Kategori
Uncategorized

E gjithë baza detare e marinës në Sarandë, është ndarë midis Artan Dulakut, Kastratit dhe Gjergj Luca

Avokatja aktiviste -Mirela Jorgo ///

Baza detare e Marinës në Sarandë.

Gjithë baza detare e marinës eshtë ndarë midis Artan Dulakut, Kastratit dhe Gjergj Luca

Në gadishullin kryesor të bazës do ndërtoje Tan Dulaku resorte.Një nga 2 gjiret e bazes do të shërbeje si port per jahtet dhe nje pjese tjetër i ka marre Kastrati dhe Luca.

Tashmë , pronat e ushtrisë u gllabëruan dhe nuk kemi mē Forca Detare.

E vërteta thotë se pronat e Forcës Detare, të vendosura në disa pika piktoreske dhe të lakmuara të vijës bregdetare, kanë qenë prej kohësh në shënjestër të zhvatjes.

Ato kanë qenë dhe mbeten pjesë e historisë së aferave të errëta dhe të paligjshme të historisë së privatizimeve të pronave që dikur i përkisnin shtetit.

Në fakt, pronat e Forcës Detare kanë mbetur të fundit në radhë, ndërkohë që me privatizimet apo dhënie/faljet me qira të pronave të ushtrisë, në brendësi të territorit, është konsumuar një masakër e vërtetë.

Lini një koment