Më 25 Prill vendos Ti 🔍!
Veç votës kundër krimit,
krimineleve, hajdutëve,
abuzuesve dhe mashtruesve.
Shqipëria dhe shqiptarët do vendosin .
Për traun me pagesë, apo lëvizjen e lirë .

,
25 Prilli është dita e Shenjtë ku shqiptaret me votën e tyre ose do lejojnë të vazhdojnë ti nënshtrohen akoma oligarkisë, diktaturës dhe varfërisë. Ose do i rikthehen përfundimisht jetës, dhe normalitetit.
E nëse mbas 1944 idhulli i këtyre (Ramë-rilindjes) na vuri telat me gjemba, sot pjella e tij po na rive trarët e ndasisë dhe të taksës
Rruga e kombit jo vetem u ndertua me taksat e shqiptarëve, por ajo theu përfundimisht mitin e ndasisë brënda një kombi.
Atehere përse shqiptaret duhet te paguajne, taksë transporti në çdo litër karburanti që blejnë pikërisht për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore.
Pse pikerisht këtë rrugë Edi Rama vendosi t’i a japë me konçension ortakëve të tij, vetëm e vetëm për ti ri-vjedhur shqiptarët.
Nëse vota e juaj, e jonë nuk do i thote perfundimisht, -DEF- këtij palo-kryeministri dhe kesaj palo-qeverie, mbas 25 Prillit, ky ka përgatitur të vendosë taksë edhe për 8 akse të tjera rrugore, kjo për 8 oligarkë ortakë të tjerë të cilët presin në rradhë.

Edhe disa ditë na ndajne nga 25 Prilli ku Shqiperia do vendosë për ndasintë brenda kombit, -traun me pagesë, oligarkët…

Ose për normalitetin dhe rrugën e lirë, kaq e thjeshtë është!