Kategori
Uncategorized

Ah moj Demokraci. Më mirë mos kishe ardhur, më mirë.

Ah moj Demokraci.

Më mirë mos kishe ardhur,

më mirë,

të përdorën, të përdhosën, të lanë për mëshirë.

Ti erdhe e bukur, e virgjër tek ne,

të pa besët të pa fetë, të lanë pa atdhe.

E kush nuk tu qep pas, nuk të përdori, dhe nuk të shfrytëzoj,

nga tregu i gabit, bastardë dhe barbarë,

shumica, gjarpërij,

pjella buçesh, gjak pirës, brumbuj, pjavica.

E kush nga ty nuk përfitoj, dhe nuk u pasurua,

mbasi të molën,

të shtrydhën, të përdhosën,

të shfrytëzuan,

si hijena nate, si këlyshë bushtrash u larguan.

shkuan andej nga erdhë,

në strofullën e tyre të zezë.

Eh moj demokraci,

kurrë mos ardh siç erdhe ti,

ti erdhe e bardhë, si nuse me vello mbi kalë, mes dhëndurrësh të tredhur të çalë.

Ti erdhe si engjëll i zgjedhur,

mes çyrykëve, plakave dhe pleqve sakatë, të rrjedhur.

Eh moj demokraci.

Ti erdhe për shqiptarët e bekuar nga perënditë,

për të ri_sjellë dritë.

Lini një koment