
Deklarata e plotë:
Liria dhe demokracia fitohen dhe mbrohen vetëm nëpër sheshe, ky konstatim na vjen nga historia.
Nëpër bunkere mbrohet krimi dhe fshihen diktatorët.
Ne anëtarët e Grupimit “Dhjetor 90” si një bashkësi idealistësh i përkasim atij grupi që lirinë dhe demokracinë e kërkojmë dhe e fitojmë nëpër sheshe.
Këtë përvoj për të parën herë e kemi krijuar në Dhjetor të vitit 90, kur nga Sheshi Demokracia në Qyteti Studenti e nisëm betejën për shëmbjen e diktaturës komuniste.
Këtë përvoj e kemi konsoliduar ndër vite dhe e kemi shndërruar në bindje.
Demokracia dhe liria nuk mund të ngujohen nëpër seli partish dhe aq më pak në bunker të blinduar.
Me vullnetin pozitiv u munduam dhe bëmë cdo përpjekje deri në fund që të shtrinim urat e dialogut me Lulzim Bashën dhe grupin e tij të bunkerit, duke përdorur fjalën dhe çdo lidhje njerezore, por nga bunkeri morëm përgjigjen e ftohtë: s’ka bisedime me shumicen e demokratëve.
S’kërkuam asgjë më shumë veç asaj që e kemi bërë publike në letrën që u detyruam ta publikojmë rreth orës 17.00 në datën 7 Janar 2022 kur ndeshëm me jo-në e tij të prerë.
Në atë letër dhe në tentativat tona për dialog nënvizohej:
1-Hapi dyert e selisë së PDSH-s.
2-Hiqi bravat nga zyrat e atyre që janë kundërshtarët tuaj të përkohshmë në PDSH.
3-Ulu në bisedime me Grupin për Rithemelimin e PDSH-s
Kaq… asgjë më shumë, por në nuk e dinim dhe nuk e besonim që ai kishte plane djallëzore, plane kriminale.
Ne si idealist nuk e besonim se pengmarrja kishte shkuar deri në përmasat e prodhimit të një krimi nazist që do ti çonte ciftin Basha-Bardhi të përdornin gazin mbytës kundër demokratëve që donin të vizitonin shtëpinë e tyre.