
Ish-kryeministri Sali Berisha kritikon sërish ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Nga Patosi ku mori pjesë në festimet e demokratëve për 31-vjetorin e themelimit të PD, Berisha tha se Kim herë shfaqet si sekretare ideologjike e PS dhe herë si zëdhënëse e deputetit Lulzim Basha.
“Në një intervistë para 10 ditësh, zonja Kim, e cila siç e shihni kalon nga sekretare ideologjike e PS, në zëdhënëse të Lul Bravës, sipas klimës, po mburrej me investimet amerikane gjatë kohës së saj. Dua t’i them, ne këtu jemi pro amerikanë më shumë se gjithë të tjerët”,u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri solli në vëmendje fluksin e investimeve amerikane gjatë qeverisjes së tij, duke nisur nga Bechtel e cila ndërtoi Rrugën e Kombit.
Berisha tha se Bechtel u shpall fituese në tender ndërkombëtar, ndërsa i përcolli një mesazh ambasadores amerikane për të mos inkurajuar prokurimet direkte, të cilat njihen botërisht si korruptive.