Kategori
Uncategorized

Goditja Europiane Ndaj Thaçit, Parandaloi Zhbërjen E Gjykatës Speciale, Amnistimin E Krimeve Serbe, Dhe Ndaloi Ndarjen E Veriut Të Kosovës

Major Nazif Ramabaja

Është krijuar një rrëmujë e madhe në qarqet vendore po edhe ato ndërkombëtare me ngritjen e aktakuzës ndaj “presidentit” Thaçi nga prokurori i gjykatës speciale, gjegjësisht Dhomave të Specializuara të kësaj gjykate.

Ndërprerja e udhëtimit të Thaçit për në Amerike dhe takimi që ishte i paraparë me 27 qershor, me sa duket do të ketë qenë i aranzhuar nga europianët, të cilët e nuhaten mirë qëllimin e Thaçit se si temë e bisedimeve do të jenë tri pika, të cilat do ta zgjeronin problemin në shtete të tjera dhe do të kishte efekt “domino”, e ato ishin:

  1. Zhbërja e Gjykatës speciale
  2. Amnistia e krimeve të luftës nga të dyja anët Kosovë-Serbi dhe
  3. Veriu i Kosovës, zgjidhja – mbetja nën juridiksionin serb.

Prandaj, reagimi europian ishte sa i qëllimshëm, ashtu edhe lajmpërçues se Europa nuk don telashe në shtëpinë e sajë, por që këto bisedime politike duhet t’i udhëheq dhe drejtojë vetë ajo.

Lini një koment