Kategori
Uncategorized

I harruam, i harruan, apo bëjmë sikur i harruam.

Poeti i pushkatuar, Genci Leka.

Hera fundit bashkë në Korçë dhe në këtë jetë…shkruan në një status Petrika, i biri i Poetit, miku i jonë Petrika Leka.

I harruam, i harruan, apo bëjmë sikur i harruam.

U ngritëm dhe fituam.

Me emrin e Gencit, Vilsonit, Havziut, protestuam, protestuam dhe protestuam.

Protestuam dhe fituam.

Morëm pushtetin, qeverisëm, por Gencin, Vilsonin, Havziun i harruam.

I harruam.

Djalit të Gencit, në vënd që ti rikthenim nderin e familjes se tij të nderuar dhe persekutuar deri në palcë, nuk i dhatë as shollën e lartë, as pronat, dhe as ish shtëpinë e gjyshit (ish prefekt i korçës) por e veshët polic (fitore) dhe përsëri sa erdhen neokomunistet ne pushtet me 2013 e liruan…

Njerzit e gjallë, sduan vetëm monumente, për të parët e tyre, por shtëpitë e tyre, dheee bukë të hanë.

Petrika Leka.

Djali i nje mesuesi, i një Poeti, i nje heroi, nuk u dergua ne sholle, por u la thjesht nje polic, ndersa ish spiunet e sigurimit, këlyshët e tyre, dhe ish policet e diktatures ishin në demokraci shefat e tij ne polici…

Ndaj dhe…..

Lini një koment