“Dua t’ju them bindjen time se unë nuk pres nga drejtësia të vijnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse i dimë problemet që ka sistemi i drejtësisë dhe mënyra se si është zbatuar reforma në drejtësi.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot gjatë një mbledhje me përfaqësues të shoqërisë civile se nuk pret nga drejtësia që të vijnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Nëse do kishte funksionuar Prokuroria dhe SPAK, nuk do kisha marrë inisiativat që kam nisur.
Bundestagu ka vite që kërkon hetimin e krimeve zgjedhore, që ende nuk po hetohen plotësisht.
Nëse nuk erdhi ajo drejtësi që prisnim për dosjet e Shijakut dhe të Dibrës, unë jam i bindur se nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme, do të vijë dhe do të çlirohet edhe drejtësia nga kjo kapje e jashtëzakonshme dhe trysni politike”, tha Meta.
Kreu i shtetit theksoi se ka marrë fund indiferenca përballë parimit stalinist, “nuk ka rëndësi kush voton por kush numëron”.
“Së bashku të rrisim vëmendjen dhe monitorimin e të gjitha institucionet për rastet e veprave penale që prekin zgjedhjet. Të dekurajojmë çdo krim zgjedhor dhe të inkurajojmë qytetarët që votat e tyre do të mbrohet.
“The Bundestag has been demanding the investigation of electoral crimes for years” – Ilir Meta
President Ilir Meta stated today during a meeting with representatives of civil society that he does not expect justice and free and fair elections to come.