Ku do ta çooni tërë këtë urrejtje?! Se Donald Trump iku.
Nga Artan Gjyzel Hasani

Do t’ua shpërndani atyre që nuk mendojnë si ju?
Do e mbani brenda vetes si gjënë tuaj më të shtrenjtë?
Apo do ta merrni me vete në varr?
▪️Se ju nuk mund të jetoni pa urrejtjen tashmë. Është bërë shqisa juaj jetike me të cilën perceptoni ata që mendojnë ndryshe nga ju dhe që e deshën dhe e duan Donald Trumpin edhe pa ju urryer domodoshmërisht juve, urryesve profesionistë të tij.
▪️Nuk e kuptoni që keni arritur në pragun e skizofrenisë me urrejtjen tuaj?
▪️Nuk e shihni veten që urrejtja për Trump u ka bërë të bëheni shërbyes të të Keqes?
Ju pretendoni se doni Familjen. Edhe Trump e do Familjen. Por ju u radhitët me urryesit e Familjes. Ju pretendoni se doni Atdheun. Edhe Trump do Atdheun.
Por ju u renditët me ata që janë kundër nocionit të Atdheut.
Ju pretendoni se doni dhe respektoni Zotin. Edhe Trump do dhe respekton Zotin.
▪️Por ju u radhitët me zagarët marksistë ateistë të Antifave.
Ju pretendoni se jeni kunder diktaturave dhe pro fjales se lire, por u radhitet me Diktaturen e Censures mbi Fjalen e Lire…
▪️Ju pretendoni se doni fjalët Nënë, Babë, bir, bijë si edhe Donald Trump. Por u radhitët me ata që duan të zhdukin me ligj këto fjalë të natyrshme njerezore, më të emblat fjalë, u rradhitët me ata që nuk dinë cfarë seks e gjini kanë, u radhitët me ata që urrejnë fjalën “burrë” dhe femrën e quajnë “individ me uterus”. Se ju jeni hipokritë. Dhe kjo është gjysma e të keqes.
▪️Jeni edhe injorantë, pavarësisht se si pozoni në public si juriste, mjekë, profesorë, profesionistë me PHD dhe Masters.
▪️Ju jeni injorantë në lidhje me Fenomenin Donald Trump, në lidhje me Doktrinën Trump që ju e quani trumpizëm. Injoranti urren apriori. Injoranti urren sepse ashtu i kanë thënë. Injoranti është i verbër, shurdh, por kurrë memec.
▪️Ju kurrë nuk dëshmuat se kishit ndonjë njohuri për Donald Trump presidentin për katër vjet të Amerikës.
▪️Ju i injoruat sukseset e presidencës Trump në 4 vjet. Krijoi ekonominë më të madhe të të gjithë kohërave.
▪️Ju me ndërgjegje të plotë injoruat cdo tregues ekonomik, financiar dhe social të asaj presidence. Ju me vetëdije të plotë i shmangeshit cdo debati rreth arritjeve të pamohueshme e të papara të administratës Trump.
▪️Ju kurrë nuk e kuptuat e as e vratë mendjen pse Donald Trump u votua më shumë nga cdo president amerikan i mëparshëm.
▪️Përse vallë?
▪️Sepse injorantit nuk i duhen dija, por vec etiketimet. Trump racist. Trump misogjin. Trump fashist. Trump kriminel. Me te njejtat epitete na keni etiketuar edhe ne, mbeshtetesve te Trump, ne cdo fushe mejdani!
▪️Na keni mallkuar! Na keni sharë! Na keni fyer përtej limitit me fjalet tuaja te urrejtjes! Perse valle, o njerez???
▪️E krahasuat edhe me Hitlerin, por nëse Adolfi paska qenë i krahasueshëm me Donald Trump, atëhere ka ardhur koha të rishikohet qëndrimi ndaj Hitlerit. Sepse na paskeni gënjyer për dhjetra dekada. Ju që po krijoni Gogolin Donald Trump!
▪️Por për fat të mirë historinë sot nuk e shkruajnë vec fitimtarët. Askush nuk e ka ekskluzivitetin Dëshmitarit të vetëm. Nuk ka Hollywood, Establishment, Facebook, Google, Twitter dhe YouTube qe të mund të na shpëlajë trutë.
▪️Ju hipokritë nuk quajtët Hitlerë as Clinton, as Bushët, as Obamat që e zhytën botën në gjak e luftëra, por si hipokritë me shume fytyra që jeni ia vutë atë epitet të vetmit president amerikan që nuk bëri asnjë luftë.
▪️Arrini ta kuptoni sa hipokritë jeni?
Trumpin e mbështetën ata shqiptarë që besojnë në Doktrinën Trump.
Ne e dimë pse e mbështesim atë. Sepse trampistet shqiptarë MENDOJNE.
Mendojnë që shumë shpejt edhe në Shqipëri do të shfaqen shërbyesit e Të Keqes dhe me anë të gjykatave të korruptuara të Soros do implementojnë ligjet e Axhendave antiFamilje, anti njeri, antiAtdhe, antiZot, e akoma më tej do i shpallin luftë edhe gjuhës, sic ia kanë shpallur prej kohësh në vendet ku globalizmi është ulur këmbëkryq.
▪️Ndërsa AntiTrumpistet GJYKOJNE DHE PARAGJYKOJNE. Nuk e njohin fjalën argument. Nuk njohin Lirinë e Fjalës. Hiqen sikur urrejnë diktaturat dhe Enverët, por janë ekzaltuar nga Diktatura që ushtrohet mbi fjalën e lirë nga Twitter dhe Facebook, nga mediat globaliste të planetit. Janë dakord me censurën. Rëndësi ka që Trump dhe trampistët të qepin sqepin.
▪️Po mirë, o hipokritë…Por a keni vallë parime dhe principe në jetën tuaj? Apo jeni ca batakcinj e zvarranikë?
Ju e keni humbur të drejtën morale të shani diktaturat dhe diktatorët.
▪️Ju e keni humbur të drejtën morale të jepni leksione lirie dhe demokracie!
Ju e keni humbur të drejtën morale.
Ju sot keni të drejtën e fitimtarit. Por ajo nuk është një e drejtë morale.
Shpesh është dëshmuar e drejta e maskarenjve.
Të Menduarit është një proces i gjatë që mbështetet mbi një analizë të arsyetuar dhe racionale, ndërsa Të Gjykuarit është një proces jo realist, një gjykim i castit që bazohet vetëm në reaksione emocionale shpesh negative.
Forca emocionale e urrejtjes është më e madhja dhe prandaj edhe ju mbaheni fort pas saj.

▪️Pa urrejtjen tuaj ju vdisni, mjerane!