Kategori
Uncategorized

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, së bashku me antikuarin Dritan Muka, Kanada, kanë njoftuar ditët e fundit nëpërmjet portalit të njohur « Zemra Shqiptare », zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO.

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile Belini kishte pikturuar drejtpërdrejt KryeHeroin e shqiptarëve gjatë shekullit XV. Tërë studiuesit e ikonografisë skënderbegiane, nga Paolo Giovio më 1543 e deri te Friedrich Kenner më 1893, nga Faik Konica më 1901, te Atë Vinces Malaj më 1969, i janë referuar historikisht skicave të humbura të Gentile Belinit për portretin e Skënderbeut, ashtu sikurse gjithë studiuesit e sotëm me në krye prof. Kristo Frashërin.

Mbi bazën e një analize të thellë shkencore, duke ndjekur e kombinuar metodat kryesore klasike të eksplorimit të një vepre arti, si dhe duke iu referuar rreth 70 autorëve shqiptarë e të huaj, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka arrijnë në vëzhgime e përfundime të qarta dhe bindëse se portreti i purpurt i Skënderbeut është vepër unikale e Gentile Belinit e vitit 1467, kur “Atleti i Krishtit” dhe Mbrojtësi i Europës Gjergj Kastrioti ka pozuar përpara Belinit, portretistit zyrtar të dozhëve të Venedikut.

Studiuesit vërtetojnë për herë të parë se Skënderbeu ka shkuar për vizitë të fshehtë në Venedik, me sugjerim edhe të papa Palit II, për të kërkuar ndihma e të holla që të vazhdohej qëndresa dhe lufta e paepur shqiptare kundër pushtuesit osman. Gjatë kësaj vizite të fshehtë, që përkonte edhe me Karnavalet e Venecies të shkurtit 1467, Skënderbeu shoqërohej nga e shoqja Donika Arianiti Kastrioti dhe i biri 12 vjeçar Gjoni II Kastrioti. Po ashtu edhe nga Dhimitër Frangu, thesarmbajtësi i Skënderbeut dhe pesë apo gjashtë kalorës arbër.

Portreti i Skënderbeut, realizuar nga Gentile Bellini, piktori zyrtar portretist i Senatit të Venedikut, është bërë me vendim dhe porosi të drejpërdrejtë të Dhomës së Dozhëve në Venecie si një dhuratë për KryeTrimin shqiptar në shenjë mirënjohjeje e nderimi. Dy protagonistët Belini dhe Skënderbeu janë takuar në Venedik në shkurt 1467, njëmbëdhjetë muaj para vdekjes së Skënderbeut.

Portreti origjinal i Skënderbeut është dhënë me saktësi të habitshme ravijëzimi portretual dhe me interpretim të thellë artistik , në periudhën kur kishte filluar të përdorej në pikturën italiane teknika e pasqyrave, e quajtur kamera luçida, si dhe teknika e pikturës në vaj mbi panel druri.

Ky portret i Skënderbeut të vërtetë, i vitit 1467 nga Belini, dallon dukshëm me portretin më të njohur deri më sot të Skënderbeut “legjendar” të piktorit Christofano dell Altissimo të vitit 1553, që ndodhet në Galerinë Uffizi të Firencës, pikturuar mbi bazën e përshkrimit fizik që i ka bërë Marin Barleti portretit të Skënderbeut në vitin 1508 dhe historiani italian Paolo Giovio në vitin 1543, si dhe mbi bazën e gravurave të fillimi të shekullit XVI.

Në bazë të metodës krahasimore dhe metodës vizu, studiuesit Fotaq Andrea dhe Dritan Muka nxjerrin në pah se organi i hundës tek portreti origjinal i Skënderbeut nuk është i kërrutë apo me kurriz a gungëz në mes dhe me majën të rënë poshtë, sikurse shfaqet përgjithësisht ky organ në tipologjinë skanderbegiane krijuar mbi bazën e mitit të hundës shqiponjë te Skënderbeu. Përkundrazi, është hundë e drejtë, e fortë, tepër lehtë e lakuar dhe me majën po ashtu të drejtë.

Nga ana tjetër, edhe pse portreti është i dëmtuar rëndë e i sfumuar pas gjashtë shekujsh e gjysmë sprove mbijetese, krejt tiparet, balli i gjerë e i lartë, syri i pastër gjithë shkëlqim, mustaku me mjekrën e derdhur të përhime e në të mëndafshtë, buza e poshtme mjaft e dukshme, si dhe pjesa e fortë kockore e fytyrës, shfaqin një portret të paparë gjer më sot të Skënderbeut të Madh, portretin gjithë madhështi të Burrit të shtetit të Arbërit, plot seriozitet, dinjitet e personalitet të lartë, me vendosmëri e siguri në vetvete, plot krenari e largpamësi.

Veç kësaj, në lojën hije-dritë të teknikës piktoriale të Gentile Bellinit, bie në sy mbi portret një ndriçim i veçantë mbi ballin e KryeHeroit shqiptar, që shfaqet si reflektim i një kuadrati dritësoreje ballore nga ku ka hyrë drita e diellit. Po ky ndriçim në formë kuadrati shfaqet edhe në një portret tjetër të Belinit mbi ballin e portretit të dozhit Leonardo Loredano, të cilit Barleti i kushtoi parathënien e librit të tij “Rrethimi i Shkodrës”. Të dyja këto vepra artistike belineske dëshmojnë se Mjeshtri i madh venecian pikturon me saktësi drejtpërdrejt në natyrë, sur le vif, duke pasur personazhin historik përballë tij.

Në studim i bëhet një analizë e hollësishme, mbi bazë faktesh historike, “rrugëtimit” të kësaj vepre artistike humbur në thellësi të kohërave, por ruajtur me fanatizëm nga antikuarët italianë, deri në mesin e viteve 1950, kur Prof. Richard I. Johnson duhet ta ketë blerë portretin e Skënderbeut në Itali dhe ndoshta në Venecie.

Studiuesit Andrea dhe Muka nënvizojnë se këtë vepër fatlume për mbarë kombin shqiptar, titulluar SCANDER BECO, që e kemi sot para syve, e ruajti nga shkatërrimi dhe zhdukja e plotë, DASHURIA, emri i Belinit të Madh dhe vetë emri i Skënderbeut të Madh shkruar me germa të arta mbi portret.

Për studiuesit e këtij portreti të Skënderbeut, të “Babait të Kombit shqiptar”, siç e ka pagëzuar i pari Faik Konica, ky zbulim SCANDER BECO ka një rëndësi të trefishtë: si pasaportë nderi dhe krenarie për kombin shqiptar; si pasuri e çmuar kombëtare dhe më në fund si pasuri po aq e çmuar për trashëgiminë kulturore europiane e ndërkombëtare, ku sintetizohen dhe shkrihen në një tablo të vetme emri i Skënderbeut të Madh nga Gentile Bellini i Madh.

Kategori
Uncategorized

Prof.Dr. Valter Shtylla: Arbanasi fshat me origjinë arbërore në Bullgari

Historia e shpërnguljeve etniko-shoqërore dhe ekzistenca e objekteve historike të trashëgimisë kulturore materiale, frymëzojnë pashmangshmërisht një angazhim të studiuesve tanë për njohjen dhe hulumtimin e dëshirave kulturore të hershme shqiptare, jashtë kufijve të sotëm politikë të Shqipërisë.

Kjo ndërmarrje kërkon një gjurmim pa vonesë, pasi të dhënat e reja të panjohura, plotësojne hapësirat boshe në Historinë e Kombit Shqiptar dhe pasi faktori kohë dhe subjektiv, degradojnë objektet e trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit, duke mos lënë gjurmë teknike për t’i studiuar e dokumentuar.

Monumente përfaqësore të kulturës sonë akoma sot i gjen në Spanjë, Itali, Serbi, Greqi, Turqi, Maqedoni e Veriut, Bullgari e në mjaft vende të tjera, dokumente të trashëgimisë sonë materiale, të cilat duhen gjurmuar, studiuar dhe dokumentuar për të plotësuar botimet dhe muzeumet tona. Ngujimet e fisnikëve shqiptarë në Spanjë e Itali pas vdekjes së Skënderbeut, shoqërohen me realizime monumentale në qytete si Valencia, Bari, Napoli, Romë e deri në Kalabri, ku ruhen deri objekte origjinale të kohës së Skënerbeut.

Një nga qendrat historike me kulturë shqiptare që meriton të ndriçohet, duke filluar që nga emri kuptimplotë “Arbanasi”, është fshati me këtë emër, rreth 4km në veri-lindje të qytetit Veliko-Truovo, në Bullgari.

Ai ndodhet pothuaj në qendrën e një rajoni me popullsi të dendur, ndërmjet qyteteve Veliko Truovo, Gorna Orekovica dhe Ljaskovec. Arbanasi është sistemuar në pllajë të lartë duke zotëruar një panoramë ndërmjet fortesave mesjetare Carevec dhe Trapezhica dhe qytetit të hershëm kryesor, Turnovgrad. Në fundin e shekullit të XV-të kur filloi rrënimi dhe tronditja përfundimtare e qytetit kryesor Turnovgrad, fare pranë tij nisi jetën një qendër e re kulturore, Arbanasi , i cili ruajti dhe promovoi Kulturën e Krishterë gjatë shekujve të gjatë të pushtimit turk.

Gjatë periudhës së Mbretërisë së dytë Bullgare, në Arbanas u ndërtuan rezidencat veriore të bujarëve të monarkisë. Gojëdhënat shprehin se në këto troje u ngritën ndërtime të shumta që përkrahnin oborret e mbretërve të Turnovgradit. Pas fitores së njohur të Carit Ivan Aseni II-të, afër Kllokotricës më 1230-ën, Arbanasi bëhet pjesë e Mbretërisë Bullgare. Rajon i kryeqytetit nisi të popullohet nga emigrantë nga shumë vende të tjera, të sjellë nga bujanët bullgarë nga territoret perëndimore, të cilët krijuan mjaft vendbanime, që i dhanë dhe emrin fshatrave.

Gojëdhëna të tjera dëshmojnë për emigrimin e dytë të më vonshëm (shek.XV-te) të shtresave tregtare të Bullgarëve dhe Shqiptarëve të Krishterë nga Kosturi, nga Shqipëria e Jugut, etj., proces që ndoshta shënon dhe ngujimet e para arbërore në këto anë, aq më tepër që koinciduan dhe me vdekjen e Skënderbeut, kur siç dihet shpërnguljet shqiptare në Evropë njohën intensitet të lartë.

Gjatë udhëtimeve të tyre të shpeshta në këto anë, tregtarët përdornin bankat e Dancbit dhe të qendrave përballë- Vllakëve. Kjo arsye favorizoi zgjidhjen finale për vendasit, që të qëndronin në Arbanasi. Gjatë shekujve XV-XVII-të të proceseve migratone, territori bullgar u bë strehë e 50 fshatrave shqiptarë në total, prej të cilëve 10 ruajtën emrat e tyre të prejardhjes.

Dekreti mbretëror i Sulltan Sulejman I., Ligjëvënësit, 1538 fshatra ekzistuese ja njihte si pronë birit të tij të ligjshëm, Rustem Pasha-Veziri i Madh i Perandorisë Osmane. Prej vitit 1582 e në vazhdim, popullsia e tyre ishte e detyruar të mbronte grykatat e afërta malore (dervenxhinj) në shkëmbim të shumë taksave lehtësuese dhe privilegjeve. Disa banorë gëzonin të drejtën e lëvizjes së lirë në territorin e Perandorisë, duke qenë kështu të barabartë ligjërisht me muslimanët. Arbanasi filloi të zgjerohet duke patur një komunitet me prosperitet nga kombësi të ndryshme, vendasit, bullgarë, shqiptarët dhe grekët.

Tregtarët e tyre shisnin bulmet, mish, lëkurë, mjaltë, drith, ëmbëlsira, proshutë dhe mjaft artikuj të tjerë. Këta tregtarë nga anë të ndryshme të Perandorisë Turke udhëtonin në Rumani, Hungari, Poloni, Rusi e deri në vende të largëta si Bagdadi, Ludia dhe Persia.

Këto lëvizje kondicionoheshin dhe nga pushtimet e popujve të ndryshëm. Zhvillimi dhe njohja ndërkombëtare e Arbanasit e transformuan atë në një qendër të njohur të Kulturës së Krishtërimit për vendet e Ballkanit. Ne fundin e shek. XVIII-të fshati u shkatërua dhe u dogj nga banda të ndryshme turke, që kalonin këtej kohë pas kohe.

Këto u shoqëruan dhe me tërmete katastrofike dhe varfërimi, që i detyruan banorët e Arbanasit të kërkonin vende te tjera për jetesë, për shkak të pasigurisë dhe mjerimit. Pas 1810-ës Arbanasi filloi gradualisht jetën, nisi të popullohej nga emigrantë prej Elenës dhe Travnës, qendra pranë Veliko Trnovo. Shumë ndërtime rezidenciale dhe religjioze, të ruajtura edhe në ditët tona, pasqyrojnë traditat dhe zakonete banorëve të hershëm paraardhës, ky një vlerësim i rëndësishëm historik për t’u nënvizuar.

Këto vepra ende funksionale apo muzeale, përfaqësojnë një lulëzim të fshatit Arbanasi deri në ditët tona. Sot Arbanasi përfaqëson një rezervat kulturor. Pesë kisha dhe me qindra banesa të ndërtuara gjatë shekujve XV – XVIII-të në kohën e tanishme, ruhen në trajtën origjinale.

Ato kanë mbetur si oasis pasi i kanë rezistuar viteve e shekujve të zgjatur të pushtimit otoman, duke duke shprehur njohuritë dhe traditat e mjeshtrave vendas, krijues në arkitekturë dhe të arteve të bukura.

Banesat karakteristike dhe objektet e kultit të impresonojnë me pasuritë e tyre dekorative, me skulpturat e tyre në dru dhe me afresket murale. Gjatë viteve, banesat e Arbanasit janë përshatatur sipas kritereve, në rezidenca historike-turistike. Me siluetën interesante arkitektonike ato përfaqësojnë minifortifikime.

Aranzhimi i brendshëm i hapësirave të gjera dhe të qarta, si dhe mobilimi i tyre, vlerësojnë guston estetike dhe sensin praktik. Pikturat origjinale nga shekujt XVII – XVIII-të ruhen ende në trupin e shumë banesave monumentale impozante në Arbanasi janë:

Shtëpia e Konstatalije, e Haxhi Ilijev, Shtëpia e Atanas Balkanski e famshme për interierin e saj të pasur, ajo e Haxhi Panajotov e ndërtuar me gurë dhe që në shekullin XVIII-të ka shërbyer dhe si kishë, shtëpia e Kamburovit, e Leshevi, e Kaudilarovit me furrat e saj origjinale, me tavanet e gdhendura të drurit si shtëpia Kali etj.

Për emrat që mbajnë interesimin tonë e zgjojnë shtëpia e Haxhi Niku Kultukli dhe ajo e Llambrinisë. Haxhi Niku ka ndërtuar dhe kishën Shën Arkangjel Mihal dhe Gavril në shekullin e XVII-të, Ajo përbëhet nga naosi, narteksi, kapela, Shën Parasqevi dhe një galeri. Në anën V-P të naosit ndodhet piktura e Donatorit Niku dhe familjes së tij. Pikturat më të hershme në kishë janë realizuar nga piktorë anonimë.

Narteksi është pikturuar në vitin 1760, Mikail nga Selaniku dhe Georgi nga Bukureshti. Fshati Arbanasi tërheq shumë turistë bullgarë dhe të huaj. Pasi vizitojnë dhe admirojnë vlerat e banesave karakteristike, të kishave dhe manastireve, ata i kujtojnë ato si suvenire në ndjenjat e tyre. Gjatë historisë popujt kanë qarkulluar dhe emigruar reciprokisht nëpër vendet e njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë kulturat e tyre të ndërsjellta i gjen kudo, qofshin ato shpirtërore, apo materiale. Ato gjithmonë kanë ndëruar dhe respektuar si traditat vendase, ashtu dhe ato të origjinës. Kështu duhen gjurmuar dhe studiuar, si me traditën origjinale, ashtu dhe me kontributet vendore ku janë ngujuar.

Kultura është një urë konkrete e unitetit të popujve. Traditat kulturore të kujtdo dhe nga çdo origjinë, duhen vlerësuar dhe respektuar kurdorherë njësoj. Kultura nuk njeh kufi, ajo është pjesë e gjithë komunitetit njerëzor dhe si e tillë, duhet pranuar e njohur prej të gjithëve. Sigurisht, me këtë mentalitet, në mënyrë reciproke, duhen vlerësuar dhe studiuar kulturat përkatëse të ruajtura ende në dy vendet tona.

/Gazeta TELEGRAF

Kategori
Uncategorized

Kush tentoj ti vriste oficerët e sherbimit informatif kombëtar gjatë shërbimit per te zbuluar antenen spiun në Çardhak Korçë .

Shteti dhe Antishteti…

Kush tentoj te vriste oficerët e sherbimit informatif kombëtar gjatë shërbimit per te zbuluar antenen spiun në Çardhak Korçë,,,,

Një antenë private në Çardhak të Korçës, e “instaluar në një pronë private” prane repartit ushtarak atje…
Si antene ngjitur me antenat e tjera televizive, e një TV privat qarku Korçë, funksionon si përgjues dhe regjistrues në bazë…jo vetëm të nr të telefonit por edhe të regjistrimit të zërit.

Oficeri i sherbimit informatif kombetar denoncon.

Në bazë të informacionit dhe fotove, vajtëm per ta kontrolluar, e gjetëm…

Por ata tentuan te na vrasin, kemi ikur mes dëborës, nëper pyje.
Ata ishin te armatosur me kallashnikovë…

Nuk ishte e vështirë për ta identifikuar…

Antena eshte e instaluar ne mes te antenave te tjera ne Çardhak.

Antena pergjon dhe regjistron ne gjithe qarkun korcë, dhe me tej brënda e jashtë kufirit…në baze jo vetem te numurit të telefonit, por edhe te zerit.

Nga ajo antene, i gjithë qarku Korçë, dogana, Kapshticë, gorrica, por dhe Kosturi dëgjohen sikur janë biseda brenda shtëpisë…

Lind pyetja….

Per kë punon ??? Kush e përdor ???
Dhe pse duhet, ky pergjues dhe regjistrues ushtarak për përgjime të gjata speciale ne Çardhak!?

Per interesat e Natos ?

JO.

Atehere ???

Cili eshte TV privat, dhe me lejën e kujt ka istaluar antenen pergjues-regjistruese, dhe cili është ushari…drejtuesi i policisë që e perdor dhe fshihet mbas saj ???

Sa vjet ka qe funksionon kjo antenë fantazëm jo vetem kunder interesave të Shqiperisë, por edhe Natos !?

Pse hesht SHIK !?

Ai e di të vërtetën sado e hidhur që është…

Pse hesht policia ??

Nga kush kanë frikë !?!?!?

Pse heshtin zbatuesit e ligjit !?

Pse hesht politika !?

SEPSE….
PËRGJIMEVE DHE REGJISTRIMEVE TË TIJ I FRIGEN TË GJITHË!

Kategori
Uncategorized

“Me jugosllavët deri në vdekje”

Pasi u kthye nga Jugosllavia më 2.7.1946, Enver Hoxha ishte tejet i emocionuar dhe mallëngjyer. Në aeroportin e Tiranës mbajti këtë fjalim besnikërie ndaj “vëllezërve jugosllavë:

“Pjekja e jonë është simbol i vëllazërimit të madh dhe i miqësisë sonë të ngushtë dhe të sinqertë, është realizimi i ëndrrave të djemve tanë që derdhën gjakun për lirinë e atdheut tonë për një jetë më të lumtur për popullin dhe për të krijuar një vëllazërim dhe një miqësi sa më të ngushtë me popujt e Jugosllavisë.


Kudo ku kaluam në Jugosllavinë deri në fshatrat më të largëta të Sllovenisë, ne ndenjëm dhe pamë me sytë tona se sa i madh ishte entuziazmi, sa e thellë ishte dashuria për popullin tonë.

Kemi parë me sytë tona të qanin luftëtarë, të prekeshin thellë njerëz politikë të shquar kur flisnin për popullin tonë, për sakrificat tona, për luftën e përbashkët, për djemtë e popujve tanë që dhanë jetën së bashku në beteja të përbashkëta kundër fashizmit.

Ne na rezervuan nga udhëheqja e Jugosllavisë së re, nga mareshali Tito, një pritje aq e dashur sa nuk mund të shprehet me fjalë.
Ne popujt vëllezër të Jugosllavisë i kemi miq të mëdhenj dhe nga më të sinqertit, dhe këtë miqësi do ta ruajmë si sytë e ballit, ta forcojmë dita-ditës pse ajo është garancia shumë e madhe e mbrojtjes së independencës dhe sovranitetit të vendit tonë, është një nga faktorët
kryesorë të përparimit të vendit tonë.

Pjekja jonë vëllazërore dhe e përzemërt me udhëheqësit e shquar të Jugosllavisë dha natyrisht dhe rezultatet e mëdha që prisnin me padurim populli ynë dhe popujt e Jugosllavisë, çelikosjen për jetë të vëllazërimit dhe miqësisë që ekziston në mes popujve tanë, miqësi që s’do ketë fuqi në botë ta thyejë.


Të rrojë sa malet vëllazërimi dhe miqësia e madhe në mes popullit shqiptar dhe popujve vëllezër të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë! Rrofshin popujt heroikë të Jugosllavisë dhe mareshali Tito. Rroftë populli shqiptar!”.

Kategori
Uncategorized

ZOTI E ÇLIROFTË KOSOVËN PREJ STANISHIQËVE!

Nga Enver Bytyçi /


Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë ka dënuar dje dyi sh-shefat e Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe zevendësin e tij, Franko Simatoviq, me nga 12 vite burg, sepse ata janë shpallur fajtorë për krime të luftës, krime kundër njerëzimit të vrasjes, persekutimit, transferimit me forcë dhe dëbimit në luftrat e fundit në ish-Jugosllavi. Këta të dy kanë drejtuar veprimet ushtarake të dhunshme në Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë, të oprganizatave paramilitare terroriste “Berretat e kuqe” dhe “Tigrat e Arkanit”!

Stanishiq dhe Simatoviq ishin akuzuar për krime të tilla më parë, por u liruan nga akuza në vitin 2013, ndërkohë që prej vitit 2017 filloi një hetim i dytë, i cili përfundoiditën e djeshme me fajësinë e përgjjegjësinë e tyre për krime kundër njerëzimit.


Por shefi i shërbimit sekret të Serbisë, Jovica Stanishiq, është bërë i njour në Kosovë jo vetëm për krimet që ka kryer kundër shqiptarëve. Ai u popullarizua më së shumti nga kontaktet dhe bashkëpunimi që ka patur me një prej gazetarëve më aktivë në medien shqiptare, këshilltarin e kryeministrit të Shqipërisë, Baton Haxhiu. Bashkëpunimi i Baton Haxhiut me njëriun më të afërt të Milosheviçit ishte i hershëm, pavarësisht faktit se zoti Haxhiu ka dëshmuar se takimet me të në Brezovicë të Kosovës datojnë nga viti 1998.

Sllavisha Petkoviq thoshte se ky bashkëpunim daton në vitin 1990.
Ish-ministri i qeverisë së Kosovës nga komuniteti serb, Petkoviq, qysh në mars të vitit 2006 ka bërë një apologji të lidhjeve të Baton Haxhiut me Serbinë e Milosheviçit dhe me Jovica Stanishiq. Ai deklarohej asokohe se ” “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun”, shkruante Petkoviq.


Për shërbimet e tij ndaj regjimit serb të Milosheviçit, Baton Haxhiu ishte shpallur në listën e të dënuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,madje vetë Hashim Thaçi e kishte akuzuar atë dhe Veton Surrojin për “tradhti” dhe bashkëpunim me Sigurimin e Serbisë. Ndaj dhe gjatë kësaj periudhe Batoni intensifikoi marrëdhëniet e ngushta me shefin e tij, Stanishiq, si dhe nën kujdesin e tij u shoqërua nga forcat speciale të Serbisë në Kosovë. Por kjo krijoi një opinion anti-Baton në Kosovë, ndaj dhe aelatët e shefat e tij në Beograd e Prishtinë menduan një skemë të rehabilitimit dhe rikthimit të tij në detyrë në Kosovë. Kësisoj në prill të vitit 1999 përmes emisionit në gjuhën serbe të radios DË ai u shpall i humbur me dyshimin se është vrarë nga forcat paramilitare të Serbisë në Kosovë. Gjithkujt i kujtohet një emision i Opinion i asaj kohe, kur moderatori i tij thoshte se “Batoni ka jetuar në bodrume”. Në të vërtetë ai jetonte si pasha në Hotel Grand të prishtinës dhe endej e ruhej nga forcat e MUP-it në Prishtinë. Pas dy ditësh u përcoll për në Maqedoni.

Kështu mediet shqiptare i bënë jehonë të madhe si “vrasjes”, ashtu edhe “ringjalljes” së ish-themeluesit të “kohës Ditore”!

– Përdorimi i medieve në favor të Baton Haxhiut bëri që emri i tij të rehabilitohej.

E megjithatë ai nuk ndjehej i sigurt për këtë.

– Prandaj me ndihmën e Beogradit dhe njerëzve të tij në Prishtinë e Tiranë u afrua me njeriun më të pushtetshëm pas Ibrahim Rugovës në Kosovë, me Hashim Thaçin.

– Thaçi pranoi që ta kishte atë njeriun e afërt të tij. Lidhjet me Edi Ramën i përdori që Haxhiu të emrohet deri këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë.

– Në fakt gjatë kësaj kohe prej tetë vitesh Baton Haxhiu shërbeu si emisar Beogradit në Prishtinë e në Tiranë si dhe përçes ideve dhe projekteve të Jovica Stanishiqit, me të cilin ai ka pohuar se në vitin 1998 kishte biseduar me të edhe për një opsion paqeje me ndarjen e Kosovës.

– Në funksionet e këshilltarit politik të Edi Ramës dhe të ndërmjetësuesit të besuar midis tij dhe Aleksandër Vuçiç, Batoni u angazhua fort për implementimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës, aq sa në një TV të Tiranës dëshmoi me shkop në dorë se cila do të ishte vija kufitare e re midis Serbisë dhe Kosovës!

Angazhimi i tij në favor të Serbisë shkon edhe përtej ndarjes së Kosovës, sepse Haxhiu është shprehur gjithashtu për “faljen e krimeve të Serbisë në Kosovë”!

Dhe të gjitha këto shkojnë ende sot në të njëjtën linjë me idetë e shefit të Batonit të dënuar dje në Hagë, pra Stanishiqit.

Baton Haxhiu dhe dy ish-shefat e tij të Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Ndaj dhe nuk është bërë i gjallë e nuk po deklarohet për masën e dënimit e sidomos motivacionin e tij për dy ish-shefat e tij të Sigurimit të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq.

Dënimi i këtyre dy figurave kriminale të urryera në Kosovë është një fitore e madhe e viktimave që ata kanë shkaktuar te shqiptarët. Por nuk është aspak një fitore e Baton Haxhiut. Ish-vasali i këtij krimineli të dënuar dje duhet të jetë i dëshpruar për atë që ndodhi në Hagë.

Dëshprimi nuk vjen për shkak të ndonjë keqardhjeje njerëzore të Baton Haxhiut ndaj Stanishiq. Porse shqiptarët këtë dënim e shohin më shumë si dekonspirim të Batonit, sesa si një dëshirë hakmarrëse të Jovicës! Ashtu siç Batoni e bëri të njohur veten e tij për lidhjet e ngushta me shefin e Sigurimit të Serbisë fashiste, ashtu dhe sot dënimi i tij asocohet më së shumti me këtë lidhje të shëmtuar të një kohe deçizive në historinë e Kosovës!


Zoti e shpëtoftë Kosovën prej Stanishiqëve!

Kategori
Uncategorized

Albanian Police Arrest 28 People in an International Anti-mafia Operation

Albanian Police Arrest 28 People in an International Anti-mafia Operation  

The Albanian police arrested 28 people suspected of drug trafficking, money laundering and corruption, including current and former officials, in a joint international operation with Italian authorities. 10 more people were arrested in Italy, Montenegro and Spain as part of the joint operation coordinated by Eurojust, the EU Agency for Criminal Justice Cooperation.

Prosecutor of Vlora Maksim Sota, and two former security details of former Minister of Interior Saimir Tahiri are among those arrested, the Special Prosecution against Organized Crime (SPAK) announced on Friday.

Charges against the two former police officers relate crimes committed in 2016, at a time when cannabis cultivation in Albania was widespread.

The then minister Saimir Tahiri has also been under investigation for drug trafficking but a first instance court exonerated him from charges. His case is awaiting retrialafter a decision of an appeals court.

SPAK said the investigation has been ongoing for several years, resulting in 6 tons of drugs seized, which amount to €55 million in market value. Also, 12 real estate units, 4 companies and several cars are expected to be seized.

exit news

Kategori
Uncategorized

Antimafia Italjane prangos dy shoqëruesit e Tahirit. Berisha i denoncoj që më 2017

-Shoqëruesi i parë i Saje Qorrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda.

-ai ka plagosur ne nje Pub ne Tirane nje oficer te Gardes,

– ai ka qene person ne kerkim,

– ka bere trafik kokaine ne Spanje.

– Shoqeruesi tjeter Hekuran Marku ka probleme me drejtesinë italiane

– Bujar Trimi shofer, i arrestuar ne Munih per grabitje banke me banden e Yzberishit

– Agim Sinani, shofer vrases, anetar i bandes se Selites i denuar per vrasje

– Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qene i denuar, pa shkolle.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjet kriminale te Saje qorrit, shoqeruesve dhe njerezve te tij!

Ish-shoqëruesit e Tahirit dyshohet se trafikuan drejt Italisë, 1 ton hashash.