Kategori
Uncategorized

“Me njerën dore kolaçin, me doren tjeter kerbaçin”!

Nga Ylber Zyberi/

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi

kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta

që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tan jetën e vet derisa të vdesin.

……………….

Keta kopila me kete filozofi e kan mbajtur dhe po e mbajne pushtetin.

Varfero- sundo, manipulo opinionin me propogand, jepi nje çap buk sa per ta mbajtur si “kufome e gjalle”!

Keta kopila lumturohen kur shikojne popull te varfer…prandaj e kan program partie dhe qeverie, sa me shum burgje, menca sociale!.

Kategori
Uncategorized

Fundi i qeverisë Rama.

Enxhi NASUFI

Në fakt ky ka qenë një nga titujt kryesorë të mediave këto ditët e fundit. Lind pyetja: a ka ardhur vërtetë fundi i Ramës dhe tentativave të dështuara të tij për reformat e rreme?

Po! Shqiptarët janë të bindur se ata i ka kapluar kriza, e cila dita-ditës po përhapet në të gjitha sferat e jetës. Në ekonomi, shqiptarët kanë arritur nivelet më të larta të varfërisë që janë parë ndonjëherë këto vitet e fundit. Kriza e bukës dhe papunësia varfërojnë shqiptarët dhe nga ana tjetër, pasurojnë politikanët. Taksat e larta, energjia aforfe, të cilat shqiptarët nuk arrijnë t’i paguajnë. Ku janë premtimet e Edi Ramës për rritje ekonomike, rritje të pagave për mësuesit, mjekët, punëtorët? Gënjeshtra, mashtrime pa fund, të cilat hedhin hi syve tanë çdo ditë e tendera pafund që vidhen nga qeveritarët. Nëse duhet t’i bëni një analizë gjendjes aktuale në vend, përgjigjja do të ishte e shpejtë: makabre.

Shqiptarët e panë dhe provuan përpara syve se, qeveria Rama është ndërtuar mbi vjedhjen, mashtrimin, por mbi të gjitha mbi krimin, prandaj dhe vetë ish-kryeministri Berisha në seancën e fundit i bëri thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm, të gatshëm të mbrojnë jetët e tyre, sepse krimi shëtit në rrugët e vendit bashkë me Tahirin. Kjo qeveri mbjell vetëm krim dhe ushqen krimin, sepse vetë deputetët janë të inkriminuar e bashkëjetojnë çdo ditë me të.

Në ç’kushte është sot arsimi? Zero! Sot arsimi është kthyer në biznes privat të zonjës Nikolla, e cila blen dhe shet licenca për projekte të gënjeshtërt, ku mësuesi dhe vlera e tij didaktike kanë humbur, duke iu bërë presion çdo ditë mbi vendin e punës, sepse, militantët presin vende pune.

Ku është mjekësia falas e Beqjes, që i ktheu spitalet shqiptare në treg të lirë dhe me jetët e njerëzve bëhet Pazar?

Ku është ekonomia? Kriza i ka mbytur anembanë shqiptarët dhe të drejtën e tyre për të jetuar në një vend të lirë e demokratik.

Pse shqiptarët largohen e kërkojnë të largohen nga Shqipëria? Shifra alarmante të qytetarëve tanë që emigrojnë apo aplikojnë për azil. Ç’tregon kjo? Kjo tregon se qeveria Rama dështoi, e bashkë me të edhe premtimet e saj. Shqiptarët nuk duan premtime! Ata duan punë, duan ekonomi, siguri për jetët e tyre, drejtësi.

Zoti Rama: asgjë nga këto nuk i siguruat asnjë shqiptari, prandaj zëri i të rinjve demokratë është zëri i drejtësisë, të cilët kërkojnë një Shqipëri pa premtime boshe, pa vjedhje, korrupsion, por me zotim e obligim për të punuar e ndryshuar rrënjësisht jetët e tyre.

Kategori
Uncategorized

Qeverisja e vendit, nga profesorët te kriminelët.

Nga Syri.net

PS në vitin 1991, ndonëse komuniste, kishte në drejtimin e saj një numër të madh profesorësh, akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta profesorë të nderuar dhe akademikë e shkëncëtarë me reputacion si brënda ashtu edhe jashtë vëndit si Rexhep Meidani, Luan Hajdaraga, Maqo Lakrori, Ethem Ruka, Ermelinda Meksi, Luan Memushi, Lekë Gjiknuri, Arben Malaj, Anastas Angjeli, Sabit Brokaj, e të tjerë.

Në vitin 2005 Rama me vendosjen në krye të PS fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre. Por më e rënda do të ishte që ai ndërtoi Rilindjen përmes së cilës i zëvëndësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale ose njerëz pa formim universitar që zotëronin pasuri të paligjshme. Vëndin e profesorëve në kuvend dhe në ekzekutiv e zunë individë me rekorde kriminale si Arben Ndoka, Armando Prenga, Mark Frroku, e të tjerë dhe individë me pasuri të dyshimta, oligarkë e formim të cunguar universitar e intelektual. Ndërkohë Rama vendosi dhe aktivizoi lidhjet direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme në vënd, bandën e Aldo Bares, bandën e Lul Berishës, bandën e Hakmarjes për Drejtësi, bandat e Elbasanit, banda e Emiljano Shullazit, e tjerë.

Rama po ashtu forcoi lidhjet me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve të tilla si ajo e Balilit, si ajo e Habilajvem si ajo e Geron Xhafajt që arritën të vendosnin nën kontroll Ministrinë e Brëndshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e europian. Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar PS me kukulla dhe manekinë që do t’i serviloseshin Ramës dhe njëkohësisht ai do ti përdorte si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, më tipikët do të ishin Taulant Balla, Saimir Tahiri, dhe disa të “fortë” të tjerë të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë. Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa oligarkëve vendorë si Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Armando Subashi, e tjerë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e tyre vendore rreth të cilëve do të grumbulloheshin banditë dhe kriminelë vendor. Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe ologarkëve e kriminelëvë për të ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit. Të gjithë ushtarët e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, do të shpërbleheshin sipas kontributit për Rilindjen dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve.

Përfundimisht sot Rilindja dhe qeveria Rama është e lidhur ngushtë me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku kanë krijuar një grupim të fuqishëm që kontrollon qeverisjen e vëndit në nivel vebdor e qëndror. Aktualisht është e vështirë të ndahet nëse bandat kanë vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejton bandat. Rasti i fundit i deklarimit të Taulant Ballës për lidhjet e tij me Edmond Begon është shëmbull i qartë se sa larg ka shkuar Rilindja në lidhjet e saj me botën e krimit. Arroganca e Ballës është sinjal i qartë sa larg ka shkuar qeverisja e Ramës me këto lidhje dhe cfarë pushteti e autoriteti gëzojnë bandat tek Rilindja dhe Rama.

I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 10 vjet nën orkestrimin e Ramës, që ekipin e profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion e zëvëndësoi me mediokër, kriminelë, oligarkë, trafikantë, manenikë dhe sot vëndi është në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë vetëm ankohen dhe s’gjejnë forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë.

Kategori
Uncategorized

Shifrat e frikshme të kimikatëve në perime, ja sa është prezenca e nitratit,

Nuk po ja u marrin jetën vetëm plumbat e kriminelëve.

Kujdes po hani Nitrat, dhe do “shpërtheni” si dinamiti në të gjitha llojet e sëmundjeve, sidomos ato kancerogjene.

E në fakt kur shteti është marrë peng nga bandat e krimit dhe narkotrafikut, nuk ka se si të ndodhi ndryshe.

Shteti nuk funksionon më në zbatimin e ligjit, dhe mbrojtjen e qytetarit, por në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Vëndi eshtë këthyer në një bordell të madh ku me pak euro tregëtarët ja u mbyllin sytë inspektoreve të kontrollit, duke helmuar dhe vrarë qytetarët.

Dhe ai që e ha eshtë vetëm populli.

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak.

Por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni.

Nëse u gjendet një testues i thjeshtë nitrati, mund të kuptoni se sa bio janë frutat dhe perimet në tryezën tuaj.

Nitrati përdoret si pleh artificial, si konservues dhe për prodhimin e ngjyrave, ilaçeve, eksplozivit, e me radhë, por përdorimi i tij me shumicë mund të metabolizohet në produkte kancerogjene, shkruan

Pra, produktet me përbajtje të lartë apo të tepruar të nitatit shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore si kanceri apo diabeti.

Një qytetar nga Tirana, ka kryer testin e nitratit tek shalqini, patatja, patëllxhani, bananja, pjepri dhe panxhari, ku niveli i nitratit është në shifra alarmante.

E.Konçi shkruan për Jeta osh qef:

Kujdes nga nitrati,është kancerogjen! (mall i blerë te pazari i ri).

Karrota, domatja, trangulli, speci, molla, rrushi, fiku, dardha( të vëndit) per momentin kanë dal ne rregull.

Zgjidhje tjetër janë produktet e jashtme që s’kanë shijen e këtyre të vendit por nivelin e nitratit e kanë të kontrolluar.”

E para, ku është AKU-ja?
Dhe e dyta, këto produkte janë blerë tek Pazari i Ri, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, pra produktet e blera tek fshatarët në rrugë kanë potencial të jenë më të shëndetshme se sa këto të fasadës së bukur…/

Kategori
Uncategorized

Shkrimtari Agron Tufa reagon ashpër ndaj Baton Haxhiut: Nuk ke atdhe o mercenar serb.

Shkrimtari nga Shqipëria dhe ish i persekutuari nga regjimi komunist, Agron Tufa, e ka quajtur tradhtar dhe mercenear gazetarin, Baton Haxhiu, pasi ky ka dalë publikisht pro ndryshimit të kufijve.

“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, edhe unë po përsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit.

Kategori
Uncategorized

Ish-bashkëshorti i komisioneres së Vettingut i arrestuar me grupin “Hakmarrja për Drejtësi”

Nga Boldnews.al

Arten Ramosaço, babai i vajzës së Komisioneres së Vetingut, Valbona Sanxhaktari, rezulton në listën me 30 persona, të arrestuar si pjesë e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e drejtuar nga Orik e Leart Shyti dhe Altin Arapi.

Grupi u arrestua në vitin 1996, si persona të dyshuar për kryerjen e një serie aktesh kriminale, përfshirë edhe sulmin terrorist mbi ish-supermarketin “VEFA”. Grupi “Hakmarrja për Drejtësi” kaloi në një kalvar të gjatë gjyqësor, i cili zgjati për rreth 15 vjet dhe shumë prej akuzave ndaj tyre nuk arritën të provoheshin.

Gjithësesi, disa prej anëtarëve të saj janë akuzuar edhe për vepra kriminale, të kryera në periudhën 2002-2005, ku më e rënda ishte vrasja e shoferit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku.

Nga hetimet, sipas raportimeve të asaj kohe, Arten Ramosaço dyshohet se ka pasur një rol ndihmësi për drejtuesit e organizatës në kryerjen e krimeve.

Arten Ramosaço është martuar me Valbona Sanxhaktarin dhe lidhja e tyre është kurorëzuar me lindjen e një vajze në vitin 2004. Pas martese, Arteni rezulton se ka ndryshuar mbiemrin nga Ramosaço në atë të bashkëshortes, pra Sanxhaktari. “Boldnews.al” ka kryer verifikimet në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile, në të cilin gjendet i pasqyruar ky ndryshim.

Nuk është e qartë se përse ai ka zgjedhur këtë formë. Sipas kërkimeve, rezulton që në trungun familjar Ramosaço vetëm Arteni ka ndryshuar mbiemrin, ndërsa të tjerët vijojnë të kenë atë që kanë trashëguar nga pasardhësit e tyre.

Arteni ka mbajtur mbiemrin Sanxhaktari deri sa është divorvuar nga bashkëshortja e tij. Më tej, siç rezulton nga dokumentat zyrtare, ai është kthyer tek mbiemri para martese, Ramosaço.

Fakti që Arten Ramosaço i “Hakmarrjes..” është i njëjti person me Arten Sanxhaktari, babain e vajzës së komisioneres së Vetingut, u publikua pasditen e së Enjtes nga ish-kryeministri Sali Berisha, në rrjetin social Facebook.

Zbulimi i këtij detaji të rëndë vë në pikëpyetje të madhe filtrimin e emrave të përzgjedhur nga maxhoranca socialiste për të qenë pjesë e trupave që po realizojnë procesin e Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Deri më tani, disa gjyqtarë janë shkarkuar nga detyra, pasi KPK “zbuloi” se ata shoqëroheshin me nipa apo familjarë të tyre, të akuzuar për ndonjë cigare hashash apo vepra të tjera të lehta penale.

Ky standart duket se nuk respektohet për anëtarët e Komisionit të Vetingut, të cilët, si në rastin konkret, kanë persona shumë të afërt, të dyshuar si të përfshirë në organizata kriminale, me prirje terroriste.

Kategori
Uncategorized

Nostradamusi dhe parashikimet e tij për Shqiperinë e Kosovën.

Nostradamusi dhe parashikimet e tij për Shqiperinë e Kosovën

Ta lexosh Nostradamin ne origjinalin e frengjishtes mesjetare eshte shume e veshtire, aq me teper, qe ne poezite e tij ka shume arkaizma, latinizma, greqizma, madje dhe arabizma.

Nostradamusi ka ditur shumë mirë edhe në shekullin XVI se kush janë shqiptarët dhe ku është Kosova!

Ai ka patur edhe punë të tjera më të mençura, por kurrsesi nuk ka mundur t’i tejkalojë ngjarjet e Kosovës,të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e gjithmbarshme botërore, si një vazhdimësi e bujshme e saj.

Shqiptarët, pra, dhe ardhmëria e historisë së tyre nuk kanë mundur të anashkalohen as nga vetë Nostradamusi. Për ta pasuruar më bindshëm këtë konstatim, do ta prezentoj edhe një strofë të qarët parathënës për shqiptarët.

Teper misterioze jane emrat e qyteteve dhe te vendeve qe ai shenon.

Megjithate une do te citoj disa katrena, ku konkretisht permendet emri i shqiptareve. Ne Centurionin e IV pikerisht ne strofen e 98 thuhet:( Shqiptaret në Romë me klithma do të arrijnë.Duke kapur Langresin ne fyt,Prijesi nuk do t’i fale askujt Gjakun, urine, thatesiren dhe shkaterrimet ).

Studiuesit që janë marre me këtë strofë kanë percaktuar se Langresi është një qytet në Lindje të Frances dhe shtrihet në brigjet e lumit Marmo.

Në këtë strofë pasqyrohet shtegtimi i shqiptarëve nga atdheu i tyre në Rome deri në brigjet e Monakos. Pse shqiptarët arrijnë në Romë duke klithur? C’tregon kjo gjendje e ekzaltuar? Mos pasqyron valle kjo gjë ardhjen e shqiptarëve si stratiote pas pushtimit të Shqiperisë nga turqit?

Dihet se pushtimi i Shkodres u pasqyrua ne librin (Rrethi i Shkodres( qe u botua me 1504 ne Venedik. Ne vitet 1508-1510 u botua në Rome libri epokal i kryehumanistit shqiptar Marin Barleti, kushtuar bëmave të Gjergj Kastriot Skenderbeut. Ky liber bëri një bujë kolosale dhe ka shume mundësi që vetë Nostradami ta kete lexuar këtë liber, që u botua dhe në frengjisht nga Lavardini, që i bashkengjiti ketij perekthimi ne frengjisht edhe sonetin e famshem te Pierr Ronsardit.

Shqiptaret stratiote kanë depertuar edhe në Francë, por nuk dihet pse Nostradami permend qytetin e Langresit ne brigjet e lumit Marma. Nuk kuptohet mire pse prijesi, i qyteti Langres nuk duhet t’i fale askujt gjemat katastrofike te depertimit të shqiptarëve. Me shumë se profeci kjo strofë e Nostradamit duket ne fakt si nje regjistrim i nje fakti historik për të cilin ndoshta mund te gjenden dokumente.

Dihet se janë botuar disa libra historike për prezenceqn e shqiptareve në France nga shek.XVI deri në epokën e Napoleon Bonapartit. Nje specialist i njohur i Nostradamit, studjuesi francez Jean Charles Pikon ndalet ne keto 4 vargje, ku përmenden shqiptarët dhe i infektuar nga virusi i profecive e komenton mesazhin poetik si gjoja një mundesi të së ardhmes, ku shqiptaret do te jene aleate te ndonbje fuqie të madhe pushtuese ose të një perandorie ushtarake.

Unë mund vetëm te nënqesh në heshtje për këtë hamendje surealiste. Në centurionin e V, katrena 91 thote:” Ne sheshin qe eshte parajse per cdo grabitqar, Ku kemba e cdo trimi nuk shkel dot,Do te sulmojne befas me kaloresi te lehte

Shqiptaret, Marsi, Luani, Saturni dhe Ujori.

Studiuesi Pikon e quan kete strofe si deshmi te vargjeve jashtekronologjike që është vështirë të shpjegohet.Behet fjale për nje sulm, ku do të kryesojne shqiptaret, të shoqeruar nga shenja astrologjike te planetit Mars, te simbolit zodiakor Luan, te planetit Saturn dhe te simbolit zodiakor Ujori.

Mbase kemi te bejme me shenjat e horoskopit si Luani dhe Ujori dhe ndoshta do të ndodhin ngjarje në kohen e sundimit të planetit Mars dhe te planetit Saturn që kanë konotacione agresive, luftarake.

Terheq vemendjen fakti qe Nostradami permend kaloresine e lehte, qe ka qene tipike per stratiotet shqiptare ne Evrope. Kalorësit stratiote shqipatre luajtën rol të madh në beteja, madjë një talent i madh me origjine shqiptarë si Gjergj Basta fitoi gradën Gjeneralisimus si dhe botoi traktate të artit ushtarak për kaloresinë në shek.XVII.

Pra Nostradami si të gjithë francezet dhe evropianet e njihte vecantësine ushtarake të kaloresisë së shpejtë e të lehtë shqiptare, që Gjergj Kastriot Skenderbeu e përdori me mjeshteri në betejat e tij. Por profecia me e cuditeshme e tij lidhet konkretisht me kantrenen e 72 në centurionin e 10:”(Viti 1999, muaji i shtate Nga qielli do të vije mbreti i madh i tmerrit që do ringjalle mbretin e madh Angulmues.Para dhe pas Marsit do te drejtoje fate.

Kjo është ndër të paktat në profecite e Nostradamit, qe datohet saktesisht. Kemi të bëjmë me muajin e 7-të pra me korrikun e 1999.Cuditerisht në këtë muaj ndodhi sulmi ajror i NATO-s ne Kosovë kundër pushtimi despotik te Serbisë. Shumë profesore universitetesh si p.sh. Brojtenbah, i Universitetit te Stillenboskut ne Amerike etj., shkruan se kjo profeci e Nostradamit u realizua me perpikmeri te cuditeshme. Kurse emri Anglolmuas u shpjegua si një korreptim apo emer anagramik i angloamerikaneve. Kjo profeci e Nostradamit pati rrjedhim pozitiv për lirine e Kosoves. Kjo nderlidhet dhe me dy vargje të tjera të Nostradamit:” Ne mes të Serbise dhe V,

Do zhvillohet një lufte vdekjeprurese ).Keto vargje jane vertet te cuditshme. Dihet se V romake simbolizon edhe fjalen Fitore por edhe numrin 5, qe mund te komentohet se si 5 shtete te Natos, Amerika, Franca Anglia dhe Gjermania sulmuan Serbine pikerisht me 1999. dihet se fitoja qe e anes se komunitetit nderkombetar e pikerisht Kosoves.

Kategori
Uncategorized

Telegrami 4 mars ‘46/ Spiro Pano: Pushkatuam 6 klerikë në Shkodër, por ata po mbajnë zi, s’duhen lejuar.

“Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit… Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije… të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz…”

4 marsi i 1946 në Shkodër ishte një ditë zie. Atë ditë në orën 5 të mëngjesit regjimi komunist kishte pushkatuar pranë varrezave të qytetit atë Giovanni Fausti e Atë Daniel Dajani, së bashku me nxënësin Xhakon Mark Çuni, Atë Gjon Shllaku, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi. Gjashtë martirët e lartpërmendur, u akuzuan si sabotues e armiq të popullit, meqë ishin anëtarë të Shoqatës Bashkimi shqiptar.

Por krerët e regjimti komunsit nuk ishin ende të kënaqur me krimin e tyre. Ata nuk donin që të mbahej zi në Shkodër pas kësaj masakre. Në një telegram të shkurtër dërguar Koçi   Xoxes, po atë ditë Spiro  Pano shkruan me indinjatë se në shenjë zie ata kishin mbyllur Gjimnazin jezuit. Menëjherë pas kësaj komunistët kishin thirrur për të dhënë llogari rektorin e gjimanizit jezuit dhe sipas telegramit ai kishte thënë se ishte ditë karnavalesh dhe mbyllej çdo vit. Por komunistët nuk e besonin këtë gjë dhe siç shkruan në telegram Spiro  Pano kjo ishte bërë me siguri në shenjë zie ç’ka synonte sipas tij, të ngjallte e të forconte indinjatën e popullsisë shkodrane.  Për tu hakmarrë ndaj këtij veprimi Spiro  Pano propozonte  që të merreshin masa ta mbyllnin fare këtë gjimnaz.

Më poshte “Kujto.al –Arkiva e Viktimave të Komunizmit” sjell tekstin e plotë të telegramit dërguar Koçi Xoxes  ditën e masakrës ndaj klerikëvë katolik si dhe faksimilen e dokumentit.

Telegrami

Nr. 174

4.III.46

Koçi  Xoxe

Sot me rastin e pushkatimit të gjashtë kriminelëvet të klerit u mbyll Gjimnazi jezuit. Ku u thir nga Pushteti rektori tha se e kemi mbillur me rastin e karnavalevet dhe se kjo bëhet çdo vit. Mendimi ynë është se ata e mbyllnë në shënjë zije pse e tillë është dhe propaganta e tyre në popullsinë Katolike. Ne vazhdojmë me demaskimin e këtyre parullave e veprimeve po është mirë të mirret një masë e reptë duke u mbyllur fare ky gjimnaz.

Spiro  Pano

***

(Në foto: Klerikët duke i çuar në sallën e gjyqit)

Kush ishin 6 të pushkatuarit: 

Atë Daniel Dajani S.J.

Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.

Atë Giovanni Fausti S.J.

Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: “Të shkojmë në shtëpinë e Zotit”. U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.

Atë Gjon Shllaku ofm:

Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Holandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun “Illyricum” të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: “Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!”.

Mark Çuni, seminarist

Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike “Bashkimi Shqiptar” brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.

Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë nga regjimi komunist pse deshën Krishtin.

Kategori
Uncategorized

Kräv att politikerna tar ansvar för den politiska debatten.

Kräv att politikerna tar ansvar för den politiska debatten

Snart är det val igen. Och det är lätt att känna oro över vart samhället är på väg.

Det har hänt något med det politiska samtalet, har du också märkt det? Något har förändrats. Grupper ställs mot varandra. Människor benämns som problem och hot.

Uttalanden som polariserar tar allt större plats och får allt oftare stå oemotsagda.

Våra politiker har makten att förändra. De sätter tonen för vårt debattklimat. Det påverkar hur vi pratar i fikarummet, på skolgården, vid middagsbordet och i förlängningen hur vi agerar.

Politikerna har makt över det offentliga språket, och med makt kommer ansvar. Nu kräver vi att de tar ansvar för hur den politiska debatten förs. Vi vill se en politik där alla får plats. En politik som förenar istället för polariserar.

Den 9 september bestämmer vi vilket samhälle vi vill leva i. Och en retorik som värderar människor efter hudfärg, etnicitet eller religion får #inteminröst.

Tack för ditt stöd!

Vänliga hälsningar,

Amnesty International

Kërkojuni politikanëve të marrin përgjegjësinë për debatin politik

Së shpejti, zgjedhja është përsëri. Dhe është e lehtë të ndihemi të shqetësuar rreth asaj se ku po shkon shoqëria.

Diçka ka ndodhur në bisedën politike, e keni vënë re atë? Diçka ka ndryshuar. Grupet po përballen me njëri-tjetrin. Njerëzit përmenden si probleme dhe kërcënime.

Deklaratat polarizuese marrin gjithnjë e më shumë hapësirë ​​dhe janë të pashembullt.

Politikanët tanë kanë fuqinë për të ndryshuar. Ata vënë tonin për klimën tonë të debatit. Ndikon në mënyrën se si flasim në sallën e vizatimit, në oborrin e shkollës, në tryezën e darkës dhe në afat të gjatë se si veprojmë.

Politikanët kanë pushtet mbi gjuhën publike, dhe me pushtet vjen përgjegjësia. Tani kërkojmë që ata të marrin përgjegjësinë për mënyrën në të cilën zhvillohet debati politik. Ne duam të shohim një politikë ku të gjithë mund të përshtaten. Një politikë që bashkon në vend të polarizimit.

9 shtator, ne vendosim se në cilën shoqëri ne duam të jetojmë. Dhe një retorikë që i vlerëson njerëzit sipas ngjyrës, përkatësisë etnike apo fetare merr # inteminisht.

Faleminderit për mbështetjen tuaj!

Ju faleminderit,

Amnesty International

Kategori
Uncategorized

53 krerët e policisë, të gjithë me origjinë nga Tepelena.

IKU KALLASHI ERDHI HASHASHI….DHE MAÇI NGA TEPELENA.

Për të vazhduar punën e barit të “miut” duheshin ndërruar gjithë drejtuesit e policisë së shtetit.

E kush mund ta bënte më mirë këtë detyrë se sa miku i HABILAJVE.

53 krerët e policisë, të gjithë me origjinë nga Tepelena.

Kjo është lista e parë e publikuar që më 2014.

Dhe më poshtë lista e dytë 100% Tepelenas.

Në Ministrinë e Brendshme.

Ministri i Brendshëm nga Tepelena

Zv.ministri nga Kurveleshi

Sekretari i Përgjithshëm nga Kurveleshi

Drejtori i Kabinetit nga Tepelena

Drejtori i SHKB nga Tepelena

Drejtori i Parkut të Automjeteve nga Tepelena

Zëdhënësi nga Tepelena

Sekretarja nga Tepelena

Truproja nga Tepelena

Komandanti i Gardës nga Tepelena

Zv.komandati i Gardës nga Tepelena

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nga Tepelena

Zv.drejtori nga Kurveleshi

Shefi i sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve nga Tepelena

Shefi i sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore nga Tepelena

Në drejtorinë e Tiranës

Drejtori i Qarkullimit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Kavajës nga Tepelena

Në Durrës

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Shijakut nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Kurveleshi

Shefi i Krimit Ekonomik nga Kurveleshi

Në Fier

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit nga Kurveleshi

Në Vlorë

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Komisariatit të Sarandës nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit në Vlorë nga Kurveleshi

Në Gjirokastër

Drejtori i Policisë nga Tepelena

Shefi i Qarkullimit nga Tepelena.

LISTA NR 2 e vitit 2016.

“Iku Tropoja e Kallashit, erdhi Tepelena e Hashashit.

Të tjerët…….Bishti i Kavallit.

– Haki Çako, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, nga Progonati i Tepelenës, i rritur në Lushnje

– Rebani Jaupi, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nga Tepelena

– Skëndër Kalemaj, Drejtor i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Gramoz Sako, Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Zëvendës Kombandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, nga Tepelena

– Ylli Ymeri, Drejtori i Përgjithshëm i Prapavijës, nga Tepelena

– Ervin Hodaj, Drejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Ermal Muça, Zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës, nga Tepelena

– Dritan Lena, Drejtor i Policisë së Lezhës, nga Tepelena

– Alban Çela, Drejtor i Policisë së Shkodrës, nga Tepelena

– Perlat Cullhaj, Drejtor i Policisë së Durrësit, nga Tepelena

– Edmond Targaj, Drejtor i Policisë së Dibrës, nga Tepelena

– Lorenc Shehu, Drejtor i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tepelena

– Bujar Ahmetaj, Shefi i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, nga Tepelena

– Sokol Boçari, Shef i Forcave Speciale, RENEA, nga Tepelena

– Ermal Milori, Drejtor i Policisë Kufitare të Rinasit, nga Tepelena

– Gëzim Zhupa, Drejtor i Policisë Kufitare të Vlorës, nga Tepelena

– Arben Skëndo, Drejtor i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, nga Tepelena – ka jetuar në Kuçovë

– Qerim Aliaj, Drejtori i Kufirit të Shkodrës, nga Tepelena

– Arjan Ferri, Drejtor i Kufirit në Gjirokasër, nga Tepelena

– Sokol Çela, Drejtor i Kufirit të Durrësit, nga Tepelena

– Ermal Lila, Shefi i Komisariatit të Policisë së Sarandës, nga Tepelena

– Zenel Bejko, Shefi i Komisariatit të Ballshit, nga Tepelena

– Haki Hasanbega, Shefi i Komisariatit të Tepelenës, nga Tepelena

– Babush Hasajan, Shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore, nga Tepelena

Po nga Tepelena janë edhe disa drejtues të tjerë në nivele të larta në policinë e Tiranës dhe në rrethe.

Kategori
Uncategorized

Ali Pashaj dhe Tepelenasi DioGuard.

Nga Kostadin Koliqi/

Nje leter e shkruar dhe derguar nga nje ish kongresmen amerikan, qe thote se vjen nga rraca e luftetareve te Skenderbeut, por qe iken para se te vdiste Gjergji, derguar kryetarit te Bashkise se Tepelenes, Termet Pecit, ku i lutet qe te anuloi vendimin per ngritjen e nje memoriali per te perkujtuar te vraret ne kampin e Tepelenes, sepse, sipas tije, nuk ka qene i tille por, duket se ky kongresmen e di se ka qene kamp pushimi….

jo vetem kaq por kongresmeni, na i ngre ne qiell timerite e Tepelenasve duke filluar nga Ali Pasha, dhe deri tek Termeti te cilin edhe e fton ne Amerike per ta perqafuar……ketu ka nje fare te drejte se ne i kemi bere, nja kater here monumente Aliu, qe gjate pushteti te tije, criminal, vodhi, dhunoi dhe perdhunoi, vrau e preu dhe dogji dhe rrafshoi krahina te tera dhe vetem e vetem shqiptare, vetem nje here u ndeshe me turqit, te paret e tradhetuan djemte e tije, u shpartallua plotesishte dhe ja prene koken……

Kjo leter, nuk eshte asgje me shume se sa treguesi me i mire i politikes amerikane, nder vite, qysh gjate luftes dhe deri tani ne demokracin tone te brishte, fale kesaj politike, ne jemi akoma ne lufte per mbijetese, ne zvarritje….jane nje mori faktesh qe e vertetojne kete indifference ndaj vuajtjeve te ketij mileti dhe mbeshtetjes se komunisteve, te kuq dhe roze, per te qene, gjithmone, ne pushtet…..

a e di ky ish bastard i kongresit amerikan se atje, ne ate kamp vdekjeje, kane sherbyer me shume vendas, tepelenas, qe kishin detyren e torturuesit, vrasesit edhe te femijve dhe hedhja e tyre neper kanale e humnera qe as varre te mos kishin dhe vetem e vetem se ashtu i ishte mbushur mendja perverse e udheheqesit, por edhe se ishin ne shumice, nga trevat e tjera te Shqiperise dhe jo nga zona e pare operative dhe vetem se ishin ne listat e vdekjes se sigurimsave qe ne kohen modern, ambasadoret e ketij kongresi ku merr rogen edhe ky bastarde, ju hapen dyert e Amerikes te gjithe kriminelave te kuqe……

por edhe sikur ti, Joe, te ishe nga Tepelena, gje qe nuk munde te jete, sesi e thua vete, vjen nga rraca e luftetareve te Skenderbeut, ne radhet te te cileve, nuk ka gjasa te kishte tepelenas, nuk munde te arrishe deri ne kete pike, sa te mohosh ato vuajtje, dhunime, tortura, vrasje te femijve te vegjel edhe sikur ky Termeti, te ta kete mbushur mire llogarine bankare, ne qofte se te ka ngelur fare pak dinjitet……

Kategori
Uncategorized

Polonia bllokon drejtuesit sorosianë të shkelin zonën shengen, ne i mbajmë në qeveri.

Diskutime të tilla publike kishin për qëllim paraqitjen e saj si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik, një status që do të lejonte dëbimin e saj në përputhje me ligjin polak mbi të huajt.

Të martën më 14 gusht 2018, znj. Lyudmyla Kozlovska, presidente e Fondacionit të Hapur Dialog (ODF) u dëbua nga territori i BE në Kiev, Ukrainë për shkak të abuzimit të Sistemit Informativ Shengen (SIS). Sipas policisë belge të kufirit, deportimi u zbatua pas një konfirmimi nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Polonisë. Një masë e tillë ndalon znj. Kozlovska të hyjë në vendet e zonës Shengen.Zonja Kozlovska njoftoi se ajo ishte penguar të hyjë në zonën Shengen pa ndonjë shpjegim dhe pa iu lejuar të hynte në kërkesën zyrtare.

Fondacioni e konsideron këtë një akt të natyrës politike të kryer nga autoritetet polake me qëllim që të ndalojë aktivitetet e organizatës në vend dhe jashtë saj. Por fakti më i egër është znj. Kozlovska kryesisht për shkak të aktivitetit qytetar të bashkëshortit të saj, Z. Bartosz Kramek, Kryetar i Bordit të Fondacionit, i cili kishte bërë thirrje për veprime të ndryshme të mosbindjes civile në Poloni, në dritën e çmontimit të sundimit të ligj në vend në mesin e vitit 2017. Ai shpejt u bë një nga armiqtë kryesorë publikë të qeverisë populiste të vendit.

Fondacioni kishte paraparë më parë mundësinë e një mase të tillë, kur gazetarët, blogerët, politikanët dhe mbështetësit e tyre pro-qeveritarë të së djathtës filluan të vënë në pyetje të drejtën e zonjës Kozlovska për të qëndruar në Poloni. Diskutime të tilla publike kishin për qëllim paraqitjen e saj si një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin publik, një status që do të lejonte dëbimin e saj në përputhje me ligjin polak mbi të huajt.

marrë nga GATEWAY PUNDIT.

Kategori
Uncategorized

Pushkatimi i 23 vjeçarit te Zalli i Kirit.

Nga Fritz RADOVANI

Kushtuar 23 vjeçarit NDUE MIRASH PALI nga Shkodra,

I biri i Mirashit dhe i Mrikës Gjelosh Vatës…

Me datën 15 gusht, aty nga ora 3.30 e mëngjezit, kur rojet e burgut të vjetër të Gestapos (pranë shtëpisë së Zef Shirokës), hapnin dryjt e dyerve me zhurmë e virrma për me hy xhelatët me marrë të dënuemit me vdekje për me i çue me i pushkatue, ata u gjetën para një të papritune që as nëpër mend nuk i shkonte! Ndou dhe Cafi kishin mpreh bishtat e lugëve që hanin dhe i kishin kthye në thika. Xhelatët gjetën aty atë që lypnin me sjelljen e tyne barbare. Heroizmi i Ndue Palit e Caf Metit mbeti i pashlyeshëm në kujtesën e Popullit të Shkodrës! Akti heroik i vdekjës së Tyne u kthye në një legjendë.

Ata trandën hekrat dhe murët e burgjeve komuniste në gjithë Shqipninë.

***

“V.F.L.P.

Proçes- verbal

I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje,

●Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti, nga Shkodra.

Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto:

“Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin!

Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve!

Të fala familjes.

Prokuror (Aranit Çela) d.v.”

●Po sot, si asht ai vend ku kalben vetem të pushkatuem nga terroristi Aranit Çela mbi 2000 vetë, per të cilët, vazhdon me u shperblye nga organet kriminale të “Republikës”…

●Thonë se: “Historia edhe persëritet !”

Kategori
Uncategorized

Droge dhe biznes, Bego dosja e rradhes mes politikes dhe krimit. Firmat ne Elbasan, Tirane, Lezhe…

Droge dhe biznes, Bego dosja e rradhes mes politikes dhe krimit. Firmat ne Elbasan, Tirane, Lezhe…

Nga Basir Çollaku/

Shullazi, Çyrbja, Bego, Tahiri, Veliaj, Balla, L. Berisha, Sejdini, Dako, Rroshi, Rama, Gjiknuri, Ahmetaj, Beqja, Aldo Bare, Dritan Dajti, Balili e Habilaj, Agron Xhafaj, droge pushtet para. Kjo eshte kontrata e kesaj qeverie.

Dhe vjen arrestimi i ri. Edmond, Mondi Manoli, etj etj Befa, Bego. Sipermarres, biznesmen, mik politikanesh, trafikant droge?! I arrestuari i sotem Edmond Bego ndonese ka nderrruar emra dhe vepra ka rene ne pranga. Edmond Bego, Manoli Bega, Sajmir Sina, Belul Gjahtari, nje model tjeter alla Elvis, Ervin, Rroshi, pjesetar i bandes se Aldo Bares ne kerkim dhe i denuar nga italianet ne 11 vite e koverton dhe hollon denimin ne Shqiperi ne 4.4 vite dhe me sjellje e miqesi te mire i kthehet intensivisht biznesit. Ne Elbasan, ne Tirane, ne Lezhe e shumekund. Ne sistem rezulton i kerkuar, po ne Shqiperi me politikanet e duhur kerkimi eshte me shume cv se telash. Ruci, Balla Veliaj, Rama thua miqesite e tij jane kaq te pakta?!?!

Policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sarandes e kanë arrestuar të kërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç. Bego po kthehej nga pushimet në Korfuz dhe përmes Igumenicës do të kalonte për në Shqipëri. Duket se ne Shqiperi Bego ka qene i patrazuar, madje nen shoqeri e mbrojtje politike dhe biznesesh. Kalimi nga Shqiperia nuk ka qene me siklete por ne kthim diçka ka ndodhur.

Biznesi

Ne nentor te 2014 Bego kerkon nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore leje minerare te cilen e mundeson ne vitin 2015 pasi ka rregjistruar subjektin Inertr Expres ku eshte administrator. Biznesi i ndertimit merr shtat edhe ne Tirane me pallate por dhe pune publike. Sa i ka dhene apo premtuar Veliaj??! Nje vit me.vone Mondi Bego me te njejtat te dhena te te arrestuarit ka hapur nje tjeter shoqeri SGB sipas ekstraktit te QKB ketr here serish vete administrator ka diversifikuar portofolin e idese.se investimeve. Dhe qendra e zyrave te firmes se re nuk eshte me ne Elbasan por ne Lezhe. Ketu krahas inerteve ka dhe transport hidrokarburesh dhe bojerash si dhe shitblerje automjetesh. Gjasat flasin dhe per nje kompani hidrokarburesh por emrat e administrimit jane sofistikuar disi..

“Biznesi droges”

E shkuara fshihet perkohesisht por nuk blihet. Me 24 dhjetor 2009 Edmond (Manoli) Sajmir Sina, Belul Gjahtari ( eshte i njejti njeri) arrestohet per llogari te drejtesise italiane per nje dosje ne Torino. Pergjimet e antimafias e nxjerrin ish-presidentin e klubit te futbollit te Lushnjes te lidhur me banden e Aldo Bares. Italianet e denojne me 13 vite burg per trafik droge ne mungese me vendimin e Apelit Torino, nr 1735 . Hetim pasuror ne kuader te ligjit antimafia duhet te ndermarre prokuroria. Ndoshta dhe nje hetim politikameve miq te tij te cilet mund te kene sherbyer si “tutor” te rritjes se biznesit.. (faksimilen e vendimit te Gjykates se Larte per konvertimin e denimit e kam marre nga postimi i kolegut Flamur Vezaj. )

Kategori
Uncategorized

9 Mënyra për të zbuluar nëse dikush po ju gënjen

1 Sytë.

Kontakti me sy mund të jetë një tregues i fortë i pandershmërisë. Për shembull, nëse dikush po bën shumë pak ose më shumë seç duhet  kontakt me sy, ka gjasa që ky person po të gënjen. Thyerja e kontaktit me sy gjatë bisedës është krejtësisht e natyrshme, por nëse dikush po gënjen, ai / ajo do të zbulohet nga kontakti i tepërt me  sy ose mungesa e plotë e tij.

2 Koka.

Personi që  po gënjen, ndoshta do të tundi  kokën e tij / saj përballë asaj që thuhet. Një shenjë tjetër që një person është duke gënjyer është nëse ai / ajo ngurron pak para se të miratojë duke tundur  kokën.

3 Hunda.

Njerëzit e pandershëm shpesh prekin hundët e tyre kur ata janë duke gënjyer. Ky është një tregues fizik që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jeni duke u mashtruar.

4 Goja.

Një person i cili po gënjen, mund t’i fshehi buzët ose të mbulojë gojën në mënyrë të pandërgjegjshme, në  përpjekje për të parandaluar gënjeshtrën që të dalë.

5 Frymëmarrja.

Ndërkohë që dikush është duke ju gënjyer, ai / ajo fillon të marrë frymë më shpejt ndërsa flet.  Frymëmarrja aq e shpejtë, është pasojë ose e përfundimit të  një maratone, ose e një gënjeshtre të madhe për ju.

6 Përsëritja.

Një person i pandershëm do të përsërisë të njëjtat fraza ose fakte duke menduar se duke theksuar dhe duke thënë të njëjtën gjë pa pushim ai / ajo do të duket më bindës.

7 Zëri.

Kushtojini vëmendje ndryshimeve të pazakonta të zërit, a është më i lartë apo më i ulët se zakonisht, a është më i shpejtë apo më i ngadaltë? Një gënjeshtar nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë tërësisht tingëllimin e zërit, kështu që do të jetë e lehtë të dalloni nëse jeni duke u gënjyer nga dikush.

8 Duart.

Pozicioni i duarve mund t’ju tregojë nëse një person është një mashtrues  apo njeri i besueshëm. Shenjat e mundshme që një person është një gënjeshtar janë: kruarja e hundës, prekja ose mbulimi i buzëve ose shtrëngimi i grushtave.

9 Trupi.

Një person i sinqertë përkulet ndaj personit tjetër kur është i angazhuar në një bisedë. Por një gënjeshtar do të lëvizë ose do të largohet pa mendje./

Kategori
Uncategorized

Qysh po guxon me thanë “jam veteran”.

___________________________________________

Edhe pse nga natyra e filozofia e të jetuarit jam njeri paqësor, gjatë luftës i kam bërë nja gjashtë muaj si kryengritës, si rebel i armatosur kundër një shteti që donte të na zhdukte.

Që nga data 5 mars, kur u sulmuan Jasharët, e deri në fundgusht 1998, kam qenë i armatosur (shumicën e kohës me armë të dobëta).

Kam ruajtur në lagjen time dhe pastaj kur ‘u shkruam’ në UÇK, edhe në katund, në istikame e në pika ku rrinin tamam ushtarët e UÇK-së.

Si më i vjetri (23-vjeçar), kam qenë përgjegjës i grupit të të rinjve të lagjes sime që bashkë me 420 të tjerë kemi shkuar në Gllogjan – për ushtrime ushtarake – dhe pastaj nëpër Junik jemi nisur përtej kufirit për të marrë armë (6-7 orë nga Juniku kemi rënë në mina dhe jemi kthyer). Rruga e kthimit sikur ajo e shkuarjes atje, ka qenë e vështirë (predha, rafale, prita, raketa ndriçuese, granata…) dhe e pabesueshme, sidomos për rrethanat e sotme.

Mirëpo, nuk kam qenë ushtar, nuk jam veteran, sepse nuk kam qenë në uniformē, nuk kam pasur armë të gjatë personale dhe nuk kam dhënë një betim si ushtar.

Prandaj, disa vite më herët, kur këtë popull e rrokën ethet e ‘veteranëve’ unë as nuk kam aplikuar për status veterani.

Shumë shqiptarë janë befasuar me këtë, sepse edhe me 1/10 e kontributit tim kanë aplikuar, por unë jo. Unë jo, sepse nuk jam veteran.

Unë nuk jam veteran! Dhe, tmerrohem nga fakti se dikush – gazetat po shkruajnë se janë 19 mijë të tillë – mund të thotë se ka qenë veteran i luftës pa qenë në luftë dhe pa pasur atributet që i përmenda.

Kjo është e tmerrshme!

Madje, e tmerrshme dhe e turpshme është edhe të krekosemi dhe ta përmendim luftën në këtë konotacion.

Kur t’përmendet lufta, me qëllim që ta dimë sa idiote, groteske dhe sidomos qesharake është kjo lehtësi e përmendjes së luftës, duhet t’i themi ca fjalë.

– Edhe unë që po shkruaj, edhe ti që po lexon këto radhë, kemi pasur dëshirë që të bëhemi bubrreca, miza, mushkonja… që askush të mos na shoh në vitin 1998, e sidomos 1999;

– Ne jemi ata që si individualisht, ashtu edhe si komb, më së paku në historinë njerëzore, e kemi përkrahur luftën tonë (të fundit);

– Ne jemi ata që nuk e kemi çliruar asnjë qytezë e asnjë qytet të Kosovës, asnjë, hiç;

– Ne jemi ata që kemi ikur sa kemi mundur, dikush maleve, dikush n’qytete e dikush me mijëra kilometra larg, sa ma larg Kosovës;

– Ne jemi ata “burra” që kemi shikuar nga larg duke na i vrarë fëmijët, gratë e pleqtë dhe jemi strukur të kënaqur pse shpëtuam vetë;

– Ne jemi ata që kemi lejuar që serbët t’i maltretojnë e përdhunojnë i mijëra femra shqiptare;

– Ne jemi ata që jemi gëzuar si kafshë kur në kolonat e deportimit, serbët kanë ndalur tjetrin/-ën e jo ne;

– Ne jemi ata që u patëm dehumanizuar në atë masë, sa jemi rrahur mes vete kur xhelatët na hidhnin ca kore bukë, sa për një argëtim makabër;

– Ne jemi ata që nuk kemi organizuar asnjë sulm hakmarrës, sado të dëshpëruar, pas masakrave të padëgjuara pas Luftës së Dytë Botërore;

– Ne jemi ata që duke menduar se n’Maqedoni ende jemi n’rrezik, kemi filluar të shpërndahemi nëpër dynja;

– Unë, unë personalisht, jam ai të cilit serbët ia kanë vrarë motrën (28 vjeçe) me djalin e saj (dy vjeç) dhe burrin e saj (31), axhën (44), gjyshin (85), gjyshen (83), vajzën e dajës (20), 11 kushërinj, shokun e ngushtë dhe 14 nxënës të mi (në mes moshës 11 dhe 13, fytyrat e ëmbla të të cilëve i mbaj mend sikur dje) dhe unë (n’atë kohë 24 vjeç, n’moshën ma t’mirë…) kam ikur dhe jam gëzuar pse ika… 2,000 kilometra larg Kosovës. Edhe guxojmë ta përmendim luftën!

Mosni se krejt bota – sidomos fqinjët që na njohin mirë – qeshin me ne!

Mbetëm duke folur palidhje derisa fqinjët tanë mbetën t’u lodru n’tokën tonë!

E neve s’na vjen marre e dalim n’qarshi dhe ecim me mendjemadhësi false, me fodullëk primitiv e mjeran, me arrogancë frikacaku, që me të vetin është ujk, ndërsa me të huajin është kingj!

E turpshme!

Kategori
Uncategorized

Bariu, delet, dhe polici.

Nga Bujar Mucaj Selanik/

Me njeqind e ca perpjekeje e ujdisa me te fund te punoja bari me kopene e deleve te fermes. Ne trasten e bukes mbaja dhe ”Bagetine e buqesine” e Naimit dhe ulesha me ndonje shulleh dhe lexoja e lexoja e sikur behesha me krah. Pastaj ja merrja ndonje avazi me te logoritur me fyellin e tunxhit, ndonese ai i shuar sikur s’ma nxirte te sakte melodine. Atehere sa isha fejuar me Burbuqen dhe sapo lija punen drejt e ne shtepine e saj e shpija koken.

Do t’i bej nje suprize, thashe nje dite,do t’i bej vizite me gjithe kopene, lagje e menjanuar e qytetit eshte dhe kullote per delet ka aneve te kanalit. U nisa nen melodine e kemboreve, blegerimave te deleve te shoqeruara me te qaret e fyellit tim e me te lehurat e dy qeneve te mi besnike Belecit e Bardhoshit e nen trokellimen e kalit te vetem qe shoqeronte gjithnje tufen. Ne afersi te udhes qe te conte tek shtepia e Buqes ma preu ”yxhymin” nje polic trupmadh qimendryshkur, kaperdisur ne motocikleten e tipit Java. Zbriti nga motori, hapi vetem pjesen e levizeshme te skafandres pa e hequr ate dhe nisi ligjerimin drejt meje:

-Ej ti ku shkon kaq serbes serbes ne mes te qytetit? Cfare pandehe ti se gjete shesh e do besh pershesh!

-Te lutem, te lutem mbaje ca gojen ,-ju ktheva dhe une i inatosur, se ske te besh me nje njeri dosodo,por ke kenaqesine te flasesh me nje bari te ndershem ,qe eshte dhe familje pushke, edhe deshmori.

-Leri pushket e deshmoret atje ku jane, por ti o mik ke shkelur rregullat e qarkulimit rrugor qe e permban neni kaq e aq i kodit …dhe per kete qe thashe e meriton nje gjobe te majme. Pasi ndejti ca caste pa folur vazhdoi,…patenten te lutem.

-Timen, te kalit ,te dy qeneve apo te tere kopese iu ktheva jo pa ironi. Ndonese e kuptoi qe kishte shkelur pa dashur ne kerkesen e tij vazhdoi me tej:

-Kopeja, ti e cke ketu do ta paguani si frengu pulen kete shkelje, por qe te mos humbas kohe, emrin me thuaj te lutem.

-Ce do emrin ti me qafsh, se deri tek emri do arrijme, ju ktheva duke i mbajtur dhe doren ku mbante bllokun e gjobave,qe te mos arrinte puna deri tek gjobat se pastaj me merrte tatepjeta.

-Degjo i thashe se ka mjete te tjera me te buta, nje cike me lehtesuese pa me bere gjobe fare,se nuk e mban dot kurrizi im ate peshe e turp.

-Opo emrin me thuaj!-nguli kembe perseri ai.

-Xhemil!

-Xhemil…Xhermil, Xhemil,-peshperiste neper goje emrin tim dhe nderkohe kalemi i dridhej ne dore,qe mua do te thoshte si dobesi e lekundje ne marjen e vendimit.

-Hajde shkruaje vete se per ideal e paskam harruar xh-ene.

-Lere xh-ene, shoku polic dhe merre gjene!

-Si ta shkruj Gjemil! M’u kthye i pakenaqur nga zgjidhja ime e castit.

-E di cfare ke ti,-ju pervesha une se po me vinte ne shtigjet ku doja,te jap Xhemua qengjin me te mire te tufes dhe mbaroi kjo pune,dhe ti do ti lyesh mustaqet ne darke, por edhe une mos ta ha gjoben dhe fleterrufene ne qender te sektorit dhe te mos telendisem se jam ne lagjen qe per disa muaj do te ve kuroren e dhenderrushit. Sa per justifikimin e rregulloj une ate pune vetem lekuren te me kthesh ti.

-Sikur po ma prish mendjen me keto qe po me thua dreqi ta haje,se mbetem dhe ne duke pritur tollonin si ujet e paket,se dhe une me goje jam o shoku bari.

Kaq deshi polici dhe humbi mes kopese,duke bere te ngrihej nje re pluhuri e dendur lart nga kopeja e trembur nga prania e tij, sidomos nga skafandra qe se hoqi asnjehere nga koka. Pas pak erdhi i ngarkuar dhe i dersire kembe e koke me pamjen e Bamke Qylollarit kur i shpie Sali Protopapes dashin qe printe kopene. Vura buzen ne gaz duke i thene:

-Jo ate or mik,jo…S’me la ta ngaja fjalen deri ne brazden e fundit.

-Pse!?- mos u pendove se te mora me te madhin, po ky me mbushi syrin dhe mendjen.

-Jo,or mik jo, se kam per ate qe qafsha gjyshen,te dhashe fjalen dhe une i rri fjales deri ne fund, por ke zene qenin e kopese Bardhoshin.

-Mos!- klithi i tmerruarr polici duke e leshuar nga qafa ku e mbante qenin, i cili me nje salto te sforcuar ra duke qendruar ne kembe balle perballe me policin,me veshtrimin nga ai dhe me ate pamje qe kishte mare mund t’i lexoje mendimin e tij te shprehur qenerisht:

-He, s’ta mbusha mendjen, shoku shef!

Selanik maj 2003

Kategori
Uncategorized

Riçyrbja

Alfred Lela

Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës në vend, ka bërë një tjetër denoncim, me detaje të forta dhe kompromentuese, për një tjetër zyrtar të lartë të Partisë Socialiste, deputetin e Shijakut, Ergys Çyrbja.

“I kemi punët keq”, i thotë Çyrbja, në një telefonatë të përgjuar nga Prokuroria, siguron selia blu, lejtnantit kryesor të Emiljano Shullazit. Insinuata është për një pronë të majme, ish-hotel Vollgën në Durrës, të cilën Shullazi me makinacione të ndyshme, siç kanë zbardhur mediat, e kishte kaluar në emrin e vet. Ergys Çyrbja, drejtor hipoteke në kohën kur është bërë telefonata drejtuar Gilmando Danit, ishte ‘lehtësues’ i procedurës së legalizimit të një afere me gjasë të paligjshme.

Çyrbja i promovuar deputet në zgjedhjet e vitit të shkuar është shfaqur si dëshmitar në gjyqin e Shullazit dhe bandës dhe, menjëherë pas dëshmisë, sërish sipas dosjes që zotëron opozita, i ka kërkuar takim Gilmando Danit.

Rasti është i pazakontë dhe paradoksal, gjithmonë nëse marrim si njësi matëse një shtet me institucione, etikë dhe moral normal.

Pazakontësia e parë qëndron te konteksti. Kur, prej muajsh tashmë, shohim një paradë jo pak herë me teprime të trupës gjyqësore, e cila i është nënshtruar procesit të quajtur ‘vettingu’, pse nuk ka një mekanizëm të tillë edhe për njerëzit e politikës? Jo pak gjyqtarë të lartë janë skualifikuar për arsye se kanë pasur komunikime, takime apo njohje me njerëz të prezumuar si të papërshtashëm nga njësitë e vetingut. A do të përdoret i njëjti standard edhe ndaj deputetit socialist?

Pazakontësia e dytë lidhet me rolin e Prokurorisë, më saktë të Prokurores së Përgjithshme, Marku. A është vetëm dukja gënjyese e verës, apo ka një limonti të saj, një ‘lëvizje’ në neutro, kur vjen puna ate hapja apo konsiderimi i çështjeve që kanë të bëjnë me afera të përfaqësuesve të qeverisë? Nëse kjo duket si kërkesë buzëhollë, pse nuk ka reagime të Prokurorisë kur një forcë politike, e dyta në vend, dhe që e ka qeverisur Shqipërinë disa herë, i referohet materialeve të zyrave të saj? Nëse PD nuk e meriton një reagim, serioziteti i një institucioni si Prokuroria e kërkon. Sikur transparenca, një tjetër detyrim demokratik, të mos na hynte fare në sy!

E pazakonta e tretë nuk është acute, por ‘i dhemb’ shoqërisë më shumë. Prokuroria, me apo pa dashje, po ndihmon që përmbi opinionin publik të thuret rrjeta e trashë dhe monstruoze e ‘banalizimit të së keqes’. Ky term nuk përdoret në kuptimin e përkufizuaur nga Hannah Arendt. Përndryshe ka të bëjë me sasinë e asaj që mund të konsiderohet e antiligjshme, apo etikisht e papranueshme, e cila duke ndodhur shpesh dhe duke kaluar pa reagim dhe pa ndëshkim, kthehet në normalitet, banalizohet. A është gjë e mirë që Shullazi përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me një deputet? Nëse Çyrbja është mëkëmbës i Shullazit dhe gangsterëve të tjerë, a përfaqëson ai dot edhe shijakasit? Po Republikën e Shqipërisë?!

Në fund fare, e pazakonta që e ka zakon të shfaqet e rishfaqet, ka të bëjë me pozicionin e z. Çyrbja. I cili mund të jetë i pafajshëm. Opozita mund t’i ketë rënë në qafë. Etj, etj. Megjithatë, deputeti i Shijakut mund të zhvishet prej imunitetit paramentar dhe t’i jepet drejtësisë pa mbrojtjen politike. Zgjedhja që ai bën duke publikuar një deklaratë politike ku shkëlqen me kotninë fraza ‘opozita e mbetur pa ekip dhe pa lidership’, është një tjetër banalitet.

Të gjitha këto të pazakonta mblidhen bashkë për të bërë, me bezen e shpresës, flamurin e bardhë të kapitullimit, në fushën e të cilit shkruhet ‘i kemi punët keq’. Shqiptarët, jo Çyrbja.

Edhe për faktin se, ç’u premtua si Rilindje, doli Riçyrbje.

Kategori
Uncategorized

Rrezikojnë “të vriten në gjumë”, një e nga një.

Teksa analizon situaten me te fundit politike ne vend, analisti Artur Zheji flet per nje lufte “underground te KM-së dhe kupolës së tij, ndaj të gjithë personazheve “radikalë”, që gjenden në Opozitë apo përreth saj, dhe nga ana tjetër, një joshje për ata, që duan të vazhdojnë karierat ekonomiko-politike, nën një flamur tjetër, mjafton të jenë në tavë”.

Artur Zheji 

Çfarë po ndodh në të vërtetë përtej zhurmës dhe llafeve?

Një luftë underground e KM-së dhe kupolës së tij, ndaj të gjithë personazheve “radikalë”, që gjenden në Opozitë apo përreth saj, dhe nga ana tjetër, një joshje për ata, që duan të vazhdojnë karierat ekonomiko-politike, nën një flamur tjetër, mjafton të jenë në tavë.

Porse fabrika e gënjeshtrave tinzare të KM-së, që është në superprodhim, e përkëdhel depresionin opozitar, me premtime dhe shpresa të rreme, që lidhen me mosprekjen e familjeve të kamura të politikanëve opozitarë.

Duke dominuar mediat, tanimë askush nuk merret me shpenzimet marramëndëse të qeveritarëve, të pronave apo aferave të tyre shumëmilionëshe, porse bateritë janë drejtuar nga Opozita dhe qeverisja e saj “mëkatare” e dikurshme.

Enver Hoxha e mbajti këtë popull, 45 vjet me propagandën e legjendave apo të vërtetat e abuzimeve të ish Mbretit Zog. Propaganda e Re, e sofistikuar si koha që jetojmë, po bën të njejtën gjë në lidhje me Opozitën e sotme, dje ne pushtet.

Dhe kjo ka evidentuar një trembje reale në rradhët e saj, sepse gjindet e rrethuar, tashmë nga të gjitha anët, aq më tepër me një sistem drejtësie të trembur dhe të nënshtruar edhe ay, që rri me sytë nga kupola e KM-së dhe nga gijotina e Vettingut.

Çfarë do të bëjë në vijim kjo Opozitë?

Deri më tash, po vepron ashtu si nuk duhet, priret të besojë atë që ka dëshirë, pavarsisht, se ajo që ka dëshirë, nuk përputhet aspak me realitetin.

Bërtet e shan ditën dhe pranon negociata e sekserët Vip natën.

Me shpresa dhe iluzione të rreme se do të mundet të bëjë një paqe të pjesshme dhe të nëndheshme me KM-në, me kaq shumë pushtete dhe asete.

Çfarë pritet të ndodhë si pasojë e kësaj strategjie pa strategji?

Rrezikojnë “të vriten në gjumë”, një e nga një dhe rrezikojnë të bëhen dëshmimtarë të rremë, të reformës së rreme në drejtësi.

Dhe do të valëviten për ca vite, kokat e tyre të prera politikisht, në hunjtë e pankartat e Shqipërisë së re dhe të rilindur, me korrupsion të nënshtruar.

Në të vërtetë një liçensë, për ta 10 fishuar grabitjen, ndërkohë që turmat do të gëzohen përrteth gijotinave dhe stinës së kokëprerjeve që po afron…

Fotot janë të WordPress

Kategori
Uncategorized

Ja vetëm disa nga arritjet e presidences Trump.

Që nga ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë jeta e amerikanëve është përmirësuar në mënyrë të ndryshuar ndjeshme. Vetëm disa nga arritjet e qeverisjes Trump janë:

–Gjatë presindencës Trump janë hapur 3.2 milionë vende të reja pune dhe kemi papunësia ka arritur vlerën më të ulët që nga 1969.

–Në tremujorin e dytë të vitit 2018, GDP e SHBA ka arritur vlerën 4.1 përqind (kjo rritje mjaft e lartë mjafton për të paguar të gjitha shkurtimet e taksave të realizuara nga Trump).

–Tregu i aksioneve është mjaft premtues për vitin 2018; për shëmbull S & P ka arritur vlerën e aksioneve me 6.6 përqind, duke rritur fitimet masive me 40 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

–Inflacioni është mbajtur nën kontroll me një normë vjetore prej më pak se 3 përqind.

–Tensionet me Korenë e Veriut janë ulur ndjeshëm dhe kjo ka ndikuar në stopimin e testeve bërthamore nga Koreja e Veriut duke qetësuar vëndet e rajonit.

Këto dhe arritje të tjera të Presidentit Trump i kanë shtyrë demokratët të vazhdojnë luftën e dështuar e me temën e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale ku janë përfshirë shumë insititucione të rëndsishme të SHBA. Por kjo betejë nuk ka pasur asnjë ndikim në mbështetjen ndaj Trump dhe për me tepër në shumë raste është kthyer në boomerang.

Kategori
Uncategorized

Sa është paguar nga sorosjanët Joe Dio Guardi!?

Xhixhile moj xhixhile,

ku të kam e ku më ke,

obobobobo moj o lelelele,

ç’ëjnë paratë e drogës eeeeee.

obobobobo moj o lelelele,

jepi “rilindje” ku je.

Paraja e hedh ujin përpjetë.

Rama u bë Gruaja e Bilalit për të takuar Obamën, ndërsa së fundmi me paratë e Sorosit Dio Guar kthehet në një mbrojtës i krimeve të komunizmit.
Në fakt Dio Guardi nuk di ku bie Shqipëria jo më Tepelena, por të çudit fakti që një ish kongresmen Shqiptaro Amerikan, të shkruajë letër një kryekomunari të një fshati, apo më mirë nipit të një krimineli si Shefqet Peçi dhe të mbrojë krimet e komunizmit, eshtë sa absurde aq dhe e pa besueshme.
Letra e ish-kongresmenit amerikan trazon Tepelenën. Çfarë do të bëjë Tërmet Peçi?

Pak ditë para se të zhvillohet në Tepelenë aktiviteti i paralajmëruar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Kulturës, është hapur sërish debati për ish kampin e Tepelenës. Letra që ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi i ka dërguar kryebashkiakut Tërmet Peçi, ka në thelb kërkesën për të anuluar vendimin e Këshillit Bashkiak Tepelenë, për ta kthyer në një “Aushvic shqiptar” kampin e kohës së diktaturës në qytetin jugor.

A do ta anulojë Tërmet Peçi ndërtimin aty të një kompleksi muzeal të shfarosjes në masë të ish kampit famëkeq? A është kjo çështje vetëm në dorën e tij? Deri më tani s’ka asnjë reagim nga kryebashkiaku i Tepelenës. Ish-kongresmeni amerikan hedh idenë e mbajtjes së një referendumi, duke iu dhënë mundësi banorëve të Tepelenës të shprehen me votë.

Por referendumet lokale në Shqipëri janë një praktikë e paprovuar më parë. Natyrisht duhet parë edhe baza ligjore nëse diçka e tillë është apo jo e mundshme. Joe DioGuardi, ndërtimin e kompleksit muzeal të shfarosjes në masë në ish-kampin e Tepelenës, e quan “një njollë të pashlyeshme” për qytetin. Sidoqoftë ai është vetëm një zë në të gjithë këtë debat. Mbetet për t’u parë se si do të veprohet më tej. Në muajt e parë të këtij viti u debatua ashpër për kampin e Tepelenës dhe për nismën për ta shndërruar atë në një “Aushvic të Shqipërisë.” Tani debati është sërish i hapur dhe në një pozitë jo pak të lehtë është natyrisht kryebashkiaku Tërmet Peçi.  Cili do të jetë qëndrimi i tij për këtë çështje? Të presim!

Kategori
Uncategorized

Alush Lleshanaku dhe Zenel Cana, historia e dy disidentëve që luftuan kundër regjimit të Enver Hoxhës (dhe fati tragjik i atyre që i vranë).

Nga Kastriot Dervishi

24 dhjetori 1950 është data e vrasjes së njërit prej luftëtarëve të qëndresës antikomuniste kundër bandës komuniste të Tiranës, profesor Alush Lleshanakut.

Ai u largua i plagosur nga Shqipëria në dhjetor 1944, por më pas erdhi disa herë për të organizuar qëndresën antikomuniste.

Alush Lleshanaku së bashku me desantët Abedin Cango (nga Shambërdhenj i Gramshit), Halil Hoxha (nga Tunja e Gramshit), Rexhep Kasa (nga Polisi i Elbasanit) dhe Zenel Cana (nga Dragoti) u desantua nga Blloku Kombëtar Indipendent më 22 shkurt 1950 në malet e Mirditës, ku duhej të takohej me grupin tjetër të Gjon Markut. Misioni i Alush Lleshanikut ishte vetëm informativ. Për fat të keq, grupi ra pre e tradhtisë.

Abedin Cango dhe Halil Hoxha u vranë të spiunuar pak muaj pas desantimit në zonën e Gramshit. Zenel Cana u arrestua dhe më vonë u dënua me 15 vjet burgim.

Alushi nga shkurti deri në dhjetor 1950 lëvizi midis Mirditës dhe Elbasanit. Rihyri në Elbasan në fillim të dhjetorit. Më 24 dhjetor 1950 ai kishte lënë takim me një mikun e tij në një shtëpi përballë sportit të vjetër në Elbasan, afër mullirit të Gani Bungës. Pas shumë mëdyshjesh dhe presionesh, miku e shiti.

Grupi operativ u vendos në shtëpinë e kurthit. Aty, grupi operativ i MPB-s i frikësuar nga prania e tij i bëri thirrje të dorëzohej.

Alushi u vendos në dhomën e miqve të shtëpisë. Nnë këtë çast 10 automatikë u drejtuan drejt tij. Njëri nga grupi, Ilo Stojko, duke pasur frikë se mos ndoshta Alushi merrte armën, e qëllon dhe e vret.

Për të mos u zbuluar se ngjarja ndodhi në shtëpinë ku u bë takimi, Sigurimi organizoi një legjendim (quhet përhapja e një lajmi të rremë).

Trupin e Alushit e balsamosën në Tiranë dhe disa ditë me vonë e sollën në urën e Paprit ku improvizuan një beteje.

Pas njoftimit në gazetën “Zëri i Popullit” se gjoja ai u vra në këtë betejë, trupin e Alushit e sollën në qendër të Elbasanit ku e ekspozuan përpara popullit (fotoja bashkëlidhur).

I fundit i grupit të Alushit, Rexhep Kasa, u vra heroikisht në fshatin Godolesh sepse nuk pranoi të dorëzohej.

Disa procese gjyqësore u organizuan kundër miqve të Alushit (3 prej të cilëve me vdekje).

Fat të keq patën në vitet vijuese ata që i morën jetën Alushit.

Bashkëpunëtori i parë (i shpërblyer për vrasjen me një thes me misër) u paralizua dhe vdiq mes vuajtjesh.

I dyti, i ri në moshë, u burgos për vjedhje, pak javë pas vrasjes së Alushit.

I treti, personi që kreu vrasjen, duke qenë drejtor në burgun e Shkodrës, vrau veten në vitin 1957 i akuzuar për vjedhjen e parave të të burgosurve.

Zenel Cana

Ishte i vetmi i grupit të Alush Lleshanakut që u arrestua duke qenë i plagosur.

Ai ishte bërë pjesë e forcave antikomuniste në emigracion pas arratisjes.

Pas lufte ai u dërgua për të kryer shërbimin ushtarak në zonat kufitare me Greqinë.

Zeneli u arratis nga Shqipëria në zonën e Leskovikut në maj 1948 së bashku me Musa Meminin dhe Dedë Vocin.

Fillimisht ka shkuar në kampin e Llavrosit në Greqi e më pas, në mars 1949 është nisur në kampin e Santa Faras në Itali.

Në lidhje me çastet e arrestimit të tij, 28 maj 1951 para hetuesit Niko Paskali ai deklaron:

Në fillim të tetorit 1950 unë jam kapur nga forcat e policisë së Kuçovës në pyllin e Gegës në këtë mënyrë: forcat më kanë rrethuar afër shtëpisë së Hamit Lames.

Para hapjes së zjarrit më lajmëroi djali i Hamitit, Xhaferri, që unë të dorëzohesha, pasi isha i rrethuar nga policia.

Unë kundërshtova dhe i thashë që nuk dorëzohem.

Pasi unë nuk u binda, ai iku.

Nga larg, një polic më thirri duke më thënë se të dorëzohesha se isha i falur.

Unë u përpoqa të dilja nga rrethimi.

Policia hapi zjarr dhe unë shtiva 3-4 herë me beretë, pastaj u plagosa në fyt.

Kështu u kapa i gjalla”.

Zeneli u dënua me 15 vjet burgim.

Kategori
Uncategorized

Selimi qe su be dot Sotir.

Bujar Mucaj

tregim satiro-humoristik

Quhem Selim Selfo Rredhi, por ketu ne kurbet emrin ca kohe pothuajse e harrova,se afendikoi apo pronari si i thone me ka pagezuar me emrin Sotir. Pak a shume te ngjashem me emrin qe me vune atje ne Rremujas, kur erdha ne kete jete. Bile afendikoi im m’u lut qe te me pagezonte edhe ne kishe, por te them te drejten s’desha te futesha ne kazanin e pagezimit ne kete moshe qe jam, me kete trup qe kam.Pa te degjoje pastaj dhe gojet e botes,”gjithe ky gomar tani kur po i bien dhembet e gjeti per tu pagezuar!”.Pastaj jam dhe nje cike ateist.Me emrin e ri punet me vajten ca si mbare, por emri i vjeter si per inat, qe une e braktisa, rri e rri e me punon ndonje rreng. Qe thoni ju ,ne prillin qe shkoi rashe ne dashuri me nje grecke te bukur, qe si i thone fjales m’u shfaq si nje Semiramide dhe une para saj mundohesha te imitoja Kirin.

-O Zot i madh c’mrekulli me solle,flisja me vehte.Kur parqafohesha me te me kujtonte vargjet plot zjarr te Omar Kajamit,”mbushni kupa e puthni cupa”,e keshtu s’ndjeja te ngopur ,por se mos edhe ajo ngopej. Sofia keshtu quhej e dashura qe me vone do te behej njesi i shtepise, rrinte ne kat te dyte te nje pallati tetekatesh, ne te hyre te sheshit ”Omonia”. Shpesh here per te mos rene ne sy te komshive e per t’i mos bezdisur na nje peme qe ndodhej aty e binte pikerisht prane ballkonit vija tek ajo. Me qe ra fjala per kacavjerjet neper peme ,dritare apo ballkone , me kete rast po ju tregoj nje histori te shkurter te gjyshit tim ,qe ndjese paste,se kemi qene me kohe soj qejfllinjesh ne. Gjyshin tim,(Selim quanin dhe ate,pra une jam pasues i denje emrit dhe vepres se tij)se ftonin ne dasma jo se ishte si tersi i Pojanit, por se i shihte nuset ne kokerdhoke te syrit dhe nga kembet (kete quanin me teper mekat) dhe kur e ftonin ne ndonje rast te vecante me teper rrinte ne konakun e grave se sa pinte e te kendonte me burrat.Nga qe se ftonin,gjyshi fshehtas vinte shihte nga dritaret,nga ndonje e care xhami, apo nepermjet ndonje hapesire qe mund te linin perdet.Por nje dite e gjeti belaja ne nje nga ato aventurat e tij. Kur ishte duke soditur, i ardhur ne qejf(s’thote kot populli qe dy martohen e qindra terbohen) i ngeci koka brenda kangjellave te dritares e nuk e nxirte dot.Per fat te keq te tij,qeni i shtepise duke u kruajtur pas trungut te ullirit ku qe lidhur,ishte zgjidhur dhe vete drejt e atje ku gjyshi kishte mbetur i varur e na i bene pantallonat cope-cope. Mire pantallonat ,por edhe mullaqet ia griu sa ndejti dy jave qe ju sheruan . Dhendri me nusen qe ishin te mbyllur ne ne folezen e tyre,sa degjuan te bertiturat hapen dritaren te shihnin.Pasi i zoti i shtepise lidhi qenin ,brofen graria qe sa e pane gjyshin tim,se ia dinin bemat e tij(nami i tij kishte mare dhene ne te nente grykat e krahines e me gjere),te zena per dore ia moren nje valle rrethce duke kenduar:

”Sic e fute,ashtu nxire,\

o Selim aga”.

Me pas burrat me ate ison e serte labe ia moren me sokellime ndersa im gjysh si dordolec dridhej nga te ftohtit. Ju do te thoni edhe nga turpi, po nga ajo ane se cante koken ai. Kenga e burrave thoshte:

”O Selim qenet te grine,

veri by… llamarine”.

Te kthehem serisht tek historia ime me grecken, si thone korcaret,qe sa e takoja peshperisja lehtas kengen e njohur te bere qe ne kohe te qyqes nga Pushkin apo Esenin.Ndoshta edhe ketea te djegur si une nga afshi i lanetes dashuri.

Kam qene i ri,

plot vrrull guximtar

nje greke te bukur;

kam dashur te marre.

Ne te hyre te Selanikut

ku dhe hena ze e del,

greke e bukur lozanjare,

me lezet syrin ma shkel…

Kupotohet qe une Selanikun e nderroja me Athinen,se aty kisha hedhur grepat e sevdase.Hajde more Sotir i thosha vetes,c’dashnor i marre qe je.Me i rrezikshem se Romeoja.Sofijes nuk i thashe qe isha alvanos,por qe isha rumun nga Kostanca. Ajo me tha se ishte nga Kreta ,dhe pas mbarimit te nje shkolle teknike punonte ne Athine, me dy shoqe dhe ato kretane,me te cilat rrinte ne nje dhome.Kaluan tre muaj ne embelsine e kesaj dashurie dhe nje dite vendosem qe te jetojme bashkerisht.Morem nje shtepi me qera pak me tej shtepise ku rrinte Sofija me dy kretanet. Pasi kishim nje jave ne shtepine e re, me ndodhi kjo qe po ju tregoj:

Ate dite u ktheva si zakonisht nga puna dhe ne kohen qe ndodhesha ne banje degjoj te trokiturat me kercellime te Sofise ne dere.

-Te zuri gjumi ne banje zoti Selim Rredhi?!

Vesha me ngut te mbathurat dhe renda me ngut ne koridor.

-C’fare thua? I thashe.

C’fare them?Dhe mbrapa shpine nxori doren ku tundete leternjoftimin tim.

-Ju nuk jeni Sotiri, por Selimi, dhe ma hodhi pasaporten perpara fytyres si te hidhte ndonje gur zari.

-E c’me gjeti me kete kretanen, thashe,Selim qe Selim mbeta. Pas nje stepje te castit iu kunderpergjigja seriozisht duke i thene -S’ke te drejte te besh kontroll ne dokumentat e mia,dhe i nervozuar u sula drejt saj.

-Ty ta ka pare njeri ate canten qe mbane perdite ne dore?

Nderkohe qe une flisja Sofia me marifet kishte zene vendin tim ne banje, duke e mbyllur me celes.

-Hape deren,thirra sa mund te kishin degjuar dhe komshite,se do te bej ate qe s’te pret mendja.

Hape,se hap zgjati rreth dhjete minuta dialogu yne ne dy anet e te njejtes dere.

-Sofi,me doli zeri si i mekur, ne kaq e patem ,me do apo s’me do?

-Te dua! Erdhi pergjigja nga ”llogorja” tjeter ,kesaj radhe shqip duke me lene tejet te habitur.

-Ti ke mesuar shqip? Po pse s’me ke thene me pare, fola kete here i cuditur, por edhe pak i cliruar.

-Po une shqiptare jam,nuk jam nga Kreta,por nga Kavaja…

-Mos ! Thirra serish,c’eshte kjo loje qe i kemi punuar njeri-tjetrit?

-Dhe ato shoqet e mia s’jane nga Kreta, sic te kam thene,por kusherirat e mia nga Roskoveci.Ne jetonim bashke me prinderit, por ata iken per ca kohe ne Shqiperi,per didsa probleme prone e pensioni e do te kthehen perseri,por ti a do te me duash pas kesaj qe degjove.

-Te dua! ia ktheva me nje ze koke, por cmistere ke nxiri te tera sot.Emrin me thuaj te parin,emrin si e ke?

-Sanie!Erdhi pergjigja nga haleja.

-Prinderve u ke thene qe do nje rumun?

-Si s’u kam thene ,te gjitha ua kam thene dhe ata me kane porositur qe te jem e kujdeseshme.Por une u kam thene qe dua nje shqiptar, se ti ia bene muuuuuuu njeqind metra larg qe je shqipo, prandaj dhe te dhashe besen, se e nuhata qe ne fillim qe ishe nga tanet.

Pasi tha keto doli nga haleja, pozicioni ku ishte”ngujuar” e me veshtronte si rabecke e trembur.

-Selimi im i shtrenjte,mos ishim gje ne enderr?

Beme nga nje hap drejt sejcilit ,me pas iu hodhem ne qafe njeri-tjetrit.Ne moment me kaloi e gjithe historia e dashurise sime,kacavjerret e lodhshme me koke ne torbe e te gjitha keto ishin kurorezuar me bashkimin tone.C’ndodhi e lame menjane ,se dashurine se ngritem mbi emrat e bukur te njeri-tjtrit.dikush do te thote se ia futa kot.

Ju betohem se asnje fjale e ketij tregimi eshte e trilluar. S’me besoni!? Po e firmos qe te jeni te qete. Selim Selfo Rredhi i dyte ose i riu,dora vete.

Dhjetor 2003

Kategori
Uncategorized

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’.

Kim Mehmeti zbërthen Edi Ramën: Njeri i lig, burrështetas i dështuar që drejton karvanin e hienave ‘rilindase’

13:54, 18/08/2018

Kim Mehmeti është një shkrimtar, romancier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes nga gjuha maqedonase në atë shqipe dhe anasjelltas, ndër më të njohurit në hapësirën shqiptare. Ai shpesh në shkrimet dhe publicistikën e tij është shfaqur si një njohës i mirë i mentalitetit njerëzor, i realitetit dhe aktualitetit në Shqipëri.

Përpara se Edi Rama të vinte në pushtet, ai ka qenë një nga mbështetësit kryesor të tij dhe shpesh e ka quajtur atë, një mendje të mençur që i duhet Shqipërisë.

Por gjatë këtyre viteve të Ramës kryeministër, ai ka njohur një tjetër personazh, krejt ndryshe nga ç’ka pretenduar më parë.

Në një  intervistë të fundit të tij dhënë gazetares Entela Resulaj për Dita-n, Kim Mehmeti bën një analizë të thellë, se çfarë ka ndodhur me Edi Ramën këto kohë që gëzon pushtet të plotë. Si po e qeveris ai vendin dhe pse është një burrështetas, i dështuar.

“Ligësinë njerëzore mund ta zbulosh, pasi individi të bëhet i pasur dhe i pushtetshëm. Kështu që nuk kisha si ta shpalosja ligësinë e Edi Ramës përderisa ai ishte i mirë me të gjithë që mund ta ndihmonin të ngjitej atje ku synonte: ta mposhtë popullin e vet dhe ata që i kishin besuar. Po, ligësia e tij si njeri është ajo që sot më bën ta konsideroj si burrështetas të dështuar dhe si politikan të cilit nuk i duhet besuar”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramë si njeri dhe kryeministër.

Mehmeti bën edhe një përkufizim të asaj se çfarë ndodh kur shkëputesh nga realiteti, gjë të cilën sipas tij i ka ndodhur edhe Ramës.

Mehmeti shton gjithashtu se Edi Rama prej kohësh është shkëputur nga realiteti në të cilin jetoni dhe është shpërngulur në botën e tij imagjinare duke besuar se po të mos ishte ,ai çdo gjë do shkonte “në të s’ëmës”.

“Mendoj se ka kaluar koha kur duhej të merreshim me profilin e sunduesve tanë dhe ka ardhur koha kur duhet analizuar ku gabuam që nuk ia dolëm të shpëtojmë nga burrështetasit që dinë të sundojnë, por jo edhe të ndërtojnë shtet. Pra ne duhet të merremi me atë si t’ia kthejmë këtij populli besimin, që ta ndalojmë ecjen e tij drejtë më të rrezikshmes që mund t’i ndodh një kombi: të bëhet i pandjeshëm ndaj fatit të vet.

Dhe burrështetasit e sotëm të Shqipërisë janë duke e keqpërdorur mu varfërinë dhe këtë pandjeshmëri të popullit ndaj fatit të vet. Pra ata e bënë Shqipërinë vend që i ngjan një plantashi të kanabisit, shtet që mbijeton nga paratë e drogës, ku partitë politike janë strehimore për të paaftët, e madje edhe për kriminelët dhe ku partitë janë ‘kompani’ private të kryehajdutëve dhe kryebanditëve që i drejtojnë ato!

E di, gjitha këto vlerësime e kritika, Kryeministri i Shqipërisë do i komentonte me thënien: karvani do të shkojë përpara, sado të lehin qentë! Dhe sikur të mos e kishte ndje veten si kalorës, kritikët e tij si qenë, e popullin si deve, ai që moti do e kuptonte se, nuk quhet karvan tufa e hienave!

Mendoj se ka vite që në Shqipëri është instaluar ‘diktatura demokratike e rilindësve’. Dhe kjo diktaturë nuk e nënshtron popullin duke i kontrolluar të vërtetat që publikohen, por duke i vënë nën kontroll gënjeshtrat nëpërmjet të cilave shlyhet pragu që ndanë të vërtetat nga të rrejshmet. Si dhe, kjo ‘diktaturë’ nuk i mbyll kufijtë dhe nuk i vret në kufi ata që duan ta braktisin shtetin, por përkundrazi, i nxit dhe i detyrojnë kundërshtarët e vet politik ta braktisin vendin, duke mos u lejuar të punësohen e të mbijetojnë në mëmëdheun e tyre. Dhe kështu – njësoj si Enveri që dikur ndërtoi shtet vetëm për të dëgjueshmit e vet – edhe ‘rilindësit’ në Shqipërinë e sotme, ndërtojnë shtet vetëm për ata që u përkulen atyre”, portretizon shkrimtari i njohur Edi Ramën kryeministër.

Kategori
Uncategorized

Viti 1967, kur Enver Hoxha ndaloi Biblën e Kuranin dhe vendosi botimin e librave të tij.

Dashnor KALOÇI

Vendimin e marrë nga Komiteti Qendror i PPSh-së në vitin 1967 për “mbylljen e objekteve të kultit dhe ndalimin e besimeve fetare”, gjë e cila dhjetë vjet më vonë (1976)u sanksionua dhe me ligj në Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, duke e bërë kështu Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë, shumëkush e lidh kryesisht me ndikimin dhe nën shembullin e “Revolucionit kulturoro-proletar” të ndërmarrë asokohe në Republikën Popullore të Kinës, nga “partia motër” e udhëhequr nga “timonieri i madh” Mao Ce Dun?! Por krahas këtij fakti që tashmë është i njohur, një vit më parë, (18 gusht 1966), ndërsa nuk kishte filluar ende sulmi dhe barbaritë e “organizatave të rinisë”, ndaj objekteve të kultit si dhe klerikëve të tre besimeve fetare, (Ortodoks, Katolik, Mysliman), Komiteti Qendror i PPSH-së, i udhëhequr nga Enver Hoxha, morri një vendim të veçantë. Atë të krijimit të një sektori të posaçëm pranë Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, (që drejtohej nga Nexhmije Hoxha), i cili do merrej me “botimin e dokumenteve dhe materialeve të Partisë së Punës së Shqipërisë”, që, në fakt, do të thoshte: “botimin e veprave të shokut Enver”. Dhe me këtë vendim që mban siglën “sekret” (shiko faksimilen përkatëse), Enver Hoxha ëndërronte dhe synonte që të fuste e radhiste veten e tij krahas katër klasikëve “Marks, Engels, Lenin, Stalin”. Por që të bëhej realitet kjo gjë, dhe ai të përjetësohej si “klasiku i pestë”, duheshin lënë të shkruara “mësimet dhe veprat” e tij, ashtu siç i kishin edhe udhëheqësit e tij shpirtëror, ideologët e marksizëm-leninizmit. Gjë e cila filloi që atë vit të vihej në zbatim, nën kujdesin e bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës, drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksise-Leniniste. Por për vendimin e marrë nga Enver Hoxha, lidhur  me botimin e veprave të tij, ka dhe një version tjetër: Që nga fillimi i viteve ’60-të, Enveri kishte filluar të kishte një farë xhelozie e smire ndaj shkrimtarëve, apo më saktë ndaj popullaritetit që ata gëzonin në popull. Kjo kuptohet, ndaj atyre shkrimtarëve që kishin një emër të madh, siç ishin: Agolli, Kadare, Shuteriqi, e ndonjë tjetër?! Të cilët, dhe jo vetëm këta, për hir të së vërtetës, duhet thënë se në atë kohë dhe më pas, jo vetëm që kishin një popullaritet të madh, por edhe se gëzonin shumë respekt në “masat punonjëse” e publikun e gjerë. Gjë e cila duhet thënë se vinte edhe për shkakun e thjeshtë se elita e shkrimtarëve dhe artistëve kishin një nivel dhe formim intelektual shumë më lart se Byroja Politike e K.Q të PPSH-së dhe gjithë pjesa tjetër e udhëheqjes komuniste, që linte shumë për të dëshiruar. Po kështu shkrimtarët dhe artistët në përgjithësi ishin edhe më “afër masave”, ndërsa udhëheqja e lartë komuniste bënte një jetë të mbyllur dhe të izoluar nga populli i thjeshtë. Dhe gjithë këto “avantazhe”, po themi, të shkrimtarëve dhe artistëve ndaj elitës së udhëheqjes komuniste, vinin edhe për shkak të propagandës së madhe që bëhej asokohe për letërsinë, artin e kulturën në përgjithësi, gjithnjë në funksion të “vijës së partisë dhe edukimit komunist të masave”, siç thuhej rëndom nga propaganda zyrtare e kohës, ku si busull ishin “mësimet e shokut Enver”. Në kontekst të sa më sipër, thuhet se Enver Hoxha vendosi në vitin 1966 botimin e veprave të tij, duke u bërë kështu edhe “shkrimtar”?! Por që të botoheshin dhe publikoheshin “veprat e shokut Enver Hoxha”, duhej që më parë të zhdukeshin “Bibla” dhe “Kurani”, si dhe gjithë literatura e librat fetare me të cilat shqiptarët e katër komuniteteve fetare ishin ushqyer e lidhur shpirtërisht prej disa shekujsh. Dhe kështu ndodhi vërtet. Që në sulmet e para që iu bënë objekteve të kultit, kisha xhamia, manastire, teqe, seminare, etj., gjëja e parë që bëhej nga “organizata e rinisë” dhe “shokët e partisë” që i udhëhiqnin, ishte djegia e të gjithë librave dhe literaturës fetare që ndodhej në ato objekte. Pas këtyre vandalizmave që u bënë në mënyrë demonstrative në fillimin e fushatës kundra objekteve të kultit, në mënyrë që të mblidhej dhe të mos mbetej asnjë libër fetar, me vendim qeverie u sanksionua konfiskimi i të gjithë inventarit me libra dhe literaturë fetare që dispononin religjionet fetare e bibliotekat e tyre kudo në Shqipëri, (përfshi dhe ikonstase, e objekte e relike të tjera të rralla fetare), duke i kaluar ato në inventarin e Arkivit Qendror të Shtetit, muzetë, etj. institucione shtetërore. Që nga ajo kohë e në vijim (deri në shembjen e regjimit komunist në vitin 1990-’91),jo vetëm propaganda zyrtare, por edhe të gjitha strukturat e tjera të shtetit komunist, me në krye ato të “diktaturës së proletariatit” si Ministria e Brendshme, Sigurimi i Shtetit, prokuroria, hetuesia, gjykata etj., godisnin dhe dënonin këdo që mund t’i gjendej ndonjë libër apo literaturë fetare. Aq e ashpër ishte lufta ndaj librave dhe literaturës fetare, saqë në atë kohë nën zë thuhej: “Më mirë të mbash dhe strehosh një diversant në shtëpi, se sa një Kuran apo një Bibël”. Dhe kjo ishte më se e vërtetë, pasi të detyruar nga represioni i egër i regjimit komunist, pothuaj pjesa më madhe e besimtarëve i hoqën ato nga shtëpitë e tyre dhe vetëm një pjesë e vogël i fshehën në vende të sigurta, duke shpresuar se një ditë do t’i nxirrnin përsëri?! Dhe kjo gjë konfirmohet dhe bëhet e ditur edhe nga dokumentet arkivore të asaj periudhe (1966-1990), të proceseve gjyqësore, ku janë të paktë ata shtetas që janë dënuar për “mbajtje dhe posedim” të librave dhe literaturës fetare. Ato tashmë ishin zëvendësuar me “serinë e veprave të zgjedhuar të shokut Enver” (rreth 70 libra) apo “materiale e dokumente të Partisë së Punës së Shqipërisë”, të cilat zinin jo vetëm bibliotekat tona, por shpërndaheshin kudo nëpër botë, tek “miqtë e Shqipërisë”. Pasi nën mësimet e marksizëm-leninizmit, ku “komunistët nuk kanë atdhe” dhe moton “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”, Enveri synonte të “eksportonte” komunizmin e tij edhe në vende të tjera të botës?! Po sa ia arriti Enver Hoxha të bëhej edhe shkrimtar?! Duke përjashtuar tek tuk ndonjë libër, kryesisht ato me kujtime, si “Vitet e vegjëlisë”, “Midis njerëzve të thjeshtë”, apo ndonjë tjetri të kësaj natyre, që Enveri iu diktonte dhe nga incizimet më pas ktheheshin në “libra” nga njerëz të përzgjedhur enkas dhe të stafit të ngushtë të tij, pjesa tjetër e librave që mbajnë emrin e tij, si: “Eurokomunizmi është antikomunizëm”, Imperializmi dhe revolucioni” “Shënime për Lindjen e mesme”, “Teoria dhe praktika e revolucionit”, etj. etj., sipas disa burimeve shumë të besueshme thuhet se janë shkruar nga fillimi në fund nga specialistë të fushave përkatëse të rekrutuar pranë stafit të tij apo Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. (Thuhet për profesorët e Ekonomisë Politike, H.B dhe E.L.). Po nga të njëjtat burime, thuhet se për librin “Shënime për Lindjen e Mesme”, e cila konsiderohet ndër “veprat më të arrira” të Enverit, ai jo vetëm që nuk e shkroi vetë dhe nuk dha as edhe ndonjë orientim rreth tij, por as nuk e kuptoi kurrë se çfarë ishte shkruar aty?! Veç të tjerash sa më sipër lidhur me këto fakte është bërë e ditur publikisht edhe nga Dr. Hasan Luçi (ish-kuadër i lartë i Zbulimit Shqiptar, me detyrë në përfaqësitë tona diplomatike në Perëndim), i cili në librin e tij “Një sy diplomati nga Lindja e Perëndimi”, tregon se te libri i Enver Hoxhës, “Titistët” i botuar në vitin 1982, ai (Hasani) është autori i një kapitulli ku flitet për “Veprimtarinë e emigracionit reaksionar shqiptar jashtë shtetit”, (ai ruan ende edhe dorëshkrimin origjinal), gjë e cila asokohe ia kërkua nga një njeri i afërt i stafit të kabinetit të Enver Hoxhës, pa i dhënë shpjegime se përse duhet ajo gjë. Gjëra të kësaj natyre, i pranojnë, ndonëse jo publikisht, edhe të tjerë shkrues të “veprave” të Enver Hoxhës, të cilët pas viteve 90-të e në vijim, vazhdojnë po të njëjtin profesion, duke shkruar libra, por tashmë me emrat e tyre.

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Proletar të gjithë vendeve bashkohuni

SEKRETARIATI I K.Q.

 

V E N D I M

Nr. 136  datë 31.8.1966

MBI BOTIMIN E VEPRAVE TE PLOTA TE SHOKUT ENVER HOXHA

Komiteti Qëndror i PPSH-së, në vazhdim të vendimit të Sekretariatit të Komitetit Qëndror Nr.27/6 datë 16.8.1956, që bën fjalë midis të tjerash edhe për botimin e një përmbledhje në dy vëllime të fjalimeve, artikujve dhe materialeve kryesore të tjera të shokut Enver Hoxha për periudhën 1945-1956, me qëllim që të japi një nxitje akoma më të madhe edukimit komunist, revolucionar të anëtarëve të partisë dhe masave punonjëse të vendit tonë, për t’u ushqyer dhe armatosur këta me mësimet e marksizëm-leninizmit të përpunuara në mënyrë shumë korrekte dhe krijuese për kushtet e vëndit tonë në tezat e raporteve, fjalimeve, artikujve, letrave dhe bisedave të ndryshme të shokut Enver Hoxha.

V e n d o s i

1. Qysh këtë vit (1966) të fillohet nga botimi i veprave të plota të shokut Enver Hoxha.

2. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Insituti i Studimeve marksiste-leniniste pranë KQ të PPSH-së.

NE EMER TE KOMITETIT QENDROR

TE PARTISE SE PUNES SHQIPERISE

SEKRETARIATIT TE KQ. TE PPSH

HYSNI KAPO

Nr. 671 datë 1.IX.1966

Shtyp 3 ekz.

Ekz. Nr. 1-2 arkiva

Ekz. Nr. 3 Inst. Studimeve

Koncept. H.K.

Daktill. F.K.

Kontroll…….

31.8.1966

…………………………………

PARTIA E PUNES SHQIPERISE Proletar të gjithë vëndeve bashkohuni

SEKRETARIATI I K.Q.

Sekret

V E N D I M

Nr. 180 Datë 16.12.1966

MBI KRIJIMIN E SEKTORIT TE BOTIMEVE PRANE INSITUTIT TE STUDIMEVE MARKSISTE-LENINISTE

Sekretariati i Komitetit Qëndror të PPSH-së, në mbledhjen e tij të datës 16.12.1966, mbasi mori në shqyrtim propozimin e paraqitur nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste,

V E N D O S I

1. – Të krijohet pranë Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste sektori i botimeve, i përbërë prej 5 vetash, një përgjegjës, dy bashkëpunëtorë shkencorë, një redaktor dhe një daktilografist. Me përjashtim të redaktorit që figuron në organikën e e Institutit, të katër të tjerët të shtohen.

2. Sektori i botimeve të merret me botimin e dokumenteve të Partisë së Punës së Shqipërisë.

SEKRETARI I PARE I KOMITETIT QENDROR TE PARTISE SE PUNES SE SHQIPERISE

ENVER HOXHA

Nr. 1000 datë 19.XII.1966

Shtyp. 5 ekz.

Ekz. Nr.1-2 – arkiva

Ekz. Nr.3 Instit. Studimeve

Ekz. Nr.4 sektori i Kuadrit

Ekz. Nr. 5 Adminisrata

Koncept. S.M.

Daktill. F.K.

Kontroll…..

16.12.1966

(Ndreçi Plasari, Ramiz Alia)

 

Kategori
Uncategorized

Çfarë problemi ka pasur Erion Veliaj me Policinë Fetare të Iranit?

Merret vesh, Erion Veliaj nuk do të fliste sot kështu për Policinë Fetare të Iranit, nëse nuk do të kishte pasur një eksperiencë personale me këtë institucion të frikshëm, eksperiencë që ka mbetur e paharrueshme për

Kur e ka pasur këtë eksperiencë me Policinë Fetare të Iranit, Erion Veliaj? Një joiranian, mund ta ketë një eksperiencë të tillë vetëm kur viziton Iranin, se vetëm në këtë rrethanë një njeri i tillë mund të ketë të bëjë me Sazman e- Basij-e Mostaz’ afin.

A e mohon Erion Veliaj është ballafaquar me Policinë Fetare të Iranit kur ai vizitoi Iranin në vitin 1991, i shoqëruar nga një person i familjes së tij, në moshë madhore? Kjo është arsyeja e vërtetë që Veliaj shkoi në Greqi në atë kohë, gjë të cilën e ka pohuar vetë. Veliaj shkoi në Greqi për të udhëtuar me avion nga Athina për në Teheran.

Erion Veliaj mund ta mohojë këtë gjë por ai e tradhton veten duke folur me tmerr edhe një çerek shekulli më pas për Policinë Fetare të Iranit. Në atë kohë, me t’ u hapur Shqipëria, Veliaj dhe një person nga familja e tij shkuan në Iran, për të takuar një mik të familjes, që më pas u bë President i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, dhe që në 1991 ishte një zyrtar i lartë qeveritar. Ahmadinejad e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran.

Regjimi i Enver Hoxhës e mirëpriti Revolucionin Islamik në Iran, duke e quajtur një revolucion antiimperialist. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka patur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjellta, e me këtë rast edhe 22 vjeçari Ahmadinejad erdhi në Shqipëri, në shkurt-mars 1979, si një studenti revolucionar iranian. Sipas praktikës së kohës, Ahmadinejad ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë revolucionarë të huaj në Shqipëri në atë kohë.

Erion Veliaj e ka pohuar në intervista se të dy prindërit e tij, të cilët kanë qenë oficerë të Ushtrisë Shqiptare, kanë punuar si drejtues të stërvitjes ushtarake në shkollat e mesme. Të gjithë ata të cilët e kanë bërë shkollën e mesme para vitit 1990 e dinë se në çdo shkollë kishte një nëndrejtor për anën ushtarake, i cili ishte oficer dhe merrej vetëm me çështjet ushtarake. Kuptohet se ky njeri nuk kishte shumë punë, pasi shkolla bënte stërvitje ushtarake vetëm një ditë në muaj dhe një muaj të plotë në vit. Nëndrejtori ushtarak në pjesën tjetër të kohës kryente detyra të tjera që i ngarkoheshin nga eprorët e tij ushtarakë. Një pjesë e nëndrejtorëve ushtarakë shërbenin si instruktorë për stërvitjen ushtarake të revolucionarëve të huaj që vizitonin Shqipërinë.

Kështu bënin dhe të dy prindërit e Erion Veliajt. Instruktorët ushtarakë të revolucionarëve të huaj qenë njerëz të besuar të regjimit komunist, të cilët udhëzoheshin që të krijonin miqësi me ta dhe mundësisht t’ i rekrutonin në shërbim të shtetit shqiptar. Kuptohet se instruktoret ushtarake femra qenë më të përshtatshme për ta bërë një gjë të tillë.

Irani është nga ata vende ku një i huaj e ka më të vështirë të largohet nga vendi se të hyjë atje, siç ka qenë edhe Shqipëria para vitit 1990.

Kështu duhet t’ i ketë ndodhur edhe Erion Veliajt, i cili ende e kujton me tmerr Policinë Fetare të Iranit.

Kuptohet se për Policinë Fetare të Iranit nuk kishin ndonjë rëndësi aventurat që mund të kishte pasur Ahmadinejad në Shqipërinë komuniste, madje edhe aventurat erotike.

Por për Sazman e- Basij-e Mostaz’ afin, si për çdo polici të ngjashme dhe kjo lloj Policie është e ngjashme me segmente të KGB, Gestapos, Sigurimit të Shtetit, kishte rëndësi të madhe që të mësonte me saktësi çfarë kishte ndodhur për t’ i përdorur më pas këto informata eventualisht për nevojat e saj.

Të gjithë u habitën kur Kryeministri Edi Rama shpalli se ligjin për transparencën për dosjet e Sigurimit të Shtetit do ta bënte Ministria e Mirëqenies Shoqërore dhe Rinisë e Erion Veliajt. Çfarë lidhje kishte kjo Ministri me këtë çështje? Por duket se Veliaj ishte i interesuar vetëm për disa dosje që kishin të bënin me stërvitjen e revolucionarëve të huaj në Shqipërinë komuniste. Veliaj donte të sigurohej për këto dosje para se të kalonte në karrierën e re dhe të vërtetë të tij, atë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, gjë të cilën e quan si të sigurt.

Erion Veliaj u shqetësua shumë kur kandidati rival mjeku gjinekolog Halim Kosova tha se e kishte pritur edhe atë gjatë lindjes. Kosova nuk e tha këtë në ndonjë kontekst fyes, dhe Veliaj mund ta kishte mbyllur këtë çështje duke thënë se Kosova bëri detyrën.

Por Veliaj e bëri intrigues debatin duke e qortuar rivalin e tij se tregon barcaleta për gratë të cilat i ka asistuar gjatë lindjes. Cila ishte barcaleta? Barcaleta do të ishte nëse dr. Kosova do të pyeste si dëshmitar okular se përse në 17 dhjetor 1979, në maternitetin e Tiranës gjendej gjysma e oficerëve të Sigurimit të Shtetit që mbulonin Lindjen e Mesme. Por dr. Halim Kosova është një burrë i urtë dhe nuk do që të hapë histori të tilla.

Thënia për Policinë Fetare të Iranit është një symptomë kureshtare e dyzimit të personalitetit që shfaq Veliaj. Një tjetër është ajo e se ka pasur një “karrierë tregtare” si shitës fiqsh në fillim të viteve nëntëdhjetë. Në të vërtetë, edhe këtë gjë e ka thënë dikur Mahmud Ahmadinejad, kur kandidoi për Bashkinë e Teheranit, në 2003. Babai i tij, Ahmed kishte qenë shitës frutash dhe perimesh në vendlindjen e tij në Aradan, në provincën Semnan. Mahmud Ahmadinejad krenohej se ai kishte nisur të punonte që në adoleshencë duke shitur fruta. Ahmadinejad në fakt e kishte bërë vërtet këtë punë, ndërsa në rastin e Veliajt shitja e fiqve ishte një mbulesë për një veprimtari tjetër. Se te Qendra me restorant dhe kafeteri për të huajt, e cila gjendet pak metra larg tregut të ri, në Sheshin “Avni Rustemi”, ku Veliaj thotë se ka punuar si kamerier, fiqtë kanë qenë një simbolikë për të kumtuar dëshirën për një aventurë pink nga të huajt që vinin në Tiranë. Personi vendoste mbi tryezë një banane dhe një fik të njomë ose të thatë (varësisht stinës) në skaj të bananes. Nëse kamerieri vendoste një tjetër kokërr fiku në anën tjetër të bananes, duke u formuar kështu simbolikisht organi seksual mashkullor, marrëveshja quhej e arritur. Në njëfarë mënyre kjo mund të quhet shitje fiqsh./Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

Sa pune i kane mbaruar njeri-tjetrit Rama dhe Shullazi?!?!

Shullazi shefi i deputeteve te PS, Çyrbja si Tahiri. Nese nuk vepron, prokuroria te jepet me PPP..

Nga Basir Çollaku/

Pas Tahirit nje tjeter deputet te PS e shohim me teper si vartes te Emiljano Shullazit se sa vartes politik te Gramoz Ruçit dhe Edi Rames. Gjasat jane te dukshmme kush urdheron dhe kush vepron.

Pergjimet dalin dhe nuk duan shume komente.

Çeshtja eshte perse nuk jane konsideruar si prove bashkepunimi me krimin. !!

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Jurgis Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit, nga kryerregjistruesi i Durresit aso kohe i pabere ende deputet.

Deputeti sot, dikur drejtor, informonte per çka bente Prokuroria ndaj Shullazit dhe te tijve. Nga ajo çka tashme eshte publikuar dhe deputeti nuk i mohon pergjimet, kemi bashkepunim krim pushtet.

Çyrbja pasi ka dale nga seanca hetimore e Prokurorise per Krime te Renda, ka kerkuar takim me Danin duke i thene se : “E kemi keq punën.

Lidhet me detyrën time.” Ka vetedeklaruar se eshte nje nga ushtaret e Shullazit. Ushtri me vone e shperblyer nga Rama qe duhet te kete llogari me te madhe me Shullazin nepermjet Tahirit dhe te tjereve.

Deputeti Jurgis Çyrbja gjatë seancës gjyqësore ka vijuar tu sherbeje eproreve te bandes duke genjyer, çka lehtesisht duket se ka konsumuar se paku deshmi te rreme, duke pohuar se i vetmi kontakt me Danin, eshte gjate kohes se regjistrimit te Vollges.

Deputeti nuk mohon pergjimin, por akuzon opoziten duke u perpjekur te nise perpelitjen per te vonuar llogaridhenien ndaj drejtesise. Prokuroria per Krime te Renda, per me teper Donika Prela ka qene prokurore ne Durresin e ngjarjes, duhet te dergoj nje kerkese ne Kuvend per heqje imuniteti dhe arrest te Çyrbes qe del deputeti i dyte pas Tahirit vartes i organizates. Njeheresh duhet sqaruar perse nuk eshte vepruar me heret. Prokurore apo gjykates kane dredhuar ligjin?!

Nderkohe Shullazi pret ne shtator kerkesen e Prokurorise per masen e denimit per nje nga veprat qe akuzohet. Rama keshtu i marr peng nga Shullazi, ushtaret e te cilit jane ne Parlament, por teorikisht i emron Rama se praktikisht i binden te arrestuarit “te fortit” dikur aq “mik” me Tahirin.

Pyetja me pergjigje brenda eshte, sa afer dhe sa larg, sa pune i kane mbaruar njeri-tjetrit Rama dhe Shullazi?!?!

Krimet e Renda nuk duhet te presin urdher nga lart. Nese presin rekomandimet nga partia ne pushtet, atehere shume me mire ta japin me PPP dhe PROKURORINE..

Kategori
Uncategorized

Ju kërcet zemra dhe ju përplaset për gjoks? Ilaçi 800-vjeç ju largon dhimbjet

Ky ilaç natyral për zemër është treguar efektiv te personat, që vuajnë nga të gjitha llojet e sëmundjeve të zemrës. Përdoret kur ndjeni lloje të ndryshme të problemeve me zemër, si: kërcimi, rrahjet e tepërta, si pasojë e stresit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit e nevojshëm:

– 10 kërcej të freskët majdanoz

– 1 litër verë të bardhë apo të zezë vendore

– 2 lugë uthull të verës

– 300 gramë mjaltë natyral.

Përgatitja:

10 kërcejtë e freskët të majdanozit së bashku me gjethe i vendosni në një litër verë të pastër dhe shtoni 1-2 lugë të madhe të uthullës së verës. Le të zihen për 10 minuta në zjarr të qetë. Pastaj shtoni 300 gramë mjaltë të bletëve dhe e lini që ngadalë të zihen edhe për katër minuta. Verën ngrohtë ta vendosni nëpër shishe, të cilat paraprakisht i keni pastruar me alkool të fortë. Mbyllni mirë shishet. Shtresën e krijuar mund ta pini.

Përdorimi:

Lëngu përdoret për çdo ditë, nga një lugë të supës deri në ndaljen e dhimbjeve. Për të sëmurit seriozë, ilaçi le të përdoret për kohë më të gjatë.

Kategori
Uncategorized

O ti plehrë që deri dje shisje fiq, pabuks, vjen nga arat e sat’eme të na tregoke…

Avokatja ‘sulmon’ keq Veliajn: O ti plehrë që deri dje shisje fiq, pabuks, vjen nga arat e sat’eme të na tregoke…

Enida N. Bozheku

Kur një legen si Lali Eri guxon të thotë:

“Grupet që thonë:

Mos ma prek teatrin duan të jetojnë në mizerje”, po ja kthej labshe:

O ti plehrë që deri dje shisje fiq, o ti pabuks i Urës Vajgurore që të martoj “Sorra”, o bastard ordiner, po si guxon, more i ardhur delenxhi, të na tregoke mizerjen, ku të gjithë ato mijra qytetarë që mbrojnë atë Teater janë lindur e rritur në Tiranë,

Ata kanë jetuar në kryeqytetet e botës e s’kanë punu me fadroma me hap borën në fshatrat e amerikës tate, ku je lepirë si vemje, po kanë mbaruar super shkolla e kanë super formim.

Na vike ti nga arat e sat’eme të na tregoke mizerjen. Po ske faj ti, po kemi ne që heshtim para një llafazani, manipulator si puna jote.

Akoma si kanë vdekur bijtë Tiranës o fiqexhi, ka nga ne që janë Soj e si të tillë ty pa të ta nxi jetën skanë me të lënë. Bastard!!!

Kategori
Uncategorized

Heshtja e gjatë mbi marrëveshjen e detit me Greqinë dhe “Vija e Kuqe” e Shpëtim Idrizit…

Mbas shumë drekash e darkash entuziaste, në Kretë apo në Korçë, mbas deklaratash euforike të ministrit të jashtëm grek, Kotzias, mbi Marrëveshjen e re të detit, por edhe për një marrëveshje reformuese Shqipëri-Greqi, ka rënë perdja e një heshtjeje të gjatë.

Shpresat e gjetjes së formulës së zgjidhjes, që shpesh herë bëri publike ministri Bushati, (duke ndërtuar në mënyrë inteligjente formulime hermetike dhe pa sfumatura e detaje), me sa duket janë tretur.

Ndjeshmëria e shqiptarëve, ishte për këtë temë dhe për çdo detaj që lidhet me sovranitetin, tejet e madhe.

“Vigjilenca” dhe betejat, tashmë shumëvjeçare të Shpëtim Idrizit, aftësia e tij, për të kushtëzuar çdo veprim apo kompromis politik, në politikën e brendshme, me parametrat e vendosura tashmë prej tij, në politikën e detyrueshme të jashtme shqiptare, në marrëdhëniet me Greqinë, vit pas viti e kanë bërë punën e tyre, duke krijuar një Vijë të Re të Kuqe.

Nga ana tjetër, Bushati, ka qenë, në periudhën e negociatës shqiptaro-greke që lamë pas, një “kampion” i komunikimit enigmatik, duke e hutuar përmes valleve epirote, babaxhanin Kotzias, që përkthente gabimisht buzëqeshjet e tij, me miratimin në themel të një Marrëveshjeje të re dhe një sukses të vetin personal.

Por ndërkohë një Vijë e Kuqe shqiptare ishte paravendosur, të cilën askush nuk e çon nëpër mend se mund të zhvendoset më, në favor të fqinjit helen…

/360grade.al/

Kategori
Uncategorized

RRËNJA DHE TRUNGU I FAMILJES MUJE NË ÇEGRAN !

RRËNJA DHE TRUNGU I FAMILJES MUJE NË ÇEGRAN !

Kur je larg njerëzve dhe vendit që ke dashur më shumë, ndien më shumë mallë dhe obligim për ta. Edhe unë tashmë, i burgosur në kazamatet e Zenicës në Bosne dhe i dënuar në process të montuar, prej disa vitesh gjendem larg vendlindjes dhe njerëzve të mi të dashur, shumëherë kujtime të shumta vinë e më mbulojnë për ato që më mungojnë aq shumë. Nganjëherë mendimet vijnë si vale deti, duke u gërshetuar edhe me ato gjëra që kanë të bëjnë me pasardhësit tanë, për trungun, rrënjën dhe gjenezën e fisit tim Muje, të vendlindjes sime Çegranit si vendbanim që ka historinë e vetë, legjendat dhe gojëdhënat e saj në shekuj. Për vendin e të parëve dhe të bashkfshatrëve të mi, duke u lënë këto shënime breznive të reja që vijnë dhe të cilët janë daktis në shtigje gurbeti nëpër meridianet e shteteve të Europës Perënfimore, bile edhe andej detit në Amerikë! Dhe pyes me vete: vallë, do të jenë ata në gjendje të njohin mirë prejardhjen dhe origjinën e të parëve të tyre kudo që ata të jenë? A do të kenë interesim të mjaftueshëm t’ua transmetojnë të dhënat për origjinën e fisit apo llagëpit që ata i takojnë (në se për vete do ta kenë të qartë), t’ua spjegojnë fëmijëve, nipërve dhe stërnipërve , mbesave dhe stërmbesave, pasardhësve të tyre. A do të kenë ata njohuri dhe të njohin njerëzit që i kanë kushërinjë të tyre, ose të kujtojnë emrat e xhaxhallarëve të tyre të ndonji brezi më të largët, edhe kur ata mund të kenë qenë kushërinj të brezit të parë ose të dytë nga gjyshi e stërgjyshi i tyre. Sigurisht, këtë e them nga fakti, duke menduar shpeshherë se mos kjo mund të ndodhë edhe tek pasardhësit tanë, aq më tepër në kushtet e një emigracioni të madh që ka përfshirë jo vetëm Çegranin dhe fshatrat për rreth, por gjetiu trojet tona ku jetojnë shqiptarët hallexhinj dhe të vuajtur, duke mbajt në shpinë plagët shekullore të gurbetit si një gur i rëndë Sizifi . Duke u nisur nga këto ide dhe mendime, që kur isha në qelitë skëterë të burgjeve jugosllave në Bosne, ndërmora me vetën time këtë nismë që sapo të dilja në dritë të diellit, të bëja hulumtime, duke grumbulluar të dhënat kryesore për gjenezën e fisit tim dhe të mahallave të Çegranit në veçanti.

Nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të paraqitur një material më voluminous dhe plotësisht të saktë e pa gabime,por po përpiqem të shpalos kujtesën time rreth atyre gjërave që unë kam dëgjuar nga goja e më të moshuarve rreth trungut dhe origjinës së fisit, apo formimin e fshatit si vendbanim, duke anketuar e konsultuar më të moshuarit e fshatit si Ramadan Islamin, Baki Lokun, haxhi Sadin Polin, Shemë Biçakun, Qemal Ametin, Kasam hxhi Las Hasipin, haxhi Shaban Beshirin, Amet dhe Xhemail Emshiun, Sefë Peçin, gjyshi im haxhi Neim Sulë Muja, haxhi Rushan e haxhi Rauf Rexhepin, Ismet Lapen, Elmaz Metën, Ipë Durmish Likën,Jusuf Brahimin, haxhi Hisni Rufatin, Remzi Komen, haxhi Sadin Dervishin dhe shumë të tjerë. Rrëfimet e tyre ishin të gjata, interesante dhe të thukëta, në pjesë të madhe të bazuara nga gojëdhënat e përcjella brez pas brezi… Po ashtu po u drejtohem kujtimeve të mia të moshës së fëmijërisë e rinisë sime të hershme, të bisedave me gjyshen time, madje bisedat tek stanet me hallën Shaje etj. Jam i sigurtë se po të kisha ndërmarrë këtë nismë këtu e 35 vite më parë, do të kisha pasur më shumë mundësi për të shfrytëzuar të dhëna gojore me shumë vlerë e më të sakta të grumbulluara edhe nga pleqë të tjerë të cilët unë i mbaj mend edhe sot. Këtë libër ua kushtoj si testament fëmijëve të mi, nipërve dhe stërnipërve, mbesave dhe stërmbesave të gjakut tim dhe më gjërë breznive të reja të fshatit ku u linda. Përgjithësisht, gjithë atyre që janë të etur për të ditur diçka më shumë rreth origjinës së fisit të tyre, duke qënë i mendimit, dhe jam i lumtur që arrita të bëj një punë të frytshme, duke i nxjerr gjërat në dritë të diellit dhe mos mbeten të mbuluara me pluhurin e harresës. Sepse, RRËNJËT DHE RRUGËTIMET E FISIT janë të lashta dhe ikin tutje në thellësitë e shekujve me Gurin e Sizifit mbi shpinë.

…Njerëzit janë mësuar prej shekujsh me hartat dhe leximin e tyre, harta shtetesh dhe popujsh, harta historike … Erdhën dhe vajtën regjime e sisteme qeverishë, ishin gotët, ilirët, erdhën dhe shkuan sulltanë e mbretëri, krajla e sisteme komuniste, gjithëfarësh. Dhe, me shtimin e dijenive, njerëzit mësojnë se ka harta të vjetra dhe të reja, në të cilat disa nga emërtimet mungojnë ose janë zëvendësuar me të tjera. Kjo është e njohur dhe e shpjegueshme, si pasoje e zhvillimeve të historisë, kryesisht, të luftërave dhe shpërnguljeve. Kur viset e populluara zbrazen nga gjindja e vet njerëzore, letërsia dhe arti janë të fundit që i braktisin. Mund të thyhen ushtritë, të tërhiqen rojet e fisit, të heshtë diplomacia, arti nuk bindet. Ai kthehet e rikthehet atje, të logu i vjetër. Atje ku ndodhi shkulja, këputja mizore, krimi. Atje ku të tjerët i ndal shenja e kufirit të ri, traktatet ose rendi i ri i botës…. Çamëria bën pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka njohur shpërnguljen.

Gjeneza dhe origjina e fisit Muje ka histori të lashtë !… Pohimet e gojdhënave të pleqëve, nga të cilët janë mblredhur fakte dhe janë bërë hulumtime, studime e logjike të shendoshe , shprehin qartë e saktë dhe bukur të vërtetën historike se në “lisin fisnor” shumë shekullor të Mujeve që nga rrënjet tek trungu, degët dhe degëzat e tij gjithmonë ka rrjedhur gjak i paster shqiptar, dhe këtë me xhelozi e ruajni fisi mbarë me tradita , vese e zakone, kulturën dhe folklorin e tyre, me dasma e festa motmoti, por që kurrë nuk martohen mes vejti, edhepse tanimë janë të shpërdarë breza mjaft të largët të fisit prej stërniprish e stërmbesash…! Nga gojëdhëna, legjenda dhe rrëfime të ndryshme nga pleqët të përcjellura brez pas brezi sipas traditës gojore thuhet se Mujet e kanë prejardhjen nga trungu i fisit Proj të Çamërisë. Lidhur me këtë mund të bëjmë një vështrim edhe nga pikëpamja e pemës gjenealogjike të këtij fisi, cili nis të veçohet gati 6 shekuj më parë.

…Diku buzë Fushës së Pollogut, bri ograjeve dhe Vardarit lakadredhës, rrëzë Malit të Thatë ku duken disa kodra që zbresin si suka shullerësh gjer poshtë në brezin e gjërë të ledinave, gjendet Çegrani, një fshat tanimë mjaft madh dhe numëron afro 2000 shtëpi me banorë të pastër të etnisë shqiptare.Fshati ka formën e zgjatur dhe me shtëpi të bardha të stilit modern… I ndodhur pothuajse në distancë të barabartë nga dy anët e rrugës kryesore që kalon për mes fshatit, duke e ndarë në dy pjesë, në dy krah, e që kufizojnë në anën jugore me fshatin Forinë, nja 6 km në verilindje të Gostivarit… Në veri kufizohet me pllaja rudine dhe fshatin Vollkovi, banorët e të cilit janë të krishterë. Nga perëndimi duken të larta kurora të bukura të malit Sharr, dhe në horizont duket se me ato maja puthet qielli i hapur…

*

Çështja e gjenezës dhe prejarrdhjes së fisit, formimit të patronimeve (mbiemrave dhe emrave) familjarë ose të mahallave në Çegran në shekuj… Dhe, të shkruash per Etnogjenezen e këtij vendbanimi me histori të lashtë dhe të bujshme , ose të shkruaj për trungun dhe rrënjën e Fisit tim MUJE, nuk është e lehtë ,pasi duhet të “gërmosh” thellë në rrënjët autoktone iliro- shqiptare të origjinës mbi dymijëvjeçare të krahinës famëmadhe të Çamërisë që Perëndia e ka vendosur si një brez të gjërë me pllaja e ara të buta ku rriten ullinj e luledielli, e prej nga i kanë fijet dhe rrënjët trungu I fisit tim, të shpërnguluar nga andej duke ikur nga terori dhe dhuna që u bëhej shqiptarëve në këto treva nga hordhitë gjakatare ruso-greke.

Egzodet ishin të mëdha, shumë fise dhe ordi shqiptare morrën arratinë, disa edhe andej detit duke gjet strehim në shtigjet e Gadishullit Apenin, në Sicili… Duke u kalamendur në ikje me trasta në krah, dhe me djepa fëmijësh nënat duke i mbajtur nën sjetull, pas stuhishë e rrëmetesh të viteve 1446 dhe prej shekujsh, ikën edhe fisi im, me rrënjë came, duke u vendosur kështu në anët e Matit dhe Lurës… Aty jetuan afro tre shekuj, dhe më pas, nga dindjet dhe egzode të tjera që u bën ndaj shqiptarëve të krahinave, ikin edhe nga një hakmarrje gjaku, duke u vendosur në rrënzat e Malit të Thatë buzë Vardarit lakadredhës ku tej shtrihet Fusha e Pollogut , pamëdyshje, tokë pjellore…e Shqipërisë Etnike!

*

…Këtej gjendet gjeneza dhe fijet e TRUNGUT të fisit tim Muje me RRËNJË nga Çamëria !

… Kanë jetuar disa qindra katunde si një degë ulliri, si një luledielli, por që në historinë e shekujve Çamëria njihet si vend i shtrejtë dhe me një demografi të zhvilluar shqiptare, mjerisht shumë të vuajtur, jeta e tyre ka qënë shumë tragjike që nga kohërat para dhe pas pushtimit osman, këtu pikërisht zulmadh tregohet faktori grek që bënë një gjenocid të paparë, duke bërë hata mbi afro 160 fshatra, ose siç i quajnë atje: Katunde , në zonën e Epirit, të Thrakës, në ishujt e Korfuzit, Speca, Peloponez, etj.

Por…Këtu struket një histori e gjatë dhe me rrënjë të thella në themelet e mbetura gërmadha prej guri dhe varre të djegura, përçka duhet të shkruajnë edhe historianët, shkrimtarët dhe studjues europian e botëror…! …Në vitin 1444 dokumentet venedikase flasin për një rimëkëmbje ekonomike shqiptare në Epir. Nga portet Epirote të Frarit, Pargës e Gumenicës, Artës etj. niseshin drejt Venedikut e Raguzës nisnin sasira të mëdha gruri e drithëra buke, sasi të grumbulluara me tonelata luledielli për vaj… Në vitin 1555 , kohë kur është botuar ,,Meshari,, i Gjon Buzukut,Belon du Mans vizitoi vendet e Epirit dhe konstatoi popullsinë shqiptare të atij vendi, si popull autokton me tradita dhe kulturë, me rrënjë dhe histori të bujshme. Gjenerali i njohur turk Piri Reisi, i shek. XV duke përshkruar bregdetin e Jonit, pohon qartë se popullsia e viseve të Pargës ku ai u ndal posaçërisht, ishte shqiptare… Historia dhe historian të shquar të Europës dhe Perandorive të mëdha kanë konstatuar se përkatësia etnike e shqiptarëve në Çamëri e gjen pasqyrimin e vet në Defterin e hollësishëm osman të sanxhakut të Delvinës, të vitit 1583, ku janë regjistruar emrat e kryefamiljarëve të qendrave të banuara, qyteteve e fshatrave. Duke shfletuar fletët e këtij defteri vihet re se shumë kryefamiljarë mbajnë emra të krishterë të fushës onomastike shqiptare, shiko “Studime historike “, Tiranë, 1991, nr.3-4). Sidoqoftë, prania në regjistrat osmane e emrave karakteristikë dhe ekskluzivisht shqiptarë, vërteton konkluzionin e përgjithshëm se popullsia e Çamërisë i përkiste etnisë shqiptare… … Sipas Regjistrimit të Delvinës dhe i Janinës i vitit 1583) del se shtrirja e popullsisë shqiptare në hapësirët e Çamërisë, egzistojnë në shekuj toponime shqiptare të cilat i hasim gjithandej në krahinën e Artës, Paramithisë, të Sulit, të Gumenicës e të Pargës. Ledhës etj. Gjuhëtarët kanë arritur në përfundimin se elementi fjalëformues lidhen si tipike në shumë fshatra të Çamërisë, e që kanë qënë të rujatura brez pas brezi në shekuj , janë ruajtur toponime malesh, prenjsh, fushash, luginash e arash si toponime të pastra shqipe si p.sh. ““Lisi i Lorit”, “Proi i Thellë”, “Palo Vreshtat”, “Gropa e Madhe”, “Bira e Vllahut”, “Drenova i Bardhë”, “Bota e Bardhë”, “Burimet”, “Bregu i Angjelit”, “Mulliri i Fikut”, “Shegëza”, “Kodrëza e Vidhit” etj.

*

Historia njerëzore që me krijimin e saj e në vazhdim, deri në ditët tona është e mbushur me ngjarje nga më të ndryshme.Luftrat, përleshjet, grindjet me njeri tjetrin, kanë bërë që popujt përveç vrasjeve, terrorizmave, burgosjeve, etj, të shoqërohen edhe me zhvendosje nga vendbanimi, nga treva, teritori e të shkojnë në zona apo vise të tjera. Dhe, sipas rrëfimeve dhe gojdhënave nga stërgjyshërit e pleqëve tanë të fisit Muje , të përcjellura brez pas breqi, fisi im me trung dhe rrënjë vijnë nga tokat e Çamërisë që nga viti 1611, kur mbetën gjallë nga masakrat tinëzare të përgatitura nga peshkopit grekofashist , Dionisit, dhe i cili dogji shumë shtëpia e xhamia në disa fshatra të kësaj ane. Por, shpejt e humbi betejën,nga Asllan Pasha, u arratis dhe u fsheh në shpellën e ,,Jani Prodromit,,. Ushtria e Asllan Pashait pas një kohr të shkurtër e zunë rob kriminelin dhe e dogjën në zjarr. Trupin e tij të djegur pashai e dërgoi në Stamboll….Tanimë edhe fisi im në krye me Xheladin Gjin Mujën, që vinin nga babai i krishterë, i cili kishte kohë që kishte kaluar në fenë myslimane dhe jetonin në qetësinë e tyre në një fshat me pllaja të buta dhe ara të mbjellura me ullinj e luledielli në afërsitë e Artës, duke mbjelluar arat e tyre pjellore dhe në shekuj kishin mbet gjallë nën mbrojtjen e shqiptarit të këtyre anëve, Asllan Pashës.

Kështu edhe jeta ecte si uji i lumit i cili përshkonte lakadredhas trojet e Çamërisë, duke kaluar edhe një kohë gati prej një shekulli, sërish shpërthim vullkani të masakrave të tmerrshme, të cilat nisin që nga viti 1711 dhe ndaj çamëve zgjasin gati dyqind vite me rradhë, në kohë dhe hapësira të ndryshme të tokës çame , krime nga më të ndryshmet ,djegje dhe vrasje , dyndje massive, ikje nga frika e thikave të gjata të ortodoksve gjakatar grek gjer në masakrën e Filatit , e popullata came ,duke ikur nga zullumet para vdekjes, lënë shtëpi, vatra, kulla e varre të djegura dhe fushat, gryka e lugina, pellgje e ledina plotë me kufoma …

Si shekuj më parë, njashtu edhe më 1881 trupat greke pushtuan trevat e Çamërisë së jugut dhe Artën. Bandat e andartëve, të armatosur nga qeveria greke dhe të frymëzuar nga kisha ortodokse, ushtruan terror të egër dhe të paparë mbi popullsinë e pambrijtur çame muslimane. Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 160 çamër muslimanë, midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike.

Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, u largua nga Çamëria e tij e shkrumbuar edhe Xheladin Gjin Muja, bashkë me vllaun e tij Mujdinin, në moshë, gati të thyer, të ndjekur këmba–këmbës nga xhandarët grekë të armatosur me thika të gjata dhe bajoneta, me shpresë që të mbeten gjallë, natën me hënë vere, mbledhin plaçkat, gratë dhe fëmijët, me Gurin e Sizifit mbi shpinë, dhe nisen me karvanin e tyre, siç thotë populli: kah sytë andej këmbët…!

“ Pleqët tanë, i mbaj mend rrëfimet e tyre, por nuk mundeshin të thonin me saktësi se si dhe kur u nis kryeplaku i fisit me emrin Xheladin Gjin Muja, duke ngarkuar mushka e kuaj me gra e fëmijë të vëndosur në kosha thuprrash, por duke lënë pas varre të djegura dhe plangun e shtëpisë, duke u ec grykave e shtigjeve të gjata nga anët e Çamërisë, andej pas pasmaleve të Bistricës, në drejtim kah ecte dielli… Kështu kanë ec, biro, të parët tanë”- më tregonte gjyshi im, haxhi Neimi kur unë kisha nis të mësoja në Normalen e Shkupit. Dhe, sipas rrëfimit të tij, të parët e familjes sime të madhe Muje, do të thoshte se pëfundimisht qenkan vendosur diku në rrënzat e një kodrine të Matit ku sot gjenden vetë themele të rrënuara të fshati Sejdoll.

Të gjitha këto përçojnë me lashtësinë e prejardhjes dhe formimit të patronimeve (mbiemrit dhe emrit ) familjar të fisit Muje dhe Çegranit si vendbanim…

Sipas rrëfimeve dhe gojëdhënave të pleqve të cilat janë bart dhe përcjellë brez pas brezi, thuhet se stërgjyshi apo i pari i fisit Muje u vendos në këto pllaja buzë Vardarit dhe burimeve që sot i quajm ,,Uji i katundit,, dhe aty, fillimisht ndërtuan dy vëllrzërit nga një shtëpi dhe mulli prej guri ! Dhe, kështu nisi aty të rrotullohet RROTA E MADHE E JETËS ! Origjina, dihet , gjithënjë, sipas gojëdhënave, dhe se kanë qënë me rrënjë dhe prejardhje nga fisi Proj nga Çamëria të shpërngulur në pllajat e anëve të Matit dhe Lurës , dhe se, më pas, duke ikur për për shkak të një hakmarrjeje dhe nga zollumet sllave, nga andej janë vendos në brigjet e Vardarit ku sot gjendet Çegrani…

Dy vëllezërit : Xheladin dhe Mujdinini- Muja, bën nga tre djem, prej të cilëve nga një djalë , sipas Ligjit të Portës, vajtën nizam të Turkut ose në betejat e Jemenit, prej nga nuk u kthyen më. Fshati ku ata nisën jetë , u quajt Sejdoll, sipas emrit të Sejdës, në kujtim të gjyshit të tyre, i cili ka vdek gjatë një udhëtimi për në Siri. Por, me vdekjen e plakut , Xheladinit, ai varroset rënzë një kodre me pllaja të gjata në afërsi të Sejdollit. Gjersa, tanimë, Mujdini, vllau i Xhelës, duke qenë njashtu në moshë të thyer , detyrat , obligimet dhe udhëheqjen në familje, ia dorëzon djalit të tij, dhe i vetmi në fis me emrin AHMET, të cilit i lindin tre djem: Rexha, Mujdini, ( që sipas emrit të babait, fisi e thirrnin: DINA), dhe i treti: Abazi. Nga këta tre vëllezër shumohet fisi Muje dhe krijohen mahalla të mëdha nga ky trung, siç do të sqarojmë më vonë.

*

Sot nga emrat e tre djemëve ( dhe trashigimtarëve) të llagëpit Muje janë shumuar dhe kanë lindur vëllazëri e breza të moçëm e të rinj ,të cilat shkurtimisht po i paraqesim si më poshtë :

Nga trungu i moçëm i dy vëllezërve Xheladinit dhe Mujdinit, mbetet i vetmi trashëgimtar nga ky i fundit dhe quhet AHMET. Nga Ahmeti lindin tre djem:Rexha, Dina dhe Abazi.

1.Nga Rexha plaku i Muje, lindet Merseli.Ky bën tre djem: Rexhën (emër në kujtim të babait), Mera dhe Islami. Rexha i ri, ka lind: Sulë Mujën dhe Xhelën. Ky i fundit njashtu nuk ka pas djal , pos tri vajzave:Ferizaten, Meribanen dhe Shajen. Për të mos iu fik oxhaku, kur martohet Shaja, lind fëmijën e parë djalë me emrin Baftjar dhe ia jep nënës së saj ,,bir më shtëpi,,! Kurse brezat dhe vëllazëria që lindin të Sulë Mujës, sot janë shtuar aq shumë sa që janë krijuar mahalla të tëra, që mund t’i shikoni sipas skicës së ,,Trungut,,!

2.DINA lind djem: Mosën (ose Musën), Mustafën dhe Azizin. Ky i fundit ka qënë officer me gradë në ushtrinë e Mehmet Pashë Derallës dhe i kanë thënë: Aziz bylykbashi!

Nga Mosa lindet vetëm një mashkull në vatër me emrin Lita, i cili martohet mjaft i ri dhe nga kjo martesë bën tre djem: Vehapin, Abdylin dhe Rasimin. Edhe nga këta shtohet fisi dhe mahalla e Mujeve i degës tjetër. Kurse nga vllau tjetër Mustafa, lindet vetëm një djal dhe i njohur në fis si Haxhi Demku, i cili ka lënë nam. Nga ky lindin katër djem: Rizai, Ibrahimi, Mustafa dhe Meka. Edhe këtyre brez pas brezi u lindin nipëri e mbesa.Kurse nga Aziz bylykbashi, si degë e tretë dhe pasardhësa të DINËS, lindin dy djem: Avziu dhe Rufati. Edhe bijtë e tyre shumohen një mahallë e madhe.

3.Abaz hoxha, si krah i tretë nga oxhaku i Ahmetit plak, lind dy djem: Dervishin dhe Lutën. Kjo mahallë, në shenj të plakut të tyre Abaz hoxhës e marrin emrin: ,,Hoxhallare,,! Por, që janë nga trungu dhe fisi Muje.

*

Çegrani si vendbanim është i vendosur në anën lindore të Pollogut bri Vardarit lakadredhës, nja 5-6 km në verilindje të Gostivarit, rrëzë Mali të Thatë , në pjesën e Maqedonisë Perëndimore, kah kalon edhe autostrada që lidh Shkup- Tetovë- Gostivar- Kërçovë- Strugë dhe Ohër me Qafë Thënë. Dhe një krah i rrugës që çon në relación nga Gostivari- Mavrovë për gjatë grykave të Radikës dhe del në Dibër e Peshkopi, ose aty, gjithandej duhet të lidhet me “Rrugën e Arbërit,, ¡

*

Sipas gojëdhënës për emrin e këtij fshati, në vendin ku gjendet sot Çegrani, ka ekzistuar si një katund i vogël prej dymbëdhjetë shtëpishë, me 2-3 mahalla të ardhur nga anët e Lumës, por që historikisht kanë datuar, sipas defterëve osman që nga 1464, kur edhe përmendet ku fshat për here të parë. Me vendosjen e fisit dhe të gjaku të quajtur MUJE, kryeplak katundi emrohet i brii i Mujdinit plak, Ahmeti. Hoxha i fshatit si imam, të cilin e zëvendëson Hamid Efendia ishte i ardhur nga Tetova, i kishte lut dhe duke i bindur të parët e mahhallave, kishin ndëmarrë që një sipërfaqe të gjërë të ,,Kojrijes,, ku kishte drunj pylli, dushk, ah, mullezë, krekë etj. të mbroheshin nga vetë ata dhe vendi të quhej ,,vakuf,,. Kështu kishin vepruar edhe me një sipërfaqe toke për varreza, që sot quhen ,,varrezat e mesme,,! Dhe andej më poshtë ku fisi Muje kishte një copë tokë, e dhuroi për ndërtimin e xhamisë. Më pas, për nevojat e domosdoshme të banorëve, në rudinat e atij vendbanimi u përdorën si troje për varreza. Duke bërë kështu, fillimisht, për tri mahalla nga një palë varre, sa i ka sot Çegrani. Kjo histori i përket shek. XVI-XVII, gjë e cila tregon se para kësaj kohe, nuk kemi asnjë mbiemër-patronim të konfirmuar në këtë zonë. Kjo e dhënë na detyron të pranojmë se mbiemri i parë i konfirmuar në bazë të të dhënave të deritanishme në Çegran janë familja MUJE, duke u rradhitur madje edhe Liket, Balliset, Loket, Zhupanet, Biçaket, Sallaket dhe kështu me rradhë.. (Këtu, sa për të kuptuar thelbin e kësaj çështjeje, po përmendi se historia e popullit shqiptar njeh fenomenin e familjeve të mëdha të cilat brez pas brezi kanë transmetuar, bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë në dorë dhe mendje të shëndoshë në mbrojtje të interesave të shenjta të atdheut. Herë pas here, në historinë e çdo mahalle të Çegranit, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës së tyre. Këto karakteristika i gjejmë këtu, të ruajtura si traditë shekullore, për çka do të qasemi edhe më tej në trajtimin e këtyre aspekteve) !

(Vijon)

Kategori
Uncategorized

Deputeti i PS, telefonata me njeriun e Shullazit

Zbardhen telefonatat e përgjuara ndërmjet deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe Gilmando Danit, njerit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Emiljano Shullazit, aktualisht në burg.

Çyrbja u përfshi në hetimet e nisura në shkurt të 2016-ës nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila kishte vënë në përgjim Emiljano Shullazin dhe bandën e tij. Një nga telefonatat, që iu bë Danit, ishte nga Çyrbja, në atë kohë zyrtar i lartë i Hipotekës së Durrësit, i lidhur me shitjen e ish-hotel Vollgës.miqtë e tij. Mes dhjetëra telefonatave të përgjuara, dy prej tyre tërhoqën vëmendjen e prokurorëve. Në rrjetën e përgjimit, kishte rënë Jurgis Çyrbja, ish-zyrtar i lartë i hipotekës në Durrës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Referuar dosjes hetimore rezulton se menjëherë sapo një oficer i policisë gjyqësore shkoi në zyrat e hipotekës në Durrës për të sekuestruar praktikën e regjistrimit të ish-hotel Vollgës, Çyrbja telefonon Gilmando Danin, i konsideruar si krahu i djathtë i Shullazit.

Ligjvënësi e informon atë, se prokuroria ishte vënë në lëvizje dhe shprehte shqetësim për këtë fakt. “E kemi keq punën. Lidhet me detyrën time”, dëgjohet Çyrbja t’i thotë të pandehurit

Po atë ditë, prokurorët e ftuan Çyrbjan, të jepte shpjegime ne cilësinë e personit që kishte dijeni për rrethanat e hetimit.

Pasi mbaron rrëfimin e tij, pa kapërcyer rrethimin e godinës së xhamtë, ligjvënësi telefonon sërish Gilmando Danit dhe i kërkon të takohen.

Nga ai moment deputeti dhe i dyshuari nuk rezultoi të kenë folur më në telefon. Pak muaj me vone të Çyrbja u ballafaqua në sallën e gjyqit me Shullazin dhe të pandehurit e tjerë duke dhënë dëshminë e tij. Ai foli asokohe edhe për një takim që kishte pasur me Emiljano Shullazin, për çështjen e ish-hotel Vollgës, por nuk pranoi të kishte pasur komunikime me miqtë e tij përmes telefonit, ku i informonte për gjithë sa ndodhte.

Prej atëherë ka kaluar jo pak kohe. Çyrbja vazhdon i qetë jetën parlamentare. Ndërkohë Shullazi dhe miqtë e tij, ndaj të cilëve rëndojnë akuza të rënda, si gjobëvënie apo shkatërrim prone me eksploziv presin shtatorin për të dëgjuar pretencën e prokurorisë.

Kategori
Uncategorized

EUROPA, VLERAT DHE RILINDJA SOCIALISTE.

Nga Zef Zefi/

“Do më kuptoni mbas 50 vjetësh,” tha Niçe, kur shkroi Nihilizmin. Gjithë argumentet e tij konsistonin në tri fjali.-Do mungojë motivimi, pra qëllimi. Do mungojnë përgjigjet e përse-ve. Të gjitha vlerat zhvlerësohen.

Vepra e filozofit i drejtohej gjithë botës, në rend të parë qytetërimit më të avancuar, kurrë i parë më përpara në historinë e njerëzimit, atij Perëndimor, në thelbin e të cilit është optimizmi dhe progresi i pafund.

Ky optimizëm zë fill me premtimin e Palit në Athinë i cili kaloi edhe në Iliri, pastaj në Romë.(Luka. Akti i apostujve kap.14.)

Ai duke argumentuar ringjalljen e Krishtit u tha Athinasve”Ju nuk do të vdisni kurrë….” Një premtim të tillë kultura greke dhe të tjerat parakrishtere nuk mund ta bënin. Shumë athinas qeshen me këtë premtim, të tjerë i thanë se këto përralla na i lë për një herë tjetër.

Sidoqoftë ky premtim i dëshiruar fort prej njeriut u perqafua menjëherë, jo aq si religjion, sa si kulturë dhe inkonshio kolektive.

Ndersa për qytetërimet e para krishtera koha ishte ciklike e ngjashme me stinët bujqësore, krishterimi themeloi një kohë tjetër; E shkuara, negative(mekati origjinal). E tashmja shpagimi. E ardhmja shpëtimi.

Ky koncept influencoi më së pari shkencën e cila sado antikristiane duket me betejat e saj në kohë me religjionin, në thelb është kristiane, ashtu si agnosticistët, marksistët dhe besimet që lindën më vonë me plagjimet e tyre të pjesëshme.

Për shkencën, e kaluara është injoranca, e tashmja kërkimi, e ardhmja (e laikizuar) progresi.

Edhe Teoria e Marksit ateist, ishte e krishterë; E shkuara ishte padrejtësia e pabarazia sociale, e tashmja provokimi i kontradiktave dhe lufta e klasave, e ardhmja drejtësia dhe barazia e mbidheshme.

Hiç më pak i krishterë ishte Frojdi ndonëse shkroi një libër kundër besimit; sipas tij të shkuarën e përbëjnë traumat nervore, e tashmja analiza, e ardhmja shërimi.

E ardhmja përherë pozitive.

Mbi moralin e krishterë (morali i qëllimit) është i ndërtuar e gjithë rregullsia fondamentale e sistemit etik e mbi të gjitha ai juridik Perëndimor. Psh ndryshe gjykohet moralisht po sidomos juridikisht një vepër penale a kundravajtje e qëllimtë, ndryshe ajo e pavetëdijshmja apo aksidentale.

Ky moral (i qëllimit) në hapsirën tashmë mbi dymijë vjeçare, është kerkuar të korigjohet e revizionohet jo rrallë në kohë.

I pari Kanti si iluminist, argumentoi se nuk është i mjaftueshëm morali i krishterë i qëllimit, sepse njeriu nuk mund të jetë objekt i ingranazheve të makinerisë së zhvillimit apo drejtësisë, por subjekt i tyre. Morali i ri duhet te burojë, nga individi arsyeja e kulluar.

I dyti Weber me etikën e përgjegjësisë. Sipas tij nuk mjafton morali i krishterë i qëllimit, as ai i objekt-subjektit të Kantit por duhet ti referohemi Etikës së Pergjegjësisë, që për Weber do të thotë se veprimet tona duhen gjykuar sipas pasojave, dobisë apo anasjelltas(derisa këto konsekuenca janë të parashikueshme, shton filozofi)

Ndersa etikën e Kantit e kundërshton Weber, atë të Weber e rrëzon një ilustrim i thjeshtë.

Mjaft të pyesësh një punëtor të fabrikimit të armëve psh do bombave te dorës, lidhur me proçesin e punës, kushtet, apo pagesen, ai përgjigjet njëlloj si një prodhues petullash pa problem, ndryshimi ndodh në momentin e përgjegjësisë, ose konsekuencave të parashikueshme; kur e pyet për produktin që sjell puna e tij, petullabërësi vazhdon të përgjigjet, ndersa armëpunuesi jo.

Lidhur me konsekuencat e Weber, në mjediset shqiptare po të pyesësh një qytetar se sa e shite votën në zgjedhjet e fundit, ose një media çfarë perfiton nga qeveria e radhës me klientelizmin të pergjigjet. Pa përgjigje mbetesh nëse ata i pyet për pasojat, ose do të gjendesh para një gjykimi të rreptë si shqiptar jo bashkëkohor, ose malok.

Vlerat morale nuk janë entitete metafizike, Por dhe asgjë më shumë se kofiçente (piketa) brenda të cilave një komunitet a shoqëri, vendos për të bashkëjetuar, ndersa etika në kuptimin minimal eshte sjellja e individit brenda këtyre vlerave të pranuara nga shumica.

Nuk u hapen negociatat edhe sivjet me Europën e vlerave te qytetërimit mbi dymijë vjeçar, ndonëse retorika popullore, ajo politike dhe mediatike është dashurore me të. Pertej shkaqeve otomane e komuniste, me këtë qytetar që shet votën, ketë qeveri që Shqipërisë i ka bërë gropën, me këtë kryeministër që u dërgon shqiptarve ideograma zgerdhirjesh ditën më të zezë me tri familje te vdekura tre brezash, per shkak të mosmbrojtjes nga qeveria e tij, vetëm vlerat nuk dimë se nga bien. “Mungon qëllimi, zhvlerësohen vlerat dhe mungon përse-ja, paranjofton Niçe qytetërimin modern, që do të gjendet para kërcënimit të teknikës.

Ndersa ne me eksperimentet e rilindjes tonë i kemi djegur etapat ashtu si me eksperimentimet socialiste të hoxhizmit.

ZEF ZEFI

Kategori
Uncategorized

Brekët.

Nga Anila Rezhda/

Nje trekendesh cope,me dy hapesira qe te futen kembet dhe qe te krijojne edukaten e perparuar civile ne ndryshim nga gjethet e Adamit dhe Eves, qe ju lumte sa zili i kam, benin c’fare ju donte kokrra e qefit.

Te gjithe besojme qe eshte nje ndrrese e brendshme, kategoria e higjenes trupore.

A keni menduar ndonje here se ne baze te llojit, cilesise, numrit dhe formes se Brekes ju kane shkruar historine e jetes tuaj?

Ju duket cudi qe nga raporti qe keni me Breket bota ju ve titujt si me poshte vijojne?:

-kur u be dhe ky/kjo qe nuk kishte Breke te vishte, lere mo.

(hypen ne pozite nga zero dhe kete 0-ro e percaktoi numri i Brekeve qe kishte).

-ajo iku dhe ja morri te gjitha,e la vetem me Breke, kupto ca i boni?

(kur nje femer divorcohet dhe rrjep burrin deri ne ate shkalle qe e le pa Breke fare).

-kjo nuk di te laje Breket e veta, varja.

(nenvleftesim i trurit te femres, per ngathtesine qe tregon ne pune, kriteri, Breket qe i lan ngadale e shkreta).

-lene mo ne ti pse e morra nuse, te me laje Breket, per c’fare?

(percaktim injorues i statusit familjar kur burri merr grua por do te bredhi lule me lule. I jep vlere vecse sepse Ajo dika me i la Breket).

-i hedh Breket ne shpi ku te jete, e hengert mortja.

(mashkull/femer qe jetojne ne ambjete shtepie kellire)

-asaj si numerohen Breket o vellajo, ja ke pa telat e ballkonit?

(vule shoqerore per femrat qe ushtrojne prostitucion).

-si u katandis i ziu/e zeza, nuk ngre dot me Breket e veta.

(situate e rende shendetesore).

-ja ke pa si i shkelqejne dhe si i nder nder Breket ne ballkon, drite dhe me rregull.

(komentet e komshijeve per femer nikoqire, te paster dhe me rregull,ajo nder shume rroba por bota ka fixim Breket).

-ai/ajo osht Breke grisur mo vella, ca biznesi thu ti?

(brimat e Brekeve tuaja percaktojne nivelin tuaj ekonomik).

-i dukeshin breckat e bukura, te qendisura me tantelle, si shpirt ishte!

(tregon moshen tuaj, e re, e vockel, e paster, engjellore-kujton me nostalgji Ai!!!).

-ca Brekesh kishte vesh, me te ik truri, tantelle e zeze elastike me kordele jeshije te parat…le ato lejlate e te kuqet qe me doli me vone

(status jomartesor, kur femra ka te dashur dhe ben perzgjedhje te Brekeve si rroba e fundit qe hiqet por qe percakton fillimin…!!!).

-si nuk ka turp fare, i duken Breket, nuk ka burre ta shikoje kur shkon ne pune?

(koment nenvleftesues per femrat qe ne ambjente pune ju duken Breket jorastesisht…me shprese se do ja vari dikush tjeter…se burri i eshte bere per “merre me leng se mishi mbaroi”).

-kishe qef ti shikoje sirtaret e asaj, rradhe rradhe Breket e saj, te burrit, te femijeve, te palosura, te hekurosura.

(komente vjehrash per nuset duke vleresuar vetem Breket si i kish palosur).

-ajo hekuros dhe Breket, e imagjino ca femre eshte?

(dashuri superlative e nje mashkulli per nje femer qe dashuron.E mahnit rregulli i saj per te brendshmet).

-ajo gjithe paret i bo Breke, ka tru ajo.

(koment shoqeror per femra qe nuk dine te bejne ekonomi. Breke dhe makine i bo parate. Shtepia me qira!!!).

-ajo ti ve Breket maje kaptines.

(femer agresive, sherrexheshe qe njerezit i shmangen se te degjeneron nga fjalori qe perdor).

-ajo shet ene Breket e veta qe te jete icik mes atyre me pushtet.

(femer pa din e pa iman, shume siperfaqesore, qe do te njgjitet me c’do lloj menyre diku lart).

Kaq, se me mbaroi ushkuri dhe llastiket e kaq Brekeve qe komentova.

*Kush me sha per kete status “hiqet automatikisht”, pasi do veje ne dyshim raportim tim me Breket e mija…hahahaaaaaaaaa, NilaR

Kategori
Uncategorized

1955/ Shkresa e ‘gabuar’ e ministrit që iu zbut zemra për fëmijët e të burgosurve politikë.

Urdhri, Kiço Ngjela: Mund të vdesin fëmijët, të rishihet heqja e triskave familjeve të të burgosurve.

Kadri Hazbiu: tërhiqeni shkresën, gjuha e përdorur mund të përdoret si armë për propagandë kundër nesh…

Një urdhëresë sekrete ishte shpërndarë në 8 qershor 1954 nga Ministria e Tregtisë për tu hequr triskat e ushqimit të gjithë familjeve të të burgosurve.

Por një vit më vonë, Ministri i tregtisë Kiço Ngjela duket ‘ishte penduar’ pasi kishte kuptuar pasojat e saj. Fëmijët jetimë dhe më nëna të pamundura për punë që ishin një pjesë e mirë e familjeve me të burgosur politikë në Shqipëri, kishin mbetur rrugëve të uritur e pa mundur të blinin as bukën thatë.

Duke u nisur nga kjo gjendje ministri Kiço Ngjela nxjerr një shkresë tjetër me 19 gusht 1955, ku vendos një shtesë për të shmangur pasojat e urdhrit të një viti më parë. Ai ishte koshient se heqja e triskave të ushqimit në familjet e të burgosurve do të thoshte se fëmijët e këtyre familjeve do të vdisnin nga uria.

Shtesa në shkresën e re, sipas Kiço Ngjelës ‘ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë’. Por ai nuk harron të shënojë në shkresë se kjo nuk duhet kuptuar si një zbutje e urdhrit të parë. Sidoqoftë, ky ‘sinqeritet’ i ministrit Kiço Ngjela do të shkaktonte tërmet deri në kupolën më të lartë të regjimit. Kjo ishte një shkresë e pakujdesshme, ku përdorej një gjuhë e patolerueshme për koracën e regjimit, gjuhë e cila mund të përdorej si armë nga propaganda antikomuniste.

Kadri Hazbiu ishte i pari që kishte dhënë alarmin për këtë shkresë dhe nënvizonte fjalinë ‘ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë’.

Pas tij shqetësimi do të shkonte deri tek Hysni Kapo dhe nuk do të vononte të jepej urdhëri për ti tërhequr mbrapsht të gjithë kopjet e kësaj shkresë të gabuar. Më poshtë ‘Kujto.al-Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit’ e sjell të plotë shkresën e Kiço Ngjelës dhe letërkëmbimin ku ngrihet shqetësimi dhe jepet urdhri për ta tërhequr nga qarkullimi.

Republika Popullore e Shqipërisë

Ministria e Tregtisë

Tiranë, 19/8/1955

Dega e Kontigjentëve

Nr.1507 prot.

Lenda: Mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

Komitetit ekzekutiv K.P.Qarkut

(Seksioni i Tregtisë)

Për njoftim

Komisionit të Kontrollit të Shtetit

Prokurorisë së Përgjithshme

Ministrisë së Punëve të Brendshme

Tiranë

Në lidhje me tonën nr.1511 sekret dt. 8/6/1954

Duke marrë parasysh se me zbatimin e udhërit të sipërm në disa raste ka ndodhur që fëmijët jetimë ose me nënë të paaftë për punë të kenë mbetur pa bukë për shkak të gjendjes së tyre ekonomike jashtëzakonisht të vështirë, me qëllim që nga pamundësia ekonomike të blenë bukën në tregun komerçial të mos rrezikohet jeta e këtyre fëmijëve, kjo ministri urdhërit në fjalë i bën këtë shtesë:

1) Kur nga zbatimi i urdhërit të sipërm konstatohet se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike rrezikohet jeta e familjes së fajtorit, t’urdhërohet zyrtarisht Seksioni Tregtisë për pajisjen e sja vetëm em triska buke dhe ushqimi ndërsa ajo e veshmbathjes të mos jepet.

Për lëshimin e urdhërit në këto raste autorizohet vetëm kryetari ikomiteitt Ekzekutiv K.P.Qarkut I cili duhet të marrë më parë mendimin e komitetit të Prtisë.

2) Kjo kopetencë që ju lihet Kryetarëve të Komit. Ekz.K.P. Qarqeve të mos kuptohet si nëj zbutje e urdhërit nr.1511 sekr.dt.8/6/1954 por ka vetëm për qëllim të evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë, prandaj duhet të zbatohet drejt dhe të mos çelen shtigje për vërtetimin e pakënaqësive ose privilegjeve që patjetër do të dëmtojnë keqas dhe do të shtrembërojnë zbatimin e ëktij urdhri.

3) Të kihet parasysh gjtihashtu që triskat që do të jepen të mos bëhen object tregtie nga ana e familjeve përfituese, gjë kjo që shpesh herë ëhstë vërtetuar në të kaluarën dhe se në këto raste, për të siguruar jetesën, familjet në fjalë merren me matrapazllëqe të ndryshme, ndërsa fëmijëte vegjël I heqin nga shkolla dhe I shtytin të lypin rrugëve ose të vjedhin. Prandaj të porositen organet mvartëse për të treguar kujdes të posaçëm në këtë drejtim dhe kur konstatohen raste të tilla triskat të mos jepen.

Ministri

(Kiço Ngjela)

Me urdhër të ministrit

Zv/ministri

(Zihni Muço) d.v.

Vërtetohet njësia me origjinalin

Kryetar i degës së kontigjentëve

Kosta Taqo

(firma)

Kc. Koço Taqo,

Dk.E.Shehu

Kop.14 dt.18/8/55

***

Z/Kryeministrit

Shokut Hysni Kapo

Ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe bën fjalë mbi triskëtimin e familjeve të të burgosurve etj.

Shoku Kadri Hazbiu është i mendimit se ky akt, i dërguar nëpër qarqe mund të bëhet mjet në dorën e armikut për propagandë kundër pushteitt t’onë. Ai thotë se udhëzime të tilla duhen dhënë me gojë dhe propozon të tërhiqet mbrapsht ky urdhër (fjala është për frazat ku thuhet: ‘…por ka vetëm për qëllimt’evitojë vdekjen e personave që me të vërtetë do të ndodhen para një rreziku të tillë…’, etj, etj,.).

Unë mendoj se vërtet është hartuar keq ky urdhër dhe pajtohem me mendimin e shokut Kadri.-

Sekretari i përgjithshëm:

Spiro Rusha

Firma

***

29/VIII/1955. –

Sekret.Pergjith.

Ju njoftojmë se vërejtja e bërë nga M.P. Brendshme u gjet me vend nga zv.kryeministri Hysni Kapo, i cili porositi sot M.Tregtisë sh. Kiço Ngjela që për frazeologjinë e përdorur të tërheqë letrat në fjalë.

Koço Prifti 30 .8. 1955

Kategori
Uncategorized

Serbia fiton 2.7 miliardë euro dhe Kosova humbet 2.7 miliardë euro

Gazeta ‘Zëri’ ka arritur ta sigurojë një raport të hartuar nga gjashtë ekspertë serbë dhe të përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, në të cilin paraqiten skenarët për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raport në mënyrë të detajuar flet për efektet ekonomike, demografike e sociale dhe për ide të ndryshme për normalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Propozohet që Kosova ta marrë vetëm Preshevën, ndërsa Serbia katër komunat veriore të vendit, me ç’rast përmenden përfitimet nga ky skenar prej 2.7 miliardë eurosh për shtetin fqinj.

Serbia dhe Kosova mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e territoreve, ku Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviçi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.

Kështu rekomandojnë gjashtë ekspertë serbë nëpërmjet një raporti me titull: ‘Efektet ekonomike, demografike e sociale dhe skenarët e ndryshëm për normalizimin e raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës”, i botuar në prill të vitit 2018 dhe i përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Beograd, të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta ‘Zëri”.

Raporti prej 90 faqesh i përgatitur nga autorët: Miladin Kovaçeviç, Dushan Gavrlioviç, Dragan Popoviçviç, Milena B. Stevoviç, Liljana Sekuliq dhe Katarina Stançiq, të cilin e posedon ‘Zëri”, i shtjellon në mënyrë të detajuar dy skenarë për normalizimin e marrëdhënieve: normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës, ku përfshihen edhe skenari për shkëmbimin e territoreve, edhe skenari pa shkëmbim të territoreve, por me zbatim të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe skenari i Status Quo-s, i cili nënkupton mosnormalizimin e raporteve në mes të dyja vendeve.

Ditë më parë politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës kanë alarmuar se presidenti Hashim Thaçi, i cili po flet haptas për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, nuk guxon të arrijë marrëveshje parciale për Luginën, e cila nënkupton mundësinë që Presheva t’i bashkëngjitet Kosovës ashtu siç rekomandon raporti, ndërsa Bujanoci dhe Medvegja t’i mbeten Serbisë, pasi që, sipas tij, kjo do të shkaktonte tragjedi humanitare.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe zëvendëskryeministri, Ivica Daçiq, po flasin hapur për zgjidhjen e çështjes së kufijve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Mirëpo, ka qenë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë një takimi ditë më parë me kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, ka deklaruar se nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan.

Kategori
Uncategorized

TERRORISTET E 17 NENTORIT NË KAPSHTICË, DHE IRONIA E POLICISE DHE SHERBIMIT SEKRET SHQIPTAR.

TERRORISTET E 17 NENTORIT NË KAPSHTICË, DHE IRONIA E POLICISE DHE SHERBIMIT SEKRET SHQIPTAR.

Ngjarje e jetuar.

Ne vjeshten e 2010 duke qene ne pune rreth orës 21 të mbrëmjes, ndodhem pranë doganës greke bashke me nje kolegun tim punonjësi i policisë kufitare,operatorin M. Bushin.

Atje policia Greke ne gadishmeri kishte rrethuar doganene e saj.

Pak me vone u interesuam tek nje koleg i doganes Greke dhe mesuam se.

Kater pjesetare ish ushtarakë të lartë Grekë, lidere te grupit terrorist 17 Nentori te shoqeruar me nje qytetar shqiptar Kuksian, vëllai i një ish shefi policie (Mbiemer i degjuar ne policine shqiptare ne Tirane 1992-97) sapo ishin kethyer nga Shqiperia drejt Greqisë.

Mbas një gadishmërie , shtimit të personelit policor, dhe nje kontrolli te imtesishem prej mëse nje ore te policise greke, ata u lejuan te futen ne Greqi.

Kur policija Greke e dinte dhe po i priste në formë gadishmërie në doganën e tyre…

BOSET SHQIPTARË TË POLICISE DHE SHISH.

Qeshnin kur…..ne ju shpjeguan se çfarë kish ndodhur.

Mbasi mesuam emrat nga koleget Greke dhe u futem ne sistemin TIMS te policise shqiptare,se bashku me operatorin e policise kufitare Kapshtice,M.Bushin, rezultoj se informacioni dhe merat ishin te vertete.

Pjestarë drejtues të grupi terrorist Grek 17 Nentori, para nje jave i shoqeruar nga Kuksiani emigrant në Greqi, nëpermjet Kakavijes ishin futur ne teritorin Shqiptar ne drejtim te Kosoves, nga dogana e Morines.

Dhe perseri nepermjet kesaj dogane u futën ne shqiperi dhe daljen e bënë nga dogana Kapshtice.

Autoritetet Greke ishin te shqetesuara, pavaresisht se ish pjesetaret e Grupit terrorist 17 Nentorit i kishin mbyllur problemet me drejtesine Greke.

Ndersa.

Drejtuesit e Policise dhe Sherbimit sekret Shqiptar, jo që nuk kishin dijeni se kush ishte futur, si ishin futur, dhe kush i shoqëronte, por pa pikë serioziteti qeshnin dhe ironizonin me kete informacion dhe kete ngjarje.

Sidoqoftë operatori i policisë kufitare është përsëri në detyrë, sistemi TIMS i ka të regjistruar emrat, targën e mjetit dhe Shqiptarin shoqërues.

Asnjëherë nuk është vonë për një rikontroll të sistemit dhe nxjerrjen e të vërtetës por dhe të përgjegjësive.

Ky shkrim është një informacion për sigurinë kombëtare të vëndit, sepse në shqipëri futet derri dhe dosa pa as më të voglin problem.

Kategori
Uncategorized

Fatos Lubonja: politikanët mblidhen në vilat luksoze në periferi të Tiranës, Diaspora shqiptare mbështet Ramën, jo më të protestojë.

“Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit.

Publicisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat masive në Bukuresht të Rumanisë, ku kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Lubonja komentoi edhe një parrullë që qarkullon në rrjetet sociale ‘Ne nuk jemi Shqipëri’, por në fakt e verteta e parrulles është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’. Ai tha se në Rumani protestojnë kundër korrupsionit, ndërsa në Shqipëri jo.

“Ajo fotografia ‘nuk jemi Shqipëri’ interpretohet si një auto ironi nga ndonjë shqiptar për të thënë se ata protestojnë dhe ne nuk protestojmë. Parulla origjinale është ‘nuk duam korrupsion, por duam drejtësi’. Tek ne nuk protestojnë kundër korrupsionit. E kam të vështirë të imagjinoj që të mblidhen politikanët në periferi të Bukureshtit siç mblidhen politikanët në vilat luksoze në periferi të Tiranës dhe të pyeten se si i kanë bërë këto vila. Atje nuk ka makina luksoze ‘Range Rover’”- tha Lubonja.

Fatos Lubonja bëri edhe një krahasim mes rolit të diasporës në Rumani dhe asaj në Shqipëri. Ai tha se diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin dhe nuk mund të sjellë ndryshimin , ndërsa në Bukuresht kanë shkuar rumunë nga të gjitha vendet për të protestuar. Lubonja u shpreh se tek ne s’ka prirje për ndryshim, por për të ikur.

“Diaspora jonë vjen dhe mbështet kryeministrin. Ne s’kemi parë të vijnë nga diaspora dhe të organizohen nga rrjetet sociale për të protestuar kundër korrupsionit. Mbështetje politike mund të ketë, por korrupsioni në Rumani është motivues i protestës. Kur u fut Rumania në BE shumë eksponentë të BE thanë se bëmë gabim sepse atje ka korrupsion. Tek ne nuk ka prirje për ndryshim, por për të ikur. Ne më shumë na bashkon Skënderbeu apo kombëtarja sesa për problemet që kemi për të ndryshuar kushtet ku jemi”- tha Lubonja.

Për publicistin Fatos Lubonja, reforma në drejtësi nuk kap politikanët dhe zyrtarët e mëdhenj të cilët nuk kanë peshën e përgjegjësisë për popullin që po vuan, por shohin interesin e tyre.

“Nuk mjafton reforma në drejtësi, pasi kjo reformë nuk i kap ata të mëdhenjtë. Peshku i madh e ha të voglin. Ne kemi një klasë politike që nuk ndjen peshën e përgjegjësisë. Këta shikojnë interesat e tyre dhe nuk duan tja dinë që një popull po vuan. Emigrantët tanë më shumë janë me qeverinë”- tha publicisti.

Kategori
Uncategorized

Deklarata e fortë e ambasadorit britanik: Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndryshohen me plumba.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’connell në një intervistë dhënë për Frotnal Live në T7 ka deklaruar që qeveria e Britanisë është kategorikisht kundër idesë së presidentit Thaçi për ndarje të territorit.

Madje ka deklaruar që kjo mund të sjelltë edhe precedent të tjerë në Ballkan.

“Kufijtë shkruhen me fjalë, por ndërrohen me plumba”, tha ai.

Facebook

View Video (31:31)

Posted by T7

Ai ka thënë se nuk e kupton ku është dallimi mes korrigjimit, apo shkëmbimit të territorit.

O’connell ka thënë se trajtimi i shqiptarëve të Preshevës nga qeveria e Serbisë duhet të jetë i barabartë me qytetarët e tjerë që janë atje. Madje ai ka thënë se shqiptarët duhet të pranojnë faktin që Lugina tashmë nuk është pjesë e tyre.

Ai ka deklaruar se normalizim mes Kosovës dhe Serbisë për momentin nuk ka por që dialogu final, marrëveshja finale duhet patjetër të sjell një gjë të tillë.

Britaniku për T7 ka folur edhe për dukurinë e shpëlarjes së parasë në Kosovë, ku ka thënë se shumë politikanë mund të jenë të përzier në këtë çështje. Ai ka bërë thirrje që çdo rast të raportohet.

Ai ka folur edhe për dhunën në familje, konkretisht për vrasjen e Valbona Markut dhe vajzës së saj, për të cilën ka thënë trajtimi i grave dhe vajzave në Kosovë nuk është në pozitën e mirë. Ai ka thënë se gratë në Kosovë vazhdojnë të stigmatizohen.

Kategori
Uncategorized

Dosja e 1945-ës/ Gjyqi i vështirë i Abdulla Ramit, si i shpëtoi dënimit me vdekje avokati i diplomuar në Montpelier

Pse kërkonte me çdo kusht dënimin me vdekje për avokat Ramin prokurori Nesret Osmani? Dëshmia e bashkëshortes së Abdulla Ramit, Gjyrxhies:“Gjithë floririn që kishim ia dhamë kryetarit dhe anëtarëve të gjyqit, – tregonte ajo. Ndryshe Abdullain do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm…ˮ

Nga Ermira Xomaqi Godo/

Procesi gjyqësor i Abdulla Ramit është një model i proceseve gjyqësore formale e krejtësisht të sajuara të kryera në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. Ai është një ndër ato qindra e mijëra procese të cilat çuan në dënimin kapital si edhe në burgime të gjata të gjithë elitës intelektuale dhe politike, të gjithë atyre njerëzve të cilët i bënë qëndresë dhe kundërshtuan vendosjen e këtij regjimi. Dënimi i tij është një nga aktet më të padenja që shënoi shkatërrimin përfundimtar të krejt karrierës së juristit të diplomuar në Europë, të së ardhmes së tij dhe gjithë familjes që ai përfaqësonte.

Proces gjyqësor i detajuar si më poshtë, është paraqitur në bazë të dosjes nr 522,  që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shtetit Shqiptar. Dhe pavarësisht nga procedura formale e gjykimit të Abdulla Ramit, ai bënte pjesë në listën e personave që me urdhër të Enver Hoxhës, duhej të merrnin dënimin maksimal.

Abdulla Rami vuajti për rreth dy vjet në Burgun e Kalasë së Gjirokastrës. Edhe procesi gjyqësor i tij u bë në Gjirokastër. Sikurse dëshmon edhe bashkëvuajtësi Kajtaz Çelo, në kujtimet e tij:

“Dalin në gjyq me rradhë, profesori jurist Abdulla Rami, i cili dënohet thjesht për bindje politike. E dënuan me 30 vjet burg nga të cilat vuajti 18 vjet. Haki Tahiri dënohet me 30 vjet burgim dhe vdes në burg. Avdulla Haxhiu dënohet me 15 vjet burg…ˮ

Më poshtë është një paragraf i shkëputur nga proces verbali i Prokurorisë së Gjyqit Ushtarak pranë qarkut të Gjirokastër, mbajtur më 27 Korrik 1945.

Këshilli Gjyqësor Ushtarak

Pranë Komandës së Qarkut të Gjirokastrës. Nr 88 dosje.

27/07/1945

Proçes verbal

Sot me kohë të caktuar gjyqi u formua prej:

Mustafa Qilimi, Kryetar i Gjyqit, Ago Çela, Anëtar, Xhemal Shehu,  Anëtar

Duke qenë gati, prokurori i Gjyqit Kiço Proko, me asistencën e sekretarit Teli Zoto.

Tasho Lolin, Avokat

U soll nga burgu duke qenë i shoqëruar i pandehuri Abdulla Rami dhe duke mos qenë i penguar u vu në vendin e posaçëm dhe gjyqi u çel botënisht.

Mbi këtë i pandehuri tha se: emëroj përfaqësues dhe avokat mbrojtës z. Tasho Loli. Ky i fundit duke qenë gati e pranoi. Gjyqi fillon botënisht.

Abdulla Rami i biri i Tasimit dhe i Alimes, vjeç 37, lindur në katundin Tatzat të Delvinës, i martuar me tre fëmijë, i padënuar, gjyqtar i karrierës, me shkollë universitare, në kohën e Ballit ka qenë Sekretar i Komitetit në Gjirokastër. Në kohën e Zogut është dënuar si antizogist.

U këndue akuza e të pandehurit dhe kur u pyet deklaron:

Unë kam ardhur në Gjirokastër (nga Kosova) në muajin gusht 1943, domethënë pas mbledhjes së Mukjes, me detyrë si sekretar në Komitetin e Ballit të Gjirokastrës… me urdhrin e Komitetit Qëndror, me qëllim që të bëhej një punë konform dekalogut (…). Komiteti i  Gjirokastrës në të cilin dhe unë bëja pjesë si sekretar, kishte vendosur luftën kundër okupatorit… dhe jo vetëm luftën kundër italianëve por edhe kujtdo tjetër që okuponte vendin tonë (…). Dhe kjo organizatë luftoi disa herë, në Vlorë me Hysni Lepenicën e gjetkë. Balli Kombëtar ka luftuar edhe kundër gjermanëve në Cepo (…). Kur është kthyer Neshat Kolonja nga pozicionet kundra gjermanëve e kam takuar në katundin Zhulat dhe më ka thënë se kishin luftuar kundra gjermanëve. Eshtë e vërtetë që kam qënë në katundin Tatzat ku atje kam propaganduar në favor të Ballit (…). Eshtë e vërtetë që kam bërë mbledhje në katundin e Kalasës, me rastin e formimit të çetës së Nazif Haderit dhe këtu kam folur në bazë të dekallogut të Ballit (…). kur kam qënë në Gjirokastër dhe pikërisht me Merçes Alinë më është hedhur një bombë (…). Në Dhjetor 1943,  kam mbajtur një fjalim kur ka vdekur Haziz Çami, ku kam lavdëruar të kaluarën e tija. Haziz Çami ishte eksponent i Ballit Kombëtar dhe u vra nga Fronti Nacional Çlirimtar. Kam marrë pjesë në mbledhjen e Vaut të Dafinës (…). Në atë mbledhje morën pjesë edhe Haki Tahiri si përfaqësues i Ballit, Fadil Çuçi, Koço Muka… Është e vërtetë që në shtëpinë time në Tatzat, në shtator të vitit 1943 kam biseduar me Jaho Gjolikun, Mustafa Matohitin dhe të tjerë anëtarë të FNÇ. Në këtë bisedë krejtësisht Akademike, kam mbrojtur gjithashtu idenë se Balli Kombëtar është një organizatë me tendenca krejtësisht Demokrate, ndërsa Lëvizjes Nacional Çlirimtare është me tendenca krejtësisht komuniste.ˮ

Akuza

Në mbështetje të normave përkatëse të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake, pasi i përmënduri rëndohet me akuza të tilla që e karakterizojnë si armik të popullit, referohet për gjykim.

1)         Pse si sekretar i Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar për Gjirokastrën, ka punuar me zell për të lidhur popullin e Gjirokastrës me këtë organizatë (…)

2)         Pse ka bërë axhitacion në favor të Ballit Kombëtar (…)

3)         Pse ka përvetësuar parrullat e Ballit Kombëtar (…)

Pas kësaj seance gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarëve të provës dhe të akuzës, gjyqi shtyhet për në datën 31 Korrik 1945 në orën 5 mbasdite.

Në pretencën e tij Prokurori i këshillit të Gjyqit ushtarak, Kiço Proko, kërkon dënimin me vdekje:

Abdulla Rami nga Tatzati vjeç 37 (…)

Eshtë koshient për gjithë aktivitetin e tij të zhvilluar në organizatën e Balli Kombëtar

Kërkojmë të vendoset fajtoria e tij dhe njëkohësisht dënimin e tij me vdekje.

2 Gusht 1945

Nënshkrimi, Prokurori i Gjyqit Ushtarak

Kiço Proko

Abdulla Rami u mbrojt në gjyq nga avokati Tasho Loli, i cili paraqiti mbrojtjen e tij më 2 gusht 1945. Mbrojtja e tij u përballua me akuzën e prokurorit të gjyqit, i cili kërkonte dënimin e Ramit me vdekje. Në mbrojtjen e avokatit Tasho Loli, ndër të tjera shkruhej:

1 Kryetar

Z.Z. Gjykatës

I përfaqësuari im Abdulla Rami duke u bazuar në dekallogun e famshëm të organizatës Balli Kombëtar që midis të tjerave predikonte dhe luftën kundër okupatorit, u bë anëtar i kësaj organizate dhe pranoi detyrën që ju ngarkua nga komandanti i jugut Hysni Lepenica si sekretar i Komitetit Qarkor të Gjirokastrës (…) Ka bërë mbledhje në Vaun e Dafinës, në fshatin Kalasë ku ka shpjeguar Degallogun. Në fshatin Tatzat biseda me shokun Mustafa Matohiti, ka qenë një bisedë private Akademike rreth pikës politike të Ballit dhe Frontit Nacional Çlirimtar (…)

Meqënëse apologjinë e tij përpara gjyqit e bëri me sinqeritet të plotë dhe pa gënjyer gjyqin e popullit (…)

Meqënëse gjatë kohës që ka shërbyer si Sekretar i Organizatës për Qarkun e Gjirokastrës, nuk rezulton të jetë nxitës ose autor i ndonjë vepre kriminale (…)

Meqënëse para Gjyqit ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë dhe ka treguar sjellje shumë të mira.

Meqënëse mbas largimit të okupatorit nuk mendoj asnjëherë të dilte jashtë kufijve ose të fshihej si kundër vepruan shumë të tjerë. 

Kërkoj:

Për të gjitha këto, shkaqe lehtësore që konkurojnë në favorin e të përfaqësuarit tim, ndëshkimi i tij të jetë kondisionel.

Gjirokastër 2/08/1945

Vdekje Fashizmit Liri Popullit

Nënshkrimi, Av. Tasho Loli.

Në disa nga deklaratat e paraqitura në këtë proçes gjyqësor shkruhet:

Deklaratë

Unë Ago Çela, komandanti i Qarkut dhe banues në Gjirokastër, deklaroj se në muajin shtator 1943, kemi qenë në katundin Tatzat të Delvinês dhe pikërisht në shtëpinë e Hasan Ramit së bashku me Mustafa Matohitin dhe Jaho Gjolikun. Këtu ka ardhur dhe Abdulla Rami dhe kemi biseduar rreth organizatës “Balli Kombëtar”.  Abdulla Rami merr fjalën dhe na thotë: “mbas Nacional Çlirimtares është fshehur një komunizëm i gjallë!” Mustafa Matohiti i përgjigjet: “një ditë shpejt ose vonë do të dilni në gjyq para popullit për të dhënë llogari”.

26 Korrik 1945, Firma.

Deklaratë

I nënshkruari Avokat Aristidh Totozani:

Gjatë kohë së qëndrimit të Abdulla Ramit në Tiranë në vitin 1944, kam biseduar shumë herë me të për çështje profesionale (…). Përpiqesh që të çelte Zyrë Avokatore, të cilën e hapi në Prizren.

Lëshoj këtë deklaratë për ta paraqitur ku t’i shfaqet nevoja.

Tiranë 1 Gusht 1945, Firma.

Deklaratë

Kam dijeni të plotë për qëndrimin e tij politik qysh në beharin e vitit 1941. I kthyer atëherë nga Franca, kishte një urrejtje për Italinë dhe një simpati për Demokracinë frënge. Më 1942 ka qenë gjykatës në Gjilan të Kosovës, kur unë ndodhesha mësues në Prishtinë. Më vonë mora vesh se ai qe me Ballin dhe bile kish ardhur nga anët e Delvinës… ka qenë shumë kryelartë.

Ymer Malo

3 Gusht 1945 Gjirokastër, Firma.

Deklaratë

Të nënshkruarit Këshilla e Frontit dhe e Pushtetit të Katundit Tatzat deklarojmë si më poshtë:

Mustafa Matohiti dhe Jaho Gjoliku kanë pasë ardh në katun dhe janë prit për darkë nga Abdulla Rami… Kur është vrarë Hazis Çami në Tiranë, Abdullai mbajti fjalim n’emën të popullit të Gjirokastrës, midis të tjerash tha: Komandant gjunjëzohem para teje. Të vranë terroristat, të shiturit, por shpejt do të merret haku.

Tatzat 16.3.1945

Kryetari i Këshillës Niazi Tahiri, Isuf Reizi, Mejdan Dino, Zeko Miraçi.       

Më 2 gusht 1945, Abdulla Rami, i vënë në bankën e të akuzuarve, paraqet përpara trupit gjykues fjalën e mbrojtjes që e titullon “Promemorie”. Ky dokument hedh dritë edhe njëherë mbi veprimtarinë, aktivitetin dhe pikëpamjet e tij politike në periudhën e vitit 1943 deri në dhjetor të vitit 1944.

Më poshtë një fragment nga kjo promemorje shkruar dhe nënshkruar prej tij, në burgun e Kalasë së Gjirokastrës, më 3 korrik 1945.

Promemorje

1 Kryetar

Z.Z. Gjyqtarë

Siç deponova në hetuesi edhe para asaj të ndershmes Gjykatë, vënia ime në lëvizje lidhet qysh më datën 2 Gusht 1943, me “Mbledhjen e Mukjes”, ku të dy frontet erdhën në kontakt dhe përfunduan në një rezolutë harmonie dhe bashkëpunimi, duke ruajtur secili personalitetin dhe individualitetin e tij për një luftë të pamëshirshme kundër çdo okupatori dhe për këtë u krijua «Komiteti për çlirimin e Shqipërisë», i cili u pranua unanimisht nga të dy palët.

Me këtë frymë bashkëpunimi, unë marr pjesë në disa mbledhje ku shpjegoj programin e Ballit Kombëtar simbas dekallogut; në këto konferenca kanë qënë prezent edhe përfaqësues të Frontit Nacional Çlirimtar dhe problemi është rrahur në frymë bashkëpunimi (…).

Konviksjonet dhe bindjet intime të çdo njeriu janë ato më të shenjtat, që formohen mbas një përvoje të gjatë dhe vdesin vetëm me njerinë, janë aq të shtrenjta sa jeta vetë, kështu që këto nuk mund të preken as që mund të pranojnë cënimin më minimal (…).

1 Kryetar Z.Z. Gjyqtarë:

Duke e ndjerë veten krejt të pafajshëm e bile shumë koseguent me mobilet që më determinuan në pjesëmarje t’organizatës Balli Kombëtar,

KËRKOJ

Nga ajo Gjykatë deklarimin e pafajësisë sime.

Në rast të kundërt akordimin e ndëshkimit kondicjonel, konformë Nenit 16, paragrafi i parë, Nenit 19 paragrafi i I dhe V, Nenit 26 e 29 paragrafi i I-rë .

 Paraqitur në  Gjykatën Ushtarake më datën, 3 Korrik 1945.

I akuzuari Avokat  (Abdulla Rami) firma

Në këtë “Promemorie”, Abdulla Rami kërkon pafajësinë, kërkon pezullimin e çështjes, dhe në bazë të Nenit 19 paragrafi I, kërkon shkaqe lehtësore, kërkon apelim. I kërkon Gjykatës të ngrihet në sferën më të lartë të misionit të saj, duke gjykuar me ndërgjegje të lirë sipas Nenit 26 dhe 29 të Kodit Penal.

Trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin dhe më 6 Gusht 1945, jepet  gjykimi përfundimtar.

Vendim

Abdulla Rami i biri i Tasimit dhe i Minesë, 37 vjeç, i martuar me tre fëmijë, gjyqtar i karrierës universitare, i dënuar në kohën e Zogut si anti-zogist, në kohën e Ballit, ish sekretar i Komitetit të Gjirokastrës, deklarohet fajtor dhe cilësohet: armik i popullit për këto faje:

Ka bashkëpunuar dhe ndihmuar në forcimin e organizatës tradhëtare Balli Kombëtar…

Ka vepruar kundër interesave të nalta të atdheut, kundër frontit e lëvizjes Nacional Çlirimtare, si propagandist e axhitator …”

Në vazhdim të këtij proçesi gyqësor, me vendim të Gjykatës Ushtarake Gjirokastër dhe me aprovimin e Akt-gjykimit Nr. 88 të kësaj Gjykate:

Abdulla Rami dënohet me 30 vjet heqje lirie dhe heqjen e të drejtave qytetare dhe politike për 10 vjet kohë”.

Gjykata

“ … i akordon të pandehurit  shkaqe lehtësore të parashikuara nga Neni 16 paragrafi i I, Nr. 41, datë 14.01.1945. Për këto arsye dhe në bazë të Nenit 15 dhe 16 paragrafi i I.18 gërma G, të ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Ushtarake… Nenit 18 gërma G dhe 19 paragrafi III dhe Neni 12 dhe 29 paragrafi i I të ligjit në fjalë, si dhe i ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake: unanimisht u vendos siç përshkruhet në dispozitivin e këtij vendimi.

Gjirokastër 6/8/1945

Kryetari

Miço Gramatiko, Firma

Sekretari

Mustafa Qilimi, Firma

Rreth një muaj më pas, Prokurori i Gjyqit Ushtarak, të rrethit të Fierit, Nusret Osmani, kërkon rigjykimin e çështjes së Avokat Ramit dhe dënimin më të rëndë për të. Si më poshtë deklarata e tij:

Ushtria Kombëtare Shqiptare                                                            

V.F.L.P

Prokuroria Ushtarake                                                                        

Fier më 25/9/1945

Nr Extra

Shok Prokuror dhe shok Gjyqtar

Deklaratë

Mbi të pandehurin Abdulla Rami

Unë i nënshkruari Nusret Osmani nga Tatzati dhe me detyrë këtu në Fier si Prokuror i Gjyqit Ushtarak, Deklaroj: Mbasi muarëm vesh dënimin e çuditshëm të tradhëtarit me damkë Abdulla Rami që u dënua me 30 vjet burg, na bëri që të bëhemi pesimistë dhe të detyrohemi t’i vëmë në dukje edhe njëherë krimet dhe tradhëtitë e tija (…). Ka qenë adjutant i Ismail Hakiut krahu i djathtë i tija. (…) Abdulla Rami ka punuar me misionin e tij propagandist: në Rrëzomë, Delvinë, Gjirokastër, Këlcyrë, Berat, Lushnje, Tiranë, Shkodër e Prizren, kudo ka treguar aktivitetin e tij, këto janë fakte (…). Me dy fjalë Tatzati ka qenë qëndra e reaksionit, ka penguar gjithë luftën tonë në gjithë rajonin e Gjirokastrës. Ka qënë prezent në mbledhjen që u bë në Tatzat ku ishte i deleguari i Partisë shoku tonë Mustafa Matohiti, i cili përpara popullit i deklaroi dënimin me vdekje nga ana e frontit (…). Me urdhërin e Partisë kemi kryer dy atentate mbi të dhe nuk e vramë dot, d.m.th. dënimi i tija me vdekje ka qenë marrë dy vjet më përpara nga neve…

Le të marrë parasysh kjo Gjykatë deklaratën tonë (…) dhe në radhë të dytë të shikohen deklaratat mbrojtëse të Enver Zazanit me shokë.

Neve me padurim presim rikthimin e tija në gjyq dhe dënimin e merituar.

Të fala shoqërore

Prokurori i Gjyqit Ushtarak të Fierit

Kapiten Nusret Osmani,

Firma

Vite më pas e shoqja e Abdulla Ramit, Gjyrxhia tregonte që i paguan me florinj anëtarët dhe kryetarin e gjyqit për të shpëtuar Abdullain nga vdekja:“Gjithë floririn që kishim ia dhamë kryetarit dhe anëtarëve të gjyqit, – tregonte ajo. Ndryshe Abdullain do ta kishin pushkatuar si shumë intelektualë të tjerë të pafajshëm…ˮ

Kategori
Uncategorized

Po, por ti s’qënkërke më ai Urimi i parë jo.

Mos bërtit or burri i dheut.

Ishte ora 2 mbas mesnate, veç të ftohtit të hidhur dhe dëborës që nuk pushonte, autobuzat e linjes Athinë apo Selanik drejt Tiranës plot me vizitorë, emigrantë, kondrabandistë dhe mallra kondrabandë, që prisnin radhen për tu kontrolluar.

Tek tuk syri të zinte policë kufitarë që bënin detyrën, agjentë të antidrogës, krimit ekonomik, apo ata shërbimit informativ.

Temperatura shënonte -15 gradë celsius, dallohej vetëm avulli i nxierrë nga goja ndërsa gishtat e duarve nuk po i ndjenim më.

Gjatë kontrollit rutinë bashk me of/policisë pamë se në autobus veç çantave me tesha apo ndonjë arkë me pjeshkë a mollë të emigranteve kishte të fshehura dhe mallra kondrabandë (konfeksione kineze) mbas dhe nën çantat e emigrantëve.

I drejtohem shoferit të autobuzit.
Këto kush i ka?

Megjithse pa dijeninë e tyre (shoferëve) nuk bëhej asgjë, ai mbledh supet.

Dakort i them…shumë e thjeshtë.

Zbriti emigrantët të marrin sejcili bagazhet e veta, nëse nuk del personi përgjegjës i këtyre mallrave, përgjegjës për to je ti, dhe do bllokohen në doganë.

Askush nuk po dilte nga autobuzi.
Ngjit shkallet e autobuzit dhe ngre zërin.

Ju lutem kemi një problem me kontrollin, kush ka bagazhe të zbresi poshtë dhe ti merrni sejcili të tijat, vetëm shpejt se mbaruam nga e ftohta.

Nga fundi dëgjoj një zë.

🗣️Po or burrë i dheut po, veç më ngavash mos bërtit, kemi 6 orë që udhëtojmë mes dëborës, sapo kaluam dhe kontrollin dy orë në doganën greke, dhe jemi të lodhur, të plevitosur, na bërtitën deri tani ata policët grekë, të paktën ti mos na bërtit.

Ore zbrit i them, dhe merr bagazhet se nuk kemi kohë, janë edhe dhjetë autobuzë të tjerë në radhë për tu kontrolluar .

Mirë mirë vazhdon bisedën duke ecur tjetri, por të thashë, të paktën ti mos na bërtit.

Dhe a e di pse? Vazhdoi fjalën duke dalë nga autobuzi.

Ti…a nuk je Urimi !? Ne të kemi sjellë këtu.

Ti i them?

Mua?

Ti më ke sjellë këtu?

Qesha me ironi dhe për të mos e zgjatur bisedën, vazhdoj kontrollin.

Ndoshta tani që je ngitur në detyrë edhe nuk më mban mënd, por unë kam bërë pjesë në seksionin e PD Mirditë në Selanik, jam vëllai i Dodë Lleshit (Doda miku im, bashkëthemelues i degës tonë) më thotë mbasi mbaruam kontrollin dhe bllokuam kondrabanden e futur enkas poshtë çantave të emigrantëve.

Dikur takoheshim çdo javë në Selanik dhe qytetet e tjera.
Ti që na ngrite zërin sot ne emigrantëve, dikur si emigrant që ishe na organizoje dhe na jepje shpresë me politikat e Partisë Demokratike në emigracion.

Harrove shpejt që mblidheshim mbrëmjeve të gjithë bashkë në shtëpia e jote, kush më shumë e kush më pak të gjithë punuam dhe ndihmuam në fitoren e Partisë Demokratike.

Por ti s’qënkërke më ai Urimi i parë jooo.

Duke u munduar të shfaqësohesha po i tregoja se kondrabandistet shfrytëzojnë emigrantët nepermjet autobuzave dhe fusnin mallra kondrabandë, por ishte e kotë.
Fjala që ai emigrati im më tha tani më peshonte si plumb.

Ndjeva se po më binin djersë të ftohta.

Vërtet ai malsor më tha diçka që e kisha harruar.

Ai po më thoshte një të vërtetë.

Ne….. apo mi mirë unë….. e “kisha harruar” që dikur ishim emigrantë si ai, dhe se pjesë e fitores së PD ishte edhe investimi i atij djaloshi, dhe vota e jonë e përbashkët e emigranteve dhe familjeve tona.

Votë e atyre emigrantëve, ishte votë për një shqiperi europiane, pa ndonjë interes material.

Unë isha dhe ngela pjësë e tyre.

E ftoj për kafe.
Vi, por me një kusht më thotë. Kafen do e paguaj unë……..


Ti hajde i them duke qeshur se kafja nuk na rëndon më shumë se ajo fjala e vërtetë që më the pak më parë …

Fund

Në një takim të degës së PD-së, Selanik, me pr Malltezi dhe Duka /
↕️Pr Luan Malltezi me aktivistë te degës së PD, Athinë dhe Selanik, në një takim me degën e PD-së Selanik /

⬆️Në foton lart një takim vjetor i degës me Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm, dhe Sokol Olldashi .

⬆️Në një aktivitet me Prefektin Psomiadhi, dhe pr/Malltezi .

⬆️Në protestë në Tiranë

⬆️Rexhep Dollapi (baca) aktivist i degës së PD në Selanik

⬆️Prefekti i Makedonia Thrakis (Selanik) Panajoti Psomiadhis dhe Pr Luan Malltezi të ftuar në një aktivitet të degës së PD-së, Selanik

⬆️Alfred Jubani, Klevis Milo, Urim Gjata në një takim në ambjentet e zyrës së Prefektit Makedonia Thrakis, Panajotis Psomiadhis .

⬆️Aktivitet kulturor i organizuar nga dega e PD-së Selanik dhe shoqata Shqiptarët e Selanikut (Mimoza Dako) në bashkpunim me dy prefekturat Selanik-Korçë /

⬆️Lart Drejtuesi i Nea Demokracisë për veriun e Greqisë Jakov Fruxhis dhe kryetari i degës së PD-së Selanik Urim Gjata.

⬇️Poshtë me dy n/kryetarët e degës Selanik, Dodë Lleshi – Ramiz Datja .

Ndërsa partia socialiste (“rilindja”) mbas 2013 punësoj në institucionet e shtetit në Shqipëri, por dhe në përfaqsitë diplomatike (ambasada-Konsullata) një numur jo të pakët (jo intelektualë emigrantë) por aktivistë të saj politikë në emigracion të cilët vazhduan dhe vazhdojnë aktivitetin e tyre partiak duke i mbajtur gjallë dhe forcuar për disa fushata të tjera elektorale lidhjet ndërmjet emigrantëve dhe RamëRilindjes .

Partia Demokratike i “harroj” menjëherë drejtuesit dhe aktivistët e saj në emigracion sapo mori pushtetin, në administratën shtetërore në Shqipëri nuk u fut askush, ndërsa një pjesë e mirë e vëndeve në përfaqsitë diplomatike u mbushën me sekserë, miq, shokë, dhe farefis politikanësh që nuk kishin asnjë lidhje me diplomacinë apo emigrantët dhe emigracionin shqiptar në greqi.

Nëpër takime të rralla elektorale filluan të vinin jo më drejtuesit e Partisë Demokratike, por pushtetarët lokalë me kostume firmato dhe xhipat e zinj që xhironin gomat, kështu ndodhi edhe zhgënjimi, dhe pak nga pak edhe dremitja përfundimtare e degëve të PD në emigracion …

🔻⬆️-Kjo foto vjen nga takimi i fundit elektoral që realizoj dega e PD-së, Selanik 🥲

⬆️( Vili Minarolli ; Diplomati që jo vetëm drejtoi veprimtarinë e degës së Partisë Demokratike në Selanik, por ishte politikani i parë që theu akullsinë politike ndërmjet dy forcave politike ND (Demokracia e Re) Partia Demokratike Shqiptare.

Takim ky i realizuar në ambientet e institutit Karamanli Selanik, nga dega e jonë të përfaqsuar nga Ana Kapia dhe Urim Gjata,-ndërmjet z.Minarolli dhe ekipit grek me drejtuesit e (ND) demokracia e re për veriun e Greqisë, eurodeputetit Nikos Vakalis, dhe presidentin e avokatëve të veriut të Greqisë Dhimitër Garufas, takime që vazhduan rregullisht me drejtuesit politikë qëndrorë dhe vendorë në veriun e greqisë )

Por supet e Minarollit, sado të forta nuk mund të mbanin dot më peshën e “harresës” dhe çorganizimit nga lart poshtë …

Konsulli i përgjithshëm Shqiptar në Selanik Thoma Nini. një intelektuar atdhetar fisnik

Me Konsullin gjeneral të SHBA-së në Selanik, më pas Zv/ndimës sekretar i shtetit

Së bashku me Klevis Milon në pritjen e dr Berishën në aeroporti Makedonia në Selanik në takimin e PPE-së

Nuk mund të të lesh pa përmëndur ndimën e çmuar nga dy kontributorë paqeje, – dhe ata janë dy zotërinjtë, Flamur Shehu, dhe Astrit Memia .

Kategori
Uncategorized

Shqiptarë të diasporës: bëhuni si rumunët!

Ne nuk largohemi pa u larguar ata», «Mjaft është mjaft», «Largohuni para se të vdesë dikush», «Zgjedhje», «Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë», «Poshtë qeveria e mafies».

Vetëm ata shqiptarë që janë të pavarur financiarisht mund t’i përzënë nga pushteti politikanët e korruptuar të Kosovës. Shqiptarët e punësuar në Zvicër, Gjermani e Austri, të cilët zemrat dhe familjet i kanë në Kosovë, kanë protestuar në sheshet e Europës për lirinë e Kosovës, kanë dhuruar miliona për fondet e rezistencës, kanë luftuar për lirinë e Kosovës – dhe tani duhet t’i prijnë edhe njëherë çlirimit të Kosovës, kësaj radhe nga kasta e korruptuar dhe moralisht e kalbur e «komandantëve» pa ideale dhe bashkëpunëtorëve shumëvjeçarë të UDBËS, të instaluar në qeverinë e Kosovës.

Nga Enver Robelli

«Ne nuk largohemi pa u larguar ata», «Mjaft është mjaft», «Largohuni para se të vdesë dikush», «Zgjedhje», «Nuk dorëzohemi dhe sërish do të dalim në rrugë», «Poshtë qeveria e mafies». Me këto parulla, thirrje e brohoritje dhjetëra-mijëra rumunë kanë protestuar edhe të dielën në mbrëmje kundër qeverisë së korruptuar të kryeministres Vasilica Viorica Dăncilă, e cila i takon partisë postkomuniste PSD. Shefi i PSD-së Liviu Dragnea është kryetar i paralementit dhe i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Të premtën protestat u shtypën nga policia rumune. Sipas të dhënave zyrtare u lënduan 452 persona, mes tyre 11 policë. 70 të lënduar u dërguan në spitale.

Vala e re e protestave në Rumani filloi pas një fushate në mediat sociale të diasporës rumune. Shumë rumunë të punësuar në vendet perëndimore ndiejnë obligim moral të angazhohen që atdheu i tyre të bëhet shtet funksional. Sipas shumë analizave dhe anketave Rumania konsiderohet ndër shtetet më të korruptuara të BE-së.

Një studim i Parlamentit Europian ka treguar se kostoja e korrupsionit në vitin 2016 arrinte në rreth 24 miliardë euro. Protestat në Bukuresht dhe shumë qytete të tjera rumune drejtohen kundër partisë PSD, e cila po përpiqet të fusë nën kontroll drejtësinë relativisht efektive rumune. Qeveria po ashtu po tenton të ndryshojë Kodin Penal me qëllim që të vështirësojë ndjekjen e politikanëve të korruptuar. Shumë politikanë të PSD-së kanë probleme me ligjin dhe dyshohet se janë pasuruar ilegalisht.

Këtë situatë nuk duan ta durojnë shumë rumunë, sidomos ata të diasporës, të cilët kanë braktisur vendin kundër vullnetit të tyre. Ata po angazhohen gjithnjë e më shumë për ndryshime rrënjësore në Rumani. Diaspora rumune ka luajtur rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kryetarit Klaus Johannis, i cili është me origjinë gjermane. Johannis po përpiqet që në kuadër të kompetencave të tij të pengojë demontimin e sistemit të drejtësisë në Rumani. Shefi i PSD-së Dragnea e ka akuzuar presidentin Johannis për tradhti – një akuzë e pabesueshme.

Armiku tjetër i kastës së korruptuar rumune, krahas presidentit, janë rumunët e diasporës, shumë prej të cilëve kanë hequr dorë nga pushimet verore dhe janë kthyer në atdhe për të mbështetur bashkëkombësit në betejën për një shtet funksional. Një zyrtar shtetëror i quajti rumunët e diasporës «vjedhës, lavire dhe lypsarë». Në 15 vitet e fundit katër milionë rumunë kanë braktisur vendin e tyre në kërkim të perspektivës në BE. Rroga mestare në Rumani është vetëm 520 euro.

A mund të mësojnë diçka nga rumunët e diasporës shqiptarët e punësuar në Perëndim? Po, shumë madje. Pa angazhimin e diasporës ndryshimet janë të vështira në ato shtete ku partitë shërbejnë vetëm si instrumente për nepotizëm, për rehatim të militantëve dhe injorantëve në adminsitratën shtetërore dhe për ndarje të resurseve publike brenda një bande politike. Kjo ka ndodhur në Rumani që nga rënia e komunizmit. Një pjesë e madhe e popullsisë, përkundër anëtarësimit në BE më 2007, e ka humbur shpresën se është e mundshme të luftohet korrupsioni. Drejtësia ka kryer deri-diku punën e saj, por moçali politik mbetet ende i thellë. Njerëzit janë dëshpëruar, zhgënjyer, kanë rënë në apati. Andaj ndihma nga diaspora është e mirëseardhur në Bukuresht.

Kundër kësaj bande duhet të nisë një kryengritje sidomos diaspora e Kosovës, të cilën hajdutët e Prishtinës dhe mecenarët e tyre publicistikë nuk mund ta shantazhojnë.

*Enver Robelli është një publicist i angazhuar që jeton në Zvicër dhe drejton revistën dialogplus.ch.

Kategori
Uncategorized

Meraku i gazetareve dhe i punetoreve te ERTV nuk mund te jete i njejte…

Meraku i gazetareve dhe i punetoreve te ERTV nuk mund te jete i njejte…

Shkruan Basir Çollaku/

Kam shkruar pak rreshta dy dite me heret rreth nje fotokopje lajmi ku dyshohej nje ngjarje ne te cilen permendej emri i biznesmenit Zamir Manes per nje rrethane te pakendshme. Une pyeta nese gazetaret. Theksoj gazetaret e jo biznesmenet gazetare kishin dijeni rreth asaj qe thuhet se mund te kete ndodhur..

Nder gazetaret e pare komentues ne faqen time ne fb ishte kolegu Artan Hoxha, i cili me tha se kishte hulumtuar dhe nuk i kishte dale i vertete. Pas disa mendimeve ndryshe Tani ishte dakort te presim nje vijimsi diskutimi nese ditet do te na sillnin prova. Tani dha versionin e tij. Une e respektoj. Meraku kish marre alarmin nga Elvi Fundo dikur gazetar afer qeverise se shkuar, ne profesion sot sipermarres i nje portali afer qeverise aktuale.
Pune dhe zgjedhje e tij. Fundo shqetesohej se une kisha genjyer dhe sipas tij Artan Hoxha e kishte nxjerre ne pah te paverteten time. Fundo kishte merak se opozitarizmi im dhe sidomos kjo pyetje kishte te bente me perpjekjen time per tu zgjedhur deputet i PD nga Lulzim Basha. Krisjet e tij leksikore shkonin me larg se ne Gjermani ku gjendet sepse eshte i rrezikuar nga opozita. Po perse ky merak koleg. Une skam dashur as dua te behem parlamentar sepse e dua gazetarine si profesion me shume nga te gjithe punet. Dhe po te isha deputet i PD do isha qindra here me i dobishem per demokratet se sa shoket e shokeve te merakosur. Sepse une sdi te vjedh e te jem maskara. Ky eshte lriter pengues. Gazetaria pra.Ky eshte pasioni im. Po Fundon e ha meraku se me ka genjyer e me genjen Basha. Pike e zeze. Kur une kritikoja qendrime te PD edhe te Berishes edhe te Bashes me.editoriale te RD Fundo ishte i zene me hallet qe i falte pushteti. Pastaj eshte si te mesohesh.

Kthehem te pyetjet

Po e nis me kolegun Artan Hoxha?

Tani une pyes nese ke.dijeni per nje ngjarje ku dyshohet te kete qene Zamir Mane objekt agresoni?!?!?!

Nese investigimi qe ke bere te ka rezultuar i pavertete ky pretendim i qarkulluar dashakeqesisht, mendon se nje koleg tjeter mund te kete gjetur prova qe te na binde te dyve, te gjitheve??!!

Nuk e gjen gje asnje biznesmen qofte ky edhe me i pushtetshem se qeveria nese publikohet nje e vertete apo pjese te saj, apo hipoteza qe te çojne drejt saj.

Nje gardist ekselent Martin Nika u “aksidentua”. Te gjithe ne gazetaret rame dakort me versionin policor. Ishte aksident. Ne kafe koleget te gjithe dyshojne ndryshe. Neper redaksi ska minutazh per keto hamendesime profesionale..!!! Ketu vetevritesh me 3 apo 5 deri ne 7 plumba dhe i ben naften shkences se kriminalistikes..!!!

Kolegu Gjergj Zefi, me te cilin ndaj qendrime ndryshe shume here me kritikoi me vend dhe te drejte. Ne portalin e tij Pamfleti ai kishte shkruar per nje ngjarje ne Kosove ku Mane ishte objekt i nje sherri te dhunshem me punetore te nje kompanie. Zefi ketu na qortonte mua dhe kolegeve me fakt konkret.

Tani une pyetjet ne shkrim i kisha per gazetare rrace te cilet i vleresoj pa kushte per perkushtimin e sakrificen. Pergjigjet serioze.do vlenin nga çdo gazetar por sidomos nga Anila Hoxha, Flamur Vezaj, (ndonese ne USA) Armand Bajrami, Klodiana Lala, Spartak Koka, Elton Qyno, Nikoleta Kovaçi, Anila Prifti, Poli Hoxha, Anduena Llabani, Ferdinand Dervishi, e shume te tjere. Keta dine me shume se botuesit dhe redaksite, sepse kane mbetur gazetare dhe sjane marre me biznes fjale. Tani gazetaria ka nevoje per terren dhe jo zyra luksi e asistence te Zuckerbergut. Montaneli thote diku se une do ta vrisja nje gazetar qe i thote prokurorit me fal. Ne kemi profesion dyshimin dhe provueshmerine e tij me fakte dhe deshmi.

Ne te kundert nese gazetari ulet ne preher te pushtetit, qofte ky qeveritar apo opozitare, eshte thjesht nje deshtim i trishtueshem, koston e te cilit e peson demokrcia duke u bere e pashendetshme !!! Sepse meraku dhe misioni i gazetareve nuk mund te jete i njejte me ERTV…

Kategori
Uncategorized

Një VIDEO që duhet ta shikojë Thaçi, Vuçiç, Rama e Soros.

Sot Hashim Thaçi si president i Kosovës, kërkon që të ndajë vendin e tij, për të cilin dhanë jetën e gjakun mijëra djem të rinj.

Por duket se Thaçi vetë, 19 vite pas luftës së madhe ka harruar se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Por videon e mëposhtme të filmuar në Pejën e vitit 1999, duhet ta shohë edhe njëherë Hashim Thaçi për të kujtuar pamjet e shkatërrimeve serbe.

Por këtë herë, siç duket ai duhet të thërrasë edhe Aleksandër Vuçiç, Edi Ramën dhe Sorosin e vogël e ta shikojnë bashkarisht se çfarë ka bërë makineria serbe e luftës, fakte për të cilat Hashim Thaçi sot duket se i ka harruar.

Video Player

Your browser does not support HTML5 video.

00:04 | 09:13

Kategori
Uncategorized

Operativi i Burgut.

Nga Kastriot Dervishi

Në çdo kamp apo burg të diktaturës komuniste vepronte një oficer i Sigurimit të Shtetit. në vitet e para këto lloj oficerësh quheshin “referentë”, ndërsa më pas u quajtën “punëtorë operativë”.

Një kamp ose burg, drejtohej nga komandanti për anën ushtarake dhe komisari për atë ideologjike. Këta, personali i njësisë dhe ushtarët vareshin nga Policia.

I vetmi jashtë pjesës e organikës drejtuese të burgut ishte punëtori operativ.

Ai varej nga dega e punëve të brendshme të rrethit ku ishte kampi ose burgu dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit.

Operativi merrej me anën agjenturiale-operative. Ai rekrutonte agjenturën nga radhët e të burgosurve dhe personelit (ushtarë e policë), si dhe drejtonte punën për ndjekjen e personave brenda vendit të vuajtjes së dënimit.

Femiu ishte një prej operativëve të burgjeve. Edhe ky me 5 klasë fillore. Për 10 vjet (1957-1967) ai ishte një fytyrë e urryer për të dënuarit e kampeve dhe burgjeve. Në vitet 1957-1960 ishte në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit në Tiranë.

Më 1960-1963 shërbeu në repartin nr.303 Tiranë në kohën kur ndërtoheshin vepra të ndryshme në kryeqytet (sanatoriumi, kombinati i mishit, ferma “Gjergj Dimitrov”, etj).

Më 1963-1965 po me repartin nr.303 në Vlorë për ndërtimin e fabrikës së sodës kaustike dhe në vitet 1965-1967 në Elbasan për ndërtimin e fabrikës së çimentos Elbasan.

Nga të burgosurit e rekrutuar, pjesën më të madhe e zinin ato ordinerë dhe elementi antiparti. Këta ishin më të gatshëm për të pranuar kushtet e rekrutimit, kundrejt premtimit për lirim apo për një pjatë supë më shumë. Nga të dënuarit politikë, përgjithësisht, rekrutoheshin ato që kishin dënime të përziera ose ato me pak vite dënimi.

Operativ Femiu mbeti deri në fund një fytyrë e urryer. Nami i tij negativ ishte sidomos në Punëtorinë Qendrore të Artizanalit, në të cilën vuanin dënimin edhe gratë. Femiu mbeti një operativ me fillore, ashtu si shumica e oficerëve të këtij lloji. Në një vlerësim të vitit 1958 për të thuhej:

“Vijën politike e zbaton dhe ruan mirë duke mos patur asnjë masë apo vërejtje…

Paraqitjen ideologjike nuk e ka të mjaftueshme pasi bën pak përpjekje për studimin e literaturës marksiste-leniniste…Për vitin 1957-1958 për një kohë ka vazhduar klasën e parë të shkollës së mesme, por nga mosndjekja e rregullt, largohet nga shkolla dhe regjistrohet te format e edukimit”.

Edhe nga pikëpamja antropologjike, operativët janë një shembull i rrallë që nuk lidhet me vetëm me kureshtjen njerëzore. Pamja e tyre flet shumë.

Kategori
Uncategorized

Ne kishim Ideale.

Ne kishim ideale!

Ne kishim besimin e emigrantëve, ne dinim të organizoheshim dhe organizonim emigrantët.

Ne dinim të përcillnim politikën e Partisë Demokratike tek institucionet politike-shtetërore greke dhe tek emigrantët shqiptarë në emigracion.

Ne dinim të përcillnim mesazhet e miqësisë dhe bashkpunimit ndërmjet dy forcave politike, por dhe ndermjet dy popujve tanë.

Ne dinim të kerkonim dhe mbronim të drejtat tona (në bashkpunim me LSHSH) në institucionet shtetêrore greke.

Ne ishim pjesë e fitores së Partisë Demokratike më 2005.

Sot???

Sot nuk po arrini të mbushni as një tavolinë, jo më të bëni të tilla organizime.

Ku i keni sot anëtarët dhe militantët emigrantë të Partisë Demokratike.

Kush i ç’organizoj dhe dëmtoj këto organizime aq të nevojshme !?

Pse duhet të minimizoheshin deri në shuarje aktivitetet e degeve te PD ne emigracion,menjehere sapo PD mori pushtetin dhe dergoj perfaqsuesit e saj në Perfaqsite diplomatike ne Greqi?

Kush e hodhi të famshmen tezë nga Tirana…(zyra e organizimit) se tani nuk që morem pushtetin nuk na duhen më degët e PD ne Greqi?

Kujt i interesonte shuarja e zërit të degëve të PD në Greqi dhe e emigrantëve në përgjithësi?

Ku i keni “ushtarët” Gjeneral!

9 Gusht 2006

Ky ishte një prej aktiviteteve i realizuar nga Dega e Partisë Demokratike, dhe Demokracia e Re në Selanik.

Shoqata “Shqiptarët e Selanikut”, konsullata shqiptare, në bashkpunim, ndihmën morale dhe 100% financiare të Prefekturës së Selanikut, dhe direkt Prefektit Panajotis Psomiadhis.

Aktivitet ku veç pjesmarrjes së madhe të emigrantëve, këngëtarëve të ftuar nga Shqipëria, morën pjesë për herë të parë dhe personalitetet më larta shtetërore,politike, kulturore, dhe fetare nga të dy qarqet dhe bashkitë, Korçë-Selanik — with Partia Demokratike.

Kategori
Uncategorized

CIA deklasifikon dokumentet, ja klanet që krijuan Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, rreth 10 mijë shqiptarë u arratisën drejt Jugosllavisë gjatë regjimit komunist

Për amerikanët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu prej vitesh ishin në rivalitet mes tyre.

Në një dokument të deklasifikuar për vitin 1953, tregohen dy klanet e krijuara prej tyre. Secili kishte grupin e mbështetësve pas vetes. Nga ana tjetër tregohet se si u arratisën drejt Jugosllavisë rreth 10 mijë shqiptarë dhe ata nisën të organizohen kundër regjimit komunist të Hoxhës.

Janar 1955

Rezistenca opozicioni

Në Shqipëri nuk ekziston rezistencë e organizuar ndaj regjimit, por vetëm elementë të izoluar në zonat malore që nuk efektivitet. Sistemi i ashpër i i sigurisë ka arritur të ndalojë organizmin e lëvizjeve opozitare. Por mes popullsisë ka mjaft pakënaqësi ndaj komunizmit, kritika ndaj padrejtësive, metodave arbitrare dhe veprimeve individuale të komunistëve. Në përgjithësi askush mund të shprehet kundër regjimit komunist përveçse brenda shtëpisë së tij apo rrethi të ngushtë të miqve. Një grup komunistësh dhe zyrtarësh ushtarakë të rangut të lartë, të cilët kanë qenë intelektualë në radhët e partizanëve të luftës, shpesh takohen me njëri-tjetrin dhe diskutojnë për politikë. Ata nuk e kritikojnë komunizmin si sistem dhe as sovjetizimin drejtpërsëdrejti. Ata dënojnë veprimet individuale të zyrtarëve të caktuar komunistë që shfrytëzojnë postin e tyre për interesat e vogla personale, si dhe paaftësinë e disa zyrtarëve të nivelit të lartë që janë të paarsimuar dhe egoistë.

Ata ankohen se njerëz të tillë në majë të pushtetit abuzojnë me njerëz të tjerë më të aftë poshtë tyre, që duhet të bëjnë të gjithë punën për ta. Tensionet dhe rrymat e ndryshme në parti po zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme që prej luftës. Pas vitit 1944 influenca e BRSS në Shqipëri ishte e vogël në krahasim me atë të Jugosllavisë, e cila ishte shumë aktive në punët e Shqipërisë. Reagimi kundër influencës jugosllave kryesohej nga Mehmet Shehu, Nako Spiru dhe Liri Belishova para prishjes së 1948. Shehu u shkarkua nga kreu i ushtrisë dhe mori postin pa influencë në ministrinë e komunikimeve, pasi u akuzua si anti-jugosllav dhe anti-sovjetik. Belishova humbi postin e saj ndërsa Nako Spiru u raportua se vrau veten. Pas prishjes së 1948 Enver Hoxha nisi një fushatë politikash oportuniste duke pritur se cilën palë i leverdiste të zgjidhje dhe më në fund doli si mbështetës i Moskës. Shehu i rivendos në postet e tij me influencë. Pas prishjes me Jugosllavinë udhëheqja ra tërësisht në duart e Hoxhës, me Shehun si krahun e tij të djathtë, e pas tij Liri Belishova dhe Tuk Jakova. Në partinë e Punës së Shqipërisë u bënë gjithashtu ndryshime teksa Pandi Kristo, Ramadan Çitaku dhe Pëllumb Dishnica u shkarkuan.

Ndarja e klaneve

Në sytë e publikut udhëheqësit e vërtetë ishin Hoxha, Jakova, Spahiu e Shehu. Por ishin në fakt Hoxha e Shehu ishin rivalët e vetëm për pushtetin. Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Gogo Nushi, Kiço Ngjela, Manol Konomi dhe Teodor Heba. Ndërsa Mehmet Shehu kishte mbështetjen e Hysni Kapo, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu (mik i ngushtë) Vito Kapo, Eleni Terezi, Maqo Çomo e Bilbil Klosi. Çdo lider ka grupin e ti të mbështetësve në parti or ka gjithashtu figura që trehojnë njëfarë pavarësie. Hoxha është më shumë i mbështetur në parti, por ai asnjëherë nuk ka zëruar mbështetjen deh aftësitë ushtrake të Shehut.

Edhe gjatë luftës ai nuk ka komanduar kurrë brigadat partizane ne terren por punën e tij e kryente nga selitë e partisë. Shehu raportohet se ia rënë vendit anekënd me brigadën e tij dhe është kthyer në një figurë terrori për popullin e Shqipërisë. Për sa kohë që Enver Hoxha të jetë në krye të fraksionit kryesor dhe sekretar i partisë ai mbetet numri 1, edhe pse Shehu mund të ketë më shumë autoritet dhe gjithmonë dallohet më shumë në takimet e partisë. Në 1954 në Tiranë flitej se do të bëheshin ndryshime në qeveri për të zbatuar parimin e udhëheqjes kolektive. Largimi i Hoxhës nuk është një detyrë e lehtë. Në vitin 1953 ai humbi postin si komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe ministër i jashtëm, ndërsa tani nuk është më kryeministër. Nuk ka gjasa të ketë ndryshime në gjashtë muajt që do të vijnë dhe Hoxha nuk do të rrëzohet me lehtësi.

Nuk ka pasur shenja të dukshme titizmi apo deviacione të tjera që prej 1948, por ka pasur disa raste të shprehjes së mendimit të pavarur. Major gjeneral Gjin Marku, një njeri i aftë dhe ambicioz ka bërë disa deklarata që diskreditojnë Beqir Ballukun kur u bë komandant i ushtrisë dhe gjithashtu ka folur kundër Mehmet Shehut. Pas prishjes së 1948 Marku u shpreh hapur si mbështetës i Moskës dhe u përpoq të shkarkonte të gjithë komitetin e partisë me argumentimin se ishin pro-titistë. Por ky veprim i bëri atij shumë armiq dhe në zgjedhjet e radhës ai mbeti jashtë Byrosë Politike. Në 1952 ai humbi dhe postin e tij të drejtorit të artilerisë në ushtri dhe u caktua të drejtonte shkollën ushtarake Enver Hoxha. Por pritet që ai të ringrihet përsëri.Nëse do të ketë tentativa për të rihapur marrëdhëniet me perëndimin kjo nuk do të vijë prej politikave të pavarura të Shqipërisë por prej urdhëresës së Bashkimit Sovjetik.

Refugjatët shqiptarë në Jugosllavi

Ka rreth 10 000 refugjatë shqiptarë në Jugosllavitë arratisur nga regjimi komunist i Hoxhës. Ata përfshijnë rreth 8000 burra që punojnë në dyqane, fabrika e miniera, të cilët janë gjithashtu të organizuar si ushtarë. Ata zotërojnë armë dhe kryejnë stërvitje thuajse të rregullta. 2000 meshkujt e tjerë janë fëmijë ose të vjetër. Prej tyre grupi më aktiv është ai pranë Prishtinës në provincën e Kosovës. Dhe selia e komiteti shqiptar të refugjatëve është në Prishtinë, ndërsa grupe të tjera të konsiderueshme ka në Gjakovë, Prizren, Dinër e Shkup, të gjitha këto vende pranë kufirit me Shqipërinë. Kreu i komitetit shqiptar të Jugosllavisë është Apostol Tenefi nga Korça. Ai është shqiptar me origjinë bullgare, sllave ortodokse. Para se të arratisej ishte mësues në Shqipëri. Zv. kryetar është Lutfi Spahiu, mysliman shqiptar, i cili ka mbështetur fashizmin në kohën e luftës. Ai ka simpati federaliste dhe mbështet federalizmin e Shqipërisë brenda Jugosllavisë pas rrëzimit të Enver Hoxhës.

Ky komitet dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarët e ardhur në Jugosllavi ndihmohen materialisht nga qeveria e Titos. Anëtarët marrin rroga të rregullta. Kreu i organizatës Tenefi është drejtor i liceut shqiptar në Prishtinë por në fakt merret më shumë me punët e komitetit. Qeveria komuniste jugosllave i ka ndihmuar gjithmonë punëtorët shqiptarë, duke u përpjekur të fitojë besimin e tyre në kauzën komuniste. Refugjatët shqiptarë janë punësuar të gjithë pa përjashtim. Mes udhëheqësve të komitetit të refugjatëve nuk ka figura me karakter, por të tillë nuk ka as mes refugjatëve të tjerë. Tito e ka kuptuar se mes refugjatëve në Jugosllavi nuk ka liderë të vërtetë që mund të luajnë rol në çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Krahu i djathtë i tij për çështjet shqiptare Dushan Mugosha është përfaqësues i qeverisë jugosllave në komitet. Ai është një 46 vjeçar inteligjent dhe energjik, i cili ka stërvitur Hoxhës gjatë kohës së luftës. Mugosha ka kaluar një periudhë të gjatë në malet e Shqipërisë si përfaqësues i Titos me partizanët shqiptarë. Ai flet shkëlqyeshëm gjuhën shqiptare dhe merr pjesë në të gjitha grumbullimet e shqiptarëve në Jugosllavi ku flet në mbrojtje të politikave të Titos.

Opozicioni ndaj federalizimit të Titos.

Refugjatët shqiptarë që jetojnë në zonën e Kosovës nuk shkojnë mirë me shqiptarët vendas pasi nuk e preferojnë Titon. Ata e dinë se ai nuk ka hequr dorë nga ideja e federalizmit të Shqipërisë në Jugosllavi dhe kjo do të thoshte heqjen e pavarësië së vendit. Këta refugjatë janë arratisur drejt Jugosllavisë prej komunizmit dhe e dinë se në zemër shumë shqiptarë nuk do të bëheshin kurrë komunistë por gjithsesi pranojnë më mirë Enver Hoxhën si shqiptar sesa një komunist të huaj. Enver Hoxha duket se është dijeni të kësaj pike të dobët të Titos dhe në propagandën e tij në radio e shtyp gjithmonë thekson pretendimet territoriale të Greqisë e Jugosllavisë ndaj Shqipërisë, dhe se ato nuk kanë hequr dorë prej tyre. Për deklaratën e fundit greko-turko-jugosllave ku vendet shpreheshin në favor të pavarësisë dhe kufijve aktuale, qeveria e Hoxhës nuk ka përmendur asgjë.

Si shqiptarët komunistë dhe ata jo-komunistë besojnë se Hoxha ka një kartë të firtë atë të nacionalizimit dhe pretendimet se Tito kërkon ta bëjë Shqipërinë një republikë të shtatë jugosllave. Për këtë një pjesë e barrës bie mbi forcat aleate që lejuan ngritjen e Hoxhës, fillimisht si kukull e Titos e më pas e Moskës, pas prishjes me të parin. Ndërsa tani ata nuk po bëjnë asgjë në një kohë kur Tito po organizohet për çlirimin e Shqipërisë nga Hoxha. Ndërsa në 1944-1945 aleatët mbështetën hapur Hoxhën ndërsa tani që Shqipëria është kthyer në një ishull komunizmi në Evropë ata nuk e ndihmojnë, as të paktën sa ç’po bëjnë për ishullin kinez Farmosan të kryesuar nga Çang Kai Shi. Në verën e 1952 komiteti shqiptar i Jugosllavisë i dërgoi ftesa udhëheqësve shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme për të marrë pjesë në kongresin e Prishtinës. Letrat iu drejtuan individëve dhe jo grupeve të organizuara pasi komiteti jugosllav nuk i njeh grupet e tjera të shqiptarëve në emigracion. Njerëzit e ftuar ishin nga partia e ish-mbretit Zog, Balli Kombëtar dhe grupe të tjera të pavarura. Dy persona erdhën në gusht nga Stambolli dhe një nga Egjipti. Por edhe me ato pak anëtarë të mbledhur, kongresi i Prishtinës nuk arriti të gjente gjuhën e përbashkët mes përfaqësuesve. Komiteti është tërësisht i kontrolluar nga zyrtarët jugosllavë të Titos. Por shqiptarët nuk duan Titon për vetëm spastrimin e vendit të tyre nga komunistët. Kongresi nuk dha rezultate konkrete pasi nuk mund të kishte koordinim mes grupeve të lira shqiptare dhe grupeve të kontrolluara nga Tito. Komiteti i refugjatëve mbajti një tjetër kongres në 1 korrik 1953 që ishte një çështje lokale me grupet brenda Jugosllavisë.

Shkurt 1953

Gazeta Flamuri i Lirisë

Konferenca e emigrantëve shqiptarë në Jugosllavi

Sesioni i dytë i konferencës së refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi u mblodh në Shkup në 25-26 tetor 1952. Mes pjesëmarrësve ishin Dushan Mugosha, mik i Shqipërisë dhe anëtar i komitetit jugosllav të Ballit Kombëtar të Maqedonisë, Reiz Shaqiri anëtar i pleniumit dhe anëtarë të këshillit ekzekutiv të lidhjes shqiptare. Apostol Tenefi, kryetari i Lidhjes hapi sesionin me një fjalim dhe më pas i la fjalën Tajar Hatipit. Hatipi nisi fjalimin duke vlerësuar sukseset e arritura nga Jugosllavia e Re, duke thënë se jo vetëm populli por dhe minoritetet po gëzonin liri politike, kulturore, ekonomike e shoqërore. Ai citoi shembuj të ndërtimeve industriale në zona të ndryshme të vendit duke përmendur fabrikën e pambukut në Kosovë dhe hidrocentralin në Gjakovë. Hatipi tha se me veprimet e saj Jugosllavia kishte treguar se nuk ndiqte politika imperialiste por të promovimit të paqes dhe të bashkëpunimit me të gjithë, ai citoi rëndësinë e kongresit të gjashtë të partisë komuniste jugosllave dhe dënoi politikat e Bashkimit Sovjetik deh vendeve të tij satelite.

Duke u rikthyer të Shqipëria, Hatipi diskutoi kushtet aktuale atje dhe tha se aty ekzistonte vetëm varfëria, shkatërrimi dhe tortura. Ai tha se duhet të kujtojmë se një numër i madh shqiptarësh janë larguar drejt Jugosllavisë prej skllavërimit në Shqipëri, e cila është i vetmi vend në Evropë që nuk njihet nga shumica e shteteve të botës. Ai tha se qeveria e Enver Hoxhës komandohet nga Kremlini prandaj nuk është në gjendje të tregojë individualitet kombëtar. Ai më tej e quajti Shqipërinë një kamp të madh përqendrimi. Hatipi vazhdoi: Ekonomikisht Shqipëria është vendi më i varfër i Evropës. Edhe pse dihet që industria dhe bujqësia e saj nuk janë të zhvilluara dhe të shfrytëzuara në maksimum, populli shqiptar më parë ka qenë i pasur. Por qeveria aktuale, në vend të zhvillimit të ekonomisë së vendit, e ka varfëruar edhe më të varfrin në një masë të tillë që shqiptarët tashmë nuk kanë veshje dhe ushqim. Kjo situatë ekonomike është shkaktuar nga BRSS, i cili po grabit vendin dhe po i mëson mbështetësve të Enver Hoxhës të torturojnë popullin e pafajshëm. Çdo ditë anijet ngarkohen në portet shqiptare me mallra si metale, lëkurë, vaj, ullinj, naftë, asfalt, lesh, vezë, mish etj, dhe nisen drejt BRSS. Megjithatë radio e shtypi shqiptar nuk pushon së lavdëruari Bashkimin Sovjetik për ndihmën që po i jep vendit.

Ato që Enver Hoxha konsideron ndihmë materiale e BRSS janë në fakt materiale të vjetra që nuk mund të përdoren më nga BRSS ose satelitët e tij. Kjo situatë theksohet nga ekzekutimi i Niazi Islamit, i cili megjithëse ishte pjesë e qeverisë së Tiranës, nuk mund të duronte një shfrytëzim të tillë të Shqipërisë. Më tej Hatipi tha se qeveria komuniste e ka sovjetizuar dhe jetën sociale e kulturore të vendit, gjë që mund të shuhet në shkolla, konferenca, këngë e valle, teatro e kinema. Ky proces po solidifikohet me anë të shoqatës kulturore shqiptaro-sovjetike, tha ai. Qatipi tha më tej: Gjatë udhëtimit të tij në veri të Shqipëri, Enver Hoxha në fjalime e tij tentoi të jepte përshtypjen se Shqipëria është e pavarur. Kjo është gënjeshtër. Shqipëria komandohet nga Moska dhe është e izoluar nga të gjitha anët e tjera. Asnjë popull nuk mund të ketë pavarësi dhe paqe të brendshme nëse nuk ka marrëdhënie të mira me fqinjët e tij. Por ne e dimë se jo të gjithë fqinjët e Shqipërisë janë armiqtë e saj. Ne që jetojmë në Jugosllavi si refugjatë politikë kemi prova për këtë miqësi. Me një mik të mirë e të paanshëm si Jugosllavia e re, rreziku për Shqipërinë po shuhet dhe shpresa e shpëtimit po afrohet.

Por duke parë situatën aktuale kritike, detyra e shqiptarëve është të mendojnë thellë, ta hapin sytë dhe të përpiqen, pasi ditët në vijim do të thonë se për Shqipërinë do të zgjidhet mes vdekjes dhe lirisë. Tajar Hatipi diskutoi më tej problemin e shkollimit të fëmijëve të anëtarëve të Lidhjes Shqiptare, duke thënë se prej mungesës së ambienteve në Maqedoni, 38 studentë u transferuan në PEjë, Mitrovicë e Prishtinë. Sot ka rreth 170 fëmijë të refugjatëve shqiptarë që mësojnë në shkollat fillore jugosllave, 61 në shkollat e mesme, 4 në shkollat normale të Gjakovës e Shkupit dhe 25 në universitete. Një nga sukseset e mëdha të Lidhjes, tha Hatipi, është publikimi i gazetës “Flamuri i Lirisë”, që konsiderohet si një fitore e madhe nga refugjatët shqiptarë në Jugosllavi. Me anë të kësaj gazete ata mund të shprehin idetë e tyre të bashkëpunimit për çlirimin e Shqipërisë. Një tjetër folës në sesion ishte Mik Sokoli, zv. kryetar i lidhjes, i cili theksoi se detyra kryesore ishte të sigurohet që të gjitha forcat të punojnë për qëllimin e vetëm të çlirimit të Shqipërisë./Kliti TOPALLI

Kategori
Uncategorized

Zogu I/ Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve

Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu, i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut

Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu, nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara

Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish-mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu, vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë… / VanillaMagazine/ Nga Annalisa Lo Monaco, Bota.al

Kategori
Uncategorized

Fjalë të urta popullore: Guri i rëndë peshon në vendin e vet.

Like2

“Sërmaja e njeriut është mendja.”

“Tri herë mat, e një herë prej!”

“Dardha e ka bishtin prapa.”

“Guri i rëndë peshon në vendin e vet.”

“Lypësi, gjetësi.”

“Dardha pik nën dardhë.”

“Qeni që leh, nuk kafshon.”

“Ai që ta bën rrafsh, ka qejf me të dalë kodër.”

“Nata s’ka ispat.”

“Kush qeshë, veshë.”

“E di luga çka ka vekshi.”

“Dardha molla s’bën.”

“Bukë e kripë e zemër.”

“Burri me dy gra, këmishën pa la.”

“Kur të vijnë mendtë, ikin dhentë.”

“Ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha.”

“S’mbahen dy kunguj nën një sqetull.”

“Mos piq qiqrra në hell!”

“Pyka nxirret me pykë.”

“Pa ngrënë hudhër, s’të vie era.”

“Uji që s’ec, s’pihet.”

“S’jipen njëqind pite për një laknor.”

“Mos bëj petulla në ujë!”

“Kush s’ka mend, mend shet.”

“Kur digjesh nga qumështi, i fryen edhe kosit.”

“Mendja e madhe, e zeza vetes.”

“Sa pata qura e qurana, pata miq edhe jarana.”

“Mos ia këqyr dokën, po këqyrja kokën.”

“Ai që rri nën dardhë, ha dardha.”

“Me një lule s’çel pranvera.”

“Ai që vjen rrallë ha bakllavë. Ai që vjen shpesh ha përshesh.”

“Rruga e shkurtër del më e gjatë.”

“Ai që ngutet, gjithherë vonohet.”

“Tupani rreh për kënd ka veshë.”

“As me miq, as me armiq, gojën mos e fëlliq!”

“Babain/nënën e mirë nderoje, babain/nënën e keqe duroje!”

“Besnik bëhu, e besë mos zër!”

Përzgjodhi: Selvije Mazreku

Kategori
Uncategorized

“Lutja” e Ish-ofierit të Antidrogës: Mos më dëboni! Në Shqipëri jam 100% i vdekur.

Ish-oficeri i antidrogës Antonio Nazëraj i cili së bashku me Dritan Zaganin ishte pjesë e njësisë Antidrogë të Policisë së Fierit dhe kryen ndalimin e Habiljave, kushërinjve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aksin Levan-Tepelenë u ka bërë thirrje autoriteteve holandeze që të mos e dëbojnë në Shqipëri pasi siç duket autoritetet këtij vendi do ta dëbojnë për në Shqipëri duke e konsideruar si një vend të sigurtë.

Siç shkruan media holandeze “Eenvandaag”, Nazëraj ish-polici shqiptar rrezikon të dëbohet por ka frikë për jetën e tij

“Kur të kthehem, jam 100 për qind e vdekur”, mësohet të ketë deklaruar Nazëraj për “Eenvandaag”.

voor uitzetting: ‘Als ik terugga ben ik dood’

“Ministri ndaj të cilit drejtohej hetimi doli të ketë lidhje me kriminelët e drogës dhe që atëherë ka dhënë dorëheqjen”, shkruan media vendase duke treguar për frikën e ish-agjentit shqiptar të antidrogës.

Më tej në shkrim media holandeze shkuan “ Është e habitshme që gjyqtari në Zwolle i tha Shërbimit të Imigracionit të shikonte përsëri dhe më mirë rastin e këtij oficeri të policisë, Antonio Nazeraj”.

“Këshilli i Shtetit vendosi dy javë më parë që Nazeraj dhe familja e tij duhet të largohen nga Holanda”, vijon artikulli.

“Shqipëria duhet të jetë e sigurt për Nazërajn. Kjo ka të bëjë me Shqipërinë që është shpallur një vend i sigurt”, thotë avokati Maartje Terpstra.

Ish-agjenti thotë se “Unë nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt për veten time, kam frikë nga grupet kriminale që unë kam hetuar më parë, të cilët kanë marrë kontrollin e trafikut të drogës dhe po marrin mbështetje të fortë politike!”.

Në artikull flitet edhe për zbulimin e Antonio Nazëraj dhe kolegëve të tij të antidrogës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ku makina e të cilit u përdor “Gjerësisht për trafikun e drogës”.

Anëtarë të tjerë të ekipit të drogës, kolegët e Nazairej, gjithashtu ndiheshin të pasigurt dhe ikën në Zvicër. Ata tani kanë marrë azil”, thuhet në shkrim.

Ndërkohë Nazeraj dhe avokati i tij po planifikojnë të fillojnë një procedurë të re azili dhe të përpiqen përsëri për të parandaluar dëbimin.