Kategori
Uncategorized

Nata pa hënë, Poezi nga REXHEP POLISI /

FTOHTË NË TIRANË

Ftohtë, ftohtë në Tiranë…
Mbi Dajt bora po rigon;
Si krah zogu më ngjan,
Malli që më hënëzon…

Mbuluar me tis trishtimi,
Dita zvarritet e mpirë;
Ti ndrin si rreze agimi,
Si pikë vese e dlirë…

Bën ftohtë në Tiranë…
Dajti zbardh i përlotur;
Flokët e borës savan
Mbi heshtjen e ndrojtur…

Lini një koment