Kategori
Uncategorized

Abi Malltezi, the last of the Mohicans against the Janissaries and Freemasons, regained his physical freedom.

Abi Malltezi regained physical freedom. He can drink coffee in the neighborhood, go for a walk, meet friends and go to the beach with his family. In this sense, he will see freedom as liberation and retribution. But, 20 months of Malltezi under a demonstrative handcuff, under a ‘prison arrest’ to inspire fear, followed by 1.5 years of home isolation, cannot be spent with the joy of one/those who are reintroduced to normality.

The entire scene where Malltez and his family were forcibly taken away has been and remains abnormal and undemocratic. Abnormal in itself and abnormal in contrast to other events/phenomena.

In short, Malltezi's story can be summarized in a few lines: a descendant of a local family with properties in Tirana, he takes the land of his blood - after two decades of wandering - and develops a part of it. 

There is no doubt that the land belonged to Tirana families, two of which Malltezi is the heir.

Without any conflict, in agreement with the parties, he decides to develop the inherited property.

The other owners are contracted and the occupiers are compensated; a part of the land is even left as a waqf (charity) to develop a school for the community.
The story that the land of the 'Partizani' club was taken is publicity, not reality. 

Sports clubs are today private business enterprises, and as such they must operate according to the laws of the market.

The introduction of the name "Partizani" is done only to give a pseudo-public appearance to a land that does not belong to the state, and even less to 'Partizani', as a former state entity.

As you say, it is better for Olsim to take the land of 'Partizani' - since he is the President of the team and the brother of KM, than for Abi, or anyone else on his own property.

The ‘mathematics’ of public property is that simple, but what confuses this is Abi as a ‘political’ and symbolic asset in the opponent’s court.

Malltezi as a target that has been targeted for so long - to ensure the publicity of 'we are building a state' and the anti-publicity of 'it's Saliu and his people's fault', and from which the edge of the attack should not be moved.

The heir who must be persecuted, to tell the other heirs ‘don’t raise your heads for the lands that were taken from you in Tirana or Breg by the partners of X and Y!’.

Malltezi is not a convict and a persecuted person, but an illustration of the installation of the real estate regime.

Political Albania is no more, it has become a real estate homeland. 

The Architecture Festival, where all the last shares were distributed, was the final act of establishing Albania as a history-geography of real estate, an interweaving of public and private properties that go to big builders in favor of power, to then produce a laissez faire tourism where the caste of developers and builders is kept in power through local rent and the diversification of these profits into the regional and global market.

Abi Malltezi was the last of the Mohicans of owners and developers who operate within the constraints of logic, law, community, and homeland.

These who are coming, the Janissary-Masons with Chief Architect Ed at the top, are not liberators of the country’s potential, but local invaders.

They are not modernizing Albania, but are Albanianizing its modernity.

The residential complex of Abi Malltezi and his partners on the outskirts of Tirana is the last brick of a Tirana and Albania that is being built as a community, not as a Babel.

This Babel is nothing to Rama’s phrase “you haven’t seen anything yet”

✍🏽 By Alfred Lela, journalist, director of the Politiko.al portal

Rigjeti lirinë fizike, Abi Malltezi, i fundmi i mohikanëve kundër jeniçerëve dhe masonëve

Nga Alfred Lela

Abi Malltezi rigjeti lirinë fizike. Ai mund të pijë kafen në lagje, të dalë për një ecje, të takojë miqtë dhe të shkojë në plazh me familjen. Në këtë kuptim ai do ta shohë lirinë si çlirim dhe rivendikim. Por, 20 muaj të Malltezit nën një prangosje demonstrative, nën një ‘arrest me burg’ për të frymëzuar frikë, ndjekur nga 1.5 vjet izolim shtëpiak, nuk mund të kalohen me gëzimin e atij/atyre që rifutet në normalitet.

E gjitha skena ku e hipën me forcë Malltezin dhe familjen e tij, ka qenë dhe mbetet anormale dhe ademokratike. Anormale në vetvete dhe anormale në kontrast me të tjerat ngjarje/fenomene. Ky anormalitet nuk u ribalancua sot me lirimin e tij. E kundërta, lirimi na bën me dije se kush nuk e pranon anormalitetin, kush i ngrihet kundër, fizikisht apo si simbolikë, e pëson.

Shkurtimisht, historia e Malltezit përmblidhet në pak rreshta: pasardhës i një familje vendase me prona në Tiranë, e merr token e gjakut të vet- pas dy dekadash ecejake- dhe zhvillon një pjesë të saj. Nuk ka asnjë dyshim te fakti se toka u përkiste familjeve tiranase, trashëgimtar i 2 prej të cilave Malltezi është. Pa asnjë konflikt, në pajtim me palët, ai vendos që të zhvillojë pronën e trashëguar. Janë kontraktuar zotëruesit e tjerë dhe kompensuar zaptuesit; madje është lënë edhe një pjesë toke vakëf (për bamirësi) për të zhvilluar një shkollë për komunitetin.

Përralla se i është marrë toka klubit ‘Partizani’ është publicitet, jo realitet. Klubet sportive janë sot sipërmarrje private biznesi, dhe si të tilla duhet të operojnë pas ligjeve të tregut. Futja e emrit “Partizani” bëhet vetëm për ta veshur me kinsepublike një tokë që nuk është e shtetit, dhe aq më pak e ‘Partizanit’, si një ish-ent shtetëror. Si të thuash se, është më mirë që tokën e ‘Partizanit’ ta marrë Olsi- meqë është President i ekpit dhe vëlla i KM, se sa Abi, apo kushdo tjetër në pronën e vet.
Kaq e thjeshtë është ‘matematika’ e pronës publike, por çka ngatërron në këtë mes është Abi si ‘aset politik’ dhe simbolik në oborrin e kundërshtarit. Malltezi si target i shënjestruar për kaq gjatë-për të siguruar publicitetin e ‘ne bëjmë shtet’ dhe anti-publicitetin e ‘fajin e ka Saliu me të tijtë’, dhe prej të cilit nuk duhet lëvizuar thepi i sulmit. Trashëgimtari që duhet përndjekur, për t’u thënë trashëgimtarëve të tjerë ‘mos e ngrini kokën për tokat që u kanë marrë në Tiranë apo në Breg ortakët e X dhe Y!’.

Abi Malltezi u përndoq, arrestua dhe izolua si provë force, hakmarrje politike dhe parantezë e asaj që do vinte në tregun e ndërtimit. Nuk duhet të jetë Malltezi në gjyq, por ato segmente të shtetit dhe drejtësisë që e përdorin sistemin në mënyrë përzgjedhëse, për të fuqizuar mesazhe drejtuar shoqërisë, kritikëve apo kundërshtarëve politikë.

Malltezi nuk është një i dënuar dhe një i përndjekur, por një ilustrim i instalimit të regjimit imobiliar.

Shqipëria politike nuk është më, ajo është kthyer në atdhe imobiliar. Festivali i Arkitekturës, ku u ndanë të gjitha hiset e fundit, ishte akti final i themelimit të Shqipërisë si histori-gjeografi e imobiliares, një gërshetim i pronave publike dhe private që shkojnë për ndërtuesit e mëdhenj në favor të pushtetit, për të prodhuar më pas një turizëm laissez faire ku kasta e zhvilluesve dhe ndërtuesve mbahet në fuqi me anë të rentës lokale dhe diversifikimit të këtyre fitimeve në tregun rajonal dhe botëror.

Abi Malltezi ishte i fundmi i mohikanëve të pronarëve dhe zhvilluesve që veprojnë brenda kufizimeve të logjikës, ligjit, komunitetit dhe atdheut. Këta që po vijnë, jeniçero-masonët me Kryearkitekt Edin në majë, nuk janë çlirues të potencialeve të vendit, por pushtues vendas. Ata nuk po e modernizojnë Shqipërinë, por po shqiptarizojnë modernitetin e saj.

Kujtohuni se i fundmi ‘shqiptarizim’ i një izme të huaj ishte marksizmi stalinist i Enver Hoxhës dhe bandës së tij.

Kompleksi i banimit të Abi Malltezit dhe partnerëve të tij në periferi të Tiranës është tulla e fundit e një Tirane dhe Shqipërie që ndërtohet si komunitet, jo si Babel.

Këtij Babeli i shkon si asgjëje dhe asgjë fraza e Ramës “nuk keni parë gjë akoma

Lini një koment