Jemin Gjana/

Kur ne ulemi me bazën, e kuptojmë se kush është PD-ja e vërtetë. Janë njerëz që i qëndrojnë pranë PD-së prej vitesh edhe pse prej saj mund të mos kenë marrë asgjë. PD-ja është një strukturë e gjerë, një potencial i madh njerëzor.
Ne e kemi kaluar edhe krizën e vështirë të 97-ës.
Kemi kaluar edhe krizën e 2013 që pësuam një humbje të thellë.
A mbajnë ndonjë përgjegjësi nga këta që kryesuan listat dhe e çuan PD-në në një humbje të thellë në 2013?
U thellua edhe më shumë në 2015 pikërisht për faktorët që përmenda më lart. Kështu që janë kriza që do të kalohen.
PD-ja nuk do të copëzohet. Nuk do të ndahet. Do të ketë disa gërmërre, të cilat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë, por PD-ja nuk është disa, apo maksimumi 100 individë që shëtisin klubeve, kafeneve apo televizioneve, e portaleve të Tiranës.
PD-ja është frymë. PD-ja është qindra e mijëra njerëz.
Po të ishin siç isha unë në fushatë do t’i shihnin se ata janë të shumtë.
Ata nuk pranojnë që të bëjnë lojëra, sepse pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur diktaturën dhe sakrifikojnë edhe sot.
PD-ja ka përgjegjësi e detyrime ndaj ish-të përndjekurve, ish-pronarëve, ndaj kontribuuesve ndër dekada.
Çfarë bënë për ta kur ishin në pushtet? Sot bërtasin që u ikën karriget. Kjo është faqja e zezë.
