Kategori
Uncategorized

Se pari duhen hapur dosjet e PPSH.

Konstadin Koliqi / Of drejtues i SHIU_t.

A di ndonjeri nese ishte nje B/P i stazzit te spiunonte vellain, babai djalin dhe djali babain, gruan apo gruaja burrin sikunder ketu tek ne?…….

Se fundmi, mire do te jete qe mos te mereni me akuza te ndersjellta edhe duke ju vene pseudonime, njeri tjetrit, sepse, jo vetem qe nuk jane te sakta ato qe shkruani, por….po te happen, ashtu si deshirojne shumica, rrezikoni shume, se do te gjeni familjaret tuaj ne ato dosje pune.

Ju kujtoi se drejtuesit e sigurimit te diktatures, mburreshin duke thene se ne ç’hdo dy-tre veta, njeri eshte yni….familjet tona kane qene me 5-6-apo 7 pjestare….

Dosjet e sigurimit jane studijuar ( hapur) nga komisioni “ Mezini” , nga u vertetuan bashkepunimet me sigurimin, i disa nenpunesve ne administrate, duke filluar nga nivelet me te larta, deri ne niivelet qe i parashikonte ligji perkates, nga ku u arrit, deri ne nje mase, pastrimi i administrates, por arritja me e madhe ishte pastrimi i parlamentit…..

kjo beri qe falangat e sigurimit dhe te ppsh, te organizoheshin, por edhe te ndihmuare nga te pakenaqurit e PDs ne pushtet, i bene gjemen Shqiperise me kaosin e v. 97, por i filluar ne mesin e v. 96.

Ne arkivat tona, jane shume dosje qe duhen studijuar sepse i kane sjelle fatkeqesi te madhe ketij vendi.

Se pari duhen hapur dosjet e PPSH, ne te gjitha nivelet e organizmave te saja, sepse atje merrej vendimi per gjithcka qe ka ndodhur.

Se dyti duhen hapur dosjet e hetimit dhe gjykimit ku vendosej ndeshkimi……

Se treti, dosjet e punes se oficerave te sigurimit, ketyre krijesave te pa shpirta, te pa ngopur me fatkeqesite qe ju benin shqiptareve, si fillimi i makabritetit vrastar te popullsise, ku percaktohesin viktimat e radhes dhe u pergatitej tmerri qe do te perjetonin…..

se fundmi, dosjet e bashkepuntoreve te sigurimit, te deshmitareve te rreme te gjyqeve te stisura.

Nga dosjet e B/P, vecoi dosjet e punes se B/puntoreve te drejtimit, te cilet benin punen me te ndyre duke e provokuar viktimen deri sa tja nxirrte mendimin “ armiqesor” dhe ta kalbnin ne burge…..

Emrat e ketyre b/puntoreve qe lumturoheshin edhe kur spiunonin villain e tyre, jo me shokun e zyres, duhet ti lexojme ne faqet e internetit, duke treguar edhe fatkeqesite qe ju kane sjelle te tjereve. Shumica e B/P. jane mare ne lidhje me detyrim apo duke perfituar nga injoranca e tyje, por jane jo te pakte ata qe kane kerkuar me lutje me shkrime qe te beheshin B/P…..mendoi se keta soi B/Puntoresh duhen diskredituar ne publike por edhe dhe duhen ndeshkuar ligjerishte sepse i kane mare vite jete personit qe i kane ngritur kurthin, por jane mare edhe jete njerezore te pafajshme….

Mos ta mendoi kush se dosjet do te happen sikur ato librat qe shiten ne trotuare.

Dosjet studijohen ne baze te ligjit perkates, nga nje komision i zgjedhur.

Psh. Komisoni Mezini, pasi bente verifikim e personit qe do te kandidonte per deputet apo edhe per detyra te rendesishme shteterore, pasi e gjente te perfshire ne b/punim, jo se kishte emrin ne lista, por me dosje pune te tije, e therriste dhe i rekomandonte te terhiqej nga kandidimi, nese jo, atehere ja publikonte aktivitetin e tije me sigurimin, apo me vendime partiake, hetimore, gjyqesore etj..jane disa shembuj…..Por cfar ndodhi me ardhjen e PS ne pushtet, nje nga punet e para qe beri, abrogoi ligjin ekzistues dhe nxori ligjin, ku i lejonte te gjithe te ishin pjese e ligjevenesit dhe qeverisjes, ne te gjitha shkallet e saja, kjo sepse e majta jone, sigurimin dhe B/puntoret e tije, i ka mbeshtetje dhe regjimente te saja. Krijoi komisionin “ Bezhani” nga ku puna e vetme qe beri ishte libri i Nafizit dhe largimi me force nga zyra e kryetarit te kushtetueses…..ironia me e madhe ishte se Bezhani, qysh ne rinin e tije, i ishte qepur Sejfulla Maleshoves……deri ne bodrumet e Fierit dhe kur maleshova e kuptoi, e shau rendshme, e perzuri por edhe ate e perzune nga qyteti deri sa vdiqe ne nje zgaver te nje fshati…..

Shpeshe here, meren shembuj nga Europa lindore dhe me shume permendet puna me dosjet ne Gjermani dhe harrojne se Dosjet e Stazzit i mori qeveria gjermano-perendimore dhe vendimet i mori kjo qeveri qe ishte e paster nga komunizmi, apo edhe Sllovenia……por a mundet te krahasohen sigurimi jone me te vendeve te tjera, kushdo qofshin ato?!….

A di ndonjeri nese ishte nje B/P i stazzit te spiunonte vellain, babai djalin dhe djali babain, gruan apo gruaja burrin sikunder ketu tek ne?…….

Se fundmi, mire do te jete qe mos te mereni me akuza te ndersjellta edhe duke ju vene pseudonime, njeri tjetrit, sepse, jo vetem qe nuk jane te sakta ato qe shkruani, por….po te happen, ashtu si deshirojne shumica, rrezikoni shume, se do te gjeni familjaret tuaj ne ato dosje pune.

Ju kujtoi se drejtuesit e sigurimit te diktatures, mburreshin duke thene se ne ç’hdo dy-tre veta, njeri eshte yni….familjet tona kane qene me 5-6-apo 7 pjestare….

Lini një koment