Kategori
Uncategorized

Nga Bordello në Parlament

Rilindja është veçse një bordello e cila mbahet në këmbë nga taksat tona. Dhe kur e etiketoj
” bordello” nënkuptoj qoftë kuptimin e figurshëm, qoftë kuptimin konkret të kësaj fjale. Parlamenti shqiptar është reduktuar në një ngrehinë mbushur me qënie pa kurrfarë kushtetute morale dhe dinjiteti njerëzor.

25 prilli nuk është betejë programesh, nuk është betejë partish, nuk është betejë mes së Majtës apo së Djathtës. 25 prilli është beteja për të mbyllur derën e një Bordelloje dhe për të hapur derën e një Parlamenti.

Rilindja është veçse një bordello e cila mbahet në këmbë nga taksat tona. Dhe kur e etiketoj
” bordello” nënkuptoj qoftë kuptimin e figurshëm, qoftë kuptimin konkret të kësaj fjale. Parlamenti shqiptar është reduktuar në një ngrehinë mbushur me qënie pa kurrfarë kushtetute morale dhe dinjiteti njerëzor.

Për të mbyllur derën e Bordellos dhe për të hapur derën e parlamentit, Opozitës nuk i nevojitet kurrfarë gjëje, veçse një bashkësi individësh në listën e deputetëve që të shënojë ripërtëritjen morale në këtë vend.

Unë besoj se ripërtëritja morale vjen nga emra individësh që njohin institucionet në vend, që kanë një emër në fushën që përfaqësojnë dhe mbi të gjitha që kanë një të përditshme të ngritur mbi profesionin e tyre jashtë politikës. Me pak fjalë, individë që nuk e ngrenë ekzistencën mbi praninë apo mungesën e emrit të tyre në listën e një partie. Dhe rinënvizoj faktin që mosha e pjekur është një kriter bazë për t’u ndjekur, për të identifikuar të tillë individë.

Kabineti qeveritar nuk mund të ndërtohet me senatorë gjimnazesh apo me emra anonimë që nuk i thonë asgjë askujt ose me emra të dalë nga hiçi.

Programi i një partie politike janë njerëzit e saj. Mjafton që fytyra e përfaqësisë të ketë trajtat e dinjitetit njerëzor dhe profesional dhe partia e ka shpallur tashmë programin e saj.

Është padurimisht vonë për ne si komb.

Nuk mund të luajmë më kumar me një përfaqësi të gabuar. Që të mbyllet dera e bordellos dhe të hapet dera e parlamentit, nevojitet qytetaria dhe profesionalizmi në listat e Opozitës.

Post Scriptum- Karta morale është e vetmja kartë që përmbys situatën dhe bën divorcin me të shkuarën

Elona Caslli

Kategori
Uncategorized

‘Tigri fluturues” me eskorten e dashnoreve,më shumë në ajër se sa në tokë. Në 7 vjet 2.4 milionë euro me charter. Ku i gjeti paratë?

Ku i ka marrë vallë këto para Arben Ahmetaj?

Kush i ka financuar udhëtimet e tij dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim?

Fakte për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Arben Ajmetajt 70 fluturime me charter dhe 1400 me linja të tjera gjatë shtatë viteve. Duhet buxheti i një institucioni për të mbajtur ‘tigrin’ e korrupsionit në ajër bashkë me eskortën e dashnoreve që ka punësuar nëpër ministri. Kush e ka financuar dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim.

Njihet ndryshe edhe si ‘Tigri fluturues’. Arben Ahmetaj, një nga ministrat më të korruptuar dhe të pasur të Edi Ramës, i cili e ka nisur ‘karrierën’ 17 vjet më parë me vjedhjen e rreth 50 milionë USD të ‘Albtelekom’ me kompaninë e tij ‘Hermes’, qëndron më shumë në ajër se sa në tokë.

Nga të dhënat e sistemit TIMS, Arben Ahmetaj, që kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe e bëri ministër, udhëton 7 herë në vit me charter dhe rreth 200 herë me linjat e tjera të zakonshme. Një udhëtim me charter, ku ‘tigri fluturues’ shoqërohet me eskortën e tij të femrave që ka punësuar nëpër ministri, kushton rreth 50 mijë euro. Çdo vit, udhëtimet e Arben Ahmetajt me charter privat kanë kushtuar rreth 350 mijë euro, ndërsa paga e tij ministër është rreth 20 mijë USD në vit. Gjatë shtatë viteve, fluturimet e ‘tigrit’ të korrupsionit, të cilit Rama i ka besuar fondet e tërmetit dhe koronavirusit, de fakto edhe tatimet dhe doganat, pra të gjitha financat e shtetit shqiptar, kushtojnë mbi 2.4 milionë euro.

Nuk po llogarisim mbi 1 400 udhëtime të ‘tigrit fluturues’ me linjat e zakonshme ajrore, por vetëm rreth 70 udhëtime me charter gjatë 7 viteve të qeverisjes së Rilindjes, me kosto mbi 2.4 milionë euro. Për të mbajtur në ajër ‘tigrin’ e Rilindjes, simbol i babëzisë dhe luksit të pushtetit, duhet buxheti i një institucioni.

Ku i ka marrë vallë këto para Arben Ahmetaj?

Kush i ka financuar udhëtimet e tij dhe çfarë pasurish publike ka dhënë në këmbim?

Këtyre pyetjeve sigurisht mund dhe duhet t’u japë përgjigje SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Po japin disa fakte, të pranuara nga vetë Ahmetaj, të cilat duhet të shtyjnë SPAK për të hapur një nga dosjet më spektakolare të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, me protagonist ‘tigrin’ e Rilindjes, i cili çuditërisht është aleat dhe i mik i besuar i Ilir Metës.

Po vetë Arben Ahmetaj si i ka shpjeguar udhëtimet e shtrenjta me charter?

Në vitin 2016 u hap debati publik për udhëtimet e ministrit, i cili kërcen sa në një ministri në tjetrën, duke marrë me vete kudo eskortën e femrave. Disa përfaqësues të PD kërkuan hetime dhe sqarime. Debati u mbyll shpejt pasi Ahmetaj ka lidhje të forta me Ilir Metën, ndërsa gruaja e tij punon në një bankë, e lidhur ngushtë me familjen Berisha. Gjithashtu, Ahmetaj është i besuari i Ramës për lëvizjen e parave, mashtrimet e mëdha qeveritare, koncensionet mafioze, fshehjen e borxhit etj.

Pra, ‘tigri’ i ka krahët ngrohtë në të gjithë anët. I vetmi rrezik për të është SPAK dhe Byroja e Kombëtare e Hetimit.

Megjithatë, gjatë këtij debati, Ahmetaj dha një shpjegim. Ai tha se udhëtimet e tij me charter ishin financuar nga disa biznesmenë, por pa përmendur emrat e tyre, pa sqaruar arsyet për çfarë interesash këta biznesmenë paguajnë dhjetëra mijëra euro për të mbajtur në ‘ajër’ ‘tigrin’ me eskortën e tij, çfarë u kishte dhënë në këmbim etj.

Duke parë që ky version ishte i rrezikshëm dhe mund të hapte telashe, Edi Rama nxori një version tjetër, duke thënë se udhëtimet e Ahmetajt me charter ishin zyrtare dhe të financuara nga buxheti i shtetit. Por, ky version ishte po aq i rëndë dhe skandaloz sa i pari.

Së pari, ministri kishte udhëtuar drejt vendeve ekzotike, kishte udhëtuar në fundjava dhe festa, fakte që e nxirrnin zbuluar.

Së dyti, ‘tigri’ regjistrohej në sistemin TIM-s kur kalonte në kufi, por jo kur kthehej në Shqipëri. Së treti, si mund të paguante shteti shqiptar charter privat në shërbim të një ministri dhe pse nuk udhëtonin edhe ministrat e tjerë me charter. Meqenëse, të dy versionet ishin qesharakë debati u mbyll me shpejtësi./Marrë nga Pamfleti

Kategori
Uncategorized

Sot 18 vjet nga vrasja makabre e kolonel Tahir Zemaj , djalit te tij Enisit dhe nipit Hasan Zemaj!

-Ndonese kisha degjuar per te, por fizikisht pata rastin ta takoja ne Bruksel ne vitin 2001, ku isha i ftuar ne promovimin e librit qe i kushtohej atij “Keshtu foli Tahir Zemaj “

Ai i perkiste atyre ushtarakeve patriote, qe kishin flakur uniformen e AJ ( ushtrise jugosllave), dhe qe u angazhuan intensivisht ne luften kunder okupatorit serb. I inkuadruar ne njesite e FARK ut te organizuara me porosi te dr.

Ibrahim Rugoves, Kolonel Tahir Zemaj shkelqeu me aftesite e tij organizuese e drejtuese te ketyre njesive qe komandoheshin nga ministri i mbrojtjes se Republikes se Kosoves kolonel Ahmet Krasniqi.
Besnik ndaj Kosoves, institucioneve legjitime te saj, dhe Presidentit Rugova,Tahir Zemaj nuk beri asnje kompromis me ata qe luften e shikonin si trampoline per pushtetin e ardhshem ( ndonese i kercenuar disa here me vdekje),perkundrazi luftoi me heroizem ku talenti, vendosmeria dhe profesionalizmi i tij spikati veçanerisht ne betejen e Lloxhes dhe ne operacionin e shpetimit te mijerave njerezve nga genocidi serb ne zonen e Dukagjinit, ku dhe ishte per nje kohe komandant i saj.

Presidenti i paharruar Dr. Ibrahim Rugova per merita te shquara ne luften per çlirim e dekoroi Tahir Zemen me titullin e larte e te merituar “ Hero i Kosoves “
Qe nga dita e njohjes e deri ne ndarjen tragjike nga jeta, nga dora e zgjatur e Serbise, ai ishte dhe mbeti nje mik i imi, te cilin do ta kujtoj me respekt dhe mirenjohje per gjithcka qe ai beri per Kosoven!

I paharruar kujtimi i kolonel Tahir Zemajt, djalit te tij Enisit dhe nipit Hasan Zemaj! Drejtesi per Kolonelin, djalin e nipin e ti!

Kategori
Uncategorized

‘2000 mjekë janë larguar në 7 vite’/ Elbasani pa specialist për mushkritë në kohë pandemie

‘Shqipëria nga 1 mjek për 600 banorë që kishte në vitin 2013, ka sot 1 mjek për 1100 banorë. Raporti ka zbritur në mjekë për frymë, në nivelin e viteve 1960’, shkruan Berisha.

‘2000 mjekë janë larguar në 7 vite’/ Elbasani pa specialist për mushkritë në kohë pandemie

Ish kryeninistri Sali Berisha ka publikuar në denoncim të ardhur në adresë të tij, ku qyteti i Elbasanit është pa një mjek pneumolog në këtë kohë pandemie.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se në 7 vitet e Edvinit janë larguar nga Shqipëria rreth 2000 mjek, ku vetëm në vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

‘Shqipëria nga 1 mjek për 600 banorë që kishte në vitin 2013, ka sot 1 mjek për 1100 banorë. Raporti ka zbritur në mjekë për frymë, në nivelin e viteve 1960’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Kohe covid19 por Elbasani nuk ka me specialiste per mushkrite.

Miq, per shkak te largimit masiv te mjekeve nga Shqiperia ne shumicen e specialiteteve ne rrethe mungojne specialistet!

Ne 7 vitet e Edvinit jane larguar nga Shqiperia rreth 2000 mjek, vetem ne vitin 2018 u larguan 1100 mjek.

Shqiperia nga 1 mjek per 600 banore qe kishte  ne vitin 2013 ka sot 1 mjek per 1100 banore. Ajo ka zbritur ne mjeke per fryme ne nivelin e viteve 1960.

Shkaqet kryesore jane:

1-Bllokimi i rrogave te mjekeve dhe infermiereve.

Nga vitet 2005-2013 rroga te infermiereve dhe mjekve u rriten perkatesisht 150 dhe 120%, arriten te jene me te lartat ne rajon.

Ndersa sot ato jane per shkak te inflacionit 30% me te ulta se sa ne vitin 2013 dhe jane me te ultat ne rajon. Ato jane vetem sa gjysma e rrogave te mjekeve dhe infermiereve ne Kosove te cilet marrin nje rroge minimale perkatesisht 1200 dhe dhe 800 euro.

2- Shkalla e larte e pasigurise ne vend, sulmet fizike ndaj mjekeve dhe infermiereve jane shkak tjeter i largimit te tyre nga Shqiperia.

 Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktorr.Po te shkruaj shume i indinjuar per nje problem madhor ne qytetin e Elbasanit ne keto kohera te veshtira per shendetin e qytetareve.Ne spitalin e qytetit te Elbasanit u be kohe qe nuk ka mjek pneumolog.Sot e vuajtem ne kurriz per nje te afermin tone dhe jam shume i shqetesuar per ate qe perjetuam.

Kategori
Uncategorized

The US and Israel Prepare for Iranian Revenge. SHBA dhe Izraeli Përgatiten për Hakmarrjen Iraniane.

https://besacenter.org/perspectives-papers/us-israel-iran-revenge/

Një ish-kolonel i shërbimit sektret të ushtrisë izraelite, Dr. Mordechai Kedar, ekspert për çështjet arabe, shkruan sot në një opinion të publikuar në faqen online të Qendrës për Studime Strategjike Begin-Sadat. se Irani do të godasë ushtarakisht më datë 19 janar 2021.

Sipas ekspertit në fjalë, regjimi iranian ka gjasa të ndërmarrë operacione ushtarake një ditë para se Donald Trump të dalë nga skena dhe ndoshta edhe “nga historia”. Trump është presidenti që më shumë se gjithë të tjerët para tij ka poshtëruar botërisht regjimin e Teheranit, me të paktën dy akte: vrasjen më 3 janar të vitit 2020 të Qassem Soleimani, njeriu që vendosi dominimin e Iranit mbi vendet arabe dhe më pas, vrasjen me gjasë nga izraelitët të Mohsen Fakhrizadeh, konsideruar si njeriu kyç i programit bërthamor iranian.

Hakmarrja iraniane nuk do të nisë nga territori iranian por nga dy, ndoshta tre nga shtetet satelite të Iranit: Jemeni, Iraku dhe Siria – në mënyrë që Teherani të mos inkriminohet drejtpërdrejtë dhe të demonstrojë kontrollin nga Irani të këtyre vendeve, pavarësisht përpjekjeve të amerikanëve dhe izraelitëve për ta sabotuar atë. Operacioni do të kryhet nga “forcat lokale çlirimtare” – që do të thotë milicitë Shiite të orkestruara nga forcat Kuds, që ishin vegla e Soleimanit. Mund të supozohet se “këshilltarët” iranianë do të jenë të pranishëm dhe aktivë në vendlëshimet e raketave dhe dronëve që mund të drejtohen kundër ambasadës amerikane në Bagdad dhe bazave amerikane në Irak dhe Siri e ndoshta edhe ndaj objekteve saudite të instustrisë së naftës, atyre të Emirateve të Bashkuara dhe Bahreinit duke nënvizuar paaftësinë e aleatit të tyre të ri, Izraelit

shkruan autori.

Në thelb ky është një parashikim për ndezje konflikti në një rajon ku administrata amerikane e Trump përmbysi status quonë duke bashkuar të pabashkueshmet. Është e paqartë se çfarë do ta motivonte Iranin në këtë aventurë, përpos rivendosjes së nderit të humbur që në politikë do të thotë Autoritet. Sipas Kedar, janë plane të tilla që shpjegojnë shtimin e pranisë amerikane në Gjirin Persik këto 3 javët e fundit, ndërkohë që nga SHBA ka disa lëvizje drejt Izraelit si p.sh vizita e Shefit të Shtabit, gjeneral Mark Milley që takoi edhe kryeministrin izraelit Netanyahu.

Ne do të veprojmë në partneritet përballë çdo skenari në frontin iranian

është shprehur pas këtij takimi, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gantz.

Autori vë në dukje se pozicioni i aleatëve arabë të SHBA është shumë delikat, pasi çdo operacion ushtarak do të dëmtonte rëndë industrinë e tyre të naftës dhe turizmit. Për këtë arsye, nuk përjashtohet që sulmi amerikan të kryhet me B52 nga ishulli I Diego Garcias në oqeanin indian. Kjo është në fakt luftë kundër një vendi që mesa duket nuk e dëshiron kush në pozitën aktuale. As arabët, as Turqia që ka ambicie të tjera në Mesdheun verior, as edhe Rusia që pajtohet me Iranin dhe Turqinë deri në pikën e kundërshtimit efektiv të Perëndimit në rajonet përkatëse.

The US and Israel Prepare for Iranian Revenge

By Lt. Col. (res.) Dr. Mordechai KedarJanuary 1, 2021

Kategori
Uncategorized

Liberté, Égalité, Fraternité et notre patrie !

Liberté, Égalité, Fraternité et notre patrie !

Në moshën 5-vjecare fiksova fjalët e para në gjuhën franceze me ndihmën e xhaxhait tim, dhe ditë pas dite prej mësuesve të mij.

Nocioni i lirisë që po më zbulonte gjuha franceze, filloi të më shtonte kërshërinë për vendin e barrikadave, komunës së Parisit, atdheun e të drejtave të njeriut, kinemasë, trenave…

Unë në korrik të 90-ës nuk u futa nëpër ambasada, por ndenja në Tiranë,me shpresën se Shqipëria do të bëhej e lirë.

Unë isha në çdo protestë, i pangrënë por me shpresë në atë dhjetor.
Unë besova se Shqipëria do ndryshojë, do të bëhet vend për të jetuar.

Rreth 30 vite më vonë në Mars të vitit 2020 unë linçohem publikisht nga kryeministri i vendit, vetëm e vetëm sepse kërkova veshje mbrojtëse, kërkova me shumë siguri për jetën e shëndetin tim dhe të kolegëve.

Në dhjetor të 2020-ës unë pushohen nga puna sepse jam shprehur publikisht se QSUT ka një administratë të paaftë që nuk po mbron shëndetin e pacientëve, sepse kam deklaruar që ministria e shëndetësisë ka menaxhuar keq krizën e pandemisë SARS-COV2.

Në vendimin e pushimit tim nga puna,
këto deklarata i kanë klasifikuar si “përhapje paniku dhe dizinformim”.

Unë kam deklaruar se drejtori i QSUT nuk ka një CV të pubkike, nuk ka një edukim adekuat, dhe se nuk është i denjë për të qenë drejtues i atij institucioni.
Në vendimin e pushimit linçuesit e mij këtë deklaratë e kanë klasifikuar sulm ndaj drejtuesve të institucionit.

Më akuzojnë se jam shprehur publikisht për probleme të institucionit, por harrojnë se QSUT është institucion publik, që financohet nga taksat e shqiptarëve, duhet t’ju shërbejë atyre, dhe çdo inxhinier, arsimtar, gazetar është i lirë të kërkojë përmirësime, ndryshime e madje të kritikojë!
Një punonjës i atij institucioni , siç isha unë, doemos që mundet dhe duhet të kritikojë!

Ju atavikë të diktaturës duhet t’a mësoni se në sistemet demokratike është themelore që intelektuali të kërkojë ndryshime, përmirësime në sistem, madje t’a kritikojë atë.

Vëtëm në diktaturë ndalohet të thuash opinione që bien ndesh me qeverinë, institucionin, drejtorinë .

Unë jam i lirë zotërinj xhelatë , ndërsa ju jeni të robëruar nga idetë tuaja kundër lirisë e njerzve të lirë !

Une sa të kem frymë do të përpiqem që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” duhet t’ju kthehet mjekëve, profesorëve, akademikëve, dhe më kryesorja në shërbim të pacientëve!

Mjaft më, boll më zotërinj xhelatë të lirisë !
Ju nuk mund t’a shkretoni deri në fund tokën e shqipeve !

La France n’est pas loin et je vivrai mon liberté.

Ilir Allkja, mjek .

Kategori
Uncategorized

Majko o debici i diaspores zoti ty ti sjellt vuajtjet e ketij engjelli.

Ke kaq vjet që pa turpësisht si klloun i Ramës mashtron dhe përçan emigracionin.

Ke kaq vjet që militantet e rilindjes i etiketon si perfaqsues dinjitos te emigracionit.

Ke kaq vjet që veç gënjeshtres dhe maskarallëkut sben asgjë tjetër .

Zoti ju nëmtë, zoti mos mos pranoftë faljet tuaja, zoti ju dhëntë teberranë o bastardë qeveritarë që majmeni me hallet dhe vuajtjet tona në emigrim…

Ty të parin o Majko, ty kelyshi mashtrues i Ramës, ty zjarri i ferrit të shperbleftë në Xhenem.

Mbasandaj vinë bastardet ne emigracion…perfitues, drejtues shoqatash dhe partish…ish oficerë të sigurimit, bashkpuntorë dhe klysh te ish sigurimit te shtetit dhe partisë së punës, të këthyer në veprimtare dhe bashkpuntore te sherbimeve sekrete ne vendet ku jetojnë dhe punojnë. Kërcënues dhe shfrytëzues të jetes dhe veprimtarisë së emigracionit.

Krrimba dhe brumbuj që vegjetoni akoma brenda emigracionit shqiptar.

(Gjithsesi veç keture larove që të kamufluar nuk punojnë për emigracionin, por të paguar punojnë për “rilindjen” respekt per emigrantet, dhe drejtuesit e ndershem te shoqatave shqiptare ne emigracion)

Parathenie nga wordpres..

Nga Boda Ylber

Minoreni shqiptar ne Londer duke fjetur ne rruge ne temperaturen -4

Postimi ne fb i Boda Ylber

Miremengjes.
Ora 6 e mengjesit ne Northolt London UK.
Si c’do dite ne kete ore nxjerr qenushin qe te kryej nevojat!!!
Temperaratura ishte -4
Nejse vazhdova rrugen kryesore per aresye se akoma ishte erresire dhe ajo rruge eshte e ndricuar,
Kur arrita tek benzinata shoh nje djale te ri 19 vjec, qe dridhej dhe po flinte ne beton ne cep te benzinates.
U preka shume, ndalova, dhe direkt ne paraqitje mu duk si Shqipetare.
Vendosa ti flas me qellimin, ta zgjoj se thash ndoshta do kete qene diku per vitin e ri do kete pire dhe nga pija s’do kete ikur ne banese.
I fola, dhe me ndrojtje mu pergjigj.
Shqipetare je )? E pyeta.
Po me tha duke u dridhur.
Po cou i thashe se fo plevitosesh, merr autobuzin dhe ik ne banese.
Dridhi dhe mu pergjigj.
Kam 2 jave se flej jashte.
Isha i rregjistruar si minoren ne moshen qe mbusha 18 me vjen negativi.
Apelova por prap ma refuzuan.( home office)
U detyrova te largohem sepse me thane qe te firmosja tek zyrat e emigracionit ne (Heathrow aeroport).
E di se do me kthejne me tha.
Ku do iki une ne Shqiperi? Prinderit kane marre 16.000 sterlina borxh. ( jemi te varfer pa pune prinderit)Dhe deri tani une kam paguar mbrapsh vetem 7000.
Me erdhi shume keq, i thashe hajde tek shtepia ime dhe te pishe nje kafe, ngrohu.dhe bisedojme.
Ishte i turpshem nuk donte megjithate ja mbusha mendjen dhe erdhi.

Une kaq mundesi kam. Por jashte s’do ta lej do mundohem te i dergoj nje dyshek tek nje ndertese qe po riparoj jo larg nga ketu.

Sqarim ishte nje djale fantastik nga Korca.
I rregullt kishte punuar, nuk pinte alkol apo duhan etj.

Ahhh more pushtetare Shqipetare qe i moret ne qafe rinine duke u dhane rruget e evropes.
Mos i bafshi 2 dit te gezuara.
U zente haku i ketij te riu.
Pandeli Majko o debici i diaspores zoti ty ti sjellt vuajtjet e ketij engjelli.
Sqarim.
Statusin e kam bere me lejen e te riut.

Kategori
Uncategorized

Ja besytnitë që frikësojnë shqiptarët! Çfarë thotë legjenda për to


Si çdo popull tjetër edhe në shqiptarët kemi bestytnitë tonë në të cilat besojmë.

Ja disa nga bestytnitë në të cilat ne besojmë verbërisht.

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.

Kategori
Uncategorized

Ja besytnitë që frikësojnë shqiptarët! Çfarë thotë legjenda për to


Si çdo popull tjetër edhe në shqiptarët kemi bestytnitë tonë në të cilat besojmë.

Ja disa nga bestytnitë në të cilat ne besojmë verbërisht.

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.