Kur shkova në Kukës për një rast vdekje në vitin 2003, që të arrija në kohë për funeralin, u nisa një ditë përpara. Rruga më mori 9 orë e 30 minuta.
Nga Agim Abdyli/
Funerali u bë mbasdite dhe kështu u detyrova të fle edhe atë natë në Kukës.
U ktheva në Shkodër të nesërmen, në një tjetër rrugëtim prej gati 10 orësh. Pra më “hëngri” një funeral plot 44 orë!
Para dy muajsh, më rastisi të shkoja në një funeral tjetër në Kukës, që ishte në orën 4 e gjysëm mbasdite.
U nisa nga Shkodra në orën 1 mbasdreke, vajta në funeral dhe në orën 8 e gjysëm të darkës isha në shtëpinë time në Shkodër. 7 orë gjithsej!!
E dini si thonë morracakët, injorantët dhe keqdashësit? “Hajt more se njësoj janë këta, si të majtë e si te djathtë!” 🙉