
Nga Endira Bushati – *Ish-anëtare e kryesisë së PD .
Nuk mund t’ua shpjegojmë atyre që nuk e kuptojnë!
Sa kënaqësi të shohësh këto ditë, të gjithë ata të obsesionuar që vetëm emri i Sali Berishës, i tërbon, teksa studio më studio dalin jashtë kontrollit, kur shohin Rikthimin e Doktorit… të jesh publikisht kundra SB, gjithmonë të ka bërë atraktiv për tregun e punës…

A ka faje Sali Berisha???
Edhe adhuruesi më i flaktë i tij ia numëron nja 4-5….
Por, i pafalshëm do të ishte Sali Berisha nëse nuk ndërmerrte këtë rikthim, si institucion përfaqësues i gjysmës së popullit….si shpresa e fundit për PD dhe opozitën….
– Po ç’përfaqëson Sali Berisha për të gjithë ata që e ndjekin 30 vite rresht?
Djali nga Tropoja, pa prindër të Byrosë a nomenklaturës, me peshën e diskriminimit jo të pakët krahinor, erdhi dhe “u theu turinjtë” “kapadaijve” të Tiranës, atyre me jetë të dhuruara e trashëguara nga 1945’….me punë, punë, punë, kokëfortësi e këmbëngulje të përditshme….
Por, shqiptarët, demokratët, ata të thjeshtët, të vuajturit nga “sistemi i privilegjeve” të pamerituara, e panë gjithmonë Sali Berishën si modelin e arritjeve përmes talentit e karakterit të fortë, të paepur dhe të padorëzueshëm….

Kushdo, edhe ata që nuk e njohin personalisht, kanë një eksperiencë me Sali Berishën:
– një përgjigje me sms në 2-3 të natës… mes 300-400 sms çdo ditë…
– një kartolinë për vit të ri, me shkrim dore, të drejtuar me emër… mes 5-6 mijë kartolinave në vit…
– një status në facebook me ankesën apo informacionin e dhënë….
– përgjigje e analizë për çdo ngjarje, të shkuar apo të tashme, mbi politikën, ekonominë, filozofinë e artin…

Kush mendoi se Sali Berisha do të dorëzohej e mbyllej në shtëpi, s’paska kuptuar asgjë mbi karakterin e tij këto 50 vite!
Tentuan të “vrisnin” individin, dhe rikthyen institucionin!

Tani mësoni Politikën!
*Ish-anëtare e kryesisë së PD