Kategori
Uncategorized

Hajdutët sot janë bashkë !

Sa poshtë ke rënë atdheu im,

në duar mashtruesish, hajdutësh, të marrësh.

Në duar prostitutash politike, tutorësh dhe trafikantësh

ngrysesh e gëdhiesh çdo ditë e më i varfër.

Të shitën:

Të poshtëruan të pa fetë,

Peng të kanë marrë lakejtë e natës.

Barbarë me fytyrë shtazësh,

Bizanë…

zvarranikë, të pa besë, pjelle tiranësh.

Su ngopën kurrë duke u pasuruar mbi trupin tënd trokë,

afera të ndyra si krrimbat nën tokë.

Su ngopën duke të shitur çdo orë, çdo ditë,

në pazar të botës,

lakuriq të kanë nxjerrë, pushtet e opozitë.

Hajdutët u bashkuan,

për ta segziston më morali, as bindjet politike,

Por djalli, veç djalli.

Hajdutët

në sofër u bashkuan, prehën ta ndajnë me satër.

Ndaj çohu o popull, çohu dhe çohi në ferr.

Hajdutët

hajdutët dhe bravat sot hapur u bashkuan,

Kim mbyll syrin, demokratët protestojnë,

Të ”marrët” gëzojnë.

Një thes miell…

veç për pak bukë thatë, kjo për të ”marrët” mjafton.

Hajdutët

hajdutët dhe bravat sot janë një,

në parlament, biznes, tendera, marveshie, abuzim.

Lini një koment