjet që janë bërë në tërë vendin. Një bust mund ta shembin por kujtimin dhe veprën e shokut Enver nuk mund ta heqin nga zemrat tona rinore e të gjithë popullit. Mbështesim këshillin presidencial si dhe qeverinë dhe ju në krye shoku Ramiz. Kemi besim të plotë për stabilizimin e gjendjes në vend dhe futjen e tij në rrugën e demokratizimit të plotë. Shprehim gadishmërinë tonë në çdo moment që të na thërrasë atdheu.

Nga nxënës, mësues të shkollës profesionale 26 shkurtit mbledhur përpara shtëpisë  kulturës Burrel me rastin e 26 shkurtit ditës së ardhjes së shokut Enver në rrethin tonë.

Drejtori i Shkollës Xhelil Pasha

***

Telegram

Këshillit presidencial

Tiranë

Në banorët e 15 fshatrave të zonës së thellë të Fanit të rrethit të Mirditës jemi mbledhur sot për të shprehur  solidarizimin tonë në mbështetje të mitingjeve dhe të protestave të mbarë kombit tonë, në mbrojtje të figurës së ndritur të Enver Hoxhës. Ne që po ju shkruajmë ju sigurojmë se jemi zbatues të flaktë të proceseve demokratike që përjetojmë, por jemi kundër çdo përpjekjeje që bëjnë forcat destruktive e reaksionare për të mohuar punën dhe luftën e popullit tonë. Kundër veprimeve të shëmtuara dhe krimit të rëndë të kryer ndaj figurës dhe veprs monumentale të Enver Hoxhës, shokë të presidencës kërkojmë:

1.Përmendorja e Enver Hoxhës të vendoset në vendin ku ka qenë.

2.Të zbulohen e të jepen gjyqit të popullit vandalët. Ky gjyq të jepet nëpërmjet televizionit.

3.Drejtori i radios së jashtme dhe grupi i xhirimit të turpshëm të 20 shkurtit 1991 të largohen menjëherë nga ky institucion e të përgjigjen para gjyqit.

4.Çdo parti politike që është implikuar ose implikohet në veprime të tilla aventureske të nxirret para ligjit.

1 Enver Hoxha të shpallet Hero Kombëtar.

2 Në qoftëse nuk plotësohen kërkesat e popullit të zonës sonë, ne detyrohemi të vetveprojmë.

Nga mitingu popullor i 15 fshatrave të zonës së Fanit, Mirditë.

27.2.1991

Kategori
Uncategorized

Barjam Dervishaj, i dënuari 8 herë

Rrëfim nga Barjam Dervishaj

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

Pas një kalvari të gjatë prej 28 vitesh burg nga 8 dënime të ndryshme, Barjam Njazi Dervishaj rrëfen jetën e tij në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

“Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Kur unë shkoja tek krevati gjeja gjithmonë diçka për të ngrënë që më kishin lënë shokët”, rrëfen ndër të tjera ai.

Momentet më të vështira në burgun e Burrelit për Dervishajn, kanë qënë çastet kur ai teksa po hynte në dhomë gjeti trupin e pajetë të shokut të tij të qelisë, të varur me çarçaf pranë dritares.

Rrëfimi i plotë

Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam ngelur edhe 15 vjet për t’i bërë komunizmit. Nuk ka burg në Shqipëri ku nuk kam vuajtur unë.

Ç’kujtoni nga momentet e para të arrestit?

Më 27 maj 1960, në moshën 17 vjeç për një bisedë arratisje u arrestova. U nisa për në Përmet me disa shok atje më arrestuan për tentativë arratisje. Më mbajtën 20 ditë në degën e Përmetit ku më pas më çuan në kalanë e Gjirokastrës ku vazhdova hetuesinë edhe u dënova me 10 vjet burg për tentativë arratisje. Isha shumë i ri për të kuptuar pse po më ndodhnin këto gjëra. Në Gjirokastër më dënojnë me 10 vjet burg në kalanë e Gjirokastrës dhe prej andej më çuan në burgun e Vlorës. Nga burgu i Vlorës më dërgojnë në sodën kaustike, fabrika e sodës kaustike në Vlorë. Pas 6 muajsh më dërgojnë në burgun e Elbasanit. Kështu shkoj jeta ime hidh ujë e hidh mjell, nga 10 vjet m’i çuan në 36 vjet dhe ngela nëpër burgje. Nuk ka burg ku nuk kam vuajtur unë. Ne ishim të dënuar me punë të detyruar. Kam punuar në galerinë e Spaçit, kam punuar në Ballsh, kam punuar në fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, në fabrikën e çimentos në Elbasan. Në Spaç kam shkuar në vitin 1971 kam ndënjur për afërsisht 7 muaj për një ngatërresë me policinë atje. U zumë, u ngatërruam dhe më dënuan atje, dhe më çuan prap në Burrel. Ishte burgu më i rëndë, në Burrel unë kam parë nga vuajtjet se mateshe durimi i njeriut, eksperimente bëheshin me njerëzit. Në Burrel kam parasysh si tani, nëqoftëse do na pyesnin se ku e gjenim forcën, ne e gjenim forcën tek bashkëvuajtësit tanë, aty kishte shumë njerëz pa këmbë, të prera të dyja këmbët ose me një këmbë me  paterica që zvarriteshin dhe nuk jepeshin. Këta na mësuan se nëpër burgje duhet forcë shpirtërore sepse komunizmi nuk kishte mëshirë. Kur ai nuk mëshironte këta nuk më shkonte nëpër mend të na mëshironte ne të tjerët. Kur unë kam vajtur në Burrel, kam qënë 22 vjeç djalë kam qënë i fortë fizikishtë dhe shokët e mi bashkëvuajtësit, e them me mburrje këtë dhe ndjej kënaqësi në shpirtin tim, të gjithë kanë qënë më të mirë nga unë. Këta më kanë dhënë forcë dhe jetë. Ata më jepnin bukën, racionin e tyre. Edhe sot në shtëpinë time qindra të burgosur hyjnë e dalin. I kam vëllezër.

Si organizohej një ditë në Burrel?

Njeriu sipas komunistëve ishte kafshë. Gazeta e palosur është 25 centimetër, ky ishte vendi ku duhet të flije ti. Ishim me çimento, dhomat me çimento. Në mëngjesh do ngriheshe me rënien e bilbilit, do rregulloje krevatin dhe nuk kishe më të drejt të uleshe në krevat por të rrije. Jepnin 500 gram bukë, dy herë gjellë në ditë, që nëse gjeje kokrrën e orizit ose fasules të duratrokisnin. Birucat ishin me çimento, aty bëheshin torturat. Ato birucat kishin disa hekura ishin lidhur mushkat e Italisë aty dikur. Ata e kthyen në vuajte për shqiptarët. Në Burrel unë kam parë shumë, atje kam parë ndjenjën njerzore që kam parë për të burgosurit, njëri për tjetrin.

Sa vite keni vuajtur në Burrel?

Në Burrel kam bërë 7 vjet burg.

Sa vetë jetonin në një dhomë?

Në një dhomë sipas njerëzve që fuste qeveria. Qeveria shtonte nuk e kishte problem. Në një dhomë mund të ishin 30 veta, mund të ishin 10 veta, sipas kapacitetit njerëzor që ishin nëpër burgje.

Si i kryenit nevojat personale?

Tualetet ishin me orar, aty brenda kishte një qyp. Këtë qyp kur dilje në mëngjes do ta derdhje. Aty kishte pleq, të sëmurë. Ajo lloj qeverie nuk donte të dinte. Njerëzit ishin procesverbal edhe kur vdisnin nëpër galeri gjithmonë thoshin vdiqën për fajin e tyre. Ktu mbylleshe qënia e njeriut.

A kishit orare të lira gjatë ditës?

Në Burrel i thoshin oborrit ajrimit, “pajdut”. Dalja në pajdut bëhej dy herë në ditë, një orë paradite një orë pasdite. Por gjithmon nëqoftëse udhëheqja bënte lëvizje nëpër qytetet e tjera këto ndërpriteshin një muaj dy muaj dhe kur shikonim dritën e diellit fërkonim sytë. Unë nuk besoj edhe në familjen time nuk i përdorë këto muhabete se e di që nuk kuptohem. Kishte vuajtje mbi njerëzore. Kam parë shokë të mi që janë vetëvarur nga uria. Përshembull Mustafa Bjaraktari nga Tropoja, Lefter Balltovani nga fshatrat e minoritetit. Ishim në dhomën një në Burrel edhe kur dolëm në pajdut, i them Mustafait hajde, jo tha nuk jam mirë do rrij ktu brenda. Pasi bëm pajdut e shikoj ishte varur në dritaren e burgut me çarçaf. Skisha ndërmend as sot smë shkonte ndërmend se do derdhja lot. Çfarë mund të flas tjetër unë për kto burgje kur komunistët shqiptarë dënonin shqiptarët e pafajshëm. Unë nuk gjeta një njeri që të kishte bërë një krim, që të më thoshte unë kam bërë këtë, po të gjithë ose për buised arratisje ose për tentativë arratisje ose për gjera të sajuara. Të gjithë këta njerëz futur nëpër burgje dhe mbi ta një dhunë e jashtëzakonshme. Kur në burgun e Burrelit lexoje parrulla “Këtu i thonë Burrel ku hyn e më nuk del”, të shkruara në murë. Në Burrel kishin vdekur qindra burra. Burgu i Burrelit është ndërtuar në mënyrë të tillë që rrezja e diellit, nga çdo krah të binte dielli, rrezja nuk hynte brenda. Atje ku nuk ka diell  nuk ka as jetë. Dhomat kishin dritare por dielli nuk hynte brenda tyre. Në këto dhoma gardianët kishin njerzit e tyre po të dënuar që provonin mos i kishin sharruar dritaret, i fusnin për të sëmurur njerzit i fusnin nëpër biruca. I zhvishnin duke i lënë në mbathje dhe kanatjere dhe të lidhur me zinxhirë. Më kujtohet njëherë më kishin lidhur me zinxhirë këmbët, duart dhe një zinxhirë tek këmbët dhe tek duart të lidhura mbrapa. Patateve andej u thoshin kërtolla dhe aty në fund në birucë më kishin hedhur ato patatet, unë djalë i ri i uritur tërhiqem zvarrë dhe e kap një patate me gojë ashtu i lidhur edhe gjysmën po e këpusja vetëm kur hapet sporteli dhe bërtet ai polici çfarë bën? Ai polici tani më kujtohet ishte nga Mllakastra i quajtur Qemal Azja, ishte shumë i egër shumë i ndryrë, më vonë e kam takuar në kampin e Ballshit si punëtor. I kishte rënë e shoqa difiçit atje në burgun e Burrelit edhe e takoj atje dhe i them “ela Laze”. Unë kam qënë një djalë i shëndoshë gjithmonë kam patur shëndet, ai pati frikë dhe më tha më fal. Më tha unë kam menduar se çdo gjë që fluturohej haet. E lash atë muhabet nuk i thash gjë. Deri në vitin 1973 se dua të jem i sinqert në të gjitha pikat, në Burrel flinin të gjithë në çimento. Në vitin 1973 këta e shtruan me dërrasa por jo birucat. Aty filluan të na japin disa rroba burgu, një peshqirë na shtuan edhe çajin bashk me tre gram sheqer. Unë nuk kam patur ndihma familjare, jam rritur jetim por nuk kam vuajtur shumë se më kanë dhënë shokët. Unë kur shkoja tek krevati gjeja biskota mi kishin dhënë shokët. Kishte raste që bëheshim 3-6 shokë ndanin cigaret, 5 cigare ti 5 cigare unë dhe thoshin do t’ja çojm Bajramit. Kishe 500 gram bukë, kishe një kandar të inprovizuar, domethënë dy copa dërrasa me spango trekëndëshe, këtu vendosnin 500 gram gurë dhe ktej peshoheshe buka dhe sytë e të burgosurve rrinin duke parë nga do anonte. Burgjet komuniste kanë qënë shumë të egra. Tek ne kanë lënë gjurmë. Ne ishim në një vend ku torturoheshim, nuk ke se si i harron këto. Syri jonë ka shirita i ka të gjitha të regjistruara, edhe natën në gjumë kur nuk e shikojmë veten mirë ne shikojm makthe. Nuk mund të kalojn kto gjëra si një cop bukë me djath. Unë kam parë njerëz edhe vetë jam rrahur në mënyrën më barbare, kto nuk harrohen. Galeritë nuk harrohen, thyerjet e këmbëve dhe të duarve nuk harrohen. Jazëk u qoftë atyre personave edhe bashkëvuajtësve të mi që arrijnë ti kalojnë këto gjëra sikur ska ndohur asgjë. Komunistët kanë bërë kërdinë. Ne vetëm punonim, bakri, piriti, të punoje në zonën e dytë të Spaçit të nxirrje pirit ishte 60 gradë nxehtësia aty brenda, detyrimisht ti do zhvisheshe. Kur pikonte pika e acidit në trup dridhej trupi si gjarpër. Ndërsa ata zotërinjtë ngroheshin në një sob jashtë edhe kur dilje të pysnin sa vagonë ke bërë, pse ske bërë kaq, pse ske bërë aq, na lidhnin, na rrihnin. Çfarë të them më. Mendoja njëherë me veten time të vdesi ky Enver Hoxha një orë pas tij të vdes dhe unë. Kur ka vdekur ai unë kam qën në Qaf Bari edhe radioja e kishte dhënë frëngjisht. Të them të drejtën unë nuk kam mësuar ndonjë gjuhë nëpër burgjet, biles kur hyra isha dhe fëmijë nuk e dija ç’ishte politika. Më thot një shok ka vdekur Enver Hoxha. Ishte një Kudret Hoxha shkova e i thash ka vdekur Enver Hoxha, ai bënte sikur nuk dëgjonte. I thash prap ka vdekur Enver Hoxha. Me gjithë mend tha. Po i them. Serioz në fytyrë tha se do na mbysin. I ranë bilbilave dhe po bërtisnin në menxë, kishin mbledhje. Ishte për tu çuditur kishte të burgosur që qanin. Ato ishin lot krokodili, ata qanin dhe rrinin afër me policat. Kishte spiuna nga dora jonë plotë. Kishte ardhur një farë Lek Ymeri, oficer i lartë, 500 burra u futën në menxë. U dëgjua zëri atij ku u tha unë po shoh që ju jeni kënaqur, keni marrë vesh që ka vdekur udhëheqësi i partisë dhe i pushtetit, por nga partia jonë do dalin udhëheqës të tjera. Ata shpreheshin hapur me ne na thoshin ju nuk do dilni gjallë që këtu, ju do mbaroni 10 vite burg ne do ju ridënojm më 10 vite të tjera dhe kështu vepronin. Unë jam dënuar 8 herë. Unë i kam edhe 15 vite për të bërë komunizmit. Unë kur kam dal nga burgu skisha familje, kam flejtur poshtë komitetit ekzekutiv në Tepelenë po binte shi. Atje flejta për siguri se mund edhe të na vrisnin se si i trajtonin gjërat këta. Unë kam dal jo më tepër se 50 kile nga burgu. Unë pështyja gjak edhe kur më ka marrë gruaja për vizitë në spitalin e Beratit. I thonë gruas ky një muaj ose një muaj e gjys ky nuk vete. Shikoja gruan që qante por unë jetova nuk e kam patur shumë problem jetën. Atje nëpër vuajtje mësova mos ta kem problem. Unë e kam çunin 25 vjeç tani, vajzën e kam në universitet 22 vjeç. Kaq mundësi patëm të bënim. Unë vij nga vuajtjet dhe unë u përkas atyre. Kënaqësia ime është kur më vjen ndonjë shok i burgosur në shtëpi. Ne nuk e kemi mendjne për të ngrën e për të pirë e kemi tek kto kujtimet e burgjeve.

Jam Barjam Njazi Dervishaj kam vuajtur 28 vjet burg në të gjitha kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

Kategori
Uncategorized

Beteja për vëllanë siamez të demokracisë

Kukurecaxhiut i mbushnin mendjen për ta zgjedhur si qeveritar të Qytetit pakashumë si vijon:

-Si mund të qeveris unë kur nuk jam veçse një kukurecaxhi i thjeshtë?

-Pikërisht prandaj, ngaqë nuk ke asnjë vlerë tjetër përveçse të qenit kukurecaxhi, je më i përshtatshmi për të qeverisur.

Nga Aurel Plasari

-Në vend të një ndjese për pamundësinë e pjesëmarrjes në protestën e sotme.

A nuk po dallohet gjithnjë më qartë nga beteja për Teatrin që halli i gangut qeverisës nuk qenkësh vetëm rrënimi i kompleksit historik ku ndodhen sot dy ndërtesat e teatrove? As vetëm tjetërsimi i pronës publike? Nga teknika e mbrapshtë që po përdoret ndaj njerëzve të Teatrit si dhe ndaj publikut – nga njëra anë kulaçi dhe nga tjetra kërbaçi – po kuptohet vullneti për të vënë nën kontroll, madje mundësisht nën komandë, Teatrin.

Përse vallë kështu?

Sepse Teatri është vëllai siamez i demokracisë. Dhe një agresion ndaj demokracisë nuk mund të mos përthyhet automatikisht në goditje ndaj Teatrit. Në historinë e qytetërimit europian Teatri lindi pikërisht në të njëjtën hapësirë dhe të njëjtat rrethana, në Greqinë e lashtë, ku lindën edhe e shumta e shkencave që ende i trashëgojmë e i zhvillojmë, ashtu si edhe vetë demokracia. Aq të ndërthurur ishin motër e vëlla ose vëlla e motër, sa shpesh qenë të njëjtat turma prej 4.000 vetash që, nga njëra anë, dyndeshin në amfiteatrot e  hapura dhe reagonin gjithë ashk ndaj tragjedive a komedive, ndërsa nga ana tjetër rrëmbushnin sheshet duke bërtitur për të vendosur luftën ose paqen.

Kur ajo demokraci e drejtpërdrejtë – e tillë sikundër qe atëherë – mori teposhtën afërmendsh që vëllai saj siamez reagoi i pari ndaj sinjaleve të lëngatës, d.m.th. Teatri. Kush sheh sot komeditë e Aristofanit mund të arsyetojë vetë se çfarë simptomash duhet të kishte përkapur komediografi provokator nga ajo dekadencë demokracie në Qytetin e vet. Ishte epoka kur bëhej fjalë për qytete-shtetet.

Ju ka qëlluar, për shembull, ta njihni

Kukurecaxhiun e Aristofanit? Jo?

Beteja për vëllanë siamez të demokracisë“Kukurecaxhi” ia pati përkthyer profesionin Spiro Çomora. Me gojët e dy personazheve bënte satirë me të  Aristofani në skenën e hapur të Teatrit. Nuk e kam librin për duarsh këtu ku ndodhem, por më ka qëlluar ta shoh në disa skena dhe e mbaj mend dialogun politik, kur pikërisht Kukurecaxhiut i mbushnin mendjen për ta zgjedhur si qeveritar të Qytetit pakashumë si vijon:

-Si mund të qeveris unë kur nuk jam veçse një kukurecaxhi i thjeshtë?

-Pikërisht prandaj, ngaqë nuk ke asnjë vlerë tjetër përveçse të qenit kukurecaxhi, je më i përshtatshmi për të qeverisur.

-Mirëpo unë s’kam bërë studime për këtë punë, nuk ia kam idenë, di vetëm diçka me të dëgjuar.

-Ja, pikërisht prandaj, meqë i di gjërat si diçka me të dëgjuar, je më i përshtatshmi për të qeverisur Qytetin tonë.  Për të qeverisur nuk duhen njerëz me shkollë për atë punë, duhen persona që të jenë hem injorantë, hem batakçinj.

-Tani, për të më pëlqyer, ky propozim po më pëlqen dhe mua, vetëm se nuk e di saktësisht se si bëhet kjo, qeverisja, që thoni ju.

-S’ka gjë më të lehtë, është tamam zanati yt. Do të bësh po atë punë që ke bërë.

-Po si kështu?

-A je kukurecaxhi ti apo jo?

-Po.

-A i ke thikat në brez?

-Po

-A i grin të përbrendshmet ti? A i hedh në një kazan të madh? I përzien mirë e mirë? A u hedh edhe ca beharna, erëza, sa për lezet?

-Po.

-Ja ashtu si kazani yt është edhe Qyteti ynë dhe njësoj si matarimi i kukurecit është edhe qeverisja.

Etj.

Duke lënë m’anësh Aristofanin, asgjë për t’u habitur që kukurecaxhinjtë, si së lashti si në kohët moderne, meqë Teatri i pengon për ta bërë shtetin si kukurecin e nxjerrin marazin ndaj tij në teknika nga më të mbrapshtat: për ta vënë atë nën kontroll, mundësisht edhe nën komandë. Afërmendsh që, me ndryshimin e epokave, kanë ndryshuar edhe mjetet te vendi i thikave në brez. VINI RE: Ky shkrim është konceptuar enkas për Hashtag.al.

Kategori
Uncategorized

Debati me shefin-ministër, dy vrasës ekzekutuan shoferin Shkëlzen Qordja.

Ne Garde, nga komandanti gjer tek guzhinieri e dine se ai u ekzekutua ne garazhin e ministrit me automatik me silenciator.

Perveç deklaratave te tyre publike per vetevrasje, Xhafa – Veliu per te mbuluar krimin e shemtuar, te gjitha shkresat per eksperize mjeko ligjore dhe kriminalistike jane nisur me kerkesen per ekspertize per vetvrasje dhe jo per vrasje.

Garazhi vertet eshte gjet i mbyllur por perveç shoferit çelesin e garazhit e mbane edhe shoqeruesi i ministrit, nje kapter lidhje e ngusht e ministrit qe zevendesoi oficerin Celibashi qe u largua para tre muajve nga detyra e shoqerimit te ministrit.

Në gardë të gjithë besojne se pas ekzekutimit nga dy vrases me armen me silenciator te kaperrit shoqerues kryesor i ministrit, vrasesit jane largur te qete dhe e kane mbyllur viktimen nga jashte ne garazh.

Nga grupi i ministrit nuk eshte thirrur per proven e barutit ne duar, krah dhe rroba asnjeri prej antareve te ketij grupi.

Ne fillim tentuan edhe te fshehin faktin se arma e vrasjes ishte e shoqeruesit te Fatzi Droges prandaj kerkuan me urgjence mbledhjen e te gjitha armeve te atij lloji nga oficeret e Gardes. Por pasi u kuptua se cili ishte qellimi dhe oficeret refuzuan dorezimin, u kerkuan atyre te verifikonin numrat ne regjistrin e armeve te Gardes

Mesazhin me nje fjale dy fjale te vetme per familjen e se viktimes eshte shkruar nga vrasesit e tij pas ekzekutimit.

Ne drejtim te viktimes jane shkrehur 7 plumba, tre prej tyre e kane marre ate.

Arma e ekzekutimit eshte gjetur ne pozicion automatik dhe jo ne pozicionin bresheri!

Kjo hedh poshte si tejet qesharak pretendimin se viktima te mund te kete shkrehur armen 7 here.

Arma e krimit eshte gjetur e vendosur ne doren e viktimes, as mushkat e Gardes nuk e besojne se pas shtate te shtenave arma mund te qendroje ne doren e te vdekurit, kuptohet qe pasi e ekzekutuan shoferin, vrasesit i vendosen armen ne dore dhe me pas mbrapa i nisen mesazhin, u larguan te qete nga vendi i krimit pasi ne darken para vrasjes kamerat ishin fikur si rastesisisht.

Disa te dhena tjera:

-Prej disa ditesh Fatzi Droga kishte pezulluar me goje Shkelzenin.

-Ne darke ai pas nje aktiviteti ka bere fjale dhe eshte zene me Xhafen.

-Pas zenkes ai u ka thene dy personave se ky kerkon tani te me largoje pasi une kam punuar dhe zbatuar çdo porosi te tij, por ai e di se une di gjithçka per punet e tij dhe familjes se tyre.

Viktima ate nate se bashku me dy kushurinj dhe dy te tjere kane qendruar deri ne ora 05:20 ne tek Folia.

Aty ai ka shprehur indinjaten e tij ndaj ministrit qe tani kerkon ta flake sikunder eshte shprehur se ai dinte shume gjera dhe nuk do ta kishte te lehte ta sikteriste si limon te shtrydhur.

Deri tani nuk gjendet asnje element i vetem qe te flase per vetvrasje dhe ju keni shume te drejte se kemi te bejme me nje vrasje te mirfillte shteterore mafjoze.

Perpjekjet per te shpallur vrasjen si vetvrasje nga Ministri Xhafa implikojne direkt ate dhe grupin e tij ne kete krim mafioz shteteror te shemtuar!

Kategori
Uncategorized

Projeksioni i CIA për Europën në 2020: Ja ku do të jetë Shqipëria.

Agjencia e inteligjencës amerikane, CIA dhe agjencia Stratfor, parashikojnë ndryshime të mëdha në Evropë deri në vitin 2020, thuhe në një shkrim të botuar në Veçernje Novosti.

Sipas këtij shkrimi, transmetuar nga Koha.net, parashikim i CIA thotë se Europa deri në vitin 2020 do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo e sotme. Europa do jetë e ndarë në tri pjesë – Evropa “e re”, “e vjetër” dhe “ortodokse”.

CIA parashikon se blloku perëndimor, ose “Evropa e vjetër” do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Austria, Britania e Madhe, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda.

“Evropa e Re” do të përfshijë Letoninë, Lituaninë, Estoninë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë, Kroacinë, me çfarë këto vende, dikur anëtare të Paktit të Varshavës, tani do të jenë mbështetësit kryesorë ushtarakë të SHBA-së në Evropë.

Në të njëjtën kohë, agjencia Stratfor parashikon ndryshime të mëdha – forcimin e Polonisë dhe Rumanisë përmes partneritetit strategjik me SHBA, rritja e Turqisë si një fuqi rajonale, me dobësimin e ndikimit gjerman. Këtij grupi do t’i përkisnin edhe Bosnja dhe Shqipëria.

Sipas CIA-s, në zonën ‘katolike’ të vendeve të Evropës Lindore do të ishin nën patronazhin e SHBA-së, ndërsa Shqipëria dhe Kosova, edhe pse CIA i prezanton dhe paraqet krejtësisht të ndara nga këto vende, do të ishin pjesë e “zonës ortodokse europiane” .

Kategori
Uncategorized

Dy hetues të diktaturës me dosje torturash kalojnë vettingun!

Basir ÇOLLAKU

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund te shkoje per ndjekje penale nese ligjin e sheh njeri ne kete humbetire mesdhetare te emeruar Shqiperi. ONM eshte vetem nje kamera qe rri ndezur e as e pyet kush, por daten e marrjes se shperblimit financiar mujor e ka qoke te patrazuar.

Ndoshta dhe me teper, nese Rama me marifetet e tij lobuese e paguese ua ka gjetur anen. Nuk po ndaloj ne informacione konfidenciale si prova shemtie te asaj qe po ndodh.

Nje miku im me tregon se nje vettues i kish thene se ne na vjen lista gati nga hyqymeti, meqe jemi ne mandatin turkrusidashess dhe na porosisin ke te leme e ke te marrim. Nderi me nder thoshte ai. Mua me kane sjelle ketu e do me dergojne me lart pastaj. Vendet po hapen ne seri. Artan Laze ishte gjyqtari, kerkesa e te cilit nxori domethenien e asaj çka po ndodh. KPK thote se jane tre kritere vleresimi, moral, profesional, pasuror.

Nderkohe KPK vete eshte thjesht nje trupe politike e pakontrolluar. Po rojet kush i ruan?! Kthehemi te pyetja e drejte “Laze” perse jo kontroll te integritetit moral dhe profesional?!?!

Kush urdheron?!!

Fatmira Luli e perzgjedhur nga shoqeria civile (se ku gjendet kjo shoqeri civile, ndryshe e gjitha Sorors) kalon e kandidon per

Keshillin e Larte Gjyqsor. Ajo bashke me Kujtim Luli dhe Fatmir Xhafa jane trupa e kohes se diktatures, gjykuese dhe torturuese deri ne heqje thonjsh me pinca ne Kruje, atyre qe kishin ngritur nje dolli me raki per cdekjen e diktatorit.

Njeri hetues eshte minister i brendeshem, tjetri eshte ne Apel, ndersa zonja ne Keshillin e Larte te Gjyqsorit. Kosta Beluri qe do te jete ne seancen e sotme para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (te pavarur nga opozita) eshte nje tjeter ish-hetues nga vitit 1987 i kohes se shkuar.

Paralajmerimi pozotiv nga vettuesit qeveritare eshte dhene se pasuria eshte pa telashe. Po ndoshta kane korrektuar edhe ndonje vit ne fillim pune.

Edhe ky eshte kandidat per ne Keshillin e Larte te Prokurorise. Skema eshte gati. Beluri ka qene nje nder hetuesit e te arratisurve ne vitin 90, atyre qe shpetonin pa u vrare apo atyre qe vdisnin ne qeli. Ka zbatuar ligjin do te hidhen vertuesit qeveritare. Po more shoke partie. Po ne reformen e re ka nje ligj ku shkruhet se nuk do te jene ne institucionet drejtuese te Drejtesise se Re demek, ata qe kane punuar ne hetuesine, prokurorine, gjyqtare, te kohes se diktatures. Kozma Jano, nje tjeter kandidat per KLGj ishte perzgjedhur por ngeci si i doli nje pjese e dosjes per bashkepunimin me Sigurimin e Shtetit. Nipi i Adil Çarçanit do te jete nje tjeter zgjedhje e skemes.

Te tjere jane ne rradhe duke pritur dhe rikthimi i plote i pasuesve te sogurimit dhe hetuesise se komunizmit tani eshte nje realitet deshperues. Ndersa ata qe jane djathtas dhe skane lidhje me diktaturen ka tre muaj qe sulmohen nga media qeveritare, media qe ze 98 perqind te gjithe medias. Atyre edhe nese kane bere sherr me grate apo burrat, apo u kane blere femijeve akullore ne dimer u quhet shkelje skualifikuese nga Komisioni i Kualifikimin dhe sehirxhinjte e moniorimit nderkombetar. Ndaj po rreshkasim turqisht dhe rusisht ne kahun e drejtesise enveriane. Kush vetegenjehet ndryshe ka nje dore revani e nje dore byrek qe po e pertyp pacipesisiht. Poshte vettingu rrofte vetingu, sipas rradhes…

Kategori
Uncategorized

Lamtumira e gabuar e Lu-Vlahutin.

Alfred Lela

Dy ambasadorët në ikje të ShBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë organizuar mbrëmjen e së enjtes një pritje lamtumire. Festa është ‘përplasur’ me seancën e Parlamentit, e cila ka kapur dje 12 orëshin e një debati gjithë thepa, që ka pasur në qendër ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Me punimet e Kuvendit e ka përligjur opozita mungesën në ‘përcjelljen’ e dy ambasadorëve të rëndësishëm, por burime në PD i thanë Politiko.al se, nuk ka qenë seanca plenare, por një arsye tjetër për ‘mosbegenisjen’. Pikërisht vendi ku është mbajtur pritja, një vilë në kompleksin Rolling Hills të blerë nga përfaqësia e Bashkimit Europian gjatë mandatit të Romana Vlahutin. Kjo imobiliare ka mobilizuar opozitën, që e ka denoncuar blerjen e vilës si aferë korruptive të ambasadores.

Deputeti Genc Pollo ka qenë më i drejtpërdrejtë, në Twitter, ku ka shkruar se amabasadorët nuk përfaqësojnë më vullnetin e qeverive që i dërgojnë pranë qeverive pritëse, por e kundërta, bëjnë punën e pritësve. Një aludim jo shumë i fshehtë për Lu dhe Vlahutin. Në një prononcim të mëpasëm mediatik, deputeti demokrat ka shtuar se e ka refuzuar ftesën për të qenë në party-n përcjellës të dyshes së ‘superfuqive’.

Kjo është kronika, po cila është simbolika, aksidentale apo e zgjedhur, pas vendimit të dy ambasadorëve për të organizuar një ceremoni përcjellëse, bashkërisht dhe pikërisht në atë vend?

Si fillim ata kanë vendosur një precedent, duke u bërë të parët përfaqësues të Europës dhe Amerikës që organizojnë, dy-në-një, falmeshëndetin e tyre me përfaqësuesit politikë, mediatikë dhe të shoqërisë civile të Tiranës.

Me një precedent është përgjigjur edhe njëra anë e spektrit politik në Shqipëri, duke e bojkotuar festën e përcjelljes së amabsadorëve më të rëndësishëm në Tiranë. Në një kuptim politik, ajo që Lu e Vlahutin e nisën si festë, u kthye në një funeral. Në rendin e gjërave, kuptimi dhe logjika e kanë se ambasadorët e huaj ‘kanë për detyrë’ pajtimin e të dy palëve politike në Shqipëri, vazhdimisht të acaruara me njëra-tjetrën. Kur diplomatët largohen dhe njëra palë është e acaruar me ambasadorët, aq sa refuzon një përcjellje kortezie, diçka është thyer në atë që, në fillim quhet ‘mision’ dhe në fund mbyllet si ‘tërheqje’.

Sidoqoftë, jo vendimi i çiftimit në lamtumirë, por vendi ku u vendos të jepej kjo pritje, vila në periferi e ambasadores Vlahutin, ishte e pavend, e pagjetur, e pashije dhe një provokim i hapur për opozitën.

Me gjestin e fundit, që bart një papjekuri fëminore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin largohen me kokën pas si Tom Sojer dhe Hakëlberi Fin pas një çapkënllëku.

Udha e mbarë ju qoftë, por lamtumirën e kishin të gabuar. Jo vetëm si shenjë të siluetës së tyre në politikën shqiptare, por edhe si ‘tokë të djegur’ për dy pasardhësit. Të cilët ndoshta duhet t’i marrin me rezerva raportimet që do gjejnë në zyrat e reja në ambasadat përkatëse në Tiranë.

Kategori
Uncategorized

“Përse nuk më solle dhe një litar të varesha?”

Dy episode mbi korrupsionin dhe kotësinë e vettingut

20 days ago

Nga Anila Hoxha

I kam ndjekur me shumë vëmendje 14 seancat e vettingut dhe deri tani shoh që kontrollet ndaj njerëzve të drejtësisë janë katandisur në mbledhje-zbritje të ardhurash e shpenzimesh. Prisja më shumë.

Por mos të paragjykojmë e le mos ta ngremë këtu pikëpyetjen “a po gjykon vettingu me standart të dyfishtë?”. Sepse tani është me vend të shkruaj për diçka tjetër.

Prej kohësh kam anketuar avokatë e të pandehur ose hallexhinj gjykatash. Avokatët e dinë pyetjen time: Kush nuk të ka marrë lekë? Kush të ka marrë lekë?

Ndoshta edhe vettingasit duhet ta ngrenë këtë pyetje, në formën e hetimit të thelluar që ata thonë. Ndoshta ekzistojnë avokatët që mund të bëhen “të penduar”.

Rasti 1- Një kafe 50 mijë euro

Para pak vitesh po ndiqja rastin e trafikut të 9 kg heroinë, të sekuestruar në portin e Durrësit. Droga u kap në makinen tip ‘Ford’ me targa KJ… procesi shtyhej pambarimisht dhe në krye të 3 muajve në një bar, njëri nga të arrestuarit kryesorë më përshëndeti nga tavolina ku ishte ulur. U befasova. Nuk e dija që ishte liruar.

U ula bashkë me të dhe pyetja e parë që më erdhi ishte “si dole?”. Personi qeshi dhe më tha “çështja u pushua”. Më tregoi se kishte mungesë provash dhe për këtë gjë e kishin ndihmuar 50 mijë euro.

Kishte marrë avokat, por avokati se kishte kapur filmin. Atëherë trafikanti përmes kushëririt të tij ishte lidhur me kushëririn e parë të prokurorit , i cili pasi kishte bërë me shenja pazarin i kishte thënë  “takohemi në x vend ose në Petrelë”.

Kafja kuptohet ishte mbyllur me 50 mijë euro. Trafikanti doli. Dy të tjerët që ishin arrestuar me të kaluan në Durrës, sepse nuk kishte më trafik droge. Ata dy të tjerët duruan edhe 6 muaj në burg e më vonë edhe ata dolën. Nuk di të them saktë nëse heroina doli e pastër apo e përzier me paracetamol…

Rasti 2 – Rrëfimi bio i një avokati

Prokurori X nga i njëjti qytet me të arrestuarin i tha avokatit se nuk ishte serioz në kërkesat që bënte. Klienti në fjalë ishte arrestuar për hashash, sepse sipas përgjimeve, rezultoi të përdorte një banesë të vjetër si objekt strehimi për drogën që trafikohej për në Greqi.

Droga i përkiste disa të tjerëve që nuk u gjetën. Avokati ” i hallexhiut” pas bisedës juridike me prokurorin, kuptoi se duhet të ndërronte rrugë.

Por për këtë gjë duhej benzinë.

“Sa kushton t’i japim gaz” – i tha?

Prokurori ngriti njërën dorë me katër gishta. Do të thoshte 40 mijë euro. Nuk do ta harroj pamjen e familjarëve kur u thashë çmimin – rrëfehet avokati.

Më kërkuan kohë të mblidhnin borxhe. Me shtrëngime e gjithë sa mblodhën ishin vetëm 20 mijë euro.

Ju luta prokurorit, vazhdon më tej avokati , që të bënte një lëshim. Dhe ai u tregua human, më kërkoi t’ia dorëzoja 20 paradhënie, dhe të tjerat 3 ditë para pushimit. Ashtu ndodhi.

Kur shkova në paraburgim për t’i dhënë lajmin klientit, për t’i thënë që do lirohej, ai me sytë e enjtur klithi:

“Përse nuk më solle dhe një litar të varesha?” Ai u lirua vërtetë dhe megjithëse kanë kaluar vite, akoma po shlyen borxhet.

Prokurori? Ka ngritur një varg biznesesh nëpër Shqipëri që nuk janë në emrin e tij. Por të dikujt tjetër. Dhe kur të kontrollohet bëj be’ për Zot që do dalë me kredi ose me ndonjë borxh!

***

Me këto duhet të merret vettingu dhe jo me mbledhje-zbritje-shumëzim-pjesëtim. Ju dhamë besim. Por kujdes, njerëzit i njohin njerëzit dhe e dinë kush është çfarë.

Jepuni vendin e nderuar atyre që po ndeshen dhe janë ndeshur me krimin dhe kurrë nuk kanë qenë të preferuarit e askujt. Atyre ju përulem. Sepse i njoh me emra e mbiemra. Ata që kanë dhënë drejtësi! Dhe nuk kanë bërë pazar.

Rasti 3?

E vazhdojmë një ditë tjetër më mirë, sepse në Shqipëri ka një shprehje të dashur të huaj të ONM-së: “Kush di të vjedhë, di edhe të fshehë”.

VINI RE: Ky shkrim u publikua me lejen e autores. Anila Hoxha është një gazetare e Top-Channel, ajo raporton prej vitesh zhvillimet në gjykata dhe prokurori.

Kategori
Uncategorized

Acteku (AZTECO), para 3.000 viteve krijon simbolin tonë kombëtar, dhe me plis ne kokë

Actekët e lashtë kanë qenë një popull shumë i civilizuar që kanë jetuar në Meksikën Jugore.

Kjo statujë 3000 vjeçare e Acteku (AZTECO), tregon qartë kombinimin e duarve të tij duke krijuar Shqiponjën, dheeeee Plis në kokë ndodhet në Mexico State Museum.

Actekët e lashtë kanë qenë një popull shumë i civilizuar që kanë jetuar në Meksikën Jugore.

Kategori
Uncategorized

Video e papublikuar deri më tani: Zyrtarët amerikanë duke i thënë Ibrahim Rugovës “Rroftë Kosova”.

Me rastin e festës së 4 Korrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish-Presidenti Ibrahim Rugova teksa i uron mirëseardhje delegacionit amerikan në Prishtinë, ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikanë, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur… DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 Korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarrë, parada, koncerte dhe piknikë.

Me rastin e festës së 4 Korrikut, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka postuar në profilin e tij në Facebook një video e cila tregon raportin e hershëm miqësor mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në video dëgjohet ish-Presidenti Ibrahim Rugova teksa i uron mirëseardhje delegacionit amerikan në Prishtinë, ndërsa aty dëgjohen zyrtarët amerikanë, (Xho Dioguardi), teksa thoshte “Rroftë Kosova”.

“Kosova shtet i pavarur… DHE NE MIQESI TE PERHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES, thoshte Presidenti Rugova. Urime 4 Korrikun të gjithë qytetarëve amerikanë”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe 4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarrë, parada, koncerte dhe piknikë.

Facebook

Shiko Videon 1:49

Postuar Avdullah Hoti

Kategori
Uncategorized

Deklarata e fortë e Berishës: “Edvin Rama një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar edhe si një ‘adoleshent të droguar’.

‘Edvin Rama ka mbetur një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit dhe nuk nxjerr asgjë në dritë’, tha ish-kryeministri Berisha.

Sipas tij, pas goditjes së marrë nga BE-ja, Rama tani kërkon të shembë Teatrin Kombëtar.

‘Kjo që po ndodh është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje’, tha ish-kryeministri Sali Berisha para gazetarëve.

Kategori
Uncategorized

1946/Qëndrimi burrëror i opozitarëve para pushkatimit

Nga Kastriot Dervishi

Tre organizata opozitare të cilat ishin të paimplikuara me ideologjitë fashiste, naziste apo komuniste u goditën nga regjimi komunist në vitin 1946.

Ngjarjet zhvillohen në vitet 1945-1946.

Bashkëpunëtori i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit “Dara” (i legalizuar më vonë) erdhi nga Korça e nisi takimet me krerët e organizatave në Tiranë.

Ai është personi i parë që raportoi emrat e anëtarëve të organizatave. SEMP-et (seksionet e mbrojtjes së popullit) e Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Beratit u vunë në lidhje me qendrën për të pasur të gatshëm goditjen e grupit në fjalë, grup i cili pretendonte të merrte pjesë në zgjedhje.

“Dara” në gusht 1945 u takua me Ivzi Golen, Sami Qeribashin, Tut Mënikun, Ali Kavajën, etj. Grupin e Musine Kokalarit e bëri të njohur bashkëpunoja “Shkrimtarja”, etj, etj.

Pasi të tre grupet i çuan një notë të përbashkët misioneve anglo-amerikane në Tiranë, në të cilën kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve dhe garantimin e tyre, në janar 1946 nisën arrestimet masive të pjesëtarëve të tre organizatave, por edhe të personave të tjerë pa lidhje me to.

Pas 6 muajsh tortura në shtëpinë e Qorraliut në Tiranë, procesi gjyqësor u zhvillua në Tiranë më 17 qershor – 2 korrik 1946. Nga 37 të pandehur, 4 bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Në përfundim, gjykata dha dënimet, ndër të cilat edhe ato me vdekje. Në ekzekutim, të ndjerët mbajtën qëndrim dinjitoz. Procesverbali i ekzekutimit është si më poshtë:

Sot më datën 3 korrik 1946 në orën 5 të mëngjesit u ekzekutuan të dënuarit me vdekje Qenan Dibra, Hivzi Golia, Sami Çeribashi, Talat Drini, Tut Mëniku, Xhahit Koka, Mehmet Ali Beshiri, Shaban Balla dhe Ali Kavaja. Fjala e fundit e secilit në çastin e ekzekutimit ishte:

1-Talat Drini: Rroftë Shqipëria me Kosovën.      

2-Hivzi Golia: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

3-Tut Mëniku: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

4-Xhahit Koka: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

5-Qenan Dibra: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

6-Mehmet Ali Beshiri: Rroftë Shqipëria me Kosovën.

7-Shaban Balla: Ju lë kujdes fëmijën.

8-Ali Kavaja: Rroftë Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve! Rroftë Shqipëria me Kosovën!

9-Sami Qeribashi: Më në fund t’u plotësua dëshira o prokuror. Edhe ti një ditë do ta paguash si unë. Rroftë Shqipëria me Kosovën!

10-Qenan Dibra dorëzoi një letër të drejtuar familjes, me lutje që t’i dorëzohet.

Kategori
Uncategorized

“NYT” për masakrat serbe ndaj shqiptarëve më 1912 – “Ata

Përparimi i serbëve nuk u ndal.

Më 22 tetor ata morën Prishtinën, duke shkatërruar fshatrat shqiptare nëpër të cilat kaluan.

Gazeta New York Times jep disa përshkrime rrënqethëse të atij tmerri që u ndodhi shqiptarëvet, shkruan MekuliPress.info

“Afër Prishtinës, pesë mijë arnautë gjetën vdekjen në duart e serbëve, jo në luftë të ndershme, por me anë të vrasjeve të pajustifikuara…

Për të kryer këto krime, ushtarët e përfshirë nga çmenduria shpikën metoda të reja mizorie për të kënaqur epshin e tyre për gjak.

Në shumë fshatra të gjitha shtëpive iu vu zjarri dhe, kur banorët fatzinj përpiqeshin t’u shpëtonin flakëve, ata qëlloheshin si të ishin minj.

Burrat pushkatoheshin në sytë e grave dhe të fëmijëve dhe pas kësaj, gratë detyroheshin të shikonin sesi ua copëtonin fëmijët me bajoneta.”

Kategori
Uncategorized

Lajmi i keq për Shqipërinë, Austria ‘shpik’ një fazë të re që do zgjasë procesin e integrimit

Kurz tha se mbështet idenë e një para-anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Austria merr më 1 korrik presidencën e Bashkimit Europian, ndërkohë që prioritet janë përcaktuar disa muaj më parë. Refugjatët, buxheti i BE-së dhe zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor janë prioritet kryesore të Vjenës në gjashtë muajt e presidencës.

Për Shqipërinë është pozitiv fakti që zgjerimi i unionit vijon të jetë prioritet në dy presidenca radhazi, fillimisht i Bullgarisë dhe tani i Austrisë, por deklarata e kancelarit Sebastian Kurz ngre dyshime për kohëzgjatjen e këtij procesi.

Kurz ka theksuar se shteti i tij mbështet një integrim më të madh të Ballkanit Perëndimor në BE, gjithsesi, ai ka folur edhe për një fazë të re në procesin e integrimit, që nuk ka ekzistuar më parë. Kurz tha se mbështet idenë e një para-anëtarësimi të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Faza e para-anëtarësimit nuk lidhet me hapjen e negociatave dhe kancelari austriak nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje, por e sigurt është se shqiptarët duhet të presin edhe shumë vite për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE.

“Ky rajon është pjesë e Europës në aspektin e politkës ekonomike dhe të sigurisë, si dhe është shfaqur një partner i besueshëm gjatë krizës migratore”, ka thënë Kurz.

Shqipëria dështoi të hapë negociatat këtë vit dhe vendet e BE-së vendosën disa kushte të reja që vendi ynë duhet t’i plotësojë nëse dëshiron që negociatat të hapen në qershor të 2019-ës.

Politiko.Al

Kategori
Uncategorized

Pinjollët e diktaturës që po emërohen ambasadorë nga Bushati.

Jo një, por disa nipa, mbesa apo dhëndurë të ish-ministrave apo drejtuesve të diktaturës janë po rehabilitohen nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Edhe ky i fundit, djali i ish-sekretarit të parë në disa rrethe, ka vendosur që të rehabilitojë shokët e tij të fëmijërisë.

I fundit ambasador pasardhës i drejtuesve të komunizmit është Virgjil Kule, gazetari dhe drejtori i RTSH-së që u emërua ambasador në Suedi.

Kule është dhëndërri i Rita Markos, zëvendës i Enver Hoxhës. Pak ditë më parë vdiq Rita Marko dhe menjëherë Ditmir Bushati e propozoi për ambasador në Suedi.

Por Kule nuk është i pari.

Virgjil Kule

Edhe mbesa e Hysni Kapos është emëruar ambasadore e Shqipërisë në UNESC-o. Bëhet fjalë për Ravesa Lleshin, e cila ka disa muaj që është emëruar në këtë post.

Ravesa Lleshi

Një tjetër pasardhës i ish-drejtuesve të diktaturës është ambasadori në Izrael.

Bardhyl Canaj është dhëndri i Anëtares të Byrosë Politike Lenka Çukos, i cili shkaktoi debate ku u emërua Ambasador i Shqipërisë në Izrael.

Kategori
Uncategorized

Lajmi i mirë i moshapjes së negociatave

Alfred Lela

Dikush duhet të dalë e ta thotë, duke mos u stepur, as nga fakti se Ambasada amerikane e quajti ‘pozitiv’, atë që është e qartë si ujët e Valbonës: është lajm i mirë që qeveria Rama mori një JO te pragu i negociatave.

Duke pranuar dy gjëra: refuzimi i qeverisë socialiste është një pengesë edhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë; dhe, skenarët e mundshem ne rast te marrjes se Po-je do ishin me demtues per vendins se sa pengesa.

Atëherë, përballja debatuese që na nevojitet është: a fiton apo humb Shqipëria? Jemi në një prej atyre rasteve, jo të pakta në jetën e individëve dhe të kombeve, ku prej vonesës që prodhon pritja dhe durimi, del më mirë.

Një Po europiane për Edi Ramën dhe të tijtë, që kanë dëshmuar sjellje dhe yrysh joeuropeist, do të thoshte një certifikim i tyre, pasojë e të cilit do të ishin arroganca e shtuar dhe vazhdimi në të njëjtin drejtim që ata e quajnë ‘i duhuri’, por që ngjan si pa krye.

Në rast të një Po-je, kur opozita, apo kushdo, do i përmendnin Tahirin, përgjigja do të vinte flakëritëse: ej, a je në vete, kemi marrë vizë nga Europa!?

Nëse gazetarët, apo cilido, do t’i kujtonin Xhafajn Jr., reagimi do të vinte si krismë pushke: futja kot, BE na hapi negociatat!

Nëse një qytetar do komentonte një gjë për korrupsionin a vjedhjet do kërciste kërcënimi: të q…r…unë kam hapur negociatat!

Këtij begu politik i duhej thënë ndal me një hendek dhe këtë bënë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Nuk do të thotë asgjë fakti se hezitimi, apo mosdakordësia, ishte e Francës, Holandës dhe Danimarkës, dhe se vendet e tjera ishin gati të ngrinin duart në miratim. Mungesa e kohezionit europian flet edhe për mosdëshirën gjermane: të paktën Holanda dhe Danimarka do ta ‘sakrifikonin’ ngurrimin e tyre përballë trusnisë gjermane. E cila ka ardhur saktësisht pas plojës së prodhuar nga vetë Rama gjatë vizitës në Berlin, kur u mundua që defektet t’i mbulonte me sulme në vend të përunjësisë.

Ka nga ata që mendojnë se mbikqyrja europiane, në rast të hapjes së negociatave, do të kishte qenë më ndikuese te ndryshimi i mundshëm i Ramës, dhe se reflektimi i tij përballë Jo-së do të jetë më i ngadaltë, ose i pagjasë.

Këtu hyn në punë një dallim thelbësor, që shpjegon edhe një kontradiktë apo paradoks në superstrukturën europiane. Bëhet fjalë për dallimin mes burokracisë së BE dhe Europës politike. E para dha një rekomandim pozitiv, me njëfare shkujdesjeje në raport me standardet e Shqipërisë, që shumë mund ta lexojnë si dashamirësi ndaj vendit tonë. E dyta e refuzoi rekomandimin, duke marrë parasysh, sigurisht, kontekstin politik nacional (jo atë supranacional), por edhe duke e situr më me kujdes territorin politik dhe institucional shqiptar.

Kjo, për të argumentuar se z. Rama, në rast të hapjes së negociatave, do ta përdorte sërish Europën burokratike dhe shkujdesjen e saj për të marrë një leje hileqare për një valle trimash në kurriz të Shqipërisë dhe institucioneve të saj.

A e keni vënë re ende spikamën e kësaj hileje shtatshe pa asnjë trimni? Del e thotë se Shqipëria e mori datën e hapjes së negociatave. Nuk skuqet kur bën sikur harron se 28 qershorin (që është nesër) vetë e kishte quajtur ‘një betejë për jetë a vdekje’. Nuk ia bën syri tërr kur dështimin e quan fitore. E të tjera.

Kategori
Uncategorized

LIBËR SHTËPIE! Si kontrolloheshin shqiptaret nga sigurimi.

Libri i Shtëpisë, ishte një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre.

Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre.

Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme.

Ne librin e shtepise shenohej gjithshka, kur te vinin miq, emrat e tyre, deri tek bisedat dhe e kaluara e tyre. Pra ishte nje raportim familjar ne organet e sigurimit te shtetit.

Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60.

Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.

Në pamje: Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës.

Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici.

Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, klerik dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit.

Foto: AQSh.

Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që

banonin në të për periudha të përkohshme.

Çdo gjë që bëhej ne shtëpi duhej të shënohej në librin e shtëpisë, biles edhe sa lugë kish në shtëpi.

Cdo kush që futej në shtëpi, shokë miq, bisedat duhet të shënoeshin në këtë libër, dhe pastaj i vihej pullë mbas cdo imformacioni që shkruej aty, me një fjalë nje informacion për sigurimin se çfarë bëhej në çdo shtëpi.

Nëse nuk shënohej apo harroej diçka të priste burgu.

Ky libër filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60.

Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes.

Libër shtëpie veç familjeve ishin të detyruar të mbanin dhe institucionet fetare, që sigurimi i shtetit të kontrollonte deri dhe ne hyrje daljet dhe faljet e besimtarëve në këto vënde.

Në pamje:

Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës.

Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici.

Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, clerk dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit.

Foto: AQSh.

Kategori
Uncategorized

Zëri i Amerikës kundër Ramës: Po ua jep naftën rusëve të Putin.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është vënë në vështirësi serioze gjatë një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës në lidhje me akuzat sipas të cilave qeveria shqiptare po favorizon disa kompani të lidhura me kompaninë ruse Gazprom.

Siç shihet edhe në intervistën më poshtë, Ministri Gjiknuri është munduar të shmangë pyetjet e drejtpërdrejta të VoA rreth investigimeve të kryera sipas të cilave qeveria Rama ka zgjedhur një kompani (Transoil Group) e cila ka detyrime të praprambetura në para apo sasi nafte ndaj Alpetrolit si dhe ka shkelur afate që i shërbejnë punës së saj.

Intervisa e Gjiknurit për Zërin e Amerikës

Zëri i Amerikës: Meqenëse po flasim për kushtet e BE-së që kërkon ndër të tjera efikasitet në luftën kundër korrupsionit. Zoti ministër, në Shqipëri është drejt finalizimit marrëveshja në fushën e hidrokarbureve për tre vendburime të naftës atë të Cakran-Mollajt, Gorisht-Koculit dhe Amonicës. Ministria juaj 9 maj ka urdhëruar ngritjen e një grupi negociator për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure me kompaninë Transoil Group AG. Por në shtyp janë hedhur dyshime, falë dhe investigime të kryera se ju po favorizoni në kompani të lidhur me kompaninë ruse Gazprom. A keni ju ndonjë koment lidhur me këtë?

Damian Gjiknuri: Kjo përzgjedhje është bërë në bazë të një procedure të hapur ndërkombëtare. Së dyti, kompania Transoil, që ju përmendni, ka një veprimtari në Shqipëri qysh në vitin 2011-12, në mos gaboj, si një kompani e regjistruar në Zvicër. Pra, kjo nuk është një gjë e re. Së treti, nuk kam një informacion të tillë dhe doja t’iu thoja, që nëse do të ishte e tillë, ju mendoni që zyrtarët amerikanë, të cilët bashkëpunojnë shumë afër me qeverinë shqiptare në sektorin hidrokarbur do të kishin mundësi të takoheshin me mua dhe të mirëprisnin në një aktivitet kaq të madh ndërkombëtar, nëse interesat amerikane do të viheshin në dyshim? Besoj se kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje, pasi gjithçka që është bërë aty është transparente, është diçka në proces, sepse negociatat nuk kanë përfunduar. Në marrëveshjet hidrokarbure duhen pranar termat që dëshiron qeveria shqiptare dhe që mund të pranohen nga investitori. Por në dijeninë time, nuk kam asnjë provë që mund të ketë akuza të tilla. Për herë të parë, Shqipëria po zhvillon procedura të tilla transparente në fushën e naftës, sepse më parë jepeshin në mënyrë direkte.

Zëri i Amerikës: Lidhja sipas investigimit në media është vënë re tek një letër që përfaqësuesi në Shqipëri i Transoil Group AG Shefqet Dizdari i ka bërë zv/drejtorit të zhvillimit të biznesit ndërkombëtar të Gazprom Neft, pas shfaqjes së interesit në 2017 të kompanisë “Jurimex Kommerz Tranzit Ges”, për këto tre vendburime.

Damian Gjiknuri: Së pari, unë nuk e di se çfarë komunikimesh kanë kompanitë. Gazprom është një kompani e madhe që operon me shumë kompani në Europë. Por nuk di dhe jam i sigurtë për këtë, që nuk ka një interes të Gazpromit direkt, apo një kompani e lidhur direkt me Gazpromin, që të mund të shtjerë në dorë këto fushat e naftës. Sa komunikime ka Gazpromi me kompani të tjera unë nuk mund të hamendësoj. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë, që nga ana ligjore nuk ka ndonjë ndalim për kompanitë ruse apo nga shtete të tjera për të marrë pjesë; nuk ka ndalim ligjor. Është tjetër gjë se çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare brenda autoritetit që ka dhe brenda klauzolave të sigurisë kombëtare për të refuzuar një ofertë ose jo, por nga ana ligjore nuk është se origjina e kapitalit ndalohet përveçse kur ndonjë kompani është në listën e sanksioneve të SHBA-ve dhe të tjerë.

Zëri i Amerikës: A i dini ju se cilët janë pronarët e Transoil Group AG?

Damian Gjiknuri: Është një kompani me shumë pronarë e regjistruar në Zvicër, sepse është kompani aksionere, pra është e tregtuar në bursat e atij vendi. Origjina e kapitalit nuk ka ndonjë rëndësi themelore, për aq kohë sa nuk ndikon në procese që mund të vënë në diskutim sigurinë kombëtare. Kompanitë publike që tregtohen lirshëm, se ju e dini mirë, se jetoni këtu në SHBA, se ato që tregtohen lirshëm në bursa, origjina e kapitalit nuk ka rëndësi, sa kohë që është e rregullt nëpërmjet sistemit financiar ndërkombëtar, unë e quaj të pranueshme. Kompania në fjalë, me aq informacione që kam dhe nga artikulli që ju përmendët, është regjistruar në shtetin zviceran, dhe së dyti, ka operuar në Shqipëri, përpara se të bëhesha unë ministër.

Kategori
Uncategorized

Prestigjiozja franceze “ia plas në sy” Edi Ramës: Paratë nga droga i bën politika, Shqipëria “Kolumbia e Europës”.

Shqipëri, “paratë nga droga janë bërë paratë e politikës”

Dyshimet e forta të bashkëpunimit midis qeverisë socialiste dhe trafikantëve të drogës pritet të peshojnë shumë në diskutimin për negociatat dhe pranimit të vendit në BE, të cilat do të diskutohen në Këshillin Evropian të enjten dhe të premten.

“Të armatosur deri në dhëmbë, policia zbret dhe siguron zonën, përpara se të rrethojnë parcelat me kanabis që do të priten dhe digjen”. Për vite, këto imazhe kanë qenë shprehja e aksionit të qeverisë shqiptare kundër trafikantëve. Duke ilustruar “luftën e pamëshirshme kundër krimit dhe drogës” premtuar nga Kryeministri Socialist Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, ata rregullisht i reklamojnë në në televizionet shqiptare. Por imazhi që është grisur përpara kamerave është më shumë invazive.

Makina e dyshimtë

Në qoftë se “kryeqyteti i njohur i kanabisit”, Lazarat, me një prodhim vjetor prej gati 1000 ton, ra në 2014, fara e saj është përhapur. Në vitet në vijim, kultura u përhap në të gjitha malet, duke e bërë Shqipërinë prodhuesi më i madh në Bashkimin Evropian. Policia italiane fluturon mbi territorin shqiptar për gjashtë vjet në kërkim të plantacioneve të drogës.

Në vitin 2017, aeroplanët e saj shqyrtojnë një të katërtën e territorit shqiptar. Shumë e përsosur për të qenë i sinqertë. Shfaqja e organizuar nga autoritetet është ndërprerë disa herë: korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar … skandalet goditën gjirin e qeverisë. Në një kohë kur Shqipëria dyfishon përpjekjet e saj për të hapur negociatat për pranimin e saj në BE – e cila do të diskutohet në Këshillin Evropian të enjten – shumë janë duke pyetur: lufta kundër trafikantëve e udhëhequr për pesë vjet nga Edi Rama është vetëm një shaka?

Për oficerin e policisë shqiptare, Dritan Zagani, nuk ka dyshim për përgjigjen. I zhvendosur në Zvicër në azil politik që nga viti 2015, ai ishte i pari që denoncoi lidhjet mes autoriteteve të vendit të tij dhe grupeve kriminale.

“Para vitit 2013, pata një luftë të vazhdueshme ndërmjet trafikantëve dhe policisë. Kriminelët kanë ardhur në pushtet, “thotë Zagani, i cili, nga viti 2009 deri në vitin 2014, ka qenë aktiv kundër trafikut në Itali. Gjatë hetimeve të tij, ai vuri re prania e një makine të dyshimtë: ngjyrë të zezë, ajo përdoret rregullisht nga trafikantët.

“Kam marr numrin e pllakave dhe e kam kontrolluar atë në sistem. Pronari i automjetit: Saimir Tahiri, Ministri i Brendshëm “, thotë polici. Zagani pastaj i dërgon eprorëve të tij një raport që mbetet i paplotësuar … dhe shumë shpejt e gjen veten nën ndikimin e një hetimi të brendshëm, i akuzuar për ofrimin e informatave për kolegët italianë. Pas tetë muajsh “për të jetuar si një i dëbuar”, ai vendos të kërkojë azil në Zvicër.

“Kolumbia e Evropës”

Më tej në jug, edhe autoritetet greke nuk janë shumë të kënaqur me bashkëpunimin e tyre me homologët e tyre shqiptarë. Një shembull? Në vjeshtë 2016, Athina kthehet në Tiranë një raport prej më shumë se 1,000 faqesh mbi Klement Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Pronari i një hoteli luksoz në bregdet, ky biznesmen ishte deri vonë në postin e drejtorit të transportit të rajonit kufitar të Sarandës. Grekët e akuzojnë atë si ‘koka’ e një karteli të gjerë të drogës. Pavarësisht nga një urdhër arresti ndërkombëtar lëshuar nga Interpol, Shqipëria nuk ka reaguar dhe ai është ende në arrati … “Paratë e drogës janë bërë para politike”, tha Fabian Zhilla, një specialist shqiptar i krimit të organizuar. Partitë politike kanë mbështetësit e tyre vendas, të cilët financojnë fushatat zgjedhore me paratë e drogës “.

Larg nga të qenit vetëm një çështje e policisë, trafiku i drogës peshon mbi shoqërinë në tërësi. Rritja ekonomike e PBB-së tregon më shumë se 3%, por është larg përfitimit të shumicës së shqiptarëve. Shumë denoncojnë mbajtjen e parave nga droga në ekonominë reale.

Në Tiranë, vendet e ndërtimit janë duke u rritur dhe hotelet luksoze po shfaqen në këtë vend, i cili megjithatë mbetet një nga më të varfërit në Evropë.

“Ne kemi për të strehuar më shumë se 20,000 banorë të rinj në qytet një vit”, u përgjigj kryetari i bashkisë së Tiranës.

Por edhe FMN-ja nuk është i bindur nga këto partneritete publike-private, pasi mbeten të dyshimta lidhjet me origjinën e financimit të bumit të strehimit të kryeqytetit.

Rasteve të korrupsionit, të lidhur me skandalet e krimit të organizuar dhe dështime të tjera të “luftës pamëshirshme kundër drogës” Edi Rama nuk e ka penguar Komisionin të ftojë shtetet anëtare për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por a do të jetë e mjaftueshme procesi i integrimit, ky “shërim” i shpresuar nga Kryeministri, për të vrarë korrupsionin dhe krimin e organizuar? Tani për tani, faktet duken larg përmbushjes së pritjeve të Brukselit …./Politiko.al/

Kategori
Uncategorized

Shqipëria për të tretin vit në Raportin Botëror të Drogave: Vend kyç i trafikut të kanabisit dhe heroinës.

Shqipëria dhe Holanda janë dy vendet më të përmendura për trafikun ndërkombëtar të barit të kanabisit të ndjekura në distancë nga Çekia, sipas raportit vjetor të Drogave 2018, të sapopublikuar nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet).

Ndërsa në hartën globale, Shqipëria është e përfshirë në rrugën e trafikimit të heroinës nga Azia, me origjinë nga Afganistani, që kalon përmes Turqisë dhe më pas i drejtohen Europës Perëndimor. Bullgaria është një tjetër shtet që përfshihet në këtë gjurmë (shiko hartën globale dhe hartën e zgjeruar vetëm për Europën e Azinë).

Raporti i referohet zhvillimeve të vitit 2016. Shqipëria dhe Hollanda raportuan asgjësimin më të madh të bimëve të kanabisit në Evropë gjatë viteve të fundit (Shqipëria raportoi asgjësimin e 5,205 fushave në vende të hapura me një total prej 2,536,288 bimë kanabis në vitin 2016 dhe Holanda njoftoi asgjësimin e 5,856 plantacioneve të brendshme me gjithsej 994,068 bimë të kanabisit.), sipas raportit të UNODC

Shqiptarët përmenden edhe për aktivitetin jashtë vendit, ku në Belgjikë, grupe nga Shqipëria përdorin “zonjat” lokale për të kontrolluar femrat që janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe për t’u siguruar që ato transportojnë drogë.

Ky është viti i tretë radhazi që Shqipëria përfshihet në raportin botëror të drogave. Në raportit e vitit 2017, Shqipëria, përmendej si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë. Shqipëria përmendej gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit.

Raporti, tregjet e drogave në rritje

Raporti thekson se si llojet e drogave ashtu dhe tregjet e tyre po diversifikohen dhe zgjerohen si asnjëherë më parë. Bota po përballet me një zgjerim potencial të ofertës, me prodhimin e opiumit dhe prodhimin e kokainës që kanë arritur në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Tregjet për kokainën dhe metamfetamën shtrihen përtej rajoneve të tyre të zakonshme, ndërsa po rritet trafiku i drogave përmes internetit, pavarësisht sukseseve në mbylljen e platformave tregtuese popullore.

Prodhimi global i opiumit u rrit me 65 për qind nga viti 2016 deri në vitin 2017, në 10,500 ton, vlerësimi më i lartë historik i regjistruar nga UNODC që kur filloi monitorimin e prodhimit global të opiumit në fillim të shekullit të njëzetë, ku prodhuesi kryesor mbetet Afganistani.

Prodhimi global i kokainës në vitin 2016 arriti nivelin më të lartë ndonjëherë: rreth 1,410 ton. Pas rënies gjatë periudhës 2005-2013, prodhimi global i kokainës u rrit me 56 për qind gjatë periudhës 2013-2016. Rritja nga 2015 në 2016 ishte 25 për qind.

Pjesa më e madhe e kokainës në botë vjen nga Kolumbia, e cila nxiti prodhimin e saj me më shumë se një të tretën nga viti 2015 deri në vitin 2016, në rreth 866 ton. Sipërfaqja totale e kultivimit të bimës së kokainës në mbarë botën në vitin 2016 ishte 213,000 ha, nga të cilat pothuajse 69 për qind ishte në Kolumbi. Rilindja dramatike e kultivimit të bimëve të kokainës në Kolumbi, e cila pothuajse ishte përgjysmuar nga viti 2000 deri në vitin 2013, erdhi për një numër arsyesh të lidhura me dinamikën e tregut, strategjitë e organizatave të trafikimit, si dhe një reduktim në ndërhyrjet alternative të zhvillimit dhe në asgjësimin e tyre. Në vitin 2006, u asgjësuan më më shumë se 213,000 ha. Dhjetë vjet më vonë, shifra ishte më pak se 18,000 ha./Monitor

Kategori
Uncategorized

kryeministrat e BE diskutuan sot ofertën e Ramës për kamp refugjatësh.

SOT 16 KRYMINISTRA TË BE DISKUTUAN SOT OFERTËN E EDIT QË SHQIPËRIA TË MBLEDHË 600 MIJË ARABO-MAGREBIANË!!!

Alexander Soros ishte sot në Gjermani për të lobu për kampet e refugjatëve në Shqipëri. Siç raporton para disa orësh ABC News në takimin e sotshëm të 16 kryeministrave të BE në Bruksel: “Plans to set up migrant reception centers in Albania are also under discussion.” (Plani për të ngrit qendrat e grumbullimit të refugjatëve në Shqipëri është ende në diskutim) ndërkohë vetë Alex Soros paska shku me urgjencë në Gjermani për të lobu për ngritjen e kampeve në Shqipëri!

Ja ku e keni: https://abcnews.go.com/…/mini-migration-summit-eu-nations-r…

Ndaj nuk flet Lulqim Sorosi! Ndaj dy rrugë keni:

Atë që duan Ata: MERRNI VALIXHET DHE ZHDUKUNI!

Ajo që na duhet ne: TË MARRIM NGA NJË HU DHE HAJT TI ZHDUKIM KËTA QË DUAN TË NA ZHDUKIN!!!

Kategori
Uncategorized

Berisha paralajmëron: Po mendoj largimin nga ky Parlament, është kthyer në institucion terrori

Everest Dedaj: Zt. Berisha, opozita ka ngritur akuza të forta ndaj mazhorancës në lidhje me krimin…ku është sot opozita? Çfarë reagimi ka ndaj mazhorancës?

Sali Berisha: Mendoj se opozita gjatë dy muajve të fundit, ka ngritur një strategji proteste, e cila vlerësoj unë ka shënuar sukseset e para të rëndësishme, në kuptimin që Edi Rama kudo që shkon pritet me urrejtje, kudo që shkon pritet me protesta.

Shoqërohet nga 800 deri në 900 policë dhe gardistë kudo dhe megjithatë, dalin dhe e bllokojnë për orë të tëra në hotel siç e bllokuan në Peshkopi, se lejojnë të shkojnë fare siç bënë në Klos dhe Burrel. Një kryeministër që ikën me bisht ndër shalë që takohet vetëm me rrogëtarë dhe puthadorë të tij dhe nuk takohet dot me popullin, mendoj se opozita ka shënuar në mënyrë të padiskutueshëm një rezultat të prekshëm në këtë drejtim.

Vendi është sot në një kryqëzim dramatik. Është përdorur shpesh herë fjala rrugëkryq, por kësaj here është rrugëkryq dramatik. Kësaj here, Shqipëria e cila duhet të kishte hapur negociatat në vitin 2016 dhe jo vetëm që s’i hapi, por nuk po i hap dot as në 2018.

Dedaj: E keni analizë këtë zt.Berisha apo keni të thëna?

Berisha: Kudo që shkoj unë dhe këdo që takoj..isha në Gjermani dhe takova plot miq atje. Nuk bëhet fjalë për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë. Kjo është evidente dhe gjermanët kanë qëndrime ndër më të favorshme. Ka të tjerë me qëndrime fatale për procesin e integrimit të Shqipërisë. Është evidente. Nuk janë plotësuar në mënyrë kategorike kushtet. Është evidente që sot drejtësia është degë e ekzekutivit shqiptar.

Është evidente që muajin dhe vitin që do të vlerësohej Shqipëria bëhet grushti i shtetit brenda shtetit. Asgjësohet Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha funksionet e saj i shkojnë indirekt Edi Ramës dhe qeverisë. Paralizohet qëllimisht Gjykata e Lartë me të ashtuquajturën reformë unike në botë.

Unë ftoj çdo shqiptar sot që t’i shtrojë pyetjen vetes; a është Shqipëria vendi që duhet të vendosë modelin që nuk ekziston askund në botë në drejtësi. Këtë nuk e them unë, e tha prokurori amerikan i dërguar për të marrë pjesë në vetting. Një model që nuk ekziston askurrkund, është një model ourellian.

Shkoni dhe pyesni në Maqedoni cili është modeli i reformës? Edhe atyre u kërkohet reformë, por dy modele absolutisht të ndryshme që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ata që e nisën që në fillim për ta parë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, e bënë drejtësinë shqiptare degë ekzekutivi, por me këtë, ata i bënë gjëmën Shqipërisë. Zëvendësuan shtetin ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës.

Dedaj: Është një reformë që është përkrahur shumë nga dy selitë diplomatike, BE dhe SHBA-të?

Berisha: Ata kanë punuar me vendosmërinë më të madhe për projektin Soros. Të dy ambasadorët kanë punuar vendosmërisht për projektin Soros.

Dedaj: Pra janë edhe ambasadorët pjesë e këtij projekti?

Berisha: Sigurisht që janë, nuk ka asgjë për t’u dyshuar. Por ata nuk mbajnë përgjegjësi për këtë. Ambasadorët mbajnë përgjegjësi para qeverive të vendeve të tyre me Kushtetuta. Në Kushtetutën e Shqipërisë ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Ndaj shtetit shqiptar, kanë Konventën e Vjenës. Këtu është problem i Edi Ramës. E di që ndonjëri prej tyre thotë në tavolina; hë mo se nuk është ndonjë gjë pse nuk është Gjykata Kushtetuese.

Dedaj: Thotë ambasador?

Berisha: Absolutisht! Këtu, qytetarët shqiptarë janë të vetmit në Evropë që nuk shkojnë dot në Strasburg. De fakto janë përjashtuar nga Këshilli i Evropës. Sepse duhet të kenë tre shkallët e gjyqësorit siç është ligji botëror i sistemeve të drejtësisë. Kurse këtu, Edi Rama pasi mori Prokurorinë e Përgjithshme, paralizoi Gjykatën e Lartë, mori Gjykatën Kushtetuese. Tani nuk i fsheh dot më. Nuk ka thes që i maskon me asgjë. Kjo është një nga veprat më të zeza të këtij vendi.

Dedaj: Zt.Berisha si dilet nga ky udhëkryq që ju thoni?

Berisha: Dalja nga ky udhëkryq bëhet vetëm nëpërmjet një përmbysje në këtë vend dhe absolutisht rrugë tjetër nuk ka. Largimi një minutë e më parë me një revoltë të fuqishme popullore, të kësaj klike që narko-shtetin.

Dedaj: Edhe revoltë të dhunshme?

Berisha: Revoltë që të largojë me çdo kusht këtë klikë dhe këtë narkoshtet.

Dedaj: Zt.Berisha, duket se opozita të gjitha aksionet i lë “rrugëve”…

Berisha: Nuk gjykoj se i ka lënë rrugëve. Në këtë periudhë, opozita ka përshtatur një qëndrim; po lobon për hapjen e negociatave. Pse opozita po lobon për hapjen e negociatave? Fillimisht, bashkëbiseduesit tanë hapnin sytë; që këtej thoni se standardet nuk janë plotësuar dhe këtej thoni të hapen negociatat. Po të hapen, sepse hapja e negociatave bën të mundur një vëzhgim shumë më serioz të zhvillimeve. Mbi bazën e këtij vëzhgimi, një ndihmë shumë më eficente për rikthimin në Shqipëri të shtetit ligjor dhe funksionimit të ekonomisë së tregut dhe sistemit demokratik. Kjo është motoja që na bën ne kudo, kryetari i opozitës, deputetët, mbajnë këtë tezë në çdo rast. Natyrisht, opozita po organizon kudo me dhjetëra e dhjetëra protesta, por opozita është e vetëdijshme se në mënyrë absolute, zgjidhja e vetme është revolta e përgjithshme popullore. Do ta realizojë këtë opozita apo jo, do ta shohim në kohërat që vijnë.

Dedaj: Në gjykimin tuaj si politikanë me eksperiencë, ka aftësi për ta realizuar këtë?

Berisha: Në gjykimin tim, i ka aftësitë dhe kushtet të gjitha ekzistojnë për këtë. Pa këtë revoltë, në mënyrë absolute, Shqipëria do të kalojë nga një dështim, në një dështim tjetër, nga një e zezë në një të zezë tjetër. Edi Rama këto ditë për të mbuluar dështimet, lidhjet e tij me krimin, drogën etj, po i bën Shqipërisë gjëmën me dy ndëshkimet më të mëdha ndoshta, njëri prej tyre që nga themelimi i shtetit shqiptar dhe tjetri në histori. Edi Rama këto ditë po bën gjithçka t’u shesë detin grekëve vetëm e vetëm të marrë hapjen e negociatave. Unë kam burime të brendshme, ka atdhetar dhe patriot në atë ekip, grupin negociator. Burra atdhetarë të cilët nuk e shesin interesin e vendit të tyre në atë mënyrë.

Ata më kanë informuar qartë se deri para një jave është zhvilluar një takim me palën greke, në të cilën është dorëzuar marrëveshja e pa negociueshme nga pala greke dhe me urdhrin e prerë që nuk do të mund të përdorni fjalën “ekiti” se ne nuk e njohim.

Nocioni i “Ekiti-së” është edhe themeli i vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nuk do mund të përdorni fjalën koncesion. Merreni, kjo është marrëveshja. Shqiptarët duhet ta dinë se kompjuteri dhe programi me të cilin duhet të bëheshin matjet dhe përllogaritjet është blerë me datën 25 apo 26 maj.

Gjithçka tjetër është bërë në favor të qeverisë greke, pa matje nga një faqezi, që kryeson grupin negociator, një Skapi, Skapi dhe spiuni Meçollari, të cilët kërcënojnë anëtarët e tjerë të ekipit që thonë haptas se ne jemi këtu për negocim dhe negociata nuk ka.

Negociata thotë Skapi, një i pafytyrë që mendon se mund të shesë kollaj. Ai vërtetë mendon se mund të ikë në Greqi, por ndëshkimit nuk do t’i shpëtojë kurrë për aktin e tij. Çfarë tha Edi Rama me Ditzi Bushatin pardje? A e lexuat se çfarë argumenti dhanë? Gazetarja i tha mos e keni presion që po nxitoni kaq shumë?

Jo thotë.

Mirë ne po ta kemi presion, por Greqia presion e ka? Greqia po merr pasuri përrallore.

Greqia do t’i mposhtë këta plehra për të grabitur detin. Greqia bën një gabim historik ndër më të mëdhenjtë, hap një konflikt të ri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Greqia nuk mund të grabisë në këtë mënyrë pse gjen një zoograf të dytë si Edi Rama.

Dedaj: Zt. Berisha sa i besueshëm jeni ju në këto akuza, për faktin se ju kur ishit kryeministër, Gjykata Kushtetuese ju rrëzoi?

Berisha: Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe unë e respektova plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dy gjëra ju them shqiptarëve; ka një ekspertizë të bërë për atë marrëveshje.

Nuk ka marrëveshje ideale, nuk ka marrëveshje që fiton plotësisht. Vetëm nëse pala tjetër është pa tru. Palë pa tru nuk ka. Për atë marrëveshje, Gjykata Kushtetuese tha se duhet të bëhet edhe një herë duke zbatuar parimin e ‘Ekitisë”. Çfarë ka thënë ekspertët ndërkombëtarë që i kanë në Ministrinë e Jashtme?

Kompania ndërkombëtare që ka zbatuar marrëveshjen, ka thënë që kjo është një marrëveshje e bazuar në proporcion. “Proper agreement”, do të thotë e duhur si marrëveshje.

Unë nuk bëra asnjë fjalë. I thashë palës greke, që marrëveshja u bë dhe marrëveshja dështoi. Sipas rregullit ndërkombëtar kur marrëveshja dështon shkohet në Gjykatë. Ky është rregulli. Nuk shkohet në Gjykatë pa bërë një marrëveshje. Ne e tentuam marrëveshjen, e cila e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese.

Pala greke ra plotësisht dakord. Paraqiti një kërkesë që të mos shkojë në Gjykatën e Hamburgut por në Gjykatën e Hagës. Greqia ka vendosur që njeh vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Detit, Shqipëria akoma nuk ka firmosur por do firmoste.

Të hapësh një kapitull konflikti se gjen dy spiunë në ekip dhe dy apatritë në qeveri, kjo përbën një vepër të shëmtuar. Grekët duhet ta kuptojnë se ka ikur koha kur copëtoheshin trojet shqiptare pa pyetur shqiptarët.

Dedaj: Zt.Berisha ju keni deklaruar se kryeministri Edi Rama në shkëmbim të çeljes së negociatave, do jetë pro pritjes së refugjatëve. Ju jeni kundër një kampi refugjatësh?

Berisha: Absolutisht kundër! Nëse Shqipëria pranon të marrë ish-terroristë të ISIS që janë valët e fundit të refugjatëve, Shqipëria bën një vetëvrasje dhe Shqipëria bëhet gurë e krim e pëllëmbë e krim.

Shqipëria po eksporton krim nga mëngjesi deri në darkë në mbarë Evropën dhe vendi i vetëm në Evropë që nuk mund të menaxhojë është Shqipëria. Së dyti, si u mbajtën refugjatët e Kosovës? 700 mijë prej tyre është mbajtur në familje shqiptare.

Pa pyet prej tyre kush është i gatshëm të mbajë? Terroristë të ISIS të lidhur me ta? Asnjë them unë! Vetëm rrethi i Kukësit ka mbajtur 150 mijë qytetarë të Kosovës. Çfarë ishin vëllezërit tanë? Qëndruan tre muaj dhe u larguan. Brenda një jave janë larguar mbi 800 mijë shqiptarë nga Shqipëria në Kosovë.

Kanë ngelur gjithsej 600 vetë tek një kamp atje tek pishinat që kishin probleme të tjera që nuk ktheheshin. Të krahasosh terroristët e ISIS me refugjatët e Kosovës do të thotë të jesh si Edi Rama që je i gatshëm të ndëshkosh me çdo çmim vendin tënd për karrigen tënde.

Të pretendosh të marrësh 600 mijë, e shndërron Otranton me qindra mjete skafesh që po vijnë edhe këto ditë në Shqipëri në varrezën më të madhe të Mesdheut në kohëra. I bëj thirrje qeverisë italiane që mos pranojë një nismë të tillë se në mënyrë absolute të gjithë ata me skafe do të vërshojnë drejt Italisë.

I bëj thirrje vendeve perëndimore, Komisionit Evropian të mos pranojnë ofertën e Edi Ramës sepse aq sa realizoi armët kimike do të mund të realizojë këtë. Ne nuk jemi kundër emigrantëve. Ne nuk jemi për të mos ndihmuar njerëzit në nevojë.

Por jemi se kjo do të ishte një barbari e vërtetë për emigrantët në Tiranë. Edi Rama e bën këtë vetëm e vetëm për të marrë një “PO” për hapjen e negociatave pa kushte. Por Shqipëria nuk ka asnjë kusht të vërtetë për hapjen e negociatave.

Dedaj: Zt.Berisha me gjithë këto probleme që ju listoni për mazhorancën, a vazhdoni të mendoni dhe keni si opsion djegien e mandateve?

Berisha: Unë gjykoj që kolapsi i plotë i reformës në drejtësi ka bërë çdo institucion tjetër fiktiv në këtë vend dhe të gjitha pushtetet i kanë kaluar Edi Ramës. Jo një herë, por të paktën 50 herë në ditë, unë mendoj që se pse rri në atë Parlament dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi. Unë do të respektoj vendimet e opozitës. Por në kushtet e asgjësimit të drejtësisë dhe shndërrimit të saj në një degë të ekzekutivit, Parlamenti është një institucion i terrorit të pushtetit të Edi Ramës dhe një institucion që nuk meriton as 4 minuta të ekzistojë.

Dedaj: Do e propozosh sërish në grup?

Berisha: Unë them që grupi nuk ka pse grupi të ndikohet nga unë. Grupi merr vendimet e veta, nuk ka pse ndikohet nga unë.

Dedaj: Zt. Berisha e di që e keni ndjekur debatin për sa i përket Bashkisë së Hasit me dekorimin e atentatorit të Azem Hajdarit. Keni një koment?

Berisha: Është absolutisht fund e krye vepër e Edi Ramës, i cili udhëhiqet nga urrejtja e pakufishme atërore veçanërisht ndaj Azem Hajdarit. Edi Rama po të mos udhëhiqej nga urrejtja, Shqipëria do të hapte negociatat në 2016-n dhe në mos më shpejt. Edi Rama nëse do të kishte një emër të dytë, mund të quhej pa frikë misster urrejtja. Është njeri i pa karakter, i cili sa herë del i del fytyra e zezë në pah; jo nuk e bëra unë! Për urdhrin e tij, shqiptarët e mësuan një javë përpara se ai urdhër do të zbatohej në Has. Pasi u mor vendimi, ky ka pafytyrësinë dhe thotë se nuk dija gjë. Me këtë tregoi urrejtjen, cili është shteti që do. Edi Rama do shtetin e vrasjeve politike, shtetin e narko-shtetit, do shtetin ku dekorohen, të bëhen deputetë dhe ministra vrasësit. Ndaj do të ishte naive të mashtrohesha me atë që thotë ai nuk dija gjë.

Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët.

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

Ulliri, patatja dhe qeverisja centrifugale.

MORDECAI

Atdheu ynë i dashur po i largon bijtë e vet me shpejtësinë më të pabesueshme, me therrjet më të dhimbshme dhe me cinizmin më tragjik, falë energjive centrifugale të qeverisë së saj. Ajo që duhej të ishte fuga mbledhëse e popullit është kthyer në centrifugën marramendëse, që po i flak të gjithë jashtë.

Paradoksalisht, qeveria po dëbon të gjithë rininë me mesazhet e çmendura që përhap në eterin e qelisë socialiste me dyer të shqyera. Pothuaj të gjithë ata që ikin nga Shqipëria si të papunë, arrijnë të gjejnë punë në shtetet e tjera ku shkojnë, edhe pse nuk kanë kualifikime speciale.

Ndërsa kryeministri i zgjedhur me votat dhe shpresat e këtyre të papunëve u thotë përditë se punë ka, por ju nuk dini t’i bëni. Të ashtuquajturat panairet e punës dhe tubimet e dëgjesave janë për turp e faqe të zezë, autosugjestionimi më i skajshëm i kryeprotagonistit dhe alibia më e dobët e dështimit të qeverisjes.

Koloristi i panjohur i muraleve dhe i shkresave, që përdor kornizat për të mbuluar pasurimin e fshehtë, u tha dikur shqiptarëve se bënë gabim që dëgjuan Saliun dhe mbollën ullinj. Atëherë ishte në opozitë dhe zgërdhihej në një shtëpi të mbushur plot me ullinj, ndërsa mikpritësit i kërkonin të lehtësonte gjetjen e tregjeve për frytet e pemës së paqes.

Ndërsa tani që është edhe i pari i Shqipërisë së mbetur u tha shqiptarëve se bënë gabim që mbollën patate, ashtu si kishin bërë me shekuj në tokat e të parëve. Si atëherë edhe tani, ai sërish zgërdhihet anës një are me patate të sapovjelë nga toka, ndërsa fshatarët i kërkonin rrugëdalje nëpër tregje, tashmë si zot suprem i tyre.

Por rrugëdalje nuk ka në një vend, ku kryeqehajai u thotë bujqve të mos mbjellin ullinj as patate, se për frytet e rrënjëve të tyre nuk ka tregje as brenda as jashtë shtetit. Ky qeverim mjerues të vret duart edhe gjunjët bashkë, të djeg fshatin dhe qytetin bashkë, të fshin ëndrrat dhe realitetin, të errëson sytë edhe mendimin.

Tall ullinjtë e Skënderbeut pikërisht në vitin e tij, zhbën Naimin dhe Rilindjen pikërisht me kodet e tyre, dëbon edhe të fundit shqiptarë që duan të rrinë në shtëpitë e tyre. Të urtët thonin dikur se loti i rrjedh njeriut sapo kujton mëkatin e vet, por nuk ka kohë për pendesë, madje as për zhgënjim, sepse tashmë nuk ka as shpresë e as premtim.