Çuditet njeriu i sinqertë me këto dekoratat e fundit nga DASH. Por po ti shikojmë më me vëmëndje gjërat mund të kthjellohemi pak më shumë:
Hajro Çini /

- Në Shqipëri nuk kishte Ambasadë Amerikane më 1990, Ambasada më e rëndësishme perëndimore ishte ajo e Gjermanisë. Shqiptarët u ngritën rrëzuan komunizmin dhe nxorrën disa personalitete të shquara;
- Më 1997, kur kishim ambasadë amerikane, Simbol i luftës për rrëzimin e “diktaturës” u bë Zani Çaushi (dhe ca kriminelë të tjerë);
- Më 2013, pasi e ndihmuan të bëhej gruaja e Bilalit, për të bërë një foto me Obamën, e mbështetën të uzurpojë pushtetet;
- Më 2015, Don Lu, mori pjesë aktive nëpër protesta kundër Opozitës Demokratike, këshilloi që të blihen (trafikohen) deputetë dhe ndihmoi Krimin e Organizuar të shpartallojë Sistemin e Drejtësisë;
- Më 2017, Ambasada e Republikës Soros çertifikoi zgjedhjet më të vjedhura në historinë e Shqipërisë;
- Edhe në Kosovë, vetëm pasi u hap ambasada amerikane arritën disa kriminelë si Hashim Thaçi, Veseli, apo Krasniqi të uzurpojnë Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe Presidencën.
Duhet thënë, ndërkohë, se niveli etik dhe profesional i diplomatëve amerikanë në Prishtinë është shumë më i lartë se ai në Tiranë.
Por në rrethana të ndezura ndërkombëtare, USA na çliroi Kosovën, futi Shqipërinë, me të drejta të plota, në NATO, si dhe ndezi dritën jeshile që Kosova të shpallte Pavarësinë, si dhe e njohu e para si shtet të Pavarur.
Më duket mua, apo diçka nuk shkon mirë?!