Kategori
Uncategorized

‘Elisa’ e ambasadës amerikane

Por mos mendoni se kjo është vetëm një lajthitje që frymëzon memet online.

Ajo është pjesë e një strategjie që përdorin diktatorët moderne për të treguar se korrupsioni i tyre nuk dallon nga ai i Perëndimit.

Njësoj me stilin e Spiropalit, këto dy ditë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, po rishfaqet si ministre e Edi Ramës, që mbron antikorrupsionin në Shqipëri.

Por mbi të gjitha, pse përdor retorikën e Spiropalit dhe Ramës, kur u thotë shqiptarëve se korrupsion bëhet edhe në SHBA dhe se edhe atje po e luftojnë këtë fenomen?

Pse spiropalizohet për të mbrojtur të pambrojtshmen?

Pikërisht në ditën kur SELDI publikon një raporton që thekson se korrupsioni në Shqipëri është më i larti në rajon. Në raport thuhet se shteti është i kapur, një term që ndërkombëtarët e Kim dhe sojit të saj, e kanë zhdukur nga qarkullimi

Fushata e Kim për të mbrojtur antikorrupsionin vjen në ditën kur prokurorët e SPAK akuzohen me prova konkrete se kanë mbuluar mega-aferën e inceneratorëve për të mbrojtur kokat e vërteta, Arben Ahmetajn, Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Për super-skandalin e e Portit të Durrësit as nuk bëhet fjalë për hetime.

Drejtësia e re dhe SPAK janë një zhgënjim kaq i madh për shqiptarët, sa edhe sondazhet më bujare tregojnë se është institucioni më pak i besuar në vend.

Edi Rama po e ‘zbon’ Yuri Kim nga vendi pikërisht pasi ka rrëzuar çdo standard normal demokratik dhe pasi ka bllokuar rotacionin me lejen e saj.
Antikorrupsioni është dështimi më i madh, ndaj ajo po rend të spiropalizohet më shumë se vetë Elisa.
Ky është rast unik në diplomacinë botërore.

Syri.net

Lini një koment