Kategori
Uncategorized

Holokausi.

Të mbijetuarit e Holokaustit rikthehen në kamp

Më shumë se 1.1 milion persona, shumica prej tyre hebrenj kanë vdekur nëpër dhoma gazi, nga uria, të ftohtit apo sëmundjet në Aushvic.

Të mbijetuarit shfaqen në foto të përlotur, teksa kujtojnë tmerrin në kamp.

I ndërtuar nga Gjermania Naziste pas pushtimit të Polonisë më 1940, fillimisht për të burgosurit politikë të Polonisë, këto hapësira janë kthyer në qendra të zbatimit të planit të liderit të nazistëve, Adolf Hitlerit për shfarosje të hebrenjve.

Duke folur para nisjes së ceremonive të planifikuara për të hënën, David Harris, udhëheqësi i Komitetit Amerikan të Hebrenjve ka thënë se grupet e supremacistëve të bardhë, xhihadistët dhe të majtët ekstremë janë duke nxitur anti-semitizëm në gjithë botën.

“Hebrenjtë në Evropën perëndimore mendohen dy herë para se të shkojnë në sinagagë ose para se të hyjnë në dyqane të hebrenjve”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Përveç të vrarëve në Aushvic, gjatë Holokaustit kanë vdekur rreth 6 milionë hebrenj.

Fotot e mëposhtme janë realizuar nga Reuters.

Lini një koment