Përveçse me miell serbo-rus, të prodhuar para 30-40 vitesh e që përdoret si tagji për kafshët, buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) dhe me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti
Qeveria është hedhur në sulm por po lë të qeta, 1100 bandat e prodhimit të bukës, të cilat po na vrasin e shkatërrojnë përditë, sa herë ulemi në tavolinë, me bukë e produkte brumi, të prodhuara me miell kancergjen serbo-rus, prodhim i 20-30 viteve më parë, që duhet përdorur, vetëm si tagji kafshësh.
Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit.
Ne kërkuam rritjen e standardit të cilësisë së miellit nga niveli i proteinave që ishte 7% dhe u vendos standardi i proteinës të jetë 12% për miellin për bukë. Këtu kemi të bëjmë në sigurinë ushqimore.
Ne marrim proteinat nga buka, që është artikulli kryesor, që të bëhet bukë e mirë, gruri serb është 180 euro. Proteina në grurin serb arrin në 11% dhe në miell është shumë më e ulët. Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.
Duke qenë gruri me 12%, mielli shkon në 10.5%, që është për kafshë, nuk ka asnjë vlerë
Sikur të mos mjaftonte mielli kancerogjen, 1100 bandat e furrave të bukës, për të fituar sa më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezitencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur e mashtruar konsumatorin.
Hetimi ushqimor, kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mali Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, dorëzuar një kopje në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama, në pjesën për Shqipërinë, konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.
Sipas të dhënave, 60%-70% e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.
Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë, megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.
Mirëpo, sipas hetimit të OBU, grupet mafioze të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.
Buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri, janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014, të ish-ministrit Edmond Panariti, pas pazareve që ai ka bërë me prodhuesit e bukës, ku 70% të tregut e kontrollojnë vetë shtetarët.
Substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE
- FOSFAT NATRIUMI – E – 339
- FOSFAT KALIUMI – E – 340
- E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341
- KLOR – E-925
- DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
- AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimnetuar tek qeni, macja, gomari)
- AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.
- PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës
- 924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.
BROMA KALIUMI: Krijon fiktivisht bukë “orgjinale”, me pasoja kancerogjene, BE e cilëson “krim njerëzor” përdorimin e tij në bukë e prodhime brumi. /RRJETAT/