Kategori
Uncategorized

DASH’ ju trajton si koloni të Soros. Lëvizni vetë që t’ju dëgjojnë…

Asistenti e W. Bush/ ‘DASH’ ju trajton si koloni të Soros. Lëvizni vetë që t’ju dëgjojnë...

Jacob Grandstaff asistent i Presidentit të SHBA-s, Xhorxh W. Bush. Ai ka titullin profesor, dhe aktualisht është gazetar e analist i lirë.

Në një intervistë për median rumune ai, ndër të tjera ka thënë:

Puna e ambasadës në Bukuresht dhe kudo në botë drejtohet nga Departamenti i Shtetit. Ideologjia dominuese e të cilit është shumë afër asaj të Sorosit.

Për të qenë më të saktë duhet thënë se ideologjia e DASH është në një linjë me atë të Partisë Demokratike amerikane, ku Soros është një financues i rëndësishëm i ekstremit të majtë.

Shumica e stafit të DASH janë demokratë(janë simpatizantë të Partisë Demokratikë Amerikane). Dikush në administratën amerikane më ka treguar se 80-90 për qind e stafit të DASH janë demokratë; në vitin 2017, në DASH kishte 75 mijë punonjës, dhe kjo do të thotë se mbi 60 mijë prej tyre janë demokratë.

Kjo është arsyeja përse nuk është e lehtë të ndryshosh qëndrimet e DASH në kuptimin që edhe kur në krye të vendit vjen një President Republikan, si për shembull Xhorxh W. Bush apo tani Donald Trump, ata janë të detyruar të punojnë me punonjës që janë në shpirt me Partinë Demokratike, sepse është pothuajse e pamundur të largosh me mijëra vetë dhe të emërosh me mijëra të tjerë.

Kjo është arsyeja që në Rumani duhet të kenë parasysh se situata nuk do të ndryshojë për shkak të qëndrimeve të punonjësve të DASH por ajo duhet të ndryshojë nga brenda Rumanisë.

Rumunët për më tepër duhet të kenë parasysh se DASH e trajtonin Rumaninë si koloni.

Dhe përderisa Rumunët dhe Shqiptarët, nuk do të jenë në gjendje të menaxhojnë vetë vendin e tyre, vendi i tyre do të trajtohet si koloni nga DASH, sic ka vepruar gjatë 10 vjetëve të fundit.

DASH nuk e trajton as Hungarinë dhe as Poloninë si koloni se qytetarët e këtyre vendeve nuk e suportojnë një trajtim të tillë.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri një avokat i shushunjave mëkatare që po përgatiten ta braktisin…

Vijon dritëshkurtësia kryeministrore, që nuk e kupton se tensionet kanë mbërritur në kulm dhe situate është përgjithësisht e sëmurë..

Vijon përzgjedhja e pakuptueshme e Gjykatës së Kukësit, në lidhje me të 11 të arrestuarit protestues, që mbeten në burg.
Vijon të mos ndjehet qartësisht se nervat janë krejtësisht të zhveshura dhe se teprimet abuzive që kanë mbërritur shifra dhe kuota të papërfytyrueshme, nuk kapërdihen më kollaj nga askush.

Realiteti tashmë konsumohet përpara syve të të gjithëve.

Super luks vezullues, sfidues dhe pordhëmadh nga njëra anë, ministrash, drejtorësh dhe sipërmarrësish të përkëdhelur nga pushteti dhe padrejtësi e theksuar sociale nga ana tjetër.

Djelmosha që futen në burg, për pak gjë, me ose pa të drejtë ligjore dhe buaj të korrupsionit që shkelin si harbutë në zyrat e shtetit, me sytë nga arka e qeverisë, grabitqarë të pashoq dhe llapaqenë të sprovuar tashmë.
Të vërtetat janë tashmë bardhë e zi dhe kontrasti i thellë dhe acarues, nuk mbushet dot më, me ngjyrat e rreme të fjalimeve kryeministrore, të cilave u ka rënë shkëlqimi, sepse janë shndruar tashmë në avokatinë e mëkatarëve të mëdhenj të këtij vendi.
Kryeministri avokat, që mbron përkundrejt gjygjit të Opinionit publik, palën mëkatare, palën gjakpirëse, që fryhet si shushunjë në kurriz të shumicës popullore, pa kuptuar as ai vetë dhe as kupola që ka krijuar, po shndërrohet me shpejtësi në një personazh antipatik.

Tepsia dhe Timoni që morri, krejt për vete, e ka lënë si peshku pa ujë, pasiqë nuk ka më se ku të qahet dhe të justifikohet se ja prishin qeverisjen dhe projektet shtetformuese, aleatët dhe “maskarenjtë” e domosdoshëm për të mbajtur pushtetin, në emër të gjoja “gjërave të mëdha” dhe shtetformuese…

Dhe ay, kryeministri, ndjehet i gëlltitur nga antipatia në rritje.
Krejt i paaftë të gjejë Zgjidhje, që ta afrojnë me shumicën popullore, që ndjehet e tradhëtuar, nga ky kryeministër i të Pasurve, që e ka vënë qeverinë dhe shtetin në punë, si të ishte një shtojcë e ca pak kompanive të mëdha shqiptare.
Më rëndë Rama nuk ka qenë asnjëherë deri më sot.

Dhe e keqja është se ai, nuk del dot më nga kjo grackë perfekte detyrimesh dhe ndër-vartësie ndaj oligarkëve, të cilën e ka krijuar vetë, në mënyrë të talentuar…

Mirëpo shushunjat, duan, ashtu si edhe vampirët, gjithmonë e më shumë gjak të freskët konçesionesh… kjo është natyrë e tyre. Nëse ky gjatoshi nuk u shkon tashmë krejt pas oreksit, ata e braktisin…
Sepse e kanë paguar sigurisht “gjobën”, ndaj tij ose ministrave të tij…/360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Ekstradimit të Majollarit nga Suedia, shteti shqiptar mori përsipër se nuk i rrezikohej jeta

Zbulohet e vërteta e ekstradimit të Majollarit nga Suedia, shteti shqiptar mori përsipër se nuk i rrezikohej jeta


Lajmi i vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë është pasqyruar edhe nga mediat suedeze. 28-vjeçari kishte aplikuar për azil në Suedi, por kërkesa i ishte refuzuar. Pesë ditë pasi ishte kthyer në Shqipëri, ai u ekzekutua me armë poshtë pallatit ku banonte në zonën e ish-Kinostudios.

“Ai vazhdimisht thoshte që nëse do ta kapnin, do ta qëllonin”, shprehet Anders Hedqvist, i cili ishte menaxheri i vendqëndrimit të azilit ku rrinte Mario Majollari, gjatë kohës që kërkesa e tij ishte në proces. Ka qenë Maj i vitit 2014 kur 28-vjeçari shqiptar aplikoi për leje qëndrimi në Suedi, shkruajnë mediat suedeze.

Autoritetet vlerësuan se Mario nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se 28-vjeçari thoshte vazhdimisht se ishte kërcënuar kur babai i tij u arrestua. Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil.Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit.

28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist. Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion.Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.

Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”. Irene Sokolow: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”/klan.

Kategori
Uncategorized

Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentet e Kongresit Amerikan)

Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në shkurt të 2017-ës, deklaroi përgjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ se ambasadori amerikan Donald Lu i ka kërkuar arrestimin e një zyrtari të lartë të shtetit, ku pavarësisht këmbënguljes së gazetarit Blendi Fevziu, ai preferoi të mos nxjerrë emër.

Llalla tregoi në emision historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, ndërsa i ishte bërë presion për Bankers Petroleum.

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Megjithatë, emri i politikanit që iu kërkua nga Donald Lu të arrestohej, Adriatik Lalla e ka zbuluar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Mediat kanë ‘zbuluar’ sot një letër të Adriatik Llallës për disa kongresmen në vitin 2017 ku raporton shantazhin dhe ndërhyrjet e Ambasadorit Lu në hetimet e prokurorisë. E para ishte kërkesa për të ndihmuar Bankers dhe e dyta kërkesa për t’i bërë më të lehtë pushtetin Edi Ramës duke arrestuar pa hetim dhe prova ish kryeparlamentarin Ilir Meta.

Në letër shkruhet: “…Donald Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Më tej, Llalla tregon se ambasadorit amerikan mendonte se arrestimi i tij mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, ish-Kryeprokurori shpjegon: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish-Kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen. Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.

Image

Historia e ngjarjes

Vendimi theksonte se vetë Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në afera madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në SHBA.

Shefi i diplomacisë amerikane miratoi ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes, Ardjana Llalla dhe fëmijëve.

Vendimi vinte para nisjes së vettingut dhe u komentua gjerësisht si një vetting amerikan për njerëzit e drejtësisë. Ajo që ndodhi më pas i konfirmoi komentet.

Mes ish-kryeprokurorit dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu pati dukshëm një marrëdhënie të tensionuar. Konseguenca me të cilën ambasadori amerikan e ndoqi rrugëtimin e Llallës, edhe pas largimit nga sistemi i drejtësisë tregon që asgjë nuk ishte rastësi, apo qëndrim spontan.

Në kohën kur ish-prokurori deklaroi largimin nga drejtësia dhe për këtë njoftoi edhe organet e vettingut, ambasadori iu rikthye duke bërë të qartë se historinë e Llallës nuk do ta mbyllë as kërkesa e tij për të mos qenë më pjesë e sistemit të drejtësisë.

Përmes dy mesazheve në Tëitter, Lu reagoi se vendimi për tërheqje nuk i shfajëson ish-zyrtarët nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion, apo shpërdorim.

Reagimi i Adriatik Llallës

Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm iu kundërpërgjigj ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Ëall Street Journal.

Llalla e akuzoi ambasadorin se e ka gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me veprimtarinë e tij.

“Jam i sigurtë se vendimi është marrë bazuar në keqinformimin e dhënë për personin tim nga ambasadori Donald Lu për Departamentin e Shtetit”,-tha ai për WSJ.

Llalla tha për Ëall Street Journal se ai nuk dinte se çfarë provash për korrupsion ka SHBA për të, por ai fajësoi Donal Lu duke thënë se “keqinformoi dhe keqinformoi me qëllim”.

“Ai më ka ofenduar mua dhe familjen time dhe të gjithë trupën gjyqësore dhe të prokurorëve, duke na trajtuar i kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”,- ka thënë Adriatik Llalla për ËSJ.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme

Zëri i Amerikës kërkoi nga Prokuroria e Përgjithshme një qëndrim “nëse do të ndërmerret apo jo ndonjë veprim ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar atij hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në raste të mëdha korrupsioni”

“Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë i jep përparësi integritetit moral dhe profesional të zyrtarëve. Populli shqiptar pret dhe meriton që zyrtarët të punojnë me ndershmëri dhe integritet në të mirë të interesit publik”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa shton se ky institucion “u jep mbështetjen e plotë të gjithë prokurorve që punojnë me përkushtim, dinjitet dhe integritet” e se “gjithashtu mbështet qëndrimin për ndëshkimin e cilitdo që cënon parimet e Shtetit të së Drejtës”.

Rasti i zotit Llalla ishte i pari i një zyrtari të lartë shqiptar ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara marrin sanksione të tilla. /Opinion/

Kategori
Uncategorized

“Vajzat shqiptare, më të nxehta se llava”, shkrimi që tronditi shtetin komunist.

“Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava” ka vizituar Sarandën gjatë vitit 1988.

Ishin disa syresh në atë kohë që ia dilnin të siguronin vizë, ndaj edhe regjimi e kishte të pamundur ta identifikonte mes tyre të huajin e aventurës së rrezikshme. Në këtë shkrim, i cili mbërriti në Tiranë nëpërmjet ambasadës tonë në Stokholm mungonte emri i autorit.

Ai përshkruan me detaje vizitën e tij në qytetin e Sarandës, ku qëndroi disa ditë e ku u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Sipas shkrimit dhe fotos nudo të publikuar në të, vajza quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere. Përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij.

Po sipas shkrimit, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më të izoluar të Europës.

Transkripti i shkrimit të suedezit

Në vitin 1988, vendi më stalinist i Europës nuk jepte as shenjën më të vogël të devijimit nga rruga e Enver Hoxhës. Ndaj edhe mund të imagjinohet skandali që shkaktoi në Tiranë shkrimi intim i turistit suedez, i formatit të revistave rozë. Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.

Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja apo radiot në gjuhë të huaja, të cilat gjithsesi i përmbaheshin fort formatit të mërzitshëm komunist. Për shumë, vendi në këto vite kishte hyrë në një izolim të thellë dhe PPSH-ja i kishte shpallur luftë pa kthim gjithë botës. Në këtë sfond historik, shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në kërkim të Anës.

Materiali në fjalë kaloi në duart e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Sokrat Plaka, i cili do ta kishte të pamundur të gjente dhe përcaktonte se cila ishte vajza nga Saranda, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Materiali i përcillet më 8 mars 1988 ministrit të Punëve të Brendshme të kohës, Simon Stefanit, një ndër drejtuesit më të lartë komunistë, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Stefani, ndoshta ndër ministrat më të shkurtër që njeh historia e shtetit shqiptar, u alarmua nga informacioni dhe i kërkoi ndihmësit të tij, Zylyftar Ramizit të hetonte dhe të gjente me çdo kusht se cila ishte vajza në revistën suedeze. Jo vetëm kaq, por për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.

Nisin hetimet nga Dega e Punëve të Brendshme Sarandë për gjetjen e vajzës. Merren në pyetje njerëz të dyshuar. Të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. Fillon krahasimi i fotove me revistën. Asgjë nuk del në dritë. Fillojnë prapë hetimet dhe ngërçi është po ai. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.

Raporti nga Stokholmi

Ambasada e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në Stokholm ka qenë vigjilente në rastin e botimit të këtij shkrimi. Ajo menjëherë ka bërë përkthimin përgjithësues të materialit pa hyrë në gjërat e turpshme, dhe këtë ia ka postuar Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Për eprorët e tij, ambasadori shqiptar në Suedi shkruan: “Revista e përmuajshme suedeze “Stop Weekend”, nr.10/1988, me 45 mijë kopje, në lidhje me vendin tonë boton shkrimin: “Atje ku vajzat janë të nxehta si llava”

Kategori
Uncategorized

Themeluesi i BE-së, Giscard: Më mirë një Europë më e vogël

Ish-presidenti i Francës, Valéry Giscard d’Estaing, një prej themeluesve të Bashkimit Europian, sugjeron sot një “Europë më të vogël”. Madje ai po mendoj të ndërmarrë një nismë për këtë qëllim ndonëse është 92 vjeç.

Bota ka ndryshuar, por Europa nuk ka ecur përpara…Në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Mastrihtit, Kina nuk ishte kaq e rëndësishme sa është sot dhe SHBA ishte shumë e lidhur me Europën. Ne kishim një politikë të përbashkët tregëtare

citon “Politico” politikanin francez.

Sipas tij, sot “blloku është në konfuzion të plotë”, ndërkohë që ideja e një Europe më të vogël do të përfshinte në formë federative gjashtë shtetet themeluese plus Spanjën, Portugalinë, Irlandën, Austrinë, Finlandën dhe Poloninë. Kjo referuar librit të tij të vitit 2014, “Europa: Shansi i fundit për Europën”, por njerëz pranë tij thonë se Giscard ka ndryshuar disa gjëra pasi edhe zhvillimet kanë qenë të vrullshme.

Sistemi fiskal është çështje kryesore dhe jetike për kohezionin e BE-së, ndërkohë që ish-presidenti e konsideron migracionin si një nga kërcënimet më të mëdha për BE-në.

Europa e ka arritur kapacitetin maksimal për t’i pritur

shprehet ai.

Po kështu një tjetër ide është ajo e decentralizimit të disa kompetencave dhe të drejtave pasi për to politikat nacionale përgjigjen më mirë.

BE-ja nuk është qeveria e Europës. Në këtë moment, Europa nuk ka një qeveri

citohet ai.

Valéry Giscard d’Estaing: Toward a smaller Europe
The EU founding father wants the bloc to move forward with a ‘stronger nucleus’ of committed countries.

By JACOPO BARIGAZZI AND MAÏA DE LA BAUME 4/10/18, 4:02 AM CET Updated 4/10/18, 11:30 AM CET

Valéry Giscard d’Estaing in Paris in 1993 | Joel Robine/AFP via Getty Images

Kategori
Uncategorized

A ka ndonjë fjalë kulla e Surrelit për avionët serbë mbi Preshevë?

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, e fshehur në panik në Kullën e Surrelit, e shmangur nga revolta e njerëzve të thjeshtë në strofkullat e sarajeve të grabitura në Bregdet, është përqendruar në punën hetimore të drejtuar nga kryehetuesi i diktaturës, për të burgosur Opozitën shqiptare dhe nuk e ka në axhendë mbrojtjen e vëllezërve të një gjaku, që jetojnë nën terror në cepin më jugor të Republikës së Serbisë.

Kategori
Uncategorized

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Sikur…!

Nah Guxi Alimani/
———–
Sikur nje dore magjike”deus ex machina” te mund te largonte kopilet e Sorosit nga jeta shqiptare do te ndodhte si me poshte:

-Shume parti te rendesishme do ngeleshin pa kryetar.
-Nga Kuvendi i Shqiperise do zhdukeshin plot 43 parlamentare.
-Nga televizionet e mediat me te rendesishme do zhdukeshin analiste e pronare.
-Ne universitetet private si ai i Naim Çilit do kendonte qyqja dhe jo zëri i bilbilit.
Ah sikur te kishim pak drejtesi e ti dergonim ne kampin muze te Tepelenes keta monstra.

Shqiperise i duhet nje Victor Urban.Ndoshta po i vjen koha..

Kategori
Uncategorized

Kronologji e veprimeve hiç vëllazërore të komunistëve shqiptarë

Kronologji e veprimeve hiç vëllazërore të komunistëve shqiptarë

Pas shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë dhe përgjatë Mbretërisë Shqiptare, shqiptarët e përndjekur dhe të rrezikuar nga Serbia, gjenin strehë të sigurtë në Shqipëri. Kështu menduan nacionalistët e trevave shqiptare, të mbetura jashtë Atdheut amë. Dhe, kur Kosova u ripushtua nga komunistët jugosllavë, disa nga nacionalistët kundërshtarë, kërkuan strehë në Shqipërinë, tashmë, komuniste. Ata u përplasën burgjeve shqiptare, disa syrësh u gjykuan nga gjykata ushtarake, me procedurë të përshpëjtuar dhe u ekzekutuan, si kundërshtarë të komunizmit jugosllav; disa të tjerë shteti shqiptar ua dozëzoi organeve të OZNA-s në Han të Hotit, Mal të Zi, në Morinë, Prizren dhe në Qafë Thanë, Maqedoni. Të tjerët u dënuan me afate të gjata burgimi.

Nga Idriz Zeqiraj 09/04/2018

Sjelljet aspak vëllazërore, për të mos thënë banditeske, të zyrtarëve komunistë të Shqipërisë, karshi Kosovës, janë sa të begata në raste, aq edhe të marrëzishme dhe cinike. Të ushqyer me sovjetizmin bolshevik, ndjenjen kombëtare e konvertuan në atë internacionale. Dhe, kjo dokumentohet me shprehjen e thënë dhe të përsëritur, në mjetet e informacionit qendror shtetëror, në vitet `70-a: “Miqtë kosovarë dhe vëllezërit kinezë!” Po sjellim një pasqyrë kronologjike, të veprimeve të zyrtarëve komunistë shqiptarë, ndaj Kosovës, ndër vite dhe dekada.

1) Qysh me krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë, nga kolonët serbë e malazezë të Kosovës, Dushan Mugosha e Milldin Popoviqi, në nëntor 1941, Enver Hoxha me shokë dërgoi në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare, jashtë Shqipërisë londineze, djemtë e shkolluar në Shqipëri. Misioni i tyre ishte përhapja e ideve komuniste bolshevike në ato treva, me theks të veçantë në Kosovë. Këta djemë, që, tashmë, u bënë kuadro të Partisë Komuniste jugosllave. Dhe, luftuan bashkëkombasit e tyre nacionalistë, përkrah komunistëve tjerë jugosllavë. Më vonë, Brigadat Partizane Shqiptare, hynë në Kosovë dhe, u rrjeshtuan përkrah brigadave jugosllave, kundër nacionalistëve shqiptarë!

2) Një fotografi arkivore, e botuar, së fundi, ku shfaqen policia ushtarake e Shqipërisë, me pushkët e gjata, drejtuar kah rrjeshtimi i gjërë dhe i gjatë, të 1.700 shqiptarëe të pafajshëm, të lidhur me njëri-tjerin, në rrugëtim drejt vdekjes në Tivar. Faktin se kuadrotë komunistë, shqiptarë të Kosovës dhe të Shqipërisë, e dinin për fatin e shqiptarëve të arrestuar, e dëshmon, faktushëm, veprimtari dhe historiani Prof. Dr. Zekirja Cana. Në përzgjedhjen e viktimave të ardhshme, ishin angazhuar edhe komunistët shqiptarë. Me emër përmendët komunisti i thekur Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rrjeshtat e viktimave, në pritje të rrugëtimit për ekzekutim, djemtë gjakovarë.

3) Pas shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë dhe përgjatë Mbretërisë Shqiptare, shqiptarët e përndjekur dhe të rrezikuar nga Serbia, gjenin strehë të sigurtë në Shqipëri. Kështu menduan nacionalistët e trevave shqiptare, të mbetura jashtë Atdheut amë. Dhe, kur Kosova u ripushtua nga komunistët jugosllavë, disa nga nacionalistët kundërshtarë, kërkuan strehë në Shqipërinë, tashmë, komuniste. Ata u përplasën burgjeve shqiptare, disa syrësh u gjykuan nga gjykata ushtarake, me procedurë të përshpëjtuar dhe u ekzekutuan, si kundërshtarë të komunizmit jugosllav; disa të tjerë shteti shqiptar ua dozëzoi organeve të OZNA-s në Han të Hotit, Mal të Zi, në Morinë, Prizren dhe në Qafë Thanë, Maqedoni. Të tjerët u dënuan me afate të gjata burgimi.

4) Rezoluta e Kominternit, prishja e marrëdhënieve ruso-jugosllave, lakeu i Stalinit, Enver Hoxha, zgjodhi padronin më të fortë, duke u bërë vasal i Rusisë sovjetike. Stalini urdhëroi shtetet vasale, kufitare me Jugosllavinë, të organizojnë bandat diversioniste në territoret kufitare, brenda shtetit jugosllav. Krahas Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë, u aktivizua edhe Shqipëria. Hoxha i Tiranës i nxori nga burgu disa nacionalistë të dënuar të Kosovës; disa kosovarë të kohës të Mbretërisë; disa malësorë vendorë të zonave kufitare dhe nën komandën e oficerëve, i futi, herë pas here, në Kosovë dhe gjetkë.

Qëllimi ishte të vrisnin ndoca kuadro lokalë shqiptarë ose të rekrutonin vrasës. Pastaj, UDB-a, (Sigurimi jugosllav), do të fillonte reprezaljet kundër popullatës vendore, jo serbe, kryesisht, kundër familjeve të dyshimta. Qëllimi ishte që të shkaktohej panik e pasiguri, për të ikur sa më shumë njerëz nga Jugosllavia, në shtetet kufitare përrreth saj. Nga të ikurit, mendohej të krijoheshin brigadat e emigracionit politik, në shtetet kufitare të përmendura. Në fakt, ky ishte vetëm një pretekst, përndryshe, Stalini kishte planifukuar sulmin e Ushtrisë së Kuqe sovjetike, madje, kishte emëruar edhe presidentin e ri të Jugosllavisë, malazezin Pero Popivoda, i akomoduar në Tiranë, i cili do ta zëvendësonte Titon dhunshëm. Ikanakët malazezë u dyndën në Shqipëri.

Ndërkohë, Mbretëria malazeze, e lidhur ngushtë me Rusinë cariste dhe tani me bolshevikun Stalin, u trimërua nga propaganda sovjetike se, kinse, “Titoja i ka ditët e numëruara”, u rebeluan, sidomos armata numerike e ushtarakëve malazezë, pjesëtarë të luftës. Ata u goditën, afër 8.000 syrësh u përplasën burgjeve, sidomos në ishullin kroat “Golji Otok”, përfshi këtu edhe anëtarin e Polit-Byrosë, Millovan Gjillas. Pas vdekjes të Stalinit, në mars të vitit 1953, udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik e pasoi Nikita Hrushçov, i cili konsiderohet si liberal i moderuar, natyrisht, për kohën. Ai planin e Stalinit për rrëzimin e Titos, e quajti marrëzi, ndërsa organizimin e bandave diversioniste kundër Jugosllavisë, e quajti “budallallëk dhe akt kriminal”. Pra, i gjithë ai dajak, përgjakje, armqësi e përçarje ndërshqiptare ishte “për mustaçet e Stalinit!”

5) Armatës të atdhetarëve të burgosur në vitet `50-a, iu shtuan edhe çetanikët diversionistë dhe burra e djemë, të ikur ndët vite nga Jugosllavia, në fushatën e dënimeve, nga 10 deri në 25 vjet burg të rëndë, në vitet `70-a, përfshi kaçakun e fundit të Kosovës, Aziz Zhilivoda. Fjala e Enver Hoxhës në Tropojë, në vitin 1970, se “popujt vëllezër shqiptarë e jugosllavë, kanë derdhur gjakun së bashku, në të njëjtat fushë-beteja”, ishte sinjali i qartë se kundërshtarët e jugosllavizmit, duhet ndëshkuar dhe mbajtur burgjeve shqiptare. Kur Dr. Jetullah Gashin, të dënuar me 25 vjet, e sollën për të vuajtur burgun, ishte në mes jetës dhe vdekjes, nga torturat, për të pranuar akuza të pa bëra e monstrume. Ndonëse kishte humbur shpresat e mbijetesës, la një amanet -porosi: “Sigurojeni babain tim se e gjithë akuza është një sajesë dhë se jam krejt i pafajshëm”.

6) Në vitet `80-a burgjet shqiptare i begatuan, kryesisht, burra intelektualë të Kosovës. Ndër ta ishte edhe veterani i arsimit, Shefqet Kelmendi, i dënuari i viteve `50-a, në Kosovë, pjesë e celulës nacionaliste të heroinës Marie Shllaku. Nga grupi i Rugovës, profesor Selim Kelmendi, i la kockat në Burgun e Vdekjes, në Burrel. Ai kishte për nuse Drita Danin, vajza e deputetit markant të Shkodrës, Riza Dani, i ekzekutuar me grupin e deputetëve demokratë, në vitin 1946. Burrat dhe djemtë e Kosovës të dënuar politikë, në vitet `5O-a, `60-a, `70-a dhe `80-a, u liruan nga burgjet shqiptare, me fitoren e pluralizmit politik, në vitin 1990.

7) Demonstratat e vitit 1981, vazhdojnë të hymnizohen dhe të konsiderohen si pararendëse të lirisë. Vërtet, këtë cilësim do ta meritonin, pa mëdyshje, demonstratat studentore dhe të shkollarëve të mesëm të vitit 1968. Sepse, kundërshtia demonstrative e atij Moti të largët, karshi pabarazisë nacionale, ishte e kohëshme dhe u lëndëzua me fitore të prekshme, që nga e drejta e përdorimit të Flamuri Kombëtar, hapja e Universitetit të Prishtinës dhe u parapriu proceseve të tjera progresive. Zyrtarët komunistë të Tiranës, në pajtim me sivëllezërit e tyre komunistë, të prirë nga Hoxha i Prishtinës, për interesat e tyre, i heshtën demonstratat e vitit 1968, sikur nuk ka ndodhur asgjë”!?

Përkundër demonstrimit të 1968-së, mirë të organizuar dhe të qëlluar në kohë e rrethana, demonstratat e vitit 1981 ishin një hile aspak vëllazërore, bile kundra-kombëtare e Tiranës zyrtare. Qëllimi ishte kriminal. Agjitacioni figurativ i intelektualëve të Kosovës, me mirëqenie dalluese, e dukshme në shëndet dhe veshje, në raport me sivëllezërit e tyre në Shqipëri, e bëri të paefekshme propagandën lehaqene të Enver Hoxhës, për Shqipërinë e lulëzuar dhe të begatuar në brigjet e Adriatikut. Goditja e Kosovës, stopimi i një zhvillimi të lakmueshëm, në krahasim jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vendet ballkanike, favorizonte qetësinë dhe mbijetesën e diktatorit Hoxhë, me bandën e tij të Bllokut byroistë. Dhe, me lejen e lobit serb, lehtësisht, u involvua në mesin e rinisë studentore, duke i keqpërdorur, në mënyrën më të vrazhdët, ndjenjat tyre atdhetare e liridashëse.

Goditja e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, duke i dërguar në plumb dy ministrat e saj të fundit, si dhe burgosja e gjeneralëve dhe të oficerëve të kësaj ministrie, disa syrësh pjesë e intrigimit të demonstratave srudentore të vitit 1981, zbuloi të vërtetën e angazhimit të Tiranës zyrtare dhe arsyen, të cekur më lart. Këtë e dinë mirë edhe zyrtari i lartë i asaj kohe të Kosovës, Azem Vllasi. Ai veçsa përmend rolin negativ të Shqipërisë, por, mjaftohet me kaq, pa denoncuar arsyen e vërtetë të kësaj ndërhyrjeje, sa të pakohëshme, aq edhe të dëmshme për Kosovën e viteve `80-a.

Për këtë të vërtetë të hidhur, nuk duhet të ndjehen keq pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1981. Ata ishin të rinj, madje, ishte kohë e hermetizimit të Shqipërisë dhe dashuria për Atdheun mëmë, nuk i linte t`i kuptonin “lotët e krokodilit”, të zyrtarëve komunistë të Tiranës, të cilët i gjakosën dhe ua nxinë jetën shqiptarëve fisnikë, për afro gjysmë-shekulli me radhë. Duket e pabesueshme, por është krejt e vërtetë, se kur policia serbo-sllav ushtronte terror, ndaj studentëve të Kosovës, Tirana zyrtare i mbushte burgjet me brezin e tretë të nacionalistëve shqiptarë.

Ata ngritën zërin se gjyshërit e tye, kishin të drejtë, të cilët nuk e njohën kurrë vëllazërinë me serbo-sllavët. Dhe, brezi i të rinjve të burgosur, quhej “Kontigjenti i Kosovës”. Ja çfarë hipokrizie “alla komuniste!” Por, shqetësuese, madje, e pafalshme, për disa nga ai brez i Kosovës, është vazhdimi i adhurimit, hymnizimit dhe i aprovimit të krimeve të diktaturës komuniste shqiptare, edhe pas viteve `90-a, kur populli shqiptar i denoncoi krimet e tyre, duke i tërhequr zvarrë edhe statujat e turpit.

8) Në vitet `80-a, me ikjen e disa intelektualëve shqiptarë në Evropën demokratike dhe gjetkë në botë, përfshi edhe Jusuf Gërvallën, Enver Hadrin me shokë, filloi organizimi politik i Mërgatës shqiptare. Për ta penguar këtë organizim atdhetar, shteti komunst nisi intrigimet dhe përçarjen ndërshqiptare në Diasporë. Lë të shembullojmë me dy qendrat “diplomatike”, Ambasadën Shqiptare në Vjenë dhe Konsullatën në Stanboll, të cilat e kishin marrë përsipër rolin “pajtues” të grupimit majtist dhe atij nacionalist. Të parëve u thoshin “mos lëshoni pe se ju keni të drejtë”, dhe, “të dytëve jeni në rrugë të mbarë dhe qendroni në mendimet tuaja!” Ky ishte angazhimi “pajtues vëllazëror” i Sigurimsave ” diplomatë” të Enver Hoxhës!

9) Në vitet `90-a, pluralizmi politik në Kosovë, i prirë nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte shpresa e parë e realizimit të aspiratave shekullore për liri e pavarësi. Një prononcim i kërkuar nga Dr. Rugova, për “Zërin e Amerikës”, nëse “Balli Kombëtar Shqiptar” ishte organizatë tradhtare e kolaboracioniste e pushtuesit, Ai do të përgjigjej prerazi dhe argumentueshëm se “Balli Kombëtar”, ishte Lëvizje gjithëshqiptare për liri, vazhduese e dakalogut të Lidhjes të Prizrenit. Dhe, kjo mjaftoi që zyrtarët komunistë të Tiranës, të nisin anatemat kundër Rugovës dhe, njëherësh, edhe emisarët e saj gazetarë e sektetarë partie, për të sabotuar funksionimin e institucioneve paralele, me theks të veçantë, financimin për mbijetesë të Kosovës. Zëdhënëse e zërit të zi të emisarëve të Tiranës zyrtare, u bë fletushka “Zëri i Kosovës”, e cila, pas vrasjes të botuesit të saj të parë në Mërgatë, Jusuf Gërvalla, ndërroi kahje, nga atdhetare, në përçarëse të shqiptarëve dhe kundra kombëtare.

10) Me pluralizmin në Shqipëri, filloi interesimi i shqiptarëve të Kosovës për investime atje, si dhe blerje trojesh e banesa. Nga sjellja zhvatëse dhe haraçi shtetëror, i dështuan të gjitha firmat e Kosovës, si dhe u lanë dorë të lirë bandave vendore, për t`i pushtuar dhunshëm trojet dhe banesat e tyre, njësoj si “komándantët” e Hotel “Rognerit”, pas luftës në Kosovë. Ankesave të pronarëve të ligjshëm, qeveritarët ua rekomandonin gjykatën, për kthimin e pronave të pagguara majshëm. Dhe, nga gjyqet farsë, “dilnin me buzë të kuqe”. Asgjë nuk fituan, i humbën të tëra, sepse drejtësia në Shqipëri kishte marrë fund, bashkë me fundin e Mbretërisë Shqiptare. Dhe, për vendosjn e drejtësisë, dështuan komunistë e demokratë, pa përjashtim.

11) Qysh në nismë të luftës në Kosovë, qeveria e konvertuar nga komuniste, në socialiste, më sakt, neokomuniste, e ardhur në pushtet me përkalljen e Shqipërisë, sabotoi furnizimin për përballjen e lufës. Ilustrojmë me bllokimin fillestar të 43 kamionëve ushtarakë me ngarkesë, në Doganën portuale të Durrësit. Pasi u grabit malli, në serbatorët, rezervuarët e vajit, u hodh sheqer dhe i bllokuan motorët e makinave. Pastaj, fshehurazi “avulluan” kamionët, nga Terminali Doganor portual, me arsyetimin gojor të sekuestros, “për parregullësi dokumentacioni!”

12) Qeveria social-komuniste shqiptare, në koordinim me Lëvizjen Popullore të Kosovës, (LPK), dhe Serbinë me aleatët e saj, planifikoi sabotimin e luftës, sepse donte ruajtjen e statusquosë në Kosovë, me kryeqytet Beogradin. Andaj, pengoi unifikimin, bashkimin e faktorit ushtarak FARK, të themeluar nga Presidenti Ibrahim Rugova, me faktorin “ushtarak” fantomë, inekzistent të LPK-së, me qendër në “Rognerin” e Tiranës. Për ta realizuar përçarjen, pse jo, edhe luftën civile, siç bënë emisarët jugosllavë, Mugosha e Popoviq, në fillim në fshatrat e Vlorës, pastaj në tërë Shqipërinë, krijuan Organizatën kriminale e terroriste SHIK. Organizata ilegale SHIK, përgjaku atdhetarë ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës, në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë dhe pas luftës, duke ekzekutuar 1.800 vetë, të cilësuar si kundërshtarë politikë.

13) Përgjatë luftës, qeveria social-komuniste shqiptare, hapi Agjensinë e Spedicionit “Tirana”, me kuadrin e ish-Doganës të Tiranës dhe asaj të Durrësit, të kohës të monizmit. Ishte e vetmja agjensi speditive e liçensuar, për makinat dhe mallrat e shtetasëve të Kosovës, që hynin në Shqipëri, e cila vazhdoi edhe pas çlirimit të Kosovës. Një marrëveshje e fshehtë, e bërë me zyrëm presedenciale në Tiranë dhe “komandantëve” të “Rognerit”, caktuan një taksë shoqëruese të makinave, deri në Morinë apo Qafë Thanë (Maqedoni), me kuotën, fillimisht, 450 marka, më vonë 350 dhe, pas kundërshtive të shumëta 250 marka. Burokracia torturuese për dokumentacion speditiv, zhvatja e zyrtarëve dhe e sekserëve të tyre, ishte e paskrupulltë. Nëse një fotokopjim i një faqeje A4, në Gjermani kushtonte 5 apo 10 pfenik të markës gjermane, në Durrës duhej paguar 10 marka!!!

Një llogaritje e bërë në atë kohë, nga vjelja taksave speditive, ekstrem të larta, rezultonte se çdo punonjës i agjensisë “Tirana”, fitonte pagë mujore prej 18.500 marka në muaj. Ndërkohë që rroga mesatare mujore në Shqipëri, nuk i kalonte të 150 markat në muaj! Vetëkuptohet se, përveç taksës shtetërore, shuma në fjalë, ndahej në mes të zyrtarëve të lartë korruptivë të Tiranës dhe “komandantëve” të “Rognerit”.

14) Taksa për “Rrugën e Kombit”, përkatësisht, kuota e proklamuar, është e pa përballueshme dhe shokuese, për shqiptarët dhe bizneset e tyre, në të dy shtetet tona. Veç kësaj, kuota në fjalë, nuk është hiç reale, në raport me shpenzimet e mirëmbajtjës të kësaj rruge. Specialistët kanë llogaritur se mjafton 1/10-a e kësaj kuote, për të përballuar shpenzimet e mirëmbajtjes. Kjo flet për një marrëveshje të pistë e konspirative, në mes të qeverisë aktuale dhe të 4 (katër) firmave të arazhnuara për mirëmbajtje të “Rrugës së Kombit”, në kurriz të popullit.

Presidenti Rugova kishte parashikuar “Rrugën e Kombit” qysh në vitet `90-a. Ndësa në vitet `2.000-a, ngulmonte të fillonte ndërtimi i saj. Komunistët e sabotonin dhe i devijonin investimet në akset tjera rrugore, me arsyetimin se “kjo rrugë të çon asgjëkundi”, siç injoronte, dikur, Edvin Rama. Ishte Dr. Sali Berisha, me demokratët e tij, që insistoi dhe e realizoi, duke gëzuar shqiptarët e kudondodhur, përveç sojit të ideologjisë ruso-sllave, të përfaqësuar nga kryeministri aktual fatal shqiptar.

Provokimi i shqiptarëve, deri në detyrim për reagim ekstrem, me kalljen e kabinave, me aparaturë për vjeljen e taksës së lartë rrugore, duke vazhduar kundërshtinë me mos dëgjim qytetar dhe bllokim të akseve rrugore, do ta detyrojë qeverinë social-komuniste të Ramës, ta zbresë kuotën, me anë të aboneve të shtetasve shqiptarë. Por, synimi i Ramës me shokë, është zhvatja e skajshme e qytetarëve dhe e bizneseve të Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e rrugëve alternative në relacionin Shqipëri – Kosovë. Ky është një krim kombëtar, që nuk ka asgjë vëllazërore.

Të gjitha këto batakçillëqe, me një renditje kronologjike, prej 14 makro rasteve, përgjatë 8 (tetë) dekadave, në relacionin Shqipëri – Kosovë, u përkasin zyrtarëve komunistë, me mendësi bolshevike dhe tërësisht kundra kombëtare, dhe nuk kanë të bëjnë fare me popullin shqiptar të Shqipërisë mëmë.

Vëllezërit tanë në Shqipëri, në Jug dhe Veri, kanë vuajtur “të zitë e ullirit”, për pesë dekada radhazi, nën regjimin diktatorial e vrastar të racës filo-sllave komuniste. Në Kosovë, më sakt, tek një pjesë e popullsisë, ka një mosnjohje të historisë dhe realitetit, çfarë ka ndodhur përgjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Tashmë, është faktuar, bindshëm, se partizanët shqiptarë proklamuan luftën çlirimtare, por, rrjedhën e saj e ndryshuan emisarët jugoslavë dhe lakeu i tyre Enver Hoxha, duke e kthyer në luftë civile, qytetare.

Organizata atdhetare “Balli Kombëtar”, e udhëhequr nga i biri i Abdyl Frashërit, Mit`hati, dështoi në marrëveshjet me komunistët, për ta krijuar një front të përbashkët, me qëllimin e bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Marrëveshjen e Mukjes e prishën komunistët, me urdhër të emisarëve jugosllavë, krejt e ngjashme me Marrëveshjen e Osllos, që e prishën kuqaloshët e LPK-së, me urdhër të Tiranës zyrtare, në koordinim me Serbinë dhe aleatët e saj.

“Balli Kombëtar” ishte mirë i organizuar në Jugun e Shqipërisë, ku ndjenja dhe atdhedashuria ishte fort e ngulitur për lirinë e Kosovës dhe të Shqipërisë Etnike. Prandaj, gjatë luftës, ata u përgjakën shumë nga partizanët bolshevikë, të cilët nuk e fshihnin dashurinë dhe vëllazërinë për Jugosllavinë dhe Rusinë. Luftëtarët nacionalistë jugorë, u goditën pamëshirshëm dhe vuajtën persekutimet, internimet dhe burgjet përgjatë gjithë diktaturës. Për haraçin e paguar, për lirinë e Kosovës, trimat e dëshmuar jugorë, kurrë nuk u penduan. Ashtu siç qendruan stoikë edhe klerikët e krishterë katololikë, përballë egërsisë së handakosur komuniste e staliniste.

Marrë nga Bota Sot

Kategori
Uncategorized

Tash e 500 vjet mrekullojnë italianët me kulturë shqiptare, Arbëreshët festojnë Pashkët

Shqiperia ime

KultPlus ju sjellë fotografi të realizuara nga fotografi Mario Calivà në Horën e Arbëreshëve ku janë duke u mbajtur manifestime të ndryshme për të shënuar Pashkët.

Festimet për Pashkët nisin që më 25 mars dhe përfundojnë më 1 prill, të dielën e Shenjtë të Pashkëve ku mbahet mesha e celebruar nga peshkopi me ritualin e “tryezës së shenjtë”.

Një regjistrim i kohëve të fundit tregon se ka rreth 800 veshje në Horën e Arbëreshëve, 500 prej të cilëve vishen për Pashkë. Për të shënuar Pashkët, arbëreshët organizojnë parada pas të cilës jepet bekimi dhe shpërndahen vezët e kuqe.

Vezët e kuqe përfaqësojnë një traditë shekullore të Horës së Arbëreshëve dhe në përgjithësi të të gjitha komuniteteve lindore greko-bizantine dhe ritet ortodokse. Ato shprehin jetën, pjellorinë dhe Ringjalljen e Krishtit.

Hora e Arbëreshëve ka ruajtur shumë elemente etnike të kulturës së saj shqiptare, veçantitë e saj kulturore, gjuhësore, fetare (gjuhën, ritin bizantin, veshjet tradicionale, zakonet, muzikën, folklorin).

Banorët janë pasardhës të familjeve shqiptare, duke përfshirë edhe fisnikët dhe të afërmit e Skënderbeut, që u vendosën në Italinë e Jugut gjatë pushtimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan.
Identiteti arbëror i Horës së Arbëreshëve është i fortë, në fakt gjuha arbëreshe flitet nga tërë bashkësia dhe përdoret në gazeta, shkolla dhe radio.

Bashkia përdor në dokumentet zyrtare gjuhën shqipe dhe italiane për banorët e saj, në bazë të ligjit ekzistues për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpianadeglialbanesihora%2Fvideos%2F1237245386408014%2F&show_text=0&width=267

Kategori
Uncategorized

Familja është e shenjtë.

Dritan Shano, hasmi i Xhenit: pse na kërcënon LGBT dhe si duhet reaguar

Dritan Shano, një zë ndër zërat e fisëm të mendimit të papërlyer intelektual shqiptar, ishte ai ditë më parë, në një studio televizive, ia ngeci fjalët në fyt një personazhi gey, që jo çuditërisht u flet vetëm goja e aspak mendja.

Në një intervistë ai shtjellon akoma më qartë se çfarë është kjo axhendë, ç’synime ka dhe si duhet përballur me të…

Bisedoi: Ermir Hoxha

Një thënie e juaj, e thjeshtë, e qartë, e thukshmërisht logjike gjatë një debati televiziv në replikë me një personazh LGBT, u shndërrua sakaq në virale. Opinioni ju përkrahu masivisht. A ju entuziazmon ky qibër publik i treguar, pos një zhvokjeje morale që ka shoqëria jonë?

Gjërat që lidhen me familjen janë të thjeshta dhe askush, me çfarëdo fuqie nuk i komplikon dot. Më shume se më entuziasmon më jep një qetësi të plotë. Subkoshienca e shqiptarëve mbi këtë çështje është ende e shëndetshme. Më tregon se familjet shqiptare bëjnë një punë të shkëlqyer me fëmijët e tyre, në kushte teje të vështira ekonomike dhe sociale. Pavarësisht nga presioni i stërmadh që po i bëhet familjes, shkollës shoqërisë në tërësi nga grupimi ideologjik LGBT që ka mbështetjen dhe pjesëmarrjen e qeverisë, mendoj se në subkoshiencën kombëtare ka një linjë të kuqe përtej së cilës askush nuk është i gatshëm të kalojë. Brenda kësaj linjeje te kuqe ndodhet familja. Natyrale, siç e ka krijuar Zoti dhe siç e njohim prej shekujsh në tradite dhe në ligj. Burri dhe gruaja! Si e vetmja formë e vazhdimit të jetës së njeriut në tokë. Reagimi i njerëzve besoj se mbështetej tek qartësia që ata vetë kanë se bashkimi i të ndryshmeve – burrë dhe grua = familje dhe mundësi për femijë, është thelbësisht natyral dhe krejtësisht i ndryshëm nga bashkimi i të njejteve – burrë dhe burrë = 2 burra dhe grua dhe grua = 2 gra. Reagimi i njerëzve është se ata nuk duan të jetojnë një realitet “politically correct”, por nje realitet “family correct”. Eshtë e qartë për çdo shqiptar së këto kombinacione nuk janë të barabarta dhe për këtë arsye nuk mund të kenë një trajtim të barabartë ligjor në Kodin e familjes – ndryshimi i Kodit të Familjes është programi politik dhe ideologjik i LGBT. Njerëzit e kanë të qartë se pavarësisht sesi i plotësojnë secili nevojat e tyre psiko-seksuale, ata mund të shkojne barazisht në burg nëse vjedhin apo abuzojne me pushtetin. Votën e kanë të barabartë. Punojnë dhe emigrojnë njësoj si kushdo…. Lagen nga shiu njësoj. Defekojne njësoj.

LGBT ndodhen përballë dy linjave gjykimi: mbi zgjedhjen e tyre të orientimin seksual e mbi prirjen e tyre për protagonizëm publik, duke e nxjerrë në publik atë çfarë është intime. Cila prej të dyjave është më shqetësuese?

Unë as gjykoj dhe as paragjykoj njeri. Jam i bindur se çdo qytetar shqiptar kur këmben fjalën apo rrugën me një qytetar tjeter, nuk ka asnjë interes per orientimin apo stilin seksual të këtij të fundit. Perkundrazi, aty ku qytetarët gjejnë veten janë ekonomia, punësimi, emigracioni, arti, e tashmja, e ardhmja. Qytetarët shijojnë njësoj si Fredi Mercurin dhe Mick Jagger dhe nuk ua ndjen se si u pëlqente seksi njërit apo tjetrit. Gjykimi dhe paragjykimi është një strategji politike e grupimit ideologjik LGBT. Eshtë një strategji sulmi e mirë-organizuar dhe financuar bollshëm, agresive, intolerante, një bullizëm par excelence që etiketon si homofob, si diskriminues këdo që qëndron për ruajtjen e familjes tradicionale. Stigma “homofob” është ajo çka ata përdorin për të shenjuar këdo që nuk mendon si ata, njësoj sikundër Hitleri shënonte dyert e shtëpive të hebrejve. Duke bërë këtë, ky grupim arrin të faktorizohet, njësoj si planktoni, të cilin ti arrin ta shohësh vetëm kur mbi të bie drita e hënës. Sa më shumë “homofob”, aq më shumë para. Faktorizimi sjell fonde dhe vëmendje politike, për shkak të peshës së fshehur politike që ka çdo grupim interesi, qoftë ky një shoqatë biznesi, apo grupim ideologjk si LGBT, i cili po ja ndjen lezetin këtij faktorizimi. Ajo që është më shqetësuese, është që për të avancuar axhendën e tyre, kjo qeveri i financon nga taksat tona. Jam i sigurtë se qytetarët shqiptarë i paguajnë taksat që t’i shërbejnë rritjes ekonomike, përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve shëndetësore e arsimore dhe jo për zgjerimin dhe shëndoshjen e LGBT të perkufizuar si grup interesi, përmbi të qenit thjesht qytetarë.

Ka shumë paradokse te sjellja e tyre publike, siç dhe në zgjedhjen e bërë në rrafshin intim. Por po veçon njërin. Pasi vetëtargetohen si vurnerabël, pra të privuar, kur dalin në rrugë për parada, shfaqin një çakërdisje nga lumturia. Pse ndodh kjo?

Çakërdisja nga lumturia?! Perveçse shpreh hapur vetëdijen se ata nuk e vazhdojnë dot jetën, por vetëm sa e shijojne atë, mendoj se gjithçka është pjesë e një strategjie të sofistikuar komunikimi për të arritur tek ajo që shpjegova më lart: faktorizimit si një grup ideologjik dhe krijimit të peshës politike, futja në kulturën kombëtare. LGBT përdor një fjalor të kufizuar duke ngatërruar qëllimshëm çështje civile me të drejtat e njeriut. Ky grupim ideologjik ka flamurin e vet, financat e veta, programin e vet dhe ditën e paradës së vet. Ka gjetur të çara tek indiferenca e politikës dhe kështu ne në Shqiperi sot kemi ditën e Nënë Terezes, kemi dhe ditën e Krenarisë LGBT.

LGTB gjykohet ndryshe dhe si komplot forcash okulte për të goditur moralin dhe familjen. Ju besoni te kjo?

Unë mendoj se ka vetëm aktivistë LGBT. Ata nuk janë përfaqësues të ndonjë komuniteti, thjesht pretendojnë se po veprojnë në emër të një komuniteti hipotetik. Kjo është një mënyrë inteligjente për të bërë para. Ata duan të quhen familja dhe strategjia që ndjekin është një agresion i madh ndaj familjes tradicionale. Vetëm kështu kanë arritur të perfitojnë. LGBT ka si axhendë politike të arrijë të ketë të njëjtat përfitime ekonomike që ka një familje. Axhenda e tyre është për përfitim ekonomik. Asgjë më shumë se kaq: trashëgiminë e pasurisë, sigurime shoqërore më të ulëta etj. Natyrisht, shoqëria privilegjon familjen – vazhdimin e jetës – dhe e vendos atë në kushte më të favorshme se beqarët. Minoriteti LGBT në botë, vende-vende ka arritur t’i marrë shoqërisë këtë trajtim natyral të privilegjuar pa qenë në gjendje t’i kthejë shoqërisë asgjë në këmbim të arsyes pse këto priviligje të familjes ekzistojnë në legjislacion. Thënë këtë, është e qartë se i gjithë aktiviteti politik i LGBT zhvillohet në një bazament neo-marksist, synimi i të cilit gjithnjë ka qenë shpërbërja e familjes, dhe sidomos mënyrat tradicionale të të folurit dhe të menduarit. Kjo do e bënte individin të dobët, pa një sistem vlerash të qëndrueshme dhe lehtësisht të manipulueshme për qëllime politike dhe pushteti.

Si e shihni këtë aktivizim të fuqishëm të tyre duke tentuar të depërtojnë së fundi deri në shkolla? Tashmë, te ne, ata po kanë prapa dhe struktura qeveritare. Pra, në një invazion drejt shkollave. Çështja tashmë nuk është te stafet pedagogjike, ku edhe mund të ketë kundërshti, siç në rastin e drejtoreshës së “Sami Frashërit”. Çështja është te prindërit. A ka vend në këtë rast për t’u bërë një apel, për t’u dhënë një këshillë?

Çdo avancim i LGBT në Shqiperi ka mbrapa mbështetje politike dhe qeveritare. Kryeministri dhe Kryetari i Bashkise së Tiranës mendojnë se mund të përdorin pushtetin e tyre për të avancuar preferencat e tyre socio-politike duke shqyer dyert e shkollave dhe garantuar akses LGBT atje për të zhvilluar propagandën e tyre dhe manipuluar mendjen e fëmijëve. E gjithë kjo bëhet nën maskimin se po u flasin fëmijëve për eksperiencat personale për bullizmin. A thua se bullizmi është një ekperiencë që nuk i ndodh kujtdo për 1001 arsye; që nga bluza firmato që ka veshur shoku, vendi i pushimeve të verës, obeziteti etj. Eshtë njësoj sikur unë që kam bërë tre operacione të shkoj u t’u flasë studentëve të mjekësise për kirurgjinë. Shkolla është vazhdim i familjes. Eshtë vendi ku prindërit dorëzojnë fëmijën në mirëbesim. Familja është e shenjtë. Për këtë arsye dhe shkolla është e shenjtë. E paprekshme nga asnjë grup interesi ideologjik, politik apo fetar. Kjo shenjtëri garantohet nga neutraliteti. Qeveritarët e sotëm e kanë prishur këtë shenjtëri, u kanë prishur qetësine dhe besimin prindërve shqiptarë. U kanë hequr atyre garancinë se në shkollë femijët e tyre janë të sigurtë dhe në dorë të edukatorëve profesionistëve. Nuk ka gjë më perverse se kaq, nuk ka abuzim më të madh me pushtetin se kjo gjë. Për këtë arsye prindërit nuk kanë se nga ku të presin. Njerëzit me të cilët duhet të merren janë drejtoret e shkollave, Drejtoritë Arsimore, Ministia e Arsimit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Kryeministri. Ta fillojnë nga të duan. Duhet t’i garantojnë netralitetin dhe shenjtërinë shkollës dhe sigurinë se mendja e fëmijve të tyre nuk do manipulohet nga njerëz që më shumë se edukimin kërkojnë të normalizojneëLGBT në subkoshiencën e fëmijëve të tyre dhe të bëjnë rekrutimin e tyre si ushtarë të kauzës LGBT.

Dhe ne fund diçka që ka të bëjë me politikën. A është momenti që PD, si e pozicionuar djathtaz, të dalë qartazi me një qëndrim kundër tyre? Deri tani nuk e ka bërë, gjë që e komprementon…

PD ka në themelin e vlerave dhe parimeve të saj familjen, mbrojtjen e saj. Largimi nga kjo vlerë dhe princip themelues do ishte degjenerues për të si forcë politike që kërkon të përfaqesojë dhe udhëheqë shqiptarët. PD-së nuk kanë ç’i duhen njerëz që nuk kanë fuqi dhe vullnet të luftojnë në favor të familjes dhe vlerave tradicionale. Eshtë e vërtetë ajo që thoni ju, ka një si heshtje të shurdhet. Duket sikur mendohet për të avancuar dhe ruajtur më shumë karrierat personale sesa vlerat mbi të cilat është themeluar dhe përfaqeson PD. Mund të ndodheë që palo-strategët politikë mund të arrijnë të mendojnë se ambiguiteti sjell më shumë vota se qartësia për ruajtjen e familjes shqiptare.

Në këtë rast, unë kam një ide të thjeshtë sesi ruhet familja nga cëdokush që i shkon goja lëng për vota dhe i duket vetja trendi, pa ndihmën e politikes, duke iu imponuar asaj:

Referendumi! Do ta zbatoj këtë ide. Jam i bindur se Partia e Familjes merr më shumë vota se të gjtha partitë politike bashkë. /tesheshi.com/

Kategori
Uncategorized

Financimet e Soros, presidenti i JW akuza të reja Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës për …

FOTO/ Financimet e Soros, presidenti i JW akuza të reja Donald Lu-s: Minoi përpjekjet e opozitës për ...
Presidenti i Judical Watch, Tom Fitton ka dhënë detaje të reja në lidhje me aktivitetin e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, sponsorizimin e tij nga fondet e administratës së Barack Obamës dhe rolit të Donald Lu në Tiranë.
Duke bërë një përmbledhje të zbulimeve të tij dhe Judical Watch, Fitton tregon se si në vitin 2017, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu minoi planet e opozitës shqiptare.‘Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i emëruar nga administrata e Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste të Edi Ramës, në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minojë planet e partive opozitare shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës refuzuan të merrnin pjesë.ImageLu është përshkruar në shtypin e SHBA si ‘një forcë shtytëse prapa reformave gjyqësore të Shqipërisë’, shkruan Tom Fitton në një shkrim të gjatë në lidhje me financimet ndaj Xhorxh Sorosit nga administrata së Obamës .Sipas presidentit të JW, administrata e Obamës kaloi në heshtje të paktën 9 milionë dollarë amerikanë në taksat e taksapaguesve amerikanë, në mbështetjet të miliarderit të krahut të majtë Xhorxh Soros.Me këto para, ky i fundit financoi qeverinë socialiste të Edi Ramës në Shqipëri. Është veçanërisht e papranueshme që Departamenti i Shtetit lejoi Sorosin që me paratë e amerikanëve të ndikonte në qeveritë anti-amerikane.Soros është një miliarder dhe ai nuk duhet të marrë mbështetjen e tatimpaguesve për të çuar përpara axhendën radikale të tij të majtë, e duke minuar liritë dhe të drejtat si në SHBA ashtu edhe jashtë vendit.Javën e kaluar, raportuam për përpjekjet tona për të ekspozuar financimin e administratës së Obamës për aktivitetet politike të krahut të majtë të George Soros në Rumani dhe Kolumbi. Gjithashtu vura re se ne po i ndiqnim veprimet e tij në Shqipëri, shkruan Fitton.Image‘Këtë javë jam i lumtur të them se kemi rezultate. Kemi marrë 32 faqe të të dhënave që tregojnë se si administrata e Obamës i dërgoi fondet e taksapaguesve të SHBA-së në një grup të mbështetur nga Soros për të financuar aktivitetete politike të krahut të majtë në Shqipëri.Kjo përfshinte bashkëpunimin me qeverinë e Edi Ramës për të nxitur reforma shumë të diskutueshme gjyqësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se Soros ndikoi tek Departamenti i Shtetit që të rishikonte planet e aplikimeve për grantet nga grupe të tjera për financimin e taksapaguesve.Dokumente të reja tregojnë se fondet e USAID-it u kaluan përmes projektit të Shoqërisë Civile për të mbështetur fondacionet e krahut të majtë të Sorosit në Shqipëri, veçanërisht në përpjekjet për t’i dhënë qeverisë socialiste kontroll të madh mbi gjyqësorin. USAID thuhet se ka dhënë 9 milionë dollarë në vitin 2016 në fushatën “Drejtësia për të gjithë”, e cila mbikëqyret nga “East West Management Institute” i Sorosit.

Kategori
Uncategorized

Çdo qytet, fshat a katund e ka një budallë.

Fort të vështira janë disa punë:

Erl Kodra.

Çdo qytet, fshat a katund e ka një budallë. Ne budallën shkojmë dhe e bajmë Kryeministër. Po ky nuk na doli vetëm budallë, por edhe i mashkull i keq.

Shikoni se në çfarë sikletesh e ka futë Shqipërinë ky hajvani jonë. Ndërton disa raporte krejt private me Presidentin turk, duke e ditë se Recep Tayyip Erdoğan njerëzit i sheh vetëm si shërbëtor të tij, ose si armiq të tij. Tayyip-i do ta varrosi përfundimisht parimet e Republikës së Mustafa Kemal Atatürk.

Por këtu duhet ditë me ba një dallim; Presidenti Recep ashtë i përkohshëm, ndërsa Turqia ashtë e përjetshme. Ndaj unë besoj se duhet me pas kurajo të madhe me mujtë me ba dallimin e domosdoshëm mes Turqisë si shtet mik dhe aleate e madhe e shqiptarëve në Ballkan dhe Presidentit të përkohshëm Recep Tayyip, që me siguri nuk e dojnë ma shumë se gjysma e popullit të vet, turqit pra.

Fort e vështirë do të jetë për Shqipërinë ta përballojë presionin e këtij farë Presidenti, sidomos pas borxhit personal ku e ka shti Edi Rama Shqipërinë dhe Hashimi shqiptarët në Kosovë.

Ditët që vijnë do të jenë fortë të vështira për shqiptarët. Por me shpresë të Zotit dhe të Amerikës, shpejt do kthjellohen ujnat ku na kanë zhytë Hasha e Rama.

Kategori
Uncategorized

Sulmohet e dhunohet Ismet Drishti, policia “fle gjumë” (Video).

Mbrëmjen e djeshme është dhunuar administratori i “Tv Zjarr”, Ismet Drishti, i cili është sulmuar me leva nga persona të maskuar.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e forcave blu ka mbërritur shumë me vonesë.

Por ajo që mbetet më shqetësuese është se policia sot nuk ka nisur asnjë hetim ndaj dhunës së ushtruar mbi Drishtin, apo dhe për të marrë provat filmike nga bizneset.

Drishti njihet si një nga zërat dhe kritikët më të fortë opozitarë kundër qeverisë.

Këtë akt të dhunshëm e ka denoncuar edhe deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Ja postimi i Vokshit:

Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.

Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit Zjarr u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.

Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.

Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin ndaj gazetarit Drishti dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrinet kritike ndaj qeverisë.

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolutë parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.

Vete Ismet Drishti, sot pasdite ka publikuar pamjet filmike te dhunes ndaj tij, ku shihen disa persona duke e goditur.

Kategori
Uncategorized

Derdhet kupa që mbushi arroganca e Ramës .

Derdhet kupa që mbushi arroganca e Ramës

Nga Artur Zheji

Shqiptarët i dhanë besim dhe pushtet, ndoshta si askujt tjetri në këtë vend, ku pasioni për eksperimentet njerëzore nuk njeh kufinj.

E bënë, ministër, e bënë 3 herë kryetar bashkie të kryeqytetit dhe 2 herë kryeministër. E bënë të pasur dhe të famshëm. E veshën dhe e ushqyen më së miri këtë kryeministër, e vunë si pasha në krye të vendit, e përkëdhelën me vota dhe dhurata të paçmuara.

Por ndërkohë, me vesin e keq të këtij populli, që prodhon diktatorë dhe diktatorucë, dhelat dhe përkëdhelat e shumta, e bënë kryeministrin të besonte gabimisht se ishte i pakundërshtueshëm, apo se mund t’i blinte të gjitha mendjet dhe gojët e lira në këtë vend mjeran.

Dhe ja arriti pothuaj, por ndërkohë është shkëputur krejtësisht nga realiteti që e rrethon, nga realiteti i popullit të vet, që e parazgjodhi ndaj shumë të tjerëve dhe më shumë se këdo tjetër.

Dhe kryeministri, pronar i plotë i krejt Tepsisë së pushtetit, vuri në tepsi, si të ishte një dash i pjekur në hell, krejt Shqipërinë.

Pastaj morri një hanxhar dhe çdo ditë të shtune, në gostinë e ngrënies së Dashit të pjekur – Shqipëri, priste ndonjë llokëm dhe ua hidhte si dikur mongolët e Çengçiz Hanit, në prehër pashallarëve më të vegjël, të shpurës së tij grabitqare. Ata që veshin stinë pas stine, herë çallma blu dhe herë çallma rozë, gjithmonë të uritur për llokmën e dhjamur të dashit, me të cilën s’kanë të ngopur.

Ja pra që gabuan këta derdimenë shqiptarë, që ja dhanë të gjithë Tepsinë, një individi të vetëm, qoftë ky më i gjati i politikanëve, apo qoftë ky batutaxhiu më i suksesshëm i Kuvendit të Shqipërisë, ku koha ka treguar, që ka mbledhur më së shumti batakçinj me vulë.

Mirëpo te “koqet” e Dashit-Shqipëri, ngatërrohet gjithmonë loja.

Ato të shkreta dhe të uruara hallate, dhembin.

10 apo 22 euro për të shkuar në Kosovë, për pak tregëti apo për pak çmallje me fisin, për të nisur pak kanabis drejt Beogradit, për punë të pastërta apo të papastërta, dhembin, sepse kjo është rruga e turizmit kombëtar që sjell dhjetëra e mijëra shqiptarë të Kosovës, çdo fundjavë në Shqipëri.

Më ç’rast qarkullon paraja, ushqehen bizneset e vogla të shërbimeve, punojnë qebabtoret e byrektoret, punojnë hotelet, restorantet apo hanet shqiptare, dhe mbyllet financiarisht muaji i varfër i të varfërve qëu gënjen mendja se bëjnë biznes. Por që të paktën kësisoj mbahen në këmbë.

Por pronari i Tepsisë të të gjitha pushteteve, i ka harruar qebabtoret, picat apo byrektoret apo birraritë e shumicës, që dikur, kur jetonte në Paris si i varfër, i frekuentonte përditshmërisht, si të gjithë ne, kush më shumë e kush më pak, në kohërat e para të ngushticës.

Si shekuj më parë Maria Antuaneta, që nuk e kuptonte se përse populli i Francës bëri revolucion për Bukë, kur në Pallatet e Versajës, shërbeheshin fazanë, peshq të rrallë dhe buka ishte hequr nga menyja mbretërore, edhe kryeministri i gjatë dhe përherë e më dritëshkurtër, ai, nuk e kupton dot sot, se 10 apo 22 euro janë shumë para, për t’u dhuruar në një sportel rruge, për ata që kanë pak para.

Udhëtimet me fluturime çarter, shefat personalë që gatuajnë për të, rrobaqepësit e famshëm milanezë që qepin kostumet e tija, arkitektët e mëdhenj që i projektojnë shtëpitë, me 10 euro pijnë vetëm një gotë ujë me gaz dhe me 20 euro paguajnë kafenë…

Nuk do të doja që ti shikoja kuksianët me leva në duar dhe as zjarret që më kujtojnë 21 Janarin.

Talenti ynë për të prishur e shkatërruar në një kohë të shkurtër, është i mahnitshëm.

Por me sa duket me pronarin arrogant të Tepsisë-Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër për t’i hequr nga duart hanxharin që ndan llokmat fitimprurëse të Dashit-Pasuri Kombëtare, këtij anadollaku ortodoks-katolik dhe frankofon, përveçse me një “kryengritje” kukësiane.

Si dhe u dërmua edhe ngrehina presidenciale e Berishës së parë, nga kryengritja vlonjate në vitin ‘97.

Dhe kështu, derdhet në Kukës kupa që mbushi arroganca e Ramës, në të gjithë Shqipërinë.

Do të doja të ndodhte në Tiranë. Do të doja të ishin studentët në ballë, por Tirana është shumë e përzier dhe është padyshim, përveçse Kryeqyteti i shumicës së shqiptarëve, edhe kryeqyteti i maskarenjve më të pasur të Shqipërisë, kryeqyteti i pordhës dhe i shpërdorimeve.

Prandaj dhe shpërthen sot në Kukës apo dje në Vlorë./360grade.al/

Kategori
Uncategorized

Ambasadori Lu duhet të tregojë si u fut Tahiri në zyrën ovale

Ambasadori Lu duhet të tregojë si u fut Tahiri në zyrën ovale

Në 19 shkurt 2015 Saimir Tahiri ka marrë pjesë në takimin e Ramës me Presidentin Obama. Pra është futur në zyrën ovale dhe ka shtrënguar duart me Presidentin Obama. Shtrohen me këtë rast disa pyetje për ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu?
A kishte dijeni ambasadori Lu për lidhjet e Tahirit me klanin e Habilajve, ndërkohë që sot rezulton se lidhjet mes Tahirit dhe klanit mafioz të Habilajve ishin më të hershme?Nga dosja Habilajve e përgatitur nga shërbimet inteligjente dhe autoritet e zbatimit të ligjit, rezulton se Tahiri “vëzhgohej” që nga dhjetori i vitit 2013 për lidhjet me klanin mafioz të Habilajve. A i zotëronte ambasadori Lu këto informacione konfidenciale që mund të jenë shkëmbyer mes shërbimeve inteligjente?
A kishte dijeni ambasadori Lu për trafikun e drogës nga klani mafioz i Habilajve? Por për lidhjet e Tahirit me klanin e Habilajve? Por për faktin që Tahiri i kishte shitur makinën e tij Habiljave dhe vazhdonte ta përdorte sa herë që kishte nevojë?Çfarë i ka sugjeruar ambasadori Presidentit Obama për takimin ku do të bënte pjesë Tahiri, i cili edhe në 2015 kur është futur në Zyrën Ovale për të shtrënguar dorën me Presidentin Obama?Të gjithë këto pyetje dhe përgjigjet e tyre do të hidhnin dritë për rolin e vërtetë të Lu në luftën kundër lidhjes së politikanëve të lartë me klanet dhe grupet mafioze. Përndryshe roli i Lu do të lexohej si mbështetje për qeverinë Rama, përfshi Tahirin apo ministra të tjerë të dyshuar për korrupsion. Nisur nga fakti që Tahiri prej kohësh dyshohej për lidhje me klanet mafioze dhe trafikantët e drogës, shqiptarët e ndershëm ndjehen të çuditur se si ka mundësi që një ish-Ministër i Brendshëm, i lidhur me klanet mafioze e trafikantët e drogës është takuar me Presidentin e SHBA në zyrën ovale.Shqiptarët e ndershëm nuk do të besonin që ambasadori Lu nuk i zotëronte informacionet e duhura për implikimin e Tahirit në cështjen e trafikimit të drogës, aktivitet të cilin e ndiqnin shërbimet inteligjente italiane me të cilat SHBA ka marrëveshje bashkëpunimi. Aq më tepër që bëhet fjalë për një ministër të brendshëm shqiptar. Për një ministër të akuzuar me fakte e prova nga media dhe opozita.Nëse rezulton se ambasadori ka qenë i mirinformuar për lidhjet e Tahirit me klanin mafioz të Habilajve, ka heshtur apo këtë gjë nuk ja raportuar stafit të Presidentit Obama në momentin kur Tahiri do të futej në zyrën ovale për të shterura duart me Presindetin Obama, atëherë kjo është një përgjegjësi e rëndë për ambasadorin Lu.Dhe nëse kjo do të rezultonte e vërtetë, atëherë shqiptarët do të mendonin se ambasadori Lu është kompromentuar nga Rama dhe/ose qeveria Rama.

Kategori
Uncategorized

Dy projektet në Tiranë ku ambasada e SHBA është bashkë me Sorosin.

Zbulohet DOKUMENTI/ Dy projektet në Tiranë ku ambasada e SHBA është bashkë me Sorosin
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka deklaruar ditën e sotme se “ne nuk kemi ofruar financime për Fondacionin Shoqëria e Hapur dhe as kemi marrë financime prej saj”.
“Kritikët e reformës në drejtësi, thekson Ambasadori Lu, i kanë etiketuar veprimet e ambasadës si të frymëzuara nga Sorosi”.Por ndërsa Ambasadori Lu flet që nuk ka ofruar financime, në dokumentet e bëra publike janë të paktën 2 projekte ku Ambasada e SHBA-së e drejtuar nga Donald Lu është bërë palë me Fondacionin ‘Soros’.
Organizata “Judicial Watch”, në një njoftim të botuar të mërkurën, akuzon Departamentin e Shtetit se ka ndihmuar me fonde organizatat e filantropistit Xhorxh Soros për aktivitetet politike në mbështetje të forcave të majta në Shqipëri. “Judicial Watch”, një organizatë konservatore, e cila vëzhgon abuzimet e mundshme të buxhetit federal në Shtetet e Bashkuara, i bazon akuzat mbi dokumentet e brendshme të Departamentit të Shtetit të siguruara përmes së drejtës së informimit.Image

Kategori
Uncategorized

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro.

Nga A.Shullaku/

Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro.

Qeveria po jep shenja të qarta se nuk do ta kuptojë fare atë që ndodhi disa ditë më parë në Kukës. Në njërën anë, ajo po përpiqet ta paraqesë revoltën qytetare si një fenomen lokal, të organizuar nga individë me precedentë penalë dhe të nxitur nga opozita, e cila kërkon të përfitojë politikisht prej saj. Ndërsa në anën tjetër, falë edhe ushtarëve mediatikë që i ka në rresht sa herë është në hall, po kërkon ta trajtojë protestën e Kukësit si pasojë e një “gabimi njerëzor”, si një rast të izoluar të provokuar nga pakujdesia e qeverisë për të parashikuar në kohë tarfimin e përshkallëzuar për banorët e zonës apo si një keqmenaxhim të marrëdhënieve me publikun për të shpjeguar rëndësinë e kësaj takse. Sigurisht që kësaj propagande nuk mund t’i mungonte refreni i përhershëm që, edhe për tarfiën e sotme të Rrugës së Kombit, faji duhet kërkuar tek ata që qeverisën para pesë vjetësh.

Edi Rama do të ishte plotësisht i besueshëm dhe i mirëkuptueshëm, nëse vërtet ngjarja e Kukësit do të ishte pasojë e një gabimi në menaxhimin e koncesionit për Rrugën e Kombit. Një qeveri, e cila ka dëshmuar se në veprimtarinë e saj drejtohet nga interesi publik, nuk do të gjykohej për një rast të vetëm kur ky interes do të cënohej. Në kushte të tilla do të kishim vërtet të bënim me një fenomen lokal, të izoluar, pasojë e një vendimi të nxituar, dhe të gjithë do të ishin të durueshëm (përfshi dhe kuksianët) në pritje të korrigjimit të tij.

Por vendimi për taksën mbi atë rrugë, nuk ishte lajthitje nga përllogaritjet e gabuara apo nga nxitimi për të vjelë paratë pa përfunduar skemën e aboneve. Ai ishte një vendim i marrë në frymën e arrogancës së qeverisë, që është e gatshme të sakrifikojë “delet” e saj për “deshët” që i prijnë kopesë së abuzimit dhe korrupsionit. Tollet e 5 eurove në Rrugën e Kombit, ishin pika që derdhi një zemërim të akumuluar dhe jo gabimi që provokoi një protestë të izoluar.

Propaganda qeveritare që i mëshon këtij versioni, duke i bashkangjitur edhe skenarin e vandalëve që përfituan të ndezin zjarrin e dhunës, u intesifikua pikërisht për të fshehur shkëndijën e vërtetë që shpërtheu flakët në Kukës. Ajo shkëndijë është qeverisja abuzive për llogari të një grushti njerëzish, është heqja e ndihmës ekonomike, është shtrenjtimi i kostos së jetës, papunësia, rritja e taksave në mënyrë të vazhdueshme, mungesa e shërbimeve dhe pafuqia e njerëzve përballë arrogancës dhe dhunës shtetërore. Ajo shkëndijë ka të bëjë me gjendjen e mjeruar në spitale, ku njerëzit vdesin për shkak të mungesave elementare, ndërkohë që taksat e tyre shkojnë për koncensione miliona euro për miqtë e kryeministrit, për privatizime të dyshimta, PPP abuzive, “rilindje” urbane, palma e pisha që thahen pa u mbjellë akoma. Shkëndija mori flakë nga arroganca e kryministrit që e trajton Shqipërinë si pronë të lënë nga Kristaqi dhe shqiptarët si argatë që nuk duhet të ngrenë kokën edhe kur u rrëmben pronën, edhe kur ua kthen qytetin në beton, edhe kur ua degradon arsimimin e fëmijëve, edhe kur i dënon, madje edhe kur i godet. Ata ose duhet të nënshtrohen ose duhet të ikin.

Ajo që ndodhi në Kukës është rrjedhojë direkt e një politike 5 vjeçare që vetëm merr dhe nuk kthen asgjë për qytetarët. Që vetëm ngre taksa dhe nuk ofron asgjë në këmbim. Që nuk bën investime publike, por truke kozmetike. Që nuk ndërton një kilometër rrugë, por kërkon të përfitojë nga rrugët që janë bërë po me taksat e qytetarëve. Kjo është dhuna që qeveria u bën shtetasve të saj dhe për këtë duhet të shqetësohen “pacifistët” që nxituan të distancohen nga flakët e të shtunës së kaluar.

Zjarri në Kukës nuk u ndez për 5 euro. Ai ishtë simbol i zemërimit të akumuluar nga abuzimi i gjatë me qeverisjen e vendit dhe mospërfillja arrogante e kryeministrit. Prandaj edhe mbështetja popullore për atë protestë ishte e njëzëshme. Shkaktari i zjarrit është vetë kryeministri me mënyrën se si po qeveris, prandaj duket e kotë propaganda që kërkon merret me atë që ndezi shkrepsen. Ajo mund të ndizet kudo, jo vetëm në Kukës. ©lapsi.al

Kategori
Uncategorized

Sëpata është ngritur!

Për çfarë “Ramë” e kanë fjalën, kur tashmë të gjithë e dinë se ai është vetëm një kukull në duart e 5-6 oligarkëve dhe ekzekutues “ligjor” i një skeme gjigante të pastrimit të parave të mafies së narko-trafikut dhe burimeve financiare të tjera të errëta nëpër botë?!

Sëpata është ngritur!

Nga Poli Hoxha

Rreth 18 vite më parë, vetëm pak kohë pasi kishte fituar karrigen e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, u shfaq rrugëve të Tiranës me një sëpatë të madhe në dorë i ndjekur nga ato 2-3 kamera të televizioneve që ishin në atë kohë dhe dha një spektakël, që bëri bujë të madhe.

Qytetarët nuk ja mbathën me vrap duke thirrur, “i çmenduri-i çmenduri”, as policia e Fatos Nanos kryeministër në atë kohë, nuk e ndali dhe as nuk e akuzoi për “vandalizëm dhe barbarizëm”. Rama i nervozuar me një shtyllë elektriku që KESH nuk pranonte ta hiqte nga mesi i rrugës, vendosi të vërë vetë në vend “drejtësinë” dhe nisi ta presë me sëpatën e tij të madhe. Mediat u ekzaltuan e u eksituan, populli e duartrokiti, kurse KESH dhe policia e prokuroria nuk bën zë.

Shtylla e elektrikut që u rrëzua nga sëpata e Ramës, në fakt ishte simbol i rrumpallës, groteskut, kaosit dhe abuzimit, e mbi të gjitha korrupsionit si sistem që karakterizonte shtetin e qeverisur nga socialistët në ato vite. Por gjithashtu, ajo ishte e ligjshme edhe në absurditetin e saj; ishte pronë e KESH, pra pasuri e përbashkët.

Nëse do të zbatohej ligji siç ekziston i shkruar, Edi Ramën, në atë kohë duhej ta prangosnin ose të paktën ti nisnin procedim penal për prishje “të pronës së përbashkët”, për mbajtje dhe përdorim të armëve të ftohta në publik, për shkaktim paniku etj. Gjithashtu do duhej që të çohej te mjeku psikiatër, dhe pas një ekspertize profesionale, të vendosej nëse i plotësonte kushtet e stabilitetit mendor për të qenë ende në krye të një institucioni aq të rëndësishëm, si bashkia e kryeqytetit të Shqipërisë.

Asgjë nuk ndodhi nga këto. Përkundrazi, populli e duartrokiti, opozita në heshtje i dha të drejtë, kurse KESH nuk guxoi të rivinte në vend shtyllën elektrike. Ndodhi kështu, sepse Rama në atë kohë bëri një veprim që vërtet theu rregullat e shtetit, por nga ana tjetër ishte i drejtë.

Ju rikthyem kësaj histori, sepse aktualisht një sëpatë tjetër më e madhe dhe më e nervozuar po vërtitet mbi një shtyllë tjetër, këtë herë gjigante dhe e sofistikuar e cila nuk pengon thjesht qarkullimin në rrugë, apo punonjësit e bashkisë që të bëjnë ndonjë punim aty.

Është një “shtyllë” në formën e një skeme grabitqare, që këtë herë e kanë ngritur me shpejtësi një grusht njerëzish duke përdorur si argat vetë Edi Ramën; jua ka ngulur shqiptarëve mu aty ku nuk mban më; te mbijetesa.

Gurët dhe flakët e qytetarëve të Kukësit mbi banaqet e taksës (apo tarifës siç ka qejf ta quajë qeveria) te “Rruga e Kombit” mund të jenë vërtet të paligjshme dhe kundër rregullave të shtetit, por janë të DREJTA, njësoj si sëpata e Ramës 18 vite më parë mbi shtyllën e KESH.

Por në Kalimash “sëpata”, vetëm sa ju shfaq Edi Ramës dhe atyre që po e urdhërojnë!

Ishte vetëm një mesazh për tu thënë: Hapni sytë sa nuk është vonë, shikojeni që ekziston e vringëllin në ajër tani për tani; kuptojeni që po zmadhohet e mprihet çdo ditë në përpjesëtim të drejtë me rritjen e shtyllës së taksave, grabitjes, arrogancës e intimidimit, ku kryqëzoni pa ju dridhur qerpiku shqiptarët; kini frikë!

Nga ana tjetër është për të qeshur e më shumë për të qarë, që pas këtij procesi instiktiv vetëmbrojtës e mbijetese që po ju ndodh shumicës së shqiptarëve, dëgjon opozitën tu bëjë thirrje të përçartura për “mosbindje” ndaj taksave, apo akoma edhe më “vaj medet”, për përjashtimi të Ramës nga parlamenti!

Për çfarë mosbindje e kanë fjalën, kur kthetrat e taksave jua kanë futur te fatura e dritave dhe e ujit; te çelësi i dyqanit i cili mirë apo keq, të paktën i mban me bukë?!

Kur stadiumin, teatrin, qendrën e qytetit, incerenatorin, kullat gjigante ku pastrohen para, tokat në bregdet e kudo ku kanë vlerë; i shembin, i ngrenë, i marrin e privatizojnë kur të duan e për çfarë të duan?!

Për çfarë “Ramë” e kanë fjalën, kur tashmë të gjithë e dinë se ai është vetëm një kukull në duart e 5-6 oligarkëve dhe ekzekutues “ligjor” i një skeme gjigante të pastrimit të parave të mafies së narko-trafikut dhe burimeve financiare të tjera të errëta nëpër botë?!

Kuksianët që morën pjesë në revoltën e Kalimashit e kanë kuptuar më qartë se Basha e Kryemadhi në Tiranë, se “sëpata” që ata ekspozuan pak ditë më parë nuk zgjidh gjë duke “kërcënuar” kokën e Ramës si kryeministër, por vetëm duke prerë “shtyllën” që ushqen atë kokë. Po të bëhej fjalë për Ramën si individ, të jeni të sigurt se ai do të ishte tërhequr nga taksa siç bëri fillimisht, kur i mbahej fryma nga që zemrën që rreh për popullin, nuk e ka te zorra e trashë.

Por atë e komandojnë si një epruvetë që duhet të marrë pjesë deri në fund të eksperimentit dhe të mbajë “kavjen” nën kontroll. Prandaj edhe doli të nesërmen i detyruar, që sëpatës në ajër të qytetarëve ti kundërpërgjigjet me dhëmbët e shtetit dhe vazhdimësinë e skemës, duke rreshtuar rrugë e taksa të tjera për shqiptarët.

Edi Rama vetë është i qartë, se për atë përfundimisht nuk ka më kthim pas; ai është në simbiozë me “shtyllën” (e gjeti kur erdhi në pushtet, por e ktheu në sistem) së cilës i ngritën sëpatën kuksianët në Kalimash. Ata qëndrojnë ose bien bashkë; rrugë të mesme nuk ka. Këtë bën sikur nuk e kupton opozita dhe dihet, se përse…

Kurse populli duket se është më i kthjellëti në këtë situatë, pasi në mënyrë instiktive, për vetëmbrojtje e mbijetesë, po vë në zbatim Nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili zbatohet për raste të jashtëzakonshme; “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij… ose drejtpërsëdrejti”.

Ky nen është legjitimiteti i vringëllimës së sëpatës në Kalimash dhe i çdo “vandalizmi dhe barbarizmi” që do të ndodh me siguri, po vazhduan të besojnë, se shqiptarëve sa më shumë lëkurë tu rrjepësh, aq më shumë e ulin kokën!

Kategori
Uncategorized

Ngrihuni si qytetarë të lirë.

Thirrje qytetarve elbasanas të djathtë të majtë, pa parti.

Të ngrihemi si qytetarë të lirë.
Për të protestuar për të drejtat që na përkasin.

Nëse nuk ngrihemi edhe rruga Elbasan – Tiranë
do taksohet po edhe taksat që kanë hy në fuqi
më një 1 prill për shumicën janë të përpaballueshme pasi jeni të papunë.

Ngrihuni dhëmb për dhëmb,nëse ju i besuat timoni atherë keni të drejtën tuaj që ti ja lidhni timonin në qafë.

Ngrihuni të tregojmë se të parët jemi ne, jo një grusht oligarkësh që po ju vejnë Lakun cdo ditë në fyt.

Nah Gani Murati/

Kategori
Uncategorized

Protestat paqesore jane lesh me qime, Rama i rrethuar nga barbarista vandalista e krenarista…

Protestat paqesore jane lesh me qime, Rama i rrethuar nga barbarista vandalista e krenarista…

Nah Basir Çollaku/

Kjo shprehja “Proteste paqesore” eshte lesh me qime. Protesta ndodh sepse ka shkuar per lesh paqja. Shikoni protestat paqesore ne Gjermani, France, SHBA, Angli, kercet rremuja shqeto nga ata qe kane dale per te kundershtuar per nje padrejtesi. Po te ishte nga facebook atehere behej keshtu ankese digitale se mos merakoset pushteti. Ne proteste qytetari del per te negociuar shfaqur mosdakortesine me veprime e vendime te cilat perkeqesojne ndjeshem jetesen e tij. E ne kete rast si ne Kukes perkeqesimi eshte deri ne varferi ekstreme. Protestuesit e 21 janarit i quante paqesore te provokuar dhe jo ushtrues dhune shoku KM, kishte harruar hunjte e shishet me benzine djegien e makinave dhe zjarrin plot ne bulevard. Per Ramen ata nuk ishin barbarista e vandalista, siç i dalin protestuesit e Kukesit. I rrethuar nga krenarista Rama, zeholluar e frymerenduar, lexon perralla dhe hedh policine agresivisht ndaj nje qyteti. E mbush drejtorine e policise Tirane me te ndaluar nga qyteti i Kukesit arrestuar ne mesnate tej standardeve ligjor ku ne banese nuk mundesh te hysh nga ora 20 deri ne 07. Kjo eshte trashegimia e diktatures e perfaqesuar nga ministri i brendshem.Fatmir Xhafa. Ai di si torturohen njerezit sepse e ka bere kete pune shume here si hetues. Tashme me sjelljen e tij KM kthehet ne barbarist dhe vandalist i rrethuar nga krenaristet e tij, ku pasi kane bere kerdine ne hashash e kokaine, kane nxjerre ne shitje vendin me PPP. Hera e pare qe ngrihen qytetaret kunder nje PPP-je skllaveruese per ekonomine e tyre, barbaristet dhe vandalistet me pushtet rrokin armet. Ndaj kjo thirrja poetike e disa mendimtareve dashamires me se shumti me qeverine per proteste paqesore eshte si lavazh pa uje. Mos presin te vere traun dhe per te hyre ne banese si kembesore, atehere te prishim paqesisht reagimin..!! Ndaj duhen rralluar keto qokat ekstramoderne per proteste paqesore. Protestat nuk jane paqesore as miqesore, jane shprehje e nje tensioni tej normales. Perse nuk u thote vandaliste e barbariste FMN e BB e nderkombetareve qe kerkojne te ndalohen koncensionet. Perse nuk u thote amerikaneve vandaliste e barbariste kur kerkuan ndaljen e rritjes se taksave, siç tha kreu i Dhomes Amerikane Mark Crowford..!! Ndaj babezia e qeverise nuk ndalet me letra anonime as me lutje nga oxhaku..Protesta jo paqesore eshte detyrimisht fillimi i nje negociimi me nje qeveri te dhunshme dhe arrogante.. Mos valle ata pushtetare dhe klientet e tyre, oligarket bashkeqeveritare, qe kane baterdisur miliarda euro duke vjedhur nuk jane barbare, vandale dhe jo krenare..Ata jane modeli i ketij emertimi…

Kategori
Uncategorized

Bastardët që po na vjedhin shpresën, nderin dhe krenarinë.

Nga Kreshnik Osmani

—Ata që na vodhën me “Taksën Majko” te Rrugës së Kombit që u zhduk dhe u përpi nga vrima e zezë e korrupsionit pa e marrë vesh askush.
—Ata që vendosin sot të aneksojnë Veriun e Shqiperisë me taksën dhjetë euroshe për 70 klm, si në asnjë vend të botës bazuar ne (standart jetese- te ardhura-çmin-sasi kilometrash).
—Ata që na vjedhin me konçensionet dhe PPP-të e famshme. Ata që na vjedhin votën dhe na e blejnë atë me paratë e vjedhura 50 euro. Ata që na vjedhin naftën dhe kromin.

Ata që na vjedhin detin dhe naftën poshtë tij.
—Ata që na vjedhin Atdheun dhe na perzenë prej tij.
—Ata që na vjedhin ne spitale, ne zyra, në shkolla, në rrugë, në burgje, në gjykata, në polici, në ajer në qiell dhe në tokë.
—Ata që na vjedhin jetën e rinisë duke ua mbushur hundet me hashash e kokainë.
—Ata që na vjedhin bregdetin, malin, kodrën, fushën, detin, lumin, liqenin.
–Ata që po na vjedhin nderin dhe po i detyrojnë vajzat e familjeve të varfëra të kurvërojnë për të fituar të drejtat e tyre për shkollim, karriere dhe jete më të mirë.

Ata që po shkaterrojnë nderin e femijëve tanë nëpër shkolla duke ua mësuar atyre ndyrësinë dhe perversitetin.
–Ata që po na pinë gjakun si vampirë me dhëmbët e tyre të qenit.
—Ata qe na kane vjedhur median, radion, gazetën, revistën dhe shoqerinë civile.
—Ata që na vjedhin shendetin me miell kaceroz Serbie. Vjedhin jetë pleqsh me ilaçe të “rimbursuara” te skaduara Indie.
—Ata që vjedhin jetët tona me hekur të rrezatuar Ukraine. Me ushqime të qelbura dhe të skaduara Serbie.

Ata që na vjedhin asfaltin, fletoret, gomat, fashot, gjilpërat, paracetamolin, serumin, çarçafët.
—Ata qe na vjedhin dritat, ujin, naftën, benzinën, frymën dhe pështymën.
—Ata që na vjedhin të shkuarën, të tashmen dhe te ardhmen.
—Ata që na vjedhin shpresën, nderin dhe krenarinë. —Ata që na poshtërojnë çdo ditë me arrogancën e dhjamrave dhe jakave te tyre te bardha.
—Ata që na ç’nderojnë çdo ditë dhe dalin në televizionet e tyre te blera me konçensionet e gjakut që të provojnë virgjerine e tyre, jane raca me hajdute, me kriminale dhe me bastarde që mund të kete deshmuar ndonjehere historia e Shqiperise. Por edhe një popull që nuk mbron nderin, gjakun dhe pasurinë e tij nuk ndryshon shumë nga ata bastardë.
—Ata na njohin mirë, prandaj nuk na kanë frikë për sytë dhe rrylat e tyre te enjtur prej krimit, korrupsionit, grabitjes, mashtrimit dhe babëzisë!

Kategori
Uncategorized

Pse emigrojnë shqiptarët.

Cilat janë vendet nga emigrojnë dhe vendet për ku emigrojnë?

Në një shkrim të portalit “Quora” bëhen 2 pyetje.

Pyetja e parë: Cilat janë vendet më të preferuara nga emigrantët?

Pyetja e dytë: Nga cilët vende qytetarët duanë më shumë të largohen?

Janë rreth 700 milion qytetarë që duan të largohen nga vendet e tyre, ose rreth 15 përqind e popullsisë adulte.

Arsyet kryesore janë.

I) konfliktet;—II) gjendja e vështirë ekonomike dhe—III) fatkeqësitë e ndryshme.

Në shkrim jepet një arsye e veçantë për Shqipërinë, një papunësi e lartë që i shtyn qytetarët të largohen nga Shqipëria.

Vendet kryesore ku duan të shkojnë janë SHBA e para. Pastaj Gjermania, Kanadaja, Britania e madhe, Franca, Australia, Arabia Saudite. Rreth 20 vende tërheqin më shumë se dy të tretat e emigrantëve.

Kurse 10 vendet nga të cilat qytetarët duan të largohen më shumë janë: Sierra Leone, Haiti, Shqipëria, Liberia, Kongo, Republika Domenikane, Hondurasi, Armenia, Siria, Salvadori.

Ajo që bie në sy është se Shqipëria, një vend anëtar i NATO dhe kandidat i BE është vend ii tretë në botë nga i cili qytetarët duan të largohen. Madje ajo që bie në sy është se nëse në vitet 2010-2012 donin të emigronin nga Shqipëria vetëm 36 përqind të qytetarëve në moshë madhore, në 2013-2016 kjo shifër është rritur duke arritur në 56 përqind dhe klasifikuar Shqipërinë në vendin e tretë në botë. Pra një rritje me rreth 60 përqind.

https://www.weforum.org/agenda/2017/11/these-are-the-countries-migrants-want-to-move-to?utm_source=quora

Image

Kategori
Uncategorized

Mrekullia e teqesë së Baba Aliut, në majën e kodrës së Alipostivanit

Nga Gerta Zaimaj

Gjithmonë dera e saj është e hapur, çdo ditë ky vend pret me dhjetëra njerëz, qofshin besimtarë ose jo. Ajo ngrihet majë një kodrine dhe duket sikur vetë Zoti e ka pikturuar pozicionimin e saj aty.

Nëse gjatë ditës bëhesh kurioz, sepse në largësi nuk arrin dot ta kuptosh çfarë mund të jenë ato ndërtesa aq të bukura në formë kupole, maj kodrine dhe rrethuar nga male, në mbrëmje nga ndriçimi duket si një qytet më vete. Është Teqeja e Baba Aliut në fshatin Alipostivan të Përmetit. Një mrekulli e vërtetë!

Rruga që të çon në të është problematike, dhe jo e asfaltuar, kjo tregon që duhet të kalosh pak vështirësi për të marrë kënaqësinë dhe qetësinë që të fal ky vend, ato gjërat që arrihen me vështirësi kanë vërtet vlerë dhe duhen më shumë. Rruga malore nga e cila Teqeja nuk duket aspak, e shton edhe më tepër kureshtjen e çdo njeriu dhe nuk të bën që të stepesh, përkundrazi kush e merr atë rrugë e çon deri në fund. Dhe sapo hyn në fshatin e vogël pamje fantastike të mbulon hapësirën që shfaqet përpara.

Një portë e madhe të pret para se të hysh në Teqe. Është ndërtuar me qemer të lartë, me gurë të bukur të disa llojeve, është projektuar aq madhështore saqë kalimin në anën tjetër te saj mezi e pret. “Teqeja e Baba Aliut Alipostivan -1857”, është mbishkrimi mbi portën hyrës, i cili tregon kur është ndërtuar kjo Teqe për herë të parë nga Baba Aliu, në nder të të cilit ky vend mban emrin.

Ringritja e Teqesë

Gjatë diktaturës ky vend u shkatërrua totalisht nga regjimi, e çdo gjë u sheshua me tokën. U desh një punë e madhe dhe gjithçka të niste nga fillim. Por ai që e ka ngritur edhe më lartë prestigjin dhe emrin e këtij vendi është kleriku që e drejton, Baba Hekuran Nikollari. Një punë e jashtëzakonshme e bërë vetëm si rezultat i korrektësisë dhe menaxhimit më të mirë të mundshëm të të ardhurave nga besimtarët. Kjo Teqe është bërë nga kontributet e besimtarëve kryesisht bektashian, por edhe të tjerë. Menaxhimi i mire dhe efiçent i përdorur nga Baba Hekuran Nikollari, që do ta kishin zili edhe shumë institucione dhe administrata të çdo niveli, e ka sjellë këtë vend në formën që është sot. Asnjë abuzim dhe asgjë e çuar dëm, vetëm punë, përkujdesje dhe korrektësi është adoptuar aty.

Baba Hekuran Nikollari i rreth të ‘50-tave njihet dhe respektohet me përulje në të gjithë zonën e jugut të Shqipërisë është klerik i rrallë, zemërgjerë, i ndershëm shumë i drejtpërdrejtë dhe ajo që është më e rëndësishmja është se t’i mbush momentet kur je aty me pozitivitet dhe mirësi e po ashtu këshilla të vlefshme të jep më vete. Shpirti i tij i madh shihet që nga mënyra se si i pret njerëzit e i ndihmon ata, e ka derën hapur për të gjithë, vetëm mirësi dhe bekime uron për jetën e secilit. Falë tij kjo Teqe tanimë nuk është vetëm një qendër fetare për bektashinjtë, por një institucion i vërtet me shumë vlera.

Ajo është një qendër turistike për vizitorë nga Shqipëria dhe bota. Pritje të ngrohta Babai i rezervon si për politikanë, zyrtarë të lart ashtu edhe për njerëz të thjeshtë edhe të varfër.

“Zoti, do t’ju ndihmojë, për shëndet të mirë të gjithë ju familjarisht”, nuk rresht së ja uruar të gjithëve.

Teqeja pasuri kombëtare

Kjo Teqe është një pasuri kombëtare. Aty prehen klerikë të mëdhenj që kanë punuar dhe e kanë ndihmuar popullin në ditë të vështira, prandaj dhe populli i ka dashur. Ndërtesat e Teqesë janë të bardha dhe konturet me jeshile, kupolat e tyre ndrijnë si dielli. Është me të vërtet një projekt i menduar më së miri çka e bën të shtrihet në të gjithë pllajën e kodrinës e gjithë natyra përreth e gjelbëruar dhe e mirëmbajtur.

Pastërtia është ajo që dallon aty kudo.

Teqeja me Tyrbet dhe me ambiente e tjera janë lidhur me rrugë e shkallë prej betoni. Në të dy krahët e Teqesë janë bërë tarraca të cilat janë mbjellë me peme frutore, por edhe me perimet gjatë verës, e që të gjitha këto konsumohen nga besimtarët që e frekuentojnë dhe punëtorët që kujdesen për këtë vend. Ato nuk tregtohen.

Në Teqe Babai ka edhe disa punëtorë që kujdesen për gjithçka dhe që ju shërbejnë edhe njerëzve.

Të flasësh me detaje për këtë projekt madhështor nuk do të mjaftonin as me dhjetëra paragrafë, por ajo që duhet vënë në dukje është se ky objekt përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët, nga të tjerët, turistë të huaj shihet si një objekt me vlera të rralla kulturore.

Aty është me të vërtet çdo gjë në vendin e vet, perfekte, e rrallë të të zënë sytë rregull të tillë… Një qytezë shembullore.

Veçuar nga ambientet e Teqesë, pak më tutje është duke u ndërtuar edhe një hotel çka do të lehtësoj edhe me tepër akomodimin e njerëzve që vizitojnë Teqenë e Baba Aliut.

Ky vend është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të gjithë ne dhe nga të gjitha institucionet, për mënyrën si të mirëpret, për mënyrën si punohet, për mënyrën si komunikohet e për mënyrën si drejtohet e menaxhohet, për mënyrën se si e organizon komunitetin e vet.

Faleminderit Baba Hekurani për këtë model që i jep shoqërisë. Ky ansambël i vërtetë i Teqesë jo vetëm duhet promovuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet humbur pa u vizituar, sepse nga aty kemi të gjithë se çfarë të mësojmë./PROlajm.al

Kategori
Uncategorized

Ju tregoj trafikantin e 1997-tës që sot u jep leksione studentëve.

Nga Konstadin Koliqi/

Ne kete momente, nje TV, po jep te perseritur, nje emision, ku flitet per historite e emigrimit te shqiptareve, aresyet, motivet perse ka ndodhur dhe po ndodhe kjo dukuri, me shume shqiptare…..jane ftuar disa personalitete te fushave te ndryshme por …..eshte i ftuar edhe nje trafikante, qe ka lidhje te forta me ngjarjen me te rende te emigracionit shqiptar…….ngjarjen e 28 marsit 1997, ku lane jetet e tyre ne funde te detit, 119 njerez qe kerkonin te largoheshin nga ferri i kaosit shqiptar, per nje jete me te sigurte dhe me te mire….ngjarje qe e shkeputa nga materiali kryesor i atyre ngjarjeve te atij viti te zi, 1997…..ndofta do te merziteni, por me detyroi ky trafikane qe per habin time, por jo vetem, ishte dhe eshte i mirepritur ne detyra te larta shteterore dhe ne edukimin e te ardhmes tone, studenteve !!!!!!!!!….hidhini nje sy, se nuk beni keq ta kujtoni, per te mos u perseritur te tilla ngjarje shume te renda.

…….. më dt 25 Mars, informohem se, në Vlorë është bërë plani për të marrë një anije nga Saranda, dhe me të, do të niseshin klandestinë për në Itali. Në Vlorë nuk kishte asnje anije. E vetmja anije që kishte mbetur, që mund të lundronte ishte Kater i Radës, ne Sarande, i vogël, i vjetër dhe me shërbim të kufizuar portual.

Më dt 26 Mars, anija vjen në Vlorë, nga Sarande, prurja e saja e organizuar nga Zani Caushi dhe menjehere, vihet nën sundimin e « Sulltanit të Vlorës » sic kishte qejf të quhej Zani Caushi . Menjëherë u hap lajmi se do të nisej për në Itali një anije luftarake, kundrejt pagesës prej 1,5 million liretash për person. Turma njërëzish, afroheshin por kur merrnin vesh se pronari ishte Zani Caushi, largoheshin për vetë namin, prej krimineli që ai kishte, në tërë vëndin, jo vetëm në Vlorë. Atëhere, në Vlorë, shkon z. Arben Malaj, në atë kohë Ministër i Financës të Qeverisë të Pajtimit Kombëtar, futet në port, i afrohet anijes, gjithmonë në shoqërinë e Zanit dhe shokëve të tij. Kjo në mëngjesin e dt 27 Mars. Menjëherë, u hap lajmi se anija ishte e Arben Malajt, Zani ishte vetëm arkëtari. Kështu u rrit besimi tek njërëzit, të cilët ishin aty rreth e rrotull dhe mbushën menjëherë anijen, në të cilën hypën 153 veta dhe u nisën drejt Italisë. Tashmë, historia e anijes dihet , por unë dua t’ju them atyre që e mbytën dhe atyre që kërkojnë trupat e të afërmve të kërkojnë, jo 80 veta, por 119 njërëz të mbytur. Dua tju kujtoi se në ato lista emrore që hypen në atë mjet lundrues, ishin edhe 22 vajza të kthyera nga Italia, para krishtlindjeve, por që nuk gjetën afrimin nga familjet e tyre, ose…..dhe nuk u ngeli gjë tjetër, vec të kthehen prap tek semaforët, për të nxjerr bukën por edhe fitimet e atyre që tashmë kishin marrë drejtimin e vëndit……

Vazhdova në detyrë, derisa, si Ministër erdhi Zabit Brokaj. Puna u bë e pamundur. Kisha për epror atë që drejtonte rebelët, pjesën më kriminale të tyre, që po të më kishte kapur atje, do të më rripte të gjallë. U largova nga detyra me motivacionin : « nuk ke arsimin përkatës, shkollën e sigurimit. » U them atyre që më komunikuan urdhërin : « Nderoj tim Atë që nuk më dërgoi në atë që vetëm shkollë nuk e quaj.»
Dhe nga ai moment, që ishte data 15 Gusht 1997, dita e lindjes time, ngela i pa punë dhe për më tepër i kërcënuar dhe shantazhuar, familjarishtë. Të gjitha ishin të pritëshme dhe të kuptueshme, papunësia, varfëria, indiferenca edhe e shokëve e miqvë, kërcënimet personale nga njërëz të njohur dhe të panjohur, por kërcënimi që i bënin fëmijve të mij, ata që kishin punuar me mua në të njëjtin dikaster, këtë nuk e prisja, por edhe nuk ja u fal……edhe pse janë deputet të atij dhe këtij Parlamenti………

Kategori
Uncategorized

Mos më mundo më kot, nënë… poezi nga Sokol Olldashi

– poezi nga Sokol Olldashi – vëllimi poetik “Teatri i Hijeve”

TË DIELËN

Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë,
S’do ta zgjoj rojen syfjetur,
Qetësisht do ta mbyll portën prapë.

Do të eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash që të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do gjej të ngul kryqin,
Në dheun nga shirat bërë llohë.

Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiririn të ndez,
E paketën në plis do ta fsheh,
Që ta pi pasi të vdes.

E do të ik…

TË PAKTËN TI

Mos më mundo më kot, nënë!
Mos më fol
Për pranverë,
Lule,
Qiej të kaltër,
Zogj,
Mirësi!
Mos më gënje, të lutem,
As për Mujër, Halilër,
Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,
Për ëngjëj çengelë,
Ku varur rrinë kombet,
Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!

Mos më gënje, zemër!
Të paktën ti …


U JAP NJERËZVE SHANSIN E FUNDIT

Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.
Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësaia juaj naïve,
Nga hipokrizia e lindur.
Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni,
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.

ORËT KANË MBETUR

Orët kanë mbetur qysh ditën që unë vdiqa.
Hija e lavjerrësit,
Prej shekujsh e palëvizshme,
Shtrihet mbi kalendarin,
Prej ku fletët gjith janë grisur.
Ka mbetur
Veç kartoni i bardhë i zhgënjimit.
I bardhë
Si çarçafët e një krevati të rrëmujshëm,
Të palëvizur që nga dita
E Dashurisë.

Orët kanë mbetur,
Që kur s’je më ti.

_

TEATRI I HIJEVE

Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe

Që në fillim.

Më pas…

Gjithçka kish marrë fund

E s’mund të ç’bëhej.

Regjisori,

Këtë e kuptoi i fundit

Ndaj kur sipari u ngrit

Iku

Duke thënë se do të kthehej

Pas Shfaqjes…

_

“G…”

E dija, patjetër e dija
Që një ditë mund të vinte si kjo
Më kot u mundova t’i fshihem
Dhe kur ikën të gjen vetë ajo.

G. Kjo është kënga e fundit për ty
Nuk e di në e do dhe këtë
Por s’mundesha ta mbaja përbrenda
S’mundesha ta lija pa zë.

Tani G. bëj si di ti
Unë të premtoj veç një gjë
Sido që të zgjedhësh në fund
Un do t’ vij ose iki pa zë.

Rezultate imazhesh për sokol olldashi poezi

Kategori
Uncategorized

Llustraxhiu që na zbardh faqen.

– nga Altin Bamllari –

Nëse ndihesh faqezi, por edhe nëse ndihesh i turpëruar nga faqezinjtë, unë zbulova një llustraxhi në zemër të Londrës që ta zbardh faqen për 5 minuta.

Quhet Romi Topi, ose ndryshe, llustraxhiu me kravatë. Do pyesni ju: po ky llustron, apo bën make-up? E pra, ky i bën të dyja. Anglezëve ua shkëlqen këpucët e shqiptarëve ua zbardh faqen.

Po si? – do thoni ju!

Ja ashtu, sikurse Inva Mula e Ermonela Jahaj, si Rita Ora e Dua Lipa, si Tedi Papavrami, si Kledi Kadiu, si Fadil Berisha, si Ilir Shaqiri, si Ermal Meta, si të gjithë ata shqiptarë të mirë që na nderojnë anembanë botës.

Tani e teprove! – do më qortoni ju. Aspak! Ky djalë është një ambasador i shkëlqyer i njerëzve të thjeshtë, i gjithë shqiptarëve që punojnë e sigurojnë jetën ndershmërisht. Ky djalë është një xhevahir, një shpirt bujar që rrezaton vetëm mirësi, që dashuron punën dhe familjen e vet e, për më tepër, krenar që është shqiptar. Ky nuk është një llustraxhi i zakonshëm, ashtu siç e përfytyroni ju në rrugët e Tiranës. Ky është një artist me “audiencë” të lartë.

17 vjet në Burlington Arcade. 50 palë këpucë në ditë. Me mijëra e mijëra klientë, që u flet e u tregon të vërtetën tonë. E pashë vetë. Qëndrova aty. Ai ishte për ta si një magjistar.

Kur shkova për ta takuar, në celular kisha adresën e firmës, “Shoes Shine Service”.

Me të mbërritur, në korridorin lluksoz pashë një djalë duke llustruar. Desha ta pyes, por pastaj vazhdova drejt. S’mund të jetë ai. Unë po kërkoja një zyrë. Pastaj pyeta dikë. Ai buzëqeshi e më tregoi me dorë: Ja ku e ke!
U ktheva mbrapsht. I fola shqip. Ai u çua menjëherë. Hoqi dorezën e djathtë e më takoi si nga anët tona.

– Është patrioti im, është shqiptar, – i tha klientit, duke i kërkuar njëkohësisht edhe ndjesë. Ja mbarova. Kam edhe dy të tjerë e do ta mbyll.

Dhe ashtu bëmë. Ai paketoi gjërat, unë mbusha celularin me foto. Ai para, unë pas. Me Romin s’kishte llafe. Nuk ngeli njeri pa e përshëndetur. Matanë rrugës futemi në dyqanin më të famshëm të purove. I madhi Churchill porosiste pikërisht këtu. Një burrë i vjetër përqafon Romin, i biri po ashtu, një i tretë i jep dorën.

– Altin, kjo është familja ime, ky është babai im. Një atmosferë e parrëfyer. Ky djalë u bënte magji të gjithëve .

–Më ka ardhur ky miku nga Shqipëria. Do shkojmë për darkë e do ta ndezim nga një puro. -Zgjidh e merr, foli “babai”.

Ç’të zgjidhja? Zgjodha një Cohiba mesatare. Jo tha plaku. Po më kursen. Merr këtë dhe më zgjati një pako. Nuk po ua them çmimin. Romi hodhi lekët, plaku ia fuste në xhep. Bëmë foto. Ikëm. Kalojmë në rrugën më të famshme të këmishave. Ndalojmë te një dyqan luksoz. Na përshëndet pronari.

-Këto janë produktet e mia, më thotë Romi. Unë e shoh si guak. Set furçash, bojërash, kremrash, lidhësesh ngjyra-ngjyra.

-I porosis në Kinë dhe m’i paketojnë me logon time. Kam edhe tre llustraxhinj të tjerë që punojnë për mua, një italian, një polake e një indian. I kam shpërndarë në tre qendra të ndryshme. I kam trajnuar dhe e bëjnë punën si unë. Më ftojnë në evente të ndryshme edhe firmat e mëdha si, Ralph Lauren, Gucci, Louis Vuitton, Dior e Breguet.
Këto po thoshim kur arritëm te Gaucho, restoranti me emër argjentinas.

Aty ndërruam temë. Me këtë djalë mund të bisedoje për gjithçka. Më magjepsi me historinë e tij të dashuirisë me vajzën hollandeze, me të cilën ka sot tre fëmijë. Por ajo që më la pa fjalë ishte akti i tij human i para 4 vjetëve. Kishte ardhur në Sarandë dhe notoi deri në Korfuz me idenë që të mblidhte fonde në ndërtimin e një monumenti simbol për gjithë të arratisurit dhe të vrarët në kufi.

Bashkia bëri sikur e mbështeti, por s’u kujdes aspak t’i bënte jehonë në shtyp, përveç një gazete të vogël lokale. Ndërsa media zhurmëmadhe, ngjarje të tilla s’i ka hiç në refrene. Sidoqoftë, Romi bëri të vetën.

U ndamë vonë. Rrugës për në shtëpi, duke sistemuar disa mendime, bëra një paraleIizëm midis bojaxhinjve të fasadave dhe Romit, korçarit që na e zbardh faqen përditë, ndryshe nga ata që na e nxijnë.

Kategori
Uncategorized

Familja në rrezik, mbroni fëmijët tuaj!

– Nga Herion Mesi –

“Një transeksual që shpjegon para të miturve kënaqësinë e eksperiencës së saj/tij biseksuale… është ngacmim seksual ndaj të miturve”- thotë një ish-diplomat që i ka shërbyer Shqipërisë në SHBA. Shkurt përbën vepër penale, nëse ky shpjegim, apo leksion “edukativ” siç e quan Qeveria, i këtij transeksuali është bërë pa miratimin e prindërve të këtyre të miturve.

Ajo që ka ndodhur me gjimnazistët e Tiranës nuk është as më shumë e as më pak se një sulm kimik ndaj popullatës së pambrojtur – nëse do i referohemi ligjeve ndërkombëtare të Luftës. Ky është kontaminim i qëllimshëm i brezit të ri ku në shënjestër është FAMILJA, si i vetmi institucion që ka në dorë pavarësinë e edukimit të një fëmije. Dhe ashtu si të gjithë ata/o prindër që besoj tek institucioni i familjes, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën e edukimit ndaj fëmijës tim.

Nëse do më duhet t’i flas ndonjëherë për këta LGBT-istat, do e di unë ç’t’i them, askush tjetër nuk duhet t’i flasë për ta pa praninë time.
Një pyetje kam për ministren e Arsimit dhe të gjithë ata/o deputetë dhe shtetarë prindër, shumica e të cilëve i kanë shkolluar fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe që sot po mbrojnë LGBT-istat: Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur leksione të tilla? Nëse i kanë ndjekur, sa herë janë njoftuar nga institucioni arsimor përkatës? Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur të tilla leksione pa miratimin e tyre?
Pra në vend që të shpjegojë se ky është aplikim i një programi të huaj, Ministria e Arsimit të sqarojë a janë pyetur prindërit e atyre adoleshentëve për këtë program? Nëse po, të zbardhë diskutimet e bëra me ta dhe të na thotë emrat e të gjithë prindërve! Nëse jo, atëherë gjithkush që ka ndërmarrë një nismë të tillë duhet të japë shpjegime ligjore. Personalisht, nuk dua t’i hyj çështjes moralisht, pasi jam i sigurt që një mesazh i njerëzve të tillë, që gjithmonë na shiten si viktima të padhunuar asnjëherë, nuk vlen!

P.S: Një mesazh për të gjithë adoleshentët: Përdorini “hallatet” sa të mundeni, por sipas qëllimit të përcaktuar nga Krijuesi që në gjenezë e mos ua ndryshoni destinacionin, pasi 3500 vjet më parë Zoti i ndëshkoi banorët e Sudomës dhe Gomorrës, pikërisht për shkak të çoroditjes së tyre seksuale!

Kategori
Uncategorized

Merr fund dilema mijëravjeçare/ Veza pulën apo pula vezën, ja përgjigja

Merr fund dilema mijëravjeçare/ Veza pulën apo pula vezën, ja përgjigja

Veza e bëri pulën apo pula vezën? Përse thinjen flokët? Përse ushqimi i pashëndetshëm shijon më shumë se ai i shëndetshëm?

Këto pyetje dhe shumë te tjera kanë bërë që miliona njerëz të vrasin mendjen për përgjigjet. Mirëpo tashmë ato e kanë një përgjigje. Profesori britanik, Chris Smith, nga Universiteti i Mançesterit iu përgjigj shumë pyetjeve të kësaj natyre si më poshtë.

Veza e bëri pulën apo pula vezën?

Veza ka qenë një metodë riprodhimi përpara se të shfaqej pula. Për shembull dinozaurët riprodhoheshin me veze. Në këtë mënyrë, pula që njohim sot mund të ketë dalë nga një vezë e paraardhëses së saj. Në këtë mënyrë veza e ka bërë pulën dhe jo pula vezën.

Përse thinjen flokët?

Ngjyra e flokëve i dedikohet sekrecioneve të një lloj pigmenti, i cili fillon e shteron me rritjen e moshës. Flokët janë natyralist pa pigment, pra të thinjura.

Përse ushqimet e pashëndetshme shijojnë më shumë se të shëndetshmet?

Ne kemi një preferencë gjenetike për ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme sepse ato përmbajnë shumë energji. Gjithashtu, ne kemi një nevojë gjenetike për kripë.

Përse qielli i kuq natën do të thotë kohë me diell ditën pasardhëse?

Kjo ndodh për shkak se mjegullat e larta, të cilat më pas formojnë retë e shiut, në një moment të natës apo pas perëndimit të diellit, formojnë një kënd të ngushtë me rrezet e tij duke prodhuar kështu qiellin e kuq. Por nëse kjo ndodh sapo ka rënë nata, deri në mëngjes ato re janë larguar apo janë shkarkuar diku larg.

Përse duhet të flemë gjumë?

Asnjë nuk është i sigurt për këtë. Disa thonë se duhet të rikuperohemi pas aktivitetit ditor. Gjithsesi, Gjumi ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e trurit. Mungesa e gjumit sjell çrregullime në tru.

Kategori
Uncategorized

24 marsi 1999: Kosova nga Liria deri te Pavarësia

24 marsi 1999: Kosova nga Liria deri te Pavarësia
Më 24 mars 1999, pasdite, në orën 4:20 pm me orën e Uashingtonit dhe 10;20 e natës me kohën e Kosovës, Presidenti i 42-të i SHBA-ve, William Jeferson Clinton – Bill Klintoni në momentin historik, të fillimit të fushatës së sulmeve ajrore, kur fluturakët e natos po fluturonin duke bombarduar Beogradin, iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë, gjithë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje duke thënë :
“Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet, civile dhe po djegin shtëpit. Ne po shohim njërëz të pafajshëm të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njërëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba.
Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht janë gjuajtur me një herë me armë zjarri. Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale dhe kodet të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm, që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe.
Pra, bashkëkombas të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale.”
“Misioni (bombardimet) ynë është më se i qartë: të tregojmë se ne edhe NATO e kemi seriozishtë, që t’u lëmë të kuptojnë atyre që kontrollojnë në Sërbi sot(24 mars 1999) se është e domosdoshme të ndrrojnë rrugën, të ndalojnë këtë lloj ofensive të ndërrmarrë duke derdhur gjak kundër qytetarëve të Kosovës, ta ndalojmë atë me të gjitha format që duhet ndaluar, duke e dëmtur seriozishtë ushtrinë Serbe që është kundër njerëzve të pafajëshëm në Kosovë. Dhe në se presidenti Millosheviq – nuk i bindet paqes at’here na takon neve që duke përdorur forcën ushtarake ta ndalim atë dhe atij t’i shpallim luftën.
Në anën tjetër, Serbia dhe personalisht Millosheviqi – nuk i kanë pranuar bisedimet për zgjidhjen paqësore e politike të çështjes së Kosovës. Millosheviqi, përveç sundimit ndaj shqiptarëve me një sistem të paparë, filloi edhe ofensivat dhe krimet e veta masive kundër popullit shqiptar: me vrasje dhe masakra masive, djegie, dëbim masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe me spastrimin etnik të Kosovës…
“Bashkëkombas: unë jamë i bindur se rreziku për të hapur luftë dhe bërë diçka nga SHBA-s, nuk është aq i madh sa çështë rreziku të rrimë duarkryq dhe të mos bëjmë asgjë, që të nxjerrim nga ky rrezik njërëzit që nuk mund të mbrohen dhe tek ne amerikanët kanë interesa kombëtare. Sikur, ne sot, së bashku me aleatët(NATO) tonë, ta lëmë që kjo luftë e padrejtë të vazhdojë, athere, preisdenti Millosheviq, do të inkurajohet nga hezitimi ynë duke e qujatur luftën e tij, si një drejtësi duke vrarë njërzit në Kosovë.
Kështu që atij ne i lëmë dorë të lirë për të bërë më shumë masakra, dhe më shumë shpërngulje me forcë të qindra mijra refugjatve të cilët presin vetëm mbrojtejen tonë. Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë, është e vetmja shprese e popullit të Kosovës. Populli i saj megjithse Kosovën kanë vendin e tyre nuk mund të jetojnë atje, prandaj na duhet ne t’i sigurojmë jetën e tyre dhe ata të mos kenë më frikë për jetën”
Bombardimet e NATO-s u pritën me reagimin e ashpër, tipik për Millosheviqin. Shqiptarë të panumërt u masakruan dhe u hodhën nëpër varre masive. Ndërkaq, grupet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sulmonin forcat serbe në terren dhe të ndihmonin NATO-n.
Atyre u ishin bashkuar edhe vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, dhe Europa e kudo ku ishin shqiptarët.
Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës vazhduan të linin shtëpitë e të zhvendoseshin drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera fqinje, pamje që të kujtonin Luftën e Dytë Botërore.
Përballë asaj që po ndodhte, Amerika dhe aleatët e saj nuk u tërhoqën.
Pas një fushate ajrore të NATO-s që zgjati 78 ditë, forcat serbe kapitulluan. Më 12 qershor 1999, një forcë masive e NATO-s filloi të hyjë në Kosovë, e pritur me gëzim nga popullata.
Ardhja e 50 mijë paqeruajtësve shënoi një kthesë vendimtare për fatet e popullit të Kosovës.
Në fillim, Kosova e lirë administrohej nga një mision i Kombeve të Bashkuara, UNMIK. Vetëm pak muaj pas mbarimit të luftës popullata shqiptare ishte kthyer thuajse e gjitha dhe kishte nisur përpjekjet e rindërtimit.
Shtetet e Bashkuara ishin të parat që ndihmuan këto përpjekje.
Në fillim të vitit 2001, në Uashington kishte ardhur një administratë e re dhe më 24 korrik të atij viti Presidenti George W. Bush vizitoi Kosovën.
Ai shprehu mbështetje për idenë që kosovarëve t’u jepeshin më shumë përgjegjësi për t’i marrë vetë në dorë punët e tyre.

Çështja e statusit të Kosovës ndonëse ishte objekt diskutimesh dukej ende e largët. “Standardet përpara statusit” ishte formula me të cilën doli UNMIK-u në vitin 2002, por këto standarde nuk ishin të formuluara qartë dhe u pritën me reagime negative në Kosovë.

Përpjekjet e vërteta për zgjidhjen përfundimtare të statusit u ndërmorën nga administrata Bush në vitin 2005.
Në pranverë të vitit 2005, Presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice vendosën që Shtetet e Bashkuara të merrnin rolin drejtues për të çuar deri në fund punën e bërë nga administrata e mëparshme Clinton për vendosjen e paqes në Ballkan.
Nëpërmjet disa personaliteteve me rëndësi, administrata ndërmori përpjekje për të bindur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan dhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të filluar procesin e statusit të Kosovës.
Ndërkaq, në Kongresin amerikan, me nxitjen e ish-Kongresmenit Joe DioGuardi, qysh më parë kishin filluar përpjekjet për të paraqitur një rezolutë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës.
Rezoluta u paraqit në vjeshtë 2004 nga ligjvënësi Tom Lantosh dhe u paraqit përsëri në janar 2005.
Në Kongresin amerikan, për Kosovën kishte gjithnjë konsensus megjithë mosmarrëveshjet mes dy partive politike për çështje të tjera.
Më 18 maj, 2005, Nënsekretari i shtetit Nicholas Burns paraqiti përpara Kongresit një nismë të re politike amerikane për Kosovën në bashkërendim me Kombet e Bashkuara dhe Grupin e Kontaktit të fuqive botërore. Ai deklaroi se viti 2005 ishte viti i vendimit për Kosovën, pra se SHBA synonin fillimin e një procesi që do të përcaktonte statusin e Kosovës.
Ndonëse në atë kohë ishte ende e paqartë se cili do të ishte statusi përfundimtar, SHBA dhe Grupi i Kontaktit kishin deklaruar se e përjashtonin një kthim të Kosovës nën kontrollin serb. Ato përjashtonin gjithashtu çdo ndryshim kufijsh dhe çdo ndarje të Kosovës.
Edhe udhëheqësit e Kosovës kishin deklaruar se për ta pavarësia ishte e panegociueshme.
Qeveria serbe, nga ana e saj, ngulte këmbë se Kosova nuk duhej të bëhej kurrë e pavarur.
Partnerët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për përcaktimin e statusit të Kosovës ishin Britania, Franca dhe Gjermania.
Vështirësia më e madhe ishin qëndrimet penguese të qeverisë ruse.
Në 26 janar 2007, kur i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari, paraqiti propozimin për statusin përfundimtar të Kosovës, u bë e qartë se pavarësia ishte tashmë e pashmangshme.
Rekomandimet e Ahtissarit e linin në dorë të Kosovës të shpallte pavarësinë nga Serbia. Por ato kërkonin gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare mbi Kosovën.
Plani Ahtisaari për pavarësinë iu nënshtrua shqyrtimit në Këshillin e Sigurimit. Por Rusia ishte kundër.

Më 10 qershor 2007, Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë, ku iu bë një pritje prej heroi.

Dhe jo më kot. Vizita zgjati vetëm 8 orë, por deklarata që ai bëri në Shqipëri do të mbahej mend dhe ndikimi i saj nuk do të vononte të dukej.
“Në një moment në kohë, më mirë herët sesa vonë, detyrohesh të thuash: durimi arriti aty ku nuk mban më. Kosova është e pavarur,” deklaroi Presidenti amerikan. Ai tha se çdo plan për t’i zgjatur më tej bisedimet duhet të përfundonte me pavarësinë e sigurt.
Rreth nëntë muaj pas kësaj deklarate, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, duke u bërë shteti më i ri në botë.
Dhjetëra mijëra njerëz në Kosovë mbushën rrugët për të festuar ditën që e kishin dëshiruar prej dekadash.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kryesorë perëndimorë e njohën menjëherë pavarësinë e Kosovës.
Shpallja e pavarësisë erdhi pas një konflikti të përgjakshëm që la pas 14 mijë të vrarë dhe pas një periudhe mbikëqyrjeje nga Kombet e Bashkuara që e la Kosovën me një status të papërcaktuar dhe pa drejtim.
Më në fund, Kosova mund të shpresonte të konsolidonte shtetin dhe institucionet me një siguri për të ardhmen.
Duke folur përpara parlamentit, ish Kryeministri Hashim Thaçi tha: “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik”.
Atë ditë, njerëzit shprehnin nderimin për SHBA, arkitekte e fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe. Prishtina dhe qytetet e tjera ishin të mbushura me flamurë amerikanë dhe njerëzit thërrisnin: “Faleminderit USA” dhe “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Që nga 17 shkurti 2008 kur u shpall e pavarur, Kosova ka kaluar nëpër sfida të brendshme dhe të jashtme. Shtetet e Bashkuara janë treguar të gatshme për të ndihmuar.

Në nëntor 2009, gjatë një vizite në Kosovë, ku përuroi një statujë të ngritur për nder të tij, ish-Presidenti Bill Clinton u bëri thirrje qytetarëve për të ndërtuar një shoqëri shumetnike me pakicën serbe dhe pakicat e tjera. “Shtetet e Bashkuara gjithnjë do ta ndihmojnë Kosovën,” tha ai.

Në fushën diplomatike, Kosovës iu desh të ndeshej me kundërshtimet e Serbisë.

Serbia protestoi ndaj pavarësisë dhe përmes Këshillit të Sigurimit kërkoi opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Më 22 korrik 2010, Gjykata shpalli vlefshmërinë e deklaratës së pavarësisë, duke thënë se ajo nuk binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Gjatë administratës së Presidentit Obama, mbështetja amerikane për Kosovën vazhdoi.

Megjithë fushatën e gjerë të Serbisë për të bindur vendet e ndryshme të mos e njohin shtetin e ri, Kosova ka siguruar deri tani rreth 116 njohje dhe është pranuar në dhjetra organizata ndërkombëtare.

Administrata e Presidentit Trump ka shprehur mbështetje të fortë për Kosovën.
Me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë, ndihmësi kryesor i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare, H.R. McMaster, e bëri të qartë këtë mbështetje:
“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit.”
Sot, 19 vjet nga çlirimi dhe 10 vjet pas pavarësisë, Kosova i ka hedhur sytë drejt një të ardhmeje që synon anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kategori
Uncategorized

“Vrasja dhe djegia u krye në pyllin e errët të Valbonës.

1944/Batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin

Atë Lek Lulashi ishte ndër të paktët klerikë që simpatizonte hapur Mbretin Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij tejet të vërtetë se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë. Për këtë arsye, komunistët vendosën ta vrasin e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre.

Atë Leka udhëtoi nga Kastrati i Malësisë së Madhe në Tropojë për të marrë pjesë në një mbledhje të forcave politike. Komunistët si injorantë edhe në shpjegime, e justifikuan vrasjen sikur ndodhi nga shkaku se kleriku ishte “ndërlidhës midis gjermanëve dhe britanikëve” (!). Në fakt, vetëm komunistët mund të bëjnë aleatë gjermanët dhe britanikët në vitin 1944. Partizani vrasës kryesor, e ka përshkruar në këtë mënyrë krimin makabër:
“Vrasja u krye në pyllin e errët të Valbonës. Patër Lekë Luli ish dërguar nga armiku i popullit Abaz Kupi që të lidhte veprimet e Gani Kryeziut me reaksionin e Dukagjinit dhe me partitë e tjera reaksionare të Lumës e të Mirditës për të ndaluar forcat e ushtrisë NÇL për çlirimin e krahinave të veriut. Kufoma e tradhtarit të popullit Patër Lekë Luli u vu në zjarr të madh ku iu dogjën edhe eshtrat. Më vonë, shkuan 100 reaksionarë të shtyrë nga kleri reaksionar i Shkodrës për t’i gjetur shenjat, por pluhuri i tij ishte zhdukur”.

Kastriot Dervishi/

Kategori
Uncategorized

Edi Rama ka kryer Krime të Neveritshme ndaj shqiptarve

Erl Kodra/

PADITJE:
Republika e Shqipërisë kundër Edvin Ramës

Edi Rama ka kryer Krime të Neveritshme ndaj shqiptarve

Nëse do të isha Prokuror i Republikës, me këto prova do ta arrestoja Kryeministrin Edi Rama;

1. Fallsifikim, fshehje dhe mohim fakti (Raportet e Sherbimit Informativ) për mbjelljen Shqipërisë me drogë, si dhe përfshirjen e Ministrit të Brendshëm dhe mbi 100 oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit në këtë veprimtari kriminale.
Ky krim i rendë penal është konsumuar plotësisht nga Kryeministri. Këto Raporte janë prova që e fundosin atë.

2. Ndërprerjen e ndihmës ekonomike për 20.000 familje në nevojë ekstreme, duke e rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

–Ky krim përbën veprën më të rëndë penale, kryer me vetëdije të plotë, kundër jetës, dhe ndaj një numri të jashtëzakonshëm qytetarësh.

–Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore parasheh, se e Drejta për Ushqim është një e Drejtë Elementare e Njerëzore.
–Mospërmbushja, për më tepër përjashtimi i qëllimshëm i shtetasve nga sistemi i ndihmës ekonomike, cilësohet si “Krim i Neveritshëm”. –

–Mijëra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar sonte flenë të uritur, sepse Edi Rama u ka prerë kafshatën e gojës.

–Ky është thjesht një Krim i Neveritshëm i kryer me vetëdije të plotë nga Kryeministri Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

Bektashizma dhe kombi shqiptar.

Si e ‘pushtoi’ bektashizmi Shqipërinë në emër të Jezu Krishtit, dijes dhe tolerancës për gratë e alkoolin

Bektashinjtë sot kanë festën e tyre më kryesore; atë të “Sulltan Novruzit”. Që nga 20 Nëntori i vitit 1925, Shqipëria është bërë kryeqendra botërore e kësaj feje tolerante, të cilën shqiptarët e përqafuan me zell në përpjekje për të gjetur një “rrugë të mesme” mes të shkuarës së tyre të krishterë dhe islamizimit të dhunshëm gjatë sundimit të gjatë osman.Dita e Novruzit e cila quhet ndryshe edhe si dita e “Sulltan Novruzit”, përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut në Qabe. Sipas historisë së bektashinjve, në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet dhe lind shpresa për gjithë njerëzimin. Sot festohet “Një Ditë e Re”, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë; është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, i cili ka qenë krahu i djathë i Profetit. Festa e 22 marsit është më kryesorja në botën bektashiane, sepse sipas tyre sot rigjallërohet jeta. Vetë fjala “Nevruz”, që vjen nga gjuha e lashtë persishte, do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli “i lartë” që tregon rëndësinë e kësaj dite.LEXO EDHE:

Zuckerberg thyen heshtjen: Më falni, kemi shkelje besimiImage

Bektashizmi është një “fe” e lindur, për të ngërthyer më të mirat e islamizmit, budizmit dhe krishtërimit në pikëpamjen teologjike. Nga na tjetër, ajo u tregua e hapur për mendimin më përparimtar filozofik të kohës dhe e vuri dijen dhe atdhetarizmin në themel të saj. Panteizmi (Zoti gjendet gjithkund në tokë, e në natyrë) është një nga veçantitë e kësaj feje. Prandaj edhe Naim Frashëri, si një bektashi i madh, u këndonte bukurive të natyrës së Shqipërisë duke e ndërthurur mjeshtërisht fenë ku besonte, me atdhedashurinë.Bektashizmi shqiptar ka nxjerrë figura të shquara që shkrinë pasurinë dhe jetën për Shqipërinë: Naim, Sami, Abdyl e Mithat Frashëri, Gjysh Ali Gjirokastrën, Aqif Pashë Elbasani, Natali Klerë, Hafëz Ali Korçën, Syrja Vlorën, Edvin Zhak, Faik Konicën, Musine Kokalarin e qindra patriotë dijetarë e mendimtarë të tjerë.

Image

Por si u përhap bektashizmi në Shqipëri?Në këtë speciale të bazuar në të dhëna të marra nga historia zyrtare e Shqipërisë, SYRI.net po ju sjell një seri faktesh interesante që ndoshta shumëkush nuk i ka ditur më parë.Bektashizmi si tolerancë fetareIslami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh. Midis sekteve islamike në fjalë, bektashizmi fitoi një popullaritet dhe shtrirje të konsiderueshme në viset shqiptare.Bektashinjtë u shfaqën së pari në formën e një urdhri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll).Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet e në Kinë. Themeluesit e bektashizmit që në fillim dolën kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht.

Image

Në emër te JezusitNjë nga misionarët kryesorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhrit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qenë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek. XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit.Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e vet themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane.Që prej kohës së themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotësuar nga pikëpamja ideore dhe organizative, derisa në fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri.Bektashizmi që në fillimet e veta u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qenë i afërt në shumë aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi të cilat mbështetej besimi bektashian: e vërteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Këta tre elementë konsiderohen si shtylla të këtij besimi dhe si parimet udhëheqëse të veprimtarisë së njeriut. Në këtë mënyrë porositej që ndjekësit e këtij urdhri të ishin të drejtë dhe të sinqertë kudo dhe kurdo, të luftonin për të qenë sa më të ditur dhe të zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.

Image

Liberalizmi dhe revolucioni kundër dogmave të islamitNdryshe nga besimtarët sunitë, bektashinjtë nuk e kishin të ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesën e fytyrës së grave kur dilnin në publik. Bektashizmi respektonte ekzistencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe të besimeve të ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) për bektashinjtë s’ishin gjë tjetër veçse prehja e shpirtit kur njeriu bën mirë dhe vuajtja e tij kur njeriu bën keq në jetë. Falja gjithashtu pakësohej nga pesë herë vetëm në dy herë në ditë, ndërsa agjërimi, nga një muaj në dhjetë ditë, duke ndërprerë vetëm të pirët e ujit.Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bëri këtë sekt mjaft të pranueshëm e tërheqës për mjedisin ballkanik e veçanërisht për atë shqiptar, ku feja e krishterë bashkëjetonte me elementë të fuqishëm të trashëgimisë pagane të periudhës parakristiane. Në këtë mënyrë, përhapja e bektashizmit në tokat shqiptare u bë një nga aspektet kryesore të procesit të islamizimit të popullsisë, duke e shoqëruar këtë proces që nga fillimet e tij. Edhe pse, siç u theksua më sipër, tradita bektashiane duhet të ketë qenë e hershme në Shqipëri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike të njohura deri më tani i regjistrojnë gjurmët e saj që nga gjysma e dytë e shek. XVII.

Image

Fillesat në ShqipëriSipas të dhënave të përftuara nga udhëpërshkrimi i gjeografit osman Evlija Çelebiu, në disa qytete shqiptare të kësaj kohe ekzistonin vende të shenjta dervishësh, si teqe, tyrbe etj. Me terma më konkretë përmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë të Vlorës e ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie. Në qytetin e Vlorës gjithashtu ekzistonte një teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dëshmohet në këtë kohë edhe në qytetin e Gjirokastrës, kur thuhet se shumica e popullsisë së këtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur për Aliun (është fjala për dhëndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, për të cilin bektashinjtë kishin adhurim të veçantë); festonin krahas dy Bajrameve si ditë të shenjta, Shën Gjergjin, Nevruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun, dhe në këto festa pinin verë të kuqe dhe raki. Edhe në vendbanime të tjera shqiptare, si në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj., sipas burimit të mësipërm, ekzistonin teqe bektashiane, çka flet për shtrirjen relativisht të gjerë të këtij sekti islamik deri në vitet 60-70 të shek. XVII.Një nga qendrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës, ku disa dëshmi interesante, siç janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësisht në vitet 1717 e 1728, flasin qartë për praninë e këtij urdhri në qytet të paktën që nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVII. Lidhjet e ngushta të Krujës me bektashizmin duken qartë edhe në faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe të vogla) bektashiane, në rrethinën e qytetit ka ekzistuar në Kreshtën e Malit edhe vendi i shenjtë me emrin e Sari Salltëkut, qendër e njohur pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët e këtij sekti, por edhe për njerëz të besimeve të tjera.

Image

Ali Pashë Tepelena dhe bektashizmiRitmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur urdhri i mësipërm fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Duke qenë kundërshtar i pushtetit qendror osman, në mënyrë të vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniçerëve, në këtë kohë opozitar i pushtetit sulltanor. Me këtë shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese në radhët e jeniçerëve. Madje, thuhet se vetë Ali Pasha përqafoi bektashizmin dhe bëri çmos për fuqizimin e këtij urdhri në Shqipëri. Sundimtari i Janinës u lidh ngushtë edhe me një nga misionarët e bektashizmit në Shqipëri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e të cilit ishte veçanërisht e spikatur në Krujë dhe në rrethin e saj, ku u ndërtua në vitin 1802 edhe një teqe me emrin e tij.Kryeqendra e pashallëkut, Janina, ishte kthyer në vendqëndrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit bektashian, të cilët vinin nga Stambolli apo qendra të tjera të Perandorisë Osmane, të larguar prej andej për arsye të ndryshme. Brenda territorit të pashallëkut dervishët bektashianë gjenin kushte të përshtatshme dhe trajtim të privilegjuar nga ana e Ali Pashës. Atyre u viheshin në dispozicion shuma të hollash dhe ndërtesa për banim, ndërsa në mjaft raste edhe prona të konsiderueshme. Kështu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, gëzonte një benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe një shtëpi të kushtueshme, kurse një tjetër dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashës), u pajis me prona tokësore të konsiderueshme me të ardhura prej më se 20 000 frangash, duke u emëruar njëkohësisht edhe si sheh i një teqeje pranë qytetit të Pargës.Një tjetër dinjitar i urdhrit bektashian në Pashallëkun e Janinës, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i një teqeje në hyrje të qytetit të mësipërm, zotëronte gjithashtu sipërfaqe të gjera tokësore me të ardhura të lakmueshme.Pas likuidimit të korpusit të jeniçerëve nga sulltan Mahmuti II më 15 qershor 1826, në Stamboll dhe në qendra të tjera të Perandorisë Osmane, shpërtheu një stuhi e fortë dhune e represioni kundër urdhrit bektashian. Në kryeqytetin e perandorisë u shkatërruan mjaft teqe të këtij urdhri, u arrestuan, u burgosën, u ezekutuan ose u dëbuan baballarë, dervishë, si dhe u konfiskuan libra të shumtë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrë veten me shpejtësi. Nga ana tjetër, furtuna kundërbektashiane e sulltan Mahmutit II në viset shqiptare kaloi pa pasoja të rënda, duke mos përjashtuar këtu ndonjë ndikim negativ që ushtroi në këtë drejtim rivaliteti midis Ali pashë Tepelenës si mbrojtës i bektashizmit dhe Bushatllinjve të Shkodrës si mbrojtës të islamit sunit dhe kundërshtarë të bektashizmit.

Image

Shqipëria kryeqendër botërorePor Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nëntor 1925, në haze të të cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijet bektashiane në Turqi. Në këtë mënyrë, Shqipëria u-bë Selia e Përgjithshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës.Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjve në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në 7 milion ndjekës, shumica e të cilëve jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin mbi 200,000 bektashinj përpara vitit 1938, që do të thotë rreth njëzet për qind i numrit të përgjithshëm të popullsisë në atë kohë.Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në veprën e tij Historia e Përgjithshme e Bektashinjvet, botuar në Tiranë më 1929, shkruan se: “Para shkatërrimit te Jeniçerëve dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i bektashinjve në atë kohë ishte 7. 370. 000: nga të cilët 100. 000 në Shqipëri, 120. 000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedoni dhe vise të tjera të Ballkanit.”Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqenë e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u hartua dhe u aprovua Rregullorja e Bektashinjve Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore, e cila u aprovua edhe nga Parlamenti Shqiptar, Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçë, Frashër dhe Gjirokastër.Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Këshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.

Image

Sekt i Islamit apo fe më vete?Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. Gazeta “Albania” e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim: “Grupi i bashkëpunëtorëve të revistës sonë përbëhet nga Myslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj.”Madje kjo gjë u mor parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes në vitin 1920, i cili formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, të përbërë nga katër veta që përfaqësonin fetë në vendin tonë: një Sunni, një Ortodoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.

Image

Zuckerberg thyen heshtjen: Më falni, kemi shkelje besimiImage

Bektashizmi është një “fe” e lindur, për të ngërthyer më të mirat e islamizmit, budizmit dhe krishtërimit në pikëpamjen teologjike. Nga na tjetër, ajo u tregua e hapur për mendimin më përparimtar filozofik të kohës dhe e vuri dijen dhe atdhetarizmin në themel të saj. Panteizmi (Zoti gjendet gjithkund në tokë, e në natyrë) është një nga veçantitë e kësaj feje. Prandaj edhe Naim Frashëri, si një bektashi i madh, u këndonte bukurive të natyrës së Shqipërisë duke e ndërthurur mjeshtërisht fenë ku besonte, me atdhedashurinë.Bektashizmi shqiptar ka nxjerrë figura të shquara që shkrinë pasurinë dhe jetën për Shqipërinë: Naim, Sami, Abdyl e Mithat Frashëri, Gjysh Ali Gjirokastrën, Aqif Pashë Elbasani, Natali Klerë, Hafëz Ali Korçën, Syrja Vlorën, Edvin Zhak, Faik Konicën, Musine Kokalarin e qindra patriotë dijetarë e mendimtarë të tjerë.

Image

Por si u përhap bektashizmi në Shqipëri?Në këtë speciale të bazuar në të dhëna të marra nga historia zyrtare e Shqipërisë, SYRI.net po ju sjell një seri faktesh interesante që ndoshta shumëkush nuk i ka ditur më parë.Bektashizmi si tolerancë fetareIslami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh. Midis sekteve islamike në fjalë, bektashizmi fitoi një popullaritet dhe shtrirje të konsiderueshme në viset shqiptare.Bektashinjtë u shfaqën së pari në formën e një urdhri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll).Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet e në Kinë. Themeluesit e bektashizmit që në fillim dolën kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht.

Image

Në emër te JezusitNjë nga misionarët kryesorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhrit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qenë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek. XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit.Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e vet themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane.Që prej kohës së themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotësuar nga pikëpamja ideore dhe organizative, derisa në fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri.Bektashizmi që në fillimet e veta u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qenë i afërt në shumë aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi të cilat mbështetej besimi bektashian: e vërteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Këta tre elementë konsiderohen si shtylla të këtij besimi dhe si parimet udhëheqëse të veprimtarisë së njeriut. Në këtë mënyrë porositej që ndjekësit e këtij urdhri të ishin të drejtë dhe të sinqertë kudo dhe kurdo, të luftonin për të qenë sa më të ditur dhe të zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.

Image

Liberalizmi dhe revolucioni kundër dogmave të islamitNdryshe nga besimtarët sunitë, bektashinjtë nuk e kishin të ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesën e fytyrës së grave kur dilnin në publik. Bektashizmi respektonte ekzistencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe të besimeve të ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) për bektashinjtë s’ishin gjë tjetër veçse prehja e shpirtit kur njeriu bën mirë dhe vuajtja e tij kur njeriu bën keq në jetë. Falja gjithashtu pakësohej nga pesë herë vetëm në dy herë në ditë, ndërsa agjërimi, nga një muaj në dhjetë ditë, duke ndërprerë vetëm të pirët e ujit.Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bëri këtë sekt mjaft të pranueshëm e tërheqës për mjedisin ballkanik e veçanërisht për atë shqiptar, ku feja e krishterë bashkëjetonte me elementë të fuqishëm të trashëgimisë pagane të periudhës parakristiane. Në këtë mënyrë, përhapja e bektashizmit në tokat shqiptare u bë një nga aspektet kryesore të procesit të islamizimit të popullsisë, duke e shoqëruar këtë proces që nga fillimet e tij. Edhe pse, siç u theksua më sipër, tradita bektashiane duhet të ketë qenë e hershme në Shqipëri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike të njohura deri më tani i regjistrojnë gjurmët e saj që nga gjysma e dytë e shek. XVII.

Image

Fillesat në ShqipëriSipas të dhënave të përftuara nga udhëpërshkrimi i gjeografit osman Evlija Çelebiu, në disa qytete shqiptare të kësaj kohe ekzistonin vende të shenjta dervishësh, si teqe, tyrbe etj. Me terma më konkretë përmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë të Vlorës e ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie. Në qytetin e Vlorës gjithashtu ekzistonte një teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dëshmohet në këtë kohë edhe në qytetin e Gjirokastrës, kur thuhet se shumica e popullsisë së këtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur për Aliun (është fjala për dhëndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, për të cilin bektashinjtë kishin adhurim të veçantë); festonin krahas dy Bajrameve si ditë të shenjta, Shën Gjergjin, Nevruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun, dhe në këto festa pinin verë të kuqe dhe raki. Edhe në vendbanime të tjera shqiptare, si në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj., sipas burimit të mësipërm, ekzistonin teqe bektashiane, çka flet për shtrirjen relativisht të gjerë të këtij sekti islamik deri në vitet 60-70 të shek. XVII.Një nga qendrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës, ku disa dëshmi interesante, siç janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësisht në vitet 1717 e 1728, flasin qartë për praninë e këtij urdhri në qytet të paktën që nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVII. Lidhjet e ngushta të Krujës me bektashizmin duken qartë edhe në faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe të vogla) bektashiane, në rrethinën e qytetit ka ekzistuar në Kreshtën e Malit edhe vendi i shenjtë me emrin e Sari Salltëkut, qendër e njohur pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët e këtij sekti, por edhe për njerëz të besimeve të tjera.

Image

Ali Pashë Tepelena dhe bektashizmiRitmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur urdhri i mësipërm fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Duke qenë kundërshtar i pushtetit qendror osman, në mënyrë të vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniçerëve, në këtë kohë opozitar i pushtetit sulltanor. Me këtë shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese në radhët e jeniçerëve. Madje, thuhet se vetë Ali Pasha përqafoi bektashizmin dhe bëri çmos për fuqizimin e këtij urdhri në Shqipëri. Sundimtari i Janinës u lidh ngushtë edhe me një nga misionarët e bektashizmit në Shqipëri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e të cilit ishte veçanërisht e spikatur në Krujë dhe në rrethin e saj, ku u ndërtua në vitin 1802 edhe një teqe me emrin e tij.Kryeqendra e pashallëkut, Janina, ishte kthyer në vendqëndrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit bektashian, të cilët vinin nga Stambolli apo qendra të tjera të Perandorisë Osmane, të larguar prej andej për arsye të ndryshme. Brenda territorit të pashallëkut dervishët bektashianë gjenin kushte të përshtatshme dhe trajtim të privilegjuar nga ana e Ali Pashës. Atyre u viheshin në dispozicion shuma të hollash dhe ndërtesa për banim, ndërsa në mjaft raste edhe prona të konsiderueshme. Kështu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, gëzonte një benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe një shtëpi të kushtueshme, kurse një tjetër dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashës), u pajis me prona tokësore të konsiderueshme me të ardhura prej më se 20 000 frangash, duke u emëruar njëkohësisht edhe si sheh i një teqeje pranë qytetit të Pargës.Një tjetër dinjitar i urdhrit bektashian në Pashallëkun e Janinës, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i një teqeje në hyrje të qytetit të mësipërm, zotëronte gjithashtu sipërfaqe të gjera tokësore me të ardhura të lakmueshme.Pas likuidimit të korpusit të jeniçerëve nga sulltan Mahmuti II më 15 qershor 1826, në Stamboll dhe në qendra të tjera të Perandorisë Osmane, shpërtheu një stuhi e fortë dhune e represioni kundër urdhrit bektashian. Në kryeqytetin e perandorisë u shkatërruan mjaft teqe të këtij urdhri, u arrestuan, u burgosën, u ezekutuan ose u dëbuan baballarë, dervishë, si dhe u konfiskuan libra të shumtë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrë veten me shpejtësi. Nga ana tjetër, furtuna kundërbektashiane e sulltan Mahmutit II në viset shqiptare kaloi pa pasoja të rënda, duke mos përjashtuar këtu ndonjë ndikim negativ që ushtroi në këtë drejtim rivaliteti midis Ali pashë Tepelenës si mbrojtës i bektashizmit dhe Bushatllinjve të Shkodrës si mbrojtës të islamit sunit dhe kundërshtarë të bektashizmit.

Image

Shqipëria kryeqendër botërorePor Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nëntor 1925, në haze të të cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijet bektashiane në Turqi. Në këtë mënyrë, Shqipëria u-bë Selia e Përgjithshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës.Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjve në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në 7 milion ndjekës, shumica e të cilëve jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin mbi 200,000 bektashinj përpara vitit 1938, që do të thotë rreth njëzet për qind i numrit të përgjithshëm të popullsisë në atë kohë.Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në veprën e tij Historia e Përgjithshme e Bektashinjvet, botuar në Tiranë më 1929, shkruan se: “Para shkatërrimit te Jeniçerëve dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i bektashinjve në atë kohë ishte 7. 370. 000: nga të cilët 100. 000 në Shqipëri, 120. 000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedoni dhe vise të tjera të Ballkanit.”Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqenë e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u hartua dhe u aprovua Rregullorja e Bektashinjve Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore, e cila u aprovua edhe nga Parlamenti Shqiptar, Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçë, Frashër dhe Gjirokastër.Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Këshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.

Image

Sekt i Islamit apo fe më vete?Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. Gazeta “Albania” e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim: “Grupi i bashkëpunëtorëve të revistës sonë përbëhet nga Myslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj.”Madje kjo gjë u mor parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes në vitin 1920, i cili formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, të përbërë nga katër veta që përfaqësonin fetë në vendin tonë: një Sunni, një Ortodoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.

Image

Bektashinjtë sot kanë festën e tyre më kryesore; atë të “Sulltan Novruzit”. Që nga 20 Nëntori i vitit 1925, Shqipëria është bërë kryeqendra botërore e kësaj feje tolerante, të cilën shqiptarët e përqafuan me zell në përpjekje për të gjetur një “rrugë të mesme” mes të shkuarës së tyre të krishterë dhe islamizimit të dhunshëm gjatë sundimit të gjatë osman.Dita e Novruzit e cila quhet ndryshe edhe si dita e “Sulltan Novruzit”, përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut në Qabe. Sipas historisë së bektashinjve, në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet dhe lind shpresa për gjithë njerëzimin. Sot festohet “Një Ditë e Re”, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë; është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, i cili ka qenë krahu i djathë i Profetit. Festa e 22 marsit është më kryesorja në botën bektashiane, sepse sipas tyre sot rigjallërohet jeta. Vetë fjala “Nevruz”, që vjen nga gjuha e lashtë persishte, do të thotë “Dita e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli “i lartë” që tregon rëndësinë e kësaj dite.LEXO EDHE:

Zuckerberg thyen heshtjen: Më falni, kemi shkelje besimiImageBektashizmi është një “fe” e lindur, për të ngërthyer më të mirat e islamizmit, budizmit dhe krishtërimit në pikëpamjen teologjike. Nga na tjetër, ajo u tregua e hapur për mendimin më përparimtar filozofik të kohës dhe e vuri dijen dhe atdhetarizmin në themel të saj. Panteizmi (Zoti gjendet gjithkund në tokë, e në natyrë) është një nga veçantitë e kësaj feje. Prandaj edhe Naim Frashëri, si një bektashi i madh, u këndonte bukurive të natyrës së Shqipërisë duke e ndërthurur mjeshtërisht fenë ku besonte, me atdhedashurinë.Bektashizmi shqiptar ka nxjerrë figura të shquara që shkrinë pasurinë dhe jetën për Shqipërinë: Naim, Sami, Abdyl e Mithat Frashëri, Gjysh Ali Gjirokastrën, Aqif Pashë Elbasani, Natali Klerë, Hafëz Ali Korçën, Syrja Vlorën, Edvin Zhak, Faik Konicën, Musine Kokalarin e qindra patriotë dijetarë e mendimtarë të tjerë.ImagePor si u përhap bektashizmi në Shqipëri?Në këtë speciale të bazuar në të dhëna të marra nga historia zyrtare e Shqipërisë, SYRI.net po ju sjell një seri faktesh interesante që ndoshta shumëkush nuk i ka ditur më parë.Bektashizmi si tolerancë fetareIslami u përhap në tokat shqiptare jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi të pranisë së këtyre sekteve mistike në territorin shqiptar janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh. Midis sekteve islamike në fjalë, bektashizmi fitoi një popullaritet dhe shtrirje të konsiderueshme në viset shqiptare.Bektashinjtë u shfaqën së pari në formën e një urdhri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll).Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet e në Kinë. Themeluesit e bektashizmit që në fillim dolën kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike, bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht.ImageNë emër te JezusitNjë nga misionarët kryesorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhrit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qenë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek. XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin disa nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartpërmendur. Shenjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit.Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e vet themeluan në Korfuz edhe një “institut ortodoks”, i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane.Që prej kohës së themelimit sekti (tarikati) bektashian erdhi duke u plotësuar nga pikëpamja ideore dhe organizative, derisa në fundin e shek. XV Balim Sulltani do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhri.Bektashizmi që në fillimet e veta u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qenë i afërt në shumë aspekte edhe me krishterimin. Tri ishin elementet kryesore mbi të cilat mbështetej besimi bektashian: e vërteta (hakikati), dituria (marifeti) dhe ligji (sheriati). Këta tre elementë konsiderohen si shtylla të këtij besimi dhe si parimet udhëheqëse të veprimtarisë së njeriut. Në këtë mënyrë porositej që ndjekësit e këtij urdhri të ishin të drejtë dhe të sinqertë kudo dhe kurdo, të luftonin për të qenë sa më të ditur dhe të zbatonin ligjet e vendit ku jetonin.ImageLiberalizmi dhe revolucioni kundër dogmave të islamitNdryshe nga besimtarët sunitë, bektashinjtë nuk e kishin të ndaluar përdorimin e pijeve alkoolike dhe nuk e pranonin mbulesën e fytyrës së grave kur dilnin në publik. Bektashizmi respektonte ekzistencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe të besimeve të ndryshme fetare. Parajsa (xheneti) dhe ferri (xhehenemi) për bektashinjtë s’ishin gjë tjetër veçse prehja e shpirtit kur njeriu bën mirë dhe vuajtja e tij kur njeriu bën keq në jetë. Falja gjithashtu pakësohej nga pesë herë vetëm në dy herë në ditë, ndërsa agjërimi, nga një muaj në dhjetë ditë, duke ndërprerë vetëm të pirët e ujit.Natyra liberale dhe eklektike e bektashizmit e bëri këtë sekt mjaft të pranueshëm e tërheqës për mjedisin ballkanik e veçanërisht për atë shqiptar, ku feja e krishterë bashkëjetonte me elementë të fuqishëm të trashëgimisë pagane të periudhës parakristiane. Në këtë mënyrë, përhapja e bektashizmit në tokat shqiptare u bë një nga aspektet kryesore të procesit të islamizimit të popullsisë, duke e shoqëruar këtë proces që nga fillimet e tij. Edhe pse, siç u theksua më sipër, tradita bektashiane duhet të ketë qenë e hershme në Shqipëri (fundi i shek. XIV-fillimi i shek. XV), burimet historike të njohura deri më tani i regjistrojnë gjurmët e saj që nga gjysma e dytë e shek. XVII.ImageFillesat në ShqipëriSipas të dhënave të përftuara nga udhëpërshkrimi i gjeografit osman Evlija Çelebiu, në disa qytete shqiptare të kësaj kohe ekzistonin vende të shenjta dervishësh, si teqe, tyrbe etj. Me terma më konkretë përmendet teqeja e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë të Vlorës e ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie. Në qytetin e Vlorës gjithashtu ekzistonte një teqe bektashiane me emrin e Baba Sulltanit (e njohur ndryshe me emrin Kuz Baba). Prania e bektashizmit dëshmohet në këtë kohë edhe në qytetin e Gjirokastrës, kur thuhet se shumica e popullsisë së këtij qyteti ulej dhe ngrihej duke thirrur për Aliun (është fjala për dhëndrin e profetit Muhamed, imam Aliun, për të cilin bektashinjtë kishin adhurim të veçantë); festonin krahas dy Bajrameve si ditë të shenjta, Shën Gjergjin, Nevruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun, dhe në këto festa pinin verë të kuqe dhe raki. Edhe në vendbanime të tjera shqiptare, si në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj., sipas burimit të mësipërm, ekzistonin teqe bektashiane, çka flet për shtrirjen relativisht të gjerë të këtij sekti islamik deri në vitet 60-70 të shek. XVII.Një nga qendrat e spikatura të bektashizmit shqiptar ishte bërë qyteti i Krujës, ku disa dëshmi interesante, siç janë gurët e varreve me simbole bektashiane që datojnë përkatësisht në vitet 1717 e 1728, flasin qartë për praninë e këtij urdhri në qytet të paktën që nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVII. Lidhjet e ngushta të Krujës me bektashizmin duken qartë edhe në faktin se, krahas disa teqeve e zavijeve (teqe të vogla) bektashiane, në rrethinën e qytetit ka ekzistuar në Kreshtën e Malit edhe vendi i shenjtë me emrin e Sari Salltëkut, qendër e njohur pelegrinazhi jo vetëm për besimtarët e këtij sekti, por edhe për njerëz të besimeve të tjera.ImageAli Pashë Tepelena dhe bektashizmiRitmet e përhapjes së bektashizmit në radhët e popullit shqiptar u shpejtuan gjatë gjysmës së dytë të shek. XVIII dhe fillimeve të shek. XIX, kohë kur urdhri i mësipërm fitoi mbështetjen e Ali pashë Tepelenës, sundimtarit të Pashallëkut të Janinës. Duke qenë kundërshtar i pushtetit qendror osman, në mënyrë të vetvetishme pashai tepelenas u afrua me korpusin e jeniçerëve, në këtë kohë opozitar i pushtetit sulltanor. Me këtë shpjegohen prirjet e tij adhuruese ndaj sektit bektashian, i cili ishte fe sunduese në radhët e jeniçerëve. Madje, thuhet se vetë Ali Pasha përqafoi bektashizmin dhe bëri çmos për fuqizimin e këtij urdhri në Shqipëri. Sundimtari i Janinës u lidh ngushtë edhe me një nga misionarët e bektashizmit në Shqipëri, Sheh Memiun (Sheh Mimi), veprimtaria e të cilit ishte veçanërisht e spikatur në Krujë dhe në rrethin e saj, ku u ndërtua në vitin 1802 edhe një teqe me emrin e tij.Kryeqendra e pashallëkut, Janina, ishte kthyer në vendqëndrim për mjaft dervishë e misionarë të ndryshëm të urdhrit bektashian, të cilët vinin nga Stambolli apo qendra të tjera të Perandorisë Osmane, të larguar prej andej për arsye të ndryshme. Brenda territorit të pashallëkut dervishët bektashianë gjenin kushte të përshtatshme dhe trajtim të privilegjuar nga ana e Ali Pashës. Atyre u viheshin në dispozicion shuma të hollash dhe ndërtesa për banim, ndërsa në mjaft raste edhe prona të konsiderueshme. Kështu, Sheh Bursaliu i ardhur nga Anadolli, shef i një teqeje në Prevezë, gëzonte një benefic vjetor prej 20 000 frangash dhe një shtëpi të kushtueshme, kurse një tjetër dervish me prejardhje nga Maroku, Seid Ahmet Efendiu (misionar diplomatik i Ali Pashës), u pajis me prona tokësore të konsiderueshme me të ardhura prej më se 20 000 frangash, duke u emëruar njëkohësisht edhe si sheh i një teqeje pranë qytetit të Pargës.Një tjetër dinjitar i urdhrit bektashian në Pashallëkun e Janinës, Sheh Ahmeti nga Siria, shef i një teqeje në hyrje të qytetit të mësipërm, zotëronte gjithashtu sipërfaqe të gjera tokësore me të ardhura të lakmueshme.Pas likuidimit të korpusit të jeniçerëve nga sulltan Mahmuti II më 15 qershor 1826, në Stamboll dhe në qendra të tjera të Perandorisë Osmane, shpërtheu një stuhi e fortë dhune e represioni kundër urdhrit bektashian. Në kryeqytetin e perandorisë u shkatërruan mjaft teqe të këtij urdhri, u arrestuan, u burgosën, u ezekutuan ose u dëbuan baballarë, dervishë, si dhe u konfiskuan libra të shumtë. Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe urdhri bektashian filloi ta rimarrë veten me shpejtësi. Nga ana tjetër, furtuna kundërbektashiane e sulltan Mahmutit II në viset shqiptare kaloi pa pasoja të rënda, duke mos përjashtuar këtu ndonjë ndikim negativ që ushtroi në këtë drejtim rivaliteti midis Ali pashë Tepelenës si mbrojtës i bektashizmit dhe Bushatllinjve të Shkodrës si mbrojtës të islamit sunit dhe kundërshtarë të bektashizmit.ImageShqipëria kryeqendër botërorePor Bektashizmi në Shqipëri mori një rëndësi akoma më të madhe kur qendra botërore e tij kaloi nga Ankaraja në Tiranë, pas vendimit që dha Asambleja Kombëtare Turke më 20 Nëntor 1925, në haze të të cilit u-mbyllën të gjitha Teqete dhe Zavijet bektashiane në Turqi. Në këtë mënyrë, Shqipëria u-bë Selia e Përgjithshme e Bektashizmit, në krye të së cilës u vu Nijazi Dedeja, ish kryetari i Teqesë se Haxhi Bektashit në Turqi. Ai erdhi nga Ankaraja në Tirane më 1931. Nijazi Dedeja ishte Shqiptar nga Kolonja e Korçës.Nuk dihet më siguri se sa është numri i Bektashinjve në vende të ndryshme të botës, por besohet se arrin në 7 milion ndjekës, shumica e të cilëve jetojnë në Lindjen e Afërt e të Mesme, në Afrikën Veriore dhe në Ballkan. Vetëm në Shqipëri llogaritej të ishin mbi 200,000 bektashinj përpara vitit 1938, që do të thotë rreth njëzet për qind i numrit të përgjithshëm të popullsisë në atë kohë.Baba Ali Turabiu, ish-titullari i Teqesë së Tomorit, në veprën e tij Historia e Përgjithshme e Bektashinjvet, botuar në Tiranë më 1929, shkruan se: “Para shkatërrimit te Jeniçerëve dhe shpërndarjes së sektit bektashian më 1826, mbaheshin statistika te përvitëshme dhe ato tregonin se numri i bektashinjve në atë kohë ishte 7. 370. 000: nga të cilët 100. 000 në Shqipëri, 120. 000 në Stamboll dhe pjesa tjetër ishte e shpërndarë ne Irak, Gjirit, Maqedoni dhe vise të tjera të Ballkanit.”Një tjetër ngjarje me rëndësi për Bektashinjtë e Shqipërisë ka qënë Kuvendi i tyre që u-mbajt në Teqenë e Turanit, afër Korçës, në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës. Në atë Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë pothuajse nga të gjitha viset e Shqipërisë, u hartua dhe u aprovua Rregullorja e Bektashinjve Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore, e cila u aprovua edhe nga Parlamenti Shqiptar, Shqipëria u-nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë, Krujë, Elbasan, Korçë, Frashër dhe Gjirokastër.Pranë Kryeqendrës Bektashiane në Tiranë u-krijuan edhe ky Këshilla: Këshilli i Përgjithshëm, i përbërë nga dymbëdhjetë anëtarë laikë dhe klerikë; dhe Këshilli i Shenjtë, i përbërë nga titullarët e gjashtë Gjyshatave me kryetar Kryegjyshin. Këshilli i Përgjithshëm merrej me çështje administrative dhe Këshilli i Shenjtë me çështje fetare.ImageSekt i Islamit apo fe më vete?Bektashizmi, me gjithë se është një sekt i Fesë Islame, konsiderohej përgjithësisht në Shqipëri si një fe më vete. Kjo rridhte për arësye të rëndësisë dhe të numrit të madh të besnikëve që kishte. Prandaj elementi bektashi merrej kurdoherë parasysh. Gazeta “Albania” e Faik Konicës botonte pothuaj gjithnjë në faqen e fundit të saj këtë lajmërim: “Grupi i bashkëpunëtorëve të revistës sonë përbëhet nga Myslimanë, Orthodhoksë, Katolikë dhe Bektashinj.”Madje kjo gjë u mor parasysh edhe nga Kongresi Historik i Lushnjes në vitin 1920, i cili formoi Këshillin e Naltë të Shtetit Shqiptar, të përbërë nga katër veta që përfaqësonin fetë në vendin tonë: një Sunni, një Ortodoks, një Katolik dhe një Bektashi. Anëtari bektashi ishte Aqif Pashë Elbasani.Image

Kategori
Uncategorized

Faktet/ Si u shit “sallata ruse” e Taulant Ballës si “ruletë ruse”

Taulant-Balla.jpg?fit=1000%2C666
Prej më shumë se dy javësh, e gjithë paria e Partisë Socialiste ka ndërmarrë aksionin për “denigrimin” e kundërshtarit të saj, Partisë Demokratike, me atë që quhet “lobimi rus”.

Situata është shumë e qartë- pa asnjë fakt, provë apo të dhënë të besueshme, mekanizmat qeveritarë duan të lidhin partinë alternative qeverisëse, PD, me lobingje ruse.

Sipas mediave pro-qeveritare, Partia Demokratike ka paguar lobistin amerikan Nick Muzin për të realizuar disa takime të lidershipit të PD me zyrtarë të lartë amerikanë, para zgjedhjeve 2017. Dhe, këto para janë paguar nga një kompani off-shore, me seli në Skoci, “Biniatta Trade LP”, e cila është nën kontrollin e kompanive ruse.

Në këtë mënyrë, synohet që, të paktën mediatikisht, të krijojnë idenë se Partia Demokratike është përfshirë në një lojë vrasëse, “ruletë ruse”. Por, gjithçka nuk është as më shumë e as më pak se një “sallatë ruse”, e ideuar, organizuar dhe zbatuar nga qeveria shqiptare, me mbështetjen e pakursyer të fondacionit Soros.

Fakti 1- Kush e publikoi

Kontratat e lobimit, të deklaruara sipas ligjit nga Partia Demokratike, janë publikuar nga dy media, të njohura botërisht të lidhur me fondacionin “Soros”.

  • Së pari, u publikuan nga BIRN-Albania, në nëntor 2017. Kjo agjenci është e njohur për fondet që merr nga fondacioni Soros;
  • Së dyti, u publikuan nga revista amerikane “Mother Jones”, në shkurt 2018. Kjo revistë, e ekstremit të majtë, e financiar nga George Soros.

Fakti 2- Koha e publikimit

Është interesant fakti se “investigimet” e mediave të mbështetura nga Soros kanë publikuar çështjen e kontratave të lobimit, pikërisht në momentet kur Partia Socialiste Shqiptare dhe vetë Edi Rama kanë qenë në pozita shumë të vështira, për shkak të keq-qeverisjes së tyre.

-BIRN-Albania e publikoi “investigimin” e tij në 22 nëntor 2017. Në atë kohë, Edi Rama, prishi paktin e xhentëlmenëve me Lulëzim Bashën, nënshkruar në Maj 2017, duke marrë me forcë Prokurorin e Përgjithshëm në një moment kritik kur prokuroria po kërkonte me forcë arrestimin e bashkpunëtorit të tij të ngushtë Saimir Tahiri.

Ai e dinte që kjo sjellje do të acaronte situatën politike. Për t’i paraprirë, ndikoi në publikimin e kontratave të lobimit të PD, nëpërmjet BIRN-Albania, e cila është nën kontrollin e tij, nëpërmjet Soros.

-Mother Jones e publikoi “investigimin” e saj në Shkurt 2018, në një kohë kur në Shqipëri u zbulua rreth 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur në vendin tonë. Policia nxitoi të arrestonte një roje objekti dhe një shofer kamioni me qëllim që të mos prekeshin padronët e vërtet të kokainës. Situata që pasoi ishte dërrmuese për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Për ekspertët e luftës kundër kriminalitetit, një ngarkesë e tillë, e ardhur nga Kolumbia, mund të mbërrinte vetëm me sigurim nga strukturat shtetërore. Qeveria “Rama” është e shënjuar me njollë të zezë për raportet me drogën.

Në këtë situatë, qeverisë i duhej një çështje për të larguar vëmendjen dhe angazhon “Mother Jones” për t’iu rikthyer historisë së lobimit të PD-së në SHBA. Për ta bërë më interesant artikullin, “Mother Jones” përfshin edhe një sallatë pikante ruse, e cila mund të konsumohej lehtësisht në tregun publik shqiptar.

Fakti 3- Nuk ka asnjë fakt

Mediat që publikuan investigimet e tyre për kontratat e “dyshimta” të lobimit të PD, nuk kanë asnjë fakt që të lidhin Lulëzim Bashën apo opozitën me “Biniatta Trade LP” dhe aq më tepër me kompani ruse.

E vërteta, e dokumentuar plotësisht, është që Partia Demokratike ka nënshkruar kontratë lobimi me Nick Muzin dhe kompaninë e tij “Stonington Strategies” për një shumë në total prej 125 mijë dollarë.

BIRN-Albania, në “investigimin e tij, i referohet dokumentave që kompania e Nick Muzin ka dorëzuar në zyrën e FARA-s, në Departamentin e Drejtësisë.

Nick Muzin e ka deklaruar pranë FARA-s kontratën me Partinë Demokratike në mars 2017. Shuma e kontraktuar është 125 mijë dollarë.

Më pas, BIRN publikon një dokument shtesë të Nick Muzin, në nëntor 2017, ku deklaron se ka marrë edhe 650 mijë dollarë nga Partia Demokratike. Sipas dokumentave të FARA-s, kjo shumë është paguar nga “Biniatta Trade LP”. Kjo shumë, nuk rezulton e deklaruar nga Partia Demokratike dhe ky është “zbulimi” i BIRN.

Por, në fakt, asnjë investigim nuk e provon me dokumenta lidhjen e PD-së me “Biniatta Trade”. As mediat e financuara nga Soros nuk kanë arritur të zbulojnë një kontratë të tillë, pasi ajo nuk ekziston.

E pyetur nga BIRN për kontratat e mësipërme, Partia Demokratike mohoi si pagesat në vlerën e 525 mijë USD për “Stonington Strategies” ashtu edhe çdo marrëdhënie financiare me kompaninë guackë “Biniatta Trade LP”.

BIRN nuk arriti të provojë asgjë në këtë drejtim, por u rrek që me këtë investigim të shpërndante tymnaja në tregun publik shqiptar.

Strategjia e tymnajës vijoi tre muaj më pas, me “Mother Jones”. Në të njëjtën linjë me BIRN, ajo shkruan për kontrata lobimi të PD të padeklaruara, duke i shtuar edhe përfshirjen e kompanive ruse.

Në kontratën ndërmjet “Stoningtone Strategies” dhe “Biniatta Trade LP” nuk rezulton në asnjë vend Partia Demokratike.

Kjo kontratë synon:

– promovimin e rolit të komunitetit të biznesit shqiptaro-amerikan në ekonominë e SHBA

– kërkime për raste të suksesshme biznesi shqiptar në Europë dhe krijimin e modeleve për kompanitë shqiptaro-amerikane

– promovimin e historisë së Shqipërisë në shtete të ndryshme të Amerikës

– Evidentimin e diasporës shqiptare dhe komunitetit shqiptaro-amerikan të biznesit

Pra, në asnjë vend nuk përmendet Partia Demokratike dhe, për më tepër, asnjë prej elementëve të kontratës nuk përfshihet në interesat strategjikë të PD-së. (Lexo kontratën e plotë)

Me një kapërcim “taulant-ballare”, revista “Mother Jones arrin në përfundimin se PD është lidhur me lobingje ruse. Por, edhe vetë revista është munduar që të mos arrijë në përfundime tërësisht të sakta, pasi nuk kishte asnjë mundësi provueshmërie.

Në asnjë dokument dhe në asnjë zyrë ligjore nuk mundën të gjenin një dokument që e lidhte PD me “Biniatta Trade”.

“Mother Jones” ka kontaktuar zëdhënësin e Muzin, i cili deklaron se “Muzin besonte se Biniatta Trade ishte një kompani private në pronësi të mbështetësve të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Pra, edhe nëse konsiderohet i saktë ky citim, rezulton që as Nik Muzin nuk ka gjetur ndonjë lidhje të PD me “Biniatta…”, por vetëm “besonte se ….” ato kishin lidhje.

Në vijim, zëdhënësi i Muzin thotë për “Mother Jones” se, “….gjatë punës së tij për PD-në nuk doli ndonjë lidhje ruse e asnjë lloji…”.

Pra, e gjithë historia rezulton një “sallatë ruse”. BIRN flet për kontrata të padeklaruara, por nuk ka asnjë provë për ekzistencën e kontratës ndërmjet PD dhe “Biniatta Trade”.

Nga ana tjetër, “Mother Jones” flet për lidhje të PD me lobingje ruse, por nuk sjell asnjë provë në këtë drejtim.

“Fjalë, vetëm fjalë, zotërinj”!

Nga Boldnews.al

Kategori
Uncategorized

Shpikje shqiptare/ Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri.

Shpikje shqiptare/ Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri

Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro.

Kështu, në zonat e thella të Përmetit, kultivuesit e lëndës narkotike kanë bërë një shpikje të veçantë. Bëhet fjalë për prodhimin e rakisë së hashashit, e cila, siç raporton Engjëll Serjani, ka pasur mjaft sukses edhe pse është ende në fazë eksperimentale.

Procesi teknologjik i përftimit të produktit alkoolik është i thjeshtë dhe tërësisht i ngjashëm me atë të rakisë së rrushit. Kultivuesit e hashashit paraprakisht përziejnë mushtin e rrushit të shtrydhur me sasi gjethesh dhe boçesh të hashashit.

Prodhuesit e teknologjisë novatore nuk e tregojnë raportin e përzierjes së lëngut të rrushit me masën e lëndës narkotike. Pas përfundimit të procesit të fermentimit të mushtit të përzier, lëngu i fermentuar vendoset për zierje në kazanët e bakrit.

Pas përfundimit të procesit të distilimit në kazanët prej bakri, përftohet një lëng i bardhë me aromë dhe shije hashashi. Sipas prodhuesve të saj, rakia e hashashit vjen më e butë, ka shije më të mirë dhe efekte më të ndryshme nga ajo e rrushit.

Prodhuesit klandestin e kanë më të lehtë të shmangin kontrollet e policisë duke trafikuar lëngun e rakisë, se vetë hashashin.Disa emigrantë përmetarë kanë filluar ta eksportojnë rakinë e hashashit në Greqi.

Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro. Pritet që shumë shpejt ky produkt i ri të gjejë shtrirje edhe në zona të tjera ku hashashi është depozituar e fshehur.

Image

Kështu, në zonat e thella të Përmetit, kultivuesit e lëndës narkotike kanë bërë një shpikje të veçantë. Bëhet fjalë për prodhimin e rakisë së hashashit, e cila, siç raporton Engjëll Serjani, ka pasur mjaft sukses edhe pse është ende në fazë eksperimentale.

Procesi teknologjik i përftimit të produktit alkoolik është i thjeshtë dhe tërësisht i ngjashëm me atë të rakisë së rrushit. Kultivuesit e hashashit paraprakisht përziejnë mushtin e rrushit të shtrydhur me sasi gjethesh dhe boçesh të hashashit.

Prodhuesit e teknologjisë novatore nuk e tregojnë raportin e përzierjes së lëngut të rrushit me masën e lëndës narkotike. Pas përfundimit të procesit të fermentimit të mushtit të përzier, lëngu i fermentuar vendoset për zierje në kazanët e bakrit.

Pas përfundimit të procesit të distilimit në kazanët prej bakri, përftohet një lëng i bardhë me aromë dhe shije hashashi. Sipas prodhuesve të saj, rakia e hashashit vjen më e butë, ka shije më të mirë dhe efekte më të ndryshme nga ajo e rrushit.

Prodhuesit klandestin e kanë më të lehtë të shmangin kontrollet e policisë duke trafikuar lëngun e rakisë, se vetë hashashin.Disa emigrantë përmetarë kanë filluar ta eksportojnë rakinë e hashashit në Greqi.

Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro. Pritet që shumë shpejt ky produkt i ri të gjejë shtrirje edhe në zona të tjera ku hashashi është depozituar e fshehur.

Image

Kështu, në zonat e thella të Përmetit, kultivuesit e lëndës narkotike kanë bërë një shpikje të veçantë. Bëhet fjalë për prodhimin e rakisë së hashashit, e cila, siç raporton Engjëll Serjani, ka pasur mjaft sukses edhe pse është ende në fazë eksperimentale.

Procesi teknologjik i përftimit të produktit alkoolik është i thjeshtë dhe tërësisht i ngjashëm me atë të rakisë së rrushit. Kultivuesit e hashashit paraprakisht përziejnë mushtin e rrushit të shtrydhur me sasi gjethesh dhe boçesh të hashashit.
Prodhuesit e teknologjisë novatore nuk e tregojnë raportin e përzierjes së lëngut të rrushit me masën e lëndës narkotike. Pas përfundimit të procesit të fermentimit të mushtit të përzier, lëngu i fermentuar vendoset për zierje në kazanët e bakrit.Pas përfundimit të procesit të distilimit në kazanët prej bakri, përftohet një lëng i bardhë me aromë dhe shije hashashi. Sipas prodhuesve të saj, rakia e hashashit vjen më e butë, ka shije më të mirë dhe efekte më të ndryshme nga ajo e rrushit.Prodhuesit klandestin e kanë më të lehtë të shmangin kontrollet e policisë duke trafikuar lëngun e rakisë, se vetë hashashin.Disa emigrantë përmetarë kanë filluar ta eksportojnë rakinë e hashashit në Greqi. Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro. Pritet që shumë shpejt ky produkt i ri të gjejë shtrirje edhe në zona të tjera ku hashashi është depozituar e fshehur.

Image

Kategori
Uncategorized

Masakra partizane në Gjirokastër e udhëhequr nga Shefqet Peçi. Rrëfimi për ngjarjen e nëntorit ’43

Një skene horror i ngjan përshkrimi që i ka bërë Tomor Kokalari, një ngjarjeje që ka tronditur Gjirokastrën në mesin e nëntorit 1943. Partizanët e udhëhequr nga Shefqet Peçi kishin rrethuar Gjirokastrën me qëllim eleminimin e gjithë nacionalistëve, të cilët arrestoheshin dhe pushkatoheshin vetëm me një fjali: “Gjyqi partizan ju ka dënuar me vdekje”. Përshkrimi i kësaj ngjarje lënë në kujtimet e Tomor Kokalarit u soll në vëmendje pak vite më parë nga Muzeu Kokalari në Gjirokastër. Nië pjesë të këtyre kujtimeve i sjellim si më poshtë:
***
DITE TERRORI/ Nga kujtimet e Tomor Q. Kokalarit
Nga të gjitha kujtimet dhe ngjarjet e përjetuara gjatë luftës do të veçoja ndoshta më të dhimbshmen dhe tragjiken për qytetarët e Gjirokastrës. Aty nga mesi i nëntorit 1943 partizanët kishin rrethuar qytetin. Më pas hynë në qytet dhe rrethuan shtëpitë e disa prej nacionalistëve. Në godinën e gjimnazit u vendos shtabi partizan me Shefqet Peçin, Islam Radovickën, Shemshi Totozanin etj. Në shkollë sollën njëri pas tjetrit nacionalistët e arrestuar. Ata të gjithë ishin njerëz që gëzonin respektin dhe simpatinë e gjirokastritëve dhe veç faktit që kishin pikëpamje të kundërta me komunistët as kishin marrë pjesë në luftë kundra tyre dhe as kishin kryer ndonjë krim. I arrestuari i parë ishte Muzafer Shehu. Atë e sollën ashtu siç e kishin gjetur vetëm me çorape leshi, me këmishë të bardhë dhe me jelek të zi. Pasi e futën për 2-3 minuta në lokalin e shkollës, ku u komunikohej vetëm: “Gjyqi partizan ju ka dënuar me vdekje”, e nxorrën dhe e pushkatuan tek godina karabina që ishte ngritur në kopshtin e Dalipajve. Tërë këto veprime ne i ndiqnim nga dritaret e shtëpisë të tmerruar. Më pas pushkatuan dhe djalin e tij, Duron. Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe i tronditur që i kishin marrë babanë erdhi të shihte përse e kishin thirrur. Mbërriti në momentin që sapo e ekzekutonin dhe pa menduar e duke uluritur u hodh përsiper trupit të tij që ndërkohe qe i shtrirë për tokë. Partizanët e qelluan edhe atë me breshëri megjithëse nuk ishte në listën e atyre që kishin “arrestuar” dhe më pas u dogjën edhe shtëpinë. I dyti i arrestuar ishte Sefedin Haderi, të cilin partizanët e vranë duke e qelluar me rovole në kokë mu para shkolles “Drita”. Babai ishte bërë meit, duke parë i llahtarisur atë që po ndodhte para syve tanë. Që të dy, si Muzaferin edhe Sadedinin i kishte shokë dhe shumë miq. Pas tyre njërin pas tjetrit sollën dhe vrane vëllain e Ajdin Matos, Tajar Çarçanin, Vasil Shahinin, Hajro Laten, Emin Kokalarin, Qemal Libohovën, Boco Kalon. Shumica e tyre mbetën të vrarë përreth murit të kopshtit tonë. Kam të gjallë para syve pushkatimin e Bocos. Ishte një burrë i shendetshëm, me mustaqe të zeza, vishej zakonisht me të bardha. Për të kisha degjuar të thoshin se ishte shumë trim. Gjithashtu thoshin “Bocon s’e zë plumbi”. Si e nxorrën nga “gjyqi partizan” e sollën tek muri i kopshtit tonë për ta ekzekutuar. “Kthehu mbrapa!” – i thanë partizanët. Ai u përgjigj: “Burrat e kanë zakon t’i presin plumbat me gjoks përpara” dhe vazhdoi: “Vetëm djalin, mos ma vrani”. Tarja, djali i Bocos kish pas qenë profesor i italishtes në Gjimnaz. Partizanët e kishin rrethuar brenda në shtëpi. I bënë thirrje për t’u dorëzuar, por ai nuk pranoi. Nderkohë i vunë zjarrin shtëpisë. Mes zjarrit e flakëve Tarja filloi të qëllojë dhe mundi të vrasi një partizan e të plagosi një tjetër. Pastaj partizanët arritën ta qëllojnë dhe ta lënë dhe Taren të vdekur. Kjo ngjarje terrori tronditi dhe krijoi një gjendje dëshpërimi në mbarë Gjirokastrën, pavaresisht nga pikpamjet e ndryshme që mund të kishin banorët e qytetit dhe rrethinave./

Kategori
Uncategorized

PSE KRUHESH… shoku Kryeministër?.

”Kush more unë kruhem?”

“Po.
Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b…, qafën…ça ke?”

1-Në një nga konferencat ekzibicioniste popullore, “gju më gju me popull” në Lezhë, para tre vjetësh,në ditët më të lumtura të krenarizmit të vet, kur kryerilindasi po “bënte shtet” thërret mirditasin; “Hajde këtu ti. Pse flet nga vendi.” Mirditasi zbaton urdhërin. Kryeministri e pyet me nënqeshje dhe ironi,siç di vetëm ai, duke i shtrirë mikrofonin. “Fol këtu or ti. Nga je ti, ku e ke shpinë?” Fshatari i tregon fshatin. “Më thuaj adresën.

Ke apo s’ke adresë ti? Ndryshe po s’pate adresë si mund të gjej unë-shteti ty? Bash kur kryekrenaristi po bënte gati dorën për t’ja puthur, fshatari ia pret me të njëjtën lakoni e kortezi: “or ti kryeministër, shteti e di mirë adresën time, ndryshe nuk do të mbërrinin faturat…e pagesave” Meqënëse lakonia e mirditasit i’a plasi qyrret ironisë së Tij, nënqeshja e kryeministrit u konvertua në një buzëqeshje të terratisur…

2-Afro dy vjet më vonë prapë me duar të lagura nga puthjet e tapimarrësve jugas, kryeKrenaristi thërret postribasin: “hajde ketu ti more. Mos fol prej andej.” I shtrin mikrofonin. “Fol këtu, ça ke për të thanë. Që jam burrë i mirë e di. Këtë ma the.” Postribasi përsëriti:

“Je burrë i mirë” “Këtë e mora vesh se jam burrë i mirë,-gulçoi sikletshëm ironia e k/ministrit, për tja hipur ironisë së fshatarit,-na thuaj ndonjë gjë tjetër” Atëhere postribasi, që s’ishte trembur prej komunistave, jo më prej komunist-ucave i bëri një pyetje të thjeshtë shkatërruese, sidomos për ata që kurohen për psikopatologji kronike; “Pse kruhesh, pse djersit.” K/ministri, nga shkodrani maksimumi mund të priste ndonjë ironi të hollë a elegante, po jo grusht turinjve; ”Kush more unë kruhem?” “Po. Sa herë flet Saliu, ti djersit, kruhesh. Kruan kryet, b…, qafën…ça ke?”

Zef Zefi/

Kategori
Uncategorized

Shoqja jone kampionia e Ballkanit‏.

Shoqja jone kampionia e Ballkanit‏

Shoqja jone kampionia e Ballkanit‏

Nga Urim Gjata, Selanik

Kudo ku e sheh dhe e takon ndjen nje dashuri dhe krenari te ligjshme per shoqen tone emigrante, ngritesen e flamurit tone kombetar me krenari dhe dashuri ne shume vende te botes.
Alma Thano ose <raketa fluturuese> kampionia ballkanike ne Turqi me 1983 me kohen 11,07 ne 100 metra. Ben pjese ne historine e atletikes sone se pa perseritshme se bashku me Pavlina Evron, Ajet Tosken, Donika Hanxharen dhe Anila Mekshin.Vete Alma ne ate kampionat mori 4 medalje te arta duke ngritur disa here me krenari flamurin kombetar ne kete kampionat Ballkanik duke mposhtur shume ish kampione te tjera Ballkanike..
Alma kjo vajze e brishte qe askujt prej te huajve nuk ja mbushi mendjen kur doli ne gare tregon presidenti i federates Ajet Toska. Me vrullin dhe krenarine e saj, e rrethuar me dashurine e te gjitheve. Ngriti per here te pare flamurin tone kombetar ne mes shume e shume flamujve te shteteve te tjera pjesmarrese ne kete kampionat.
Kjo ishte hera e pare qe ekipi jone kombetar arrinti kete rekord ballkanik,i cili vaxhdon te ruhet ende i pa thyer.
.Por Alma para dhe mbas thyerjes se ketij rekordi,ka thyer dhe 20 rekorde ne Shqiperi qe nga moshat e reja deri tek te rriturat. Pervec garave 100 metro eshte konkuruese dhe ne garat e tjera, si Kercim se gjati, garat 100 m, 200 m, 300 m, me pengesa ne te cilat eshte dalluar dhe eshte nderuar me medalje.
Por ne familje nuk ishte vetem Alma pjese e sportit Shqiptar. Bashkshorti i saj Maqo Floqi, ishte nje nga mes fushoret me te mire te ekipit te Skenderbeut te korces,dhe disa here
i ekipit tone kombetar.Nje nga futbollistet qe beri emer duke fituar dashurine dhe duartrokitjet e pa nderprera te te tifozeve dhe shikuesve Shqiptare.Dhe vajza e saj sot eshte nje atlete e mrekullushme.
Ne vitin 91 si shume bashkatdhetare te saj dhe Alma me familjen e saj emigroj ne Greqi, ku qendron prej 18 vjetesh.
Pak ka ndryshuar nga ajo raketa fluturuese per te cilen tifozet korcare ngriten dhe nje kenge,duke treguar krenarine e tyre per kete vajze Korce. E sheh ne rruge duke biseduar apo ndimuar bashkatdhetaret e saj ashtu te qeshur,si nje nene dhe moter e
dhemshur,si nje njeri me zemer te madhe,ashtu sic ka qene gjithmone,e paster ne shpirt.Krenare per vendin e saj,te kaluaren e saj,miqte dhe shoket e saj.
Alma Thano ky emer i dashur jo vetem per shoket dhe miqte e saj por dhe per emigrantet eshte i njohur jo vetem ne Shqiperi por dhe ketu ne qytetin disa milionesh ne Selanik.
Keshtu ne zgjedhjet e fundit, z Alma Thano kandidoj per Deputete ne Partine e re< Levizja per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te njeriut> Kandidim qe perfaqsonte dhe interesat e emigranteve shqiptare ne Greqi.
Puna dhe ndima e saj humane ne ndime te emigranteve,ne forcimin e miqesise dhe bashkpunimit ndermjet dy vendeve tona,beri ate qe.
Federata Boterore e Paqes me qender prane OKBse ku aderojne personalitete boterore te fushave te ndryshme. Ta nderoje ne nje aktivitet madheshtor ne Shtator 2006. Ne Cetine te Malit te Zi me cmimin e madh AMBASADORE E PAQES.
Rruga ime thote Alma ishte dhe eshte e veshtire,por jo e pa arritshme. Te jesh nje Ambasadore e Paqes. Te jetosh me hallet dhe problemet e vellezerve dhe motrave te mij emigrante dhe te jesh pjese e zgjidhjes se tyre, kjo nuk eshte lodhje eshte kenaqsi, dhe detyrim qe i kam vene vetes.Ne duhet te kethehemi dhe te investojme ne vendin tone, Qeveria na ka letesuar dhe po na leteson kushtet qe ne te zhvillojme biznesin tone tani dhe ne Shqiperi,kjo eshte e ardhmja e jone dhe e femijeve tane.
Futja e vendit ne Nato dhe se shpejti ne Bashkimin Europjan jane nje pune e gjate por dhe fitore e shtetit Shqiptar, te reformave te qeverise demokratike,por dhe punes dhe ndimes se madhe te emigranteve ne investimet e tyre ne Shqiperi,ne forcimin e miqesise dhe bashkpunimit. Ku nje rol jo te vogel kane luajtur dhe emigrantet, nepermjet grupimeve, shoqatave, dhe gjithe aktiviteteve te tyre. Gjithashtu sqaron z Alma dhe shtypi ne emigracion ka luajtur dhe luan nje rol te dores se pare ne zgjidhjen e shume problemeve qe i shqetesojne emigrantet. Kudo qe jemi shprehet duhet te tregojme me nder qe jemi pjese e nje nga kombeve me te vjetra ne rajon. Krenare per vendin tone, femijet tane, te ardhmen tone.

Kategori
Uncategorized

Rama prapë kërcënon Europën, por kërcënimi është vetë Ai .

Rama sot në Bruksel e kërcënoi Europën.

Ishte po e njëjta tezë: Nëse nuk na pranoni në Europë do të shkojmë gjetiu, pra me Turqinë, Rusinë apo Kinën.

Vetëm kështu mund të përkthehet thjeshtë kërcënimi i tij.

Kërcënimi i vërtetë për Europën s’janë Shqipëria e shqiptarët por qeveria Rama dhe vetë Rama. Përse?

a. Sepse Rama është një kryeministër, i paaftë, i korruptuar e arrogant;

b. Sepse Rama ka kapur shtetin, ka vënë nën kontroll biznesin, median, shoqërinë civile;

c. Sepse Rama ka lidhje të fuqishme me krimin e organizuar dhe klanet mafioze,

d. Sepse Rama ka shkatërruar shtetin ligjor;

e. Sepse Rama ka vënë nën kontroll më së fundmi edhe drejtësinë;

f. Sepse Rama e klientela e tij pasurohen, kurse qytetarët e papunë varfërohen çdo ditë;

g. Sepse Rama ka rritur borxhin dhe rrënuar ekonominë;

h. Sepse Rama s’ka model asnjë lider europian por adhuron Erdoganin, Putin dhe drejtuesit kinezë;

i. Sepse Rama është i gatshëm të ndezë flaket e nacionalizimit e populizmit në rajon;

j. Sepse Rama e do Europën për të shtrënguar duart e bërë foto me drejtuesit e këtyre vendeve të saj;

k. Sepse Rama nxit qytetarët e Shqipërisë të emigrojnë e këtë e konsideron sukses të qeverisjes së tij;

l. Sepse Rama konsumon shuma kolosale për të kompromentuar zyrtarë të lartë e përfaqësuesit e huaj.

Shkurtimisht: E vetmja pengesë e madhe e pakapërcyeshme për Shqipërinë lidhet me shqetësimin që kanë qytetarët europianë për korrupsionin e lartë të qeverisë Rama dhe kapjen e shtetit prej saj. Për lidhjet e saj me krimin e narkotrafiqet. Për mungesat e mëdha të sundimit të ligjit. Për rrënimin e ekonomisë. Dhe mbi të gjithë drejtohen së drejtuesi i saj mburret që qytetarët e vendit të tij emigrojnë drejt BE.

Me pak fjalë: Në Shqipëri mbretëron “oligarkia, korrupsioni, krimi, nrakotrafiqet, banditizmi dhe klanet mafioze të lidhura me qeverinë”. Sadoqë Rama përpiqet ti fshehë këto probleme apo të mashtrojë drejtuesit europianë apo të komprometojë përfaqësuesit e tyre, qytetarët europianë e kanë shprehur opinionin e tyre.

Kategori
Uncategorized

A më e vjetër është gjuha shqipe apo feja muslimane, katolike apo ortodokse?

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postumi në facebook, ka kërkuar sqarime nga historianë shqiptarë dhe teolog të tre feve, asaj muslimane, katolike dhe ortodokse.

Ai ka parashtruar se a është më e vjetër është gjuha shqipe apo feja muslimane, feja katolike apo feja Ortodokse?

“Po e bëj këtë pytje për të qenë i qartë se kush e flet këtë gjuhë, a ma parë lidhet prej gjuhëss apo prej fesë? Sipas logjikës sime fëmija së pari kur mbush dy vjet fillon të flasë, pra së pari mëson gjuhën, pastaj fetarët p.sh Katolikët e pagzojnë ,Muslimanët e bëjnë synet (djalin)”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar historian shqiptarë, të nderuar teolog shqiptarë të tre feve: Muslimane Katolike dhe Ortodokse.

A keni mundësi me ma shpjegua se a ma e vjeter është gjuha shqipe apo feja Muslimane apo feja Katolike apo feja Ortodokse?

Po e bëj këtë pytje për të qenë i qartë se kush e flet këtë gjuhë, a ma parë lidhet prej gjuhëss apo prej fesë?

Sipas logjikës sime fëmija së pari kur mbush dy vjet fillon të flasë, pra së pari mëson gjuhën, pastaj fetarët p.sh Katolikët e pagzojnë ,Muslimanët e bëjnë synet (djalin).

Por, a ka mundësi që fëmija shqiptarë psh.mundet me lind në Kinë dhe nëse nuk jeton në rrethin ku flitet gjuha e prindërve fëmija mund ta mësoj një gjuhë tjetër,por unë po flas si tërësi dhe si teritor ku ne kemi jetuar brez pas brezi,pra po pyes që në këto pjesë ku flitet gjuha shqipe ndër shekuj.

Ne a ma përparë jemi te lidhur për gjuhe apo për feve ?

Tanimë dihet se Kombet kanë lindur më vonë se fetë por gjuhët ekzistojnë më herët se fetë.

Ne familjet e gjuhëve botërore dhe Evropiane, gjuha shqipe ështe një gjuhë e veçantë indo-evropiane dhe si e veçantë nuk takon as gjuhëve Sllave, as gjuhëve Gjermane,as gjuhëve Spanjolle ,as gjuhës Rome e as gjuhës greke, as gjuhës frenge, as gjuhës turke.

Gjuha jonë është gjuhë e veçantë, meqë është gjuhë e veçantë ta trajtojm si të veqantë, të na lidh mes vete veçanërishtë, pra te gjithë shqiptarët të lidhemi veçanërishtë për gjuhes tonë te veqantë që flitet para Krishtit e para Muhamedit dhe feja le të mbetet dëshirë,e gjuha obligim të na bashkojë.

Nuk po e them këtë në kuptimin Komunist që të ndalohen fetë se na jemi Shqiptarë por ta marrin si prioritet të lidhjes mes të gjithë neve që e flasim këtë gjuhë dhe të mos mbetet prioritet feja.

Një nënë Muslimane Shqiptare dhe e mbuluar së pari ia mson fëmijës së vet gjuhën që ajo flet në rreth ku jeton dhe ku flitet gjuha shqipe!

Po ashtu edhe një nanë Katolike Shqiptare në rrethin ku jeton dhe flitet shqip së pari ua mëson gjuhn fëmijës së vet.

Meqë ështe kështu që të dy nënat si ajo e besimit Katolik dhe si ajo e Besimit Musliman së pari po ia mëson gjuhën fëmiut edhe ne kur të rriteni është më së miri të lidhemi prej asaj gjuhe që na e kanë mësuar nënat tona qofshin muslimane apo katolike!

Pra gjuha fillimisht flitet në familje pastaj në rreth apo fshatë, pastaj në rreth më të gjërë, pastaj në një trevë, pastaj me gjërë deri sa bëhemi një komunitet i madhë!

Kategori
Uncategorized

Qeveria në zi/ Bota shpall Edi Ramën lider global të korrupsionit.

Java që lamë pas u karakterizuar me dy lajmë të zymta, për rritjen e nivelit të vjedhjes nga kjo qeveri, por që të dy lajmet u përzien me mjegullën e madhe të skandaleve, arrestimeve, akuzave politike dhe teatrit të qeverisë. Bëhet fjalë për dy sondazhe, të realizuara nga organizma prestigjioze dhe të besueshme, që flasin për rritjen e korrupsionit në Shqipëri. Sondazhi i parë është realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku sipas të cilit rreth 89 për qind e shqiptarëve besojnë që korrupsioni në Shqipëri është gjerësisht i përhapur.

Sipas të dhënave të OKB, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 20 më i korruptuar në botë, ku gati 9 në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni në shtet dhe në qeveri është gjerësisht i përhapur. Sondazhi i dytë, është kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD).

Sipas sondazhit të dytë, 88 për qind e shqiptarëve besojnë që korrupsioni ka kapur Shqipërinë. Sipas këtij, sondazhi krahasuar me vitin 2016, për vitin 2017 shifrat e përballjes personale me korrupsionin në qeverisjen vendore janë rritur me 6 pikë përqindje, ndërsa për qeverisjen qendrore me 5 pikë përqindje. E thënë ndryshme, shqiptarët vidhen gjashtë pikë më shumë nga kryetarët e bashkive dhe pesë pikë më shumë nga qeveria, krahasuar me vitin 2016.

Me Edi Ramën kryeministër Shqipëria po njeh nivelet më të larta korrupsionit. Edi Rama po tejkalon edhe Sali Berishën për korrupsion dhe afera. Nëse dy sondazhet do të ishin pozitive, propaganda qeveritare nuk do të pushtonte disa ditë. Por, të dy sondazhet kanë shembur propagandën qeveritare për gjoja luftë qeveritare. Sondazhet thonë se kryetarët e bashkiave dhe qeveria janë në garë se cila palë të vjedhë më shumë paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike.

Ministrat vijojnë abuzimet në terezi të tyre, kryeministri shpërndaj si plaçkë pasuritë publike në terezi të tij, drejtorët vjedhin me tendera sa munden, kryebashkiakët vjedhin me tendera dhe leje ndërtimi, administrata merr ryshfet sa të mundet dhe ku si të mundet. Në këtë situatë ka ndikuar edhe opozita, e cila e frikësuar mendon vetëm se si të mbrojë pasuritë që ka vjedhur kur ka qenë në pushtet dhe ankohet se qeveria po vjedh më shumë se ajo.

E gjithë demagogjia e Edi Ramës për të luftuar korrupsionin në këto pesë vite të qeverisjes së tij konsiston vetëm në propagandë, teatër, nisma qesharake që i rrëzon vetë më vonë, në strategji në letër, konferenca dhe fjalime.

Për të parë se sa serioz është Edi Rama në kundër korrupsionit, po sjellim në vëmendje një shembull të thjeshtë, por trishtues dhe poshtërues për shqiptarët.

Në fillim të vitit 2015, Edi Rama prezantoi me bujë një portalin atikorrupsion, duke e prezantuar si një rezolucion. Në fillim të 2015, Edi Rama tha: “Ka ardhur koha që të kurojmë imazhin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria nuk është atdheu i korrupsionit, por që kjo të kthehet në një të vërtetë të dëshiruar ne duhet të luftojmë së bashku. Duhet ta çlirojmë imazhin e vendit me zgjidhjen e problemit dhe jo me makijazh. Kushdo që gjendet përballë një situatë korrupsioni, ka në dispozicioni një armë që ne e ftojmë që ta përdorë. Kemi hapur një front të gjerë reformash dhe në funksion të çdo sektori kemi çelur kantiere të mëdha transformimi rrënjësor. Nëse ka një veçori të përbashkët të gjithë të këtyre kantiereve, që kanë të bëjnë me riorganizimin dhe mirëqeverisjen e territorit, rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor, arsimit, bujqësisë, kulturës, turizmit e të tjerë, është lufta kundër korrupsioni”.

Gati tre vite më vonë, në fund të vitit 2017, Edi Rama e hodhi poshtë këtë portalin që prezantoi në fillim të vitit 2015, si një nismë që nuk dha rezultat. Në tetor të vitit 2017, Edi Rama prezantoi nismën e radhës, bëri shfaqjen e radhës.

Këtë radhë Rama tha: “Platforma nuk është një portal, po një mekanizëm inovativ për të përfshirë drejtpërdrejtë qytetarët në qeverisjen e vendit në proceset vendimmarrëse, në luftën kundër korrupsionit. Kjo platformë është mundësia e çdo shqiptari për të qenë pjesë e koalicionit të madh të njerëzve të këtij vendi. Kjo ka për ta bërë këtë vend të denjë për fëmijët tanë dhe po ashtu është arma e çdo shqiptari që e do Shqipërinë me shtet, punë, mirëqenie”.

Ky është serioziteti i Edi Ramës në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që shemb teatro dhe ndërton kulla, bllokon të gjithë pronat në bregdet për t’ua dhënë klientëve të tij, emëron shokët dhe dashnoret në postet kyçe, bën paratë e popullit rrush e kumbulla, jep me koncesion paratë e shëndetësisë dhe një pjesë të mirë të parave i investon në propagandë për të çoroditur njerëzit.
Një Komb.

Kategori
Uncategorized

Viti 1934/ Gjylo Hoxha, nëna e Enverit jepte fajde me napolona floriri me 12% kamatë.

Nga Vasfi BARUTI

Shpallje-Ankandi, për interesa të kreditores Gjylo Hoxha

Zyra e Përmbarimit në Gjirokastër, me Nr. 157/34/ D. C., bën “Shpallje – Ankandi” në gazeta “Vatra” e datës 30 gusht 1934 dhe sipas procedurave ligjore Shpallja përsëritet dy herë me një vazhdimësi prej 45 ditë dhe ditën e fundit bëhej “shitja e arave” të Hazbi Omarit (debitor) në zbatim të vendimit të gjyqit për interesa të kreditores Gjylo Hoxha e bija e Jonus Çuçit dhe bashkëshorte e Halil Hoxhës, nga Gjirokastra.

Ç’kishte ndodhur? Gjylo Hoxha ushtronte “profesionin” huadhënëse me kamate “napolona ari metal” në Gjirokastër dhe njëra nga huadhënëset, që dihet, është ajo e 8 dhjetorit 1932 (me kontratë ligjore) gjirokastritit Hazbi Omarit: i jep hua 116 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë) “napolona ari metal” me kamatë vjetore 12 (dymbëdhjet) për qind, por huamarrësi Hazbi Omari ishte jo korrekt në kthimin e huas dhe kamatës, puna shkoi në gjyq dhe e fitoi Gjylo Hoxha; dhe përfundimisht me noterin publik Vangjel Koça, një nga yjet e publicistikës së viteve ’30, vendimi gjyqësor kalon për zbatim në Zyrën e Përmbarimit Gjirokastër, e cila nxjerr në ankand 46 (dyzet e gjashtë) parcella toke pronë të Hazbi Omarit, me trashëgimi nga Isuf Omari, (babai) nga Gjirokastra. Nxjerrja nëw ankand e 46 parcella toke në interes të kreditores Gjylo Hoxha është një argument domethënës se ato 116 napolona flori ishin një kapital i madh shumë për kohën por edhe për sot.

“Shpallje – Ankandi”, për 46 parcellat tokë bujqësore në katundin Gjergucat të Gjirokastrës, e botuar në Vatrën e 30 gushtit ’36, përfillimi vjen me disa të dhëna për kreditoren Gjulo Hoxha, debitorin Hazbi Omari dhe huadhënien me kamatë: “Duke qënëse debitori original Isuf Omari [babai i Hazbi Omarit]… nuk është kontaktuar në këtë Zyrë dhe të paguante 116 napolona ari metal, bashkë me kamatën e tyre me 12 për qind në vit, që nga data 8-12-1932, … në favor të kreditores Gjylo, bijë e Jonus Çuçit dhe e shoqe e Halil Hoxhës nga Gjirokastra. … Në bazë të detyrimit në fjalë dhe në mbështetje të rregullores së Kryesisë të Përmbarimit më datë 4-7-1934 mbasi u kryen veprimet e duhura ligjore nxjer dhe shet në ankand 46 pjesë të arave të poshtëshënuara dhe të zotënueme nga debitori Hazbi simbas kopjes së regjistrit kadastral të lëshuara nga Zyra e Hipotekave të Libohovës…” Shpallja e Ankandit, në ¾ e faqes së gazetës, vijon me të dhëna për 46 parcella toke, që dalin për shitje në ankand, si vendndodhja e parcellave, me kë kufizohen ato etj. Dokumenti i shpalljes së ankandit mban autorsinë e përmbaruesit Javer H. Grapshi.

Gjylo Hoxha, pa të ngjashmen e vet me femër shqiptare!

Gjylo, bashkëshorte e Mulla Halit dhe nëna e “princit” EH, në qeverimin e Mbretit Zog I, ushtronte me mjeshtëri huadhënie “monedha flori metali”, me kamatë prej 12 për qind. Gjylo një mesogrua, babaxhane siç shihet e në foto, analfabete, me fëmijëri e bashkëshorte në mjedise familjare ku mbretëronte gjysmëmesjeta me zakone e tradicionalizma të mbrapshta, dhe Gjylo Hoxha bënte ferk për kohën, e dua të besoj se nuk kishte të ngjashmen e vet: kreditore me monedha ari të metalta, ama me kamatë të majme. Pa të ngjashmen e vet jo më në Gjorokastër, por shumë më shumë se atje.

S’vihet në dyshim se Gjylo ishte besimtare e thekur e Zotit, si bijë e familjes Çuçi dhe nuse e familjes së Hoxhatëve, që në breza vetëm hoxhë kishte “prodhuar”, si Hysen Hoxha i shkolluar në universitete të njohur në vendet e Lindjes, por edhe bashkëshorti mulla Halil Hoxha, edhe ky i medresuar, ama huadhënia me kamatë dënohej ashpër nga Kurani, po kështu dhe nga bashkëshorti mulla Halili, por ja që Gjylo i kapërceu këto pengesa. Dhe pyetja: Përse, me këtë punë kundër Kuranit nuk merrej mulla Halili, por atë ia kishte lënë bashkëshortes, Gjylos? Sepse mulla Halili ndjehej i pazoti (i zoti të shiste vetëm letra cigaresh dhe shërbesa fetare), kurse Gjylo ishte e zonja për huadhënie flori me kamatë, në punë me shkallë të lartë vështirësie e sfidash, po Gjylo ishte vërtet e zonja!

Për një grua, “zanati” i huadhënies, aq më tepër huadhënie në monedhë floriri, i çmuar dhe i kërkuar, ishte me vështirësi specifike e sfida: Të njihje mirë huamarrësin, me besim se ai kishte burime pasurore për kthimin e huas bashkë me kamatën; të viheshe në lidhje me hipoteka, noterë e të tjera nuhatje të domosdoshme. Edhe për të bërë verifikime pasurore dhe plotësuar dokumente juridike dhe zonja Gjylo Hoxha ia dilte të fitonte monedha të arta, të fitonte dhe me ata që nuk respektonin kontratën, siç është dhe rasti i shpalljes së ankandit me gjirokastritin Hazbi Omari.

Kreditore me monedha ari, në rastin e dhënë në “Shpallje Ankandi”, jep huadhënie 116 monedha ari metalike dhe logjika elementare le të kuptohet se kreditore Gjylo, që jep aq monedha kredi, por ”loja” kërkon të ruaj në shtëpi edhe më shumë monedha floriri në gjendje, për t’i kredituar me debitorë të tjerë, edhe për të akumuluar kapital. Dhe s’dihet se kur e filloi e deri kur zonja Gjylo e vazhdoi kreditimin me monedha flori metalike!

A thua s’është mekat të shkruash se nëna e Enverit bënte kreditime me monedha të florinjta? një e drejtë qytetare e ligjiore e saj! Paçka se s’dihet nëse si kreditore floriri ishte regjistruar në bashki ose jo, paguan taksën përkatëse apo jo dhe jam disi dyshues nëse Gjylo do të ishte korrekt me ligjin! E i kam dy ngasje që më lehtësojnë të shkruaj këto pak rreshta. Më së pari, si nëna e ish-diktatorit dhe si një zonje e vetçliruar nga prangat gjysmëmesjetare që robëtonin gruan shqiptare, dhe që shfaq aftësi si edhe burrat e zotë për t’u marrë me një “biznes” të vështirë, ama tepër i vlerë. Së dyti, janë edhe disa paralele që mund të hiqen me djaloshin Enver H., që fiton bursë në Liceun Frances të Korçës, apo i papunë (pas prerjes së bursës) në Paris, që siç ka shkruar Nexhmije H. ai “s’ngopte barkun me bukë”, për të ardhur në “konflikti” me të vërtetën: Enver H., liceist në Gjirokastër, fiton bursë (nga Bashkia) në Liceu i Korçës, i listuar në listën e familjeve të varfëra të Gjirokastrës, kur nëna e tij ishte kreditore floriri! Ose Enveri “vuante” për bukën e gojës i papunë në Paris dhe familja s’i ven në ndihmë; apo jetesa në Paris me ndihmën e studentit gjirokastrit Hasan Jero, që do të shpërblehej me “Dekorim” pas koke, sapo erdhi në pushtet EH; Ase me ndihmë bujare nga studenti Said Kryeziu, vëllai i Gani Kryeziu – në shkëmbim[!?] të pjesëmarrjes aktive të EH në lëvizjen e fshehtë sërbe kundër Qeverisë së Ahmet Zogut, siç shihet në dokumenti i Arkivit Britanik [i zbuluar nga historiani Erald Kapri]…

Në librin tim të fundit, “Enver Hoxha, gjysma tjetër e Hënës” (2018) s’kam mundur të kem në të argumentin e Gjylo Hoxhës, si kreditore floriri me kamatë. Por në libër konstatoj se familja e Hoxhatëve ishte e varfër: FamiJla e Halil Hoxhës jetonte me të ardhurat qe fitonte nga shërbimet si hoxhë – larja e xhenazeve, synetllëqet, festime fetare etj.; ndonjë e ardhur e paktë si peshëmatës i prodhimeve bujqësore (e s’ishte i vetmi ai) apo si shpërndarës i lajmërimeve për gjyqet e Bashkisë. Dhe kësi të ardhurash janë të pakta për jetesë dhe jo më me to të vihet një kapital për të filluar “biznesin” me kredidhënie në monedha floriri. Edhe shtëpia ku banonte familja, nga vit 1917 e më pas, ishte nga më e fundit të Gjirokastrës, të paktën imazhin e saj na e ka lënë me diçiturë vetë Enver H. Albanologë e biografë të huaj vitet fundit në botimet e tyre vijnë me fakte befasuese për familjen e Hoxhatëve, që vështirë të jenë të besueshme, megjithatë meritojnë të vihen në vëmëndje. Për albanologun Bernd Ficher [familja e Enver Hoxhës] ishte “Familje tregëtare dhe pronare tokash” dhe s’është gjetur ndonjë gjurmë tregëtie, ishte pronare e 4 ha. tokë në Dropull, por thuhet se nuk mundi t’i verë në shërbim. Për historianin e njohur Simon Montefiore, autor i mjaft figurave historike, si Stalini etj., “[Enver Hoxha] ishte djali i një tregëtari të kamur veshjesh” dhe për të “kamurin” Halil Hoxha s’është gjetur ndonjë e dhënë burimore si tregëtar apo tregëtar i kamur veshjesh.

Për të ardhur në fund të këtyre shënimeve, mbetet pezull dilema: Cili ishte burimi fillestar i kapitalit me monedha ari të metalta që kreditonte me kamatë Gjylo Hoxha? Apo Gjylo mori rrugën e këtij kreditimi me monedha të pakta për të ardhur në qindra apo së paku në ato 116 që kreditoi me kamatë gjirokastritin Hazbi Omari? Ama një gjë është konstante: Gjylo Hoxha ishte një e zonjë grua që mundi të çlirohej nga mjergull e dëndur fanatizmi mesjetar, përndryshe nga ç’vuajti masa e grave/të rejave shqiptare.

Kategori
Uncategorized

180 letra, për tu riatdhesuar në Jugosllavi.

78-vjeçari nga Gostivari i internuar në Seman, shkroi 180 letra për riatdhesim.

Kastriot Dervishi/

Shqiptarët nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të cilët emigruan për arsye politike në Shqipëri, u keqtrajtuan në mënyrën më të pabesueshme nga regjimi komunist i E.Hoxhës.

Në kampet e Llakatundit, Semanit, si dhe në Shijak, ata kaluan në disa procese keqtrajtimesh e denigrimesh.

Nga kjo sjellje, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen në Jugosllavi sepse regjimi i E.Hoxhës po u rezultonte më i keq se ai i Titos.

Mjafton të vëresh letrat e shumta që shqiptarët emigrantë dërgojnë drejt udhëheqjes komuniste për të kuptuar se në çfarë mizerje ishin futur ata.

Një rast i rrallë që dëshmon dëshpërimin e tyre ishte ai i 78 vjeçarit Rexhep Ajet Tahirit, nga Toplica e Gostivarit, i cili i shkruan plot 180 letra Enver Hoxhës në mënyrë që ta lejojë të largohet nga kampi i Semanit e të riatdhesohet.

Tahiri kishte ardhur në Shqipëri më 15.1.1949. Nga viti 1957 e deri në vitin 1961 kur shkruan letrat e fundit, ai jetonte në kampin e Semanit. Megjithëse shkroi 180 letra, Partia e Punës nuk ndryshoi qëndrim për sjelljen e saj, ndaj emigrantit nga Gostivari.

Kategori
Uncategorized

Karta ruse ‘varroset’ nga Kongresi në SHBA, Rama vazhdon sulmin si Donkishoti.

Karta ruse ‘varroset’ nga Kongresi në SHBA, Rama vazhdon sulmin si Donkishoti

Komisioni i Kongresit për Shërbimet Inteligjente deklaroi të hënën, në datën 12 mars 2018, se “nuk u gjet asnjë fakt apo provë që të tregonte ndërhyrjen ruse në fushatën e Trump dhe prandaj faza e pyetjeve për këtë hetim u përmbyll.” Konkretisht u deklarua se “nuk u gjet asnjë ndërhyrje, lidhje apo konspiracion mes fushatës së Trump dhe Rusëve”, thuhet në përmbledhjen një-faqëshe të komisionit, të cilën demokratët e kritikuan , kurse Presidenti Trump e publikoi në faqen e tij në tuiter. Kështu “u varros” thashemnaja me kartën ruse.

Natyrisht Beteja e demokratëve me këtë kartë do të vazhdojë, brënda e jasht SHBA, duke u përqëndruar jo vetëm te Trump, por edhe te ministrat e tij, këshilltarët, njerzit e familjes, te lobistët e tij për të arritur deri në Tiranë. Synimi është të goditet fuqimisht e vazhdimisht Trump, si një individ i lidhur me rusët, që është në krye të vëndit me asistencën ruse dhe që rrethohet nga individë e partner, brënda e jasht SHBA, të lidhur me rusët dhe që punojnë kundër SHBA. Njëri prej këtyre rasteve është edhe ai me “lobistët e Bashës”, agjentë të KGB (sipas medias Mother Jones të sponsorizuar nga kundërshtarët e Trump) që paskan futur në kurth kryetarin e PD së Shqipërisë, për të mos lejuar Shqipërinë të integrohet në BE.

Sulmi i Ramës me kartën ruse kundër Bashës e PD-së s’ka të bëjë aspak as me Bashën e as me PD, por natyrisht ka efekte kolaterale mbi Bashën e PD. Në fakt ky është një sulm i orkestruar nga e njëjta makineri, dhe është pjesë e strategjisë për të goditur Trump e enturazhin e tij, si gjoja të lidhur me rusët. Në fakt përmes këtij sulmi synohet të tregohet konkretisht se edhe lobisti kanadez pranë Trump është i lidhur me rusët dhe me shërbimin e fshehtë rus. Pra përmes këtij sulmi, në shënjestrën kryesore është vënë përsëri Trump. Ky mund të quhet një sulm anti-Trump që Rama po përdor kundër Bashës e PD, sulm që vazhdohet nga Rama në Tiranë ndërkohë që Komisioni amerikan i Shërbimeve Inteligjente në Kongres e “varrosi” kartën ruse të ndërhyrjes.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, edhe këtë rradhë, duke qartë se është i orkestruar nga e njëjta makineri përderisa është angazhuar një media periferike e majtë, agresive anti-Trump dhe e financuar nga miliarderë Anti-Trump. Një media, e cila cdo ditë boton artikuj kundër Trump duke sajuar lidhje të Trump dhe enturazhit të tij me rusët. Sulmi i fundit i rimarrë nga Rama është njëri prej tyre.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, duket qartë se sponsorizohet nga e njëjta makineri anti-Trump, sepse mediatizimin e saj e ka bërë një media periferike, e cila dihet se financohet nga miliarderë anti-Trump dhe me tej artikulli i saj rimerret edhe nga gazetë e madhe, po ashtu një media e pozicionuar kundër Trump, që çdo ditë sulmon Presidentin e SHBA. Kjo rimarrje bëhet për të mbajtur gjatë në media këtë çështje si dhe për të krijuar idenë se çështja është serioze.

Sulmi i Ramës me kartën ruse, që Rama është angazhuar këtë rradhë për ta kryer edhe kundër Bashës, është në realitet sulmi i tretë i Ramës kundër Presidentit të SHBA. Sulmi i parë u krye nga Rama gjatë fushatës elektorale, kur ai do të deklaronte në CNN apo në Nju Jork Times, se kandidati për president i SHBA është “turpi i njerëzimit”. Sulmi i dytë kundër Trump, do të ishte votimi i Ramës në sesionin e OKB kundër nismës së Trump për Jeruzalemin, gjë që e detyroi atë ta klasifikonte Shqipërinë në grupin e “vendeve armike”. Ky është sulmi i tretë, që SHBA-së dhe Presidentit Trump i vjen nga Shqipëria, më konkretisht nga Rama.

Sulmi anti-Trump i Ramës me kartën ruse, duke akuzuar lobistin kanadez, si agjent të KGB dhe se është paguar nga Basha për të lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE, ka për shënjestër indirekt edhe disa lidera europiane. Është evidente se për shkak nivelit shumë të lartë të korrupsionit të qeverisë Rama dhe të lidhjeve të saj me krimin, mafian e narkotrafiqet, disa vende europiane janë të rezervuara për të lejuar hapjen negociatat me Shqipërinë. Këtë qëndrim të tyre kundër hapjes së negociatave, Rama kërkon ta paraqesë se gjoja qenka marrë për shkak se opozita shqiptare është angazhuar me ndihmën e lobistëve, agjentë rusë, që po ashtu i kanë mundësuar Bashës një takim me Trump. Ky është edhe aspekti më qesharak dhe më idiot i këtij sulmi, që për të maskuar korrupsionin, lidhjet me krimin e narkotrafiqet e qeverisë së tij, Rama po kërkon t’ia hedhë fajin opizitës, duke e paraqitur PD të lidhur me Rusinë dhe që punon kundër integrimit të vendit në BE. Thënë ndryshe, që Kryemininstrin e korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me mafian e narkotrafiqet, e pengon pozita që ka paguar disa lobistë rusë për të bindur/friksuar liderat europaine të vendosin negativisht për hapjen e negociatave me BE. Pra Basha me ndihmën e lobistëve, agjentë të KGB, paska ndikuar edhe në vendimmarrjen e Merkelit e të disa drejtuesve të tjerë të BE, kundër integrimit të Shqipërisë në BE.

Ndërkohë që “çështja e ndërhyrjes ruse” është “varrosur” në Kongresin e SHBA, Rama me kartën ruse, njëlloj siç bënte Donkishoit me mullinjtë e erës, po vazhdon sulmin kundër Trump në Tiranë duke provuar se është veçse një vegël periferike, duke u implikuar rrezikshëm në cështjet e brëndshme të SHBA.

Syri.net, 14 mars 2018

Kategori
Uncategorized

Hashash, kokainë, emigrim

Kryeministri i Shqipërisë ka gjetur te lidhja e supozuar ruse e Lulzim Bashës, mundësinë për të dalë nga situata e vështirë ku e futi operacioni i kapjes së 613 kg kokainë në Durrës. Edhe pse Policia e Shtetit ka qenë më e matur në deklarimet e veta, kryeministri po kërkon të marrë flamurin e luftëtarit ndaj trafiqeve për të synuar trullosjen e opinionit publik me një përrallë që nuk hahet. Në këtë kuadër, sot dhe dje, Edi Rama ka kthyer faqen e vet në Facebook në një pedal shpërndarjes njoftimi për shtyp, videosh me tekst, prej nga ku shantazhon dhe kërkon të bindë gjithkënd se Lulzim Basha është njeri i lidhur me rusët. Në një prej materialeve të shpërndara, z. Rama I bën thirrje Bashës “të pushojë”, sepse siç thotë ai “në lojë është interesi i Shqipërisë”. Më tej akoma, sot Rama lëshoi edhe shashkën e teatrit kombëtar me idenë se do të kishte një zhvendosje vëmendjeje, ndërkohë që ka njoftuar se do të ketë një intervistë me Eni Vasilin në Studio e Hapur, që zakonisht përdoren kur kryeministri do të thotë atë që do, pa u ngacmuar shumë me pyetje që nuk i konvnojnë.

Situata që kërkon të trazojë PS-ja dhe kryeministri është qesharake. Një lidhje e mundshme ruse e Bashës duhet të hetohet nga prokuroria, pasi përndryshe kemi të bëjmë me një standard për të cilin zotëria akuzonte dikur Sali Berishën. Është prokuroria ajo që duhet të flasë për produksionin më të fundit të Kinostudios “Shqipëria e Rilindur”, edhe për shkak se kryeministri, sado që shantazhon, nuk duket se ka në dorë përjashtimin nga jeta politike të kreut të PD-së.

Sot lajmi më me rëndësi është Kokaina e Durrësit, për të cilën mesa thonë të dhënat, kryeministri nuk ishte njoftuar. Kokaina e cila paralajmëron se Shqipëria është rruga e drogës në Europë dhe kjo gjë nuk mund të mohohet dot siç u mohua para syve të shqiptarëve Republika e Hashashit. Nuk ka konspiracion tjetër në Shqipëri dhe kushdo që kërkon të gënjehet me përrallën e Lulzim Bashës poliagjent, është fatkeqësi e vetvetes.

Marrë nga Respublica.al

Kategori
Uncategorized

Spiuni kodosh, Palush Koliqi.

PORTRETI KRIMINAL I HILMI SEITIT

Nga Fritz Radovani
Në datën 10 maj 1950, rreth orës 22:00, një krismë jo e zakonshme e derës së shtëpisë më zgjoi nga gjumi… Nana doli në korridor dhe pyeti: Kush asht..? U ndigjue një za i panjohtun burri, që tha: “Hape portën, jemi Sigurimi i Shtetit!”. Nana hapi derën dhe, unë ashtu si isha i zhveshun, nga shtrati dola pranë Nanës te dera, tue u dridhë prej frikës, kur hynë tre vetë civila.
Pyeten Nanën se ku asht Alfonsi, i cili, atë kohë mbërriti nga kuzhina. Ai u përgjigj: Qe ku jam!… Ma zeshkani dhe trupmadhi prej tyne, i tha: Jeni i arrestuar si “armik i popullit”, ndërsa dy të tjerët bllokuen dyert për me fillue kontrollin e shtëpisë… Ai që njoftoi arrestimin e vëllaut, ma vonë mësuem se ishte shoferi i njohtun për vepra të tilla, Ahmet Suji, një torturues i pashpirt.
I vuni prangat vëllaut dhe dolën përdere… Vaji i Nanës na topiti aq shumë, sa harruem fare se në duert e kujt përfundoi vëllau maturant 18-vjeçar, që asokohe po përgatitej për provimet e shtetit. Edhe pse isha 10 vjeç, arrestimet e dajave dhe të afërmve na kishin “burrnue” para kohe, tue na formue në shpirt një urrejtje të pashoqe për sistemin diktatorial komunist, që, në Shkodër, asht kenë ma i pamëshirshmi, po edhe ma i mnershmi që ka njohtë historia në krejt Lindjen komuniste europiane.
Të nesërmen edhe vëllau tjetër, Tonini, u përjashtue nga gjimnazi, si një nga “elementët e papajtueshëm me frymën e shkollës së re revolucionare”, shënon në amzën e gjimnazit drejtori hetues Skënder Villa. Unë shkojsha në klasë V, po, të nesërmen, filluen edhe sofratasat që nuk na u ndanë asnjëherë për ma shumë se 40 vjet nga dera e shtëpisë…
ME KË DO TË MBUSHESHIN 26 BURGJET E BIRUCAT E SIGURIMIT TË SHKODRËS QË NGA 1946-A?
Rrobaqepësi Filip Daia, tha: “Toskënia paska kenë ma e madhe se Italia..!”, mbasi në të gjitha shtëpijat e Shkodrës nuk kishte një dhomë bosh…të gjitha ishin të mbushuna me oficera e halabakë të mbërthyem në armë e spaleta që kishin ardhë me “ndërtue” socializmin…
Mbas largimit të terroristit Zoji Thëmeli, si kryetar i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, në vendin e tij erdhi major Hilmi Seiti. Njihej nga mjaft persona shkodranë, mbasi në vitet e rinisë së tij, aty nga 1939-40, kishte ardhë si student në Shkodër, dhe kishte kenë në konviktin “Malet tona”. Nuk dihej se nga erdhi, as nga shkoi, por njihej i ardhun nga Çamëria…
Dihej se, që në vitet e para mbas 1944-s ishte angazhue me forcat e ndjekjes, që ma vonë u quejt “Sigurimi i Shtetit”, një nga organet e njohtuna terroriste të sistemit komunist shqiptar, që në themelimin e tij, ku, asokohe (1950), punuen me zell shumë nga emnat e njohtun dhe të paharrueshëm për krime, si: Ali Xhunga, Herakli Kocani, Qamil Gavoçi, Qazim Kapisyzi, Fahri Kraja, Rasim Mushani, Rasim Dedja, Shyqyri Çoku, Dul Rrjolli, Xheudet Miloti, Isa Miloti, Çesk Shoshi, Lilo Zeneli, Kasem Troshani, Hamdi Ulqinaku, Fadil Paçrami, Xhemal Selimi, Asllan Lici, Elez Mesi, Dulaç Lekiqi e Aranit Çelat me shokë… që, nuk lanë gja pa ba mbi rininë e pleqninë shkodrane, vetëm për me zhdukë themelet e traditave atdhetare të vendosuna në shekuj nga kjo qytetari. P
ikërisht, asht ajo kohë kur major Hilmi Seiti i drejtohet Ministrisë së Mbrendshme me ket kërkesë nga ana e tij: “Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqind) konviktorë nga Jugu”… (Dosja H. Seiti, Arkivi i M. M. Tiranë, 1998). Asht viti 1949, kur kryetari i Degës së Brendshme të Shkodrës, i posaardhun për me zbatue politiken kriminale komuniste, ndien nevojën se i duheshin edhe 100 “konviktorë”, 100 spiunë, 100 agjentë, 100 kriminelë, 100 komunistë, 100 kuadro të ardhshme të Sigurimit! Pra, duheshin edhe 100 katilë të tjerë, përveç atyne qindrave që ishin në çdo skutë e kand të qytetit.
Nuk i mjaftonin të Veriut, po i donte nga “Jugu”… për me realizue veprën e fillueme nga komunistët jugosllavë, që në themelimin e Partisë Komuniste në vitin 1941 prej tyne, vepër e cila do të lante me gjak të gjitha trojet tona, por në mënyrë të veçantë, Veriun, e posaçërisht ato troje që ndër shekuj i kishin ba ballë rrebeshit shovinist sllav e, që nuk u thyen kurrë: Malet e Veriut! “Partia” kje e gatshme me ia plotsue dëshirën, kështu u kompletue grupi i spiunëve në qytetin e Shkodrës dhe, rinia shkodrane do të survejohej e spiunohej nga: Ferit Mandia, Vehbi Çanga, Bardhyl Dushi, Feço Mandia, Vladimir Misja, Hajredin Çeliku, Çiril Pistoli, Iljaz Fishta, Agim Bejleri, Jonuz Dini, Haxhi Pela, Jonuz Tuli, Xhemal Dini, Sadush Kumbaro, Emil Mborja, Satber Jubani, Ilir Gjylbegu, Qemal Jashari, Jani Çomo, Angjelin Kumrija e deri te Bep Jubani me shokë në vitin 1956, të gjithë ishin në shërbim të diktaturës dhe organit të saj terrorist, Sigurimit të Shtetit.
Si të tillë, Sigurimi i dërgoi me krye edhe studime jashtë shtetit, prej nga këta erdhën të “formuem” si spiunë dhe agjentë, tue i shërbye partisë ata vetë bashkë me gra e trashigimtarët e tyne, edhe sot në gjiun e Partisë Socialiste nën maskën e “demokracisë”…
Në vitin 1950, prova e parë e besueshmënisë së Hilmisë ndaj Sigurimit mbas daljes nga burgu të vetë atij, asht kenë arrestimi dhe torturat që ai i ka ba me duert e veta studentave të Shkodrës, që u arrestuen njëherësh më 10 maj: Alfons Radovani, Viktor Luka, Et’hem Bakalli, Njazi Uruçi, Mërgim Dani, Nexhip Osmani, Ferit Myftia, Pjerin Vata dhe Gjon Mark Ndoi e, mbas pak ditësh, të Ismail e Olimpi Barutit…dhe, kur Alfonsi u lirue, tregoi se bash ai Hilmi ishte ai që i ka shkulë nga goja dhëmballët me pinca të elektricistit, që komandonte elektroshokun…
SEITI, DHUNUESI I RINISË
Hilmi Seiti asht ndër kryetarët e Degës së Shkodrës, që ka dhunue ma shumë se të gjithë të tjerët rininë shqiptare, tue i detyrue me dajak e tortura me nënshkrue deklarata bashkëpunimi me Sigurimin komunist, tue i premtue vende pune apo “falje” gabimesh në tentativa arratisjeje dhe, asht ndër ma të shquemit që ka shburrnue popullsinë shqiptare në brezin kufitar, tue i detyrue me spiunue jo vetëm njeni-tjetrin, por edhe tue i ba vegla të Sigurimit për shërbime edhe në shumë shtete të hueja, tue fillue nga SHBA-të e deri tek UDBja jugosllave, me të cilën bashkëpunoi deri atë ditë që i hangri kokën… E, për këtë fakt le të flasin mbarë diaspora që ka braktisë Atdheun e trojet shqiptare, e detyrueme me ikë nga votrat e veta shekullore për me ia lëshue shovinizmit e dreqit mallkuem, veç për me shpëtue nga arrestimi i sigurt dhe internimet e familjeve të tyne.
Implikimi i shumë të rinjve me organet e Sigurimit, kur ishin në shërbim ushtarak apo kur rrëmbeheshin nga dëshira e pasioni për sport, rekrutimi i tyne nga ana e Hilmi Seitit, asht kenë dhe mbetët ende sot, jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipninë baza amorale e shkatërrimit të shumë familjeve të nderueme dhe që ka ndikue dhe vazhdon me kenë prap një dam i madh për çështjen tonë kombëtare, mbasi me djallëzi dhe inteligjencë, Hilmia ka ditë ku me prekë dhe ku me shpartallue në mënyrë të pandreqshme edukatën e shkollave fetare të Shkodrës, të cilat janë kenë vatrat kryesore të edukimit moral, kulturor, politik, ekonomik dhe atdhetar për të gjithë popullin shqiptar, pa dallim feje dhe krahine, që në hapjen e dyerve të tyne para vitit 1900.
Nëse ka njeri që ka shkatërrue qindra familje tue i internue dhe tue nxi biografitë e tyne, me aq shumë pasoja për vite të tana asht Hilmi Seiti, i cili në 1954 internoi dhjetëra familje shkodrane në Kuç të Vlonës, shumica e të cilve edhe u burgosën, vetëm se ishin intelektualë. Asht pikërisht ai grup ku përfshihej edhe daja i em, Paulin Pjetër Prennushi, i cili vuejti 4 vjet atje pa asnjë ndihmë nga familja, mbasi së shoqes nuk i epte punë askush, dhe ka jetue vetëm me ndihmën e vëllazenve të saj.
Ndërsa daja tjetër, Mikel Pjetër Prennushi, u arrestue nga Hilmia, në vitin 1952 dhe u torturue nga ai dhe Xheudet Miloti, në mënyrën ma shtazore, se ishte krejt i pafajshëm dhe i kërkohej prej Sigurimit “me pranue se ka lidhje me Muharrem Bajraktarin”, që asokohe qarkullonte në zonat e Vaut të Dejës, ku Mikeli punonte puntorë krahu në rruga-ura. Kjo ngjau prej tij vetëm se Mikeli kishte krye akademinë ushtarake në Itali… dhe, për këtë të dy katilët e dënuen 10 vjet heqje lirie, të cilat i kreu në kampet e shfarosjes…
Ç’FAT I PRISTE VIKTIMAT E SIGURIMIT-PËRBINDËSH MBAS LIRIMIT NGA BURGU…?
Kazma, lopata, fermat, rrugët, përndjekja, vuejtja, fukarallëku, frika dhe “etiketa” e varun në derën e shtëpisë: “Ky është armik i deklaruar nga lufta e klasave”, firma Hilmi Seiti. Dhe, kjo “etiketë” pasohej nga trashigimtarët e tyne deri në zhdukjen e brezit të vet… Hapni dosjen e tij dhe shihni se pse u gradue “gjeneralmajor” ai qen e bir qeni, kur Enver Hoxha po i përgatiste “qefinin”…? – Pikërisht, sepse aktiviteti i tij plotësoi të gjitha dëshirat dhe trillet e udhëheqësit të partisë, i cili, mbasi kënaqej më këta bisha në haremin e tij, kishte edhe dëshirën me u kënaqë, ashtu si shpjegon në librin e tij, i ndjeri At Konrrad Gjolaj: “Atje Ai (Don Dedë Malaj, shënimi em) kishte pasë rrezik e kishte ra ndër duert e një hamsi njerëzish, njëfarë Nevzat Haznedari, i cili njihej se para se me i pushkatue njerëzit, kishte ajamë (qejf, dëshirë) me u ra me levë kokës dhe me i pa tue u hedhë si pula kur u pret kokën…” (te libri “Çinarët”, faqe 160, viti 1996, Shkodër). Plumbi që Enver Hoxha u jepte miqve të vet ishte shpërblim i partisë për “mirënjohjen” që ai kishte për veprat kriminale të tyne!
NETËT ME FEMRA NË PALLATET LUKSOZE DHE “ARTISTET” E TEATRIT “MIGJENI”
Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katilë të tjerë, nuk e kishin sjellë pa u mendue mirë se kush u duhej atyne në Shkodër, u duhej Hilmi terroristi, që kishte dhanë prova “besnikrije” ndaj Partisë me kohë në labirintet e Ministrisë së Brendshme, që atëherë kur Koçi Xoxe me shokë e dërgonin te burgu i femnave për me zgjedhë “ato” rrezikzeza, me të cilat këta amoralë do të kalonin natën në pallatet e tyne luksoze… dhe, kur morën si shpërblim nga Partia “plumbin kokës”, thoshte pikërisht Ajo… “Nëna Kate”, që kishte mbajtë çelësat e atij burgu: “Morën atë që kanë lipur me kohë ata maskarenj…!”
Dhe, nuk duhet harrue kurrë se i tillë ishte mendimi i shumë e shumë familjeve të ndershme shkodrane, që e njohtën dhe e pësuen ndër votrat e tyne imoralitetin dhe pafëtyrsinë e Hilmi Seitit me shokë…gja, të cilën besoj e kujtojnë mirë të gjithë ata që njohtën spiunin kodosh, Palush Koliqi, apo “aktorët” e Teatrit “Migjeni” atë ditë… të veshuna me vela të zezë, me lot përfaqe, tue shkue mbas arkivolit të Hilmisë… Atë që para tij kërkoi toger Baba, atë i dha “partia” edhe Hilmi Seitit e mbas tij edhe Mehmetit, Kadriut, Feçorrit e me radhë…ashtu, “si i banë hyzmetin, ia ndjenë lezetin”, tha Shkodra atëherë…
Mos ndoshta, ju Enver Kushi, bashkëgjakës i Hilmi Seitit, kur flisni për “burrërinë e tij” me ato bushtrat e teatrit, ju keni dashtë me përfshi edhe gratë e vajzat e nderueme të Shkodrës, që u masakruen dhe u përdhunuen të lidhuna me vargoj anijesh ndër tavolinat e hetuesisë së atyne kriminelave të pamoralë e atdhe, si, Hilmi Seiti, Ahmet Suji, Ferit Mandija, Iljaz Fishta, Nevzat Haznedari, Dhimitër Shkodrani, Xheudet Miloti, kolonel Mehdi Bylbyli, Feçorr Shehu… etj.?
VDEKJA E PAPRITUR E HILMI SEITIT DHE MALLKIMI I PLAKËS QË SHKONTE NË KISHË
Hilmi Seiti duket se mori mallkimin e asaj Plakës shkodrane që, me shkarpa në dorë, ecte e zdathun te fabrika e makaronave drejt Pazarit të Vjetër. Ndërsa po ruhej nga një makinë “gas” që po fluturonte nga shpejtësia, u hap dera dhe u ndigjue një za i panjohtun: “Vishi nëne, vishi pantoflet, se do të ftohësh e nuk do të të shërojë Zoja e Shkodrës!” dhe Plaka, që po shkonte në Kishën e Zojës së Këshillit të Mirë, brinj Kalasë Rozafat, më 25 prill 1960, rreth orës 10:00 paradreke, për meshën e orës 11:00, iu përgjigj atij zani bastard, pa pritë e pa e mendue fare: “Zoja e Shkodrës, jarebi deri nesër të theftë qafën..!”
Një rast i rrallë dhe i veçantë, po me të vërtetë ndodhi. Në datën 26 prill 1960, papritmas u hap lajmi në Shkodër: “Ka vdekë Hilmi Seiti!”. Flitej se Sigurimi kishte kërkue me gjet cila kje ajo Plakë gojëmjaltë, siç e quejti gjithë populli i Shkodrës, por nuk mujti me i ra në të… “Fjala e saj në vesh të Perëndisë…!”. Më datë 27 prill, mbas homazheve në komitetin ekzekutiv të Shkodrës, të gjithë në rresht e pa ba za, as majtas, as djathtas, u drejtuem kah vorrezat e dëshmorve te spitali civil…
Kategori
Uncategorized

Studiuesi publikon dokumentin/ Si i shpëtoi komandanti i Ballit, hebrenjtë e Beratit.

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar në rrjetet sociale një dokument përmes të cilit provohet se si Kadri Cakrani ka shpëtuar hebrenjtë e Beratit.

“Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrentë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar. I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit”, shkruan Kapri në rrjetin social.

Postimi i Erald Kaprit

Si i shpëtoi qindra hebrenjtë e Beratit komandanti i Ballit Kombëtar

Për herë të parë zbulohet një letër e rrallë nga lufta e cila hedh dritë mbi shpëtimin e mbi 2 mijë hebrenjve në Shqipëri. Bëhet fjalë për qindra hebrentë e Beratit të cilët u shpëtuan vetëm falë ndërhyrjes së Kadri Cakranit, Komandantit të Ballit Kombëtar. I studiuar në Vjenë dhe djali i firmëtarit të pavarësisë Hajderin Cakranit, Kadri Cakrani është investuar personalisht që të shpëtonte nga duart e gjermanëve hebrentë e Beratit.

Në letrën e bërë publike sot nga pinjolli i kësaj familje, avokati Kujtim Cakrani, ish komandanti i Ballit i shkruante xhaxhait të vetë në Mallakastër që të mriëpriste dhe të strehonte mes familjeve të zonës hebrenjtë. Kjo është një nga ngjarjet që kombi shqiptar nderohet botërisht, dhe kjo falë aty familjeve shqiptare që shkrinë pasurinë e tyre për të themeluar dhe ngritur shtetin shqiptar.

Me këtë ngjarje sapo u krenua në SHBA edhe kryeministri Rama por duke thënë gjysmën e së të vërtetës. Të paktën herës tjetër, kur të flasë për Ballin Kombëtar në Parlament, të shprehë mirënjohjen e duhur për këtë organizatë të nacionalizmit shqiptar.

Letra e plotë

“Berat,11.9.943

Bektash Cakranit, Cakran, Mallakastër (konfidenciale në dorë)

Xhaxha, po të shkruaj urgjent mes halleve të shumta që pllakosën tani me kapitullimin e italianëve, pasi ti e ke Mallakastrën në dorë. Duhet me urgjencë të transportojmë nga Berati tek ju një numër të madh njerëzish, që tani për tani nuk kemi as mjete për ti prurë aty.Bëhet llaf për çifutët këtu tek ne që janë me qindra dhe halli është se po të merret vesh kush janë, kanë për ti shkuar në plumb të tërë dhe Beratin vetë që aq është i gjithi. Nuk dihet se nga mund tu vejë haberi dhe as besim nuk kam, kohë jo e jo se edhe ti mësheh me dokumenta muhamedane nëpër familje këtu, s’dihet nga del fjala dhe mua më duhet të shkoj në plumb Beratin pastaj. Duhet domosdo të piqem dhe me Mit’hat Frashërin dhe ata në Tiranë të mos jepet asnjë informatë ku janë sa, si e qysh.Nuk duhet të bjenë në dorë të armatës gjermane që është duke ardhur asnjë çifut nga këta që kanë qënë dhe kanë ardhur në Berat, për arsye se dihet qëndrimi i gjermanëve për ta. Gjithashtu nuk duhet të konsiderohen shqiptarët dhe Berati si mëshehës të tyre, për arsye se do të mbizotërojë mbi popullatën më prapa një klimë terrori. Po edhe për aty gjithë ai milet nuk e mbëshehim dot dhe kohë për ti prurë po ka mbetur akoma. Tjatër rrezik që ti e di vetë është se po u muarr vesh Mallakastra mund të digjet. Dërgo njeri urgjent me korierin tim.

Ne foto

Kadri Cakrani

Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar

Kategori
Uncategorized

Lluksi i familjes Gjiknuri, apartamente 300.000 euroshe dhe udhëtime egzotike në Mauritius…

Pak kohë më parë, gazetarët e Portalit – Tpz.al zbuluan një hije skandali me deklarimin e të ardhurave të familjes pasanike të Damian Gjiknurit. Padyshim një nga ministrat më të rrezikuar nga SPAK-u, që fillon sëshpejti punë.
Sipas Tpz.al, Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.
Gjiknuri & co, është e njohur për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta (ku edhe ka mjaft detaje që do të zbulohen) e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.
Opozita e ka vënë prej kohësh në qendër të denoncimeve të saja, babëzinë e rrallë të Gjiknurit, që sipas Opozitës, është ministri më i korruptuar i kabinetit Rama, madje edhe vetë kryeministri, e ka shprehur disa herë në ambiente të mbyllura, sikletin jo te vogël që ka, nga rekordet e babëzisë që ka ai.
Nga një hulumtim të bërë nga Tpz.al, Gjiknuri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij, Rovena Gjiknuri, si drejtuese e një Departamenti në Top Channel. Tpz.al mëson se Rovena (Agolli) Gjiknuri ka qënë arkitekte e Shtëpisë së “Big Brother”, pothuajse në çdo sezon.
Përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka patur aty, një karierë të “shkëlqyer” dhe mbresëlënëse, ku dhe janë shënuar edhe aty rekorde të papara, që lidhen sigurisht me detyrën përkatëse.
Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit. Pavarësisht manovrave, duke marrë hua nga bashkëshortja, apo duke deklaruar të ardhura nga punët private, përgjatë viteve 2012-2015, familja Gjiknuri i kishte shifrat e të ardhurave apo shpenzimeve, në nivele deri diku normale.
Rovena Gjiknuri, shënoi një rritje të lehtë të aktivitetit të saj privat, deri në 17 milion lekë (të vjetra), përveç pagës që merrte si arkitekte e “Big Brother” në Top Channel. Brenda tre viteve, 2012-2015, familja Gjiknuri, me të ardhurat e siguruara, arritën të shlyejnë pjesërisht kreditë që kishin marrë për një banesë me vlerë 50 milion lekësh si dhe kredinë për një makinë në vlerën e 18 200 euro.
Viti 2015 dhe 2016, mund të cilësohen si të “artë” për Ministrin e Energjisë dhe bashkëshorten e tij. Kjo e fundit pasi shet makinën me një çmim prej 15 mijë eurosh, blen një Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 euro. Për blerjen e kësaj makine, Rovena Gjiknuri ka marrë një kredi pranë një banke të nivelit të dytë.
Ndërkohë në 2016, familja Gjiknuri kryen porosinë për blerjen e një apartamenti me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro, për të cilin është paguar kësti i parë 100 000 euro me kredi. Ndërkohë mbetet e paqartë, sesi Ministri Gjiknuri, do të shlyejë edhe pjesën e mbetur prej 171 450 eurosh për blerjen e shtëpisë luksoze.
Ajo që bie në sy, është 3-fishimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2016, ajo deklaron 6 231 627 lekë, nga punët private si arkitekte.
Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrësesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrësesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme. (mbështetur mbi investigimin e Tpz.al)

Kategori
Uncategorized

Lluksi i ish Of/të ShIK_ut,Gjiknuri, apartamente 300.000 euroshe dhe udhëtime egzotike në Mauritius…

Përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka patur aty, një karierë të “shkëlqyer” dhe mbresëlënëse, ku dhe janë shënuar edhe aty rekorde të papara, që lidhen sigurisht me detyrën përkatëse.

Lluksi i familjes Gjiknuri, apartamente 300.000 euroshe dhe udhëtime egzotike në Mauritius…

Pak kohë më parë, gazetarët e Portalit – Tpz.al zbuluan një hije skandali me deklarimin e të ardhurave të familjes pasanike të Damian Gjiknurit. Padyshim një nga ministrat më të rrezikuar nga SPAK-u, që fillon sëshpejti punë.
Sipas Tpz.al, Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.
Gjiknuri & co, është e njohur për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta (ku edhe ka mjaft detaje që do të zbulohen) e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.
Opozita e ka vënë prej kohësh në qendër të denoncimeve të saja, babëzinë e rrallë të Gjiknurit, që sipas Opozitës, është ministri më i korruptuar i kabinetit Rama, madje edhe vetë kryeministri, e ka shprehur disa herë në ambiente të mbyllura, sikletin jo te vogël që ka, nga rekordet e babëzisë që ka ai.
Nga një hulumtim të bërë nga Tpz.al, Gjiknuri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij, Rovena Gjiknuri, si drejtuese e një Departamenti në Top Channel. Tpz.al mëson se Rovena (Agolli) Gjiknuri ka qënë arkitekte e Shtëpisë së “Big Brother”, pothuajse në çdo sezon.
Përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka patur aty, një karierë të “shkëlqyer” dhe mbresëlënëse, ku dhe janë shënuar edhe aty rekorde të papara, që lidhen sigurisht me detyrën përkatëse.
Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit. Pavarësisht manovrave, duke marrë hua nga bashkëshortja, apo duke deklaruar të ardhura nga punët private, përgjatë viteve 2012-2015, familja Gjiknuri i kishte shifrat e të ardhurave apo shpenzimeve, në nivele deri diku normale.
Rovena Gjiknuri, shënoi një rritje të lehtë të aktivitetit të saj privat, deri në 17 milion lekë (të vjetra), përveç pagës që merrte si arkitekte e “Big Brother” në Top Channel. Brenda tre viteve, 2012-2015, familja Gjiknuri, me të ardhurat e siguruara, arritën të shlyejnë pjesërisht kreditë që kishin marrë për një banesë me vlerë 50 milion lekësh si dhe kredinë për një makinë në vlerën e 18 200 euro.
Viti 2015 dhe 2016, mund të cilësohen si të “artë” për Ministrin e Energjisë dhe bashkëshorten e tij. Kjo e fundit pasi shet makinën me një çmim prej 15 mijë eurosh, blen një Mercedes Benz në shkurt 2015 me një vlerë prej 44 000 euro. Për blerjen e kësaj makine, Rovena Gjiknuri ka marrë një kredi pranë një banke të nivelit të dytë.
Ndërkohë në 2016, familja Gjiknuri kryen porosinë për blerjen e një apartamenti me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro, për të cilin është paguar kësti i parë 100 000 euro me kredi. Ndërkohë mbetet e paqartë, sesi Ministri Gjiknuri, do të shlyejë edhe pjesën e mbetur prej 171 450 eurosh për blerjen e shtëpisë luksoze.
Ajo që bie në sy, është 3-fishimi i të ardhurave të Rovena Gjiknurit, krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2016, ajo deklaron 6 231 627 lekë, nga punët private si arkitekte.
Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrësesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrësesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme. (mbështetur mbi investigimin e Tpz.al)

Kategori
Uncategorized

Si u mbytën anijet për disa dhrami.

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!

Nga ish drejtues i SHISH për bregdetin e jugut, Konstadin Koliqi.

Per te mos u harruar ato dite te veshtira per shqiptaret, por edhe per politikanet qe e drejtuan dhe po e drejtojne sote, vendin, kam shkeputur nje pjese nga materiali kryesor qe bene fjale per ato ngjarje makabre te v.97, ne ditet e para te atij Marsi te zi…..

…….po më dt 1 dhe 2 Mars, u shkatërrua dhe u vodh baza e riparimit të anijeve në Porto Palermo, e futur e gjitha në tunel , me një vlerë disa miliona dollarëshe.
Më vjen informacioni se po shkatërrohej dhe vidhej baza e anijeve në Sarandë.

Dërgova atje njërëz të cilët më prunë informacione se po mbyteshin anije, pothuajse të reja dhe këto po bëheshin në favor të gazetarëve dhe fotoreporterëve Grek, të cilët u jepnin disa Dhrahmi, kundrejt hedhjes së granatave luftarake, në anije, ku filmohej shpërthimi dhe mbytja e anijeve.

Sipas informacioneve, këtë tmerr për institucionet, repartet ushtarake, por edhe për njërzit, e drejtonin Gramoz Ruci, i cili kuartierin e tij e kishte ngritur tek hoteli i piluriotit, pak metra para bazës detare në Limjon, drejtonte Arbër Qilimi që dorzoi repartin që komandonte dhe e bashkoi me kryengritjen, Xhevat Kocia, ish oficer i lartë, i përzënë nga ushtria për shkaqe ordinere.

Po nga këto informacione, bëheshim me dije se në zonën Sarandë, Delvinë Gjirokastër, tashmë kishin zbarkuar nga Greqia dhe po vepronin në mënyrë intensive për organizimin e kryengritjes dhe drejtimin e saj për në Tiranë, krerët politik te saj, Arben Imami dhe Ridvan Peshkëpia.

Informohem se në bazën e Sarandës, kishin mbetur pa u shkatërruar, 2-3 anije . Në Shtabin e Përgjithshëm, u mor vendimi që këto anije të tërhiqeshin nga Saranda dhe të bazoheshin në Durrës. U bënë planet përkatëse të cilat do të zbatoheshin nga katër anije të bazës së Durrësit, më dt 7-8 Mars.

Më dt 6 Mars, informohem se Komandanti i grupit të anijeve dhe një grup oficerash, jo vetëm që nuk do të zbatonin planin, por do të largoheshin, me gjithë anijet luftarake në drejtim të Italisë, po qe se do te merrni nje detyre te tille, per te rimorkjuar anijet nga Saranda.
Kur me erdhi ky informacion, në fillim nuk e besova dhe s’kishte se si ta besoja, prandaj, vendosa të shkoja vetë në Durrës, në vëndbazimin e anijeve dhe të bisedoja vet me ata.

Në takimin që pata, me Komandantin e grupit, ai, pa ju dridhur qerpiku, ma pohoi « Po qe se do të na urdhëroni të vemi në Sarandë të jeni te sigurtë se nuk do të vemi atje por do të ikim në Itali dhe skeni se cfar të na bëni, le të quhemi tradhëtar . !!!!!!! »
Nuk dija cfarë të thoja. Eshtë e vështirë të bisedosh me oficerat që janë shumë trima në tradhëti dhe frikacak në zbatimin e detyrave.
Planin e anulluam.

Anijet patën fatin e të tjerave. Gjatë këtyre ditëve, mblodhëm anijet në Durrës për ti ruajtur nga ndonjë sulm me qëllim eksodi, por nuk dinim se nga kush të kishim frikë, kush do të na i rrëmbente, populli apo oficerat që i drejtonin.

Informatat flisnin që më tepër duhet të ruanim shtëpinë nga i zoti i saj !!!! Kjo u vërtetua.

Pak rremujë ndodhi në Durrës, më 13-14 Mars dhe të parët që u larguan, në drejtim të Italisë, qenë anijet luftarake dhe pothuajse vetëm me kuadrot dhe ekuipazhet e tyre. Anijet u strehuan në bazën e Brindizit. Italianët, kishin kohë që i kishin marrë masat dhe mendoj se jo vetëm në bregun e tyre por edhe në bregun tonë . Kuadri i lartë i shërbimit sekret italian, z. Balice, e kishte zbatuar detyrën, kundrejt Shtetit të tij …

Një gjë më habit, ata oficera që u larguan nga detyrat, më 28 Shkurt, nga vënd komanda e bazës së Vlorës , Fitim Halili, Roland Nasto, Mitat Islami, etj drejtojnë sot Flotën, apo oficerat që rrëmbyen anijet e tyre luftarake për në Itali, dhe disa nga këta u vunë në shërbim të tyre, ngrihen në përgjegjësira drejtuese !!!

Në një nga ditët e marsit, kur ministër kishte ardhur z. Shaqir Vukaj, me ndodhi një incidentë i rëndë ne koridoret e ministrisë.

Një oficer i Flotës, kishte disa ditë që kur kaloja ne koridoret e zyrave, me shante nga familja, gruaja, fëmijtë e sharje të tjera të rënda. Për këtë vura në dijeni shefin tim, S.K. i cili më këshilloi të ruaja gjakftohtësinë. Por veprimi i këtij oficeri, nuk po ndalonte.

Një ditë, në orën e fillimit të punës, në koridorin e hyrjes, më del përpara ky oficer i komandës së Marinës, me detyrën e shefit të lundrimit, një shok i ngushtë i Komandantit te Flotës, K/Admiral Edmond Zhupani dhe me hidhet duke më goditur në fytyrë. I largohem pak, aq sa hapa krahun dhe falë Zotit, i dhashë një goditje, aq të fortë sa ra në gjëndje të fikti. Për këtë, më thirrën, më kritikuan dhe më thanë se do të mbaj përgjegjësi të madhe. U them atë shprëhjen popullore se « mua më ka goditur gjylja e topit, cfar do të më bëjnë plumbat tuaj » .
Dalngadalë, me këtë gjëndje edhe po mësoheshim dhe punën e bëja, më shumë për forcë zakoni, kur më dt 14 Mars, informohem se nga Muzeu Arkiologjik, në Durrës, ishin vjedhur objektet arkeologjike, vetëm të periudhës ilire, ndërsa ato të periudhës romake dhe helene ishin të pa prekura. Dija që këto objekte ruheshin në vënde tepër të sigurta, me kod sekret dhe këto i dinin dhe mund të hynin atje vetëm pesë veta, në shkallë vëndi, duke filluar nga Kryeministri … Informacioni u vërtetua, objektet ishin vjedhur dhe të dhënat më conin tek një kryetar partie i njohur, sidomos gjatë rrebelimit si drejtues i tij, por edhe arkeolog tepër i njohur….
Unë, akoma nuk dua ta besoj që janë shqiptarët që bënë këtë vjedhje të tmerrshme, këtë thesar të pazëvëndësueshëm, sepse me këtë na është vjedhur identiteti si komb.
Ky veprim makabër, u bë në favor të shërbimit sekret Grek, i cili zbaton politikën Greke për të humbur identitetin shqiptar dhe stërnipave tanë, tu thonë se në këtë tokë, jetojnë minoritar dhe jo autokton, shqiptarë dhe pasardhës te ilirëve.
Në gjithë këtë katrahurë, kam mendimin se kjo vjedhje është më e rëndë në historinë e kombit tonë.