Kategori
Uncategorized

Për cilin shkarrashkrrues e për cilin studiues na flisni o dobiçër? SPIUNI I MIRË NASHO JORGAQI.

Dobiçët që ka lënë trashëgimi diktatura komuniste dhe Sigurimi preken thellë kur ua nxjerr në publik lakuriq spiunët e saj.

nga Agron Tufa/

Dobiçët që ka lënë trashëgimi diktatura komuniste dhe Sigurimi preken thellë kur ua nxjerr në publik lakuriq spiunët e saj.

Ata sulen në lukuni që ta mbrojnë, ta justifikojnë vëllazërinë e tyre prej veglash të diktaturës.

Ata anatemojnë dhe quajnë “tradhëtar”, “mosmirënjohës” (mirënjohës për çfarë?) këdo që u çjerr maskën këtyre foljeve ndihmëse të enverizmit fanatik.

Kjo është parë tashme në shumë raste, por rasti i Nasho Jorgaqit ua përvëloi keq të ndenjurat. Ti u dëshmon me dokumenta autentikë, se Nasho Jorgaqi me pseudonimin “Dragoi” ka qenë një spiun i vjetër në elitën e spiunave brenda e jashtë Shqipërisë komuniste që nga viti 1954, ndërsa dobiçët e diktaturës e quajnë sërish “atdhetar”, “profesor”, “humanist”, ndërsa demaskuesin njeri “të shitur”, “kodosh të historisë”, që poshtëron një plak 90 vjeçar.

Shkurt veglat e enverizmin, duke mos mundur të mohojnë dot dokumentat flagrantë, thonë, se “Nasho Jorgaqi ishte spiun i mirë”(!)

O ju, dykëmbësha! Lëreni humanizmin e stalinizmit shqiptar, se ai ishte i të njëjtës markë më nazizmin hitlerian. Por bashkpunëtorët e Hitlerit bota po i nxjerr dhe nga vrimat e fundit nga kontinentet ku janë fshehur për t’i nxjerrë para tribunalit edhe në moshën mbi 90 vjeç, qofshin këta dhe roje të rëndomta kampesh.

Kurse shokun “Dragoi”, që spiunonte sistematikisht elitën e shkencëtarëve, studiuesve, shkrimtarëve shqiptarë e kosovarë, brenda atdheut apo në disaporë, që ri-boton ende veprën e tij përçarëse, gjenocidiale, vëllavrasëse “Mërgata e qyqeve”, e quani atdhetar e humanist!

Pika në bythë ju simahorëve që merrni frymë vetëm nga bombola e diktaturës! Për cilin atdhetar, për cilin humanist, për cilin shkarrashkrrues e për cilin studiues na flisni o dobiçër? Për propagandistin që mihu gjithë jetës në kadavrat e Sigurimit dhe KQ të PPSH? E sa për krahasimin që bëni, se gjoja “Dragoi” juaj qenka më i mirë se Koliqi e Camaj, atë, falë Zotit, as pjella juaj nuk ua pranon. Harrojeni! Apo spiunët e Sigurimit duhen quajtur atdhetarë? E qitët në selamet surratin tuaj majmunor me këto mbrojtje dhe kaq deshëm:

do zbavitemi pak se si funksionon zooparku juaj, paçka se ndonjë mëtonjëse (S. B) e shkencave historike, që merret me qira nga Autoriteti i Mbylljes së Dosjeve (AIDSSH) mundohet të fshehë e transferojë nofkën e spiunit “Dragoi” në tjetër drejtim. T’ju vijë turp këtyre studiueseve, që po i hyjnë godinës së studimeve nga tubacionet e ujërave të zeza.

Yrysh pra, mbrojeni spiunin e mirë Nasho, por mos harroni pagëzimin e tij me nofkën “Dragoi” që me 1954 dhe aktivitetin e tij epokal në shërbim të diktaturës e jo të Shqipërisë!

One reply on “Për cilin shkarrashkrrues e për cilin studiues na flisni o dobiçër? SPIUNI I MIRË NASHO JORGAQI.”

Lini një Përgjigje te xhelal shira Anuloje përgjigjen

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s