Nga Konstadin Koliqi/Drejtor i SHIU_t.
Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin, aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditeshit të dytë të Shkurtit, bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera. Në një nga këto ditë, ngrupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete, si Shkodra, Durrësi, Fieri dhe në qëndrat e këtyre qyteteve, lëshonin lepuj të butë. Me këtë ju thoshin njërëzve se jeni frikacakë si lepujt. Mendoj se ky veprim e vuri në sedër, kryebashkiakun e Shkodrës, z. Bari Borici, i cili u vu në krye të dy autobuzeve të mbushur me djem të rinj dhe zbarkoi në Vlorë, dhe me te zbritur nga autobuzi, hodhi parrullën « Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha » .Në fillim u habitën, ata që e dëgjuan, sepse ishte për herë të parë që hidhej një parullë e tillë, dhe e bërë nga një kryebashkiak …efekti qe shumë i madh. Po këtë darkë, u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë sërb. Atë natë, u ula me mikun tim Pajtim Ceci i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, po shikonim një grup gazetarësh të huaj të drejtuar nga Zenepe Luka, që po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit. Na afrohet dikush nga prapa, godet Pajtimin me shkelm dhe e quan « serb i ndyrë ». Pajtimi heq kokoren dhe i thotë : « C’po bën more, mua labin më quan sërb ti ?» Megjithse nga këto skena ndodhën shumë, prap në kafene dëgjoje të thonin se maloku ka prurë ushtarë sërb….
Më dt 24, shkoj në Fier se kisha 40 ditët e vdekjes së nënës time. Aty takohem edhe me gruan që vjen nga qyteti ku banoja. E gjej te terrorizuar sepse lajmet që shpërndaheshin, ishin nga më të frikshmet…. Pasdite kthehem në Vlorë, ku më japin, me shkrim, dënimin me vdekje, të marrë nga Komiteti i Shpëtimit Publik. Në listën –vendim, ishin 111 emra të dënuarish , unë isha i 17 ti, në listën e tyre.
Në këtë ditë, afër mbrëmjes, ishim, pothuajse të gjithë ne që ishim dërguar me shërbim në Vlorë, duke ngrënë darkë. Duke e njohur shumë, më nga afër situatën dhe më ishte krijuar bindja se shumë shpejtë, këtu në Vlorë do të plaste shum keq, aq sa deri atëhere, as mëndja nuk do të na i merrte, u them kolegëve të mi :
« djema, me cfar po shohim dhe ndëgjojmë, këtu do të vej gjaku në gju. Unë mendoi , nisur nga ajo që të gjithë ju jeni shum më të rinjë në moshë se une, gjë që do të thotë se unë e kam ngrënë pjesën më të madhe të cairit tim, u them, që sa më shpejtë që të jetë e mundur, mblidhni plackat dhe një orë e më parë, largohuni. Unë do të qëndroi jo vetëm se jam më i madh se ju, por edhe për atë që edhe detyra ime lidhet shumë me Vlorën dhe ngjarjet e saja. » Kështu u bë, qysh të nesërmen, te gjithë shokët u larguan në drejtim të Tiranës, ku kishin punën dhe banimin e tyre.
Më dt 25, mora informacionin se më dt 26 Shkurt, do të goditej dhe asgjësohej Sh.I.K.u. Më dt 26, bie një shi shum i madh, sa u duk se qyteti i Vlores, po bashkohej me detin.. Plani i sulmit mbi Sh.K.U.n, u shty. Më dt 27 Shkurt, vjen në Vlorë, Gjeneral Bujar Rama. E vëmë në dijeni për planin që shumë shpejt do të zbatohej nga kryengritësit, për vendimin e Komitetit të shpëtimit publik dhe i sygjeroj të largoheshin me gjithcka kishim aty. Megjithse pak paramesnate, i kthehen të rrahur dhe të shqyer, shoferi i tij dhe shoqëruesi, nga familjet e të afërmëve, ku kishin vajtur, sepse i kishin kapur poshtë pallatit dhe pasi i rrahën edhe do ti kishin vrarë por shpëtuan se u dolën në mbrojtje të afërmit, ai prap nuk vendosi ti tërhiqte vartësit e vet nga Vlora. Besnik Hidri, një nga oficerët më të mirë të Sh.I.K.ut, e shoqëron, eprorin e vet dhe e nxjerrr nga Vlora, pastaj lajmëruam policine, për të shoqëruar Gjeneralin ….Nuk mund të besonim policin e emëruar nga Komiteti Shpetimit publik, krijesë kjo, e lindur nga krimi ordiner dhe ai politik. Po më dt 27 Shkurt, në Vlorë u pa sekretari i PS, z. Rexhep Mejdani . Ngarkoj njërëz për ta shoqëruar, në distancë, deri sa ai, i shoqëruar nga udhëheqës të revoltave, futet në vilën e Brokajve.
Të nesërmen, më 28 shkurt, në paraditen e asaj dite, Rexhep Mejdani largohet nga Vlora. Më pas informohem se, pasi ishin kritikuar shum ashpër nga Rexhepi, për mos asgjësimin e punonjësve të Sh.K.U.t, në vilë u vendos të asgjësohej Sh.I.K.u brënda asaj dite.
Po në këtë ditë, vjen nga Tirana, i derguari i ministrit, S.K. për të diskuruar me mua për një përplasje informacioni, midis atyre që dërgoja unë dhe atyre që dërgonin oficerat e dërguar nga ministri, me detyrën e marrjes së masave për të mbrojtur Repartet Ushtarake, z. P.L. dhe V.B. Përplasja kishte të bënte me atë që informacionet që dërgoja unë, e paraqisnin të ardhmen shum të zezë dhe ato që dërgonin ata, e shpjegonin si një gjë që do të kalonte shpejtë dhe pa pasoja…….
Disa orë, pasi S.K. u largua nga Vlora, ndodhi ajo që vec të zezës nuk mund ta quash me ngjyrë tjetër.
Data 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush, që nuk njihej nga rojet . Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalojnë një furgon dhe një veturë, me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 veta. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet . Tjetri që u « godit », bie në tokë. Tre të tjerët, i hipin makinave dhe nisen në drejtim të Sh.I.K.ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bertët, « me vranë shikasit ». « Tek Sh.I.K ». Unë shpejtoi për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën, ku ishin, ne sherbim, 16 veta. Lekë Qoku, mu prezantua si pergjegjës. I them se turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se cfarë po bëjnë. Leka më thotë se turma po vëndoste një makinë, riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, si duket për tu mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina. Raportoj lart për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 veta të armatosur. Kishin edhe granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve, qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr thikë. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së Sh.I.K.ut, njërëzit që ishin brënda, qëllonin në ajër. Nga turma nuk u vra apo plagos asnjë që ishte aty atë natë. Nga turma qëllohej nga 20 metra larg godinës. Pyes Lekën se cfarë shihte dhe a i shihte ata që hapnin zjarr apo jo ? Ai më përgjigjet « Në dhomë shoh vetëm tym e flakë , jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë, janë fshehur pas grave dhe fëmijëve dhe nuk mund ti godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre » . Lidhem, pak me vështirësi me pjesën tjetër të grupit që ndodheshin në Vilat e Ujit të Ftohtë. Ju kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur dhe nëse mund ti ndihmonin dote. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse, pjesa tjeter ishte mbushur me njërëz.
Nga porta e akademisë, deri te godina e Sh.I.K.ut, është afër 200 m. Nuk mund të jepnin asnjë ndihmë. Gjithcka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me c’të mundte, hapte zjarr vdekje prurës, kundër një grupi punonjësish të shteti te tyre.
Leka me thotë : « Kosta, jam plagosur ». Zëri i tij vinte duke u shuar . Ai shton : « këtu është vetëm tym e flakë. Shoh afër meje dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë prapa, në shpatull ». Efektivi ishte i armatosur për të mbrojtur zyrat e tyre të punës, por nuk mund të vrisnin gra dhe fëmijë. Por edhe si organ informativ, ne asnjëherë nuk kishim detyrë për të hapur zjarr, aq më tepër kundër turmave.
Orët më të tmerrshme të jetës sime . TV.t, kishin filluar të jepnin lajmin e sulmit të turmave të armatosura kundër Sh.I.K.ut. Lajmet ishin nga më të ndryshmet dhe më të tmerrshmet. Mjet komunikimi ishte vetëm telefoni, të paktën, në ato momente. Me familjen bisedova për herë të fundit, rrëth orës 22 të dt 28 shkurt, pastaj rreth fatit tim, familja dinte vetëm nga ato që thoshte televizori.
Tirana kërkonte informacione të hollesishme, me ata që vriteshin dhe piqeshin të gjallë në godinë, duhej të komunikoja në cdo sekondë por isha tepër i pafuqishem të ndihmoja .
Nga komunikimi telefonik me Tiranën, në një moment, vë re habinë e Presidentit për atë që po ndodhte, qe godina e Sh.I.K.ut u sulmua me armë !!
Përse kjo habi ?!
A mos vallë, Ai nuk i kishte marrë informacionet, të plotë dhe të saktë, gjatë gjithë muajit, te cilat, personalishtë, ja bëja prezent, sipas detyrës që kisha, Ministrit të Mbrojtjes, nëpërmjet shefit tim, por edhe direktë Atij, Ministrit, dhe Ai duhej, patjetër tja bënte prezentë, Presidentit. Kjo ishte detyrë për cdo rastë dhe jo më për ngjarje të tilla aq madhore !!?? Apo Presidenti, po bente te paditurin gje qe nuk munde te ishte e besueshme……tani mendoi se ai po luante me ne, me jetet tona……
U binda për këtë rreth, orës 2.30 të dt 1 Mars, sepse, nga eprori im kryesor, mu kërkua që të merrja një automatik dhe të luftoja kundër një turme prej, 10-15 mijë vetësh, në shumicë, të armatosur…. !?!
Bindja nuk është fakt , lus Zotin që të jem i gabuar…..më vonë më doli se nuk isha shum i gabuar !!! ( Nuk e di se kujt i duhej vdekja ime.. !!)
Nga specializimet e bëra në disa shtete perëndimore, me shërbimet e tyre informative, si edhe nga eksperienca, di se pa informacion, nuk mund të drejtohet familja dhe jo një shtet i tërë, aq më tepër një shtet si i joni ku gënjeshtra ishta e para dhe e fundit gjatë 45 vjetësh diktatur komuniste. Si përfundim, them se nuk jam gabuar, Presidenti është informuar, realishtë për atë që po ndodhte dhe që situata po agravohej, atje në Vlorë. ….
