Kategori
Uncategorized

Lufta është e humbur qysh në nisje.

Nga Telnis Skuqi, Oslo.

Personalisht kam qenë një nga kritikët e ish-deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Vangjel Tavo, disa vite më parë, madje edhe sot jam, por me një tjetër frymë, megjithatë asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim se «Vangjel Tavo është Vangjel Tavo». Pikë!

Pse?

Sepse ish-deputeti Vangjel Tavo prej 20 vitesh e ka parë politikën si mision, jo si mjet fitimi.

Ky është fakt!

Sado të përpiqen rilindasit të prodhojnë 3 nga 4 mandatet politike në qarkun e Gjirokastrës, shanset i kanë pothuajse zero.

Vangjel Tavo mandatin e tij politik nuk e prodhon nga lidhjet okute, por nga elektorati bio që i prodhon me shumë lehtësi në terren, ndryshe nga kandidatët e tjerë që vijnë dhe ikin pa lënë gjurmë.

Disa vite më parë, rilindasit e kishin Tavon në gjirin e tyre dhe pasi morën pushtetin menduan se cikli i tij politik përfundoi dhe i vunë shkelmin në fyt.

Tani që llogarinë nuk i dalin më 25 prill 2021, rilindasit përpiqen të bëjnë diversion ndaj tij.

Lufta është e humbur qysh në nisje.

Lini një koment